16
REPUUUKA E KOSO Es - PEllYli.JlItKA 1<0( ' 080 - REI' BLI or KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHH CY)J. CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 1 prill 2019 Nr, ref.:RK 1343/19 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI138/18 Parashtrues Gent Gjini Vleresim i kushtetutshmerise se Urdhrit, I. GJA. nr. 1/2018-141, te Kryetarit te Gjykates Themelore te Prizrenit, z. Ymer Hoxha, te 8 gushtit 2018 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlICES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Bajrarn Ljatifi, zevendeskryetar Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radornir Laban, gjyqtar Rernzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhrni Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Gent Gjini, avokat nga Prizreni (ne tekstin e rnetejrne: parashtruesi i kerkeses).

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · Baza juridike 6. Kerkesa bazohet ne nenin 113.7 te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses] clhe 47 [Kerkesa individuale]

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • REPUUUKA E KOSO Es - PEllYli.JlItKA 1

  • Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi i kerkeses konteston Urclhrin [I. GJA. nr. 1/2018-141] e Kryetarit te Gjykates Themelore te Prizrenit, te 8 gushtit 2018 (ne tekstin e metejme: Urdhri).

    Objekti i c;eshtjes

    3. Objekt i c;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Urdhrit te kontestuar, me te cilin pretendohet se jane shkelur te drejtat e parashtruesit te kerkeses te garantuara me nenet 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive Themelore] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta). Parashtruesi i kerkeses po ashtu pretendon shkelje te nenit 41 te Ligjit per Avokatine, te nenit 25 te Ligjit per Gjykatat, si clhe shkelje te nenit 6.1 te Statutit te Odes se Avokateve.

    4. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu kerkon qe te vendoset mase e perkohshme ndaj Urdhrit te kontestuar me arsyetimin se "me le'nien e kiitij Urdhri nii fuqi pasojat do tii jenii tii pariparueshme dhe tii pakorrigjueshme" clhe se mund te paraqiten situata te eskalimit te "dhuniis jizike dhe verbale nga gardianiit e gjykatiis, tii ciliit janii tii autorizuar tii piirdorin dhuniin".

    5. Parashtruesi i kerkeses kerkon edhe caktimin e seances degjimore ku do te diskutoheshin "gojarisht dhe nii tiiriisi" rrethanat e rastit clhe ku do te argumentohej kerkesa e tij "nii ligj dhe nii fakte".

    Baza juridike

    6. Kerkesa bazohet ne nenin 113.7 te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses] clhe 47 [Kerkesa individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

    Procedura De Gjykaten Kushtetuese

    7. Me 14 shtator 2018, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

    8. Me 19 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi gjyqtar raportues clhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Acta RamaHajrizi (kryesuese), Bekim Sejdiu dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.

    9. Me 26 shtator 2018, Gjykata informoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses clhe kerkoi nga ai qe te plotesoje pjeset e mbetura te formularit zyrtarte Gjykates, perkatesisht te specifikoje vendi min e kontestuar si dhe te deklarohet lidhur me shterimin e mjeteve juridike, duke u pergjigjur ne pyetjen se a ka ndermarre ndonje hap procedural per kontestimin e Urdhrit te Kryetarit te Gjykates Themelore ne Prizren. Gjykata kerkoi nga parashtruesi i kerkeses qe formularin

    2

  • e plotesuar dhe sqarimet e kerkuara t'i dorezoje ne Gjykate brenda 15 (pesembedhjete) diteve nga dita e pranimit te shkreses se Gjykates.

    10. Me 8 tetor 2018, parashtruesi i kerkeses dorezoi sqarimet e kerkuara ne Gjykate. Per sa i takon shterimit te mjeteve juridike, parashtruesi i kerkeses theksoi se Urdhri i kontestuar "perfundimisht nuk mund te atakohet respektivisht per te nuk ka mjet juridik". Se bashku me sqarimet e kerkuara, parashtruesi i kerkeses paraqiti edhe kerkese per mase te perkohshme.

    11. Me 11 tetor 2018, Gjykata e njoftoi Kryetarin e Gjykates Themelore te Prizrenit, z. Ymer Hoxha (ne tekstin e metejme: pala kundershtare), lidhur me regjistrimin e kerkeses dhe e ftoi qe te dorezoje komentet e tij, nese ka, brenda 7 (shtate) diteve nga dita e pranimit te shkreses se Gjykates.

    12. Me 19 tetor 2018, pala kundershtare dorezoi komentet e tij ne Gjykate.

    13. Me 22 tetor 2018, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kerkeses per pranimin e komenteve nga pal a kundershtare, dhe i dergoi nje kopje te tyre.

    14. Me 23 tetor 2018, parashtruesi i kerkeses dergoi nje Ieter elektronike ne adresen elektronike te Gjykates permes te ciles perseriti kerkesen e tij lidhur me nevojen e caktimit te mases se perkohshme.

    15. Me 1 nentor 2018, parashtruesi i kerkeses paraqiti komente shtese, si pergjigje ndaj komenteve te dorezuara nga pala kundershtare.

    16. Me 19 nentor 2018, parashtruesi i kerkeses dorezoi edhe nje Ieter ne Gjykate permes te ciles kerkoi qe "kerkesa kushtetuese te procedohet sa me shpejt ne kohe te arsyeshme" sepse urdhri i kontestuar eshte ende ne fuqi.

    17. Me 27 nentor 2018, Gjykata e njoftoi palen kundershtare per prammm e komenteve shtese nga ana e parashtruesit te kerkeses si pergjigje ndaj komenteve te tij, si dhe i dergoi nje kopje te tyre.

    18. Te njejten dite, Gjykata po ashtu e njoftoi Keshillin Gjyqesor te Kosoves per regjistrimin e kerkeses dhe e ftoi qe te dorezoje komente, nese ka, brenda 7 (shtate) diteve nga dita e pranimit te shkreses se Gjykates. Keshilli Gjyqesor i Kosoves nuk dorezoi komente.

    19. Me 4 dhjetor 2018, parashtruesi i kerkeses dorezoi nje leter tjeter shtese permes se ciles perseriti kerkesen qe rasti i dorezuar ne Gjykate te shqyrtohet me urgjence.

    20. Me 14 dhjetor 2018, parashtruesi i kerkeses dorezoi edhe nje leter shtese ne Gjykate, duke kerkuar qe te vendoset "lidhur me masen e perkohshme, sepse situata eshte shume e ndjeshme".

    21. Me 23 janar 2019, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

    3

  • Perrnbledhja e fakteve te rastit

    22. Parashtruesi i kerkeses eshte avo kat nga Prizreni, i cili e ushtron veprimtarine e tij te avokatures ne Komunen e Prizrenit.

    23. Me 8 gusht 2018, Kryetari i Gjykates Themelore ne Prizren, z. Ymer Hoxha, nxori Urdhrin [1. GJA. nr. 1/2018-141], permes te cilit ka ndaluar hyrjen e avokateve dhe te pal eve ne objektin e Gjykates Themelore ne Prizren, pa ftesa apo pa leje gojore paraprake, pervec; qasjes ne zyren e dorezimit te shkresave. Me konkretisht, Urdhri ne fjale, kushtetutshmeria e te ci1it po kontestohet para kesaj Gjykate, ka permbajtjen e poshteshenuar:

    "GJYKATA THEMELORE NE PRlZREN, Kryetari i Gjykates Ymer Hoxha, me qellim te vendosjes se rendit ne gjykate, me daten 08.08.2018, nxjerr kete:

    URDHER

    Urdherohen punetoret e sigurimit dhe recepcionistja, qe te mos lejojne hyrjen e avokateve dhe paleve ne objektin e gjykates, paftesa ose leje gojore te kryetarit te gjykates, apo gjyqtarit, me perjashtim ne zyren e dorezimit te shkresave.

    Nese avokatet apo palet nuk e zbatojne urdhrin atehere, personeli I sigurimit i largon me detyrim.

    Nese personeli i sigurimit apo recepcionistja nuk e zbatojne urdhrin, ndaj tyre do te iniciohet procedura disiplinore".

    Pretendirnet e parashtruesit te kerkeses

    24. Parashtruesi i kerkeses pretendon se Kryetari i Gjykates se Prizrenit, z. Ymer Hoxha, permes Urdhrit [1. GJA. nr. 1/2018-141, te 8 gushtit 2018], i ka shkelur atij te drejtat e garantuara me nenet 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive Themelore] te Kushtetutes. Parashtruesi i kerkeses po ashtu pretendon shkelje te nenit 41 te Ligjit per Avokatine, nenit 25 te Ligjit per Gjykatat si dhe nenit 6.1. te Statutit te Odes se Avokateve.

    25. Parashtruesi i kerkeses thekson se Urdhri ne fjale eshte "i paapelueshem, nuk ka keshille juridike dhe nuk ka instance qe vlereson ligjshmerine" e tij. Si njedhoje, parashtruesi i kerkeses thekson se mjeti i vetem ne kete rast eshte paraqitja e nje kerkese prane Gjykates Kushtetuese.

    26. Per sa i takon pretendimit per shkelje te nenit 23 te Kushtetutes, parashtruesi i kerkeses thekson se kjo dispozite kushtetuese i garanton secilit njeri qe te trajtohet me respekt, te mos ofendohet, fyhet apo nenc;mohet. Urdhri i kontestuar, sipas parashtruesit te kerkeses, i ofendon avokatet me fjalen "do nxjerren me dhune". Ai me tutje thekson se avokatet e Prizrenit jane profesionist

    4

  • dhe kane ndergjegje, se ata dine si te sillen dhe se eshte qesharake te thuhet se "ne mund te prishim rendin ne gjykate" dhe se dhuna ndaj avokateve nuk do te tolerohet.

    27. Per sa i takon pretendimit per shkelje te nenit 24 te Kushtetutes, parashtruesi thekson se me kete Urdher vihet ne pikepyetje barazia "nese do te mendohet ne mendesine e Kryetarit te Gjykates [Themelore ne Prizren]" per arsye se Urdhri paraqet vija te kuqe per avokatet dhe qytetaret ne lidhje me prishjen e rendit dhe qetesise dhe nuk vlen si i tille per disa gjyqtare dhe staf administrativ te cilet, sipas parashtruesit te kerkeses shkaktojne zhurme ne korridoret e gjykates me sjelljet e tyre. Me tutje, parashtruesi konsideron se Urdhri i kontestuar e trajton gjykaten si prone te disa gjyqtareve dhe stafit administrativ, duke i lejuar ata qe te hyjne dhe te dalin kurdo qe ata duan - e duke harruar qe "Gjykata eshte e shtetit, shoqerise qytetareve neve avokateve" qe paguajme taksa per shtetin e Kosoves. Ne jemi ata [avokatet] qe me se shumti e mirembajne gjykaten duke korrigjuar veprimet e tyre pothuajse per c;do dite.

    28. Per sa i takon pretendimit per shkelje te nenit 55 te Kushtetutes, parashtruesi thekson se eshte pikerisht ky nen qe "e demanton Urdhrin" per arsye se, sipas tij, mjafton vetem nje Urdher i tille arbitrar i pales kundershtare qe te cenoje kete parim kushtetues. Ky i fundit, sipas parashtruesit te kerkeses, cenohet meqe Urdhri nuk ka mbeshtetje ligjore dhe se nuk ekziston asnje ligj, nen apo statut ne te cilin mund te gjendet shprehja "largim me detyrim (dhune) te avokateve" per prishje te rendit dhe qetesise. Paragrafi 4 i nenit 55, thekson parashtruesi i kerkeses, ijep autoritetin ligjor vetem nje gjykate qe te beje kufizimin e lirise dhe ato brendaperbrenda parakushteve te caktuara. Ai perfundon duke theksuar se ky Urdher eshte "antikushtetues", "tendencioz" dhe, si i tille, eshte Urdhri me "skandaloz" ne drejtesine kosovare.

    29. Ne lidhje me shkeljet e tjera te pretenduara, parashtruesi i kerkeses thekson se ky Urdher shkel edhe nenin 41 te Ligjit per Avokatine, si dhe Statutin e Odes se Avokateve, meqe i njejti "nderhyn ne pavaresine e veprimtarise se avokateve dhe ne ushtrimin e rregullt te punes sone." Me tutje, parashtruesi i kerkeses thekson se ne baze te nenit 25 te Ligjit per Gjykatat, Urdhri i kontestuar shkele edhe vet Rregulloren e organizimit te brendshem te gjykatave, meqe ky Urdher "nuk ka miratimin apo lejen nga Keshilli Gjyqesor i Republikes se Kosoves". Sipas parashtruesit te kerkeses, vetem Keshilli Gjyqesor i Kosoves mundet qe me voten e te gjithe anetareve te jep miratimin "per venien e kush tit per largimin me detyrim (force) te avokateve nga gjykatorja nga gardianet e sal'.

    30. Parashtruesi i kerkeses po ashtu pretendon se reagimi i tij i paraqitur ne kete kerkese kushtetuese "ka mbeshtetje edhe nga shoqeria civile e Prizrenit, dhe intelektualet e qytetit te Prizrenit" dhe se ky reagim eshte ne koordinim me te "gjithe akteret intelektual".

    31. Ne fund, parashtruesi kerkon nga Gjykata Kushtetuese qe te shfuqizoje Urdhrin e kontestuar per shkak te mosperputhjes se tij me nenet e lartpermendura te Kushtetutes si dhe per shkak te kunderligjshmerise se tij.

    5

  • Komentet e dorezuara nga Kryetari i Gjykates Themelore ne Prizren, z. Ymer Hoxha, ne cilesine e pales kundershtare

    32. Lidhur me kerkesen e parashtruesit, Kryetari i Gjykates Themelore ne Prizren, z. Ymer Hoxha, si pale kundershtare ne kete rast, nepermjet komenteve te tij ka deklaruar se ne rastin konkret nuk ka shkelje te nenit 23, 24 apo 55 te Kushtetutes.

    33. Lidhur me nenin 23 te Kushtetutes, pala kundershtare theksoi se Urdhri i tij nuk cenon dinjitetin e askujt, as te stafit te gjykates, as te paleve ne procedure e as te avokateve te cilet perfaqesojne klientet e tyre. Se c;fare dinjiteti me konkretisht eshte cenuar, sipas tij, parashtruesi i kerkeses nuk e ka specifikuar por vetem ka ngritur dyshime hipotetike. Urdhri ne fjale, vijon pala kundershtare, eshte leshuar ne funksion te krijimit te rendit ne gjykate ku avokateve me ftesa per perfaqesim te klienteve te tyre iu jepet mundesia per perfaqesim, e ne raste te caktuara edhe nepermjet lejes gojore mund t'i qasen zyres se gjyqtarit, vetem e vetem qe te krijohet nje rend dhe rregull ne gjykate, ku askush nga qytetaret nuk vuan per shkak te mosmbajtjes se rendit dhe rregullit.

    34. Lidhur me nenin 24 te Kushtetutes, pala kundershtare pohon qe barazine para ligjit e misheron edhe Urdhri i kontestuar ne permbajtjen dhe qellimin e tij. Ky urdher, sipas tij, nuk ben dallim ndaj asnje kategorie qytetare apo profesionistesh, por percakton qe ne gjykate pa ftesa nuk mund te hyj askush, e as avokatet. Me tutje, pala kundershtare thekson se askush ne gjykate nuk duhet te futet pa ftesa sepse demtohet komunikimi i gjykates me palet, duke rrezikuar keshtu qe te kete komunikim te njeanshem ex-parte. Per te eliminuar rrezikun e nje komunikimi te tille, i cili do te perbente shkelje te Kodit te Etikes se Gjyqtareve, gjykata me Urdher ka ndaluar futjen e pal eve pa ftesa, duke perfshire avokatet. Si perjashtim eshte para pare rasti kur komunikimi dhe kontakti verbal me gjykaten mundesohet kur nje gjyqtar e kerkon apo lejon nje gje te tille. Sipas pales kundershtare, shtrohet pyetja se cHi nga avokatet individualisht eshte favorizuar ose cHi eshte cenuar, perderisa Urdhri zbatohet njejte ndaj te gjitha pal eve, pa privilegjuar asnje dhe pa vene ne dyshim barazine ligjore.

    35. Lidhur me nenin 55 te Kushtetutes, pala kundershtare thekson se parashtruesi i kerkeses ka perdorur nje qasje dhe interpretim te gabuar ne raport me nenet kushtetuese dhe ate se cilat te drejta dhe liri i jane kufizuar. Sipas tij, asnje dispozite themelore e mbrojtur nga legjislacioni vendor apo nderkombetar nuk eshte cenuar me Urdhrin e kontestuar. Ne kete drejtim, ai pyet se si mund te konsiderohet kufizim i te drejtave dhe lirive themelore te njeriut "nese nuk i lejohet nje personi qe nuk ka asnje pune dhe te futet ne gjykate vetem pse iu ka tekur". Sipas tij, moslejimi i hyrjes ne gjykate pa pasur ndonje pune nuk mund te konsiderohet shkelje sepse permes kesaj ndalese ruhet rendi, qetesia, integriteti dhe siguria e gjykates dhe gjyqtareve te saj. Per me teper, qasja ne gjykate, vazhdon ai, nuk eshte e kufizuar meqe te gjithe pa perjashtim kane qasje ne sherbimin e administrates per te realizuar te drejtat e tyre duke dorezuar shkresa dhe duke marre vertetime e deshmi te ndryshme.

    6

  • 36. Sipas pales kundershtare, te gjitha institucionet shteterore kane nje rend dhe rregull dhe nuk lejoj ne anarki qe do te mundesonte shkaktim te kaosit apo venies ne dyshim te pavaresise se gjykates dhe keshtu humbjes se besimit tek publiku. Pra, askush nuk mund te futet lirshem pa asnje kufizim ne institucione te eaktuara pa qene te lejuar nga zyrtari perkates. Urdhri ne fjale nuk eshte i drejtuar kunder avo kat it Gent Gjini [parashtruesit te kerkeses], por vlen per avokatet, palet, prokuroret. Futja e avokateve pa ftesa ne gjykate dhe pengimi qe ata i bejne punes se gjyqtareve eshte trajtuar edhe ne kolegjiumin e gjyqtareve te mbajtur me 5 shtator 2018, ku te gjithe gjyqtaret njezeri kane mbeshtetur Urdhrin e kontestuar. Kjo po ashtu sepse ekzistonte mundesia e keqperdorimeve dhe bartja e informatave jo te sakta tek palet se "kinse eshte rregulluar c;eshtja me gjyqtarin".

    37. Per sa i takon kerkeses se parashtruesit per mase te perkohshme, pala kundershtare thekson se e njejta nuk duhet te miratohet sepse eshte e pabaze dhe nuk ka asnje lloj pasoje te pariparueshme qe mund te shkaktohet.

    Komentet shtese te dorezuara nga parashtruesi i kerkeses

    38. Si pergjigje ndaj komenteve te dorezuara nga pala kundershtare, parashtruesi i kerkeses ka dorezuar disa komente shtese.

    39. Ne kete drejtim, parashtruesi thekson se pala kundershtare merret personalisht me te dhe ben perpjekje qe, ne mungese te fakteve, te arsyetoje "Urdhrin e tij" "duke u marre me gjera qe dalin jashte kerkeses se tij". Me tutje ai deklaron qe ne kerkesen e tij dorezuar ne Gjykate ai fokusohet tek papranueshmeria e perdorimit te forees-dhunes ndaj avokateve, e eila i lejon gardianet dhe i autorizon ata qe te perdorin dhune ndaj avokateve.

    40. Per me teper, ne komentet e tij shtese, parashtruesi thekson se pala kundershtare merret me te personalisht, pavaresisht qe me kerkesen dorezuar ne Gjykate "une sigurisht qe e perfaqesoj komunitetin e avokateve te Prizrenit [...J dhejo [vetem] veten time". Ky Urdher, sipas parashtruesit eshte shpallur vetem ne Gjykaten Themelore te Prizrenit dhe nuk figuron si i tille ne gjykatat e tjera themelore ne Republiken e Kosoves. Parashtruesi i kerkeses, me tutje, thekson se kerkesen e tanishme te dorezuar ne Gjykate e ka bere "ne interes te avokateve te Prizrenit" dhe se "te gjithe ne [avokatetJ prekemi nga ky Urdher". Ai me tutje vazhdon duke pohuar se: "une e kam mbeshtetjen dhe po ashtujane solidarizuar gjithe avokatet, kiite e them me pergjegjesi me te madhe si profesionale dhe njerezore".

    Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

    Kushtetuta e Repuhlikes se Kosoves

    Neni 32 [E Drejta per Mjete Juridike]

    Seeili person ka te drejte te perdore mjetet juridike kunder vendimeve gjyqesore dhe administrative te ci1at eenojne te drejtat ose interesat e saj/tij ne menyren e percaktuar me ligj.

    7

  • Ligji Nr. 05/L-031 per Proceduren e Pergjithshme Administrative, i 25 majit 2016, i shpallur me dekret te Presidentit te Repuhlikes se Kosoves me 13 qershor 2016

    Neni 13

    [Parimi i te drejtes ne mjete juridike]

    1. Perve~ kur perjashtohet shprehimisht me ligj, secili person ka te drejte te ushtroje mjetet juridike administrative dhe ato gjyqesore, ne menyren e percaktuar me ligj, kunder nje veprimi apo mosveprimi administrativ te organit publik qe i cenon nje te drejte apo nje interes juridik.

    Neni 52

    [Paligjshmeria e aktit administrativ]

    1. Nje akt administrativ eshte i paligjshem nese: 1.1. eshte nxjerre ne mungese te autorizimit nga nje ligj, sipas paragrafit 2, te nenit 4 te ketij Ligji; 1.2. organi publik qe e nxjerr ka vepruar pa pasur kompetence; 1.3. eshte rezultat i shkeljes te dispozitave lidhur me proceduren administrative; 1.4. eshte nxjerre ne kundershtim me dispozitat qe rregullojne formen apo elementet e detyrueshme te aktit administrativ; 1.5. eshte ne kundershtim me ligjin material; 1.6. eshte rezultat i diskrecionit qe eshte ushtruar ne menyre jo te ligjshme, apo 1.7. nuk eshte ne pajtim me parimin e proporcionalitetit.

    Neni83

    [Fillimi i nje procedure administrative]

    1. Procedura administrative fillon sipas kerkeses te pales apo sipas detyres zyrtare nga organi publik. [ ...]

    PJESA VII

    MJETET JURIDlKE ADMINISTRATIVE

    KAPITULLI I

    DISPOZITAT E PERGJITHSHME PER MJETET JURIDlKE ADMINISTRATIVE

    Neni 124

    [Legjitimimi, shkaqet dhe mjetet juridike administrative]

    1. Pala ka te drejte te ushtroje mjetet juridike administrative ndaj ~do veprimi apo mosveprimi administrativ, nese pretendon se te drejtat apo interesat e saj juridike cenohen nga ky veprim apo mosveprim. [ ... ]

    2. Perve~ nese caktohet ndryshe me ligj, mjetetjuridike administrative mund te ushtrohen per shkak te paligjshmerise.

    3. Mjetet juridike administrative, te rregullta, jane:

    8

  • 3.1. ankesa; 3.2. kundershtimi administrativ;

    4. Mjet juridik administrativ perjashtimor eshte rihapja e procedures administrative. 5. Pala mund t'i ushtroje vetem nje here mjetet juridike administrative te rregullta per te njejten

  • 43. Lidhur me permbushjen e kerkesave te nenit 113.1 dhe 113.7, Gjykata veren dy elemente te rendesishme qe duhet t'i shqyrtoje.

    44. Elementi i pare ka te beje me ate se a eshte parashtruesi i kerkeses pale e autorizuar per te dorezuar kete kerkese kushtetuese ne (i) emrin e tij personal, si person fizik, dhe (ii) ne emer te te gjithe avo kat eve te Prizrenit.

    45. Per sa i takon pikes (i) te elementit te pare, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses e ka paraqitur fillimisht kerkesen e tij ne cilesine e personit fizik, perkatesisht si avokat qe ushtron profesionin e tij te avokatise, ku kerkon mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te tij te garantuara me Kushtetute, e te cHat pretendon se i jane shkelur. Ne kete aspekt, Gjykata e konsideron ate si pale te autorizuar per te dorezuar kete kerkese individuale.

    46. Per sa i takon pikes (ii) te elementit te pare, Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses thekson se kerkesen e tij e ka paraqitur edhe ne emer te te gjithe avokateve te Prizrenit te cilet preken nga ky Urdher dhe se per kete kerkese ai ka edhe mbeshtetjen e intelektualeve dhe te shoqerise civile te Prizrenit. Lidhur me kete pjese, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk eshte pale e autorizuar te ngreje pretendime ne emer te te gjithe avokateve te Prizrenit dhe se nje perfaqesim te tille nuk e ka deshmuar ne Gjykate ne asnje menyre. Per me teper, kerkesat e tilla jane kerkesa te karakterit actio popularis per te cHat Gjykata vee; eshte shprehur se nuk ka juridiksion t'i trajtoje. (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese te shpallur si te papranueshem ne aspektin e actio popularis meqe kerkesa ishte dorezuar ne emer te personave te trete dhe si rrjedhoje ata nuk ishin pale te autorizuara per te ngritur pretendime per palet e treta, KI03/11, Organizata C;ohu, Aktvendim per papranueshmeri i 19 majit 2011, paragrafet 16-18).

    47. Si rrjedhoje, Gjykata do ta trajtoje kete kerkese vetem per sa i takon parashtruesit te kerkeses si individ, respektivisht person fizik, dhe jo si perfaqesues i te gjithe avokateve te Prizrenit. Andaj, Gjykata konkludon se elementi i pare i nenit 113 per sa i takon kerkeses individuale plotesohet pjeserisht dhe ate vetem per sa i takon pikes (i) te lartreferuar.

    48. Elementi i dyte ka te beje me determinimin se e;fare vendimi po kontestohet para kesaj Gjykate dhe se a eshte ai vendim, vendim i nje autoriteti publik. Lidhur me kete, Gjykata konstaton se Urdhri [1. GJA. nr. 1/2018-141, i 8 gushtit 2018] i nxjerre nga Kryetari i Gjykates Themelore ne Prizren, z. Ymer Hoxha, eshte vendim i nje autoriteti publik. Andaj, Gjykata konkludon se ky element i nenit 113 plotesohet teresisht.

    49. Si permbledhje e permbushjes se kritereve per pale te autorizuar dhe kontestim te nje vendimi te autoritetit publik, kushte keto te parapara me nenin 113 te Kushtetutes, Gjykata konkludon se parashtruesi i kerkeses eshte pale e autorizuar qe te dorezoje kete kerkese ne emrin e tij personal dhe per sa i takon te drejtave te tij te garantuara me Kushtetute dhe se ai konteston nje vendim te nje autoriteti publik.

    10

  • Lidhur me shterimin e mjeteve juridike

    50. Gjykata veren se perve

  • se Urdhri i kontestuar eshte "i paapelueshem, nuk ka keshillejuridike dhe nuk ka instance qe viereson Iigjshmerine" e tij. Me tutje, parashtruesi kishte theksuar se "mjeti juridik ne kete rast eshte vetem Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves".

    57. Pas pranimit te kerkeses se parashtruesit, Gjykata, ne baze te procedurave te rregullta per shqyrtimin e kerkesave individuale, e kishte njoftuar parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhe, per qellim te konfirmimit, e kishte pyetur se "a ka ndermarre ndonje hap procedural drejt kontestimit te Urdhrit". Ne pergjigjen e tij dorezuar ne Gjykate, parashtruesi i kerkeses u pergjigj duke theksuar se Urdhri i kontestuar "perfundimisht nuk mund te atakohet respektivisht per te nuk ka mjet juridik".

    58. Gjykata pra veren se qendrimi perfundimtar i parashtruesit te kerkeses eshte qe nuk ka mjet juridik ligjor permes se cHit mund te kontestohet ligjshmeria dhe kushtetutshmeria e ketij Urdhri.

    59. Ne lidhje me kete, Gjykata sjelle ne vemendje dispozitat ligjore relevante (shih pjesen e dispozitave kushtetuese dhe ligjore te cituar ne mes te paragrafeve 4041 te ketij Aktvendimi) te aplikueshme ne Republiken e Kosoves - sipas te cilave mund te kontestohet paligjshmeria e pretenduar e C;do akti administrativ te nxjerre nga nje autoritet publik. Ato dispozita ligjore ne menyre shume te qarte percaktojne qe "seciIi person ka te drejte te ushtroje mjetet juridike administrative dhe ato gjyqesore r ..] kunder nje veprimi apo mosveprimi administrativ te organit publik qe i cenon nje te drejte apo nje in teres juridik". (Shih, nder te tjera, nenet 13, 52, 83, 124, 125 te Ligjit per Proceduren e Pergjithshme Administrative).

    60. Prandaj, Gjykata mban qendrimin se parashtruesi i kerkeses ka pasur mundesi ligjore, ne baze te ligjit ne fuqi, te paraqes te gjitha pretendimet e tij per shkelje te ligjit apo te te drejtave te tij kushtetuese te garantuara me nenin 23, 24 dhe 55 te Kushtetutes - pretendime qe po i ben per here te pare kesaj Gjykate. Pra, ai ka pasur mundesi ligjore qe te kontestoje "veprimin" e ndermarre nga Kryetari i Gjykates Themelore ne Prizren, z. Ymer Hoxha, veprimi i te cHit ne kete rast eshte i karakterit administrativ. Ai po ashtu ka mundur qe ankesat e tij t'i paraqes para Keshillit Gjyqesor te Kosoves. Kontestimi i veprimeve administrative ka rruge te qarte ligjore dhe kontestimi i tyre ne procedure administrative eshte e drejte e njohur ligjore per te gjitha palet qe konsiderojne se te drejtat e tyre jane cenuar.

    61. Per me teper, kontestimi i akteve te ti1la garantohet edhe nepermes nenit 32 [E Drejta per Mjete Juridike] te Kushtetutes i cHi parasheh qe secili person ka te drejte te perdore mjetet juridike kunder "vendimeve gjyqesore dhe administrative te cilat cenojne te drejtat ose interesat e saj/tij ne menyren e percaktuar me Zigj". Edhe vet Kushtetuta i referohet "ligjit" per te treguar se personat qe pretendojne shkelje kushtetuese dhe ligjore duhet te ndjekin procedurat e parapara ligjore per te kerkuar mbrojtjen e te drejtave te tyre.

    62. Vetem pasi qe te kishte shteruar mjetet e tillajuridike parashtruesi i kerkeses do te mund te paraqiste, ne Gjykaten Kushtetuese, nje kerkese individuale per

    12

  • vleresim te kushtetutshmerise se vendimeve perfundimtare te gjykatave te rregullta, ne rast se ai akoma do te ng~lej i pakenaqur me menyren se si jane trajtuar apo vendosur pretendimet e tij. Kete gje do te mund ta bente pastaj ne perputhje me nenin 113.7 te Kushtetutes, ne nenin 47.2 te Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) te Rregullores se punes.

    63. Ne driten e fakteve te mesiperme, Gjykata arrin ne perfundimin se parashtruesi i kerkeses nuk i ka shteruar mjetet juridike qe i ka pasur ne dispozicion, te parapara me legjislacionin ne fuqi ne Republiken e Kosoves, duke dorezuar keshtu nje kerkese te parakohshme para kesaj Gjykate. (Shih rastet e ngjashme te Gjykates Kushtetuese, nr. KI84/17, parashtrues Bahri Maxhuni, Kerkese per vleresimin e kushtetutshmerise se Vendimit te Qeverise se Republikes se Kosoves, Aktvendim per papranueshmeri i 19 prillit 2018, paragrafet 28-30; KI38/17, parashtruese Meleq Ymeri, Kerkese per vleresimin e kushtetutshmerise se vendimeve te Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale, paragrafet 26-28).

    64. Gjykata rikujton se rregulli i shterimit te mjeteve juridike eshte pasqyrim i parimit te subsidiaritetit, si parim themelor ne gjyqesine kushtetuese, i cHi ka per qellim qe t'i ofroje gjykatave te rregullta, apo autoriteteve publike perkatese, mundesine per te parandaluar ose korrigjuar shkeljen e pretenduar kushtetuese. Ai bazohet ne supozimin qe pasqyrohet ne nenin 32 te Kushtetutes dhe ne nenin 13 te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ), se rendijuridik i Kosoves siguron mjet efektiv per shkeljen e te drejtave kushtetuese. Ky eshte nje aspekt i rendesishem i karakterit subsidiar te makinerise se drejtesise kushtetuese. (Shih: GJEDNJ, Selmouni kunder Frances, kerkesa nr. 25803/94, Aktgjykim i 28 korrikut 1999, paragrafi 74 dhe, nder te tjera, shih rastet e Gjykates Kushtetuese, nr. KI07/15, parashtrues She.fki Zogiani, Aktvendim per papranueshmeri i 8 dhjetorit 2016, paragrafi 61; rasti nr. KI30/17, parashtruesMuharrem Nuredini, Aktvendim per papranueshmeri, i 7 gushtit 2017, paragrafi 35, rasti nr. KI41/09, parashtrues Universiteti AABRlINVESTSh.P.K., Aktvendim per papranueshmeri, i 3 shkurtit 2010, paragrafi 16; dhe rasti nr. KI94/14, parashtrues Sadat Ademi, Aktvendim per papranueshmeri, i 17 dhjetorit 2014, paragrafi 24).

    65. Gjykata ne vazhdimesi ka respektuar parimin e subsidiaritetit, duke konsideruar se te gjithe parashtruesit duhet qe te shterojne te gjitha mundesite procedurale ne proceduren e rregullt, me qellim qe te parandalojne shkeljen e Kushtetutes ose, nese ka, te korrigjojne shkeljen e tille te nje te drejte themelore. Gjykata rithekson se kjo qasje kerkon qe para se te drejtohen ne Gjykate, parashtruesit e kerkeses duhet te shterojne te gjitha mundesite procedurale, brendaperbrenda institucioneve te cilat pretendohet te kene shkelur ndonje te drejte, ne procedura administrative ose gjyqesore, ne procedurat e rregullta, per te parandaluar shkeljet e te drejtave dhe lirive te njeriut te garantuara me Kushtetute ose, nese ka, per te korrigjuar nje shkelje te tille te te drejtave te garantuara me Kushtetute. (Shih: si autoritet me i fresket, rasti i Gjykates Kushtetuese e Republikes se Kosoves, nr. KI84/17, parashtrues Bahri Maxhuni, cituar me lart, paragrafet 28-30; rasti nr. KI62/16, parashtrues Beke Laj9i, Aktvendim per papranueshmeri, i 10 shkurtit 2017, paragrafet 59-60, dhe gjithashtu shih rastin nr. KI07/09, parashtrues: Deme Kurbogaj dhe Besnik Kurbogaj, Aktvendim per

    13

  • papranueshmeri, i 19 majit 2010, paragrafet 18-19; rasti nr. K1109/15, parashtrues: Milazim Nrecaj, Aktvendim per papranueshmeri, i 17 marsit 2016, paragrafet 27-28; KlI48/15, parashtrues: Xhafer Selmani, Aktvendim per papranueshmeri, i 15 prillit 2016, paragrafet 27-28).

    66. Me tutje, Gjykata thekson se shterimi i mjeteve juridike eshte parakusht procedural i cili patjetersisht duhet te permbushet ne menyre qe Gjykata te shqyrtoje nje kerkese. Ndonese pala kundershtare nuk e ka ngritur si pretendim faktin qe kjo kerkese eshte e papranueshme ne aspekt procedural, Gjykata, ne C;do instance dhe ne C;do kohe, e vlereson ex officio se a jane te aplikueshme te gjitha kushtet e pranueshmerise per nje rast. Ne parim, pervec; shterimit te rregullt te mjeteve juridike te parapara me ligj, e vetmja menyre tjeter se si mund te tejkalohet ky kusht procedural - pa shterim - eshte nese nje parashtrues deshmon se mjetetjuridike te ofruara me ligj nukjane efektive.

    67. Ne kete aspekt, eshte qendrim i njohur nga praktika gjyqesore e kesaj Gjykate dhe e GJEDNJ-se qe detyrimi per te shteruar mjetetjuridike eshte i kufizuar ne perdorimin e vetem atyre mjeteve juridike, ekzistenca e te cilave eshte mjaft e sigurt jo vetem ne teori, por edhe ne praktike; te cilat jane ne dispozicion, te arritshme dhe efektive; dhe te cilat jane ne gjendje te korrigjojne drejtperdrejt shkeljet e supozuara te Konventes (Shih, nder te tjera, GJEDNJ, Selmouni kunder Frances, cituar me lart, paragrafet 71-81, Akdivar dhe te tjeret kunder Turqise, paragrafet 55-77; Demopolous dhe te tjeret kunder Turqise, paragrafet 50-129; Ocalan kunder Turqise, paragrafet 63-72; dhe Kleyn dhe te tjeret kunder Holandes, paragrafet, 155-162). Nje parashtrues nuk mund te konsiderohet se nuk i ka shteruar mjetet juridike vendore nese ai mund te tregoje, duke ofruar praktiken gjyqesore perkatese ose ndonje deshmi tjeter te pershtatshme, se nje mjet juridik ne dispozicion te cilin ai nuk e ka shfrytezuar, ishte i detyruar te deshtoje. (Shih rastin e GJEDNJ-se, Kleyn dhe te tjeret kunder Holandes, paragrafi 156, dhe referencat e permendura aty).

    68. Gjykata veren se, ne rastin konkret, parashtruesi i kerkeses nuk ka ofruar ndonje argument dhe deshmi se ka shfrytezuar ndonje mjet juridik ose nese mjetet juridike ligjore ne dispozicion te tij jane te papershtatshme dhe joefektive, permes te cilave ai do te mund te argumentonte se rregulli i shterimit te mjeteve juridike duhet te konsiderohet i plotesuar dhe hequr dore ne ate rast specifik. (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese, Kl116/14, parashtrues Fadil Selmanaj, Aktvendim per papranueshmeri, i 26 janarit 2015, §-§ paragrafet 45-46 dhe referencat e cituara ne ate vendim). Ai thjesht ka mbajtur qendrimin se nuk ka fare mjet juridik dhe qe Gjykata Kushtetuese eshte i vetmi mjet juridik qendrim ky qe, per arsyet e cekura me lart, nuk del te jete i sakte.

    69. Si perfundim, Gjykata konstaton qe kerkesa eshte parashtruar para se parashtruesi te kete shteruar te gjitha mjetet juridike dhe, si e tille, eshte e parakohshme dhe duhet te deklarohet e papranueshme ne baze te nenit 113.7 te Kushtetutes, nenit 47 te Ligjit dhe rregullit 39 (1) (b) te Rregullores se punes.

    14

  • Kerkesa per mase te perkohshme

    70. Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses gjithashtu kerkoi nga Gjykata me sa vijon: "Bazuar ne nenin 57 pika (a), (b), (c) Vendimi per mase te perkohshme, te Rregullores se punes te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves, ne avokatet ne parim po ashtu kerkojme qe ndaj ketij Urdhri te vendoset edhe masa e perkohshme." Pervec; kerkeses per mase te perkohshme, parashtruesi i kerkeses paraqiti edhe 4 shkresa te tjera te cilat ai i quajti "urgjenca" dhe ne te gjitha perseritej nevoja, sipas tij, qe Gjykata te vendos lidhur me kerkesen e tanishme ne nje afat sa me te shpejte kohor.

    71. Per te mbeshtetur kerkesen per mase te perkohshme, parashtruesi i kerkeses thekson se "me lenien e ketij Urdhri ne fuqi pasojat do jene te pariparueshme dhe te pakorrigjueshme, qe mund te hasen situata deri ne eskaZimit e dhunes Jizike dhe verbale nga gardianet e gjykates, te cilet jane te autorizuar te perdorin dhunen".

    72. Gjykata perserite konstatimin se kerkesa e parashtruesit te kerkeses u deklarua e papranueshme per shkak se ai ka dorezuar nje kerkese te parakohshme dhe si rrjedhoje nuk i ka shteruar te gjitha mjetet juridike.

    73. Prandaj, ne pajtim me konstatimet e mesiperme si dhe ne pajtim me nenin 116. 2 te Kushtetutes, nenin 27.1 te Ligjit dhe rregullin 57 (1) te Rregullores se punes, kerkesa per mase te perkohshme refuzohet si e pabazuar.

    Kerkesa per seance degjimore

    74. Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses gjithashtu kerkoi nga Gjykata te caktoje seance degjimore ku do te diskutoheshin "gojarisht dhe ne teresi" faktet e rastit dhe ku do te argumentohej kerkesa e tij, sipas tij, e bazuar "ne Zigj dhe ne fakte".

    75. Gjykata rikujton se ne baze te paragrafit (2), te rregullit 42 [E drejta ne degjim dhe heqja dore] te Rregullores se punes, Gjykata urdheron mbajtjen e seances degjimore vetem "ne rast se beson se ajo eshte e nevojshme per te qartesuar geshtje te provave apo Zigjit".

    76. Gjykata perserite konstatimin se kerkesa e parashtruesit te kerkeses u deklarua e papranueshme per shkak se ai nuk ka shteruar te gjitha mjetetjuridike. Ne kete aspekt dhe duke qene se nuk ka asnje c;eshtje te provave apo te ligjit qe duhet qartesuar, Gjykata e refuzon kerkesen per caktim te seances degjimore si te pabazuar.

    15

  • PER KETO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves, ne pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 te Kushtetutes, ne nenin 47 te Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) te Rregullores se punes, me 23 janar 2019, njezeri

    VENDOS

    1. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

    II. TA REFUZOJE kerkesen per mase te perkohshme;

    III. TA REFUZOJE kerkesen per seance degjimore;

    IV. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

    V. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004 te Ligjit; dhe

    VI. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

    Gjyqtariraporbues

    ~XhePi

    16