6
REr'lIBI.lKA KO PEIlYIiJIllKA KOCOBO - REPUBU . 01-- KOSOVO GJYKATAKUSHTETUESE YCTABHH CY.ll. 'ONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 28 mars 2019 Nr. ref.:RK 1340/19 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastiD Dr. KI204/18 Parashtrues SemsidiD Bilibani Vleresim i kushtetutshmerise se AktveDdimit te Gjykates se Apelit te Kosoves, Gzh. Dr. 476/15, te 16 dhjetorit 2016 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLLKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete GerxhaIiu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar. Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Semsidin Bilibani, me vendbanim ne fshatin Lubinje e DIet, Komuna e Prizrenit (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses). 1

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2019-03-29 · pasuria trashegimore e paraardhesit te tij. 10. Me 10 maj 2013, kreditori parashtroi ne Gjykaten Themelore ne

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2019-03-29 · pasuria trashegimore e paraardhesit te tij. 10. Me 10 maj 2013, kreditori parashtroi ne Gjykaten Themelore ne

REr'lIBI.lKA KO ()\'~' PEIlYIiJIllKA KOCOBO - REPUBU . 01-- KOSOVO

GJYKATAKUSHTETUESE YCTABHH CY.ll.

'ONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 28 mars 2019 Nr. ref.:RK 1340/19

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastiD Dr. KI204/18

Parashtrues

SemsidiD Bilibani

Vleresim i kushtetutshmerise se AktveDdimit te Gjykates se Apelit te Kosoves, Gzh. Dr. 476/15,

te 16 dhjetorit 2016

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLLKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete GerxhaIiu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar.

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Semsidin Bilibani, me vendbanim ne fshatin Lubinje e DIet, Komuna e Prizrenit (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses).

1

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2019-03-29 · pasuria trashegimore e paraardhesit te tij. 10. Me 10 maj 2013, kreditori parashtroi ne Gjykaten Themelore ne

Vendimi i kontestuar

2. Vendimi i kontestuar eshte Aktvendimi [Gzh. nr. 476/15] i 16 dhjetorit 2016 i Gjykates se Apelit te Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata e Apelit). Parashtruesi deklaron se vendimin e kontestuar e ka pranuar me 9 gusht 2017.

Objekti i .;eshtjes

3. Objekt i c;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktvendimit te kontestuar me te cHin pretendohet se parashtruesit te kerkeses i jane shkelur te drejtat e tij te garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe 32 [E Drejta per Mjete Juridike] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta).

Baza juridike

4. Kerkesa bazohet ne paragrafin 1 dhe 7 te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47 [Kerkesa Individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

5. Me 27 dhjetor 2018, Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata) pranoi kerkesen e parashtruesit te kerkeses, te cilen ai e kishte dorezuar ne Posten e Kosoves me 17 dhjetor 2018.

6. Me 8 janar 2019, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Bajram Ljatifi gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Bekim Sejdiu (kryesues), Selvete Gerxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani.

7. Me 15 janar 2019, Gjykata njoftoi parashtruesin e kerkeses dhe Gjykaten e Apelit per regjistrimin e kerkeses.

8. Me 27 shkurt 2019, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

9. Ne nje date te pasaktesuar, parashtruesi i kerkeses lidhi me avokatin B.A. (ne tekstin e metejme: kreditori) kontraten per kryerjen e sherbimeve te avokatise (ne tekstin e metejme: kontrata) per realizimin e se drejtes se trashegimise nga pasuria trashegimore e paraardhesit te tij.

10. Me 10 maj 2013, kreditori parashtroi ne Gjykaten Themelore ne Prishtine propozimin per permbarim e dokumentit te besueshem, {aturen nr. 1-2013, per kompensimin e nje shume te caktuar parash, ne lidhje me zbatimin e kontrates.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2019-03-29 · pasuria trashegimore e paraardhesit te tij. 10. Me 10 maj 2013, kreditori parashtroi ne Gjykaten Themelore ne

11. Me 2 korrik 2013, Gjykata Themelore ne Prishtine, me aktin percjelles [I. nr. 567­13] i dergoi shkresat e lendes Gjykates Themelore ne Prizren (ne tekstin e metejme: Gjykata Themelore) si gjykate me kompetence territoriale dhe lendore ne lidhje me kete rast.

12. Me 3 shtator 2013, Gjykata Themelore ne Prizren (ne tekstin e metejme: Gjykata Themelore) nxori vendimin [PI. nr. 1509-13] per aprovimin e propozimit te kreditorit per permbarimin e dokumentit te besueshem, fatures nr. 1-2013.

13. Ndaj vendi mit [PI. nr. 1509-13] te Gjykates Themelore, te 3 shtatorit 2013, parashtruesi i kerkeses paraqiti prapesim.

14. Me 23 dhjetor 2013, pas paraqitjes se prapesimit nga parashtruesi i kerkeses, Gjykata Themelore permes Aktvendimit [CPo nr. 1509/13] vendosi qe propozimin per permbarim te dokumentit te besueshem - fatures [nr. 1-2013], ta konsideroj si padi.

15. Kreditori parashtroi ankese ndaj Aktvendimit [CPo nr. 1509/13] ne Gjykaten e Apelit, duke pretenduar shkelje te dispozitave te procedures kontestimore, vertetim te gabuar te gjendjes faktike, dhe zbatim te gabuar te se drejtes materiale, duke propozuar qe prapesimi i parashtruesit te kerkeses te hedhet poshte, mes tjerash, pasi ishte paraqitur jashte afatit ligjor.

16. Me 25 qershor 2015, Gjykata e Apelit permes Aktvendimit [CA. nr. 751/14] aprovoi ankesen e kreditorit, shfuqizoi aktvendimin [CPo nr. 1509/13] te Gjykates Themelore dhe lenden e ktheu per rigjykim ne Gjykaten Themelore.

17. Me 19 gusht 2015, Gjykata Themelore nxori Aktvendimin [PI. nr. 1316/15] me te cilin hodhi poste si te paafatshem prapesimin e parashtruesit te kerkeses ndaj vendimit [PI. nr. 1509-13] per aprovimin e propozimit te kreditorit per permbarim te dokumentit te besueshem.

18. Ndaj Aktvendimit [PI. nr. 1316/15] te Gjykates Themelore, parashtruesi i kerkeses paraqiti ankese ne Gjykaten e Apelit duke pretenduar shkelje te dispozitave te procedures kontestimore, vertetim te gabuar te gjendjes faktike, dhe zbatim te gabuar te se drejtes materiale, duke propozuar qe ankesa te miratohet si e bazuar dhe Aktvendimi [PI. nr. 1316/15] i Gjykates Themelore te ndryshohet, pasi ai konsideronte se prapesimi ishte paraqitur brenda afatit ligjor prej shtate (7) ditesh.

19. Me 16 dhjetor 2016, Gjykata e Apelit permes Aktvendimit [CA. nr. 476/15] refuzoi si te pabazuar ankesen e parashtruesit te kerkeses dhe vertetoi Aktvendimin e Gjykates Themelore [PI. nr. 1316/15], pasi konstatoi se prapesimi i parashtruesit te kerkeses ndaj vendimit [PI. nr. 1509-13] te Gjykates Themelore per aprovimin e propozimit te kreditorit per permbarim te dokumentit te besueshem, ishte paraqitur pas afatit ligjor.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

20. Parashtruesi i kerkeses pretendon se gjykatat e rregullta, duke konstatuar se prapesimi i tij ndaj vendimit [PI. nr. 1509-13] te Gjykates Themelore, ishte

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2019-03-29 · pasuria trashegimore e paraardhesit te tij. 10. Me 10 maj 2013, kreditori parashtroi ne Gjykaten Themelore ne

paraqitur pas afatit ligjor prej shtate (7) ditesh, i kane shkelur atij te drejtat e garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe 32 [E Drejta per Mjete Juridike] te Kushtetutes.

21. Parashtruesi i kerkeses pretendon se "[. ..] ndaj aktvendimit te leshuar te Gjykates Themelore ne Prizren Pl. 1509/13 [. ..], parashtruesi [. ..] me kohe ka parashtruar ku ndersh tim, me 04.12.2013 ne shkrimoren e Gjykates Themelore ne Prizren, por, punetoret, ne kohen e dorezimit kane punuar praktikantet, ne ekzemplarin e kundershtimit nuk kane vendosur daten e pranimit, dhe me vone eshte konstatuar se kundershtimi eshte dorezuar me 06.12.2013, perkatesisht pas skadimit te afatit gjyqesor te parashtrimit te kundershtimit, ashtu qe Gjykata Themelore ne Prizren e hodhi poshte kundershtimin si te paafatshem."

22. Ne fund, parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata qe te anuloje Aktvendimin e Gjykates Themelore [PI. nr. 1316/15] te 19 gushtit 2015, si dhe Aktvendimin e Gjykates se Apelit [Gzh. nr. 4769/15] te dates 16 dhjetor 2016, dhe lenden ta ktheje ne rishqyrtim dhe rigjykim.

Pranueshmeria e kerkeses

23. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe te percaktuara me Rregullore te punes.

24. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

[. ..]

7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet pubZike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me Zigj."

25. Gjykata gjithashtu vlereson nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, si<; specifikohet me tej ne Ligj. Ne lidhje me kete, Gjykata se pari i referohet nenit 47 [Kerkesa individuale] dhe 48 [Saktesimi i kerkeses] te Ligjit, te cilet percaktojne:

Neni 47 i Ligjit [Kerkesa individuale]

"1. (:do individ ka te drejte te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike ne rast se pretendon se te drejtat dhe Zirite e tij individuale te garantuara me Kushtetute jane shkelur nga ndonje autoritet publik.

2. Individi mund te ngre kerkesen ne jjale vetem pasi qe te kete shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me Zigj."

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2019-03-29 · pasuria trashegimore e paraardhesit te tij. 10. Me 10 maj 2013, kreditori parashtroi ne Gjykaten Themelore ne

Neni 48 i Ligjit [Saktesimi i kerkeses]

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoJ saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se i jane cenuar dhe cili eshte akti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoj".

26. Per sa i perket permbushjes se ketyre kerkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses eshte pale e autorizuar, e cila konteston nje akt te nje autoriteti publik, perkatesisht Aktvendimin [Gzh. nr. 476/15] e Gjykates se Apelit, te 16 dhjetorit 2016, pasi ka shteruar mjetet juridike te parapara me ligj. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu ka sqaruar te drejtat dhe lirite qe ai pretendon se ijane shkelur, ne pajtim me kerkesat e nenit 48 te Ligjit.

27. Megjithate, Gjykata shqyrton nese jane permbushur kriteret e percaktuara me nenin 49 [Matet] te Ligjit dhe rregullin 39 [Kriteret e pranueshmerise], respektivisht paragrafin (1) (c) te Rregullores se punes. Ato percaktojne si ne VlJlm:

Neni 49 i Ligjit [Matet]

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afatifillon te ece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor ...".

Rregulli 39 i Rregullores se punes [Kriteret e Pranueshmerise]

"(1) Gjykata mund ta konsideroje nje kerkese te pranueshme nese:

[. ..]

c) kerkesa parashtrohet brenda kater (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit te fundit efektiv juridik i eshte dorezuar parashtruesit, dhe

[ ...J. "

28. Gjykata ve ne dukje se parashtruesi i kerkeses konteston Aktvendimin [Gzh. nr. 476/15] e Gjykates se Apelit, te 16 dhjetorit 2016, te cHin ai deklaron se e ka pranuar me 9 gusht 2017.

29. Gjykata me tej veren se parashtruesi e kishte dorezuar kerkesen e tij ne Posten e Kosoves me 17 dhjetor 2018, te cilen Gjykata e pranoi me 27 dhjetor 2018.

30. RIjedhimisht, Gjykata konstaton se kerkesa e parashtruesit eshte dorezuar pas afatit ligjor prej 4 (kater) muajsh.

31. Gjykata rikujton se qellimi i afatit ligjor prej 4 (kater) muajsh, sipas nenit 49 te Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) te Rregullores se punes, eshte qe te promovoje siguri juridike, duke siguruar qe rastet qe kane te bejne me Geshtje kushtetuese te

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2019-03-29 · pasuria trashegimore e paraardhesit te tij. 10. Me 10 maj 2013, kreditori parashtroi ne Gjykaten Themelore ne

trajtohen brenda nje periudhe te arsyeshme dhe te parandalohet mbajtja ne gjendje pasigurie per nje periudhe te gjate kohore e paleteve dhe personave te tjere te perfshire (shih, mutatis mutandis rastin Sabri Giine§ kunder Turqise, kerkesa nr. 27396/06, Aktgjykim i GJEDNJ, i 29 Qershorit 2012, paragrafi 39; dhe, rastin e Gjykate Kushtetuese nr. KI140/13, Ramadan Cakiqi, Aktvendim per papranueshmeri, i 17 marsit 2014, paragrafi 24).

32. Nga kjo rrjedh se, kerkesa e parashtruesit eshte dorezuar jashte afatit te percaktuar me nenin 49 te Ligjit dhe me rregullin 39 (1) (c) te Rregullores se punes, dhe si e tille eshte e papranueshme.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes, nenin 49 te Ligjit dhe ne pajtim me rregullin 39 (1) (c) te Rregullores se punes, me 27 shkurt 2019, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare ne pajtim me nenin 2004

te Ligjit;

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Gjyqtari raportues

a Rama -Haj rizi

6