11
Akademia Sociale e Futbollit Projekti fitues i Gjergj Ndocit

Akademia sociale e futbollit fletushkë

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Akademia Sociale e Futbollit (ASF), është një projekt i fokusuar tek fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë e shtresave më të varfëra dhe të margjinalizuara të shoqërisë shqiptare. Siç dihet, praktikimi i sporteve për moshat e reja është një nga elementët bazë të mirërritjes dhe formimit të tyre të gjithanshëm, duke ndikuar në një rritje më të shëndetshme, në përvetësimin e aftësive më të mira të punës në grup, disiplinës, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë në zgjidhjen e problemeve etj.

Citation preview

Page 1: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Akademia Sociale e Futbollit

Projekti fitues i Gjergj Ndocit

Page 2: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Ëndrra ime 2015

Kryeministri Edi Rama, në fillim të vitit 2015

shpalli nisjen e një konkursi të quajtur “Ëndrra

ime 2015” ku të rinjtë nën moshën 30 vjeç do të

mund të aplikonin për financimin e një projekti

të përgatitur prej tyre. Gjergj Ndoci, anëtar i

bordit të qendrës “Miq Për Jetë – AD”, u shpall

një ndër fituesit me projektin “Akademia Sociale

e Futbollit”. Qeveria vendosi të financojë një

pjesë të zhvillimit të këtij projekti.

Page 3: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Akademia Sociale e Futbollit

Akademia Sociale e Futbollit (ASF), është një projekt i fokusuar tek fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë e shtresave më të varfëra dhe të margjinalizuara të shoqërisë shqiptare. Siç dihet, praktikimi i sporteve për moshat e reja është një nga elementët bazë të mirërritjes dhe formimit të tyre të gjithanshëm duke ndikuar në një rritje më të shëndetshme, në përvetësimin e aftësive më të mira të punës në grup, disiplinës, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë në zgjidhjen e problemeve etj.

Page 4: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Arritjet e deritanishme

• Stërvitja e fëmijëve të “fshatit SOS” që prej viti 2014

• Rikonstruksioni i pjesshëm i terreneve sportive të shkollës 9 – vjeçare “Vasil Shanto” nga i cili përfitojnë 1200 nxënës

• Rekrutimi i stafit me fokus punësimin e të rinjve aktivë dhe krijues

• Rekrutimi i fëmijëve për ASF nga familje në nevojë dhe fëmijë me mungesa të theksuara, siç janë fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe fëmijët e “Fshatit SOS”

Page 5: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Shkolla “Vasil Shanto”

Si ishte…

Page 6: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Shkolla “Vasil Shanto”

Rikonstruksioni

Page 7: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Klubi i mbështetësve

Klubi i Mbështetësve do të jetë një grup individësh, institucionesh e biznesesh të interesuar për futbollin dhe që vlerësojnë nismën e ASF-së. Ky grup do të anëtarësohet në klub me kuota mujore e vjetore anëtarësimi, të cilat do të shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes, pajisjeve dhe stafit të ASF-së, por njëkohësisht do t’i japë mundësinë anëtarëve të luajnë çdo javë futboll ose basketboll, volejboll ose tenis me grupin e tyre, si edhe pjesëmarrjen në turnetë e ndryshme mes ekipeve të klubit të mbështetësve të organizuar nga ASF.

Page 8: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Rrit një talent

Përmes fushatës “Rrit një talent” secili prej jush që vlerëson sportin si një ndër aspektet më të rëndësishme të mirërritjes së një fëmije dhe që dëshiron të ndihmojë fëmijët në nevojë të marrin këtë shërbim, mund të përzgjedhë një prej fëmijëve që do të stërviten në ASF dhe të kontribuojë me një pagesë 2,000 Lekë në muaj për 6 muaj rresht, për të mbuluar kostot e stërvitjes për të, si dhe për blerjen e bazës materiale për fëmijën në fjalë (komplet sportiv, këpucë dhe top). Ne kemi parë mjaft talente që kanë dalë nga rrugët e varfëra nëpër botë, ndaj mendojmë se kjo është një mundësi për të ndryshuar jetën e një fëmije.

Page 9: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Një çati për fëmijët

Në mënyrë që projekti të zhvillohet pa ndërprerje, që skema e vetëfinancimit të funksionojë, dhe që t’i shërbejë më mirë 1300 nxënësve të shkollës “Vasil Shanto”, është e domosdoshme të vendoset dhe një mbulesë për kalçeton e shkollës. Ndaj, jemi të hapur për bashkëpunim me biznese apo institucione të ndryshme që e shohin veten si partnerë kryesorë të kësaj nisme e të kontribuojnë për këtë investim që do t’i shërbente një grupi shumë të madh fëmijësh.

Page 10: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Sponsor i përgjithshëm

Çdo klub sportiv e ka të nevojshëm mbështetjen e një biznesi apo institucioni që kujdeset për veshjet, bazën materiale dhe nevoja të tjera të ekipeve. Aq më tepër ASF, që kujdeset kryesisht për fëmijët në gjendje jo të mirë ekonomike, ka nevojë për ndihmën e një sponsori të përgjithshëm që do të kujdesej për nevojat e lartpërmendura , duke vendosur logon e tij në çdo material gjatë gjithë vitit 2016.

Page 11: Akademia sociale e futbollit fletushkë

Bëhu pjesë tani!

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e Klubit të Mbështetësve, ose të thirrjes Rrit një Talent, për ata që duan të bëhen Sponsor i Përgjithshëm, apo që duan të ndihmojnë për të ndërtuar Një Çati Për Fëmijët, mund të kontaktojnë menjëherë me drejtorin ekzekutiv të qendrës “Miq Për Jetë – AD”, Eltjon Huta Cel: +355 692031231 E-mail: [email protected] ose me Gjergj Ndocin Cel: +355 694034624 E-mail: [email protected].

Informacione shtesë për qendrën “Miq Për Jetë – AD” Website: www.miqperjete.org

Llogari Bankare: AL61208110080000010775031801 (Intesa Sanpaolo Bank ALL) AL61208110080000010775038602 (Intesa Sanpaolo Bank EURO)

AL61208110080000010775038601 (Intesa Sanpaolo Bank USD) SWIFT: USALALTR