42
Agim Baçi HYRJE  Njësoj si Erosi, vdekja ësh të një nga temat e privi legjuara të letërsisë që e përshkruan, e fut në një sistem të ndërliqshëm dhe e vesh me vlera simbolike dhe etike. Ajo është mbathur prej

Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 1/42

Agim Baçi 

HYRJE 

 Njësoj si Erosi, vdekja është një nga temat e privilegjuara tëletërsisë që e përshkruan, e fut në një sistem të ndërliqshëm dhee vesh me vlera simbolike dhe etike. Ajo është mbathur prej

Page 2: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 2/42

njeriut me aq shumë domethënie (ndoshta edhe më shumë seErosi), sa do të ishte e pamundur t'i radhisnim të gjitha, e qëvijnë prej kulturës e njohjes së përbashkët. 

 Në mitologjinë greke Tanatosi është perëndia e vdekjes dhe paraqitet si një burrë plak me mjekër e me flatra, ose imbështjellë me një mantel të zi. Tanatosi është thuajsegjithmonë pranë Erosit, perëndisë së dashurisë. Që të dy janë polet e një mekanizmi që rregullon të gjithë ekzistencën, atë qëFrojdi do ta quajë më pas "parimi i vdekjes" dhe "parimi ikënaqësisë". Erosi e krijon jetën, Tanatosi e shkatërron; Erosiafron, Tanatosi largon; Erosi bashkon, Tanatosi ndan

 përgjithmonë. Por në lojën e kulturave ose në atë të letërsisëkëto kuptime mund të ndryshojnë kryekëput.  Në një përpjekje të shpjegimit për "gatimin" e veprave të tijKadareja rrëfen pas vitit 1990 atë fije të padukshme që lidhletërsinë e të gjitha kohërave, si dhe pamundësinë për tashmangur në krijimet e tij. «Qysh kur lindi letërsia vazhdoi tëushqehet nga vdekja dhe nënproduktet e saj: nata, gjumi,

ëndrrat, vrasja e ndërgjegjes....». Këtë përpjekje, të marrëdhënies së vdekjes me letërsinë,Kadareja e përshkruan në esenë e tij për Danten. «Duke u rrëfyerrrugëtimin e tij të vetmuar në botën e të vdekurve, ai u tregoivëllezërve të vet poetë, qofshin ata rusë, shqiptarë, baltikë ekinezë, se gjendja natyrale e shkrimtarit të madh është pikërishtajo: të udhëtojë i gjallë mes vdekjes. Të pajeta shtrihen përparatij mbretëritë, vrasësit, tiranët, orizoret, stuhitë, vetë ajri që i prodhon ato. Përbindshat dhe rreziqet janë rrotull tij, por ai kanjë përparësi: ai është i gjallë, ndërsa ata s'janë. Ndaj fjalët eVirgjilit ‘mos u tremb, është një stuhi e vdekur', përbëjnë

formulën e shpëtimit për shkrimtarin. Gjithë thelbi i ‘gjendjes',

Page 3: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 3/42

rrjedhimisht i fatit të tij, përmblidhet në besimin ose jo ndajkësaj formule»[1]. Shqetësimi për këtë temë të përbotshme, që tashmë nuk lidhet

vetëm me talentin por edhe me përjtetimin e asaj që "prodhon",shtyn Kadarenë të rrëfejë edhe "meditimet" e tij për vdekjen.«Një krijues, zakonisht normal, është të mos i trembet vdekjes,sepse vepra e mëson të mësohet me vdekjen. Vetë krijimi imëson të mësohet me atë. Ai shkruan për kohën që është gjallëdo ose s'do. Ai shkruan edhe për kohën që s'do të jetë. Do oses'do. Vetë mjeshtëria e letërsisë është e tillë. Letërsia e mirë jeton, jeton gjatë. Po të jetë shkrimtar i mirë, do të vazhdojë disa

dhjetëra vjet më vonë. Po të jetë shkrimtar shumë i mirë, do tëvazhdojë akoma më tepër. Dhe po të jetë i jashtëzakonshëmmund të vazhdojë edhe me shekuj. Në ndërgjegjen e çdoshkrimtari kjo është e depozituar. Ekziston një mënyrëinstinktive, siç janë të gjitha ndjesitë e tjera, prandaj ai mësohetme këtë gjë, që ai do të jetë i pranishëm në disa kohë. Pra, ç'janëkëto kohë? - Është vdekja!»[2]. Për Mateo Mandalanë, profesor i

gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos,mungesa, vdekja dhe flijimi, tri tema, që përsëriten nëmitologjinë e të gjitha kohëve dhe të të gjithë popujve, përbëjnëtri majat e atij trekëndëshi hyjnor që kufizojnë lëmin eletërsisë[3].  Një bashkëjetesë të përqendruar të dashurisë, vdekjes dheëndrrës, padyshim që mund ta gjejmë më të theksuar te Prilli ithyer . Ky përshkrim rrjedh përmes konceptit ekzistencialist, ku personazhet kryesore plotësojnë vetveten përmes daljes ngavetvetja që kanë njohur, nga vetja që u kanë mësuar, nga vetjaqë kanë pranuar në heshtje. Për t'u futur më pas vrullshëm brenda shpirtit të tyre, atje ku s'kanë guxuar të shohin, por që janë, që mund të jetojnë ashtu. Sa zgjat? Asnjë përgjigje s'do të

Page 4: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 4/42

Page 5: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 5/42

tona. Jemi të pambrojtur e, prandaj, gjumi me të drejtë, është përkufizuar si ‚vëllai i vdekjes... Gjatë kohës që flemë, mund të

krahasohemi me një fetus ose me një kufomë ose edhe me

engjëjt, të cilët nuk janë subjet i ligjeve të realitetit», shkruanEric From[6].  Ndërkaq, Hanah Arend, duke analizuar konceptin e filozofëvembi vdekshmërinë dhe përjetësinë, shpjegon "vdekjen emëparshme" të njeriut përmes qarkores pa kuptim të tij.«Njerëzit janë të vdekshëm, të vetmet gjëra të vdekshme nëekzistencë, sepse ndryshe nga kafshët, ata nuk ekzistojnë vetëmsi anëtarë të një specie, jeta e pavdekshme e së cilës garantohet

nga riprodhimi. Vdekshmëria e njerëzve qëndron në faktin se jeta individuale, me një histori jete nga lindja në vdekje, lind nga jeta biologjike. Kjo jetë individuale dallohet nga të gjitha gjërate tjera për nga kursi drejtvizor i lëvizjes së saj çka, në njëkuptim, pret lëvizjen rrethore të jetës biologjike. Kjo ështëvdekshmëria: lëvizje përgjatë një lëvizje drejtvizore në njëgjthësi në të cilën gjithçka, për aq sa lëviz, lëviz në formë

rrethore. Detyra dhe madhështia potenciale e të vdekshmëveqëndrojnë në aftësinë e tyre për të prodhuar gjëra-vepra, bëma efjalë- të cilat do të meritonin të ishin dhe, të paktën, në njëfarëshkalle, e kanë vendin në pafundësi, në mënyrë që nëpërmjettyre të vdekshmit të mund të gjejnë vendin e tyre në kozmos nëtë cilin çdo gjë është e pavdekshme, përveç vetes së tyre. Megjithë vdekshmërinë e tyre individuale, por me aftësinë e tyre për vepra të pavdekshme, me aftësinë e tyre për të lënë pas vetesvepra të pazhdukshme, njerëzit arrijnë pavdekësi vetjake duke etreguar veten se janë me natryrë hyjnore. Dallimi mes njeriutdhe kafshës qëndron në vetë thelbin e species njerëzore: vetëmmë të mirët (aristoi), që vazhdimisht e tregojnë veten se janë mëtë mirët dhe që parapëlqejnë famë të pavdekshmi përkundrejt

Page 6: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 6/42

gjërave prej të vdekshmi janë vërtet njerëzorë; të tjerët, tëkënaqur me çdo lloj kënaqsëish që u jep natyra, jetojnë e vdesinsi kafshë»[7]. 

PURGATORI KADAREAN 

"Dy janë këshilltarët e njeriut: Libri që flet dhe Vdekja që hesht"  Arabe 

"Vdekja është muza e çdo filozofi"  Shopenhauer  

 Ne ishim në rolin e fantazmave, që e kishim vendin gjetkë, dheqë sa më parë duhej të shkonim "atje", në mosqenie....[8]  Në momentin e tij të rrëfimit shumë vite pas veprave kryesore tëtij, Kadare zgjat duart nga ajo që ka menduar më shumë segjithçka teksa shkruante - "botën e atjshme". Nuk është thjeshtvdekje ajo që i avitej- është agoni. Pas këtij pohimi nga vetëautori, vlen të pyesim: a mos vallë, kjo frikë ndërtoi fole në të

 pandërgjegjshmen duke konkurruar me mendjen, mendërgjegjen, për të krijuar personazhet e ardhshme. Dhe cilaështë sfida? 

Pas një parakalimi të shpejtë me "kalin e Konstandinit" nëveprat e Kadaresë, nuk je më në gjendje të ruash një balancëmes të vdekurve dhe të gjallëve - mes vdekjes dhe jetës. Ushtarët e zhvarrosur të Gjeneralit, Kostandini teksa kalëron përtë sjellë në shtëpi motrën që i ka dhënë besën, Ana Krasniqi qësfidon të gjallët duke u krehur përpara një varri, AlushTabutgjati që ka enigmë arkivolin, Agamenonin teksa e vret eshoqja në banjë në mënyrë të përsëritur si në ëndërr, balada emurimit e deri te vdekja e paralajmëruar e Lul Mazrekut, janënjë mozaik vdekjesh, e në të njëjtën kohë, edhe një mozaik

Page 7: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 7/42

 jetësh. Të gjithë këta vrapojnë drejt asaj që s'i shmangemi, porqë letërsia ka kohë t'i paraprijë. "Letërsia që në fillim u lidh meaktin e flijimit", thotë Kadareja, i cili duket se ia ka paguar

"tributit" duke bërë që pjesa më e madhe e personazheve të tijvitalë në prozë të jetë "nën dhe". "Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një gjendje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin etij ndaj jetës njerëzore...Shtresëzimi i shoqërisë në veprën eKadaresë fillon me varret pa emër, me muranet e thjeshta nëgryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tejme përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive

 patriotike", shkruan studiuesi Shaban Sinani në një parakalim të pranisë së vdekjes në disa prej librave të Kadaresë[9]. Po kë ka aleat Ismail Kadare në këtë rrugëtim ku ndërthuren"botët", ku të vdekurit "bëjnë ligjin" më shumë sesa të gjallët? 

Shën Agustini shprehet se jeta nuk varet nga kohëzgjatja, pornga intensiteti i saj. Ndërsa arabët thonë se, vdekja është një ngaedukueset më të mëdha të njeriut. Pak më afër Kadaresë, në

shenjat letrare, vjen shkrimtari i vetëvrasjes - japonezi Kavabata,i cili deri në fund të jetës së tij kërkon "rrugën për të zbutur bishën", siç cilësonte ai vdekjen. «Në çdo të gjallë ka elementëtë vdekjes dhe në çdo të vdekur ka elementë të jetës», thotëKavabata, i cili vinte shenjë barazie në rëndësinë e përkujdesjesmes jetës e vdekjes. Ndërsa Aleksandri i Madh, paguante njëshërbyes, që sa herë ishte në kulmin e zemërimit, kur dukej semund të mposhte apo të fyente këdo, ai i afrohej butësisht, që tëshqiptonte frazën që e kish porositur padroni: je i vdekshëm! Pra, e pashmangshmja - VDEKJA - është edhe sfida jonë përmes së cilës mund të vendosim edhe për të tashmen? Njërrugëtim nga ku na duhet të kalojmë dhe ku na mbetet vetëm setë mësohemi me praninë e saj? 

Page 8: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 8/42

Po cila është vdekja reale - ajo kur mbyllim sytë apo ka vdekjetë tjera në jetë? Pikërisht përpara kësaj sfide, luhet "teatri" iDianës dhe Gjorgut. Një Prill i thyer  në mes - si një dashuri e

thyer në mes - sepse prilli është edhe muaji i njohur i dashurisë.Ata të dy nuk kanë nevojë të takohen, të njihen. Ata janëdashuria dhe vdekja e pakapashme në të njëjtën kohë. Ata iafrohen me të njëjtën shpejtësi sa vdekjes aq edhe dashurisë-sepse rivaliteti i vetë njeriut është mes të mundshmes dhe të pamundshmes, mes asaj që do dhe asaj që duhet. "Variantet e vdekjes së mundshme....". Një parathënie që vjennga Gjenerali. Personazhi Skënder Bermemema i sugjeron

gjeneralit të mendojë variantet e vdekjes së tij të mundshme. Pomos vallë vetëm gjenerali? Teksa nxirren e futen në thasët prejnajloni, çdo i vdekur mbart një histori. Thirrja e tij nga larg kasjellë aty njerëz, kërkesa, qarje, mallkime. Të gjitha këta tëartikuluara nga të afërm të ushtarëve të humbur, por që kanërëndesën e tyre të madhe në përditshmërinë tonë. Të gjithëve ne, në momentin që na del në ëndërr një i vdekur

nga familja apo fisi, apo njeriu shumë të dashur, ne memundësinë më të madhe të nesërmen ndërrojmë axhendën tonë.Mund të lëmë punën e të shkojmë drejt varrezave, t'i flasimfqinjit me të cilin kemi kohë pa folur, të mos quajmë si njëhumbje të madhe diçka që na ka mundur deri një ditë më parë. E përse? Sepse na është kujtuar kufiri - fuqia e vdekjes brendagjithësecilit. Një rrugë pa kthim nuk kërkon zgjidhje për t'iushmangur, por për ta kuptuar! Cili nga ne nuk është menduar qoftë edhe një hop teksa ështëgjendur përballë kësaj ëndrre që mund të na ketë zgjuarfurishëm? 

Kjo "leje" që të japin të vdekurit, duket edhe çlirimi i prozës sëkadarejane për vite me radhë. Sepse të vdekurit ngrihen "pa

Page 9: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 9/42

leje", thonë "gjëra të ndaluara" pa ja vënë re askush. Ata vijnënga bota tjetër dhe nuk "mbajnë përgjegjësi" për atë që lëndojnënë këtë botë. Është një sfidë e tëra, një pasqyrë ku nëse shihesh,

mund t'i dallosh nga afër "rrudhat" e tua. 

Po kjo botë e një Prilli të thyer , e "një të vdekuri që ka një muajleje për këtë botë", çfarë sjell? Ku mund të na çojë? Në cilënsfidë? 

 Një i gjallë që pret vdekjen, mbetet ende diçka për t'u kapur,diçka për t'u dashuruar. Sytë e tij janë "atje", bota e tij është"atje", por ai ende ka kohë. Sepse, për të kuptuar, e për më tepër, për të dashuruar, mjafton edhe një muaj, një ditë, një orë, një

sekondë... "Ai tashmë përfaqëson botën e përtejme... por edhemagjeps... sepse kjo botë ka një pushtet të magjishëm mbi tëgjallët..", thotë mes të tjerash Eric Faye në parathënien elibrit[10], teksa flet për Gjorgun, por edhe magjepsjen e Dianësndaj botës së tij, magjepsjen ndaj jetës së tij përmes shiritit të zinë krah. Udhëtimi i Gjorgut drejt vdekjes është zbulim për jetën. Një

 purgator që përmban të gjitha momentet e kalimit nga kjo jetë nëtjetrën është mjaftueshëm që ai të ëndërrojë, të dashurojë, tëdebatojë me të tjerët, e më shumë se gjithçka, të futet brendavetes, për ta kuptuar, një gjë që se kish bërë kurrë më parë. Atëqë s'ia kish falur asnjë sekondë jeta e mëparshme, as e fejuara qënuk e njohu kurrë, ja falin dy sy që i pa një çast, dhe një udhëtimme ndjenjën e lirisë. Mos vallë përballja me vdekjen, kujtimi ivdekjes që vjen pa na pyetur, na riciklon jetën, dëshirat,mendimet, meditimet? 

«Kryesorja ishte ajo që po ndodhte brenda tij. Dhe ajo që pondodhte ishte e bukur dhe e frikshme njëkohësisht. As ai vetës'dinte ta thoshte se ç'po i ndodhte. i dukej se zemra i kishte dalë përtej brinjëve, qe shtrirë gjerë e gjatë përreth dhe ashtu e

Page 10: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 10/42

 përhapur siç qe, plagosej lehtë nga gjithçka, qëzohej dhehidhërrohej fare lehtë, fyhej, dhembte, lumturohej, shkretohejnga një gjë e vogël ose e madhe, qoftë kjo flutur, gjeth, dëborë e

 paanë, apo shi i mërzitshëm...»[11]. Gjer në atë çast ai kishte jetuar si një fëmijë. Jeta e tij nis në momentin që i ati e thërretdhe i tregon se për çfarë duhet të mendohet. Nis të trajtohetndryshe nga shtëpia e tij. Nis të mendojë ndryshe. E ndjenzemrën ndryshe. Një ndryshim që puthet më pas me dy sy - dysy që i kujtojnë atij një tjetër botë - dy sy që janë "atje"... Tëmendojë për gjakun si mall dhe gjakun si dashuri? - Gjorgut i bie t'i takojë këto fytyra të gjakut në të njëjtin udhëtim, por si dy

 botë të ndryshme. Atij i duhet të kalojë nga Varri i Krushqve për të paguar tagrin egjakut. Ashtu siç do t'i duhet më vonë edhe Dianës të kalojë ngai njëjti "shteg" për të njohur tagrin e gjakut. Një rrugës që kalon përmes dashurisë dhe vdekjes, siç janë deri në sekondën e funditedhe ata të dy vetë... Gjorgu udhëton shpejt, po jo në të njëjtin kah me atë që ishte

nisur. Pas nisjes ai nuk di të ndajë më se cila jetë do t'i pëlqente. Ndërsa rrugës "ai vetë se dinte se ç'po i ndodhte". Tek ai, që nëmomentin që ka vendosur të hakmerret për të vëllain, ka nisurnjë jerm, pasi dihet "fundi i rrugës" për çdo udhëtar të gjakut. Një jerm që plotësohet me bukurinë e një femre - një bukuri qëzbut edhe plumbin. Dhe këtij "jermi" të dytë i përgjigjet e njëjtagjendje - jermi i Dianës. Një shikim, moskthim përgjigje ndaj burrit, mërmërimë dhe dëshirë për të takuar "Hamletin e zi", nëvendin e taksës së gjakut. Në kryqëzim të syve priten udhët etyre, dhe i japin e marrin të kaluarën njëra-tjetrës, sepse Diana bie në dashuri me Gjorgun-gjakës, ndërsa Gjorgu me Dianën-flutur. 

Page 11: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 11/42

Dhe në fund, kufijtë e realitetit nuk janë më të prekshëm. Ajo "iqe afruar kullës së ngujimit me ca lëvizje të lehta si prej flutureqë i afrohet llambës që djeg". Ndërsa ëndërrimi i Gjorgut ishte

"ta shihte dhe një herë karrocën, ajo të ndalonte dhe ata që ishin brenda t'i thoshin: ej, malësor, në qoftë se je lodhur, hip nëkarrocë, të bësh një copë rrugë me ne...".  Ajo:... Besjan Vorpsit i dukej se po çonte në shtëpi trajtën e gruas së vet, kurse atë vetë e kishte lënë dikur në gjirin ebjeshkëve[12].  Ai: ...dëgjonte ende hapat që po largoheshin dhe dy- tri herë pyeti veten: të kujt janë vallë? Iu dukën si hapa të njohur... Janë

të miat, tha me vete. Një grimë e humbi ndërgjegjen, pastaj prapë dëgjoi kumbimin e hapave dhe përsëri iu duk se ata ishinkrejt hapat e tij dhe ishte ai vetë e askush tjetër, që po ngarendtekështu, duke lënë pas, të shtrirë midis rrugës, trupin e vet, që porsa e kishte vrarë .[13] Drama dhe dashuria, aventura dhe seriozja, e padukshmja dhe errokshmja, jetojnë bashkë- në një vështrim- në një vështrim për

Dashurinë. Një Dianë që kthehet në "Helenë, mes Besianit dheGjorgut", bëhet për të fituar realitetin, ose për ta humbur atë.Ajo është një Beatriçe e rritur, që përjeton rrathët. Një Dianë qërrotullohet pas Hamletit të maleve - një Hamlet që është real saç'është edhe ajo një flutur. Besiani nuk udhëton pas mullinjve, por Diana bëhet edhe më elargët sesa Dylqinja - sepse nuk i mbetet më imagjinatës së tij, por imagjinatës së një kalorësi tjetër, Gjorgut. Në fund, Besiani,nga një kalorës që shëtit mbretërinë e vdekjes, botën përtej,kthehet nga Don Kishot në Sanço Panço, në kërkim të Bujtinëssë Duhur. 

Page 12: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 12/42

Mark Ukaçjerra i ka "punonjësit" e tij, të vdekurit, si një"Çiçikov malesh", jo me natyrshmërinë e tij, por mevendosmërinë e tij, jo për punë, por për jetë. 

 Në të gjitha këto marrëdhënie, në një Rrafsh-Makondo, një njëRrafsh që është brenda Kanunit, por edhe disi më lart seimagjinata, rikrijohet jeta.  Në fund, mbtet vetëm të pyesim: Eshtë një udhëtim drejtRrafshit apo është udhëtim drejt mitit? 

 Nuk është një histori për vdekjen, por një himn për jetën. Nukështë një histori dashurie, por një histori për dashurinë! 

a) Po çfarëekzistencialismi funksionon në" Rrafsh" ?  

Diana niset për në Kullën e vdekjes, por kthehet nga andej si njëudhëtare në Kullën e jetës. Ajo niset drejt Kullës për të parë mesytë e saj "madhështinë e tmerrshme të vdekjes", ndërsa kthehetme "drithërimën e ëmbël të jetës". Kjo fitore e Dianës "që jetonte" mbi "Besianin që tregonte" është pikërisht edhe një përgjigje e pyetjes së mbetur pezull mbi purgatorin e ngritur në

këtë vepër: Cila jetë vlen, ajo e gjata, apo ajo me kuptim? Diana,që vjen si hije, që niset si spektatore, i nxjerr të gjithë nga skena.Të gjithë dilemën ajo e fut në një prej kullave të ngujimit, e del prej andej e vendosur për t'i dhënë kuptim ndjenjës, jetës. Dianaështë e vetmja që kalon rrathët - rrathët e jetës së mbyllur brenda"tregimeve kryeqytetase" dhe rrethin e "jetës brenda gjakut".Ajo i lidh të dy këta rrathë të ekzistencës, për t'i dhënë zgjidhje

asaj që duhet të bëjë kushdo - të guxojë të jetojë kudo, sepsevetëm të guxosh të jetosh përmes dashurisë, ia vlen.  Ndërkaq, gjaku borxh për hasmin i Gjorgut zhvendoset në gjak borxh për dashurinë. Ai nuk e di se kush mund ta vrasë, aq saedhe nuk e di se cila është zonja në atë karrocë. Por ai e di që

Page 13: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 13/42

mund të vritet, siç e di se pas atij xhami ishte jeta tjetër. Njëgjendje e qelqtë e ndan, si vetë xhami. Por ai vendos t'i kthejëshpinën frikës e të nxitojë ta takojë sërish atë vështrim. Dhe

rikthehet të kalojë nga ajo rrugë edhe pse e dinte se "ishte jashtë bese". Por ai kishte tashmë Besën ndaj Vetes. Dhe kjo ishte emjaftueshme që ai "të nxitonte".  Në fund, Gjorgu arrin t'i kthejë tridhjetë ditët e vdekjes sësigurtë në ditë jete. Ai arrin të takojë atë që i kish munguar dhenë fund, në peshore, tridhjetë ditë rezultojnë më vitale, më tëgjalla se e gjithë jeta e mëparshme. b) Ekzistenciali zmi i devijuar te Kadareja  

 Në nisje të udhëtimit drejt Rrafshit, Diana është shoqëruese eBesianit. Ajo ndërton gjithçka nga imagjinata e Besianit, nga projekti i tij mbi sistemin e gjakut, gjakmarrjes dhe jetës nëRrafsh. Ndërsa në kthim, Besiani është shoqërues i Dianës.Madje, një shoqërues i pafuqishëm, një shoqërues që zotëronvetëm hijen e gruas së tij. Në këtë çast Diana ka mundur të

thyejë barrierat e ngritura mes saj dhe jetës, ose më saktë, messaj dhe vetes. Ajo kthen sytë nga jeta, duke ftuar për të parë me"sytë plot pamje". Kur nistet drejt Rrafshit Diana është "pjesë e fjalës". Ndërsa kurkthehet nga Rrafshi ajo është "pjesë e jetës". Diana është figuraqë mund të bukurën e figurshme për jetën e vërtetë- një hap kyqë zgjon njeriun që mund të jetoj kudo, me këdo, pa pyetur përkohën. 

 Në këndvështrimin ekzistencialist, sugjerohet një vetvendosje - por një vetvendosje për të vendosur për vdekjen, për mënyrën evdekjes. Diana është devijim i këtij procesi ekzistencialist, pasi kthimi isaj përmes syve dhe mendjes së vet dhe jo të të shoqit, është për

Page 14: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 14/42

të shmangur "vdekjen e kësaj jete" dhe për të parë drejt asaj qëtë bënë të ndihesh njeri, pa llogaritur kohën për këtë proces -ndoshta të vetmin proces me kuptim. 

c) Skema: 

Gjorgu - Diana 

Muaj Vdekje - Muaj Mjalti Besiani Kanuni Kulla 

Varri i Krushqve Engjëlli i kufirit të gjakut - Binak Alia 

Metri i tokës dhe metri i shëndetit - gjeometri dhe mjeku 

Vdekje - Dashuri Aktorët  

Gjorgu - Fjala (Besiani) - Diana 

Skenografia  

 Një Rrafsh sa i rrokshëm aq dhe i pamundshëm, sa i bukur, aqedhe absurd, tmerrësisht i këndshëm, bukurisht i frikshëm.Shkrimtari, Besiani, përgatit të pajtojë mendimin për Rrafshinme jetën për Rrafshin. Çdo gjë e rëndomtë që vjen nga e kaluarae 44 vrasjeve në fis nis e zhduket kur ai tregohet nga Besiani,shkrimtari. Diana është një grua, por është edhe një zanë, edhe një flutur.

Gjorgu është një malësor, por është edhe një "shpirt me leje të përkohshme", e më pas ‘princ'. 

Gjithçka e ndërmjetme paraprin krijimin e botës fantastike. Një purgator shpirtëror, që vë aktorët në një dilemë - me cilën anë të jetës janë vallë? Rrafshi, aq i afërt e aq i pakapshëm, aq fantastiksa edhe i rëndomtë, është analogjia e Makondos së Gabriel

Page 15: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 15/42

Page 16: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 16/42

- Miku është gjysmë perëndi[26] - Armiku - mik  [27] - Kurora edhe të tërheq, edhe të tremb[28] 

- Rrugë në besë e rrugë jashtë bese - Mark Ukaçjerra prek librat me një lëvizje gjysmë përkëdhelëse, gjysmë të egër  - Librat i ndan në të mirë e në të keq prifti- pra momenti irrëfimit- momenti i së vërtetës, i takimit me rrugën për në botëntjetër. - Një gjometër që s'hyn në punë sepse kufiri atje nuk ështëtokësor - është kufi shpirti dhe nderi, vendoset nga gjaku dhe

 burri, nga morali dhe historia. - Një mjek, pra ‘metri i shëndetit', është ndihmës i Binak Alisë,

sepse jetojmë në botën ku diagnoza është përtej... - Binak Alia është gjithkund dhe askund 

.... dhe e gjitha kjo është në gjysmë mars e gjysmë prill - nëkthesën e motit - në syth stine, mes ftohtësisë dhe dashurisë.... e) procesi  

Ka nisur udhëtimi tjetër- Gjorgu nuk i përket më të zakonshmes- jetës. Ai është një i vdekur që merr frymë, "një i vdekur me disaditë leje". Jo më kot, të parave që u bën shumë përshtypje janëdy murgesha. Udhëtarët që ndesh rrugës duken "të paemër e të palëndët"[29]. Udhëtimi i tij është drejt një rruge ku shenjat herëshf.n e herë zhduken në të dy anët e rrugës. Parathënia është e qartë: Malit ashtu si t'i thërrasësh, ashtu të

 përgjigjet- dhe Gjorgu i kish thirrur me vdekje, e ndaj atë gjë priste edhe të dëgjonte. (Mali është simbol i qëndrueshmërisë, ishtyllës së tokës, i projektuar nga Zoti si shtyllë për ta ruajturnga tërmetet- ndaj përgjigja që vjen nga mali është më shumë sesa jehona). 

Page 17: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 17/42

Dilema e parë e Gjorgut nis me troktitjen e 17 vjetëve më parë:ai kish qenë e vërtetë? Dhe, më pas, me dëshirën për jetën, vjen pyetja që e ka zgjuar me një tjetër dritare për ditët e tij: A mund

të ndodhte ndryshe? 

Por rrugëtimi i tij është i pandalshëm, veçese këtë herë, meshumë shenja të numëruara - shenja që mundin gjithë jetën e tijtë mëparshme, bashkë me një histori të vdekur dashurie.  Në derën për ku është nisur nuk ka nevojë për trokitje - një trungapo një njeri duhet të jesh i vëmendshëm që t'i dallosh, sendryshe është vështirë që mes tyre të shohësh të ndryshmen. "Tiduhet të nxitosh për të paguar tagrin e vdekjes, por "ata" nuk

nxitojnë për ta marrë atë. Në atë shtëpi hyn njëri që i ngjan të parit"[30]. Pagimi i gjakut të vrasësit apo gjakut tënd? Kjo dilemë nukështë thjesht tronditëse, por edhe mahnitëse për përgjigjet që iduhet t'i japë ai që ka shkrepur pushkën për të mos lënë më tëtundet nga era këmisha me njolla gjaku e të vëllait... Përballë Gjorgut udhëton Diana. Jo thjesht nga një rrugë e

kundërt- por edhe nga një jetë e kundërt. Ajo sapo është martuarme një shkrimtar dhe ka nisur ‘udhën e mjaltit'. I shoqi i ka folurnë mënyrën më interesante pikërisht për "kodin e gjakut". Ajomahnitet me mënyrën se si Besiani i përshkruan jetën në Rrafsh,edhe pse ajo e rrëqeth, e trondit, por edhe e bën të ethshme për tëqenë nën ‘skeptrin e mikut'. 

 Nën Kullën e princit të Oroshit është "Libri i Madh i Gjakut" -vjen nga kohët dhe përcakton në kohë.  Po ç'qenka ky Libër Gjaku? 

Përballë Kullës është Binak Alia - që është kudo dhe askund. Ndihmësit e tij, mjeku dhe gjeometri - metri i shëndetit dhemetri i tokës - dy sisteme të civilizimit të jetës, dy sistemekomunikimi për të kuptuar përditshmërinë tonë. 

Page 18: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 18/42

Mjeku është kujdesi i të qenit gjallë - gjeometri është toka, është pasuria, domethenë sigurimi i jetesës. Por ata nuk janë më tëtillë përballë Binak Alisë. Padroni i tyre është një ‘engjëll' që

vendos fate e kufij - Binak Alia. Pranë tij s'ka nevojë për‘shëndet jashtë gjakut' dhe ‘tokë jashtë gjakut'. Binak Alia

qëndron mes ‘metrit të shëndetit' dhe ‘metrit të tokës', si një botë

e ndërmjetme, ku gjërat preken dhe s'preken, ku shihen es'shihen. Sepse jemi në mes dhe mbetet vetëm të vendosim kurdhe ku, por se për çfarë, kjo nuk duket më pjesë e aftësisë sëgjykimit të banorëve. Sepse "mekanizmi i gjakut ishte i tillë që,edhe kur të lëshonte së jashtmi, të mbante shpirtin peng"[31]. 

Për Kullën e Oroshit, qehajai i gjakut - domethenë qehajai ivdekjes, është më i rëndësishëm se sa qehajai i të mbjellave ose iminierave, pra më i rëndësishëm se qehajai i jetës. Për MarkUkaçjerrën është e rëndësishme që "djerra" të mos bjerë mbigjakun. "Toka" e rëndësishme për Mark Ukaçjerrën ështëgjakmarrja dhe rëndësi për të ka të punohet kjo tokë, që vendostë gjitha marrëdhëniet e mëpastajme. 

 Në këtë dyzim, në këtë ndërmjetësi, në këtë "ashpërsimahnitëse", në këtë qënie dhe mosqenie, lumi rrjedh vetëm përmes një pyetjeje: Cila jetë pra vlen: Një jetë e shkurtër e mekuptim apo një jetë e gjatë dhe pa kuptim- pra e vdekur? 

Gjithçka nis me procesin e një veprimi që nënkupton rrugëndrejt vdekjes (Gjorgu), por edhe njohjen e vdekjes (Djana).Gjorgu ka kohë për meditim- por teksa shkon drejt vdekjes ai kakohë të mendojë për vdekjen dhe për dashurinë. Djanës i jepetmundësia të meditojë, e të bjerë në dashuri me atë çast tëndërmjetëm, por intensiv, me kuptim. Mark Ukaçjerra duhet të meditojë për gjakun, e për ironi të fatit,ai sëmuret nga ajo që ka zotëruar: Nga zënia e gjakut. 

Page 19: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 19/42

Princi duhet të hapë gojën e të flasë më shumë se çka folur më parë kur në sofër i bujt një zonjë, një bukuri, një "e ndaluar përsofrën". 

Pra, në këtë ndërmjetësi - purgator- personazhet vetëm sevendosin se nga cila anë e jetës do votojnë, pra, nga cili model për të vdekur? "Gjyqi" për këtë pyetje bëhet në Kullën që qëndron pas "Varrittë Krushqve", domethënë pas kufirit dasmë-mort. Në gjykim janë dy botë të ndryshme, të cilat vijnë nga jetë të ndryshme, ngarrugë të ndryshme, nga kohë të ndryshme. Ai është nisur tëtakojë Vdekjen - ajo është nisur të takojë Jetën. Por një sekondë,

vetëm një sekondë, mjafton që jeta dhe vdekja të jenë në tënjëjtën skenë për të provuar një fill që mban gjallë çdo enigmë:Dashurinë. Përmes fantastikes vjen realja, përmes syve të vdekjes vjendëshira për të jetuar. Përmes një xhami ‘avullon' dëshira për të

çuditshmen, për dashurinë. Përmes një katrori drite vjen jeta... 

f) Trekëndëshi  

Krijimi mbart fatin drejt fatalitetit. Krijuesi, Hyjnia, është prijësi. Atje ku ndihesh i barabartë me sigurinë e atij që të kakrijuar, je i barabartë me vdekjen, je në mbretërinë e tëmospasurit frikë, sepse nuk është më bota jonë, është tjetërmbretëri. "Përtej mirësisë dhe ligësisë. Ai është përtej..."- thotë Besiani

 për Kanunin[32]. Por çfarë mund të jetë përtej kur mirësia dheligësia vijojnë të mbeten prej mijëra vjetësh kufijtë e rrugës sënjerëzimit, ku ndërtohen lumturitë dhe tragjeditë? 

Fati dhe fataliteti janë aty - Gjorgu dhe Diana janë e njëjta gjë,edhe pse vijnë nga rrugëtime të ndryshme. Mes Gjorgut e

Page 20: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 20/42

Dianës - mes mashkullit dhe femrës - mes jetës së asaj që vjendhe ikën është BESiani dhe vdekja - është fjala dhe mungesa esaj. 

Mes mortit dhe dasmës është fjala - Besiani shkrimtar, sepse aiqë ka të drejtë të kapërcejë kufijtë lehtësisht është shkrimtari -gjysmëkrijuesi - ai që mundet të takojë një zanë me një trung eta kthejë atë në njeri. Jetë (Krijuesi) - Dasmë (Fat - Short) - Mort (fatalitet) ështëtrekëndëshi tokësor dhe hyjnor, i gjithëmenduar, i pamundshëm për t'u shmangur në atë që synohet. Në këtë trekëndësh gjakulëviz për gjithçka. Sepse gjaku lëviz njeriun: vendos për jetën,

dashurinë, mortin. Të pranosh këtë trekëndësh të lëvizjes do tëthotë të pranosh tragjedinë dhe dashurinë. Por çfarë e ndryshon këtë herë një gjakmarrje: një dashuri - njëdashuri që sheh përmes syve të një njeriu që di ta rrokëHamletin, që ecën si flutur, që duket si zanë, që është ëmbëlsi.Pra, realitetin e ndryshon mendimi ynë për të. Gjorgu kishte i njëjti që u nis për të paguar tagrin, por jo i njëjti

që u kthye. Vrau në emër të një gjaku, por e shpërfilli të tijin përtë takuar jetën. Sepse ai e di, që një jetë ‘e mëpastajme' është një jetë pa dritë, e mbyllur, një jetë e çuar tinëzisht, larg syve të atijqë e ruan. Dhe ai zgjedh, zgjedh fatin dhe fatalitetin, për tëkuptuar krijuesin. A vlen një sekondë më shumë sesa një jetë? 

GJORGU DHE DJANA, DY ANË TË SË NJËTËS

MEDALJE 

"Tërbimi im për dashurinë më bën të shikoj nga vdekja, si njëdritare"  George Batalie 

Page 21: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 21/42

Ai (Gjorgu) është në ‘muajin e vdekjes', ajo (Diana) është në

‘muajin e mjaltit'. Të dy rrugëtojnë drejt Kullës së Oroshit - ku izoti i Kullës nuk është princ, por njëkohësisht është më shumë

sesa princ, në kullën që është jashtë gjakut, por që gjykongjakun, që nuk është shtet, por është më shumë se shtet. Për të vajtur atje duhet të kalosh përmes Varrit të Krushqve ;mort e dasmë - dy kufijtë mes të cilëve ndërtohen e thyhen përt'u rindërtuar sërish kufijtë e vjetër të njerëzimit. Dasma ështëvazhdim i vitalitetit të jetës - vazhdim i familjes, i fëmijëve qëmarrin stafetën e së nesërmes. Vdekja është kufiri i ndarjes,kufiri i fundit të përpjekjeve si njeri, i pafuqisë së mëtejshme

njerëzore, i bashkimit me të pashmangshmen, me të përjetshmen. Gjorgu është i detyruar të shkojë atje - Diana ka dëshirë tëshkojë atje. Dhe të dy këshillohen: kujdes, atje (te Varri i Krushqve) mund tëngatërroheni, sepse atje ngatërrohen të gjithë! (A mos vallë ngaajo që vendosim në një moment të vetëm mund të jetë vdekja

apo jeta jonë?) I pari është nisur të paguajë tagrin e gjakut - e dyta të njohëtagrin e gjakut; një burrë dhe një grua - sinonim i jetës. Të dytakohen atje ku s'mundet njeriu, por mundet vetëm dashuria. Njëkryqëzim, në një vend vetëm me shumë gjak e pak fjalë, mjaftonnjë shikim i vetëm. A mund ta njohësh jetën duke menduar për vdekjen? A mund tanjohësh jetën në portën e vdekjes? A mundet që hijet e disaçasteve të mund të të mbulojnë më shumë sesa gjatësia e jetëstënde? 

Përgjigjen fantastike e jep tabloja e njohjes mes Djanës eGjorgut, një njohje e një gjuhe tjetër - ashtu si vetë vdekja. Portakimi është pikërisht në atë mbretëri fantastike dhe ajo s'mund

Page 22: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 22/42

të jetë veçse shikim, imagjinatë, ndërsa ai një "Hamlet i zi", i parë atje ku ditët e jetës maten me "metrin e vdekjes". a)Terreni fantastik - paraprir ja e sëçuditshmes  

Ajo niset nga bota e rëndomtë drejt botës së legjendës (f. 61). Nis të shfaqet bota e Kanunit, "Një Kanun i tmerrshëm, pormadhështor si asgjë tjetër". Rrugëtimi është drejt "jetës atje lart, prapa mjegullave të përjetshme". Kjo është dera drejt "botësgjysmë fantastike - gjysmë epike". Besiani përgatit gjithçka për të kuptuar "një botë tjetër", atje ku thyhen të gjitha barrierat."Shumë popuj i kanë ruajtur malet për hyjnitë, malësorët tanë,duke qenë se i kanë ato të vetmet troje banimi, kanë qenë të

detyruar ose të dëbojnë hyjnitë që andej, ose t'i përshtaten vetes,në mënyrë që mund të jetojnë të përzier me ta... Kështushpjegohet kjo botë gjysmë e rrokshme - gjysmëfantastike....Hyjnizimi fitohet befasisht dhe rastësisht, brenda njëmbrëmjeje, vetëm me një të trokitur...Është si të vish ngambretëria e fatit = fatalitetit"[33]. Nuk ka më mundësi të ndieshe të shikosh si më parë. Sepse "të jesh mik në Rrafsh është si një

ikje nga hirnosja e përditshme drejt një mjedisi hyjnor"[34]. Pra,udhëtohet drejt terrenit ku mund të ndodhë çdo gjë pa pasurnevojë për kohë. Sepse atje koha ka ndalur në një libër, kandalur shumë vite më parë, duke mbajtur vdekjen pezull mbi jetën. 

b) Tentativa e Gjorgut brenda " burgut tëlegjendës"  

 Në fillim Gjorgu nis të kalamendet në dyshimin nëse duhet apo jo të vijojë për të marrë gjakun e të vëllait. Kjo është pjesa "eturpshme" e të menduarit për një banor të Rrafshit, edhe kur nista thuash me vete një gjë të tillë. Në një vend ku turpin aponderin e vendos marrëdhënia me gjakun, të gjithë "meditimet"

Page 23: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 23/42

 janë të ndaluara, janë gati jashtë botës reale. Por ai e di që nësedo të ishte martuar do e kishte flakur tutje që në javën e parëfishekun e pajës (!!!). Por, nuk mundet asesi të mendojë

mungesën e trokitjes së portës që nis gjakun në shtëpinë e tij. Nuk mundet ta ndërtojë jetën pa gjak. Por ama dy sy, vetëm dy sy, edhë ata për një sekondë të vetëm, e bëjnë legjendën jo të trishtë, por të këndshme, i bëjnë ditët "mes jetës dhe vdekjes" të pakufishme, të furishme, kuptimplote,marramendëse. Në këtë "urë drejt vdekjes" ai kalon jetën e njënjeriu. Dhe ai niset pa pasur frikë vdekjen, sepse tashmëdashuria e ka mundur fundin. Dhe nga fuqia e "botës së re" që e

ka pushtuar përmes dy syve, ai nuk do të mund ta ndajë më nëse po i afrohet ai tokës apo toka atij. Të mos ndiesh plumbin,thirrjen e vrasësit - ja forca e një shikimi që mbart "një tjetër botë". Kështu, brenda burgut të legjendës, ai jeton legjendën, porkëtë herë me fytyrë nga jeta, e jo nga vdekja, edhe pse "iregjistruar" për të qenë vetëm një shpirt lëvizës. c) Prologu i dashur isë 

"Sytë e të panjohurit, që u dukën tepër të errët, ndoshta për shkak të zbehtësisë së fytyrës, vazhduan të nguleshin mbikatrorin e dritares, ku ishte fytyra e Dianës. Asaj gjithashtu,ndonëse e ndjeu se nuk duhej të vështronte më, iu duk se nukkishte fuqi të hiqte sytë nga ai shtegtar që kishte mbirë ashtu papritur ndanë rrugës. Ndërsa karroca largohej, dy-tri herë ajo fshiu avullin që sajohej mbi qelq nga frymëmarrja e saj, poravulli rikrijohej aty për aty, sikur të shpejtonte të ngrinte një perde midis tyre" [35]. 

 Rrokullima 

Page 24: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 24/42

Vështrimi i parë mes Dianës dhe Gjorgut është në fushën kukufijtë i ndan Binak Alia. Pra, atje ku kufijtë i ndan gjaku e jometri (në kufirin e fantastikes). Atje shkëmbehet vështrimi i

 parë. Por çmund të ndodhë me kufijtë mes një burri dhe njëgruaje, kur as kufijtë e tokës nuk janë të përcaktuar me saktësi? 

"Sa i zbehtë" - thotë Diana në momentin e parë teksa shehGjorgun. Por për Besianin kjo tingëllon si "psherëtimë dashurie". Gjorgu e vështron si në ethe gruan e re. Diana fshin avujt e xhamit për ta parë, edhe pse e di që s'duhet ta bëjë 

Gjorgu kthen kokën dhe e sheh vazhdimisht dhe ndien se diçkanis të jetë jo normale brenda tij. Diana duke vështruar përmes xhamit i lejon vetes të mendojëlirshëm për një burrë, gjë që s'e kish bërë më parë. - Gjorg, përsërit ajo me vete emrin e tij, dhe iu duk sikur ndjeunjë rrëzomë diku në pjesën e poshtme të gjoksit. Atje diçka ushpërbë dhimbshëm dhe në të njëjtën kohë ëmbëlsisht. 

  - Gjorgu im, - thotë me vete...   - Gjorgu im, - thotë me zë...   - Princi im i Zi, - mendon... 

Dhe së fundmi Diana arrin te gjithçkaja për të dashuruar: çfarënuk do jepja për një takim të tillë... Gjorgu vështron një zonjëz e nuk ia ndan sytë...  Nis të mendojë për ata sy... Ai mërzitet kur dëgjon të flitet "për zonjën" nga ata malësorë... E përfytyron teksa ndjek karrocën e Besianit. Dhe arrin tegjithçkaja për të dashuruar: duke ndjekur dashurinë, nuk ndienas plumbin e Kryeqyqëve mbi të...  Ndërmjetësi 

Page 25: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 25/42

Besiani, ndërmjetësi i pamjes mes jetës së ashpër dhe së bukurës, është edhe ndërmjetësi i jetës prej syve të Hamletit.Frymëzimi i tij për Kanunin krijon edhe Ofelinë. Do të përgatisë

gruan e tij për një botë mistike, ashpërsisht të këndshme. NjëOfeli dhe një Hamlet që s'kanë nevojë më shumë sesa njëvështrim nxitimthi.  Ngjarja ndodh pas natës së parë të fjetjes veç e veç mes Besianite Dianës që kur ishin martuar. Është Besiani që e fton Dianën tëshohin ndarjen e kufirit nga Binak Alia, kufi që përveçse njëtoke të vjetër, nis të ndërtohet, si një muranë, edhe mes tij dhe sëshoqes. Dianën sapo e kanë parë si princeshë - pra është zhdukur

edhe kufiri i normales dhe ka nisur fantastikja. Më pas, kujtesa e saj për rrugëtimin e Hamletit dhe karroca metë cilën udhëton bukuria e Ofelisë. Po ashtu, shikimet nuktakohen; personazhet vëzhgohen me ndërmjetësinë e një pasqyre, nuk shihen; teksa Besiani e sheh, Diana sheh jashtë dhevëren atë që nuk mund të duket. Vizioni pushton tekstin në tënjëjtën kohë që imazhi i Gjorgut pushton shpirtin e saj.

«Funksioni i tekstit çon logjikisht tek aktet verbale që janë kryernë të. Lind kësisoj ndjesia e të çuditshmes, ankthit (kjo ështëfantastikja, për të cilën komenti duhet të tregojë zanafillën dhe praninë) dhe imponon një perceptim të veçantë të botës», thonënë analizën e tekstit dy profesorët e Sorbonës, R. Borderie V.Gely-Ghedira[36]. Duke krijuar diçka që e ka parë si të bukur, por që nuk e kashijuar si të tillë, Besiani kthehet me ‘hijen e gruas së tij'. Në

fund të udhëtimit Diana ka mbetur atje, tek ajo botë, të cilën aidinte ta shfaqte aq bukur, por duket se nuk mundi kurrë ta jetonte. 

BASHKIMI 

Page 26: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 26/42

a) Pranimi i dashur isënga Gjorgu  

"Në një bujtinë me emrin Hani i Ri ai dëgjoi të flitej për njëkarrocë... Një karrocë e veshur përbrenda me kadife të zezë... Një karrocë qyteti me dyer të spërdredhura... Mos vallë ishteajo? Tha me vete dhe ngriu i tëri për të dëgjuar më mirë. Po,ishte ajo. Po flsinin për femrën e bukur me sy të kthjellët si qelqie me flokët e gështenjta. Gjorgu u drodh. Vështroi përrethj pa e ditur pse. Ishte njëbujtinë e ndytë, me erë të hidhët tymi dhe shajaku të lagët, dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, goja që fliste për gruan, lëshonte,

bashkë me fjalët, një duhmë duhani dhe qepe. Gjorgu ktheu sytë sa andej këndej, sikur të thoshte: „po prisni pak, a është i përshtatshëm ky vend për të zënë në gojë emrin e saj?".....Gjorgu vazhdoi të rrinte atje si i mbërthyer në grackë,midis dëgjimit dhe modëgjimit, me veshët që i uturinin. Dhebefas iu qartësua në një mënyrë të pamëshirshme shkaku ivërtetë përse ishte nisur në shtegtim. Atë shkak ishte munduar

t'ia fshihte edhe vetes. E kishte larguar nga mendja mekëmbëngulje, e kishte shtypur, kishte kujtuar se e kishte ndryrëthellë e më thellë, po shkaku ishte aty, mu në qendër të qenies sëtij: ai ishte nisur në shtegtim jo për të parë bjeshkën, por, nëradhë të parë, për të parë edhe një herë atë femër. Dhe brendaasaj karroce-flutur-sarkofag ishte vështrimi i femrës me flokë gështenjë, që e kishte përpirë Gjorgun ëmbëlsisht dhe aqtronditshëm, sa askush tjetër në botë... Ja, për të ndeshur edhe

një herë ata sy ishte nisur ai mes për mes rrafshit të madh" [37]. b) Diana vendos ‘të qëndrojë' me Gjorgun 

Pasi ka parë gjatë gjithë rrugës me sy se mos dallon duke ecurnëpër rrugët e gjakut apo rrugët e besës ‘Hamletin e maleve',

Page 27: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 27/42

 pasi ka ndërprerë çdo marrëdhënie ngrohtësie me të shoqin, i cilinuk di pse nuk është më i zoti t'i flasë dhe të kërkojë prej sajdiçka, Diana vendos të ekzekutojë atë ‘tronditjen e tmerrshme

dhe të ëmbël'. Dhe, tashmë i duhet të kërkojë se në cilën kullëduhet të jetë ai? Ku mund të jetë ngujuar ‘vështrimi i saj', rrahja

ndryshe e zemrës? 

"Në qoftë se atij malësorit që pamë atëherë, atij që biseduam sot, i ka mbaruar besa këto ditë, me siguri ka përfunduar nëndonjë të tillë, apo jo?- pyeti Diana 

- Sigurisht, - u përgjigj Besiani, pa hequr sytë nga grumbulli injerëzve 

- E, në qoftë se mbarimi i besës e zë gjakësin në udhëtim e sipër,larg katundit të vet, atëherë ai mund të futet në çfarëdo kullengujimi? 

- Besoj se po. Është e njëjta gjë si për udhëtarët që i zë nata dikudhe futen në bujtinën e parë që u del përpara. - Kështu që ai mund të jetë futur edhe te kjo kullë?" [38]. 

...Pra, nuk ka më rrugëzgjidhje tjetër, veçse jeta për njëri-tjetrin.Pasi njeh dashurinë, vdekja s'të tremb, sepse s'ka më vdekje të plotë, sepse ke mundur të hysh në ‘botën tjetër', atje ku s'mund

të vdesësh lehtë. Sepse, një çast, nuk është më një çast, sepse njëvështrim nuk është më një vështrim. Gjorgu nuk pranon që për dashurinë e tij të mund të flitet kudodhe nga kushdo. Ai nuk mund ta lejojë këtë, ndaj, të paktën, nëmendjen e tij, ai i vret të gjithë ata që guxuan të zënë me gojë

‘zonjëzën e tij'. 

Diana duhet të qëndrojë atje ku mendon se mundet të ketëqëndruar Hamleti i Zi. Është gati të japë shumë për një takim metë. Dhe ngrohtësia e fundit e bisedës me Besianin, është

Page 28: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 28/42

ngrohtësia përpara ndarjes. Ajo është gati t'i japë një gëzim, pornë fakt jo për të, por për vete. Diana shkëputet si një flutur drejt llampës që djeg, për t'u futur

në Kullën e ngujimit ku mendon se ishte Gjorgu-Hamleti-Princi.Dhe kthehet andej pas negocimit të prifitit - pra, ajo ‘ka vdekur'

tashmë për Besianin, sepse jeton për dikë tjetër, sepse zemra esaj rreh për atë. Vdekja tremb vetëm nëse s'ke dashuruar kurrë. Të ngujohesh nëkullën e vdekjes për të kërkuar jetën - sfida e asaj që na është emundur, e asaj që vlen, e asaj që na bën të ndihemi të gjallë mëshumë sesa me frymë. 

VDEKJA E CERTIFIKUAR  

"Me jetë të gjatë e ta vraftë pushka"  Urimi i lindjes së djalit në Rrafsh

Përse kaq diskutim, debatim, shkrime dhe komente për Prillin ethyer ? Mos është Kanuni? Vdekje ka pasur në shumicat e libravetë letërsisë botërore. Edhe dashuri mes të panjohurish ka pasur.

Por te Prilli kemi të bëjmë me një vdekje të certifikuar. Madje,një vdekje të certifikuar përpara certifikatës së lindjes.  Një vdekje - një koma - do të ishte paraprake për të gjithë nëkëtë proces - ajo e shërbimit të vrasësit në shtëpinë e të vrarit.Dy botë, me sytë nga bota e përtejshme përballeshin me njëra-tjetrën? 

Kur do të vinte radha e mikut për t'iu bashkangjitur njeriut të

tyre të dashur? Kur do ta kishte plumbin e shtëpisë në ballë ai qëishte miku i shtëpisë? 

Këto pyetje, aspak të lehta për përgjigje ekthejnë Prillin ndoshta në poezinë e vdekjes. «Burg i pritjes

Page 29: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 29/42

 përpara vdekjes së mirëpirtur dhe të pashmangshme», e cilësonkritiku Andrew Sinclair në The Times[39]. Vdekjet në letërsi janë të papritura dhe të parathëna. Ka vdekje

natyrale, nga lufta, vetëvrasje apo nga një plagë. Por, asnjë nukngjan me vdekjen që sugjeron Prilli: akti i vdekjes është shkruarmë parë se akti i lindjes. Gjorgu ka para tij 44 vdekje. Askush nuk i ka pyetur, e në tënjëjtën kohë janë të vetmit që s'janë harruar. Ai nuk mundet t'ishmangë njollat e gjakut që tunden përpara syve të tij. Atij iështë parashkruar historia.  Një vdekje e paralajmëruar, jo prej asaj që mundim, por prej së

largu, shumë më parë se sa të vinte në këtë botë. Në romanBinak Alia gjendet përballë një procesi të rrallë: familja e djalitqë i është vrarë e dashura e palejuar kërkon gjak për fëmijën e palindur. Është një çast gati-gati aburd: "Para një jave anëtarët e një fisi vrasin një vajzë të tyre tëmbetur shtatzënë. Ishte e qartë që së shpejti do të vrisnin edhedjalin që kishte pasur marrëdhënie dashurie me viktimën.

 Familja e djalit e merr vesh ndërkaq se foshnja e vajzës, që nukarriti të lindte, kishte qenë mashkull. Ajo i del përpara punësdhe e shpall veten në gjak me familjen e vajzës, pikërisht për shkak të foshnjes-mashkull që i përkiste asaj, pavarësisht sedjali i tyre s'kishte kurorë me viktimën. Duke e bërë këtë, familjae djalit shpall se pala tjetër i ka hua gjak, pra ka radhën për tëvrarë dikë nga fisi i vajzës. Në këtë mënyrë familja e djalit embron djalin fajtor nga ndëshkimi dhe e zgjat paqen sa të dojëajo, duke i lidhur duar palës kundërshtare. Kuptohet që familjae vajzës e kundërshton një gjë të tillë me forcë. Puna shkon në pleqësinë e katundit, por nuk është kaq e lehtë për t'u zgjidhur. Familja e vajzës, e trullosur nga fatkeqësia, ka të drejtë tëtërbohet nga mendimi se nuk i mjaftoka humbja e çikës por i

Page 30: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 30/42

Page 31: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 31/42

në skenë, në sytë e gjithë katundit. Si e tillë ajo artificializohej, shkëputej nga pasionet, pra, zbrazej nga verbëria.... E mbanimend vrasësi ishte i detyruar të merrte pjesë në drekën e mortit

në familjen e viktimës. E merrni me mend se ç'provë ishte për të gjithë kjo gjë? Për nënën dhe motrat e të vrarit, që duhej t'i shërbenin në tryezë vrasësit. Për vrasësin vetë, që buka duhej t'imbetej në fyt. Për krejt gjindjen, që përgjonte skenën. Ajo ishtenjë provë, e njëkohësisht një shkollë për të mposhtur pasionet eegra, vetveten", thotë Kadareja[41] . 

E natyrshmja dhe e panatyrshmja  

Po cila vdekje është e natyrshme në Rrafsh? "Me jetë të gjatë eta vraftë pushka!" është urimi i lindjes për një mashkull nështëpitë e Rrafshit. Një urim lindjeje që përmban bashkëngjituredhe llojin e vdekjes. Një urim-mallkim për këdo jashtëRrafshit, por një urim-dashamirës në Rrafsh. Pra, vdekja nga pleqëria në Rrafsh është "një e mirë e panatyrshme". Jashtëgjithë sistemit të botës për pleqërinë, jashtë gjithë natyrshmërisë

 për vdekjen, në Rrafsh ekziston një ligj tjetër: "Ta vraftë pushka!" është baraz "të jetojë si burrë!", "të jetojë si njeri!"Sepse në Rrafsh, nderi vendoset nga Kanuni, dhe zemra eKanunit është pikërisht gjaku. Për Mark Ukaçjerrën, "qehajain egjakut", njerëzit e vetëm që "quhen të gjallë" janë ata qënumërohen "përmes gjakut". Madje, të vetmit që vijojnë tëmbahen mend pas vdekjes janë vetëm ata që janë vrarë nga

hasmi e që kanë vrarë hasmin. Por, edhe në vdekje, vijonshkallëshkallëshmëria, sepse ka "qit pushkë të bukur", kurgoditja e hasmit ka qenë në ballë dhe "ka qit pushkë të pabukur"kur goditja ka qenë larg ballit e aq më keq, larg vendit ku tjetrivetëm mund të marrë plagë, e jo të vdesë. 

Page 32: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 32/42

METAMORFOZAT  

a. Metamorfoza e mikut  

Sipas Kanunit, "Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut".Pra, miku është një gjysmëperëndi. Mirëpo, këtë fuqi të pamatë,këtë skeptër që e fiton kaq lehtë, e shuan veçse një lëvizje: prekja e vegshit të zjarrit. Pse pikërisht "lëvizja e vegshit të zjarrit të oxhakut të shtëpisë"është e vetmja mënyrë që mikun ta bënte armik? Përse pikërishtzjarri mundet që ta kthejë mikun në hasm, kur ai vjen pas Zotit

në shtëpinë e mikut? Çfarë fsheh kjo prekje, pëse kaq i menjëhershëm kyshpërfytyrim? Me zjarr është dënimi që vjen nga përtej, i përket Krijuesit.Prometeu tentoi ta grabiste dhe vuajti dënimin. Zjarri ështëngrohtësia, është pjesa jonë e përçimit. Nëse tentojmë tëzëvendësojmë burimin, kemi kundërshtuar logjikën e jetës -sepse kemi kundërshtuar ngrohtësinë njerëzore. 

Prekja e vegshit të zjarrit është prekja e së drejtës për njerëzoren- kjo e kthehen në armik prekësin. Klithja në dritare se ështëthyer besa, është takimi me dritën, me të përtejmen, për tëvendosur më pas marrëdhëniet me atë që vendosi të thyejërregullat e hyjnores. Zjarri është sfida e botës përmes Prometeut, por është edhe sfidae shtëpisë. Vegshi i zjarrit është zotërimi i autoritetit të parisë së

shtëpisë. Zeusi u zemërua dhe ndëshkoi Prometeun, siçkryefamiljari mundet që të dëbojë si hasm atë që ishte pas Zotitnë shtëpinë e tij - mikun. Zjarri, kjo pronë e Krijuesit, mbetet pjesa e paarritshme. E paarritshme edhe atje ku na trajtojnë megjithçka. 

Page 33: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 33/42

Page 34: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 34/42

më tepër, rendi etnozakonor që krijon shkrimtari është mëshumë imagjinar, se i kushtëzuar nga pushteti i së drejtëstradicionale gojore. Gjeografia letrare gjithashtu nuk i përgjigjet

gjeografisë etnokrahinore. Rrafshi ndodhet në Kosovë, kuhistorikisht ka vepruar kodi i Lekës (Leknia shkon etnografikishtnë Drin e sipër), kurse abacia e Oroshit dhe kulla e princitGjomark gjendet në Gegëri, në Drin, që do të thotë nën fuqinë ekodit të Skënderbeut. Herë-herë madje rendi që krijon autoriështë dhe i kundërt me atë që përmbajnë kodet tradicionalë.Kanuni, gjakmarrja, kushtëzimi i jetës me vdekjen, janë thjeshtnjë pikënisje për të mbërritur në ide ekzistencialiste, të cilat

autori i fsheh mjeshtërisht pas traditës. Sipas ligjeve tëantropologjisë kulturore, fuqia e së drejtës etnozakonore mbaronnë çastin që kodet tradicionale gojorë tejshkruhen, domethënë botohen. Nëse distarit ia gjejnë formulën, magjia e tij nuk vlenmë. Nëse këngët epike tejshkruhen si tekste letrare dhe botohen,ato mpihen dhe nuk jetojnë më si kumte folklorike, sepse fuqiakushtëzuese e audiencës (Parry-Lord) mbaron. Kanuni i Lekë

 Dukagjinit  u botua në fillimin e viteve 1930 dhe prej atijmomenti ai u kthye thjesht në një përmendore kulture. G. Schiro(Junior), në Storia della letteratura albanese (1958), e përfshin" Kanunin ..." në traditën letrare. Sipas Sinanit, bota etnografiketek romani i Kadaresë është vetëm në sipërfaqe. Ajo i shërbeuautorit për të qenë i mbrojtur prej leximeve kritike. Mbështetjanë traditën dhe fryma folklorike-popullore ishin çështje parimore të letërsisë së realizmit socialist. Me "paratekstin"etnozakonor Kadare fshehu mendësinë ekzistencialiste të veprës. Në romanin Prilli i thyer  njerëzit janë të pafuqishëm deri nërobëri për të kundërshtuar një sistem rregullash të vrazhda. Atanuk janë zotër të jetës së vet. Pesha e Kanunit është totalitare.Rendi shoqëror e kthen njeriun në një qenie pa jetë. Karakteret

Page 35: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 35/42

Page 36: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 36/42

kritike e ashpër kundër hakmarrjes, një pjesë e së cilës përbëndhe kanunin, ligjet e pashkruara që transmetohen gojarisht prejshekujsh, dhe që vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe sot në malet

e Shqipërisë Veriore. 

Krejt ndryshe mendonte Arshi Pipa. Sipas tij, lexuesi i huaj,duke lexuar këtë roman, do të nxjerrë përfundimin se malësorëte Shqipërisë shumëzohen si minjtë. Jo më pak i çuditshëm ështërasti i një fshati krejtësisht të shkatërruar dukurisht nga fshatitjetër dhe për arsye se fshati i parë e ka shtyrë pa caktim afatin për të marrë shpagim... «Pllaja që vizaton shkrimtari, kagjashtëdhjetë e katër kulla ku janë burgosur rreth një mijë njerëz

nga frika se mos vriten, dhe, në një fshat me dyqind familje,vetëm njëzet nuk janë në gjak. Përse kadare shkruan të tilla përralla?»[43]. Ndërsa Gilles Banderier, në L'Oeil de boeuf ,(Paris, maj 2000) shkruan « Kanuni vëren me një saktësi të rrallëndarjen e drejtë të gjakut të derdhur mes palëve kundërshtare.Ajo që vlen të ndiqet me vëmendje është kurba e zhvillimit tëkaraktereve prej se shfaqen deri sa përmbyllen. Gjorgu dhe

Diana janë të divorcuar nga prezantimi i tyre i parë, në fillim të‘udhëtimit' të tyre, njëri për ‘gjak' e tjetri për ‘mjaltë'». 

 Nga kritikët gjermanë, në një botim të gazetës Frankfurter Allgemanje Cajtung  (10.10.1989), ribotuar më pas nëgazetën Drita (24.06.1990) thuhet: «Përplasja e dy botëve në potë njëjtën figurë, të Gjorgut, krijon tensionin e librit.Gjakmarrësi që e kryen detyrën e tij si i lidhur nga fije të padukshme, sado që nën pushtetin e fuqive mitike, arrin,megjithatë, të ketë individualitetin e tij edhe pse këtë gjë nuk eartikulon dot». Pas një situate "të ashpër" që shoqëron personazhet, vlen të pyesim nëse a e përdor autori rendin kanunor si një opozicionndaj rendit shoqëror të kohës kur u shkrua romani? Për

Page 37: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 37/42

studiuesin Shaban Sinani, Ismail Kadare sillet me të shkuarën,me historinë, pak a shumë si shkruhet në librat e shenjtë: Eardhmja juaj është në të shkuarën, do të ndodhë kjo sepse kështu

 pati parashikuar profeti Moisi ose profeti Abraham etj. Kadare ezgjedh të shkuarën ose për t'i ikur bashkëkohësisë, ose për të provuar se kohëra të lavdishme në jetën e shqiptarëve ka pasurgjithnjë. Por e shkuara në romanin Prilli i thyer  nuk përthirret për t'ia kundërvënë së përditshmes. Përkundrazi, pushteti iKanunit është po aq i pamëshirshëm sa dhe totalitarizmi i kohëskur u shkrua romani. Madje dhe më vonë nuk ndryshoi ndonjëgjë e madhe. Në referendumin për kushtetutën e vitit 1994

kryeslogani ishte "Kanuni është kushtetuta, kushtetuta ështëKanuni". Në roman Kanuni vret ashtu si dhe kushtetuta vret.Kanuni prodhon hasmërinë e fisit dhe kushtetuta e kohës prodhon armikun e klasës. Mbi të gjitha të dy prodhojnë njeriunrob e raja të rrethanave, njeriun e thyer dhe të nënshtruar,njeriun në lojë të absurdit. Më shumë se opozicion, Kadare meanë të Kanunit krijon paralele për kuptimin e realiteteve. Në të

dyja kohët nuk janë njerëzit që e bëjnë lirinë e tyre, por është"mallkimi i traditës" që paracakton kufijtë dhe fatin e lirisë sëtyre.  Ndërsa Piet de Moor, shprehet se "Prilli i thyer" duhet të lexohetsi një kritikë e ashpër kundër hakmarrjes, një pjesë e së cilës përbën dhe kanunin, ligjet e pashkruara që transmetohengojarisht prej shekujsh dhe që vazhdojnë të jenë të vlefshmeedhe sot në malet e Shqipërisë veriore. Për të gjithë në fund,vlen të pyesim: a e mundi jeta vdekjen? Për De Moor, lindja enjë dashurie është një motiv që gjendet shpesh në veprën eKadaresë. Forcën e saj të jashtëzakonshme ajo e shpalos në njëunivers që shpërbëhet. Ajo është i vetmi antihelm që arrin tëveprojë në këtë jetë, nëntëdhjetë për qind e së cilës përbëhet nga

Page 38: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 38/42

krenari dhe xhelozi e sëmurë. «Kishte parë dhe vështruar prejshumë sysh femërorë në jetën e vet, sy të zjarrtë, të turpshëm,dehës, trillanë, miklues, dredharakë, krenarë, por nga sy të tillë

s'qe këqyrur kurrë. Ata ishin të largët, e të afërt njëkohësisht, tëkuptueshëm dhe të pakuptueshëm, të huaj të dhimbshëm. Nënatë vështrim, krahas afshit të zjarrtë që të ngrinte peshë, kishtediçka që të fikte, të çonte larg, përtej hirit, përtej jetës, prej ngamund të shikoje veten tënde qetësisht»[44]. 

PËRFUNDIME 

Pas këtij trajtimi për Prillin e thyer ne mund të dalim në disa përfundime, ndër të cilat, kreun e vendit e zë pa dyshim pozicioni i Dianës në këtë roman, e ndoshta, në krejt korpusinletrar të Kadaresë. Diana është heroina e romanit; të kuptohemi, jo një heroinë pozitive e skematike e socrealizmit - ajo është një heroinë që dot'i shkonte më për shtat galerisë së personazheve të letërsisëekzistencialiste, ku njeriu merr në dorë fatin e tij, për të

vendosur se ç'do të bëjë me të. Përballë saj qëndron Gjorgu, i cili vjen nga fataliteti - rruga e tijështë e përcaktuar më parë. Diana niset nga përjetimi - rruga esaj është fat. Por në derën e vdekjes pak rëndësi ka se nga cilaanë vjen - ajo është hyjni. Në pasqyrën e vdekjes qëndron vetë jeta, sepse sfida e vdekjes është sfida për jetën. Kundruall kësaj pasqyre nuk ka asgjë përveç asaj që mund të shfaqësh - përballë

asaj pasqyre është vepra e njeriut. Por nëse nuk kemi ç'tëshfaqim, ç'fytyrë mund të kemi përballë kësaj pasqyre? Evetmja gjë që mbetet nga një i vdekur është vepra - nëse në përballjen me atë pasqyrë s'kemi vepër, nuk kemi as fytyrë. Pra,vijmë në pyetjen e vjetër sa bota: përse jetuam? Të mbajmë

Page 39: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 39/42

Page 40: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 40/42

kemi certifikatën e lindjes dhe në tjetrën certifikatën e vdekjes.Madje, shkohet deri aty sat ë zgjidhet përmes urimit edhe lloji ivdekjes. Megjithatë, edhe pse vdekja, si e pashmangshmja më e

madhe, është bashkëudhëtare e letërisë, pakkush, ose thuajseaskush, nuk ka guxuar të lëshojë "një certifikatë të dyfishtë", njëcertifikatë lindje-vdekje si ajo që përmban urimi popullor. 

Disa pikëpyetje 

A) Nëse arr i jmët' i japim tëdrejtëDjanës dhe Gjorgut, nësekuptojmëvdekjen, për çfarëna vlen?  

Ky shkrim nuk ka synim të sqarojë askënd përmes përgjigjeve.Ky shkrim synon të ndërtojë vetë pyetje. Nëse dikush arrin të pyesë se përse i duhet ballafaqimi me një të vërtetë, atëherë ai kanisur rrugëtimin drejt një jete me kuptim. Si i tillë, ky shkrimnuk synon të shpjegojë, për të ngre pikëpyetje mbi jetën- mbi jetën e pavdekur. Duke guxuar më së pari ta konsideroj meditim,

ky shkrim është vetëm një përpjekje për të dashuruar, për tëdashuruar edhe në momentin e fundit, edhe për një sekondë-sepse nëse ka kuptim ta duash këtë jetë, është pikërisht jeta medashuri. Të mos duash do të thotë të jetosh i vdekur. Ajo zgjodhiatë sekondë, atë vështrim, atë vlim gjaku, për t'i dhënë vetes jetë.A mund të mendojmë edhe ne se në cilin moment i kemi dhënëvetes tonë jetë? A mund të mendojmë ne qoftë edhe për një çastse kur u ndjemë njeri? 

A do të kishin rëndësi rrethanat më pas për të ndjerë atë që na bëri të jemi ndryshe, të ndihemi ndryshe, të ndihemi se jetuamme gjithë qënien tonë? 

Të dashurosh, të dashurosh edhe atëherë kur duket e pamundur,të dashurosh edhe atëherë kur Vdekja të ka shënuar në listën e

Page 41: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 41/42

Page 42: Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

8/13/2019 Agim Baçi per librin e I.kadarese Prilli i thyer

http://slidepdf.com/reader/full/agim-baci-per-librin-e-ikadarese-prilli-i-thyer 42/42

na shërbejë fati i të tjerëve? A nuk do të ishim ne më të sigurtë,nëse një mençuri do të na vinte përmes kohëve ku "kullot"letërsia? Nëse për një veprim tonin jemi të sigurtë edhe në

kohëzgjatje, atëherë mund të jemi në rrugën për të kërkuarmomente të lumtura. Vënia në balancë e gjithë jetës përballë një vështrimi (Dina eGjorgu) nuk është veçse heqja dorë nga jeta pa kuptim dhembushja e saj me atë që duhet, me atë që na bën të ndiheminjeri. A nuk themi ne për dikë që di ta jetojë jetën që: "ai ështënjeri", pa i llogaritur atij jetëgjatësinë? Pra, edhe pse e dimë seedhe të tjerët janë njerëz, e ndjejmë se fjalën njeri e meriton ai

që arrin të jetojë si i tillë, të ndjejë si i tillë. 

c)Pranimi i reali tetit?  

Mos vallë rikthimi i Dianës në të njëjtën karrocë me Besianinështë një pranim i realitetit, një nënshtrim të asaj që duhet. Pra,mos vallë na fton që pas ëndrrës duhet të zbresim me këmbë nëtokë? Mos vallë instikti i gruas fitoi mbi ëndrrën? Mos vallë "një

 jetë e sigurtë" e mbyt edhe zjarrin më të madh të dashurisë, kurkjo dashuri nuk është atje ku e kemi menduar?