37
në funksion të qeverisjes së mirë në Kosovë Ferizaj, gusht 2018 KOMITETET KONSULTATIVE:

=A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

në funksion të qeverisjes së mirë në Kosovë

Ferizaj, gusht 2018

KOMITETET KONSULTATIVE:

Page 2: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

2

Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike

(DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe

Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni

Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e

Organizatës Iniciativa për Progres – INPO dhe në asnjë mënyrë nuk mund të

konsiderohet si qëndrim i SDC-së, DANIDA-së apo KCSF-së.

Page 3: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

3

Gusht 2018

® Iniciativa për Progres – INPO

Të gjitha të drejtat e këtij botimi i takojnë Iniciativës për Progres – INPO. Asnjë pjesë e

këtij botimi nuk mund të printohet, distribuohet, kopjohet, shumëfishohet në çfarëdo

forme apo mënyre, elektronike apo të shtypur, pa pajtimin paraprak të Organizatës

Iniciativa për Progres. Të drejtat dhe prona intelektuale e këtij botimi mbrohen me Ligjin

nr.04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta të Republikës së Kosovës.

Page 4: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

4

Përmbajtja

Rreth INPO-së ..................................................................................................................................... 6

Hyrje ...................................................................................................................................................... 7

Roli i komiteteve në organet legjislative ....................................................................................... 8

Roli i komiteteve konsultative......................................................................................................... 11

Parimet e punës së komiteteve konsultative ........................................................................ 13

Arsyeshmëria ............................................................................................................................ 13

Profesionalizmi .......................................................................................................................... 13

Paanshmëria .............................................................................................................................. 13

Vullnetarizmi .............................................................................................................................. 14

Funksionimi i komiteteve në pushtetin lokal në Kosovë ......................................................... 15

Komitetet obligative .................................................................................................................... 16

Komiteti për Politikë dhe Financa ......................................................................................... 16

Komiteti për Komunitete ........................................................................................................ 17

Komitetet tjera .......................................................................................................................... 19

Komitetet ad-hoc .................................................................................................................... 20

Komitetet konsultative................................................................................................................ 21

Komitetet konsultative VS Komitetet obligative & komitetet tjera ................................ 22

Komitetet konsultative në komunat e Kosovës ....................................................................... 25

Komuna e Prishtinës ................................................................................................................... 25

Komuna e Ferizajt ........................................................................................................................ 26

Sfidat e komiteteve konsultative ................................................................................................. 28

Politizimi ......................................................................................................................................... 28

Numri i komiteteve...................................................................................................................... 29

Numri i anëtarëve ........................................................................................................................ 30

Anëtarësia e komiteteve ........................................................................................................... 30

Planifikimi i dobët ........................................................................................................................ 32

Procedurat e pagesës ................................................................................................................ 32

Asistenca juridike dhe profesionale ....................................................................................... 33

Page 5: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

5

Ndërlidhja me palët e interesit ................................................................................................. 34

Mungesa e ndikimit ..................................................................................................................... 34

Mungesa e rezultatit ................................................................................................................... 35

Rekomandimet ................................................................................................................................. 36

Page 6: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

6

Rreth INPO-së

Iniciativa për Progres (INPO) është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e

themeluar në vitin 2005 me qëllim që të përparoj pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset

shoqërore, përmes së cilës avokohet për çështje shoqërore, politike, ekonomike,

forcimin e parimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, rritjen

e kërkesave të qytetarëve si dhe luftimin e korrupsionit, duke synuar në promovimin e

vlerave të një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Vizioni i Organizatës INPO është për institucione lokale që qeverisen me vlera

demokratike ku qytetari është bashkëvendimmarrës, ndërsa INPO për mision ka

promovimin e demokratizimit të qeverisjes lokale përmes aktivizmit qytetar dhe

përkushtohet në avansimin e vlerave të një shoqërie të hapur.

Vizioni dhe misioni i Organizatës INPO përmbushen përmes aktiviteteve të ndryshme të

punës të cilat organizohen nga dy (2) programet e specializuara të Organizatës: (i)

Programi për Qeverisje të Mirë, dhe (ii) Programi për Zhvillim Demokratik. Ky dokument

është produkt i Programit për Qeverisje të Mirë, program i cili ka për qëllim promovimin

e qeverisjes së përgjegjshme duke nxitur përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje,

transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit.

INPO që nga themelimi ka shtyrë përpara agjendat për më shumë transparencë në

shpenzimet financiare publike, përfshirjen më të mirë dhe më të gjerë të qytetarëve në

proceset e vendimmarrjes publike dhe rritjen e llogaridhënies së zyrtarëve publik të

ndjeshëm ndaj korrupsionit dhe sjelljeve të tjera të këqija në institucionet publike.

Page 7: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

7

Hyrje

Demokracia e drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrja e qytetarëve në politika lokale janë

esenciale për qeveritë të cilat kanë symim t’i ofrojnë mundësinë qytetarëve të marrin në

dorë fatin e zhvillimit dhe avansimit të kushteve të jetës në vendin ku jetojnë. Ky model

qeverisës është në pajtim të plotë me parimet e qeverisjes demokratike apo të një

qeverisje me qytetarin në qendër.

Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e

transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjës së qytetarëve në vendimmarje. Ndër

mekanizimat ligjor për përfshirjë të qytetarëve në vendimmarje janë edhe komitetet

konsultative, si trupa ndihmës të Kuvendit Komunal, ku anëtarësia është e rezervuar

vetëm për qytetarët dhe përfaqëses të OJQ-ve. Mëgjithatë, themelimi dhe funksionimi

i këtyrë komiteteve në shumicën e komunave të Kosovës është sfidues duke

pamundësuar shfrytëzimin e këtij mekanizmi të përfshirjes së qytetarëve në

vendimmatje . Arsyet kryesore të mos funksionimit të këtyre komiteteve vlerësohen të

jenë, politizimi, mungesa e vullnetit dhe mungesa e njohjes së të drejtave ligjore jo vetëm

nga ana e qytetarëve por edhe nga vetë zyrtarët komunal.

Për të trajtuar këtë problem, Iniciativa për Progrës (INPO), ka hartuar analizën

“KOMITETET KONSULTATIVE: në funksion të qeverisjes së mirë në Kosovë” përmes së

cilës synon të edukojë dhe të ofrojë informata për qytetarët por edhe komunat rreth

rëndësisë së komiteteve konsultative në qeverisjën efikasë dhe efektive.

Ky dokument shtjellon aspektin ligjor të themelimin dhe funksionimit të komiteteve

konsultative, ofron analizë të bashkërendimit të punës dhe agjendës së komiteteve të

përhershme të komunës, kuvendit dhe komiteteve konsultative. Po ashtu, dokumenti

ofron pasqyrën e funksionimit të komiteteve konsultative në komunën e Ferizajt dhe

Prishtinës, si dhe sfidat më të cilat ballafaqohen komitetet konsultative në Kosovë.

Page 8: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

8

Roli i komiteteve në organet legjislative

Komitetet themelohen me qëllim të ndarjes së detyrave dhe përgjegjësive në mesin e

përfaqësuesve të zgjedhur nga ana e qytetarëve në institucionet legjislative qoftë të

nivelit qendror, rajonal apo të institucioneve të pushtetit lokal. Gjatë zgjedhjeve për

organet legjislative, qytetarët me votën e tyre e zgjedhin përfaqësuesit që ata e

vlerësojnë se në mënyrën më të mirë mund të përfaqësojnë interesat, qëllimet dhe

qëndrimet e tyre në organin legjislativ. Përfaqësuesit të cilët marrin vota të mjaftueshme

për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në organet legjislative jo medoemos duhet të

jenë ekspertë të fushave të caktuara. Thjesht, këta përfaqësues mund të jenë persona

tek të cilët votuesit kanë besim të plotë për përfaqësim të denjë. Të qenurit i zgjedhur i

qytetarëve nuk do të thotë të jesh ekspert i ndonjë fushë.

Organet legjislative të institucioneve të pushtetit qendror apo lokal kryesisht i kanë dy

detyra themelore: a) të shqyrtojnë dhe miratojnë ligje, udhëzime, rregullore apo

vendime dhe b) të monitorojnë zbatimin e ligjeve, udhëzimeve, rregulloreve apo

vendimeve nga ana e organeve ekzekutive të institucionit përkatës (presidentit,

qeverisë, ministrave, kryetarëve apo drejtorëve). Përmes këtyre akteve rregullohen

fusha të ndryshme të jetës së qytetarëve duke përfshirë arsimin, shëndetësinë,

ekonominë, drejtësive, bujqësinë, ambientin, trafikun dhe fusha tjera të jetës së

përditshme.

Kryesuesi

•1 doktor•3 juristë

•2 ekonomistë•1 arkitekt

Subjekti A

•2 arsimtar•2 juristë

•1 doktorSubjekti B

•1 agronom•1 ekonomist

•1 arsimtarSubjekti C

•1 doktor •1 jurist

•1 arkitektSubjekti Ç

•1 arsimtar•1 ekonomist

•1 agronomSubjekti D

Page 9: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

9

Një tjetër element i rëndësishëm të cilin duhet ta kemi parasysh kur flasim për trupat

legjislative është edhe fakti se ato zakonisht kanë numër të madh të përfaqësuesve.

Shembull, Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë, Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka 51

anëtarë, Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka 41 anëtarë. Secili nga këta përfaqësues të

qytetarëve ka njohuri apo përvojë në një fushë të caktuar. Dikush mund të jetë doktor,

dikush mund të jetë arsimtar, dikush mund të jetë ekonomist, jurist, dikush arkitekt,

dikush agronom e të ngjashme. Trajtimi i politikave në një fushë të caktuar është shumë

i vështirë në prezencë të të gjithë përfaqësuesve të organit legjislativ. Ta zëmë, nëse 120

deputetë të Kuvendit të Kosovës do ta trajtojnë Ligjin për shëndetësi që nga faza

fillestare e hartimit të saj, një proces i tillë do të merrte jashtëzakonisht shumë kohë dhe

energji dhe do të parandalonte që Kuvendi të merret me shumë tjera po aq me rëndësi.

Nëse 51 anëtarë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës do të trajtojnë Rregulloren për

tatimin në pronë që nga faza fillestare e saj, edhe ky proces do të rezultonte me një

situatë të ngjashme sikurse në shembullin e Kuvendit të Kosovës.

Mënyra më e mirë për të maksimizuar punën e organeve legjislative dhe për të rritur

efikasitetin e tyre janë themelimi dhe funksionalizimi i komiteteve tematike. Organet

legjislative zakonisht themelojnë komitete në fushat kryesore të kompetencave të tyre.

Ekzistenca e komitetit për arsim, e komitetit për shëndetësi, e komitetit për ekonomi, e

komitetit për planifikim dhe urbanizëm, e komitetit për bujqësi janë më se të zakonshme

tek organet legjislative. Këto komitete tematike kryesisht merren me trajtimin specifik

dhe të hollësishëm të ligjeve dhe akteve të fushës përkatëse. Në të njëjtën kohë, këto

komitete merren edhe me monitorimin e zbatimin të legjislacionit përkatës nga organet

ekzekutive. Shembull, komiteti për arsim merret me trajtimin e hollësishëm të

legjislacionit për arsim dhe me mbikëqyrjen e zbatimin të legjislacionit në fjalë nga trupat

ekzekutiv, komiteti për shëndetësi merret me trajtimin e hollësishëm të legjislacionit për

shëndetësi dhe me mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fjalë nga trupat ekzekutiv,

komiteti për bujqësi merret me trajtimin e hollësishëm të legjislacionit për bujqësi dhe

me mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fjalë nga trupat ekzekutiv.

Page 10: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

10

Anëtarësia e komiteteve tematike të organeve legjislative në masë të madhe përbëhet

nga përfaqësues të subjekteve politike të përfaqësuar në organin legjislativ të cilët kanë

përgatitje adekuate profesionale në fushën përkatëse. P.sh. anëtarësia e Komitetit për

arsim përbëhet nga përfaqësues me përgatitje në fushën e arsimit nga subjekte të

ndryshme politike, anëtarësia e Komitetit për ekonomi përbëhet nga përfaqësues më

përgatitje në fushën e ekonomisë nga subjekte të ndryshme politike, anëtarësia e

Komitetit për bujqësi përbëhet nga përfaqësues më përgatitje në fushën e bujqësisë

nga subjekte të ndryshme politike. Numri i komiteteve të cilat do të themelohen, numri i

anëtarëve të komiteteve, përfaqësimi i subjekteve politike në komitete dhe përbërja e

anëtarësisë së komiteteve përcaktohet nga vetë organet legjislative.

Kryesuesi

•1 Subjekti A•1 Subjekti C

•1 Subjekti D

Komiteti për ekonomi

•1 Subjekti A•1 Subjekti B

•1 Subjekti DKomitetit për arsim

•1 Subjekti B•1 Subjekti Ç

•1 Subjekti AKomiteti për shëndetësi

•1 Subjekti A•1 Subjekti Ç

•1 Subjekti BKomiteti për urbanizëm

•1 Subjekti C•1 Subjekti D

•1 Subjekti AKomiteti për Bujqësi

Page 11: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

11

Roli i komiteteve konsultative

Komitetet konsultative paraqesin njërën nga elementet qenësore të modelit të

qeverisjes demokratike. Përmes komiteteve konsultative, krahas shumë mekanizmave

tjerë, modelet e qeverisjes demokratike zbatojnë parimin pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë

të qytetarëve në vendimmarrje. Këto komitete mundësojnë identifikimin e potencialeve

profesionale të një shoqërie të caktuar në një fushë të caktuar duke mundësuar

angazhimin e atij potenciali në të mirë të hartimit të politikave më të mira për atë shoqëri.

Përmes themelimit të komiteteve konsultative, organet legjislative i fuqizojnë

kapacitetet e tyre të munguara në mesin e anëtarëve të saj duke mundësuar qasje më

profesionale përballë temave të caktuara. P.sh. nëse në kuadër të organit legjislativ ka

mungesë të kuadrove profesionale në fushën e planifikimit hapësinor, ndërkohë vetë ky

organ është në fazën e shqyrtimit të Planit Zhvillimor të saj, atëherë mund të

konsiderohet themelimi i Komitetit konsultativ në të cilin pjesëmarrës do të jenë

ekspertë të planifikimit hapësinor. Në këtë rast, ky komitet do të ofronte këshilla për

organin legjislativ por edhe për vetë organin ekzekutiv lidhur me evitimin e defekteve

potenciale dhe ofrimin e zgjidhjeve adekuate lidhur me Planin Zhvillimor.

Organet legjislative themelojnë komitete konsultative edhe për çështje të cilat jo

domosdo lidhen me një veprim, rregullore apo akt të caktuar. Ato institucione të cilat

kanë probleme në sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procese të ndryshme të

vendimmarrjes, mund të themelojnë komitete konsultative për pjesëmarrje të

qytetarëve. Me këtë rast, anëtarët e një komiteti të tillë konsultativ do të ndërmerrnin

veprimet e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen në nivel të duhur të grupeve të

ndryshme të qytetarëve në konsultimet, dëgjimet apo takimet publike. Komiteti

konsultativ në esencë është mekanizëm për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve në

procese të rëndësishme për institucionet lokale duke bërë ndërlidhjen dhe

bashkërendimin e qëndrimeve në mes të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve dhe

ekspertëve më të spikatur të një fushe të caktuar. Ky bashkërendim gjithnjë mbetet në

funksion të hartimit të akteve të cilat janë kompatibile me nevojat e qytetarëve dhe të

cilat i përgjigjen më së miri fushës apo sektorit përkatëse.

Por cili është dallimi në mes komiteteve të rregullta dhe komiteteve konsultative të

themeluar nga organet legjislative? Dallimi është thelbësor. Anëtarët e organit legjislativ

janë të zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët përmes votës së lirë dhe si të tillë e kanë

mandatin e plotë të shqyrtimit, miratimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të akteve të

ndryshme. Si të tillë, ata më tej emërohen në komitete të rregullta të organit legjislativ

ku vazhdojnë më tej të ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me mandatin e fituar nga

Page 12: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

12

qytetarët. Ndërsa, anëtarët e komiteteve konsultative nuk zgjedhen me votën e

drejtpërdrejtë të qytetarëve por nga anëtarët e organit legjislativ. Si të tillë, anëtarët e

komitetit konsultativ nuk i kanë kompetencat e njëjta me anëtarët e organit legjislativ

duke mos e gëzuar të drejtën e marrjes së vendimeve për një çështje të caktuar dhe më

e rëndësishmja, duke mos e gëzuar të drejtën e mbikëqyrjes së zbatimit nga ana e

ekzekutivit të vendimeve të marra nga organi legjislativ. Me fjalë tjera, komitetet

konsultative angazhim themelor kanë ofrimin e propozimeve për hartimin e politikave

adekuate dhe në të mirë të qytetarëve.

Duhet theksuar se themelimi i komiteteve konsultative mund të bëhet edhe bazuar në

kërkesën e organit ekzekutiv në rastet kur këto të fundit kanë mungesë të kapaciteteve

profesionale në një fushë të caktuar. Temat e ndërlidhura me barazinë gjinore apo

transparencën mund të jenë disa nga to. Megjithatë, edhe nëse nevoja për themelimin e

komiteteve konsultative buron nga organet ekzekutive, themelimin e komiteteve

konsultative e bëjnë organet legjislative.

Page 13: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

13

Parimet e punës së komiteteve konsultative

Në fazën e themelimit të komiteteve konsultative duhet të merren parasysh disa parime

të cilat janë mjaft të rëndësishme për funksionimin normal të këtyre komiteteve:

Arsyeshmëria

Organet legjislative duhet të kenë

argumente të fuqishme dhe konkrete mbi

nevojën reale për themelimin e një

komiteti konsultativ. Nëse nevoja për

themelimin e një komiteti konsultativ nuk

është mirë e argumentuar dhe nuk është

reale, komiteti nuk do të jetë të gjendje të

prodhojë efekt të dëshiruar në fushën për

të cilën është themeluar. Për më tepër,

ajo mund të mbeten barrë e panevojshme

financiare për institucionin i cili e

themelon.

Profesionalizmi

Gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të

komiteteve konsultative profesionalizmi i

kandidatëve për të qenë pjesë e

komiteteve duhet të jetë element bazë i

cili duhet të merret parasysh nga ana e

anëtarëve të organit legjislativ. Injorimi i

parimit të profesionalizmit gjatë

përzgjedhjes së anëtarëve të komiteteve

konsultative do të ketë efekt rrënues për

rezultatet e pritura nga angazhimi i vetë komiteteve në fjalë.

Paanshmëria

Zbatimi i përpiktë i kriterit të paanshmërisë gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të

komiteteve konsultative do të mundësojë evitimin e politizimit të mundshëm të

komitetit konsultativ, do ta evitojë mundësinë e përfaqësimit të interesave grupore apo

klanore në kuadër të angazhimeve të komitetit konsultativ dhe do të ofrojë garancë për

efektin pozitiv të marrjes parasysh të rekomandimeve të komiteteve konsultative.

Arsyeshmëria

Profesionalizmi

Paanshmëria

Vullnetarizmi

Page 14: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

14

Vullnetarizmi

Sigurimi i ekspertizës nga njerëz profesionale dhe këshillave të ofruara nga ekspertë të

fushave të ndryshme ka kosto të lartë e cila në shumicën e rasteve është e

papërballueshme për organet legjislative. Mungesa e një doze të vullnetarizmit tek

njohësit dhe ekspertët e fushës në të cilën është themeluar një komitet konsultativ e

vështirëson realizimin e synimit mbi të cilin është bazuar themelimi i komitetit në fjalë.

Me fjalë tjera, vullnetarizmi i ekspertëve të fushës është qenësor në arritjen e suksesit

në punën e komitetit konsultativ.

Page 15: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

15

Funksionimi i komiteteve në pushtetin lokal në Kosovë

Ligjit për vetëqeverisje lokale është ligj bazik në të cilën mbështetet modeli i funksionimit

të pushtetit lokal në Kosovë. Ky Ligj përcakton mënyrën e funksionimit, kompetencat,

obligimet dhe shumë detaje tjera për funksionimin e pushtetit lokal në Kosovë duke

përfshirë edhe ndarjen e organit të kuvendit të komunës dhe të kryetarit të komunës si

dhe mekanizmat e bashkëpunimit dhe të kontrollit të ndërsjellë. Ligji për vetëqeverisje

lokale i përcakton edhe elementet bazë për llojet, themelimin dhe funksionimin e

komiteteve të kuvendit të komunës. Në bazë të kësaj, kuvendet e komunave e kanë për

obligim që të themelojnë dy komitete obligative, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe

Komitetin për Komunitete. Krahas kësaj, kuvendeve të komunave u njihet e drejta e

themelimit edhe të komiteteve tjera, komiteteve ad-hoc (të përkohshme) dhe

komiteteve konsultative.

Kuvendi i Komunës

Komitetet obligative

Komiteti për Politikë dhe

Financa

Komiteti për Komunitete

Komitetet tjera

Komiteti për Arsim

Komiteti për Shëndetësi

Komiteti për Urbanizëm

Komiteti për bujqësi

Komitetet ad-hoc

Komiteti për ndarjen e

dekoratave

Komiteti për emërtimin e

rrugëve

Komiteti për ndarjen e bursave

Komitetet konsultative

Komiteti për pjesëmarrje

qytetare

Komiteti për barazi gjinore

Komiteti për zhvillim ekonomik

Page 16: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

16

Komitetet obligative

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të kuvendeve të komunave, shqyrtimit më kualitativ të

akteve komunale që kanë të bëjnë me aspektet politike dhe ekonomike të komunës dhe

me qëllim të trajtimit të aspektit të ndikimit akteve komunale tek komunitetet që jetojnë

në komunën përkatëse, Ligji për vetëqeverisje lokale ka paraparë themelimin e dy

komiteteve obligative: Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete.

Më tej, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përmes Udhëzimit Administrativ

Nr.03/2014 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të

përhershme në komunë ka përcaktuar modalitetet e funksionimit të komiteteve në fjalë.

Në bazë të kësaj:

Komiteti për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa është trupi më i rëndësishëm ndihmës i kuvendit të

komunës. Ky Komitet përbëhet nga përfaqësues të subjekteve politike që përfaqësohen

në kuvendin e komunës ndërkohë që përbërja e saj duhet të reflektojë përfaqësimin e

entiteteve politike në kuvend. Kryesimin Komitetit për Politikë dhe Financa e bën

kryesuesi i kuvendit të komunës ndërkohë që përfaqësimi gjinor në komitet duhet të

reflektojë nivelin e përfaqësimit gjinor të kuvendit të komunës. Numri i anëtarëve të

Komiteti për Politikë dhe

Financa

Politikat komunale

Dokumentet strategjike

Dokumentet financiare

KAB

Buxheti vjetor Plani për

Auditim të Brendshëm

Plani i Prokurimit

Taksat, tarifat dhe

gjobat

Tatimi në pronë

Page 17: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

17

Komitetit për Politikë dhe Financa përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve të

kuvendit të komunës me ç’rast ajo mund të ketë minimum 5 dhe maksimum 11 anëtarë.

Komiteti për Politikë dhe Financa është përgjegjës për:

Shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, si dhe

dokumentet e planifikimit strategjik,

Kornizën afatmesme buxhetore,

Planin vjetor te prokurimit,

Rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat,

Planin vjetor te punës për auditimin e brendshëm,

Buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal si dhe

për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve ne

kuvendin e komunës.

Komiteti për Komunitete

Komiteti për Komunitete përbëhet nga anëtarë të kuvendit të komunës dhe

përfaqësues të komuniteteve me ç’rast shumica e anëtarëve të saj duhet që në të

njëjtën kohë të jenë edhe anëtarë të kuvendit të komunës dhe shumica e anëtarëve të

saj duhet që në të njëjtën kohë të jenë përfaqësues to komuniteteve joshumicë që

jetojnë në komunën përkatëse. Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit për Komunitete bëhet

me propozimin e kandidatëve të ofruar nga komunitetet joshumicë ndërsa miratimi

bëhet nga kuvendi i komunës. Zgjedhja e kryesuesit të Komitetit për Komunitete bëhet

me shumicën e votave të anëtarëve të saj.

Page 18: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

18

Komiteti për Komunitete është përgjegjës për:

Promovimin dhe afirmimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve dhe

shqyrton çdo shkelje që bëhet në këtë drejtim dhe bën rekomandimin në

kuvendin e komunës,

Shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u

siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht,

Për të shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe

gjuhësor,

Sigurimin dhe mbrojtjen adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda

komunës.

Interesat e komunitetit

• Promovimin dhe afirmimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve dhe shqyrton çdo shkelje që bëhet në këtë drejtim dhe bën rekomandimin në kuvendin e komunës

Indentiteti i komuniteteve

• Për të shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor

Të drejtat e komuniteteve

• Sigurimin dhe mbrojtjen adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës

Politikat komunale• Shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht

Page 19: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

19

Komitetet tjera

Ligji për vetëqeverisje lokale u mundëson kuvendeve të komunave që të themelojnë

komitete tjera me qëllim të ushtrimit të plotë dhe efikas të kompetencave të saj për

shqyrtimin e akteve komunale dhe mbikëqyrjen e zbatimit të akteve komunale. Në këtë

drejtim komunat mund të themelojnë komitete sektoriale me qëllim të mbulimit më

efikas të punës së ekzekutivit. Numri dhe fushëveprimtaria e komiteteve të kësaj

kategorie zakonisht përcaktohen në bazë të strukturës organizative të ekzekutivit

komunal me ç’rast ato kryesisht themelohen në fushën e arsimit, shëndetësisë,

urbanizmit, administratës, bujqësisë, inspektoratit dhe të ngjashme.

Komitetet tjera

Komiteti për arsim

Komiteti për shëndetësi

Komiteti për urbanizëm

Komiteti për administratë

Komiteti për bujqësi

Komiteti për inspektorat

Komiteti kulturë, rini,

sport

Page 20: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

20

Komitetet ad-hoc

Shpesh kuvendet e komunave ballafaqohen me çështje të cilat kërkojnë trajtim dhe

zgjidhje brenda një afati të kufizuar kohor. Ligji për vetëqeverisje lokale u mundëson

kuvendeve të komunave që të themelojnë edhe komitete ad-hoc apo komitete të

përkohshme me qëllim të ushtrimit të plotë dhe efikas të kompetencave të saj. Kështu

kuvendi i komunës mund të themelojë komitete të përkohshme në fushën e cila është

paraqitur të jetë e nevojshme me ç’rast anëtarësia e saj do të përbëhet nga anëtarët e

kuvendit të komunës, afati kohor i saj do të jetë i shkurtë (zakonisht deri në përmbyllje

të obligimit apo përfundim të procesit për të cilin është themeluar) dhe mandati i saj

është specifik dhe fokusohet vetëm në trajtimin e çështjes për të cilin është themeluar.

Kështu kuvendet e komunave themelojnë komitete të përkohshme për emërtimin e

rrugëve, ndarjen e dekoratave, ndarjen e bursave apo të ngjashme.

Page 21: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

21

Komitetet konsultative

Ligji për vetëqeverisje lokale u njeh të drejtën kuvendeve të komunave që të themelojnë

komitete konsultative me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. Më tej,

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përmes Udhëzimit Administrativ Nr.01/2016

për procedurën e themelimit, organizimin dhe kompetencat e komiteteve konsultative

në komuna ka përcaktuar modalitetet e funksionimit të komiteteve në fjalë. Në bazë të

kësaj, komitetet konsultative mund të dorëzojnë propozime nga fushëveprimtaritë e

ndryshme duke përfshirë:

Dhënien e propozimeve për rregullore të ndryshme,

Hulumtime të ndryshme,

Japin mendime dhe ide rreth iniciativave të kryetarit të komunës, komiteteve

obligative apo nga kuvendi i komunës në fushën përkatëse,

Përfaqëson pikëpamjet dhe mendimet e qytetarëve te kryetari i komunës dhe

kuvendi i komunës,

Japin propozime për zgjidhjen e problemeve të identifikuara.

Komitetet konsultative përbëhen nga 5 deri në 7 anëtarë të cilët duhet të jenë banorë të

komunës përkatëse me ç’rast përbërja e komiteteve duhet të reflektojë përfaqësimin

gjinor. Përzgjedhja e anëtarëve të komiteteve konsultative bëhet përmes konkursit

publik i cili shpallet nga kuvendi i komunës ku specifikohen edhe kriteret e kërkuara nga

kandidatët. Paneli përzgjedhës, i themeluar nga kuvendi i komunës për shqyrtimin e

aplikimeve, në përbërjen e saj duhet të ketë 3 anëtarë të kuvendit të komunës, një anëtar

nga ekzekutivi i komunës dhe një anëtar nga shoqëria civile. Mandati i anëtarëve të

komiteteve konsultative është 4 vite nga data e themelimit të komitetit dhe një anëtar i

komitetit nuk mund të shërbejë më shumë se dy mandate si anëtar i komitetit

konsultativ. Kuvendi i komunës gjithashtu mund të marrë vendim për largimin e anëtarit

të komitetit konsultativ ndërkohë që:

Anëtarë të komiteteve konsultative mund të jenë qytetarët dhe përfaqësuesit e

organizatave joqeveritare të cilët duhet të jenë njohës të fushave përkatëse,

Anëtarët e kuvendit të komunës nuk mund të jenë anëtarë të komiteteve

konsultative,

Propozimet për themelimin e komiteteve konsultative bëhen nga kryetari i

komunës, anëtarët e kuvendit të komunës dhe/apo nga organizatat joqeveritare.

Page 22: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

22

Komitetet konsultative duhet të hartojnë planin e punës, kalendarin për takime dhe

duhet të mbajnë së paku 6 takime në vit. Dhënia e propozimeve për punën e komiteteve

konsultative merret nga ana e anëtarëve të komiteteve dhe komuna është e obliguar të

ofrojë kushte të nevojshme në mënyrë që komitetet konsultative të kenë mundësi të

kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase. Komitetet konsultative obligohen që në

kuvendin e komunës të dorëzojnë raport vjetor për punën e tyre. Anëtarët e komiteteve

konsultative për punën e tyre kompenzohen nga buxheti komunal në proporcion me

shumën e mëditjeve të anëtarëve të komiteteve të përhershme por nuk mund të

paguhen më shumë se për 6 mbledhje brenda një viti kalendarik.

Komitetet konsultative VS Komitetet obligative & komitetet tjera

Sistemi i vetëqeverisjes lokale në Kosovë përcakton komunën si njësi themelore e

vetëqeverisjes lokale e cila përbëhet nga dy organe themelore: kuvendi i komunës (si

organ më i lartë i komunës) dhe kryetari i komunës (si zyrtari kryesor administrativ i

komunës). Që të dy organet zgjedhen nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe

në lista të ndara nga njëra tjetra dhe njëkohësisht i raportojnë edhe qytetarëve nga të

cilët janë zgjedhur. Kryetari i komunës, në cilësi të zyrtarit kryesor administrativ, së paku

një herë në gjashtë muaj i raporton edhe kuvendit të komunës mbi gjendjen ekonomik

dhe financiare të komunës. Në të njëjtën kohë, kuvendi i komunës përmes anëtarëve të

saj e posedon autoritetin e plotë për mbikëqyrje të punës së kryetarit të komunës dhe

të ekzekutivit komunal në përgjithësi.

Page 23: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

23

Në ushtrimin e kompetencave të saj, kuvendit të komunës i ndihmojnë trupat ndihmëse

të saj, komitetet obligative (Komiteti për Politikë dhe Finance dhe Komiteti për

Komunitete) dhe komitetet tjera. Në ushtrimin e kompetencave të tij, kryetarit të

komunës i ndihmojnë drejtorët komunal të cilët emërohen dhe shkarkohen nga vetë

kryetari i komunës. Komitetet obligative të kuvendit të komunës i kanë dy role

themelore: të shqyrtojnë aktet komunale në fushat përkatëse në të cilat janë të

themeluara si dhe të mbikëqyrin punën e drejtorive të fushave përkatëse. P.sh. Komiteti

për arsim angazhimin e saj e ushtron në funksion të shqyrtimit të politikave dhe akteve

komunale që lidhen me fushën e arsimit dhe në të njëjtën kohë angazhohet në

mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë së Arsimit në zbatimin e politikave dhe akteve

komunale në fushën e arsimit. Komiteti për shëndetësi angazhimin e saj e ushtron në

funksion të shqyrtimit të politikave dhe akteve komunale që lidhen me fushën e

shëndetësisë dhe në të njëjtën kohë angazhohet në mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë

së Shëndetësisë në zbatimin e politikave dhe akteve komunale në fushën e

shëndetësisë.

Për dallim nga komitetet obligative dhe komitetet tjera të kuvendit të komunës,

fushëveprimtaria e komiteteve konsultative dallon për një nuancë. Komitetet

konsultative megjithëse kanë rolin e shqyrtimit dhe propozimit të politikave dhe akteve

Qytetarët

Kuvendi i Komunës

Komiteti për Politikë dhe

Financa

Komiteti për Komunitete

Komitetet tjera

Komitetet Konsultative

Kryetari i Komunës

Drejtoritë

Page 24: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

24

komunale në një fushë të caktuar, ato nuk e kanë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së

zbatimit të atyre politikave dhe akteve komunale nga ana e drejtorive përkatëse apo nga

kryetari i komunës. Autoriteti për mbikëqyrjen e punës së ekzekutivit të komunës i është

dhënë kuvendit të komunës dhe anëtarëve të saj. Kuvendi i komunës një autoritet të tillë

mund ta ushtrojë vetë apo edhe nëpërmjet komiteteve obligative dhe komiteteve tjera

të saj pjesë e së cilës janë vetë anëtarët e kuvendit të komunës.

Anëtarët e kuvendit të komunës, të cilët njëkohësisht janë të përfaqësuar në komitetet

obligative apo komitetet tjera të kuvendit të komunës, e kanë legjitimitetin politik të

fituar nga qytetarët në zgjedhjet e drejtpërdrejta. Si të tillë, ata e kanë autoritetin e plotë

ligjor për mbikëqyrjen e ekzekutivit të komunës. Komitetet konsultative, edhe pse janë

komitetet të themeluara nga kuvendi i komunës, nuk e kanë autoriteti ligjor për

mbikëqyrje të ekzekutivit të komunës ngase anëtarët e këtyre komiteteve nuk e fitojnë

legjitimitetin politik nga qytetarët përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Kuvendi i

komunës nuk mund t’ia delegojë të drejtën e mbikëqyrjes së ekzekutivit të komunës një

organi, struktura e të cilit nuk ka legjitimitet politik të fituar drejtpërdrejtë nga qytetarët

e komunës. Andaj, roli i komiteteve konsultative fokus primar ka ofrimin e

rekomandimeve në fusha specifike jo vetëm për kuvendin e komunës por edhe për

kryetarin dhe drejtoritë e komunës.

Page 25: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

25

Komitetet konsultative në komunat e Kosovës

Kuvendet e komunave të Kosovës janë treguar të ngathëta sa i përket aspektit të

themelimit të komiteteve konsultative. Numër relativisht i vogël i komiteteve

konsultative janë themeluar në komunat e vendit. Ministria e Administrimit të Pushtetit

Lokal (MAPL) në raportin periodik të saj mbi funksionimin e komunave të Kosovës për

vitin 2016 konstaton se vetëm 18 komuna kanë të themeluara komitete konsultative.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i komiteteve konsultative të themeluara të raportuara

në vitin 2016 është 33. Raporti në fjalë thekson se komitetet konsultative kryesisht janë

të themeluara në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, zhvillimit ekonomik lokal,

shërbimeve publike, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Megjithatë, raportet e MAPL-së nuk ofrojnë informata tjera të cilat do të jepnin një

pasqyre të qartë të veprimtarisë së komiteteve konsultative, rolit të tyre komunë apo të

ndikimit të tyre në përmirësimin e politikave komunale apo në rritjen e pjesëmarrjes së

qytetarëve. Puna dhe angazhimi i komiteteve konsultative nuk duket të jetë atraktive as

për institucionet ndërkombëtare të cilat merren me mbështetjen e funksionimit të

pushtetit lokal apo të organizatave vendore të cilat merren me monitorimin e pushtetit

lokal. Raporte mbi punën e komiteteve konsultative janë pothuajse inekzistente duke e

bërë kështu shumë të vështirë analizën thelbësore të punës, rolit dhe ndikimit të

komiteteve konsultative në jetën politike të komunave dhe në pjesëmarrjen e qytetarëve

në proceset e vendimmarrjen brenda komunave.

Komuna e Prishtinës

Kuvendi i Komunës së Prishtinës gjatë mandatit të kaluar (2013 – 2017) është ballafaquar

me probleme serioze politike të cilat në raste të caktuara e kanë pamundësuar ushtrimin

e plotë dhe efikas të kompetencave të saj. Problemet politike, pos në punën e kuvendit

të komunës, kanë reflektuar edhe në punën e komiteteve obligative, komiteteve tjera

dhe komiteteve konsultative të themeluara nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës. Gjatë

këtij mandati Kuvendi i Komunës së Prishtinës, krahas dy komiteteve obligative, ka

themeluar edhe dy komitete konsultative.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës të datës 27.03.2014 është marrë

vendimi për themelimin e Komitetit Konsultativ të Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Ky komitet është paraparë të ketë gjithsej 9 anëtarë, qytetarë dhe përfaqësues të

organizatave joqeveritare të cilët janë njohës të fushëveprimtarisë së komunës.

Kompetencat e Komitetit konsultativ janë: dhënia e propozimeve të rregulloreve të

ndryshme, hulumtime të ndryshme, mendime dhe ide rreth iniciativave të ndërmarra

Page 26: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

26

nga Kryetari i Komunës, komitetet e përhershme apo Kuvendi i Komunës në fushën

përkatëse, paraqitja e pikëpamjeve dhe mendimeve të qytetarëve te Kryetari i Komunës

dhe Kuvendi i Komunës, propozime për zgjidhjen e problemeve të identifikuara,

propozime këto të cilat nuk janë obligative për Kuvendin e Komunës, por duhet të

merren parasysh në zhvillimin e politikave komunale. Në mbledhjen e Kuvendit të

Komunë së Prishtinës të datës 24.03.2015 është marrë vendimi për themelimin e

Komitetit Konsultativ për Personat me Nevojë të Veçanta. Ky komitet është paraparë të

ketë gjithsej 5 anëtarë, qytetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilët

janë njohës të fushëveprimtarisë së komunës. Ndërkohë që kompetencat e këtij

komiteti janë përcaktuar plotësisht të ngjashme sikurse në rastin e komitetit të parë të

themeluar.

Faqja elektronike e Komunës së Prishtinës ofron shumë pak të dhëna për punën e

komiteteve konsultative të kësaj komune. Madje komiteti i parë konsultativ as që

përmendet në këtë faqe. Aty mungojnë gjithashtu të dhënat për procedurat e

rekrutimit, intervistimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të të dyja komiteteve

konsultative. Krahas kësaj, nuk paraqitet asnjë e dhënë mbi aktivitetet e komiteteve

konsultative, mbledhjeve të mbajtura, procesverbaleve, rekomandimeve apo çështjeve

të diskutuara nga ana e komiteteve konsultative. E gjitha që është publikuar në faqen

elektronike të Komunës së Prishtinës ka të bëjë me disa informata të përgjithshme në

lidhje me përbërjen e Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Veçanta dhe mbi

qëllimet e këtij komiteti duke përmendur shkarazi që ky komitet konsultativ ka mbajtur

disa takime dhe vizita me qëllim të njohjes së punës institucionale në mes vete dhe për

situatën e personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Prishtinës.

Komuna e Ferizajt

Gjendje pak a shumë e ngjashme paraqitet edhe në rastin e Komunës së Ferizajt.

Kuvendi i Komunës së Ferizajt në mbledhjen e saj të mbajtur më datë 30.12.2015 ka

marrë vendim për themelimin e katër komiteteve konsultative. Komitetet Konsultative

të themeluara nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt janë:

Komiteti Konsultativ për Urbanizëm e Infrastrukturë,

Komiteti Konsultativ për Administratë,

Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Turizëm dhe Investime nga Jashtë,

Komiteti Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në bazë të vendimit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, të gjitha komitetet konsultative

do t’i kenë nga 5 anëtarë dhe në kompetencë të tyre do të kenë hartimin dhe dorëzimin

Page 27: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

27

e propozimeve nga fushëveprimtaritë përkatëse në përputhje me ligjet dhe Statutin e

Komunës së Ferizajt. Mirëpo edhe në rastin e Komunës së Ferizajt, ashtu sikurse në

Komunën e Prishtinës, mungojnë informata thelbësore mbi aspektet e funksionimit të

komiteteve konsultative në këtë komunë. Mungojnë informatat mbi mënyrat e

përzgjedhjes së anëtarëve të komiteteve konsultative, procedurave të rekrutimit,

intervistimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të komiteteve konsultative. Gjithashtu

mungojnë informatat mbi aktivitetet e katër komiteteve konsultative, mbledhjeve të

mbajtura, procesverbaleve, rekomandimeve apo çështjeve të diskutuara nga ana e

komiteteve konsultative. E gjitha çka dihet për të katër komitetet konsultative të

themeluara nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt janë emrat e personave të cilët janë

anëtarë të komiteteve në fjalë por pa ofruar një informatë plotësues mbi atë se çka

përfaqësojnë këta anëtarë apo çfarë profesioni kanë këta anëtarë të komiteteve

konsultative.

Page 28: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

28

Sfidat e komiteteve konsultative

Politizimi

Politizimi i komiteteve obligative dhe komiteteve tjera të kuvendeve të komunave është

një rezultat logjik i modelit të vetëqeverisjes lokale të Kosovës. Meqenëse këto komitete

themelohen nga kuvendi i komunës, anëtarët e saj janë njëkohësisht anëtarë të kuvendit

të komunës, dhe meqenëse roli i tyre është shqyrtimi i politikave dhe akteve komunale

dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre nga ekzekutivi i komunës, politizimi i këtyre komiteteve

është i pashmangshëm. Kjo ngase roli i komiteteve obligative dhe komiteteve tjera të

kuvendit të komunës është politik dhe anëtarët e saj janë përfaqësues të subjekteve

politike.

Por një situatë e tillë nuk vlen për komitetet konsultative. Njëra nga sfidat themelore për

komitetet konsultative në modelin e vetëqeverisjes lokale të Kosovës, është politizimi i

komiteteve konsultative. Kuvendet e komunave, të dirigjuara nga interesat e subjekteve

politike të përfaqësuara në to, pothuajse e kanë të pamundur të dalin nga prizmi politik

dhe partiak gjatë themelimit të komiteteve konsultative dhe përzgjedhjes së anëtarëve

të komiteteve konsultative. Ato kryesisht injorojnë dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me

procedurat e publikimit të shpalljes për anëtarësim në komitete konsultative, shqyrtimit

të aplikacioneve kandidatëve, të intervistimit të tyre dhe të përzgjedhjes së tyre në cilësi

të anëtarëve të komiteteve konsultative. Kështu kuvendet e komunave injorojnë edhe

PolitizimiNumri i

komiteteveNumri i

anëtarëveAnëtarësia e

jashtme

Planifikimi i dobët

Procedurat e pagesës

Asistenca juridike dhe profesionale

Ndërlidhja me palët e interesit

Mungesa e ndikimit

Mungesa e rezultatit

Page 29: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

29

dispozitat ligjore të cilat kërkojnë përgatitje profesionale dhe përvojë specifike të

kandidatëve në fushën e veprimit për të cilën është themeluar komiteti konsultativ.

Kështu, kuvendet e komunave në shumicën e rasteve bien në ndikimin e subjekteve

politike të cilat komitetet konsultative kryesisht i shohin si mundësi për rritjen dhe

zgjerimin e ndikimit të tyre politik dhe kontrollimit sa më të madh të të gjitha proceseve

që kanë të bëjnë me hartimin e politikave dhe akteve komunale.

Numri i komiteteve

Legjislacioni mbi vetëqeverisje lokale në Kosovë, kuvendeve të komunave ua ka njohur

të drejtën e themelimit të komiteteve tjera me qëllim të ushtrimit efektiv të

kompetencave të saj për shqyrtimin e politikave dhe akteve komunale dhe mbikëqyrjen

e zbatimit të tyre nga ekzekutivi i komunës. Por legjislacioni në fjalë nuk e ka përcaktuar

numrin e komiteteve tjera të cilat mund të themelohen nga kuvendi i komunës duke e

lënë në diskrecion të plotë të kuvendit të komunës përcaktimin e numrit të komiteteve

tjera të cilat mund të themelohen nga kuvendi i komunës. Kjo hap rrugë që kuvendet e

komunave të mos marrin vendime reale dhe adekuate gjatë përcaktimit të vendimit për

numrin e komiteteve tjera që do të themelohen nga kuvendi i komunës.

Shumica e kuvendeve të komunave të vendit, gjatë marrjes së vendimeve për

themelimin e komiteteve, nuk bëjnë analizë reale mbi nevojat dhe kërkesat e kuvendit të

komunës apo të rrethanave specifike të komunës. Ky problem është më i theksuar tek

kuvendet e komunave që kanë numër më të vogël të anëtarëve të kuvendit të komunës

ngase numri i vogël i anëtarëve të kuvendit të komunës nënkupton numër më të vogël

të ekspertëve të fushave të caktuara. Në një situatë të tillë, të themelohen 5 komitete

në një kuvend të komunës e cili ka 15 anëtarë nuk ka mbështetje logjike. Fillimisht, 5 nga

15 anëtarët e atij kuvendi të komunës do të jenë anëtarë të Komitetit për Politikë dhe

Financa. Kjo bën që në dispozicion të të qenurit anëtarë të komiteteve tjera mbesim

vetëm 10 anëtarë, ngase ata që janë anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa nuk

mund të jenë njëkohësisht anëtarë të komiteteve tjera. Megjithatë, duhet theksuar se

problemi i numrit të madh të komiteteve tjera të themeluara nga ana e kuvendeve të

komunave është ngushtë i lidhur me numrin e madh të drejtorive të themeluara në po

këto komuna. Në një komunë e cila numëron më pak se 10 mijë banorë, të themelohen

7, 8 apo 9 drejtori, është po aq e panevojshme sikurse kuvendi i asaj komune të

themelojë po aq komitete në fushat përkatëse.

E gjithë kjo situatë padyshim që ndikon edhe në përcaktimin e kritereve dhe kushteve

për themelimin e komiteteve konsultative. Kuvendet e komunave e kanë të vështirë ta

kenë një vizion të qartë mbi përcaktimin e sektorit në të cilën kanë nevojë të themelojnë

Page 30: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

30

komitete konsultative. Ky problem më tej shkakton probleme të mëdha në

funksionalizimin e komiteteve konsultative dhe në arritjen e synimeve për të cilat janë

themeluar komitetet konsultative.

Numri i anëtarëve

Legjislacioni mbi vetëqeverisje lokale në Kosovë bën përkufizim të pjesshëm të numrit

të anëtarëve të komiteteve të kuvendeve të komunave. Kështu, numri i anëtarëve është

i përcaktuar në rastin e Komitetit për Politikë dhe Financa, Komitetit për Komunitete dhe

komiteteve konsultative. Komitetet tjera nuk kanë ndonjë përkufizim sa i përket numrit

të anëtarëve që mund të kenë ato. Në përputhje me Udhëzimit Administrativ

Nr.03/2014 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të

përhershme, komitetet për politikë dhe financa mund të kenë minimum 5 dhe

maksimum 11 anëtarë me ç’rast numri i saktë i anëtarëve në këtë komitet përcaktohet

mbi bazën e numrin të përgjithshëm të anëtarëve të kuvendit të komunës përkatëse. Po

sipas këtij Udhëzimi, numri i anëtarëve të komitetit për komunitete mund të jetë 5 deri

në 9 anëtarë. Nga ana tjetër, Udhëzimi Administrativ Nr.01/2016 për procedurën e

themelimit, organizimin dhe kompetencat e komiteteve konsultative në komuna ka

përcaktuar që komitetet konsultative mund të kenë 5 deri në 7 anëtarë.

Sfiduese në këtë mes mbetet çështja e definimit të numrit të anëtarëve të komiteteve

tjera të themeluara nga kuvendet e komunave. Subjektet politike kanë tendenca të

vazhdueshme për shtrirjen e ndikimit të tyre në sa më shumë institucione, organe dhe

trupa komunale. Andaj, duke u ndikuar nga këto tendenca, numri i anëtarëve të

komiteteve tjera zakonisht është mjaft i lartë gjë e cila nuk përputhet me logjikën dhe

qëllimin e themelimit të tyre. Kjo bën që këto komitete të kenë numër të lartë të

anëtarëve duke vështirësuar zhvillimin efikas të punës së paraparë të komiteteve tjera

në përputhje me legjislacionin përkatës.

Anëtarësia e komiteteve

Përcaktimi i profilit të anëtarëve të komiteteve të kuvendeve të komunave mbetet një

çështje tjetër e cila nuk është definuar në detaje dhe e cila shpesh keqpërdoret. Komiteti

për Politikë dhe Financa është e vetmja kategori ndër komitetet e kuvendit të komunës

e cila e ka të qartë strukturën e anëtarësisë së saj. Pjesë e këtij komiteti mund të jenë

vetëm anëtarët e kuvendit të komunës dhe atë sipas fuqisë politike të subjekteve

politike në kuvendin e komunës dhe duke u kujdesin për përfaqësimin gjinor në nivelin

prej së paku 30%.

Page 31: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

31

Në rastin e Komitetit për Komunitetet situata është paksa komplekse. Ligji për

vetëqeverisje lokale nuk përcakton numrin e anëtarëve që mund/duhet të ketë ky

komitet, precizon se shumica e anëtarëve të saj në të njëjtën kohë duhet të jenë anëtarë

të kuvendit të komunës dhe njëkohësisht, shumica e anëtarëve të sa në të njëjtën kohë

duhet të jenë përfaqësues të komuniteteve jo shumicë që jetojnë në atë komunë.

Ndërkohë që, derisa Udhëzimi Administrativ Nr.03/2014 për procedurën e themelimit,

përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme përcakton numrin e anëtarëve

që mund të ketë komiteti për komunitete, askund nuk përmend obligimin që shumica e

anëtarëve të saj në të njëjtën kohë të jenë anëtarë të kuvendit apo përfaqësues të

komuniteteve jo shumicë që jetojnë në atë komunë. Sfidë tjetër paraqet e mungesa e

definimit të procedurave të përzgjedhjes së përfaqësuesve të komuniteteve për të

anëtarë të komiteteve për komunitete, në rastet kur komuniteti jo shumicë në fjalë nuk

është fare i përfaqësuar në kuvendin e komunës.

Në rastin e komiteteve tjera nuk ka fare ndonjë rregullative në bazë të së cilës komunat

do të udhëzoheshin të vepronin. Andaj ka modele të ndryshme të përcaktimit të

anëtarësisë së komiteteve në fjalë. Në disa kuvende të komunave, anëtarësia e

komiteteve tjera, sikurse në rastin e Komitetit për Politikë dhe Financa, përbëhet

ekskluzivisht nga anëtarët e kuvendit të komunës. Kjo metodë mundëson ruajtjen e

fuqisë politike brenda komitetit, fuqi të cilin e bartin me vete anëtarët e komitetit të cilët

në të njëjtën kohë janë anëtarë të kuvendit të komunës dhe si të tillë e kanë legjitimitetin

e plotë për shqyrtimin e akteve komunale dhe ushtrimin efikas të mbikëqyrjes së

zbatimit të akteve komunale nga ekzekutivi i komunës. Në disa kuvende të komunave,

disa nga anëtarët e komiteteve tjera vijnë nga radhët e kuvendit të komunës dhe disa të

tjerë vijnë nga jashtë kuvendit të komunës me propozimin e subjekteve politike. Në një

situatë të tillë fuqia politike e komitetit zbehet dukshëm, ngase brenda komitetit në

mënyrë të barabartë trajtohet një anëtar që është sprovuar me votën e qytetarit dhe i

cili e ka legjitimitetin e plotë politik dhe një anëtar i cili nuk ka legjitimitet politik ngase

nuk është anëtar i kuvendit të komunës por vetëm i deleguar i ndonjërit nga subjektet

politike. Si të tillë, komitetet tjera të kuvendeve të komunave, anëtarësia e të cilëve

përbëhet edhe nga ata që nuk janë anëtarë të kuvendit të komunës, nuk e kanë fuqinë e

nevojshme për ushtrimin efikas dhe të plotë të punës së ekzekutivit të komunës apo

drejtorisë përkatëse.

Sfiduese mbetet edhe çështja e definimit të anëtarësisë së komiteteve konsultative.

Udhëzimi Administrativ Nr.01/2016 për procedurën e themelimit, organizimin dhe

kompetencat e komiteteve konsultative në komuna, përcakton që anëtarë të

komiteteve konsultative mund të jenë qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave

Page 32: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

32

joqeveritare të cilët duhet të jenë njohës të fushave përkatëse. Mirëpo ky dokument nuk

ofron detaje plotësuese mbi atë se si duhet të vie deri te nominimi dhe përzgjedhja e

përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, çka ndodh nëse organizatat joqeveritare

nuk pajtohen për përfaqësim në komitete konsultative dhe dilema tjera të cilat paraqiten

në terren.

Planifikimi i dobët

Të gjitha llojet e komiteteve të kuvendeve të komunave në pothuajse të gjitha komunat

e vendit ballafaqohen me problemit e planifikimit të dobët të punës së tyre. Komitetet

obligative, komitetet tjera por edhe komitetet konsultative nuk kanë plane konkrete mbi

veprimet që ato duhet t’i ndërmarrin në proces. Shpesh këto komitetet nuk kanë as

kapacitete profesionale për hartimin e planeve të duhura. Takimet, vendimet dhe

veprimet të gjitha komiteteve të kuvendeve të komunave kryesisht merren ad-hoc dhe

mbi bazën e situatës së krijuar pa qenë në gjendje që të definohet qartë puna që duhet

bërë nga këto mekanizma.

Problemi i planifikimit të dobët bën që komitetet e kuvendeve të komunave të mos jenë

në gjendje që në mënyrë efektive t’i arrijnë caqet e tyre, të mos jenë në gjendje të

përmbushin të drejtat dhe obligimet e tyre ligjore për shqyrtim të akteve komunale dhe

mbikëqyrje të zbatimit të tyre. Në këtë mënyrë, komitetet obligative, komitetet tjera dhe

komitetet konsultative në shumicën e rasteve shndërrohen në mekanizma joefikas të

cilat nuk arrijnë kurrsesi të prodhojnë rezultat nga angazhimi i tyre.

Procedurat e pagesës

Planifikimi i dobët i punës së komiteteve të kuvendit të komunës sjell edhe problemin e

pagesës së anëtarëve të këtyre komiteteve për angazhimin e tyre. Problemi konsiston

në pamundësinë e planifikimit të duhur financiar për pagesën e mëditjeve për takimet e

komiteteve të kuvendit të komunës. Kur kësaj i shtohet edhe problemi me të cilat

komunat ballafaqohen, e që kanë të bëjnë me mungesën e njohurive për trajtimin e kësaj

problematike dhe me mungesën e vullnetit politik për të realizuar një veprim të tillë,

problemi bëhet barrierë seriozë për punën e komiteteve të kuvendit të komunës.

Komitetet obligative janë të vetmet të cilat kryesisht nuk ballafaqohen me problemin e

pagesës së mëditjeve.

Pagesa e punës së komiteteve, përkatësisht e anëtarëve të komiteteve të kuvendeve të

komunave paraqet njërën nga problemet kryesore me të cilat përballen këto komitete.

Anëtarët e komiteteve obligative dhe komiteteve tjera të kuvendeve të komunave

trajtohen si staf politik (ashtu sikurse anëtarët e kuvendit të komunës, kryetari dhe

Page 33: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

33

drejtorët). Ndërkaq anëtarët e komiteteve konsultative nuk konsiderohen si zyrtarë

politik. Pagesa e stafit politik në komuna rregullohet përmes Udhëzimi Administrativ

Nr.08/2008 për pagesën e stafit politik në komuna. Ndërkaq pagesa e anëtarëve të

komiteteve konsultative rregullohet përmes Udhëzimit Administrativ Nr.01/2016 për

procedurën e themelimit, organizimin dhe kompetencat e komiteteve konsultative në

komuna.

Por cili është problemi këtu? Komitetet obligative (Komiteti për Politikë dhe Financa dhe

Komiteti për Komunitete) kryesisht mbajnë mbledhje të rregullta mujore, në mënyrë

paralele me mbledhjet e kuvendit të komunës. Kjo ndodh për arsye se pikat e rendit të

ditës të cilat duhet të trajtohen në mbledhjen e kuvendit të komunës paraprakisht duket

të trajtohen edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe në Komitetin për

Komunitete për të përmbushur obligimet ligjore të specifikuara më lartë. Por në rastin e

komiteteve tjera të kuvendit të komunës dhe të komiteteve konsultative, kryesisht nuk

bëhet planifikimi i mirë i numrit dhe kohës së mbledhjeve. Kjo pamundëson planifikimin

e duhur apo mos planifikimin e kostos financiare që duhet ndarë për pagesën e

mëditjeve të anëtarëve të komiteteve në fjalë. Të gjitha pagesat brenda një komune

parashihen në një plan financiar të quajtur Plani i Rrjedhës së Parave. Ky Plan në mënyrë

detale përcakton shumat që duhet të alokohen mbi baza mujore për të gjitha kategoritë

e shpenzimeve. Andaj, në mungesë të planifikimit dhe koordinimit të duhur lindin

problemet e para me pagesën e mëditjeve për anëtarët e komiteteve.

Asistenca juridike dhe profesionale

Puna e kuvendeve të komunave mbështetet nga shërbyes civil të cilët kryesisht

veprojnë në kuadër të një zyre të veçantë të quajtur “Zyra mbështetëse e Kuvendit të

Komunës” e cila kryesisht vepron në kuadër të drejtorisë së administratës në komunë.

Kapacitetet humane dhe profesionale të zyreve që u ofrojnë asistencë juridike dhe

profesionale kuvendeve të komunave janë zakonisht mjaft të kufizuara dhe me

vështirësi të theksuara arrijnë t’i dalin në ndihmë kuvendeve të komunave. Këto zyre

zakonisht u ofrojnë asistencë juridike dhe profesionale edhe komiteteve obligative,

Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe Komitetit për Komunitete. Por ato, pothuajse

në asnjë rast nuk kanë kapacitetet që të ofrojnë asistencë juridike dhe profesionale për

komitetet tjera të kuvendit të komunës apo për komitetet konsultative. Problemi i parë

në këtë aspekt është mungesa reale e burimeve njerëzore dhe problemi i dytë është

mungesa e njohurive specifike dhe sektoriale pasi që puna e komiteteve bazohet në

sektorë specifik andaj edhe mbështetja e këtyre komiteteve kërkon njohuri specifike.

Page 34: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

34

Ndërlidhja me palët e interesit

Komitetet e kuvendeve të komunave, përfshirë edhe komitetet konsultative çalojnë

shumë në vendosjen e komunikimit të rregullt me palët e interesit. Këto komitete

vazhdimisht dështojnë në vendosjen e kontakteve me institucione, organe, organizata

joqeveritare apo gazetarë të cilët e mbulojnë sektorin në të cilën ushtrojnë veprimtarinë

e tyre komitetet në fjalë. Komunikimi i komiteteve të kuvendit të komunës është mjaft i

vështirë edhe me përfaqësuesit e lagjeve apo të fshatrave të komunave. Këto probleme

kryesisht lindin nga mungesa e vullnetit politik për bashkërendimin e aktiviteteve në mes

palëve të interesit dhe nga mungesa e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve

bazike të cilat dalin nga ky bashkërendim i aktiviteteve. Mirëpo shpesh ndodh që

komitetet e kuvendit të komunës nuk janë në gjendje të vendosin komunikim dhe

bashkëpunim të duhur me palët e interesit thjeshtë nga mungesa e njohurive mbi

veprimet që duhet dhe mund t’i ndërmarrin dhe për përfitimet që mund t’i sjellë një

veprim i tillë.

Mungesa e ndikimit

Legjislacioni mbi vetëqeverisjen lokale në Kosovë përcakton që çështjet duhet të

shqyrtohen në kuvendin e komunës dhe që lidhen me aspekte politike, ekonomik dhe

sociale, duhet paraprakisht që të shqyrtohen edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Ndërkaq, ato çështje që duhet të shqyrtohen në kuvendin e komunës por që kanë ndikim

mbi komunitetet që jetojnë në atë komunë, paraprakisht duhet të shqyrtohen në

Komitetin për Komunitete. Mirëpo, duhet theksuar se, obligimi për shqyrtim të një

çështjeje në Komitetin për Politikë dhe Financa apo në Komitetin për Komunitete nuk

nënkupton vendim për miratim ose refuzim të asaj çështjeje nga këto komitete.

Vendimet të cilat i ndërmarrin këto komitete për një çështje të caktuar e kanë fuqinë e

rekomandimit për kuvendin e komunës. Kuvendi i komunës vendos me votë të

përgjithshme nëse do të merr parasysh rekomandimet e komiteteve në fjalë apo jo. Në

rastin e komiteteve tjera të kuvendit të komunës dhe të komiteteve konsultative, nuk

ekziston asnjë obligim ligjor që një çështje specifike paraprakisht të trajtohet në

ndonjërën nga këto komitete. Andaj, ndikimi i këtyre komiteteve në politika komunale

është edhe më i kufizuar se sa në rastin e komiteteve obligative.

Edhe aspekti tjetër i kompetencave të komiteteve të kuvendit të komunës, mbikëqyrja

e punës së ekzekutivit të komunës, ballafaqohet me pengesa serioze dhe paqartësi

ligjore. Edhe pse në parim kompetencë e komiteteve obligative dhe komiteteve tjera të

kuvendit të komunës është edhe mbikëqyrja e punës së kryetarit apo drejtorive të

komunës, zbatimi në praktikë i kësaj kompetence nuk është i lehtë. Legjislacioni mbi

Page 35: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

35

vetëqeverisjen lokale nuk ka përcaktuar ndonjë obligim të drejtpërdrejtë për

pjesëmarrje dhe aq më pak raportim të kryetarit apo të drejtorëve të komunës në

mbledhjet e komiteteve obligative apo komiteteve tjera të kuvendit të komunës.

Mungesa e prezencës së ekzekutivit të komunës në mbledhjet e këtyre komiteteve e

humb kuptimin e ushtrimit të mbikëqyrjes nga po këto komitete.

Mungesa e rezultatit

Të gjitha problemet e listuara në shumë raste rrezikojnë funksionalitetin e komiteteve të

kuvendeve të komunave në Kosovë. Duhet theksuar se jo çdo komunë ballafaqohet me

të gjitha këto sfida. Por nuk ekziston asnjë komunë në Kosovë të mos ballafaqohet së

paku me njërën nga këto sfida të listuara. Hiq komitetet obligative, të gjitha komitetet

tjera të kuvendeve të komunave dhe komitetet konsultative ballafaqohen me sfida

serioze të cilat rrezikojnë funksionalitetin e tyre. Kjo më tej shkakton edhe mungesën e

rezultateve nga puna e komiteteve. Thjeshtë, politizimi, numri i madh i komiteteve, numri

i madh i anëtarëve të komiteteve, anëtarësia nga jashtë në komitete, planifikimi i dobët

i punës së komiteteve, procedurat e komplikuara të pagesës së mëditjeve, mungesa e

asistencës juridike dhe profesionale për komitetet, ndërveprimi i ulët i komiteteve me

palët tjera të interesit dhe mungesa e ndikimit shkaktojnë mungesën e rezultateve të

prekshme në punën e komiteteve të kuvendeve të komunave, përfshirë komitetet

konsultative.

Page 36: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

Iniciativa për Progres – INPO

36

Rekomandimet

MAPL duhet të definojë një formulë për përcaktimin e numrit të komiteteve tjera

që mund të themelohen nga kuvendet e komunave.

MAPL duhet të definojë një formulë për përcaktimin e numrit të anëtarëve që

mund t’i kenë komitetet tjera që themelohen nga kuvendet e komunave.

MAPL duhet të definojë një formulë për përcaktimin e numrit të komiteteve

konsultative që mund të themelohen nga kuvendet e komunave.

MAPL duhet të definojë qartë mekanizma të cilat parandalojnë politizimin e

komiteteve konsultative.

MAPL duhet të definojë qartë procedurat e shpalljes së rekrutimit për anëtarë të

komiteteve konsultative.

MAPL duhet të përcaktojë mekanizma të cilat obligojnë institucionet komunale

të marrin parasysh kërkesat dhe rekomandimet e komiteteve konsultative.

MAPL duhet të përcaktojë mekanizma për të siguruar zbatimin e kompetencës

për mbikëqyrje të ekzekutivit të komunës nga ana e komiteteve të kuvendeve të

komunave, përfshirë edhe obligimet për ekzekutivin për raportim në komitete

dhe masa ndëshkuese në raste të mos zbatimit të atij obligimi.

Komunat duhet të fuqizojnë kapacitetet humane dhe profesionale të zyreve për

mbështetje të kuvendeve të komunave me qëllim të ofrimit të asistencës së

nevojshme dhe të mjaftueshme për komitetet e kuvendeve të komunave.

Komitetet e kuvendeve të komunave duhet të rrisin angazhimin e tyre drejt

planifikimit më të mirë të punës së tyre dhe të ndërlidhjes së veprimeve të tyre

me palët tjera të interesit.

Page 37: =A?;F7F7F =A@EG>F3F;H7,inpo-ks.org/wp-content/uploads/2018/08/Komitetet... · 2018-08-30 · Qeverisja Lokale në Kosovë sipas ligjeve në fuqi promovon fuqishëm parimet e transparencës,

“Ky grant është �nancuar nga Projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) - i �nancuarnga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme eDanimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”

www.inpo-ks.org

Demokracia e drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrja e qytetarëve nëpolitika lokale janë esenciale për qeveritë të cilat kanë symim t'iofrojnë mundësinë qytetarëve të marrin në dorë fatin e zhvillimitdhe avansimit të kushteve të jetës në vendin ku jetojnë. Ky modelqeverisës është në pajtim të plotë me parimet e qeverisjesdemokratike apo të një qeverisje me qytetarin në qendër.Iniciativa për Progrës (INPO), ka ha�uar analizën “KOMITETETKONSULTATIVE: në funksion të qeverisjes së mirë në Kosovë”përmes së cilës synon të edukojë dhe të ofrojë informata përqytetarët por edhe komunat rreth rëndësisë së komitetevekonsultative në qeverisjën e�kasë dhe efektive.Ky dokument shtjellon aspektin ligjor të themelimin dhefunksionimit të komiteteve konsultative, ofron analizë tëbashkërendimit të punës dhe agjendës së komiteteve tëpërhershme të komunës, kuvendit dhe komiteteve konsultative.

Iniciativa për Progres (INPO) është organizatë jo-qeveritaredhe jo-�timprurëse e themeluar në vitin 2005 me qëllimqë të përparoj pjesëmarrjen e qytetarëve në procesetshoqërore. Organizata INPO funksionon në bazë tëprogrameve të saj: Programit për Qeverisje të Mirë,dhe Programit për Zhvillim Demokratik.