21
Lënda: Gjeografi Klasa: X 1.Në një ditë me diell të fortë një pus ujë mbetet relativisht i ftohtë ndërsa kapaku i një pusete aty afër djeg. Për të njëjtën nxehtësi të përthithur një object hekuri ngrohet shumë më tepër se një masë e njëjtë uji a) Me cilin koncept lidhet kjo dukuri? b) Pse uji ka nxehtësi specifike të lartë? c) Cila është pasoja e rëndësishme e nxehtësisë specifike të madhe të ujit? 5 pikë 2. Të përcaktohet koha lokale e Ankarasë me gjatësi gjeografike lindore 33˚ kur në Tiranë me gjatësi gjeografike lindore 20˚ koha locale është 13h 05́ ̒(minuta)? 5 pikë 3. Kur dhe si ndodh inversion termik? 5 pikë 4. Kur dhe si ndodhin eklipset? 5 pikë 5. Si bëhet lëvizja dhe zhvendosja e kontinenteve? 5 pikë

› ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

Lënda: Gjeografi Klasa: X

1.Në një ditë me diell të fortë një pus ujë mbetet relativisht i ftohtë ndërsa kapaku i një pusete aty afër djeg. Për të njëjtën nxehtësi të përthithur një object hekuri ngrohet shumë më tepër se një masë e njëjtë uji

a) Me cilin koncept lidhet kjo dukuri?b) Pse uji ka nxehtësi specifike të lartë?c) Cila është pasoja e rëndësishme e nxehtësisë specifike të madhe të ujit? 5 pikë

2. Të përcaktohet koha lokale e Ankarasë me gjatësi gjeografike lindore 33˚ kur në Tiranë me gjatësi gjeografike lindore 20˚ koha locale është 13h 05́ ̒(minuta)? 5 pikë

3. Kur dhe si ndodh inversion termik? 5 pikë

4. Kur dhe si ndodhin eklipset? 5 pikë

5. Si bëhet lëvizja dhe zhvendosja e kontinenteve? 5 pikë

6. Argumento: Pse Toka është i vetmi planet në sistemin diellor ku ka jetë? 5 pikë

7. Përshkruani efektin serë 5 pikë

8. Gjeni ndryshimet e ngjashmëritë mes globit dhe hartës. 5 pikë

9. Si grupohen territoret sizmike? Po territoret pensizmike? 5 pikë

10. Si formohen brizat ose puhitë? 5 pikë

Page 2: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

Skema e vlerësimit të testit

Pyetja 1: a) Me konceptin e nxehtësisë specifike.

b) Sepse uji ka lidhje hidrogjenore që i mbajnë të bashkuara molekulat e tij.

Vetëm një pjesë e nxehtësisë që i jepet ujit shkon për rritjen e temperaturës së tij, pjesa tjetër përdoret për të këputur lidhjet hidrogjenore prandaj për kapacitetin e madh përthithës të nxëtësisë uji ngrohet më ngadalë dhe ftohet më ngadalë.

d) Pasojë është veprimi përmirësues që masat e ujit kanë mbi temperaturën dhe në përgjithësi mbi klimën.

Masat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike.

Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike të Ankarasë dhe të Tiranës. 33°-20°=13°

Dimë që Toka për 24h→360° │

1h →X° │ X=1h*360°/24h=15°

15°→1h(60’)│

1° →X’ │ X=1°*60’/15°=4’

1°→4’ │

13°→X’ │ X=13°*4’/1°=52’

52’ është diferenca në kohë ndërmjet këtyre 2 vendeve.

Meqënëse Ankaraja ndodhet në lindje të Tiranës orës lokale tëTiranës do t’i shtojmë diferencen në kohë ndërmjet tyre .

13h 05’ + 52’ =13h 57’

Pyetja 3: Dimë që temperatura ulet me rritjen e lartësisë, por ka raste kur ka dhe përjashtime. Kur temperatura e ajrit është më e lartë në një largësi të caktuar nga toka dhe më e ulët në shtresat e ajrit mbi sipërfaqen e tokës quhet inversion termik.

Ndodh në dimër në mot të kthjellët pa re, natën kur toka rrezaton nxehtësi dhe ftohet si rrjedhim ftohet ajri në prekje me të dhe në lartësi ajri mbetet ingrohtë. Shtresat e ulëta të atmosferës humbasin nxehtësi nga ftohja e tokës.

Page 3: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

Inversioni termik përkeqëson problemet e ndotjes së ajrit duke vepruar si kapak që mban ajrin e ndotur në shtresat e poshtme të atmosferës dhe ndikon në kushtet e motit në vendet ku ndodh.

Pyetja 4: Ndodhin kur Hëna Toka dhe Dielli ndodhen në vijë të drejtë. Kur Hëna ndodhet në mes Tokës dhe Diellit ndodh eklipsin diellor; Hëna pengon dritën e diellit që të arrijë në Tokë. Kur Toka ndodhet mes Hënës e Diellit ndodh eklipsi hënor, Hëna ndodhet nën hijen e Tokës.

Pyetja 5:Lëvizja dhe zhvendosja e kontinenteve bëhet nëpërmjet të ashtëquajturave rryma të konveksionit të mantelit në nën koren tokësore.Ata pasi vijnë nga manteli takojnë me koren tokësore dhe një pjesë të vogël të materialit të mantelit në formën e vullkaneve e nxjerrin në mesoret oqeanike ndërsa vetë si rryma përhapen në të dy anët e mesoreve duke tërhequr me vete pllakat oqeanike e kontinentale. Kjo shkakton lëvizjen e tyre me shpejtësi 5-8 cm në vit.

Pyetja 6: Toka ka një atmosferë unike për shkak të forcës gravitacionale që i mban gazet rreth saj.

Kjo atmosferë e mbron Tokën nga ndryshimet ekstreme të temperaturave.

Në Tokë uji gjendet në tri gjendjet për shkak të largësisë së caktuar nga Dielli .

Kjo largësi është afërsisht 150.000.000 km.

Në Tokë është i pranishëm oksigjeni (O2)

Pyetja 7: Nxehtësia që arrin nga Dielli pjesërisht përthithet nga sipërfaqja e Tokës, një pjesë pasqyrohet drejtpërdrejt në hapësirë pjesa tjetër pasi përthithet nga avujt e ujit, dioksidi i karbonit dhe gazet e tjerë të atmosferës kthehet përsësi drejt sipërfaqes së Tokës.

Si rezultat një pjesë e nxehtësisë mbetet në shtresat e poshtme të troposferës.

Kjo bën që në afërsi të sipërfaqes së Tokës ajri të ketë temperaturë më të lartë mesatare vjetore. Ky është quajtur efekti serë sepse ngjason me atë që ndodh gjatë dimrit në një serë.

Rrezet e diellit kalojnë xhamat e serës dhe ngrohin terrenin dhe objektet brenda, të cilat rilëshojnë në formën e rrezatimit infra të kuq energjinë e përthithur.

Një pjesë e rrezatimit nuk arrin të kalojë përsëri xhamat e serës duke mbetur brenda saj. Në këtë mënyrë brenda serës grumbullohet nxehtësi dhe rritet temperatura.

Pyetja 8: Ndryshimet mes globit dhe hartës:

a) globi paraqet të zvogëluar gjithë sipërfaqen e tokës ndërsa harta paraqet të zvogëluar edhe një pjesë të sipërfaqes së tokës.

Page 4: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

b) globi paraqet tokën në sferë ndërsa harta e paraqet tokën në rrafsh.

c) në glob duken qartë afërsisht në formën e tyre ekuatori polet, meridianet ndërsa në hartë këto paraqiten më të deformuara.

d) globi nuk paraqet shumë detaje ndërsa harta është e detajuar.

e) me anë të globit kuptojmë më qartë lëvizjen dhe rrotullimin e tokës rreth boshtit të vet ndërsa në hartë është më e vështirë të kuptohet.

f) në glob elementet e rruzullit tokësor janë më të zvogëluara sesa në hartë.

Të përbashkëtat:

a) shërbejnë për orientim

b) janë forma të zvogëluara të sipërfaqes së tokës

c) përdoren më shumë në shkolla

d) paraqesin rrjetin hartografik (meridianeve dhe paraleleve)

Pyetja 9: Territoret sizmike grupohen në :

a) Unaza e Paqësorit(perëndimi i dy Amerikave, lindja e Azisë, Australi dhe Zelandë e re)

b) Brezi mesdhetar deri në malet Himalaje

Territoret pensizmike:

a) kurrizet nënujore te oqeanit Atlantik

b) kurrizet nënujore të oqeanit Indian

c) Brezi i Afrikës lindore përgjatë luginës së Riftit të madh

Pyetja 10: Brizat ose puhitë formohen në zonat bregdetare, breglumore, bregliqenore si dhe në hapësirat midis qyteteve dhe periferive.

Ato formohen si rezultat i ndryshimit të temperaturës dhe trysnisë atmosferike midis tokës dhe detit midis qëndrës së qytetit dhe periferisë, midis lumit dhe bregut të lumit, midis liqenit dhe bregut liqenor.

Ato ndahen ne puhi detare dhe puhi tokësore .

Page 5: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

Ditën toka ngrohet nga dielli dhe krijohet zonë me trysni të ulët atmosferike ndërsa deti ka temperaturë më të ulët dhe krijohet zonë me trysni të lartë atmosferike atëherë ajri lëviz nga deti me trysni të lartë drejt tokës me trysni të ulët atmosferike. Kjo quhet puhia detare.

Natën toka lëshon nxëtësinë që ka fituar gjatë ditës dhe krijohet zonë me trysni të lartë atmosferike ndërsa në det nxehtësia është ruajtur në shtresat e uji dhe krijohet zonë me trysni të ulët atmosferike prandaj ajri lëviz nga toka me trysni të lartë drejt detit me trysni të ulët kjo quhet puhia tokësore.

Lënda: Gjeografi Klasa: XI

Page 6: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

1. Përshkruaj kriteret bazë të klasifikimit të rajoneve gjeografike 4 pikë

2. Analizo rajonin e Evropës Perendimore duke u bazuar në karakteristikat dalluese të tij.

10 pikë 3. Emërto problemet më të mëdha të njerëzimit në botën e sotme globale. 5 pikë

4. Shpjego detyrat dhe organet kryesore të OKB-së. 8 pikë

5. Pse është e rëndësishme pozita gjeografike e Evropës? 5 pikë

6. Argumento larminë e relievit të Evropës. 4 pikë

7. Analizoni veçoritë e klimës dhe florës së Evropës duke treguar faktorët që ndikojnë tek secila prej tyre. 10 pikë

8. Argumento: Pse Evropa cilesohet si djepi i qytetërimit botëror? 5 pikë

9. Komento citatin: Evropa është lokomotiva e zhvillimit ekonomik botëror. 6 pikë

10. Vrojto me kujdes hartën e mëposhtme dhe plotëso sipas numrave emërtimet fiziko-

gjeografik të Evropës. 10 pikë

1- Oqeani Atlantik2- Ishulli Islanda3- Liqeni Ladoga4- Gadishulli Iberik5- Deti I Veriut6- Ngushtica e Gjibraltarit7- Malet Kaukaz8- Lumi Vollga9- Gjiri i Biskajës10- Ultësira gjermane

Page 7: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike
Page 8: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

Përgjigjet e pyetjeve të Olimpiadës Gjeografi XI

Pyetja 1 Kriteret e rajonizimit janë : faza I

*kriteri fiziko –natyror; relievi, klima, hidrografia, bimësia etj.*kriteri kulturor; gjuha, tradita, feja, etnia, mënyra e jetesës.*kriteri ekonomik; aftësia për të drejtuar ekonominë, roli në tregtinë botërore, epërsinë në shkencë dhe teknikë. *kriteri social- politik; kufinjtë politiko-administrativ, mënyra e organizimit politik.

Pyetja 2Evropa Perëndimore*shtrirja gjeografike në perëndim të Evropës *mbizotëron relievi i ulët *klima oqeanike në brigjet e Atlantikut dhe kontinentale drejt lindjes.*rrjet i dendur lumor *bote bimore dhe shtazore e pasur *gjuha e grupit gjerman dominues dhe pak latin *besimi i krishterë *niveli më i lartë ekonomik, shoqëror *proces i shpejtë industrializimi.

Pyetja 3*uria *Zhvillimi i pabarabartë veri –jug, qendër –periferi, etj*analfabetizmi *migracioni i pakontrolluar i popullsisë për një jetë më të mirë *ndotja e mjedisit *paksimi i resurseve natyrore *ngrohja globale ,efekti serrë*shpyllezimet *vrima e ozonitPyetja 4OKB-jaDetyrat: siguria ndërkombëtare,barazia sociale, zhvillimi ekonomik

Organet kryesore *Asambleja e Përgjithshme; marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Page 9: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

*Këshilli i Sigurimit; ruan paqen dhe sigurinë në botë. Përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm: SHBA, Britania e Madhe, Kina. Rusia, Franca.*Sekretariati i Përgjithshëm; hallka ekzekutive dhe kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm ,Ban Ki Mun.*Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë; zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve ,në rast parashtrimi për zgjidhje nga këto shtete.*Këshilli Ekonomik Social; vepron në fushat : ekonomi ,shendetësi ,arsim ,kulturë çështje sociale .

Pyetja 5*dalje në dete ,sidomos në Mesdhe, ku sigurohet lidhja me kontinentet e Afrikës dhe Azisë*oqeani Atlantik mundëson lidhjen me kontinentin Amerikan .*kalojne rrugë të rëndësishme tregtare ,detare tokësore,që krijojnë mundësi të mëdha komunikimi midis vendeve .*popullim i hershëm, . *,zhvillim i shpejtë ekonomik *lidhje kulturore dhe politike Pyetja 6*historia gjeologjike e Tokë gjatë erave gjeologjike *ndertimi gjeologjik me larmi shkëmbinjsh *faktorët e brendshëm ( vullkanet, lëvizjet orogjenike ,shkëputëse)*faktorët e jashtëm (akullnajat ,ujërat sipëfaqesore e nëntokësore etj.) *takimi i pllakës Euroaziatike me pllakën Afrikane me atë Indoaustraliane .

Pyetja 7*klimat e Evropës janë: 1.atlantike 2.subtropikale mesdhetare 3.kontinentale 4.arktikeFaktorët klimëformues janë :*larmia e relievit (ndikon te klima kontinentale)*afërsia me oqeanet dhe detet (ndikon te klima mesdhetare)*rryma detare e Golfstrimit (ndikon te klima atlantike ) *afërsia me polin e Veriut (ndikon te klima arktike ) *veprimtaria e njeriut( ndikon në krijimin e mikroklimave )

Flora e Evropës e larmishme me pyje halore ,gjetherënës ,shkurre mesdhetare,me myshqe, likene,bimë barishtore.Faktorët :1.klima 2.relievi 3.tokat ; p.sh.Tundra shtrihet në zonat polare me klimë të ftohtë dhe me toka të ngrira me myshqe e likene.Shkurret mesdhetare janë më të përhapur në klimën mesdhetare,-Tajgat në klimën kontinentale .etj

Page 10: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

Pyetja 8*popullim e banim në mënyrë të pandërprerë*kulturë e hershme me rrënjët në qytetërimin e lashtë grek dhe romak. *zhvillimi i artit,letërsisë,muzikës,janë burim frymëzimi për vende te tjera *përhapi kulturën ,krishtërimin ,mënyra jetese, ide përparimtare me lëvizjet kulturore. .*në kohët moderne shpërndan modele demokratike e humaniste,për gjithë botën

Pyetja 9*vendlindja e shumë aktiviteteve ekonomike si:*.lindja dhe zhvillimi i Revolucionit Industrial*.konkurrent i fortë përballë SHBA-së e vendeve të Azisë .*.promovues i politikave të reja ekonomike*.qëndrueshmëritë ekonomike në përgjithësi*.burime të mëdha natyrore *.aftësi konkurruese në kushtet e globalizimit të ekonomisë botërore.

Shenim :Për këtë pyetje nxënësi duhet të shkuajë mendime të ngjashme me ato më sipër.

Pyetja 10

Lënda: Gjeografi Klasa: XII

Page 11: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

1. Cila është rëndësia e pozitës gjeografike të trevave shqiptare? 3 pikë

2. Pse trevat shqiptare për nga shumëllojshmëria e formave të relievit janë mozaik i vërtetë gjeografik? 2 pikë

3. Cilat janë pasuritë klimatike të trevave shqiptare dhe shfrytëzimi i tyre? 4 pikë

4. Analizoni treguesit që shprehin vitalitetin e popullsisë shqiptare 5 pikë

5. Shpjegoni ndryshimet e sotme strukturore në ekonominë e Shqipërisë. 5 pikë

6. Evidentoni dhe përshkruani zonat me mundësitë më të mira për zhvillimin e turizmit. 4 pikë

7. Analizoni situatën demografike të rajonit Perëndimor të Shqipërisë dhe nxirrni përfundimet 5 pikë

8. Vlersoni vlerat e qytetit të Gjirokastrës si qytet muze dhe si Si të Trashëgimisë botërore dhe si mund të mbrohen e shfrytëzohen ato për qëllime turistike 5 pikë

9. Vlerësoni rëndësinë e ekonomisë bujqësore për Kosovën 5 pikë

1. Cila është rëndësia e pozitës gjeografike e trevave shqiptare?Pozita gjeografike e trevave shqiptare ndihmon zhvillimin ekonomik, sepse:Janë treva mesdhetareDalja në dy dete të mesdheut e ka berë detin qysh në lashtësi pjesë të jetës dhe aktivitetit të ShqiptarëveNë trevat shqiptare shënohet distanca më e shkurtër drejt Italisë. Në to kryqëzohen rrugë të mëdha tregëtare ndërkombëtare, midis lindjes dhe perëndimit dhe anasjelltasRruga “Egnatia” Rruga e Vjosës që lidhte qytetin antik të Apollonisë me Larisën në Greqi

Page 12: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

Rruga e Veriut Rruga e Dibrës që lidhte Durrësin me Dibrën e MadheRruga e Bregdetit, që kalonte përgjatë brigjeve të Adriatikut e Jonit deri në Prevezë

2. Pse trevat shqiptare për nga shumëllojshmëria e formave të relievit janë mozaik i vërtetë gjeografik?Janë të rralla vendet në botë me sipërfaqe sa ajo e trevave shqiptare, që të kenë larmi e gërshetim kaq të madh të formave të ndryshme të relievit, duke formuar një mozaik të vërtetë. Në trevat perëndimore fushat ndërthuren me kurrizet, vargjet ose grumbuj kodrinore. Më në brendësi ngrihen malet, që formojnë vargje, blloqe malore e malësi. Shpesh malet ndërthuren me lugina të thella e gryka të ngushta, pllaja, gropa e fushëgropa me përmasa e lartësi të mdyrshme.

3. Ku ndryshon klima mesdhetare shqiptare nga klima kontinentale që takohet në Kosoven lindore?Klima mesdhetare lidhet me ndikimin e detit Adriatik e Jon. Përfshin trevat perëndimore shqiptare ndërsa në Kosovën Perëndimore e në trevat shqiptare në Maqedoni shfaqen edhe tipare të klimës kontinentale. Kjo lidhet me zvogëlimin e ndikmit detar në trevat lindore.Klima mesdhetare dallohet për verën e nxehtë, të thatë e me shkëlqim të diellit, ndërsa dimri në përgjithësi është i butë, me vranësira dhe shumë i lagësht. Temperatura mesatare e korrikut lëkundet nga 21 gadë C(Prizren) dhe 25 gradë C (Sarandë), ndërsa e janarit përkatësisht nga rreth 1 gradë C në 10 gradë C.hKlima mesatare kontinentale takohet në Kosovën lindore dhe në trevat shqiptare ne Maqedoni. Lidhet me ndikimin e masave ajrore kontinentale qe vijne nga brendesia e Ballkanit e Evropa Lindore. Ka klime te ashper, me ngrica te zgjatura. Mesatarja e janarit zbret nen zero grade. Vera në përgjithësi është e nxehtë, por e shkurtër. Temperatura mesatare e korrikut arrin rreth 20 gradë c. Rreshjet kanë shpërndarje me të rregullt gjatë vitit.

4. Analizoni treguesit që shprehin vitalitetin e popullsisë shqiptare

Në strukturën e popullsisë shqiptare mbizotërojnë moshat e reja në krahasim me ato të mëdha. Mosha mesatare e popullsisë shqiptare llogaritet në 31 vjec, duke qenë kështu ndër popullsitë me moshen më të re në Europë. Faktorët që kanë përcaktuar këtë moshë të re të popullsisë sonë kanë të bëjnë me shtimin e lartë natyror të saj. Ritmet e larta të shtimit natyror janë rezultat i nivelit të lartë të lindshmërisë dhe uljes së vazhdueshme të nivelit të vdekshmërisë. Tregues për këtë është shtesa natyrore e

Page 13: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

cila jepet nga diferenca midis numrit të lindjeve me atë të vdekjeve për çdo 1000 banor.

5. Shpjegoni ndryshimet e sotme strukturore në ekonominë e Shqipërisë.

Në ndryshim nga periudha deri me 1990, ku roli i industrisë ishte mjaft i rëndësishëm, në vitet e sotme dolën në plan të parë bujqësia, ndërtimi, sektori i shërbimeve etj.-rënia drastike e prodhimit industrial nga 41.3% në 1989 në 12.4% në 2009.-në dallim nga e kaluara nuk dominon me sot në Shqipëri industria e rëndë, por ajo e lehtë dhe ushqimore. Kjo industri nuk është më e pranishme në të gjithë vendin, por kryesisht në pjesën qëndrore dhe perëndimore të tij.-ndonëse ekonomia bujqësore jep mbi 54 % të prodhimit të përgjithshëm kombëtar te vendit ajo është pak produktive si rezultat i vështirësive dhe problemeve që po has sot fshati ynë. Rëndësi e vecanërisht të madhe në ekonominë e Shqipërisë ka marrë pas vitit 1990 sektori i tretë i ekonomisë që zë vendin e dytë pas atij bujqësor.-ndryshimet strukturore në ekonominë e Shqipërisë janë shoqëruar me ndryshime në strukturën e punësimit.

6. Evidentoni dhe përshkruani zonat me mundësitë më të mira për zhvillimin e turizmit.Zonat turistike të trevave shqiptareZonat me prespektivat më të mira për zhvillimin e turizmit në trevat shqiptare janë:-e gjithë zona bregdetare nga Ulqini në veri e deri në gjirin e Prevezës në jug;-zonat malore të alpeve shqiptare. Korabit dhe Sharrit, Lurës etj;-qytetet muze (Berati, Gjirokastra, Kruja, Prizreni etj;-zonat liqenore etj;-qendrat kurative dhe me pasuri të veçanta natyrore, Thethi, Valbona, Voskopoja, Dardha, Kodra e diellit (Tetovë) parqet e shumta kombëtare etj.

7. Shpjegoni arsyet kryesore të ardhjes së shumtë të popullsisë në rajonin perëndimor të Shqipërisë.

Ardhjet e shumta të popullsisë në rajonin perëndimor të Shqipërisë nga rajonet e tjera të vendit, sidomos nga ai verior-verilindor, lidhen me faktorë të tillë si:1. Kushtet e vështira të jetesës në zonat e larta e në male. Kjo ka bërë që banorët e

këtyre zonave të jenë gjithmonë në kërkim të kushteve më të mira të banimit dhe punës dhe rajoni perëndimor i plotëson aktualisht më mirë këto kushte.

2. Moslejimin e lëvizjes së lirë të njerëzve deri në vitin 1999 dhe mbipopullim i zonave të larta të vendit ne krahesim me mundesite e tyre. Kjo lidhej me politikën demografike të atyre viteve. Një mbi popullim i tillë tani po ulet gjithnjë e më tepër, si rezultat i largimit të popullsisë.

Page 14: › ... › NJOFTIME › celesi-i_oli… · Web viewMasat e ujit shërbejnë si depo të mëdha të energjisë termike. Pyetja 2: Bëjmë diferencen ndërmjet gjatësisë gjeografike

3. Numrin e madh të popullsisë që banon në fshat, e cila ashtu si në të gjitha vendet e tjera ka tendenca të zhvendoset drejt qyteteve. Popullsia qytetare e këtij rajoni, vitet e fundit është rritur ndjeshëm si rezultat i ardhjes së popullsisë në zonat fshatare.

8. Vlerësoni vlerat e qytetit të Gjirokastrës si qytet muze dhe si Si të Trashëgimisë botërore dhe si mund të mbrohen e shfrytëzohen ato për qëllime turistike

Gjirokastra është një ndër qytet kryesore të Shqipërisë. Shtrihet rreth 400 m mbi nivelin e detit, në disa kodra të rrezes lindore të Malit të Gjerë dhe në fushë. Si vendbanim ka gjurmë të hershme (shekujt e parë të erës së re). Kështjella e tij, e shek. XII, u bë bërthamë e zhvillimit të metejshem si qender qytetare. Në fillim të Shekullit XX ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, tregëtare e kulturore duke u zgjeruar më vonë dhe zhvilluar disa degë të industrisë.Gjirokastra është shpallur qytet muze dhe trashëgimi kulturore botërore:-për arkitekturën e vecantë të ndërtesave karakteristike qytetare, të ndërtuara me gurë-për strukturën e saj urbanistike, në të cilën bie në sy shpërndarja rrezore e rrugëve nga qendra dhe objektet e shumta historike

9. Vlerësoni rëndësinë e ekonomisë bujqësore për Kosovën.

Kosova është para së gjithash një vend bujqësor. Ajo eshtë dalluar tradicionalisht për:- kultivimin e drithërave të bukës- bimëve industriale- vreshtarisë si dhe mbarështimin e llojeve të ndryshme të blegtorisë. Në vitet më të mira të saj bujqësia e Kosovës plotësonte nevojat e rreth 65 % të popullsisë (me grurë, misër, thekër, elb).Në bimët industriale, krahas duhanit që është mbjellë dekada më parë, kulturat e tjera industriale filluan të mbillen (luledielli, panxhar sheqeri etj). Sot interesi për këto bimë ka rënë. Rëndësi për ekonominë bujqësore të Kosovës kanë edhe pemtaria, bimët foraxhere, vreshtaria, pylltaria etj.Zhvillimi i blegtorisë bazohet në sipërfaqet e konsiderueshme të kullotave dhe livadheve.