39
7/2/2018 1 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËSRoli i sistemit financiar në zhvillimin ekonomik 1 Prishtinë 2018 Roli i sistemit financiar; Struktura e sistemit financiar; Roli i bankave qendrore dhe bankave komerciale; Bankat komerciale në Kosovë-disa çështje me interes; Bankat zhvillimore- rëndësia e tyre; Tregu i letrave me vlerë në Kosovë dhe rendësia e tij, etj.

7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · Tregu i letrave me vlerë në Kosovë dhe rendësia e tij, etj. 7/2/2018 2 ... Përderisa sektori i sigurimeve dhe ai i institucioneve

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

7/2/2018

1

“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”

Roli i sistemit financiar në zhvillimin ekonomik

1

Prishtinë 2018

Roli i sistemit financiar;

Struktura e sistemit financiar;

Roli i bankave qendrore dhe bankave komerciale;

Bankat komerciale në Kosovë-disa çështje me interes;

Bankat zhvillimore- rëndësia e tyre;

Tregu i letrave me vlerë në Kosovë dhe rendësia e tij, etj.

7/2/2018

2

Suksesi i reformave të tjera të tregut varet nga shëndeti i sistemit financiar ( Banka Botërore, World development report 1996)

“ Kam vendosur që të themeloj bankën time. Qeveria mendonte se kjo është një ide qesharake: njerëzit e varfër nuk mund të huazojnë para… Grameen është mekanizëm për integrimin e njerëzve në treg. Ajo hap mundësitë ashtu që ju mund të ndërtoni jetën e juaj. Mikrokreditë i bëjnë njerëzit bashkë…” – Muhammad Yunus, Themelues i Grameen Bank- (cituar nga M. Todaro,

‘Economic Development, fq. 741)

“Grameen bank” dhe themeluesi i saj në vitin 2006 kanë marrë Çmimn Nobël për Paqe për “përpjekjet e tyre për të krijuar zhvillim ekonomik dhe social”

Mikro kredi pa kolateral;

98% e klientëve janë gra të varfëra;

Eshte themeluar para 30 vjetëve dhe ka ndikuar në krijimin e shumë institucioneve të tjera mikrofinanciare në mbarë botën.

Sektori financiar siguron disa funksione bazë që janë të rëndësishme në nivel firme dhe në nivel të ekonomisë në tërësi:

Siguron shërbimet e pagesave;

Takon kursimtarët dhe investitorët;

Krijon dhe shpërndan informata;

Shpërndan kreditë në mënyrë efektive;

Rrit likuiditetin e aseteve, etj

7/2/2018

3

Sistemi

financiar

Sistemi

Bankar

Banka

Qendrore

Korporatat e tjera

depozituese (BANKAT

KOMERCIALE, unionet

kreditore, institucionet

mikrofinanciare, etj)

Institucione të tjera

fianciare jo-bankare

(kompanitë e

sigurimeve, fondet

pensionale)

Në vendet e zhvilluara, Bankat Qendrore realizojnë një grumbull të funksioneve bankiere, rregullative dhe mbikëqyrëse. Aktivitetet kyçe mund të grupohen në gashtë funksione të

rëndësishme:

Emetues parash dhe menaxher i rezervave të huaja;

Bankë e qeverisë - arkë e shtetit, (Mbajtja e llogarive bazë për të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe kryerja e të gjitha

transaksioneve monetare buxhetore).

Bankë e bankave komerciale vendore;

Rregullator i institucioneve financiare vendore,

Operator i politikës monetare dhe kreditore .

7/2/2018

4

ROLI I BANKAVE KOMERCIALE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDIT

Bankat komerciale luajnë një rol aktiv dhe të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit .

Nëse sistemi bankar në vend është efektiv, efikas dhe i disiplinuar, ai sjell rritje rapide në sektor të ndryshëm të ekonomisë.

7/2/2018

5

1. Bankat nxisin formimin e kapitalit. 2. Investime në ndërmarrje të reja. 3. Nxisin tregtinë dhe industrinë 4. Zhvillimi i bujqësisë 5. Zhvillimin e balancuar në mes të

regjioneve të ndryshme 6. Influenconjë aktivitetet ekonomike 7. Implementimi i politikave monetare 8. Monetarizimin e ekonomisë 9. Nxitjen e eksportit.

1. Bankat nxisin formimin e kapitalit :

Bankat komerciale pranojnë depozita nga individët dhe bizneset, këto depozita iu ofrohen bizneseve të cilat i shfrytëzojnë për qëllime produktive.

Bankat janë depo e pasurisë së vendit, e gjithashtu ato sigurojnë burimet financiare të nevojshme për zhvillim ekonomik.

7/2/2018

6

2. Investimet në ndërmarrjet e reja:

Biznesmenet normalisht hezitojnë që të investojnë paratë e tyre në ndërmarrje me rrezik. Bankat komerciale në përgjithësi ofrojnë kredi në afat të shkurtë dhe të mesëm ndërmarrësve për të investuar në ndërmarrje të reja .

Kreditë me afat rrisin kapacitetin produktiv të ekonomisë.

3. Nxitja e tregtisë dhe industrië:

Me rritjen e bankave komerciale zgjerohet tregtia dhe industria.

Përdorimi i qeqeve, kartelave kreditore, kambialeve ka revolucionarizuar tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.

7/2/2018

7

4. Zhvillimi i bujqësisë: Bankat komerciale , veçanërisht në vendet në

zhvillim tani po sigorojnë kredi për zhvillimin e bujqësisë dhe për firmat e vogla të zonat rurale.

Sigurimi i kredive për sektorin e bujqësisë me të madhe ka ndihmuar në rritjen e produktivitetit në bujqësi dhe në rritjen e të ardhurave të fermerëve.

5. Zhvillimi i balancuar në mes të regjioneve:

Bankat komerciale luajnë një rol të rëndësishëm në arritjen e zhvillimit të balancuar në mes të regjioneve të ndryshme të vendit.

Ato ndihmojnë transferimin e tepricës së kapitalit nga regjionet e zhvilluara në regjionet më pak të zhvilluara.

Tregtarët, industrialistët etj, të regjioneve më pak të zhvilluara janë në gjendje që të marrin kapitalin adekuat për plotësimin e nevojave të veta.

Kjo rrit investimet, tregun dhe prodhimin në ekonomi.

7/2/2018

8

6. Ndikimi në aktivitetet ekonomike:

Bankat mund të ndikojnë në aktivitetet ekonomike të vendit përmes ndikimit të tyre në:

a. Disponueshmëria e kredisë

b. Norma e interesit

Nëse bankat komerciale janë në gjendje që të rrisin sasinë a parave në qarkullim përmes krijimit të kredive ose përmes uljes së normave të interesit, do të ndikojë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.

Norma e ulët e interesit mund të inkurajojë investimet.

Aktiviteti kreditor e rrit kërkesën agregate e cila qon te prodhimtaria më e madhe në ekonomi.

8. Monetarizimi i ekonomisë:

Bankat komerciale përmes hapjes së degëve në zonat rurale dhe vendet e prapambetura kanë zvogëluar shkëmbimin e mallrave përmes shkëmbimit të mallrave.

Përdorimi i parasë me të madhe ka rritur volumin e prodhimit të mallrave.

7/2/2018

9

9. Promovimi i eksportit:

Më qëllim të rritjes së eksportit në vend, bankat komerciale kanë themeluar qelulat për promovimin e eksportit.

Ato ofrojnë informata rreth kushteve të përgjithshme ekonomike dhe të tregut brenda vendit dhe jashtë për konsumatorët e tyre.

Me këtë bankat kotribuojnë pozitivisht në procesin e zhvillimit ekonomik.

Sistemi

financiar

Sistemi

Bankar

Banka

Qendrore

Korporatat e tjera depozituese

(Bankat komerciale 9+1,

Institucionet mikrofinanciare -

19, Ndihmësit financiar -36

etj)

Institucione të tjera

fianciare jo-bankare

(Kompanitë e sigurimeve

13), Fondet pensionale 2)

7/2/2018

10

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, është subjekt juridik publik dhe ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese.

Objektivat e BQK-së:

Nxitja dhe mbajtja e një sistemi financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.

Të kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të

çmimeve vendore.

Mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë.

Banka Qendrore vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.

Rregullimin, licencimin, regjistrimin dhe

mbikëqyrjen e institucioneve financiare.

Sigurimin e një furnizimi të duhur të

kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë;

Mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave

ndërkombëtare;

7/2/2018

11

Mbledhë dhe publikon statistika të rëndësishme

zyrtare;

Vepron si bankier, këshilltar financiar dhe agjent

fiskal për Qeverinë dhe çdo organ publik dhe

organizatë publike të Kosovës;

Bashkëpunon dhe merrë pjesë në këshillat dhe

organizatat ndërkombëtare përkitazi me çështje

brenda fushës së saj të kompetencave; etj.

Kosova nuk gëzon të drejtën e emetimit të valutës së saj, pasi që nga viti 2002, në mënyrë unilaterale ka adoptuar Euro-n si valutë zyrtare.

Si pasojë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) nuk bën pjesë në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore ose eurozonës, dhe rrjedhimisht nuk nuk udhëheq politikën monetare dhe nuk gëzon të. drejtën e Kreditorit të Instancës së Fundit.

7/2/2018

12

Banka qendrore e Kosovës dallon nga bankat qendrore të vendeve të zhvilluara sepse:

◦ Nuk emeton para;

◦ Nuk shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë;

◦ Nuk shërben si bankë e qeverisë;

◦ Nuk rregullon ofertën monetare, si dhe

◦ Nuk ndërhyn dhe nuk rregullon tregjet monetare.

Numri i institucioneve financiare në Kosovë

Numri i institucioneve financiare që operuan në vend deri në Qershor 2011 ishte 70.

7/2/2018

13

Fig. nr. Struktura e aseteve të sistemit financiar sipas sektorëve

Burimi: BQK, Raporti i stabilitetit financiar në Kosovë 3, 2012

Përderisa sektori i sigurimeve dhe ai i institucioneve mikrofinanciare kanë një shkallë të moderuar të koncentrimit të tregut, tregu bankar vazhdon të jetë mjaft i koncentruar.

Në 2011, tri bankat më të mëdha së bashku përbënin rreth 74% të aseteve në sektorin bankar, 74% të depozitave dhe 71.7% të kredive.

Sidoqoftë, shkalla e koncentrimit të tregut në sektorin bankar vazhdon të zvogëlohet si rezultat i zgjerimit të vazhdueshëm të aktivitetit të bankave më të vogla, të cilat po bëjnë që presionet konkurruese në tregun bankar të rriten.

7/2/2018

14

Sektori bankar i Kosovës vazhdon të jetë i dominuar nga bankat me pronësi të huaj,

Nga tetë banka komerciale që operojnë në Kosovë, gjashtë janë në pronësi të huaj - 90 % të gjithsej aseteve të sektorit bankar.

Fig. Numri i bankave, dhe struktura e pronësisë

Burimi: BQK, Raporti i Stabilitetit financiar, 2011

7/2/2018

15

Aktiviteti i sektorit bankar të Kosovës vazhdon të jetë në masë dërmuese i koncentruar në kreditimin e ekonomisë vendore, ku kreditë përfaqësojnë rreth 65 përqind të gjithsej aseteve të sektorit bankar

Vlera e gjithsej kredive të lëshuara nga sistemi bankar në Kosovë, në qershor 2012, arriti në 1.77 miliardë euro (36.2 përqind e PBBsë).

7/2/2018

16

Fig. Struktura e kredive, në përqindje

Shtrëngimi i kreditimit për ndërmarrjet mund të kufizojnë në masë të madhe potencialet investuese në vend, me pasoja negative për përformancën e përgjithshme të ekonomisë.

Në anën tjetër, kreditimi i ekonomive shtëpiake përbën rrezik më të vogël kryesisht për shkak se të ardhurat e ekonomive shtëpiake konsiderohen më të qëndrueshme duke qenë se sektori publik punëson një pjesë të madhe të tyre.

Për më tepër, dërgesat nga jashtë që pranojnë ekonomitë shtëpiake ulin edhe më tej rrezikun dhe pasigurinë e bankave në kreditimin e këtij sektori.

7/2/2018

17

Struktura e kredive të lëshuara për ndërmarrjet vazhdon të dominohet nga kreditë për sektorin e shërbimeve, që përfaqëson 71.4 përqind të gjithsej kredive për ndërmarrjet.

Brenda sektorit të shërbimeve, pjesa më e madhe e kredive i takojnë sektorit të tregtisë ( 52.5 përqind të gjithsej kredive për ndërmarrjet), që reflekton mbështetjes së lartë të ekonomisë së Kosovës në këtë sektor (figura vijuese).

Struktura e kredive sipas industrisë, në përqindje

Burimi i njejte.

7/2/2018

18

Kreditë e lëshuara për sektorin e bujqësisë vazhdojnë të përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të gjithsej kredive të lëshuara për ndërmarrjet.

Në qershor të vitit 2011, kreditë e lëshuara për sektorin e bujqësisë perfaqesojne vleren prej 40.1 Mil EUR, te cilat konrrespondojne me 3.6 përqind të gjithsej kredive, pjesëmarrje më e vogël se vitin e kaluar ( sa ishte 4%).

Pjesëmarrja e vogël e kredive të lëshuara për sektorin e bujqësisë mund ti atribuohet deri në një masë normave të larta të interesit për kreditë e këtij sektori, gjë që mund të dekurajojë fermerët për të aplikuar për kredi.

Përveç kësaj, disa nga specifikat që karakterizojnë sektorin e bujqësisë, si pasiguria mbi të drejtat pronësore si dhe numri i vogël i fermave të organizuara në formë të bizneseve të rregullta me llogari-mbajtje mund të ndikoj në rritjen e rrezikut për këto kredi, që rezulton në norma më të larta të interesit dhe kritere më të rrepta të kreditimit.

Aktiviteti i sektorit bankar vazhdon të financohet kryesisht nga burime vendore të financimit.

Depozitat e mbledhura brenda vendit vazhdojnë të jenë burimi kryesor i financimit për bankat, duke përfaqësuar 78.3 përqind të gjithsej detyrimeve të sektorit bankar.

Burim tjetër i rëndësishëm i financimit të bankave komerciale në Kosovë janë mjetet vetanake, që përfaqësojnë 9.6 përqind të gjithsej detyrimeve të sektorit bankar.

7/2/2018

19

Në qershor 2014, depozitat f arritën vlerën

mbi 2.420 miliardë euro.

7/2/2018

20

Struktura e depozitave sipas sektorëve

Fig. Kreditë dhe depozitat e sektorit bankar

Raporti aktual ndërmjet kredive dhe depozitave është në pajtim me udhëzimet e Bankës Qendrore, të cilat rekomandojnë që bankat komerciale që operojnë në Kosovë mesatarisht të kenë një raport kredi-depozita prej rreth 80 përqind.

Në qershor 2012, raporti kredi-depozita qëndroi në 80.2 përqind, përderisa në qershor 2009 ky raport ishte 84.7 përqind .

7/2/2018

21

Norma mesatare e interesit në kredi ka ndjekur një trend stabil, duke qëndruar në nivelin prej 14.3 përqind në qershor 2010 krahasuar me 14.4 përqind sa ishte në qershor 2009.

Norma mesatare e interesit për kreditë e ndërmarrjeve në qershor 2010 ishte 16.7 përqind,

ndërsa norma mesatare e interesit për kreditë e ekonomive familjare ishte 12.2 përqind

Në kuadër të kredive për ndërmarrjet, normat më të larta të

interesit vërehen te kreditë biznesore për qëllime investuese.

Normat e interesit për kredi në Kosovë dhe vendet e rajonit, 2012

7/2/2018

22

Faktorët të cilët kanë ndikuar në përcaktimin e normave të interesit janë :

të jashtëm (kryesisht janë të lidhur me rreziqet e shkaktuara nga situata e paqëndrueshme makroekonomike dhe politike), dhe

të brendshëm si më poshtë:

Mënyra se si janë menaxhuar problemet me kredi të këqija;

Një sistem gjyqësor dhe katastral me shumë probleme në lidhje me pronën e cila është forma kryesore e kolateralit, e që në rast të rregullimit të këtij problemi, atëherë oferta për kredi afatgjate do të rritej, të cilat do të ofroheshin me norma më të ulëta interesi;

Niveli i ulët i konkurrencës në sistemin bankar;

Niveli i lartë i informalitetit dhe pasaktësia /manovrimet me pasqyrat financiare të bizneseve;

Pasiguri e madhe në dhënjen e kredive dhe rrezik i madh në kthimin e tyre.

Politika e normave të interesit është një ndër instrumentet më të rëndësishëm të politikës monetare.

Eksperienca e përbashkët, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim ka dëshmuar se politika optimale e normave të interesit është një parakusht thelbësor në orientimin e duhur për zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga studimet e literatura e grumbulluar për të gjitha vendet e Evropës Juglindore (EJL), përfshirë dhe Kosovën rezulton, se niveli i normave të interesit përcaktohet nga tregu.

7/2/2018

23

Norma mesatare e interesit në depozita (mesatarja lëvizëse 12 mujore) në qershor 2010 ishte 4.0 përqind, krahasuar me 4.4 përqind në qershor 2009.

Sektori bankar i Kosovës ofron norma më të larta të interesit për depozitat e ndërmarrjeve gjë që mund të jetë rezultat i shumave më të larta të depozitave që pranohen nga ky sektor.

Norma mesatare më e lartë për depozitat e ndërmarrjeve në qershor 2010 ishte 5.27 përqind, që ofrohet për depozitat e ndërmarrjeve në vlerë deri në 250 mijë euro dhe me afat maturimi 6 deri 12 muaj.

Fig. Mesatarja e normave të interesit në përqindje

7/2/2018

24

Ecuria e normave të interesit në Kosovë diktohet nga një numër i faktorëve, të cilët në radhë të parë përbëhen nga relacionet ndërmjet ofertës dhe kërkesës për kredi dhe depozita në treg.

Normat e interesit, posaçërisht ato në kredi, në masë të madhe varen po ashtu nga faktorë të cilët janë nën kontrollin e bankave si dhe nga faktorë jashtë kontrollit të tyre.

Ndërsa, ndikimi i Bankës Qendrore përmes instrumenteve të politikës monetare është shumë i kufizuar si pasojë e euroizimit të ekonomisë, gjë që ka eliminuar instrumentet tradicionale të bankave qendrore emetuese për të ndikuar mbi normat e interesit.

2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012

STRUKTURA

Nr. i bankave (me pronësi të huaj) 1(1) 7(2) 7(2) 6(2) 8(6) 8(6) 9(7)

Pjesëmarrja e bankave të huaja në sektorin bankar ( %) 100 73 61.6 71.3 90 90 91.8

PERFORMANCA

Kredit me probleme ( % e totalit të kredive) N/A 1.0 2.4 3.7 3.3 5.2 6.5

Raporti kredi/depozita 3.6 20.2 53.8 58.9 81.9 82 83.2

Raporti kapital/asete me rrezik (%) N/A 22.5 16.7 16.7 16.8 16.5 14.3

Kthimi mesatar në asete ( %) 2.5 0.9 2.2 3.6 2.9 1.8 1

Kthimi mesatar në kapital (%) 42.3 14.4 26.2 43.3 26.5 17.4 9.7

Tabela nr. Përmbledhje e treguesve të sektorit bankar në Kosovë ( I )

Burimi - Akademia e Shkencave dhe e Arteve “Kosova vështrim monografik” Prishtinë, 2011, e plotësuar nga BQK (2012)

7/2/2018

25

NIVELI DHE KOSTOJA E NDËRMJETËSIMIT 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012

Asetet e sektorit bankar ( % e PBB-se) 3.4 15.5 26.2 36.5 47.2 51 54

Depozitat (% e PBB-se) 3.1 14 22.3 29 37.7 41 44

Kredit e sektorit privat (% e PBB-se) 0.1 2.8 12 20 30.9 33.5 36.3

Norma e interesit të kredive ( %) n/A N/A 14.8 14.6 13.6 14.1 13.5

Norma e interesit në depozita ( %) n/A N/A 2.8 3.1 4.6 3.9 3.9

Ndryshimi ndërmjet normës se interesit në

kredi dhe depozita

n/A N/A 12 11.5 9 10.2 9.6

Tabela nr. Përmbledhje e treguesve të sektorit bankar në Kosovë ( II )

Burimi- Akademia e Shkencave dhe e Arteve “Kosova vështrim monografik” Prishtinë, 2011, e plotësuar nga BQK (2012)

Aktiviteti kryesor i institucioneve mikrofinancare vazhdon të jetë financimi i bizneseve të vogla dhe ekonomive familjare.

Vlera mesatare e një kredie të lëshuar nga IMF-të në qershor 2010 ishte 1852 euro.

Numri i kredive të lëshuara nga këto institucione deri në qershor 2010 ishte 61,498 që paraqet rritje vjetore prej 15.2 përqind

Vlera totale e kredive të lejuara është 113. 9 milonë.

7/2/2018

26

Fig. Normat e interesit ne kredite e IMF

Figura. Struktura e kredive të IMF-ve sipas sektorëve

7/2/2018

27

Mikro kreditë mund të jenë të vlefshme për firmat mikro dhe të vogla, veçanërisht gjatë fazës së hershme ose fillimit para se bankat t’ju ofrojnë atyre kredi ose lehtësuar atë tjera.

Programet për të ofruar vëllim të vogël të kredit atyre që tentojnë të fillojnë ose zgjerojnë biznesin e tyre tani janë shumë të përhapura në vendet e OECD-së dhe në vende të tjera qoftë të zhvilluara apo atyre në zhvillim.

Në vendet në tranzicion mikro kreditë kanë ndihmuar firmat e vogla që të kyçen në sektorin formal. Disa programe kanë rezultuar me punësim të rritur në mesin e marrësve të kredisë, veçanërisht kur kreditë janë shoqëruar edhe me trajnime dhe monitorime.

Në Poloni, rreth katër kredi në afat të shkurtë nga “Funduz Mikro programime” (program mikrofinanciar) është raportuar të krijojë një vend pune.

Nëpër tërë globin duket se normat e interesit për mikro kredi janë më të vogla se sa normat e interesit për kredi të vogla nga bankat komerciale, situatë e ndryshme është në Kosovë.

Asetet e sistemit pensional të Kosovës deri në qershor 2014 arritën vlerën 1.0 miliardë euro me një rritje vjetore prej 24%.

Pjesa më e madhe e aseteve pensionale përbëhet nga asetet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK), ndërsa një pjesë më e vogël e tyre menaxhohet nga Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve.

7/2/2018

28

Në gjysmën e parë të vitit 2012, performanca e FKPK-së u përmirësua dukshëm në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar .

Në qershor 2014, çmimi për një aksion të FKPK-së arriti në 1.25 euro, krahasuar me 0.955 në qershor 2010 (çmimi bazë gjatë kontributit llogaritet 1.0 euro për aksion).

Struktura e investimeve të FKPK

7/2/2018

29

Çmimi i aksionit tëTKPK-së dhe mjetet në menaxhim

Pesha e këtij sistemi në gjithsej sektorin financiar të vendit vazhdon të jetë relativisht e ulët me vetëm 3.1 përqind të gjithsej aseteve të sektorit financiar të menaxhuara nga kompanitë e sigurimit.

Asetet e kompanive të sigurimit që operojnë në

Kosovë kryesisht përbëhen nga depozitat në

bankat komerciale, të cilat përfaqësojnë 65.2

përqind të gjithsej aseteve.

Sa i përket përbërjes së aseteve sipas pronësisë,

79.9 përqind janë me pronësi të huaj, ndërsa 20.1

përqind me pronësi vendore.

7/2/2018

30

Struktura e sektorit të sigurimeve vazhdon të dominohet nga shërbimet e sigurimit ‘jo-jetë’ i cili përfaqëson 90 përqind të gjithsej aseteve të sektorit, ndërsa pjesa e mbetur prej 10 përqind e aseteve përfshinë shërbimet e sigurimit ‘jetë’.

Nga gjithsej 13 kompani të sigurimeve që operojnë në Kosovë, 10 kompani ofrojnë produkte të sigurimit ‘jo- jetë’, ndërsa 3 kompani ofrojnë produkte të sigurimit ‘jetë’.

Sektori i sigurimeve në Kosovë vazhdon të dominohet nga kompanitë me pronësi të huaj, të cilat në qershor 2014 menaxhuan 66.4 përqind të gjithsej aseteve dhe 70.6 përqind të gjithsej kapitalit të sektorit.

7/2/2018

31

Sektori financiar në Kosovë është pothuajse

plotësisht i euroizuar (rreth 96% e depozitave

dhe kredive), prandaj nuk është i ekspozuar

ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ose

garantimit të detyrimeve të bankës qendrore

Për këtë arsye, përveç monitorimit të bankës

qendrore dhe vlerësimit e rrezikut në sektorin

bankar, shumica e barrës për ruajtjen e

stabilitetit financiar bie mbi AUTORITETET

FISKALE.

Meqë investimet në kapitalin fizik janë esenciale për rritje në afat të gjatë dhe një kusht shumë i rëndësishëm për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për investime është shumë e domosdoshme që të sigurohet edhe financimi në afat të gjatë për këto investime.

Financimi në afat të gjatë ende është i pamjaftueshëm në vendet në zhvillim. Një përgjigje tipike e mungesës së financimit në afat të gjatë nga sektori privat sigurohet nga institucionet publike financiare.

7/2/2018

32

Bankat zhvillimore janë krijuar jo vetëm në vendet e botës së tretë por gjithashtu edhe në vendet e zhvilluara .

Këto institucione zakonisht ofrojnë financim në afat të gjatë për industritë dhe për zhvillim industrial dhe për rekonstruim të vendit siç ka qenë rasti pas Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

Disa prej tyre kanë luajtur rol thelbësor në industrializimin e shpejtë të disa vendeve.

Bankat për zhvillim janë institucione financiare të specializuara publike dhe private të cilat sigurojnë fonde në afat të mesëm dhe në afat të gjatë për krijimin dhe zgjerimin ndërmarrjeve industriale.

Ato janë shfaqur në shumë vende në zhvillim për faktin se bankat ekzistuese zakonisht janë fokusuar në kredi në afat të shkurtë për qëllime komerciale (bankat komerciale dhe kursimtare).

Veç kësaj , bankat komerciale ekzistuese ofrojnë kredi me kushte që nuk janë të përshtatshme për krijimin e bizneseve të reja ose për financimin e projekteve në afat të gjatë.

7/2/2018

33

Duke ndihmuar rritjen industriale në ekonomitë që i karakterizon rrallësia e kapitalit financiar, bankat për zhvillim është parë që kanë rritur kapitalin fillimisht duke u bazuar në dy burime kryesore:

Kreditë bilaterale dhe multilaterale nga agjencitë kombëtare për ndihmë si USAID dhe nga agjencitë e donatorëve ndërkombëtar si Banka Botërore dhe

Kreditë nga qeveritë vendore.

Megjithatë , përveç rritjes së kapitalit, bankat zhvillimore është dashur të zhvillojnë aftësi të specializuara në fushën e vlerësimit të projekteve industriale, si dhe të ndërmarrin aktivitete direkte ndërmarrëse, menaxhuese dhe promovuese në firmat në të cilat kanë investuar.

Për këtë bankat për zhvillim kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të madh në proceset e industrializimit në shumë vende të botës.

Edhe pse këto banka janë fenomen i ri në vendet e botës së tretë, rritja e tyre është mjaft e shpejtë.

Në mes të viteve 1940 ishin vetëm 10-12 kësi lloj bankash , kurse në fund të viteve të 1990-ta numri i tyre është rritur në qindra dhe burimet e tyre financiare janë rritur në miliardë dollarë.

7/2/2018

34

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Borxhin Publik në Kosovë (janar 2010) u krijua mundësia e qasjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës në borxh publik.

Rrjedhimisht, në janar të vitit 2012 u shpall ankandi i parë i letrave me vlerë që nënkupton funksionalizimin e tregut dhe emetimin e bonove të thesarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Tregtimi i bonove të thesarit në Kosovë realizohet përmes ankandeve publike, të cilat organizohen dhe monitorohen nga ana e BQK-së.

7/2/2018

35

Akterët kryesor në tregun e letrave me vlerë në Kosovë

Qeveria e Kosovës do të lëshoj letra me vlerë në 4 kategori sa i përket maturiteteve: 91 ditë, 180 ditë, 273 ditë dhe 365 ditë.

Akterët Primar (Bankat Komerciale)

Akterët primar (Bankat komerciale)

Ndikuesit e Tregut

Akterët Sekondar: Konsumatorët, Bankat jo konkurruese, Ndërmjetësuesit, Kompanitë e

Sigurimeve , Individët dhe te tjerët

Deri në qershor 2012 u mbajtën gjithsej gjashtë ankande për shitjen e letrave me vlerë të qeverisë.

Shuma e ofertuar nga Qeveria e Kosovës për çdo ankand ishte 10 milionë euro, ndërsa kërkesa për blerjen e letrave me vlerë vazhdimisht ka tejkaluar shumën e ofertuar.

Niveli më i lartë i tejkalimit të shumës së ofertuar ishte në qershor 2012 kur për shumën e ofertuar prej 10 milionë euro, kërkesa e akterëve primarë ishte 35.7 milionë euro.

7/2/2018

36

Ankandi i datës 17 janar i lëshuar nga Ministria e Financave është dukur kështu:

Ankandet e letrave me vlerë të Qeverisë

7/2/2018

37

Norma e interesit dhe shuma e zbritur në emër të interesit

Tregu i letrave me vlerë mund të absorboj tepricën e parave në treg (nga bizneset, kompanitë e sigurimeve, institucionet e tjera financiare) dhe këto mjete t’i vë në funksion të zhvillimit ekonomik.

Letrat me vlerë do t’i krijojnë mundësi Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për ta investuar një pjesë të fondit të saj në Kosovë, fond i cili me vite është duke u kërkuar të kthehet në Kosovë.

7/2/2018

38

Po ashtu krijohet edhe një alternative për Trustin

Pensional të Kosovës që një pjesë të mjeteve ta investoj

në letra me vlerë.

Këto mjete do t’i krijojë mundësi Qeverisë së Kosovës

që këto para t’i përdorë për investime kapitale.

Emetimi i letrave me vlerë do të jetë një burim shtesë

për financimin e nevojave për zhvillimin ekonomik të

Kosovës, konkretisht në projektet e rëndësishme. Me

këtë vendi hyn në një fazë ku do të fillohet me

zhvillimin e tregjeve financiare.

Qeveria do të ketë mundësi që disa projekte të veta kapitale, investive, në të ardhmen t’i financojë përmes letrave me vlerë.

Ky është një element pozitiv, sepse do të mund të zhvillohen disa projekte, që në situata të tjera nuk do të kishin financim.

Çdo projekt i ri investim kapital, normalisht sjell zhvillim ekonomik në vend.

Kosova është i vetmi vend në rajon, të cilit i mungon tregu i kapitalit.

7/2/2018

39

Tregu i letrave me vlerë në Kosovë mund të konsiderohet hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin e tregut të kapitalit në Kosovë.

Tregu i letrave me vlerë në Kosovë paraqet një fillim të mbarë për Kosovën dhe mund të konsiderohet si një hap para për themelimin e Bursës në Kosovë.

Themelimi i bursës do të ndikoj në lehtësi të transaksioneve tregtare, tërheqjen e kapitaleve, tërheqjen e investimeve në ekonomi dhe kthimi i tyre në investime afatgjata.