30
1 VIDEO DOKUMENTARËT E KONKURSIT MEDIATIK EDICIONI I KATËRT

 · 2018. 10. 25. · 7 Në kuadër të Programit të Medias të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, me qëllim nxitjen dhe promovimin e punës së të rinjve ,

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1

    VIDEO DOKUMENTARËTE KONKURSIT MEDIATIKE D I C I O N I I K A T Ë R T

    www.osfa.al

    VIDEO

    DO

    KU

    MEN

    TAR

    ËT E KO

    NK

    UR

    SIT MED

    IATIK

  • në partneritet me

  • 5

    Në një fshat të Librazhdit, në një familje shumë të varfër, para do kohësh, një burrë zemërmadh, por në telash të madh (ai ka një vajzë me aftësi fizike të kufizuara), si pa pamundësinë tonë me duart bosh, na tha një fjalë nga ato që është vështirë të harrohet: Mos u bëni merak o miq, edhe një fjalë e mirë e ndihmon atë që ka halle!

    Sigurisht që në vetminë tij fisniku hallemadh kishte të drejtë. Në radhë të parë, ai sipas zakonit ballkanik, nuk donte të vinte në pozitë miqtë. Mirëpo a mjafton vërtet vetëm një fjalë e mirë? A mundet që një fjalë, një përshëndetje, një rrahje e thjeshtë shpatullash, një parullë, një slogan, një titull të ndikojë në shërimin e plagëve tona? Në gjithë këto vite “Rrathët” kanë pasur bindjen se të tilla gjëra duhen sigurisht, porse nuk mjaftojnë. Janë fare pak. Andaj “Rrathët” janë munduar me të gjitha forcat që të ndërtojnë një strukturë rinore që ka në synimin e saj jo thjesht spektakolaritetin, lajmin e kërkuar apo aq më keq akoma, sensacionin e shtirur, apo formalizmin, por në radhë të parë solidaritetin njerëzor, atë të zemrës së madhe, atë që është pranë individit: njeriun e përditshëm të rrethuar nga mikrobota e tij e veçantë.

    Jetojmë në kohën e Internetit dhe globalizmit. Fitore vërtet të mëdha të njerëzimit, nga ato që e bëjnë botën më të vogël, kufijtë pa kuptim dhe lidhin edhe më shumë njerëzit. Por si të gjitha shpikjet e mëdha edhe këto kanë grackat e tyre. Mbyllja në vetvete, komunikimi i marrë vetëm përmes rrjeteve sociale, egoizmi, etja drejt fitimit sa më të shpejtë dhe jo drejt udhës së vështirë të dijes, shpërfillja e atyre që na rrethojnë e që janë ndryshe nga ne, krijimi i një homo internetis gati-gati si prej akulli, këto janë sfidat që na ka sjellë, nganjëherë edhe befas, realiteti i ri që jetojmë përditë.Për fatin tonë të madh, pa përjashtim të gjithë kolegët që aplikuan në këtë edicion të “Rrathëve”, kanë mbetur njerëz me mendje të hapur dhe me zemër të madhe. Dhe sigurisht që kjo na e ka bërë punën më të lehtë dhe më të bukur. Përmes kolegëve tanë të rinj mësuam se si janë shkollat në Lezhë, si si në Fushë-Prezë fëmijët ëndërrojnë ende të kenë një fushë futbolli dhe jo të luajnë bilardo, se si lidhjet e të ardhurve në Tiranë me vedndlindjen janë aq të forta sa që s’mund t’i shkulë askush, se si vajzat e Kamzës tashmë janë bërë të zonjat e vetes megjithë paragjykimet që gjallojnë andej, se si vajza

    e gra anë e kënd Shqipërisë reagojnë ndaj dhunës, se si njerëz e komunitete jetojnë duke u mbajtur fort pas ëndrrave të tyre të ndershme... Ne jemi të bindur gjithashtu se transmetimi i tyre në një televion të njohur kombëtar, sikurse Top Channel, u ka hapur një udhë të re shumë e shumë të rinjve që përndryshe nuk do të kishin një dritare ku të shprehnin atë ç’ka shohin e ndjejnë përditë.

    Sikurse në edicionet e mëparshme edhe këtë herë “Rrathët” kanë qenë një sfidë e të rinjve. Ka qenë një kërkim i tyre i vazhdueshëm, një mënyrë e re e të bërit media, një qëndrim i ri qytetar aktiv ndaj problemeve të vendit dhe të individit, ngjyra të reja në realitetin nganjëherë gri shqiptar. Ne besojmë nga zemra se ky edicion i “Rrathë” ka qenë sërish një sukses. Merita i takon atyre që e menduan fillimisht këtë punë, porse brohoritjet u takojnë aboslutisht në radhë të parë, atyre: “rrathistëve” anë e mbanë vendit. Atyre që sfiduan vështirësitë, mentalitetet, globalizmin, egoizmin, individializmin falë mendjes së tyre të kthjellët, por sidomos falë zemrës së tyre të madhe. Në fund të fundit ky sukses kolektiv duhet të ketë një emër. Ai quhet zemra e madhe.

    FATOSBAXHAKUDRJETOR I REDAKSISË “RRATHË”

    Rrathët dhe zemra e madhe

  • 7

    Në kuadër të Programit të Medias të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, me qëllim nxitjen dhe promovimin e punës së të rinjve , mbulimin më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, në Qershor 2016, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë , shpalli konkursin e hapur drejtuar të rinjve te apasionuar pas medias, gazetarisë dhe filmit, për prodhimin e video-dokumentarëve 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë, duke shënuar Edicionin e Katërt të Ciklit “RRATHË”.

    Në përfundim të fazë së parë të konkurrimit, u paraqitën 84 aplikime, nga të cilat u përzgjodhën për tu financuar për prodhimin e video-dokumentarëve 24 prej tyre (profesionistë dhe amatorë; gjimnazistë; studentë; gazetarë dhe regjizorë të rinj).Video-dokumentarët tentojnë të ndërthurrin elementë të gazetarisë sociale me median qytetare, duke synuar të sjellin një problematikë të një jete apo komuniteti, në një mënyrë e formë ndryshe dhe origjinale, për të bërë të

    mundur përcimin sa më gjerë të mesazhit dhe impaktin sa më të madh të dëshmisë së treguar te publiku i gjerë.

    Komisioni Vlerësues dhe Këshillues (Redaksia e këtij Programi) ka qenë e përbërë nga :

    FATOS BAXHAKUDrejtor i Redaksisë

    KLODIANA KAPOEditore e Përmbajtjes

    REARD GJERMANIEditor i Figurës dhe Zërit

    BRUNILDA BAKSHEVANIMenaxhere Programi

    Këta video-dokumentarë u organizuan në 8 programe/cikle televizive rreth 30 minuta (një program permban 3 video-dokumentarë).

    Transmetimi i tyre u realizua nga Televizoni Top Channel çdo të shtunë ora 16:30, gjatë 2 muajve

    Dy fjalë për projektin

    Maj-Qershor 2017 . Ky transmetim u mundësua nga bashkëpunimi i Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” me Fondacionin “Dritan Hoxha”, duke qënë ky i fundit partneri mediatik në këtë projekt.

    Në përfundim të transmetimit të RRATHË IV, një Juri e posacme u perzgjodh, e përbërë nga: Enkel Demi, Ema Andrea dhe Ben Andoni.

    Kjo Juri përcaktoi edhe cmimet per prodhimet më të mira të “RRATHE IV” :

    ÇMIMI I PARË“21 Gusht” – Autor Mirel Gjyzari

    ÇMIMI I DYTË“Ëngjëlli I Tunelit” – Autore Yllka Gjollesha

    ÇMIMI I TRETË“Albanian Squatters” – Autor Tan Kazazi

    ÇMIM SPECIAL“Esëll” – Autore Eriola Fiore

    ÇMIMI “DRITAN HOXHA”“Lërini ato të rriten” - autor Lorenc Daja

  • 9

    21 GushtMirel Gjyzari

    minuta

    Historia e një familjeje rome që adoptoi një bebe, të cilën e gjeti në kazanin e plehrave diku në Lungomaren e sotme të Vlorës. Një histori e jashtëzakonshme mirësie mes të mjeruarve.Motivacioni: Një histori tronditëse, e cila ngre në piedestal humanizmin, i cili nëpërmjet këtij dokumentari vjen i rrëfyer në mënyrën më modeste. Vlerat njerëzore që dallohen në këtë histori janë të jashtëzakonshme, ndërsa në të njëjtën kohë dalin në pah problemet sociale që ka shoqëria shqiptare, mungesa e respektit për njerëzit e ndershëm dhe të varfër, shoqëruar kjo me tone të forta të racizmit.Mjeshtria e realizuesëve qëndron pikërisht në mungesën e toneve patetike dhe moraliste.

    Fitues i çmimit të

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 11

    Në Xhepin e një StudentiXhemali Moku

    minuta

    Sfidat dhe saktificat e te rinjve nga rrethet , që enden përditë mes dëshirës e pasionit për tu arsimuar në Universitetet e Tiranës dhe vështirësive ekonomike e sociale me të cilat i përball ky metropol kaq i dëshiruar.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 13

    Europian përsëmbariIrvin Mucaj

    minuta

    Europa e sotme është një horizont i largët, një kontinent që nuk na afron, apo një destinacion që është vetëm matanë një bregu? Në Tiranë shumë të rinj i përgjigjen kësaj pyetjeje, secili sipas mënyrës së tij.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 15

    AjoElisa Gjerani

    24 orë në Burgun e Grave, orët e fundit të kryerjes së dënimit të saj, bota e lirisë e thërret e bashkë me të, një lum dilemash ekzistenciale.

    minuta

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 17

    Shqiptarë apo të huajAleksia Perdhiku dhe Kristjan Çareri

    Ethet e ikjes kanë përfshirë edhe gjimnazistët. Si e shohin, çfarë mendojnë, çfarë presin dhe nga se frikësohen gjimnazistët e sotëm të Shqipërisë? Një mesazh rinor, por me mjaft peshë e vlerë për të gjithë shoqërinë.

    minuta

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 19

    Mjerim dhe shpresë Ivi Zhulla

    Çfarë do të thotë të jesh i varfër, të lindësh i tillë, e të përballesh me vështiresitë që ajo te imponon, deri edhe pamundësinë për të shkuar në shkollë. Ka mjerim, por ka edhe përpjekje e sakrifica për të ndjekur ëndrrën e të qënit si gjithë të tjerët.

    minuta

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 21

    Fëmijët e rrugës Myslym ShyriBenet Nelku

    Si është të kesh një fëmijëri pa lodra, pa sheshe, pa i ndarë me të tjerët aventurat e moshës. Në qytetet tona të mëdha, prej kohësh sipërfaqja publike në funksion të fëmijëve ka ardhur duke u zvogëluar. Një problem i mprehtë social, jo vetëm për fëmijët.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    minuta

  • 23

    EsëllEriola Fiore

    Alkooli është një plagë e kahershme ballkanike. Dikur një mburrje, pjesë e zakoneve tona, atëherë kur duhej kaluar prova për të qenë burrë, por sot një plagë e rëndë me të cilën përballen mijëra shqiptarë. Si dilet nga gracka e tij vdekjeprurëse?Për herë të parë rrëfehet dhe dëshmohet një nga problemet më të mëdha të vendit tonë, varësia ndaj alkolit. Historia ndërthurret me dëshmi të ndryshme që tregojnë të vërtetën pa doreza, në mënyrë besnike dhe pa rënë në kurthin e melankolizmit.Elementët artistikë të përdorur ndihmojnë në zbulimin e kësaj të vërtete.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    minuta

    Fitues i çmimit

    SPECIAL

  • 25

    PasionAnis Leka

    Etja për dituri nuk ka moshë. As nuk pyet për çertifikata apo burokratë që të zënë udhën. Kjo është historia e një devolliu 70 vjeçar nga Menkulasi që po diplomohet në një moshë rekord për universitetet shqiptare.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    minuta

  • 27

    Lërini ato të rritenLorenc Daja

    Ende në mijëvjeçarin e tretë në Shqipëri ka zona ku vajzat fejohen që në djep. A është ekonomia e brishtë që i kushtëzon këto zakone, apo thjesht një traditë e egër e fiksuar që prej shekujsh dhe e maskuar me formën e ruajtjes së traditës?Një histori tronditëse, e cila zhvillohet në sytë tanë.Një dokumentar që fshikullon hipokrizinë e shoqërisë shqiptare, ku martesat e hershme në një farë mënyre janë një histori trafikimi njerëzor me pëlqimin e prindërve.“Lërini ato të rriten” nuk e pranon fatalizmin dhe sheh dritë në fund të tunelit, por pa bërë moral, thjesht duke rrëfyer të vërtetën e hidhur të kësaj plage shoqërore.

    minuta

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    Fitues i çmimit

    DritanHoxha

  • 29

    Ju flet TiranaIris Canaj

    Radio Tirana, historia e një stacioni që ka ndikuar fuqishëm në jetën e miliona shqiptarëve që prej kohës kur lindi në periudhën e Zogut dhe deri në peripecitë e tjera, shumë herë gjakatare, mes fashizmit dhe komunizmit. Radio Tirana dhe godina ku ajo pati fillesat e saj, sot monument kulture, por i lënë në mëshirë të fatit dhe i harruar nga shteti e shoqëria.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    minuta

  • 31

    Unë jam ShkumbiniArlis Alikaj

    ‘Une jam Shkumbini’- Kështu kanë zgjedhur të identifikohen një grup të rinjsh aktivistë nga Librazhdi, për të cilët lumi plak që kalon në skaj të qytetit të tyre është një pasuri e pashëmbullt jo vetëm për ta, por për të gjithë vendin. Përpjekjet e të rinjve për të shpëtuar lumin i cili i ka rritur…

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    minuta

  • 33

    Fem ArtGrupi ATA

    Realiteti i ashpër kulturor i qytetit periferik ka prodhuar një formë rezistence ndaj shoqërisë thellësisht patriarkale, nëpërmjet grupit të aktivisteve FemArt. Duke i kthyer qasjet teorike në art, artin duke e përdor si mekanizëm që gjeneron ide provokuese, dhe idetë për të rritur ndjeshmërinë ndaj problematikave të përbashkëta, FemArt replikon simbolikisht nëpërmjet performancave minimaliste, standartizimin e mendësisë patriarkale.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    minuta

  • 35

    Tri plus njëBlerina Goce

    minuta

    Ato janë tri gra të thjeshta, jetët e të cilave janë lidhur së bashku në një betejë të përditshme në krah të fëmijëve me sindromën Down. Një udhëtim nga perspektiva femërore në jetët e tyre, në përpjekjet e tyre vitale për të jetuar me dinjitet në një botë plot paragjykime.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 37

    24 OrëBrejdon Xhavarra

    minuta

    Ata nuk janë kamionë të mëdhenj, as karro që shtyhen nga njerëzit, megjithatë ata pastrojnë një pjesë të mirë të qyteteve tona. Ata janë mbledhësit e kanaçeve, bidonave, shisheve. Njëri prej tyre na rrëfen se si është të jetosh gjithë ditën me kokën zhtytur në duhmën e rëndë të kazanit të plehrave, vetëm për t’i siguruar femijës së tij mundësi si gjithë të tjerët.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 39

    Ëngjelli i tunelitYllka Gjollesha

    minuta

    Ai jeton njësoj si mbi tokë edhe nën tokë, madje në qetësinë e nëntokës ndjehet edhe më mirë. Kjo është historia e një të moshuari korçar që e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në një tunel të kohës së komunizmit me shpresën se një ditë edhe tuneli që ai vetë ka shpëtuar nga asgjësimi, do të ketë fatin të shndërrohet në një muze të vizitueshëm nga të gjithë.Motivacioni : “Një histori e jashtëzakonshme, zgjidhur përmes një kamera minimaliste dhe tejet të kujdesshme sa i përket detajeve. Fati i individit dhe fuqia e kujtimit bëhen bashkë në një rrëfim, që të ngjall grishje dhe të bën të shikosh sesi nostalgjia mund të dominojë jetën e qenies”.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    Fitues i çmimit të

  • 41

    Kultura e protestës, kulturë pa frymëGentiana Ramadani

    minuta

    Përse protestat qytetare janë kaq të pakta në Shqipëri? Përse ne ngrihemi menjëherë në këmbë sapo këtë na e kërkojnë partitë dhe nuk protestojmë për problemet tona esenciale jetësore? Këto pyetje e kanë shqetësuar një krijuese të re e cila synon të ndajë më opinionin e gjerë një nga shqetësimet më të mëdha të shoqërisë moderne shqiptare: mënyrën e ndrojtur të reagimit qytetar.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 43

    Parlamenti i FterresAnxhela Devole

    minuta

    Malli për vendlindjen bën çudira. Kjo dihet, porse nuk dihet historia e të moshuarve nga Fterra që janë vendosur prej dekadash në Tiranë. Ata kanë themeluar një takim periodik që e kanë quajtur as më shumë e as më pak se sa Parlamenti i Fterrës. Një histori e veçantë dashurie, malli dhe qytetarie.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 45

    Nën KujtesëXhentiana Muskaj

    minuta

    Një ndër plagët jo vetëm më të rënda, por edhe më ‘mburracake’ të shoqërisë së sotme shqiptare: dhuna ndaj grave, përshfaqet në një dimension të ri pas dëshmive të vetë viktimave. A është dhuna ndaj grave një problem vetëm i policisë e gjykatave, apo i krejt shoqërisë?

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 47

    Topi i baltësErvin Kurti

    minuta

    Për një fëmijë ndodh shpesh që thyerja e një ëndrre është një plagë e madhe në krejt jetën e tij. Një talent që mund të kishte jetë të mbarë befas e sheh veten në një jetë a profesion që nuk e ka dashur kurrë. Kjo është historia e fëmijëve të Fushë-Prezës, të cilët ëndërrojnë prej kohësh një gjë krejt të thjeshtë: një fushë të munguar futbolli.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 49

    VeritasBesmira Lekaj

    minuta

    Në Lezhë e rreth e rrotull shkollat janë një traditë shumë e vjetër. Ato janë hapur në ato anë që në kohë të Budit, Bogdanit apo Frang Bardhit. Megjithatë tradita nuk mjafton për të mbajtur në këmbë një sistem tashmë të lodhur arsimor. Vetë të rinjtë bëjnë një udhëtim në trishtimin e shkollave të tyre të sotme.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 51

    NataFlorenc Papas

    minuta

    Nata ka jetën e saj të panjohur. Nuk bëhet fjalë aspak për klubet e natës, por për njerëzit që natën e kanë ditë dhe ditën natë, për ata që fitojnë bukën e gojës teksa të gjithë të tjerët janë në gjumë. Si është jeta, telashet, mendimet, personazhet që ata takojnë, përgjatë punës së tyre krejt të veçantë..

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • 53

    Albanian SquattersTan Kazazi

    minuta

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

    Selita perfaqëson dukurinë e zhvillimit urban në kurriz të nevojës për strehim të familjeve të varfëra. Banorët e Selitës, megjithëse qytetarë të varfër, ja kishin dalë që të ndërtonin një shtëpi si shumica e popullatës dhe kësisoj të ndërtonin një të ardhme për fëmijët e tyre, por me shembjen e shtëpive ata shohin me dhimbje shembjen e jetës së tyre. Në këtë video 11 minutëshe përshkruhet me kthjelltësi ajo cka shumë prej nesh e vleresojnë shpeshherë me cinizëm, pasi kemi humbur aftësinë për të parë përtej perdes, dramën e vërtetë të njerëzve që nuk kanë mundësi të trajtohen të paktën si qytetarë të Shqipërisë.

    Motivacioni : “Këta pushtues të tokës së tjetrit janë pushtues më së shumti të fatit të tyre të keq përballë një shoqërie, që shpesh tregon se nuk është sociale. Dokumentari ‘Albanian Squatters’ pikërisht shpjegon paradoksin e jetës së një fashe sociale për të cilët flitet shumë, por që në realitet bëhet pak e më pak. Përmes rrëfimit shumë burimor të personazheve, publiku mëson përtej paradoksit të planit urban të vitit 2015, mbijetesën pa të ardhme të një popullsie të lenë padrejtësisht mënjanë”.grishje dhe të bën të shikosh sesi nostalgjia mund të dominojë jetën e qenies”.

    Fitues i çmimit të

  • 55

    Pyesni pluhurinEmiljo Leka

    minuta

    Një nga krijuesit e rinj e sheh botën e tij të rrethuar nga pluhuri dhe harresa. Me anë të këtij video-dokumentari ai synon tu rrëfejë të tjerëve përjetimet e përditëshme të një të riu shqiptar, në një Tiranë ku pallatet e shumta dhe mungesa e hapësirave të gjelbërta i kanë hapur rrugë pluhurit. Atë e gjen kudo, në makinë në ushqim, në marrëdhenie, në frymëmarrje, në shtëpi e kudo.

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

    ndiqni Video-dokumentarin e plotë në

    subscribe

  • VIDEO DOKUMENTARËTE KONKURSIT MEDIATIKE D I C I O N I I K A T Ë R T

    www.osfa.al

    VIDEO

    DO

    KU

    MEN

    TAR

    ËT E KO

    NK

    UR

    SIT MED

    IATIK