68
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI EKONOMIK Menaxhment dhe informatikë PROKURIMI PUBLIK DHE NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME Niveli master Enis Xhemaili Prill 2016 © Prishtinë

20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI EKONOMIK

Menaxhment dhe informatikë

PROKURIMI PUBLIK DHE

NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME

Niveli master

Enis Xhemaili

Prill 2016 © Prishtinë

Page 2: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI EKONOMIK

Menaxhment dhe informatikë

Punim diplome

Enis Xhemaili

PROKURIMI PUBLIK DHE

NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME

Mentor: Prof. Dr. Besnik Krasniqi

Prill 2016 © Prishtinë

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të

pjesshme për nivelin master.

Page 3: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

3

ABSTRAKT

Në shumë vende të botës, institucionet shtetërore janë blerësit më të mëdhenj të një game të

gjerë mallrash e shërbimesh. Ndërkaq, ndërmarrjet e vogla e të mesme kontribuojnë në disa

drejtime në ekonomitë e vendeve, si dhe përbëjnë përqindjen më të madhe të numrit të

bizneseve. Hulumtimet tregojnë se pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik

është e pamjaftueshme në raport me potencialet ekonomike të tyre (Kornecki, J., 2011).

Në Kosovë, institucionet e vendit janë blerësi më i madh, ku 38.87 % e buxhetit të

përgjithshëm për vitin 2015 (mallra e shërbime dhe shpenzime kapitale) është paraparë të

realizohen përmes procedurave të prokurimit publik. Më shumë se 99 % e ndërmarrjeve në

vend janë ndërmarrje të vogla e të mesme (Qeveria e Kosovës, Korrik 2011).

Sfidat e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si blerës janë studiuar, megjithatë ka mungesë të

hulumtimeve mbi sfidat që këto të fundit i hasin si furnizues (Karjalainen, K., Kemppainen,

K., 2008). Andaj, ky studim ka për qëllim të prezantojë raportin ndërmjet prokurimit publik

dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në Republikën e Kosovës. Fillimisht, prezantohet

legjislacioni i Republikës së Kosovës për prokurimin publik nga aspekti i ndërmarrjeve të

vogla e të mesme. Përmes të gjeturave nga anketimet, identifikohen mundësitë dhe

pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla e të mesme gjatë proceseve tenderuese si dhe

analizohen kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si pjesëmarrëse në këto procese.

Rekomandimet e këtij hulumtimi avokojnë për politika më efektive të prokurimit publik për

NVM-të.

Legjislacioni që rregullon prokurimin në Kosovë përgjithësisht është në linjë me

legjislacionin e BE-së. Të gjeturat nënvizojnë disa çështje ligjore, por më tepër aspekte

praktike që sfidojnë NVM-të në këtë proces. Në anën tjetër, edhe kapacitetet e NVM-ve

luajnë rol qenësor në kryerjen e misionit me sukses.

Page 4: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

4

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME

Fillimisht mirënjohjet i shkojnë familjes për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ma

kanë dhënë si në jetë ashtu edhe në realizimin e këtij punimi: nënën, babin, e motrat me

familjet e tyre.

Kontributin kryesor për këtë punim, duke marrë parasysh përkrahjen profesionale të ofruar

vazhdimisht, dhe motivin për punë profesionale, pa dyshime e meriton mentori i këtij

punimi, i çmuari Prof. Dr. Besnik Krasniqi.

Një falënderim i veçantë i shkon edhe të anketuarve: përfaqësuesve të NVM-ve, zyrtarëve

të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese, zyrtarëve të institucioneve të prokurimit publik,

OJQ-ve, odave ekonomike e shoqatës së biznesit, si dhe ekspertëve vendorë dhe atij

ndërkombëtar.

Gjithashtu, pa harruar edhe të gjithë ligjëruesit gjatë studimeve themelore e master,

shoqërinë dhe kolegët.

Me vlerësimet më të larta, ju falënderoj shumë përzemërisht!

Page 5: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

5

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT ............................................................................................................................... 3

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME .............................................................................................. 4

PËRMBAJTJA ............................................................................................................................ 5

LISTA E TABELAVE .................................................................................................................. 6

FJALORI I TERMEVE ................................................................................................................. 6

1. HYRJE .............................................................................................................................. 8

QËLLIMET E HULUMTIMIT .................................................................................................... 9

METODOLOGJIA ................................................................................................................... 9

2. SHQYRTIMI I LITERATURËS DHE HULUMTIMEVE TË DERITANISHME ................................ 12

3. ANALIZA E LEGJISLACIONIT ........................................................................................... 22

PËRKUFIZIMI I NVM-VE NË LEGJISLACIONIN KOSOVAR ..................................................... 22

LEGJISLACIONI PËR PROKURIM PUBLIK DHE NVM-TË ........................................................ 23

LEGJISLACIONI I BE-SË DHE NVM-TË ............................................................................... 26

4. REZULTATET E HULUMTIMIT .......................................................................................... 28

NVM-TË GJATË PROCESEVE TENDERUESE: MUNDËSITË DHE PENGESAT ............................ 28

KAPACITETET E NVM-VE .................................................................................................. 49

5. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME .................................................................................. 52

PËRFUNDIME ...................................................................................................................... 52

REKOMANDIME .................................................................................................................. 57

BIBLIOGRAFIA ....................................................................................................................... 60

SHTOJCA 1: ANKETA (MOSTËR) ............................................................................................. 65

SHTOJCA 2: LISTA MË E HOLLËSISHME E TË ANKETUARVE ..................................................... 67

Page 6: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

6

LISTA E TABELAVE

Tabela 1: Statistikat e përgjithshme të anketuarve në bazë të planifikimit dhe realizimit

FJALORI I TERMEVE

AK Autoritete Kontraktuese

AQP Agjencia Qendrore e Prokurimit

BE Bashkimi Europian

CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Europës Qendrore

DT Dosja e Tenderit

€ Euro

FOL Lëvizja FOL

GDP / PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto

IKAP Instituti Kosovar për Administratë Publike

KDI Instituti Demokratik i Kosovës

KE/EC Komisioni Europian

KIESA Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë

KRPP Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

LPP Ligji për Prokurimin Publik

NMVM Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme (tutje NVM)

NVM Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme

OE Operator Ekonomik

Page 7: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

7

OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

OJQ Organizata Jo-Qeveritare

OSHP Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik

PP Prokurim publik

R&D Hulumtim dhe Zhvillim

RIINVEST Instituti RIINVEST

SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës

TIK Teknika e Incidenteve Kritike

Page 8: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

8

1. HYRJE

Hulumtime të shumta tregojnë se në shumë vende të botës, institucionet shtetërore janë

blerësit më të mëdhenj ose dominues të një game të gjerë mallrash e shërbimesh. Në të

njëjtën kohë, ndërmarrjet e vogla e të mesme, përveç se janë gjeneratorë të punësimit

përbëjnë përqindjen më të madhe të numrit të bizneseve. Sfidat e ndërmarrjeve të vogla e të

mesme si blerës janë studiuar, megjithatë ka mungesë të hulumtimeve mbi sfidat që këto të

fundit i hasin si furnizues (Karjalainen, K., Kemppainen, K., 2008). Këtu duhet përfshirë

sidomos infrastrukturën ligjore, konkurrencën, apo edhe fenomenet e raportuara si

transparencën, korrupsionin, llogaridhënien, e planifikimin e dobët.

Këto sfida që i hasin ndërmarrjet e vogla e të mesme janë edhe më të theksuara në

Republikën e Kosovës. 38.87 % apo 653,977,500 € e buxhetit total prej 1,682,486,849 € të

parashikuar për vitin 2015, për mallra e shpenzime dhe për shpenzime kapitale (Gazeta

Zyrtare 3/2015, Ligji nr. 05/L-001), duhet të shpenzohet përmes proceseve të prokurimit

publik. Kjo e bën shtetin e Kosovës, përkatësisht institucionet e vendit, blerësin më të madh

në vend. Në anën tjetër, më shumë se 99 % e ndërmarrjeve në Kosovë janë ndërmarrje të

vogla e të mesme (Qeveria e Kosovës, Korrik 2011).

Andaj, politikat shtetërore të Kosovës mbi prokurimin publik përveç se duhet të jenë në

favor të efektivitetit të kostos që mbështetet edhe në legjislacionin e Bashkimit Europian,

ato duhet të përkrahin përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në proceset e

prokurimit publik, duke iu krijuar qasje e kushte që edhe ato të jenë më konkurrente në

tregun e prokurimit publik.

Shqyrtimi i literaturës dhe hulumtimeve të deritanishme në këtë fushë prezantohen tek

kapitulli i parë. Se si definohen NVM-të në legjislacionin kosovar, si legjislacioni për

prokurimin publik në Kosovë i trajton këto subjekte dhe analizimi i legjislacionit të BE-së

për këtë fushë do prezantohen në kapitullin e dytë. Në kapitullin e tretë prezantohen

rezultatet e hulumtimit, të grupuara sipas çështjeve të ngritura, si dhe në kapitullin e fundit

përmblidhen përfundimet dhe rekomandimet.

Page 9: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

9

QËLLIMET E HULUMTIMIT

Ky hulumtim ka për qëllim të analizojë raportin ndërmjet prokurimit publik dhe

ndërmarrjeve të vogla e të mesme në Republikën e Kosovës. Me fokus të veçantë, do të

tentojë:

(i) të analizojë legjislacionin e Republikës së Kosovës për prokurimin publik nga

aspekti i ndërmarrjeve të vogla e të mesme;

(ii) të identifikojë mundësitë dhe pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla e të

mesme gjatë proceseve tenderuese;

(iii) të analizojë kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla e të mesme; dhe

(iv) të nxjerrë përfundime dhe rekomandime për politika më efektive të prokurimit

publik për ndërmarrjet e vogla e të mesme.

METODOLOGJIA

Në këtë hulumtim përdoren metoda të ndryshme për të arritur tek përgjigjet për çështjet e

shtruara më lartë. Fillimisht, shqyrtohet literatura dhe hulumtimet e deritanishme, pastaj

analizohet legjislacioni i Republikës së Kosovës – ligjet dhe aktet tjera nënligjore (sipas

Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës), si dhe shtjellohen publikimet e deritanishme të

realizuara nga institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare vendore e

ndërkombëtare.

Meqenëse mungojnë teori të përgjithshme që shpjegojnë raportin ndërmjet prokurimit

publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, përvoja, opinionet dhe rekomandimet e

grupeve të ndryshme të interesit janë vlerësuar më se të nevojshme. Andaj, në fillim është

synuar që të anketohen 26 subjekte apo individë të ndryshëm: 10 udhëheqës të

Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme që kanë marrë pjesë në proceset tenderuese publike

(përzgjedhur dhe bazuar në Arkivin elektronik të njoftimeve të Komisionit Rregullativ të

Page 10: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

10

Prokurimit Publik1), 5 zyrtarë të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese të institucioneve

të niveleve të ndryshme (institucione qeveritare, agjenci të pavarura, komuna), 4 zyrtarë të

institucioneve të prokurimit publik (nga 1 nga secila: Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Publik, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Agjencia Qendrore e Prokurimit, Instituti i Kosovës

për Administratë Publike), 2 zyrtarë të organizatave joqeveritare vendore e ndërkombëtare,

3 zyrtarë të odave ekonomike e shoqatave të bizneseve, si dhe 2 ekspertë të fushës.

Janë kontaktuar përmes postës elektronike, takimeve të drejtpërdrejta apo telefonit 42

subjekte apo individë të ndryshëm që të plotësojnë Anketën apo të intervistohen gjatë

bashkëbisedimit. Deri më 31 dhjetor 2015 janë anketuar apo pranuar përmes postës

elektronike gjithsej 20 Anketa: 7 nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme; 3 zyrtarë

të prokurimit publik; 2 nga institucionet e prokurimit publik; 2 nga OJQ-të; 3 nga Odat

Ekonomike dhe shoqatat e biznesit; si dhe nga 3 ekspertë: dy vendorë e një ndërkombëtar.

Shih tabelën në vijim për statistikat e përgjithshme ose Shtojcën 2 për më shumë hollësi,

në lidhje me pjesëmarrësit.

Tabela 1: Statistikat e përgjithshme të anketuarve në bazë të planifikimit dhe realizimit

Grupi Të anketuarit Planifikuar Realizuar Pakryer Të

kontaktuar

I NMVM 10 7 3 15

II

Zyrtarë te

prokurimit në

Autoritete

Kontraktuese të

niveleve të

ndryshme

5 3 2 11

III Institucionet e

prokurimit publik 4 2 2 4

IV Zyrtarë të OJQ-ve 2 2 0 4

V Odat ekonomike /

shoqata të biznesit 3 3 0 5

VI Ekspertë të fushës së

prokurimit publik 2 3 -1 3

Gjithsej 26 20 6 42

1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Arkiva e Njoftimeve në uebfaqen: http://krpp.rks-gov.net/

Page 11: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

11

Për analizimin e rezultateve, në rastet kur kemi pasur të bëjmë me individë që kanë qenë

drejtpërsëdrejti të përfshirë në proceset e tenderimit, është përdorur Teknika e Incidenteve

Kritike (TIK) e John C. Flanagan2. Kjo teknikë që përdoret në hulumtime cilësore, ofron

një qasje praktike në mbledhjen dhe analizimin e informatave për aktivitetet njerëzore dhe

zbërthimin e domethënies së këtyre informatave për njerëzit e përfshirë, përkatësisht grupet

e interesit. Pra, kjo teknikë na ka mundësuar identifikimin e përvojave të të anketuarve, që

më pas të bëhen rekomandime konkrete për përmirësimin e gjendjes praktike.

2 Hughes, Hilary and Williamson, Kirsty and Lloyd, Annemaree (2007): Critical incident technique. In: Lipu,

Suzanne, (ed) Exploring methods in information literacy research. Topics in Australasian Library and

Information Studies, Number 28 . Centre for Infromation Studies, Charles Sturt University, Wagga Wagga,

N.S.W., pp. 49-66. http://eprints.qut.edu.au/17545/1/17545.pdf DHE Flanagan, C. John (korrik 1954): The

Chritical Incident Technique, Psychological Bulletin, Vol. 51, no. 4, American Institute for Research and

University of Pittsburgh. https://books.apa.org/pubs/databases/psycinfo/cit-article.pdf

Page 12: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

12

2. SHQYRTIMI I LITERATURËS DHE HULUMTIMEVE TË DERITANISHME

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë shumë rëndësi në zhvillim ekonomik të një vendi

për shkak se kontribuojnë në shumë aspekte, duke përfshirë ngritjen e konkurrencës,

inovacionet, rritjen e punësimeve. Në shumë vende, posaçërisht në ato në zhvillim, blerjet

më të mëdha bëhen nga institucionet shtetërore. Analizimi i raportit ndërmjet prokurimit

publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme është edhe qëllimi i këtij shqyrtimi të

literaturës dhe hulumtimeve. Me fokus të veçantë, do të tentoj të identifikoj dhe analizoj

mundësitë dhe pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në proceset

tenderuese në literaturë dhe hulumtime të ndryshme.

Fillimisht, duhet nënvizuar se mungojnë teori të përgjithshme që shpjegojnë raportin

ndërmjet prokurimit publik dhe NVM-ve. Megjithatë, të gjitha hulumtimet dhe shkrimet e

përfshira në këtë shqyrtim literature, edhe pse në mënyra dhe me propozime të ndryshme,

avokojnë për përfshirjen më të madhe të NVM-ve në proceset tenderuese.

Perry, C. (2012) në një artikull me rëndësi nënvizon rolin e rëndësishëm që NVM-të mund

ta kenë në prokurimin publik sidomos në aspektin e inovacionit, ngritjes së konkurrencës si

dhe në strategjitë ekonomike. Edhe Walker dhe Preus (2006) analizojnë të gjeturat e tyre

duke u ndalur tek mundësitë për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm përmes prokurimit

publik duke u furnizuar prej NVM-ve. Ata argumentojnë se prokurimi publik me burim

NVM-të ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive lokale apo rajonale, dhe

ndihmon posaçërisht në krijimin e qasjes së partneritetit.

Autorët Lindskog, H., Brege, S. dhe Brehmer, P.-O. (2012) argumentojnë se NVM-të që të

jenë tenderuese për kontrata qeveritare si dhe agjencitë publike që të zgjedhin NVM-të si

furnitorë mund të ketë pasoja të konsiderueshme – si pozitive ashtu edhe negative. Ata

vlerësojnë që për të qenë furnitor për sektorin publik nënkupton njohje e procedurave si dhe

mund të jetë nxitje për kontrata të reja. Për autoritetet kontraktuese mund të nënkuptojë

marrjen e zgjidhjeve inovative me kosto të ulët. Por gjithashtu mund të jetë e rrezikshme si

për NVM-të ashtu edhe për autoritetet kontraktuese, sepse duke e zgjedhur një NVM pa

Page 13: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

13

dokumente dëshmuese për të kaluarën mund ta vendosë autoritetin kontraktues në situatën e

mos përmbushjes së obligimeve të saja drejt publikut të përgjithshëm dhe për NVM-në të

shkojë në falimentim.

Raporti ndërmjet prokurimit publik dhe zhvillimit është nënvizuar edhe në publikime të

Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë. Në një shkrim mbi këtë temë

Wittig (2003) e përkufizon prokurimin publik si një proces biznesor brenda një sistemi

politik, duke vlerësuar se dështimi në balancimin e duhur të këtyre elementeve mund të

çojë në përpjekje të humbura dhe në rezultate të dobëta të zhvillimit. Aty nënvizohet

rëndësia e përfshirjes së NVM-ve në proceset tenderuese të shteteve, dhe në këtë mënyrë të

kontribuohet në agjendën e zhvillimit. Ky artikull prezanton të gjeturat se NVM-të janë

minimalisht të prezantuara në tendera, dhe u bënë thirrje shtete që të hartojnë politika që

mundësojnë dhe stimulojnë përfshirjen e NVM-ve në proceset tenderuese.

Në të njëjtin artikull identifikohen problemet që shtete të ndryshme në botë i kanë me

procedurat e prokurimit, që pengojnë qasjen e NVM-ve. Këtu përmenden mostrajtimi ose

trajnimi i dobët i forcës punuese, llogaridhënie joadekuate për vendimet qeveritare,

mungesa e transparencës në proceset prokuruese, pak ose aspak informata në lidhje me

rezultatet për transaksione për prokurime të caktuara, ndikimi i burokracisë duke iu dhënë

tenderë firmave të favorizuara duke mos u bazuar në kriteret paraprake, e të tjera.

Sipas Kaidalov, M.V. dhe Snider, K. F. (2011), në një studim për raportin e NVM-ve dhe

proceset e prokurimit publik në SHBA dhe BE, vlerëson se progresi në arritjen e qëllimeve

për pjesëmarrjen e NVM-ve në proceset tenderuese mbetet i pakapshëm në të dyja anët e

Atlantikut.

Në Poloni, sipas Kornecki, J. (2011), pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik

është e pamjaftueshme në raport me potencialet ekonomike ekzistuese të tyre. Vetëm një në

tre NVM është përpjekur për të hyrë në kontrata në korniza të prokurimit publik. Për më

tepër, ndër to që ende nuk kanë interes të hyjnë në prokurim publik deri më tani, më shumë

se 50 % e tyre ende nuk e kanë këtë qëllim. Çdo e katërta firmë prej atyre që janë përpjekur

të hyjnë në prokurimin publik ka deklaruar se e ka fituar së paku një tender. NVM-të janë

Page 14: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

14

më të suksesshme në fitimin e tenderëve në shërbime, dhe më pak në tregti. Këto të gjetura

tregojnë trend negativ në rritje të pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset e prokurimit publik.

Në anën tjetër, në një shtet në zhvillim si Uganda, sipas Allen, B. A. dhe Ssennoga, F.

(2008), firmat e vogla e të mesme ballafaqohen në nivele të ndryshme për të përmirësuar

produktet e tyre, ngritjen e nivelit të përformancës së punëtorëve, dhe përkthimi i

potencialeve të tyre në oferta të suksesshme. Këtu problemet kryesore lidhen me çmimet e

larta të prodhimit.

Edhe në Gjermani, sipas Sarter, E. K.; Fuchs, S. dhe Detlef, S. (2014), sfida të NVM-ve

janë tenderët e shkallës së madhe, kufizime administrative, si dhe mungesa e informacionit.

Për më tepër, shqetësim i gjatë në legjislacionin e Gjermanisë është promovimi i

pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset tenderuese.

Në një artikull me ndikim, Morand, P.-H. (2003) tregon se si agjencitë qeveritare të blerjes

(tutje autoritetet kontraktuese) në mënyrë të pashmangshme – edhe pse pa dashje, i

diskriminojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në interes të efikasitetit administrativ dhe

në kërkim të blerjes në mënyrë ekonomike. Ai thotë se kjo ndodh për shkak se autoritetet

kontraktuese kanë tendencë për të blerë në sasi më të mëdha në të njëjtën kohë, dhe shpesh

përmes proceseve tenderuese përzgjedhëse.

Mirëpo, në të njëjtin artikull autori argumenton se qeveritë duhet të promovojnë NVM-të

për shkak të përfitimeve që rrjedhin nga to në krahasim me ndërmarrjet e mëdha në

aspektin e krijimit të vendeve të punës, efikasitetit dhe rritjes. Morand në këtë artikull ka

analizuar procedurat e prokurimit publik, duke prezantuar mënyrën se si NVM-të mund të

marrin pjesë në procese tenderuese, dhe atë duke i ndarë tenderët në pjesë (tutje llote) gjë

që sipas autorit ndikon në rritjen e konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe më të

mëdha. Në fakt, autori anon kah alternativa e dhënies së tenderëve NVM-ve, në barrë të

shpenzimeve më të larta të blerjeve publike, përkatësisht taksapaguesve, por në favor të

rritjes së punësimit.

Page 15: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

15

Jurcik, R. (2013) argumenton se legjislacioni aktual i BE-së nuk është miqësor për NVM-

të: kontratat publike janë të rregulluara nga direktiva që përmbajnë qëllime të përgjithshme,

ndërkaq secili shtet ka legjislacion të ndryshëm për këtë çështje. Për më tepër, aty

nënvizohet se si Më shumë se 98 % e kontratave në BE u jepen firmave vendore, ndërkaq

më shumë se 50 % prej tyre janë firma të mëdha. Në këtë artikull autori sugjeron që të ulen

çështjet administrative në prokurim, të ulen shpenzimet në hartimin e ofertave, kërkesat që

përcaktohen nga Autoritetet Kontraktuese të formulohen dhe të caktohen në atë mënyrë që

të jenë të arritshme për NVM-të, dhe të ndalohet dhënia e kontratave firmave që nuk u

dihen pronarët dhe që nuk i paguajnë nënkontraktuesit.

Ndërkaq, GHK (2010) identifikon faktorët kryesorë që ndikojnë në qasjen e NVM-ve në

prokurimin publik, si rritjen e prokurimit publik në njërën anë dhe presionin mbi resurset e

autoriteteve kontraktuese që qon tek preferencat për kontrata më të mëdha që nënkuptojnë

dokumente tenderuese më të dobëta dhe dhënia e kontratave në bazë të çmimeve se sa në

bazë të cilësisë, ku të dyja këto raste ka më shumë gjasa të jenë në favor të tenderuesve më

të mëdhenj dhe me më shumë përvojë, që nënkupton jo në favor të NVM-ve.

Se si praktikat e “mira” të blerjes mund të kenë rezultate të “këqija” – pasoja të

paqëllimshme që janë posaçërisht të dëmshme për NVM-të, nënvizohen në artikullin e

Surtees, J.; Knight, L. dhe Shipton, H. (2014). Aty ceket se NVM-të ballafaqohen me sfida

të pabarabarta kur iu shesin sektorit publik, dhe këto sfida posaçërisht janë të lidhura

ngushtë me produktet inovative, duke pasur parasysh rëndësinë që ka inovacioni në

stabilitetin ekonomik të një shërbimi shëndetësor të financuar nga publiku. Por, këtu duhet

marrë parasysh sa vështirë është për të gjitha firmat, por posaçërisht për NVM-të, për të

pasur qasje në njerëzit dhe burimet e duhura brenda sektorit të shëndetësisë për të përkrahur

fazat e ndryshme të ciklit të inovacionit.

Wert (2012) nënvizon 5 vështirësi që njerëzit e prokurimit publik në Angli i hasin kur

blejnë nga NVM-të: vendosja e stimujve të gabuar; ka mungesë të njohurive dhe aftësive

rreth zhvillimeve të teknologjisë, inovacioneve dhe tregjeve mbarëbotërore; ka mungesë në

strategji që radhitë prokurimin publik me objektivat e politikave publike dhe Hulumtim e

Page 16: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

16

Zhvillim (R&D); kërkesa është e copëtuar; dhe është shumë e vështirë për NVM-të

inovative të përfshihen në prokurimin publik si furnitorë.

Edhe Perry, C. (2011) nënvizon sfidat që NVM-të ballafaqohen në Irlandën e Veriut në

qasjen në mundësitë e prokurimit publik. Mungesa e vetëdijes apo informatës mbi

mundësitë, sfidat në përdorimin e sistemeve/kornizave, probleme me kapacitetet si dhe

perceptimi mbi kompleksitetin e proceseve prokuruese, janë disa nga sfidat e përmendura.

Për tu ballafaquar këtyre sfidave, autori avokon për thjeshtëzimin e proceseve të

prokurimit, ndarjen e kontratave të mëdha në llote, caktimin e kërkesave që janë

proporcionale me madhësinë e kontratave, dhe ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve.

Përveç ndarjes së tenderëve nëpër llote, janë propozuar edhe zgjidhje të tjera që janë në

favor të NVM-ve. Në një artikull për modelet biznesore për tregjet elektronike, Komisioni

Europian me autor Timmers, P. (1998) vlerëson se blerjet elektronike përkatësisht

prokurimi elektronik për shkak të uljes së kostove dhe ruajtjes së kohës së zgjatjes së

procedurave, është më i favorshëm për NVM-të. Megjithatë, këto nuk janë faktorët e vetëm

që përcaktojnë nëse një punë apo shërbim mund të kryhet nga ndërmarrjet e vogla.

Aspektet teknike që në dukje mund të jenë të parëndësishme janë po aq qenësore. Në një

artikull për atë se si NVM-të e shohin prokurimin publik në BE dhe Suedi, Andersson, C.

(2002) përmend aspekte se si tenderët janë të shkruara dobët me specifikimet e kërkesave të

përsëritura, me përdorimin e tepërt të shkurtesave pa sqarime shtesë, dhe me specifikime të

përdorura për produkte të ndryshme pa i përshtatur ato për produkte të caktuara.

Autorët Gitari, M. W. Dhe Kabare, K. (2014) në një artikull që analizon faktorët që

ndikojnë në qasjen në mundësitë e prokurimit për NVM-të në Keni gjen se zyrtarët e

prokurimit publik në këtë shtet kanë njohuri të limituara në krahasim me pritjet. Në këtë

hulumtim ata erdhën në përfundim se zyrtarët e prokurimit publik kurrë nuk ishin trajnuar

për mënyrat formale dhe metodat miqësore për pjesëmarrjen e NVM-ve në proceset

tenderuese.

Page 17: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

17

Në anën tjetër, autori Andersson, C. (2002) vlerëson se edhe NVM-të nuk i kanë njohuritë e

kërkuara për të hyrë në tregun e prokurimit publik. Megjithatë, ai avokon për atë se do të

ishte më efikase që të ndërrohen proceset e prokurimit publik se sa të trajnohen e edukohen

18 milionë NVM ekzistuese në BE. Por, edhe për ndryshimet ligjore do të duhej të

trajnoheshin zyrtarët e prokurimit, sikurse ishte problemi në Keni i gjetur në paragrafin

sipër.

Por, edhe vetë dhënia e mundësisë për qasje të NVM-ve në tenderë publikë bartë me vete

aspekte të tjera. Autori McCruden, Ch. (2004) përmend një numër çështjesh që kanë të

bëjnë me përdorimin e prokurimit publik si një mjet të rregullimit social, duke nënvizuar

çështjen e “kushteve” ndër shekuj si në Europë ashtu edhe në Amerikën Veriore dhe duke

sjellë përpara termin “prokurimi i qëndrueshëm” që ka të bëjë me zhvillimin e

qëndrueshëm dhe çështjet e mjedisit. Por, për të arritur këto qëllime, disa rezultate në

shkrimin e Walker, H. dhe Brammer, S. (2007) tregojnë se në Britaninë e Madhe autoritetet

kontraktuese vënë një theks veçanërisht të fortë në blerjen nga furnizuesit lokalë dhe më të

vegjël. Këto të gjetura tregojnë se mbase NVM-të janë më konkurruese se ndërmarrjet më

të mëdha në aspektin e ofrimit të produkteve me karakteristika më specifike.

Në një shkrim me ndikim të autorit Loader, K. (2012), kritikohet qeveria e Mbretërisë së

Bashkuar për vonesa në krijimin e lehtësirave, përkatësisht mos heqjen e barrierave, për

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të marrë pjesë në blerjet publike. Në këtë artikull

autori kritikon zinxhirin e sistemit me theks të veçantë zyrtarët publikë të prokurimit, për

atë se kanë mungesë të “prioriteteve dhe objektivave të qarta” dhe në këtë mënyrë po e

pengojnë zhvillimin. Veprimet e britanikeve mund të arsyetohen me faktin se ata mendojnë

më tepër se si shfrytëzohet paraja publike, dhe më pak i kushtojnë vëmendje rritjes së

punësimit, që edhe ashtu është mjaftë i lartë (niveli i papunësisë në shkurt 2015 ishte 5.4

%3).

3 Eurostat (qershor 2015): Normat e papunësisë për prill 2015. http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-

explained/index.php/File:Unemployment_rates,_seasonally_adjusted,_April_2015.png

Page 18: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

18

Nga një shkrim i mëhershëm i të njëjtit autor, Loader, K. (2007), megjithatë mund të

kuptohet frustrimi i autorit. Aty thuhet se edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e edhe

firmat e vogla në vitin 2007 patën besuar se prokurimi i sektorit publik është një mënyrë e

mirë për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe që edhe mund të rezultojë në përmirësimin e

dhënies së shërbimeve. Edhe në këtë artikull autori nënvizon mungesën e politikave zyrtare

e formale që inkurajojnë përdorimin e NVM-ve si furnizues si dhe për faktin që edhe pse

zyrtarët e prokurimit donin të bënin biznes me NVM-të, qëllimi parimor i tyre ishte arritja e

vlerës për para. Këto veprime të zyrtarëve dhe politikave nuk janë sinjale të mira për NVM-

të, për të mos thënë dekurajuese, për të marrë pjesë në proceset tenderuese publike.

Në këtë artikull autori shpjegon më thellë aspektin e vlerës për paratë e shpenzuara. Ai

thotë se nëse vlera për para interpretohet gjerësisht për të përfshirë kritere më të gjera përtej

kostos dhe cilësisë, atëherë firmat e vogla dhe sidomos lokale mund të kenë mundësinë të

përdorin forcat e tyre relative sikurse janë reagimi i shpejtë dhe fleksibiliteti. Mbase,

praktikat kanë treguar që këto përparësi të vlefshme të NVM-ve nuk merren shumë për

bazë për disa produkte e shërbime.

Në një artikull të Komisionit Europian nënvizohet se si politika e prokurimit publik në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e orientuar në ndihmën për bizneset e vogla apo

bizneset e udhëhequra nga gratë apo grupet minoritare. Aty shkruhet se si në këtë shtet

trajtim preferencial – diskriminim pozitiv – kanë bizneset e vogla në proceset tenderuese

sidomos në fushën e Hulumtimit dhe Zhvillimit: “2.5 % e të gjitha aktiviteteve të

prokurimit në Hulumtim dhe Zhvillim (R&D) duhet të rezervohet për bizneset e vogla”.

Aty po ashtu nënvizohet se si bizneset e vogla prodhojnë një pjesë të theksuar të

inovacionit, duke qenë motorët e ndryshimeve teknologjike të ditëve të sotme, sidomos në

aspektin e ideve të reja.

Në këtë artikull thuhet se pengesë për NVM-të shpeshherë bëhen kushtet e paracaktuara që

kanë të bëjnë me koncentrimin e proceseve në tregje të caktuara, që nënkupton mungesën e

kapaciteteve dhe resurseve të NVM-ve. Në këto raste, autorët argumentojnë se, me

mospërfshirjen në proceset tenderuese të NVM-ve – e posaçërisht atyre inovative, për

Page 19: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

19

pasojë zyrtarët e prokurimit dhe procesi i prokurimit në përgjithësi do të kishin humbje të

mundësive dhe resurseve, dhe me siguri edhe të vlerës së projektit. Edhe këto argumente

janë në favor të asaj që më mirë do të ishte që tenderët të ndahen në llote, që NVM-të të

kenë qasje dhe mundësi për të marrë pjesë, përkatësisht konkurruar.

Një tjetër aspekt shumë interesant dhe gjithashtu shumë i rëndësishëm, që ceket në të

njëjtin artikull, ka të bëjë me mënyrën se si vlerësohen projektet, pra pesha e vlerësimit.

Autorët në këtë publikim argumentojnë se mënyra se si vlerësohen projektet mund të ofrojë

një mjedis favorizues për NVM-të.

Për këtë aspekt kanë shkruar edhe Virage e të tjerë (2005) të cilët prezantuan termin

“Vlerësimi i Kostos së Jetës (Life Cost Assessment LCA)” që nënkupton marrjen parasysh

edhe të kostove të tjera përveç çmimit të blerjes së një produkti, pra kostot e shkaktuara

përgjatë gjithë jetëgjatësisë së produktit, duke përfshirë përdorimin e energjisë,

mirëmbajtjen, etj. Ata argumentojnë se edhe pse në fillim çmimi i produktit apo

shërbimeve që blihen mund të jetë më i lartë, në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë në fakt

çmimi i këtyre produkteve/shërbimeve është më i leverdishëm. Prandaj, zyrtarët e

prokurimit dhe agjencitë kontraktuese duhet të marrin në konsideratë edhe këtë fakt, kur

planifikojnë prokurimet publike, dhe jo gjithmonë të shikojnë vetëm çmimin më të ulët.

Në fund, këto artikuj nënvizojnë sidomos rolin e NVM-ve në aspektin e inovacionit,

ngritjes së konkurrencës, reagimin e shpejtë, fleksibilitetin, efikasitetin, mundësitë për

nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm sidomos të ekonomive lokale e rajonale, arritjen e

qëllimeve strategjike të ekonomisë, si dhe në krijimin e qasjes së partneritetit.

Hulumtimet gjithashtu kanë mundësuar prezantimin e disa të gjeturave rreth raportit të

ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe prokurimit publik. Për shembull, në Poloni,

pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik është e pamjaftueshme në raport me

potencialet ekonomike ekzistuese të tyre. Në po të njëjtin shtet nënvizohet trend negativ e

në rritje i pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset e prokurimit publik. Në Gjermani,

promovimi i pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset tenderuese është në nivel jo të

dëshirueshëm si nga legjislacioni ashtu edhe në praktikë. Gjetje tjetër është se edhe

Page 20: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

20

legjislacioni aktual i BE-së nuk është miqësor për NVM-të: kontratat publike janë të

rregulluara nga direktiva që përmbajnë qëllime të përgjithshme, ndërkaq secili shtet ka

legjislacion të ndryshëm për këtë çështje. Në Keni, dhe në shumë vende tjera, zyrtarët e

prokurimit publik kanë njohuri të limituara në krahasim me pritjet.

Artikujt kanë identifikuar një numër pengesash për NVM-të në proceset tenderuese.

Autoritetet kontraktuese dhe organet tjera vendimmarrëse janë karakterizuar me

llogaridhënie joadekuate për vendimet e tyre, mungesë të transparencës dhe informacionit,

pak ose aspak informata në lidhje me rezultatet për transaksione për prokurime të caktuara,

ndikim të burokracisë duke iu dhënë tenderë firmave të favorizuara pa kritere paraprake,

tenderë te shkallës së madhe, kufizime administrative, diskriminimi i NVM-ve në interes të

efikasitetit administrativ dhe në kërkim të blerjes në mënyrë ekonomike, tendenca për të

blerë në sasi më të mëdha përmes proceseve tenderuese përzgjedhëse, dhënia e kontratave

në bazë të çmimeve e jo në bazë të cilësisë, perceptimi i gabuar për NVM-të nga zyrtarët e

prokurimit (rasti në Angli), tenderë të shkruar dobët e me specifikime të përdorura për

produkte të ndryshme pa i përshtatur ato për produkte të caktuara, mënyra e vlerësimit të

projekteve përkatësisht pesha e vlerësimit. Këto mangësi tregojnë për mungesën e

politikave zyrtare e formale që inkurajojnë përdorimin e NVM-ve si furnitorë.

Në anën tjetër, edhe NVM-të i kanë problemet e tyre të brendshme në këto procese. Shumë

prej tyre i perceptojnë proceset tenderuese si komplekse dhe nuk fillojnë fare procedurat.

Kjo ndoshta për shkak se ato nuk i kanë njohuritë e kërkuara për të hyrë në tregun e

prokurimit publik.

Autorët për këtë gjendje gishtin e vënë kah politikëbërësit, por edhe kah zyrtarët e

prokurimit publik, që shpeshherë tentojnë që të thjeshtësojnë procedurat e prokurimit

publik, në barrë të NVM-ve, për shkak se procedurat më të komplikuara do të nënkuptojnë

shtimin e vëllimit të punëve për ta.

Megjithatë, janë propozuar edhe hapa të veçantë në krijimin e hapësirave dhe lehtësimeve

për NVM-të. Këtu mund të përmendet ndarja e vlerës së tenderëve në pjesë (llote). Në

lidhje me këtë, autorët argumentojnë se NVM-të edhe ashtu nënkontraktohen nga bizneset e

Page 21: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

21

mëdha për të kryer të njëjtat punë, por fitojnë më pak për shkak të përqindjes që e merr

firma e madhe, andaj pse mos të ju jepet qasje e drejtpërdrejtë NVM-ve.

Autorët gjithashtu kanë avokuar për uljen e çështjeve administrative në prokurim, uljen e

shpenzimeve në hartimin e ofertave, kërkesat që përcaktohen nga Autoritetet Kontraktuese

të formulohen dhe të caktohen në atë mënyrë që të jenë të arritshme për NVM-të, për

thjeshtëzimin e proceseve të prokurimit, ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve, dhe për

ndalimin e dhënies së kontratave firmave që nuk u dihen pronarët dhe që nuk i paguajnë

nënkontraktuesit.

Edhe prokurimi dhe blerjet publike elektronike janë identifikuar të jenë në favor të NVM-

ve në procesin e prokurimit publik, sepse ulin kostot dhe ruajnë kohën e procedurave.

Aspekte të tjera përfshijnë promovimin e blerjes nga firma vendore e rajonale - të cilat

mund të jenë më konkurrente dhe fleksibile se firmat e mëdha për sektorë të caktuar, si dhe

vlerësimi i ofertave të cilat vijnë nga firma me pronarë grupe të caktuara të shoqërisë, p.sh.

gratë, pakicat kombëtare apo të tjera.

Rezultatet tregojnë se ka mungesë të hulumtimeve e shkrimeve në këtë fushë, pra në

analizimin e raportit ndërmjet prokurimit publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Megjithatë, mund të përfundojmë se literatura dhe hulumtimet e deritanishme na çojnë

drejtë asaj që ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duhet tu jepet hapësirë në procedurat e

prokurimit publik. Se prokurimi publik mund të ndikojë në zhvillimin e një vendi, përmes

përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është i pa diskutueshëm. Por, këtu duhet

identifikuar problemet dhe duhet të gjinden format që të maksimizohen fitimet si për

ndërmarrjet e vogla e të mesme ashtu edhe për tërë shoqërinë.

Page 22: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

22

3. ANALIZA E LEGJISLACIONIT

Në këtë kapitull do të prezantohen të gjetura nga analiza e legjislacionit themelor dhe

sekondar për prokurimin publik në Republikën e Kosovës nga aspekti i ndërmarrjeve të

vogla e të mesme. Fillimisht do të prezantohet si definohen ndërmarrjet e vogla e të mesme

në legjislacionin e Republikës së Kosovës, e pastaj do të paraqitet si legjislacioni për

prokurimin publik i trajton këto subjekte – ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në fund do të

analizohet edhe legjislacioni i BE-së për këtë fushë, duke marrë parasysh agjendën

europiane të Kosovës dhe përputhshmërinë që legjislacioni vendas duhet ta ketë me atë të

BE-së.

PËRKUFIZIMI I NVM-VE NË LEGJISLACIONIN KOSOVAR

Në lidhje me përcaktimin e termit “Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” apo “NVM”, në

fillim merreshin për bazë dy kritere që legjislacioni kosovar i përdorte për të përcaktuar

dallimin në mes të ndërmarrjeve të ndryshme 4

: përkatësisht numrin e të punësuarve dhe

qarkullimin total në vit. Me plotësim-ndryshimin, tani legjislacioni kosovar5 merr parasysh

vetëm numrin e të punësuarve, si dhe ka bërë edhe një ndarje të re nga “NVM” në

“NMVM” përkatësisht “Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”:

- Mikro-ndërmarrja e cila duhet të ketë të punësuar deri në nëntë (9) punëtorë,

- Ndërmarrja e vogël me të punësuar prej dhjetë (10) deri në dyzetenëntë (49) punëtorë,

dhe

- Ndërmarrja e mesme me të punësuar prej pesëdhjetë (50) deri në dyqindedyzetenëntë

(249) punëtorë.

4 Ligji Nr. 02/L-5 për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nenet 4.2. dhe 4.3. Publikuar në

Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 1 nëntor 2006 (Viti I, Nr. 6). http://gzk.rks-

gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2416 5 Ligji Nr. 03/L-031 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-5 për Mbështetjen e ndërmarrjeve të

vogla dhe të mesme, Neni 3. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 25 nëntor 2008 (Viti

III, Nr. 42). http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2596

Page 23: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

23

Në fakt ndarja e re në tre grupe është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Megjithatë, BE6 ende e përdor si kriter qarkullimin total vjetor ose / dhe bilancin e gjendjes

së përgjithshme.

LEGJISLACIONI PËR PROKURIM PUBLIK DHE NVM-TË

Blerjet me paranë publike në Republikën e Kosovës menaxhohen dhe rregullohen me

Ligjin Nr. 04/L-042 për Prokurimin publik në Republikë e Kosovës7 të vitit 2011 i

plotësuar e ndryshuar në vitin 20148, dhe me një numër Udhëzimesh Administrative të

hartuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik9 (tutje KRPP).

Legjislacioni për prokurimin publik, të gjitha ndërmarrjeve jo-publike pa marrë parasysh

karakteristikave të tyre, iu referohet ose me termin “ofertues” ose “Operator Ekonomik”.

Ky përshkrim nuk bënë dallime ndërmjet ndërmarrjeve për shembull mikro dhe të mëdha,

pra nuk i ndanë ato në bazë të numrit të punëtorëve për ti klasifikuar në NMVM+M, apo në

bazë të qarkullimit të tyre vjetor. Kjo çështje madje çimentohet e specifikohet me nenin 7 e

të veçantë në ligj për “Barazinë në trajtim / Jo-diskriminimi”. E vetmja ndarje që është

bërë së fundmi me plotësimin dhe ndryshimin e ligjit, ka të bëjë me prejardhjen e

ofertuesve përkatësisht “vendore” apo “jo-vendore”10

, por nuk i ndanë ato në baza të tjera

për shembull në bazë të numrit të punëtorëve për ti klasifikuar në NMVM, apo në bazë të

qarkullimit të tyre vjetor, edhe pse qarkullimi vjetor mund të vendoset si kriter apo

specifikacion në Dosjen e Tenderit.

6 Rekomandimi Nr. 2003/361/EC i Komisionit të BE-së i 6 majit 2003 në lidhje me përkufizimin e

ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian më 20 maj

2003 (L 124, 36). http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32003H0361&from=EN 7 Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Publikuar në Gazetën Zyrtare të

Republikës së Kosovës nr. 18 më 19 shtator 2011. 8 Ligji Nr. 04/L-237 për Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në

Republikën e Kosovës. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. 25 më 17 prill 2014. 9 Uebfaqja e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), seksioni Legjislacioni. http://krpp.rks-

gov.net/Default.aspx?PID=Legislation&LID=1&PPRCMenu_OpenNode=61 10

Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2015 për Prioritetin e ofertuesvevendor (neni 60A i Ligjit Nr. 04/L-237 për

ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin publik): http://krpp.rks-

gov.net/krpp/PageFiles/File/Udhezimet%20Adminis%202015/UA%201%202015%20per%20Prioritetin%20e

%20ofertuesve%20vendor.pdf

Page 24: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

24

Përveç pengesës së prezantuar më lartë që pamundëson përkrahjen e NMVM-ve nga blerjet

me fondet publike, ekzistojnë edhe një numër mangësi të tjera në legjislacion që ndalojnë

mbështetjen e tyre apo në forma të tjera ia pamundësojnë garën me ndërmarrje të tjera të

mëdha dhe jo-vendore me përvojë më të madhe.

Me këtë rast, neni 9 për Planifikimin e Prokurimit vjetor, ndonëse mund të ketë logjikë

ekonomike, i përjashton nga pjesëmarrja ndërmarrjet NMVM. Kjo për faktin se këto

ndërmarrje nuk kanë kapacitete të mjaftueshme si njerëzore ashtu edhe financiare për të

ofruar produkte dhe shërbime me shumicë dhe nuk mund të garojnë me çmim në krahasim

me ndërmarrjet e mëdha.

Një pengesë tjetër ka të bëjë me nenin 27, përkatësisht me Dosjen e Tenderit, pra

specifikimet teknike. Përveç se kërkohen dokumente të shumta për aplikim për tender dhe

kjo kërkon angazhim të veçantë dhe të kushtueshëm, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk

kanë kapacitete të punësojnë persona shtesë që e njohin mirë fushën e prokurimit publik

dhe të përgatisin dokumentacionin në mënyrën e kërkuar nga Autoritetet Kontraktuese. Në

shumicën e rasteve, NMVM-të duke parë kërkesat administrative, as nuk marrin pjesë fare

në proceset tenderuese, edhe pse mund të jenë konkurruese. Mos pjesëmarrja e tyre në

proceset tenderuese ka të bëjë edhe me faktin se shumica e njoftimeve (përveç Njoftimeve

për Kuotimin e Çmimit) publikohen në uebfaqen e KRPP-së, e që lidhet përsëri me

ekspertin apo punëtorin që duhet ti ndjek këto njoftime e që NMVM-të në shumicën e

rasteve nuk kanë mundësi ta kenë.

Në lidhje me procedurat e prokurimit publik, disa nga to gjithashtu mund të jenë pengesë

për NMVM-të. Për shembull, neni 36 “Procedura për Kuotimin e Çmimit”, përfshinë

Kontratat me vlerë minimale (deri në 1,000 Euro) dhe Kontratat me vlerë të vogël (nga

1,.000 Euro deri në 10,000 Euro). Kjo procedurë është shumë jo-transparente sepse

Kuotimet e Çmimeve nuk kërkohet të publikohen në uebfaqen e KRPP-së që nënkupton se

Autoriteti Kontraktues përkatësisht Zyrtarët e prokurimit janë të pavarur ti përzgjedhin

ofertuesit dhe ti dërgojnë së paku 3 ofertuesve që ata vetë i vlerësojnë kërkesë me shkrim

për Kuotimin e Çmimeve. Sa është e mirë kjo procedurë për NVMV-të njëkohësisht është

Page 25: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

25

edhe e keqe, për shkak se nuk është gjithëpërfshirëse, pra nuk është publike që të gjithë

ofertuesit të mund të informohen dhe të marrin pjesë.

Aspekt tjetër që nuk është në favor të NMVM-ve është edhe Neni 60 për Kriteret për

dhënien e kontratës, përkatësisht kriteri që përdoret më së shumti nga institucionet e

Kosovës pika 1.1.: “tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët”. Fillimisht, ky kriter

përdoret më së shumti nga institucionet e shtetit për shkak se zyrtarët mund të gabojnë më

pak gjatë zbatimit të procedurave dhe legjislacionit për prokurimin publik, pra kërkohet më

pak punë në zbatimin e këtij kriteri dhe kjo lidhet edhe me kapacitetet përkatësisht numrin

jo të mjaftueshëm të zyrtarëve të prokurimit në Autoritetet Kontraktuese. Ky kriter iu

pamundëson NMVM-ve të konkurrojnë me përparësitë e tjera që mund ti kenë në krahasim

me ndërmarrjet e mëdha, duke përfshirë këtu lokacionin, fleksibilitetin në përgatitjen apo

dorëzimin e produktit apo shërbimit të kërkuar, afatin kohor të dorëzimit të punës apo

shërbimit, e të tjerë.

Një aspekt pengues për NMVM-të është edhe ekzistimi i Autoritetit Qendror të Prokurimit

(tutje AQP) i cili si organ i prokurimit publik brenda Ministrisë së Financave ka për detyrë

të zhvillojë prokurime të përbashkëta për Autoritetet Kontraktuese. Pra, kjo iu pamundëson

NMVM-ve të konkurrojnë me ndërmarrjet e mëdha për shkak të sasisë së kërkuar,

gjeografisë së liferimit të produkteve/shërbimeve, kapaciteteve të kufizuara dhe më e

rëndësishmja për shkak të çmimit që mund të iu ofrohet në këtë rast nga ndërmarrjet e

mëdha. Por, në anën tjetër, për shembull, të marrim shërbimet e derivateve, një NMVM të

themi nga qyteti i Prizrenit më mirë do të furnizonte Komunën e Prizrenit si Autoritet

Kontraktues me këtë lëndë se sa një ndërmarrje e madhe e cila ka mundësi të mos ketë

furnitor në rajonin e Prizrenit. Kjo nënkupton që ose automjetet e Komunës së Prizrenit

duhet të udhëtojnë jashtë rajonit të tyre deri te pika më e afërt furnizuese për furnizim ose

ndërmarrja e madhe detyrohet ta kontraktojë një NMVM nga ky rajon për të kryer këtë

shërbim.

Në fund fare, në rast se një Operator Ekonomik ka marrë pjesë në një proces të prokurimit

publik, dhe iu është bërë e padrejtë përgjatë procesit tenderues, ai duhet të iu drejtohet

Page 26: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

26

Organit Shqyrtues të Prokurimit (tutje OShP) që ndryshe quhet edhe Gjykata e Tenderëve.

Pengesa për NMVM-të këtu është se ata detyrohen të paguajnë një tarifë në vlerën 500

Euro për të dorëzuar ankesë në këtë institucion, dhe pse kjo shumë “duhet ti kthehet

ankuesit, kur OShP e aprovon ankesën si të bazuar” 11

. Kjo është barrë e madhe për

NMVM-të të cilat ndoshta kanë aplikuar në një proces tenderues që mund të ketë pasur

vlerën edhe më të vogël se vetë tarifa, dhe mbajtja e 500 Eurove jashtë qarkullimit do të

nënkuptojë shumë për to. Tarifa 500 euro për të gjitha aktivitetet e prokurimit, pa marrë

parasysh vlerën e tenderëve, është diskriminuese për tenderët e vegjël, sidomos për ato nën

vlerën 10.000 Euro. Kjo për faktin se kjo tarifë peshon së paku 5 % të vlerës së

përgjithshme.

LEGJISLACIONI I BE-SË DHE NVM-TË

Në Bashkimin Europian çështjet e prokurimit publik rregullohen me anë të dy direktivave,

përkatësisht Direktiva 2004/17/EC për Koordinimin e procedurave të prokurimit në

sektorin e ujit, të energjisë, transportit dhe postave, si dhe Direktiva 2004/18/EC për

Koordinimin e procedurave për caktimin e fituesit në kontratat publike të punës, shërbimit

dhe furnizimit. Sa për sqarim, direktivat janë akte ligjore të Bashkimit Europian, që

përcaktojnë qëllimet/rezultatet që të gjitha shtetet e BE-së duhet ti arrijnë, por që iu lehet

shteteve që individualisht të vendosin si do ti arrijnë këto rezultate.

Në dallim me legjislacion e Republikës së Kosovës ku NVM-të nuk përmenden fare, në

këto dy Direktiva për NVM-të përshkruhet i njëjti tekst si në vijim: “Në mënyrë që të

inkurajohet përfshirja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tregun e kontratave publike

të prokurimit, është e këshillueshme të përfshihen dispozita ligjore për nën-kontraktim.”12

11

Neni 118, pika 1 dhe 3 e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. 12

Neni 43 i Direktivës 2004/17/EC për Koordinimin e procedurave të prokurimit në sektorin e ujit, të

energjisë, transportit dhe postave http://krpp.rks-

gov.net/krpp/PageFiles/File/l_EU%2017%2013420040430en00010113(1).pdf , DHE neni 32 i Direktivës

2004/18/EC për Koordinimin e procedurave për caktimin e fituesit në kontratat publike të punës, shërbimit

dhe furnizimit http://krpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/l_EU%2018%2013420040430en01140240.pdf .

Page 27: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

27

Në fakt legjislacioni kosovar përmban një nen të veçantë me një paragraf për

nënkontraktim (neni 30) por nuk specifikohet apo përmendet ndonjë lehtësi për NVM-të,

përveç se gjatë procesit të aplikimit duhet treguar nëse ndonjë pjesë e kontratës pritet të

nënkontraktohet.

Page 28: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

28

4. REZULTATET E HULUMTIMIT

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë e shteteve, duke

ndikuar në disa mënyra. Kontributet kryesore të llojit të ndërmarrjeve në fjalë që

nënvizohen botërisht përfshijnë rritjen e punësimeve, ngritjen e konkurrencës, e

inovacionet.

Sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Kosovë në vitin 2011, më shumë se 99 % e

ndërmarrjeve ishin ndërmarrje të vogla e të mesme13

. Në mungesë të statistikave dhe marrë

parasysh trendët e zhvillimit, mund të konsiderohet se në vitin 2015 NVM-të kanë përbërë

mbi 95 % të të gjitha ndërmarrjeve në vend. Në njërën anë, kjo nënkupton se NVM-të kanë

një ndikim ekonomik edhe më të madh në Republikën e Kosovës, megjithatë, në anën

tjetër, duhet kuptuar se për këto ndërmarrje duhet kujdesur edhe më shumë.

NVM-TË GJATË PROCESEVE TENDERUESE: MUNDËSITË DHE PENGESAT

“Shtylla kurrizore e një ekonomie dhe burim thelbësor i rritjes ekonomike.”

Të gjithë të anketuarit në këtë hulumtim e vlerësojnë lartë rolin e NVM-ve në ekonominë

kosovare. Ata kanë nënvizuar se këto ndërmarrje duke qenë se janë “80 % e tregut të

përgjithshëm”14

dhe kontribuuesit kryesorë në Bruto Produktin e Brendshëm me mbushjen

e arkës shtetërore përmes taksave dhe tatimeve, e mbajnë ekonominë e vendit dhe janë

gjeneratorë të zhvillimit ekonomik.

Hapja e vendeve të punës, rritja e konkurrencës sidomos në proceset tenderuese duke

ndikuar kështu edhe në rritjen e cilësisë së kryerjes së punëve apo ofrimit të shërbimeve të

kontraktuara, janë disa nga kontributet kryesore të këtyre ndërmarrjeve, të cekura nga të

13

Qeveria e Kosovës (Korrik 2011): Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016, me vizion

2020, Hyrje, faqe 4 : http://mti-ks.org/repository/docs/190711Strategjia_per__Zhvillimin_e_NVM-ve-

E_APROVUAR-_permirsur_nga_MH_dhe_SF__1_.pdf 14

I anketuari, zyrtar i Autoritetit Kontraktues.

Page 29: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

29

anketuarit. Mbi të gjitha, asnjë vend gjatë dhe pas tranzicionit nuk është zhvilluar pa

pjesëmarrjen e NVM-ve, andaj ato konsiderohen edhe si burim thelbësor i rritjes dhe

zhvillimit ekonomik.

“NVM-të marrin pjesë në proceset e blerjeve publike. Ato duhet të shpërblehen me fitim

të tenderëve, për shkak të kontributit të tyre në ekonominë e vendit.”

Në shumë vende, posaçërisht në ato në zhvillim, blerjet më të mëdha bëhen nga

institucionet shtetërore. Edhe Kosova nuk bënë përjashtim, por këtu, me një theksim më të

veçantë: institucionet shtetërore janë blerësit më të mëdhenj. Andaj, pjesëmarrja e

ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në proceset e blerjeve publike është shans dhe mundësi

e mirë për zhvillimin e tyre.

Pjesëmarrja e NVM-ve në këto procese vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme nga të

anketuarit. Bizneset e anketuara deklarojnë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë

pjesëmarrëse me ofertat e tyre në proceset tenderuese, dhe ndikojnë në rritjen e

konkurrencës. Për më tepër, ata mendojnë se ndërmarrjet pjesëmarrëse në këto procese të

llojit NVM, duhet të shpërblehen me fitim të tenderëve, për shkak të kontributit të tyre në

ekonominë e vendit.

Zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese pjesëmarrjen e NVM-ve në këto procese

e vlerësojnë me rritjen e konkurrencës dhe të cilësisë së mallrave, shërbimeve dhe punëve

të ofruara. Këta zyrtarë sikurse edhe zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik

konsiderojnë se pjesëmarrja e tyre në shumicën e aktiviteteve të prokurimit është e

mjaftueshme.

Ndryshe nga vrojtimet më lartë, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe odave ekonomike deklarojnë

se pjesëmarrja e këtyre ndërmarrjeve natyrshëm se është më e kufizuar për shkak të

tipareve së këtyre bizneseve. Ata veçojnë se në krahasim me ndërmarrjet e mëdha të cilat,

bazuar në përvojat e tyre dhe informacionet që posedojnë, fitojnë shumicën e tenderëve,

ndërmarrjet e mesme kanë më shumë afinitet për të fituar tenderë se ndërmarrjet e vogla, e

aq më pak ato mikro.

Ndërkaq ekspertët nënvizojnë se pjesëmarrja e NVM-ve në këto procese është e ulët. Ata

përmendin arsyet ligjore që kufizojnë pjesëmarrjen e NVM-ve në këto procese (aspektet

ligjore shtjellohen më poshtë), informimin, kapacitetet e vetë ndërmarrjeve, si dhe afatet

kohore të papërshtatshme për NVM-të.

Page 30: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

30

“Legjislacioni të favorizojë ndërmarrjet vendore dhe të reflektojë në përbërjen e tyre.”

Përfaqësuesit e bizneseve nuk janë të kënaqur me përmbajtjen e legjislacionit në lidhje me

pjesëmarrjen e tyre në këto procese. Ata ankohen se legjislacioni është i kopjuar nga vendet

e perëndimit, dhe nuk merr parasysh specifikat e shtetit të Kosovës, sidomos në aspektin e

trajtimit të barabartë të ndërmarrjeve, kur dihet se ndërmarrjet e mëdha përbëjnë më pak se

1 % të numrit të ndërmarrjeve në vend.

Ata gjithashtu kanë kritikuar legjislacionin që në një masë të madhe favorizon ndërmarrjet

e huaja / jashtë vendit, nga shtetet e BE-së dhe CEFTA-së, të cilat kanë të drejtë të marrin

pjesë në proceset tenderuese në Kosovë dhe trajtohen njëjtë si ndërmarrjet vendore. Ky

fenomen ndikon negativisht në ndërmarrjet vendore, sepse, shumica e ndërmarrjeve në

Kosovë janë themeluar pas luftës së vitit 1999, dhe nuk kanë përvojë të mjaftueshme në

krahasim me ato ndërkombëtare.

Përfaqësuesit nga OJQ-të dhe ekspertët pajtohen se nuk ka ndonjë trajtim preferencial,

mirëpo as diskriminues në legjislacionin që i trajton NVM-të në proceset e blerjeve publike.

Megjithatë, ata deklarojnë se NVM-të mund të pësojnë në fazën e dorëzimit të Dosjes së

Tenderit, për shkak të kërkesave të veçanta, të cilat nuk mund të plotësohen nga to. Këtu

përfshihen procedurat e prokurimit për kontratat me vlerë të mëdha, si kapacitetet

financiare, teknike e njerëzore.

Këto kërkesa mund të paraqesin problem edhe për shkakun se një ndër qëllimet kryesore në

procedurat e prokurimit është inkurajimi i pjesëmarrjes sa më të madhe, dhe si rezultat,

minimizon konkurrencën. Prokurimi konkurrues, në fund të fundit, bazohet shumë në

kushtin që blerësi (institucioni shtetëror) mund të përfitojë nga konkurrenca ndërmjet

furnizuesve potencialë. Në përgjithësi, efektet pozitive të konkurrencës varen nga numri i

kompanive që dorëzojnë tenderë. Sa më shumë ofertues aq më e ashpër është konkurrenca

dhe si rrjedhojë aq më shumë zvogëlohen kufijtë e fitimit të ofertuesve. Autoritetet

Kontraktuese gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit duhet të kenë ketë parasysh dhe të

përpiqen që të gjejnë mekanizma për të siguruar sa më shumë oferta si p.sh. duke ndarë

aktivitetin e prokurimit në pjesë (Llote) e në këto raste edhe NVM-të kanë mundësi që të

konkurrojnë.

Page 31: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

31

Pengesë tjetër ligjore, i paraqitur nga një ekspert, ka të bëjë me fazat e procesit të

prokurimit, përkatësisht procedurat (konkurrimi, njoftimi për dhënie të kontratës, periudha

e ankesave, nënshkrimi i kontratës, realizimi i kontratës, pranimi i shërbimeve dhe punëve,

dhe realizimi i pagesave). Në fakt, këto procedura për NVM-të janë të stërzgjatura nga

aspekti kohor dhe jo lehtësuese nga aspekti i pagesës që parashikohet të kryhet fare në fund

procesit. Kjo e fundit sidomos është pengesë edhe për faktin se NVM-të kanë qasje të

kufizuar në kredi apo mjete të tjera financiare si në vend ashtu edhe në tërë botën.

Në anën tjetër, punonjësit e institucioneve blerëse, përkatësisht zyrtarët e Autoriteteve

Kontraktuese, deklarojnë se në përgjithësi legjislacioni është i mirë dhe ndërmarrjet i

trajton kënaqshëm. Ata mendojnë se çdo favorizim për NVM-të do të bie ndesh me parimet

e përgjithshme të prokurimit publik si ekonomicitetin e efikasitetin, si dhe barazinë në

trajtim përkatësisht jo-diskriminimin (nenet 6 dhe 7 të Ligjit të Prokurimit Publik).

“Sfidat e NVM-ve pjesëmarrëse në prokurimin publik në praktikë janë edhe më të

theksuara.”

Përveç çështjeve që ndërlidhen me legjislacionin, NVM-të pjesëmarrëse në procese të

prokurimit publik ballafaqohen me sfida edhe në praktikë. Teprimi i përdorimit të kriterit të

ofertës me çmimin më të ulët nga Autoritetet Kontraktuese, dhe mos marrja parasysh e

referencave, punëve të kryera paraprakisht apo ekspertizës, është vërejtja kryesore e

komunitetit të biznesit. Për më tepër, ata gjithashtu konstatojnë se iu mungon informata për

disa procese tenderuese, pastaj shpenzimet e aplikimit, çmimet e ulëta në mospërputhje me

tregun të ofruara nga ndërmarrjet e mëdha – konkurrenca jo e drejtë, e lejimin e

pjesëmarrjes së kompanive nga jashtë.

Ndërmarrjet e pranojnë se pengesë për ta shfaq edhe fakti se kanë mungesë të stafit

përkatës për përgatitje të dosjes dhe dokumentacionit përcjellës. OJQ-të vlerësojnë se

mungesa e profesionalizimit brenda NMVM-ve për te plotësuar dosjen e tenderit

shpeshherë ju kushtojnë me diskualifikim nga procedurat tenderuese.

Page 32: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

32

Kërkesat e paqarta, apo vendosja e kërkesave diskriminuese dhe kritereve të paarritshme

për NVM-të, janë disa nga pengesat për NMVM-të që marrin pjesë në prokurimin publik.

Si p.sh. nëse do vendoseshin kritere që do kërkonin të dëshmoheshin përvoja ose

qarkullime të mëdha kur për natyrën e shërbimit të caktuar nuk do ishte e nevojshme.

Prandaj në përputhje me natyrën e shërbimit, punës ose furnizimeve do duhej aplikuar

kritere që do inkurajonin pjesëmarrjen edhe të NVM-ve.

Sipas përfaqësuesve të OJQ-ve, pengesë tjetër është edhe vështirësia në qasje në kredi

bankare, si për nga aspekti i kamatave ashtu edhe për nga aspekti i shumave të caktuara.

Zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese deklarojnë se mos trajnimi i ndërmarrjeve për

proceset e prokurimin publik mund të jetë pengesë për to. Për ta bërë këtë argument edhe

më të fortë, zyrtarët nga institucionet e prokurimit publik deklarojnë se opinioni i

ndërmarrjeve pjesëmarrëse është se legjislacioni primar dhe sekondar si dhe formularët

standardë të prokurimit janë voluminoz dhe shpeshherë paraqesin huti dhe pështjellim për

ta. Andaj, kjo e bënë edhe më se të nevojshëm ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore

të ndërmarrjeve.

Për më tepër, në lidhje me trajnimin, ekspertët konstatojnë se ndërmarrjet e mëdha janë në

avantazh në krahasim me NVM-të. Ndërmarrjet e mëdha konkurrojnë vazhdimisht dhe

kanë mësuar nga gabimet e tyre, dhe tani kanë ardhur në një situatë kur shumë pak

Operatorë Ekonomikë të mëdhenj diskualifikohen në start për shkak të gabimeve

administrative. E kundërta ndodh me NVM-të, sepse ato konkurrojnë rrallë, dhe edhe

atëherë ndodh që diskualifikohen për gabime administrative, dhe jo për shkak të ofertës.

“Përgatitja e Dosjes së Tenderit kërkon që NVM-të të angazhojnë punëtorë shtesë.”

Të gjitha rrugët në proceset e tenderimit kalojnë përmes Dosjes së Tenderit, si nga ana e

planifikimit të blerjeve publike, njoftim kontratave, ashtu edhe nga ana e dorëzimit të

ofertave. Përderisa përgatitja dhe përmbajtja e Dosjes së Tenderit për disa ndërmarrje të

anketuara konsiderohet proces normal, të tjera ankohen se për disa procese të veçanta

tenderuese ata nuk janë informuar sepse iu është lejuar me ligj që të mos publikohen në

Page 33: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

33

uebfaqe të KRPP-së. Gjithashtu, pengesë paraqet fakti se publikimet kryesisht bëhen në

faqen e KRPP-s e në shumë raste mungojnë publikimet në uebfqet e Autoriteteve

Kontraktuese.

Ndërmarrjet kanë nënvizuar se përgatitja e Dosjes së Tenderit është barrë për to, sepse ka

shumë kërkesa të tepruara administrative, dhe si rezultat kërkon angazhimin e punëtorëve

shtesë.

Disa ndërmarrje kanë potencuar se specifikimet në Dosje të Tenderit bëjnë edhe

parapërcaktimin e fituesit. Një gjë e tillë, se “mund të ketë kalkulime nga pak aty këtu”

është supozuar edhe nga zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik. Megjithatë, hartimi i

specifikave teknike është një nga pikat më të ndjeshme, ku institucionet favorizojnë disa

kompani dhe diskriminojnë pa mëshirshëm shumë të tjera. Kjo zakonisht bëhet duke

vendosur karakteristika të tilla të kërkesave për kontratë në atë formë që vetëm kompanitë e

caktuara t’i plotësojnë kushtet, p.sh. në rastet e kontratave të mëdha ku kërkohet nivel i

caktuar i aktivitetit afarist për të siguruar kryerjen e punëve, qarkullimi për tri vitet e fundit

te jete 100,000.00 euro, ose qe kompania te ketë 3 referenca nga sektori publik për

shërbime te njëjta. Por, si mund të jetë ky trajtim i barabartë për bizneset fillestare, si do të

mund të arrijnë bizneset fillestare ti kenë 3 referenca nëse nuk kanë mundësi te aplikojnë.

Raste të ngjashme janë identifikuar dhe raportuar nga OJQ-të si KDI15

e FOL16

, dhe atë në

të gjitha institucionet që kanë monitoruar. Të tilla gjetje janë prezantuar edhe në raportet e

Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Agjencisë Kundër Korrupsion, e madje edhe nga vet

institucionet e prokurimit publik si KRPP.

Megjithatë, zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik konstatojnë se dosjet standarde të

tenderimit të zyrtarizuara nga KRPP-ja janë mirë të përpiluara, por problemet lindin me

modifikimin dhe përshtatjen e tyre për natyrën dhe objektin e prokurimit të Autoritetit

Kontraktues. Kjo konstatohet edhe nga OJQ-të, të cilët mendojnë se dosja e tenderit duhet

15

Raportet e monitorimit të Prokurimit Publik nëpër institucionet qendrore, projektet TAP e Indeksi i

Transparencës në Prokurimet Publike në Qeveri dhe nëpër Komuna: http://kdi-

kosova.org/index.php?fq=7&prg=2 16

Raportet e monitorimit të Prokurimit Publik nëpër Ministri, Komuna e Ndërmarrje Publike:

http://levizjafol.org/folnew/publikimet/prokurim-publik/

Page 34: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

34

të përmbajë vetëm pjesë që janë relevante për tenderin në fjalë dhe të largojë pjesët tjera që

janë vetëm orientuese (shabllon) gjatë hartimit të dosjes.

Në anën tjetër, zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese vlerësojnë se ka përmirësime në

përgatitjen e Dosjeve të Tenderëve nga NVM-të, në kuptimin e plotësimit të kërkesave

administrative, teknike ose financiare. Gjithashtu, OJQ-të konstatojnë se në përgjithësi

respektohen afatet kohore të parapara me legjislacionin përkatës. Këtu, ekspertët vlerësojnë

se duhet shkurtuar afatet kohore.

Në lidhje me përgatitjen e Dosjes së Tenderit nga ana e zyrtarëve të prokurimit publik,

eksperti i fushës nga përvoja e vet konstaton se është në një nivel mjaftë të ulët, sa që ka

pasur raste kur ka lexuar Dosjen dhe nuk ka kuptuar se cila është kërkesa apo nevoja e

Autoritetit Kontraktues. Për më tepër, Autoriteti Kontraktues, në përputhje me nenin 27 të

LPP-së, duhet të përpilojë një dosje të tenderit që ofron informatat përkatëse lidhur me

kontratën në fjalë, duke përfshirë të gjitha termet dhe kushtet materiale të saj, procedurat e

zbatueshme të prokurimit, çfarëdo kërkese të aplikueshme të përshtatshmërisë ose ndonjë

kriter të përzgjedhjes, procedurat e ankesës si dhe informatat e tjera përkatëse siç i sheh të

domosdoshme autoriteti kontraktues. Eksperti në fjalë konstaton se sa më pak pyetje për

informata shtesë që pranon Autoriteti Kontraktues nga Operatorët Ekonomikë aq më e mirë

është e përgatitur Dosja Tenderuese, kjo për faktin se në bazë të pyetje/përgjigjeve mund të

nxirret përfundimi nëse ka qenë qartë e përgatitur një Dosje e Tenderit.

“Shumica prej zyrtarëve të prokurimit janë profesionistë... por ka prej atyre që në mënyrë

sistematike e keqpërdorin pozitën zyrtare.”

Thesari më i çmuar i të gjitha proceseve e aktiviteteve janë njerëzit. Zyrtarët e prokurimit të

Autoriteteve Kontraktuese bartin me vete barrën e realizimit të detyrave dhe përmbushjes

së objektivave të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese, dhe luajnë rol kyç në të gjitha

hallkat e kësaj veprimtarie. Këta nëpunës për të kryer punën sa më mirë dhe për tu

autorizuar për kryerjen e punëve, pasi të përmbyllin me sukses cikle të trajnimeve dhe

provimeve, duhet të pajisen me certifikata: fillestare dhe të avancuar.

Page 35: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

35

Ka OJQ që vlerësojnë se shumica prej tyre janë profesionistë dhe në mënyrë të devotshme e

kryejnë punën e shërbyesit civil. Kështu i vlerësojnë edhe gjysma e përfaqësuesve të NVM-

ve të anketuar. Në anën tjetër, raportohet se ka një grup domethënës të cilët në mënyrë

sistematike keqpërdorin pozitën zyrtare. Ata bëjnë ujdi me OE-të ofertuese për të përfituar

– nganjëherë edhe duke prezantuar oferta nga kompani fiktive për të plotësuar numrin e

ofertave minimale të kërkuara. Kështu, krijojnë paragjykime të mëdha për këtë kategori të

shërbyesve civilë.

Ekspertët gjithashtu raportojnë edhe për një dukuri të pranishme nëpër institucionet e

vendit. Ata vlerësojnë se zyrtarët e prokurimit publik janë nën presion nga udhëheqësit e

lartë e institucioneve, dhe në një masë edhe janë të atakuar gjatë ushtrimit të punëve dhe

detyrave të punës.

Madje, përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se korrupsioni lulëzon si pasojë e

moszbatimit apo keq-zbatimit të legjislacionit në fuqi nga këta individë, krejt kjo si pasojë e

moszbatimit të masave ndëshkimore. OJQ-të gjithashtu ankohen se mungon matja e

përformances së zyrtarëve të prokurimit, që në rastet kur kryhen shumë shkelje të Ligjit, të

tërhiqen licencat e tyre të punës. Raportohet se deri më tani, është vetëm një numër shumë i

vogël i rasteve ku OSHP-ja ka marr vendim për heqje të licencës së zyrtarëve, ndërkohë që

shumë shkelje janë kryer.

OJQ-të deklarojnë se jo rrallëherë, ne punën zyrtarëve te Autoriteteve Kontraktuese

reflektohet mungese e profesionalizmit. Vërehen trikët e tyre korruptues për të vendosur

OE-të para aktit të kryer. Kjo nënkupton se duke u munduar që të argumentojnë se kinse

diçka nuk është në rregull gjatë zbatimit të kontratës nga ana e OE-së, sinjalizojnë

gatishmërinë e tyre për tu korruptuar, kërkuar ryshfet. Këtu i anketuari deklarohet se

fatkeqësisht, ekziston njëfarë tendence në vazhdim e zyrtarëve të Autoriteteve Kontraktuese

për të përfituar të paktën diçka nga çdo kontratë publike në një forma apo tjetrën.

Por një lajm i mirë vjen nga ekspertët e fushës, që edhe janë kompetentë. Konstatohet se ka

më shumë se 700 zyrtarë të prokurimit: ka prej atyre që janë shumë profesionistë, mirëpo

shumica janë në një nivel mjaftë të ulët. Në ndryshimet e fundit të Ligjit për Prokurimit

Publik është parapara një nen i ri i cili thotë se (neni 25.11.) “Të gjithë zyrtarët e prokurimit

Page 36: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

36

duhet të kryejnë programet e trajnimit dhe të certifikohen në përputhje me rregulloret,

udhëzimet dhe vendimet përkatëse të KRPP-së deri më 31.12.2016. Të gjitha certifikatat

ekzistuese të mbajtura nga zyrtarët të prokurimit janë valide deri më 31.12.2016”. Pra te

gjithë zyrtaret e prokurimit do të trajnohen nga fillimi (një reformë e re) dhe të gjithë do ti

nënshtrohen testimit. Ky ndryshim na jep shpresë që këtë herë certifikimet të bëhen në baza

meritore, dhe duke filluar nga ata të cilët vetëm shërbejnë nëpër institucione.

“Ndarja e tenderëve me vlera të mëdha në llote i mundëson pjesëmarrje NVM-ve.”

Tiparet e NVM-ve nuk ua mundësojnë atyre që të ofertojnë në tenderë me vlera të mëdha.

Ndarja e tenderëve në llote është një mundësi e mirë për to. Kështu mendojnë edhe

komuniteti i bizneseve, përkatësisht NVM-të e anketuara, të cilët kanë deklaruar se kjo

është mundësia më e mirë që kontribuon në zhvillimin e biznesit të tyre.

Kjo metodë përkrahet edhe nga zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese të

anketuar në këtë hulumtim si dhe nga zyrtarët e institucioneve të prokurimit, të cilët

deklarojnë se kjo metodë iu jep më shumë mundësi Operatorëve Ekonomikë me kapacitete

të kufizuara. Kontribut tjetër i kësaj metode është edhe se inkurajon konkurrencën e në

veçanti pjesëmarrjen e NVM-ve.

Në përgjithësi, efektet pozitive të konkurrencës varen nga numri i kompanive që dorëzojnë

tenderë. Autoritetet Kontraktuese gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit duhet të kenë

ketë parasysh dhe të përpiqen që të gjejnë mekanizma për të siguruar sa më shumë oferta.

Ndarja e tenderëve në llote ia jep këtë mundësi.

“Nën-kontraktimi lejohet me ligj, por NVM-të preferojnë që të kontraktohen direkt.”

Kompanitë e mëdha, kontraktuese për ofrimin e produkteve, shërbimeve dhe punëve

blerësve më të mëdhenj – institucioneve publike, shpeshherë pasi që të keni fituar tenderë

nën-kontraktojnë ndërmarrje të tjera për kryerjen e tyre. NVM-të deklarohen se kanë pasur

përvoja të këqija dhe se kjo formë e kontraktimit nuk iu përshtatet. Ata raportojnë se në

raste të tilla NVM-të hasin në shumë probleme, duke përfshirë pagesat – vonesa në kryerjen

Page 37: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

37

e pagesave, çmimin – shpenzimet e ndërmjetësimit përkatësisht kompanive të mëdha, dhe

cilësinë e punëve – si pasojë e çmimit më të ulët. Si rezultat i këtyre çështjeve të ngritura,

në këto raste, rritet çmimi i tenderit, dhe me pasojë në periudhën kohore të kryerjes së

punëve si dhe cilësinë.

Nga ana tjetër, edhe zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese mendojnë njëjtë,

duke ofruar një perspektivë nga këndi i tyre. Ata ankohen se është më vështirë të

menaxhohet kryerja e punëve në këto raste, se po humbet kohë më tepër, dhe sikurse

argumentojnë edhe OJQ-të, “mund të shkëputet zinxhiri i sigurimit të cilësisë së mallrave

apo shërbimeve që liferohen”.

Institucionet e prokurimit publik e vlerësojnë të ligjshme një mënyrë të tillë, meqenëse

lejohet në legjislacionin në fuqi, ku argumentohet se Operatorët Ekonomikë kanë të drejtë

që deri në 40 % të kontratës së fituar ta nënkontraktojnë tek palët e treta, dhe secilin

nënkontraktues duhet ta prezantojë në ofertën e vetë së bashku me përmbushjen e

kërkesave të përshtatshmërisë17

. Megjithatë, ata dhe OJQ-të monitoruese vlerësojnë se në

shumicën e rasteve kjo gjë nuk nënvizohet në Dosje të Tenderit në kohën e ofertimit. Pra,

problemi qëndron në faktin se Autoritetet Kontraktuese nuk po janë të informuara me kohë

në lidhje me pjesët që ata kanë për qëllim ti nën-kontraktojnë.

Ekspertët sugjerojnë se në rrethanat aktuale në vend dhe kapacitetet e kompanive në

Kosovë për kontrata të mëdha, është mirë sikurse që edhe ndodhë në praktikë, të paraqiten

dhe konkurrojnë konzorciume me dy apo më shumë Operatorë për të përmbushur kriteret

për një kontratë të tillë. Disa ekspertët mendojnë se edhe nën-kontraktimi është mundësi e

mirë për NVM-të. Eksperti ndërkombëtar madje vlerëson se nëse analizohen tenderët në

nivelin e BE-së, partneritetet janë shumë evidente dhe normale.

17

Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, neni 65

Page 38: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

38

“Oferta me çmimin më të ulët si kriter për dhënien e tenderit, nuk ka rezultuar e

suksesshme.”

Vlerësimi është faza më e vështirë e tërë procesit të prokurimit publik. Raporte të

ndryshme18

konstatojnë se kriteri i çmimit më të ulët vazhdon të dominojë vlerën e

përgjithshme të numrit total të kontratave.

Mënyra e vlerësimit të tenderëve, përkatësisht vendosja e peshës së vlerësimit, është

gjithashtu një aspekt shumë i rëndësishëm, aq më tepër për NVM-të. Këto të fundit

argumentojnë se proceset tenderuese nuk duhet fokusuar vetëm në çmimin më të ulët, sepse

kjo nuk garanton cilësinë dhe në fund të fundit as “ekonomicitetin”. Ata propozojnë që këtu

duhet vlerësuar edhe aspektet e tjera si performancën e kompanive, referencat, afatet

kohore, ndikimet në mjedis, ndikimet në shoqëri – numri i të punësuarve.

OJQ-të vlerësojnë se në raste të caktuara, pesha mund të dekurajoj disa kompani të cilat për

të mos sakrifikuar cilësinë (dhe rrjedhimisht reputacionin) zgjedhin të mos aplikojnë në

ndonjë tender në të cilin pesha e çmimit është e lartë. Ngjashëm ndodhë edhe me kompani

të cilat dekurajohen kur pesha e kritereve tjera është më e lartë.

Për më tepër, ekspertët vlerësojnë se meqenëse nuk ka një standardizim të çmimeve

referente të tregut dhe ndonjë mekanizëm tjetër si një bazë juridike për të vlerësuar dhe

peshuar tenderët sidomos në rastet kur konkurrohet me çmime më të ulëta se sa janë në

treg, realisht, vlerësimi mbetet një sfidë e gjithë procesit të prokurimit.

Përfaqësuesit e NVM-ve fajin ia lënë zyrtarëve të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese,

të cilët për të mos pasur nevojë që të lodhen shumë, zgjedhin vetëm mundësinë e ofertës me

çmimin më të lirë, dhe nuk përdorin të gjitha mundësitë e lejuara me ligj. Këtë në një farë

mase e pranojnë edhe vetë zyrtarët e prokurimit të AK-ve, duke deklaruar se çmimi i ulët

18

Instituti Demokratik i Kosovës (Mars 2016): Indeksi i transparencës në prokurimin publik, për Kabinetin

Qeveritar http://www.kdi-kosova.org/publikime/52-2016-02-indeksi-i-transparences-ne-prokurimin-publik-

per-qeveri_alb-me-isbn.pdf; DHE Instituti RIINVEST (Gusht 2012): Përmirësimi i transparencës dhe

qeverisjes së fondeve publike – procesi i prokurimit publik në Kosovë, Fq, 50

http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/Prokurimi_Publik_Final1425995226.pdf; DHE Lëvizja FOL

(Korrik 2014): Monitoruesi i Prokurimit: Raport mbi parregullsitë në ministri, komuna, dhe ndërmarrje

publike mars-qershor 2014 http://levizjafol.org/folnew/wp-content/uploads/2014/12/Monitoruesi-i-

Prokurimit-Mars-Qershor-2014.pdf.

Page 39: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

39

është më i favorshëm për AK-të sepse përdorimi i këtij kriteri garanton “efikasitetin dhe

ekonomicitetin” dhe është aktivitet më pak i korruptuar. Edhe institucionet e prokurimit

publik AK e përdorin këtë kriter sepse është më i lehtë për tu përdorur, duke mos analizuar

atë se cili kritere i përgjigjet më shumë natyrës së aktivitetit të prokurimit.

Të tjerë zyrtarë të prokurimit mendojnë se përdorimi i vlerësimeve të tjera shpesh mund të

keqpërdoret, sepse parametrat është e vështirë me i matur. Ndërkaq, në anën tjetër, zyrtarët

e institucioneve të prokurimit e pranojnë se ka manipulime me mënyrën e vlerësimit të

tenderëve përmes çmimit më të ulët.

Edhe ekspertët vlerësojnë se përderisa përgatitja e Dosjeve të Tenderit nga ana e zyrtarëve

të prokurimit është në një nivel mjaft të ulët dhe shumë shpesh e pakuptueshme, kjo

ndërlidhet edhe me procesin e vlerësimit. Ata raportojnë se ka shumë raste kur për shkak të

gabimeve në dosje të tenderit ngec edhe procesi i vlerësimit e i cili në shumë raste rezulton

në anulim të aktivitetit të prokurimit.

Në veçanti, nga OJQ-të monitoruese raportohet se mungon profesionalizmi në komisionet e

vlerësimit të tenderëve. Për shumë çështje madje edhe tepër të ndryshme, nëpër këto

komisione vendosen njerëzit e njëjtë dhe që nuk janë të fushës përkatëse: rrallëherë

vendosen njerëz nga jashtë. OJQ-të i arsyetojnë këto veprime duke analizuar se vlerësimit

nuk i kushtojnë vëmendje të shtuar ngase ligji i aplikueshëm nuk ngarkon me përgjegjësi

penale nëse komisioni vlerësues ka shkelur kriteret vlerësuese. Pastaj, komisioni i formuar

ad-hoc nuk merr ndonjë pagesë shtesë, andaj edhe vullneti për t’i kushtuar kujdes të

veçantë mungon. Në këso rrethanash edhe mundësia për t’i influencuar anëtaret e

komisionit vlerësues është shume evidente.

Në lidhje me përdorimin e tepruar të kriterit të çmimit më ulët, ka të anketuar të cilët

vlerësojnë se kriteri për çmimin më të ulët është kriteri më objektiv dhe për rrjedhojë

promovon më së shumti konkurrencën. Në teori, pritja është se aplikimi i këtij kriteri

siguron vlerën më të lartë për paratë e taksapaguesve. Përderisa mund të vendosen kriteret e

pranueshmërisë në mënyrë objektive, atëherë çmimi më i ulët si kriter vlerësimi është i

preferuar.

Page 40: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

40

Nuk është e qartë pse në të shumtën e rasteve përdoret opsioni i çmimit më të ulët.

Ekspertët mendojnë që praktika tregon se përdorimi i tepërt i këtij kriteri disi detyron

Operatoret Ekonomikë të gjejnë mënyra jo-ligjore për te dalë me çmim më të ulët. Një

shembull i tillë është kur OE-të me qëllim apo pa qëllim, me koordinim apo pa koordinim

me Autoritetet Kontraktuese, nuk e vendosin çmimin për një apo me shumë njësi. Po ashtu,

ky kriter nuk garanton se është bërë përzgjedhja e operatorit më të përshtatshëm për ti

mbaruar punët brenda afatit të parapërcaktuar kohor.

“Eliminimi i NVM-ve nga mos-publikimi i njoftimeve është i dëmshëm si për tregun e

industrisë së caktuar ashtu edhe paranë publike.”

Dukuria e mos publikimit të njoftimeve nën vlerën 10,000 Euro, që gjithashtu nuk është

kërkuar edhe me legjislacion19

, ka ndikuar negativisht në një numër kompanish. Këtu,

zyrtarët e prokurimit të AK-ve kanë kontaktuar dhe marrë oferta vetëm nga një numër i

vogël dhe përzgjedhës i ndërmarrjeve, duke anashkaluar ndërmarrje të tjera të cilat do të

mund të shprehnin interesim. Raportohet nga përfaqësues të NVM-ve se ka raste kur janë

regjistruar kompani fiktive – në emër të anëtarëve të familjes dhe in-ekzistente, vetëm sa

për të pasur në dispozicion 3 oferta – kriter për të vazhduar procedurat e prokurimit.

Për disa lloje të shërbimeve, duke përfshirë punën e përkthimeve, dizajneve, softuerëve,

inovacioneve dhe shërbimeve të ngjashme, për shkak të cilësisë që kërkohet në kryerjen e

këtyre punëve, ndoshta kërkohet një përzgjedhje më e veçantë apo preferenciale. Për të

mënjanuar këto veprime joligjore dhe jo fer për ndërmarrjet e tjera, zyrtarët e prokurimit do

ta kishin pasur më lehtë që të zgjidhnin forma të tjera të vlerësimit të ofertave, duke

vendosur peshën jo tek çmimi, por ndoshta tek referencat dhe aspektet e tjera të

rëndësishme për procesin.

NVM-të vlerësojnë se këto veprime na ana e zyrtarëve të prokurimit të AK-ve nuk janë të

drejta sepse i dëmton shumë. Ata nënvizojnë se në këto raste minimizohet konkurrenca, dhe

19

Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, neni 36.

Page 41: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

41

favorizohen një numër i vogël kompanish. Përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se

këto janë zbrazëtirat korruptuese që lejohen me ligj.

Eksperti i prokurimit shpjegon arsyet pse është ardhur deri tek përcaktimi me legjislacion i

kësaj dispozite ligjore. Sipas saj, me ligjin e vjetër të prokurimit publik përveç në uebfaqe

të KRPP-së, ka qenë obligim i AK-ve të publikojë Njoftimin për Kontratë edhe në një

publikim me tirazh të madh (gazetë) në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe në Kosovë.

Meqenëse shpenzimet e AK-ve për publikime në gazeta ishin mjaftë të mëdha, kjo

dispozitë vlente vetëm për kontratat me vlerë të mesme dhe të mëdha. Së këndejmi, kjo

çështje ka mbetur e atillë, por me ligjin e ri është adresuar dhe AK-të i obligon që të gjitha

njoftimet të publikohen në platformën e prokurimit elektronik.

“Edhe AQP mund tu ndihmojë NVM-ve duke i ndarë tenderët e mëdhenj në llote.”

Një çështje tjetër që ndikon negativisht tek NVM-të është edhe centralizimi i prokurimit

publik: kryerja e aktiviteteve të prokurimit për disa apo të gjitha institucionet publike nga

një organ i veçantë, Autoriteti Qendror i Prokurimit. Kjo nënkupton se një organ – AQP,

merret vetëm me tenderimin e kontratave të mëdha, që automatikisht nënkupton ofertat nga

operatorë ekonomikë të mëdhenj.

Në përgjithësi, puna e AQP-së nuk mund të promovojë NMVM-të. Mallrat dhe shërbimet

me shumicë në të shumtën e rasteve nuk mund të ofrohen nga NMVM-të për shkak se të

njëjtat nuk kanë kapacitet që të plotësojnë një kërkesë të tillë.

Ky institucion fillimisht raportohet se ka vite që, edhe pse ekziston, nuk i kryen veprimet e

veta, gjë që e nënvizojnë edhe zyrtarët e prokurimit. Fillimisht nuk nënshkruhej e pastaj

nuk hynte në fuqi “Lista e mallrave ose artikujve të përdorimit të përbashkët” që duhej të

prokuroheshin nga ky organ. Më pas, edhe Autoritetet Kontraktuese nuk e përfillnin këtë

institucion, sepse i kryenin aktivitetet tenderuese individualisht. Aspekt tjetër i raportuar

për këtë institucion është edhe mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore për

kryerjen e punëve për të cilat janë të ngarkuar me ligj.

Page 42: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

42

Përfaqësuesit e NVM-ve janë të pajtimit që ky institucion, për shkak se minimizon

pjesëmarrjen e tyre, nuk duhet të ekzistojë fare. Zyrtarët e prokurimit e nënvizojnë faktin se

me mos pjesëmarrjen e OE-ve të llojit NVM në proceset tenderuese, minimizohet

konkurrenca, dhe kontribuon në falimentimin dhe shuarjen e tyre. Të tjerë zyrtarë të

prokurimit mendojnë se kjo mënyrë e të menduarit është e vjetër dhe nuk i shërben rritjes

dhe zhvillimit ekonomik.

Mendimi i odave ekonomike është se AQP mund të krijojë vetëm monopole, të cilat edhe

ashtu ndalohen me dispozita ligjore.

Ka edhe zyrtarë të prokurimit që mendojnë ndryshe. Ata thonë se po të kishte funksionuar

si duhet AQP, ajo do të ndikonte shumë në menaxhimin e kohës së AK-ve dhe parasë

publike.

Ka edhe ekspertë që janë në favor të prokurimeve të centralizuara. Ata argumentojnë se

blerësit publik në shtetet europiane kanë pranuar se duke blerë me shumicë mund të

përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, prandaj në shumë vende është themeluar organi

qendror blerës. Edhe në Kosovë është themeluar AQP për të përfituar nga ekonomitë e

shkallës.

Për më tepër, këta ekspertë listojnë një sërë përparësish dhe mangësish të blerjeve të

centralizuara. Sipas tyre, përparësitë e strategjisë së blerjeve te centralizuara janë se blerja e

centralizuar mund të shpie në efikasitet më të lartë dhe produkte më të mira, çmime më të

ulëta për shkak të ekonomisë së shkallës, kursime ne kosto etj; blerja e centralizuar e

mallrave dhe shërbimeve të caktuara mund te shpie në përfitim të autoriteteve kontraktuese

të vogla dhe të mesme.

Ndërkaq e metë e strategjisë së blerjeve të centralizuara është se blerja e centralizuar mund

të krijojë pengesa për hyrjen në treg të NVM-ve. Eksperti argumenton se kjo e metë mund

të mënjanohet, me ndarjen e aktivitetit të prokurimit në Llote ose me dorëzimin e tenderit

në grup. Këtu eksperti jep shembull se si AQP ka udhëhequr disa aktivitete të centralizuara:

“Furnizim me derivate” dhe “Furnizim me goma”. Në të dyja rastet, OE-të fituese kanë

Page 43: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

43

lidhur marrëveshje me afro 30 nën-kontraktues – kryesisht NVM, për realizimin e

kontratës.

“500 Euro tarifë për ankesë në OSHP për disa NVM mund të jetë vlerë e madhe, por e

nevojshme për funksionimin e sistemit të ankesave dhe OSHP-së.”

Nëse NVM-të pjesëmarrëse të aktiviteteve tenderuese duan të ankohen për padrejtësitë që

ata mendojnë janë bërë gjatë procesit, ankesat e tyre duhet ti dorëzojnë në Organin

Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe të paguajnë vlerën 500 Euro, e cila iu kthehet nëse

vërtetohet se e kanë pasur të drejtë. Për shkak të kapaciteteve të NVM-ve, kjo shumë nga ta

vlerësohet të jetë tepër e lartë dhe barrë e madhe. Kështu mendojnë edhe OJQ-të, duke

shtuar se mundësitë e NVM-ve shpeshherë janë të kufizuara.

Zyrtarët e prokurimit të AK-ve, për shkak se bazuar në përvojën e tyre shumë OE për të

prolonguar procesin dorëzojnë ankesa, mendojnë se më mirë do të ishte që kjo shumë të

rritej edhe më shumë. Ka të anketuar që mendojnë se nëse ulet tarifa, OSHP mund të

vërshohet nga ankesat e OE-ve, nganjëherë edhe pse të bindur se procesi ka qenë në rregull.

Pastaj, eksperti ndërkombëtar nuk ka opinion në lidhje me vlerën e përcaktuar sepse varet

prej peshës së tenderit, por vlerëson se nëse një kompani nuk mund të përballojë shumën

500 Euro, ajo nuk është kompani serioze.

Është edhe një grup i të anketuarve të cilët propozojnë që kjo shumë të shkurtohet në bazë

të vlerës së tenderit, përkatësisht me përqindje. Ekspertët shpjegojnë se si tarifa ka qenë e

barabartë me 5 % të vlerës së kontratës por jo më pak se 1.000 Euro dhe jo më shumë se

5.000 Euro, me ligjin e vjetër të prokurimit publik. Kjo çështje njoftohemi se është adresuar

edhe në ligjin e ri, ku tarifa përcaktohet varësisht nga vlera e kontratës, që do të rregullohet

me legjislacion dytësor të KRPP-së.

Page 44: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

44

“OSHP duhet të ketë profesionistë të paanshëm, të cilët vendosin drejtë për ankesat e

palëve.”

OSHP shpesh ka qenë temë në ballinat e medieve, si për përformancën që lë shumë për të

dëshiruar ashtu edhe për mos-funksionimin e tij përkatësisht për mos-caktimin /

kompletimin e anëtarëve të bordit të OSHP-së nga Kuvendi. Megjithatë, në bazë të

raporteve vjetore të këtij institucioni rezulton se këtu trajtohen rreth 500 ankesa në vit.

Puna e OSHP-së vlerësohet mesatarisht nga përfaqësuesit e NVM-ve, duke nënvizuar

vërejtjet për mungesën e profesionistëve në panele. Çështja e fundit është ngritur edhe nga

zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik, duke shtuar se ky organ duhet të ketë staf

profesional që kanë përvojë të mjaftueshme në prokurim.

Ekspertët mendojnë se OSHP do të duhet që të caktojë ekspertë shqyrtues profesionistë të

prokurimit publik për shqyrtimin fillestar të ankesave, dhe të prezantojë artin e

jurisprudencës. Kjo nënkupton se vendimet e marra mund të përdoren në rastet e

mëvonshme te cilat përballen me të njëjtat probleme. Kjo mënyrë e rasteve është pjesë e

fortë e prokurimit publik shtetet anëtare të BE-së, sepse vendimet e marra nga Gjykata

Europiane e Drejtësisë automatikisht bëhen pjesë e legjislacionit të BE-së, përkatësisht të

Acquis Communitaire. Në rast se OSHP prezanton praktikën e jurisprudencës atëherë kjo

do të mënjanonte vendimet e ndryshme për rastet e njëjta.

Në lidhje me funksionimin, raportohet se ka pasur probleme të cilat janë trajtuar në punime

e shkrime të ndryshme si të medieve ashtu edhe të shoqërisë civile. Mos-funksionalizimi i

saj për një kohë në mungesë të bordit funksional ka paralizuar shumë aktivitetet

prokuruese.

Në lidhje me funksionimin, nga OJQ-të monitoruese të punëve të tyre raportohet edhe për

mangësi të tjera në praktikë, sikurse janë udhëheqja e seancës dëgjimore, dhe nxjerrja e

vendimeve te mangëta. Ata thonë se gjate seancës, paneli shqyrtues nuk është aspak

profesional në dëgjimin e palëve. Në të shumtën e rasteve anëtaret e panelit shqyrtues bëjnë

presion tek palët për ti thënë argumentet sa më shkurt (mundësisht 2 minuta). Nuk japin

shumë mundësi për tu kundër përgjigjur palës kundërshtare. Ndërkaq, në lidhje me

Page 45: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

45

vendimet e lëshuara nga OSHP, raportohet se ato nuk i adresojnë të gjitha pikat e palës

ankuese. Vendimet e tyre më shumë duken konstatime se arsyetime.

Një e gjetur tjetër nga OJQ-të është se OSHP me vendimet e saj duket, se shumë shpesh u

shërben interesave partikulare të grupeve të fuqishme politike dhe biznesore. Ata

deklarojnë se vendimet e saj shumë shpesh janë kundërthënëse dhe të pa bazuara.

Gjithashtu vlerësohet se ky institucion është me integritet të dëmtuar për shkak të

aktakuzave që i janë ngrit kreut të saj.

Për punën e OSHP-së nuk janë të kënaqur as zyrtarët e prokurimit të AK-ve. Odat

ekonomike madje besojnë se askush nuk ka besim në këtë institucion dhe e quajnë atë

institucion të politizuar. Madje edhe Raporti i Progresit për Kosovën20

e ka nënvizuar faktin

e funksionimit të dobët të këtij institucioni, duke u shqetësuar për kufizimet e kapaciteteve,

hetimet për korrupsion si dhe procesi i emërimeve të Bordit të OSHP-së.

Ndërkaq, eksperti ndërkombëtar, marrë parasysh performancën e OSHP-së, propozon që në

Kontrata si pikë reference për zgjidhjen e kontesteve të parashihet edhe arbitrazhi.

“Zyrtarët e Operatorëve Ekonomikë deri më tani kurrë nuk janë trajnuar nga IKAP.”

Procesi i blerjeve publike është sfidë për të gjitha vendet e botës, dhe aq më i madh për

shtetet në themelim e sipër sikur Kosova. Kur shtojmë se ky proces përvetësohet dhe

zhvillohet dita e ditës, që përfshin ndërrimin e rregullave të lojës përkatësisht legjislacionit

rregullues, kjo ecuri bëhet edhe më komplekse dhe kërkon më shumë përkushtim. Kjo

gjithashtu nënkupton se edhe zhvillimi i mësimit e përvetësimit të këtij arti vazhdon në hap

me ndryshimet, dhe nuk ndalet.

Këtë detyrë, të ngritjes së kapaciteteve të Autoriteteve Kontraktuese si dhe sipas mundësive

edhe të “çdo personi” duke përfshirë komunitetin biznesor në Kosovë e ka Instituti Kosovar

20

Komisioni Europian (SWD 2015, 215 final, 10.11.2015): Raporti i BE-së për Kosovën* 2015, pika 5.1.6.

Prokurimi public, OSHP, faqe 42

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_kosovo.pdf.

Page 46: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

46

i Administratës Publike – IKAP21

. Në lidhje me këtë të fundit, NVM-të jo që nuk kanë qenë

të trajnuara ndonjëherë nga IKAP, por as që janë të informuara që munden, dhe aq më

tepër, as ide nuk kanë për këtë pikë të legjislacionit. Ky fakt ka ndikuar negativisht tek këto

biznese.

Në anën tjetër, zyrtarët e IKAP-it raportojnë se edhe pse do të ishte mirë të fillohej me këto

trajnime, ata ende nuk kanë kapacitete, as njerëzore as hapësirë – salla, vend, pajisje – për

përmbushjen e këtyre kërkesave ligjore. Në njërën anë, të gjitha kapacitetet aktuale IKAP i

ka të ngarkuara duke ofruar trajnime për zyrtarë të prokurimit të institucioneve publike

(qendrore, lokale, kompanive publike) dhe për trajnime në fusha të tjera të zyrtarëve të

këtyre institucioneve. Në anën tjetër, duhet të theksohet, se ky institucion gjendet me

lokacion në hapësira të tmerrshme pune, në kontejner me standarde të kufizuara për punë.

Edhe pse e shohin të rëndësishme dhe të domosdoshme, as zyrtarët e prokurimit të AK-ve

nuk janë të informuar që IKAP ndonjëherë ka ofruar trajnime për këto kategori. Megjithatë,

ata raportojnë për një përmirësim të vetëdijesimit të NVM-ve në fushën e prokurimit.

Meqenëse, gjerë më tani nuk ka pasur hapësire të mjaftueshme për trajnim të sektorit privat,

këta të fundit, pa marrë parasysh a janë ndërmarrje të mëdha apo të vogla, kanë mbetur pa

trajnim adekuat në fushën e prokurimit.

Për të qenë të barabartë në prokurimit publik, si zyrtarët e prokurimit publik të AK-ve ashtu

edhe ata të OE-ve duhet të kenë trajnimin e njëjtë për procesin. Njoftohemi se me ligjin e ri

për prokurimin publik, kërkohet që IKAP në bashkëpunim me KRPP të organizojnë

trajnime edhe për operatorët ekonomikë që ofertojnë në aktivitete të prokurimit.

“Autoritetet Kontraktuese janë të obliguara me ligj që të ofrojnë qasje në proceset e

aktiviteteve tenderuese, por në praktikë lënë shumë për të dëshiruar.”

Në shumicën e rasteve, informata konsiderohet të jetë çelësi i sukseseve. Edhe NVM-ve i

kushton shumë mungesa e saj. Derisa 2 nga 7 NVM-të e anketuara kanë deklaruar se e kanë

21

Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, Neni 25, paragrafi 7.

Page 47: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

47

krejtësisht të lehtë marrjen e informatave dhe atë përmes shkresave elektronike, telefonit

apo edhe fizikisht, 5 të tjerat kanë raportuar se informimi është i mangët apo i kufizuar.

Zyrtarët e prokurimit vlerësojnë se ata u japin informata palëve si përmes të publikimit të

njoftimeve në uebfaqen e KRPP-së, po ashtu duke iu kthyer përgjigje palëve të interesuara,

gjithmonë duke zbatuar plotësisht dispozitat ligjore. Por sa janë të mjaftueshme këto

informata për NVM-të. Përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se edhe pse Autoritetet

Kontraktuese janë të obliguara me ligj që të ofrojnë qasje, në praktikë lënë shumë për të

dëshiruar.

Nga përvoja e monitorimit, OJQ-të kanë vërejtur se Autoritetet Kontraktuese ofrojnë disa

informata lidhur me aktivitetet prokuruese, mirëpo të njëjtat kanë mungesë të kapaciteteve

për të procesuar si duhet kërkesat për informata shtesë. Madje, raportohet se ka pasur raste

kur mungesa e kapaciteteve është përdorur si arsyetim për mos ofrim informatave edhe në

rastet kur autoritetet kontraktuese i kanë pasur ato, dhe zgjedhin që të mos i ndajnë me

operatorët ekonomikë.

OJQ-ja tjetër ka vrojtuar edhe një trend tjetër e selektiv të qasjes në informata, varësisht se

në cilën fazë është procesi i tenderimit, reflektohen edhe hezitimet për të dhënë informata.

P.sh nëse tenderi është ne fazën fillestare – kërkesa për dosje të tenderit nuk paraqet

problem. Ngjashëm veprohet edhe për sqarime shtesë në lidhje me tenderin. Përkundër

kësaj, nëse procedura është ne fazën e ankesave pas shpallje së fituesit, atëherë hezitimi për

të dhënë informata në lidhje me dosjet e tenderuesve është shumë më i theksuar. Raportohet

gjithashtu se ka raste që nganjëherë nuk ofrohet qasje nga Autoritet Kontraktuese.

Në përgjithësi vlerësimi është se Autoritetet Kontraktuese janë transparente ndaj të gjithëve

aq sa i kufizon ligji, pra janë reaktive. Ato mund të rrisin transparencën në mënyrë ta

ndryshme, duke përfshirë tenderimin elektronik, si një platformë e mirë në këtë drejtim. Për

një transparencë më të madhe, gjithashtu kërkohet që NVM-të të sensibilizohen për

pjesëmarrje në aktivitete të prokurimit përmes fushatave të informimit përkatësisht ngritjes

së vetëdijes.

Page 48: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

48

“Si zhvillimi i qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacioni, konkurrenca e punësimi, ashtu

edhe efikasiteti e kanë rëndësinë e vet. NVM-të kontribuojnë në të dyja, andaj duhet

përkrahur.”

Sikurse prokurimi publik që luan rolin e vet në blerjen më të mirë të mundshme për kërkesa

të institucioneve publike, ashtu edhe NVM-të janë të rëndësishme për kontributin e tyre që

japinë përmes ndikimit ekonomik në shoqëri. Megjithatë, dilema këtu është nëse më shumë

duhet vlerësuar “zhvillimin e qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacionin, konkurrencën, e

punësimin” apo “efikasitetin përmes blerjes ekonomike “vlerën për para””.

Nuk do të pritej tjetër përgjigje nga të anketuarit nga radhët e NVM-ve, përveç asaj se ata

janë për “zhvillimin e qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacionin, konkurrencën, e

punësimin”. Njëjtë mendojnë edhe përfaqësuesit e odave ekonomike, duke arsyetuar se

eviton dështimin e projekteve në sektorin publik.

Njëjtë vlen edhe për zyrtarët e prokurimit publik, të cilët vlerësojnë, sikurse edhe kanë

mësuar gjatë trajnimeve për prokurimin publik, se “efikasiteti përmes blerjes ekonomike”

është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, dhe qëllim i çdo aktiviteti prokurues.

Ekspertët dhe OJQ-të vlerësojnë se të dyja aspektet gërshetohen me njëra tjetrën dhe si të

tilla të dyja janë të rëndësishme. OJQ-të thonë se në rastet si Kosova kur aktiviteti

prokurues është shumë i madh në raport me ekonominë (diku tek 1/7 e GDP-së), mënyra se

si kryhet ky proces nuk lidhet vetëm me konceptin e ‘vlerës për para’, por edhe me krijimin

e një mjedisi konkurrues ku firmat janë të barabarta. Këtu shtojnë se nëse procesi i

prokurimit nuk kryhet si duhet atëherë jo vetëm që nuk kemi marrë vlerën më të lartë për

taksat e shpenzuara, mirëpo rrezikohet edhe konkurrenca e cila në mënyrë zinxhirore

përcillet edhe në sektorë tjerë ku nuk ka aktivitete prokuruese. Ndërkaq ekspertët veçojnë

që zhvillimi i qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacioni, konkurrenca dhe punësimi kanë

karakter të gjerë dhe shumë përfshirës për një vend, andaj duhet ruajtur me fanatizëm

kontributet e NVM-ve në ekonominë e shtetit.

Pra, parimisht të dyja aspektet lidhen me zhvillimin ekonomik të një vendi, në njërën anë

me efikasitetin e shfrytëzimit te parasë publike, si dhe në njërën anë, treg konkurrent, dhe

Page 49: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

49

inovativ i cili do të krijonte vende pune. NVM-të mund të jenë pjesëmarrëse në të dyja,

edhe kontribuojnë në të dyja. Prandaj, këto dy çështje nuk duhet të trajtohen të ndara. Por,

NVM-të duhet përkrahur që të mos përjashtohen në arritjen e të dyja qëllimeve në të njëjtën

kohë.

KAPACITETET E NVM-VE

Përveç akteve ligjore e nënligjore, rregullave të lojës si dhe proceseve në praktikë në

prokurimin publik në Kosovë, qenësore është edhe kapaciteti i NVM-ve për të marrë pjesë

në proceset tenderuese. Të anketuarit në këtë pjesë të këtij hulumtimi japin opinionet e tyre

në lidhje me gjendjen e NVM-ve kosovare në aspektin e konkurrencës, cilësisë si dhe

çmimeve.

“NVM-të mund të ofrojnë produkte me çmim të ulët e cilësi të lartë.”

Vetë NVM-të e anketuara i vlerësojnë relativisht mirë ofertat e tyre në proceset e

prokurimit, në krahasim me tregun. Madje sipas tyre cilësia e çmimi i ofertave të tyre nuk

paraqet problem, sa paraqet mungesa e kapaciteteve njerëzore që këto NVM i kanë për të

përgatitur dokumentacionin e nevojshëm adekuat për aplikim për tenderë. Sipas tyre, ky

fenomen po ndikon edhe në konkurrencë, sepse mos përgatitja e dokumentacionit sikurse

kërkohet po minimizon pjesëmarrjen e tyre, eventualisht fitimin e tenderëve. Këtu ata

kërkojnë përkrahjen e NVM-ve me trajnime për përgatitjen e Dosjeve të Tenderit. Ata

gjithashtu vlerësojnë se vetë pjesëmarrja në procese tenderuese po i ndihmon NVM-të të

zhvillohen tutje.

Page 50: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

50

“NVM-të vendase nuk ofrojnë produkte të mjaftueshme për tregun e prokurimit publik të

Kosovës.”

Ndërkaq, zyrtarët e prokurimit të AK-ve vlerësojnë se NVM-të ekzistuese në tregjet e

Kosovës nuk janë të mjaftueshme për të gjitha produktet që kanë nevojë institucionet

vendore. Si rezultat, meqenëse proceset tenderuese janë të hapura, NVM-të vendore pastaj

bëjnë konkurrencë me kompani të huaja, të cilat në fund fitojnë për shkak të përparësisë

krahasuese. Se kapacitetet e NVM-ve nuk janë të mjaftueshme konstatohet edhe nga odat

ekonomike të anketuara.

Zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik vlerësojnë se, bazuar në proceset tenderuese

dhe përvojën e tyre, NVM-të në vend kanë filluar të vetëdijesohen me forca vetanake ku

edhe performanca e tyre ka filluar të përmirësohet. Megjithatë, pranohet fakti se NVM-të

duhet stimuluar më tepër që kontributet e tyre të jenë edhe më të mëdha.

Ekspertët e anketuar vlerësojnë se NVM-të kosovare posedojnë kapacitete të mjaftueshme

për të marrë pjesë në procese tenderuese, dhe janë konkurrente në treg për nga cilësia dhe

çmimi. Ekspertët tregojnë se jo të gjitha institucionet publike udhëheqin aktivitete të

prokurimit me vlera të mëdha, dhe vlerësojnë se NVM-të kanë hapësirë të mjaftueshme të

marrin pjesë në këto aktivitete. Ekspertët madje argumentojnë se edhe në rastet kur ka

aktivitete prokurimi me vlera të mëdha, NVM-të mund ti bashkojnë forcat duke dorëzuar

ofertat e tyre bashkërisht.

Një e gjetur interesante raportohet nga OJQ-të. Ata vlerësojnë se ekziston një grup

kompanish që përmes kanaleve joformale kanë arritur të fitojnë kontrata publike duke

krijuar pabarazi në treg.

“Si në shtete tjera, edhe në Kosovë NVM-të duhet të përkrahen nga institucionet

shtetërore.”

Eksperti ndërkombëtar i anketuar tregon se sa shumë përkrahen NVM-të në Holandë. Kur

shpjegon historinë e NVM-ve në këtë shtet, ai tregon se si atje para 30 viteve kishte

ekzistuar Ministri e veçantë për NVM-të e ashtuquajtur “CAVE”, e cila përgjegjësi pastaj

Page 51: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

51

kishte kaluar në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik. Atëherë kishte ekzistuar edhe një

bankë e veçantë për to, por pastaj ishte transferuar në bankën “ING”.

Për këtë rast, ky shtet kishte rreth 10 instrumente për përkrahjen e NVM-ve, disa prej të

cilave i përkrahin vetëm ndërmarrjet e vogla, të tjerat i këshillojnë dhe iu dhënë informata

atyre. Tani këto instrumente mund të shfrytëzohen përmes Odës Shtetërore Ekonomike (në

Odën Ekonomike të Holandës duhet regjistruar të gjitha bizneset që veprojnë në Holandë),

por që duhet komentuar se këto shërbime, nën një, kanë zvogëluar ndikimin e tyre prej se

janë integruar në Odën Ekonomike, dhe nën dy, është zvogëluar buxheti për këto qëllime.

Në këtë aspekt, në Kosovë ekziston Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

në Kosovë (KIESA)22

në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. KIESA mbështet

zbatimin e politikave dhe programeve publike në fushën e zhvillimit të ndërmarrjeve mikro,

të vogla dhe të mesme. NVM-të në Kosovë gjithashtu përkrahen nga donatorët e jashtëm

për sektorë të ndryshëm.

22

Agjencia për përkrahjen e investimeve dhe ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA: www.invest-ks.org.

Page 52: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

52

5. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Ndër kontributet kryesore të këtij punimi janë edhe identifikimi i gjetjeve përmes

përfundimeve dhe nxjerrja e rekomandimeve. Këto ndihmojnë më pas në hartimin e

politikave më efektive të prokurimit publik për ndërmarrjet e vogla e të mesme në vend.

PËRFUNDIME

Ky studim, përmes përdorimit të të dhënave primare dhe sekondare, ka analizuar disa

aspekte të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në prokurimin publik në Republikës e

Kosovës. Konstatohet se legjislacioni për fushën e prokurimit publik në fuqi në Republikën

e Kosovës është i rregulluar mirë dhe në linjë me dispozitat ligjore të Bashkimit Europian.

Megjithatë gjetjet e këtij legjislacioni në lidhje me NVM-të në fushën e prokurimit publik

përfshijnë:

- Legjislacioni nuk bën dallime ndërmjet ndërmarrjeve, (“Barazia në trajtim”, neni 7,

LPP). Të gjitha ndërmarrjeve jo-publike pa marrë parasysh karakteristikat e tyre (nr. i të

punësuarve, pronësia, vendore apo të jashtme), iu referohet ose me termin “ofertues”

ose “Operator Ekonomik”. Kështu, NVM-të vendore nuk kanë përparësi në këto

procese, marrë parasysh përparësitë krahasuese që kanë kompanitë e jashtme.

- Mos-obligimi me ligj i publikimit të njoftimeve për “Procedurat për Kuotimin e

Çmimeve” (neni 36, LPP) në uebfaqe të KRPP-së, ishte pengesë për NVM-të dhe

transparencën në përgjithësi.

- Përdorimi i vetëm i kriterit “tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët” (neni 60,

“Kriteret për dhënien e kontratës”, pika 1.1.) që ndodh në shumicën e rasteve, u

pamundëson NVM-ve të konkurrojnë me përparësitë e tjera krahasuese që i kanë në

krahasim me ndërmarrjet e mëdha.

- Funksioni i Autoritetit Qendror të Prokurimit për centralizim të aktiviteteve prokuruese,

në parim, dëmton konkurrencën dhe pjesëmarrjen e NVM-ve, si dhe favorizon

ndërmarrjet e mëdha dhe monopolin.

Page 53: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

53

- Tarifa për ankesa e përcaktuar 500 euro për të gjitha aktivitetet e prokurimit, pa marrë

parasysh vlerën e tenderëve, është diskriminuese për tenderët e vegjël, e sidomos për

ato nën vlerën 10.000 Euro, që është së paku 5 % e vlerës.

- Për dallim nga legjislacioni kosovar, në legjislacionin e BE-së NVM-të inkurajohen të

marrin pjesë në procesin e nën-kontraktimit, përmes partneritetit me kompani të mëdha

ose bashkimit të NVM-ve.

Hulumtimi ka gjetur këto mundësi dhe pengesa që u krijohen ndërmarrjeve të vogla e të

mesme gjatë proceseve tenderuese:

- Institucionet publike, si blerësit më të mëdhenj në vend, mundësi e mirë për

pjesëmarrjen e NVM-ve.

- Pengesë procedurat e tej-zgjatura nga aspekti kohor dhe i pagesës në fund të procesit të

prokurimit: konkurrimi, njoftimi për dhënie të kontratës, periudha e ankesave,

nënshkrimi i kontratës, realizimi i kontratës, pranimi i shërbimeve dhe punëve, dhe

realizimi i pagesave.

- Teprim i përdorimit të kriterit të ofertës me çmimin më të ulët nga Autoritetet

Kontraktuese. Kjo nuk garanton cilësi dhe në fund të fundit as “ekonomicitet”.

- Mos-marrja parasysh e referencave, punëve të kryera paraprakisht apo ekspertizës,

është vërejtja kryesore e komunitetit të biznesit. Përfaqësuesit e NVM-ve fajin ia lënë

zyrtarëve të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese, të cilët për të mos pasur nevojë që

të lodhen shumë, zgjedhin vetëm mundësinë e ofertës me çmimin më të lirë, dhe nuk

përdorin të gjitha mundësitë e lejuara me ligj.

- NVM-ve iu mungon informata për disa procese tenderuese. Dukuria e mos publikimit të

njoftimeve nën vlerën 10,000 Euro, ka ndikuar negativisht në një numër kompanish.

Zyrtarët e prokurimit të AK-ve kanë kontaktuar dhe marrë oferta vetëm nga një numër i

vogël dhe përzgjedhës i ndërmarrjeve, duke anashkaluar ndërmarrje të tjera të cilat do të

mund të shprehnin interesim. Raportohet se ka raste kur janë regjistruar kompani fiktive

– në emër të anëtarëve të familjes dhe in-ekzistente, vetëm sa për të pasur në

dispozicion 3 oferta – kriter për të vazhduar procedurat e prokurimit.

Page 54: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

54

- Autoritetet Kontraktuese më shumë janë reaktive se sa proaktive në dhënien e

informatave për proceset tenderuese që ato i realizojnë. Raportohet se ka pasur raste kur

mungesa e kapaciteteve është përdorur si arsyetim për mos ofrim informatave edhe në

rastet kur autoritetet kontraktuese i kanë pasur ato, dhe zgjedhin që të mos i ndajnë me

operatorët ekonomikë.

- Opinioni i NVM-ve është se legjislacioni primar dhe sekondar si dhe formularët

standardë të prokurimit janë voluminoz dhe shpeshherë paraqesin huti dhe pështjellim

për ta.

- Përgatitja e Dosjes së Tenderit është barrë për NVM-të, sepse ka shumë kërkesa të

tepruara administrative, dhe si rezultat kërkon angazhimin e punëtorëve shtesë.

- Problemet lindin me modifikimin dhe përshtatjen e Dosjes së Tenderëve me natyrën

dhe objektin e prokurimit të Autoritetit Kontraktues.

- Përgatitjet e Dosjes së Tenderëve nga ana e zyrtarëve të prokurimit publik të AK-ve,

konstatohet se janë në një nivel mjaft të ulët.

- Raportohet se ka një grup domethënës të zyrtarëve të prokurimit të cilët në mënyrë

sistematike keqpërdorin pozitën zyrtare. Ata bëjnë ujdi me OE-të ofertuese për të

përfituar – nganjëherë edhe duke prezantuar oferta nga kompani fiktive për të plotësuar

numrin e ofertave minimale të kërkuara.

- Raportohen edhe raste kur zyrtarët e prokurimit publik janë nën presion nga

udhëheqësit e lartë të institucioneve, dhe në një masë edhe janë të atakuar gjatë

ushtrimit të punëve dhe detyrave të punës.

- Raportohet se korrupsioni lulëzon si pasojë e moszbatimit apo keq-zbatimit të

legjislacionit në fuqi nga këta individë, krejt kjo si pasojë e moszbatimit të masave

ndëshkimore.

- Ka ankesa se mungon matja e përformances së zyrtarëve të prokurimit, që në rastet kur

kryhen shumë shkelje të Ligjit, të tërhiqen licencat e tyre të punës.

- Në lidhje me nën-kontraktimin, kjo veprimtari lejohet me ligj, por NVM-të preferojnë

që për shkak të parregullsive në menaxhimin e kontratave, të kontraktohen direkt.

Page 55: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

55

- Disa ekspertët mendojnë se edhe nën-kontraktimi është mundësi e mirë për NVM-të.

Eksperti ndërkombëtar madje vlerëson se nëse analizohen tenderët në nivelin e BE-së,

partneritetet janë shumë evidente dhe normale.

- Ndodh që ndërmarrjet, për disa produkte, të ofertojnë me çmime që nuk janë të tregut:

shumë më të ulëta se në treg, që ndikon në përllogaritjen e ofertës më të mirë, bazuar në

çmimet e ofertuara.

- Raportohet se mungon profesionalizmi në komisionet e vlerësimit të tenderëve. Për

shumë çështje madje edhe tepër të ndryshme, nëpër këto komisione vendosen njerëzit e

njëjtë dhe që nuk janë të fushës përkatëse: rrallëherë vendosen njerëz nga jashtë.

- Kryerja e aktiviteteve të prokurimit për disa apo të gjitha institucionet publike nga një

organ i veçantë, Autoriteti Qendror i Prokurimit, është i dëmshëm për NVM-të, dhe

krijon monopole në tregje të produkteve të caktuara në “Listën e përdorimit të

përbashkët”.

- Raportohen një sërë parregullsish në lidhje me OSHP-në: korrupsioni, anëtarë bordi jo-

profesionistësh, panele shqyrtuese jo-profesionale/të fushës së lëndës në shqyrtim,

mungesa e angazhimit të ekspertëve, vendime të mangëta, anime të vendimeve,

vendime të ndryshme për çështje të ngjashme apo të njëjta, shpesh në shërbim të

interesave të veçanta të grupeve të fuqishme politike e biznesore.

- IKAP, edhe pse iu lejohet me ligj, për shkak të kufizimeve të personelit dhe hapësirave

të punës, deri më tani kurrë nuk i ka trajnuar punonjësit e “Operatorëve Ekonomikë”,

përkatësisht ofertuesve.

- Institucionet që garantojnë sundimin e ligjit e në veçanti gjyqësori nuk disponojnë me

kapacitete dhe resurse të mjaftueshme për ekzekutim.

- Prokuroria e shtetit heton shumë pak raste të veprave penale që kryhen përmes

prokurimit publik.

Page 56: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

56

Gjetjet kryesore rreth kapaciteteve të NVM-ve janë:

- Kapacitetet e NVM-ve për të qenë konkurrente në tregjet e prokurimit publik po rriten.

- NVM-të janë konkurrente edhe për nga cilësia dhe çmimi që ofertojnë.

- Por, konstatohet se gama e produkteve të NVM-ve ekzistuese vendore nuk është e

mjaftueshme për nevojat e institucioneve publike.

- Pengesë është mungesa e kapaciteteve njerëzore në plotësimin e dokumentacionit për

pjesëmarrje në aktivitete të prokurimit, përkatësisht njohuritë e kufizuara të stafit të

NVM-ve rreth proceseve tenderuese.

- NVM-të kanë hapësirë të mjaftueshme të marrin pjesë në aktivitete prokurimi, pasi që

jo të gjitha institucionet publike udhëheqin aktivitete të prokurimit me vlera të mëdha.

- Edhe në rastet kur ka aktivitete prokurimi me vlera të mëdha, NVM-të mund ti

bashkojnë forcat duke dorëzuar ofertat e tyre bashkërisht.

- Raportohet se ekziston një grup kompanish që përmes kanaleve joformale kanë arritur

të fitojnë kontrata publike duke krijuar pabarazi në treg

Page 57: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

57

REKOMANDIME

Janë identifikuar një varg rekomandimesh që lidhen me fushën e ndërmarrjeve të vogla dhe

të mesme në prokurimin publik.

Në lidhje me legjislacionin ato përfshijnë:

- Legjislacioni të mundësojë – duke specifikuar qartë – qasje në të gjitha proceset e

aktiviteteve tenderuese të të gjitha palëve të interesuara, duke përfshirë publikun e

gjerë, sikurse është e rregulluar qasja në dokumente publike.

- Të përshpejtohen procedurat, transparenca, informimi si dhe koha e gjithë procesit

përmes vendosjes së sistemit të “prokurimit elektronik”. Këtu të kërkohet nga AK-të që

të publikohen të gjitha llojet e njoftimeve, pa marrë parasysh vlerën.

- Të ndalohet me ligj përdorimi i vetëm i kriterit “tenderi i përgjegjshëm me çmimin më

të ultë”. Këtu, të kërkohet që krahas këtij kriteri, të përdoren edhe kriteret e tjera,

varësish prej rasteve.

- Legjislacioni ti obligojë AK-të që të përdorin mundësinë e ndarjes së tenderëve në llote

sa më shumë që është e mundur.

- Legjislacioni të rregullojë një formë të përshtatshme të tarifave për ankesa në OSHP.

- Legjislacioni të parasheh mundësinë e arbitrazhit për zgjidhjen e kontesteve në

Kontratat me Operatorët Ekonomikë, para se palët ti drejtohen OSHP-së.

- Të hartohen akte ligjore e nënligjore që përcaktojnë mundësitë e nën-kontraktimeve dhe

partneriteteve.

- Të përmirësohet korniza ligjore e cila do të bënte përgjigjes komisionin e vlerësimeve

në mënyrë qe vlerësimi i tenderëve të mos jetë vetëm formal dhe pa përgjegjësi ligjore.

- Të vendosen në ligj ndëshkime penale për personat përgjegjës për veprime

keqpërdoruese me sistemin e prokurimit publik.

- Të obligohen me ligj zyrtarët e AK-ve që të bëjnë kallëzime tek organet e hetuesisë për

rastet kur paraqiten kompani fiktive në proceset tenderuese, vetëm për plotësimin e

numrit minimal të kërkuar për vazhdim të procedurave.

Page 58: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

58

Në lidhje me mundësitë dhe pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla e të mesme gjatë

proceseve tenderuese, janë përmendur këto propozime:

- Institucionet publike si blerësit më të mëdhenj në vend, ti përkrahin NVM-të si

kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit.

- Të thjeshtëzohen procedurat, afatet kohore, aplikimet, e të tjera, përmes

funksionalizimit të “prokurimit elektronik”.

- Të bëhen publike të gjitha njoftimet e të gjitha proceseve të prokurimit publik në vend.

- Për vlerësimin e ofertave të përgjegjshme, përveç kriterit “çmimi më i ulët”, të përdoren

edhe kritere të tjera, si p.sh. performanca, referencat, cilësia, afatet kohore, ndikimi në

mjedis e shoqëri – numri i të punësuarve.

- Të vendosen edhe kritere të tjera përveç çmimit më të ulët, si p.sh. performanca,

referencat, cilësia, afatet kohore, ndikimi në mjedis e shoqëri – numri i të punësuarve.

- Zyrtarët e prokurimit të AK-ve të analizojnë çmimet e ofruara, dhe të refuzojnë ato

oferta të palogjikshme e pabazuara që nuk u përmbahen çmimeve të tregut.

- Zyrtarët e AK-ve, KRPP, OSHP dhe institucionet e tjera të përfshira, të kallëzojnë rastet

e prezantimit të kompanive fiktive në proceset tenderuese tek organet e hetuesisë.

- AK dhe AQP të ndajnë kontratat e mëdha në llote, që të mundësohet një konkurrencë

më e madhe me pjesëmarrje edhe të NVM-ve.

- Institucionet e shtetit ti ofrojnë këshilla, ndihmë dhe shërbime NVM-ve.

- IKAP të organizojë trajnime për komunitetin e biznesit në lidhje me përgatitjen e

dosjeve, procedurat, informimin e rregullt. Të rriten kapacitetet – njerëzore dhe të

hapësirës – të IKAP-it që të mundësojë ekzekutimin e kërkesave përkatësisht ofrimin e

trajnimeve për komunitetin e biznesit.

- IKAP së bashku me KRPP të përgatisin udhëzues dhe manualë informimi për NVM-të

në lidhje me procedurat, plotësimin e dosjes, afatet kohore, e të tjera.

- OSHP të caktojë një tarifë të re, më të ultë se sa 500 Euro, vetëm për kontratat me vlerë

të vogël.

- Të monitorohet zbatimi i kontratave.

- Të monitorohet performanca e zyrtarëve të AK-ve. Të ndëshkohen penalisht personat

përgjegjës që keqpërdorin sistemin e prokurimit publik.

Page 59: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

59

- OSHP të angazhojë ekspertë e profesionistë të fushave adekuate në panelet e shqyrtimit

të ankesave.

Në lidhje me kapacitetet e NVM-ve, këto janë rekomandimet kryesore:

- NVM-të të ngritin kapacitetet e nevojshme edhe njerëzore për angazhim në proceset e

prokurimit publik.

- NVM-të vendore të zhvillojnë produktet deficite të kërkuara (niçe) për ti plotësuar

nevojat e institucioneve të Kosovës.

- NVM-të të bashkojnë forcat e tyre dhe të organizohen në formën e konzorciumeve, për

të përmbushur kriteret për kontrata me vlera të mëdha.

- NVM-të të shikojnë edhe mundësitë e partneritetit me NVM të tjera ose ndërmarrje të

mëdha për mundësinë e nën-kontraktimit në tenderë me vlera të mëdha.

Page 60: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

60

BIBLIOGRAFIA

- Agjencia për përkrahjen e investimeve dhe ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA:

www.invest-ks.org.

- Allen, B. A.; Ssennoga, F. (2008): Developing countries in Public Procurement: A

Focus on SME Capabilities. 3rd International Public Procurement Conference

Proceedings 28-30 August 2008.

- Andresson, C. (2002): Public Procurement in the View of Small and Medium Sized

Enterprises in EU and Sweden. Lund University, School of Economics and

Management, May 27 2012.

- Anketat me akterë të ndryshëm (shih shtojcën 2).

- Arkiva Elektronike e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (krpp.rks-

gov.net)

- Direktiva 2004/17/EC për Koordinimin e procedurave të prokurimit në sektorin e

ujit, të energjisë, transportit dhe postave. http://krpp.rks-

gov.net/krpp/PageFiles/File/l_EU%2017%2013420040430en00010113(1).pdf,

- Direktiva 2004/18/EC për Koordinimin e procedurave për caktimin e fituesit në

kontratat publike të punës, shërbimit dhe furnizimit. http://krpp.rks-

gov.net/krpp/PageFiles/File/l_EU%2018%2013420040430en01140240.pdf.

- Eurostat (qershor 2015): Normat e papunësisë për prill 2015.

http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-

explained/index.php/File:Unemployment_rates,_seasonally_adjusted,_April_2015.p

ng

- Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës: http://gzk.rks-gov.net/.

- GHK (2010): Evaluation of SME’s Access to Public Procurement Markets in the

EU, Brussels.

- Gitari, M. W. & Kabare, K. (2014): Factors affecting access to procurement

opportunities in public secondary schools by small and medium enterprises in

Kenya: A survey of Limuru Sub-county. International Journal of Current Business

and Social Sciences, 1 (2), 220-250.

Page 61: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

61

- Instituti Demokratik i Kosovës (Mars 2016): Indeksi i transparencës në prokurimin

publik, për Kabinetin Qeveritar. http://www.kdi-kosova.org/publikime/52-2016-02-

indeksi-i-transparences-ne-prokurimin-publik-per-qeveri_alb-me-isbn.pdf.

- Instituti RIINVEST (Gusht 2012): Përmirësimi i transparencës dhe qeverisjes së

fondeve publike – procesi i prokurimit publik në Kosovë.

http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/Prokurimi_Publik_Final142599522

6.pdf.

- Jurcik, R. (2013): Small and Medium Size Enterprises (SME) and public

procurement. Recent Researches in Applied Economics and Management - Volume

I. 335-339.

- Kaidalov, M.V.; Snider, K. F. (2011): US and European Public Procurement

Policies for Small and Medium-Sized Enterprises (SME): A Comparative

Perspective, (Citation Information: Business and Politics. Volume 13, Issue 4, ISSN

(Online) 1469-3569, DOI: 10.2202/1469-3569.1367, December 2011).

- Komisioni Europian (SWD 2015, 215 final, 10.11.2015): Raporti i BE-së për

Kosovën* 2015, pika 5.1.6. Prokurimi public, OSHP, faqe 42

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_kosovo

.pdf.

- Kornecki, J. (2011): Small and Medium-Sized Enterpriseson the PublicProcurement

Market in Poland. Equilibrium Volume 6 Issue 2, 2011, ISSN1689-765X.

- Lëvizja FOL (Korrik 2014): Monitoruesi i Prokurimit: Raport mbi parregullsitë në

ministri, komuna, dhe ndërmarrje publike mars-qershor 2014.

http://levizjafol.org/folnew/wp-content/uploads/2014/12/Monitoruesi-i-Prokurimit-

Mars-Qershor-2014.pdf.

- Ligji Nr. 02/L-5 për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nenet 4.2.

dhe 4.3. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 1 nëntor 2006

(Viti I, Nr. 6). http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2416

- Ligji Nr. 03/L-031 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-5 për

Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Neni 3. Publikuar në Gazetën

Page 62: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

62

Zyrtare të Republikës së Kosovës më 25 nëntor 2008 (Viti III, Nr. 42).

http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2596

- Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Publikuar në

Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. 18 më 19 shtator 2011.

- Ligji Nr. 04/L-237 për Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për

Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Publikuar në Gazetën Zyrtare të

Republikës së Kosovës nr. 25 më 17 prill 2014.

- Ligji nr. 05/L - 001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, Gazeta

Zyrtare 3/2015, 12.01.2015.

- Lindskog, H., Brege, S. & Brehmer, P.-O. (2012). Public Procurement and Small

and Medium Enterprises. Paper presented at The 7th International Conference on

Information Technology in Business ITIB 2011 15-17 June, 2011, Saint-

Petersburg, Russia.

- Loader, K. (2007): The Challenge of Competitive Procurement: Value for Money

versus Small Business Support. PUBLIC MONEY & MANAGEMENT CIPFA

(307-314).

- Loader, K. (2012): Is public procurement a successful small business support

policy? A review of the evidence. The York Management School, University of

York. doi:10.1068/c1213b.

- McCrudden, C. (2004): Using public procurement to achieve social outcomes.

Natural Resources Forum 28, 257–267.

- Morand, P.H. (2003): SMEs and public procurement policy. Review of Economic

Design 8, 301-318.

- Nyiri, L., Osimo, D., Özcivelek, R., Centeno, C., Cabrera, M. (2007): Public

Procurement for the Promotion of R&D and Innovation in ICT. The European

Commission JRC. EUR 22671EN.

- Perry, C. (2011): Supporting SME access to public procurement opportunities.

Northern Ireland Assembly. NIAR 712-11.

- Qeveria e Kosovës (Korrik 2011): Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë

2012-2016, me vizion 2020, http://mti-

Page 63: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

63

ks.org/repository/docs/190711Strategjia_per__Zhvillimin_e_NVM-ve-

E_APROVUAR-_permirsur_nga_MH_dhe_SF__1_.pdf

- Raportet e monitorimit të Prokurimit Publik nëpër institucionet qendrore, projektet

TAP e Indeksi i Transparencës në Prokurimet Publike në Qeveri dhe nëpër

Komuna: http://kdi-kosova.org/index.php?fq=7&prg=2

- Raportet e monitorimit të Prokurimit Publik nëpër Ministri, Komuna e Ndërmarrje

Publike: http://levizjafol.org/folnew/publikimet/prokurim-publik/

- Rekomandimi Nr. 2003/361/EC i Komisionit të BE-së i 6 majit 2003 në lidhje me

përkufizimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Publikuar në Gazetën

Zyrtare të Bashkimit Europian më 20 maj 2003 (L 124, 36). http://eur-

lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32003H0361&from=EN

- Sarter, E. K.; Fuchs, S.; Detlef, S. (2014): SME-friendly public procurement in

Germany? Legal strategies and political challenges. Working Paper Series

„Comparative Governance‟, No. 2, September 2014. Available online: www.uni-

bielefeld.de/soz/powi. Uni-versität Bielefeld.

- Surtees, J.; Knight, L.; Shipton, H. (2014): Working with the UK public sector:

SME medical device innovation and pre-procurement. Piccola impresa, 3, 65-92.

- Timmers, P. (1998): Business Models for Electronic Markets. European

Commission, Directorate-General III, Originally published in April 1998. Research

Note #98-21, September 9, 1998.

- Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2015 për Prioritetin e ofertuesve vendor (neni 60A i

Ligjit Nr. 04/L-237 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-042 për

Prokurimin publik): http://krpp.rks-

gov.net/krpp/PageFiles/File/Udhezimet%20Adminis%202015/UA%201%202015%

20per%20Prioritetin%20e%20ofertuesve%20vendor.pdf

- Uebfaqja e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), seksioni

Legjislacioni. http://krpp.rks-

gov.net/Default.aspx?PID=Legislation&LID=1&PPRCMenu_OpenNode=61

- Virage et al (2005) “Green Public Procurement in Europe 2005: Status Overview”

Report for the European Commission.

Page 64: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

64

- Walker, H., Brammer, S. (2007): Sustainable procurement in the United Kingdom

public sector. University of Bath School of Management. Working Paper Series

2007.15

- Walker, H., Preuss, L. (2006): Fostering sustainability through sourcing from small

businesses: Public sector perspectives. JCP.

- Wert, B. (2012): Driving Innovation through Public Procurement Innovation and

Growth through Demand: Demand-driven Innovation and Public Procurement in

Nordic Countries. Helsinki EU Commission Conference on Enterprise and Industry,

November 2012.

- Wittig, A. W. (2003): Public Procurement and Development Agenda. International

Trade Centre. United Nations Conference on Trade and Development. AND World

Trade Organisation.

Page 65: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

65

SHTOJCA 1: ANKETA (MOSTËR)

1. NMVM-të përbëjnë mbi 90 % të bizneseve në Kosovë dhe kontribuojnë në shumë

aspekte duke përfshirë ngritjen e konkurrencës, inovacionet, rritjen e punësimeve. Si e

vlerësoni rëndësinë e tyre në ekonominë e vendit?

2. Në Kosovë, blerjet më të mëdha bëhen nga institucionet shtetërore. Si e vlerësoni

pjesëmarrjen e NMVM-ve në blerjet publike/proceset e prokurimit publik?

3. Si e vlerësoni trajtimin e NMVM-ve nga legjislacioni i Republikës së Kosovës për

prokurimin publik?

3.1. A ka pengesa apo / dhe lehtësira ligjore e administrative që NMVM-të të marrin

pjesë në prokurimin publik?

4. Në praktikë, cilat janë pengesat dhe lehtësirat/mundësitë për NMVM-të që marrin pjesë

në prokurimin publik?

4.1. Vlerësimi juaj për përmbajtjen dhe përgatitjen e Dosjes e Tenderit (specifikimet,

kufizimet, kërkesat administrative, afatet kohore, publikimet, përmbajtjen dhe

kuptimin e dokumentacionit)?

4.2. Vlerësimi juaj për zyrtarët e prokurimit publik të Autoriteteve Kontraktuese?

4.3. Vlerësimi juaj për marrjen e informatave rreth proceseve tenderuese?

4.4. Vlerësimi juaj për ndarjen e tenderëve në llote?

4.5. Vlerësimi juaj për kontratat e mëdha dhe më pas nën-kontraktimin?

4.6. Vlerësimi juaj për mënyrën se si vlerësohen tenderët, pra peshën e vlerësimit?

4.7. Vlerësimi juaj për mos-publikimin e njoftimeve të “Procedurave për Kuotimin e

Çmimeve” (kontratat me vlerë minimale dhe të vogël deri në 10,000 Euro) në

uebfaqe të KRPP-së?

4.8. Vlerësimi juaj për përdorimin e tepruar të kriterit “tenderi i përgjegjshëm me

çmimin më të ulët” nga zyrtarët e prokurimit publik?

4.9. Vlerësimi juaj rreth funksionit të Autoritetit Qendror të Prokurimit (AQP) në raport

me NMVM-të, si dhe listës së produkteve për të cilat ky institucion duhet të kryej

procedurat e prokurimit publik?

Page 66: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

66

4.10. Vlerësimi juaj rreth tarifës në vlerë 500 Euro nga të gjithë Operatorët

Ekonomikë për të dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik

(OShP)?

4.11. Vlerësimi juaj për punën e deritanishme të OShP-së?

4.12. Vlerësimi juaj në trajnimin e komunitetit biznesor rreth procedurave të

prokurimit publik nga IKAP?

5. Sa janë transparente/të hapura Autoritetet Kontraktuese ndaj NMVM-ve në Kosovë?

6. Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për shtetet në zhvillim: zhvillimi i

qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacioni, konkurrenca dhe punësimi apo efikasiteti

përmes blerjes ekonomike përkatësisht thënies “vlera për para”?

7. Cilat janë kapacitetet e NMVM-ve kosovare për të marrë pjesë në proceset tenderuese

në vend, nga aspekti i konkurrencës, cilësisë së produkteve/shërbimeve, çmimeve?

8. Propozimet e juaja për përmirësimin e gjendjes?

9. Komente shtesë:

Page 67: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

67

SHTOJCA 2: LISTA MË E HOLLËSISHME E TË ANKETUARVE

Nr. i synuar i të

anketuarve Subjektet e kontaktuara Subjektet pjesëmarrëse

I. 10 udhëheqës të NVM-ve

pjesëmarrëse në

prokurimin publik

15 subjekte të kontaktuara 7 janë përgjigjur pozitivisht,

me kusht që prezantohen në

mënyrë anonime

II. 5 zyrtarë të prokurimit

të Autoriteteve

Kontraktuese të

institucioneve të niveleve të

ndryshme

1. Agjencia Kosovare e

Pronës;

2. Komisioni i Pavarur për

Media;

3. Komuna e Mitrovicës;

4. Agjencia Kundër

Korrupsionit;

5. Komuna e Prishtinës;

6. Ministria e Bujqësisë;

7. Ministria e

Infrastrukturës;

8. Ministria e Kulturës,

Rinisë dhe Sportit;

9. Ministria e Punëve të

Jashtme;

10. Posta dhe Telekomi i

Kosovës; dhe

11. TRAINKOS;

1. Agjencia Kosovare e

Pronës;

2. Ministria e Kulturës,

Rinisë dhe Sportit; dhe

3. Ministria e Punëve të

Jashtme.

III. 4 zyrtarë të

Institucioneve të

1. AQP

2. IKAP

1. IKAP

2. KRPP

Page 68: 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

68

prokurimit publik (KRPP,

AQP, OSHP, IKAP)

3. KRPP

4. OSHP

IV. 2 zyrtarë të OJQ-ve 1. FOL

2. KDI

3. QOHU

4. RIINVEST

1. KDI

2. RIINVEST

V. 3 zyrtarë të odave

ekonomike e shoqatave të

bizneseve

1. Aleance Kosovare e

Biznesit

2. Oda Ekonomike

Amerikane në Kosovë

3. Oda Ekonomike e

Kosovës

4. Oda Ekonomike

Gjermane-Kosovare

5. Oda Tregtare Kosovare-

Turke

1. Aleance Kosovare e

Biznesit

2. Oda Ekonomike e

Kosovës

3. Oda Ekonomike

Gjermane-Kosovare

VI. 2 ekspertë 2 vendorë, 1 ndërkombëtar 2 vendorë, 1 ndërkombëtar