2
Tri elitat Përgjithësisht, elitat udhërrëfyese për njerëzimin janë tri: profetët, filozofët/mendimtarët dhe oratorët. 1 Vetëm profetët janë ata të cilët kanë jetuar sipas asaj që kanë thënë. Nuk mund të gjejmë një filozof që të ketë jetuar sipas asaj që ka shkruar, dhe këtë e provojmë edhe ne sot. Askush nuk mund të pretendojë se jeton sipas njërit apo tjetrit filozof, sado që mund të jetë ithtarë i zjarrtë i tij. Kjo sepse filozofët nuk synuan dhe nuk synojnë të sjellin/shpikin një modus vivendi, dhe për këtë ata janë të vetëdijshëm që nuk ia dalin dot, pasi nuk është në domenin e tyre një ndërmarrje e tillë. Mendja që synon të shpjegojë jetën, është më e vogël se jeta, madje është brenda saj, ose thjesht një pjesë e saj. Konkretisht, mund themi se filozofët 2 kërkuan dhe kërkojnë ta shpjegojnë/interpretojnë botën, siç pohon dhe Marx-i, dhe jo të ofrojnë një modus sesi duhet jetuar ajo, pavarësisht ndonjë përpjekjeje nga ato të llojeve utopike, si në rastin e Platonit, Bacon-it dhe Campanella-s. Duhet patur parasysh se filozofia moderne, pra që nga Descartes-i e këndej, është e bazuar tek individi, domethënë, shkurtimisht, individi është i aftë ta konceptojë vetë mënyrën e të jetuarit dhe ta zgjedhë atë, pra individit i mjafton vetja. Formula e njohur e Descartes-it cogito ergo sum 3 me të cilën nis modernizmi në filozofi, e shpreh qartazi këtë. Pra me Descartes-in ndryshoi shumëçka në filozofi, çka do të thotë se më përpara nuk ishte ky besim dhe kjo konsideratë për individin. Kishte një vetëdije që herë-herë lexohet qartë që individit nuk i mjafton vetvetja, sidomos në veprën e Thomas Aquinas-it dhe Agostino-s. Madje edhe vetë Descartes-i, në veprën Përsiatje metafizike, në shumë vende shprehet qartë për nevojën ontologjike të njeriut për t’u mbështetur te Zoti si burimi i parë i njohjes. Kjo do të thotë se pa këtë burim njohjeje, filozofia futet në një rreth vicioz pa rrugëdalje, dhe sa më shumë të lëvizet në këtë rreth vicioz, aq më shumë rritet pamundësia e njerëzores. Edhe me oratorët ngjet pak a shumë e njëjta gjë, ku përmes pushtetit (magjisë) së fjalës, synohet të ndërtohet një atmosferë që ka individin si pikënisje. Vetëm se, në rastin e oratorëve, manipulimi i njeriut dhe i njerëzores ndodh më shpejt, por edhe një dalje e mundshme nga manipulimi ka gjasat të jetë më e shpejtë; ndryshe nga ndikimi prej filozofëve që shkon përmes një procesi përgjithësisht të gjatë dhe të shoqëruar me një shpresë gati po aq të gjatë për të gjetur “gurin filozofal”. Pohuam se profetët ishin të vetmit që jetuan sipas asaj që kumtuan, sepse dija e tyre ishte e zbuluar; nuk buronte nga përbrenda jetës (mendja, përvoja), por nga jashtë; nga Qenia do thoshte Heidegger-i. Po. Nga e vetmja Qenie që zotëron ekzistencë të vërtetë/të qenësishme, pra absolute: nga Qenia e qenieve. Ka diçka nga kjo edhe te vështrimi i Aristotelit për metafizikën, nga e cila rrjedhin të gjitha dijet. Nga të tria kategoritë e elitave, vetëm profetët ishin të ngarkuar me një mision, që do të thotë se e vërteta e jetës ishte përkrah vetë jetës, përnjëherë me të. Pra ajo nuk shfaqej/lindte në një çast të caktuar të saj, në një kohë dhe në një hapësirë të caktuar, 1 Dje sofistë dhe sot politikanë. 2 Mendimtarët dhe dijetarët në përgjithësi. 3 Mendoj, pra jam/ekzistoj.

2-Tri Elitat - Edison Ceraj

Embed Size (px)

DESCRIPTION

2-Tri Elitat - Edison Ceraj

Citation preview

Tri elitat

Përgjithësisht, elitat udhërrëfyese për njerëzimin janë tri: profetët,

filozofët/mendimtarët dhe oratorët.1 Vetëm profetët janë ata të cilët kanë jetuar sipas asaj që

kanë thënë. Nuk mund të gjejmë një filozof që të ketë jetuar sipas asaj që ka shkruar, dhe këtë

e provojmë edhe ne sot. Askush nuk mund të pretendojë se jeton sipas njërit apo tjetrit

filozof, sado që mund të jetë ithtarë i zjarrtë i tij. Kjo sepse filozofët nuk synuan dhe nuk

synojnë të sjellin/shpikin një modus vivendi, dhe për këtë ata janë të vetëdijshëm që nuk ia

dalin dot, pasi nuk është në domenin e tyre një ndërmarrje e tillë. Mendja që synon të

shpjegojë jetën, është më e vogël se jeta, madje është brenda saj, ose thjesht një pjesë e saj.

Konkretisht, mund të themi se filozofët2 kërkuan dhe kërkojnë ta

shpjegojnë/interpretojnë botën, siç pohon dhe Marx-i, dhe jo të ofrojnë një modus sesi duhet

jetuar ajo, pavarësisht ndonjë përpjekjeje nga ato të llojeve utopike, si në rastin e Platonit,

Bacon-it dhe Campanella-s.

Duhet patur parasysh se filozofia moderne, pra që nga Descartes-i e këndej, është e

bazuar tek individi, domethënë, shkurtimisht, individi është i aftë ta konceptojë vetë mënyrën

e të jetuarit dhe ta zgjedhë atë, pra individit i mjafton vetja. Formula e njohur e Descartes-it

cogito ergo sum3 me të cilën nis modernizmi në filozofi, e shpreh qartazi këtë. Pra me

Descartes-in ndryshoi shumëçka në filozofi, çka do të thotë se më përpara nuk ishte ky besim

dhe kjo konsideratë për individin. Kishte një vetëdije që herë-herë lexohet qartë që individit

nuk i mjafton vetvetja, sidomos në veprën e Thomas Aquinas-it dhe Agostino-s. Madje edhe

vetë Descartes-i, në veprën Përsiatje metafizike, në shumë vende shprehet qartë për nevojën

ontologjike të njeriut për t’u mbështetur te Zoti si burimi i parë i njohjes.

Kjo do të thotë se pa këtë burim njohjeje, filozofia futet në një rreth vicioz pa

rrugëdalje, dhe sa më shumë të lëvizet në këtë rreth vicioz, aq më shumë rritet pamundësia e

njerëzores.

Edhe me oratorët ngjet pak a shumë e njëjta gjë, ku përmes pushtetit (magjisë) së

fjalës, synohet të ndërtohet një atmosferë që ka individin si pikënisje. Vetëm se, në rastin e

oratorëve, manipulimi i njeriut dhe i njerëzores ndodh më shpejt, por edhe një dalje e

mundshme nga manipulimi ka gjasat të jetë më e shpejtë; ndryshe nga ndikimi prej filozofëve

që shkon përmes një procesi përgjithësisht të gjatë dhe të shoqëruar me një shpresë gati po aq

të gjatë për të gjetur “gurin filozofal”.

Pohuam se profetët ishin të vetmit që jetuan sipas asaj që kumtuan, sepse dija e tyre

ishte e zbuluar; nuk buronte nga përbrenda jetës (mendja, përvoja), por nga jashtë; nga Qenia

do thoshte Heidegger-i. Po. Nga e vetmja Qenie që zotëron ekzistencë të vërtetë/të

qenësishme, pra absolute: nga Qenia e qenieve. Ka diçka nga kjo edhe te vështrimi i

Aristotelit për metafizikën, nga e cila rrjedhin të gjitha dijet.

Nga të tria kategoritë e elitave, vetëm profetët ishin të ngarkuar me një mision, që do

të thotë se e vërteta e jetës ishte përkrah vetë jetës, përnjëherë me të. Pra ajo nuk

shfaqej/lindte në një çast të caktuar të saj, në një kohë dhe në një hapësirë të caktuar,

1 Dje sofistë dhe sot politikanë.

2 Mendimtarët dhe dijetarët në përgjithësi.

3 Mendoj, pra jam/ekzistoj.

sikundërse ndodhi në Rilindje me nisjen e filozofisë moderne, apo sikurse mendon Sartre me

sentencën l'existence précède l'essence – ekzistenca i paraprin thelbit.

Filozofët dhe oratorët nuk kanë qenë asnjëherë kaq të shkëputur nga trashëgimia e

profetëve, sa ç’janë tani në periudhën moderne apo pasmoderne. Vetëm rikthimi te kjo

trashëgimi e bën filozofinë filozofi, dhe mbi të gjitha jetën jetë, pa qenë asfare nevoja të

përkufizohet kjo e fundit, por mbi të gjitha të jetohet.