3
Sa fetare është letërsia e bejtexhinjve Fllanxa ÇOKU Kur flasim për letërsinë e bejtexhinjve, duhet të kemi parasysh se kjo letërsi nuk ishte thjesht “pjellë e përhapjes së medresesë në Shqipëri”, por kemi të bëjmë me një lëvizje të gjerë kulturore, arsimore, fetare etj. Edhe pse kjo letërsi nuk u botua, nuk ka dyshim se ka luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë e kohës sepse këto poezi kishin në qendër të vëmendjes njeriun dhe problemet që e shoqërojnë. Në këtë shkrim nuk do të ndalemi në “odisenë” e kësaj letërsie, por do të mundohemi të sjellim një interpretim të ri të disa autorëve, veprat e të cilëve kanë mundur të vijnë deri në ditët tona. Kjo letërsi prej shumë vitesh i është nënshtruar një studimi të njëanshëm, në kuptimin që është lënë jashtë interpretimit aspekti fetar i saj, çka përbën në të vërtetë bërthamën esenciale të kësaj letërsie. Shpeshherë kjo përmbajtje fetare është parë si “prapambetje” a si “thurje lavd” pushtuesit, kështu që është lënë pa u përmendur. Përkundrazi kjo duhet parë si shenjë e emancipimit, sepse misticizmi islam i kësaj letërsie i ka rrënjët në të gjithë letërsinë islamike. Kjo poezi kishte një mision të lartë: përsosjen e njeriut sipas moralit islam, ndaj kjo poezi sulmonte ashpër çdo padrejtësi. Goditja nuk kursente as sundimtarët e feudalët, as hoxhallarët, të cilët shfrytëzonin postet e tyre për ta shkatërruar popullin. Në këto poezi me përmbajtje fetare shtrohej lirshëm një tematikë e gjerë. Aty poeti flet me endje për meditimet, qëndrimet e pikëpamjet e tij për jetën, për botën, për gjuhën, për atdheun, për dashurinë, për njeriun; për kategoritë etike, morale e sociale; për jetën shoqërore, shpirtërore dhe marrëdhëniet në mes njerëzve. Në qendër të kësaj poezi është njeriu si qenie humane dhe bota që e rrethon me intrigat e saj. Prandaj ky subjekt do të lëvizë në dy pole: e mira dhe e keqja, duke i bërë jehonë njeriut të përsosur sipas moralit islam. Ndikimi i letërsisë orientale-islame në këto poezi është jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje dhe tematikë. Poezia e bejtexhinjve u ndikua shumë nga modelet letrare turke, persiane e arabe, që ishin në modë asokohe në Stamboll e në Lindje të Mesme. Kështu do të haset shumica e zhanreve dhe formave zotëruese në vargun turk e persian. Kështu kemi Divanin, i cili është një përmbledhje poezish orientale me një renditje të veçantë. Zakonisht nis me një lutje Allahut, vazhdon me vargje për dashurinë dhe kënaqësitë tokësore ose për çështje të fesë e të filozofisë dhe mbyllet me ode panegjirike për sulltanin ose sundimtarët e padronët vendorë. murabba', vjershë në strofa katërvargjesh; ilahi (arab. ilâhî), himne fetare; kaside (arab. qasîde),ode më të gjata panegjirike të pëlqyera më fort nga arabët; dhe gazele (arab. ghazal), vjersha më të shkurtra, shpesh lirika dashurie, të pëlqyera më fort ndër turqit e persianët. Studiuesi Robert Elsie thotë: “Përmbajtja qe shpesh fetare, ose intime meditative ose haptazi didaktike-moralizuese, për përhapjen e besimit. Karakteri kryesisht meditativ i kësaj poezie e merrte frymëzimin nga rrymat e Islamit: nga spiritualiteti autoritar sunit deri te sferat e thella mistike të sufizmit shiit e më pas, deri te meditimet më liberale, ndonëse po aq mistike, të panteizmit bektashian. Kemi edhe poezi laike: lirika dashurie, vjersha kushtuar natyrës dhe poezi historike e filozofike në të

2 Faqe Ok- Per Dizajn - Letersia e Bejtexhinjve- Fllanxa Coku

Embed Size (px)

DESCRIPTION

2 Faqe Ok- Per Dizajn - Letersia e Bejtexhinjve- Fllanxa Coku

Citation preview

Page 1: 2 Faqe Ok- Per Dizajn - Letersia e Bejtexhinjve- Fllanxa Coku

Sa fetare është letërsia e bejtexhinjve

Fllanxa ÇOKU

Kur flasim për letërsinë e bejtexhinjve, duhet të kemi parasysh se kjo letërsi nuk ishte thjesht “pjellë e përhapjes së medresesë në Shqipëri”, por kemi të bëjmë me një lëvizje të gjerë kulturore, arsimore, fetare etj. Edhe pse kjo letërsi nuk u botua, nuk ka dyshim se ka luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë e kohës sepse këto poezi kishin në qendër të vëmendjes njeriun dhe problemet që e shoqërojnë. Në këtë shkrim nuk do të ndalemi në “odisenë” e kësaj letërsie, por do të mundohemi të sjellim një interpretim të ri të disa autorëve, veprat e të cilëve kanë mundur të vijnë deri në ditët tona. Kjo letërsi prej shumë vitesh i është nënshtruar një studimi të njëanshëm, në kuptimin që është lënë jashtë interpretimit aspekti fetar i saj, çka përbën në të vërtetë bërthamën esenciale të kësaj letërsie. Shpeshherë kjo përmbajtje fetare është parë si “prapambetje” a si “thurje lavd” pushtuesit, kështu që është lënë pa u përmendur. Përkundrazi kjo duhet parë si shenjë e emancipimit, sepse misticizmi islam i kësaj letërsie i ka rrënjët në të gjithë letërsinë islamike. Kjo poezi kishte një mision të lartë: përsosjen e njeriut sipas moralit islam, ndaj kjo poezi sulmonte ashpër çdo padrejtësi. Goditja nuk kursente as sundimtarët e feudalët, as hoxhallarët, të cilët shfrytëzonin postet e tyre për ta shkatërruar popullin. Në këto poezi me përmbajtje fetare shtrohej lirshëm një tematikë e gjerë. Aty poeti flet me endje për meditimet, qëndrimet e pikëpamjet e tij për jetën, për botën, për gjuhën, për atdheun, për dashurinë, për njeriun; për kategoritë etike, morale e sociale; për jetën shoqërore, shpirtërore dhe marrëdhëniet në mes njerëzve. Në qendër të kësaj poezi është njeriu si qenie humane dhe bota që e rrethon me intrigat e saj. Prandaj ky subjekt do të lëvizë në dy pole: e mira dhe e keqja, duke i bërë jehonë njeriut të përsosur sipas moralit islam.

Ndikimi i letërsisë orientale-islame në këto poezi është jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje dhe tematikë. Poezia e bejtexhinjve u ndikua shumë nga modelet letrare turke, persiane e arabe, që ishin në modë asokohe në Stamboll e në Lindje të Mesme. Kështu do të haset shumica e zhanreve dhe formave zotëruese në vargun turk e persian. Kështu kemi Divanin, i cili është një përmbledhje poezish orientale me një renditje të veçantë. Zakonisht nis me një lutje Allahut, vazhdon me vargje për dashurinë dhe kënaqësitë tokësore ose për çështje të fesë e të filozofisë dhe mbyllet me ode panegjirike për sulltanin ose sundimtarët e padronët vendorë. murabba', vjershë në strofa katërvargjesh; ilahi (arab. ilâhî), himne fetare; kaside (arab. qasîde),ode më të gjata panegjirike të pëlqyera më fort nga arabët; dhe gazele (arab. ghazal), vjersha më të shkurtra, shpesh lirika dashurie, të pëlqyera më fort ndër turqit e persianët.

Studiuesi Robert Elsie thotë: “Përmbajtja qe shpesh fetare, ose intime meditative ose haptazi didaktike-moralizuese, për përhapjen e besimit. Karakteri kryesisht meditativ i kësaj poezie e merrte frymëzimin nga rrymat e Islamit: nga spiritualiteti autoritar sunit deri te sferat e thella mistike të sufizmit shiit e më pas, deri te meditimet më liberale, ndonëse po aq mistike, të panteizmit bektashian. Kemi edhe poezi laike: lirika dashurie, vjersha kushtuar natyrës dhe poezi historike e filozofike në të cilat ndeshemi me meditime herë-herë ironike mbi të përpjetat e të tatëpjetat e qenies në një botë që është ekzotike si për vetë lexuesin e sotëm shqiptar po ashtu edhe për atë perëndimor”. Le të ndalemi konkretisht tek veprat për ta parë më nga afër ndikimin e fesë islame.

“Erveheja”

Kjo poemë mund të shikohet në kontekst të ndikimit të Kuranit dhe të filozofisë islame. Është një poemë origjinale, e shkruar sipas stilit popullor, me strofa katërvargëshe e tetërrokëshe, me rimë ABAB. Poema është fund e krye një himn që proklamon bukurinë fizike, shpirtërore dhe morale të heroinës, Ervehesë, e cila është një personazh kryesor që përmbledh në vete virtytet më të larta shpirtërore dhe njerëzore, por edhe kuranore, siç janë: besa, nderi, mirësia, dashuria ndaj njeriut dhe ndaj Zotit. Ajo paraqitet si një besimtare e vërtetë që ka kulturë islame dhe çdo veprim e bën me ndërgjegje të plotë e që udhëhiqet nga librat e shenjtë. Kjo shihet më së miri kur asaj Arapi i kërkon të bëjnë martesë, ndërsa ajo mbrohet duke thënë: "U s`kam bërë zina kurrë, sepse kjo është

Page 2: 2 Faqe Ok- Per Dizajn - Letersia e Bejtexhinjve- Fllanxa Coku

haram me qitab." Autori nuk harron të nënvizojë me shkronja të mëdha virtytet absolute të Zotit: Butësinë, Dashurinë për njeriun, Bujarinë etj., duke theksuar idenë madhështore të islamit: Zoti e do lutjen e njeriut dhe i përgjigjet asaj kur bëhet në emër të madhështisë së Tij. Kështu që në emër të këtij koncepti, Erveheja i lutet Arapit që të mos e torturojë sepse me respektin që tregojmë ndaj njerëzve shprehim dashurinë dhe bindjen tonë ndaj Allahut. Se Allahu ishte xhumert/ Një të mirë që punove,/ Te Allahu u nderove.“ Edhe përcaktimi i jetës së njeriut jepet sipas pikëvështrimit islam: "Emri`i Zotit do banetë/ dhe takdir (urdhër) i Perendisë/ me t`ardhurë vadeje (afati)/ dovleti dha amanetnë.“ Po sipas konceptit të islamit ndërtohet edhe ideja e rregullimit shtetëror të vendit. Erveheja pasi e merr pushtetin në dorë (meqë e shpërblen Allahu për virtytet e saj), vendos rendin shtetëror të sheriatit, që punët të rregullohen sipas këtij ligji, sepse vetëm kështu mund të bëhet një vend i lumtur, i nderuar: "Po që hipi q`atë sahat/ të bukur`e dha nizamnë (rregullin),/ gjithë punën dhe sheriat/ e bënë mamur dini islamë.“ Autori thekson se morali shoqëror duhet të jetë patjetër i dyzuar me moralin fetar, sepse kështu njeriu mund të jetë i gatshëm t’i luftojë të këqijat dhe të sundojë e mira sipas konceptit islam. Gati të gjithë personazhet e tij artistikë si ata me burim kuranor, si ata me burim jashtë kuranor, janë brumosur me virtyte të moralit shoqëror e të moralit fetar.

Në vakit Beni Israil (vargu i parë i strofës së dytë), sipas studiuesit M. Hysa, lidhet me ajetin e 8 të kaptinës kuranore El Israë, ku ndër të tjera thuhet se Israe është udhëtimi natën që bëri Muhamedi prej Mekës në Jerusalem.

Erveheja mishëron tipin ideal të femrës së lirë, të bashkëshortes së devotshme, të adhurueses së sinqertë, e cila lufton deri në fund me shpatën e moralit të pastër dhe besimit të kulluar në Allah. Autori i mvesh asaj të gjitha tiparet e heroinës ideale, e cila përbën shembullin e botës femërore sipas moralit islam. Po në rrjedhë të botëperceptimit islam vjen edhe fitorja, shpagimi: E mira nuk mund të shpërblehet tjetër pos me të mirën. Ky është edhe parimi kryesor i fesë isalme dhe i Kuranit. E gjithë poema është e ndërtuar mbi lëndën, filozofinë, pikëvështrimin islam. Simbolika e poemës është ajo e poezisë islame të Lindjes; fryma poetike është një ndërthurje e talentit individual me frymën islame të Kuranit dhe të Traditës Profetike; gjuha e poemës nuk është thjesht e ngarkuar nga fjalët turke, arabe, perse, por është e mbushur me terminologjinë bazë të Islamit. Xheneti, xhehenemi, Allahu, insani, djalli,etj., nuk janë fjalë të një poetike të zakonshme, por të një misticizmi të thellë.

Parë nga ky këndvështrim, mund të themi se kjo është një poemë e ndërtuar mbi moralin islam. Pa këtë aspekt fetar vepra është e gjymtuar dhe nuk mund të kuptohet në tërësinë e saj artistike, sepse estetika e saj është e ndërfutur thellë në misticizmit islam.

“Jusufi dhe Zelihaja”

Në qendër të poemës Jusufi dhe Zelihaja të Muhamet Kyçykut është Jusufi. Rreth kësaj figure kuranore janë renditur mori dramacitetetsh dhe idesh: lindja e tij, ëndrra, komploti familjar (hedhja e Jusufit në pus nga vëllezërit e pabesë), nxjerrja e tij nga pusi dhe shitja si skllav në Egjipt, burgosja për 12 vite me anë të komplotit të Zelihasë, roli i guvernatorit, uria në Kanan, rinjohja me vëllezërit, të atin etj. Kjo është një ngjarje e përmendur gjerësisht në Kuranin Famëlartë, ku Zoti e quan më “të bukurin rrëfim”, ndaj është e pamundur të interpretohet pa të.

Më kujtohet pohimi i një studiuesi se “kjo letërsi e shpëtoi kulturën tonë nga asimilimi grek dhe sllav”. Sado që studiuesit të mëtojnë të gjejnë gjurmët e një laiciteti në këtë letërsi, asnjëherë nuk do të arrijnë përfundimet e duhura pa pranuar këtë aspekt shumë të rëndësishëm të saj: karakterin fetar islam. E gjitha kjo letërsi është shkruar nën këtë filozofi, nën frymën e Islamit, propagandon moralin islam, etikën dhe shoqërinë islame, harton projekt-kushtetutën e një shoqërie të lirë islame ku do të sundojë e drejta, barazia, mirëkuptimi, sjell shembullin e njeriut ideal islam. E gjitha kjo vjen për një qëllim të vetëm: adhurimin e Zotit, që do të sjellë përsosje shpirtërore dhe lumturinë e kërkuar nga njerëzit.