30

1.ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/9.-Raporti...2019/02/09  · 2. Hyrje 2.1. Arsyet e inicimit të inspektimit 2.1.1. Në bazë të Ligjit nr. 03/L-231, IPK-ja ka mandat

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Përmbajtja

    1. Përmbledhja ekzekutive

    1.1. Informacion i përgjithshëm mbi rezultatet e inspektimit...................(4-5) 1.2. Informacion i përgjithshëm mbi zbatimin e rekomandimeve.............(5-5)

    2. Hyrje

    2.1 Arsyet e inicimit të inspektimit..........................................................(6-6) 2.2 Qëllimi i inspektimit..........................................................................(6-6) 2.3 Objekti i inspektimit..........................................................................(6-6) 2.4 Subjekti i inspektimit.........................................................................(6-6) 2.5 Objektivat e inspektimit.....................................................................(7-7) 2.6 Rëndësia e inspektimit.......................................................................(7-7) 2.7 Metodologjia e inspektimit................................................................(7-7) 2.8 Periudha e kryerjes së inspektimit.....................................................(8-8) 2.9 Periudha e mbulimit të inspektimit....................................................(8-8) 2.10 Drejtimet e inspektimit......................................................................(8-8) 2.11 Kriteret e vlerësimit...........................................................................(8-8) 2.12 Pengesat dhe kufizimet në arritjen e objektivave..............................(8-8)

    3. Përshkrimi i objektit, gjetjet dhe rekomandimet

    3.1 Baza ligjore për arrestim - ndalim....................................................(9-10) 3.2 Administrimi i dosjeve në Qendrat e Ndalimit..................................(10-13) 3.3 Trajtimi i të ndaluarve dhe respektimi i të drejtave të tyre................(13-15) 3.4 Kushtet fizike dhe të sigurisë në Qendrat e Ndalimit........................(15-21)

    4. Plani për përmbushjen e rekomandimeve

    4.1 Plani i veprimit për realizimin e rekomandimeve..............................(22-26)

    Shtojca

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 3

  • 1. Përmbledhja ekzekutive

    1.1. Informacion i përgjithshëm mbi rezultatet e inspektimit 1.1.1. Policia e Kosovës është e autorizuar që përkohësisht t’ia kufizojë lirinë e lëvizjes personit në një zonë të caktuar ose ta orientojë lëvizjen e tij në një zonë tjetër, me qëllim që të sigurohet zona e caktuar për t’i arritur objektivat legjitime policore, apo për t’i mbrojtur personat nga rreziku i përkohshëm. Sipas legjislacionit në fuqi, ky kufizim i lirisë së lëvizjes përfundon menjëherë pasi të arrihen objektivat legjitime policore lidhur me kufizimin e përkohshëm. Personat e tillë vendosen në Qendrat e Ndalimit që gjenden të sistemuara në stacione policore, në rast se plotësohen kushtet për ndalim të tyre me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i Shtetit. Të gjitha veprimet rreth arrestimit - ndalimit, si dhe trajtimi i tyre në këto Qendra gjatë kohës së kufizimit të përkohshëm të lirisë së lëvizjes është i rregulluar me një numër ligjesh vendore dhe konventash ndërkombëtare. Ligji për Policinë, Kodi i Procedurës Penale i Kosovës, Kodi i Drejtësisë për të Mitur dhe Ligji për Policinë paraqesin aktet ligjore kryesore që rregullojnë punën hetimore. Policia ndalon personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit brenda afateve të përcaktuara me ligj. Bazuar në këto ligje dhe konventa, Policia ka nxjerrë një Procedurë Standarde të Operimit, e cila ka detajizuar veprimet policore gjatë trajtimit të të ndaluarve në Qendrat e Ndalimit, përfshirë edhe kushtet teknike dhe të sigurisë brenda tyre. Procedura Standarde e Operimit unifikon (standardizon) formularët për arrestim - ndalim në të gjitha Qendrat e Ndalimit. 1.1.2. Gjatë verifikimit mbi përdorimin e formave standarde të Qendrave të Ndalimit, inspektimi ka vënë në pah se ¼ e dosjeve të mostruara nuk kanë aplikuar standardet e përcaktuara me shtojcat e Procedurës Standarde të Operimit dhe rastet e tilla janë identifikuar në 11 Qendra të Ndalimit. Një numër i ulët i dosjeve të të ndaluarve nuk i kanë pasur të bashkëngjitura të drejtat e të ndaluarve. Diku në rreth ¼ e dosjeve janë identifikuar formularë me të drejtat e personave të ndaluar që nuk janë të harmonizuar me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Janë evidentuar mangësi në plotësimin e formularëve nga zyrtarët policor të Qendrave të Ndalimit, të përcjellura me mungesë të dhënash, por edhe prezantim jo të saktë të të dhënave në raport me veprimet dhe afatet. Në formularët e të dhënave mbi pronën personale të të ndaluarve vërehen në disa raste mangësi të dhënash mbi pranimin-dorëzimin e sendeve, specifikat e tyre, llojin, sasinë, etj. Në një numër të ulët të dosjeve nuk ka pasur Aktvendim mbi ndalimin. Në dy Qendra të Ndalimit është identifikuar se dosjet (kopjet) nuk ruhen në vend të sigurt dhe sipas afateve të ruajtjes. 1.1.3. Respektimi i të drejtave të të ndaluarve dhe trajtimi me dinjitet i tyre në Qendrat e Ndalimit është fushë e ndjeshme dhe e trajtuar nga një mori konventash e ligjesh. Gjatë një ankete të zhvilluar me të ndaluarit, inspektorët janë siguruar se ndaj tyre respektohet e drejta për kohën e pushimit dhe marrjen e ushqimit konform nenit 170 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Lidhur me të drejtën për shërbim mjekësor, në 3% të dosjeve të kontrolluara të të ndaluarve nuk është gjetur formulari që shpalosë gjendjen mjekësore dhe ofrimin e shërbimit mjekësor për të ndaluarit brenda Qendrës së Ndalimit. Të interesuar mbi trajtimin e të ndaluarve gjatë arrestimit dhe qëndrimit në Qendër Ndalimi inspektimi ka identifikuar gjatë anketimit një të ndaluar me shenja lëndimi, i cili është proceduar në hetim të mëtejm, nën dyshimin se nuk ka marrë trajtimin e duhur mjekësor. Inspektimi ka pasqyruar se Qendrat e Ndalimit kanë respektuar standardin mbi kontrollin e të ndaluarit nga personat e gjinisë

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 4

  • së njejtë. Nga kontrolli i dosjeve të të ndaluarve ka rezultuar se në të gjitha rastet është respektuar standardi mbi lirimin e të ndaluarit, konform afateve ligjore prej 48 orësh, respektivisht 24 orësh. 1.1.4. Gjatë inspektimit janë inspektuar 20 Qendra Ndalimi, me gjithsej 85 dhoma ndalimi, ku dhjetë (10) prej tyre janë jofunksionale për shkak të renovimeve apo kushteve të papërshtatshme. Sistemi i monitorimit me kamera në tre (3) Qendra Ndalimi është gjetur jashtë funksioni për arsye të ndryshme. Qendrat e Ndalimi kanë dyer dhe dritare të sigurta. Rreth ¼ e Qendrave të Ndalimit nuk kanë dalje emergjente. Nuk janë evidentuar praktika të simulimit të rasteve të jashtëzakonshme për të testuar reagimin policor për këto situata. Në katër (4) Qendra Ndalimi janë identifikuar aparate për fikjen e zjarrit me afat të skaduar, deri sa një Qendër fare nuk ka pasur aparat të tillë. Në shtatë (7) Qendra Ndalimi nuk kanë pasur pajisje për ndihmën e parë. Në përjashtim të një Qendre Ndalimi, në të gjitha të tjerat vlerësohet se kanë ndriqim të mjaftueshën natyral. Në tre (3) Qendra, ndriqimi artificial është pjesërisht funksional. Sistemi i ventilimit është funksional në të gjitha rastet, përveç asaj në Mitrovicë - Jugu, ku në disa dhoma nuk ka funksionuar. Të gjitha Qendrat e Ndalimit kanë respektuar standardin e paraparë për ruajtjen e privatësisë së të ndaluarve lidhur me nevojat e tyre fiziologjike. Higjiena në Qendra Ndalimi konsiderohet e kënaqshme, në përjashtim të dy Qendrave, ku tek njëra ka lagështi dhe mungesë ajrosjeje dhe tek tjetra është gjetur gjendje e papastërtisë. 1.1.5. Qendrat e Ndalimit nuk janë pajisur me orendi për pushim të të ndaluarve brenda dhomave dhe sistem të thirrjes në rast nevoje nga të ndaluarit (për këtë të fundit përjashtim bën Peja edhe pse në kohën e inspektimit nuk ka qenë funksional ky sistem). Qendrat e Ndalimit janë të sigurta ndaj prezencës së mjeteve që mund të paraqesin rrezik për të punësuarit dhe të ndaluarit, në përjashtim të një Qendre ku në hapësirat e saj janë identifikuar materiale dhe mjete të forta, si shkopinj dhe shufra metalike që duhet larguar. Disa Qendra Ndalimi nuk kanë siguruar Libra standard për mbajtjen e evidencave mbi lëvizjen e të ndaluarve dhe vizitorëve brenda tyre dhe disa nga to kanë improvizuar librat e tillë në formë fletësh, fletoresh apo forma tjera. Lidhur me ruajtjen e sendeve personale të të ndaluarve përdoren sirtarë të formateve jostandarde, por që konsiderohen të sigurtë. Në disa Qendra mungojnë qeset e letrës për vendosjen e sendeve personale të të ndaluarve. Lidhur me kushtet e punës për pesonelin policor të angazhuar në Qendra Ndalimi, janë identifikuar mungesa të pajisjeve të punës, inventarit, materialeve për mbajtjen e higjienës dhe materialeve shpenzuese për zyrë. Zyrtarët e angazhuar në Qendrat e Ndalimit kanë përfunduar kursin bazik për Qendrat e Ndalimit, kurse në disa prej tyre, vërehet mungesë e trajnimeve për punonjëset femra lidhur me kontrollimin e të ndaluarve. 1.2. Informacion i përgjithshëm mbi zbatimin e rekomandimeve 1.2.1. Nga inspektimi i kryer në këtë fushë të menaxhimit ka rezultuar se nga 11 rekomandime të lëna nga inspektimet e kaluara (07/2016 dhe 08/2016), tre (3) prej tyre janë përmbushur plotësisht, dy (2) janë përmbushur përgjithësisht, katër (4) janë përmbushur pjesërisht, një (1) nuk është përmbushur dhe një (1) prej rekomandimeve nuk është vlerësuar në këtë inspektim. Për më tepër referoju tabelave të pasqyruara në shtojcë.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 5

  • 2. Hyrje 2.1. Arsyet e inicimit të inspektimit 2.1.1. Në bazë të Ligjit nr. 03/L-231, IPK-ja ka mandat ligjor që të kryejë inspektime në Policinë e Kosovës, për të vlerësuar mënyrën e kryerjes së detyrave policore. Ky aktivitet ndihmon dhe mbështetë Policinë për të siguruar një shërbim profesional, demokratik dhe të përgjegjshëm. Plani Vjetor i Inspektimeve të Rregullta të Departamentit të Inspektimit të IPK-së, për vitin 2018 ka përfshirë kryerjen e inspektimeve në disa fusha të menaxhimit, përfshirë edhe atë të menaxhimit të procedurave të shoqërimit, ndalimit e arrestimit. Inspektimi i kësaj fushe të menaxhimit paraqet interes për IPK-në me qëllim që të vlerësojë se Policia ka ndërtuar kapacitete ligjore, njerëzore dhe teknike për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj. Është me rëndësi të konstatohet se menaxhimi i procedurave të shoqërimit, ndalimit dhe të arrestimit ndikon në përmbushjen me sukses të objektivave të përcaktuara nga Policia. Inicimi i inspektimit në këtë fushë luan rol të rëndësishëm në respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, duke synuar përmirësimin apo korrigjimin për shkeljet e mundshme të të drejtave të personave që janë ndaluar në Qendrat e Ndalimit. Duke kuptuar rëndësinë e kësaj fushe, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së më 17 prill 2018, mbi bazën e Programit të miratuar të punës inspektuese të po të njëjtës datë, ka inicuar inspektim për të vlerësuar performancën policore në këtë fushë të menaxhimit. 2.2. Qëllimi i inspektimit 2.2.1. Qëllimi i këtij inspektimi është:

    • Që të përcaktojë nëse ligjet, rregulloret dhe parimet e procedurat policore zbatohen si duhet dhe janë të përshtatshme për të arritur qëllimet;

    • Që të përcaktojë nëse burimet policore shfrytëzohen në mënyrë efektive, efikase dhe se janë të përshtatshme për të arritur qëllimet dhe objektivat;

    • Që të jepet mendim objektiv mbi çështjet që lidhen me menaxhimin e procedurave të shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit;

    • Që të parandalojë në të ardhmen shkeljet eventuale që mund të kryhen gjatë punës policore në këtë fushë të menaxhimit policor;

    • Që të identifikojë mangësitë, dobësitë dhe të rekomandojë masa adekuate për funksionim më të mirë policor.

    2.3. Objekti i inspektimit 2.3.1. Në këtë inspektim është vlerësuar kryerja e detyrave policore në fushën e “menaxhimit të procedurave të shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit.

    2.4. Subjekti i inspektimit 2.4.1. Inspektimi është përqendruar në Drejtoritë Rajonale Policore dhe stacionet policore që kanë Qendra Ndalimi.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 6

  • 2.5. Objektivat e inspektimit 2.5.1. Objektivat që synon t’i arrijë ky inspektim janë:

    • Identifikimi dhe vlerësimi i akteve ligjore në fushën e arrestim - ndalimit; • Vlerësimi i standardizimit të formularëve shoqërues dhe plotësimit të drejtë të tyre; • Vlerësimi i administrimit të dosjeve të personave të ndaluar në Qendrat e Ndalimit; • Vlerësimi i trajtimit të personave të ndaluar dhe respektimit të të drejtave të tyre në

    Qendrat e Ndalimit. 2.6. Rëndësia e inspektimit 2.6.1. Inspektimi në këtë fushë të menaxhimit luan rol të rëndësishëm në:

    • Ndërmarrjen e masave të nevojshme drejt menaxhimit cilësor të Qendrave të Ndalimit; • Ngritjen e përgjegjësisë së personelit policor rreth administrimit të dokumentacionit që

    lidhet me Qendrat e Ndalimit; • Ngritjen e vetëdijes së personelit policor mbi respektimin e të drejtave të personave të

    privuar nga liria dhe zbatimin korrekt të procedurave ligjore që kanë të bëjnë me ta; • Sigurimin e kushteve fizike e të sigurisë në Qendrat e Ndalimit, plotësimin e kritereve

    të përcaktuara për funksionimin normal të tyre; • Sigurimin e të ndaluarve në Qendrat e Ndalimit dhe trajtimin sipas rregullave ligjore dhe

    në përputhje me parimet për trajtim njerëzor të tyre; • Identifikimin e problemeve, nevojave apo kërkesave që mund të dalin gjatë inspektimit.

    2.7. Metodologjia e inspektimit 2.7.1. Gjatë inspektimit:

    a) Janë zhvilluar takime dhe intervista me: punonjës përgjegjës për Qendrat e Ndalimit dhe me të ndaluarit në Qendrat e Ndalimit;

    b) Janë kryer vëzhgime - këqyrje të: kushteve fizike e të sigurisë të Qendrave të Ndalimit, formularëve nga dosjet e personave të ndaluar dhe mirëmbajtjes së dosjeve;

    c) Janë plotësuar formularët e inspektimit për të vlerësuar: dosjet e marrura në Qendrat e Ndalimit, kushtet fizike dhe të sigurisë, trajtimin e të ndaluarve dhe kushtet e punës;

    d) Janë siguruar dhe marrë dëshmitë, si: raportet vjetore të Qendrave të Ndalimit, fotografi mbi kushtet fizike dhe të sigurisë, kopje të dosjeve të personave të ndaluar, etj.

    2.8. Periudha e kryerjes së inspektimit 2.8.1. Bazuar në këtë Program pune, inspektimi ka filluar me datën 23.04.2018 dhe ka përfunduar më datën 24.05.2018.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 7

  • 2.9. Periudha e mbulimit të inspektimit 2.9.1. Inspektimi është përqendruar në vlerësimin e kryerjes së detyrave policore gjatë periudhës kalendarike janar - dhjetor 2017 dhe gjendjen aktuale të Qendrave të Ndalimit.

    2.10. Drejtimet e inspektimit 2.10.1. Për përmbushjen e objektivave, inspektimi është fokusuar në këto drejtime kryesore:

    • Baza ligjore për arrestim - ndalim; • Administrimi i dosjeve të personave të ndaluar; • Trajtimi i personave të ndaluar dhe respektimi i të drejtave të tyre; • Kushtet fizike dhe të sigurisë në Qendrat e Ndalimit.

    2.11. Kriteret (standardet) e vlerësimit 2.11.1. Dokumentet vijuese janë baza kryesore, në të cilën është mbështetur puna e inspektorëve, gjatë vlerësimit të kryerjes së detyrave në drejtoritë dhe stacionet policore:

    • Kushtetuta e Republikës së Kosovës; • Raporti i Komitetit për Parandalimin e Torturës; • Kodi nr. 04/L-123 i Procedurës Penale të Kosovës; • Kodi nr. 03/L-193 i Drejtësisë për të Mitur; • Ligji i Policisë; • Procedura Standarde e Operimit - Qendrat e Ndalimit në Policinë e Kosovës (DDO-04/

    0121/2016, datë 23.12.16); • Dokumente tjera që lidhen me këtë fushë të inspektimit.

    2.12. Pengesat dhe kufizimet në arritjen e objektivave 2.12.1. IPK-ja vlerëson se gjatë punës në terren dhe pasqyrimit të gjetjeve në raportin e zgjeruar të inspektimit, nuk ka hasur në ndonjë vështirësi që do të ndikonte në përmbushjen me sukses të objektivave të vëna me Programin e punës inspektuese.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 8

  • 3. Përshkrimi i objektit, të gjeturat dhe rekomandimet 3.1. Baza ligjore për arrestim - ndalim 3.1.1. Policia e Kosovës është e autorizuar që përkohësisht t’ia kufizojë lirinë e lëvizjes personit në një zonë të caktuar ose ta orientojë lëvizjen e tij në një zonë tjetër, me qëllim që të sigurohet zona e caktuar për t’i arritur objektivat legjitime të policisë apo për t’i mbrojtur personat nga rreziku i përkohshëm. Kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes të personit përfundon menjëherë pasi të arrihen objektivat legjitime të policisë lidhur me kufizimin e përkohshëm 1. Ligji për Policinë është ndër aktet ligjore themelore që orienton zyrtarët policorë në marrjen e veprimeve apo aktivitetet operative policore në drejtim të parandalimit dhe luftimit të krimit. Kodi Penal i Kosovës, Kodi i Procedurës Penale i Kosovës, Kodi i Drejtësisë për të Mitur dhe Ligji për Policinë paraqesin akte ligjore që rregullojnë punën hetimore policore. Kodi i Procedurës Penale të Kosovës ka përcaktuar veprimet e Policisë në hetimin dhe zbulimin e veprave të kundërligjshme, si dhe trajtimin e kryesve të dyshuar që janë përfshirë në aktivitete kriminale. Veprimet hetimore janë rregulluar edhe me akte tjera të brendshme që hollësisht përcaktojnë rregullat dhe procedurat mbi fushat e caktuara dhe mënyrën se si të implementohen dispozitat ligjore (udhëzimet, rregulloret, procedurat standarde të veprimit). 3.1.2. Procesin e arrestimit të personave të ndaluar e rregullon Kodi i Procedurës Penale të Kosovës duke iu dhënë autorizime konkrete zyrtarëve policorë, siç përcaktohet në kapitullin X (Heqja e lirisë para ngritjes së aktakuzës dhe masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit). Kur një person kapet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ose është në ndjekje për veprën e kryer penale, Policia duhet të bëjë arrestimin e tij, detyrë e cila zbatohet me urdhër të Prokurorit të Shtetit, brenda afateve të përcaktuara me ligj. Po ashtu, Policia ka të rregulluar në mënyrë të detajuar procedurat që rregullojnë fushën e arrestimit dhe ndalimit, duke përshirë edhe mënyrën e trajtimit, zbatimin e të drejtave si dhe përshtatjen e hapësirave dhe kushteve ku mbahen personat e ndaluar. Për këtë Policia ka të miratuar edhe Procedurën Standarde të Operimit - Qendrat e Ndalimit në Policinë e Kosovës (DDO-04/0121/2016, datë 23.12.2016). Ky dokument është hartuar me qëllim që të përcaktohen në detaje rregullat, veprimet e procedurat e punës policore, të cilat janë konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve pozitive në fuqi, me qëllim të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, përkatësisht mbrojtjen e të drejtave të personave që ndalohen dhe mbahen në Qendra Ndalimi. Kjo Procedurë Standarde e Operimit rregullon mënyrën e funksionimit të këtyre qendrave si dhe procedurat e nevojshme për trajtimin e personave të ndaluar dhe administrimin e rasteve apo dosjeve të tyre. Pjesë e këtij dokumenti janë edhe format e evidentimit të personave te ndaluar (format e Qendrave të Ndalimit), ku duhet të evidentohen dhe të mbahen të dhëna të sakta për lëvizjen e personit të ndaluar. 3.1.3. Gjatë vlerësimit të harmonizimit të akteve ligjore dhe atyre nënligjore, vërehet se varësisht nga ndryshimet - plotësimet në ligjet bazike, në të cilat mbështetet puna policore lidhur me fushën, Policia ka ndryshuar - plotësuar procedurat, të cilat duhet të aplikohen ndaj personave të arrestuar dhe të ndaluar. IPK-ja ka vlerësuar harmonizimin e formularëve me aktet ligjore në fuqi dhe ka vërejtur se formularët që janë në dispozicion të zyrtarëve policorë për t’u përdorur lidhur me

    1 Ligji nr. 04/L-076 për Policinë.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 9

  • personat e ndaluar në Qendra Ndalimi, janë të harmonizuar dhe përfaqësojnë të drejtat e garantuara sipas ligjeve në fuqi. Kjo dëshmon që Policia ka standardizuar formularët lidhur me ndalimin, që garantojnë respektimin e të drejtave themelore të të ndaluarve në Qendra Ndalimi. Nëse ka pasur zbatim të këtyre formularëve për të krijuar një standard të njëjtë në të gjitha Qendrat e Ndalimit do të vlerësohet në vazhdim të këtij raporti inspektues. 3.1.4. Procedura Standarde e Operimit - Qendrat e Ndalimit në Policinë e Kosovës, bazë referuese ka Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (1948), Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (1953), Konventën kundër Torturës dhe Trajtimit të Ashpër Çnjerëzor apo Nënçmues (1987), Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (2013), Ligjin për Policinë, si dhe aktet tjera nënligjore. Ky dokument veç tjerash parasheh unifikimin e formularëve për arrestim - ndalim në të gjitha Qendrat e Ndalimit në Policinë e Kosovës, konform ekzemplarëve të publikuar në faqe zyrtare në intranet. Zbatimi i këtij dokumenti është obligativ për zyrtarët policor përgjegjës në Qendrat e Ndalimit. Unifikimi i formave në Qendrat e Ndalimit2 ka rëndësi të posaçme për të mbajtur informatat e nevojshme mbi të ndaluarit, pranimin, qëndrimin, lirimin dhe zbatimin e të drejtave, duke ndërmarrë hapa të atillë që janë të nevojshëm për respektimin e tyre gjatë kohës së kufizimit të lirisë së tij, si dhe ofrimin e një standardi të njëjtë në tërë Qendrat e Ndalimit në Polici. 3.2. Administrimi i dosjeve në Qendrat e Ndalimit 3.2.1. Për të parë nëse ka unifikim të formularëve që aplikohen në të gjitha Qendrat e Ndalimit, IPK ka analizuar rreth 10% të numrit të përgjithshëm të dosjeve të të ndaluarve në të gjitha Qendrat e Ndalimit, të cilat kanë qenë subjekt i inspektimit për periudhën kohore janar - dhjetor 2017. Gjatë analizës së 356 dosjeve të mostruara, janë bërë krahasime për të parë unifikimin e përshtatshmëritë e formave të Qendrave të Ndalimit me aktet ligjore. Është gjetur se në 86 dosje apo 24% të dosjeve të përzgjedhura, nuk janë aplikuar formularët e duhur. Lidhur me këtë, 11 Qendra Ndalimi nuk kanë përmbushur në tërësi standardin për zbatimin e formularëve unik me të ndaluarit. Format e Qendrave të Ndalimit, të cilat janë aplikuar jashtë standardit të përcaktuar, janë hasur në këto Qendra Ndalimi: në Podujevë (5 raste), në Prizren 20 (raste), në Suharekë (2 raste), në Ferizaj (3 raste), në Gjakovë (24 raste), në Pejë (1 rast), në Rahovec (3 raste), në Istog (4 raste), në Klinë (10 raste), në Deçan (11 raste), si dhe në Leposaviq (3 raste). Nëse marrim numrin e rasteve kur nuk është respektuar standardi, kundrejt numrit të rasteve të kontrolluara, del që Podujeva, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Istogu, Klina, Deçani dhe Leposaviqi shquhen si stacione policore me raste më të shumta të mos respektimit të standardit mbi format e Qendrave të Ndalimit. Nga të gjitha këto, Leposaviqi është stacioni që në të gjitha rastet e kontrolluara, ka rezultuar se ka përdorur formularë jo standard. Mos standardizimi i formularëve vlerësohet të ketë ardhur nga neglizhenca dhe pakujdesia e zyrtarëve policorë që punojnë në këto Qendra. Aplikimi i formularëve jo standard

    2 Format e Qendrave të Ndalimit: 1- Shënimet e qendrës së mbajtjes, 2 - Deklarata për të ndaluarin në stacion ose nga zyrtari tjetër, 3 - Të dhënat mbi arrestimin, 4 - Të drejtat e të ndaluarve, 5 - Nëse i ndaluari është shtetas i huaj dhe për të ndaluarin nën 18 vjeç, 6- Vërtetimi mbi të ardhurat dhe heqje dorë me shkrim nga e drejta për të pasur mbrojtës, 7-Gjendja mjekësore, 8 - Të dhënat mbi pronën, 9 - Faqja e kontaktit, 10 - Faqja e kontaktit, 11 - Lirimi ose transferimi, 12 - Komenti.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 10

  • ndaj personave, të cilët janë nën masën e arrestit dhe të cilëve iu kufizohet liria e lëvizjes në afatin kohor të paraparë, janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Rekomandimi nr. 1 IPK - ja u rekomandon udhëheqësve në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se format, të cilat plotësohen për personat e ndaluar, të jenë të standardizuar - unike, si dhe renditja e tyre brenda dosjeve, të bëhet siç parasheh Procedura Standarde e Operimit.

    3.2.2. Legjislacioni në fuqi përcakton se i ndaluari që privohet nga liria, gëzon një mori të drejtash të parapara në kapitullin X të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, me të cilat personi i ndaluar duhet të njoftohet menjëherë, nga momenti i vënies në dijeni mbi arsyet e arrestit, si një e drejtë themelore e paraparë në nenin 167 (Njoftimi i personit të arrestuar për të drejtat e tij), paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Nga 356 dosje të kontrolluara është parë se në 352 prej tyre (99%), dosjet kanë përmbajtur të drejtat e personave të ndaluar, ndërsa në katër (4) dosje (1%) nuk i kanë pasur këto të drejta të bashkëngjitura. Qendrat e Ndalimit, të cilat nuk e kanë zbatuar këtë rregull janë: Prishtina me një (1) rast nga gjithsej 84 dosje të kontrolluar, Ferizaj me dy (2) nga gjithsej 25 dosje të kontrolluara dhe Gjakova me një (1) rast nga gjithsej 30 dosje të kontrolluara. Gjatë analizimit të formularëve me të drejtat e personave të ndaluar nëse janë në përputhje me aktet ligjore pozitive është gjetur se në shumë raste në Qendra Ndalimi, formularët e tillë nuk kanë qenë të harmonizuar me dispozitat ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (Prishtinë, Podujevë, Drenas, Prizren, Suharekë, Gjilan, Viti, Ferizaj, Gjakovë, Rahovec, Leposaviq). Formularët, të cilët kanë pasur të drejtat e personave të ndaluar në rastet e cekura më lartë, kanë përmbajtur dispozitat ligjore të Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale mbi të drejtat e personit të ndaluar dhe nuk kanë qenë të harmonizuara me aktet ligjore në fuqi. Rekomandimi nr. 2 IPK-ja u rekomandon mbikëqyrësve dhe personelit përgjegjës në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se në të gjitha rastet e arrestimit - ndalimit, të aplikohen të drejtat e të ndaluarve duke përdorur formularë standard të harmonizuar me aktet ligjore në fuqi.

    3.2.3. IPK-ja kujdes të veçantë i ka kushtuar edhe analizimit të të gjitha dosjeve të pranuara mbi të ndaluarit, me ç’rast është konstatuar se plotësimi i formularëve nga ana e zyrtarëve policorë të Qendrave të Ndalimit nuk ka qenë në nivelin e duhur, ngase janë vërejtur mungesa të të dhënave të zyrtarëve policorë që kanë kryer arrestimin e të ndaluarve, si dhe të dhënat mbi zyrtarët policorë që kanë bërë pranimin dhe mbikëqyrjen e të ndaluarit brenda Qendrave të Ndalimit. Plotësimi i formularëve në mënyrë jo të duhur ka qenë evident në këto Qendra: në Lipjan në një (1) nga nëntë (9) raste, Vushtrri 3(15), Gjakovë 16(28), Rahovec 3(5), Pejë 2(28), Istog 1(6), Deçan 3(15) dhe Leposaviq 2(3) raste. Po ashtu, në një numër të konsiderueshëm të dosjeve nuk janë nënshkruar formularët, si nga të ndaluarit, po ashtu edhe nga zyrtarët policorë. Kundërthënie gjatë plotësimit të formularëve janë gjetur në një mori dosjesh, duke parë që të dhënat e vendosura bien ndesh me përmbajtjen e dosjes, koha e kryerjes së arrestimit në formular me Aktvendimin mbi ndalimin nuk përputhen, mbështetja e raportit mjekësor në dosje bie në kundërshtim me plotësimin e formularit mbi gjendjen mjekësore të të ndaluarit, etj.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 11

  • 3.2.4. Prona personale e personave të ndaluar duhet të menaxhohet me një kujdes të veçantë dhe gjësendet e tyre të vendosen në paketime/qese letre. Formulari “Të dhënat mbi pronën” është një prej formularëve që duhet plotësuar me kujdes nga zyrtarët policor në Qendrat e Ndalimit. Brenda këtij formulari regjistrohet prona e personave të ndaluar që mbahet përkohësisht nga Policia, deri sa ata qëndrojnë në hapësirat e Qendrës së Ndalimit. IPK ka vlerësuar që plotësimi i këtij formulari dhe regjistrimi i pronës së të ndaluarve në përgjithësi nuk është plotësuar në formën e duhur. Janë vërejtur mungesa të të dhënave të zyrtarëve policorë që pranojnë - dorëzojnë sendet e të ndaluarve, nënshkrimet e personave të ndaluar në dorëzim - pranimin e sendeve të cilat përkohësisht janë nën kujdes policor. Po ashtu, gjatë regjistrimit të pronës në formular, nuk është treguar kujdes në vendosjen e specifikave të sendeve, përfshirë: llojin e sendit, sasinë dhe veçori të tjera duke iu referuar sendeve. Këto raste janë identifikuar në Qendrat e Ndalimit: Gjakovë në 18(30) raste, Pejë në 3(28) raste, Vushtrri në 3(5) raste, Deçan në 7(15) raste dhe Leposaviq në 2(3) raste. Plotësimi detal i këtij formulari është i rëndësishëm duke ditur se ruajtja e sendeve apo pronës personale të personave të ndaluar ka një rëndësi tejet të madhe, për të cilën janë përgjegjës zyrtarët mbikëqyrës të Qendrës dhe në raste të tilla nuk tolerohet neglizhenca në vendosjen e informatave të duhura. 3.2.5. Policia nuk mund të privojë personin nga liria përveç nëse arrestimi lejohet sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës mbi arrestimin e përkohshëm dhe ndalimin policor. Në bazë të nenit 162, kur një person kapet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ose është në ndjekje për veprën e kryer penale, Policia ose çdo person tjetër është i autorizuar ta arrestojë atë përkohësisht edhe pa urdhër të gjykatës. Personi, të cilit i është hequr liria nga persona të tjerë përpos Policisë, menjëherë i dorëzohet Policisë, e kur kjo është e pa mundur, menjëherë njoftohet Policia ose Prokurori i Shtetit. Me rastin e dyshimeve të bazuara për shkelje të ligjeve pozitive, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, personat e arrestuar - të ndaluar përkohësisht i sistemon në Qendra Ndalimi. Prokurori kompetent lëshon Aktvendim mbi ndalimin, për të caktuar masën e ndalimit për periudhë 24/48 orë dhe në bazë të së cilës zyrtarët policor që janë në administrim e menaxhim të Qendrave të Ndalimit, i pranojnë personat e arrestuar aty. Gjatë verifikimit të prezencës së Aktvendimit mbi ndalimin në dosjen e secilit të ndaluar, është gjetur se vetëm në tre (3) raste, Aktvendimi mbi ndalimin nuk ka qenë pjesë e tyre. Rastet, të cilat kanë rezultuar me këto mungesa janë gjetur në Qendrat e Ndalimit në Stacionin Policor të Lipjanit, Gjakovës dhe Pejës. Rekomandimi nr. 3 IPK-ja u rekomandon zyrtarëve përgjegjës në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se si pjesë e dosjes së të ndaluarit të jetë i bashkëngjitur edhe Aktvendimi mbi ndalimin, si akt i lëshuar nga autoriteti kompetent, drejt mbajtjes së duhur të dosjes së të ndaluarve në Qendrat e Ndalimit.

    3.2.6. Sipas nenit 172, paragrafi 5 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (Procesverbali i arrestimit dhe veprimeve të Policisë), dosjet e personave të ndaluar duhet të ruhen në Polici deri në dhjetë (10) vite nga koha e përfundimit zyrtar të procedurës penale ose nga lirimi i personit të ndaluar. Sipas rekomandimeve të Komitetit për Parandalimin e Torturës, çdo dosje origjinale duhet të bëhet kopje dhe të ruhet në një vend të dytë të sigurtë. Ruajtja dhe sistemimi i dosjeve të personave të ndaluar ka rëndësi të veçantë, pasi që ato përmbajnë të dhënat me të cilat sigurohet se tek i ndaluari janë respektuar të drejtat dhe procedurat të parapara me ligj. Hulumtimi për të

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 12

  • parë nëse respektohet procedura e rregulluar me akte ligjore për ruajtjen e dosjeve të personave të ndaluar nga Policia, ka vënë në pah që jo të gjitha stacionet policore kanë treguar performancën e duhur në këtë drejtim. Gjatë inspektimit të Qendrave të Ndalimit, është konstatuar se Stacioni Policor në Podujevë nuk ka ruajtur apo të paktën nuk ka prezentuar se ruan kopje të dosjeve të të ndaluarve në një vend të dytë të sigurtë, kurse Stacioni Policor në Ferizaj vetëm një pjesë të dosjeve të të ndaluarve i ruan siç parashihet. Qendrat tjera të Ndalimit ruajnë kopjet e dosjeve të personave të ndaluar dhe njëkohësisht respektojnë respektojnë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe rekomandimet e Komitetit për Parandalimin e Torturës. Rekomandimi nr. 4 IPK-ja u rekomandon mbikëqyrësve dhe zyrtarëve përgjegjës të Qendrave të Ndalimit që të respektojnë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe rekomandimet e Komitetit për Parandalimin e Torturës lidhur me afatet kohore të ruajtjes së dosjeve të të ndaluarve dhe sigurimit të kopjeve të tyre në vend të sigurtë.

    3.3. Trajtimi i të ndaluarve dhe respektimi i të drejtave të tyre në Qendrat e Ndalimit 3.3.1. IPK-ja bazuar në kompetencat që burojnë nga Ligji nr. 03/L-231 për IPK-në, për të parë mënyrën e trajtimit të personave të ndaluar nga zyrtarët policorë, ka zhvilluar anketë me 14 të ndaluar. Të ndaluarit e anketuar në Qendrat e Ndalimit kanë treguar për respektimin e kohës së pushimit prej tetë (8) orëve brenda 24 orëve pa ndërprerje, si dhe dhënien e ushqimit ku për më shumë se 12 orë qëndrim në ndalim, u sigurohen tre (3) racione ushqimi, ashtu siç e parashesh neni 170 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (Të drejtat e personit të arrestuar gjatë ndalimit). Sigurimi i ushqimit për personat e ndaluar edhe më tutje nuk është rregulluar në formë unike për të gjitha stacionet policore. Qendrat e Ndalimit, të cilat ndodhen më afër qendrave të paraburgimit, ushqimin për të ndaluarit e sigurojnë nga kuzhinat e tyre, sikurse është Peja, Gjilani dhe Prizreni. Ndërsa, pjesa tjetër, ushqimin për personat e ndaluar e sigurojnë përmes blerjes me para të gatshme si dhe në raste të tjera, Policia kontrakton ndonjërin nga restaurantet që shfaqin interesim për kontratë për të ofruar ushqimin për personat e ndaluar. IPK-ja inkurajon përgjegjësit e Qendrave të Ndalimit që të trajtojnë me kujdes respektimin e të drejtës lidhur me pushimin dhe ushqimin siç është përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. 3.3.2. E drejta për kujdesin shëndetësor është një e drejtë kushtetuese që duhet t’i garantohet çdo individi. Organet kompetente duhet të marrin të gjitha masat për ofrimin e këtij shërbimi, si një ndër detyrimet pozitive të tyre, veçanërisht ndaj atyre që ndodhen nën trajtimin dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore, përkatësisht të Policisë. Sipas nenit 169 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (E drejta e personit të arrestuar për kontrollim mjekësor), personi i arrestuar ka të drejtë që sipas kërkesës së tij të kontrollohet nga mjeku ose dentisti, sipas zgjedhjes së tij, sa më shpejt që të jetë e mundur pas arrestimit të tij dhe në çdo kohë gjatë ndalimit. Është obligative që çdo kontrollim apo ekzaminim mjekësor të evidentohet në dosjen e personit të ndaluar, si: intervenimet e kryera, të dhënat e mjekut që ka intervenuar, koha e intervenimit dhe nënshkrimi i tij; dhe mbi këtë lëshohet raport mjekësor që i bashkëngjitet dosjes. Gjatë analizimit të dosjeve, në 11 sosh nga gjithsej 356 të kontrolluara (3%), nuk është gjetur formulari brenda dosjes që shpalosë gjendjen mjekësore dhe ofrimin e shërbimit mjekësor për të ndaluarit brenda Qendrës së Ndalimit. Në rastet

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 13

  • kur të ndaluarit kanë qenë me shenja të dukshme të lëndimeve trupore, të cilat janë evidentuar në formularin ''Gjendja mjekësore'' që në shtojcë mbanë numrin 7, Qendra e Ndalimit në Stacionin Policor në Lipjan në dy (2) nga nëntë (9) raste, në Podujevë në një (1) nga tetë (8) raste dhe në Dragash në një (1) nga dy (2) raste, janë gjetur të pa mbuluara me shërbim shëndetësor gjatë kohës sa të ndaluarit kanë qenë nën kujdesin e zyrtarëve policorë. Edhe në rastet kur nga të ndaluarit është refuzuar kontrolli mjekësor, zyrtarët mbikëqyrës në Qendrat e Ndalimit në rastet kur vërejnë ndonjë lëndim tek ta, shenjë apo të ngjashme, që vijnë si pasojë e përdorimit të forcës te i arrestuari apo i ndaluari nga rrethana të ndryshme, zyrtarët policorë obligohen të njoftojnë mjekun ose të sigurojnë trajtim mjekësor. Është përgjegjësi e mjekut të merr vendim final mbi domosdoshmërinë e kontrollit apo trajtimit ndaj personit të arrestuar - ndaluar, duke i pasur parasysh të drejtat e tij. Të gjitha këto rrethana duhet të shënohen në dosjen e të ndaluarit brenda Qendrës së Ndalimit. Gjatë analizimit të plotësimit të të dhënave në këtë formular, janë gjetur mungesa të të dhënave mbi mjekun në rastet kur është ofruar shërbimi i tij, kanë qenë të pambuluara me informacion edhe të dhënat e zyrtarit policor dhe nënshkrimi i të ndaluarit, i cili ka marrë shërbimin shëndetësor. Mos plotësimi i formularëve në mënyrën e duhur tregon mosgadishmërinë e zyrtarëve policor për të përmbushur detyrat dhe obligimet e tyre ligjore ndaj të ndaluarve që i kanë nën mbikqyrje. 3.3.3. IPK-ja bazuar në kompetencat që burojnë nga Ligji i IPK-së, për të parë mënyrën e trajtimit të të ndaluarve nga zyrtarët policor ka zhvilluar anketë me 14 persona të ndaluar, të cilët gjatë procesit të inspektimit kanë qenë të akomoduar brenda Qendrave të Ndalimit. Anketimi është zhvilluar në disa raste në hapësira (zyre) brenda Qendrave të Ndalimit, në rastet kur ato e kanë ofruar këtë mundësi, kurse në rastet tjera, anketa është realizuar brenda Qendrave të Ndalimit, por në të gjitha rastet pa prezencën e zyrtarëve policor. Qëllimi i zhvillimit të anketës ka qenë që përmes pyetjeve të përcaktuara, të bëhet përpjekje që të kuptohet nëse të ndaluarve u është bërë trajtim i duhur gjatë kohës së arrestit dhe mbajtjes në ndalim. Rezultatet e anketës pasqyrojnë se në 13 raste, të ndaluarit nuk kanë paraqitur vërejtje lidhur me trajtimin dhe sjelljen e zyrtarëve policor prej momentit të arrestimit deri në momentin e anketimit, kurse në një (1) rast në Stacionin Policor në Gjilan gjatë anketimit të të ndaluarit, tek i njëjti është parë të ketë pasur shenja të lëndimit në kokë dhe krahë. Inspektorët kanë parë edhe dosjen3 e tij për të vlerësuar nëse janë marrë hapat e nevojshëm për të përmbushur obligimet që dalin nga dispozitat ligjore në fuqi, me ç’rast është gjetur që deri pas anketimit të të ndaluarit nga inspektorët, të njëjtit nuk i është ofruar ndihma mjekësore. IPK-ja ka evidentuar këtë rast dhe në bazë të autorizimeve, të njëjtin e ka proceduar në Departamentin për Hetime të IPK-së për zhvillim të mëtejmë të procedurave ligjore. Rekomandimi nr. 5 IPK-ja u rekomandon përgjegjësve në Qendrat e Ndalimit që gjatë zbatimit të procedurave ligjore me të ndaluarit, të rritet niveli i përgjegjësisë në zbatimin e të drejtave të personave të ndaluar lidhur me trajtimin mjekësor gjatë kohës sa ata qëndrojnë në hapësirat e ndalimit.

    3.3.4. Procedura Standarde e Operimit - Qendrat e Ndalimit në Policinë e Kosovës, në kapitullin D (Procedura), neni 1.2 përcakton se kontrollimi i personave të ndaluar nga zyrtarët e gjinisë së njejtë me personin e ndaluar në Qendrat e Ndalimit është obligative dhe e domosdoshme për

    3 Dosja me nr.137/2018 me nr. të rastit 2018-CA-0538.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 14

  • sigurinë e jetës dhe trupit të zyrtarëve policorë dhe vet të ndaluarit dhe me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtutjeshme. Çdo kontrollim i përfunduar nga zyrtari policor duhet të evidentohet në formën e caktuar. Bazuar në rezultatet e kontrollit të dosjeve të përzgjedhura për inspektim rrjedhë së në kuadër të Qendrave të Ndalimit është respektuar në plotëni kriteri i përcaktuar për mënyrën e kontrollimit të të ndaluarve nga personat e gjinisë së njejtë. IPK vlerëson përkushtimin e zyrtarëve përgjegjës të Qendrave të Ndalimit, drejt respektimit dhe përmbushjes së kritereve të trajtimit të personave të ndaluar dhe njëherit inkurajon që edhe në të ardhmen të vazhdojnë me përkushtim maksimal në kryerjen e detyrave policore. 3.3.5. Sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, neni 13, paragrafi 2, 3, neni 163, paragrafi 2, neni 164, paragrafi 5, koha ndalimit policor të të dyshuarve të mundshëm në Qendrat e Ndalimit nuk duhet të kalojë më shumë se 48 orë nga koha e arrestimit të tij, përveç rasteve kur gjyqtari i procedurës paraprake urdhëron ndryshe, respektivisht sipas nenit 65 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, ndalimi i të miturit nuk mund të kalojë periudhën 24 orëshe, pas kalimit të kësaj periudhe, policia e liron të miturin, përveç nëse gjyqtari për të miturin cakton paraburgimin. Bazuar në rezultatet e kontrollit të 356 dosjeve të përzgjedhura për inspektim, rrjedh se në kuadër të Qendrave të Ndalimit është respektuar në plotëni kriteri i përcaktuar mbi lirimin e personit të ndaluar. Në të gjitha dosjet e kontrolluara, shënimet në kuadër të formularëve kanë treguar se është respektuar koha apo afati kohor ligjor i ndalimit prej 48 orësh, respektivisht 24 orësh. 3.4. Kushtet fizike dhe të sigurisë në Qendrat e Ndalimit 3.4.1. Akomodimi i personave të ndaluar në Qendrat e Ndalimit duhet të jetë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe me normat ndërkombëtare. Mbajtja e personave të ndaluar në Qendrat e Ndalimit duhet të bëhet çdo herë kur kjo kërkohet nga organet e rendit dhe sigurisë, me kusht që këto Qendra t’i plotësojnë standardet minimale për një gjë të tillë. Gjatë inspektimit janë vizituar 20 Qendra të Ndalimit në kuadër të stacioneve policore, në të cilat janë të vendosura 85 dhoma ndalimi. Nga ky numër, 75 dhoma të ndalimit janë në përdorim, ndërsa dhjetë (10) të tjera nuk janë në përdorim. Prej dhjetë (10) dhomave që gjatë inspektimit janë gjetur jashtë përdorimit, pesë (5) prej tyre janë në Prishtinë dhe gjenden në renovim, kurse një (1) dhomë në Lipjan, një (1) në Gjakovë, dy (2) në Malishevë dhe një (1) në Rahovec janë të papërdorshme pasi nuk i plotësojnë kushtet materiale dhe të sigurisë për mbajtjen e të ndaluarve. Gjatë inspektimit, njëra ndër fushat që është trajtuar me rëndësi të posaçme është aspekti i sigurisë në Qendra Ndalimi. Për të vlerësuar aspektin e sigurisë është bërë shikimi i tyre duke vlerësuar komponentet me rëndësi që shpiejnë në rritjen e nivelit të sigurisë brenda tyre (video kontrolli, dritaret, dyert, dalja emergjente, plani i evakuimit, siguria brenda dhomës së ndalimit, aparati për fikjen e zjarrit, etj). 3.4.2. Sipas nenit 62, pika 1 të Ligjit nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, personat në sektorin publik mund të instalojnë sistemet e vëzhgimit me kamerë për vëzhgimin e ndërtesave të tyre nëse konsiderohet e nevojshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pasurisë. Vëzhgimi me kamerë në veçanti mund të jetë i nevojshëm për të vëzhguar ndërtesat ku për shkak të natyrës së punës së tyre ekziston kërcënim potencial ndaj të punësuarve apo personave tjerë që qëndrojnë aty. Për të rritur nivelin e sigurisë brenda Qendrave janë vendosur sisteme monitorimi me kamera, të cilat shërbejnë për të monitoruar të ndaluarit, duke i pasur në vëzhgim gjatë gjithë kohës. Është

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 15

  • vërejtur se kamerat janë të vendosura në hapësirën e dritares së dhomave të ndalimit nga pjesa e korridorit, prapa grilave, kurse në disa raste janë vendosur brenda dhomave të ndalimit. Inspektorët kanë vrojtuar të gjitha kamerat në këto Qendra për të parë nëse ato janë funksionale dhe në disa raste është hasur që ato janë jashtë funksionit për arsye të ndryshme (dëmtimet nga faktori njeri, mbushja e kapacitetit të hard diskut dhe prishjet e tjera elektronike). Nga 20 Qendra të inspektuara të cilat kanë qenë në funksion, në 17 prej tyre (85%), sistemi i kamerave është funksional, kurse në tre (3) tjera (15%), në Gjakovë, Vushtrri dhe Drenas, sistemet e tilla kanë qenë jashtë funksionit. Zyrtarët përgjegjës të Qendrave të Ndalimit kanë shprehur brengën e tyre mbi rrezen e mbulimit të kamerave pasi që është e limituar dhe nuk mund të mbulojë gjithë hapësirën brenda dhomave. Kjo vjen edhe si shkak se kamerat në të gjitha qendrat ku janë të vendosura, janë të fiksuara dhe nuk ofrojnë mundësi manipulimi dhe në këto raste nga zyrtarët policor nuk mund të vëzhgohen personat e ndaluar në tërë hapësirën brenda dhome. Në disa qendra, mundësia që gjatë gjithë kohës të monitorohen të ndaluarit është e kufizuar, pasi që monitorët për vëzhgim janë të vendosur jashtë qendrave (në zyrën e radiologut). Qendrat e evidentuara me këtë vendosje janë: Rahoveci, Vitia e Suhareka. Në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, kamerat janë të vendosura në dritare dhe përballë tyre kanë të vendosura rrjetën metalike për të siguruar dritaren, e cila pengon dukshmërinë përmes kamerave. Në pamje jo të mirë ndihmojnë edhe poçët elektrik që reflektojnë në syrin e kamerës në rastet kur aktivizohen në mungesë ndriqimi natyral. Në Podujevë, rrezja e mbulimit të kamerës nuk përfshinë në tërësi dhomën nr.1 të kësaj Qendres së Ndalimit. Gjatë shikimit të funksionalitetit të sistemit të monitorimit është gjetur se në Vushtrri janë të vendosura kamerat, mirëpo të njëjtat nuk shërbejnë për arsye se monitori i cili është i lidhur me to është jashtë funksioni. Në Lipjan nuk ka qenë e mundur të bëhet hapja e monitorit për të vërtetuar funksionalitetin e video-kamerave, pasi zyrtari policor nuk ka qenë në njohuri për kodin e hapjes së tij. Në Rahovec, Qendra e Ndalimit gjendet në bodrum, zyra e pranimit të të ndaluarve dhe hapësira për punë për zyrtarin mbikëqyrës në Qendër Ndalimi është e vendosur në katin e parë, kurse monitorët për vëzhgimin e të ndaluarve përmes kamerave gjenden përballë zyrës së zyrtarit policor të Qendrës së Ndalimit, në zyrën e radiologut. Ky organizim paraqet vështirësi në kryerjen e mirëfilltë të detyrave të parapara nga zyrtari policor i Qendrës së Ndalimit dhe në të njëjtën kohë kjo shpërndarje paraqet nivel jo të duhur të sigurisë. Referuar në Procedurën Standarde të Operimit, në nenin 7, kapitulli E (Detyrat dhe përgjegjësitë) përcaktohet se çdo zyrtar policor në Qendrën e Ndalimit është i obliguar që përmes kamerave e po ashtu edhe në mënyrë vizuale të monitorojë dhe të kujdeset për sjelljet e të ndaluarit e posaçërisht kur vërehen shqetësime që i paraqiten personit të ndaluar. Bazuar në këtë, vlerësohet se mosfunksionimi i sistemit të monitorimit paraqet një rrezik në trajtimin e duhur të të ndaluarve në Qendrat e Ndalimit. 3.4.3. Dyert e dhomave të ndalimit janë të ndërtuara nga materiali i fortë (metal), ato garantojnë siguri të lartë për të ndaluarit që qëndrojnë brenda hapësirave të ndalimit dhe zyrtarët policorë që punojnë aty. Nuk janë vërejtur dyer të dëmtuara apo jofunksionale dhe të cilat nuk ofrojnë siguri brenda këtyre qendrave. Po ashtu, edhe dritaret e vendosura në Qendrat e Ndalimit janë vlerësuar se ofrojnë siguri të lartë për personat që mbahen brenda dhomave. Dimensionet e dritareve nuk janë të një standardi për arsye se dhomat e ndalimit janë të madhësive të ndryshme. Nga pjesa e jashtme dhe e brendshme e dritares janë të vendosura grila me përbërje të fortë, gjë e cila shton sigurinë. Në rrethana të tilla mënjanohet rreziku që dritarja të thyhet nga personat e ndaluar dhe largohet rreziku që të mund mund të thyejnë dritaren, apo me pjesët e saj të mund të lëndojnë veten

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 16

  • apo të tjerët. Inspektimi ka vënë në pah që në Qendrën e Ndalimit në Istog mund të paraqitet një situatë e tillë pasi që grilat janë të vendosura shumë afër me dritaret, ku si pasojë mund të vjen deri te thyerja e dritares dhe i ndaluari të rrezikojë veten dhe punonjësit policorë. 3.4.4. Në raste fatkeqësish natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri, paraqitet nevoja e domosdoshme për evakuim të personave të ndaluar, prej një vendi të rrezikuar në një vend tjetër të sigurtë, me qëllim të sigurisë apo mbrojtjes. Kjo duhet të ndodhë konform planit të veçantë për evakuim dhe në bazë të të cilit, zyrtarët policor duhet të jenë të përgatitur të veprojnë. Inspektorët kanë inspektuar stacionet që kanë Qendra Ndalimi, nëse kanë daljet emergjente. Është konstatuar se 14 Qendra të Ndalimit kanë daljet emergjente, kurse gjashtë (6) prej tyre nuk kanë (Lipjan, Drenas, Vushtrri, Pejë, Istog, Deçan). Në disa raste, Qendrat e Ndalimit nuk kanë dalje emergjente meqë këto nuk kanë qenë të planifikuara në kuadër të stacioneve policore dhe sipas rrethanave janë përshtatur në hapësirat ekzistuese. Planet për evakuim janë prezentuar në 19 Qendra, kurse në Podujevë nuk është prezentuar një plan i tillë. Gjatë trajtimit dhe vlerësimit të nivelit të sigurisë, inspektorët kanë biseduar me zyrtarë përgjegjës për të parë përgaditjen e tyre në rast të paraqitjes së nevojës për implementim të planit të evakuimit. Është parë që jo të gjithë zyrtarët që punojnë aty kanë njohuri për rrugët që duhen të ndiqen drejt zbatimit të planit të evakuimit dhe mbrojtjes së të ndaluarve. Është vërejtur mungesë praktikash të simulimit të situatave të jashtëzakonshme, mbi mënyrën e reagimit bazuar në planet e reagimit. IPK-ja e vlerëson të nevojshme simulimin e situatave të jashtëzakonshme, për të testuar nivelin e reagimit të zyrtarëve policorë. 3.4.5. Sipas nenit 1.9 të Procedurës Standarde të Operimit - Qendrat e Ndalimit në Policinë e Kosovës, në çdo Qendër të Ndalimit është e domosdoshme që në vend të dukshëm të jetë aparati për fikjen e zjarrit, të posedojnë pajisjet e ndihmës së parë dhe pajisje shtesë, të cilat janë të nevojshme për t’iu ofruar ndihmë personave në raste emergjente. Sa i përket aparateve për fikjen e zjarrit të cilat mund të përdoren për rritjen e sigurisë në rast të përfshirjes së zjarrit në Qendra Ndalimi, këto duhet të jenë në gjendje të rregullt dhe të vendosur në vende të dukshme, që në rast nevoje, reagimi për përdorimin e tyre të jetë i lehtë dhe efikas, duke mundësuar që të mënjanohet rreziku në kohë sa më të shpejtë. Gjatë inspektimit, në katër (4) stacione policore (Mitrovicë - Jugu, Pejë, Deçan dhe Leposaviq) janë gjetur aparate për fikjen e zjarrit me afat të skaduar, ndërsa në Lipjan nuk kanë aparat për fikjen e zjarrit. Kurse, me mungesë të pajisjeve për ndihmën e parë janë gjetur shtatë (7) Qendra të Ndalimit (Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Drenas, Viti, Istog dhe Deçan). 3.4.6. Sipas Raportit të Komitetit për Parandalimin e Torturës, dhomat e ndalimit duhet të jenë të madhësisë së arsyeshme, varësisht prej numrit të personave të ndaluar, të kenë ndriqim adekuat të mjaftueshëm (natyral, elektrik), ventilim të bollshëm, dyshekë dhe mbulesa të pastërta, orendi për pushim (karrige apo ulëse të fiskuara). Qelitë duhet të jenë të pajisura me ngrohje. Mjetet sanitare duhet t’iu mundësojnë personave të ndaluar kryerjen e nevojave personale në kushte të pastra dhe të përshtatshme. Është e dëshirueshme të ketë ujë brenda qelisë dhe që të ndaluarit të kenë qasje të duhur në hapësirat e banjës dhe në të njëjtën kohë të kenë të ruajtur privatësinë e tyre duke siguruar ngritjen e mureve ndarëse pranë tualetit. Është gjetur se të gjitha dhomat e ndalimit edhe pse të përshtatura në objektet ekzistuese të stacioneve policore, ofrojnë ndriqim të mjaftueshëm natyral, duke përjashtuar Stacionin Policor në Deçan ku brenda hapësirave të kësaj Qendre nuk ka ndriqim të mjaftueshëm natyral për të plotësuar nevojat e të ndaluarve gjatë kohës sa ata qëndrojnë

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 17

  • aty. Ndriqim artificial ka mjaftueshëm pothuajse në të gjitha Qendrat e Ndalimit, duke veçuar atë në Rahovec, Drenas dhe Leposaviq ku është gjetur se ndriqimi artificial është pjesërisht funksional, disa poça elektrik që mundësojnë ndriqimin gjatë natës dhe gjatë ditës në hapësirat ku nuk depërton mjaftueshëm ndriçimi natyral, në momentin e inspektimit nuk kanë qenë në funksion ose nuk kanë qenë të vendosura fare. Sistemi i ventilimit është i vendosur në të gjitha Qendrat e Ndalimit, me qëllim që të ketë ajrosje, eliminim të lagështisë, largim të aromave të pakëndëshme, etj. Sistemi i ventilimit është funksional në të gjitha Qendrat e Ndalimit, përveç asaj në Mitrovicë - Jugu, ku në dhomat 1 dhe 5 nuk ka funksionuar në kohën e inspektimit. Tualetet në Qendrat e Ndalimit duhet të jenë të pastërta dhe të kenë hapësirë në mënyrë që të ndaluarve t’iu mundësojnë ruajtjen e privatësisë së tyre. Tualetet në Qendrat e Ndalimit janë të vendosura brenda dhomave të ndalimit si dhe jashtë tyre. Në rastet kur tualetet janë të vendosura brenda dhomave, dhomat me dy e më shumë shtretër kanë të vendosur murin ndarës për ruajtjen e privatësisë. Tek dhomat e parapara për vetëm një të ndaluar edhe pse nuk është i vendosur muri ndarës te toaletet, me qëllim të respektimit të privatësisë së të ndaluarve, gjatë monitorimit me kamera ato kanë të vendosur një kuti hijezuese që kufizon shiqimin e të ndaluarit, kur ai ka nevojë për shfrytëzimin e asaj hapësire. Është gjetur se të gjitha Qendrat e Ndalimit kanë respektuar standardin e paraparë në Procedurë Standarde të Operimit për ruajtjen e privatesisë së të ndaluarve. Siguria e lavamanëve - kroit, pothuajse në të gjitha Qendrat konsiderohet të jetë në nivelin e duhur, ngase ofrojnë siguri dhe funksionalitet të plotë. Përjashtim bëhet në Stacionin Policor në Suharekë, ku tek kjo Qendër e Ndalimit, në dhomën nr. 3, kapaku i lavamanit ku mundëson të bëhet pastrimi i tij, është i dëmtuar dhe nuk i plotëson standardet e duhura të sigurisë. 3.4.7. Niveli i pastërtisë është vlerësuar duke kontrolluar hapësirat e brendshme, për të vlerësuar pastërtinë e dhomave të ndalimit, çarçafëve, dyshemesë, mureve, dritareve, tualetit, kundërmimin, lagështinë, etj. Higjiena në këto Qendra Ndalimi ka qenë kryesisht në nivelin e duhur, duke përjashtuar ato në stacionet policore në Prishtinë dhe Lipjan. Në Prishtinë ka prezencë të lagështisë dhe mungesë të ajrosjes. Pastërtia e banjove, dhomave për të ndaluarit si dhe zyreve ku punojnë zyrtarët policor nuk ka qenë në nivelin e kënaqshëm. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në shëndetin e personave të ndaluar, por edhe më shumë tek zyrtarët policor, të cilët qëndrojnë aty ngase e kanë vend pune. Në Lipjan janë gjetur shiringë të përdorur, gaza të ndotura të plagëve, të përdorura për personat e ndaluar, ushqim i mbetur nga i ndaluari, dysheme jo e pastër, çarçafë të përdorur e të papastër dhe në përgjithësi dhomat kanë qenë të parregulluara për të vendosur të ndaluarit. Qendra e Ndalimit në Lipjan duhet të përkujdeset në marrjen e masave të nevojshme në drejtim të ngritjes së higjienës, ngase kushtet jo të duhura higjienike paraqesin kërcënim për jetët e të ndaluarve dhe personelit. 3.4.8. Një ndër standardet e përcaktuara me Procedurë Standarde të Operimit është edhe vendosja e orendive për pushim4 (karrige ose ulëse të fiksuara) brenda dhomave të ndalimit, me qëllim që personat e ndaluar gjatë kohës së kufizimit të lirisë dhe qëndrimit në hapësirat e Qendrave të Ndalimit të kenë mundësinë të pushojnë, të lexojnë apo edhe të marrin ushqimin në to. Ky standard i paraparë në pikën 1.7 të Procedurës Standarde të Operimit nuk është përmbushur në asnjë nga

    4 Procedura Standarde e Operimit - Qendrat e Ndalimit në PK, kapitulli D, paragrafi 1.7.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 18

  • Qendrat e Ndalimit të cilat kanë qenë objekt i inspektimit. Qendrat e Ndalimit duhet të angazhohen në drejtim të vendosjes së orendive për pushim, në mënyrë që të ofrojnë kushte më të mira pushimi. 3.4.9. Personeli që punon në Qendrat e Ndalimit është i obliguar të kujdeset për personat e ndaluar si dhe t’i ndërmarrë masat e duhura për t’iu garantuar apo mundësuar personave të ndaluar që të kenë mundësi që në çdo kohë të kontaktojnë me personelin mbikëqyrës të Qendres së Ndalimit. Është e nevojshme që brenda mundësive të instalohet ndonjë sistem i përshtatshëm për thirrje5. Nga 20 Qendra të Ndalimit, vetëm në Pejë është gjetur i instaluar një sistem i tillë, por i njëjti ka qenë jashtë funksionit. Policia duhet të avansojë kushtet brenda Qendrave të Ndalimit, në mënyrë që të ndaluarit të kenë kushte të pranueshme gjatë qëndrimit brenda tyre. Rekomandimi nr. 6 IPK-ja u rekomandon mbikëqyrësve dhe drejtuesve që t’i adresojnë problemet dhe shqetësimet lidhur me kushtet fizike dhe të sigurisë në Qendrat e Ndalimit (video kamerat, aparatet për fikjen e zjarrit, ndihmën e parë, orenditë për pushim, ventilimi, sistemi për thirrje të zyrtarëve policor nga të ndaluarit, plani i evakuimit), në mënyrë që qendrat e tilla t’i përmbushin kushtet e tilla, duke u mundësuar të ndaluarve kushte të nevojshme për kohën e ndalimit apo qëndrimit në to.

    3.4.10. Në ambientet e Qendrave të Ndalimit rreptësisht është ndaluar të mbahen pajisje si: shkopinj druri, shkop bejsbolli, shufra hekuri, pjesë të kabllove, armë imituese dhe thika të ndryshme, si dhe mjete të tjera, të cilat mund të konsiderohen të rrezikshme6. Me kujdes janë vrojtuar të gjitha Qendrat e Ndalimit për të vërtetuar nëse brenda tyre ka mjete të rrezikshme të mbajtura në ato hapësira. Inspektimi ka gjetur që në Qendren e Ndalimit në Rahovec në një prej dhomave, në të cilën është e vendosur nxemja dhe ventilimi, e në të cilën bëhet edhe pastrimi i batanijeve dhe çarçafëve, janë gjetur shufra hekuri të gjatësisë rreth 2m, shkopinjë të drurit si dhe mjete e materiale të tjera pune. Mbajtja e këtyre mjeteve të punës dhe mjeteve të forta brenda Qendrës së Ndalimit paraqet rrezik për punonjësit policorë dhe të ndaluarit. IPK-ja u rekomandon mbikëqyrësve dhe drejtuesve të Qendrës së Ndalimit në Stacionin Policor - Rahovec që pajisjet dhe mjetet, të cilat janë identifikuar brenda hapësirave të kësaj Qendre (shufra hekuri, shkopinjë të drurit, etj) e të cilat janë të ndaluara të mbahen aty, të largohen me qëllim të mënjanimit të ndonjë situate të rrezikshme. 3.4.11. Secila Drejtori Rajonale Policore ka përgjegjësi veprimi që të sigurojë në format A3 - Librin për evidentimin e personave të ndaluar në Qendra Ndalimi dhe Librin për evidentimin e vizitorëve apo ekipeve monitoruese që kanë për qëllim hyrjen në Qendrën e Ndalimit, konform formës zyrtare e cila bashkangjitet si aneks i veçantë i kësaj Procedure Standarde të Operimit7. Stacionet policore jo në të gjitha rastet kanë aplikuar librin e formatit dhe standardit të paraparë për evidentimin e personave të ndaluar dhe vizitorëve në këto Qendra. Qendra e Ndalimit në Stacionin Policor në Dragash nuk ka pasur Librin e formatit A3 për evidentimin e të ndaluarve, mirëpo në mungesë të tij ka aplikuar formularët e shtojcës së Procedurës Standarde të Operimit në fuqi. Ndërsa, në Qendrën e Ndalimit në Viti dhe Leposaviq nuk kanë pasur në përdorim Librin e formatit të caktuar me informata (specifika) të duhura. Librin për evidentimin e vizitorëve apo ekipeve monitoruese në

    5 Procedura Standarde e Operimit - Qendrat e Ndalimit në PK, kapitulli D, paragrafi 1.10. 6 Procedura Standarde e Operimit - Qendrat e Ndalimit në PK, kapitulli D, paragrafi 1.9. 7 Procedura Standarde e Operimit - Qendrat e Ndalimit në PK, kapitulli E, paragrafi 4 dhe 5.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 19

  • Qendrën e Ndalimit e kanë prezentuar 13 Qendra, në dy (2) raste ky libër nuk ka qenë i formatit A3 siç parashihet, në tre (3) raste janë përdorur formularët e shtojcës, në tre (3) raste zyrtarët policor kanë modifikuar fletore të thjeshta për të regjistruar hyrjet - daljet e personave në Qendrat e Ndalimit, ndërsa në pesë (5) Qendra tjera ajo ka qenë konform formës dhe specifikave të duhura. Kurse, në dhjetë (10) Qendra të Ndalimit, në mungesë të këtij Libri, nuk është bërë evidentimi i personave të cilët kanë hyrë në hapësirat e Qendrave të Ndalimit. Në shumë raste, mosprezenca e librave të formatit të caktuar të cekur më lartë ka ardhur për arsye se zyrtarët që punojnë në Qendra Ndalimi edhe pas kërkesave të shumta me shkrim drejtuar përmes hierarkisë komanduese, nuk janë pajisur me to, me ç’rast kanë modifikuar forma të tjera të regjistrimit (fletore të thjeshta, fletë të bardhë të formatit A4) të të ndaluarve dhe të vizitorëve. Rekomandimi nr. 7 IPK-ja u rekomandon drejtuesve dhe zyrtarëve përgjegjës për Qendrat e Ndalimit, që të sigurojnë librat standard (Librin për evidentimin e personave te ndaluar në Qendrat e Ndalimit dhe Librin për evidentimin e vizitorëve apo ekipeve monitoruese që kanë për qëllim hyrjen në Qendrën e Ndalimit) mbi evidencat e përcaktuara për Qendrat e Ndalimit, konform Procedurës Standarde të Operimit - Qendrat e Ndalimit (kapitulli E - neni 4 dhe 5).

    3.4.12. Zyrtari policor është i autorizuar që përkohësisht të sekuestrojë sendet nga i ndaluari me qëllim që ta parandalojë rrezikun, e në përputhje me ligjin në fuqi, sendet t’i mbajë në vend të sigurt, përderisa personi të mbahet në ndalim. Pas lëshimit të Aktvendimit mbi ndalim, i arrestuari apo i ndaluari dërgohet në Qendër të Ndalimit, njëra prej veprimeve të procedimit është edhe kontrolli fizik i tij, me ç’rast të gjitha sendet e tij merren përkohësisht deri sa i ndaluari qëndron në hapësirat e Qendrës së Ndalimit. Bazuar në Procedurën Standarde të Operimit, kapitulli D, pika 1.5, zyrtarët përgjegjës të Qendrave të Ndalimit duhet të ofrojnë vend të sigurt për ruajtjen dhe vendosjen e pronës personale të të ndaluarve. Sendet duhet të vendosen në paketime/qese letre, duke i shënuar të dhënat e personit të ndaluar dhe më pas të njëjtat të vendosen në sirtar të mbyllur me qëllim të ruajtjes të tyre. Është vërejtur se nuk përdoren sirtarë të standardit të njëjtë, por edhe pse me standarde të ndryshme, ofrojnë siguri për ruajtjen e gjërave/sendeve të konfiskuara. Të gjeturat tregojnë se prona personale e të ndaluarve e konfiskuar përkohësisht, konsiderohet të jetë e sigurtë brenda hapësirave të ndalimit, mirëpo është vërejtur mungesë e paketimeve të letrës ku duhet të vendosen gjërat/sendet, për secilin të ndaluar veç e veç. Për këto materiale të nevojshme janë paraqitur kërkesa me shkrim sipas hierarkisë nga ana e zyrtarëve policor që punojnë në Qendra Ndalimi, mirëpo furnizimi me materiale të nevojshme është i rrallë nga njësitë përgjegjëse. 3.4.13. Objektiv i këtij inspektimi ka qenë vlerësimi edhe i kushteve fizike dhe të sigurisë në Qendrat e Ndalimit që ndikojnë tek të ndaluarit, mirëpo inspektorët kanë vërejtur që zyrtarët policor në këto objekte shpesh nuk kanë kushte adekuate të punës. Në disa Qendra Ndalimi është konsideruar se përveç hapësirave të pamjaftueshme ku qëndrojnë zyrtarët policor, ata përballen edhe me mungesa të pajisjeve të punës, si: kompjuterë dhe monitorë për vëzhgimin e kamerave, aparate fotografike, printer, tavolina të punës, karrike, dollapë për vendosje të dosjeve, kasaforta për vendosjen e armëve të zjarrit, si dhe materiale tjera shpenzuese. Qendrat e Ndalimit që kanë pasur këto mungesa janë në: Prishtinë, Lipjan, Mitrovicë - Jugu, Viti, Ferizaj, Pejë dhe Klinë. Po ashtu, në Qendrat e Ndalimit ka pasur mungesë të materialeve që shërbejnë për mirëmbajtjen e

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 20

  • duhur të higjienës personale (dorëza, dezinfektues, shampon për pastrimin e duarve, letër toaleti, etj). Këto materiale janë të nevojshme me qëllim që zyrtarët policorë që punojnë në Qendrat e Ndalimit të mbrohen nga infektimet, gjatë kontaktit me gjak apo lëngje tjera trupore me të ndaluarit. 3.4.14. Zyrtarët policorë në Qendrat e Ndalimit duhet të kenë të kryera trajnime dhe kualifikime adekuate në raport me specifikat e punës që duhet të zhvillojnë me personat e ndaluar. Inspektimi ka vënë në pah se zyrtarët policor, të cilët punojnë në Qendrat e Ndalimit përgjithësisht kanë të kryer kursin bazik të Qendrës së Ndalimit si dhe trajnime të tjera që përkojnë me natyrën e punës së tyre. Duke u bazuar në aktet ligjore ku është paraparë që kontrollimi i personave të ndaluar të bëhet nga zyrtarë policor të gjinisë së njëjtë me të ndaluarit, është gjetur se ka mungesë të trajnimeve të zyrtareve policore të gjinisë femërore. Stacionet policore, në të cilat nuk ka të trajnuar zyrtarë policor të gjinisë femrore me kurs bazik për Qendrat e Ndalimit janë: Suhareka, Malisheva, Istogu, Lipjani, Klina, Dragashi, Prizreni dhe Gjakova. Policia me anë të trajnimeve si burim kryesor të fitimit të njohurive ka arritur të përmirësojë aftësitë dhe të rrisë nivelin e performancës së zyrtarëve policor në menaxhimin me personat e ndaluar, të cilët mbahen në objektet policore krahas viteve paraprake.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 21

  • 4. Plani i përmbushjes së rekomandimeve 4.1. Plani për përmbushjen e rekomandimeve 4.1.1. Mbi bazën e gjetjeve, IPK-ja ka dhënë një numër rekomandimesh dhe pas komenteve të ofruara nga menaxhmenti policor në takimin përmbyllës të datës 07.02.2019, është vendosur që ato të realizohen sipas Planit të veprimit të prezantuar në tabelën e mëposhtme. Nr. Rekomandimi Niveli i

    prioritetit Komentet e strukturës policore Plani i

    veprimit 1. IPK-ja u rekomandon

    udhëheqësve në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se format, të cilat plotësohen për personat e ndaluar, të jenë të standardizuar - unike, si dhe renditja e tyre brenda dosjeve, të bëhet siç parasheh Procedura Standarde e Operimit.

    I Rekomandimi qëndron. Për këtë rekomandim janë njoftuar gjitha DRP-të si dhe është kërkuar nga DRP-të: Që në qendrat e ndalimit të përmbushin standardet për zbatimin e formularëve unik të qendrave të ndalimit sipas PSO-së. Nga të gjitha DRP-të është kërkuar implementimi i këtij rekomandimi sipas Planit të Veprimit nga regjionet përkatëse të kërkuar nga DPVO-SVO pas inspektimit të Qendrave të Ndalimit. Vërejtje për njoftim: Kurse, sipas DPVO që në dhjetor të vitit 2018 ka kryer inspektime në të gjitha qendrat e ndalimit dhe është vërejtur se ky rekomandim është implementuar sa i përket përdorimit të formave unike në gjitha qendra e ndalimit, por në disa raste janë hasur disa mangësi në plotësimin e formës me të gjitha të dhënat e personave të ndaluar. Përfundimisht, në Planin e Veprimit caktohet afati për implementimin e këtij rekomandimi në tërësi.

    Implementimi i këtij rekomandimi parashihet të plotësohet në tërësi dhe pa përjashtim deri qershor 2019, ky rekomandim do të filloj së implementuari MENJËHERË dhe do të mbikëqyret nga stafi Menaxhues i Qendrave të Ndalimit.

    2. IPK-ja u rekomandon mbikëqyrësve dhe personelit përgjegjës në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se në të gjitha rastet e arrestimit - ndalimit, të aplikohen të drejtat e të ndaluarve duke përdorur formularë standard të harmonizuar me aktet ligjore në fuqi.

    I Rekomandimi qëndron. Për këtë rekomandim janë njoftuar gjitha DRP-të si dhe është kërkuar nga DRP-të: Vazhdimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe format e plotësuara me të dhënat të i bashkëngjiten lëndës të personit të arrestuar si dokument se i njëjti është informuar rezulton edhe nënshkrimi i tij në formë. Nga të gjitha DRP-të është kërkuar implementimi i këtij rekomandimi sipas

    Implementimi i këtij rekomandimi parashihet të plotësohet deri qershor 2019, ky rekomandim do të filloj së implementuari MENJËHERË dhe do të

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 22

  • Planit të Veprimit nga regjionet përkatëse të kërkuar nga DPVO-SVO pas inspektimit të Qendrave Ndalimit. Vërejtje: Sipas të dhënave të DPVO pas inspektimit të kryer në dhjetor 2018 ky rekomandim është implementuar por me disa mangësi gjatë plotësimit të dhënave dhe po ashtu afati përfundimtar për implementim është caktuar në P.V nga DPVO.

    mbikëqyret nga stafi Menaxhues i Qendrave të Ndalimit

    3. IPK-ja u rekomandon zyrtarëve përgjegjës në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se si pjesë e dosjes së të ndaluarit të jetë i bashkëngjitur edhe Aktvendimi mbi ndalimin, si akt i lëshuar nga autoriteti kompetent, drejt mbajtjes së duhur të dosjes së të ndaluarve në Qendrat e Ndalimit.

    I Rekomandimi qëndron. Për këtë rekomandim janë njoftuar gjitha DRP-të si dhe është kërkuar nga DRP-të: - Aktvendimi mbi ndalimin dhe Aktvendimi mbi lirimin çdo herë të i bashkëngjitet dosjes së personave të ndaluar. - Të përputhet koha e arrestimit me kohën në Aktvendim kur i shqiptohet masa e ndalimit deri 48 orë të lëshuar nga Prokurori. - Të plotësohen me të dhënat e kërkuara të gjitha rubrikat në forma ku kërkohet nënshkrimi i zyrtarëve policor dhe nënshkrimi i personit të ndaluar. -Të plotësohen me të dhënat koha e vizitës nga mjeku dhe gjithashtu çdo herë të i bashkëngjitet kopja e kontrollës nga mjeku dosjes së personi të ndaluar dhe të dhënat e mjekut. Nga të gjitha DRP-të është kërkuar implementimi i këtij rekomandimi sipas Planit të Veprimit nga regjionet përkatëse të kërkuar nga DPVO-SVO pas inspektimit të QN. Vërejtje: Sipas të dhënave të DPVO pas inspektimit të kryer në dhjetor 2018 ky rekomandim është implementuar pjesërisht dhe duhet të plotësohet në tërësi dhe afati përfundimtar për implementim është caktuar në P.V nga DPVO.

    Implementimi i këtij rekomandimi parashihet të plotësohet dhe të filloj së zbatuari menjëherë deri qershor 2019 kur parashihet që këto të gjetura të plotësohen në tërësi në të gjitha qendrat e ndalimit.

    4. IPK-ja u rekomandon mbikëqyrësve dhe zyrtarëve përgjegjës të Qendrave të Ndalimit që të respektojnë dispozitat

    I Rekomandimi qëndron. Për këtë rekomandim janë njoftuar gjitha DRP-të si dhe është kërkuar nga DRP-të: Dosjet e personave të arrestuar sipas KPPK duhet të ruhen deri 10 vite

    Implementimi i këtij rekomandimi është me prioritet dhe

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 23

  • e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe rekomandimet e Komitetit për Parandalimin e Torturës lidhur me afatet kohore të ruajtjes së dosjeve të të ndaluarve dhe sigurimit të kopjeve të tyre në vend të sigurtë.

    kurse sipas KPT-së çdo dosje origjinale duhet të bëhet kopje dhe të ruhen në një vend të dytë të sigurt. Nga të gjitha DRP-të është kërkuar implementimi i këtij rekomandimi sipas Planit të Veprimit nga regjionet përkatëse të kërkuar nga DPVO-SVO pas inspektimit të QN. Vërejtje: Sipas të dhënave të DPVO pas inspektimit të kryer në dhjetor 2018 ky rekomandim është në implementim e sipër dhe afati është përcaktuar në P.V nga DPVO

    parashihet të plotësohet deri qershor 2019.

    5. IPK-ja u rekomandon përgjegjësve në Qendrat e Ndalimit që gjatë zbatimit të procedurave ligjore me të ndaluarit, të rritet niveli i përgjegjësisë në zbatimin e të drejtave të personave të ndaluar lidhur me trajtimin mjekësor gjatë kohës sa ata qëndrojnë në hapësirat e ndalimit.

    I Rekomandimi qëndron. Për këtë rekomandim janë njoftuar gjitha DRP-të si dhe është kërkuar nga DRP-të: Çdo person i ndaluar në rast të lëndimeve apo shqetësimeve shëndetësore duhet dhënë ndihma edhe në raste kur i ndaluari e refuzon, mjeku specialist e jep vendimin final mbi domosdoshmërinë e kontrollit apo trajtimit të mëtutjeshëm. Çdo dosje e personit të ndaluar të i bashkëngjiten edhe të dhënat me diagnozën nga mjeku, koha e kontrollimit dhe të dhënat e mjekut. Nga të gjitha DRP-të është kërkuar implementimi i këtij rekomandimi sipas Planit të Veprimit nga regjionet përkatëse të kërkuar nga DPVO-SVO pas inspektimit të QN. Vërejtje: Sipas të dhënave të DPVO pas inspektimit të kryer në dhjetor 2018 ky rekomandim është në implementim e sipër dhe afat është përcaktuar në P.V nga DPVO.

    Implementimi i këtij rekomandimi parashihet të plotësohet deri qershor 2019.

    6. IPK-ja u rekomandon mbikëqyrësve dhe drejtuesve që t’i adresojnë problemet dhe shqetësimet lidhur me kushtet fizike dhe të sigurisë në Qendrat e Ndalimit (video kamerat, aparatet për fikjen e zjarrit, ndihmën e parë, orenditë për

    II Rekomandimi qëndron. Për këtë rekomandim janë njoftuar gjitha DRP-të, DMO dhe TIK: -Përmirësimi i kushtet të Qendrave të ndalimit; -Pajisja me aparate për fikjen e zjarrit; -Përmirësimi i dyerve dhe dritareve ne disa qendra të ndalimit; -Planifikimi i daljeve emergjente; -Kontrollimi dhe rregullimi i kamerave në qendrat e ndalimit.

    Implementimi i këtij rekomandimi është plotësuar në masë të madhe në të gjitha pikat e këtij rekomandimi, ndërsa për ato pika që kanë

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 24

  • pushim, ventilimi, sistemi për thirrje të zyrtarëve policor nga të ndaluarit, plani i evakuimit), në mënyrë që qendrat e tilla t’i përmbushin kushtet e tilla, duke u mundësuar të ndaluarve kushte të nevojshme për kohën e ndalimit apo qëndrimit në to.

    Nga të gjitha DRP-të është kërkuar implementimi i këtij rekomandimi sipas Planit të Veprimit nga regjionet përkatëse të kërkuar nga DPVO-SVO pas inspektimit të QN. Vërejtje: Sipas të dhënave të DPVO pas inspektimit të kryer në dhjetor 2018 lidhur me kushtet që duhet plotësohen vërehet se ka nevojë ende për përmirësime të mëtutjeshme dhe për këtë arsye afati i implementimit është caktuar në P.V nga DPVO.

    mbetur pa u implementuar për të njëjtat çështje janë bërë kërkesat për rregullimin e tyre nga regjionet përkatëse dhe këto parashihen të plotësohen deri në dhjetor 2019.

    7. IPK-ja u rekomandon drejtuesve dhe zyrtarëve përgjegjës për Qendrat e Ndalimit, që të sigurojnë librat standard (Librin për evidentimin e personave te ndaluar në Qendrat e Ndalimit dhe Librin për evidentimin e vizitorëve apo ekipeve monitoruese që kanë për qëllim hyrjen në Qendrën e Ndalimit) mbi evidencat e përcaktuara për Qendrat e Ndalimit, konform Procedurës Standarde të Operimit - Qendrat e Ndalimit (kapitulli E - neni 4 dhe 5).

    I Rekomandimi qëndron. Për këtë rekomandim janë njoftuar DRP-të, DMO, TIK lidhur me: - Sigurimin e Librit standard për evidentimin e personave të ndaluar dhe Librin për evidentimin e vizitorëve; - Për ndalimin e mbajtjes së mjeteve të forta në çdo hapësirë të qendrës së ndalimit siç edhe përshkruhet sipas PSO pika 1.9; - Furnizimi i qendrave të ndalimit me qese të letrës dhe material tjetër shpenzues (dorëza, shampon, letër tualeti, etj); -Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtar policor në qendrat e ndalimit si: pajisja me kompjuter, tavolina, karrige, dollapë për vendosjen e dosjeve, kasaforta për vendosjen e armëve, etj; -Organizimi i trajnimeve nga DRP-të lidhur me trajnimin e zyrtarëve policor për qendrat e ndalimit sidomos zyrtar policor femra pasi ndihet mungesë e numrit të tyre dhe paraqet vështirësi në punën e përditshme. Nga të gjitha DRP-të është kërkuar implementimi i këtij rekomandimi sipas Planit të Veprimit nga regjionet përkatëse të kërkuar nga DPVO-SVO pas inspektimit të QN. Vërejtje: Sipas të dhënave të DPVO pas inspektimit të kryer në dhjetor 2018 lidhur me kushtet që duhet plotësohen

    Implementimi i këtij rekomandimi parashihet të plotësohet në afatin sa me optimal për arsye se kjo qështje është adresuar edhe nga DPVO – SVO në inspektimin e fundit të qendrave të ndalimit dhe e njëjta mbetet dhe është përgjegjësi e Regjioneve përkatëse për sigurimin e këtyre Librave.

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 25

  • vërehet se ka nevojë ende për përmirësime të mëtutjeshme dhe për këtë arsye afati i implementimit është caktuar në P.V të DPVO-së

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 26

  • Shtojcat

    Shtojca 1: Të dhëna mbi përmbushjen e rekomandimeve nga inspektimet e mëparshme Gjetjet nga inspektimi i mëparshëm (viti 2016)

    Inspektimi: Inspektimi i Qendrave të Ndalimit, nr. 07/2016 Nr. Rekomandimi i dhënë Komentet e strukturës

    policore Afatet për zbatim Niveli i

    zbatimit 1. IPK-rekomandon

    Drejtorinë për Planifikim dhe Vlerësim Operacional që të angazhohet në drejtim të azhurnimit të PSO për Qendrat e Ndalimit, në mënyrë që të bëjë përcaktime më detaje rreth procedurave të pranimit dhe kontrollimit të personave të ndaluar, apo të jepen precizime të dispozitave ligjore dhe akteve tjera normative vendore dhe ndërkombëtare që parashohin detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve policor në Qendrat e Ndalimit.

    DPVO është në përfundim të azhurnimit të PSO-së për Qendrat e Ndalimit duke pasur parasysh dhe me prioritet rekomandimet nga IPK-ja.

    Hartimi përfundimtar i kësaj PSO-së për Qendrat e Ndalimit do të jetë me datë 27.12.2016 Po ashtu me qëllim të implementimit të rekomandimeve të IPK-se në gjitha qendrat e ndalimit do të jemi në kontakte të vazhdueshme zyrtare me Komandantët e Stacioneve Policore me qellim të ngritjes së përgjegjësisë dhe profesionalizmit.

    Plotësisht

    2. IPK- rekomandon stacionin policor Mitrovicë Jugu të sigurohet që Qendra e Ndalimit çdo herë të ketë në funksion ndriçimin elektrik me qëllim që dhomat të kenë ndriçimin adekuat.

    DMO -ja pas takimit te dt. 18.11.2016 kur edhe ka pranuar rekomandimet nga ana e IPK-se ka filluar me sanimin dhe rregullimi e instalimeve elektrike me theks të veçant ndriçimi elektrike

    DMO Është filluar me dt. 23.11.2016 dhe do të funksionalizohen me 30.11.2016.

    Plotësisht

    3. IPK-rekomandon menaxhmentin e lartë të SP Istog që të angazhohet në drejtim të evitimit të afërsisë së grilave të dritareve me xhamat e dritareve me qëllim të mënjanimit të mundësisë së thyerjes së xhamave nga ana e të ndaluarve.

    DMO Përforcimi dhe funksionalizimi në ato qendra të ndalimit ku grillat kanë pësuar dëmtimet do të rregullohen brenda këtij viti.

    DMO Matjet dhe inspektimet do të fillojnë nga 25.11.2016 dhe punedhe do të përfundojnë me 21.12.2016

    I pa përmbushur

    4. IPK-rekomandon Departamentin për

    Në gjitha Qendrat e ndalimit në Stacionet

    Stafi menaxhues I pa vlerësuar

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 27

  • Shërbime Mbështetëse që të ndërmerr hapat e nevojshëm në drejtim të fillimit të procedurave kontraktuese me qëllim që të lidhen kontratat për mirëmbajtje të higjienës

    policore Kërkohet furnizim më i mirë me mjete për pastrim Si dhe me qellim sa i përket mirëmbajtjes së higjienës në Qendrën e Mbajtjes janë marr masat shtes për ngritjen e nivelit të pastërtisë me rast janë siguruar mjete shtese për pastrim si dhe do të këtë kontrolle më të shpeshta nga stafi menaxhues

    5. IPK-rekomandon intensifikim të bashkëpunimit në mes Departamentit për Shërbime Mbështetëse dhe menaxherëve të lartë përgjegjës për Qendrat e Ndalimit, që pajisjet të cilat janë identifikuar se nuk i kanë, apo janë jashtë funksionit si: ventilimi, karrige ose ulëse të fiksuara, sirtarët e mbyllur, të angazhohen në realizimin e përmbushjes së kritereve të cilat janë të potencuara në PSO.

    Qendrat e ndalimit, Gjakove Rahovec dhe Malisheve, Kamenice, Prizreni, Peja, Deçan,Viti janë identifikuar që kanë jashtë funksionit si: ventilimi, karrige ose ulëse të fiksuara, sirtarët e mbyllur, monitorimi me kamera alarm për thirrje të angazhohen në realizimin e përmbushjes së kritereve të cilat janë të potencuar në PSO. Pika kufitare Glloboçicë, Hani Elezit Vetëm 5-6. m nga Dera e dhomësgjendet dera emergjente e personelit. Dalje të veçantë nuk ka mundësi as hapësirë të rregullohet. Nga gjitha stacionet policore ku janë qendrat e ndalimit janë parashtruar kërkesa pranë DMO-se me qëllim që të intervenohet urgjentisht me qëllim që të sanohen këto probleme

    DMO – ja ka planifikuar që përmes ngritjes së një tenderi për sanimin dhe renovim të pjesshëm të qendrave të ndalimit ti përfshije edhe pjesën e ventilimit pasi që janë në kompetenc të DMO-së. DMO Procedurat do të fillojnë nga 15.02.2017 Implementimi parashihen që të ndodhe rreth muajit 7 shtate 2017.

    Pjesërisht

    6. IPK-rekomandon intensifikim të bashkëpunimit në mes Departamentit për Shërbime Mbështetëse dhe menaxherëve të lartë përgjegjës për Qendrat e

    DMO – ja ka planifikuar që përmes ngritje së një tenderi për sanimin dhe renovim të pjesshëm të qendrave të ndalimit ti përfshije edhe sistemin e thirrjes përmes ziles pasi

    DMO Procedurat do të fillojnë nga 15.02.2017 Implementimi parashihen që të ndodh rreth muajit 7 shtatë 2017. DTIK Në

    Pjesërisht

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 28

  • Ndalimit, që pajisjet të cilat janë identifikuar se nuk i kanë, apo janë jashtë funksionit si: video kamerat, aparati për fikjen e zjarrit, ndihma e parë, sistemi për thirrje të zyrtarëve policor nga ana e të ndaluarit, t’i vënë në funksion në afate sa më të shkurta kohore.

    që janë në kompetence të DMO-se. DTIK Njësia e Kamerave në kuadër te DTIK është në proces të instalimit të sistemeve të reja të kamerave në Qendrat e Ndalimit në tërë Kosovën, mirëpo për shkak të buxhetit të kufizuar jemi duke bërë instalimet sipas prioriteteve. Qendrat e Ndalimit që deri më tash i kemi instaluar sistemin e ri të kamerave të sigurisë janë: SP Qendër, SP Ferizaj, SP Mitrovicë Jugu, SP Peje, SP Prizren, SP Gjilan dhe SP Malisheve, Glloboçicë, Hani Elezit

    fazën e ardhshme që do të përfundoj më së largu me 15 Dhjetor 2016, do të kryhet edhe instalimi i sistemit të kamerave të sigurisë në këto Qendra te Ndalimit: Podujeve, Lipjan, Leposovic, Deçan, Suhareke, Rahovec. Në këto Qendra te Ndalimit kamerat do te vendosen brenda qelisë për të pasur pamje më të mire dhe pa pengesa nga grilat. Këto kamera janë të parapara të vendosen brenda qelisë për shkak se kamerat janë të kualitetit të larte dhe janë Anti vandal (të qëndrueshme ndaj goditjeve). Kurse, në vitin tjetër do të vazhdojmë me instalime të tjera në Qendra të Ndalimit.

    7. IPK-rekomandon të gjithë menaxherët e lartë përgjegjës të stacioneve policore që në të ardhmen dosjet e personave të ndaluar që nuk ruhen në një vend të dytë të respektojnë nenin 1.4 të PSO-së për ruajtjen e një kopjeje të dosjes në një vend të dytë.

    Qendrat e ndalimit ne Prizreni, Peje, Istog, Viti, Dragash, Gjakove Malisheve, Rahovec, Mitrovice Jugu, Veri, Vushtrri Rekomandimi është realizuar në pajtim me PSO-në përkatëse.

    Shefi i sektorit të operatives, mbikëqyrësi i qendrës së ndalimit do jenë përgjegjës direkt së bashku me shefin e sektorit të resurseve për funksionalizim të këtij sistemi. Deri në funksionalizim janë udhëzuar zyrtarët policor në qendrën e ndalimit që të jenë vigjilent.

    Përgjithësisht

    DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 29

  • Shtojca 2: Të dhëna mbi përmbushjen e rekomandimeve nga inspektimet e mëparshme Gjetjet nga inspektimi i mëparshëm (viti 2016)

    Inspektimi: Vlerësimi i procedurave të arrestimit - ndalimit, nr. 08/2016 Nr. Rekomandimi i dhënë Komentet e

    strukturës policore Afatet për

    zbatim Niveli i

    zbatimit 1. IPK-ja i rekomandon mbikëqyrësve/

    udhëheqësve në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se format të cilat plotësohen për personat e ndaluar të jenë të standardizuara-unike dhe të radhitura siç e parasheh shtojca/format në PSO- Qendrat e Ndalimit

    Obligohen shefat e operacioneve te DRP-ve që të sigurohen format unike sipas PSO-Qendrat e ndalimit

    Afati i implementimit deri më datë 23.12.2016

    Pjesërisht

    2. IPK-ja i rekomandon zyrtarëve policor që janë me detyrë në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se format (formularët ) për personat e ndaluar janë të plotësuara në të gjitha hapësirat që janë të parapara në këta formularë, në mënyrë që të mos vihen në dilemë të drejtat e personave të ndaluar si dhe përfillja e detyrave të përcaktuara në PSO.

    Obligohen komandantet e stacioneve që të implementohet ky rekomandim.

    Afati që nga 22.12.2016

    Pjesërisht

    3. IPK-ja rekomand