12
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo MINISTRIA E BUJQESISE PYLLTARISE DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE KËSHILLIMORE TEKNIKE TEKNIKAT E MENAXHIMIT TË FERMËS

03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo

ministRia e bujQesise pylltaRise dhe zhVillimit RuRalministaRstVo poljopRiVRede, sumaRstVa i RuRalnoG RazVoja ministRy of aGRicultuRe, foRestRy and RuRal deVelopment

depaRtamenti i shËRbimeVe KËshillimoRe teKniKe

TeknikaTe MenaxhiMiT Të FerMës

Page 2: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës
Page 3: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

teKniKat e menaxhimit tË feRmËs | 3

hyrje

në kohën e ekonomisë globale dhe konkurrencës jo të drejtë vetëm një menax-him i mirë i fermës do të ju mundëson fermerëve tanë të jenë sado pak konkur-rent në treg, të kenë një zhvillim të qëndrueshëm duke përdorur resurset, humane, ekonomike dhe natyrore në mënyrë sa më efektive dhe efikase! shprehur thjesht, teknikat bashkohore të menaxhimit na mundësojnë të kemi organizim më të mirë dhe gjetje të rrugës më të lehtë të futjes në funksion të gjitha resurseve ekzistuese si ato njerëzore, teknologjike, pajisjeve, ndërte-save, inputeve dhe materiale tjera të nevojshme të ndonjë ferme, ndërmarrje, shoqate etj. për të arritur një rezultat sa më të mirë të realizimit të detyrave përkatëse. një menaxher i mirë është ai menaxher i cili përdorë teknikat më të mira dhe arrin rezultate sa më të mira për fermën dhe familjen e tij!

pronari i fermës apo udhëheqësi duhet të jetë në gjendje që t’i përzgjedh dhe aplikoj teknikat e udhëheqjes, planifikimit, zbatimit dhe duhet të dijë si t’i mo-tivoj edhe anëtarët e tjerë të familjes apo punëtorët e angazhuar në fermë në mënyrë që të arrijë të prodhojë në mënyrë sa më produktive dhe efektive.

Kështu, përdorimi i këtyre teknikave do t’i ndihmoj udhëheqësit të fermës që të arrijë rezultate cilësisht të larta duke përdorur minimalisht burimet dhe kohën më të vogël të mundshme, si dhe do të reduktoj maksimalisht keqpërdorimin e burimeve. pra duhet të jetë në gjendje që ti bëj gjërat si duhet. si dhe duhet të ketë aftësi për të zgjedhur objektivat e përshtatshme dhe mjetet e duhura për arritjen e rezultateve/prodhimeve. përdorimi i teknikave të menaxhimit në fermë, do t’i mundësojnë udhëheqësit të fermës që të jetë në gjendje për t’i bërë gjerat e duhura në mënyrën dhe kohën e duhur. të gjitha këto teknika duhet të jenë të ndërlidhura me ndryshimet që po ndodhin në mënyrën e jetesës së popullsisë, rritja e standardit të jetesës dhe të ushqyerit, andaj këta janë edhe treguesit më të mirë që për plotësimin e kërkesave të tregut me produkte bu-

Page 4: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

4 | teKniKat e menaxhimit tË feRmËs

jqësore kërkohen praktika të mira menaxhimi, për mirëmbajtjen e pjellorisë së tokës, kontrollin/shmangien e erozionit të tokës si dhe nxjerrja e të hyrave në para në dorë nga ferma.fermeri i mirë duhet t’i mbaj të dhënat bazë të fermës. Këto të dhëna formojnë bazën për llogaritjen e shpenzimeve të prodhimit dhe “fitimin”. të dhënat për ferma janë të dobishëm për identifikimin e mënyrave të cilat ndikojnë pozitivisht në rritje të produktivitet, me fjalë të tjera të ar-dhurat nga toka, fuqia punëtore dhe paraja në dorë. për të prodhuar për treg fermeri duhet të paguajë shpenzimet e prodhimit përpara se do të mund të prodhoj. andaj, në këtë aspekt fermeri duhet të mendoj që të u gjen përgjigje pyetjeve që mund të shfaqen në vazhdimësi si p.sh:

•a kemi burime të nevojshme si tokë, fuqi punëtore, mekanizëm etj.?•a do të kemi nevojë për të blerë dhe të paguar ndonjë material

tjetër të nevojshëm?•sa do të kushtojnë?•a kam njohuri të mjaftueshme për të kultivuar këtë kulturë të re?•Çfarë sasie pritet të prodhohet?•Ku do t’i shesë prodhimet?•Kush do ta blejë?•Çfarë do të jetë çmimi për produktet e mia?•pse do t’i blejnë njerëzit?•sa do të jetë kosto e shpenzimit të transportit deri në treg apo vendin e shitjes?•a mund t̀ i shesë fermeri produktet çdo ditë, apo qasja në treg është e kontrolluar?•cilat ligje dhe rregullore janë të aplikueshme?•a duhet të paguajë fermeri tatim, taksë apo të blejë licencën?

Page 5: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

teKniKat e menaxhimit tË feRmËs | 5

PlaniFikiMi i akTiviTeTeve

planifikimi sikurse në çdo aktivitet tjetër është udhërrëfyes i të gjitha ak-tiviteteve që fermeri pritet t’i realizojë në fermë gjate vitit vijues. përmes planifikimit përcaktohen objektivat e përgjithshëm e specifike të cilat fer-meri synon t’i arrijë.

organizimi i mirë i aktiviteteve në fermë i mundëson fermerit që në mënyrë efektive t’i arrijë objektivat në rritje të prodhimit dhe shitjes. Kështu që përmes organizimit fermeri duhet të bëj ndarjen e detyrave dhe mjeteve të nevojshme për secilën periudhë dhe për secilën kulturë që ai do të kultivon.

planifikimi dhe organizimi i aktiviteteve në fermë është një përmbledhje e llojit dhe vëllimit të prodhimit që do të bartet në tërë fermën dhe për resurset e nevojshme për të kryer atë. Kur shpenzimet dhe të ardhurat e pritura për çdonjërën pjesë të planit janë të organizuara në një parashikim të hollësishëm, rezultati do të jetë plani për tërë fermën. në vijim kemi paraqitur renditjen e aktiviteteve për planifikim në fermë.

Page 6: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

6 | teKniKat e menaxhimit tË feRmËs

Fillimisht duhet të bëhet:•Rishikimi i qëllimeve kryesore dhe objektivave specifike•inventari dhe vlerësimi i resurseve të gatshme,•identifikimi i prodhimeve të mundshme dhe koeficienteve teknike•parallogaritja e bruto fitimit•zgjedhja e një kombinimi të prodhimeve•përgatitja e një buxheti për tërë fermën

fermeri duhet të dijë se sa resurse kërkohen për të prodhuar një njësi të prodhimit. Këta tregues janë të rëndësishëm gjatë përcaktimit të madhë-sisë maksimale të mundshme të prodhimit dhe kombinimit të prodhimit.

fermeri do të duhet të jetë në gjendje të bëjë përllogaritjen e fitimit bruto. buxhetet e prodhimit janë mjete të rëndësishme për planifikim të fermave. buxhetet e prodhimit ofrojnë vlera të përafërta (parallogaritje) të bruto fitimeve (kjo d.t.th. kthimet mbi shpenzimet e ndryshueshme).

fermeri do të duhet që të jetë në gjendje të zgjedhe kombinimin e aktiv-iteteve në fermë, ta gjejë kombinimin e prodhimeve që do të ofrojë fitimin më të madhe përmes përdorimit më të mirë të resurseve që ka në dispozicion.

zhvillimi i prodhimtarisë bujqësore është proces i komplikuar sepse përveç orientimit të qëllimit kërkon kombinime të ndryshme të faktorëve të prod-himit prandaj në mes të zhvillimit të bujqësisë dhe faktorëve që ndikojnë në prodhim ekziston varshmëri e theksuar. ndikimi i faktorëve të ndryshëm varësisht prej proceseve të prodhimit duhet që sa më racionalisht të orien-tohen faktorët që janë me ndikim në procesin e prodhimit.

Page 7: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

teKniKat e menaxhimit tË feRmËs | 7

në prodhimtarinë bujqësore ndikojnë këta faktorë :

• njeriu dhe aftësitë e tij për prodhim •angazhimi dhe interesimi i tij që prodhimtaria të jetë më e madhe•sipërfaqet që kanë në dispozicion të përgatiten për një prodhimtari më

të madhe •kushtet klimatike ndikojnë në prodhimtarinë bujqësore•deponimet investive dhe struktura e investimeve që aplikohen janë faktor

me rëndësi për zhvill e bujqësisë •ndikimi i bartësve të politikave agrare (shteti, oda ekonomike, shoqatat e

ndryshme) janë me ndikim në zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore•tregu është faktor me rëndësi të madhe për rritjen e prodhimtarisë

bujqësore

ndikimi i kushteve në prodhimtarinë bimore është i madh, zhvillimi i bu-jqësisë në veçanti i prodhimit bimor ka një rëndësi të madhe sepse ndikon në zhvillimin ekonomik. prodhimi primar në bujqësi është i nevojshëm që sa më shumë të zhvillohet.

prodhimi primar në Kosove është nën nivelin që duhet të jetë. për të ar-ritur zhvillim më intensiv të bujqësisë duhet që maksimalisht të shfrytëzo-hen sipërfaqet bujqësore dhe për të arritur këtë duhet që në strukturën e shfrytëzimit të sipërfaqeve të punueshme, sipërfaqet me drithëra të jenë rreth 50% dhe të zgjerohen sipërfaqe me pemë, perime, vreshta dhe me bimë për ushqimin e kafshëve.

prodhimi i drithërave për të cilin prodhim kemi kushte të volitshme për ar-ritjen e rendimenteve më të larta, në anën tjetër të zvogëlohen sipërfaqet me kulturat që nuk janë intenzive përveç nevojave për ushqim një sasi e caktuar duhet të eksportohet dhe pjesa tjetër të përpunohet në industrinë për përpunim.

Page 8: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

8 | teKniKat e menaxhimit tË feRmËs

nëse nga ky aspekt shikohen gjërat atëherë do të kemi rritje të numrit të të punësuarve dhe rritje të të ardhurave. për kultivimin e bimëve industriale duhet angazhuar që të mbillen sipërfaqe më të mëdha dhe për këtë orientim ekzistojnë kushte të volitshme edhe në vendin tonë.

Kultivimi i pemëve dhe vreshtave është i rëndësishëm për vendin tonë dhe disponojmë me kushte të volitshme për rritjen e kësaj prodhimtarie dhe fry-tet mund të konsumohen si ushqim i freskët dhe të përpunohen në industri.

teknologjia bashkohore e prodhimtarisë bujqësore nuk mund të mendo-het pa mjetet kimike të cilat përdoren për ushqim dhe mbrojtje të bimëve. industria kimike e cila prodhon mjete kimike më parë nuk ka luajtur rolin të cilin e ka sot, kjo industri ndikon në ushqimin nga aspekti i pasurimit të tokës me elementet ushqyese si dhe në anën tjetër në ruajtjen e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

Kultivimi i kulturave bujqësore dhe ruajtja e rendimenteve nuk mund të paramendohen pa plehra kimike dhe mjete mbrojtëse. zgjerimi i dëmtuesve të ndryshëm dhe sëmundjeve të bimëve e vejnë në pikëpyetje prodhimtarinë pa aplikimin e mjeteve të mbrojtjes të ashtuquajtura pesticide.

Kusht themelor për aplikimin e mjeteve të mbrojtjes është që këto mjete të përdoren atëherë kur është e nevojshme dhe kur ekzistojnë arsyet që të mbrohen me këto mjete dhe të kenë sukses. mjetet e mbrojtjes duhet të përdoren kur efekti i përdorimit të tyre rritë prodhimtarinë për 30-50%, te kulturat njëvjeçare deri 100%, kulturat shumë vjeçare në raport me shpenzimet kanë rritje të mëdha.

marrja e vendimit për aplikimin e mjeteve të mbrojtjes duhet analizuar, e në radhë të parë në bazë të parashikimeve që dëmi dhe shpenzimet të jenë në raport të drejt duke u nisur nga numri i madh i faktorëve që ndikojnë në

Page 9: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

teKniKat e menaxhimit tË feRmËs | 9

paraqitjen e ndonjë dëmtuesi dhe vlerësimi i nevojshëm për përdorimin e mjeteve mund të parashikohet me anë të makinave siç janë kompjuterët etj. me të cilat mjete mund të prognozohet më shpejt dhe më saktë. me zhvil-limin e lëmive të ndryshme, duhet që mjetet që përdoren duhet të jenë sa më pak të dëmshme për njeriun dhe organizmat që i shfrytëzojnë .

aplikimi i mjeteve për mbrojtje kanë për detyrë që të ndikojnë në rritjen e prodhimit, cilësisë, me shpenzime sa më të vogla, këto mjete duhet të jenë sa më pak të dëmshme për njeriun dhe gjallesat tjera. aplikimi i herbicideve është i nevojshëm për likuidimin e barërave të këqija, me barëra të këqija kuptojmë ato bimë që rriten në një vend që është i padëshirueshëm për bimët tjera. prezenca e këtyre bimëve të padëshirueshme ulë prodhimtarinë dhe cilësinë e prodhimit dhe barërat e këqija të disa njerëz shkaktojnë alergji të ndryshme.

në lavërtari duhet që sa më shumë të kryhen punët me makina sepse përveç shpejtësisë dhe precizitetit që arrihen njëherit rritet edhe produk-tiviteti me aplikimin e makinerisë.aplikimi i mekanizmit në blegtori është faktor me rëndësi në punën në prod-himtari në favor të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë si dhe zvogëlimit të punës së njeriut, me aplikimin e mekanizmit shpenzimi i fuçisë punëtorë është mesatar.

mekanizmi duhet të përdoret në gjithë prodhimtarinë blegtorale, në prod-himtarinë bashkohore blegtoralë për çdo ditë e më tepër përdoret automa-tika, kompjuterizmi etj. kjo ndikon në rritjen e prodhimtarisë dhe lehtësimin e punës së punëtorëve. mekanizmi po ashtu bënë presion në përsosjen e organizimit të prodhimtarisë.

duhet cekur se mekanizimi bëhet në grupime të ndryshme dhe në spe-cializimin e prodhimtarisë. produktiviteti i punës rritet në mënyrë të thek-

Page 10: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

suar me përdorimin e mekanizimit dhe rritet produktiviteti prodhues dhe zvogëlohet në mënyrë të madhe numri i fuçisë punëtore, me mekanizimin rritet edhe efekti ekonomik çka d.m.th. rritet prodhimi , cilësia e prodhimit dhe ulen shpenzimet.

me aplikimin e mekanizmit zvogëlohen vendet e punës të cilët mund të pu-nësohen jashtë bujqësisë. me krijimin e të ardhurave si rezultat i përdorimit të mekanizmit në bujqësi këto të ardhura mund të përdoren për zhvillimin e bujqësisë dhe degëve tjera ku mund të punësohen punëtorët jashtë lëmisë së bujqësisë.

Kërkesat e konsumatorëve do të jenë orientimi i mëtejmë në strukturën e prodhimit në të cilën strukturë ka ndikuar në mënyrë të plotë kërkesat e industrisë përpunuese, exportit etj. struktura e prodhimit bujqësor është e natyrës afatgjate dhe aktiviteti ynë është i orientuar në rritjen e vëllimit të prodhimit dhe ndërrimin e strukturës së prodhimit. duke u orientuar në rritjen e prodhimit bujqësor duhet ndikuar që rregullohet raporti i prod-himtarisë bujqësore dhe asaj blegtoralë.

Kjo njëherit duhet që ti ofroj produkte bujqësore të cilat i plotësojn kërkesat e konsumatorëve që vazhdimisht janë në rritje dhe njëherit duhet të për-puthen me kërkesat e konsumatorëve, çështja e orientimit të prodhimit është çështje e komplikuar dhe afatgjate. orientimi i mëtejmë duhet të jetë:

•në rritjen e prodhimtarisë lavërtare, kjo d.m.th. që edhe më tej duhet të

orientohemi në zhvillimin e lavërtarisë e që është kusht i mëtejmë i rritjes

së prodhimtarisë së tërësishme

•duhet përsosur teknologjinë si kusht për rritjen e prodhimit dhe duhet të

zvogëlohen sipërfaqet me drithëra deri në 50% e në anën tjetër të inten-

sifikohet prodhimtaria bujqësore.

10 | teKniKat e menaxhimit tË feRmËs

Page 11: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës
Page 12: 03_Teknikat e Menaxhimit të Fermës

për me shumë informata ju lutem kontaktoniMBPZhr - Departamenti i shërbimeve këshillimore Teknike Rr. nëna terezë nr. 35zyra nr. a /13tel. 038 200 38 426tel/fax. 038 212 987e-mail. [email protected]

Ky botim është përgatitur me ndihmën e mbpzhR. përmbajtja e këtij botimiështë përgjegjësi vetëm e kompanisë n.p.sh. “esG”, implemetuese e projektit,dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e mbpzhR-së.