107

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010. Interlingua, Shkup, Maqedoni

  • Upload
    seeu

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Permbajtja

HISTORI Reshat NEXHIPI /Manastir/

Shqiptarët në optikën e autorëve të huaj.............................5 GJUHËSI

Nexhip MËRKURI /Vlorë/ Shqiptarët në optikën e autorëve të huaj...........................20

Mustafa IBRAHIMI /Shkup/ Diftongimi i zanoreve i, u dhe y në të folmen e Prilepit e Krushevës......................................................................32

Anila DODA /Durrës/ E folmja e Veleshtës - urë lidhëse mes gegërishtes qëndrore dhe toskërishtes veriore....................................45

Hamit XHAFERI / Tetovë / Leksiku etnofolklorik në fjalët dhe shprehjet popullore në rrethin e Prilepit, Krushevës dhe Prilepit..........................................64

Vebi BEXHETI / Tetovë / Rreth emërtimit të dhenve në Malësinë e Tetovës dhe rrafshin e Pelagonisë.........................................................................73

FOLKLOR Ibrahim KROSI / Shkup/

Lirika popullore shqiptare në rajonin e Pelagonisë, të Prespës dhe të Dervenit.................................................80

ARSIM Sevgani IBRAHIMI /Prilep/

Strategjia e institucioneve arsimore lidhur me vlerësimin në procesin mësimor.........................................................86 ARKITEKTURË

Amra ALIK /Kërçovë/ Kullat e sahatit në Prilep dhe Manastir...............................93

Refik KROSI /Shkup/ Arkeologjia dhe etnografia shqiptare në Derven...............98 KULTURË

Habib RUSHANI / Manastir/ Mbi organizimin e manifestimeve në Manastir.................102

Muqereme ISMAILI / Gostivar/ Poezi................................................................................105

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 4

Zëri i Pelagonisë

Revistë për kulturë, art e shkencë

Nr.1-2 (34-35)/2010 *

Botues “Interlingua” - Shkup

E-mail: [email protected]

*

Kryeredaktor Mustafa Ibrahimi

[email protected]

*

Redaksia Dr. Reshat Nexhipi / Histori Dr. Ibrahim Krosi / Folklor Dr.Hamit Xhaferi (Kulturë)

Sevgani Ibrahimi (Komuna) Habib Rushani / Muzikë

Ajlin Kadriu / Rini *

Sipas mendimit të Agjencisë së Informatave

nr. 01-101/2, nga data:04.02.2002, për

revistën “Zëri i Pelagonisë” paguhet shkallë e

autorizuar e tatimit.

*

ADRESA DHE KOMUNIKIMI Rr. Xhon Kenedi Nr.5-1/3

1001 Shkup. Tel: 070/614-985

*

Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

*

Revista “Zëri i Pelagonisë” U ndihmua nga Ministria e Kulturës të R. Maqedonisë

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 5

Prof.dr. Reshat NEXHIPI /Manastir/

SHQIPTARËT DHE STËRGJYSHËT E TYRE NË OPTIKËN E AUTORËVE TË HUAJ

Sqarim i shkurtë

Nga vetë titulli shihet se, në këtë shkrim, prezantoj konstatimet e autorëve të huaj, pa i elaboruar burimet dhe literaturën e shfrytëzuar nga ana e tyre, prandaj edhe nuk pretendoj që ky punim të konsiderohet për thjesht shkencor, edhe pse nuk i mungojnë elementet e aparaturës shkencore. Edhe pse, me mjaft nga këto konstatime, nuk pajtohem, nuk kisha guxim të kundërvihem, jo vetëm që më mungojnë kundër argumentet autentike, por edhe për shkak se autorët e tyre kanë diplomuar në Paris, Athinë, Kajro, Uashington e gjetiu, kurse disa janë poliglotë me plotëkuptimin fjalës, njohës pra të disa gjuhëve të gjalla dhe të zhdukura etj. Megjithatë, ata lexues që disponojnë me fakte të tjera, është mirë që t i paraqesin, me qëllim që t i afrohemi të së vërtetës, e cila, në lëndët shoqërore, pra edhe në histori, është relative. Me fjalë të tjera, nëse ndonjë ka dëshirë të polemizojë, të drejtohet në adresë të autorëve origjinalë, e jo te ai i këtij shkrimi, i cili lot rolin e interpretuesit dhe asgjë tjetër. Zbardhja pra e historisë është qëllimi i këtij shkrimi.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 6

Radhitja e autorëve (Sipas rendit alfabetik) A. Falmajer, historian i famshëm gjerman: ,,Nëse e

quajmë Atikën Shqipëria e re, kemi kapur dhe thelbin e teorisë,,.1 Kur jemi te Greqia, duhet theksuar konstatimin e Aristidh Kolës, prezantuar në gazetën ,, Kombi,, Nju Jork, 1997, f.4 dhe 97 se emri i Greqisë ka të bëjë me fjalën shqipe grua, gra, kurse në librin Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, f. 169, shkruan se Greqia një kohë quhej Shqipëri e Re.

Тë njëjtën e thotë edhe shkencëtari egjiptian Mathieu Aref në librin Shqipëria..Tiranë,2007, f.288

A. Kokoli, shkencëtar i njohur:90% të heronjve grekë janë me origjinë shqiptare.2

A. Shllajher: gjuha shqipe ka lidhje me gjuhën pellazge.3

Adollf Thiers: Familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe”.4. Shkencëtari francez, Robert d. Angelu, në veprën e tij Enigma,, Tiranë,1998, f.74 për Napoleonin thotë se ishte shqiptar.

Ami Bue, shkencëtar francez: ,,Shqiptarët janë raca më e bukur e Turqisë...do të gjesh mes tyre tipa të denjë për t’u marrë si model për Afërditën e Apolonin.5

Ante Rubeça, shkencëtar slloven: Shqiptarët kanë origjinë ilire.6

Anton Pançev: Gjuha shqipe është ekzotike.7 Arturo Galanti: Shqiptarëve të sotëm u përgjigjet

emri ilirë të rinj.8 1 Elena Kocaqi, Roli Pellazgo- Ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane, f. 196. Citon A. Kola, Arvanitët, f. 137 2 Artikull historik në gazetën Flaka,30 gusht,2004 3 Begzat Baliu, Gustav Majeri dhe Albanologia, Tiranë, 2001, f. 56 4 http://en.wikipedia.org/wiki/User_talk:Dori#NapoleonBonaparti 5 Mitat Frashëri, Shqiptarët, Tiranë, 2005, f.63 6 dr. Ibrahim Krosi, Shqiptarët pasardhës të ilirëve, “Zëri i Pellagonisë”, 5 shtator, 2002 7 Artikull historik në gazetën Koha, 1. 9. 2009

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 7

August Fridrih Pot:“Gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve pellazge”9

Braisfold, shkencëtar anglez: “Nga racat që sot jetojnë në Maqedoni,vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë.10

Daniele Farlati: Të parët e ilirëve e kanë prejardhjen dhe emrin nga pellazgu Hyll, djalë i pellazgut Herkul.11. Se sa kjo shkon në favor të tezës për origjinën pellazge të shqiptarëve, nuk duhet koment tjetër.

Dimitar Canko, shkencëtar bullgar: “Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire”.12

Dimitar Gërdanov: Heraklenë e Manastirit të sotëm e themeluan fiset ilire skirtonët para rreth 2500 vjet, Filipi II, e pushtoi më 358 nga mbreti i tyre-Bardhyli.13. Ky konstatim i këtij historiani nga Manastiri demanton tezën e historisë maqedonase se themelues i Heraklesë është Filipi II, i cili, sipas Gërdanovit del pushtues, kurse Bardhyli autokton.

Dimitar Kamarda:Gjuha shqipe është një nga më të vjetrat në botë.14

Dushko Hr. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër në Gadishullin Ballkanik dhe “pasardhës të drejtpërsëdrejti të ilirëve të vjetër”, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.15 Ky autor, më vonë, me paraqitjen e Sllobodan Millosheviqit në

8 Jakov Milaj, Raca shqiptare, Tiranë, 2005, f. 75 9 . Ibid. 10 Fejton i tij në gazetën e Manastirit ,,Bitolski vesnik,, Bitola, 20.2. 2002 11 Albanika, 58-59, 2006 dhe Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 248 12 Artikull historik në gazetën Flaka, 11. 3. 2004 13 Dimitar Gërdanov, Manastiri dhe Heraklea nëpër shekuj,në maqedonisht, botuar në Manastir, më 1969, f.10. 14 Artikull historik në gazetën Flaka, 7. 2. 2004 15 Dr. Dushko Konstantinov- Muzeu Popullor, Manastir, nr.1, mars 1966.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 8

skenën politike, si serbofil, mohonte ato që shkruante më parë për shqiptarët, madje edhe Kongresin e Manastirit e paraqitte si një mbledhje e rastësishme e disa ,,aventuristëve,, shqiptarë, gjë që autori i këtij shkrimi polemizoi ashpër me të përmes shtypit në gjuhën maqedonase.

Edith Durham: Leka i Madh, pa dyshim, ishte shqiptar.16 Këtë e thotë edhe shkencëtari francez Robert d. Angelu, në librin e tij Enigma, Tiranë,1998, f.244.

Eduard Shnejder: “Gjuha shqipe është “tingëllim më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge”.17

Edvin Jasques, shkencëtar francez “Ilirët dhe shqiptarët janë trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit...,,18 Emrat e tyre kanë të bëjnë me fjalë të gjuhës shqipe.

Elena Kocaqi: ,, Shqiptarët janë të vetmit pasardhës të Aleksandrit të Madh.. Janë popull pellazgo- ilir.. Flamuri i shqiptarëve është më i vjetër në botë... Gjuha shqipe është mëma dhe çelësi i gjuhëve evropiane.19

Enciklopedia greke, vëllimi 19, f. 873:Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm janë pellazgët që jetonin në pjesën më të madhe të botës.20

Enkridion Genikis (Genveis)-publikim i botuar në v. 1849 në Athinë, në të cilin thuhet se shqiptarët janë pasardhës të racës ariane.21

Evlia Çelebia, i shekullit 17: Në Shkup gjuha qendrore është shqipja.22

16 Edith.Durham, Brenga e Ballkanasve, Tirana, 2000, f. 2000 17 Artikuj historik në gazetat Флака, 7. 2. 2004 18 Artikull i Yllka Beçit në gazetën Fakti, 24. 5.2004 19 Elena Kocaqi, Roli Pellazgo- Ilir.. f. 4, 102 dhe 105 20 Ilmi Veliu, Skenderbeu, Kërçovë, 2005, f. 32 dhe artikulli i Rahmi Ganiut në gazetën Lajm, 26 shtator, 2009. 21 Artikull historik në gazetën Fakti, 23. 4. 2007 22 Artikull historik në gazetën Fakti, 3. 9.Факти, 2003

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 9

Fal Majeri: “Shqiptarët me armë të vetme burrërinë dhe shpirtin luftarak,u ruajtën për 1000 vjet dhe arritën të mbijetojnë... Kryengritja greke e shek. XIX, që shpëtoi Greqinë nga zgjedha turke, qe vepër e shqiptarëve”.23

Franc Nopça: Ca forma të veshjes popullore shqiptare vijnë drejtpërdrejt nga veshja që ka qenë në përdorim në këto hapësira nga koha psrahistorike.24

Gottfried Vilhelm Lajbniz, shkencëtar gjerman i shek. 17:,, Gjuha shqipe është gjuhë e Ilirëve të lashtë,, 25

Grigor Përliçev:“Të gjithë shqiptarët janë zemërgjerë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime…”.26

Gjeorgj Von Hahn, albanolog gjerman: Shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe Ilirëve.27

Gjergji i I, mbret i Greqisë: ,,Arvanitët përbëjnë shumicën e popullsisë sonë,,.28

H.Pedersen: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve.29.

Hahni (J.G Hahni), doktor, konsull i Austrisë në Shqipëri, më 1854: shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve.30

Halkokondili, kronist bizantin, i cili Sfetigradin e identifikon me emrin Sfeta, afër Sopotnicës të Demir Hisarit të sotëm.3130. Nëse kjo argumentohet sa duhet, do

23 Dr Jakov Millaj, Raca shqiptare.. 109 24 Edibe Selmani- Osmani në gzetën Fakti, 22 tetor, 2009 25 Valon Kurti në gazetën 24 orë, 3. 12. 2009 dhe është gjuha kryesore e civilizimit europian.- Flaka,7. 2. 2004 26 Grigor Përliçev, Skenderbeu, Shkup,1968, f.27 27 Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 2008, f.880 28 Elena Kocaqi, Roli Pellazgo..,f 196 29 Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 146 30 Rahim Ganiu në gazetën Lajm, 26. 9. 2009 31 Ilmi Veliu, “Skënderbeu”… f.126

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 10

të ishte me vlerë të madhe historike, sepse me këtë, zgjerohen kufijtë e shtetit të Skënderbeut deri në Prilep, gjë që që e ka theksuar edhe G. Përliçevi në një nga veprat e tij.

Hektor S.Lenington:,,Maqedonia perëndimore është e shqiptarëve.32 Këtë e thotë edhe Gjorgji Pulevski, i cili, sipas dr. Tome Sazdov, shpeshëherë deklaronte se është nga Shqipëria (shiko te Jehona,Shkup,1984,7,f.95, fusnota nr.1)

Herodoti: Troja gjendet në token Ilire dhe atë e ndërtuan ilirët.33 Kjo dëshmohet edhe nga vetë emri që ka të bëjë me fjalë shqipe- truall etj., si dhe me faktin që emri i dytë i këtij qyteti ishte Ilij, i lidhur me ilirët, prandaj dhe poema e Homerit kushtuar luftës së Trojës quhet Ilijada.

Herodoti për molosët: Molosët janë pellazgë të vërtetë.3433 Kjo shkon në favor të tezës për origjinën pellazge të shqiptarëve, sepse dihet që molosët ishin të gjakut tonë, gjë që dëshmohet edhe nga vetë emri i cili vjen nga fjala shqipe malësi(Mathieu Aref, Shqipëria…f.316)

Horold Whitehal, profesor i linguistikës anglo-gjermane në universitetin Indiana (SHBA):“Shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjeve të gjuhëve indoevropiane” 35

Hristo Andonov-Poljanski:“Sendet e gjetura në vergjinë (Kutlesh) të Greqisë, janë ilire”.36. Atje u gjet edhe flamuri me 16 rreze me të cilin mburet VMRO-ja!!

32 Globi, 24. 3. 2009, f.34 33 Ljubomir Domazetoviç,“Antiçka Makedonija”, Beograd, 2002, f. 60, 61 34 Dhimitër Pilika, Pellazgët... 418 35 dr. Skender Rizaj në gazetën Flaka, 1 mars 2002 36 Hristo Andonov-Poljanski, në fejtoni i tij, botuar në gazetën Nova Makedonija, 11. l. 1991

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 11

J. Radoniç, historian i shquar serb: Kur në fund të shek. XII serbët depërtuan në Dardani (pra edhe në Maqedoni- R.N.) aty gjetën banorë shqiptarë dhe vllahë.37

Jan Jannson dhe I. Laurenber: Epiri i takon Shqipërisë.38. Kjo dëshmohet edhe nga vetë emri që do të thotë i epërm, i sipërm, i lartë etj., kurse emri i mbretit të atij vendi- Pirros, ka të bëjë me fjalën shqipe burrë (M. Aref, Shqipëria…f.86)

Jernej Kopitar, shkencëtar slloven: shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. 39

Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”40

Jovan Cvijiq: Shqiptarët janë ilirët antikë,,.41 Karl Schychardt, shkencëtar gjerman: Odise ishte

ilir.42 Kjo dëshmohet edhe nga vetë emri Odise që ka të bëjë me fjalën shqipe udhëton (M. Atref, 338)

Kiril Ivanov, historian: para sllavëve në Maqedoni jetonin ilirët.43

Koce Stojmenov, Krijues bullgar: ilirët janë paraardhës të shqiptarëve.44

Konstantin Jireçek, historian çek: “Të parët e shqiptarëve kanë qënë ilirët,., shqiptarët e Shkupit sfiduan me suksese të gjitha stuhitë e shekujve që nga Dardania e lashtë dhe ia dolën të ruanin formën e vjetër të emrit të Shkupit.45

37 Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f.42 38 Artikull historik në gazetën Fakti, 22 majit, 2006 39 Begzat Baliu, Gustav Majeri dhe Albanologia, Tiranë, 2000, f.94. 40 Artikull historik në gazetën Flaka, 7. 2. 2004. Të njëjtën e thotë edhe Johan Gotfrid Herrder- Fakti, 22. 1. 2005. 41 Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 360 42 Lj.Domazetoviç, Antiçka Makedonija, f.111. 43 Bekri Ajdini në gazetën Lajm, 20 nëntor, 2009 44 Koce Stojmenov, në gazetën javore ,,Makedonsko sonce,, nr.263, f. 35 45 Dr. Ramiz Abdylit në gazetën Fakti, 3 shtator, 2003

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 12

L.Lamouche, kolonel francez, ish-inspektor i xhandarmerisë në Maqedoni: “Dakët, trakët, ilirianët, epirotët, maqedonasit (e vjetër-R.N.),bëjnë pjesë në një familje të madhe etnografike dhe linguistike, ku shqiptarët, stërnipër të ilirianëve dhe të epirotëve, janë pasardhës më të pastër”.46

Lajosh Talloci, shkencëtar hungarez: S’ka popull në Ballkan i cili mund ta përcjellë historinë e vet në mënyrë të tillë kronologjike nga kohërat më të vjetra gjer më sot, si populli shqiptar.4745

Laonik Halkondili, kronist bizantin: Knez Llazari dhe Stefan Dushani, ishin triballë (popullsi ilire). 48 Kjo dëshmohet edhe me vetë fjalën triball që ka domethënie shqipe( M.Aref,385)

Leopaldi I, mbret hungarez. Për betejën e v.1690, në Kosovë, ka shkruar ,,Ushtria jonë lufton në Shqipëri,.49 Pra Kosovën e konsideronte për tokë shqiptare.

Louis Benloev, historian: Shqiptarët janë kombi më i vjetër i Kontinentit. 50

Luis Schneider, konsulli francez: Shqiptarët janë autoktonë, më të vjetër në Ballkan.51

M. E. Pittard, etnolog:Shqiptarët janë stërnipër më autentikë të ilirëve të vjetër.52

M. Petrushevski: Shqiptarët kanë origjinë ilire. 53 Malte Brun: Shqiptarët janë pasardhës direkt të

ilirëve.5452

46 Dhimitër Canco, Epiri… Flaka, 11.03.2004 47 Dhimitër Pilika,, Pellazgët...f. 9 48 Prof. Dr. Skender Rizaj, Roli i shqiptarëve në Perandorinë osmane, Vjetari, Prishtinë, 2001, f.18. 49 Artikull historik në gazetën Koha, 20.2. 2008. 50 Artikull historik në gazetën Fakti, 4.12. 2009 51 Mitat Frashëri, Fati i Shqipërisë Tiranë, 1999, f. 98 52 dr. Jakov Millaj, Raca...f. 68. 53 Artikull historik në gazetën Flaka, 15 tetor, 1972, f. 20 54 Ilmi Veliu, Burime gjermane... f. 168

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 13

Marin Soresku, shkencëtar i dalluar rumun: “Shqipja është dëshmi e gjallë e qytetërimit të lashtë evropian” 55

Mathieu Aref, shkencëtar egjiptian: Emri i Lekës së Madh ka të bëjë me fjalën shqipe ëndërr, ka lindur si ëndërr, emri i nënës së tij- Olimpisë me fjalën shqipe o e lumja, o e lumtura, emri i perëndeshës së dheut- Dhemetrës nga fjalët shqipe dhe plus motër, emri i Romës nga fjala shqipe rrumbullak, Maqedoni nga fjalët m qe dhen, bagëti etj, Kiklopi=sy kokë, d.m.th. me një sy në kokë, Helena e Trojës= e lëna, e braktisura, Penellopa, e shoqja e Odiseut = penë e lyp, Prometheu= prue me dhe, Athina=e thëna, Bukureshti= i bukur ësht, Bizanti= buzë, formë buze, Venecia, Venediku, venetë= vendas, Marseleza=mar sjell, tregëti, Brindizi= bri dashi, Himalaj= majë mali etj. Me origjinë ilire ose shqiptare i nxjer përveç Napoleonin dhe Qemal Ataturkun, edhe Pikason, Pitagorën, Spartakun etj. 56

Michael Keister, ekspert i njohur botëror i ekonomisë: e vetmja zgjidhje e problemit shqiptar është bashkimi i tyre kombëtar apo “riintegrimi shqiptar”.57

Mirko Petro, princ i Malit të Zi, shqiptarit Karlo Gropa, i tha: “Kini besë, o nipërit e Piros, Lekës, Boçarit, Skenderbeut…”55.58 Pra, Lekën e Madh e quan me origjinë ilire..

Niko Stilo, shkencëtar, i cili mbi 30 vjet merret me prahistorinë, kas shkruar:,, Shqiptarët janë më të vjetër se toka , ata janë Pellazgë.59

Nikolla Jorga, historian rumun: Populli shqiptar së bashku me baskët është më i vjetri në Evropë, rrjedh nga raca e vjetër ilire etj.60

55 Baki Ymeri në gazetën Flaka, 13.02.2002. 56 Mathieu Aref, Shqipëria...Tiranë,2007, në plot faqe të librit. 57 Artikull historik në gazetën Fakti”, 1.4.2004 58 Dhimitër Canco, Epiri, Flaka, 9.3.2004 59 Arben Llalla në Faktin e 18 gushtit, 2007

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 14

Olbert Omon, shkencëtar francez: Asnjë nga popujt e Evropës nuk ka ligje më të vjetra se ato të shqiptarëve.61

Otto Blau: Tekstet e vjetra të zbuluara në Kretë dhe në Lemos të Greqisë, më 1897-99, mund të deshifrohen vetëm përmes gjuhës shqipe.62

Paul Garde: “Provinca e Maqedonisë, në aspektin antropografik dhe etnik, nuk ka fare lidhje trashëgimie me Maqedoninë antike, pasi ajo ka qenë shtet vetëm dikur, para 2 mijë vjetëve, gjatë kohës së Filipit dhe nipit të ilirëve, Lekës së Madh-Aleksandrit”.63Sipas Edit Durhamit dhe Robert d. Angelut, emri Maqedoni ka të bëjë me fjalën shqipe e madhe (shiko te Edit Durham, Problemet e Ballkanit, Tiranë,1991, f.443 dhe te Robert d. Angelu, Enigma, Tiranë, 1998, f. 246)

Petar Skoku, studiues kroat: Shqiptarët kanë origjinë ilire.64

Petar Vllahoviqi, në librin e tij ,, Bashkësi etnike. Në serbisht, botuar në Beogrd më 1964, pranon origjinën ilire të shqiptarëve.

Porfirio, peshkop grek. Në cilësi të kryetarit të një ceremonie, kur vuri re që mbreti i Greqisë Oton u habit dhe u revoltua kur dëgjoi fjalë të mira për shqiptarët, i tha: “Po, madhëri! Shqipëria lindi themeluesit e kombit tënd!”, kurse pastaj, me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: “Mjerë kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë”.65

Pulianos, antropolog i njohur: Shqiptarët janë pasardhësit e vetëm të pellazgëve.66

60 Artikull historik në gazetën Flaka, 10. 3. 2004 61 Dhimitër Pilika, Pellazgët.....f. 416 62 Artiklull historik në gazetën Fakti, 9, 9. 1. 2009 63 . Dr. Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut...Tetovë, 2002, f. 244 64 Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 181 65 Arben Llalla, në gazetën Fakti, 5 tetor, 2007 66 Dhimitar Pilika...394

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 15

Qiro Truhelka arkeolog i shquar: emri Ilir ka të bëjë me fjalën shqipe i lirë, në kuptim i pamposhtur etj.67 Se sa kjo forcon tezën për origjinën ilire të shqiptarëve, nuk thuhet koment tjetër.

R. Katiniç. Ky shkencëtar konstaton se ilirët emrin e tyre e kanë fituar sipas djalit të Herakleut, Hil (Hilluris) dhe se pasardhësit e Herakleut ishin mbretërit e Evropës dhe Azisë.68 Edhe kjo shkon në favor të tezës se maqedonët e vjetër, kuptohet edhe Lela i Madh kishin origjinë ilire, sepse Herakliu ishte djali i Zeusit, kurse ky ishte perëndi e ilirëve( Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f. 102)

Robert D’Angely, studiues francez: Homeri, Leka i Madh Aristoteli,Garibaldin dhe Napoleonin ishin të një gjaku-iliro-shqiptarë. Emrat e heronjve dhe figurave legjendare Akil, Elena e Trojës, Odisej, Penelopa, Agamemnon, Menelaj, Makedon, Atina, Apolon, Jupiter, Garibaldi, Bukefal, (kali i Lekës së Madh), Troja, Italia, Sicilia, Bizantia, Trakia, Malta, Кavalla, Marsej etj. i nxjerr me fjalë të gjuhës shqipe.69

Robert D’Angely, konstatim të tjera të tij: tekstet në gjuhën shqipe në Greqi mungojnë për shkak se pellazgët i digjnin të vdekurit, prandaj nuk ka varre. Para ardhjes së Oton I për mbret të Greqisë. 1832 dhe 10 vjet pas kësaj , në Parlamentin grek diskutohej në gjuhën shqipe dhe se Greqia e tërë në v.1850 fliste shqip. (f 212 dhe 213) Në kohën e Konstantinit të Madh (me origjinë ilire-R.N.)Në Perandorinë bizantine, shqipja ishte gjuha kryesore.70

Sanfeld (Gjuhësia ballknike, Paris 1930): gjuha shqipe është një etapë moderne e gjuhës ilire.71

67 Aleksandër Stipçeviq, Ilirët, Prishtinë, 1967, f. 69 68 Ljubomir Domazetoviq,Antiçka Makedonija, ..f.104 69 Robert d. Angelu, Enigma, Tiranë, 1998, në shumë faqe të librit. 70 Ibid, f 212, 213,218 71 M.Aref, Shqipëria..., Tiranë, 2007, f, 527

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 16

Seignabos, profesor i shquar: “Shqiptarët janë raca më superiore në Ballkan... Në të ardhmen ata do të luajnë në këtë vënd rolin që luajnë skocezët në Angli”.72

Sime Mladenovski: Pellazgët dhe Pelagonia emrin e fituan nga Pellagoni, i cili, sipas Homerit, ishte baba i Peonit.73 Meqenëse Peoni ishte ilir (Aleksandar Stipçeviq, ilirët, Prishtinë, 1967, f. 25) kuptohet që pellazgët dalin paraardhës të ilirëve dhe të shqiptarëve.

Sime Pandovski: Justinijani dhe i Dioklecijani janë maqedonë të vjetër.74 Kjo shkon në favor të tezës se maqedonët e vjetër, kuptohet edhe Leka i Madh kanë origjinë ilire, sepse dy të lartpërmendurit ishin ilirë.

Stanojeviq dhe Zhivojan Binçiq: Shqiptarët rrjedhin nga ilirët kurse këta nga pellazgët.75

Stefan Vizantiski, gjeograf i shek. 10. Dardaninë (Kosovën etj) e quante Evropë, sipas motrës së Kadmit ilir.76

Stojan Novakoviq. Në librin e tij ,, Çështja e Ballkanit..., Beograd, 1906, shkruan se Shqiptarët janë autohtonë dhe denbabaden në këto troje.77

Sulejman Kulçe, historian turk: nga Pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët.78

Shnajder (Shllajner): Shqipja buron nga gjuha pellazge.79

Tashko prof.dr. Bellçev: Jezu Krishti ishte djalë i Zeusit.80Pra, sipas tij, Jezu Krishti del Ilir, pra stërgjyshi

72 Mitat Frashëri, Fati i Shqipërisë, Tiranë, 1999, f.157 73 Sime Mlladenovski, Historia për klasën e pestë, Shkup, 1994, f. 113- në maqedonisht. 74 71. Sime Pandovski, Makedonija... Bitola, 2000, f. 18 75 Driton Dikena në gazetën Fakti, 28. 3. 2007 76 Ljubomir Domazetoviq, Antiçka Makedoniaja….f.63 77 Anila Limani në gazetën Lajm, 30. shtator, 2009 78 Dr. Skender Rizaj, Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Prishtinë 1991, f. 11, 31, 33, 49 79 Begzat Begzati,Gustav Majeri dhe Albanologia, ...f. 56 si dhe Matheu Aref, Shqiptarët....f. 74

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 17

ynë?!!, sepse Zeusi ishte perëndi ilire(Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f.102) Autori në fjalë, gji-thashtu, Lekën e Madh dhe Bardhylin i nxjerr nga dinastia e maqedonëve të vjetër-Temenidët, me çka, pa dashur Lekën e Madh e nxjerr ilir, sepse Bardhyli ishte i tillë.

Teofilakti i Ohrit: Sllavët, një popull barbar, kishin shkakëtur shumë qytete në Iliri. Një pjesë të banorëve i kishin prerë me shpata, një pjesë e kishin robëruar...objektet fetare i kishin rrënuar, deri në themel etj.81 Prandaj edhe ilirët, për të shpëtuar kokën nga këta egërsira, u larguan në vende t ndryshme të Shqipërisë së sotme, prej nga, më vonë, në periudhën osmane, u kthyen në vendlindjen e stërgjyshërve të vet, por me mbiemra të vendeve nga vinin, gjë që albanofobët e shfrytëzojnë për të konstatuar se shqiptarët janë ardhacakë.

Urlike Marija Knuc, ambasadore e Gjermanisë: Maqedonia mund të jetë anëtare e Bashkësisë Evropiane në v. 2020 vetëm si shtet i përbashkët i shqiptarëve dhe maqedonëve. 82

V.Helbigut, shkencëtar gjerman: Ilirët kanë jetuar jo vetëm gjatë Bregdetit Adriatik të pjesës së Ballkanit, por edhe në vise të ndryshme të Gadishullit Apenin.83

Vërshçeviq: Pjesa e dytë e emrit Prilep ka kuptim shqip.84

Xhuliano Bonfonte, filozof italian: Bizantin (Stambolli) e themeluan ilirët.85 Këtë e dëshmon edhe vetë emri Bizant qëka të bëjë, siç thamë, me fjalën shqipe buzë.

80 Tashko dr.Bellçev, Makedonija 4000 godini, Shkup,1996,f.6. 81 dr. Ilmi Veliu, në gazetën 24 orë, 22 tetor, 2009 dhe shton në kllapa se,, këtë dokument e ka botuar edhe Zlatarski, Sofje,1972,f 196. 82 Artikull historik në gazetën Koha, 18. 3. 2009 83 Dr. Stipçeviq, ilirët, Prishtinë, 1967 84 Dr.Mustafa Ibrahimi, Interpretime dhe studime gjuhësore, Shkup, 2003, f. 86 85 Ljubomir Domazetoviq, Antiçka Makedonija, ..f.127

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 18

G. Katapano, shkencëtar i shquar: Atlantida e zhdukur para 12.000 vjetësh, me një sipërfaqe më të madhe se Azia dhe Afrika së bashku, ishte një ndër vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të të shqiptarëve (Dr. Skender Rizaj,në gazetën Flaka, 1. 3. 2004)

Niko Stilo, shkencëtar, i cili mbi 30 vjet merret me prehistorinë, ka shkruar:,, Shqiptarët janë më të vjetër se toka , ata janë Pellazgë,,

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se historia, gjyshërit e tyre merrnin pjesë në luftën e Trojës të udhëhequr nga Akili”. Kjo dëshmohet edhe me faktin që emrat Trojë dhe Akil, kanë të bëjnë me fjalë shqipe.(shiko te autori në vijim dhe poshtë te M.Aref)

Xhorxh Fred Uiliams, ambasador amerikan: Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh, shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur nga raca pellazge, flasin gjuhën e pellazgëve.. emri Homer ka të bëjë me fjalën shqipe i mjerë, Athina me e thënë, Zeus me Zot, Odise me udhëton, Akil me qiell.. (Dhimitar Pilika, Pellazgët, Tiranë, 2005, f.448)

Virhov, antropoll i njohur sllav, “Shqiptarët janë raca më superiore nga tërë popujt e Ballkanit,, Në kabinetin e tij, më 1878, gjatë zhvillimit të Kongresit të Berlinit, duke folur për racat e ndryshme të Ballkanit, kishte marrë tri kafka prej njeriu dhe para të pranishmëve, tha:“Janë kafka shqiptarësh të vrarë prej turqve... a nuk janë të bukura? A nuk janë madhështore? Ja pra, raca superiore mbi të gjitha të tjerat!”, dhe, siç thuhet në literaturën historike, e përkëdhelte me një ëmbëlsi entuziste kafkën që mbante ndër gjunj. Ai, pastaj tregonte modele kafkash malazez, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, turke, hungareze etj. Këto të fundit ai i tregonte me majën e këmbës, kurse ato të shqiptarëve me kujdes të madh. (Mitat Frashëri, Çështja e Epirit...ku citon revistën franceze Le Matin Paris,1901,15 tetor)

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 19

Rezyme

Nga sa u tha më sipër, sikur vetëm një e katërta të jetë vërteta, përfitohet përshtypja se shqiptarët janë popull më i vjetër në botë, se nga gjiri i tyre kanë dalë figurat më të famshme botërore, qoftë legjendare ose historike: Zeusi ,,baba i perëndive,,pra edhe të gjithë të tjerëve,, fëmijëve,, të tij, Akili- heroi më i shquar në luftën e Trojës, pastaj Leka i Madh, Kleopatra, mbretëresha e Egjiptit, 24 perandorë romakë dhe 5 papë të Romës, Spartaku, 15 princër të Rumanisë, disa sulltanë, qindra kryetarë, kryeministra, ministra etj. të Greqisë, Pitagora, Pikaso, Gariballdi, Napoleoni, Qemal Ataturku, disa artistë, kosmonautë dhe diplomatë-kongresmenë etj në Amerikë dhe qindra të tjerrë anembanë botës.

Për të mos më shpallur si trillues, fantazues ose romantik, lexuesit të cilit këtë tekst mund ta lexojnë shpejt e shpejt, siç e kemi të gjithë zakon, do t’i kujtoj edhe njëherë se konstatimi që Zeusi,, mbreti,, i perëndive, u takon stërgjyshërve tanë, pra, është perëndi ilire, qëndron në Historinë e popullit shqiptar, Prishtinë, 1969, f. 102.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 20

Prof.as.dr. Nexhip MËRKURI /Universiteti “Ismail Qemali”- Vlorë/

MBI DISA PRIRJE TË GJUHËS SË FOLUR SI KOD I TRASHËGUAR

Formulimi i mesazheve gjatë aktit të komunikimit për situata të ndryshme janë në qendër të studimeve. Folësi dhe dëgjuesi si shkëmbyes mesazhesh kanë në kujtesën a kompetencën gjuhësore një shumësi mjetesh të vendosura në mënyrë të çrregullt. Që ai të transmetojë informacion duhet të bëjë kodifikimin e këtij informacioni të dhënë duke përzgjedhur një numër të caktuar nga këto mjete. Përzgjedhja varet nga një tërësi faktorësh e kushtëzimesh,ndër të cilat do të veçonim: situatën ligjërimore, aftësitë komunikatave të folësit , moshën , arsimin etj.

Përzgjedhja prej kodit në mënyrë të ndërgjegjshme i disa shenjave në vend të disa të tjerave për t’ i organizuar më pas në një raport të caktuar që të lejojë prodhimin e një mesazhi, i cili duhet t’i përshtatet sa më mirë qëllimit ka qenë gjithashtu edhe përpjekje e shkollës e familjes. Duhet të jetë një kahe pozitive për të rritur aftësitë për përdorimin e gjuhës siç vënë dukje edhe gjuhëtarët “Midis asaj që nuk duhet thënë dhe asaj që duhet thënë, ekziston një fushë shumë e gjerë mundësish dhe ne mund të zgjedhim lirisht atë mundësi që i përshtatet më mirë mendimit tonë, ndjenjës dhe shijes sonë 86 ”.

Zgjedhja leksikore, fonetike, morfosintaksore dhe mbisegmentore për një situatë duke marrë parasysh edhe

86Altieri Biagi, M.I; Heilman,L. La lingua italiana, Mursia, Milano, 1975, f.65.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 21

faktorë të tjerë ka gjetur shprehjen e vet në termin regjistër gjuhësor. Programet e shkollave, ashtu si edhe puna e familjes synojnë më shumë drejt një niveli ku gjuha të jetë tërësisht e kontrolluar dhe zgjedhjet gjuhësore të udhëhiqen nga rregulla të kodifikuara gramatikore duke mos lënë mënjanë asnjë nga elementët e termit regjistër i lartë, e cili mund të pasqyrohet shkurt në skemën e mëposhtme.

Rruga drejt një regjistri të ngulitur: Përvoja e kuvendeve Burra Rregullat, Kodet e caktuara Gra Vlerat e secilit Mosha të tjera... Studimet për të folurin si një aspekt i personalitetit janë

bërë nga disa pika vështrimesh dhe janë ndalur edhe në : tonin, zërin, dukuritë e fjalorit dhe të gramatikës. Më tej ato janë shtrirë duke parë aspektin e ndryshimit kulturor me programe të edukimit thelbësor që kanë të bëjnë me shkallën e arsimit dhe të shumëgjuhësisë.

Këndvështrimi në këtë gjerësi ka pika afrimi e mospërkimi. Mund të shihen si përbërës të kulturës gjuhësore fjalimet përuruese në familje apo në vende të tjera, të cilat synojnë ndër të tjera për të zbatuar disa maksima si: për të arritur shprehjen e qartë, shmangien e dykuptimësisë si edhe mënjanimin e fjalëve parazite, të tepërta.

Përpjekjet për të rritur kulturën e të folurit në trevat shqiptare, në trevat buzë Adriatik si shprehje e tipareve treguese të fisnikërisë dhe të bukurisë shpirtërore që kanë konturuar tiparin e moçëm, veçorinë etnike të një populli me gjuhë të lashtë e me kulturërritje.

Kultura e të komunikuarit pasqyron rregulla të caktuara mirësjellje e nderimi, të cilat meritojnë të njihen, të zbatohen të vlerësohen si cilësi të vyera të kulturës drejt një regjistri të ngritur, të lartë .

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 22

Për konsolidimin e kulturës komunikuese kanë shërbyer kuvende a veprimtari të ndryshme. Shpesh të folurit e njerëzve më të mençur që drejtonin kuvendet apo takime të tjera kanë shërbyer si modele gjuhësore. Krahas regjistrit që mësohej në shkollë, për pjesën tjetër të kuvendit apo të takimeve të tjera të rëndësishme edhe familja është një lloj mësimi pa orar.

Në mbarë trojet shqiptare pasqyrohen rrethanat e veprimit të Kanunit në Veri dhe të kanunit të Labërisë në Jug, apo kanune të tjera të pabotuara ku përshëndetja shkon me ekuilibrin e barazisë së përgjigjes në mënyrë adekuate nga ana e marrësit.

Trajtat për kulturën e gjuhës kanë përvijuar në disa pika takimi për thelbin e saj. Është nënvizuar se thelbi i kulturës së gjuhës është përdorimi i motivuar i mjeteve gjuhësore, zgjedhja e mjeteve të përshtatshme për të shprehur një përmbajtje të caktuar në rrethana të caktuara.

Këndvështrimi i kulturës gjuhësore të jep mundësinë për të parë edhe proceset e gjalla të përdorimit të ligjërimit popullor me qëllim që të përcaktojë sa më qartë normat dhe rregullat e përdorimit të mjeteve gjuhësore, çfarë duhet të marrë nga ky ligjërim për të ngritur në normë dhe të zbatohen nga të gjithë.

Normat gjuhësore përsosen dhe përmirësohen vazhdi-misht duke qenë se ato janë të lidhura ngushtë me kulturën gju-hësore,janë vetë kultura gjuhësore. Gjatë gjithë jetës del e nevojshme shqyrtimi i përparimit të këtyre normave, futja në kohën e duhur të prirjeve të reja.

Njerëzit kanë nevojë që t’i shprehin mendimet e ndjenjat e tyre edhe sa më bukur, sa më qartë në mënyrë të përpiktë në përshtatje me rrethanat e mjediset e caktuara e për të përmbushur funksione të caktuara. Në rastet e komunikimit shoqëror të organizuar të llojeve të riteve, kuvende, ngjarje të bashkësisë, ceremonitë familjare, thëniet e përpunuara që na kanë arritur janë një pasuri e veçantë. Kjo pasuri gjuhësore ka edhe prirjet e saj.

Me të drejtë thekson Gj.Shkurtaj në librin “Onomastikë dhe etnolinguistikë” “Përshëndetja ka të bëjë me tregues të shumtë ndër të cilat ka rëndësi të madhe caktimi i

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 23

ndryshueshmërisë së statusit të tij, të atij që përshëndet ndaj të cilit drejtohet përshëndetja.87”

Për atë që hyn përshëndetja kthehej me fjalët si edhe në Veri: Mirë se vini!

Në një zonë të veçantë kjo ishte e standardizuar me fjalët e shkruara në portën e shtëpisë dhe në oxhakun e odës.

Largimi nga ndodhia , situata bëhej me përshëndetjet e formuara nga një emër në rasën kallëzore të shquar plus mbiemrin e mirë, ditën e mirë, drekën e mirë etj.

Në qoftë se në të folmet e arbëreshëve të Italisë ndeshim grupin foljor: rri plus ndajfoljen mirë; rri mirë, rrini mirë në të folmet e Përmetit dhe në disa rrethina të tjera fqinjë ndeshim po këtë grup folja rri plus një emër në rrasën kallëzore me parafjalë: rri me shëndet. Ky përdorim haset krahas urimit: Mirë mbetsh! Mbeç me shëndet!

I përafërt me përshëndetjet në anët e Shqipërisë Veriore sidomos në Malësinë e Madhe, në anët e Drenicës etj. të formuara Ditën e mirë, marrësi i jep përgjigje urimin: Mirë vafsh! T’u dëgjoj të mirën! Të vesh shëndoshë e udhë e mbarë! Afrinë e gjejmë edhe në zonën e Tërpanit, Berat, të Vlorës, në të folmen e grave të Malësisë të Madhe, por me ndryshimin që përdoret nga të gjithë banorët:Dita e bardhë!; duke zëvendësuar mbiemrin e mirë me të bardhë. Në zonën e Përmetit është e kufizuar në një mjedis më të vogël përdorimi i kësaj përshëndetjeje.

Urimet mund të shprehen me shumë lloje kombinimesh të fjalëve që autorë të tjerë i emërtojnë formula që ndryshojnë sipas situatave. Më poshtë po radhitim një pasqyrë të shkurtër për krahasime.

87 Shkurtaj, Gj. Onomastikë dhe etnolinguistikë. Tiranë, 2001, f.198.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 24

Puna shumëvjeçare si mbledhës i pasurisë gjuhësore

nga goja e popullit në subjekte të ndryshëm më kanë shtyrë për të realizuar edhe dy argumentet e mëposhtme të shtjelluara gjerë nga Gj.Shkurtaj, i cili thekson : “Edhe në gjuhën shqipe ashtu si në çdo gjuhë tjetër përshëndetja ka pasur e vijon të ketë rëndësinë dhe vlerat e veta, madje në disa mjedise ruajtë-se të trojeve shqiptare përshëndetjet janë shumë të larmishme të lidhura ngushtë me veprimtarinë bujqësore, blegtorale , me praktikat e ndryshme e me jetën shpirtërore, por se ato mje-risht nuk janë përfillur sa duhet si lëndë etnolinguistike, pak janë mbledhur dhe as gjuhëtarët as etnologët pothuajse nuk kanë denjuar të merren me to88.

Përshëndetjet në përgjithësi janë shprehje gjuhësore paraprake apo e zanafillës për çdo ndërshkëmbim kulturor, ajo pasqyron një traditë të lashtë sa vetë njeriu domethënë të

88 Shkurtaj, Gj. Onomastikë dhe etnolinguistikë. Tiranë, 2001, f.209

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 25

drejtuarit me fjalë dhe nisjen e një komunikimi të vërtetë dhe ka një funksion të rëndësishëm gjuhësor.

Studiuesit mendojnë se përshëndetjet e para ndërmjet njerëzve kanë qenë ato me gjeste pastaj janë shoqëruar me fjalë dhe në rrjedhë të shekujve janë zhvilluar dhe pasuruar, janë përtërirë e ndryshuar aq shumë saqë sot në çdo gjuhë përshëndetjet e urimet janë të panumërta. Ato kanë tërhequr e po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve duke u bërë tashmë një pikë referimi me rëndësi e antropolingu-istikës.

Po ky autor shpreh keqardhjen te kjo pasuri gjuhësore në shqyrtimin mjaft interesant të Nino Arcurit( Il saluto e suoi rituali dall antichita ad oggi në Quaderni di Semantica a, xx1n.i giugno 2000, pp,135-162) mëtohet të jepet me një pamje të hapët e evolucionit i vlerave etnolinguistike të përshëndetjes në gjuhë të ndryshme të botës, përmenden shumë të dhëna nga gjuhë europiane, aziatike, por për fat të keq ndonëse se autori është një italian, pra nga një vend fqinj me Shqipërinë dhe me një prani historikisht të pamungueshme të shqiptarëve në brigjet e përtejme të Adriatikut nuk sjell asnjë shembull nga gjuha shqipe apo në mos tjetër nga diaspora arbëreshe e Italisë89.

Marrëdhëniet ndërmjet njerëzve që përfaqësojnë statuse e institucione të ndryshme kanë sjellë thënie standard për këto marrëdhënie. Pajtohemi me mendimin e shprehur nga Gj.Shkurtaj : “Njohja e mënyrës së përshëndetjes në trevat shqiptare si edhe krahasimi me sa dimë me vendet e tjera të botës na jep mundësi jo vetëm për të shestuar sado trashazi, ndonjë tipologji sociolinguistike e etnolinguistike, por edhe për të ndriçuar fazat e zhvillimit të kulturës shpirtërore dhe etikës shqiptare”90.

Ndryshimet në komunikim midis krahinave apo një rrethine, sado të vogla qofshin, mund të jenë shkak edhe për të dalluar prirjet.

Në të gjitha zonat e Përmetit ku janë zhvilluar ekspeditat ndeshen krahas tipologjisë së përgjithshme edhe disa veçori.

89 Shih Nino Arcuri, Il saluto e i suoi ritually dall antichita ad oggi, në Quaderni di Semantica a, xx1n.i giugno 2000, pp, 135-162. Cituar sipas Gj. Shkurtaj. 90 Gj.Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Tiranë, 2001, f.197.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 26

Hyrja në shtëpi, në odë, kur janë shumë të pranishëm, shoqërohet me fjalë: Mirëmbrëma! Mirëdita! Mirë se u gjej ! Por ka raste që shoqërohet me fjalët: burra, i zoti i shtëpisë etj.

Drejtimi sipas detyrës që kishte ruhet mirë në kuvendin familjar apo në një veprimtari tjetër.

Zoti dollibash, më jep leje ku të drejtohem. Kam ardhur nga… Fshat ose qytet ku të drejtohem Ose kur bëhej ftesa: Zoti … më ka dërguar Të urdhëroni në dasmë , të dielën urdhëroni! etj. Mënjanohen fjalët: teta, xhaxhi, ndonëse mund të ishin

edhe të afërt si lidhje farefisnore. Çfarë shtrirje kishte më tej në situate të tjera përdorimi i

fjalëve : zoti, zotëri , zotni dhe shoku? A ndikonin faktorë si pa-suria, kultura gjuhësore e individit ?

Cila ishte shtrirja e kulturës gjuhësore , kuptimet e fjalëve që lidhet me to ?

Si përdorej kuptimi i këtyre fjalëve si adresat dhe për-caktor, si fjalë në përbërje të sintagmës si fjalë e varur apo kur është fjalë kryesore në sintagmë?

Me këto synime u krye një anketim i gjerë me 100 pjesë-marrës; mësues, mjekë, ekonomistë, agronomë, veterinerë, ushtarakë , përfaqësues të komuniteteve fetare

Treguesit ishin interesantë. 1.Cilat nga fjalët përdorni për të thirrur me

nderim:zotëri, zotni, shok ? Përdorim për të thirrur me nderim fjalën zotëri 60

%,fjalën zotni 10 %, fjalën shok 30% 2.Për një njeri që është shumë i mirë , i sjellshëm

dhe i nderuar si e thërritni? E përdorin si në FGjSSh 51% fjalën zotëri, 17% fjalën

zotni, 11%, fjalën shok 5%, fjalën i nderuar 3%

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 27

3. Thirrjen në shenjë respekti: shok apo zotni e lidhni

me bindjet partiake ? E lidhin me bindjet partiake 18%, e përdorin jashtë

lidhjeve partiake 81%. 4.Si do t’i drejtoheshit një zyrtari që është i kundërt

me bindjet e tuaja partiake ? Drejtohen me fjalën zoti 72%, me fjalën shok 20% me

fjalën kundërshtar 4%. 5. Po njeriu i cili nuk është zyrtar si do t’i drejtoheshit

në shenjë respekti? Drejtohen e fjalën zoti 50%; me fjalën shoku 38%, thjesht

në emër,4%,me fjalën mik 8%. 6.A është e lehtë për t’u përdorur si fjalë për t’u

drejtuar me nderim ? E lehtë për t’u përdorur 58% e vështirë për t’u përdorur

42%.

e lehtë

e vështirë

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 28

7. Dikush ju bën një të mirë , ju mbron në një situatë të vështirë si do ta quani: zotëri mirë, apo shok i mirë ?

E quajnë shok i mirë 79%, zotëri i mirë 21%. 8. Cilën do të preferoje nga këto grupe fjalësh ,djali i

zotërisë apo djali i shokut ? Preferojnë djali i shokut 53%, djali i zotërisë 46%. 9. Si do ta fillonit fjalimin tuaj para një mase

njerëzish ? E fillojnë fjalimin zonja dhe zotërinj 80%, shokë e shoqe

19%. 10. Si do ta thërrisnit dikë, të cilit nuk i pëlqen të

punojë dhe e mban veten për të madh? E thërrasin sipas kuptimit të fjalës në FGJSSH

76%,përdorin fjalë tjetër variant 19% . Përdorimi në kohë të ndryshme i këtyre fjalëve kushtë-

zohet në radhë të parë nga faktorë jashtëgjuhësorë e sociolin-guistikë5 dhe vitet që kaloi shoqëria shqiptare para viteve 1990. U rifutën në përdorim pas vitit 1990 për përdorim zyrtar dhe shoqëror për t’u drejtuar dikujt.Vihet re përdorimi më i shpe-shtë i fjalëve: zoti,zonjë në vend të fjalëve: shok,apo shoqe.

Fjalët: zoti , zotëri, zonjë, zonjushë, zotni përdoreshin në vitet e Pasçlirimit dhe janë fjalë trashëguese në ligjërim. Si kuptimi në Fjalorin e 1954 ;fjala zoti si kuptim të parë ka “Titull që i jepet një burri për ta nderuar.” E gjëja pohet edhe për fjalën zonja.91

Në vitet e diktaturës përdoreshin pak dhe u zëvendë-suan me fjalët: shok e shoqe

Kur përdoren si ndajshtime kuptimore në një emërtim , në një titull etj fjala zoti dhe zonja në numrin njëjës janë në trajtë të shquar moroflogjikishisht, kurse në numrin shumës dhe në trajtë të pashquar dhe ndiqen nga një emër i përveçëm apo një emër i përgjithshëm që tregon profesion apo gjendje shoqërore të një njeriu. Mund të renditim si faktorë që mund

91 Përnaska, R. Kur duhen përdorur fjalët zoti dhe shoku? Gjuha jonë ,nr. 1-4,1993, f.115.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 29

të përmirësojnë treguesit e mësipërm kulturën gjuhësore të individit, idiolektit, kompetencën gjuhësore që zotëron për anën semantike të fjalëve me situatat që ndërton ligjërimin.92

Për grupe fjalësh të tilla janë të shumta ,por përdoren njëlloj nga të gjithë folësit për gëzimet, hidhërimet, për një ceremoni tjetër familjare për ndërtimin e shtëpisë së re, për ndarjen e pasurisë, në ceremoninë e vëllazërimit dhe motë-rzimit, për qumështin e parë për atë vit, për fidanin e mbjellë për bimë të tjera të mbjella për një gëzim tjetër jetësor etj., janë kthyer në formula si regjistër i ngulitur. Objekti për të cilën urohet herë përmendet herë jo. Përdoren rëndom foljet në dëshirore. Janë përdorime të rralla urimet me foljen në mënyrën lidhore.

Po përdorime të rralla janë urimet të formuluara me para-fjalë plus emër plus mbiemër: me bukë të ëmbël dhe emër plus ndajfolje behar gëzuar.

Anketimet e realizuara për përdorimin e saktë të regjistrit të ngritur si rol mëshues paraqesin familjen , atje është shkolla e mësimit. Ushtroheshin në mënyrë të pavarur për të mbartur kulturën gjuhësore dhe për ta përdorur lirshëm gjatë aktit të komunikimit. Parapëlqehej një sjellje gjuhësore pastaj niste ushtrimi në familje dhe gjetkë deri sa të merrte rrugë qytetarie më të gjerë, kur shfaqej situata.

Vëzhgimet e kryera në shkolla të ndryshme për aq orë sa ka programi gjuhës shqipe duhet të shkojnë paralel me shkollën e familjes.

Duke sjellë pasuri gjuhësore për etnolinguistikën theksojmë edhe shqetësimin për shkollën për mosshkurtimin e tyre. Shkurtimi është moszbatim, mos formulim i saktë e jo prirje që duhet përkrahur.

Prandaj për të përgjithësuar një prirje të caktuar për një situatë jetësore që kërkon kujdes të foluri paraqesim skemën e mëposhtme, e cila mund të jetë variant i mundshëm.

92 Fjalori i gjuhës shqipe .Tiranë, 1954, f.637.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 30

Kahe drejt një prirjeje:

........... Prirje me shtrirje Veri -Jug kanë filluar të shtohen,dhe

është pasqyruar në mjaft botime ose më shprehjen Veri –Jug ose me shënimin – standard.

Përgjithësimi nëpërmjet botimeve për etnografinë e të folurit, materiale të ekspeditave nga treva të ndryshme për krahasim na bën të pajtohemi plotësisht me mendimin e shprehur nga studiues të tjerë e në veçanti nga Gj.Shkurtaj, i cili është edhe autor i disa botimeve të plota ”Nga studimet dhe paraqitjet e përgjithshme etnolinguistike rreth përshë-ndetjeve në gjuhë dhe bashkësi shoqërore të ndryshme të Europës, po t‘i shohin në planin krahasues, mund të themi se shqiptarët dhe gjuha shqipe karakterizohen si një nga bashkësitë më të pasura me përshëndetje dhe urime të bukura. Ato janë të mbërthyera si një bosht leksikosemantik që tregon cilësitë e larta dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar.

Tejendanë përshëndetjeve dhe urimeve shqiptare si bosht madhor dhe i plotëvlershëm qëndrojnë mbiemrat : (i,e)mirë, mbarë gëzuar shëndoshë si edhe emrat : jetëgjatë, shëndet, gaz, gëzim etj.93

Pra , emërtimi regjistër i ngritur i ngulitur si pasuri etnolinguistike është fushë e gjerë studimi. Kërkon trajtime më të gjera se një artikull për modalitetin e foljeve ,vlerat morfologjike , trajtëformuese të fjalëve të zgjedhura apo ndërtimet sintaksore etj.

93 Shkurtaj,Gj. Etnografi e të folurit të shqipes .Tiranë, 2004, f. 157.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 31 Rregullat , kodet e caktuara të nxjerra nga përvoja e

kuvendeve për situata të ndryshme tashmë janë një pasuri e ngulitur, si regjistër i ngritur i lartë. Modeli gjuhësor i trashëguar shërben për familjen edhe shkollën si përvojë e ngulitjes së një sjelljeje gjuhësore. Kahet e prirjeve gjuhësore janë përfundim i rregullave të caktuara gjuhësore nga shkolla, familja, njerëz të mençur, media etj. Ky regjistër për konsolidimin e tij mënjanon ndonjë faktor si mosha që është kërkesë për regjistrat e tjerë. Sjellja e materialit të mbledhur në ekspedita për krahasime edhe për studiues të tjerë pasurojnë thëniet standard për një situatë të caktuar, si kërkesë e regjistrit të lartë, të ngritur, të cilat kërkojnë të ndjekin, të përvijojnë një rrugë të caktuar ose variante të tjera për t’u kthyer në prirje të pëlqyeshme nga të gjithë.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 32

Prof.dr. Mustafa IBRAHIMI /UEJL – Tetovë/

DIFTONGIMI I ZANOREVE I, U DHE Y NË TË FOLMEN E PRILEPIT DHE KRUSHEVËS

Diftongimi si dukuri fonetike ka shtrirje gjeografike të

ndryshme, të cilat sipas Bahri Becit94 u takojnë krahinave të principatës së Kastriotëve. E folmja e Prilepit dhe Krushevës, sa i përket diftongimit përputhet me të folmet tjera të Gegërisë së Mesme, si me atë të Mirëditës, me të Dibrës, të Lumës, të Lurës, të matit etj.95 E veçantë e kësaj të folmeje është diftongimi i y-së në të gjitha pozicionet e fjalës.

Kjo e folme karakterizohet nga prania e dy sistemeve të fonemave zanore, që kanë secili zonën e vet të përha-pjes. Të dy sistemet përbëhen nga 17 fonema zanore monoftongje dhe një numër diftongjesh sekondare: ¡, §, ¢, ¼, ou dhe ¨96 me gjatësi dhe nuancë hundore të ndryshme si variante fakultative të fonemave |i|, |u| dhe |y|.

94 Bahri beci, Mbi katër inovacione fonetike të të folmeve të Gegënisë së mesme. Konferenca e parë e studimeve albanologjike, fq.263. Tiranë, 1965. 95 Remzi Nesimi, Përdorimi dhe diftongimi i vokaleve i dhe u në të folmen shqipe të rrethit të Tetovës. Jehona, nr.2/1972, f.63 96 Çështja e natyrës fonematike të diftongjeve dytësore mbetet e hapur edhe për të folmen e Prilepit dhe Krushevës.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 33

1. Sistemi i parë shtrihet në fshatrat: Cërnilishtë, Gosti-razh, Peshtalevë, Desovë, Debresht, Llazhan, Zhitoshë, Jakrenovë, Borinë, Sazhdevë dhe Sogle.

2. Sistemi i dytë shtrihet në fshatrat: Presill, Nerovë dhe Alldançe.

Dallimi kryesor midis dy sistemeve mbështetet në: a) në sistemin e parë kemi praninë e diftongimit të i-së,

u-së, dhe y-së së theksuar dhe mungesa e kësaj dukurie në sistemin e dytë.

b) sistemi i parë ka edhe një sërë të varianteve të zanoreve o dhe e. Kështu për shembull përveç o normale, haset edhe një tingull i mesëm në mes të u dhe o (uo). Gjithashtu, krahas e normale, në rrokjen e theksuar haset edhe një tingull në mes të i dhe e (ie). Në sistemin e dytë këto dukuri mungojnë.

c) nuanca hundore është e pranishme vetëm në fshatin Zhitoshë, por jo aq e theksuar. Në këtë të folme, hundorësia e a-së është e një intensiteti të lart, kur ajo është para bashkëtingëlloreve hundore m dhe n: nâna, lâma, kâma, filxhânas, kallkân etj.

§ 1. Z a n o r j a i Zanorja i diftongohet në të gjitha pozitat e fjalës: a) në pozitë nistore të fjalës, veçanërisht tingulli h,

humbet tërësisht, duke mos lënë asnjë gjurmë, P.sh.: ¡dhët (<hidhët), ¡ni (<hiri), ¡thën (<hithër), ¡dhem (<hidhem) etj.; Sipas kësaj, të folmet e Prilepit, Krushevës dhe Dibrës dallohen nga të folmet tjera gege, duke treguar me këtë një veçori të caktuar.

Por, gjithashtu në disa raste është e dukshme, se në fjalët ku humbet tingulli h, zanorja i nuk i nënshtrohet diftongimit: ije (< hije), ise ( < hise), ile (<hile) etj.

b) diftongimi është mjaft i pranishëm edhe në pozicion të mesëm të fjalës: m¡sër (<misër), th¡k (<thikë),

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 34

ash¡k (<ashik), m¡r (<mirë), shp¡rt (<shpirt), m¡k (mik), m¡ (mi), p¡k (pikë) etj.; dreven¢k, gushn¢k, vr¢k, dokn¢s, sllamarn¢c, fuç¢t, pularn¢k, kr¢pshtare, ramen¢k etj.;

c) gjithashtu, diftongimi i zanores i është i pranishëm edhe në pozicion fundor: mull¡ (<mulli) amëls¡ (<ëmbëlsirë), qarsh¡ (<qershi), komsh¡ (<komshi), sh¡ (<shi), bor¡ (<bori), teps¡ (<tepsi); qërsh¢ ; mërsat¢ (Des.,Zh,Sog); si dhe bakërd§ (Zh).

Diftongimi i i-së në ¡, ¢ dhe § haset në këto raste: - në fjalët që përfundojnë me prapashtesat: -ik, -nik:

çajn¡ k (<çajnik), m¡k (<mik), shn¡k (<shinik), kalbasan¡k (<kalbasanik), for¡k (<forik), petan¡k (<petanik), pularn¡k (<pularnik), pasun¡ k (<pasanik); Në Sogle dhe Desovë: dreven¢k, gushn¢k, ramen¢k, lisn¢k . Kemi edhe: çiflik, çelik, Refik.

- diftongohen prapashtesat : -imë, -inë, dhe -im : idhn¡m, piskll¡ m, jet¡ m, laks¡ n, thart¡ n, shll¡ n etj.; shll¢ n, idhn¢ m.

Në mënyrë të ngjashme diftongohen edhe disa huazime maqedonase, siç janë: pobrat¡ m (<pobratim), kop¡ t (<kopita);

- pas afrikateve : c dhe ç : kac¡ (<kaci), porc¡ (<porrci), jac¡ (<jaci), batakç¡ (<batakxhi), toç¡ t (<maq. to~iti);

- pas sonanteve ll, m dhe n : m¡r (mirë), m¡k (mik), n¡p (<nip), idhn¡m (<hidhërim), shn¡k (<shinik), km¡sh (<këmi-shë), boll¡c (<buallicë), mull¡ (<mulli).

- pas ndërdhëmboreve dh dhe th: dh¡ (<dhi), dredh¡ (<dredhi), zgërdh¡et (<zgërdhihet), th¡k (<thikë), leth¡ (<lajthi), th¡ (<thi).

- Diftongohet edhe pas bashkëtingëlloreve: f, v, p, k, ll, r, rr, t, s, sh. P.sh.: e f¡ku (<e fiku), munaf¡k (<tur. mynafik), p¡ka (<pika), v¡ ç (viç), p¡ç, p¡sh (<pishë), dek¡k (<dekik),

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 35

jambull¡ (<jamballi), u pr¡sh (<u prish), rr¡n (<rrinë), t¡ (<ti), t¡nës (tinës), sh¡ (<shi), shp¡ (<shtëpi), baksh¡sh (<bakshish), ros¡t (<rosit); poshtërs¡ (<poshtërsi), teps¡ (<tepsi); aksh¢c, llast¢nk, huk¢t etj.

- pas grupeve të bashkëtingëlloreve: pr, tr, kr dhe fr: pra¡tta (<prita), shtr¡dhi (<shtrydhi), kr¡si (<krisi). Karakteristike për grupin fr është se i-ja ka kaluar në y e cila është diftonguar në ¨: fr¨k (<fryk <frikë), kr¨m (<krym <krimb), kr¨p (<kryp <krip);

- Fenomeni i diftongimit është i pranishëm edhe te foljet (në kohën e kryer e thjeshtë, kohën e pakryer dhe në fjalët e përbëra). P.sh.: sh¡ta (< shita), pr¡ta (< prita), da n¡sem (< do të nisem), u p¡na ( < u pira, u deha).

- në të folmen tonë diftongohet edhe zanorja nazale i, si në fjalët: mullâi, mullâini < mullini, kufâi < kufi, mâini < mini, grâi, grâini < ngri, u nxâi, nxâini < nxi, mrâi, mrâini < mbërriti etj. Duhet të theksohet se në këto fjalë, gjatë diftongimit të zanores i, fitohet përshtypja se nazaliteti ndodh në dy elemente të diftongut ¡.

§ 1.1. Diftongimi i fjalëve të huazuara - Kjo dukuri fonetike paraqitet edhe te huazimet me

prejardhje sllave, edhe atë si te ato të kohës më të vjetër, ashtu edhe te ato të kohës më të re. Te huazimet sllave sipas rregullës diftongohen fjalët që përfundojnë me sufiksin: -ica: bolln¡c (<bolnica), stan¡c (<stanica), raskrsn¡c (<raskrsnica), vrsn¡k (<vrsnik), koçn¡c (<ko~nica); si edhe një numër më i madh i foljeve që në gjuhën serbo-kroate në infinitiv përfundojnë me -iti :smet¡t ( < smetati), kos¡t (<kositi), pozdrav¡t (<pozdraviti), trenir¡t (<trenirati) etj. Me sufiksin -ica diftongohen edhe disa emra personal të gjinisë femërore që përdoren si ndajfolje. P.sh.:

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 36

Ramadan¡c, Qenan¡c, Isen¡c, Osman¡c, Billall¡c, Mefmet¡c, por edhe Sabri:c, Xhemili:c, Tefiki:c, Kadri:c.

- Diftongohen edhe huazimet me prejardhje turke: jac¡ (<jaci), iqin¡ (< qindi), axham¡ (<axhami), aç¡k (<açik), angar¡ (<angari), serm¡ (<sermi) etj.

§ 1.2. Diftongimi i toponimeve - Në të folmen tonë diftongimi i zanores i në ai është

mjaft i pranishëm edhe në emërimin e toponimeve të ndryshme (fshatra, qytete dhe shtete): Mazhuq¡sht, Krushev¡ c, Qan¡ sht ( Mazhuqishte, Krushevica, Qanishte – fshatra në Prilep), Bogom¨ll, Melln¡c, Jabollç¡sht (Bogomilla, Mellnica, Jabollçishta – fshatra të Velesit); qytetet: Manast¡r (<Manastir, Bitola), Prisht¡n, Kaçan¡k, Sof¡ (Prishtina, Kaçanik, Sofje); Shipn¡ paralelisht edhe Allban¡, Gjerman¡, Shfajcar¡, Ungar¡, Slloven¡, Bugar¡ etj por edhe Turki, Gërci, Rusi, Bellgi etj.

- Siç mund të shihet në numrin më të madh të rasteve i diftongohet në ¡ kur është në rrokje fundore: kac¡ (<kaci), kulumr¡ (<kulumbri), mull¡ (<mulli), fenomen që paraqitet në të folmen e Arnit97. Ngjashëm është edhe me të folmen e Tetovës98, ku zanorja i kalon në gjysmëzanore madje edhe në spirantin j, kështu që shumë mbledhës të materialit folklorik e kanë shënuar me aj,ej,oj. Kjo më së shpeshti ndodh në vetën e tretë në kohën e kryer të thjeshtë te foljet që përfundojnë me zanoren o të tipit “puno”. pun«j (<punoi), shk«j (<shkoi), vërdh«j (<vërdhoi <vrapoi). Një dukuri e këtillë haset edhe në fjalët njërrokëshe si: aj (<ai), vllaj (vëllai), xhaj (xhaxhai), taj (<ti).

97 Sh e f q e t H o x h a, E folmja e Arnit, “Dialektologjia shqiptare” VI,Tiranë 1975, f.78. 98 R. N e s i m i, op.cit., f.60.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 37

§ 2. Z a n o r j a u Edhe kjo zanore i ka të gjitha karakteristikat si në

gjuhën letrare. Një inovacion i përgjithshëm jo vetëm për të folmen tonë por edhe për numrin më të madh të të folmeve të gegërishtes qendrore, paraqet diftongimi i zanores së theksuar u, në variante fakultative ¼ dhe ou. Ky fenomen paraqitet në të gjitha regjionet dhe vendet ku haset edhe diftongimi i zanores së theksuar i, 99 pra në Krujë, Mat, Mirëditë, Lurë, Lumë, Dibër, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Prilep, Shkup, Kumanovë.100 Në të folmen shqipe të Prilepit dhe Krushevës zanorja e theksuar u diftongohet në ¼ (C, Bo, Pesh, Deb, Ll, J, S); ou (Des, Zh dhe Sog), kurse nuk kemi diftongim në Presill, Nerovë dhe Alldançe.

Pavarësisht nga gjatësia e tyre, zanorja e theksuar u diftongohet në të gjitha pozitat e fjalës:

a) në pozitë filluese: ¼dh (<udhë), ¼n (<unë), ¼ftëll (<uthull), ¼k (<ujk), ¼rr (<urrë), i ¼shët (<i unët), i a:urrt (<i urtë) etj. Në fillim diftongohen edhe disa toponime: Qafa e ¼kut, ¼dha e Druve, ¼dha e Kuqe (Cërn.), ¼dha Beglikut, ¼dha Gja:t (Des.); ouku, oudha;

b) në pozitë të mesme: c¼c (<cucë), b¼r (<burë), f¼sh (<fushë), f¼rk (<furkë), k¼ngëll (<kungull), n¼se (<nuse), p¼shk (<pushkë), m¼shk (<mushkë) etj. E njejta ndodh edhe me disa toponime: Çeshme M¼çes, Vorret e Kat¼nit (Cërn.), Ke G¼rra (Des.), Shk¼p <Shkup; si dhe hout, kroune, kalanouese, kërcoun, llastounk, strouk etj.

99 C. T a g l i v i a n i, Le parlate albanesi di tipo ghego orientale, “Dardania e Macedonia nord-accidentale”, “La terre albanese redente” I Kosovo”, Roma 1942, f.44-45. 100 J. G j i n a r i, DSH 48.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 38

c) në pozitë fundore, zanorja e theksuar u te fjalët që përfundojnë me grupin e zanoreve ue në fillim reduktohet në u, ndërsa pastaj diftongohet në ¼. P.sh.: u larg¼ (<largu:<largue), ka gërk¼ (<kërku: <kërkuar), ka pun¼ (<punu:<punuar), ka kn¼ (<knu:<kënduar).

Por kemi edhe raste të tjera, veçanërisht me përdorimin e ndajfoljeve të mënyrës si: ksht¼ (<kështu), çasht¼ (qashtu), asht¼ (<ashtu), çiksht¼ (qe kështu).

§2.1. Diftongimi i u në ¼ bëhet në këto raste: - rregullisht diftongohet para bashkëtingëlloreve m

dhe n: sh¼m (<shumë), k¼mëll (<kumbull), gr¼mëll (<grumbull), cif¼n (<cifund), k¼ndër (<kundër), f¼nt (<fund), e m¼ndi (<mundi), t¼ndi (<tundi) etj.

- u-ja diftongohet edhe kur është në formë nazale. Në raste të këtilla nazaliteti kalon në elementin e parë. P.sh.: m¼ndet (<mundet), kr¼nde (<krunde), fr¼thi (<fruthi), i shkr¼m (<i shkrumb), tr¼m (<trumë “bashkë”) etj.

- nga huazimet me prejardhje turke: llak¼m (<llokum), ll¼ll (<llullë), kus¼r (<kusur), majm¼n (<maj-mun), pam¼k (<pambuk), xall¼fe, (<cullufe), c¼rdh (<curle), tumr¼k (<tumruk), zall¼m (<zullum), kall¼p (kallëp);

- diftongimi i zanores u është i pranishëm edhe në huazimet me prejardhje sllave, por më rrallë në krahasim me huazimet turke: kaç¼nk (<ka~unka”lulebore”), dall¼:tk (<dalutka). Diftongim kemi edhe në të ashtuquajturat fjalë ndërkombëtare. P.sh.: p¼dër (<pudre<poudre-nga frëngjishtja), p¼r (<pura).

- procesi i diftongimit të zanores u haset edhe te emrat personal, sidomos me prejardhje orientale. P.sh.: Is¼f (<Isuf), Nas¼f (<Nasuf), Ar¼n (<Harun),

- te disa emra në njëjës, paraqitet diftongimi i u në ¼, por në shumës ky diftong sërish ngushtohet në u. Sh: t¼rk > turq, kr¼shk > kruq, ¼k > uq.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 39

§ 2.2. Kemi raste kur ky proces fonetik nuk është formuar deri në fund, d.m.th. kemi një numër të madh fjalësh, në të cilat, edhe pse theksi bie në zanoren u, ai megjithatë nuk diftongohet. P.sh.: duket, duet, gu:r, gu:m, lule, msus, buk, pu:l, tul, shul, gju:m, lutet, bukël, qu:ll.

Për dallim nga shumica e të folmeve qendrore gege, ku emrat e gjinisë mashkullore që përfundojnë me velarët k, g dhe h, trajtën e shquar e formojnë me prapashtesën -i, kjo formë në të folmen tonë formohet me prapashtesën -u. P.sh.: dushk-u, z«g-u, br®gu, bark-u, shok-u, Mark-u, Vllatk-u, Sadik-u etj. Por emrat që përfundojnë me bashkëtingëlloren h, bëjnë përjashtim nga kjo dukuri. Kjo d.m.th. se forma e shquar, në vend me prapashtesën u formohet me prapashtesën i ,para së gjithash për shkak të humbjes së bashkëtingëllores h. P.sh.: kraí (<krahu), Abdullai (<Abdullahu), Allai (<allahu), sabafi (<sabahu) etj.

- Gjatë diftongimit të zanores nazale u, nazaliteti më shumë kalon në pjesën e theksuar të diftongut, d.m.th. në elementin e parë. Por siç ishte rast edhe me zanoren nazale i, fitohet përshtypja se edhe këtu nazaliteti dëgjohet në të dy elementet e diftongut ¼. P.sh.: tr¼, tr¼ni < truri, tr¼m < trumë (bashkë), shkr¼m < shkrumb.

Në vijat ndarëse fonologjike zanoret u dhe e, kur përdoren me formën e shkurtër të përemrit, gjatë bashkimit të tyre lidhen në ua. Por, në të folmen tonë kjo formë e shkurtër ka kaluar në v, që është rast edhe me të folmen e Tetovës101, Dibrës102. P.sh.: va dhash (<ua dhashë), va shes (<ua shes), va gërkova (<ua kërkova), va lishova (<ua lëshova).

101 R e x h e p I s m a j l i, Sistemi i zanoreve të shqipes së shekullit XVIII, “Gjurmime Albanologjike” , nr.15 -1985, Prishtinë 1986, f.59. 102 N. B a sh a, op.cit., f.158.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 40

§ 3. Z a n o r j a y Për dallim nga të folmet tjera gege, në të folmen tonë

është ruajtur plotësisht dhe shqiptohet si në gjuhën letrare. Haset edhe para bashkëtingëlloreve dhe në fund të fjalës. P.sh.: ky, dry:, qylym, gjysh, gjym, bry:m, bylyk, lyps, klysh etj.

Një inovacion i veçantë gjuhësor që është veçori vetëm e shqiptarëve të Prilepit dhe Krushevës, dhe nuk haset gati në asnjë të folme tjetër, është diftongimi i zanores y në ¨ dhe në raste shumë të rralla edhe ey. Pavarësisht nga gjatësia e tyre, zanorja e theksuar y diftongohet në të gjitha pozitat:

a) në pozitë nistore të fjalës: ¨ll (<yll), ¨n (<hynë), ¨f (<yf), ¨mër (<ymër), ¨mërgja:t (<ymërgjatë), ¨mërshk¼r-tën (<ymërshkurtër);

b) në pozitë të mesme: fr¨:m (<frymë), f¨t (<fyt), qym¨r (qymyr), t¨m (<tym), sht¨p (<shtyp), f¨tet (<fytet), e m¨ti (<e mbyti), e përm¨si (<e përmbysi), ft¨r (<fytyrë), gr¨k (<grykë), v¨ shket (vyshket), m¨kët (myket) etj.;

,fvc) diftongimi është i pranishëm edhe në pozitë fundore të fjalës: s¨ (<sy), at¨ (<aty), t¨ (<ty), ¨ (<hy), fr¨ (<fry) etj.; por edhe zorpafrey (Zh).

Diftongimi i zanores y në ¨ haset edhe në huazimet me prejardhje turke, në këto raste: syf¨r (<syfyr), s¨rme (<surme), çyr¨k (<çyryk).

Dukuri karakteristike me diftongimin e zanores y në ¨ haset edhe gjatë reduktimit të grupeve të zanoreve ye përkatësisht ie, gjatë së cilës fitohen këto procese fonetike:

ye > y > ¨ : f¨ll (< fyll < fyell); kr¨e (< kry < krye); ie > y > ¨ : m¨ll (<myll<miell); f¨r (<fyr < fier); Hasen edhe disa shembuj me nazalitet të ruajtur por

të shkapërderdhur. Në këto fjalë gjatë diftongimit të

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 41

zanores y në ¨, fitohet përshtypja se nazaliteti dëgjohet në të dy elementet e diftongut ¨, siç ishte rasti me zanoret i dhe u. P.sh.: ¨n (<hynë), t¨m (< tym), fr¨m (< frymë).

§ 3.1. Dallime të kushtëzuara: Delabializimi i zanores y në i (y>i) në të folmen tonë është dukuri e rregullt. P.sh.:sinet (<synet), gjinaf (<gjynah), dalln¡shk (<dallëndyshe), atinve (<atyre), çish (<qysh). Këtë ndryshim fonetik e hasim edhe te disa emra personal me prejardhje turke: Imer (<Ymer), Isien (<Hysein), Isnie (<Hysnije), Zilal (<Zylal) (i>y) dyrek (<direk)

Rregullisht me u < y përdoren fjalët me prejardhje turke. P.sh.: dunja (<dynja), duqan (<dyqan), mushter¡ (<myshteri), rushfet (<ryshfet). Haset edhe te emrat personal: Abdul (<Abdyl), Sulejman (<Sylejman), Mufit (<Myfit), Mevlude (<Mevlyde) etj. Në vend të y haset o në fjalët: qotek (<qytek); qostek (<qystek).

§ 4. Diftongje dhe togje zanoresh Një nga dukuritë karakteristike në të folmen

shqipe të Prilepit dhe Krushevës është edhe formimi i togjeve të zanoreve dhe diftongjeve, d.m.th. reduktimi i togjeve dhe diftongimi i tyre. Do t’i shqyrtojmë këto togje: ie(je), ue, oe, ye dhe ae.

§ 4.1. T o g u z a n o r ue.- Është interesante të përmendet se togu zanor toskë

ua në të folmen gege korrespondon me togun zanor ue. Të dy grupet vijnë nga diftongu i vjetër shqip uo, e kjo nga një o në rrokje të mbyllur me sonante, provohet me shembujt: coton(eus) = ftua-ftue, respektivisht caprol(eus) = kapruall > kapruell103 (në të folmen tonë kapr¼ll). Gjithashtu ky grup i zanoreve në takim me sonanten j

103 E.Çabej, “Studime gjuhësore” (III), Prishtinë, 1976, f.122.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 42

ngushtohet në një tingull të gjatë u:. P.sh.: mu:j (<muaj), blu:j (<bluaj), du (<dua), msus (<mësues).

Thjeshtimi i grupit të zanoreve ue në au ka ndodhur përmes tërheqjes së ue në një tingull të gjatë u, i cili pastaj sipas analogjisë me zanoret tjera, diftongohet në ¼, dukuri e njohur në të folmen e Tetovës dhe Kumanovës.104 (ue> u> ¼). P.sh.: tu pun¼ (<punu: <punuar), luft¼ (<luftu: <luftuar), m¼ (<mu: <mua), gërk¼ (<kërku: <kërkuar) etj. Por në disa raste ky grup është ruajtur: grue, gjuetar, due etj.

Procesi i diftongimit paraqitet edhe te mbiemrat foljor: i mart¼m (<i martu:m < i martuem), i lir¼m (<i liru:m<i liruem) etj.

Paralelisht me procesin ue>u>¼ në raste të caktuara, në vend të grupit të zanoreve ue, haset edhe diftongu «: ft«j (<ftua), th«j (<thua), patk«j (<patkua) etj.

§ 4.2. T o g u z a n o r ie (je).- Në të folmen tonë, ai është njëlloj si edhe në të

folmen e Arnit105 dhe Vilit dhe Kalisit106. Ky grup i zanoreve plotësisht është ruajtur. P.sh.: vjet, viedh, vierr, miekër, sietëll, bie, miell(<mbjell). dhiet, muzie, miel etj.

Megjithatë, në disa raste të rralla, togu zanor ie reduktohet në i. P.sh.: zi:nte (<ziente), zina (<zjeva) etj.

Reduktimi i fuqishëm i grupit të zanoreve ie, në mes të fjalës, ka kushtëzuar para të reduktohet në y, pastaj sipas analogjisë të disa zanoreve të tjera diftongohet në ¨.: ¨ < y <ie. duke u dalluar kështu nga të folmet tjera gege. P.sh.: v¨ll (<vyll <vjell); m¨ll (<myll <miell); f¨r (<fyr <fier) etj.

104 R. Ne s i m i, op.cit., f.63. 105 Sh e f q e t H o xh a, E folmja e Arrnit, “Dialektologjia shqiptare” VI, Tiranë 1990, f.86. 106 B. B a r dh i, E folmja e Vilë e Kalisit, “Dialektologjia shqiptare” III, Tiranë 1975, f.143.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 43

§ 4.3. T o g u z a n o r ye. – Grupi i zanoreve ye fillimisht reduktohet në y, pastaj

diftongohet në ¨. (¨<y<ye). P.sh.: p¨t (<pyt <pyet); f¨ll (<fyll <fyell); tr¨s (<try:s <tryezë,.Në disa shembuj, ky grup i zanoreve reduktohet, por nuk kryhet diftongimi. P.sh.: dy:rna (<dyer), ly: (<lyej), u përly: (<u përlye), u shky: (<u shqye).

ye>ai: Vetëm në rast të rralla në vend të grupit të zanoreve ye hasim ai. P.sh.: u kthain (<u kthyen).

§ 4.4. T o g u z a n o r ae.- Ky togë ruhet i pandryshuar. Por në mes të fjalës, për

t’iu shmangur afërsisë së dy zanoreve (ae), futet tingulli epentetik v, i cili ndihmon kundër hiatusit P.sh.: m’dhave (<më dhae), m’thave (<më thae), m’pave (<më pae), m’lave (<më lae).

§ 4.5. T o g u z a n o r oe.- Ruhet në tërësi, veçanërisht në mënyrën urdhërore,

në vetën e dytë. P.sh.: (tai) gërkoe, lishoe, liroe, fërkoe, arroe, zroe, limoe etj. Por, nganjëherë, si edhe në të folmen e Tuhinit (Kërçovë) në mes të fjalës rregullisht futet zanorja epentetike -j, që shërben për shqiptim më të lehtë. P.sh.: lishoje, liroje, fërkoje, arroje, limoje . Për atë shkak themi se kjo dukuri vështirë dallohet.

Në të folmet gege, sipas prof. L.Mulaku, togu oe ka dhënë këto reflekse: e, oe, o dhe ë.107 Në të folmen tonë në disa fjalë, ky grup i zanoreve ka përfunduar me një e të gjatë me futjen e u në fillim të fjalës. P.sh.: uve (<voe), uve:s (vesë<voes).

107 L a t i f M u l a k u, Govor Albanaca Bajgorske Šalje, Prishtinë 1969, f.75

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 44

Përfundim Shikuar nga aspekti i kontakteve ndërshqiptare,

shqiptarët e rrethit të Prilepit dhe Krushevës, të gjendur në një hapësirë më të izoluar nga folësit e tjerë shqiptare në Maqedoni, kanë krijuar një të folme me inovime të veçanta dhe te vetat, që nuk hasen në asnjë të folme tjetër. P.sh.: Diftongimi i y>¨ (s¨, ¨ll); disa forma të përmerave pyetësor: cëri, cëra, cërat (<cili, cila, cilat, cilët); shumësi me prapashtesën –inja (fletorinja, shishinja, magarinja) etj; e njëjta ka ndodhur edhe me disa fjalë leksikore.

Por, nga ana tjetër Prilepi, nëpër shekuj ka qenë urë që ka lidhur shumë rajone, veçanërisht ka qenë i njohtur me panairet që janë mbajtur secilin vit, me çka janë krijuar kushte për paraqitjen e kryqëzimeve të dialekteve të ndryshme, duke bashkuar në vete veçori dialektore që janë të ngjashme me të folemt tjera të gegërishtes së mesme, veçanërisht me të folmen e Krushevës, Dibrës dhe Kërçovës, por edhe të toskërishtes siç është me kohën e pakryer të dëftores, si: punuonja, menduonja, garkuonja etj.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 45

Anila DODA /Durrës/

E FOLMJA E VELESHTËS - URË LIDHËSE MES GEGËRISHTES QËNDRORE DHE TOSKËRISHTES

VERIORE

Shqipja standarde mbështetet gjerësisht mbi gjuhën e gjallë të popullit, por ajo ka edhe një traditë shkrimi, një histori të lëvrimit dhe një rreth përdoruesish që ka ardhur duke u shtuar e zgjeruar me shpejtësi. Sot shqipja standarde duke ruajtur gjithnjë lidhje të gjalla e të shumanshme me gjuhën e folur, është një madhësi mbidialektore dhe me përmasa shtrirjeje mbikrahinore.

Në popullsinë e Veleshtës dallohen dy grupe a pjesë, në bazë të prejardhjes. Një pjesë kanë ardhur nga Dibra dhe e kanë ruajtur të folmen dibrane. Një pjesë kanë ardhur nga jugu (Ladorisht, Frengovë) dhe e kanë ruajtur më tepër të folmen toske.

Kështu në fonetikë midis këtyre dy pjesëve ka dallime parësore e të dukshme si p.sh. në fonemën y. Në të parën mungon kjo formë (pra thuhet di “dy”), kurse në të dytën fonema y ruhet mirë ashtu si në toskërisht “dy”.

Një dukuri tjetër nga fonetika është edhe shqiptimi i bashkëtingëllores t në fillim të fjalës kur ndiqet nga një j, p.sh. tjerr. Te të parët përdoret me q (qerr) ndërsa te të dytët ruhet t pavarësisht se jo në grup me j (tojr).

Një tipar tjetër është përdorimi i fonemës f në pjesën e parë dhe ruajtja e fonemës h në fund të fjalës te të dytët (si në toskërisht), te fjalë të tilla si: tef –teh.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 46

Veleshtarët e mbajnë veten se dialekti tyre futet në atë gegë. Në të vërtetë ai afron shumë me atë gegë, por ka edhe mjaft tipare nga toskërishtja.

Të folmet gjatë historisë së formimit të tyre kanë marrë forma të ndryshme zhvillimi. Për këtë arsye një e folme në vetvete karakterizohet në të njëjtën kohë nga tipare konservacioni dhe tipare inovacioni, veç kësaj, for-ma primare, nga ka marrë fill zhvillimi i një dukurie diale-ktore, gjendet në një a disa të folme të një dialekti tjetër.

Po të krahasohet e folmja e Veleshtës me të folmet e tjera të gegërishtes jugore duket nga njëra anë afria e tyre, por nga ana tjetër kjo e folme ka edhe mjaft ngjashmëri me toskërishten veriore.

Fakti i lidhjes që ka kjo e folme me të folmet e gegërishtes shpjegohet me lëvizjet e popullsisë nga Dibra në Veleshtë, por nga ana tjetër edhe nga Jugu në Veleshtë, ku bëhet një ndërthurje të këtyre të folmeve.

Le të shohim veçoritë e përbashkëta të kësaj të

folmeje me gegërishten: - theksi parafundor i fjalëve të huazuara nga turqishtja:

qòshe, pàre, kòfe, bòkër - theksi fundor i fjalëve vendëse: njeri, veròj, çiri. - në trajtën e shquar shumës nuk dëgjohet ë si

mbaresë e shumësit: ushtart, fjònt, shokt; - nuk dëgjohet ë që është element fundor i temës në

disa emra: plagt, kőmt, lőpt. Nuk ka diftongje: diftongu ua – del në ue (grue-ftue);

del u (dur, bull); del o në u (ő) (shkrősha) Diftongu io është monoftongu në i (zij, përzij); ose jep

ő karakteristike të Veleshtës (oë e shkon drejt ë) (mőjll, zőjna)

Në vend togut ye del e (theja) del ő (főjll) del i (dir). Buzorëzimi i h në f: shof, kref, ftof

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 47

Pra e folmja e Veleshtës i ka katër veçoritë kryesore të gegërishtes qendrore. Përveç diftongimit të i –së të theksueme drejt ai tipike për të janë edhe:

1. Kalimi i g në gj (gjur, gjord); 2. Petalizimi i grupeve tj dhe dj në q dhe gj: qerr, i gjatht. 3. Dalin me u paragjuhore dhe jo me r; femën, trimnőj, emën.

Ka vepruar rotacizmi. 4. Në disa raste grupi mb asimilohet në m: thőm – thumb 5. Grupi mj del nj: mjolt, mjekër 6. Grupi pl del q: qok 7. Grupi fsh ruhet në trup e në fund të fjalës: mundofsh, kofsh 8. Është karakteristike grupi vo i gegërishtes: voj, vorre,

votër. 9. Formimi i shumësave mashkullorë me a: traktorista,

doktora, komunista, xhisha, mcuse. 10. Përdoren përemrat dëftorë të formuar nga përngjitja e

pjesëzës përcaktuese ç (çe), me ky, ai: (ç`ki, ç`ai) 11. Përdorimi i paskajores gege me: me punu 12. Përdorimi i të ardhurës me kam + paskajoren gege:

kam me ndejt 13. Përcjellorja del me trajtën gege tuj: tuj, shőj,

mőjsër. Nga ana tjetër themi se kjo e folme ka ngjashmëri me të

folmen toske. 1. Ka vetëm zanore me gjatësi të mesme dhe të shkurtër. 2. Nuk ka hundorëzime. 3. Mosshqiptimi i n në mes dhe në fund të fjalës: duan, laem. 4. Në ndonjë rast ruhet nj në fund të fjalës: kshtënj, brinja 5. Përdoret g në rastet: grue, grőp, grusht. 6. Bashkëtingëllorja q, gj përdoren në: qan, gjuni, i gjatë. 7. Ekziston grupi mb: kőmbull, mbőjll. 8. Shqiptohet nd: tőnd. Edhe ng shqiptohet: cung, trőng. 9. Grupi fsh ruhet në trup dhe në fund të fjalës. 10. Emrat që mbarojnë me k, g shquhen duke marrë

mbaresat –u: zogu, miku. 11. Rasën kallëzore emrat mashkullorë e bëjnë me

mbaresën –n duke i shtuar i ose u përpara: dhe – un, hun – in.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 48

12. Në rasat emërore, dhanore, gjinore emrat mashkullorë marrin mbaresën –ve: qahove, vocave.

13. Format e rrjedhores njëjës, të emrave femërorë të pashquar bëhet me mbaresat –e, –i: mish lope, mish vőjçi.

14. Foljet jam, kam, në të pakryerën marrin mbaresat si në toskërisht.

15. Foljet jokalimtare në format e kohës së shkuar kanë si ndihmëse fojen kam.

16. Për kohën e ardhme përdoren format: don të shkoj. Por përveç të përbashkëtave me dy dialektet e folmja e

Veleshtës ka edhe veçori karakteristike. Mungesa e fonemës y dhe zëvendësimi i saj me ő: sy –

sőj, krypë – krőjp. Zëvendësimi i fonemës ë me ő që është një o që shkon

drejt ë-së afërsisht si oe e frëngjishtes (siç thotë A. Zeuku) p.sh. lő (lë), bőj (bëj).

Përemrat ç’ki, ç’ai, u përgjigjen formave të gegërishtes njiky, njai. Po kështu çish që i përket formës qysh.

Zëvendësimi i parafjalës prej nga pi karakteristikë e Veleshtës. Në të folmen e Korçës i korrespondon pe, p.sh.: jam pi Peshpője.

Le të shohim disa veçori të të folmes së Veleshtës:

1. Theksi Fjalët turke, që në turqisht janë me theks fundor e

zhvendosin theksin në rrokjen e parafundit: páre; káfe; qóshe; penxhére, xháde; téqe; bákër.

Zhvendosje theksi ka edhe në fjalët: ba:b; pa:sh; baklla:v; te të cilat ka rënë a-ja e theksuar fundore që kanë këto fjalë në turqishte, meqenëse, me ndërrimin e theksit ajo fjalë është ndodhur në pozicion të dobët.

Këtu janë paroksitone edhe fjalët: xhenáze; míde. Kjo dukuri ndodh edhe në të folmen e Dibrës.

Si në gjithë gegërishten jugore dhe në Veleshtë janë me theks fundor edhe fjalët vendase: njerí, verój, ái, çíri.

Pra, përemri ai ka të theksuar elementin e parë (áj). Fjala dísa del rregullisht me theks parafundor.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 49

2. Sistemi i fonemave Nga anketa rezulton se ka vetëm zanore gojore të

shkurta a, e, i, o, u që nuk formojnë kundërvënie fonologjike me të gjatat. Pra ajo gjatësi që vihet re në ndonjë rast, është gjatësi e kushtëzuar fonetikish.

Nga anketa vihet re se nuk ka zanore hundore që të formojnë kundërvënie me ato gojore.

Fonema y në këtë folme jep ő ose ë dhe në ndonjë rast i si në të folmen e Dibrës dhe Kërçovës, p.sh. sy – sőj – sëj (në Peshkopi); lyej – líj.

3. Gjatësia e zanoreve

Ashtu si në toskërishten veriore edhe në të folmen e Veleshtës ka vetëm zanore të gjatësisë së shkurtër dhe të gjatësisë së mesme, mungojnë fare zanoret e gjata. Kjo gjatësi që shfaqet është e kushtëzuar fonetikisht.

Në rrokje të hapur fundore zanorja e e theksuar është e gjatë: vlla, tra, be, dhe,

i e gjatë jep në të folmen e Veleshtës, si në atë të Dibrës (në Lumë), diftongohet në aºi ose oi me një i të patheksuar: çatí – çatoi; dhí – dhoi; shí – shoi.

u-ja e gjatë në Veleshtë si dhe në Kërçovë jep diftongun ou: kupa – kºupa; shtupa – shtºupa; tufa – tºufa, rufa – rrºufa, mulla – mºulla.

4. Hundorësia

Kundërvënia e fonemave zanore të theksuara hundore me fonemat zanore të theksuara gojore në raste si: /ha:n/ “hënë” /ha:n/ “ata hanë”, nuk ekziston pasi “hënë” del “hon” pra me o në të folmen e Veleshtës, më një o që shkon drejt buzorëzimit.

a-ja hundore e gegërishtes jep në të folmen e Veleshtës si në ata të Kërçovës (Tuhinit) jep o: dhondër, shtoma, honger etj.

u hundore jep në të folmen e Veleshtës ashtu si në atë të Kërçovës ou: (hu) hů, trů, ůne.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 50

y jep oe (hundore si e frengjishtes) në Veleshtë, në Reç Dardhë të Dibrës, në Kërçovë: (sy) sőj, (krypë) krőjp, (yti) jőti.

5. Zanoret e theksuara

Zanorja a ka prirje të kalojë në një zanore buzore të mbyllur o si në të folmen e Tetovës, Kërçovës, Dibrës: filxhon, non, dhom (dhëmbi), shtoma, ona (hena), i omël (i amël – i ëmbël).

Nuk ka zanoren e të pakushtëzuar fonetikisht: (them) thoe, (le) len, s’kam ngej.

Bëjnë përjashtim foljet e tipit me forma superlative: (bie) rae, (pe) pae, të cilat dalin me e të pakushtëzuar fonetikisht.

Nuk ka e të theksuar, por grupin e vjetër oe: voe; voz - vezë

Në vënd të ë së theksuar përdoret o që shkon drejt ë, ő si në Kërçovë, Dibër, Tetovë: (lë) lo, (zë) zo, (lëmë) loma. Përjashtim bën (ve f.) vej.

Kanë o të theksuar fjalët: akshom, mon, tamom. Kanë e të theksuar: dhen, zemra, çesh, çeth, dheu, i

verdh. Nuk kanë i të theksuar diftongjet në gegërishtes, si

në Dibër (Lumë) në ëi: mëir, shpëi. Por ruhet i e theksuar në: fiça, xhitë, mish, brinj,

dridhja, ditë, bije, “bie”. Kanë e të theksuar: pres – prejsha – prete. Kanë u të theksuar, si në Kërçovë e Dibër në fjalët:

burrë, cull, pul, grusht, grun; dhe në vend të saj ka diftongun ou në fjalët: shkoull etj.

a shqiptohet e theksuar kur është pas një bashkëti-ngëllore buzore p ose b në rrokje nistore: parë, bab, spat.

6. Zanoret e patheksuara

ë e patheksuar nuk shqiptohet: lopt – lopët, muzat – mëzat, likur – lëkurë, gzim – gëzim, n’rrug – në rrugë. Nuk

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 51

shqiptohet as në mes fjalës: errsojn – errësirrë, puntor – punëtor, trimnoj – trimëri, etj. Nuk shqiptohet as në rrokje të hapur fundore: pul – pulë, buk – bukë, fiçt – fiqtë, dhőjat – dhitë.

Tek fjalët: jő, sőt, mőt, pő kemi vënë re në të folmen e Veleshtës, Kërçovës, Dibrës; që o e theksuar del o që shkon drejt ë, pra mbyllet ő: rrőga, lőp, pagjőva.

u e patheksuar në rrokje të hapur nuk shqiptohet: vejtlla, fjutra, hekri.

Ndërsa në rrokje të mbyllur del ë si në Kërçovë, Dibër: fjutër, vjetëll, hekër (si në gegërisht).

Si në gegërishten qëndrore ashtu edhe në atë jugore po kështu edhe në të folmen e Veleshtës, dëgjohet ë;

në trajtën e shquar shumës nuk dëgjohet ë që shërben si mbaresë e shumësit: brekt, ushtart, shokt, fjőkt, teftert, xhermant;

nuk dëgjohet ë-ja që është element fundor i temës në disa emra femrorë në trajtën e shquar shumës: plagt, punt, lőpt, kőmt.

7. Diftongjet

Kjo e folme ashtu si ajo e Kërçovës dhe Dibrës nuk ka diftongun ua, nuk formohet kundërvënie: tha (ai) – thoe (ti thua).

Ky diftong del ue si në të folmen e Kërçovës dhe Dibrës në fjalët: grue (grua), ftue (ftua);

del u si në të folmen e Kërçovës dhe të Dibrës: dur (duar), bull (buall), muj (muaj), huj (thuaj);

del një o me ngjyrimin e u-së d.m.th. nis si o dhe mbaron si u, p.sh. shkrousha (shkruaja).

Diftongu ie: është rrëgjuar në i si në të folmen e Dibrës e të Veleshtës sa herë ka pasur të theksuar elementin e parë si: zij – ziej, përzij – përziej, u zi – u zie, dilli – dielli, ziva – zieva;

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 52

jep ő (karakteristike për të folmen e Veleshtës):zőjna – zieva, mőjll – miell, por në ndonjë rast përdoret ie (bie);

ie jep e në fjalët: mbedh (vjel në pjesore). Gj. Pekmezi ka konstatuar në toskërishten lindore

kthimin e diftongut ie në je (ie) dhe thotë se kjo ndodhi meqenëse toskërishtja shkoi në rrugën e shkurtimit të diftogut. Këtu është fjala për një e nga e cila ka ardhur diftongu ie i fjalëve mbjell, vjel. Pra, siç duket në të folmen e Veleshtës dalja me e e këtyre fjalëve i përket fiksimit të saj në një fazë më të hershme të zhvillimit të shqipes.

Në këtë të folme nuk përdoret togu ye. Ai del: a) del e theja- thyeja; b) del o fojll – fyell; c) del i dir – dyer. Pra, në të folmen e Veleshtës nuk ka diftongje. Ka

prirje drejt monoftongimit si një dukuri e gegërishtes. Megjithatë ka ndonjë përjashtim.

Diftongimi nuk vepron sot. Që kjo dukuri nuk është sot e gjallë, na bind edhe fakti i njësimit me o i emrave të tipit: trolli – truall, sholl-i – shuall, (dukuri kjo e të folmes së Veleshtës).

8. Bashkëtingëlloret

Bashkëtingëllorja h: a) në fillim të fjalës, ashtu si në shumë të folme të

shqipes edhe në këtë të folme ruhet në fillim të fjalës megjithëse disi e shurdhët: ha, hů,

po kështu edhe në fjalët turke: halla, hizmet, hazër. b) në mes të fjalës ajo nuk shqiptohet: duon – duhan,

laem – lahem; c) në fund të fjalës bie fare, p.sh. kra – krah. Në shumicën e rasteve h fundore është buzorëzuar

në f. Kjo prirje është mjaft e fortë, si dhe në mbarë gegërishten jugore. Shkak për këtë buzorëzim është mesa duket natyra e paqartë e tingullit h në pozicionin

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 53

fundor, të h në f: i ftoft, i spreft, shof, rraf, njof, kref, ftof, mçef, lef etj.

Ekziston kundërvënia r – rr (dridhëse): ruaj, rruaj. Përdoret fonema bashkëtingëllore ll: vlla, dill, dhe

nuk zëvendësohet nga dh. Ekziston çifti i ndërdhëmborëve shtegore th – dh që

hyjnë në marrëdhënie afrikaviteti me çiftinin e dhëmborëve mbylltore t- d: thom, dhoj.

Ekziston çifti i fonemave afrikative paragjuhësore ç – xh [(tj) – (dz)]: çaj, vojç – xhejp, oxhak.

Ashtu si në të folmen e Kërçovës, Dibrës si dhe në gjithë gegërishten e mesme çifti i bashkëtingëlloreve mesgjuhore mbylltore q, gj, del ć, x [(t∫) – (dz)]: ćaf, xak.

Në pozicionin fundor bashkëtingëlloret e zëshme mbeten të tilla: jelb (elb), zog, oriz, lug, i verdh,

Bashkëtingëllorja nj: ruhet në fillim të fjalës, ai në gjuhën letrare: njeri i

njomë, njo në trup të fjalës, si në gegërishten e mesme, nj ka

evoluar në j: e ejtem, shtrejt në ndonjë rast në fund të fjalës, midis dy zanoresh

ruhet nj: kshtenja, brinja. kurse në ndonjë rast tjetër përdoret me j në vend të

nj si në gegërisht dhe dibrançe: thojt, t’rojt. Përdoret j si në gjuhën letrare në fund të fjalëve si:

punoj, laj, voj, gjoj. Në këtë të folme ekziston ŋ (bashkëtingëllore

sonante hundore, prapagjuhore): ngǒsht, kǒngull, cung, trŭng.

Ekziston n paragjuhore e shurdhët: këndoj, tǒnd. Dalin me n si në gegërishte e dibrançe, dhe jo me r

si në gjuhën letrare, e në toskërisht fjalët: emën, femën, trimnoj, punu (punuar), por kemi urë me r si në toskërisht.

Në vend të g në disa raste ka gj: gjur, gjoj, zagjar; pagjoj; tipar ky i gegërishtes qëndrore në përgjithësi.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 54

Por përdoret g si të folmet e jugut etj. në rastet: grue, grop, grusht, lug, burg, zog.

Në vend të q së toskërishtes, në këtë të folme si në atë të Dibrës, Kërçovës, përdoret ć, ćesh, ćerre, ćish, ćime, ćep, ćetë (ka-kau) vetëm në ndonjë rast përdoret si k si: kinxhi (qengji).

Bashkëtingëllorja q përdoret si në gjuhën letrare: qan, kam qőnë. Por përdoret me t dhe jo me q, si në të folmen e Dibrës: tombël – qumësht.

a) Grupe bashtingëlloresh

Në këtë të folme si në toskërisht ekziston grupi i bashtingëlloeve mb: kǒmbull, mbőjll, por në ndonjë rast mb asimilohet si dhe në të folmet e tjera të gegërishtes jugore në m: thőm (thumb).

Grupi nd shqiptohet në këtë të folme: shkǒnd, këndoj, tǒnd.

Edhe grupi ng i bashkëtingëlloreve shqiptohet në këtë të folme: cung, trǒng.

Grupi ngj i bashkëtingëlloreve del nxh: nxhesh, nxhij.

Tipari karakteristik i gegërishtes së mesme shndërrimi i grupeve tj dhe dj në q dhe gj: qerr (tjerr) por kemi edhe tőjr, i gjatht (i djathtë), është karakteristike për të folmen e Dibrës dhe Veleshtës.

Grupi mj në këtë të folme dej nj: njaltë – mjaltë, njekër – mjekër.

Grupi pl del në këtë të folme q: qak – plak; por edhe pj: pjum – plumb;

bl del gj: gjej – blej; grupi fl del f: fie – flej. Grupi fsh ruhet në trup dhe në fund të fjalës, ashtu si

në të folmen e Dibrës ashtu edhe në të Velështës: mundafsh, kofshë.

Në këtë të folme është karakteristië grupi vo i gegërishtes dhe jo va i toskërishtes: voj, votër, vorre.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 55

b) Dukuritë fonetike

Shurdhimi. Bashkëtingëlloret e zëshme fundore përgjithësisht janë ruajtur, në ndonjë rast kalojnë në përgjejgëset e tyre të shurdhëta si p.sh.: dh-th: gjarth – gardh; z – s: mős – mëz; gj – q: zoq – zogj (në numrin shumës).

Bashkëtingëlloret e zëshme në fund të fjalës, nuk shurdhohen kur kanë qenë ndjekur nga një ë fundore e cila sot ka rënë: deg, sheg, jelb – elb.

Elizioni. Në një togfjalësh të përbërë nga një emër i shquar femëror a mashkullor, dhe një mbiemër i nyjshëm ose një emër në gjinore, elidohet nyja e përparme e mbiemrit ose e gjinores: vdora madhe, nusja re, illi sabahit etj.

Dukuria e rënies. Përveç rënies së zanoreve të patheksuara ë dhe u në pozicone të caktuara fonetike, vërehet edhe rënia e ndonjë bashktingëlloreje: vërte – vërtet, gjash – gjasht kren, shpőj – shtëpi.

Ndodh cungimi i fjalëve më shumë në fund por edhe që kanë qenë në mes të fjalës: ce – pse; s’un – s’mundem.

Metateza: thke – kthe, uha – hua, janë fjalë që kanë pësuar dukurinë e metatezës, si në të folmen e Kërçovës dhe Dibrës.

1. EMRI

Gjinia Emrat që tregojnë lëndë, kanë kaluar në emra

mashkullorë: mishi, ujti, djathi, dilli (dylli), ashtu si në të folmen e Dibrës. Emri ujë në trajtën e shquar merr nyjën i të gjinisë mashkullore, që i shtohet trajtës së shquar asnjanëse (ujt + i). Kjo trajtë dytësore mjaft e përhapur dëshmon për zhdukjen jo shumë të vonë të gjinisë asnjanëse në emrat e këtij tipi.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 56

Nuk përdoren si asnjanës emrat që vijnë nga emërzimi i mbiemrave prejfoljorë, por si mashkullorë: t’ftohtin, t’nxehtin, (i ftohti, i nxeti); por përdoret si asnjanës, t’vőjllmet, t’vőjllët.

Nuk ka ambigjini. Numri shumës Shumë nga emrat mashkullorë e formojnë shumësin

me mbaresën –a. Në dallim nga toskërishtja ky lloj shumësi ka një përhapje të madhe në të gjiha të folmet gege. Në grupin e të folmeve jugperëndimore ky lloj shumësi është shumë më i përhapur se në grupin juglindor.

Ky lloj shumësi përdoret në vend të shumësave me –ë, me –e, me –ën:saça, mcusa, harabela, shofera, portokalla, orgjena (jorgana), kazana, plluma, skepa, fjolla; vena, pallata, pusa, lisa, supa.

Me –a e bëjnë shumësin emrat: xhisha, traktorista, kumunista në vend që ta bënin me –ë.

Bën përjashtim kulaç që e bën shumësin kulaçe ose koleç.

E bëjnë shumësin me –a emrat: emna, xhisha, trupa, xhigima.

Bën përjashtim nëjpëjni që e bën shumësin me –i. Emrat që mbarojnë me sht dhe sh e bëjnë shumësin

me –a: boshta, lamsha, gjishta. Me –a e bëjnë shumësin edhe emrat që dalin në

njëjës me temën në –r: flamura, lepra. Emrat që mbarojnë me –ll e formojnë shumësin në

mënyrë të çrregullt: hamallt, çakalla, mashkuj, kumbojlla, ista (yll – yje).

Emrat që dalin me temë në zanore e bëjnë shumësin me jn ose t: pej – pejn (pe), thoj – thojt (thua), moj – mojt (mi), kushroj – kushrojt (kushëri) dhe hu – hujn. (e paske mbush me hujn).

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 57

E formojnë shumësin me j emrat që në gjuhën letrare e formojnë me nj: drapij ose drapnoj, xhaprij, prroj.

Trajta Ka disa emra që nuk e ndryshojnë temën në trajtën

e shquar: qëshur –i (qershor), troll –i (truall), punëtor –i, kërcejll –i, thoj –i (thua).

Emrat mashkullorë e formojnë trajtën e shquar me –i: derr –i, derkuc –i, cinxamin –i, mőz –i, kinxh –i, dash –i.

Emrat që mbarojnë me k, g, shquhen duke marrë mbaresën –u: mik –u, çerpojk –u, breg –u, zog –u.

Kur shquhen emrat e tipit krah me h marrin mbaresën –i: krahi. Po kështu edhe emrat e tipit: me hën, plehni, ku ë bie.

Kujtojmë që h nuk shqiptohet. Emrat që sot mbarojnë me një zanore hundore dhe

që e kanë bërë bashkëtingëlloren fundore –n, në trajtën e shquar ajo ruhet si në të folment e gegërishtes qëndrore: mutőj –ni, kufőj –ni, gju –ni, ullőj –ni, kallőj –ni.

Emrat e tipit femëror: tepsoj –a, kusoj –a shquhen si emrat femëror.

Rasa kallëzore Ashtu si në gjuhën letrare emrat mashkullorë që

mbarojnë me zanore të theksuar e bëjnë kallëzoren e shquar me mbaresat –in, -un: mal –in, zog –un, mik –un, kra –in.

Po kështu e formojnë kallëzoren në të shumtën e herëve edhe ata emra që sot mbarojnë në të pashquarën me zanore që dikur kanë mbaruar me –n: gjumin, frejnin, hojnin.

Rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore shumës. Ashtu si në gjuhën letrare dhe në dibrançe emrat

mashkullorë që mbarojnë me bashkëtingëllore, marrin

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 58

mbaresën –ve, në gjinore, dhanore e rrjedhore shumës: qakave, dhenve, vocave, çenve.

Forma e rasës rrjedhore e pashquar e emrave femërore njëjës bëhet me format e përgjithshme –e dhe –i: mish lope, mish pule, mish vojçi, mish dashi.

Nuk ekziston formë e veçantë kur emrat vijnë menjëherë pas parafjalëve: n’mal, mbaj gjur, me thojk.

2. MBIEMRI

Mbiemrat prejfoljorë (të ardhur nga foljet me

zanore) dallohen në gjini jo vetëm nga nyjet e përparme por edhe nga mbaresat: i lam – e lame, i gzum – e gzume.

Mbiemrat me prapashtesën –un e formojnë gjininë femërore me parashtesën –me, duke ndërruar nyjen i në e: i cofun – e cofme, i çethun – e çethme.

3. NUMËRORËT

Te numërorët nuk bëhet dallim i gjinisë: di burra – di

gra; tre burra – tre gra.

4. PËREMRI Në rasën emërore përemrat vetorë kan formën: ůne,

tőj, àj, ajő, ne, ju. Trajta e shkutra të bashkuara të këtyre përemrave janë ma (më +e); ta (të + e) si në gjuhën letrare.

Në këtë të folme përdoren përemrat dëftorë të formuar nga përngjitja e pjesëzës përcaktuese ç (çe) me përemrat ky, ai: çeki ose ç’ki, ç’aj. Nuk përdoret: njiky, njoj.

Përdoren përemrat pronorë vetvetorë: i vet, e vet, të vet.

Përemrat pronorë pothuajse kanë po ato trajta si në gegërishten jugore.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 59

Dalin përemrat pronorë pas emrave të farefisnisë: nona ime, baba im, bija ime (në Velesht e Dibër), ndërsa nana ime, baba im, bija ime në Peshkopi.

Përdoren përemrat pronorë të emërzuar me nyje të përparme i imi, e imja, i joni, e jona. Nuk përdoret i yni.

Veta II Veta II

Pronari

Prona M F M F

Njëjës

kali im kalit tim kalin tim

pela ime pelës time pelën time

kali jőt kalit tőnd kalin tőnd

pela jőte pelës tőnde pelën tőnde

Njëjës

Shumës

shokt e mőj shőkve t’mőj shokt e mőj

motrat e mőja motrave t’mőja motrat e mőja

shokt e tu shokve t’tuj shokt tuj

motrat e tua motrave tuaja motrat tuja

Njëjës

kali jőn kalit tőn kalin tőn

pela jőn pelës tőn pelën tőn

kali juj kalit tuj kalin tuj

pela juj pelës tuj pelën tuj

Shumës

Shumës

shokt tőn shokve tőn shokt tőn

motat tőna motrave tőna motrat tőna

shokt e tuj shokve tuj shokt e tuj

motrat e tuja motrave tuja motrat tuja

Shtrirje të femërorit te mashkullori kemi edhe te

pronori i vetës I, prona njëjës e pronari shumës. Përemri i përcaktuar kush përdoret shumë në fjalinë

mohuese në kuptimin e asnjëri: s’un hynte kush. S’ia merrte kush.

I njëjti përemër ka kuptimin: “ndonjë” (a të pa kush?).

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 60

5. FOLJA E tashmja. Foljet me bashkëtingëllore, në vetën I

njëjës dalin zakonisht me mbaresën zero: kap, vejsh, dal, dredh. Në numrin shumës marrin mbaresat -im, -ni, -in.

Foljet me –s në vetën II dhe në vetën III njëjës dalin me t:

prashes kpus vras prashet kput vret prashet kput vret Por kemi edhe: shes mbledh shet mbledh shetën mbledhën

Në numrin shumës dalin me prapashtesat: -im, -ni, -in. Foljet që mbarojnë me –j, laj, poj, rrőj në vetën II

dhe në vetën II njëjës marrin mbaresat –n, por fije ndryshon:

laj pőj rrőj fije lan pőjn rrőjn por fije lan pőjn rrőjn fije në numrin shumës dalin me mbaresat –m, –ni, –en: Ashtu si folja fije (fle) del dhe bie e pandryshuar në

njëjës dhe me –mi, -ni, -en në shumës. Ndërsa folja vej (vë) del si foljet e para laj, pőj, rrőj. Foljet jam dhe kam në të pakryerën dhe thom:

isha ishim kisha kishim thosha thoshim ishe ishit kisha kishi thoshe thoshi ishte ishin kishte kishin thote thoshim

Edhe folja punoj në të pakryerën del njëlloj si këta.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 61

Koha e kryer e thjeshtë. Foljet e tipit shtőj (shtie), frőj (fryj) dalin me mbaresat –va, –ne, –ni në numrin njëjës dhe në shumës me mbaresat –m, – t, –n.

Foljet shaj, vras, pres, pagjő, në këtë kohë në njëjës marrin mbaresat –va, –ve, –u ose –i. Ndërsa në shumës: –më, –të, –në; por, pagjuem, pagjuet, pagjuen.

Në numrin shumës foljet vejsh, kosőjt, unjt, dal, dredh dalin membaresat: –ëm, –ët, –ën.

Kjo e folme nuk e ka formën e së kryerës së thjeshtë. Gjithashtu kjo e folme nuk e ka formën e së kryerës së plotë, as ndonjë kohë tjetër të mbipërbërë për kohën e shkuar.

Foljet jokalimtare në format e kohës së shkuar kanë si ndihmëse foljen kam.

Për kohën e ardhme përdoren këto forma: a) do t’shkoj; b) kam për t’shku; c) ke me shku.

Forma më e rëndësishme e së ardhmes është ajo që

ndërtohet nga folja e ngurosur do dhe nga lidhorja e tashme, në ndonjë rast edhe pa pjesëzën të: nuk do t’a lőj hiç, por do rrőj.

Format e pjesëzës të takohen sidomos kur kjo ndiqet nga një trajtë e shkurtër. Ndonjëherë pjesëza të (t’) bashkëshqiptohet me do (dot): dot haj, dot pajsi.

Shumë më pak përdoret e ardhmja e ndërtuar nga kam dhe forma e pashtjelluar me për: kam për t’u rraf, a?

Hasim edhe forma të së ardhmes që ndërtohen nga folja kam dhe paskajorja analitike e gegërishtes: s’ke me hőngër, ke me ngju, keni me ndejt me ne etj.

Lidhorja e tashme Foljet me bashkëtingëllore marrin në vetën II njëjës

mbaresën –sh: t’lajsh, t’dalsh, t’pőjsh. Format e pashtjelluara.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 62

a. Pjesorja. Foljet me bashkëtingëllore marrin mbaresa: shkrujt,

ardhun, hyrë. Foljet me zanore dalin pa mbaresë: le, pre, por pőj.

b. Përcjellorja del në trajtën fonetike tuj: tuj bő, tuj shőj mőjsër. Togu jam + përcjellore ka një përdorim të madh. Ky

ndërtim analitik luan rolin e kohës së tashme të vazhdimësisë së mënyrës dëftore: jam tuj shku, jam tuj hőngër.

Shpesh përbërësi i parë i togut jam mungon por nënkuptohet nga situata, konteksti: ku e ke çunin? – tuj ble barna.

c. Paskajorja.

Forma tipike e saj është ajo për t’punu. Rrallë takohet edhe forma gege e paskajores me punu.

PËRFUNDIM Si përfundim mund të themi së të folmet gjatë

historisë së formimit të tyre kanë marrë forma të ndryshme zhvillimi. Për këtë arsye një e folme në vetvete karakterizohet në të njëjtën kohë nga tipare konservacioni dhe tipare inovacioni, veç kësaj, forma primare, nga ka marrë fill zhvillimi i një dukurie dialektore, gjendet në një a disa të folme të një dialekti tjetër.

E folmja e Veleshtës i ngjason shumë një të folmeje toske me shumë elementë gegë. Fakti i lidhjes që ka kjo e folme me të folmet e gegërishtes shpjegohet me lëvizjet e popullsisë nga Dibra në Veleshtë, por nga ana tjetër edhe nga Jugu në Veleshtë, ku bëhet një ndërthurje të këtyre të folmeve.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 63

Dallimet dialektore humbasin e treten në shumësinë e elementëve të përbashkët të sistemit të gjuhës. Gjuha dhe dialektet kanë sisteme që ndërvaren nga njëri-tjetri dhe që gjithashtu depërtojnë te njëri-tjetri. Dallimet midis gjuhës dhe dialektit i përkasin: varësisë dhe depërtueshmërisë.

Gjuha shqipe eshtë e pasur me fjalë dhe shprehje të bukura popullore. Këtë bukuri e ka krijuar, e ka përsosur dhe e ruan populli brez pas brezi, si një nga thesarete veta më të vyera

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 64

Hamit XHAFERI (UEJL – Tetovë)

LEKSIKU ETNOFOLKLORIK NË FJALËT DHE SHPREHJET POPULLORE NË RRETHIN E PRILEPIT,

KRUSHEVËS DHE VELESIT

Gjuha shqipe, si çdo gjuhë tjetër, ka një fond të pasur fjalësh dhe shprehjesh popullore, që përbëjnë trashëgiminë leksikore të saj. Leksiku i gjuhës shqipe gjithnjë shtohet, zgjerohet e pasurohet me njësi të reja leksikore si rezultat i emancipimit, qytetërimit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të popullit shqiptar. Mirëpo, të gjitha njësitë leksikore të gjuhës shqipe, si edhe në ligjërimet e përditshme, nuk kanë një denduri të njëjtë përdorimi. Prandajë, këtu do të përmendim disa fjalë dhe shprehje popullore nga rrethi i Prilepit, Krushevës dhe Velesit, shikuar nga leksiku etnofolklorik. Në leksikun e këtyre rretheve bëjnë pjesë njësitë leksikore të të folmeve shqipe, që kanë një frekuencë të dendur përdorimi nga folësit e këtyre trevave. Ky fond i leksikut aktiv nuk ka shtrirje dhe përdorim të njëjtë te të gjithë folësit e travave në fjalë, por sasia dhe vëllimi i përdorimit të tij, varet jo vetëm nga profesionet e zejet, që ushtërojnë shqiptarët e këtushëm, por edhe nga shkalla e emancipimit kulturor e civilizues të tyre.

Në fondin e leksikut aktiv të të folmeve të këtyre regjioneve nuk bëjnë pjesë vetëm fjalë dhe shprehje popullore që përdoren e që njihen prej të gjithëve, por edhe të gjitha fjalët tjera më pak të njohura, siç janë dialektizmat, sllavizmat dhe disa fjalë të vjetëra (Thomaj J., Prishtinë, 1978: 12). Kështu pra, me zhvillimin kulturor

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 65

e arsimor të shqiptarëve të këtushëm është zhvilluar edhe leksiku i fjalëve dhe shprehjeve popullore. P.sh. Rren me bishta – rrenë e madhe-; Pi kalit n’magar- ra nga një pozitë më të mirë në më të keqe: Bisht pordhe- të ndjek vazhdimisht (Ibrahimi M., Shkup, 2007:195). Si nevojë imperative e shprehjes së termave dhe nocioneve gjuhësore për dukuri të reja, për mënyrë të re të jetës, për objekte të reja, për mjete e vegla të reja pune të realitetit bashkëkohor. Me këtë rast shumë fjalë të vjetëra kanë dalur nga përdorimi, kurse kanë lindur e kanë hyrë në përdorim fjalë të reja dhe huazime sllave, që janë të pranishme në të gjitha sferat e jetës, si për shembull: pjesë të trupit të njeriut, të kafshve, të veshjes, nga shtëpia dhe sendet shtëpiake, nga fusha e ushqimit, nga terminologjia shpirtërore fetare, nga bujqësia, zejtaria, tregtia, sporti, muzika, arti, administrata, ekonomia, nga sfera e toponimeve, nga fusha e faunës, florës, nga jeta imagjinare dhe terma të tjera. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:34-35).

Fjalët e leksikut aktiv përdoren me kuptime parësore dhe me kuptime dytësore, duke bërë dallimin ndërmjet kuptimit leksikor dhe kuptimit figurativ të fjalës, kemi të bëjmë me fjalë, që kanë kuptime sllave, pothuajse nga të gjitha fushat e jetës, të cilat janë me një intereferencë polisemantike: Emërtime sllave të pjesëve të trupit të njeriut dhe të kafshëve: gërkllan, kopait, koc, krajnaik, rebëll, velica, gërb etj. Nga shtëpia dhe sendet shtëpiake i ndeshim këto sllavizma: streja, ivica, pokrivi etj. Sllavizma nga terminologjia shpirtërore fetare: bozhik, kërst, Shinierxh, Veligden, Ilinden, Kërstof, Shumaitër, tretaveçer etj. Terma sllave nga fusha e ushqimit: kork, zapërsh, përzhis, mërsatai, prebuoj etj. Emërtime sllave nga flora: bagrem, kaçaunk, kapaink, krastavaic, kiselic, koçank, llobuod, tërs, netëll, griezde etj. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:34-35).

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 66

Me ndërrimin e mënyrës së vjetër të jetës, kuptohet se janë vjetëruar edhe disa fjalë dhe shprehje popullore, të cilat duke u përdorur gjithnjë e më rrallë, dalëngadalë tërhiqen e shtresohen në leksikun pasiv të të folmeve të këtyre trevave. Të këtilla janë shprehjet frazeologjike që përdoren si njësi të vetme: I mveshi manët – ‘ka filluar të punojë; Vendi – ven se zen – është nervoz’. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:196). Leksiku i të folmeve popullore - me transformimin e jetës dhe me zhdukjen e disa zejeve të ndryshme punëdoreje, njëkohësisht fillojnë të perëndojnë edhe mënyrat e vjetëra të përpunimit të prodhimeve të ndryshme bujqësore e blegtorale, ndërron mënyra e jetesës, mënyra e veshmbathjes, bashkë me to dalin nga përdo-rimi edhe shumë fjalë e shprehje popullore, që dikur kanë emërtuar lloje të nduarduarta të veshmbathjes, të veglave bujqësore e blegtorale, të veglave e të mjeteve të ndërtimtarisë, emërtime për bestytni e figura të mitologjisë së shqiptarëve të këtyre trojeve etj. Nga proverbat, mund të fitohen njësi frazeologjike (p.sh. auku e nron qymen, po ujin e vjetër jo- prej këtu E ka ndrau qymen etj.) (Ibrahimi M., Shkup, 2007:194). Me një fjalë të një jete dhe të një shkalle të kulturës popullore, që i përket së kaluarës historike të kësaj popullate. Këtu duhet theksuar njësitë frazeologjike të fituara nga anekdotat, apo nga ngjarje historike: I lajti durët, I bie n’ qaf, Për alla riza siqi, E maur n’qaf, Aj bela Isienit versit. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:196).

Kështu pra, të folmet popullore nga njëra anë zhvillohen e pasurohen, por nga ana tjetër edhe varfërohen, sepse shumë fjalë të vjetra dalin nga përdorimi dhe zëvendësohen me fjalë e shprehje të reja, bile dhe huazime sllave, si bie fjala nga jeta imagjinare: avais, darb, goliç, gramade, grabis, kriefko, u postat, vleçais, vërtais etj. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:34-35). kurse disa prej tyre zhduken krejtësisht pa lënë gjurmë

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 67

fare bashkë me zhdukjen e brezave që i kanë krijuar ato. Shumë glosa të tjera të rralla nga përdorimi i tyre i kufizuar, kanë mbetur me karakter të ngushtë regjional e dialektor, pa u përëgjithësuar në të folmen popullore dhe kështu në vend të tyre farkohen pa nevojë leksema mbi bazë të zgjedhjes së fjalëve dhe shprehjeve të huaja ose huazohen fjalë të gjuhëve sllave, si: llopaic, vllag, stopan, domaqin, pobrataim, cepenaic, përtek, pukallk, gojdar etj. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:35).

Meqë këtu e kemi fjalën për leksikun popullor etnofolklorik, mund të konstatojmë se një pjesë e mirë e tij ka dalë nga përdorimi, jo vetëm në të folmen popullore, të cilat dikur kanë qenë djepi i lindjes dhe i kultivimit të tyre. Pra, këtu kemi të bëjmë me izolimin dhe pasivizmin e një shtrese të leksikut popullor në përgjithësi, ku kryesisht në këtë rast ballafaqohemi më tepër me pasivizmin e fushës së leksikut popullor etnofolklorik, leksik ky që ka emërtuar sfera të ndryshme të traditës jetësore të shqiptarëve të Prilepit, Krushevës dhe Velesit nga fusha e etnografisë dhe folklorit. Përveç pasivizimit të leksikut burimor autokton të këtushëm, ndeshim edhe në pasivizimin e leksikut të huazuar, që shpreh ngjyrime etnografike e folklorike të një periudhe të caktuar të zhvillimit të shqiptarëve të këtyre trevave.

Pasivizimi i fjalëve dhe shprehjeve popullore autoktone është pasojë e shumë faktorëve, që kanë ndikuar në rrudhjen, ngushtimin dhe varfërimin e të folmeve të këtyre anëve. Këta faktorë mund të jenë; ekspansioni i fjalëve të huaja sllave nga sfera e toponimeve, si: Starareka, Kllajneci i Xhametos, Briegu, Guri Zhabave, Kriva Slluoqt, Peshterja uoxhës (Cërnilisht), Garvani, Goli Otok, Kllajneci i Cërckut, Mokna (Desovë) etj. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:35).

Huazimet turke paraqiten në të gjitha shtresat leksikore nga jeta materiale dhe shpirtërore, duke filluar nga pjesët e trupit të njeriut dhe të kafshëve: bubrek,

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 68

damar, mide, sakat, surat, tepe, xhiger, zallaufe, qelieshk, xhuxhe etj. arabe, etj.). Terminologji fetare: iqinai, jacai, aksham, sabaf, duva:, araife, Pejkamber, zeqat, abdes, axhi, iftar, kiamet, xhenem, xhenet, namaz, qitap, alla, tespai, ramazan, selamet, syfayr, ajet, sheriat, tabut, xhuma, dini, afës etj. Nga fusha faunës: ajvan, bilbil, deve, majmaun, zagar, asllan, taftabit (tartabiqe) etj. Nga fusha e florës: bostan, duan, kajsai, zerdeli, mushmu:ll, pamauk, patlixhan, spanaq, vishnja, zekum, susamka. Nga fusha e jetës imagjinare: azër, javash, kismet, llaf, nafa:k, sabër, sair, turli, axhamai, takat, neps, sakëllma, merak, muabet, xhevap, dalldis etj. Nga fusha e sportit, muzikës, artit: çifteli, caurdh, daire, ga:jd, sharki, tambura, pelivan, pelivanllok, shah, mat, shahist etj. Shumë fjalë turko –arabe ekzistojnë në funksion të ndajfoljes: badialla (<badihava), bellki, barabar, bash, azër, karshai, kastile, kollaj, apansës, bitevai, boll, eksik, mazalla, pis, sefte, dajmja, sallam (sagllam), rovan (<ravan). Lidhëza: em, ama, anxhak, de..de, ja..ja, sall (de), il’a, di(I)mi, çinki, makër, demek, barem, bile, asli, bash, bajxhi etj. Pasthirma: aman, ajde, makër, mashalla, shyqyr, jazëk etj. Pjesëza: amin, demek, xhanëm, yq. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:35-37). Pasivizimi i fjalëve të huazuara sidomos atyre sllave, turke, arabe – është pasojë e modernizimit të mënyrës së jetës dhe mjeteve të punës. Shtëpia dhe sendet shtëpiake: çardak, ballkan, parma:k, dallap, jaat, oxhak, xham, abdesane, çikme, avllai, çylym, asër, shilte, jastaik, jargan, dyshek, minder, mutaf, perde, rize, tavan, etj. Nga fusha e veshjes: mintan, astar, basëm, carcaf, jelek, xheletk, xhep, shamai, kovrak, nalle, pervaz, shall, xhybe etj. Nga fusha e tregtisë: pazar, duqan, esap, kusaur, mall, mushterai, pare, qira, qiraxhi, tezg, zaire, qese, rushfet, alltan etj. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:35-37).

Izolimi i këtyre trevave shqipfolëse, deri vonë mungesa e shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe dhe shkrimit të gjuhës letrare, veprimi i

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 69

fjalëformimit të brendshëm të shqipes - krijimi i termave të rinj, lindja e fjalëve dhe emërtimeve të reja. (Halimi M., Gashi S., SSHF, IV-1974, Prishtinë, 1975: 110). Meqenëse edhe kjo pjesë e popullatës shqiptare ka filluar gradualisht të evoluojë në zhvillimin e saj, sepse edhe kjo pjesë e popullatës sonë ka filluar të emancipohet e modernizohet, ndaj bashkë me të fillon të evoluojë edhe e folmja e tyre, duke lindur kësisoj fjalë të reja dhe duke dalur nga përdorimi ose duke u pasivizuar fjalët e vjetra nga sferat e ndryshme të jetës dhe traditës së shqiptarëve të këtyre regjioneve. Të folmet gjuhësore të popullatës shqiptare të këtyre trevave gjatë historisë së tyre qenë në kontakt të vazhdueshëm me popuj tjerë të Ballkanit dhe me gjuhët e tyre, qofshin këta si zaptues apo fqinjë me të cilët bashkëjetoi me shekuj. Prandaj, edhe shqiptarët e këtyre trevave dhe të folmet e tyre popullore huazuan një fond të konsideruar leksikor, ku falë studimeve albanologjike dhe disa studiuesve, u hetuan dhe u klasifikuan huazimet, që njihen edhe sot, si huazime të vjetra e të reja, bie fjala sllave, terma sllave nga zejtaria: kovaç, duvallo, patkuoj, razbuoj etj. Nga tregtia: prodavnaic, namalenje, belieshk, ciena, samoposllug, tërgovi, tërgovski centar, izlluog etj. Terme sllave nga sporti, muzika dhe arti: koshark, odbuojk, rakomet, tërka, slika, slikar, buojca, naruodna, seriuozna muzik etj. Nga administrata dhe ekonomia përdoren këto fjalë sllave: granaic, izveshtaj, dozvuoll, dërzhav, izjav, beleshk, knishk, liqna kart, matiçar, muollb, pratenaik, presedatiell, praznaik, promiet, svedok, slluzhbenaik, slluzhitiell, spisuok, sudi, uprav, vllast, zhallb etj. Nga fusha e faunës: pajk, gërvan, jazovec, pupunec, zhab, pijaic, gullab, sllon, llaf, nillski kuonj, mieqka, matica, sharko, bellushk, beli (peshk mashkull), mrienk (pesh femër) etj. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:35-37).

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 70

Huazimet e vjetra e të reja, turke, nga fusha zejeve: tokmak, allka, allat, bakër, esnaf, amall, kasap, kazëm, mangall, nallban, sac, terzi, usta, çyzmaxhi, teneqe, konop, kof, llaull, nallban, samarxhi, shadërvan etj. Terma lidhur me fushën e administratës dhe ekonomisë: aga, beg, tarif, tapai, çiflik, tefter, vezir, vilajet, dovlet; Terma tjera: beqar, çatall, sakëz, damk, sefte, syxhym, furde, kalem, xhin etj. Në sferën e toponimeve paraqiten këto leksema turke: Bashineci, Çeshmja Mauçes, Shamaku, Bunari i Sastafos, Koraia Xhepos, Malla Poshtër (Cërn); Beglik, Padarnica, Kadica, (Des) (Ibrahimi M., Shkup, 2007:35-37). Përveç fjalëve kuptimplote nga gjuha turke janë pranuar edhe më shumë fjalë zyrtare që u reflektuan në fusha të ndryshme të jetës së kësaj popullate. Meqënëse këto huazime zunë vend në të folmen e këtyre anëve, duke u përdorur një kohë të gjatë, ato u mëshiruan në strukturën e saj, duke u bërë prodhuese në fushën e fjalëformimit, duke iu nënshtruar sistemit të gjuhës popullore. Duhet vërejtur se këtu nuk është fjala për barbarizma, të cilat mund të zëvendësohen kurdoherë që është e mundur me fjalët popullore autoktone shqipe, por këtu kemi të bëjmë me huazime, të cilat kanë bërë një jetë të gjatë me leksikun e këtyre të folmeve, duke u konsideruar si pasuri leksikore e saj. Mirëpo, me modernizimin edhe të kësaj pjese të izoluar të popullit shqiptar, me perëndimin e sistemeve të vjetra qofshin politike, qofshin shoqërore, edhe këto huazime kanë të njëjtin fat si edhe fjalët autoktone, pra u pasivizua edhe një pjesë e mirë e leksikut të vjetër të fjalëve dhe shprehjeve etnofolklorike nga sfera të ndryshme të jetës bujqësore e blegtorale: ledink, ograde, slluog, smollaic, ugar, prelluog, osenaic, kollce, kopas, gërlis, poljak etj. (sllavizma), a:r, bafçe, korai, ama:r (turqizma), në sferën e emërtimit të enëve, të sferës së kuzhinës popullore: kadaif, oshafka, sarm, tarana, bakllav, gurabije, ajvar, karar, janai, zerde, setiaq, bakllaf, kapama, sherbet, boz, sheqerpare, qofte, sofër,

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 71

suxhuk, shirup, tas, tav, tenxhere, tepsaj, xhezve, zarzavate, gjevrek, jemek etj. (turqizma), të veshëmbathjes: vërsk, shushkavec, openga etj. (sllavizma), (Ibrahimi M., Shkup, 2007:35-37). Fjalëve dhe shprehjeve të higjenës trupore, të dokeve e të zakoneve, të botës mitologjike, të emërtimeve të llojeve të nduarduarta të armëve, të sferës së ndërtimtarisë e arkitekturës, të emërtimit të sëmundjeve të ndryshme, të cilësive të profesioneve e fushave të ndryshme të jetës së një periudhe të caktuar të zhvillimit historik.

Ruajtja e leksikut të pasivizuar etnofolklorik në rrethet e Prilepit, Krushevës dhe Velesit, tregon qartë se këto treva janë sahumë të pasura me shprehje popullore frazeologjike dhe fjalë të rralla. – Fjalët e rralla në radhë të parë kanë përdorim si njësi të lira leksikore nga njëra anë, por nga ana tjetër ato kanë edhe përdorim të konservuar e të shtanguar në shprehje të ndryshme frazeologjike. Ja disa fjalë të tilla më karakteristike të këtyre regjioneve: allallzade ndajf. Grua e mirë. P.sh. Du d’gje ni grue allallzade. (Cërnilisht); allço,-ja f.sh. -qe, -qet. Emër kali me ngjyrë të kuqe. (Cërnilisht); anteraj, -ja f.sh. –ët. Fustan. (prilep, Krushevë); astarafi ndajf. Gati, hazër. P.sh. Mo i fuol se astarafi osht t’qaje. (Cërnilisht); atallai mb. Djalë jo i urtë. P.sh. Ma atallai pi ati gjal s’ka. (Cërnilisht). (Ibrahimi M., Shkup, 2007:42-43-44-45-46).

Fjalët mplaken dhe dalin nga përdorimi, do të thotë pasivizohen. Mirëpo, ato shpeshherë ruhen në shprehje të qëndrueshme gjuhësore, duke bërë kuptimin e tyre parësor e duke e desemantizuar, fitojnë kuptime të reja figurative, siç janë shprehjet popullore: As i gjall – as i vdekët – është me gjysmë shpirt, i alivanosur. Nema baba ti rresht mizët – ka kush kujdeset për ty. E boni barkun garagajd – hëngri shumë. E maur belan përmi veti – angazhim që do t’i sjellë kokëçarje. Saun blue me at mayll – nuk mund të luaj me atë.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 72

Fjala në përdorim të lirë leksikor ka forcë më të vogël rezistimi, ajo zhduket bashkë me zhdukjen e objektit, veglës ose mjetit të punës të cilin e emërton. Prandaj mund të thuhet se fjala si njësi leksikore e ndarë nga shprehjet e qëndrueshme i përngjet objekteve të pafiksuara e të papërforcuara, që janë të lëvizshme, jostabile, e si të tilla edhe të parezistueshme ndaj të huajsimit e pasivizimit në ligjërimin e përditshëm të folësve të këtyre anëve. Ndërkaq, shprehjet popullore frazeologjike si tërësi e togjeve, thënieve e shprehjeve të qëndrueshme të të folmeve të këtyre trevave shqiptare, janë të pandashme nga ana leksikore, duke shprehur një kuptim tërësor e të figurshëm, ato kryejnë funksionin e një fjale a të një fjalie të vetme (Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë 1981: 501). Prandaj, fjala në këto shprehje ka një jetë më të gjatë. Edhe atëherë kur kuptimi parësor i fjalës së pasivizuar desemantizohet e zbehet, në shprehjet frazeologjike ruhet kuptimi figurativ i tyre.

Është fakt se njësia më e vogël e frazeologjizmës, dëshmon për lidhmërinë e fjalës dhe shprehjes popullore dhe për dallimin e saj nga tipat me karakter fjalie, kanë lidhje të forta e të qëndrueshme me fjalët e urta, lokucionet, e pjesërisht edhe shprehjet rrethanore, mallkimet, urimet, thëniet e shprehjet e ndryshme (Matesit J., Zagreb, 1982:VI (e parathënies). Të këtilla janë për shembul: Fjalët e urta, proverbat: Ekri tretet nier ku osh i nxet – ‘gjithçka kryhet me kohë’; Kush s’ka ke krayja da ket ke kamët – ‘kush nuk është i mençur, vuan. (Ibrahimi M., Shkup, 2007:186). Leksiku i huazuar që ka hyrë në të folmet popullore të këtyre trevave nga gjuhët e huaja, me kalimin e kohës dhe transformimin e proceseve jetësore në fshat e në qytet, ka filluar gjithashtu të pasivizohet edhe më shpejt se sa leksiku autokton i këtyre të folmeve.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 73

Prof.dr. Vebi BEXHETI

RRETH EMËRTIMIT TË DHENVE NË MALËSINË E TETOVËS DHE RRAFSHIN E PELAGONISË

Dhentë emërtohen në bazë të moshës, pamjes,

llojit të leshit dhe gjinisë. Kur përmendet emri “dhen” nënkuptohet edhe delja edhe dashi edhe qengji. Një tufë dhensh. Ai nuk shkon me dhen. Pa dhen, nuk dilet në stan.

1. Në bazë të moshës dhentë klasifikohen në

qengja, ruza, llashka, shterpa, plle, plleja dhe maria. Deshtë (shumësi i dashit) janë meshkujt që e kanë kaluar moshën e qengjit. Dashi që ka kaluar moshën njëvjeçare në të folmet e malësisë së Sharrit quhet “vetuan”, ndërsa në ata të Malit të thatë “vjetun”, domethënë dash njëvjeçar. Kur dashi mbush dy vjet dhe me të janë mbarsur për herë të parë dhentë, ai quhet “pellak”, në të folmet e Sharrit dhe “pjellak” në ato të Malit të Thatë, që do të thotë se dhentë e mbarsura me të, kanë pjellë. Kur dashi bën tre vjet quhet “pellaki i dit” (në malësinë ë Sharrit), ose pjellaku i dytë (në Malin e Thatë) dhe kështu me radhë deri te pjellaku i pestë. Në të folmen e Prilepit kur qengji mashkull mbush 1-2 vjet quhet xvizak, kurse qengji femër kur bëhet 1-2 vjeç quhet xviska (Alld.), xvizashka (Cër) dhe xviza (Zhit) (Ibrahimi 2007:180). Dashi i tredhur i cili i prin tufës së dhenve quhet i shkruami, kurse erranák quhet qengj që lind i pari në tufë. P.sh. Ky kinxh osh erenak. (Cër.), kurse në Sogle quhet ranáke ; Qengj që lind vonë quhet sugári (Cër.). (Ibrahimi 2007).

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 74

2. Sipas pamjes, në fshatin Veshallë të Tetovës dhentë emërtohen me këto emra: Çupë - dele me vesh të shkurtër, Kaleshë - dele e bardhë me buzët, veshët dhe sytë e zinj, Sorkë - dele me pika të zeza nga fytyra, Syskë – dele ose dash me pika të zeza rreth syve. Emërtimin “syskë” e hasim gjithashtu te Naimi: Dashi syskë e me këmborë, q’ e ka manar, po të vjen pas. (Naim Frashëri, Vepra 1, Prishtinë, 1978, fq. 146). Kurse në rrethin e Prilepit dhe Krushevës delet që kanë xhufkë leshi përmbi ballë duke ua mbuluar sytë quhen bufkalíe; Dhia ose delja që i ka veshët shumë të vegjël ose të prerë quhet çúpe; Delja e madhe dhe e shëndetshme emërohet dembele; Delja e egër që nuk afrohet te bariu emërohet si diele e iegër; Delja me lesh të gjatë në qafë quhet diele e veshme; Delja me një bisht të zi nën vetull quhet diele me damk; Delja me buzë të zeza buzzies; Delja që ec me hapa të ngadalta quhet javashlie (Ibrahimi 2007).

Mjaft interesant janë emërtimet sipas brirëve. Në fshatin Veshallë kemi Ragusë - dele me brirë, kurse dashi me brirë të përdredhur e jo të hapur që shpeshherë ia dëmtonin fytyrën dhe në këtë rast detyroheshin t’ia presin me sharrë, quhej Dashi kërrut (kërruot). Dashi që kishte edhe katër brirë, quhej Kaçor (kjo fjalë është shënuar në të folmen e Malit të Thatë). Dashi Shut është ai që nuk ka brirë. Në rrethin e Prilepit dhe Krushevës shút quhet dashi me brirë të shkurtër. (P.,K.), kurse rrogúshk - delja me brirë. (Cër., Sog)(Ibrahimi 2007).

3. Sipas llojit dhe ngjyrës së leshit na dalin këto emërtime: Bellkë – dele e bardhë, Sharkë – dele laramane, Delja e zezë – dele e zezë, që ndonjëherë emërtohet edhe si arapkë, Rudë – dele me lesh më të butë dhe më të shkurtër (është e njohur kënga popullore: O moj dele, delja rudë), Bukanka – dele me lesh të ashpër dhe të bardhë, Merino – dele e racës merino.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 75

Në rrethin e Prilepit delet sipas ngjyrës emërtohen me këto emra: arapk - dele krejt e zezë, bellúshk - dhi, dele ose lopë e bardhë. (P.,K.), leshetáure - dele a dash që kanë lesh të ashpër. (P.,K.), lísa - dele me pika të kuqe në kokë. (Cër.), líska - dele pikaloshe, balushë. (Cër.), meríno dele me lesh të dredhur e të hollë. (Cër), mërke - dele me pika të zeza në turinj. (P.,K.,Sog), mërku - dash me pika të zeza në turinj. (P.,K.,Sog), lápke - dele jo fort e zezë. (K.), çieçe - Dele me lesh të ngatërruar, kaléshka dele e bardhë trupit, rreth syve e zezë. (K.,P.), vetllóshe - dele e bardhë, rreth syve e zezë. (K.). shárka dele lara-lara, përgjithësisht e kuqe me pjesë të bardha nëpër trup (K.,P.), suratbardhe dele me turi krejt të bardhë (Ibrahimi 2007)

4. Sipas gjinisë Nëse tufa e shterpave është shumë e madhe,

atëherë shtjerrat janë të ndarë, e nëse është më e vogël bashkë me to kullosin edhe shtjerat, edhe deshtë. (Deshtë në një kohë të caktuar ndahen edhe nga shterpat, që të bashkohen sërish, kur ishte “koha e dashit”). Madje nëse bëhet fjalë për ndonjë tufë shumë të madhe, edhe shtjerrat ndahen në meshkuj dhe femra.

Kjo bëhet me qëllim që qengjat meshkuj të kenë komoditet më të madh, të kenë kushte më të mira për kullotje, bile ka raste kur ata edhe i ushqejnë. E tërë kjo bëhet për shkak se këta në vjeshtë do të shiten dhe duhet të shtojnë më tepër në peshë për të pasur përfitime më të mëdha. Bariu që i ruante shtjerat, duhej të kishte përvojë dhe të ishte njëfarë specialisti.

Nga qengjat meshkuj, zgjidheshin disa nga më të mirët që do të ruheshin (nuk shiteshin), për desh të ardhshëm. Qengji i gjinisë mashkullore që ruhet për ta vazhduar sojin (damosllekun), quhet “varg” (varg), që do të thotë se me to do të bëhet vargënimi, trashëgimia e

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 76

tufës. Shtjerat femra që ruhen për t’u bërë dhen, quhen “kinxhe” (Unë i rruaj kinxhet. Sa kinxhe kemi sivjet?).

Shterpat janë kinxhet e vitit të kaluar që ndryshe quhen “rrunza” (rrauza – në të folmen e fshatrave të Sharrit dhe rruza – fshatrat e Malit të Thatë). Në atë tufë bëjnë pjesë edhe shterpat e mëdha siç quheshin ndryshe “shterpat e dashit” ose shterpat që nuk pjellin asnjëherë. Edhe krijuesi popullor në vargjet e veta lirike, e përmend bariun, një djalë të ri që i rruan shterpat: Hasan Aga bilikin me shterpa,/ e ka mush janxhejkin me petlla,/ janxhejki me petlla i kullojte,/ caucën e kataunit shom e dojte. (Këngë e shënuar në fshatin Veshallë të Tetovës.

Në rrethin e Prilepit dhe Krushevës, qengji mashkull pasi mbush 1 deri 2 vjet në fshatin Llazhan quhet shíezh, në Cërnilishtë shiliég (Cër.), kurse në Alldançe shiér. (Ibrahimi 2007).

Ogiçi (ogjiçi vetëm në disa fshatra të Sharrit dhe agiçi, në fshatrat e Malit të Thatë) zakonisht është laraman ose i zi, rrallë herë mund të jetë edhe i bardhë. Ky dallon nga dashi i zakonshëm jo vetëm nga ngjyra, por edhe se ai tredhet dhe bëhet i paaftë dhe i painteresuar për delen dhe e udhëheq tufën, shkon pas bariut, dhe me kambanën më të madhe se të gjitha kambanat tjera, bëhet simbol i tufës dhe prijës i saj. Shpesh ai edhe fle afër bariut në “argaç”, kurse në rrethin e Prilepit vendi i rrethuar me gardh, ku rrinë bagëtitë gjatë verës quhet arkáç (Ibrahimi 2007). Nëse tufa mund të trazohet, pa udhëheqjen e tij, ai mbetet aty, nuk largohet nga bariu. Ogiçi dallon edhe për diçka tjetër, ai nuk qethet asnjëherë i tëri por vetëm përvilet, d.m.th qethet vetëm nga bishti, nga barku dhe më rrallë edhe nga qafa.

Leshi i tij, meqë nuk qethet, e merr ngjyrën e kafe dhe bashkë me lëkurën e rrjepur, në rast të therjes së tij, bëhet postaj (postaqi) shumë e preferuar që zakonisht u shtrohej mysafirëve. Ogiçi mund të jetë edhe pa brirë (shut), por edhe nëse ka brirë, nga momenti kur ai

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 77

tredhet, brirët nuk i rriten (nuk çon brina). Bujarinë dhe krenarinë e ogiçit kështu e përshkruan Naimi: Ogiçi ikën përpara, i bie tufës në ballë,/ me zemër të çelur shumë, vete si trimi me pallë (N.Frashëri, Vepra 1, Prishtinë, 1978, fq.147).

Në fshatin Veshallë dhe Bozovcë ai quhej “shuligjar” ndërsa vendi ku kullotnin shqerrat quhej “shuligjarnejk”. Kur këtyre dy emrave ua shtojmë edhe toponimin “Sheliçe”, bjeshkë që sipas shumë personave, barinj të vjetër, ishte e dedikuar për shtjerrat, na përkujtojnë fjalën “sheleknë” të Naimit, me të cilën e emërtonte qengjin që kishte mbushur një vjet: Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhentë (N.Frashëri, Vepra 1, Prishtinë 1978, fq 149).

Racat e dhenve

Është i njohur aksioni për merinizimin e dhenve, kah vitet 60 të shek XX. Fshatarët, duke dashur ta ruajnë racën e vet të trashëguar me shekuj, tentuan ta refuzojnë këtë racë të panjohur par ta, dhe të imponuar nga pushteti, por që nuk patën sukses, edhe pse ata në atë kohë i fshihnin dhentë, duke paraqitur më pak për t’i dërguar në kooperativën që bënte mbarsjen artificiale me spermën e deshve merino, të sjellë nga Bullgaria dhe Australia. Leshi i deles merino ishte shumë më i gjatë, me fije më të holla, më i dendur dhe kaçurel, që përdorej në industrinë e tekstileve për prodhimin e stofnave më cilësor. Delja vllahinkë - zakonisht është e zezë me lesh shumë të gjatë dhe të ashpër, racë kjo që e kultivojnë dhe e ruajnë vllehët. Në rrethin e Prilepit dhe Krushevës është e njohur delja ofçepóllk - një dele e madhe kaleshë, që quhet kështu sipas Ovçe-Poles, një vend i Maqedonisë juglindore, ku mbahet e rritet ajo, prej nga do të jetë sjellë në këto rrethe. (P.). (Ibrahimi 2007 ).

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 78

Fjalë të tjera lidhur me bagëtinë në rrethin e Prilepit dhe Krushevës kemi shënuar edhe këto:108 baçéilla Tëbane në bjeshkë. P.sh. Ku e kini baçeillën. (K.);

baçáill (P). bájçe Kështu quhet delja në gjuhën e fëmijëve. P.sh. Ec

di rokim bajçet. (Cër.). caicmadhe Dele,lopë a dhi me sisë të mëdha cërca-mërca tf. dele që i ka sisët e vogla. (Cër.). cërpáit fol. Mjel lopën a delen deri në pikën e fundit të

tamblit. (Cër.). jántë Trastë lëkure ku barinjtë mbajnë bukën. (K.). kakërdhája 1. Mbeturina që bëjnë dhentë. 2. fig. Shumë i

vogël. P.sh. Sa ni kakërdhai ka met. (P.,K.,Sog.). kotáre Rrethojë ku mbahen qengjat e viçat për të mos pirë

te nënat e tyre. P.sh. Çoje vaiçin ke kotarja. (P.,K.). kotára-kotára pasth. Shprehje për t'i ndjellë qengjat. lláç pasth. Kështu i thuhet viçit a qengjit kur ndahet që të

mos pijë te lopa a te delja. (K.,P.,Sog.). oven Qengj të cilit i ngorth e ëma dhe ushqehet me qumësht nga delet e tjera rosniçárk mb. Dobësi e këmbëve të bagëtive të imta që

shoqërohet me dridhje. (P.,K.,Sog). xhúli Petk i trashë, me ngjyrë të zezë e pa mëngë, që e

ban bariu për mbrojtje nga shiu. (K.); gúna (Cër.). rrlláç-rrllaç pasth. Thirrje për t'i këndellë dhentë. (P.,K.).

108 Shih Ibrahimi, Mustafa (2007), Fjalë dhe shprehje popullore nga rrethi i Prilepit, Krushevës dhe Velesit. Shkup. Fq.40-188.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 79

LITERATURA: Bexheti, Vebi (2008), Hulumtime etnolinguistike në

veprimtarinë blegtorale të Malësisë së Tetovës. Në Studime etnografike, folklorike dhe sociolinguistike për shqiptarët e Maqedonisë. UEJL, Tetovë (koautorë Mustafa Ibrahimi dhe Hamit Xhaferi)

Ibrahimi, Mustafa (2007), Fjalë dhe shprehje popullore nga rrethi i Prilepit, Krushevës dhe Velesit. "Interlingua", Shkup.

Shkurtesat: P – Rrethi i Prilepit K – Rrethi i Krushevës Cër. – Cërnilishtë (Prilep) Zhit. – Zhitoshë (Krushevë) Sog. – Sogle (Veles) Llazh – Llazhan (Prilep) Alld. – Alldançe (Krushevë) Vesh – Veshallë (Tetovë)

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 80

Ibrahim KROSI /Shkup/

LIRIKA POPULLORE SHQIPTARE NË RAJONIN E PELLAGONISË, TË PRESPËS DHE TË DERVENIT

Mbledhjes së krijimtarisë popullore shqiptare në Ish

Republikën Federale të Jugosllavisë Maqedoni, i kanë dhënë dhumë pak rëndësi, po edhe të lirikës, që kjo shihet edhe në rajonin e Pellagonisë, të Prespës e të Dërvenit.

Në rajonin e Pellagonisë, diç më shumë i ka kushtuar prof.dr. Mustafa Ibrahimi, i cili në viin 2003 botoi veprën e tij me titull “Thesari folklorik nga rajoni i Pellagonisë“. Kjo vepër voluminoze na bënë të kuptojmë se në këtë rajon ka një folklor të pasur shqiptar, po mjaft prezente janë edhe këngë lirike që këtij dashamiri të kësaj lëmije, jo vetë që i shkoi përdore t’i mbledh, por edhe t’i publikoj në vepër të veçantë. Më parë, në rajonin e Prespës prof. Beadin Sherifi botoi dy përmbledhje me këngë lirike, njëra mban titullin “Këngë Lirike prespane”, Shkup, 1991, dhe përmbledhje e dytë mban titullin “Lirika popullore prespare”, Shkup 1996. E në vitin 1984 u botua përmbledhja me këngë lirike nga rajoni i Dervenit të mbledhura prej Ibrahim Krosit me titull “Këngë popullore lirike të Dërvenit” Shkup, 1984. Pjesërisht kanë botuar edhe revistat Gjurmimet Albanologjika, Jehona, Jeta e re, edhe gazeta “Flaka”. Por diçka janë botuar edhe në përmbledhjet e Akil Kocit, dhe në përmbledhjen me titull “këngë të ndryshme

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 81

popullore”, Prishtinë, 1982, përgatitur prej prof. dr. Nuhi Vinca. E gjithë kjo na jep hapësirë për t’I qasur problemit të lirikës popullore të këtyre trevave. Lirika popullore e këtyre trevave-rajoneve, respektivisht të Pelagonisë, Prespës dhe Dervenit, kanë një lidhshmëri të dukshme në përmbajtjen e tyre, edhe pse janë në rajone të ndryshme, por edhe të dialekteve: toskë e gegë, përsëri elementi kombëtar shqiptar mbisundon. Lirika popullore shqiptare e Pelagonisë që ka publikuar dr. Mustafa Ibrahimi në përmbledhjen e tij “Thesari folklorik shqiptarë nga jaroni i Pelagonisë“, në ciklin e këngëve të “punës”, paraqitet se si i këndojnë që të hy në koshere të re. Bletari i këndon bletës me qëllim për të shti në shtëpi të re-koshere të re, duke i thënë, eja bijë në koshere të re, se të zen shiu e te lagën, e kështu me radhë. Këtë mund ta shohim edhe në këto vargje:

Mat, mat, mat Jake ke moj bijo Shpia e re Mo to lage, bijo,shini-o Mp të roke bijo, era-o Mo të zane venin qetër-o Nauk din, da kaqërdisesh Nauk din ka do shkojsh Shpijen saun e gjesh109 E ngjashme është edhe kënga që këndohet nga

bletari i Dervenit, kur ajo shumëzohet, që në këtë krahinë njihet me termin “Bleta ka lëshuar”. Në këtë moment, nëse bletari nuk dinë vet t’i këndoj bletës për ta fut në koshere të re, atëherë thir ndonjë tjetër. Këto që dinë të këndojnë janë zakonisht gra plaka, e në mungesë të tyre këndojnë edhe nuset edhe vajzat më të rritura apo si që i thon “në bilik”. Gjatë bisedave që kemi bërë me bletarët,

109 Mustafa Ibrahimi, Thesari folklorik shqiptar nga rajoni i Pelagonisë, Shkup, 2003, faq. 35.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 82

ato na rrëfejnë se edhe vetë bleta mashkull që njihet me termin KALLAUZ, këndon duke lëshuar zërin e saj shumë të bukur “matë, matë, matë…”, dëgjohen edhe zëre tjera, por nuk mund të kuptohen. Ndërsa këngën që e shuam në Derven, paraqitet se si bletari thirr bletën për të hy në koshere të re duke i numëruar pasojat që mund t’i ndodhin nëse nuk hynë, si: të lag shiu, të kap era, sepse nuk ke mbulesë si bie fjala “ferexhe“ etj., qi që shihet edhe në këtë këngë:

Mat, mat bijo Hin në koshere bijo Se to lag shajvi bija Mat e majr bija Shaijvi rreth e bije Taj ferexhë nauk kije Mat, mat, mat-o-o-o Hin n’koshare bijo-o Mat, mat, mat bijo-o110 Një ngjashmëri, hasim edhe në këngët e motmotit,

që në këngët popullore lirike të Pelagonisë këndohet mbi fenomenet e natyrës, atëherë kur blektari del para kohe në bjeshkë me dhitë dhe plaka përgatitet për të mbledhur bulmetin në stanin e saj. Atëherë muaj mars i thotë prillit m’i jep nja tri ditë uha, për ta mbyt plakën që ka dal para kohe në bjeshkë, që më së miri shihet në këngë:

Or prill be vlla nam nja tre dit uha jem i treti vet t’ja boj plakës si di vet.111 Kjo këngë në Derven paraqitet se si plaka del në

bjeshkë, apo mal për t’i kullot dhentë delet dhe lutë 110 Ibrahim Krosi, Këngë popullore lirike të Dërvenit, Shkup, 1984, faq. 12 111 Mustafa Ibrahimi, Thesari folklorik shqiptar nga rajoni i Pelagonisë, Shkup, 2003, faq. 33.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 83

marsi vëllain e tij Prillin (hamsinin) për t’i dhënë tri ditë uha, për ta mbyt plakën me gjithë çfarë ka, ku kënga thotë:

Hamsin he vlla Mi jep tre ditë uha Sa ta mbajti plakën Ma xhith ata xhit ka.112 Në këngët familjare të mbledhura në Pelagoni,

shihet qartë se fëmijët janë pjesë e punës dhe zhvillimit të më tutjeshme të një jete më të mirë. Po ashtu tregohet edhe një angazhim I më të vjetërve për rritjen dhe edukimin e fëmijës. E gjithë kjo na jep të kuptojmë se për rritjen e fëmijës dhe zhvillim të drejtë të tij angazhohen më shumë vetë, si që shihet edhe kënga që u shënua në fshatin Ostrec të Pelagonisë:

U u u merre kalin Shko për dru Bishti i kalit Po kërcet Trof truf Amerika buf113 Në të njëjtën mënyrë këndojnë edhe fëmijët e

Dervenit të Shkupit, ku paraqitet gjendja ekonomike e sociale në këtë rrethinë. Po ashtu, paraqitet edhe ndihma reciproke e njerëzve, si që shihet edhe në këtë këngë:

Hu hu baba hu Merre kalin shko për dru Dru s’ka Merr uha.114

112 Këndoi: Demir Beqiri, fshati Raoviq i dervenit të Shkupit, shënoi: Ibrahim Krosi. 113 Mustafa Ibrahimi, Thesari folklorik shqiptar nga rajoni I Pelagonisë, Shkup, 2003, faq. 39, kënga 23 114 Mustafa Ibrahimi, Thesari folklorik shqiptar nga rajoni I Pelagonisë, Shkup, 2003, faq. 39, kënga 23

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 84

Kurbeti një plagë shumë e vjetër dhe e rëndë e

popullit shqiptar, gjithashtu është prezent edhe sot gjithë ditën në rajonin e Dervenit, Pelagonisë e sidomos të Prespës, ku poeti popullor këndon këtë fenomen shumë të rëndë dhe e dënon , sepse boshatis vendin dhe marrin rrugën për dhe të huaj, me qëllim që të pasurohen e t’i mbudhin xhepat me dollar, e nga ana tjetër, si që i thotë populli” humbin floririn e diamantin. Kështu këndohet edhe në Pelagoni, ku paraqitet kurbeti si mundësi për të përmirësuar gjendjen e rëndë ekonomike në familjet e tyre për të sjellë flori e të ndërtojnë shtëpi si që shihet edhe në këtë këngë:

Do shkojm n’Gjermanie Do sjellim florie Shpirto, do sjellim florie Do sjellim florie Do ndrërtojmë shtëpie Shpirto, do ndërtojmë shqëpie.115 Këngë e kurbetit, po kështu, shumë prezent janë

edhe në rajonet e Prespës, që me aq fuqi shpirtërore e sulmojnë kurbetin si paraqitje e këtij fenomeni negativ, ku të rinjtë I lënë pleqtë dhe ikin në kurbet, si në Amerikë, Australi e Kanada, po edhe diku tjetër, vetëm e vetëm për tu pasuruar. Por shpeshherë kjo mbaron edhe me tragjedi, kur kurbetqari vdes në kurbet edhe i çon të fala nënës prej së largu, si që shihet edhe në këngë:

Mbeç more shokë mbeç për te urës të Qabesë Bëni të fala nënës Të m’I shes të dy qetë t’I japë niqa së resë. Po të pyes nëna për mua

115 Mustafa Ibrahimi, Thesari folklorik shqiptar nga rajoni I Pelagonisë, Shkup, 2003, faq. 111, kënga 26

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 85

t’I thoni që u martua po të thot ç’nuse mori Tre plumba me kra çI shkovi Po më pyeçin se ç’krushq i vanë tre dervesh e dy hoxhallarë116 Po aq të prekshme janë kënga e Rajonit të Dervenit,

pasi ato gjithsesi largohen nga vatrat e tyre dhe marrin rrugën e kurbetit dhe ndalen aty ku mund të ketë punë, Kjo do të thotë se dervenasit ndalen respektivisht janë ndalë në shtetet më të afërta të Evropës, si: Zvicër, Gjermani, Belgjikë etj. E më pak në Amerikë, Kanada apo Australi. Edhe kur niset kurbetçiu I Dervenit, diqysh si me zor, duke I përkujtuar shokët e vendlindjes e kështu me radhë, si që shihet edhe në këtë këngë.

“Kam ni merrak çi s’doftohet O nisem në gurbet e s’më shkohet.117 E në disa këngë tjera të kurbetit paraqit parët që

mbledhin nga puna që bënë atje, larg, në kurbet dhe i drejtohet nënës, motrës, vëllait apo herë herë edhe të fejuarës se dë t’ju sjell para dhe do të bëhet më mirë jeta familjare.

Në fund mund të konstatojmë se kurbeti dënohet nga poeti popullor shqiptar i këtyre trevave, dhe i lut të rijntë që të mos e marrin rrugën e kurbetit, sepse ajo është e rëndë në rradhë të parë për familjen, po edhe për shoqërinë.

116 Beadin Sherifi, Lirika popullore prespare, Shkup, 1996, faqe 13 117 Këngë të ndryshme popullore, përgatitur nga Nuhi Vinca, Prishtinë, 1982, faqe 138, kënga 269.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 86

Sevgani IBRAHIMI /Prilep /

STRATEGJIA E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

LIDHUR ME VLERËSIMIN NË PROCESIN MËSIMOR

Shkolla është një sistem i krijuar nga shoqëria për interesat e vetë shoqërisë. Shkollën e përbëjnë elemente, pa të cilat nuk do të ishte shkollë. Këta elemente janë: nxënësit, mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollës, punë-torët administrativ, shërbimi i konsulencës (psikolog, pedagog, punëtorët social, bibliotekarët etj.)Shkolla sot do të duhej të shndërrohej në organizatë të të nxënit ku do të prodhojë qytetar që kanë përkushtim para sfidave të divirsitetit të madh shoqëror të kohës postmoderne–M.Fullan Arsimi dhe edukimi bazohen në standardet dhe vlerësimin sistematik të cilësisë së tij. Për këtë arsye pjesë përbërëse e programeve mësimore për arsimin fillor dhe të lart janë rezultatet e pritura me të cilat përcaktohet edhe cilësia në arsim. Për këtë arsye në çdo shkollë duhet të definohet qartë nevoja për vlerësimin e rregullt të cilësisë në punën edukativoarsimore të shkollës. Raporti për cilësinë në punën edukativo-arsimore të shkollës duhet të përmbaj indikatorë për cilësinë e programeve mësimore dhe programin vjetor për punën e shkollës, mësimit dhe mësimnxënie, të arriturat e nxënësve, përkrahja që ua jep shkolla nxënësve në mësim dhe mësimnxënie, klima psiko-

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 87

sociale në shkollë dhe organizimi i punës së shkollës. Për definimin e suksesshëm të vlerësimit të rregullt të punës së shkollës, Byroja e zhvillimit të arsimit do të vërtetojë kritere nacionale dhe indikatorë për cilësinë. Sistemi i ndjekjes dhe vlerësimi i njohurive të nxënësve zhvillohet me ndjekje të rregullt gjatë mësimit me kontrollim gojor, me shkrim dhe lloje tjerash të detyrave, aplikimi i testeve tjera të njohurive të standardizuara, me aftësim të nxënësve dhe arsimtarëve për vetëvlerësim, si dhe për vetëvlerësimin e shkollës në tërësi..Standardet arsimore kanë të bëjnë edhe me të gjithë komponentat relevante tjera në sistemin e arsimor. Njëkohësisht, me standardet janë paraparë indikatorë (tregues) për nivelin e standardeve të arritura. Indikatorët janë në përputhje me kushtet reale në sistemin e arsimor, gjegjësisht me kushtet ku realizohet procesi arsimor në shkollë. Kjo do të thotë se caktohen:

- standarde për kushte cilësore (tekniko- materiale, kushte hapësinore,mjetet cilësore mësimore për mësim dhe mësimnxënie);

- standarde për cilësinë e procesit mësimor dhe udhëheqja efikase në shkollë;

- standarde për arsimtarë të suksesshëm.

Me qëllim që të sigurohet objektivitet në vlerësimin e nxënësve dhe arsimtarëve si dhe institucionit arsimor në përgjithësi,në fund të këtij viti shkollorë 2008/2009 do të kontrollohen vlerësimet e secilit arsimtarë. Me Ligjin e ri për arsimin fillorë, parashihet që të testohen nxënësit prej klasës së IV deri në klasën VIII. Testimet do ti përgatisë Ministria e Arsimit dhe Shkencës me çka do të sigurohet objektivitet në kontrollimin e diturive të nxënësve. Rezultatet nga testimi nuk do të ndikojnë në suksesin e përgjithshëm të nxënësit përveç se në rast kur nota e testimit dhe nota përfundimtare e marr nga arsimtari

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 88

dallohen për më shumë se një notë. Pas testimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë listë rranguese dhe 20 % të arsimtarëve të cilët realisht i kanë vlerësuar nxënësit, vitin e ardhshëm shkollor do të rritet paga për 15 %. Ndërsa 20% e arsimtarëve të cilët cilët kanë lëshime në vlerësimin (notimi) e nxënësve do të zogë-lohet paga (rroga) për 10 % . Vlerësimi i arsimtarëve është kusht i rëndësishëm në avancimin e tyre në karrierë në pajtim me vendimet ligjore të reja.118

Probleme dhe çështje aktuale Sipas përvojës së deritanishme gjatë përsosjes

profesionale dhe pedagogjike të kuadrove në shkollë fillore evidente janë kufizimet dhe nevojat që vijojnë:

1. Institucionet e larta arsimore të cilat organizojnë studime për arsimtarët ende nuk janë përcaktuar rrënjësisht që t'i ndjekin ndryshimet në mësim në shkolla fillore për përmirësimin e cilësisë në arsim. Kjo do të theksohet më tepër me aplikimin e Konceptit dhe me vendosjen e Planit të ri mësimor dhe programeve të reja mësimore për arsimin fillor nëntëvjeçar të obligueshëm.

2. Arsimi bazik i arsimtarëve që realizohet në suaza të numrit të madh të institucioneve të larta arsimore në vendin tonë është e domosdoshme që të theksohet dhe të garanton standarde për arsimtarët të cilët do të mundësojnë zbatim të suksesshëm të planeve të reja mësimore për arsimin fillor.

3. Institucionet e larta arsimore në bashkëpunim me Byronë e zhvillimit të arsimit e domosdoshme është të sjellin programe bashkëkohore për përsosje permanente profesionale dhe pedagogjike të kuadrit arsimor në shkollat fillore dhe të kenë qasje ndaj zbatimit të tyre.

118 Ligji për arsim fillor të R së M Gazeta zyrtare e RM-së” nr.103/08

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 89

Megjithatë në praktikën mësimore theks të veçantë duhet t’i vihet përcjelljes formative të njohurive dhe aftësimin e arsimtarëve dhe nxënësve për vetëvlerësim. Është e domosdoshme që të zhvillohen procedurat dhe metodat edhe për vetëvlerësim të shkollës në tërësi, gjatë së cilës në bazë të kritereve relevante duhet të vlerësohet programi vjetor për punën e shkollës, programet zhvillimore dhe rezultatet në mësim dhe në të mësuar, e veçanërisht të arriturat e nxënësve dhe klima e shkollës. Gjithashtu, nga kjo kuptojmë edhe vlerësimin e resurseve me të cilat disponon shkolla: kuadër, lokal, pajisje dhe mjete financiare si dhe udhëheqja dhe organizimi i shkollës. Byroja e zhvillimit të arsimit të vendos kritere për aspektet e përmendura për vetëvlerësimin e shkollës.

Ekzaminimi i rëndomtë i nxënësve në shkollë është për t’u vërtetuar dija e tyre është kritikuar vazhdimisht qysh se prej shekullit të kaluar e gjer tani si studim subjektiv,i sipërfaqshëm,,jo i plotë dhe i pacaktuar.

Në bazë të përshtypjes së përgjithshme personale dhe të pacaktuara jepen notat e rëndomta në formë të një numri abstrakt që nuk donë të thotë asgjë.

Tregueset statistikor nga raportet tregojnë se më tepër se gjysma nga numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollat fillore në fund të vitit shkollor 2004/05 kanë sukses të shkëlqyeshëm. Më konkretisht, në vitin 2004/05 me sukses të shkëlqyeshëm prej klasës së I deri të VIII ka 117 418 nxënës, ose 52,44% nga numri i përgjithshëm, 39 884 nxënës janë me sukses shumë të mirë ose 17,81%. Sipas kësaj, mbi 70% në shkolla fillore kanë sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë. Nxënës me sukses të mjaftueshëm pothuajse nuk ka, ndërsa vetëm 34119 nxënës ose 15% janë me sukses të mirë.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 90

SUKSESI I NXËNËSVE PREJ KL.I-VIII NË R. MAQEDONISË

VITI SHKOLLOR 2004/05 Nxënës Suksesi në % Shkëlqyeshëm 117418 52.44 % Sh.mirë 39884 17.81% mirë 34119 15.00% Nxënës që kanë

përsëritur 789 0.35 %

Vlerësimi i tillë jo vetëm që nuk është i plot po ai

është mjaft subjektiv dhe i ndryshueshëm. Notat e njëjta nga arsimtar të ndryshëm ne shkolla të ndryshme nuk kanë domethënë të njëjtë, për shkak se nuk jepen sipas një mase të njëjtë. Eksperimentalisht është vërtetuar se nje arsimtar të njëjtën detyrë te nxënës të ndryshëm e vlerëson ndryshe pikërisht edhe atëherë kur ajo është detyrë nga gjeometria..

Sipas Programit nacionale për zhvillimin e arsimit (2005-2015), për përgatitjen profesionale të arsimtarëve në arsimin fillor statistikat tregojnë se numri më i madh i tyre është me shkollë të lartë.

Sa i përket objekteve,infrastrukturës, mjeteve dhe

pajisjeve mësimore si çdo shkollë rurale ka shumë pak investime në përmirësimin e kushteve elementare për zhvillimin e procesit edukativo arsimor mësimi zhvillohet

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 91

me mjete dhe metoda klasike,dominon modeli tradicional i të mësuarit

Kërkesat për rritjen e cilësisë në arsimin fillor çdoherë janë të lidhura jo vetëm me rritjen e nivelit të arsimit inicial të arsimtarëve, por edhe me zhvillimin e programeve për stazhim (përgatitja për punë) dhe përsosje profesionale. Me mbështetjen e këtyre mekanizmave ndërtohet sistem i plotë për shkathtësitë të cilat do t’ju ndihmojnë arsimtarëve që të aftësohen më mirë për shkathtësitë që do t'i mundësojnë për tu përmirësuar cilësia në mësim dhe në të mësuarit, ndërsa me atë edhe mënyra e ndjekjes dhe vlerësimi i të arriturave të nxënësve.

Mësimdhënësit vlerësojnë vet dhe u nënshtrohen vlerësimeve tjera. Vlerësimi e matja janë pjesë përbërëse e jetës. S’ka ditë që nuk gjykojmë për gjerat që i shohim, për lajmin që e dëgjojmë, për librin që e lexojmë, për sjelljen tonë… E për çka ne nuk vlerësojmë e nuk krahasojmë në jetën tone. Në dy dekadat e fundit problemi i vlerësimit është bërë një nga problemet madhore .Prandaj disa dijetar insistojnë që fenomeni i vlerësimit të studiohet nga këndvështrimi i më shumë segmenteve dhe thuhet”Vlerësimi nuk kufizohet vetëm në të çmuarit e punës shkollore të nxënësve, por mbulon një fushë të gjerë preokupimesh duke nisur nga përmirësimi i procedurave të vënies së notave ,ekzaminimin e cilësisë së mësimdhënies ,të bazës materiale dhe metodave pedagogjike119

Strategjia:

Për vlerësimin e rregullt të cilësisë në punën edukativo-arsimore të shkollës duhet të përmbaj

119 Prof.Dr.T.Zajazi (2003)”Metodologji të mësimdhënies dhe mësim nxënies”- Shkup

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 92

indikatorë për cilësinë e programeve mësimore dhe programin vjetor për punën e shkollës, mësimit dhe mësimnxënie, të arriturat e nxënësve, përkrahja që ua jep shkolla nxënësve në mësim dhe mësimnxënie, klima psiko-sociale në shkollë dhe organizimi i punës së shkollës120. Për definimin e suksesshëm të vlerësimit të rregullt të punës së shkollës, Byroja e zhvillimit të arsimit të vërtetojë kritere nacionale dhe indikatorë për cilësinë. Sistemi i ndjekjes dhe vlerësimi duhet të zhvillohet me ndjekje të rregullt gjatë mësimit me kontrollim gojor, me shkrim dhe lloje tjerash të detyrave, aplikimi i testeve tjera të njohurive të standardizuara, me aftësim të arsimtarëve për vetëvlerësim, si dhe për vetëvlerësimin e shkollës në tërësi. Mirëpo siç u përmend në pjesën e vlerësimit është e nevojshme të zhvillohen procedurat dhe metodat për vlerësimin ekstern në arsimin fillor. Për realizmin e kësaj nisme nevojiten ndryshime thelbësore në procesin edukativo arsimor,duke filluar nga zhvillimi i potencialeve njerëzore ,kuadri mësimor me trajnimin e tyre në ngritjen e njohurive dhe aftësive të tyre lidhur me vlerësimin në klasë. përmirësimi i kushteve elementare në infrastrukturës: Objektet dhe hapësirat e mëso-njëtoreve,objektet shkollore,paisja e tyre me teknologji digjitale kompjuterike,kyçjes e gjithë institutcioneve arsimore me rrjetin e internetit, Ky proces do të ndryshoj mënyrën klasike të zhvillimit të mësimit në klasë,do të ndryshoj stili i të shpjeguarit në punën me nxënësit ,ndryshimi i teknikës tradicionale ku ne masë të madhe i bëjnë pasiv nxënësit dhe studentët me çka do të bëhet modernizimi i plot i procesit arsimor duke përdorur modelin interaktiv në mësim dhe përdorimin e teknologjisë bashkëkohore të vlerësimit në institucionet arsimore.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 93

Amra ALIK /Kërçovë/

KULLAT E SAHATIT NË PRILEP DHE MANASTIR Kulla e sahatit më shpesh janë ndërtuar në qendër të

qytetit, gjegjësisht në çarshi. Kanë shërbyer për ta treguar kohën, sepse në atë kohë ende nuk ka pasur orë dore. Kulla e sahatit u ka ndihmuar të gjithë qytetarëve, veçanërisht besimtarëve për kohën e lutjes por edhe tregtarëve t’i hapin dhe t’i mbyllin dyqanet, ashtu që asnjë tregtar nuk ka pasur përparësi të mbetet më gjatë i hapur.

Një numër shumë i madh të Kullave të sahatit në Maqedoni por edhe në tërë Ballkanin janë ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë osmane nga ana e turqve.

Ashtu si në gjitha vendet islamike arkitektura ka qenë segmenti më përparimtar të kulturës dhe artit në kohën e perandorisë osmane. Kullat e sahatit më shpesh kanë qenë të vendosur nëpër sheshe dhe kryesisht janë me mbulesa katërpjesëshe. Si material kryesor ndërtimor është përdorur guri dhe malteri ndonjëherë edhe druri. Më shpesh pjesa e poshtme e kullave ka qenë e vendosur në sipërfaqe katërkëndëshe ose gjashtëkëndëshe dhe është ndërtuar nga guri dhe malteri, kurse në pjesën e sipërme atje ku gjendet mekanizmi i orës te disa kulla është ndërtuar nga druri.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 94

Kulla më e lartë në Ballkan

Kulla e sahatit të Shkupit është kulla më e lartë në Ballkan. Kullat në këtë anë kanë qenë të rralla sipas karakteristikave arkite-ktonike. Ajo është e vendosur në sipërfaqe heksagonale kurse pjesa e sipërme që është ndërtuar nga druri i përngjanë arkitekturës me-sjetare ruse.

Kulla e sahatit në Manastir

Manastiri dhe zona e Manastirit është shumë e pasur me monumente kultu-rore dhe historike.

Shumica e këtyre monu-menteve janë të vendosura në pjesën qendrore të qytetit, si lidhje natyrore ne mes krijimeve historike dhe forma bashkëkohore urbane.

Shumë prej tyre janë të rëndësishme sipas vlerës mo-numentale, historike dhe vle-ra artistike, të ndërtuara sipas shembullit të arkitekturës popullore, orientale dhe perë-

ndimore evropiane. Kur flasim për monumentet e kulturës ne Manastir, zakonisht fillohet me orën e qytetit apo "sahatin" si quhet nga qytetarët, jo për nga vjetërsia e saj,

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 95

por për nga dominimi në hapësirën qendrore të qytetit dhe nga karakteristikat me të cilat identifikohet Manastiri.

Kulla e sahatit në Manastir, është e vendosur në qendër të qytetit, në pjesën veriore të “ Shirok sokak”, rreth të cili ka shumë monumente tjera kulturore dhe historike si dhe ndërtesa të reja , si lidhje e pakalueshme urbane midis të vjetrës dhe të resë.

Besohet se objekti është ndërtuar ne shek. 17 . Deri tani nuk është zbuluar dokumentacion specifik për ndërtimin e saj. Me rëndësi është se më vonë janë bërë adaptime të caktuara të objektit.

Pse para shek. 17 nuk ka pasur qyteti orë në qendrën e njohur tregtare, administrative, transitive dhe kulturore siç ka qenë Manastiri? Përgjigja qëndron në shprehitë orientale të të jetuarit dhe filozofitë e pushtetit të atëhershëm.

Materiali kryesor ndërtimor nga i cili është bërë objekti janë guri i gdhendur dhe malteri. Tregohet se gjatë ndërtimit, në materialin për renditjen e blloqeve të gurit janë përdorur 60 000 vezë të mbledhura nga fshatarët e Manastirit.

Me këtë ndërtuesit kanë menduar se muret do të jetë më të fortë. Gjatë shekujve të fundit , në përgjithësi e kanë arsyetuar këtë mjeshtri ndërtimore te tyre që paraqet edhe një dëshmi për artin arkitektonik se e bukura është e përjetshme.

Kulla e sahatit është e lartë 33 metra dhe është e vendosur në rrafsh katrori me anë nga 5,8 metra. Nga ana veriore ka hyrje të lakuar rrethore nga e cila gjenden shkallë prej guri, të krijuar në formë spirale. Atje ku mbarojnë shkallët, në pjesën më të lartë, gjendet mekanizmi i orës. Në katër anët janë ndërtuar pllaka speciale metalike në të cilat janë montuar akrepa të orës dhe të shënuar numra romake prej një deri dymbëdhjetë.

Në pjesën më të sipërme gjendet një kupolë e vogël e cila shtrihet në një rrafsh katror, e mbrojtur me një rreth

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 96

prej hekuri, nga e cila mund të shihet panorama e mrekullueshme, jo vetëm të qytetit por edhe të rrethit më të gjerë. Në këtë mënyrë Orë e qytetit, me lartësinë e saj, dominimin në hapësirë dhe mekanizmin e orës, e cila kur bie ora emiton edhe muzikë popullore duke ua tërhequr vëmendjen qytetarëve.

Kulla e sahatit në Prilep

Kulla e sahatit në

Prilep është e vendosur në bezistanin e vjetër, në qendër të qytetit. Me pam-jen e saj specifike është e pranuar si simbol i qytetit të Prilepit. Qytetarët ven-das kanë edhe tjetër emër për sahat kullën, ata e quajnë “ZERO POINT”.

Kulla e sahatit është ndërtuar në vitin 1858 dhe është e vendosur në posta-mentin heksagonal. Në pjesën e poshtme është

ndërtuar nga guri dhe malteri kurse pjesa e sipërme është nga konstruksioni metalik. Pjesa ndërtuar në gurë është e lartë prej 20,5 metra kurse tërë kulla është e lartë 38 metra.

Karakteristike për Kullën e sahatit të Prilepit është se ajo është e shtrembër sipas vertikales ne anën juglindore të saj. Matja e parë është bërë në vitin 1991 dhe është matur shtrembërim prej 1,16 metra kurse vitin e ardhshëm janë matur shtrembërim prej 1,17 metra. Me këtë shtrembërim Kulla e sahatit të Prilepit i përngjanë kullës së shtrembër në Piza.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 97

Përfundim Kullat e sahatit kanë një rëndësi të madhe historike,

sepse të gjitha këto kulla janë të ndërtuara para qinda vjetësh. Edhe pse më parë kanë shërbyer si orë për të treguar kohën, sipas të cilës është orientuar populli, sot paraqesin monumente dhe e prezantojnë qytetin me arkitekturën e tyre, duke u dalluar nga objektet tjera të cilat janë ndërtuar me stile të reja, kurse me lartësinë e tyre dominojnë në hapësirën qendrore të qytetit.

Kemi një numër shumë të madh të kullave të sahatit të cilat kanë ngelur si përmendore nga koha e perandorisë osmane.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 98

Refik KROSI /Shkup/ ARKEOLOGJIA DHE ETNOGRAFIA SHQIPTARE NË

DERVEN TË SHKUPIT

Derveni një rrethinë shqiptare që gjendet në mes të Shkupit dhe të Tetovës dhe ka mbi tridhjetë fshatra shqiptare që e rrethojnë malet e Sugorës ( malit të thatë), në një anë dhe mali Zheden, që më pastaj që nga fshati Stremnicë Lumi Vardar e ndan Dervenin nga Pologu, bashk me Urën e Zhelinës, që njëherit në afërsi të Shkupit ndahet me fushëgropën e Shkupit mu aty afër Sarajit, ku bashkohet Lumi Vardar me lumin Treska ( ILIRIDA), pra aty tek ura e Sarajit, e populli shkurt thotë: “ Derveni xhindet pi te ura e Sarajit e njëra tek ura e Zhelinës”.

Kësaj rrethine Zoti ia dhuroi edhe burimin më të madh dhe më të bukur që mban emrin DUFLLA, ky gjigant buron mu në rrëzë të malit Zheden. Burimi është aq i vlefshëm, sa që edhe mitologjia shqiptare na mëson se Ziti i lumenjve, Rea, njëherit edhe nënë e kryezotit Zeus, e ka patur vendbanimin thuaj të përhershëm mu te Duflla. Këtë vendbanim të lashtë pellazgjiko – homerian sot e vërtetojnë edhe eksponatet arkeologjike që janë gjetur në thellësitë e mëdha nën tokë, e më

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 99

karakteristikë, është qypi çekllopik që arritën ta nxjerrin pa prish, dhe ca të tjerë të copëtuar.121

Jo larg burimit Dufëll, gjendet TUMA ( varr ilir) e pa prekur, ku prej aty fillon të zgjerohet fshati Rashçe. Skaj kësaj tume është lagja Polikë ( Palik), ku në vitin 1933 arkeologët e gjejnë një gur varri të vitit 30 të erës së re dhe gjendet tani në Institutin Arkeologjik të Shkupit, po ashtu edhe në vitin 1937. Arkeologët gjejnë edhe një gurë varri të vitit 60 të erës së re. Edhe ky gurë gjendet në të njëjtin institute që thamë më lartë. Mirëpo guri më i hershëm u gjet dhe gjendet respektivisht në “Kalanë Shkoza” të Sullares së Epërme e që daton nga viti 10 i erës sonë (1).122

Në vitin 1962 duke gryer gypat e Ujësjellësit të Shkupit, aty në fund të fshatit Rashçe, te vendi i quajtur “ Kisha”, gjendet një përkrenare ilire, me diellin shumë remësh, e marrin dhe e dorëzojnë në institutin Arkeologjit të Shkupit, ku për fat të keq e publikojnë këtë nëpër ekranin televiziv, ku me pa te drejtë thonë: “ Në fshatin Berovë ( Pas Vodne) kemi gjetur përkrenaren e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë“. Kjo nxiti intelektualët shqiptarë të vendit të mendojnë ndryshe, dhe sa kishte mundësi të ndërpritnin marrëdhëniet me atë institute dhe mundësisht çdo eksponat arkeologjike që do të gjendet nga dikush të ruhet në shtëpi të tyre, gjë që edhe u bë.123

Kështu në fshatin Rashçe të Shkupit hapet “MUZEU

i PAVARUR” që sot ka një numër të konsiderueshëm të eksponateve të ndryshme arkeologjike dhe etnografike

121 Qypi gjendet në një zyrë të ndërmarrjes “ Vodovod” të Shkupit, në

Shkup. 122 Dr. Zef Mirdita, Studime Dardane, Prishtinë 1979, faqe. 25 123 Sot në Derven, përveç eksponateve që ka në shumë shtëpia, janë

ngritur për të bërë edhe muze privat siç është edhe muzeu i pavarur “ Refiku” në fshatin Rashçe.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 100

dhe është mjaft i vizituar nga dashamirët e kësaj lëmie. Në këtë muze mund të ndajmë vathet e grave nga koha antike, monedhat po edhe një filxhan të gdhendur prej druri. Mandej, në shtëpinë e Prof. Abedin Krosit gjendet libreza ushtarake124 (1), po ashtu këtu gjendet edhe emblema me simbol të remit me rrush dhe dy shpatave të kryqëzuara të shekullit II p.e.s. Në oborrin e kësaj shtëpie janë sjellë edhe gurëzit e varrit të gjetur në afërsi të shkollës së këtij fshati që shkruan, “Gurëzit janë të vitit 220 të erës sonë dhe janë vendosur në vitin 230. Këtë varr e ndërton e ëma ( Kllaudia), dhe në gurin mbi krye gjendet edhe një lule e vizatuar.125 Pra, lulja tregon se ky varr i takon kohës para se të pranuar fenë krishtere kjo rrethinë.

Varri i Sheh Shabanit që daton që nga vitet e Lidhjes së Shqiptarëve të Prizrenit dhe luftës së shqiptarëve për liri që bënin kundër Perandorisë Osmane – Turke, 1878 – 1881. Ky lapidar gjendet në mes të fshatit Rashçe dhe flet shumë për angazhimin e shqiptarëve për liri në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Sheh Shabani ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së shqiptarëve të Prizrenit126 , dhe dha kontributin e vet në këtë drejtim i cili alarmoi nevojën për t’ju bashkangjitur kësaj lufte të drejtë shqiptare. Kjo shihet edhe në atë se i biri i tij i njohur si Hafës Sulejmani, njeri me poste të larta shtetërore dhe

124 Prof.Dr.Neritan Ceka, arkeolog i njohur nga Shqipëria, në një visitë

që i bëri oazës arkeologjike në fshatin Rashçe të Shkupit për pllakën ushtarake thot se kjo është një libresë ushtarake që mbreti i shekullit të parë ( I )p.e.s ua jepte, me të drejtë për të qenë i lirë në shoqëri private.

125 Vizatimi i lules në gurrin e varrit tregon paganizmin e të vdekurit, pra që nuk ka patur ende besimin në një Zot.

126 Shih më gjerë, Prof. Dr. Ramiz Abdyli, “ Fakti 06.06.2003, Shkup”, i cili duke i bazuar në dokumentet angleze, zbuloi se Avdi agë Rashçanasi ( Avdyl Mydiri) më parë bëhet anëtarë i kryesisë Qendër të Lidhjes së Prizrenit në Prizren, dhe në vitin 1883 bashk me Abdyl Frashërin u kapën dhe u dënuan me burg të përjetshëm.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 101

fetare në Shkup, ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Prizrenit të Degës së Shkupit,127 poashtu edhe nipi i tij Avdi Mydiri – Agë Rashçanasi, ishte anëtar i Lidhjes të Prizrenit, Dega në Shkup, mandej edhe Ibrahimi Qehaja Matkalija prej fshatit Matkë e shumë të tjerë128, u angazhuan për këtë ideal kombëtar shqiptar. Kjo na jep të kuptojmë se ky gurë që ruhet si sytë e ballit flet shumë, e aq shumë pra, më i vlefshëm është se ka një mbishkrim mjaft të mirë i shkruar me alfabet arab në gjuhën turqishte dhe, edhe sot është i lexueshëm.

Prizrenit në Prizren, dhe në vitin 1883 bashkë me Abdyl Frashërin u kapën dhe u dënuan me burg të përjetshëm.

Etnografia e rrethinës së Dervenit në tërësi, po

edhe ajo e Dervenit të Shkupit në veçanti, kanë karakteristikat e veta që mund të ndalemi t’i sqarojmë disa nga këta e veç.

Në veshjen e burrave, sidomos të të rinjve, kemi mbledhur dhe vendosur në muzeun e pavarur në Rashçe129 tirqit të cilët janë të gjatë deri te zogu i këmbës dhe që përfundojnë deri te kukat aty afër mesit. Lurka me krah të shkurtra dhe kalahute (kësul) të lëshuar prapa në shpinë e gjatë deri në kukë që takohen me tirqit duke lënë hapësirë që të duket brezi shumë ngjyrësh dhe i mbështjellë për mesi duke hy një fije në sheka ( xhepat) e tirqve që vihen për zbukurim. Brezi është i gjatë prej 6 deri 12 metra, e ato më të pasurit i bëjnë brezat prej në 16 deri 18 metra. Lurka vishet mbi këmishën e lintë, po më të rinjtë veshin edhe këmishë të mëndafshtë, të zbukuruara sa qafa dhe mëngët ku përthekohen e zbukurojnë me oja apo diç të ngjashme, ndërsa turqit vishen mbi të lintat (

127 Gojarisht më informon Prof.Dr.Ibrahim Krosi. 128 IDEM Ramiz Abdyli. 129 Shih në muzen i pavarur “ Rafiku” në fshatin Rashçe të Shkupit, që një numër të konsiderushëm të etnografisë tonë kombëtare shqiptare.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 102

donet, brekët). Kur është koha e mirë e sidomos gjatë verës të rinjtë nuk veshin lurkë po në vend të saj veshin jelek të zi, ku në qafë është çelët dhe si trekëndësh në të dy anët i kthyer në formë të trekëndëshit dhe i zbukuruar me ngjyrë të kuqe dhe mbërthehet ( përthekohet me mërthiska të bardha apo të sedefta, ku për zbukurim ven edhe një radhë të tilla për zbukurim.

Në veshjet e brendshme ( të linat) të grave, që

janë të njohura me termin brekët, që gruaja dervenase i emëron si brekë të grave dhe done të burrave. Donet(brekët) e burrave janë të gjata prej mbi kukë ( gilzi) të lidhur me uçkur ( prej – pe të trashë apo të vejtur në vek dhe janë të gjatë deri te zogu i këmbëve. Ndërsa brekët e grave karakterizohen me atë se fillojnë që nga kukat të lidhur me uçkur dhe janë të gjata deri në nën guh ( gjuh) ku kthehen pak edhe vendosin një pe që i mbledh për aq sa ja nevojë. Mbi brekët i lëshon këmishë e gjatë që mbrinj deri te zogu i këmbës, mbi këmishë veshin një jelek të shkurtër për t’i mbajtur edhe gjinjtë dhe mbi te anë veshur jelekun e gjatë që mbrinj deri nën prapanicë e të hapur përpara me qëllim që mos ta pengoj kur të punoi e të eci. Të dy jelekët zbukurohen me një gajtan të zi. Jeleku i parë dhe i dyti bëhet nga një stof i posaçëm që ka ngjyra të ndryshme. Ngjyra e zezë i përket vajzave, ngjyra e kuqe e mbyllur nuseve dhe ngjyra e thimt ( gri) plakave. Veshje të tilla e emitojnë edhe për fëmijët, kuptohet femra që shumë gëzohen ato, po ashtu edhe tirqit e lurkën që herë- herë u pritet fëmijëve sa për kuriozitet – për qejf.

Sot gratë e Dervenit veshjen kryesore kanë dimiat dhe fustanet të quajtura funde.130 që përsëri kanë dallime nga ato veshjet e përgjithshme, sepse i përshtaten rrethit.

130 Dr.Ibrahim Krosi, Folklori shqiptarë në kontekst ballkanik, Shkup 2000, faqe. 141 – 150.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 103

Habib RUSHANI /Manastir/

Nga aktivitetet e shoqatës qytetare “ESTRADA”

MBI ORGANIZIMIN E MANIFESTIMEVE NË

MANASTIR

Organizatori i festivalit të katërt me radhë të festivalit ,,Zëri i alfabetit,, nga Manastiri Habib Rushani na thotë se organizimet e festave në këtë qytet kanë qen edhe më parë. Që nga viti 1992 kur u kthye nga Australia e largët i cili atëherë incizoi albumin e parë kushtuar Bashkimit të Manastirit dhe pati sukses të shkëlqyeshëm ku në promovimin e tij për herë të parë morën pjesë këngëtar të dalluar si Ilir Shaqiri nga Kosova, Selami Kolonja nga Struga, Ermira Babaliu nga Shqipëria, Vëllezërit Dervishi nga Kërçova, Drita Musliu dhe Salim Arifi nga Kumanova si dhe shumë këngëtar të tjerë.

Por më vitin 1993 ditën e parë të Bajramit e hapi edhe radio stacionin e parë privat në Ballkan me program vetëm në gjuhën shqipe ,,Estrada-fonia,, ku ndërmjet

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 104

radios filluan manifestimet të ndryshme për festat e Bajramit, për kongresin e Manastirit, për ditën e flamurit e kështu me radhë deri më vitin 2001 ku papritmas ndodhi më e keqja kur huliganët e Manastirit dogjën shumë shtëpi dhe dyqane si dhe radion e vetme në gjuhën shqipe, sepse atë e kishin si gjemb në sy dhe kështu deri më vitin 2005 nuk mbaheshin manifestime të tilla për shkak të sigurisë.

Më vitin 2006 për herë të parë lindi ideja dhe me një titull simbolik i cili e meriton ky qytet u mbajt festivali i këngës dhe valleve popullore ,,Zëri i alfabetit,, ku u prezantuan disa shoqëri kulturore artistike dhe këngëtar të mirënjohur nga trojet shqiptare ku në pallatin e kulturës u mblodhën përmbi 1000 veta dhe shumë të tjerë mbetën jashtë por për shkak të vullnetit të madh nga shqiptarët e Pelagonisë. Ky festival u bë tradicional dhe mbahet prej datës 14 deri më 22 Nëntor.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 105

Muqereme ISMAILI /Gostivar/

VETMIA Në dhomën e errët Ndeza një qiri Fillova të qaj Pse të humba ty. Në dritën e qiririt Thura një këngë Në vargjet e saj Shënova emrin tënd. Në dhomën e errët Rija në vetmi Kujtoj ditët Kur kam qenë me ty, Në kujtimin e ditëve Mu kujtua një këngë Në tekstin e saj Ishte emri yt Në dhomën e errët Ishte terr e zi Mu kujtua dita Kur më le me lot ndër sy Në lotët e mi Ndërtova një pishinë Që në ujin shkruante >NDARJE PËRGJITHNJË< KURBETI Të jetosh larg familjes Me zemër të vrarë Të përmallohesh Për babë e nënë. Të vuash për vendlindje E zemra tët digjet E malli për vendlindjen

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 106

Aspak mos të hiqet. Njeriu në kurbet Si zog i mbyllur ne kafaz Dhe gjuhën e nënës E harron ta flas. Çka të duhet jeta Kur s’je në vendin tënd Çka te duhet paraja Kur se ke askënd.

FOLEJA E DASHURISË Hyre në jetën time Dhe u bëre shpirt i zemrës sime , U bëre princi ëndrrave të mija Dhe nga ty mësova Se ç’është dashuria. Nga ai moment të gjitha i harrova, Një botë tjetër unë përjetova Një tjetër ndjenjë mua më kaploi, Një fole dashurie Zemra ime ndërtoi. Për dashurin tonë Të gjithë i kaploi zilia E zemrat tona I ushqente dashuria. Por, koha gjithçka ndryshoi Folenë e dashurisë Për një çast e rrënoi, U rrënua e gjitha Se ti ike e shkove Vetëm dhimbjen Si kujtim ma dhurove. Të kërkova për s’munda të gjeta, Largimi yt zemrën ma lëndoi Lotova por, asgjë s’fitova, Të prita por më shumë u lëndova, Po të pres, por gjithçka është e kotë Se ajo fole e dashurisë S’ndërtohet dot.

Zëri i Pelagonisë nr.1-2/2010 107

SHIU Nga pikat e shiut Që ranë Shikoja nga dritarja Se dikush po qanë. Në anën tjetër Kur shiu bije në tokë Përjetoj gëzimin E sytë e mbushur me lot. Bjer o shi, e mos pusho Fytyrat tona na fresko, Zjarrin e zemrës Ty na shuaj, që të mos vuajmë. Hapi dritaren Mjegullat janë hequr Çdo gjë shkëlqen Si nga ari i ndrequr. PSE MI FSHINI LOTËT? Pse mi fshini lotët Kur qaj vetminë, Pse mi fshini lotët Kur qaj fëmijërinë Sa të bukura ishin Ata ditë shkollore Plotë dashuri e shumë gazmore Pse mi fshini lotët Kurë në faqe pikojnë, Fëmijërinë e lumtur Ata e kujtojnë