10
Vaçe Zela është një këngëtare shumë e njohur. Vaçe Zela, artiste e popullit dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Kishte një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Mori pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion, që prej organizimit të parë, në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën "Komunistët" (dubluar nga Marina Grabovari). Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Ajo është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu.

Vace zela 1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vace zela 1

Vaçe Zela është një këngëtare shumë e njohur. Vaçe

Zela, artiste e popullit dhe këngëtare me famë të

madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U

zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Kishte

një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite

mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku.

Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që

mbushte me energji skenat shqiptare. Mori pjesë në

të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë

në radio televizion, që prej organizimit të parë, në

vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga

skena si fituese e çmimit të parë me këngën

"Komunistët" (dubluar nga Marina Grabovari). Vaçe

Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në

muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë

këngë pjesë e muzikës së filmave. Ajo është nderuar

me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred

Moisiu.

Page 2: Vace zela 1

Festivalet

Në ka një artist, që emri i tij të identifikohet me festivalet e këngës,

pa asnjë dyshim, ai është emri i Vaçe Zelës.

Ajo ishte dhe do mbetet këngëtarja më e madhe e muzikës sonë të

lehtë. Vaçe Zela u rrit dhe u kurorëzua mbretëreshë e këngës

shqiptare, për mëse dy dekada rresht, duke korrur plot 12 çmime të

para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët.

Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën

“Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë

mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Atëherë ishte një vajzë e re, vetëm 23 vjeç. “Kisha ndrojtje ta

këndoja atë këngë. Kisha frikë ta këndoja se isha e pamartuar dhe

si mund t’i këndoja lindjes së fëmijës së parë?”, kujton këngëtarja

nga festivali i parë. Sot duket paradoksale, por Vaçen nuk donin ta

pranonin në festival. Ishte frika mos bënte dallime të dukshme me

këngëtarët e tjerë, jo aq të njohur në interpretimin e këngës.

Megjithatë festivalet rrodhën njëri pas tjetrit, nga viti në vit dhe Vaçja

ishte gjithnjë prezente me zërin e saj. Këngë si “Djaloshi dhe shiu”,

“Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë

të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres

gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tana ilegale”, etj,

kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare.

Page 3: Vace zela 1

Siç ka thënë edhe vetë këngëtarja,

ajo “ka lindur në një familje ku

kënga ishte ulur këmbëkryq në

shpirtrat e të gjithëve”. Të parët që

zbuluan talentin e Vaçes ishin

mësuesit e shkollës 7-vjeçare. Ajo

nuk ishte e talentuar vetëm në

muzikë por kishte talent edhe në

pikturë e teatër.

Ishte dhjetë vjeç kur nisi të

këndonte vetë të gjitha ato këngë

myzeqare që kishte dëgjuar nëpër

shtëpi nga e ëma dhe nga të gjithë

pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët

ishin qejflinj të muzikës. Në çezmën

e një prej lagjeve të Lushnjës ajo

do mahniste të tjerët me zërin e saj,

ndërsa këndonte krejt shkujdesur.

Vaçja ishte nxënëse shkolle,

atëherë kur veshi një fustan të

bardhë nusërie të sajuar me dorë, e

doli me të në një koncert shkolle.

Shpejt ajo u bë artistja e vogël e

qytetit myzeqar.

Page 4: Vace zela 1

Të gjithë besonin se ajo do të bëhej një

artiste e madhe, megjithëse prindërve të

saj nuk u pëlqente shumë ideja që vajza e

tyre të merrte një udhë të tillë. Megjithëse

asnjëherë nuk u përpoqën ta ndalnin

Vaçen nga pasioni i saj.

Kështu vajza u nis drejt Liceut Artistik të

Tiranës, për të plotësuar dëshirën që e

mbante mbërthyer fort. I ngjiti shkallët e

asaj shkolle me shumë ndrojtje, ndërsa në

duar shtrëngonte një valixhe të vogël

mbushur me plaçka. Por nuk qe e thënë.

Nuk ia dhanë të drejtën për ta filluar atë

shkollë. Më pas do t'i kthehej edhe një

herë Tiranës, për të provuar shansin në

dyert e ndonjë gjimnazi. Ndërsa nisi

studimet në shkollën "Qemal Stafa" nisi të

mësojë edhe kitarën, e cila më pas u bë

pjesë e pandarë e jetës së saj.

Një mikja e Vaçes, Violeta Librazhdi,

shoqe e shkollës dhe e gjithë jetës së

këngëtares së madhe, ka shkruar një libër

mjaft interesant kushtuar këngëtares.

Page 5: Vace zela 1

“Kujtoj ditët kur për herë të parë pashë Vaçen me

një kitarë në duar, me të cilën ajo këndoi gjatë në

dhomën e saj, këngë që nuk mundej t’i këndonte

dot në skenë. Ishin këngë spanjolle, italiane e

amerikane që i kishte mësuar “vjedhurazi” nga

radio. Pas dritares së shtëpisë ishin mbledhur me

dhjetëra njerëz dhe dëgjonin vajzën që këndonte

aq ëmbël. Vonë e kishin kuptuar se të tjerët ishin

ngulur pas dritares. Ne nisëm të qeshnim, ndërsa

njerëzit duartrokisnin pa pushim. Pak kohë pas këtij

“koncerti” të thjeshtë, në rrugët e Tiranës do të

ngjiteshin afishet “Këndon Vaçe Zela”…e kështu

pas kësaj shfaqej çdo herë në skenat e Tiranës e

jashtë saj”.

Ishte kjo kitarë me të cilën kohë më pas ajo fitoi

dhe të drejtën e studimit në degën e dramës, të

cilën nuk e çoi dot deri në fund, pasi u mor më

shumë me pasionin e fëmijërisë së saj, këngën.

Page 6: Vace zela 1

Karriera

U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në

atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve

Popullore. Këngët e bukura të vendlindjes gjetën te Vaçja një

interpretuese të madhe. Kudo ku dha shfaqje, në qytete e fshatra,

apo edhe jashtë shtetit, ajo u mirëprit për zërin e bukur dhe

melodioz. Jo më kot u quajt “Bilbili i Myzeqesë”, por shumë shpejt

u bë i gjithë Shqipërisë, sepse këndoi me të njëjtën dashuri e

pasion këngën e të gjitha krahinave të vendit.

Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe

Valleve popullore jashtë shtetit, si në Francë, Greqi, Itali, Turqi,

Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një

publik mjaft të gjerë. Shtypi i këtyre vendeve e ka vlerësuar mjaft

lart.

Kalimi nga muzika popullore në muzikën e lehtë qe i natyrshëm.

Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra

këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.

Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku

ka interpretuar shumë këngë, si pjesë e muzikës së filmave.

Një karrierë që u ndërpre në vitin 1991, vit që shënon edhe

ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një

koncert për shqiptarët që jetonin atje.

Page 7: Vace zela 1

Vaçe Zela, është konsideruar nga të gjithë

brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë

Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës.

Atëherë kur Shqipëria kishte vetëm

errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan

dritës.

Vaçe Zela kishte aftësi të jashtëzakonshme

për ta përvetësuar dhe riprodhuar çdo

melodi, qoftë edhe me njëherë të dëgjuar

nga radioja. Ajo kishte aftësinë për ta bërë

këngën të prekshme për çdo mjedis dhe

arrinte të ruante besnikërinë ndaj

nuancave, qofshin ato dhe nga tradita e

popujve të tjerë. Qenë këto vite kur njerëzit

mezi siguronin bukën dhe rrobën e varfër

të trupit, ndërsa, sipas rrëfimit të mikes së

saj, “këngëtaren italianët e kërkonin ta

blinin me shifra marramendëse, ndërkohë

që shteti e dënonte me “lirinë” e të

kënduarit vetëm brenda kufijve shtetërorë.

Njerëzit e donin Vaçe Zelën. Afishet kudo

reklamonin emrin e saj, ndërsa biletat

shiteshin sa hap e mbyll sytë.

Page 8: Vace zela 1

Një këngë për Vaçe Zelën

Ishte viti 1993 kur këngëtari nga Kosova Naim Krasniqi do të këndonte në

skenën e festivalit të 32-të të këngës, një këngë kushtuar këngëtares së

madhe. Kënga mbante titulli “Jetën ma dhurove” dhe vargjet e saj ishin vërtet

emocionuese. (Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale/ Nga skena jehonte aj’

zá në fush’ e male/ Ooo Vaçe Zela k’saj toke të plaguar/Jetë i dhurove, e

mbajte të zgjuar.)

Që nga festivali i 19-të, kur këndoi dhe si përherë shkëlqeu dhe u vlerësua me

çmimin e parë për këngën “Shoqet tona ilegale”, Vaçe Zela i kishte munguar

skenës së festivale. Dhe publiku kishte mall për të, për praninë e saj. E ja tani,

ajo sërish ndodhej në një sallë festivali, vërtet si spektatore, por ishte aty. U

mallëngjye, nuk e priste t'i bëhej një nder i tillë. Një këngë kushtuar asaj. U

mallëngjye edhe krejt publiku në sallë. Ovacionet për këngëtaren nuk

pushonin. Ndërkohë që dridhërima zemre përjetonin miliona shqiptarë nëpër

botë që ndiqnin nga ekranet festivalin e këngës. Prania e Vaçe Zelës në një

festival, qoftë edhe me një këngë kushtuar asaj, kur ajo prej vitesh, që nga

festivali i parë kishte qenë zonjë e festivaleve dhe këngës shqiptare, mjaftonte

si fakt që shqiptarët ta ndienin edhe një herë praninë e “mbretëreshës”.

Rasti i fundit i pranisë së saj në atmosferën e festivalit ishte viti 1999. Festivali

i 38-të i këngës. E ftuan nga Zvicra si kryetare e jurisë, ku jetonte prej vitesh

dhe kurohej për sëmundjen e saj, megjithëse mjekët e këshilluan të mos

udhëtonte ajo nuk donte të humbiste emocionet e festivalit. Po aty e nderuan

me çmimin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Page 9: Vace zela 1

Çmimet

Është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë

në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive

në Amerikë. Në Paris është krahasuar me Edith Piaf, ndërsa në Itali

me këngëtaren e madhe, Mina. Çmimet në adresë të artistes janë të

panumërta. “Artiste e merituar”, në vitin 1973, “Artiste e Popullit”, në

1977, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te

çmimi më i lartë, “Nderi Kombit”.

Këngët e saj këndohen vazhdimisht nga brezat e rinj të këngëtarëve,

por janë të pakrahasueshëm gjithsesi me atë vokal, që vetëm Vaçe e

kishte. Artistja thotë se ndihet mirë sa herë që në Shqipëri dikush

kujtohet dhe vlerëson punën e saj. Është emocionuar gjithmonë edhe

pse në të shumtën e rasteve çmimet i janë dhënë në mungesë të saj.

Page 10: Vace zela 1