Poezia ime

Preview:

DESCRIPTION

 

Citation preview

VALENTINA LLAPRI

POEZIA IME

Ajer.

Lulet te shperndara mbi qilimin e natyres,Dhe flutrat qe embel vallzojne neper to,Dielli rreze - embeli , me i kendshmei i hapsires,Luan bashke me to dhe shume forte i do.

Zogjte neper peme , dalin dhe kendojne,Hijeshine natyres, sa shume qe ja shtojne,

Dekori me i bukur, dhe me kuptim-plote,Eshte si nja magji me qeshje e pa lote,

Dalin vogelushet , me gjysherit nga lendinat,Aty sec mbledhin lule, lodrojne si kanarinat,Veshur ngjyra ngjyra , dhe syte sec u shkelqejne,Luajne e kenaqen, me diellin aty perhere.

**************************

Amerika.

Amerika eshte si nje enderr pambarim,

Atje duan te shkojne te gjithe per shtegtim,

Eshte nje toke e madhe me nje qiell te gjere,

Si baze ka lirine , eshte mike dhe zemer-gjere.

Amerika eshte hulumtim mes kerkimit,

Eshte vellazeri mes bashkimit,

Eshte rendje drejte botes se lirise,

Eshte kuptim i paqes dhe i dashurise.

korrik 2014

********************************

ARRITA TE NJOH DIELLIN.

Jam e lumtur sepse arrita te njoh diellin,

Arrita te depertoje ne thellesi te tij,

Diellin ate te thellin,

Ate qe kurre nuk lodhet se beri miresi.

Jam e lumtur sepse arrita te nuhas esencen diellore,

Si kristale te pasterta , dhe si ndjesi engjellore,

Perhapin me shpejtesi , jeten ne pafundesi,

Grimcat jetesore, dalin nga shpirti i energjise diellore.

Janar 2015

********************************

ASNJIHERE…

Kurre s’mund te jesh i(e) paster,

Kur hilene e ke ne shpatull,

Kur mbi koke ke ligesine,

Nate ke shpirtin , sterr te zi,

Kur peshon me gure te rreme,

Driten , diellin ti se sheh,

Shpirti yt do erresire,

Shok te ngushte ke ti djallzine.

Asnjihere s’mund te jesh i(e) lire,

Kur fundosesh ne erresire.

shtator 2014 kucove

********************************

ATDHEUT TIM TË SHTRENJTË

Tokë moj e ëmbël,

mjaltë dhe qelibarë,

këtu kemi vënë këmbën,

vëllezër shqipëtarë.

Tokë moj e bekuar,

mjaltë margaritar,

vend kaq i praruar,

njerez qelibar.

Të dashur, të sinqertë,

të besës dhe shumë të drejtë,

zakone dhe virtyte,

shpesh herë dhe kacafytje.

Të bukurën dhe të mirën,

e duam, po… për besë,

të ëmbëlën, të dlirën,

ajo pra, le të mbesë…

Të kemi dashuri,

të duhemi pakufijë,

vëllezër kosovar,

të gjithë jemi shqiptarë.

Të parët nje amanet na lanë:

mos e braktisni kurrë vatanë,

k’të tokë të rrallë margaritarë.

Se tokë andej , e tokë këndej,

na duhet veç një dashuri e ndërsjelltë,

ndaj gishtin kokës ti vëmë shumë shpejtë,

këtu të ketë, mirësi përjetë.

21 shkurt 2015

********************************

ATË

Unë e pashë,

ti e pe,

kush se pa!.

Ata po flenë.****************************************************

Bardhësinë përqafo.

Besoje të mirën, atë përqafo,

Flake errësirën,

dhe përpara shko.

Tokën ti bekoje , veç me ëmbëlsi,Mbushe shpirtin tend,

me shumë dashuri.

Ajrin edhe zogjtë,

duaji ti kaq shumë,

ndihmoje të moshuarin, bëj të mira punë.

Se nga mirësia,

dhe nga dashuria,vjen flladi i paster , vjen veç lumturia.

Besoje të mirën , përqafo të dëlirën,ec gjithmonë përpara,

ndiq rrugët e bardha.

Në çdo vend që shkel,

mirësi lësho,bardhësinë e bardhë ,

atë përqafo.********************************

BURIMI QË TË SHTON JETË .

Nuk ka forcë që të ma ndalë,kët gëzim që unë e kam,

është burimi i vetë jetës,çiltërsi e së vërtetës.

Nuk ka vrull vërtetë më t’mirë,mbrekulli në çdo hapsirë,le të qeshin diejtë e botëve,le të shterë burim i lotëve.

Të shumohet gjallëria,buzëqeshja , ndershmëria,është gëzimi më me dritë,

që të jesh njeri i mirë.

shtator 2014 kuçovë********************************BUZËQESHJA E SHITËSAVE TË QUMËSHTIT.

Çdo mëngjes , shoh

shitësat e qumështit

tek kalojnë me biçikletat e tyre

në bulevardin e gjatë.

Mbushur bidonat

Plotë me qumësht të freskët,

që lëkunden mes përmes hapsirës

së caktuar dhe erës së thatë.

Ulen pastaj në trotuar,

dhe me buzqeshjen e tyre

duket sikur ftojnë cdo qytetarë:

“Ejani blijeni edhe sot,

qumështin e freskët

margaritarë.

Dhe mes përmes kësaj stine

shumë të ftohtë,

buzëqeshjen s’ua heq as dimri dot..

shkurt 2015

********************************

Buzqeshja e ylberit

Kam pritur oh sa kam pritur,Qe te shihja ngjyrat e atij ylberi,Aty prane nje fushe me veshtrimin ngritur,Te shihja embelsine e atij sheqeri.

Dilja cdo mbasdite , dhe prisja aty prane,Fusha plote me lule dhe qiell I pa-ane,Fluturat dhe zogjte me benin shoqeri,Ish nje pritje e bukur, e mbushur me freski.

Kisha pritur shume dite pambarim,Doja qe ta shihja , at ylber te mire,Nje deshire ti shprehja , si nje fllad I lehte,

Doja qe ta shihja ylberin e sinqerte.

Dhe ja ku nje mbasdite , qielli krejte papritur,U be aq I bukur , plote ngjyra vetetitur,Nje ylber I ndezur , me ngjyra aq te mira,Me doli para syve, cu mbush krejte hapesira.

Ne sy e veshtrova , at ylber te mire,me te komunikova, me shpirt e me ndjesi,I thashe nje deshire, ate te miresise,Qe bota te embelsohet, e ardhmja te permiresohet.

Qe luftra te mos kete, as gjak apo terror,

Veshtrimi t’jete i sinqerte, qe paqja te mbreteroje,Orgjite te marrin fund , te humbin ne errsire,Te kete vec nje qellim , ai i idese se mire.

Ylberi me degjoi , buzqeshje me dhuroi,deshiren qe une thashe, ne mend e regjistroi.

prill 2014*****************************************

ÇASTE

Moment prekës ,ai kur ikën nusja nga shtëpia e babait!.Pikerisht, ai shtrëngim duarsh mes vajzës dhe prindërve të saj.Nëna aty pranë,me sytë e skuqur pak,Ehhhh!!... një jetë e re fillon për ty moj vajzë.Ikën nga nje strehë ,

dhe në tjetrën shkon,me shokun tënd të jetës,si zog do fluturosh.Shpresojë që fluturimi yt ,të jetë me shuuumë dobi,dhe mbi të gjitha,të ketë veç dashuri

shtator 2014 kuçovë

********************************

ÇILTËRSI

Dy qingja të vegjël, pranë meje,mes një fushe me lule plotë ngjyra,rrethuar me një aromë ere,shkëlqente komplet gjithë natyra.

Ndjesia e fshatit të ëmbël,mes malesh krenare e të lartë,më dukej sikur isha në ëndërr,një ëndërr vërtetë shumë e gjatë.

shtator 2014 kuçovë********************************Ciu ciu ciu, sa bukuri.

Ciu ciu erdhi pranvera,

këndojnë zogjtë gjithë dëshirë,

mbushur rrugët si përhera,

me gëzim e gjallëri.

Vogëlushët të gëzuar,

shumë e duan këtë stinë,

plotë me lule nëpër duar,

fluturojnë nëpër lëndinë.

Ciu ciu këndojnë zogjtë

lartë në pemë gjithë harmoni,

dhe voglushët luajnë tok,

në k’të stinë me ajër t’ri.

********************************

Ç’mbrekulli qenka këtu.

Tik tik tik, e tuk tuk tuk,

ç’është kjo zhurmë, vallë këtu!.

I hap sytë mengadalë,

edhe shoh vërdallë - vërdallë.

Nga dritarja gjysmë e hapur,

unë shoh diellin krahëhapur,

që buzëqesh plotë ëmbëlsi,

dhe të fton në gji të tij.

Dal një çast shpejtë në dritare,

edhe mbushem ploootë freski,

edhe fluturat këngëtare,

pranë më vijnë , porsi fëmijë.

Zogjtë në pemë kanë nisur këngën,

ëmbël shtruar si përherë,

qielli, më i bukur ëndërr,

mjaltë e qumësht si pranverë.

Tik tik tik, e tuk tuk tuk

ç’ mbrekulli qenka këtu.****************************************************

OH, C’NUK DO TE BEJA!.

Oh c’nuk do te beja!- per te bere te mundur

Qe te gjithe te kuptonin harmonizimin e natyres

Me ate shpirt te bukur…

Imagjinojeni pak natyren nje moment ,

Me lule pafund, dhe cdo gje te blerte,

Mbi flokrat e saja , kendojne zogjte pafund,

Melodi e tyre, dhe trishtimin mund,

Fustanin e saj,. Si qilim kristali

Arome ka ne cdo ane, burime ujrash nga mali,

Oh c’nuk do te beja, ta kuptojne te gjithe

Se vetem nga natyra burojne gjithe “ MIRESITE” ****************************************************

COPËZA KUJTIMESH

Mijëra e qindra copëza kujtimesh,

çdo ditë e çdo sekondë,

skaliten në një foto të vetme,

mes castesh të pafundme,

ngjarjesh dhe gëzimesh,

hapet përditë një dritare

si pronë e patundshme.

Skaliten momentet

e bukura të jetës,

aty në a’t foto,

aty ne a’t copë letër,

dhe koha lëviz

permës plotë kujtimesh,

me mijëra e me qindra ,

copëza dit-gëzimesh.

13 mars 2015

********************************

Dashuria më e fortë.

Dashuria është thesari me i çmuar,dashuri e pastër, ajo dashuri e praruar,dashuria s’mban inate, nuk thurr intriga,

nuk të fut në qorrsokake,të tregon veç rrugë të mira.Dashuria ndryshon njerzit,u jep shkëlqim dhe hijeshi,dashuria e sinqertë,kur në kallo nuk shkel njeri.Dashuria për perëndinë,më të lartin , më të hijshmin,ajo na jep kaltërsi,na mbush me gëzim të ri.

Ajo kurrë nuk të braktis,me thesare të stolisë,zemrën , shpirtin hijeshon,dritë në zemër të dërgon.Dashuria për njerinë,jo për himnet apo lavdinë,është thesari me i çmuar,është një dritë e lartësuar.Dashuria për natyrën ,më të ëmblën, më të dlirën,lulet , pemët fushat plotë,veç ti duam te gjithë tok.

Dashuria ,dhe për kafshët,dhe ato e bëjnë një punë,janë të mençura, janë të brishta,tokës tonë i japin nur.Dashuria më e fortë,Që troket porsi një zog,është ajo për më hyjnorin,çiltërsinë , atë diellorin.Zotin tonë që na do shumë.Ndjenjë-plotin dhe gas-shumë,

që mendon vetëm për mirë,si themel ka dashurinë. ************************* Drejtë së ndershmes. Nga pislliku nuk ke ç'farë mëson,po hyre në mes tij, errësira do të mbulojë,

do bëhesh si tapet , ku do kalojnë të tërë,do iki erë e mirë, do shkrihesh do bëhesh rërë..Nga marrveshjet e këqija, do të të iki përgjithmonë qetësia,dhe do ngelesh krejt i vetëm,s'do ta gjesh kurrë të vërtetën.Mos syno ti errësirën,

thellë në tokë ajo të con,mendje-shpirtin edhe zemrën, asnjiherë s'do ta gëzojë.Era blozë dhe era tym,ka në gji të saj çdo herë,pse nuk rend pas të vërtetës!,ajo është veç jetë dhe vlerë.Drita është gëzim dhe shpresë,

është shkëlqim, është edhe vesë,është një diell që s'mbaron kurre,është një frymë që të jep nur.Drejtë së mirës , drejtë se ëmblës,drejtë së ndershmes , dhe drejtë këngës.

*************************E shtrenjtë kjo tokë. E heshtur kjo botë,shumë e çmuar kjo tokë,më e ëmbël se vetë mjalti,erë-mirë porsi zambaku. Se di pse e heshtur qenka prapë kjo botë!,

ca zhurma vijnë e ikin,ca tinguj kaq të kotë. Kërkojnë të transmetojnë,kërkojnë të imponojnë,kjo botë, qenkemi ne,kjo botë , ku dhe ti je. Një botë mes kaq shumë botësh,

shumë zhurmë mes ca robotësh,lëvizjet aq njëllojë,dhe fjalësh gjithfarsojë. Kjo tokë është kaq e ëmbël,e ndjejë , dhe shumë e dua,kjo tokë është si një ëndërr,kjo tokë kaq e praruar.

Me diell, në cdo kohë,me stinët aq të mira,me lule dhe zambakë,me fushat si ëmbëlsira. E heshtur dhe kjo botë,e shtrenjtë perjetë kjo tokë. *************************Vlera jote =thesar i vërtetë

Nënë , unë dua të të them dy fjalë:Ti je më e bukura, ti je më e ëmbëlati je margaritarë po aq shumë i rrallë,ti je dritë, që na ndriçon,ti je dhembsuri që nuk shteron,ti je natë pa gjumë,

ti je kuptim, që çdo ditë ndrin aq shumë.Nënë e shtrenjtë , e mirë përjetë,vlera jote , = thesar i vërtetë. korrik 2014

DETIT NJË FJALË.

************************************************************************************

Det!

bëhu një herë det me dallgë,

e më pas, më i ëmbli fllad.

Po po.

Bëhu fllad ere, dhe pa përtim:

fluturo mbi njerëzit e qytetit tim.

Aty:

shpërnda grimca miresish pambarim!.

Që do të thotë:

shpirtin me dëshira të ëmbla

mbushja plotë.

Kristal bëjua shpirtin ,

ti moj erë kaq e plotë!.

Pastaj,

pa u lodhur e pa përtuar,

si ndjesia më e ëmbël diellore,

mijëra e qindra grimca mirësish,

shpërndaji në gjokset e çdo shteti

apo pjesë kombesh gjithësish.

Padallim, era e mirë

duhet të mbretërojë

njëllojë për të gjithë.

I shtrenjti det me dallgë,

uli dallgët kur sheh anije në mot të keq,

në gjoksin tënd ,

ato mund të thyhen porsi qelq.

Bëhu mjaltë e qumësht

për peshkatarët ,

që sigurojnë ushqimin për familjet,

të ngratët!.

Mes gjoksit tënd ushqehen,

të mirët,

Pastaj darkave qiellit i rrëfehen,

të dlirët,

Të lutem det i shtrenjtë,

kthjelloje turrbullirën,

dhe bëhu i ëmbël si qiell,

po po,

bëhu qiell,

që njerëzit të shtrëngohen pas teje,

të të kenë mburojë në çaste rrufeje,

apo furtunash stuhish pabesish!.

Det i ëmbël,

bëhu det i thellë,

bëhu herë dallgë,

bëhu shpesh më e mira erë.

i lehtë si pranverë..

24 shkurt 2015

********************************

ZHURMA JETE.

Ai aeroport mbushur me ca zhurma

Qe shperndaheshin ne at mbremje pa fjale,

Njerez qe prisnin te afermit e tyre nga large,

Nje vajze me dy bishta , e ulur mbi nje cante qendronte,

E diku me tutje , e ema e saj celularin veshtronte,

Pastaj eci me tej dhe shoh dy te moshuar,

Ne duar canta skishin , veshtrimet pak mjegulluar,

Ky aeroport mbushur cdo dite me zhurma

E percjellje pafund, njerez qe vijne e ikin

E kaq shume mall qe as mali dot se shkund…

korrik 2014