Nj reze drite -...

Preview:

Citation preview

Tregime Poetike

(2006)

3

Një reze drite

Në rrugët e botës

vrapoj...

kur vrapin e ndal

mendoj...

S`mendoj për dashurinë,

- e kam përjetuar,

as për fëmijërinë

edhe ajo ka shkuar.

Mendoj në atë dritë,

që më rrezatoi,

në djep kur u linda,

atë dritë që shkoi.

K.A. Sherifi 12.03.2006 Neuhausen

4

Jeta

Shenjë e parë e jetës

është frymë e parë,

shenjë e dytë e saj

kur kjo frymë ka dalë.

Një nismë ka përherë

dhe askush s`e di,

kur mbaron kjo nismë

fillon përsëri.

Beson a s`beson

është punë për ty,

të gjitha këto

veç një Zot i di!

K.A. Sherifi 12.03.2006 Neuhausen

5

Ata

Ata të thonë,

ke të drejtë.

pastaj të thonë,

s`ke të drejtë.

Ke të drejtë,

s`ke të drejtë

me dhe pa

të ik kjo jetë.

K.A. Sherifi 16.03.2006 Neuhausen

6

Lindja

Atje ku lind dielli,

lindi qënja jonë.

i dha dritë qielli,

dritë, përgjithmonë.

K.A. Sherifi 20.03.2006 Neuhausen

7

Ndjenja

Sa e shtrenjtë është ndjenja,

aq e rrëndë është jeta;

kush e bën jetën e lehtë,

s`di se ç`ndjenjë mund të ketë!

K.A. Sherifi 24.03.2006 Neuhausen

8

Shtëpia ime

Në çarshi të epër,

pran` lumit Shkumbin,

afër një mulliri,

e kisha shtëpinë.

Fëmininë time,

aty e jetova,

edhe klas`n e parë,

aty e fillova.

Sa shumë përjetime,

mbetën në at vend,

sot e kësaj dite,

unë i kam ndërmend.

9

Në vitet që shkuan,

ç`do gjë ishte tretur,

në fole kujtimesh,

asgjë s`kishte mbetur.

Sikur s`kish fëmijë,

gjith` ishin të rritur,

s`loznin si dikur,

po rrinin t` mërzitur!

Lojrat popullore,

q` i luanim atëherë,

ishin zëvendësuar,

me lojra - fliper.

10

Drejtova shikimin

pash një tjetër kulm,

nuk ish` më shtëpia,

ku u rrita unë.

Ishte më e madhe,

edhe më e bukur,

por edhe kujtimet,

diku ishin zhdukur.

Ktheva sytë nga mali,

që ish` pran shtëpisë,

doja t`i kujtoja,

dit`e fëmirisë.

11

Ato ditë pranvere,

kur mali gjelbëronte,

e në degë t`bagremit,

bilbili këndonte.

Në rrëzë të malit,

kalonte dhe një prua,

prej lumit Shkumbin,

me ujë të kulluar.

Kishte shumë ndryshime,

- s`loznin më fëmijë,

- natyrë e bukur,

ish` bërë deponi.

12

E ndjeva një dhimbje,

për t` bukurën natyrë,

i thash vetes time!

„Njerëz pa mëshirë“.

S`kishte as rrugicë,

për n`brendi të pyllit,

as edhe përroi,

që shkonte drejt mullirit.

Gjithë ato ndodhi,

ishin përjetime,

tani, më janë bërë,

pjesë e ndjenjës sime.

K.A. Sherifi 27.03.2006 Neuhausen

13

Egoja

Unë dhe ai,

po!

e imja dhe e tija,

po!

për mua dhe për te,

po!

ku je ti!?

K.A. Sherifi 29.03.2006 Neuhausen

14

Lot i syrit

Kur syri loton,

dhe loti rjedh ngadalë,

në faqen tënde të njomë,

lë gjurmë të paparë.

O lot i syrit tim,

i kulluar që je,

po a më tregon;

burimin ku e ke?

Unë po ta tregoj,

por s`di a më beson!

pyete zemrën tënde,

më mirë ta tregon.

K.A. Sherifi 02.04.2006 Neuhausen

15

Rrugë pa-rrugë

Stë thashë rri,

kur ti shkove,

lirinë the: e dua!

në rrugën që zgjodhe.

S`më pyete,

as më tregove,

pa më thuaj, a e gjete!

ate që kërkove?

16

Këtu të gjitha i kishe:

edhe lirinë,

qetësinë,

a e di, sa i meritove!?

Tani të pyes,

A e kuptove?

K.A. Sherifi 09.04.2006 Neuhausen

17

Njeriu dhe koha

Që nga e kaluara,

për të gjitha hallet,

shkurt e troç i themi,

„Koha i ka fajet”.

Kur mikut i shkon n`vizitë,

nuk lëviz as vendin,

se i shkon n`at kohë,

kur ti ia prish rendin.

N` kafene me shokë,

t` ngarkon me epitete,

vazhdon, por dhe shton,

kur mbrin në shpi t`vete.

18

Birit të haxhuzes,

po i duket pak...

të mer në telefon

që ti vë kapak.

O vllezër të dashur,

unë më nuk e di!

a i ka fajet koha?

apo ky njeri.

K.A. Sherifi 10.04.2006 Neuhausen

19

Kërkesat...

Dikush kërkon krahë

që të fluturojë,

i varfëri bukë,

që të mbijetojë,

i pasuri, pasurinë

kërkon

që ta mbrojë,

i poshtri, poshtërisnë

do që ta tregojë.

në botën e k`saj bote,

njeriu diç` kërkon,

Ndërsa unë...

s` dua zemrën time,

e keqja ta ngacmojë.

K.A. Sherifi 12.04.2006 Neuhausen

20

Vdekja

Ta jap dorën pa ngurim,

më mer si mik dhe jo n`gjykim.

jam njeri që kam besim,

andaj t`pres në përqafim.

vdekja duhet merituar,

por njëherë duhesh sprovuar.

nuk ka gjë që t`më frigoj,

vdekjen unë e meritoj.

K.A. Sherifi 13.04.2006 Neuhausen

21

Pa titull

Oj Shqipëri, oj nënë e trazuar,

nëpër shumë shekuj, të kanë kënduar,

me më të mirën nënë të kan emëruar,

po përqafime a të kanë dhuruar!?

Gjith` bijtë e tu, si kishe në gji,

se shumë nga ata, kishin dhe kufi,

ca në Kosovë, ca në Iliridë,

Preshevë, Bujanoc, dhe në Mal të zi.

As Çamërinë nuk duhet haruar,

nga pragu i shtëpis, djemt` ia kanë dëbuar,

pleq, plaka e fëmijë,

i kanë masakrua.

22

Oj nën` Shqipëri,

duro edhe pak,

afër është dita,

që të jemi bashkë,

Vuajtjes shekullore, do t`i vëmë kapak.

K.A. Sherifi 13.04.2006 Neuhausen

23

Vlersim i gabuar (Lulëzimes)

Në një gjendje si asnjëherë,

të zgjodha ty me më shumë vlerë.

Nuk të desha, sa duhet një motër,

dhe s`të thira për shërbim,

por më shumë se sa një motër,

dhe t`kërkova për rrëfim!

Më erdhe me shumë vonesë,

dhe s` të prita e gëzuar,

me arsye, a ndo`j pengesë;

kisha qënë n`adres t`gabuar.

24

E ç`pozit moj të kisha dhënë,

jo çdokush t`ket merituar,

ç`të kam thën`e ç`më ke dhënë,

sikur, krejt ishin haruar.

Andaj t`them me gojën plot,

sot më paske ardhur kot...

K.A. Sherifi 19.04.2006 Neuhausen

25

Me emrin dyfish

Shumë kujtime hidhen n`letër,

por ka prej tyre që s`mund i hedh,

se mendon që dikush tjetër,

krejtësisht ndryshe mund t`i dredh`.

Themi ka armik të tmershëm,

që nuk t`vërsulet me yrish,

s` ësht` çudi ta dish për t`ndershëm,

dhe t` a mban emrin dyfish.

Nuk e them un` ashtu kot,

se çdo gjë ka n` kët jetë,

„Ti nga miku m` ruaj o Zot,

nga armiku ruhem vetë“.

K.A. Sherifi 19.04.2006 Neuhausen

26

S`dua mëshirë (Lulëzimes)

Ju lutem o vëllezër, dhe ju oj motra,

ju lutem ju, miq e dashamir`t e mi,

mëshirë dhe vuajtje, nuk dua motra,

por vetëm dua që të kem qet`si.

Dashuria e dhimbja, që ju mundon,

unë ju kuptoj, kuptom`ni dhe ju mua,

motra e juaj padyshim ju don,

më ejani ju lutem, atëherë kur unë dua!?

Ju falemnderit, që k`shtu më kuptoni,

do të zgjasë një kohë, k`të mos e haroni!

dua t` jem e qetë, në vetveten time,

e një ditë t`ju pres, atje n` shtëpinë time.

Kadri A. Sherifi 24.04.2006 Neuhausen

27

Mosha e pleqërisë

Në moshën e pleqërisë,

s`ësht` si n`kohën e rinisë,

n` pleqëri qesh dashuria!

në rini është xhelozia.

Dhe një herë, t`isha i ri,

s`dot`mendoja për xhelozi,

do t`isha fut n` dashuri!

t`ju tregoj se jam njeri.

Atij, që në pleqëri,

i shkon mëndja n` dashuri!

le ta bëj, e mos ia falë,

se ajo e mban të gjallë!

28

Për k`to vargje, për kët` shkrim,

unë nuk kam tjetër mendim,

se, kushdo që ta lexojë,

ndryshe do ta komentojë.

Një njeri, një mendim,

një dëshirë, një përjetim,

se çdo gjë që ke në dorë,

tretet si një top me borë.

K.A. Sherifi 30.04.2006 Neuhausen

29

Kënga e mëngjezit

Sa i bukur është mëngjezi,

çdo gjë ngjallet përsëri,

në çati këndon këndezi,

loz fëmija në avlli.

Lul`zojn` lulet me rreze dielli,

n` harmoni të kompozuar,

dallëndyshja lart nga qielli,

na thot: vera është afruar.

Në mëngjez çdo gjë fillon,

pun` e mbar edhe me vlerë,

dhe gjithë kjo kur të mbaron,

faqebardhë dhe me nderë.

K.A. Sherifi 30.04.2006 Neuhausen

30

Sinqeriteti

S`është leht` t`jesh i sinqert,

se nuk do aq shumë sqarim,

me që është realitet,

shumë të tjerë i vë n`dyshim!

Ca të duan, e ca të shajnë,

ca t` këndojnë, e ca të qajnë,

ca t` urojnë, e ca t` bekojnë,

por dhe ca! që të mallkojnë.

Mos i shaj! se janë të gjorë,

të keqen e mbajn` në dorë,

krejt ato që i paraqet,

s`i pranojnë se s`janë t`sinqert`.

K.A. Sherifi 04.05.2006 Neuhausen

31

Pendimi

E kam të dëgjuar,

e them dhe njëherë,

t` bësh vepra të mira,

është gjë me vlerë.

Për gabimet e bëra,

njëherë po u pendove,

Zoti do t`i falë,

falje po i kërkove.

K.A. Sherifi 01.05.2006 Neuhausen

32

Kufijtë e jetës

Shumë gjëra në jetë ndodhin,

që s` duam... dhe i pranojmë,

nuk janë çudira që na lodhin,

por janë gjëra që s` i kujtojmë.

Nuk kujtojm` njëherë për vete,

dhe çdo gjë e lëmë më nj` anë,

vler`sojm gjërat e kësaj jete,

s` pyesim nënën as babanë!?

E duam jetën, duam liri,

dhe të mirat që i prekim,

prindët tanë s`kanë pas mundësi

rrugën e tyre s`e ndjekim.

K.A. Sherifi 04.05.2006 Neuhausen

33

Mbështetje e gabuar

Shumë vetë të mbështetën,

e neve na shanë.

T`kanë thënë nuk të duam,

në rrugë t`kemi lënë.

Ndoshta u besove!

k`të s`ta kemi thënë,

shihe pra tani,

cilin e ke pranë!?

Dikush po na pyet!?

si je me shëndet!

themi se je mirë,

ato q`i ka kjo jetë.

34

Humbe rrugën bir,

që t`jetosh me rrenën,

ashtu siç` humb qingji,

kur e le kopenë.

Ndonjëherë të them,

edhe këtë dua,

ndoshta edukata,

ka qën` e gabuar!

Pra, edhe mbështetjen,

që ta kanë ofruar,

një arësye tjetër,

dhe u ke besuar.

35

Ka edhe të tillë,

fare nuk dyshoj

fëmijët pa prind,

pranë vetes t` i afrojë.

Prindët kush i ka,

e mund t`i shfrytëzoj`,

veç për kohë të shkurtë,

tjerët të pranojnë.

Se të le në rrugë,

k` të nuk e kupton,

dyshimin e mer n` lugë,

vazhdon dhe gabon.

36

Por edhe gabimet,

e kan` një kufi,

të meret e drejta,

të jetosh n`liri.

Po vazhdojnë mbërzitë,

që nuk kan mbarim,

ne e kem` kuptuar, se

jeta është provim.

Ne jemi të njejtë,

me ndjenj` të dashurisë,

dhe në rrug` të drejtë,

në rrugën e pleqërisë.

K.A. Sherifi 05.05.2006 Neuhausen

37

Jeta është një harmoni

Nuk jetohet sipas konceptit,

që të tjerët ta tregojnë,

e at` jetë të realitetit,

janë shumë pak q`e pranojnë.

Me të mirën e të keqen,

është kjo jetë në harmoni,

melodinë po ia gjete,

e vallzon dhe gjer n`pleqni.

Çdo njeri është si një fletë!

flet e bardhë pa një njollë,

aty pra qëndis k`të jetë,

me ngjyrë të trashë apo të hollë.

K.A. Sherifi 07.05.2006 Neuhausen

38

Aftësia dhe fati

Zoti t`falë aftësinë,

s`duhet shumë kujtuar,

kërkoje edhe fatin,

për t`a realizuar.

K.A. Sherifi 05.05.2006 Neuhausen

39

Ëndrra e jetës (Florës)

Veç një ëndërr në jetë kam pasë,

për një familje të shëndoshë,

këtë gjë e dua pa masë,

dhe mos vdeksha shpirtin bosh`!

Kujtoj familjen e nënës time!

motra, vllezër ishin shumë.

kënaq`sitë dhe përjetimet,

s`i kish tjetër si ç`kisha unë.

Kisha tezen një shpirtmadhe,

në skamë e vuajtje ajo jetoi,

edhepse ishte një trupmadhe,

ajo dinte që t`vallzojë.

40

E kujtoj pra me shumë mallë,

me dahiren në këngë vaji,

ishte grue pak sa e rrallë,

s`kish njeri e të mos qajë.

Dajallarët q`i kisha unë,

s`i gjejë fjalët t`i përshkruaj,

n`Dibër t`madhe me jetë e punë,

nuk kam kurrë për t`i harruar.

S`dua jetë të mahnitshme,

salltanete s`dua fare,

është një kohë e neveritshme,

kur jetohet veç për pare.

41

Njërin dajë do ta veçoj.

për ate grua që ai kishte,

ate s`mund unë ta haroj,

ajo s`dinte kujt t`ia prishte.

Ish` e shkurtër jeta e saj,

me shumë sprova e sprovoi,

ate kurë se pashë të qajë,

kështu vdekjen e meritoi.

Pas një kohe shkova n`Dibër,

dhe kët` dajë ta vizitoj,

me një çantë dhe n`dorë një libër,

para derës po mendoj.

42

Punë e mendjes, e mendova!

s`desha vetes t`i besoj,

dera e mbyllur! u tmerova!

nisa tjerët t`i fajësoj.

E thyer n`zemër nisa t`qajë,

ecja rrugës pa qëllim,

kur desha ftyrën që ta lajë,

më doli para daja im.

Me një britmë iu drejtova,

der` e mbyllur, ç`ësht kjo k`shtu!

ah! Moj bijë! bij` e dajës!,

edhe unë e gjej ashtu!?

43

Ish` një dhimbje që s`du` t`kujtoj,

mirëpo gjurmët s`i hjek dot,

me kët` fat duhet t`jetoj,

e t`mundohem është kotë.

Kam një motër e vllezër shumë,

jam bërë teze e sa herë hallë,

k`to kujtime d`i hedh në lumë,

ajo ëndërr ka mbet një mallë.

Që kjo ëndërr të jet reale!

sot çdo mund është i kot`,

duhet t`bashkosh fush` e male,

gjë e tillë s`arihet dot.

K.A. Sherifi 08.05.2006 Neuhausen

44

Brenga e kohës

Në ballkonin e një shtëpie,

ne dy bashkë kuvendojmë,

kujtojm ditët e asaj rinie,

dhe kët` brengë ta harojmë.

Nuk harrohet brengë e shkreta,

thell` në shpirt ka zënë vend,

k`shtu e paska pasur jeta,

ti o Zot na i ruaj mend`t.

Ty të falemi me nder,

që na ruan nga çdo e keqe,

vetëm Ti je Një me vlerë,

jetojm jetën me lepe-peqe.

K.A. Sherifi 09.05.2006 Neuhausen

45

9 Maji (Florës)

Një ditëlindje, një njeri,

sot kjo dit të takon ty,

i gëzofsh gjithë k`to pranvera,

paç gëzim n`shumë vite tjera.

Ësht` urimi personal,

dhe fëmijët kan k`të dëshirë,

t`jetosh n`gjirin familjar,

me at` zemër e shpirt të mirë.

K.A. Sherifi 09.05.2006 Neuhausen

46

Bukuria djallëzore

Për ate që pash nga jeta,

kam ca fjalë për k`të rini,

ç`desha unë, atë e gjeta,

e ç`doni ju shum` mirë e di.

T`jet e bukur dhe krenare,

t`ket fytyrën engjëllore,

t`a mendosh për të turpshme,

t`a ket zemrën djallëzore.

T`jet e hollë dhe truphedhur,

me një fjalë të jet „hyri”,

a e dini: sa ish` i bukur

edhe djalli kur ish` i ri!!!

K.A. Sherifi 14.05.2006 Neuhausen

47

Dituria

Dituria është hyjnore,

është gjëja më e shtrenjtë,

s`ka vend ndjenja djallëzore,

dhe për Zotin është e shenjtë.

Lind njeriu bashk me dijen,

dhe tër` jetën ai mëson,

por si trupi që ka hijen,

dija mëndjen e zotron.

Sot njeriu bën çudira!

e blen dijen me dollarë,

sa më shumë që e paguan,

mer pozit në vend të parë.

K.A. Sherifi 16.05.2006 Neuhausen

48

Mikut tim

Po të pyet miku për hallet,

i rrëfehesh me plot besim,

k` shtu shkarkon nga supet malet,

se me te ndanë ç` do shqetësim.

Ish` një rast që kish` mbaruar,

miku deshti dhe ia fillova,

kur i thashë se ësht` haruar,

sikur n`zemër e qëllova.

Nuk e prisnja at veprim,

me akuza t`më ngarkojë,

që t`kursehem nga ky shqetësim,

luta mikun të ndalojë.

49

Ajo ditë nuk ish` e mbarë,

dhe do t`betet si e ndarë,

vitet bashkë që kem` kaluar,

nuk kam kurë për t`i haruar.

Dhe pas sodit o miku `im!

të fillojm që nga e para,

nga pozita dhe qëndrimi,

edhe duart t`i kemi t`lara.

Që të dua dot` vazhdoj,

është ushqim për shpirtin tim,

kjo që ndodhi s`e haroj,

mund tët` marr dhe n`përqafim.

50

*****

Unë kam edhe miq të tjerë,

që i dua të gjithë njëlloj,

dhe të gjithë e kan` një vlerë,

paskam qënë tek` ta në lojë.

Për ndodhitë, pa interes!

krejt natyrshëm i pranojnë,

t` informuar n`junajted pres,

pa prezencë të akuzojnë.

51

*****

Miqt` e mi, me njëri tjetrin,

janë të ndryshëm, nuk dyshoj,

pa prani e në mungesë,

mund të ndodh që t`u pengojë.

Thonë se n`rrugë të drejtë nuk jam,

u bëftë mirë, e le ta g`zojnë,

dialog nuk ke pse bën,

për çdokend kështu mendojnë.

K.A. Sherifi 16.05.2006 Neuhausen

52

Lules që lulëzoi

Lulëzuan fushat, lulëzuan malet,

Lulëzuan kopshtet, edhe bulevardet.

Në shumë shtëpi lulëzuan,

lulet ngjyra, ngjyra,

në një shtëpi të vjetër,

lulëzoi e gjithë natyra.

Ishte lul` e gjallë,

në mes lulesh tjera,

edhe e veçantë,

e bukur dhe pa fera.

53

Gëzim dhe harmoni,

dëgjohej n` kët` shtëpi,

se lulja që lulëzoi,

i mbushi dashuri.

N` mosh` të sajë rinore,

jo se ish` e vjetër,

por duhej t`zëvendësohej,

me një lule tjetër.

Në kopshtin e panjohur,

rinte sa e humbur,

s`kishte si t`ia bëjë,

s`ishte as e lumtur.

54

Lumturia e sajë,

që aty mbaroi,

at moral të fortë,

ajo s`e dorëzoi.

Me forcat e veta,

ajo mbijetoi,

vuajtjet që kishte,

askush s`i kuptoi.

Ishte me kujdes,

askënd t`mos lëndojë,

në vete me ngadalë,

Shpirtin e coptoi.

55

Lules q`i zu vëndin,

i humbi bukuria,

prishi edhe rendin,

u prish dhe harmonia.

Shumë e re u vyshk,

dhe u shtri per tokë,

mbeti pa fuqi,

nuk ngrejti më kokë`.

Kaluan shumë vite,

që jetën ta kuptojë,

dashamirt e Shpirtit,

një ditë t`i takoj.

K.A. Sherifi 17.05.2006 Neuhausen

56

Shumë fjalë

Shumë fjalë dua t`i them,

që dikur pathënë i lashë,

të gjithë pranë vehtes t`i kem,

e t`i shoh ato, që atëhrë s`i pashë.

Dua të them, sa e rënd është jeta,

dhe si e tillë e ka një kuptim,

padyshim se kjo është e vërteta,

dhe pos kësaj nuk ka tjetër sqarim.

E bukur është jeta kur qeshim,

e bukur është edhe kur qajmë,

nuk është e bukur jeta,

kur njëri - tjetrin e shajmë.

K.A. Sherifi 19.05.2006 Neuhausen

57

...kuptim...

Kaloj rrugën!

e dal m`at` anë,

vazhdoj më tej,

një qëllim e kam,

të tjerët vështrojnë,

dhe kalojnë n`kët` anë,

disa me zë mendojnë!

disa edhe shajnë!!!

K.A. Sherifi 20.05.2006 Neuhausen

58

Bota e çudirave

Në botën e fëmijëve,

gjith gjërat janë të mira,

është një botë e madhe,

një botë me shumë çudira.

Sa ishim fëmijë,

qeshnim gjer në lot,

e sot ç`jemi bërë,

çudi për këtë botë.

K.A. Sherifi 22.05.2006 Neuhausen

59

Malli i nanës (Florës)

Ah! se ç`kam një mall,

që s`e shuaj dot,

të të kem përballë, e

t`a mbush zemrën plot.

Ah! se ç`kam një mall,

tët` marr në përqafim,

të të puth në ballë,

me ndjenj` e mallëngjim.

Ky mall ësht`sa një mal,

dhe zemrën ma rëndon,

ç`paskam pas kët hall!

që shpirti s`e duron!?

K.A. Sherifi 22.05.2006 Neuhausen

60

Faqebardhë

Durim Jepi o Zot,

dhe mëndjen e kulluar,

fuqinë ktheja o Zot,

në shpirtin e lënduar.

Durim, për faqe-bardhë,

dhe t`mirat t`i kujton,

për prindët është i mbarë,

kur tjerët s`i lëndon.

K.A. Sherifi 23.05.2006 Neuhausen

61

Pasqyr-fytyra

Më pëlqen fytyra që e kam,

jam i k`naqur dhe kështu si jam.

Po të lutem moj pasqyrja ime!

e tregon ti! vërtet fytyrën time?!

Përgjigjen tënde unë, tani s`e pres,

më thuaj, a duhet vehtes t`i zë besë!

Njerëzit mua smë pranojnë si jam,

ndoshta se duan fytyrën që e kam?!

Prandaj të lutem ty, moj pasqyrë,

ma bën ashtu si ç`e duan, një fytyrë?!

K.A. Sherifi 24.05.2006 Neuhausen

62

Ndjenja e fëmirisë

Vëllezër, motra, fëmijë tjerë,

rriten bashkë në një obor,

çdo gjë e asgjë nuk ka vlerë,

se gjërat shkojnë dor më dor.

Jemi ritur, dhe kem` haruar,

të gjitha gjërat me-pa vlerë,

çdo gjë sot duhet sqaruar,

t`themi k`shtu ka qënë çdoher.

Motra rritet dhe zë një derë,

vëllau n`çerdhe e fut një grua,

aty fundin e ka çdo vlerë,

„i lumi unë e lum për mua”.

63

Motra burin e bën dhe v`lla,

vëllau motrën e haron,

dhëndri fajet thonë i ka,

dhe gjithë të k`qijat ia ngarkon.

Vëlla me vëlla nuk kuvendojnë,

njëri tjetrin e bëjn të keq,

burë e grua po diskutojnë,

ç`paska hy në mes një dreq!

Ësht` një gjë që s`e kujtojmë,

vlerë e madhe e njerzisë,

kështu ndodh kur ne harojmë,

ndjenjën e pastër të fëmirisë.

K.A. Sherifi 25.05.2006 Neuhausen

64

Jemi të mirë

Të gjithë jemi krijesa të Zotit,

në shumë fe edhe me besim,

jemi të mirë e veprojmë ndryshe,

ndodh kështu! se nuk e dimë.

Nuk e dimë sa t`mirë që jemi,

prandaj n`vepra bëjm ndryshime,

gjithë një shpirt, një zemër kemi,

më shumë kujdes më pak lëshime.

K.A. Sherifi 26.05.2006 Neuhausen

65

Lules tharë

Se ç`m`shkoi mëndja për një lule,

jo një lule çfarëdoqoftë,

por një lule nga më të bukrat,

karajfile me erë plotë.

Në at` kopshtin tim të bukur,

shkova lulen për ta marrë,

s`duhej shumë t`mandoja cilën,

këputa t`vetmen lule t`tharë.

Ajo ishte dikurë e bukur,

e pse sot na qënka tharë!?

unë e di se ç`erë kishte,

dhe nisa erën t`ia marr.

66

T` ia tregoj dikujt ktë lule,

e t`i them se ç`erë ka,

s`ka mund`si që t`a kuptojë!

kur qe çelë nuk e ka parë!

K.A. Sherifi 27.05.2006 Neuhausen

67

Vullneti i lirë

Çdo kend dua ta kuptojë,

me të mirat që i ka,

ashtu dua ta pranojë,

dhe të këqiat pa ia nda.

Në kët` botë kështu si jemi,

„Një vullnet të lirë e kemi”.

K.A. Sherifi 28.05.2006 Neuhausen

68

„Jetë e pajetuar”

Pak janë ato gjëra, që unë mund të flas,

për fëmirinë time, se çfare e kam pas!

Atëherë kur mendoja, se jeta më filloi,

erdh një ditë papritur, ku çdo gjë mbaroi.

Aty mbaroi fillimi, i jetës n`harmoni,

aty mbaroi fillimi, i ndjenjës „dashuri“.

Aty mbaroi fillimi, i epshit „kënaqësi“,

aty mbaroi fillimi, i trajtimit njeri.

Aty mbaroi fillimi, të qënurit dhe grua,

aty mbaroi fillimi, i jetës për mua.

69

Aty mbaroi fillimi, edhe si „shtatzëne“,

aty mbaroi fillimi, të qënurit një nëne.

Edhe njëherë tjetër, të njëjtën përjetova,

nga mbarim - fillimi, kurrë nuk u largova.

Jet`n e pajetuar, akoma e jetojë,

me shpresë që n`botën tjetër jetën t`a shijoj.

Ndjenjën time t`pastër, e kam të kurorëzuar,

për jetën që jetova, si „jetë të pajetuar”.

K.A. Sherifi 30.05.2006 Neuhausen

70

Dajës tim-(Bujar) (florës)

Dhjet vite kaluan, që kur ike ti,

nga kjo jetë e shkurtër, në jetën pakufi.

Ike në një moshë, jo se ke kërkuar!

por, jetën që jetove, e kishe të shkruar.

Moshën që e kam, ishe ti atëherë,

për dallim nga unë, kishe më shumë vlerë.

Sa e doje jetën, atë unë e di,

po ta them mor dajë, atje je më mirë!.

Jetën që jetove, askush s`e jeton,

se në vend të ndjenjës, „leku” dominon.

71

Dashuri e dajës, përjetim i rrallë,

fëmijëve të mi, ua tregoj me mallë.

Mall e përjetim, fëmijëve u mungon,

daja sot i shanë, në vend t`i përqafon.

Sa isha fëmijë, k`to s`i kisha parë,

a thua dashurinë, me vete e ke marrë!

Me dashurin tënde, akoma unë jetoj,

edhe n`botën tjetër, unë do ta vazhdoj.

K.A. Sherifi 30.05.2006 Neuhausen

72

Jetëkalimi

Rruga e jetës është e gjatë,

shembujt i kemi në çdo anë,

të ndjekur jemi nga puna e jonë,

dhe veprat që i kemi lanë.

Të ndjekur jemi nga të njohurat,

që nëper shekuj kaluan,

të panjohurat s`duam t`i njohim,

dhe të gjitha i lamë në të haruar.

Një kalim i shkurtër nga kjo jetë,

është pa dhimbje dhe i lehtë,

kalimi në atë botë të qetë,

ashtu siç` e kemi qëndisur vetë.

K.A. Sherifi 03.06.2006 Neuhausen

73

Pa-kujdesia!

Ndodhë natyra të hakmeret,

për veprimin tonë ndaj sajë,

dhe lumi i fundit nëse shterret,

nuk mendojmë se ç`do të hajmë.

Ç`do ta mbushë sofrën tonë!

këtë duhet ta kujtojmë,

leku s`qënka për ta ngrënë!

edhe k`të s`duhet t`harojmë.

Peshku s`rritet dot pa ujë!

edhe toka s`ka zhvillim,

babë e bir do t`jenë të huaj.

se dot` humbin çdo durim!

K.A. Sherifi 05.06.2006 Neuhausen

74

Të thënat

Më than kështu...

Më than ashtu...

Nuk mbet gjë,

pa më thënë.

I thashë kështu...

I thashë ashtu...

Krejt çka deshta,

ia kam thënë.

Ç`më ke thënë e ç`të kam thënë,

Janë të thënat që janë thënë!!!

K.A. Sherifi 05.06.2006 Neuhausen

75

Shpres pafund (Shahines)

Sa e sa ditë kanë për t`kaluar,

e unë të jetoj në shpresën e pafund!

që e pamundura të bëhet e mundur,

s`kam parrë të ket ndodhur dikund!

Kur zgjohem nga gjumi se duhet!

besoj në shpirtin, që pas më ndjek,

mendoj në përqafimin tënd t`mbaroj!

kurse malli shtohet e s`mund ta hjek.

Ti ishe e rëndomtë për mua atëherë,

ashtu siç` është sot kjo, për k`te!

u bërre një engjull e bukur pa fletë,

kurse kjo vazhdon të jet ashtu për te!

76

Sa e sa herë mendoj dhe them! se

ndryshimet në mua ndodhin papritur,

vjen e të përngjajë çdo ditë më shumë,

në fytyrën e asaj dite, kur ti ke ikur.

Të kam ndërmend! gjer në atë ditë...

për ndryshimet tua s`kam njohuri!

kam dëgjuar se të mirët e kësaj bote!

atje e kanë të gjithë një bukuri.

Të dua oj bija ime me mallin e nënës,

të dua oj motër ashtu siç` duhet...

të dua dhe unë si ç`duhet një nënë!

bija jote! me dashurinë që s`shuhet.

K.A. Sherifi 05.06.2006 Neuhausen

77

Natyra

Sa e bukur është natyra,

dhe më e bukur, dikur ishte,

a! thua atëherë, vetëm kafshë!

e k`shtu njerëz fare s` kishte!?

mos ka fajet ndoshta koha!

për ndryshimet rrënjësore,

kur e dimë sa e përsosur,

është qenja e jonë njerëzore!?

Mos harro se je i mirë,

t`kesh kujdes për kët natyrë,

se i keqi nuk ka brrirë,

dhe mos e nxi më, at fytyrë.

K.A. Sherifi 08.06.2006 Neuhausen

78

O njeri!

O njeri!

ti oj qënja e përsosur,

po në ç`gjendje paske ra!

me shumë njolla i njollosur,

njëri – tjetrin tue sha!

shajë njeri e mos u ndal,

je i vetëm që mund t`shashë!

shajë n`shtëpi, në rrugë e n`mal,

s`e kanë dert tët` thonë: or kal.

O njeri!

ti oj qënja e përsosur,

k`theju vetes n` dashuri,

fshija njollat atij tjetrit,

k`shtu tregon që je njeri.

K.A. Sherifi 12.06.2006 Neuhausen

79

E gatuara e papjekur

Një ditë pronari e mori lopën,

në kokë ia lidhi një kovrak,

në qafë ca rruza xhevahire,

e ta bëj një xhirro në sokak.

Krejt kët` punë pronari i ngratë,

e kish` qëndis për bukuri,

s`i kish` shku` ndërmend të shkretit,

për lopët tjera në at` nahi.

Nisën lopët të habiten,

se n`kët gjendje s`e kishin parë,

dhe pronari filloi t`mërzitet,

e nuk la lopë pa e sharrë.

80

Po ç`faj kishin ato të shkreta,

që lop`n e vet e kish bërë zojë,

nga depresioni dhe pavërteta,

dashti tjerat t`i fut në lojë.

Donte t`gjitha t`i ndryshon,

edhe n` sjellje të kenë kujdesë,

si të sillen e si t`veprojn,

se të veten e ka princeshë.

Një t`gatuar të papjekur,

s`ka njeri që mund ta hajë,

nga të thënat kush s`ka vdekur,

kam durim dhe mund t`i mbajë.

K.A. Sherifi 16.06.2006 Neuhausen

81

I ligu

Kur n`munges e kemi bukën,

ne prej Zotit ndihm` kërkojmë,

ndodh një ditë dhe kemi tepër,

harrojmë Zotin ta kujtojmë!

K.A. Sherifi 17.06.2006 Neuhausen

82

„Sedra”

Ikën me ngadalë vitet e rinisë,

u bërra dhe plak falë perëndisë

po ti oj „sedër” ç`paske qënë besnike,

që më ndoqe pas ndër gjitha k`to vite.

kur unë isha vetë dhe s`kisha askërkend,

as ti oj „sedër” s` më shkonje ndërmend

nga derra e madhe kur dëgjoja zilen,

më dilje përpara, m`tregoje si t`sillem

edhe n`tavolinë kur rrinja me shokë,

më dilje përpara e m`hypje mbi kokë

të vetmen dolli që ngreja për një tjetër,

sërish ajo këngë në melodin e vjetër

si duket çdo mund paska qenë i kotë,

nuk mund t`hjek ty qafe edhe në at botë!

K.A. Sherifi 17.06.2006 Neuhausen

83

Oda e burrave

Nëper oda burrash,

gatuhej krenaria,

me besën shqiptare,

shkruhej historia.

Në odën e burrave,

çaj, kafe e duhan,

me kokrat e barrotit,

vulosej fjal` e dhënë.

Edhe sot ka burra!

që s` bashku kuvendojnë,

me gotën e rakisë,

punët i sqarojnë,

dhe me got`n e fundit,

të gjitha i ndryshojnë.

K.A. Sherifi 18.06.2006 Neuhausen

84

Kalimtar i rastir

Kalimtar i rastit,

është shkruar n`histori,

kalimtar i rastit,

është poeti n`poezi,

kalimtar i rastit,

isha si i ri,

kalimtar i rastit,

edhe sot n`pleqni.

Nga kjo botë në tjetrën,

dot` jem përsëri,

kalimtar i rastit,

si çdo tjetër njeri.

K.A. Sherifi 19.06.2006 Neuhausen

85

Ndodhit e botës

Gjërat ndodhin në kët` botë,

dhe të gjitha janë papritur,

ndodh një gjë që na pëlqen,

themi: k`të e kemi pritur.

K.A. Sherifi 19.06.2006 Neuhausen

86

Të lutem

Mos eja mbi varrin tim,

falje të kërkosh.

mos eja mbi varrin tim,

gabimet t`i kujtosh.

Të lutem, mos eja,

që veten ta mallkosh.

Të lutem, mos eja,

dheun t`ma randosh.

Por të lutem...

të lutem,

një „selam” të gjithëve,

aty pari kur t`kalosh.

K.A. Sherifi 20.06.2006 Neuhausen

87

I riu burrë

Rrugët tona n`fëmiri,

s`u takuan kurrë,

por pranë teje si i ri,

e ndjeva vehten burrë.

Një rrini që kemi sot,

në çdo rrugë nga një takon,

mendojnë xhepin ta ken plot,

vetes burrë a mund t`i thonë?!

Sot ësht` gruaja mjaft e ngritur,

burri shkollën fort s`e don,

i vijnë gjërat si papritur,

kur kjo n`bledhje duhet t`shkon.

K.A. Sherifi 21.06.2006 Neuhausen

88

Monotonia

edhe sot,

edhe dje,

edhe nesër,

si pardje…

K.A. Sherifi 21.06.2006 Neuhausen

89

A je gjallë

Më marrin njerëzit në telefon,

dhe më pyesin: a je gjallë?!

s`e vërejnë në ç`numër marrin,

atë, tjetrin s`ua kam dhënë…

K.A. Sherifi 22.06.2006 Neuhausen

90

U pafshim për të mirë

Nuk dua të paragjykoj,

aq më pak të akuzoj,

një mendim të them unë dua,

ç`ndodh me ty e ç`ndodh me mua.

Kur ti kishe gëzim n`shtëpi,

tavolinën të mbushur plot,

kishe miq e dashamirë,

edhe atëher kur rrije kot.

As te unë nuk kan` munguar

gjer sa kisha shëndet të mirë

erdh` një ditë që u sëmura

m`thanë u pafshim për të mirë.

K.A. Sherifi 23.06.2006 Neuhausen

91

Çegranit tim

Nën malin e thatë i ke rrënjët,

për historinë tënde s`dua të flas,

për ato pak përjetime të jetës

që moti i kam lënë pas.

Një ditë nëntori aty u linda,

nën rrezen e asajë drite të ngrohtë,

dhe frymën e parë aty e thitha

të ajrit të pastër e të ftohtë.

Çegran ti o vendi i lindjes,

dy stinëve të para u bëra ballë

me pak vizita ty të përjetova

rrudinën1) e ashpër e kam në mallë.

-1) Rrudina- është një hapsirë e thatë në Çegran

92

Çegran ti oj histori e gjallë

i more në mbrojtje vëllezërit Kosovarë

buk e kryp e zemër, sot pak sa e rrallë,

por që është traditë e kombit shqiptar.

Çegran ti oj oazë e shpëtimit

me zemër të thyer e shpirt të lënduar,

përkëdheljen e butë ia lëshove jetimit,

në gjitha gjuhët e botës ishe e urruar.

Në fushën e pollogut e më gjërë

fshati më i madh dhe vetëm shqiptar

karakteristikë e veçantë e ytja është

që përshëndetjen e jep me të sharrë.

K.A. Sherifi 26.06.2006 Neuhausen

93

Rrënjët e kombit

O shqiptar! Kudo që je,

a e di ti rrënjët ku i ke!?

që je degë e lisit t`vjetër,

a mos je ngjitur në dru tjetër?!

Prej një lisi jem` degëzue,

dhe s`ka dru që na pajton,

nëse k`të s`ta kan kujtue,

ësht` një plak që ta tregon.

Në çdo popull ka tradita,

t` përkushtuar e fanatik,

gjithë ata janë me merita,

janë të gatshëm për çdo armik.

94

Në tradit ka qenë t`shqiptarit,

plaku urdhërat t`i lëshon,

gruaja n`magje t`a bën bukën,

djali urdhërat t`i zbaton.

O shqiptar! Kudo që je,

bjeri mendjes dhe kërko,

ti traditat që i njeh,

me i përdorë mos harro.

N `kohë t`Migjenit kish` mjerim,

sot krenar me pasurinë,

e bëjmë një jetë me trishtim,

duam ta blejmë edhe lirinë.

K.A. Sherifi 14.08.2006 Neuhausen

95

Një motre

Ah moj motër!!!

Kam nevoj t`i them ca fjalë,

ta kujtoj atë kohë të vjetër,

dhe mendimet palë-palë

t`i shpalos e t`i hedh n`letër.

Ah moj motër!!!

Kujto kohën tonë t`kaluar,

që s`i tham as lamtumirë,

edhe dhimbjet pa i harruar,

të pazgjedhur si detyrë.

Ah moj motër!!!

Unë shumë gjëra i kam harruar,

sikur ika! pa marrë leje,

rrugët tona u ndryshuan,

ti me prind e unë larg teje.

96

Moj motër!!!

Një dëshir atëherë ke pas,

të jetosh larg vendit tënd,

me kafshë shumë e njerëz pak,

atje, ku nuk njeh askënd.

Moj motër!!!

Ktë dëshirë e plotësove,

more burrin nga gurbeti,

le vendlindjen e u largove,

me një ndjenjë se shkon tek mbreti.

Moj motër!!!

Jet` e mendjes ësht` e shkurtë,

nis vetëmia të të hajë,

dhe „pallati“ të bëhet burg,

kurse „Shpirti“ nis të qajë.

97

Moj motër!!!

Vend i huaj s`ësht` vend` i ytë,

dhe kureshtja dikur mbaron,

Shpirti zbrazet, i mbyll sytë,

se kush ishe, krejt harron.

Moj motër!!!

Vjen një kohë që bëhesh nënë,

edhe jeta këtu ndryshon,

ësht` e mundur t`shkosh dhe n`hënë

nëse fëmija k`të t`kërkon.

Moj motër!!!

Është çudi kjo jetë prindore!

obligime me pakufi,

dy-tre punë i mer për dore

dhe i bën me shum` k`naq`si.

98

Moj motër!!!

Fëmijët rriten dhe zhvillohen

bëhen burra, bëhen gra

dhe sido që rrotullohen

kanë të drejtë dhe janë pa faj.

Moj motër!!!

Janë ca gjëra që s`kan spjegim

prandaj dua t`i tejkaloj

do ta them si një tregim

edhe kurrë të mos harrojmë.

Moj motër!!!

Nuk ka faj se është i imi,

por ka faj ai i yti!

e le vetë s`e shoqëron

s`pyes shkaku ku qëndron.

99

Moj motër!!!

Ky tregim nuk është për t`qeshur

prandaj dua ta lë me kaq

ne do t`jemi të përqeshur

kurse djalli ka me u knaq.

Moj motër!!!

Nuk të pyes me ty ç`ndodhi

se as vetes nuk ia lejoj

po at` që pluhur syve t`hodhi

vëlla e motër i ngatëroj?!

Moj motër!!!

Për tre ditë „njê“ që pate

mendjen tënde e rrotulloi

dorën n`zemër asaj ia zgjate

se kë ke vëlla ajo t`tregoi.

100

Moj motër!!!

Ç`mund t`mendosh është veç e jotja

për veprimet s`ka kush t`ndal

me akuza dhe bindje t`kota

janë të rënda e nuk ti fal.

N`gojë i ke të gjitha shkronjat

gatuj e nxjeri si të duash,

n`mend ngatrohen edhe zonjat

pra, s`ka lidhje ç`mund të thuash.

Për problemet që mund t`i kishe

të pa-zgjedhura i paske lanë

janë aq shumë! ti oj motër

dhe me to sot derdh kalanë.

K.A. Sherifi “2006 Neuhausen

101

Mund

Ësht` një mund vet qenja jote

kur t`kesh unin tand t`formum

që je pjesë e kësaj bote

t`mos e marrish si „punë pa punë“.

Do ta thot edhe përtaci, se

çdo lëvizje kërkon një mund

është kërkesë e jetës sate

nga fillimi - gjer në fund.

Nuk është ky i vetmi mund

që të bën t`mendosh aq shumë

në çdo qytet, në çdo katund

s`fiton gjë pa dhënë pak mund.

K.A. Sherifi 24.08.2006 Neuhausen

102

„Burrë-grua“

I thot burri gruas:

„hej“ ku m`je nis ashtu!

hajt shif punën tënde,

sot është mod kështu!!!

Kur gruaja zërrin,

më shumë se ti e ngre,

mos thuaj: „jam burrë“,

por thuaj: se je pleh.

K.A. Sherifi 04.09.2006 Neuhausen

103

Ligji i Perëndisë

Shumica mendojnë:

luftë na qenka jeta,

ajo është një lojë,

me rregullat e veta.

Që s`ke njohuri,

mbi ligjin Shpirtëror,

s`mund të jesh i aftë,

mirësinë për ta korr.

Ligji n`tre sektore,

e ndarë nga Perëndia,

nëndija, vetëdija

edhe mbivetëdija.

104

Çdo njërën nga këto,

ta njohësh sa më mirë,

që t`kesh një jetë të lumtur,

me një Shpirt të dlirë.

Nëndija s`është në gjendje,

të ekspozohet vetë,

kujdes me vetëdijen,

se t`ngatron në jetë.

Kurse mbivetëdija,

është vet Zoti yt,

po i bëre shok,

vehten e ke mbyt.

105

Të mirën po kërkove,

pak vonon, por t`vjen,

të keqen po mendove,

menjëher të zen.

Kujdes me veprat tua,

që i bën n`kët jetë,

se jeta e pavdekshme,

është në „Ahiret“.

Ti me t`keqen tënde,

që tjerët i ngarkon,

ta kesh parasysh,

se Zoti të ndëshkon.

K.A. Sherifi 06.09.2006 Neuhausen

106

„I marri”

Të kesh kujdes ti o njerri,

në gojë të marrit mos me hy,

se po hyre veç një herë,

për të dalë nuk gjen më derë

kurrë! i marri nuk dorëzohet,

as pranon që nuk ka die,

me të tjerët shpejt ngatrohet,

për gabimet gjen arsye.

me të marrin t`kesh kujdes,

çdoherë flet në vetën e tretë,

në çdo ndodhi ai merr pjesë,

dhe gënjeshtrën e bën t`vërtetë.

K.A. Sherifi 09.09.2006 Neuhausen

107

Liria e bilbilit

Shiqoj bilbilin në majë të pemës,

këndon, vallëzon, nga dega në degë,

gëzon lirinë e plotë të zemrës

edhe atëherë kur dielli të djeg.

Ktë liri që g`zon bilbili,

nuk mund kush t`ia kufizojë,

i atij është dhe qielli

ç`kisha dashtë me të t`vallëzoj.

Pa e mbaruar akoma fjalinë,

një zë pushke u dëgjua nga lartë,

kërcimin e fundit e bërri të lirë

dhe rra përtokë me dashurin e zjartë.

K.A. Sherifi 27.09.2006 Neuhausen

108

E qeshur e thyer

Zemër e thyer s`di sa herë,

zemër e mbushur me plot vrrerë,

zemër e mbytur në lot të tharrë,

zemër e qeshur, por në të qarrë.

Qeshu oj zemër, zemër e thyer,

qeshu që t`mundesh sërish të qashë,

qeshu me zërin tënd të përkryer,

qeshu siç` qeshnje edhe më parë.

Qeshu oj zemër se të ka hije…

K.A. Sherifi 06.10.2006 Neuhausen

109

Dhënja mend

Në do t`më japish mend,

këthehu në të parrën,

dhe shife atë vend

ku bujku e hedh farrën.

Në do t`më japish mend,

që t`ma tregosh gabimin,

ti në vend të sajën

më ngarkon trishtimin.

Në do t`më japish mend,

mendo se ç`ke në kok`

se n` vend të kesh pak tru

ti mund të kesh bërllok.

K.A. Sherifi 30.10.2006 Neuhausen

110

Malësorja e Sharrit

Oj malësore e malit Sharr,

a ka gjë që nuk ke parrë

më trego pash Perëndinë

si ta gëzojmë sot lirinë?!

Po dëshmorët që kan rrënë!

ç` amanet moj të kan lënë!

për rrininë çtë kan thënë!

ndonjë namë mos i ka zënë!

Oj malësore e malit Sharr,

për ty dot ngre një lapidar,

por s`dot` shkruaj asnjë fjalë

që tët` pyesin ty në varr.

K.A. Sherifi 30.10.2006 Neuhausen

111

E drejta e ime

Mos ma merr të drejtën që të them një fjalë.

Mos ma merr të drejtën që t` punoj si kalë.

Mos ma merr të drejtën t`mendoj si budallë.

Mos ma merr të drejtën të të puth në ballë.

Mos ma merr të drejtën që të ndjehem mirë.

Mos ma merr të drejtën ta shijoj lirinë.

Mos ma merr të drejtën t`jetoj jetën time.

Mos ma merr të drejtën edhe t`bëj gabime.

S` ma merr të vetmen gjë që posedoj.

Të mendoj me mendtë e të flas me gojë.

K.A. Sherifi 31.10.2006 Neuhausen

112

Ndoshta…

Ndoshta sipas teje,

duhet t`thëras tellall

që t`i tregoj botës

se paskam pas kët hall!

Bota para meje,

të gjitha i di më mirë,

prandaj para botës

kam ndjenjën e dlirë.

Ajo ka mendime,

që pjellë mendja e sajë

kështu nëpër ndeja

kërkon të më shajë.

K.A. Sherifi 01.11.2006 Neuhausen

113

Jo se nuk e di

Ate që kërkova,

jo se nuk e di,

por s`dua t`mendojë

e t`kthehem përsëri.

Nuk dua dhe njëherë,

t`kërkoj dhe veç t`kërkoj

se kërkesa t`tilla

janë e keqja lojë.

Ësht` koha të japë,

të jap` atë që kam

se përsëri e gjeta

atje ku e k`sha lanë.

K.A. Sherifi 02.11.2006 Neuhausen

114

Drita e hanës

Nana për ty jetën jetova,

por edhe vet një jetë kalova

dhe gjumin e natës ty ta dhurova

vetëm pak gjum për vehte shijova.

Shijoe jetën or bir i nanës,

edhe atje ku shija mungon

drejtoi sytë nga drita e hanës

është ajo shije që nana shijon.

Nuk dua jetën t`jetosh ti për mua,

se unë për vehte një jetë jetova,

por gjumin e qetë ta bësh unë dua

Krijuesin nderoe që t`ka krijuar.

K.A. Sherifi 07.11.2006 Neuhausen

115

Të qesh a të qajë

A duhet të qesh kur ti qanë

apo kur ti qesh unë të qajë

apo t`qajë dhe unë pse ti qanë

apo kur ti qesh unë sërish të qajë.

Pse duhet të qeshësh kur unë qajë

pse unë duhet t`qeshë e ti të qashë

pse unë duhet t`qajë e ti të mos qashë

a nuk duhet bashkë

- të qeshim e të qajmë?!

K.A. Sherifi 16.11.2006 Neuhausen

116

Edhe unë për mua

Se ç`mund të mendoni nuk e di,

por edhe ta dijë nuk dua.

Mendimin e lirë e ka çdo njeri,

ashtu siç` e kam edhe unë për mua.

Edhe po mendove se qenkëm i keq

a qenkëm njeri, a qenkëm një „dreq“

jo vetëm me kaq, por edhe më zi

mendimin e lirë e ke edhe ti.

K.A. Sherifi 18.11.2006 Neuhausen

117

Civilizimi

Jetojm në botën e civilizuar,

po çfar bote na paska qenë

e gjithë rrinia është hutuar

të vërtetën e shofin rrenë.

Nuk jemi në botën e çudirave,

çudit t`i lamë më nj`anë

jetojmë në kohën e trazirave

kujdes se gjejmë belanë.

Me Plis të bardhë i kemi ca pleq,

kështu kanë qenë të gjithë më parë

rrinia Plisin e shofin të keq

(xh)veshjes së sotme nuk i ngjanë.

118

Nëna malësore me pamjen krenare,

veshur n`dimija, xhaketë dhe nalle

kurse e bija e (xh)veshur për mbare

me turpin e modës ka hyrë në valle.

Nuk i pëlqen shami e xhaketë,

nuk i pëlqen as emri i vetë

nën emra të njohur kërkon të luaj,

harron se trupi nuk është i huaj.

Ju lutem rrini, rrinia shqiptare,

mos e lakmoni at` veshje barbare

as sjelljen e poshtër që s`u ka hije,

por mereni thesarin e bukur „Dije“

K.A. Sherifi 20.11.2006 Neuhausen

119

Vetëm një dëshirë

Sa dëshira kisha as vetë nuk e di,

Se, sa herë mendoja shtohej edhe nji.

Kam dëgjuar t`thonë: „jeto në kët botë“,

Por jeta me dëshira na qenka e kotë.

Dëshirat më nj`anë, punës jepi vlerë,

Që të kesh respekt dhe t` jetosh me nderë.

Unë në kët botë, për një jetë të mirë,

Veç punës dhe nderës, kam dhe një dëshirë.

Tash i lutem Zotit „ o Zot më bën edhe mua

Siç` i do Ti njerëzit edhe unë t`i dua“.

K.A. Sherifi 22.11.2006 Neuhausen

120

Syt e tu!

Kalova aty pari…

ku qe ndodhur një çudi

në dorën e të marrit

të lodhur nja dy sy.

I mora me ngadalë

se ishin të molisur

ato anti sy

ç`nuk kishin kurdisur.

Nën kujdesin tim

do `i mbush me energji

Vitore ti oj motër

t`i g`zosh me dashuri.

121

Mos kërko sy tjerë

t`i shplodhish syt e tu

se për syt me vlerë

gjinden anti sy.

Me një egoizëm

t`i ruash ato sy

se janë sy t`veçantë

dhe kan një histori.

K.A. Sherifi 25.11.2006 Neuhausen

122

Çdo rrug e botës

Në do të vish me mua,

mos m`thuaj ku të shkoj

unë shkoj atje ku dua

dhe rrugën s`e harroj.

Mos hec ti prapa meje

as para mos më dil

dhe unë përpara teje

nuk dua t`jem kandil.

Çdo rrug e kësaj bote

mund t`jet një rrug e drejt

rrug e cila t`shpie

drejt në Ahiret.

K.A. Sherifi 26.11.2006 Neuhausen

123

S`e vras mendjen

E di mirë se të lash vetë,

jo se s`desha tët` kem pranë,

por të ik thash: njëher vetë

e sigurt ku të kam lanë.

S` ke idenë se ku jam unë,

se as vet ktë s`e kam pasë,

nuk gjej fjal t`i fus në punë,

por as mendjen nuk e vras.

K.A. Sherifi 27.11.2006 Neuhausen

124

Nëntor apo Shqiptar

O nëntor… o muaj shqiptar

nëpër shumë shekuj

në shqip të kan sharrë

se bijt më të mirë

në nëntor jan vrarë

në nëntor dhe Flamurin

me gjak e kan larë.

O nëntor… o muaj legjendash

të paçim përmot

për zgjime ndjenjash

në mot na qofsh

edhe më i mbarë

ta gëzojm lirinë

me bashkim kombëtar.

K.A. Sherifi 28.11.2006 Neuhausen

125

(Beu i Skenderit)

„Shtatorja e Skenderbeu në Shkup“ (28.11.2006)

Mirë se na gjete,

o Skender-be

ti nuk erdhe vetë,

por të sollëm ne.

Gëzoe pra lirinë,

ti në mesin tonë,

që të jemi bashk

asnjëher s`është vonë.

Qëndro kryelartë,

këtu në kët vend

për gjendjen shqiptare

mos pyet kërkend.

126

Mund tët`flet dhe shqip,

të mendon turqisht

veprimet e veta

t`i bën verbalisht.

K.A. Sherifi 29.11.2006 Neuhausen

127

Të dyat i kam

Nuk jam një njeri i keq a i mirë,

por i kam të dyat në zemrën e dlirë.

E keqja në mua të mirën e ka pas,

a duhet për armikun mendjen ta vras!?

E mira të keqes përpara i del,

i thot: ri pas meje, se fare s`ke vlerë.

E keqja dhe e mira janë të pandarë,

ku zotëron e mira, e keqja e vrrarë.

K`të të keqe t`imen nuk e injoroj,

nga të k`qiat tua të mirën e mbroj.

K.A. Sherifi 02.12.2006 Neuhausen

128

Ndera

Në do ta ruash nderin tënd,

mos u mundo me pasuri,

ruaje ti nderin tënd,

me Shpirt e bujari.

Ruaje ti nderin tënd,

me pragun e shtëpisë.

K.A. Sherifi 02.12.2006 Neuhausen

129

Ndihmoi vetvetes

Ndihnoi vetvetes, kështu më than,

edhe unë ty, këtë ta them

përndryshe nuk ka kush t`ndihmon

nëqoftëse ndihmë nuk kërkon.

Kërkoe ti ndihmën në çdo vend,

çdonjërit i thuaj: „më ndihmo“

me ndihmën ndaj vetes, bënu zot

përndryshe çdo ndihmë është e kot.

Ndihmoi vetvetes, ti o njeri,

ashtu siç` dot` doje t`ndihmosh një fëmi

ndihmoi vetvetes, të mundesh dhe mua

kur të kem nevojë për ndihmat e tua.

K.A. Sherifi 04.12.2006 Neuhausen

130

Pa fole…

Përsëri më gjete

aty ku më le,

po të isha zog,

dot` bëja dhe fole

mbase n`vend të huaj

zogjt nuk dalin soj

vendosa të luaj

dhe në loj t`jetoj.

Përsëri po ike

e t`kthehesh dhe njëherë

do m`gjesh n`tnjejtin vend

sërish pa fole.

K.A. Sherifi 04.12.2006 Neuhausen

131

Gjumi (Vjolës)

Në gjum o xhan, në gjum o shpirt,

në rrugën e gjumit, e ke një dritë

ndiqe dhe kape at` dritë o xhan

ësht` drita e shpirtit që ti e mban.

Në gjum o xhan, në gjum o shpirt,

ëngjull` i ëndrrës ty të bën dritë

mos e bë` jetën ëndërr o shpirt,

por endrrën e bukur jetoe çdo ditë.

K.A. Sherifi 05.12.2006 Neuhausen

132

Liria ime

Nuk dua lirinë tjetrit t´ia marr,

nuk dua, se s´mundem,

se unë s´ia kam dhanë.

Mos ma merni as mua,

dhe s´mundet kush t´ma merr

qoft edhe i lidhur,

i mbytur në terr.

Lirinë që kam unë, e ke edhe ti,

lirin´ e mendimit, e ka çdo njeri.

S´ta merr kët liri,

askush nuk ta merr,

vetëm ti vetëvehtes

mund t´ia bësh ktë tmerr.

K.A. Sherifi 10.12.2006 Neuhausen

133

Vajza e ambël (Amblës)

Kur ecje në rrugë,

dhe në kopësht shkoje

çdo kend me të qeshur

t`përshëndesish doje.

Buzëqeshja e yte,

më bënte të mendoj

sa mund t`jet e ambël?

e s`mund ta provoj!.

Një ditë e kuptova,

emrin tënd t` vërtetë

ti ishe vet` Ambla

e gëzofsh për jetë.

K.A. Sherifi 10.12.2006 Neuhausen

134

Para vetes - gratë

Edhe pas kësaj, dot` më shani,

dot` më shani, por s`bëhet nami!

se me të sharra, të m`suar jeni

kështu fitoni, e s`mund t`i leni.

Mos leni gjë, asgjë pa sharrë,

se s`dua nga ju të jem i qarrë

edhe po qatë, më duket e sharrë

prandaj më shani, shani pandarë.

Po shatë siç` dini, s`ju marr inatë

të sharrat e juaja, më jan lëvdatë,

por mos mendoni se jeni të ngratë

se para vehtes i keni dhe gratë.

K.A. Sherifi 12.12.2006 Neuhausen

135

Një atje e një këtu…

S`e kisha idenë, si duket e gjallë!

e kam dëgjuar vetëm si përallë

është e shpejtë, ec` dhe ngadalë

me nji e dy gunga, e para n`saharë.

Çdoherë e para ishe dhe ti…,

që nuk ndryshove, është çudi

çuditu unë e çuditu ti!!!

qenke një deve që çanë kufi.

Deve të kemi dhe mbeç gjithmonë,

një deve krenare në mëndjen tonë

ne që e dim mund t`qeshim me lot,

se veprat e tua s`kan për t`shkuar kot.

K.A. Sherifi 12.12.2006 Neuhausen

136

Në botën e nëndijes

Për t`njohur vetveten,

t`mos pyes kush jam?,

u futa në botën e nëndijes që kam.

U nisa në rrugën,

drejt fillimit të sajë,

t`i shof pasojat e barrës që mbajë.

T`i shof edhe lëshimet,

që i bërra në jetë,

s`e dija që i bërra dhe mbeta i qetë.

Tër` jetën dot` mbetem, i qetë në veten time,

me që jam n`kët` botë: kam edhe gabime!!!

K.A. Sherifi 15.12.2006 Neuhausen

137

Falemnderit më fal

Të falemnderit, të thash dhe më the,

dikurë më vonë, mendova pse?

unë gjë s`të dhashë, ti gjë s`më dhe

me falemnderit u ndamë ne.

Unë falje kërkova, kërkove dhe ti,

pse duhej që falje t`kërkonim ne dy?

unë gjë s`të bërra, s`më bërre as ti

edhe t`pa bërrat i falim ne dy.

Të falemnderosh dhe falje t`kërkosh,

sdo` thot të japësh, a të gabosh,

por falemnderit që të takova

edhe më fal, se mos gabova.

K.A. Sherifi 18.12.2006 Neuhausen

138

Jo! Nuk e dini

Jo! nuk jam unë, më i mirë se ti,

edhe në sjellje ndryshojmë ne të dy

për njërin jam unë, për tjetrin je ti,

çdo gjë mes nesh e ndajmë gjithnji.

Nuk jam më i mirë, dhe ju ta dini,

të mirën që ndani, vjen nga dallimi,

dallimi i sjelljes, por jo dhe veprimi

se ndjenjën e Shpirtit, jo! nuk e dini.

Nuk dini se s`mundet, apo nuk doni,

ndodh që të heshtni, se diç` të thoni

ktheni në vehte, kudo që shkoni

ç`ndodhi e ç`thatë, mos e harroni.

K.A. Sherifi 19.12.2006 Neuhausen

139

Kënga e heshtjes

Ti prite nga unë tët` them ndonjë fjalë,

unë gojën s`e çola, se kisha një hall

u solle rreth meje me hapat, ngadalë

vazhdove në heshtje, e u ndale përballë.

Akoma nuk fola, se s`desha të flas,

nuk desha që ndjenjën tënde ta vras,

por t`sillesh rreth meje me buzën në gaz

në këngën e heshtjes që më vjen pas.

Ka vite që kënga e heshtjes më ndjek,

ësht` heshtja e këngës që mua më prek

i prekur i ndjekur, jam dhe dot` jem

se kënga e heshtjes vetë paskam qenë.

K.A. Sherifi 20.12.2006 Neuhausen

140

Nga zero në një…

Nuk ishim n` vet`dije që egzistojmë,

nga zero në një, filluam t`numrojmë,

s`e kishim idenë, se ç` mund të kërkojmë,

ç`dot` ndodh me ne e ku do të shkojmë.

Me kamba–dorës filluam t`ndrojm vend,

edhepse shihnim, s`dinim gjësend

as babë, as nanë, as njihnim dikend

sa shumë që pamë, gjë s`mbeti në mend.

Çdo ditë e më shumë, vetëdija punon,

fëmija që rritet, në Shpirt na ngacmon!

s`durohet, ska turp, por prap e kërkon

të mbetet fëmi, fëmi përgjithmonë.

K.A. Sherifi 28.12.2006 Neuhausen

141

Përmbajtja:

1) Një reze drite------------------------------------ 7 2) Jeta------------------------------------------------ 8 3) Ata------------------------------------------------ 9 4) Lindja-------------------------------------------- 10 5) Ndjenja------------------------------------------- 11 6) Shtëpia ime-------------------------------------- 12 7) Egoja--------------------------------------------- 17 8) Lot i syrit--------------------------------------- 18 9) Rrugë pa-rrugë--------------------------------- 19 10) Njeriu dhe koha------------------------------ 21 11) Kërkesat...------------------------------------- 23 12) Vdekja----------------------------------------- 24 13) Pa titull--------------------------------------- 25 14) Vlersim i gabuar----------------------------- 27 15) Me emrin dyfish----------------------------- 29 16) S`dua mëshirë-------------------------------- 30 17) Mosha e pleqërisë--------------------------- 31 18) Kënga e mëngjezit-------------------------- 33 19) Sinqeriteti------------------------------------ 34 20) Pendimi--------------------------------------- 35 21) Kufijtë e jetës-------------------------------- 36 22) Mbështetje e gabuar------------------------ 37 23) Jeta është një harmoni--------------------- 41 24) Aftësia dhe fati----------------------------- 42 25) Ëndra e jetës-------------------------------- 43

142

26) Brenga e kohës------------------------------ 48 27) 9 Maji---------------------------------------- 49 28) Bukuria djallëzore------------------------- 50 29) Dituria--------------------------------------- 51 30) Mikut tim----------------------------------- 52 31) Lules që lulëzoi----------------------------- 56 32) Shumë fjalë---------------------------------- 60 33) ...kuptim…---------------------------------- 61 34) Bota e çudirave----------------------------- 62 35) Malli i nënës-------------------------------- 63 36) Faqebardhë---------------------------------- 64 37) Pasqyr-fytyra-------------------------------- 65 38) Ndjenja e fëmirisë-------------------------- 66 39) Jemi të mirë---------------------------------- 68 40) Lules tharë----------------------------------- 69 41) Vullneti i lirë-------------------------------- 71 42) Jetë e pajetuar------------------------------- 72 43) Dajës tim------------------------------------- 74 44) Jetëkalimi------------------------------------ 76 45) Pa-kujdesia---------------------------------- 77 46) Të thënat------------------------------------- 78 47) Shpres pafund------------------------------- 79 48) Natyra---------------------------------------- 81 49) O njeri---------------------------------------- 82 50) E gatuara e papjekur---------------------- 83 51) I ligu------------------------------------------ 85

143

52) Sedra------------------------------------------ 86 53) Oda e burrave------------------------------- 87 54) Kalimtar i rastit---------------------------- 88 55) Ndodhit e botës----------------------------- 89 56) Të lutem-------------------------------------- 90 57) I riu burrë------------------------------------ 91 58) Monotonia----------------------------------- 92 59) A je gjallë------------------------------------- 93 60) U pafshim për të mirë---------------------- 94 61) Çegranit tim--------------------------------- 95 62) Rrënjët e kombit---------------------------- 97 63) Një motër------------------------------------ 99 64) Mund----------------------------------------- 105 65) Burrë-grua----------------------------------- 106 66) Ligji i Perëndisë---------------------------- 107 67) I marri---------------------------------------- 110 68) Liria e bilbilit------------------------------- 111 69) E qeshur e thyer---------------------------- 112 70) Dhënja mend-------------------------------- 113 71) Malësorja e Sharrit------------------------- 114 72) E drejta e ime-------------------------------- 115 73) Ndoshta-------------------------------------- 116 74) Jo se nuk e di-------------------------------- 117 75) Drita e hanës-------------------------------- 118 76) Të qesh a të qajë----------------------------- 119 77) Edhe unë për mua-------------------------- 120

144

78) Civilizimi------------------------------------ 121 79) Vetëm një dëshirë--------------------------- 123 80) Syt e tu--------------------------------------- 124 81) Çdo rrug e botës----------------------------- 126 82) S`e vras mendjen---------------------------- 127 83) Nëntor apo Shqiptar----------------------- 128 84) Beu i Skenderit----------------------------- 129 85) Të dyat i kam------------------------------- 131 86) Nderi----------------------------------------- 132 87) Ndihmoi vehtes---------------------------- 133 88) Pa fole--------------------------------------- 134 89) Gjumi---------------------------------------- 135 90) Liria ime------------------------------------ 136 91) Vajza e ambël------------------------------ 137 92) Para vehtes gratë-------------------------- 138 93) Një atje e një këtu------------------------- 139 94) Në botën e nëndijes------------------------ 140 95) Falemnderit më fal------------------------ 141 96) Jo! nuk e dini------------------------------- 142 97) Kënga e heshtjes--------------------------- 143 98) Nga zero në një---------------------------- 144 99) Përmbajtja:--------------------------------- 145

Recommended