View
23
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
1
Ndikimi mjedisor i
hoteleve – E ardhmja
është e gjelbërt
METODA INOVATIVE PËR REDUKTIMIN
E NDOTJES NË BASENIN E LUMIT ISHËM
RAPORTI FINAL
Qeshor, 2021
Mars, 2021
Autorët: Oljam Dervishi
Flavio Skënderi
ENFORCE - Engineers for Climate
and Environment
https://enforcesustainability.org
Me kontributin e: Arta Brahimaj, Anisa Hamati, Arsiel Mardhaja, Arvjola Myrtaj,
Bleona Zela, Bleona Kuleta, Donatela Seferaj, Elita Ferati, Lulzim Baumann,
Mariglend Pepmarku, Tea Zeqaj.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
2
PËRMBAJTJA
Summary and main conclusions .............................................................................................................................. 3
Rishikim literature ................................................................................................................................................... 5
Turizmi dhe industria e hotelerisë, impakti i tyre në mjedis. ............................................................................. 5
Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Hotelet e Gjelbërta ............................................................................................. 6
Praktikat e gjelbërta në industrinë e hotelerisë.................................................................................................. 7
1. Krijimi i një skuadre të gjelbër................................................................................................................. 7
2. Kursimi i ujit ............................................................................................................................................. 8
3. Ripërdorimi i ndërresave ......................................................................................................................... 8
4. Ktheji dhomat e klienteve në miqësore me mjedisin. ............................................................................ 9
5. Hapat drejt lavanderisë eko-miqësore në hotele ................................................................................... 9
6. Instaloni një kosh për kompostim ......................................................................................................... 10
7. Koshat e riciklimit në dhomat e miqve.................................................................................................. 10
8. Reduktoni përdorimin e plastikave ....................................................................................................... 11
9. Zbatimi i Burimeve Alternative të Energjisë.......................................................................................... 11
10. Përdor tregjet lokale dhe dhuro ........................................................................................................ 12
Ndërgjegjësimi mjedisor në industrinë e hoteleve në Shqipëri ............................................................................ 13
Industria e Hoteleve në Shqipëri ....................................................................................................................... 13
Metodologjia ..................................................................................................................................................... 13
Rezultatet .......................................................................................................................................................... 14
Rëndësia e politikave pro-mjedisit dhe ndikimi i hotelit në mjedis .............................................................. 15
Përdorimi i detergjenteve komercial dhe zbutësve në hotele ...................................................................... 17
Përfundime dhe Rekomandime ............................................................................................................................ 17
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
3
Summary and main conclusions The tourism industry is considered as one of the most important sectors for development and
economic growth of Albania. It contributes more than 10 per cent on Albanian GDP, while its impact
on the total economy accounts more than 20 of GDP. About 21.3% of total employment are in the
tourism sector. Hotels, which represent one of the most important sub-sectors of the tourism industry,
have been found to have the highest negative impact on the environment among other commercial
buildings, with the exception of hospitals. In the framework of the project " Innovative methods to
reduce pollution of the Ishmi River Basin ", through bibliographic research, this report analyzes the
effects of hotels on the environment, the green practices as an alternative for a sustainable of the
industry and importance of such practices on the sustainable development of the country. Also, this
report aims to identify the level of awareness among hotel representatives in Albania, as well as
collecting data on environmental initiatives that are already happening within this industry. To achieve
this goal, a questionnaire was constructed and conducted with the representatives of the hotels (n =
20 facilities).
The findings show that hotel representatives are usually aware that their facilities influence the natural
surroundings (60%), although the magnitude of the impact is often underestimated. Furthermore,
there is a certain level of environmental awareness and possible pro-environmental measures among
hotel representatives (55%). 75% of the facilities have laundry room and perform an average of 2.8
washes per day. Laundry is one of the activities that consumes more energy / water and pollutes the
environment (while 100% of respondents use fabric softeners). The main implication of this study is
that hotel operators need to properly incorporate green hotel practices into their operational plans.
This as an opportunity to grow economically by being more reliable to customers but also to reduce
the impact of this industry on the environment.
Industria e turizmit, është një nga sektorët prioritarë të zhvillimit ekonomik të Shqipëris, ajo përbën
10.4% të PBB-së, ndërkohë që ndikimi i tij në ekonomi përbën 20.5% të PBB-së. Rreth 21.3% e të
punësuarve në të gjithë Shqipërinë janë në sektorin e turizmit. Hotelet, që përfaqësojnë një nga nën-
sektorët më të rëndësishëm të industrisë së turizmit, janë gjetur të kenë ndikimin negativ më të lartë
në mjedis se të gjitha ndërtesat e tjera komerciale, me përjashtim të spitaleve. Në kuadër të projektit
“Metoda inovative për reduktimin e ndotjes në basenin e lumit Ishëm”, nëpërmjet hulumtimeve, në
këtë raport janë analizuar efektet e hoteleve në mjedis, kush janë praktikat e gjelbërta si një alternativë
me e qëndrueshme për këtë industri dhe rëndësia e praktikave të tilla në zhvillimin e qëndrueshëm të
një vëndi. Gjithashtu, ky studim është ndër të paktët që synonë të identifikojë nivelin e ndërgjegjësimit
midis përfaqësuesve të hoteleve në Shqipëri, si dhe mbledhjen e të dhënave në lidhje me iniciativat
mjedisore që tashmë po ndodhin brenda kësaj industrie. Për të arritur këtë qëllim, u zhvillua një
pyetësor drejtuar personave përgjegjës për hotelet e analizuar (n = 20 subjekte).
Gjetjet e këtij studimi tregojnë që përfaqësuesit e hoteleve zakonisht janë të vetëdijshëm se objektet
e tyre ndikojnë në mjedisin natyror (60%), megjithëse madhësia e këtij ndikimit shpesh nënvlerësohet.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
4
Për më tepër, ekziston një nivel i caktuar i njohurive mjedisore dhe metodave të mundshme pro-
mjedisore midis përfaqësuesve të hotelit (55%). 75% e subjekteve janë të pajisur me lavanteri dhe
kryejnë mesatarisht 2.8 larje në ditë. Lavateria është një ndër veprimtaritë që konsumon më shumë
energji/ujë dhe ndotëse e mjedisit (100% e të intervistuarëve përdorin zbutës rrobash). Implikimi
kryesor i këtij studimi është që operatorët e hoteleve duhet të përfshijnë siç duhet praktikat e gjelbërta
në planet e tyre operacionale për hotelin. Kjo si një mundësi për tu rritur ekonomikisht duke qënë me
të besueshëm tek klientët por dhe për të arritur uljen e impaktin e kësaj industrie në mjedis.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
5
Rishikim literature Turizmi dhe industria e hotelerisë, impakti i tyre në mjedis.
Sot, ekziston një konsensus midis shkencëtarëve që arsyeja kryesore për ngrohjen globale dhe
ndryshimin e klimës është rritja e shpejtë e emetimeve të CO2 të shkaktuara nga aktiviteti human gjatë
50 viteve të fundit (Koçak et al., 2020). Turizmi po bëhet një ndër sektorët me zhvillim financiar më të
shpejtë në të gjithë botën. Kontributi i të cilës përllogaritet rreth 10% PBB në të gjitha kombet mbarë
botën (Abdou et al., 2020). Shumë studime përqëndrohen kryesisht në efektet negative të ngrohjes
globale dhe ndryshimit të klimës në sektorin e turizmit. Në veçanti, theksohet se klima ndikon në
aktivitetet turistike, zgjedhjen e destinacionit të turistëve, kohën e udhëtimeve etj. (Hoogendoorn &
Fitchett, 2018). Shumë pak studime fokusohen në ndikimin e turizmit në mjedis. Sipas “International
Sustainable Travel”, turizmi është përgjegjës për afërsisht 8% të emetimeve të karbonit në botë
(“Carbon Footprint of Tourism,” n.d.). Hotelet, ose më gjerë sektori i akomodimit, përfaqësojnë një nga
nën-sektorët më të rëndësishëm të industrisë së turizmit. Shumë nga shërbimet e ofruara për vizitorët
e hotelit kërkojnë shfrytëzim intensiv të burimeve energjitike, ujit apo lëndëve të para. Hotelet janë
gjetur të kenë ndikimin negativ më të lartë në mjedisin se të gjitha ndërtesat e tjera komerciale, me
përjashtim të spitaleve (Bohdanowicz, 2003).
Sa ndikon kjo industi në mjedis? sipas vlerësimeve të ECOMETRICA një hotel mesatar çliron mes 5-15
ton CO2 për shtretër në vit (Hotels_factsheet). Për ta bërë me të kuptueshme, 1 ton CO2 çlirohet gjatë
një udhëtimi me avion nga Parisi në New York. Një ndikim tjetër në mjedis është konsumi i ujit. Një
vizitor që qëndron në hotel konsumon për një natë mes 84 dhe 2000 litra ujë dhe mund të shkoje deri
në 3400L/natë. Hotelet në zonat mesdhetare kanë nivelin më të lartë të konsumit të ujit nga industria
e hoteleve (Volkëyn, 2020). 5L ujë në minutë konsumohet gjatë një dushi, 2000L Uji I konsumuar nga
një turist, që qëndron në hotel, do të thotë rreth 6 orë dush pa ndërprerje. Për sa i përket sasisë së
mbetjeve të lëna pas nga një visitor është rreth 1kg/ditë, që do të thotë me tonelata mbetje të lëna
pas në një vit (Zorpas et al., 2014).
Për shkak të dallimeve të mëdha midis vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim në drejtim të ekonomisë,
institucionale, teknologjike, infrastrukturën, kapitalin njerëzor dhe ndërgjegjësimit mjedisor, duhet që
edhe politikat për uljen e ndikimit mjedisor nga turizmi dhe industria e hotelerisë të jene te ndryshme.
Studime të ndryshme sugjerojnë që vëndet në zhvillim duhet ti japin përparësi politikave që mbështesin
rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor në publik për turizmin e qëndrueshëm, të mbështesë zhvillimin e
infrastrukturës së turizmit dhe shërbimeve të tjera të infrastrukturës në mënyrë më pro-mjedisore dhe
politika që inkurajone investime të kapitalit të huaj për të transferuar teknologji të pastra dhe njohuri
teknike nga vendet e zhvilluara (Koçak et al., 2020). Duke marrë si shembull Shqipërinë, turizmi është
një ndër kontribuesit kryesorë në ekonominë e vëndit. Por politikat për një zhvillim të qëndrushëm të
këtij sektori nuk janë në fokusin kryesorë të qeverive.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
6
Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Hotelet e Gjelbërta
Zhvillimi i qëndrueshëm (sipas përcaktimit të Komisionit Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin – Raporti
Brundtland ) është përcaktuar si ai zhvillim i cili plotëson nevojat e së tashmes pa kompromentuar
aftësitë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre(Brundtland Report, 1987). Në të njejtën
linjë, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit është përcaktuar si “një aktivitet që merr parasysh plotësisht
ndikimet e tij aktuale dhe të ardhshme ekonomike, sociale dhe mjedisore. Kjo, duke adresuar, në një
mënyrë të përshtatshme, nevojat e vizitorëve, industrisë dhe mjedisit” (World Tourism Organization
(UNWTO), 2005). Në 2015, të gjitha vendet e OKB-së miratuan Agjendën 2030 për Zhvillim të
Qëndrueshëm, që përfshin 17 SDG-të, 169 tregues të synuar dhe 232 indikatorë(THE 17 GOALS |
Sustainable Development, 2015). Industria e turizmit është përfshirë në mënyrë specifike si një synim
në SDG 8, SDG 12 dhe SDG 14, të cilat kanë të bëjnë me rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të
qëndrueshme, konsumin dhe prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin e qëndrueshëm të oqeaneve
dhe burimeve detare, respektivisht (Abdou et al., 2020). Aksionet e Shqipërisë ndaj SDG-ve me një
fokus mjedisor përqendrohen kryesisht në SDG-të 3, 7, 8, 9, 11, 14 dhe 15 (Albania Country Profile -
SDGs and the Environment — European Environment Agency, 2020). Shqipëria nuk ka përfshirë në
prioritetet e saj, SDG-n 12, që lidhet me turizmin, në konsum dhe prodhim të qëndrueshëm.
Hotelet e gjelbërt, kontribojnë në SDG-n 6 (Uji i pastër dhe kanalizimet), 7 (Energji e përballueshme
dhe e pastër), 12 ( Konsumi dhe prodhimi i përgjegjshëm) dhe 13 (Veprime për klimën) (Abdou et al.,
2020). Ndjekja e politikave mbështetëse ndaj praktikave pro-mjedisore në industrinë e hotelerisë do t’i
shtonte Shqipërisë dhe 3 SDG të tjera.
Përse duhet që vetë hotelet të jenë më të gjelbërt? Studime të ndryshme kanë dhënë arsye të
ndryshme, në bazë të objektivave të tyre përkatëse. E para është përfitimi financiar, shpesh mendohet
që praktikat pro-mjedisore do kishin kosto të larta për tu vënë në zbatim, por realisht është e kundërta
e saj në terma afatgjatë. E dyta lidhet me sjelljen e konsumatorit, klientët e hoteleve të gjelbërt kanë
tendencë të rikthehen, ose të japin rekomandime pozitive. Gjithashtu ata janë të gatshëm të paguajnë
më shumë në mbrojtje të mjedisit. Sot tendenca e eko-turizmit ka pasur rritje popullariteti midis
klienteve në hotele. 7 në 10 evropianë janë të gatshëm të ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm për të
ricikluar mbeturinat, për të kursyer ujin dhe energjinë kur qëndrojnë në hotel (Ombellini, 2014) . E
treta, lidhet me imazhin e hotelit, pasi hotelet që ndjekin politkika pro-mjedisore kanë një imazh më të
besueshëm në treg.
Turistët që vizituan Shqipërinë në vitin 2019 ishte 6.4 milion vizitorë ku 76% e të cilëve kanë qëndruar
në hotele mesatarisht për 4.3 net (INSTAT). Duke vlerësuar rëndësinë e ndikimit të hoteleve në mjedis
në territorin Shqiptarë, nismat për të bërë hotelet më pro-mjedisore janë të domosdoshme. Kto nisma,
do ndihmojnë hotelin ekonomikisht pasi do bëhen edhe më të besueshëm për klientët sidomos për
klientët e vëndeve perendimore.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
7
Praktikat e gjelbërta në industrinë e hotelerisë
Përkufizimi i praktikave të gjelbërta tek hotelet varion dhe lidhet me qasje të ndryshme. Mund të
përcaktohet si e "gjelbërt" ose "miqësore me mjedisin, kur një biznes zhvillon aktivitetin e tijë në një
mënyrë që zvogëlon mbeturinat, kursen energji, dhe në përgjithësi promovon mirqënien e mjedisit"
(Myung et al., 2012). Në një mënyrë të ngjashme, "hotelet e gjelbërta" përkufizohen si "prona miqësore
me mjedisin, menaxherët e të cilave dëshirojnë të krijojnë programe që kursejnë ujë, kursejnë energji
dhe zvogëlojnë mbeturinat e ngurta - duke kursyer para - për të mbrojtur tokën” (Green Hotel
Association).
Praktikat e gjelbërta në industrinë e hotelerisë kryesisht përfshijnë kursimin e energjisë, uljen e
konsumit të ujit dhe menaxhimin dhe reduktimin e mbetjeve. Më poshtë do të listojmë disa hapa që
hotelet kanë marrë për të qënë më pro-mjedisorë.
1. Krijimi i një skuadre të gjelbër
Nëse zbatoni iniciativa të gjelbërta në hotelin tuaj, sigurohuni që të mbani të gjithë punonjësit të
informuar për ndryshimet dhe ato që ata mund të bëjnë për të ndihmuar. Kjo praktikë konsiston në
mbledhjen e të gjithë atyre pjesëtarëve në staf të cilët duan të marrin pjesë në “skuadrën e gjelbër”
dhe më pas duke i pyetur ato në qoftë se kanë ndonjë ide për ta bërë sektorin ku ata punojnë më
miqesorë me mjedisin. Kjo do tju japë atyre një sens përgjegjësie dhe do të bëjë që praktikat e marra
përsipër të zgjasin sa më shumë. Sigurisht në fund stafi duhet shperblyer me gjeste të vogla mirënjohje
si rritje e vogël ne pagë, drekë apo dicka tjetër(Sustainable Hotel Ideas). Jepni ndihmë si një ekip, dhe
mbase praktikat e gjelbërta do të barten edhe në jetën personale të stafit tuaj duke bërë një ndryshim
edhe më të madh për planetin tonë.
Figura 1: Skuadra e gjelbër e hotelit "Maris" në Greqi (The Candia Maris Hotel, 2000)
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
8
2. Kursimi i ujit
Përdor kanale kulluese për të mbledhur ujin e mbetur nga shirat apo shkrirjet e borës. Uji mund të
kursehet duke përdorur ujë për tualetin i marrë nga një sistem shkarkues i cili mbushet nga shiu. Përveç
kësaj, hotelet mund të përdorin kokat e dushave dhe çezmat me rrjedhë më të vogël të ujit (Mbasera
et al., 2016). Përdor sisteme të zgjuara për ujitje në mënyrë që uji te mos shkojë kot. Mundohu të
mbjellësh bimë të zonës apo qe kanë nevojë për pak ujë. Në këtë mënyre mund të shmangësh edhe
perdorimin e pesticideve (Sustainable Hotel Ideas). Hoteli W San Francisco ka instaluar disa metoda për
kursimin e ujit. Urinuesit publikë janë pa ujë dhe bimët të cilët janë mbjellë në oborrin e ketij hoteli
janë bimë tolerante ndaj temperaturave të larta dhe kerkojnë pak ose aspak ujitje. Kjo i ka kushtuar
hotelit vetëm 4000$ për tu implementuar. Nga kursimi i ujit nëpërmjet këtyre metodave hotelit iu
kompensua kjo shumë në më pak se një vit. Orchard Hotel në San Francisco gjithashtu ka implementuar
disa metoda për konservimin e ujit. Ky hotel instaloi tualete dhe koka dushi me fluks uji të ulët si dhe
kufizues për rrjedhën e ujit deri ne 20%. Tani kokat e dushit përdorin vetëm 5.6 L për minutë ujë, ndërsa
me përpara 8.7L. Shumë pak klientë janë ankuar për këte ndryshim. Kosto për keto metoda u llogarit
rreth 3500$ dhe u kompensua për 2-3 vite (Grant, 2015).
Figura 2: Nisme per kursimin e ujit ne Cape Toën gjate thatesires (“Ëater-Saving Ideas from FEDHASA Cape Members,” 2017)
3. Ripërdorimi i ndërresave
Të shumte janë ata klientë që kur shikojnë shkrimet inkurajuese për ripërdorimin e peshqirëve
mendojnë se hoteli kërkon të kursejë. Kjo nismë në fakt është ndërmarrë sepse ripërdorimi i peshqirëve
në fakt bën diferencën. Duke mos i ndërruar cdo ditë peshqirët hotelet mund të kursejnë ujin dhe
energjinë elektrike (Smithsonian Magazine). Sipas studimeve te Shoqates Amerikane te Hotelerise dhe
Strehimit nepermjet ketyre shkrimeve inkurajuese per riperdorimin e peshqireve, hotelet kursejne 17%
te ujit, energjise elektrike, oreve te punes dhe larjen e rrobave.
Sipas eksperimenteve të bëra nga Melvin Mak në hotelin Fuerteventura duke vendosur shkrime te
ndryshme neper banjot e hotelit, u nxorr perfundimi se shkrimet qe rriten me shume riperdorimin e
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
9
peshqireve ishin ato miqesore si psh. “Me perdor perseri te nesermen. Si ne shtepi”. E kunderta ishte
per ato shkrime te cilat ishin ne forme kercenimesh apo me tone humoristike. Perqindja e atyre qe
riperdorin peshqiret ra ndjeshem(Rapp, 2017).
Figura 5. Charts from the study, (Rapp, 2017)
4. Ktheji dhomat e klienteve në miqësore me mjedisin.
Kujto klientët që të mos harrojnë ndezur celësat kur dalin nga dhoma. Gjithashtu sygjeroji që të
ripërdorin peshqirët. Vendos sensorë për dritat dhe sistemin e kondicionimit që të ulen dhe ngrihen
automatikisht në qoftë se ndjejnë prezencë në dhomë. Mundohu që të vendosësh materiale me fibra
natyrale në carcafë apo orendi. Zëvëndeso gotat plastike me gota qelqi dhe gjithashtu mundohu që të
kujdesesh që produktet e sapunit apo shampot në dhomë të jenë të përbërë nga materiale organike
(Sustainable Hotel Ideas).
5. Hapat drejt lavanderisë eko-miqësore në hotele
Mesatarisht, një cikël larje prej 10 kg konsumon të paktën 50 litra ujë dhe rreth 1.2 kW/h energji
elektrike. Disa hotele me kapacitet prej 700 dhomash kursejnë më shumë se 125,000 peshqirë në vit,
ekuivalente me rreth 129,000 litra ujë dhe 1,6 kg CO2. Kjo është fitimprurëse për buxhetin e hotelit,
dhe përfitim i madh për mjedisin. Detergjentët konvencionalë, po e ngarkojnë mjedisin. Aromat e
përmbajtura, përbërësit antibakterialë dhe zbardhues, konservantët dhe mbushësit. Këto substanca
kanë pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin, mund të shkatërrojnë mikroorganizmat e
rëndësishëm dhe të shkaktojnë alergji.
1- Hoteli SCHWARZWALD PANORAMA
Ka vendosur lavanderinë në një dyqan të jashtëm i cili punon në mënyrë të butë dhe miqësore me
mjedisin. Përdor teknologji për rikuperimin e ujit, shkëmbyesit e nxehtësisë dhe këmbyesit e ajrit të
shkarkimit. Vendos livando për aromatizim, me synimin për të parandaluar shërbimin e panevojshëm
të dhomës. Në këtë mënyrë, produktet dhe burimet e pastrimit ruhen.
2-LA VIMEA në Tirolin e Jugut
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
10
Lan rrobat në shtëpi, për të kursyer energji, makinat larëse funksionojnë vetëm kur janë plotësisht të
ngarkuara dhe të pajisura me një mënyrë rigjenerimi uji duke ulur konsumin e ujit rreth 40% dhe
konsumin e energjis rreth 15%. Përdor vetëm detergjentë ekologjikë, dhe të biodegradueshëm për
minimizimin e ndikimit në mjedis. Llogarit sasinë e dozimit për detergjentët për të parandaluar
mbetjet, lavanderia punon në varësi të llojit, madhësisë dhe temperaturës së ciklit të larjes, si dhe
detergjentit të kërkuar. Në këtë mënyrë, rezultatet optimale të larjes, konsumi i ulët dhe kursimi i
kostos janë të garantuara dhe zgjasin jetën e shërbimit të makinës.
3-Bio-Agrivilla i pini
Përdor të njëjtën metodikë si hoteli LA VIMEA. Klima e ngrohtë e Toskanës kontribuon në tharjen e
rrobave në ajër dhe shmang humbjen e energjisë, e cila kërkohet për tharje. Mbulesat dhe pajisjet janë
bërë prej liri, kështu që nuk kërkohet hekurosje, duke kursyer edhe energji (Green Pearls, n.d.).
6. Instaloni një kosh për kompostim
Ka shumë përfitime nga prishja e materialit organik në tokë dhe pleh të pasur me lëndë ushqyese:
Mbani dëmtuesit larg mbetjeve (më pak plehra, më pak dëmtues). Ulja e sëmundjeve të bimëve /
kërkojnë më pak pesticide. Ndihmoni në tharjen e tokës. Shpejtoni procesin e kompostimit. Ulni
aromën e kompostimit (pasi krimbat prishin bimësinë më shpejt) (Fredericks, 2020).
Figura 6: Shembull kompostimi i mbetjeve organike (MALDARELLI, 2018)
7. Koshat e riciklimit në dhomat e miqve
Shumica e hoteleve kanë një lloj programi riciklimi, ose duke ricikluar plastikën, letrën ose qelqin, duke
ripërdorur ujin e shiut për pastrim, ose një program tjetër riciklimi. Edhe pllakat e sapunit të përdorura
mund të marrin një jetë të dytë me një program të tillë si Clean the Ëorld. Ka shumë mënyra që një
hotel mund të riciklojë dhe ripërdorë gjërat, por zakonisht ata harrojnë t'u ofrojnë mysafirëve të tyre
mundësi riciklimi në dhomat e tyre. Vendosni një kosh riciklimi në çdo dhomë dhe në vendet e
zakonshme. Informoni mysafirët tuaj për opsionet e tyre dhe lërini të kontribuojnë në suksesin e
programit të riciklimit të hotelit tuaj (Scheper, n.d.).
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
11
Figura 7: Kosha per riciklim
8. Reduktoni përdorimin e plastikave
Një mënyrë për të kufizuar ndikimin negativ të hotelit tuaj në mjedis është zvogëlimi i përdorimit të
plastikës dhe mbeturinave. Konsideroni përdorimin e paketimeve të riciklueshme dhe të
biodegradueshme që do të shkaktojnë më pak dëme në mjedis dhe synoni të përdorni materiale të
tjera që mund të përdoren përsëri nga mysafiri në mysafir duke zvogëluar mbeturinat e panevojshme.
Një mënyrë tjetër e thjeshtë për të zvogëluar përdorimin e plastikave është të heqësh qafe shishet një
përdorimshe të shamponit dhe pajisjeve të kondicionerit. Po ju ende keni nevojë të ofroni komoditete
për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer të mysafirëve, por nuk ka pse t'i kushtojë mjedisit dhe
mysafiri juaj gjithashtu do të falenderojë për të (Fredericks, 2020).
9. Zbatimi i Burimeve Alternative të Energjisë
Një numër hotelesh kanë filluar të përdorin burime alternative të energjisë, me rezultate të shkëlqyera.
Willard Intercontinental në Washington D.C, funksionon me 100% energji të erës, duke rezultuar në
një rënie prej 12% të konsumit të energjisë. Hotele të tjerë, veçanërisht ato në klimë më të ngrohtë, po
përdorin energjinë diellore për sinjalistikën dhe ngrohjen e ujit (Hydrofinity, 2018).
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
12
Figura 8: Hotel i cili ka instaluar panele diellore (“Guest Blog,” 2016)
10. Përdor tregjet lokale dhe dhuro
Për sa i përket ushqimit, blerja në tregjet lokale është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbështetur
fermerët e zonës duke ulur emetimet e karbonit të shkaktuara. Përzgjedhjet e menusë duhet të
përfshijnë oferta të qëndrueshme, duke përfshirë artikuj vegjetarianë dhe veganë që marrin më pak
burime për t'u prodhuar sesa mishi (Sustainable Hotel Ideas, n.d.).
Mbeturinat e ushqimit në industrinë e mikpritjes janë një temë më vete që kërkon vëmendjen tonë.
Një nga sugjerimet më të mira është të dhuroni ushqim në një bankë lokale të ushqimit, pasi ajo nuk
është vetëm një mundësi e ndërgjegjshme për mjedisin, por një mundësi njerëzore dhe e
ndërgjegjshme për shoqërinë. Ju mund gjithashtu të dhuroni mobilje të vjetra, pajisje dhe komoditetet
e mbetura për mysafirët për bamirësi lokale, si dhe të dhuroni sapun dhe shampo për strehimoret dhe
organizata (Simons, 2018).
Figura 3: Treg lokal (Shembull)
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
13
Ndërgjegjësimi mjedisor në industrinë e
hoteleve në Shqipëri Industria e Hoteleve në Shqipëri
Industria e turizmit zë një vend të kyç në ekonomi dhe është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e
vendit. Turizmi mund të japë një kontribut të rëndësishëm në tre dimensione të zhvillimit të
qëndrueshëm: të krijojë vende pune, të gjenerojë mundësi tregtare për të njohur nevojat dhe për të
mbështetur aktivitete turizmi, të krijoje kapacitetet e rëndësishme të cilat promovojnë përparësitë për
ruajtjen mjedisore dhe larminë kulturore. Si një nga sektorët prioritarë të zhvillimit ekonomik, sektori i
turizmit përbën 10.4% të PBB-së, ndërkohë që ndikimi i tij në ekonomi përbën 20.5% të PBB-së. Rreth
21.3% e të punësuarve në të gjithë Shqipërinë janë në sektorin e turizmit (World Travel & Tourism
Council (WTTC), 2019). Si një ndër degët më të rëndësishme të turizmit, industira e hotelerisë në
Shqipëri ka njohur një zhvillim të madh. Duke marrë si referencë vitin 2019, dhe jo dy vitet e fundit për
shkak të pandemisë, në Shqipëri llogariten mesatarisht 5 hotele për 100 km2. Shqipëria ka pasur 1326
struktura akomoduese me një kapacitet prej 17000 dhoma dhe 38 000 shtretër. Turistët që vizituan
Shqipërinë në vitin 2019 ishte 6.4 milion vizitorë ku 76% e të cilëve kanë qëndruar në hotele
mesatarisht për 4.3 net (INSTAT). Mbi 80% e turistëve vijnë në Shqipëri gjatë periudhës së verës
(Qeshor –Tetor). Në anën tjetër, ky sektor është gjithashtu ndër konsumatorët më të mëdhenj të
energjisë elektrike, konsum që kryesisht shkon për ngrohjen e ujit dhe ajrin e kondicionuar në verë.
Duke vlersuar rëndësinë e ndikimit të hoteleve në mjedis në territorin shqiptar, nismat për të bërë
hotelet më pro-mjedisore janë të domosdoshme. Këto nisma, janë një mundësi e mirë për kursimin e
energjisë dhe ujit duke ulur impaktin e kësaj industrie në Mjedis. Gjithashtu, do ndihmojnë hotelin
ekonomikisht pasi bëheni edhe më të besueshëm për klientët sidomos për klientët e vëndeve
perendimore.
Metodologjia
Një studim cilësor dhe sasior i bazuar në një pyetësor, u përdor për të parë perceptimet e
përfaqësuesve të menaxhimit të hoteleve në lidhje mjedisin dhe qasja që kanë ata në lidhje me politikat
pro-mjedisore. Struktura e pyetësorit u zhvillua bazuar në rishikimin e literaturës. Forma Pyetësori
është e ndarë në katër seksione: 1. Seksioni i parë merrej me të dhënat demografike si emri,
vendndodhja e hotelit, pozicioni i punës së të anketuarit. 2. Seksioni i dytë u përpoq të identifikonte
tiparet e hotelit që reklamohen më shpesh dhe besohet të kenë ndikimin më të lartë në zgjedhjen e
objektit nga klientët. 3. Seksioni i tretë kishte për qëllim të zbulonte perceptimet e të anketuarëve në
lidhje me ndikimin që hotelet kanë në mjedis, perceptimin e tyre në lidhje me rëndësine që kanë
praktikat pro-mjedisore si dhe iniciativat pro-mjedisore që ata kanë adaptuar ose janë të gatshëm të
adaptojnë. 4. Seksioni i fundit i pyetësorit ishtë orjentuar drejt praktikave që hoteli ndjek në larjen e
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
14
ndërresave. Qytetet kryesore të synuara në këtë studim ishin përgjatë lumit Ishëm. Anketuesit, pasi u
trajnuan mbi përmbajtjen dhe mënyrën e anketimit, kryen anketimin me metoden ballë për ballë. Për
të motivuar pjesmarrjen në anketim, anketuesit dhanë disa dhuranta për secilin subjekt që do
intervistonin.
Rezultatet
Të dhënat e mbledhura nga anketimi (n = 19) ilustruan se shumica e hoteleve, dhe pse të shpërndara
gjeografikisht, priren dhe ndjekin të njëjtin model përgjigjeje, kështu që të dhënat janë analizuar të
gjitha sëbashku. Në qarkun e Tiranës janë analizuar 15 hotele, kryesisht rreth qëndrës së Tiranës.
Ndërsa në Prishtinë 5 hotele të shpërndara po ashtu rreth zonës së qëndrës. Në lidhje me pozicionin
aktual të të anketuarve, menaxherët e subjekteve përfaqësuan 50% të të anketuarëve (n = 10), të
ndjekur nga pronarët e hotelit 25%, ndërsa të tjerët recepsionistët (25%). Gjithashtu, për sa i përket
seksionit të katërt të pyetësorit mbi mënyrën e larjes së rrobave, janë intervistuar personat përgjegjës
për këtë detyrë.
Vendndodhja e objektit dhe çmimi janë karakteristikat më të përmendur të hotelit që të anketuarit
besojnë që klientët vlerësojnë më shumë në subjektin e tyre. Shërbimi i ofruar është renditur i treti
dhe tradita e hotelit nuk është pare fare si një opsion që tërheq klientë. Si një alternativë e shtuar dhe
jo e listuar, higjena e hotelit është renditur si një karakteristike e rëndësishme që të anketuarit besojnë
që klientët vlersojnë. Duke qënë që kjo karakteristike përfshihet në shërbimet e ofruara, nuk ishte
listuar si e veçuar. Ajo që konstatohet nga përgjigjet e dhëna është që asnje nga të anketuarit nuk i ka
parë politikat pro-mjedisore si një mjet për të tërhequr klientë.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
15
Rëndësia e politikave pro-mjedisit dhe ndikimi i hotelit në mjedis
Këto pyetje synonin të analizonin perceptimet e të anketuarve në lidhje me ndikimin që aktiviteti i tyre
ka në mjedis dhe qasjen që kanë në lidhje me praktikat e gjelbërta si një alternativë për të qënë më të
besueshëm tek klientët dhe për të minimizuar impaktin në mjedis.
Bazuar në përgjigjet e dhëna, pjesa më e madhe e të anketuarëve, i cilësojnë politikiat pro-mjedisore
si dicka e rëndësishme që klientët vlersojnë në pëzgjedhjen e hotelit. Por kjo është një tregues i
frekuences së përgjigjeve të marra. Nëse marrim si tregues numrin e përgjigjeve që kanë konsideruar
politikat pro-mjedisore si pak ose aspak të rëndësishme, përbëjnë 40% të përgjigjeve.
Ndikimi i subjektit të anketuesve në mjedis, është vlersuar po njësoj me shkallën lart. Sipas një shkalle
1-5 (Nuk ka ndikim – Ka shumë ndikim). Rezultatet tregojnë që frekuenca më e madhe e përgjigjeve
është “Mesatarisht” ndikues në mjedis. Që do të thotë që ata e cilësojnë veprimtarinë e tyre si
mesatarisht ndikuese në mjedis (~30%). 40% e të anketuarve, mendojnë që hotelet nuk kanë ndikim
ose kanë pak ndikim në mjedis. Thuajse të gjithë subjektet që ishin të ndërgjegjshëm për ndikimin në
mjedis të aktivitetit të tyre (60%), ishin të gatshëm të paguanin një “tarifë” në mbeshtetje të aksioneve
pro-mjedisore.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
16
Rezultatet tregojnë që 55% e të intervistuarëve ndjekin disa poitika pro-mjedisore, por nuk janë të
reklamuara si të tilla. Praktikat pro-mjedisore më të aplikuara nga subjektet janë: Kursimi energjisë
(80% e të anketuarëve) duke përdorur panelet djellore si alternativë për ngrohjen e ujit, llampat LED
dhe me sensorë. Riciklimi i mbetjeve është një praktikë e ndjekur nga 20% e subjekteve. Praktikat për
kursimin e energjisë, nuk janë parë si praktika pro mjedisore fillimisht, por si praktika për të kursyer
energji dhe per ulur kostot.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
17
Përdorimi i detergjenteve komercialë dhe zbutësve në hotele
Për të rritur përpjekjet e tyre për të qënë sa më miqësorë me mjedisin, hotelet duhet të marrin në
konsideratë masa në përdorimin e detergjenteve dhe zbutësve. Rezultatet tregojnë që në një mesatare
të përgjithshme, 1 hotel bën 2.8 larje në ditë. Larja e ndrresave në 75% të hoteleve bëhet brënda
subjektit dhe vetem 25% e tyre kanë kontraktuar kompani të jashtme. Gjithashtu, detergjentët e
përdorur për larje nuk janë detergjentë komercialë të përdorur gjerësisht por detergjentë “profesional”
të ofruara nga kompani të caktuara. Temperatuara e larjes për çarçafet është 60°C dhe larja e
peshqirëve bëhet në 90°C në 80% të rasteve kur subjekti ka lavaterinë e saj.
Përdorimi i zbutësve është një praktikë e zbatuar nga të gjitha subjektet që bëjnë larjen vetë, pjesa
tjetër nuk e kishin një informacion të tillë. Thuajse 90% e të anketuarëve janë shprehur që janë të
kënaqur me rezultatin e larjes së ndrresave. Nga bisedat informale, ata konsideronin këtë proces si
shumë të rëndësishëm, pasi konsiderohej si një ndër treguesit kryesorë të kënaqësisë së klienteve.
Përfundime dhe Rekomandime Mjedisi në përgjithësi është perceptuar si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e turizmit dhe
industrinë e hotelerisë. Hotelet, me saktë personat përgjegjës të hoteleve në Tiranë dhe Prishtinë,
zakonisht janë të vetëdijshëm se objektet e tyre ndikojnë në mjedisin natyror, megjithëse madhësia e
këtij ndikimit shpesh nënvlerësohet. Për më tepër, ekziston një nivel i caktuar i njohurive mjedisore
dhe metodave të mundshme pro-mjedisore midis përfaqësuesve të hotelit. Sidoqoftë, përkundër
praktikave ekzistues pro-mjedisore, asnjë prej tyre nuk reklamohet si e tillë. Kto praktika janë rastësore
dhe nuk shoqërohen me iniciativa të tjera. Nga rezultatet e marra, perceptimi mbi politikat pro-
mjedisore rezultoi në përgjigjet më të shpërndara duke mos pasur një rezultat të qartë. Të intervistuarit
që deklaronin që subjekti i tyre nuk ka ose ka pak ndikim në mjedis janë në të njejtën linjë me ata që
deklarojnë që politikat pro-mjedisore janë fare apo pak të rëndësishme (rreth 40%). Hotelet bëjnë rreth
1000 larje çdo vit, mesatarisht, një cikël larje prej 10 kg konsumon të paktën 50 litra ujë dhe rreth 1.2
kW/h energji elektrike. Pra, duke ndikuar negativisht në mjedis. Nga ana tjetër, përdorimi i
detergjenteve konvencionalë gjithashtu ndikon në mjedis sidomos në ekosistemet ujore. Përdorimi i
zbutësve, nga thuajse të gjithë të intervistuarit, është një sinjal rreziku për shëndetin e njerëzve dhe në
veçanti të klientëve të hoteleve.
Ekziston një rrezik që shumë nga inicativat, për kursimin e energjisë dhe ujit mund të merren nga disa
klient si nisma për përfitim ekonomik të subjektit. Kështu që rekomandohet që praktikat pro-mjedisore
të jenë një paketë e përbashkët nismash që përfshijnë reduktimin e konsumit të energjisë, ujit por dhe
reduktimit të mbetjeve. Kto nisma duhet të merren në bashkëpunim me organizata dhe ekspertë të
fushës. Ato do ndihmojnë hotelin ekonomikisht pasi do bëhen edhe më të besueshëm për klientët
sidomos për klientët e vëndeve perendimore.
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
18
Referencat Abdou, A. H., Hassan, T. H., & El Dief, M. M. (2020). A Description of Green Hotel Practices and
Their Role in Achieving Sustainable Development. Sustainability, 12(22), 9624.
https://doi.org/10.3390/su12229624
Albania country profile—SDGs and the environment—European Environment Agency. (2020).
[Briefing]. https://www.eea.europa.eu/themes/sustainability-transitions/sustainable-
development-goals-and-the/country-profiles/albania-country-profile-sdgs-and
Bohdanowicz, P. (2003). Environmental Awareness in the Hotel Industry – Questionnaire Analysis—
Draft of Final Report. 29.
Brundtland Report, 1987. (n.d.). Retrieved May 26, 2021, from
https://sustainabledevelopment.un.org/content/documents/5987our-common-future.pdf
Carbon Footprint of Tourism. (n.d.). Sustainable Travel International. Retrieved May 20, 2021, from
https://sustainabletravel.org/issues/carbon-footprint-tourism/
Fredericks, L. (2020). 25 Eco-Friendly Hotel Ideas for Sustainable Properties | Cvent Blog.
https://www.cvent.com/en/blog/hospitality/eco-friendly-hotel-ideas
Grant, L. (2015, January 29). Green Hotels: Saving the Environment AND Some Cash. Oyster.Com.
https://www.oyster.com/articles/green-hotels-saving-the-environment-and-some-cash/
Green Hotel Association, What Are Green Hotels? (n.d.). Green Hotel Association. Retrieved May
27, 2021, from http://greenhotels.com/index.php
Green Pearls. (n.d.). A truly clean matter – Steps toward eco-friendly laundry in hotels. A Truly
Clean Matter – Steps toward Eco-Friendly Laundry in Hotels. Retrieved May 27, 2021, from
https://www.greenpearls.com/newsroom/en/a-truly-clean-matter-steps-toward-eco-
friendly-laundry-in-hotels/
Guest Blog: Future of solar power for hotels... • Hotel Designs. (2016, July 27). Hotel Designs.
https://hoteldesigns.net/industry-news/guest-blog-future-of-solar-power-for-hotels/
Hoogendoorn, G., & Fitchett, J. M. (2018). Tourism and climate change: A review of threats and
adaptation strategies for Africa. Current Issues in Tourism, 21(7), 742–759.
https://doi.org/10.1080/13683500.2016.1188893
Hotels_factsheet.pdf. (n.d.). Retrieved May 20, 2021, from
https://ecometrica.com/assets/hotels_factsheet.pdf
Hydrofinity. (2018). 10 Ways Hotels Can Reduce Their Impact On The Environment.
https://www.hydrofinity.com/blog/10-ways-hotels-can-reduce-their-impact-on-the-
environment
Koçak, E., Ulucak, R., & Ulucak, Z. Ş. (2020). The impact of tourism developments on CO2 emissions:
An advanced panel data estimation. Tourism Management Perspectives, 33, 100611.
https://doi.org/10.1016/j.tmp.2019.100611
MALDARELLI, C. (2018). Anyone can compost their food waste (and everyone should).
https://www.popsci.com/how-to-compost/
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
19
Mbasera, M., Plessis, E. D., Saayman, M., & Kruger, M. (2016). Environmentally-friendly practices in
hotels. Acta Commercii, 16(1), 8. https://doi.org/10.4102/ac.v16i1.362
Myung, E., McClaren, & Li, L. (2012). Environmentally Related Research in Scholarly Hospitality
Journals: Current Status and Future Opportunities. International Journal of Hospitality
Management, 31, 1264-1275. https://doi.org/10.1016/j.ijhm.2012.03.006
Ombellini, S. (2014, June 23). How eco-tourists are Europeans? Ecobnb.
https://ecobnb.com/blog/2014/06/eco-tourists-europeans/
Rapp, C. (2017). Study on the re-use of hotel towels: Force of habit saves laundry and cuts pressure
on the environment. http://www.tuigroup.com/en-en/media/press-releases/2017/2017-08-
08-study-on-the-re-use-of-hotel-towels
Reusing Hotel Towels Actually Does Make a Difference | Smart News | Smithsonian Magazine.
(n.d.). Retrieved May 27, 2021, from https://www.smithsonianmag.com/smart-
news/reusing-hotel-towels-actually-does-make-difference-180949890/
Scheper, J. (n.d.). 6 Powerful Tips to Make Your Hotel Eco-Friendly and Sustainable. Retrieved May
27, 2021, from https://flygrn.com/blog/6-powerful-ways-to-make-your-hotel-or-yoga-
retreat-eco-friendly-sustainable
Simons, N. (2018). Mindful Tourism: How to Attract Eco-Conscious Guests to Your Hotel. Hotel-
Online. https://www.hotel-online.com/press_releases/release/mindful-tourism-how-to-
attract-eco-conscious-guests-to-your-hotel/
Sustainable Hotel Ideas: 25 Ways to Go Green | Cvent Blog. (n.d.). Retrieved May 27, 2021, from
https://www.cvent.com/uk/blog/hospitality/eco-friendly-hotel-ideas
THE 17 GOALS | Sustainable Development. (2015). https://sdgs.un.org/goals
The Candia Maris Hotel. (2000, November 1). GTP Headlines.
https://news.gtp.gr/2000/11/01/candia-maris-presents-its-green-team/
Volkwyn, C. (2020, October 27). Water usage in Europe’s tourism industry. Smart Energy
International. https://www.smart-energy.com/industry-sectors/smart-water/water-usage-
in-europes-tourism-industry/
Water-saving ideas from FEDHASA Cape members. (2017, September 15). Hospitality Marketplace.
https://www.hospitalitymarketplace.co.za/water-saving-ideas-fedhasa-cape-members/
World Tourism Organization (UNWTO) (Ed.). (2005). Making Tourism More Sustainable—A Guide
for Policy Makers (English version). World Tourism Organization (UNWTO).
https://doi.org/10.18111/9789284408214
World Travel & Tourism Council (WTTC). (2019). Economic Impact.
https://wttc.org/Research/Economic-Impact
Zorpas, A., Voukkali, I., & Loizia, P. (2014). The impact of tourist sector in the waste management
plans. Desalination and Water Treatment, 56, 1–9.
https://doi.org/10.1080/19443994.2014.934721
Raport Final – Ndikimi mjedisor i hoteleve – e ardhmja është e gjelbërt 2021
20
ANEKSE
Foto gjatw intervistave me perfaqesuesit e hoteleve
Recommended