Daniela Bunguri: Dëshmi Personale

Preview:

DESCRIPTION

Dëshmia personale e Daniela Bungurit në lidhje me besimin e saj në Zotin, dhe shpëtimin e saj përmes Jezus Krishtit. Me këtë dëshmi, dua t’ju tregoj sesi Zoti e ka ndryshuar jetën time dhe e ka bërë atë të veçantë, nga jeta e shumë njerëzve të tjerë.

Citation preview

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Daniela Bunguri Tiranë, 2014

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com

Zanafilla | Dëshmi Personale

Të gjithë kanë nevojë për Jezusin!

Unë quhem Daniela Bunguri. Jam nga Peshkopia. Jam studente, në vitin e tretë, dega shkenca politike, në universitetin e Tiranës. Me këtë dëshmi, dua t’ju tregoj sesi Zoti e ka ndryshuar jetën time dhe e ka bërë atë të veçantë, nga jeta e shumë njerëzve të tjerë.

Përpara se të ndodhte kjo gjë, jeta ime nuk ishte shumë e pëlqyeshme nga të tjerët, dhe nga vetë unë. Bëja shumë gabime dhe shpesh jo të vogla. Kisha zili, smirë dhe përbuzje. Dhe për më tepër, nuk isha e sinqertë sepse këto ndjenja mundohesha t’i fshihja dhe të dukesha e mirë. Kur problemet vinin unë vetëm qaja dhe nevrikosesha. Nuk më pëlqenin gjërat që kisha bërë, e që bëja. Dëshira më e madhe që kisha ishte, që të mund ta ktheja kohën mbrapa, dhe të veproja ndryshe. Jetoja nën ankthin e së shkuarës.

Ndërsa po ndodhnin këto gjëra, unë isha në shkollën e mesme, dhe po jetoja në një konvikt. Aty kisha një shoqe, e cila ishte ndryshe nga vajzat e tjera. Ajo ishte e qetë, e sigurt për gjërat që bënte, falenderuese për jetën dhe gjërat, kishte gëzim, shpresë, dhe dashuri. Ajo filloi të më inkurajonte, dhe mbështeste dhe mua. Këtë e bënte, duke më treguar për Jezu Krishtin, i cili drejtonte jetën e saj dhe sillte një jetë të tillë.

Zanafilla | Dëshmi Personale

Më ftoi disa herë në kishë dhe shkova. Në fillim nuk më pëlqeu, por vendosa që të jem e hapur, të dëgjoj dhe pastaj të marr një vendim. Ndërsa po shkoja në kishë, lexoja Biblën dhe rrija me të krishterë, mësova gjëra të mrekullueshme. Jezu Krishti kishte dhënë jetën për të gjitha mëkatët e mia. Zoti më bënte të pastër si bora. Unë mund të isha bija e Zotit. Ai do të kujdesej për çdo problem dhe shqetësim timin. Zoti më donte si beben e syrit. Zoti më jepte jetë të re, mua, që e kisha dëshiruar me gjithë zemër një gjë të tillë. Zoti më jepte jetën e përjetshme, në përjetësi me të. Si thoni, si mund të rezistoja, një Zoti kaq të mirë? Kështu vendosa ta pranoj Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar në të gjitha rrugët e jetës sime.

Pas kësaj jeta ime ka ndryshuar shumë, ose më saktë, do të thosha, mënyra e të jetuarit, sepse jeta ka mbetur po ajo e vështirë. Unë kam ndryshuar dhe kjo ka rëndësi. Asnjeri nuk ndryshon dot botën përveçse duke ndryshuar veten. Kështu tani tek unë nuk ka më smirë, zili, as dëshpërim, por shpirti im shpreson në Zotin. Zoti drejton jetën time dhe bën më të mirën për mua. Bashkë me Jezusin unë tani mund t’i kaloj vështirësitë e jetës, të bëj vepra të mira dhe të mos më vijë më keq për gjërat që kalojnë. Përkundrazi, tani jam krenare dhe ndihem e privilegjuar që jam bija e Jezusit, Mbretit të universit. Jezusi është miku më i mirë që kam. Ai është gjithmonë pranë meje dhe më mban, më rrit, më mëson dhe më drejton.

Zanafilla | Dëshmi Personale

Një gjë tjetër që ka ndryshuar tek unë është tani dua t’ia di edhe për të tjerët. Dua që të gjithë të marrin dashurinë dhe faljen e mëkateve, që Zoti ynë Jezu Krisht, ia ka dhënë çdokujt, me anë të kryqëzimit të tij në kryq. Unë kam kuptuar që të gjithë kanë një nevojë të madhe për Jezusin edhe pse shpesh se kuptojnë. Tek të gjithë ne egziston një boshllëk që mundohemi ta mbushim me gjëra të ndryshme, dhe nuk arrijmë kurrë. Por vetëm prania e Zoltit na plotëson dhe na jep paqe. Ne jemi krijuar nën imazhinë e Zotit dhe për të jetuar me të. Jeta me kuptim është e pamundur pa të dhe pranimi i Jezusit është thjesht kthim në identitet. h jo të vogla. Kisha zili, smirë dhe përbuzje. Dhe për më tepër, nuk isha e sinqertë sepse këto ndjenja mundohesha t’i fshihja dhe të dukesha e mirë. Kur problemet vinin unë vetëm qaja dhe nevrikosesha. Nuk më pëlqenin gjërat që kisha bërë, e që bëja. Dëshira më e madhe që kisha ishte, që të mund ta ktheja kohën mbrapa, dhe të veproja ndryshe. Jetoja nën ankthin e së shkuarës.

Daniela Bunguri Tiranë, 2014

Recommended