12
“NDËRTESAT E NËNTOKES SHQIPTARE.” Punoi: Klaudia Kadillari Ark.IV-c RASTI I KISHAVE SI TIPOLOGJIA MË E PËRHAPUR NE SHEK.XII-XIII, RAPORTI DHE VLERAT E TYRE NË LIDHJE ME SIMOTRAT E TYRE NË EUROPË.

Prezantimi final

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Prezantimi final

“NDËRTESAT E NËNTOKES SHQIPTARE.”

Punoi: Klaudia Kadillari Ark.IV-c

RASTI I KISHAVE SI TIPOLOGJIA MË E PËRHAPUR NE SHEK.XII-XIII, RAPORTI DHE VLERAT E TYRE NË LIDHJE ME SIMOTRAT E TYRE NË EUROPË.

Page 2: Prezantimi final

ZHYTJA E NDËERTESAVE TRADITË APO NOVACION?

Page 3: Prezantimi final

KONTEKSTI HISTORIK I PËRHAPJES SË KISHAVE NËNTOKË:

Shqipëria, pjesë qendrore dhe urë lidhëse e Perandorisë Bizantine

Page 4: Prezantimi final

ARSYET E VENDOSJES SË TYRE NËNTOKË: Institucioni i manastirit lindi në një kohë të caktuar dhe me funksione të diktuara nga koha dhe në thelb të tij qëndron bashkimi i dëshirës për t’u ‘arratisur’ nga bota e zhurmshme, nga njëra anë dhe organizimin shpirtëror, human dhe ekonomik të pavarur në anën tjetër. “Por qendra e madhe e Mesjetës së Hershme është manastiri i veçuar, manastiru rural.

Page 5: Prezantimi final

PËRHAPJA GJEOGRAFIKE E TYRE NË SHQIPËRI:

“Nga pikëpamja gjeografike Lugina e Drinos, që përshkon mes përmes Fushën e Gjirokastrës, përfshin një territor të gjerë në të dyja anët e rrjedhës kryesore të Lumit Drino (84 km i gjatë), midis vargmaleve Shëndëlli – Lunxhëri – Bureto dhe vargut tjetër Malësisë së Kurveleshit – Mali i Gjerë – Stugarë. Është vërtet për t’u habitur, por pothuajse çdo “portë” natyrore hyrëse në luginë, çdo grykë dhe qafë, ka pasur pranë vetes një manastir. ” (P.Thomo, 1998)

Page 6: Prezantimi final

PËRHAPJA GJEOGRAFIKE E TYRE NË SHQIPËRI:

Harta e shpërndarjes së Monumenteve të Kulturës në Shqipëri, marrë nga IMK

• Manastiri i Dragotit në Grykë të Tepelenës, • Manastiri i Hundkuqit pranë Qafës së Çajupit, • Manastiri i Cepos në hyrje të luginës së Kardhiqit (që përfundon në Qafë

të Skërficës), • Manastiri i Shën Thanasit në Poliçan, • Manastiri i Spilesë në Tranoshishtë të Lunxhërisë dhe Manastiri i

Stegopulit vendosur në të dy anët e Grykës së Selckës, • Manastiri i Melanit dhe Manastiri i Peshkëpi-Radatit vendosur pranë Qafës

së Peshkëpisë, • Manastiri i famshëm i Pepelit dhe Manastiri i Shën Mërisë në Driano mbi

Zevat, • Manastiri i Shën Mërisë në Koshovicë, vendosur në zonën e rrugëkalimeve

të ngushta Kakavijë – Koshovicë – Sotirë në Dropull të Sipërm. • Manastiret e Manastiri i Profet Ilisë në Jorgucat, • Manastiri i Ungjillëzimit në Vanistër, • Manastiri i Kryeengjëjve mbi Dervician, Leftokaresë, Dhuvjanit, Ravenës të

vendosur në afërsi të qafave të Muzinës dhe Sopotit.” (P.Thomo, 1998)

Page 7: Prezantimi final

ROLI I TYRE PËR KOHËN: • Qendra të rëndësishme shpirtërore, ekonomike, intelektuale, një

tërësi ndërtimesh të grupuara me kisha, galeri, konakë, banesa, restorante e hotele për pelegrinët dhe njerëzit në nevojë ekonomike dhe shëndetësore. “Teorikisht një botë e mbyllur, shpesh e vendosur në vende të vetmuara, që duhet t’i plotësonte vetë nevojat e saj për të shmangur kontaktet me botën e jashtme, por në të vërtetë manastiret kanë qenë vatra të relatimit të teknikave, të librave dhe të ideve të spiritualitetit. Qendra ekonomike qendra intelektuale dhe qendra artistike , nganjëherë qendra politike dhe në mënyrë të dukshme qendra shpirtërore”.

Page 8: Prezantimi final

MANASTIRI I CEPOS, NË HYRJE TË LUGINËS SË KARDHIQIT

Manastiri I Cepos, në hyrje të luginës së Kardhiqit, marrë nga (Meksi,1985)

Page 9: Prezantimi final

KISHA E “SHËN MARISË”, NË FSHATIN SINJË• Është një kishë që I përket shek. XII-XIII kur pati

një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave –shpellë. Ajo shfrytëzon me mjeshtëri gjithe hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor.

• Siç shihet edhe nga gjendja e sotme, arkitektura e kishës nuk shquhet për volume të konsiderueshme, por është një ndërtim mjaft i thjeshtë me gurë të përmasave mesatarë të lidhur midis tyre me llaç gëlqereje, shkëmbit. Hapësira e brendshme e kishës është e vogel dhe e pershtatur me terrenin shkëmbor.

(http://sot.com.al/aktualitet/kisha-e-%E2%80%9Csh%C3%ABn-maris%C3%AB%E2%80%9D-dhe-%E2%80%9Cura-e-kasabashit%E2%80%9D-shpallen-monument-kulture-t%C3%AB-kategoris%C3%AB-s%C3%AB-i#sthash.SSlMHuVY.dpuf 7 prill 2016)

Page 10: Prezantimi final

“KISHA E SHËN MHILLIT”, BERAT“Ngrihet në një breg mjaft të ngushtë me shkëmbin e thepisur të kalasë në anë të lagjes ‘Mangalem’, me anën veriore të saj të mbështetur në faqen e shkëmbit. Përmasat e terrenit, nevoja për një rrugë kalimi dhe një hyrje për në kishë si dhe një shesh të vogël përpara kanë përcaktuar përmasat eobjektit që paraqet një kapelë të tipit kryq I brendashkruar pa mbështetje të lira, me kupolë mbi tambur. Ajo ka në anën perëndimore të saj një narteks të njëkohshëm me kishën, drejtkëndësh në plan dhe që mbulohet me qemer cilindrik me formuese very-jug.

Kisha e “Shën Marisë”, në fshatin Sinjë, marrë nga A. Meksi, A.Baçe,E.Riza, Gj.Karaiskaj,P.Thomo, , 1979

Page 11: Prezantimi final

MANASTIRI I “SHËN KOLLIT” NË MESOPOTAM

Manastiri i Shën Kollit të Mesopotamit pranë fshatit me të njëjtin emër në rrethin e Delvinës, është një nga monumentet më të spikatura të arkitekturës shqiptare, pjesë e arkitekturës bizantine me datim të bazuar në të dhënat e deritanishme, shek 12-13. 

Prej kohësh ky monument ka tërhequr vëmendjen e studiuesve duke filluar nga më të hershmit F. Versakis (1915), D. Evangelidis (1919), e më pas A. Meksi me botimet sipas viteve (1972, 1975, 1978, 1983, 2003, 2004). Nuk kanë munguar të tjerë studiues të cilët kanë marë në konsideratë arkitekturën dhe historikun e këtij monumenti sikurse janë P. Vokotopoulos(2003), K. Giakoumis-Gj.Karaiskaj (2004).

Kisha e “Shën Kollit”, në Mesopotam, marrë nga Gazeta “Shekulli” , 2010

Page 12: Prezantimi final

VLERAT ARKITEKTONIKEAjo që është një element I përbashkët mes gjithë këtyre kishave dhe paraqet vlerë për to është lidhja me kontekstin. Mimetizimi I tyre me kontekstin përmes zhytjes në natyrë dhe përdorimit të materialeve natyrore që gjendeshin në zonat ku u ndërtuan është një element që rrit vlerën e tyre artistike. Po ashtu, të gjendurit pranë ndërtimeve të tjera të po kësaj natyre, të cilat lidhen të gjitha së bashku edhe me peizazhin, është një tjetër vlerë e shtuar e tyre. Si shembull mund të përmendim mjaft raste, por një rast tipik është ai I në zonën e Himarës, pranë shpellës së Spilesë, ku Manastiri I Spilesë, së bashku me shpellën me të njëjtin emër, lidhen mjaft bukur me peizazhin rrethues.

Manastiri i Spilesë, Himarë. Majtas pamje nga Manastiri, djathtas pamje nga kështjell së bashku me muret e emanastirit që vazhdojnë brenda saj., marrë nga Gazeta “Dielli” , 2013