8
KRIJIMI I SHTETIT SHQIPËTAR

Krijimi i shtetit Shqipëtar

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Krijimi i shtetit Shqipëtar

KRIJIMI I SHTETIT SHQIPËTAR

Page 2: Krijimi i shtetit Shqipëtar

KRIJIMI I SHTETIT TË RI• Pak kohë pas mundjes së turqve nga lidhja ballkanike, në

dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë,Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi daljen e çështjeve të ngritura nga konflikti (lufta). Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pavarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufijve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk njohën gjerësisht realitetin demografik dhe dorëzuan rajonin e gjerë të Kosovës serbëve, ndërsa në jug,Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Çamërisë, një pjesë e zonës së vjetër të Epirit me qendër në Lumin Thíamis.

Page 3: Krijimi i shtetit Shqipëtar

• Shumë vëzhgimtarë dyshuan nëse shteti i ri do të ishte i zbatueshëm me rreth gjysmën e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufijve të saj, veçanërisht meqenëse këto treva ishin më prodhimtaret në drithëra dhe mbareshimin e bagëtive. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 35.000 veta me kombësi greke u përfshinë brenda kufijve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia që numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks - 20 përqind të popullsisë - si greke, pohonte se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë e më pas, pakicat greke e kosovare mbeten tema shqetësuese në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.

Page 4: Krijimi i shtetit Shqipëtar

• Fuqitë e Mëdha poashtu caktuan një princ gjerman, Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid), si qeverisës të Shqipërisë. Vilhelmi mbërriti në Shqipëri në mars 1914, por mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saja, të përziera nga ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e çuan atë në lënien e Shqipërisë gjashtë muaj më vonë. Lufta e zhyti vendin në një krizë të re, kur ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan atë. E lënë pa ndonjë udhëheqje politike apo autoritative, vendi ra në kaos dhe fati i tij varej në fije të perit. Në Konferencën e Paqes të Parisit pas luftës, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson (Vudrou Uillson), i cili kundërshtoi një plan të Britanisë, Francës dhe Italisë të ndarjes së Shqipërisë midis fqinjëve të saj.

Page 5: Krijimi i shtetit Shqipëtar

• Një kongres kombëtar, i mbajtur në Lushnjë në janar 1920, hodhi themelet e qeverisë së re. Në dhjetor të po këtij viti Shqipëria, këtë herë me ndihmën e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, kështu duke fituar për herë të parë njohjen ndërkombëtare si një shtet dhe komb vetëvendosës. Shqiptaret me te shquar te shekullit XX : Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali, Isë Boletini, Bajram Curri dhe Dedë Gjo Luli.

Page 6: Krijimi i shtetit Shqipëtar

AUSTRO-HUNGARIA DHE ITALIA - SI E NDIHMUAN FORMIMIN E SHTETIT SHQIPTAR MË 1912

• Pavarësinë e saj Shqipëria e  fitoi në një nga momentet më të vështira të historisë së saj.  Shteti i pavarur shqiptar, i shpallur më 28 Nëntor 1912, ishte projektuar të ishte i cunguar, pasi një pjesë e madhe e territoreve të saj do të mbeteshin jashtë kufijve natyralë të saj. Fuqitë botërore të kohës, ndonëse dinin për rrezikun dhe politikat sllave të përkrahura nga Rusia, për asimilimin e popullsisë shqiptare dhe copëtimin e trojeve të tyre, në Konferencën e Londrës nuk e përkrahën idenë e formimit të një shteti shqiptar mbi kufijtë e saj natyralë. Por, një rol të rëndësishëm në drejtimin e formimit të shteti shqiptar të 1912-ës, patën, padyshim, dy superfuqitë e kohës: Perandoria Austro- Hungareze dhe Italia.

• Austro-Hungaria luajti rol të padiskutueshëm për caktimin e kuvijëve. Interesi i Austro-Hungarisë në kufirin e veriut të Shqipërisë, e sidomos vendndodhja e Shqipërisë në bregdetin lindor të Adriatikut, e bëri atë një territor të rëndësishëm për lidhjen vitale detare të Perandorisë përmes Adriatikut. Për këtë arsye, Monarkia që herët, në vitin 1832, kishte hapur një Konsullatë të saj në Shkodër, e cila u bë në një qendër të rritjes dhe shpërhapjes së influencës austriake në rajon, por ishte edhe dëshmitare e rrënimit të autoritetit të otomanëve dhe rritjes së nacionalizmit ndër popujt ballkanikë, ku mes tyre shquante nacionalizmi serb, që pas formimit të shtetit të vet kombëtar dhe përkrahjes së hapur nga Perandoria Ruse, për t’u zgjeruar në territoret osmane, u bë një kërcënim serioz për vetë Monarkinë dualiste.    

Page 7: Krijimi i shtetit Shqipëtar

• Austria-Hungaria dhe Italia kanë qëndrime goxha miqësore ndaj shqiptarëve, në përgjithësi. Por sot, kjo ka edhe të arritura të tjera. Nëse dikur Franca dhe Anglia nuk kanë mbajtur pozicion në favor të shpalljes së shtetit shqiptar, por edhe në raport me viset shqiptare në përgjithësi, atëherë kjo ndryshoi me rastin e Kosovës, kur këto vende ishin ndër të parat të cilat me mjete ushtarake e diplomatike ndihmuan dhe njohën shpalljen e shtetit shqiptar. Pra, ato vende, të cilat në Konferencën e Londrës nuk i kishim për vete, përjashto Austro-Hungarinë dhe Italinë, tani më i kemi aleatë kryesorë

Page 8: Krijimi i shtetit Shqipëtar

PUNOI: BESJONA JUSUFI

kl.VIII-5Manastir 2016