Download pdf - Zeri i studenteve 3

Transcript
Page 1: Zeri i studenteve 3

Nr. 3/24.3.2015

Lexo dhe shpërnda!

TAKIMI I PARË I GRUPIT TË PUNËS

SHËTITJE NËPËR KONVIKTET STUDENTORE

ÇKA MË TUTJE?

PLENUMISTUDENTOR

ZËRI I STUDENTËVE

Page 2: Zeri i studenteve 3

Më datë 16 mars u mbajt takimi i parë i grupit të punës për fazën e parë të përpilimit të ligjit të ri për arsimin e lartë. Grupi është i përbërë nga përfaqësues nga Univerziteti “Sh. Kirili dhe Metodi”, ndërmjet të cilëve edhe përfaqësues nga Plenumi Studentor, Plenumi i Profesorëve, përfaqë-sues të rektoratit, senatorë, përfaqësuesja ligjore e studentëve, si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në këtë takim me karak-ter konstituiv, para së gjithash u dakordua metodologjia e punës nëpër grupe dhe orari i takimeve të ardhshme.

Sipas asaj çka u dakordua, Plenumi Studentor dhe Plenumi i Profesorëve pavarësisht do përpilojnë koncepte për ligjin deri më 19 mars. Nga 19 mars deri ne 25 mars grupet e punës të të dy plenumeve të ngarkuar me këtë fazë të përpilimit të ligjit, në takime dhe konsulltime të ndërsjellta do t’i dakordojnë të dy konceptet me qëllim që përfundimisht të sillet një koncept-propozim i përbashkët që do jap përgjigje për nevojat e arsimit të lartë në Maqedoni. Ky propozim do dërgohet deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që më pas të mbahet takimi i dytë më datë 31 Mars në të cilën në rend ditë do të jenë vërejtjet eventuale që përfaqësuesit e Ministrisë i kanë ndaj konceptit të propozuar.

TAKIMI I PARË I GRUPIT TË PUNËS

PLENUMISTUDENTOR

Page 3: Zeri i studenteve 3

Qëndrimi i Plenumit Studentor është që principet fundamentale në të cilat duhet të ndërtohet ligji i ri janë:

1. Autonomia e arsimit të lartë, ashtu siç është e garantuar me Kushtetutën e Republikës të Maqedonisë të vitit 1991, dhe me Deklaratën e Lizbonës për univerzitetet e lira europiane.

2. Finansim i liruar nga intervenimi shtetëror, me çka mjetet nga taksp-aguesit të jenë pjesë e buxhetit për arsimin e lartë dhe të shpërndahen nga trup i pavarur, me qëllim autonominë �nansiarë të univerzitetit.

3. Arsim kualitativ që nuk do kushtëzohet nga asgjë tjetër përveç avancimit të shoqërisë të lirë, me theks në zhvillimin dhe kultivimin e mendimit kritik.

4. Marrëdhënie partnerësh dhe jo klientësh ndaj studentëve të arsimit të lartë, me çka studentët vetë vendosin për përfaqësimin e tyrë, të vendoset themel për marrëdhënie tëpaanshme ndërmjet studentëve dhe profesorëve me qëllim të përçimit, dhe jo imponimit të qëndrimeve.

5. Disponueshmëri të arsimit të lartë, me çka do krijoheshin kushte të njejta në realizimin e të drejtës për arsim të lartë.

6. Kahëzim tek dija univerzale, atje ku univerziteti do ndjell kërkim për të vërtetën dhe do marë për detyrë t’u mundësojë studentëve të realizojne studime kërkimore-shkencore me qëllim të formimit të kuadrove të cilat do jenë të aftë të ndikojnë në rrjedhat shoqërore.

PLENUMISTUDENTOR

Page 4: Zeri i studenteve 3

Një nga prioritetet e Plenumit Studentor pas mbarimit të okupacionit ishte përmirësim i kush-teve për jetesë në konviktet studentore. Disa insti-tute ku ne u drejtuam për këtë problem na thanë se në fakt nuk ka nevojë për renovim të konvikteve studentore, pasi që - çdo gjëështë në rregull me ato. Ne vendosëm të bëjmë një shëtitje dhe të tregojmë pse në këto vende të harruara nga Zoti, aq më shumë nga qeveria, nuk kanë kushtë për jetë kualitative dhe produktive.

Vazhdojmë nëpër korridoret. Në pamje të parë ndoshta duket si të jenë pjesë të lëshuara të ndërtesës, por ato janë vetëm korridoret që të çojnë te dhomat...

E gjitha �llon nga fasadat e mëdhaja bojë hiri, të cilat edhe nga jashtë të japin ndjesinë sikur bëhet �alë për burg, dhe jo konvikt i gjeneratave të ardh-shme të vendit tonë.

SHËTITJE NËPËR KONVIKTET STUDENTORE

PLENUMISTUDENTOR

Page 5: Zeri i studenteve 3

Ndërsa në dhomat brenda... fytyra të buzëqeshura, kafe, duhan, të qeshura, por shikoni anash... dritare e thyer e mbuluar me letër, myk në mur, krevat hekuri, toalete te thyera (për ata të kanë fatin të kenë toalet në dhomë), radijatorë që nuk mbahet mend kur ka punuar radhën e fundit.

Për fund: Në konviktet studentore jeta është e rëndë. Atje është ftohtë, ka nga dy ËC në një kat. Disa me të vërtetë kanë nëpër dhoma, por jo rrallë janë të thyer e të pazëvendësuar, gati të shkatërruar, dhe mjeshtër nuk mundesh të gjesh asgjëkundi për të riparuar dëmin. E njejta ndodh edhe kur prishet radijatori, poçi elektrik... Izolimi është prej gips kartoni, me çka era e këndshme shpërndahet kudo. Dhomat përmbyten, myku formohet, shkatërrohen dysheqet, e dikujt mezi i dhëmbin veshët.

PLENUMISTUDENTOR

Page 6: Zeri i studenteve 3

Ushqimi që mbetet sot, jepet edhe ditëve në vazhdim, i ftohtë, pa shije, deri aty që duhet të njihesh mirë me tezen për të �tuar diçka më njerëzore. Shpesh në porcione gjen ndonjë bubrec, ndërsa në menzat nga ndonjë mi. Frigoriferë nuk ka, ushqimi ruhet nëpër dritare nga jasht, me çka studentët që jetojnë në katet e mëposhtme vazhdimisht ua vjedhin.

Të moshuarit çdoherë na thonë se njëra nga periudhat më të bukura të jetës gjindet në ditët studentore, pasi në atë kohë jemi të rinj dhe nuk kemi shumë halle. Problemi qëndron aty se konviktet kanë ngelur në atë kohë. Të mos gënjejmë njëri-tjetrin me histori se ata janë renovuar sepse të gjithë e dimë se edhe ato baraka të renovuara shkatërrohen tashmë, e të mos folim për ato që nuk janë. Ne si studentë duhet të çohemi dhe t’i shndrrojmë këto ndërtesa në parajsë studentore, pasi fëmijët tanë e meritojnë atë.

PLENUMISTUDENTOR

Page 7: Zeri i studenteve 3

Me krejt ndodhitë e periudhës të kaluar, Plenumi Studentor vetëm sa �llon të ndërtohet. E parashtruam themelin, u formua dhe u mblodh masa kritike dhe u tregua se vetëdijësimi i të rinjve është më i madh se ajo çka pritej. U vetëinicuam dhe u motivuam para se gjithash vetëvetiu, dhe pastaj të gjithë ata që në mënyra të ndryshme erdhën të na përkrahin në betejën tonë, por edhe të gjithë ata që janë të vetëdijshëm për problemet e ndryshme, dhe asnjëherë më parë nuk kanë gjetur menyren për ta shprehur atë.

Plenumi nuk ndalon këtu. Përkundrazi, ky është vetëm �llimi, inicimi i dëshirës të mëtutjeshme dhe puna në kushte më të mira në arsimin e lartë dhe inicimin e ambicies tek të rinjtë për krijim të kuadrove më kualitativ dhe më prosperues në të ardhmen.

Zonat autonome do vazhdojnë të ekzistojnë në jehonë të plotë si udhërre-fyes për vlerat e vërteta ndaj të cilëve duhet t’i kanalizojmë forcat tona. Ligjeratat alternative do vazhdojnë në të gjithë fakultetet dhe do vazhdojmë të këmbëngulim që njerëzit të mendojnë më gjërë nga ajo çka ofrohet nga programet studimore, sepse vetëm ashtu mund të kemi sukses të vërtetë dhe përparim. Ligjeratat mbahen nga profesorë me renome dhe kaplojnë tema të karakterit social, politik, të karakterit të teknologjis informative, arki-tekturë, ushqim, liri të të shprehurit dhe media, �lozo�. Mundohemi që të akumulohen të gjithë ideat dhe dëshirat për arsimim dhe të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe të luftojmë në të njejtën mënyrë si deri tani.Para Plenumit Studentor qëndron detyra e sigurimit të ekzistencës si lëvizje që do qëndrojë fuqishëm për gjeneratat në vazhdim, duke ndjekur syhapur ngjarjet në luftën për të ardhmen tonë.

ÇKA MË TUTJE?

PLENUMISTUDENTOR

Page 8: Zeri i studenteve 3

Më shumë për ne në:

www.studentskiplenum.org

#PërshendetjePlenumistë

PLENUMISTUDENTOR


Recommended