Transcript
Page 1: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve
Page 2: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

Prishtinë, 2017

Page 3: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

2

Botues:

Kolegji Evropian “JURIDICA”

Prishtinë

Për botuesin: Prof. As. Dr. Agron BEKA, dekan i Kolegjit

Bashkautorët: Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

Lektore dhe korrektore Dr. Sc. Shukrije RAMA

Kopertina & Prepress Asdren KELMENDI

Këshilli Botues i Kolegjit Evropian “JURIDICA” e lejoi botimin dhe përdorimin e këtij teksti me vendimin nr 162/2017 të datës 26.01.2017

Formati: 17x24 cm

U shtyp në shtypshkronjën “LENA GRAFIK” Prishtinë

Të gjitha drejtat janë të rezervuara. Ndalohet shumëzimi, fotokopjimi dhe çdo formë e reproduktimit

pa leje me shkrim të bashkautorëve.

Page 4: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

3

PARATHËNIE

Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas

programit mësimor të shumicës së fakulteteve juridike të

institucioneve arsimore publike dhe private në Kosovë dhe më gjerë.

Kjo degë e kriminalistikës, e cila me përmbajtjen e vet lidhë normat e

së drejtës procesuale dhe të kriminalistikës, duhet të përcjellë

ndryshimet në planin normativ si progres shkencor, respektivisht,

përvojën praktike në planin e kriminalistikës, ndonëse, qysh tani

paraqet përkufizim (kornizë të ngushtë) që e arsyeton ndarjen e

kriminalistikës në tri tekste - lëndë të posaçme mësimore: Taktika

kriminalistike, Metodika kriminalistike dhe Teknika kriminalistike.

Procedura praktike kriminalistike nuk njeh ndarjen në taktikë,

metodikë dhe teknikë, ndonëse studentët duhet të marrin

informacione hyrëse mbi kriminalistikën si shkencë unike e pastaj të

vihen në lidhje përmbajtjet e caktuara të teksteve të ndara të

disiplinave shkencore kriminalistike.

Taktika kriminalistike është sistem metodash shkencore, të

cilat zbatohen në procesin e përgatitjes dhe të zhvillimit të veprimeve

hetimore e gjyqësore me qëllim që veprat penale të zbulohen shpejt,

të hetohen në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe të parandalohen.

Me zbatimin e tyre organi procedues orientohet më shpejt dhe më

lehtë në gjendjen e ngatërruar që është krijuar nga kryerja e veprës

penale, mbledh provat në mënyrë operative, njeh mënyrat, veprimet

dhe qëndrimet e kryesit, zbulon shkaqet dhe motivet e vërteta të

veprës penale, krijon kushte për të dhënë një vendim të drejtë e të

mbështetur në ligj, merr masa për parandalimin e veprave penale etj.

Taktika kriminalistike studion si veprimtarinë e atyre

personave që kanë kryer veprën penale, ashtu edhe veprimtarinë e

subjekteve që janë të autorizuara me ligj për zbulimin e mekanizmit

të ngjarjes. Në ndërtimin e sistemit të taktikës kriminalistike,

Page 5: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

4

përfshihen: ngritja e versioneve hetimore, planifikimi i hetimeve të

veprave penale dhe taktika e veprimeve hetimore. Taktika

kriminalistike përfshinë jo vetëm taktikën e veprimeve hetimore, por

edhe taktikën e veprimeve gjyqësore dhe taktikën e veprimeve

operative të brendshme.

Midis disiplinave shkencore mësimet e së cilave gjejnë

aplikimin në luftën praktike të kriminalitetit, një nga vendet e

rëndësishme i përket kriminalistikës. Duke u zhvilluar njëkohësisht si

disiplinë shkencore dhe praktike, kriminalistika studion ligjshmëritë

dhe rregullat e shkencave të tjera, duke i përshtatur dhe duke i

aplikuar drejtpërsëdrejti. Njëherit, kriminalistika ndërton edhe

metodat dhe mjetet vetanake të mbështetura në përvojën praktike

zbatimi i së cilave mundëson parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e

suksesshëm të veprave penale, gjetjen dhe arrestimin e kryerësve të

tyre, zbulimin, fiksimin dhe shpjegimin e provave. Me ndërtimin dhe

zhvillimin e strategjisë kriminalistike të luftimit të kriminalitetit, në

procedurën juridikisht të rregulluar të zbulimit, të ndriçimit dhe të

provuarit e veprës penale, kriminalistika me mjetet dhe metodat e

veta, të aplikuara në rastet konkrete, kontribuon në caktimin e së

vërtetës në të gjitha fazat e këtij procesi të ndërlikuar, nga momenti i

të mësuarit për ekzistimin e bazave të dyshimit se është kryer vepra

penale, deri te gjykimi i çështjes penale. Në përbërjen tradicionale të

disiplinave kriminalistike, vend të rëndësishëm në avancimin e

njohurive kriminalistike ka operativa kriminalistike. Duke u

mbështetur, nga njëra anë, në rezultate deri te cilat ka ardhur me

studimin sistematik të çështjeve në lidhje me mënyrën e kryerjes së

veprave penale dhe sjelljen e kryerësve të tyre, si dhe në analizën e

detajuar të praktikës të marrjes së masave dhe veprimeve të caktuara,

nga ana tjetër, taktika kriminalistike ndërton një sistem të mënyrave

taktike dhe procedurave më efikase të zbatimit të tyre. Përkundër

asaj se teksti i taktikës kriminalistike i është përshtatur nevojave të

edukimit të studentëve të Fakultetit Juridik, pritet se do të jetë me

interes dhe i dobishëm edhe për subjektet tjera që merren me

luftimin e kriminalitetit.

Bashkautorët

Page 6: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

5

PREFACE

Criminal tactics text is written by most of the curriculum of

law faculties of public and private educational institutions in Kosovo

and beyond. This branch of criminology, which with its content

connect norms of procedural and criminology should follow the

changes in the normative as scientific progress, namely, practical

experience in the area of criminal justice, though, already represents

definition (narrow frame ) that justifies the allocation of criminology

at three texts - teaching specific subjects: Criminal tactics, criminal

methodology and criminal techniques. Practical criminal procedure

knows no separation tactic, methodology and technique, although

students should receive introductory information on criminology as

unique science and then set certain contents of separate textbooks on

forensic science disciplines.

Criminal tactics is a system of methods, which are applied in

the preparation and development of investigative and judicial actions

in order for offenses to be detected quickly, be investigated in full and

comprehensive manner and be prevented. With their implementation

the proceeding is directed more quickly and easily in the confused

state that is derived from the commission of the offense, collect

evidence operatively, identify methods, actions and attitudes of

offenders, reveals the causes and the real motives of the crime, It

creates conditions to give a fair decision based on the law, and take

measures to prevent offenses etc.

Criminal tactics studies the activity of those persons who have

committed the offense, as well as the activities of entities that are

authorized by law for event detection mechanism. In the construction

of tactical forensic system, including: the establishment of

investigative versions, the planning of investigations of criminal

offenses and tactics of investigative actions. It includes not only

Page 7: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

6

criminal tactics of investigative actions, but also judicial actions and

tactics of internal operating actions.

Among the scientific disciplines which find practical

application in fighting criminality, an important part regards

criminology. While developing simultaneously as a scientific and

practical discipline, criminology studies law and rules of other

sciences, adapting and applying directly. Namely, criminology builds

its own methods and tools based on practical experience which

enables the implementation of prevention, detection and successful

lighting of the offenses, locating and arresting perpetrators,

discovery, fixing and explaining the evidence. With the construction

and development of the criminal strategy for combating crime, with

the procedure legally regulated for crime detection, lighting and

proving the offense, criminology with the tools and methods applied

in specific cases contribute to determining the truth at all stages of

this complex process, from the moment of learning of the existence of

grounds for suspicion that a criminal offense was committed to the

trial of the criminal case.

In the traditional composition of forensic disciplines, an

important factor regarding the advancement of knowledge in

criminology plays the criminal operatives. Relying on the one hand,

the results that has come with the systematic study of issues related

to the manner of commission of criminal offenses and detection of

their perpetrators, as well as detailed analysis of the practice of

taking certain measures and actions on the other hand, criminal

tactics builds a system of tactics and efficient procedures for their

implementation. Despite the fact that the text of criminal tactics is

tailored to the needs of education in the Faculty of Law, expected to

be of interest and useful for other subjects that deal with fighting

crime. Despite the fact that the text of criminal tactics is tailored to

the needs of education in the Faculty of Law, it is expected to be of

interest and useful also for other subjects that deal with fighting

crime.

Co-authors

Page 8: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

7

PËRMBAJTJA

Parathënie ....................................................................................................... .3

Preface ............................................................................................................ .5

KREU I ......................................................................................................... .13

SHKENCA E KRIMINALISTIKËS NË LUFTIMIN E KRIMINALITETIT ....... 15

1. Luftimi bashkëkohor i kriminalitetit ........................................................... 15

2. Bashkëpunimi ndërkombëtar kundër kriminalitetit .................................... 17

KREU II ................................................................................................................. 29

KUPTIMI, BAZAT SHKENCORE DHE SISTEMI I TAKTIKËS

KRIMINALISTIKE ............................................................................................... 31

1.Kuptimi dhe sistemi i taktikës kriminalistike .............................................. 31

2. Bazat shkencore të taktikës kriminalistike ................................................. 35

3. Sistemi i taktikës kriminalistike ................................................................. 37

KREU III ................................................................................................................ 45

TAKTIKA E MARRJES SË MASAVE OPERATIVE ......................................... 47

1. Kuptimi dhe llojet e veprimtarisë operative ................................................ 47

2. Veprimtaria e shërbimeve inteligjente – informative ................................ 50

3. Kuptimi i i procedurës parapenale, procedurës paraprake, procedurës

penale kryesore .............................................................................................. 55

4. Taktika e veprimit të policisë ..................................................................... 56

5. Metodat e zbulimit të veprave penale me ndihmën e indicieve .................. 57

6. Taktika e zbulimit të motivit të veprës penale ............................................ 60

7. Taktika kriminalistike e zbulimit të kriminalitetit në sferën e urbanizmit

dhe qarkullimit të paluajtshmërive ................................................................. 62

KREU IV ................................................................................................................ 71

NGRITJA E VERSIONEVE HETIMORE ............................................................ 73

1. Kuptimi i versionit hetimor ........................................................................ 73

2. Klasifikimi i versioneve hetimore .............................................................. 75

3. Ngritja e versioneve hetimore ..................................................................... 77

4. Verifikimi i versioneve hetimore ................................................................ 80

Page 9: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

8

KREU V ................................................................................................................. 83

PATRULLIMI, VËZHGIMI, PRITA DHE RACIA .............................................. 85

1. Patrullimi dhe vëzhgimi ............................................................................. 85

2. Prita ............................................................................................................ 90

3. Racia ........................................................................................................... 92

KREU VI ................................................................................................................ 97

IDENTIFIKIMI I PERSONIT NË BAZË TË ERËS (ODOROLOGJIA

KRIMINALISTIKE) .............................................................................................. 99

1. Kuptimi i odorologjisë kriminalistike ......................................................... 99

2. Hulumtimi shkencor i erërave të trupit të njeriut ...................................... 101

3. Identifikimi kriminalistik i personave në bazë të erës së tyre .................. 102

KREU VII ............................................................................................................. 109

QENTË NË SHËRBIM TË ZBULIMIT TË KRYESIT TË VEPRËS PENALE 111

1. Qentë e stërvitur ....................................................................................... 111

KREU VIII ........................................................................................................... 117

TAKTIKA E ZBATIMIT TË MASËS SË ARRESTIT ....................................... 119

1. Ndjekja penale .......................................................................................... 119

2. Taktika e arrestit ....................................................................................... 122

KREU IX .............................................................................................................. 135

TAKTIKA E BALLAFAQIMIT .......................................................................... 137

1. Ballafaqimi ............................................................................................... 137

2. “Pseudoballafaqimi” (Ballafaqimi i rremë) .............................................. 144

KREU X ............................................................................................................... 147

KONTROLLIMI NË BANESË, NË NJË VEND TË HAPËT

DHE I PERSONIT ............................................................................................... 149

1. Kuptimi dhe rëndësia e kontrollimit ......................................................... 149

2. Përgatitja për kontrollim ........................................................................... 151

3. Kontrollimi në banesë ............................................................................... 153

4. Kontrollimi i personit ............................................................................... 157

5. Lloje të veçanta të kontrollimit ................................................................. 159

6. Metodat kriminalistike për fiksimin e rezultateve të kontrollimit ............ 161

KREU XI .............................................................................................................. 165

BAZAT PSIKOLOGJIKE TË PYETJES ............................................................. 167

Page 10: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

9

1. Kuptimi dhe rëndësia e pyetjes ................................................................. 167

2. Bazat psikologjike në pyetje ..................................................................... 168

3. Taktika e pyetjes ....................................................................................... 176

KREU XII ............................................................................................................. 183

TAKTIKA E MARRJES NË PYETJE E TË PANDEHURIT ............................. 185

1. Masat përgatitore për marrjen në pyetje e të pandehurit .......................... 185

2. Taktika e pyetjes së të pandehurit............................................................. 188

3. Motivet e pohimit të të pandehurit ........................................................... 193

KREU XIII ........................................................................................................... 199

TAKTIKA E PYETJES SË DËSHMITARIT ...................................................... 201

1. Taktika e pyetjes së dëshmitarit qëllimmirë ............................................. 201

2. Taktika e pyetjes së dëshmitarëve që bëjnë thënie të rreme .................... 205

KREU XIV ........................................................................................................... 209

TAKTIKA E IDENTIFIKIMIT ME NJOHJEN E PERSONAVE,

KUFOMAVE DHE TË SENDEVE ..................................................................... 211

1. Kuptimi dhe rëndësia e identifikimit me njohje ....................................... 211

2. Përgatitja për identifikim me njohje ......................................................... 213

3. Paraqitja për njohje e personave ............................................................... 214

4. Paraqitja për njohje të kufomave .............................................................. 217

5. Paraqitja për njohje e sendeve (Corpora Delicti) ...................................... 218

6. Njohja në bazë të fotografisë .................................................................... 219

7. Fiksimi dhe vlerësimi i rezultateve të identifikimit me njohje ................. 221

KREU XV ............................................................................................................ 223

TAKTIKA E KËQYRJES SË VENDIT TË NGJARJES..................................... 225

1. Kuptimi i vendit të ngjarjes dhe detyrat e këqyrjes .................................. 225

2. Përgatitja për këqyrjen e vendit të ngjarjes............................................... 229

3. Taktika e këqyrjes së vendit të ngjarjes .................................................... 231

4. Puna e grupit hetimor për këqyrje pas ardhjes në vendin e ngjarjes......... 236

5. Fiksimi i rezultateve të këqyrjes së vendit të ngjarjes .............................. 239

Literatura................................................................................................................244

Page 11: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

10

CONTENTS

Literature ......................................................................................................... .3

Preface ............................................................................................................ .5

CHAPTER I .......................................................................................................... .13

THE SCIENCE OF CRIMINOLOGY IN COMBATING CRIME ....................... 15

1. Contemporary fight against crime .............................................................. 15

2. International cooperation against crime ..................................................... 17

CHAPTER II .......................................................................................................... 29

THE MEANING, SCIENTIFIC BASIS AND SYSTEM OF CRIMINALISTICS TACTICS .............................................................................. 31

1. Understanding and tactical forensic system ............................................... 31

2. The scientific basis of criminal tactics ....................................................... 35

3. The system of criminalistics tactics ............................................................ 37

CHAPTER III ......................................................................................................... 45

TACTICS OF TAKING OPERATIVE MEASURES ............................................ 47

1. The understanding and types of operative activity ..................................... 47

2. Information activities (espionage) and the police ....................................... 50

3. Understanding the pre-criminal procedure, preliminary procedure and the main criminal procedure ........................................................................... 55

4. Police tactics of action ................................................................................ 56

5. Methods of criminal detection with the help of indications ....................... 57

6. Tactics of detection of crime motive .......................................................... 60

7. Tactics forensic detection of crime in urbanist and the flow of real estates ...................................................................................................... 62

CHAPTER IV ......................................................................................................... 71

ESTABLISHMENT OF INVESTIGATIVE VERSIONS (CRIMINOLOGICAL CHARACTERISTICS) .................................................... 73

1. The understanding of investigative versions .............................................. 73

2. Classification of investigative versions ...................................................... 75

3. Establishment of investigative versions ..................................................... 77

4. Verification of investigative versions ......................................................... 80

Page 12: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

11

CHAPTER V .......................................................................................................... 83

PATROLLING, OBSERVATION, AMBUSH AND RACIA ............................... 85

1. Patrolling and observation .......................................................................... 85

2. Ambush....................................................................................................... 90

3. Racia ........................................................................................................... 92

CHAPTER VI ......................................................................................................... 97

IDENTIFICATION OF AN INDIVIDUAL BASED ON ODOR (CRIMINAL ODOROLOGY) .............................................................................. 99

1. The meaning of crime odorology ............................................................... 99

2. The scientific research of the human body odor ....................................... 101

3. Criminalistics identification of individuals based on their odor ............... 102

CHAPTER VII ..................................................................................................... 109

DOGS IN THE INTELLIGENCE SERVICES OF THE PERPETRATOR ........ 111

1. Trained dogs ............................................................................................. 111

CHAPTER VIII .................................................................................................... 117

TACTICS OF IMPLEMENTING MEASURES OF DETENTION .................... 119

1. Prosecution ............................................................................................... 119

2. Arrest tactics ............................................................................................. 122

CHAPTER IX ....................................................................................................... 135

TACTICS OF CONFRONTATION .................................................................... 137

1. Confrontation ............................................................................................ 137

2. “Pseudo-Confrontation” (False Confrontation) ....................................... 144

CHAPTER X ........................................................................................................ 147

CONTROL IN APARATMENTS, IN AN O PEN SPACE AND CONTROL OF INDIVIDUALS .............................................................................................. 149

1. The meaning and importance of control ................................................... 149

2. Prepearing for control ............................................................................... 151

3. Control in apartments ............................................................................... 153

4. Control of the person ................................................................................ 157

5. Special types of controlling ...................................................................... 159

6. Criminalistics methods for fixation of crime control results .................... 161

CHAPTER XI ....................................................................................................... 165

PSYCHOLOGICAL BASES OF QUESTIONING ............................................ 167

1. The meaning and importance of questioning. .......................................... 167

Page 13: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

12

2. Psychological bases in questioning .......................................................... 168

3. Tactics of questioning ............................................................................... 176

CHAPTER XII ..................................................................................................... 183

TACTICS QUESTION OF THE DEFENDANT ................................................. 185

1. Preparatory measures for questioning the defendant ................................ 185

2. The tactic of questioning the defendants .................................................. 188

3. The motives of the defendant’s claim ....................................................... 193

CHAPTER XIII .................................................................................................... 199

TACTICAL QUESTIONING OF WITNESS ...................................................... 201

1. Tactics of questioning the witness well-intentioned ................................. 201

2. Tactics of questioning the witness concerning the false statements ......... 205

CHAPTER XIV .................................................................................................... 209

TACTICS OF IDENTIFICATION TO RECOGNITION OF INDIVUDALS,

BODIES AND ITEMS ......................................................................................... 211

1. The meaning and importance of identification ......................................... 211

2. Preparing for identification ....................................................................... 213

3. Presentation for identification of individuals ........................................... 214

4. Presentation for the recognition of bodies ................................................ 217

5. Presentation for the recognition of items .................................................. 218

6. Recognition based on photography .......................................................... 219

7. Fixation and evaluation of identification and recognition results............. 221

CHAPTER XV ..................................................................................................... 223

TACTICS OF THE EXAMINATION OF THE CRIME SCENE ....................... 225

1. The meaning of crime scene and duties of examination ........................... 225

2. Preparing for crime scene examination .................................................... 229

3. Tactical examination of the crime scene .................................................. 231

4. The work of investigative group after arriving at the crime scene ........... 236

5. Fixation of the crime scene examination results....................................... 239

Literature................................................................................................................244

Page 14: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

13

Page 15: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

14

Page 16: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

15

SHKENCA E KRIMINALISTIKËS NË LUFTIMIN E KRIMINALITETIT

“Mos dysho në çdo njeri, por as mos i beso çdokujt”

V. Latifi , 2001

1. LUFTIMI BASHKËKOHOR I KRIMINALITETIT

ga periudha kur kriminalistika u krijua si disiplinë shkencore

mbështetet qëndrimi mbi strukturën dihotomike të përbërjes së

saj shkencore. Kjo ndarje tradicionale gjerësisht e përkrahur, niset nga fakti

se kriminalistikën e përbëjnë dy tërësi tematike, dy komponentë të saj:

teknika kriminalistike dhe taktika kriminalistike. Zhvillimi i hovshëm i

disiplinës në tërësi, dhe procesi i specializuar në veçanti, ka sjellë nevojën e

ndarjes përmbajtjësore edhe të fushës së tretë: metodikës kriminalistike.

Ndonëse metodika kriminalistike kërkon trajtim të veçantë, për shkak të

rëndësisë së saj, edhe kjo fushë objektivisht i përket taktikës kriminalistike.

Metodika kriminalistike është lëmë i posaçëm i taktikës. Kriminalistika

është shkencë mbi sendet, dukuritë faktike. Ajo nuk është një përmbledhje e

njohurive teknike, taktike dhe metodike, por përbërje unike, e ndërlidhur

dhe e ndërlikuar shkencore. Së fundi, duhet theksuar se tentimet që

kriminalistika të ndahet në dy tërësi themelore, të pjesës së përgjithshme

dhe të posaçme, mund të sjellë dispersionin e përbërjes, sepse kur kjo ka të

bëjë me kriminalistikën, duhet të mbështetet në baza të qarta dhe të njohura.

Viteve të fundit vëmendje e theksuar i kushtohet kërkimeve të

strategjisë kriminale. Emërtimi e ka prejardhjen nga K. Juliera (artikulli i tij:

Die Anwendug militaerischen Kompfgrundsaetze in der Kriminalistik nga

N

Page 17: TAKTIKA KRIMINALISTIKE - kolegji- · PDF fileTAKTIKA KRIMINALISTIKE 3 PARATHËNIE Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas programit mësimor të shumicës së fakulteteve

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

16

viti 1927). Strategjia antikriminale është studim mbi zbatimin e qëllimeve të

caktuara juridiko-politike në fushën e parandalimit dhe të luftimit të veprave

penale me masa afatgjata, të tërësishme, të planifikuara dhe të

harmonizuara. Strategjia antikriminale është e përkufizuar në fushën e

kriminologjisë të kriminalistikës dhe të politikës së luftimit të kriminalitetit.

Futja e kriminalistikës në programet mësimore të studimeve juridike është e

nevojshme për shumë arsye. Paraqitja bashkëkohore e veprave penale dhe

zhvillimi i institucioneve procesuale, struktura e të cilave zgjerohet

gradualisht me përmbajtje të reja, kanë nxitur braktisjen e qëndrimeve të

mëparshme mbi kriminalistikën si shkathtësi policore dhe disiplinë

ndihmëse shkencore. Nevojën e fitimit të diturive kriminalistike, në kuadër

të studimeve juridike, tanimë nuk duhet arsyetuar posaçërisht. Ajo, në

mënyra të ndryshme, është pjesë e planeve mësimore të studimeve

kriminalistike dhe juridike në shumë shtete të botës.

Programi mësimor i kriminalistikës, në kuptimin struktural, do të

thotë zgjerim dhe thellim, respektivisht diferencim i arsimimit në kuadër të

planit mësimor të studimeve kriminalistike dhe juridike. Për programin

mësimor është me rëndësi edhe dimensioni didaktik i radhitjes (strukturës)

së programit mësimor. Programi mësimor i kriminalistikës, lidhur me këtë,

ishte dashur të përmbajë katër fusha tradicionale lëndore (faza didaktike):

Hyrje, Taktikë kriminalistike, Teknikë kriminalistike dhe Metodikë

kriminalistike.