24
VOTIMI ELEKTRONIK PREZANTOHET ULQINI E HAFIZI Rama: Pas ndryshimeve në grup formë tjetër fushate »2 HISTORIA QË SOLLI BEKENBAUER NË STADIUM Futbollistët që bënë emër, kush e solli topin e parë në Shqipëri »8 E MËRKURË 1 MAJ 2013 VITI IX, NR. 2963 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com LOTARIA USA Si do të verifikohet emri në rast fitoreje »7 OFERTAT E BANKAVE Blerja e pajisjeve elektronike dhe shtëpiake pa interesa në dyqane Ndikimi që ka në buxhetin familjar. Shkaqet që i lejojnë bankës të lirojnë dorën në dhënien e kredisë së menjëhershme »5 Rreth 7 për qind e aplikuesve për kartën “Green Card” do të shpallen fitues. Si do të veprohet me fazën e dytë të përzgjedhjes Erozioni, prerja e pyjeve po shkatërron natyrën Prokuroria gjen gjurmët e gishtave, verifikim fijeve të flokut që implikojnë Frrokun Vrasja e komisarit »7 SPIUNAZHI BOTËROR Përplasja e amerikanëve, gjermanëve dhe japonezëve në kodet sekrete NAÇO E REHOVICA Takime në Berat me punëtorët. Mbështetje për kushtet e punës »9 Ndikimi që ka pasur informacioni i parë në Luftën e II Botërore dhe në zhvillimet e përplasjes së ftohtë mes shteteve Nga ARTAN DUKA Koshere bletësh apo fole grerëzash...? Nga NEBIL ÇIKA Zgjedhjet dhe emrat që bëjnë diferencën Nga VIRON BEZHANI Degradimi i mjediseve sportive »10 »11 »11 Opinion Ministria e Mjedisit vë alarmin për situatën e pyjeve në vend. Prezantohen masat e para drastike për mbrojtjen »7 »14-15 PARTITë POLITIKE PRANO- JNë Në HESHTJE SHTYRJEN E APLIKIMIT Të 23 QERSHORIT NDëRKOMBëTARëT KëRKO- JNë ZGJIDHJEN E KQZ-Së DHE REALIZIMIN E ZGJEDHJEVE BERISHA E RAMA Në TERREN PëR Të PREZANTUAR PIKAT E REJA Të PROGRAMIT »2-3-4 Rrezikohet testimi i parë në Fier KANDIDATI PËR PRESIDENT Sterligov, manjati rus që la luksin për të jetuar si fshatar »16-17

Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

Citation preview

Page 1: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

Votimi elektronik

Prezantohet Ulqini e hafizi

Rama: Pas ndryshimeve në grup formë tjetër fushate»2

historia që solli BekenBaUer në stadiUm

Futbollistët që bënë emër, kush e solli topin e parë në Shqipëri»8

E mërkurë1 maj 2013Viti iX, Nr. 2963Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Lotaria USa Si do të verifikohet emri në rast fitoreje

»7

OFeRTaT e bankaveblerja e pajisjeve elektronike dhe shtëpiake pa interesa në dyqane

Ndikimi që ka në buxhetin familjar. Shkaqet që i lejojnë bankës të lirojnë dorën në dhënien e kredisë së menjëhershme »5

Rreth 7 për qind e aplikuesve për kartën “Green Card” do të shpallen fitues. Si do të veprohet me fazën e dytë të përzgjedhjes

erozioni, prerja e pyjeve po shkatërron natyrën Prokuroria gjen gjurmët e

gishtave, verifikim fijeve të flokut që implikojnë Frrokun

Vrasja e komisarit

»7

sPiUnazhi Botëror

Përplasja e amerikanëve, gjermanëve dhe japonezëve në kodet sekrete

naço e rehovica

Takime në berat me punëtorët. mbështetje për kushtet e punës

»9

Ndikimi që ka pasur informacioni i parë në Luftën e II Botërore dhe në zhvillimet e përplasjes së ftohtë mes shteteve

nga artan dUka

Koshere bletësh apo fole grerëzash...?

nga neBil çika

Zgjedhjet dhe emrat që bëjnë diferencënnga viron Bezhani

Degradimi i mjediseve sportive

»10

»11

»11

Opinion

ministria e mjedisit vë alarmin për situatën e pyjeve në vend. Prezantohen masat e

para drastike për mbrojtjen

»7

»14-15

Partitë PoLitike Prano-

jnë në heShtje Shtyrjen e

aPLikimit të 23 qerShorit

ndërkombëtarët kërko-

jnë zgjidhjen e kqz-Së dhe

reaLizimin e zgjedhjeve

beriSha e rama në terren

Për të PrezantUar Pikat

e reja të Programit

»2-3-4

rrezikohet testimi i parë në Fier

KanDiDati për presiDent

Sterligov, manjati rus që la luksin për të jetuar si fshatar

»16-17

Page 2: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

02 E enjte 2 maj 2013 •

« POLITIKË

Oli Xhilaga

Nëse nuk ke kundërsh-tuar apo nuk ke shfryrë ndaj lidershipit socialist,

ai mund të të rikthejë në radhët e Partisë Socialiste. Kjo u fak-tua dje nga vetë kreu i PS-së Edi Rama, i cili risolli në ekipin e kësaj partie dy figura që, pavarësisht kontributit të tyre shumëvjeçar, u lanë jashtë përfshirjes në listat e kandidimit në zgjedhjet par-lamentare të vitit 2009. Konk-retisht, dje Rama riktheu Musa Ulqinin dhe Mimoza Hafizin.

PrezantimiRilindje e vendit duke nisur

që nga vetë radhët e Partisë Socialiste. Një rikthim i figurave në ekipin garues të PS-së nga ana e kryetarit Rama u dha një mesazh të qartë zhvillimeve të pritshme në këtë kamp. Figurat dhe vlerat që kontribuojnë dhe nuk i kundërvihen partisë së tyre gjithmonë kanë një vend të veçantë në të. E kjo u vërtet-ua dje, kur kryetari i PS-së, Edi Rama, prezantoi Musa Ulqinin e Mimoza Hafizin si kandidatë për deputetë të kësaj par-tie, përkatësisht në Elbasan e në Shkodër. Në vlerësimin e kreut socialist rikthimi tyre koincidoi pikërisht në ditët e rilindjes. “Politika na njohu dhe na bëri miq, politika na ndau përkohësisht kur Musai nuk u përfshi në pjesën e sigurt të listës së vitit 2009. Ky është dhe momenti për të nënvizuar konkretisht respektin për kon-tributin e një pjesëtari të kësaj familje politike, që pavarësisht se në atë kohë u ndie i ngrënë në hakun e vet, nuk u gudulis në rrugën e mllefit në emër të egoizmit. Profesoresha Mimo-za Hafizi gjithashtu nuk u përf-shi në listën e vitit 2009, jo me mllef, po me arsyet e veta m’u kundërvu publikisht brenda forumeve të partisë, pa shke-lur asnjëherë etikën”, - vuri në dukje Rama.

Qëndrimi Ndërkohë, duke u ndalur

pikërisht në këtë prezantim, kreu socialist risolli në vë-mendje thirrjen drejtuar atyre deputetëve aktualë të PS-së që nuk do të rikandidojnë që të mos vlerësojnë interesat e tyre personale përmbi ato të fitores në zgjedhjet e 23 qer-shorit. “Të gjithë protagonistët e grupit parlamentar apo edhe jashtë grupit parlamentar që do të përfshihen në grupin e ri parlamentar, ashtu sikundër edhe të gjithë protagonistët e betejës sonë për ndryshimin dhe për ‘Rilindjen’, sot më shumë se asnjëherë ndie-jnë përgjegjësinë për të qenë një trup i vetëm”, - deklaroi Rama gjatë këtij prezantimi. Por krahas këtij apeli kryetari i PS-së i mëshoi faktit se “në këtë familje politike ne jemi të gjithë bashkë dhe jemi të gjithë të gatshëm të bëjmë betejën tonë të përbashkët dhe po ash-

tu të përballojmë me dinjitetin më të madh edhe betejat tona të brendshme, por këto beteja ni-sën nga qëllimi i mirë”. Në gjykimin e tij përpara fitores çdo gjë tjetër është jodytësore, por është krejt e parëndësishme. “Gjithsecili duhet të shprehë vetëdijen për këtë moment kaq përmbajtje-

sor në jetën tonë politike, ku Partia Socialiste u është ofruar shqiptarëve me programin më të detajuar që një forcë politike ka pasur në këta 22 vjet, me një skuadër që deri në fund do të konturohet si skuadra më e gatshme për të marrë në dorë fatet e vendit”, - tha Rama.

Programi i LRI-së “Arsimim për punësim”

Kryemadhi: Investimi te rinia është garanci për zhvillimin

Lëvizja Rinore për Integrim prezantoi dje në Lezhë programin për “Arsimim dhe punësim”. Anëtarja e krye-sisë së LSI-së Monika Kryemadhi, ndalur në këtë pikë të programit, vlerësoi se investimi te rinia është garanci për një Shqipëri më të zhvilluar. Sipas saj, e ardhmja e Shqipërisë dhe integrimi i saj në Europë janë të lidhura ngushtë me investimin që bën sot shoqëria te rinia. Kryemadhi tha se qeveria duhet t’u krijojë mundësi të rinjve për të marrë njohuri dhe për të përballuar sfidat e së ardhmes. “Investimi te rinia është politikë prioritare e LRI-së dhe LSI-së”, - tha ajo, ndaj dhe qëllimi i për-bashkët i LSI-së dhe LRI-së është që të përmirësojë dhe të garantojë edukimin dhe punësimin cilësor të të rinjve, të rrisë pjesëmarrjen e tyre civile dhe politike. Ndërkohë për punësimin Kryemadhi deklaroi se punësimi i të rinjve mbetet një prioritet kryesor i LRI-së dhe LSI-së.

“Unë besoj se sot Shqipëria e ka të domosdoshme ndryshimin, që vjen përmes rrotacionit politik. Unë besoj se këtë ndryshim, në këtë moment, është e gatshme ta marrë për-sipër dhe ta realizojë Partia Socialiste dhe koalicioni i saj”, - u shpreh Musa Ulqini, një ndër socialistët e hershëm në PS dhe një nga themeluesit e kësaj partie në vitin 1991, që qëndroi aktiv në gjithë historinë e saj deri në vitin 2009, kur kryetari Rama e la jashtë listës së kandidatëve.

Ulq

ini

Mimoza Hafizi, me një histori po aq të hershme të për-bashkët me PS-në, u la jashtë angazhi-meve në zgjedhjet e 2009-s. Në fushatën elektorale të këtij viti ajo ishte një nga hartueset kryesore të strategjisë dhe programit të PS-së. “Lidhja ime me PS-në është e gjatë në kohë dhe shumë e pasur në aktivitet qoftë politik, qoftë organizativ në bashkëpunim me aktorët kryesorë të Partisë Socialiste dhe me gjithë militantët jo vetëm në Shkodër, por anembanë vendit.”

Hifi

zi

Kreu i PS ironizon komisionin hetimor

Pas ndryshimeve në grupin e ri parlamen-tar paralajmëron një fushatë inovativeKryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë një interviste në studion

e ZIP në “Vizion Plus” është ndalur ndër të tjera dhe në zhvil-limet më të fundit në skenën politike.

- Mazhoranca pasditen e së hënës mblodhi për herë të parë komisionin e tretë për t’ju hetuar juve për atë që është cilësuar “incidenti i Vjenës”, shkulja e veshit. Në komentin e parë ju thatë se e konsideroni një medalje te radhës, por ende nuk kemi dëgjuar versionin tuaj mbi atë që u quajt “incidenti i Vjenës”.

- E kam thënë që ditën e parë përmes zyrës së komunikim-it se është një gjë fantastike për nga qesharakësia ku ka rënë ky pushtet i degraduar, që po thërrmohet dita-ditës në sytë e njerëzve, por është edhe diçka dramatike për nga niveli miz-erabël ku ka rënë qeverisja e vendit, ku ka rënë vetë vendi për shkak të këtyre që e qeverisin. Megjithatë, më lejoni t’ju them se unë po argëtohem shumë me këtë historinë e veshit të çunit të vogël, është një pjesë e jashtëzakonshme komedie.

- Jeni thirrur si dëshmitar në komision?- Në fakt, nuk e di kush më tha, s’e di sa e vërtetë është,

që kryhetuesi është nipi i ambasadorit në Vjenë dhe siç duket kanë zgjedhur dajën e nipit, se këta s’dinë të bëjnë më mirë asgjë sesa të zgjerojnë rrjetën e merimangës nepotike, ku dajallarë, xhaxhallarë, motra, kunetër, krushq, dhëndurë, nuse janë shpërndarë në një kah të rëndësishëm të administrimit të shtetit, por dhe në të gjitha ambasadat tona, ku një grusht ambasadorësh profesionistë përpëliten të rrethuar nga këta mediokër, që u ngjajnë tregimeve e kujtimeve të një Shqipërie që e kemi lënë pas, por e kemi rrotull, që s’ka të bëjë fare me epokën dixhitale, por vazhdon të jetë në batakun e një sher-beti oriental të pagëlltitshëm.

- Të hënën në KQZ duhet të dorëzohen listat e kandi-dateve për deputetë. Sa për qind do të jetë gjaku i ri në këto lista dhe sa nga emrat e deputetëve aktualë nuk do ta kalojnë më pragun e parlamentit?

- Nuk kemi bërë analiza gjaku për të parë përqindjet, por baza do të jetë ky grup parlamentar dhe sigurisht do të vazhdojë procesi i natyrshëm që ka karakterizuar PS-në i ripërtëritjes së gjakut përmes nevojës për një harmoni sa më të mirë përmes atyre me eksperiencë dhe atyre që vijnë si rishtarë. Sot ne kemi një grup parlamentar ku janë formuar dhe konsoliduar profile të reja në politikën shqiptare. Dhe kjo është një eksperiencë shumë e mirë që do të kultivojmë, por absolutisht do të qëndrojmë mbi grupin ekzistues, si një bosht shumë solid dhe një forcë e gatshme për të marrë në dorë fatet e vendit.

- Si do të jetë fushata juaj, zoti Rama? Çfarë do të sho-him në të dhe a keni kontraktuar ju ndonjë kompani të huaj për të konceptuar fushatën, siç është bërë tashmë traditë prej disa palë zgjedhjesh?

- Ne nuk kemi kompani të huaja, jemi mjaftueshmërisht të gatshëm për ta përballuar vetë sfidën e një fushate që për ne ka qenë inovative dhe pa modesti këtu them që kemi ndi-hmuar edhe të tjerët që të përmirësohen. Siç kemi ndihmuar edhe kryeministrin që të përmirësohet duke bërë që të flasë për fatet e njerëzve bazuar mbi kopjimin e programit, por nga ana tjetër njerëzit do të votojnë origjinalin dhe jo kopjen. Siç kemi emancipuar vijimisht rrugët e komunikimit kur unë bëja “ciu-ciu”, vetëm ata talleshin, sot bëjnë “ciu-ciu” të gjithë bashkë. Shumë mirë bëjnë, s’ka asgjë të keqe të bësh “ciu-ciu”, në rrugët e reja të hapura nga teknologjia nuk është asgjë tjetër veçse të jetosh në kohën që jeton.

KREU I PS RIKTHEN TË PËRJASHTUARIT. MESAZH PUBLIK PËR DEPUTETËT QË S’KANDIDOJNË

Rama: Ulqini e Hafizi s’u kundërvunë më 2009“Përpara fitores çdo gjë tjetër është jodytësore, por është krejt e parëndësishme”

Page 3: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

03• E enjte 2 maj 2013

»POLITIKË

• Testi i parë për sistemin e numërimit të votave në mënyrë elektronike u bë para disa javësh në prezencë të diplomatëve të huaj. Por ky test

nuk rezultoi i suksesshëm, për arsye se numri i partive politike të regjistruar në KQZ ishte shumë më i madh nga sa ishte parashi-kuar në fletën e votimit për qarkun e Fierit. Konkretisht, fleta e votimit për SEN-in kishte në brendësi të saj 40 parti nga 61 parti

politike që janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

• Testi i dytë për numërimin e votave në qarkun e Fierit do të realizo-het në komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve në këtë

qark, i cili është parashikuar të bëhet 15 ditë përpara datës së zgjedhjeve, pra më 8 qershor. Nga ky test do të nxirret konkluzioni përfundimtar nëse numërimi elektronik i votave do të bëhet për këto zgjedhje parlamentare në këtë qark ose testi-

pilot do të dështojë. Sipas burimeve nga KQZ-ja, partitë politike kanë rënë dakord që ky proces të shkojë drejt dështimit.

PARTITË POLITIKE MARRËVESHJE NDËRMJET TYRE PËR DËSHTIMIN E PROCESIT

Dështojnë zgjedhjet elektronike në Fier300 mijë euro fatura financiare për t’i paguar kompanisë spanjolle

AKUZAT NDAJ KREUT TË OPOZITËS EDI RAMA: ALTERNATIVA E SOCIALISTËVE BOJKOT-BLLOKIM Berisha në Prespë: 165 milionë dollarë grande për fermerët

Përurohet rruga Liqenas–Korçë, shkurtohet tri herë gjatësia për në Prespë

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në përurimin e rrugës drejt Liqenit të Prespës, që shkurton tri herë distancën me qytetin e Korçës dhe forcon lidhjet me Maqedoninë. Kreu i qeverisë premtoi mbështetje për çdo projekt që e shndërron Prespën në një zonë të zhvillu-ar dhe vuri në dukje se mazho-ranca po shkon drejt fushatës me një sërë arritjesh dhe me një program të ri ambicioz për katër vjetët e ardhshëm. “Mbi 8 mijë km rrugë kemi ndërtuar në Shqipërinë rurale. Zotimi im sot këtu është se do të asfaltojmë çdo kilometër rrugë të mbetur, do të nxitim klimën e bizne-seve, duke hapur kështu korri-

dore tregu. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkolla, por jam këtu për t’u zotuar se do të ndërtojmë dhe rindërto-jmë çdo shkollë. Trefishuam numrin e studentëve, por tani do të rendim pas profesioneve, do ta përshtatim më mirë me tregun”, - tha Kryeministri Sali Berisha. Më tej kreu i ekze-kutivit shtoi se qeveria bëri të mundur që fermerët të përfito-jnë direkt nga paketa e fundit e reformave. “Çdo fermerë të marr para në dorë TVSH-në për çdo lloj inputi bujqësor që ai përdor apo ble në treg. Bëmë të njëjtën gjë për naftën. Katër vjetët që vijnë 165 milionë dol-larë do të jenë financimet tona

grande për ta”, - tha Berisha. Për Kryeministrin fermerët sh-qiptarë do të kishin përfituar më shumë financiarisht, nëse Edi Rama nuk do t’i bllokonte vendit statusin e vendit kan-didat në Bashkimin Europian. “Alternativa tjetër do të ishte bojkot-bllokim, bllokim-bojkot. Mbahet peng statusi i ven-dit kandidat, nga i cili ju do të përfitonit qindra-mijë turistë më shumë, fermerët e Prespës, të Korçës dhe të mbarë Sh-qipërisë subvencione shumë herë më të mëdha”, - vijoi ai. Për Kryeministrin Partia Demokra-tike është forca politike që bën realitet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ervin Koçi

Zgjedhjet elektronike për qarkun e fierit kanë shkuar drejt dështimit.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije për gazetën “Metropol” se procesi i realizimit të numërimit elek-tronik të votave për qarkun e Fierit ka shkuar drejt dështimit të plotë, dhe kjo nëpërmjet konsensusit të dy partive krye-sore : Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, por dështimi i kësaj procedure është i sho-qëruar me një kosto financiare për vendin. Konkretisht për përvetësimin e aparaturave nga KQZ-ja për numërimin ele-ktronik të votave (SEV) është lidhur një kontratë, e cila kap vlerën e rreth 1.5 milion eu-rove. Sipas kontratës të lidhur ndërmjet kompanisë spanjolle “INDRA” dhe KQZ-së, për çdo test të realizuar do të paguhet një përqindje e shumës totale. Deri tani është bërë vetëm një test, i cili ka dështuar për shkak të numrit të lartë të partive që janë regjistruar në zgjedhje, pasi fleta e votimit për këtë qark nuk mban më shumë se 40 parti politike. Krahas këtij testi është për t’u bërë edhe një tjetër, i cili do të bëhet shumë afër ditës së zgjedhjeve, më 8 qershor dhe pritet që edhe ky të mos

rezultojë i suksesshëm, pasi duhet bërë ndryshimi i formatit të fletës së votimit, duke u lid-hur me procedurat komplekse të aparaturave, e bënë këtë gjë edhe më të vështirë. Në kontratë është parashikuar që, nëse procesi dështon për faj të spanjollëve, KQZ-ja nuk paguan as një qindarkë ndaj tyre, po nëse dështon për shkak të par-tive politike, atëherë KQZ-ja do

të paguaj rreth 20% të vlerës së kontratës, pra rreth 300 mijë euro. Rrjedhimisht, sipas burimeve të KQZ-së, ky test do të dështonte për shkak të mar-rëveshjes së bërë ndërmjet PS-së e PD-së, çka do të thotë se 300 mijë eurot e kontratës do të shkojnë në arkën e “INDRA”-s pa bërë asnjë punë në realizimin e numërimit elektronik të votave. Pas dështimit të sistemit elek-

tronik të numërimit të votave në këtë qark do të bëhet numërimi i votave në mënyrën tradicionale nëpërmjet skanerëve, ashtu siç do të bëhet në të gjithë vendin. SEN-i u paraqit nga partitë politik si një arritje e madhe në reformën zgjedhore që u bë rreth një vit më parë, por që mbeti vetëm në letër, pasi të gjitha gjasat janë që të dështoj ky proces.

Takimi me gratë

Apel forcave politike për barazinë gjinore

Kryetari i Partisë Republikane ka kërkuar dje që partitë politike t’i hapin dyer për futjen e grave në politikë. Gjatë një takimi që zhvilloi me gra intelektuale në qytetin e Tiranës, Mediu theksoi se e djathta duhet të vlerësojë rolin e femrës në politikë. Ky apel i kryetarit të repub-likanëve vjen vetëm pak ditë para se partitë poli-tike të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kan-didaturave për deputetë. Pas këtij takimi Mediu zhvilloi një aktivitet tjetër, ku u takua me kr-erët e degëve në rrethe të Partisë Republikane, si dhe me koordinatorët e qarqeve, ku diskutuan mbi plotësimin me kandi-datë për deputetë listat shumemërore përpara se të depozitohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati i fundit për regjistrimin e kandi-daturave për deputetë në KQZ është 6 maj deri në mesnatë, afat ky që po vjen drejt fundit. Tani pritet që partitë e vogla të plotësojnë vendet në lista, në mënyrë që të kenë dokumentacionin në rregulla përpara se ta depozitojnë në KQZ. Veç kësaj në lista pritet që të ketë edhe një përfaqësi më të madhe të grave që garojnë për deputete, pasi reforma e bërë në Kodin Zgjedhor përcak-ton në mënyrë direkte barazinë gjinore. Sipas Kodit Zgjedhor, raporti në listat e kandidatëve për deputetë është një femër dhe tre meshkuj, ku edhe renditja në listë duhet të ecë në bazë të këtij kriteri. Veç kësaj vetë kryetari i republika-nëve nuk do të jetë në listat e PR-së, pasi në bazë të marrëveshjes së arritur me Partinë Demokratike ai do të kandidojë në listat e PD-së, duke rritur edhe më shumë mundësinë për të marrë më shumë përfaqësues në Kuvend pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

MEDIU

Komuna e Liqenasit, ku u përurua rruga e re, që prej një muaji ka ndryshuar emrin, duke rimarrë emërimin “Pustec”, pasi në këtë zonë jeton një komunitet maqedonas. Ndryshimi i emrit të komunës u shoqërua me shumë debate nga opozita, e cila e konsideroi këtë nismë si një propagandë të radhës të mazhorancës për të marrë votat e komuniteti maqedonas që jeton në Shqipëri.

KO

MU

NA

AUDITIMI I PARTIVE

“Ekspertët jo lidhje krushqie me politikanët”

Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve në një deklaratë për mediet paraqiti kriteret për ekspertët kontabël për auditimin e fondeve. Sipas deklaratës të zëdhënëses së KQZ-së Drilona Hoxhaj, ekspertët kontabël nuk duhet që të kenë asnjë lidhje me partitë politike, deri në krushqi të nivelit të katërt. “Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Institutit të Eksperteve Kontabël të Autorizuar (IEKA) përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere: 1. Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vjetët e fundit. 2. Të mos kenë marrë masa disiplinore. 3. Të mos kenë qenë të zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vjetët e fundit. 4. Të mos kenë qenë kan-didatë të mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse. 5. Të mos kenë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditivit”, - theksoi zëdhënësja e KQZ-së.

Page 4: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

04 E enjte 2 maj 2013 •

«POLITIKË

ENGEL: E RËNDËSISHME ËSHTË QË KQZ TË PUNOJË NË BAZË TË KODIT ZGJEDHOR

“E gjithë bota i ka sytë te standartet e zgjedhjeve”Kongresmeni amerikan Eliot Engel kërkon zgjedhje të lira në Shqipëri

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Ervin Koçi

Ligjvënësi amerikan demokrat Eliot Engel në një intervistë për agjenci-

në “INA” thotë se reputacioni i Shqipërisë do të varet nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 23 qershori. Sipas tij, ky proces zgjedhor për vendin është tejet i rëndësishëm, pasi nëpërmjet tij do të merret në konsideratë edhe reputacioni i vendit në arenën ndërkom-bëtare, ku do të klasifikohet si një vend që zhvillon zgjed-hje të lira e të ndershme, apo pjesërisht të lira, siç është paraqitur në të gjitha raportet ndërkombëtare për zgjedhjet e shkuara. Ai e theksoi se Sh-qipëria, si një vend anëtarë i NATO-s, duhet të bëjë zgjedhje në standardet ndërkombëtare, në mënyrë që të hapet drita jeshile për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Është shumë e rëndësishme për Sh-qipërinë të ketë zgjedhje të lira e demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër. Unë kam qenë në Sh-qipëri në të kaluarën në kohë zgjedhjesh dhe kam mbetur shumë i kënaqur me njerëzit e shumtë që participonin në demokraci. Gjithkush është duke monitoruar dhe ndjekur nga afër zgjedhjet në këtë shtet. Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe unë mendoj se zgjedhjet e lira dhe të pastra do ta ndihmonin anëtarësimin e shtetit në Bashkimin Eu-ropian. E kundërta nuk do të ishte lajm i mirë, sepse e gjithë bota është duke vëzhguar”, - u shpreh Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Për-faqësuesve.

Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të punojë që zgjedhjet të arrijnë stand-ardet ndërkombëtare dhe demokratike, duke theksuar se problematika e lindur në javët që lamë pas, kur tre anëtarë të KQZ-së dhanë dorëheqjen, nuk përbën ndonjë problem katastrofik. Ai rithekson se ky institucion mund të punojë me 4 anëtarë, por e rëndësishme është që KQZ-ja të funksionojë në bazë të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të arrihen standar-det e kërkuara nga ndërkom-bëtarët. “Nuk më intereson shumë se kush është në Komi-sion, por se Komisioni është duke bërë punën në pajtim me ligjet në fuqi, që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, - deklaroi ligjvënësi ameri-kan. Në këtë mënyrë ai ka ris-jell vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pro-cesin zgjedhor në vend, duke i paraqitur zgjedhjet parlamen-tare të 23 qershorit si ndër më të rëndësishmet që janë bërë ndonjëherë.

Ai ka komentuar edhe mar-rëveshjen e fundit për normali-

Takimi me gratë ne qytetin e Korçës

Berisha me gratë në Korçë: Punësim dhe rritje progresive e kuotave për gratë

Në angazhimin e tij për të shembur murin e patriarkalizmit dhe pa-barazinë gjinore Kryemin-istri Berisha premtoi rritje progresive të kuotave të grave në politikë. Në bashkëbisedimin e zhvil-luar me gratë në Korçë Kryeministri tha se është i vendosur të mbështesë fuqishëm këtë betejë, si një kusht për projektin “Shqipëria vend i zhvilluar”. “Një moment i rëndësishëm janë zgjedhjet. Do të bëj gjithçka që kuotat të rriten në mënyrë progresive. Kur vjen çështja për një detyrë vendimmarrëse të rëndësishme, preferenca e parë imja janë gratë dhe vajzat. E bëj këtë jo për pranimin e tyre me çdo kusht, por për meritën e tyre. Edhe testet e tregu-an se burrat u tejkaluan nga gratë për inteligjencën. Do të bëjmë gjithçka që përmes sistemit të kreditimit të mbësh-tesim iniciativën e lirë të grave sipërmarrëse. Ky është problemi i ngushtimit të hendekut që ekziston në vendin tonë, që duhet luftuar me të gjitha mjetet për ta kapërcyer. Në përpjekjen tonë hapa të rëndësishëm kemi hedhur. Sot, në rast se karriera është një nga levat më të fuqishme për të ngushtuar këtë hendek, me kënaqësi mund të themi se karriera sot nga vajzat dhe gratë ndiqet më fuqishëm se asnjëherë. Universitetet dominohen nga vajzat, dhe nuk janë vetëm shumicë në numër. Kjo betejë në Shqipëri dhe kudo është një betejë që bëhet para së gjithash nga vajzat dhe gratë. Jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm këtë betejë, si një kusht për “Shqipërinë vend i zhvilluar”. Disa masa janë marrë. Kemi pasur diferenca të mëdha në rroga mes burrave dhe grave. Jemi marrë me këtë prob-lem duke përcaktuar si objektiv kryesor rritjen e rrogave në ata sektorë që dominohen nga vajzat dhe gratë. Në administratën shtetërore sot janë shumicë absolute, madje në postet kryesore politike”, - tha kreu i qeverisë.

zimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbinë. “Unë mendoj se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një hap pozitiv dhe në drejtimin e duhur. Ulja e serbëve për të negociuar me Kosovën është

njohje de facto e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar. BE-ja u tha serbëve se, në qoftë se ata duan të bëhen pjesë e unionit, duhet t’i normalizo-jnë marrëdhëniet me Kosovën. Marrëveshja thotë se qeveria

është Prishtina, është qeveri e krejt Kosovës, jo e disa pjesëve të saj dhe ajo refuzon çdo lloj ndarje të Kosovës. Unë men-dojë se në çdo marrëveshje as-njëra palë nuk e merr 100-për-qindëshin të asaj që synon. Po

kur unë e shoh dhe e analizoj këtë marrëveshje, mendoj se Kosova ka bërë shumë mirë që e ka pranuar dhe firmosur. Unë mendoj se kjo marrëveshje do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit dhe stabilitetin e

së ardhmes së shqiptarëve në Ballkan.”

Engel ka shtuar se në të ardhmen e afërt marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të shtojë njohjet për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Komisioni Qen-dror i Zgjedhjeve duhet të punojë që zgjedhjet të ar-rijnë standardet ndërkom-bëtare dhe demokratike, duke theksuar se prob-lematika e lindur në javët që lamë pas, kur tre anëtarë të KQZ-së dhanë dorëheqjen, nuk përbën ndonjë problem katastrofik. Ai rithekson se ky institucion mund të punojë me 4 anëtarë, por e rëndësishme është që KQZ-ja të funksionojë në bazë të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të arrihen standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët.

Page 5: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

05• E enjte 2 maj 2013

»EKONOMI

PAGESAT MUJORE TË LLOGARITURA PËR AFAT DERI NË 4 VJET

Bankat, oferta për blerjen epajisjeve elektroshtëpiake

Brikena Dervishaj

Bli me kredi. Jo vetëm një shtëpi, por çfarëdo lloj pa-jisje tjetër për mobilimin

e shtëpisë mund ta blesh me këste duke paguar nëpërmjet bankës. Mjafton vetëm që pagën ta marrësh në atë bankë me të cilin është lidhur dhe funksionon oferta e dyqanit. Gjithnjë e më shumë kjo mënyrë blerjeje po rezulton efikase, pasi çdokush mund ta marrë produktin që kërkon në shtëpi, ta përdorë dhe pagesën e kryen me pagesa mu-jore që nuk e rëndojnë buxhetin personal apo familjar.

OfertatKështu një televizor Full

HD mund ta gjesh nga çmimi më i ulët prej 37 900 lekë me këste 1174 lekë në muaj, në një çmim më të arsyeshëm prej 58 900 lekësh, me këste prej 1 824 lekësh në muaj, deri te çmimi më i lartë 169 900 lekë, me këste deri në 4 552 lekë në muaj. Ndërkaq një lavatriçe mund ta gjesh me çmimin më të ulët prek 37 900 lekë, me këste prej 1174 lekë në muaj, me çmim të ar-syeshëm prej 39900 lekësh në muaj, me këste prej 1236 lekësh në muaj, deri te çmimi i lartë prej 55 900 lekësh në muaj, me këste prej 1731 le-kësh në muaj. Ofertat vijojnë për të gjitha llojet e pajisjeve. Në kuzhinë mund të gjesh një frigorifer duke nisur nga çmimi prej 42 900 lekësh, me këste prej 1328 lekësh në muaj, me çmim të arsyeshëm prej 47 900 lekë, me këste prek 1482 lekë në muaj dhe me çmim më të lartë prek 54 900 lekë, me këste prej 1700 lekë në muaj. Oferta ka edhe për lavastoviljet, të cilat mund të gjenden me një çmim të arsyeshëm prej 31 900 le-kësh, ose me këste prej 988 lekë në muaj, si dhe për kondicioner me një vlerë prej 35 900 lekë, ose me këste prek 1112 lekë në muaj. Me ofertë mund të gjesh edhe një shtydhëse lëngjesh, e cila shkon deri në 14 990 lekë dhe me këste prej 464 lekë në muaj, si edhe pajisje të tjera të teknologjisë së lartë, si tablet, lap-top, apo aparat fotografik. Sa i përket markave, shumëllojsh-mëria është gjithashtu e mun-dur, pasi shumica e dyqaneve ka një gamë të gjerë produktesh, të cilat variojnë nga ato të cilë-sisë më të ulët deri ato të cilë-sisë shumë të lartë, në varësi edhe të markave të prodhimit të botës të elektronikës.

Kushtet e kreditimitPër të përfituar një produkt

me kredi mjafton që të para-qitesh pranë një dyqani që ka ofertë me një prej bankave që krijojnë kushte të tilla lehtësuese dhe të keni një kartë identiteti. Më pas janë punonjëset e bankave pranë këtyre dyqaneve që ju ndi-hmojnë të plotësoni formu-

larët përkatës dhe mund t’ju drejtojnë nëse ju i plotësoni kushtet për të përfituar blerje me kredi. Në bashkëpunim me bankat vendase dyqanet dhe rrjetet e mëdha tregtare ofrojnë shumëllojshmëri të objekteve të pagesës për çdo transaksion. Skemat e blerjes me këste apo edhe financi-met në çastin e blerjes, në të vërtetë janë të zakonshme dhe të njohura në shërbimin e shitjeve të pajisjeve ele-ktronike. Procedura janë të thjeshta e të lehta, ndërsa punonjësit ofrojnë ndihmë të shpejtë në përmbushjen e nevojave të konsumatorit për financimin e blerjeve në kohë reale. Ndërkaq, normat e inter-esit janë të ulëta e të menax-hueshme për të gjithë klientët.

Ndryshimet për sistemin elektronik

Noterët, nga llogaria bankarepaguhet vetëm shërbimi i ZRPP-së

Noterët mund të paguajnë vetëm shërbimet që do të marrin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me anën e llogarisë bankare të hapur pranë bankave të nivelit të dytë. Por nuk mund të kompensojnë detyrimet monetare që ka ndaj këtij institucioni. Kështu ka detajuar me anën e një udhëzimi ministri i Drejtësisë, Eduard Hali-mi, udhëzim i cili ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fle-toren Zyrtare. “Pas regjistrimit si përdorues, noteri mund të ketë akses në sistemin OSS, për të marrë shërbime nga ZRPP-ja, për pasuritë e paluajtshme, por duhet të vërtetojë kryerjen e një pagese paradhënie në llogarinë e ZRPP-së “Mjete në ruajtje të noterëve-OSS”, në bankat e nivelit të dytë, në bazë të faturës për arkëtim që do të tërheqë nga ZRPP-ja. Kjo llogari hapet nga ZRPP-ja dhe përdoret vetëm për qëllime të mbulimit të shpenzimeve për shërbimet që ai do të marrë nga ZRPP-ja. Llogaria nuk mund të përdoret për qëllime të kompensimit të de-tyrimeve monetare që noteri mund të ketë ndaj ZRPP-së”, - thekson udhëzimi. ZRPP-ja me kërkesë në degën e bankës së nivelit të dytë, do të bëjë transferimin e shumave me të cilat është pakësuar llogaria elektronike e noterit, për shkak të shërbimeve të përfituara nga llogaria “Mjete në ruajtje të noterëve-OSS”, në bankën e nivelit të dytë, në llogarinë përkatëse të të ardhurave të ZRPP-së.

Ndryshojnë çmimet për 2012-2014

Sot vendimi i Entit Rregullatorpër çmimet e reja të energjisë

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar mbledhjen e radhës ku do të diskutohet lidhur me çmimet e energjisë për periudhën 2012-2014. Sipas rendit të ditës, bëhet fjalë për një shtyrje të afatit të zbatimit të tarifave të shërbimit dhe çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë të energjisë elektrike. Gjithashtu, gjatë mbledhjes së këtij institucioni pritet që të merret në shqyrtim informacioni mbi analizën e situatës së emergjencës në rrjetin e shpërndarjes. Pas stu-dimit në detaje të informacionit të dërguara nga ana e kom-panisë, Grupi i Punës arriti në përfundimin se në kushtet e administrimit të përkohshëm dhe njëkohësisht të sigurimit të qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike dhe sigurimit të cilësisë së shërbimit të furnizimit me energji elektrike, ishte e domosdoshme kryerja e mirëmbajtjes dhe meremetimeve të mëdha në rrjetin e shpërndarjes, si edhe shpenzimeve emergjente në zonën e turizmit. Gjithashtu në këtë mbledhje do të diskutohen edhe raportimet e kompa-nisë “Cez Shpërndarja” sh.a., lidhur me ankesat e trajtuara dhe treguesit e cilësisë së vazhdueshmërisë së furnizimit me energji elektrike për periudhën Janar – Mars 2013. Aktualisht, shoqëria “CEZ Shpërndarja” në administrim të përkohshëm, thuajse për 80% të pagesave që ka kryer janë detyrime ndaj të tretëve, duke qenë se nuk mund të krye-heshin pagesa që nga muaji shtator 2012.

BOTOHEN NË FLETOREN ZYRTARE NDRYSHIMET NË RREGULLORET E BSH-SË PËR KREDINË DHE KAPITALET

Paketa e masave, bankat nisin ristrukturimin e kredive Pritet që efektet e ndryshimeve të ndihen në tremujorin e fundit të vitit

Bankat e nivelit të dytë kanë nisur punën për të vënë në zbatim ndryshimin e rregul-loreve që Banka e Shqipërisë miratoi në fund të muajit mars, si pjesë e paketës për lehtësimin e kreditimit. Më datë 27 mars, Banka e Shqipërisë miratoi ndryshime në tre rregullore të rëndë-sishme të mbikëqyrjes, duke ju lehtësuar bankave kërkesa të veçanta rregullatore dhe duke ju çliruar më shumë fonde të lira për kredidhënie. Ky ndryshim vjen në kuadrin e një pakete për nxitjen e kreditimit, që përfshin ndry-shimet ligjore për të lehtësuar

ekzekutimin e kolateralit, si dhe vazhdimin e një politike monetare dhe operacionale lehtësuese. Ndryshimet rregullatore të Bankës së

Shqipërisë, janë botuar në Fle-toren Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas 15 ditësh. Paketa do t’i japë efektet kryesisht në tremujorin e fundit të vitit,

sidomos për shkak të dinami-kave sezonale të ekonomisë. Sa i përket ristrukturimit të kredive, një pjesë e bankave kanë nisur që tani të nxjerrin edhe ofertat sezonale për të

tërhequr klientë të rinj, duke ofruar interesa zero për 5 vitet e fundit të kredisë, nëse realizohet kushti për të qenë një klient i rregullt në pagesën e kësteve të kredisë.

MASAT

Masat e Bankës së Shqipërisë do të kenë kryesisht një rol për nxitjen e ofertës, por jo vetëm. Një rol më aktiv i bankave të nivelit të dytë në vendin tonë në ofrimin e kredisë mund të nxisë në treg nisma për investime të reja. Sipas ekspertëve të bankave, ulja e kërkesave për likuid-itete të lira, për kapital dhe për provigjione përkthehet automatikisht në kosto më të ulët të kreditimit, çka do të reflektohet në norma më të ulëta interesi për klientët.

Në muajin mars duket se kreditimi ka shkuar në kahun rritës, por gjithnjë mbetet në shifra të ulëta. Totali i kredisë për ekonominë u rrit me 5 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Sh-qipërisë. Portofoli i kredisë në muajin mars arriti në 556.6 miliardë lekë, vlera më e lartë që nga shtatori i vitit të kaluar. Sipas Bankës Qendrore, krahasuar me një vit më parë, niveli i kredisë është rritur me vetëm 1.2 për qind.

Kre

diti

mi

Rritja e kreditimit ka qënë e shpërndarë në të dy segmentet kryesore të sektorit privat, tek bizneset dhe individët. Sipas Bankës Qendrore, portofoli i kredisë për biznesin u zgje-rua gjatë muajit Mars me afro 4 miliardë lekë dhe rezultonte më një rritje prej 0.8% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa kredia për individët me pothuajse një miliard lekë, por në krahasimin vje-tor, ngelet sërish në rënie

Shpë

rnda

rja

Page 6: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

06 E enjte 2 maj 2013 •

« SOCIALE

E GJITHË PROCEDURA ËSHTË ON-LINE NË FAQEN ZYRTARE Kontrolli i përgjigjes për vizën amerikane

Përfitojnë 7% e të gjithë aplikuesve për çdo shtetTë gjithë ata që kanë aplikuar për një

vizë në Amerikë dje kanë pasur mundës-inë të marrin përgjigjen on-line në faqen zyrtare të vënë në dispozicion. Aplikimet për këto përgjigje u hapën më 2 tetor të vitit 2012 dhe u mbyllën më 3 nëntor të vitit 2012. Kjo është përgjigjja e parë që njerëzit marrin dhe nëse deklarohen fitu-es, do të aplikojnë për një lotari të dytë, pas së cilës i nënshtrohen një interviste. Përgjigjja e intervistës është përfundim-tare, por nuk do të thotë patjetër që, nëse ke marrë përgjigje pozitive në këtë aplikim, do ta marrësh edhe në të dytin, do të shpallesh fitues për vizën, pasi është in-tervista ajo që vendos përfundimisht nëse shpalleni fitues apo jo. Çdo vit në SHBA shkojnë rreth 50 000 emigrantë nga të gji-tha shtetet me këtë aplikim. Nga çdo shtet

që ka të drejtën të veprojë me këtë proce-durë përzgjidhen 7% e të gjithë aplikuesve në mënyrë automatike nga një kompjuter. Të gjitha shtetet që brenda 5-vjeçarit të fundit kanë dërguar mbi 50 000 emi-grantë në SHBA janë të përjashtuar nga ky aplikim, si p.sh. Bangladeshi, Filipine, Kore-ja e Jugut etj. Të gjithë personat që shteti i tyre i vendlindjes rezulton në listën e shteteve që nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo lotari janë të përjashtuar automatik-isht nga ky proces vize. Për këta persona ka vetëm dy mundësi. Mundësia e parë është nëse bashkëshorti apo bashkëshortja e tyre ka vendlindjen në një shtet të lejueshëm dhe ata mund të shënojnë vendlindjen e bashkëshortit a bashkëshortes, nëse dhe ai/ajo ka aplikuar. Mundësia e dytë është nëse aplikuesi ka lindur në shtetin që është në

listën e shteteve të mohuara për këtë ap-likim, por prindërit e tij nuk ka lindur asn-jëri aty dhe nuk kanë jetuar aty, kështu që aplikuesi mund të shënojë vendlindjen e njërit prej prindërve të tij. Ata që kanë ap-likuar për këtë vizë duhet të përmbushin patjetër një sërë kushtesh, ku kryesori është të kenë aplikuar vetëm një herë në vit për këtë vizë. Pas regjistrimit me sukses për lotarinë në ekranin e komp-juterit shfaqet një numër konfirmimi i ap-likimit (Application Confirmation Number). Numri i konfirmimit duhet ruajtur të pak-tën deri në qershor 2014, sepse është e vetmja mënyrë për të parë nëse aplikuesi (dhe familja e tij) është përzgjedhur. Nëse aplikuesi përzgjidhet, kjo është e vetmja mënyrë për të parë se kur është planifi-kuar data e tij e intervistës.

Lançohet portali i punësimit

Bashkia e Tiranës hapi 805 vende pune në 15 profesione

1 Maji, protestë modeste për punëtorët

Nikolla: Vetëm në një muaj janë shtuar 905 të papunë në Shqipëri

Bashkia e Tiranës lançoi portalin e punësimit, ku u hapën 805 vende të reja pune për 15 profesione. Ky portal është në uebin e saj zyrtar, ku të gjithë mund të hyjnë dhe të kontrol-lojnë për punën që u intereson. Në kuadër të prioriteteve të lançuara që në vitin 2011 nga kryebashkiaku Lulzim Basha për të orientuar prioritetet e Bashkisë drejt zhvillimit ekono-mik dhe punësimit, projekti i radhës i Bashkisë së Tiranës është portali i punësimit, i cili do të shërbejë si një urë lidhëse mes punëdhënësve dhe pu-nëmarrësve. Ky është një ndër hapat përmes të cilit Bashkia e Tiranës u ka ofruar qytetarëve një mundësi më shumë për t’u punësuar. Tani gjithë banorët e Tiranës do të kenë një informa-

Dita e Punëtorëve, 1 Maji, e ka gjetur Tiranën mëngjesin së mërkurës nën protestat e sindikalistëve. Të mbledhur në sheshin e “Ushtarit të Panjohur”, që prej vitesh njihet edhe si vendi i të papunëve, drejtuesit sindikalistë kërkuan respektimin e të drejtave të punëtorëve. Qindra protestues kishin ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit në një tubim paqësor për mirëqenie ekonomike dhe sociale. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kolë Nikolla, ka kërkuar nga strukturat qeveritare që në programet e tyre të shohin me më shumë prioritet punësimin dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve. Ai tha se 1 Maji nuk duhet të shfrytëzohet nga

cion më shumë ku të kërkojnë një punë në bazë të kritereve që ka vënë çdo kompani për vendin e punës që shpall të lirë. Në këtë portal marrin pjesë 9 kompani dhe priten të bashkëngjiten dhe 6 kompani të tjera. Momentalisht janë hapur 805 vende për 15 profesione të ndryshme, ku më të kërkuarit janë dizenjues, dizenjues grafikë, drejtues, ekonomist, menaxher, fotograf, kuzhinier, specialist e IT, sekretarë-recep-sionistë, rrobaqepës, shoferë, marrëdhënie me publikun, marketing, përkthyes, dhe opera-torë telefonikë. Basha shprehet optimist për portalin e punësimit, duke bërë të ditur se javën tjetër do të bëhet përzgjedhja e bankës së dytë, që do të mbështesë projektet e të rinjve nën 35 vjeç.

politikanët për qëllime elek-torale. “Nëse ne do të kemi çlirim shtetëror, do të kemi liri, demokraci, realizim të të drejtave të njeriut”, - tha Kolë Nikolla, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Sot në Shqipëri deri në fund të muajit mars shkalla e papu-nësisë llogaritej në 13.3 % nga rreth 13.2% që ishte në tremujorin e mëparshëm, duke shtuar me 905 persona listën e të papunëve. Më 1 maj të vitit 1886 mbi 200 mijë punë-torë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, protestuan për të drejtat e tyre. Aty u vranë 8 prej udhëheqësve kryesorë të federatës, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorisë për të fituar të drejtat e tyre.

MINISTRIA E MJEDISIT: HAPAT E PARË PËR MBROJTJEN E PYJEVE

Erozioni dhe kontrabanda drusore po shkatërrojnë natyrën

“Ka qenë një praktikë për mua e gabuar, e cila ka ndihmuar në degradimin e pyjeve, që kompanitë që punojnë gjejnë leje shfrytëzimi vetëm për një vit dhe nuk e di se çdo të bëhet me ta vitin tjetër. Ne do të vendosim mekanizma të tilla që t’ua japim për një kohë të gjatë në përdorim, në mënyrë që kompania jo vetëm të presë, por dhe të mirëmbajë rrugët, ta mbrojë nga zjarri, ta mbrojë nga ndërtimet dhe të bëjë të gjitha punët e parashikuara në pla-nin e menaxhimit”, - tha Proko.

Mas

at

“Ndërkohë që ka një sipërfaqe të degraduar, të pareha-bilituar, shpeshherë me erozion, kanë munguar projektet e qarta për rregullimin dhe përmirësimin e kësaj situate. Do të ndërtohet një fidanishte 40 ha për të intensifikuar pyllëzimin, për të rehabilituar terrenin, për të vlerësuar sh-tretërit e lumenjve që sot janë bosh. Kërkoj bashkëpunimin e rojtarëve të pyjeve, të komunitetit në veçan-ti dhe të policisë së rendit për ndalimin e prerjes së paligjshme të masiveve pyjore”, - tha Proko.

Mas

at

Erta Bode

Përmasat e mëdha të shkatërrimit nga erozioni si dhe kontrabanda e lëndës

drusore është shqetësuese për Ministrinë e Mjedisit, një ndër faktorët më shqetësues për relievin shqiptar, që po merr pak nga pak natyrën. Nga Min-istria e Mjedisit vijnë burime se njerëzit janë shpërdorues të natyrës, pasi e shfrytëzojnë atë pa kriter dhe nuk dinë ta mirëmbajnë. Pra, jemi vetë ne që po sjellim këtë faktor negativ në natyrën tonë, ku në radhë të parë prekemi drejtpërdrejt ne si në shëndet dhe në ekonomi. Specialisti Arsen Proko, drejtor drejtorie në Ministrinë e Mjedisit, bën të ditur se së shpejti do të fillojë reforma për mbrojtjen e pyjeve nga erozioni si dhe masa ndaj kontrabandës së lëndës drusore. “Ndërkohë ka një sipër-faqe të degraduar të parehabil-ituar, shpeshherë me erozion, mungojnë projektet e qarta për të rregulluar këtë situatë. Në planet tona për të përmirësuar ndikimin negativ të këtij faktori ne po bëjmë hapa konkretë. Do të ndërtohet një fidanishte 40 ha për të intensifikuar pyllë-zimin, për të rehabilituar ter-renin, për të vlerësuar shtretërit e lumenjve, që sot janë bosh, po rrezikojnë dhe erozionin e tokave të bukës”, - tha Proko. Si masë paraprake për frenimin e shpyllëzimit qeveria ka bërë uljen drastike të numrit të kom-panive shfrytëzuese të pyjeve: nga 250 që kanë qenë më parë në 17 që funksionojnë sot. Mirëpo kjo nuk ka funksionuar për mirë, sepse në mënyrë të fshehtë dhe të jashtëligjshme vazhdon prerja e pyjeve pa asnjë kriter. Në fund të fundit, reduk-timi i kompanive shfrytëzuese nuk mund të reduktojë kërkesën jetësore për lëndë drusore, kësh-

tu që, sado të shtohet puna e 17 kompanive të mbetura, nevoja e kërkesë në treg do t’i dety-rojë kompanitë e tjera të vepro-jnë në mënyrë të jashtëligjshme. “Ka qenë një praktikë për mua e gabuar, e cila ka ndihmuar në de-gradimin e pyjeve, që kompanitë që punojnë gjejnë leje shfrytëzimi vetëm për një vit dhe nuk e di se çdo të bëhet me ta vitin tjetër. Ne do të vendosim mekanizma të tilla që t’ua japim për një kohë të gjatë në përdorim, në mënyrë që kompania jo vetëm të presë, por dhe të mirëmbajë rrugët, ta mbrojë nga zjarri, ta mbrojë nga ndërtimet dhe të bëjë të gjitha punët e parashikuara në planin e menaxhimit”, - tha Proko. Ai ka kërkuar bashkëpunimin e rojtarëve të pyjeve, të komunitetit në veçanti dhe të policisë së rendit për ndal-imin e prerjes së paligjshme të masiveve pyjore për të shmangur gërryerjet nga erozioni.

•Nëse aplikuesi humbet numrin e konfirmimit, nuk ka asnjë mënyrë për ta rigjetur atë

•Asnjë fitues nuk do të njoftohet nëpërmjet postës apo imeilit.

•Aplikimi është pa tarifë

Page 7: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

07• E enjte 2 maj 2013

»aktualitet

acid në fytyrë avokates, pranga shqiptarit tjetër vjehrri italian, 86 vjeç, plagos nusen shqiptare

Dyshimi për “jakën e barDhë” Dhe plani Dy plumba 34-vjeçares, në sy të fëmijëve

itali - Policia arrestoi shqiptarin e dytë që i kishte hedhur acid në fytyrë avokates italiane, pasi ishin paguar nga ish-i dashuri i saj. Pak ditë më parë, në pranga ra shqiptari i parë, 28-vjeçari Altistin Precetaj, ndërsa dje në Chieti, i fshehur në dhomën e dy bashkatdhetarëve u kap 31-vjeçari tjetër nga Shkodra, Rubin Talaban, i cili po dje kishte bërë plan të largohej nga Italia. Më shumë se 40 ushtarë kanë rrethuar banesën në agim dhe në 5 të mëngjesit prangosën Rubinin, i cili u përpoq të arratisej, por u bllokua shpejt. Gjithashtu, u kapën 2 vëllezërit e tjerë shqiptarë Arvid e Arlind Spahija, 22 dhe 20 vjeç. Plani i arratisjes do të final-izohej dje, ku nga kufiri në Trieste, së pari do kalonin në Slloveni e pastaj përgjatë bregdetit të Dalmacisë dhe Malit të Zi, si destina-cion përfundimtar Shkodrën. Më 27 prill ishte ndaluar autori tjetër i dyshuar i krimit, shqiptari Altistin Precetaj, 28 vjeç. Ish-partneri i gruas, avokates Luca Varani, donte hakmarrje, pasi ajo e kishte lënë sepse zbuloi se ishte lidhur me dikë tjetër dhe ishte në pritje të një fëmijë. Ai pagoi 2 shqiptarët, të cilët i hodhën acid në fytyrë Varanit. Ndërkaq, dyshohet se ekziston edhe një “jakë e bardhë” në mes të të dyshuarve, por nuk dihet nëse është italian ose i huaj, por rezident në Marche dhe "shumë mirë i integruar në shoqëri". Sipas burimeve të inteligjencës, ai ka bërë përpjekje për të favorizuar arratisjen e Rubin Talabanit. Ndërkaq, ai kishte rritur mjekrën për të shpëtuar në kufi. Talaban, gjithashtu kishte një lëndim nga acidi, gjatë agresionit të Annibalit.

itali - Vjehrri italian 86-vjeçar qëllon me dy plumba pistolete mbi nusen e djalit, shqiptaren 34 vjeçe, me të cilën nuk kishte raporte të mira kohët e fundit. Mediet italiane raportuan se plagosja ndodhi pasditen e së martës, ndërsa kjo histori para-qitet si versioni i kundërt me atë ç’ka ngjau pak muaj më parë në Elbasan, ku vjehrri shqiptar vrau nusen italiane të djalit të tij. Ndërkaq, ngjarja e së martës ndodhi në Napoli, kur 86-vjeçari e kishte lënë për të shkuar në shtëpinë e djalit, ku patën një bisedë të gjatë, që kulmoi me dy të shtëna në drejtim të nuses. Incidenti ndodhi në kopshtin e shtëpisë, kur vjehrri italian, emri i së cilit s’bëhet i ditur, ka qëlluar nusen shqiptare të djalit, emri i së cilës gjithashtu nuk është mësuar, në prani të fëmijëve 6 dhe 11 vjeç. Plaku kur e pa që ajo po vinte, e mallkoi para se ta qëllonte. Plumbat kanë prekur gruan në krah, duke e plagosur lehtë. Incidenti ndodhi pas orës 18.00 të së martës. Mosmarrëveshja ka ndodhur për arsye të parëndësishme, ndërsa policia ka intervenuar në vend. Gruaja pësoi një plagë në krah nga të shtënat e një arme e të kalibrit 7.65 mm dhe u shtrua në spital. Plaku është aktualisht në paraburgim. Ndërkaq, dëshmitarë për skenën ishtë shërbëtorja rumune dhe dy nipërit e të moshuarit. Më 31 janar të këtij viti në Elbasan, 65-vjeçari Engjëll Ucaj, pas mosmarrëveshjeve me Sokolin, djalin e tij 27 vjeç, e qëlloi me kallashnikov, duke vrarë edhe nusen italiane, 24-vjeçaren Gulia Baldassarri.

avokati i popullit, letër policisë

“të merren masa për shoqërimine ish-të përndjekurit politik tufa”Avokati i Popullit i ka dërguar dje një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit të Brendshëm, Flamur Noka në lidhje me ankesat e ish-të përndjekurit Skënder Tufa, i cili pretendon se ndiqet dhe kërcënohet nga policia. “Në Institucionin e Avokatit të Popullit disa herë është paraqitur dhe ka bërë ankesa shtetasi Skënder Tufa. Ankuesi pretendon se, që prej muajit tetor të vitit 2012, ai së bashku me shtetasit Fatmir Lloçi, Petrit Lipo dhe Besim Valeri, të gjithë ish-të përndjekur politikë të regjimit komunist dhe pjesëmarrës në grevën e urisë të zhvilluar nga ky grupim shoqëror gjatë muajve shtator-tetor 2012, mbahen në vëzhgim 24 orë në 24 nga punonjësit e policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë. Gjithashtu ankuesi preten-don se, ai dhe grupimi i tyre ndi-hen nën presionin e policisë dhe të kërcënuar prej saj, sepse në mënyrë abuzive dhe të paligjshme shoqërohen në komisariatet e policisë Tiranë sa herë që lideri i Partisë Demokratike zhvil-lon mitingje ose merr pjesë në aktivitete të ndryshme në qytetin e Tiranës”, thuhet në letrën e AP. Avokati i Popul-lit ndër të tjera rekomandon: Marrjen e masave të menjër-shme për ndërprerien e veprimeve të kundërligjshme të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, për shoqërimin herë pas here në polici dhe mbajtjen në vëzhgim të shtetasve Skënder Tufa, Fatmir Lloçi, Petrit Lipe dhe Besim Valeri.

protesta, policia procedonpenalisht aleancën kuqezi

Një procedim penal nga policia e Tiranës ka nisur ndaj Aleancës Kuqezi. Procedimi penal është për protestën e zhvilluar ditën e djeshme. Sipas policisë, AK kishte mar-rë leje për të protestuar në sheshin “Nënë Tereza” dhe jo përpara Kryeministrisë. Policia thotë se kjo është një shkelje e rëndë për të cilën disponon prova dhe fakte. Edhe në tubimin e datës 7 prill që organizoi AK ka pasur procedim penal për organizim të paligjshëm.

vrau shokun në skoci,pritet ekstradimi i kaprit

Gjykata skoceze do të ekstradojë në Shqipëri Fatjon Kaprin, i cili u gjet fajtor për vrasjen e shokut të tij, Ylli Pepës në Londër në vitin 2001. Nga mediet skoceze mësohet se 30-vjeçari kishte goditur viktimën katër herë me thikë përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes. Kapri, i cili njihej edhe me emrin Saimir Sadiku, u arrestua nga autoritetet skoceze vetëm nëntë vite pas kryerjes së krimit. Një nga njerëzit më të kërkuar të Interpolit jetoi një jetë të dyfishtë, të fshehtë në një dyqan, para se të arrestohej në një aksion të shpejtë të policisë. Ai u gjykua në mungesë nga një gjykatë në Shqipëri, dhe pasi u gjet fajtor për vrasje u dënua me 22 vjet burg.

mariglen mullai

një numër i konsider-ueshëm i shenjave të gishtrinjve është gjetur

në makinën, nga e cila u qëllua komisari i Kombinatit Dritan Lamaj, teksa dyshohet se përbëjnë provën kyçe që implikojnë të akuzuarin krye-sor Arben Frrokun, me këtë vrasje. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se prokurorët kanë mundur të gjejnë prova që përfshijnë Arben Frrokun, në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Deri më tani, nga burimet e Proku-rorisë mësohet se janë gjetur prova shkencore që imp-likojnë biznesmenin Frroku në vrasjen e Lamajt. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për gjurmë gishtash dhe fije floku të gjetura në makinën tij BMË, me të cilën vrasësit qëlluan plot 21 herë me kallashnikov mbi trupin e Lamajt. Ndërkaq, prokurorët shtuan se ky fakt tregon se Arben Frroku ka qënë në këtë makinë dhe i ka njohur këta persona që vranë Lamajn. Dyshohet se prova mund të jetë një fije floku ose shenja gishtash. Të njëjtat burime thanë se pritet që provat t’i nënshtrohen

Policia e Tiranës tha se ka proceduar penalisht një 61-vjeçar me banim në qendër të Tiranës sepse prej më shumë se 2 vjetësh përndiqte dhe ngac-monte një 28-vjeçare në çdo orë të ditës dhe në çdo vend ku ajo shkonte. Ngjarja është shënuar në zonën e Shallvareve në Tiranë ku pas përnd-jekjes së paduruar dhe në një gjendje të rënduar emocionale të shkaktuar nga i moshuari, shtetas-ja me inicialet I. P është drejtuar në komisariatin nr 2 të kryeqytetit ku ka denoncuar dhe rrëfyer momentet e përndjekjes madje duke dhënë dhe

prova si foto apo incizime të kryera nga telefoni ku i moshuari i divorcuar i shprehte asaj dashuri-në dhe kërkonte që të martohej me të pasi i kishte vdekur prej disa kohësh bashkëshortja. Shpeshherë i moshuari dhe e kërcënonte për jetën. I marrë në pyetje nga oficerja e Policisë Gjyqësore, i moshuari Emil. K ka shpjeguar se 28- vjeçarja i kishte pëlqyer prej kohësh dhe se ndjenja e parezistueshme ndaj saj e kishte detyruar që ta ndiqte dhe t’i premtonte asaj një jetë martesore dhe intime të bukur.

vrasja e komisarit lamaj, gjenDen prova shkencore në makinë

prokuroria: shenjat e gishtave dhe fije floku implikojnë Frrokun

i kishte vDekur gruaja, “martohu me mua”

plaku 61 vjeç përndiqte vajzën 28-vjeçare

analizave shkencore. Burime pranë Laboratorit Kriminalistik pranë Ministrisë së Brendshme thanë për gazetën “Metropol” se Prokuroria e kryeqytetit, derimë tani ka paraqitur kërkesë për ekspertizën e disa shenjave të gishtrinjve, të cilat do të verifikohen me imtësi.

FrrokuArben Frroku, i arrestuar në

Selanik të Greqisë, me akuzën

e vrasjes së kryekomisarit, pritet të paraqitet para Gjykatës së Lartë në Athinë, në datën 30 maj 2013. Arben Frroku u arrestua më 24 shkurt në një hotel në Selanik, ndërsa më 4 prill u zhvillua në Gjykatën e Selanikut se-anca gjyqësore, që vendosi ekstradimin e tij, vendim që u apelua që në sallë nga pala mbrojtëse dhe çështja u dër-gua për shqyrtim në Gjykatën

e Lartë në Athinë. Bisnesmeni i njohur, pronar i disa kom-panive në Tiranë, në dekla-rimet e tij është shprehur se i vjen keq për vrasjen e Lamajt, por nuk ka gisht në këtë punë, pasi të gjitha lëvizjet e tij janë të filmuara. Frroku pati konflikte të panumërta me Lamajn, kur ai ishte shef i komisariatit të Kombinatit, ndaj ishte personi i parë që u akuzua nga Prokuroria.

Page 8: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

08 E enjte 2 maj 2013 •

« SPECIALE

Elbasani feston këtë vit 100 vjet futboll. Pak kush e di që ekipi i parë i futbollit është ndërtuar në vi-tin 1913 dhe pjesë e

ekipeve kanë qenë edhe emra patriotësh. E para fushë futbolli është ajo e vitit 1929 e njohur ndryshe si “Sporti i vjetër” nga qytetarët e Elbasanit. Në këtë fushë u zhvilluan ndeshjet e para të kampionatit të parë të futbollit në vitin 1930 dhe në vazhdim deri në 1967 kur u kalua në stadiumin e sotëm që mban emrin “Ruzhdi Bizhuta”.

Hiostori suksesi Elbasani ka një histori suk-

sesi në 100 vitet e futbollit. Elbasani gjithashtu është përfaqësuar qysh herët në ekipin kombëtar. Behexhet Jolldashi ka përfaqësuar El-basanin në takimin e parë sportiv Bari-Shqipëri. Ai ishte në formacionin kryesor dhe është një vlerë e madhe për futbollin elbasanas. Në his-torinë e tij klubi i Elbasanit ka pasur disa emra deri sot. Kështu në vitin 1934 ai do të quhej “Bashkimi Elbasanas”. Kjo vërtetohet nga një foto-grafi e ndeshjes me Teutën e Durrësit. Nga Elbasani pati edhe futbollistë që luajtën edhe në ekipet italiane. Ndër to është Naim Kryeziu. Ai ishte futbollist i Tiranës dhe i “Bashkimi Elbasanas” në vitet 1930-1938. Do të mer-rej nga ekipet italiane. Kështu në vitin 1939 luan në klubin e Romës ndërsa në vitet 49-59 në klubin e Napolit. “Labinoti” do të ishte emri i periudhës pas Çlirimit dhe pikërisht në këtë sërish rezultatet e ekipit kanë qenë të mëdha. Kështu do të kujtohet ekipi në kohën kur drejtohej nga Agron Stringa dhe Federik Jorgaqi. Në foton përfaqësuese duket gjithashtu edhe stadiumi plot e përplot. Lojtarët kanë qenë emra të dëgjuar të futbollit si: Bashkim Tirana, Astrit Sejdini, Kasriot Hysi, Nevruz Ducka, Stavri Mitrol-lari, Bujar Gogunja, Ferdinand Lleshi, Agron Stringa, Albert Guda, Kujtim Kaloti, Fisnik Hasekiu,Frederik Jorgaqi, Mi-hal Gjika, Sotiraq Gugu e Mit Gjika. Elbasani ka furnizuar gjithashtu ekipin kombëtar me futbollistë të njohur. Kështu Enver Ibërshimi do të ishte pjesë e formacionit të ekipit kombëtar në vitin 1963. Por ngjarja më e shënu-ar në stadiumin e Elbasanit do të ishte ardhja e Beken-bauer në stadiumin e Elba-sanit. Ky moment është doku-mentuar nga ana e studiuesit Dhimitër Bardhi. Bekenbauer ndoqi nga tribuna e stadiumit ndeshjen e Shpresave të Sh-qipërisë dhe Gjermanisë. Kjo ndeshje ka përfunduar 0 me 3 për gjermanët. Në ekipin e Shpresës së Shqipërisë ka luajtur edhe elbasanasi Raqi Mita. Ata që e mbajnë mend ndeshjen tregojnë se në tribunë ka qenë skuadra e ish republikës federale të Gjer-manisë si Bekenabuer, Vgost, Shvackenberg., etj. Veteranët e futbollit janë ndër futbol-listët më të mirë shqiptarë. Aktualisht fusha e stërvitjeve

FUTBOLLISTËT QË BËNË EMËR, KUSH E SOLLI TOPIN E PARË NË SHQIPËRI

100 VJET FUTBOLL, historia e Bekenbauer

në stadiumin e Elbasanit

dikur stadiumi i vjetër mban emrin e ish futbollistit dhe trajnerit Shefqet Lamçja. Pas këtij brezi me emër do të ishin gjithashtu edhe breza më të rinj si Ferdinand Lleshi.

Topi i Parë në Elbasan erdhi nga Stambolli

Topi i parë në qytetin e Elbasanit erdhi në vitin 1913 nga Stambolli, kryeqytet i perandorisë Osmane. Atë e solli Jovan Dimitresku i cili kur ishte student në Stam-boll dhe luante me skuadrën e GallataSarajt. Pasi për-fundoi studimet, në fund të vitit 1913 ai kthehet në qytetin e lindjes dhe solli me vete dy topa, një pompë dhe mastikë. Nën drejtimin e tij u formua një skuadër e përbërë nga mësues e të rinj që stërviteshin dy herë në javë. Skuadra e parë e futbol-lit në Elbasan e drejtuar nga Jovan Dimitresku përbëhej nga A. Gashi, M. Curri, F. Leci, I. Shingjergji, H. Gjevori dhe Dh. Dhonska. Stërvitja dhe lojrat kryheshin në fushat”

Balashja e Beut” dhe “Çairja e Stringës” buzë lumit Shkum-bin. Shumë shpejt magjia e futbollit u kthye në lojën më të dashur në qytet dhe bren-da pak vitesh u formuan disa skuadra. Disa nga këto skuad-ra janë “Afërdita” 1917-1919, “Studenti” 1921, “Sazani” 1923, “Djelmëria” 1927, “Ura-ni” 1929, “Skampa” 1930, “Sport Klub Elbasani” 1931. Gjatë pushtimit fashist u for-mua skuadra “Liria”. Në vitin 1950 u formuan shoqëritë sportive “Puna”, “Spartaku”, “Studenti”, “Dinamo” të cilat përfaqësonin bashkimet pro-fesionale, nxënës, punonjës të rendit, artizanë etj. Në vi-tin 1958 skuadra e Elbasanit u quajt “Labinoti”, dhe në vitin 1991 “Sport Klub Elbasani.

Jovan Dimitresku lindi më 15 tetor të vitit 1886 në lagjen Shënkoll e cila për-bëhej nga banorë me origji-në arumune. Në vitin 1898 mbaron shkollën fillore me rezultate të shkëlqyera dhe fiton bursën për të ndjekur studimet në shkollën Peran-

dorake të Gallata-Sarajt në Stamboll. Edhe këtu përfun-don me rezultate të larta. Kthehet në atdhe dhe bëhet drejtor i shkollës qendrore të qytetit. Më 1912 merr pjesë në ngritjen e Flamurit. Ka kry-er disa funksione në adminis-tratë si kryetar bashkie, nën-prefekt, ministër i Ekonomisë etj. Në vitin 1946 diktatura e dëbon dhe e detyron të kryejë punë të rëndomta në Elbasan. Vdes në vitin 1961.

Topi i parë në qyte-tin e Elbasanit erdhi

në vitin 1913 nga Stambolli, kryeqytet

i perandorisë Os-mane. Atë e solli Jo-van Dimitresku i cili

kur ishte student në Stamboll dhe

luante me skuadrën e GallataSarajt.

Page 9: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

09• E enjte 2 maj 2013

»AKTUALITET

Viktima, babai i tre fëmijëve

Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin, arrestohet drejtuesi

BERAT – Në mesnatën e 24 orëve më parë, struktu-rat e policisë të komisariatit të Beratit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit F. Kapo, 50 vjeç, banues në fshatin Velabisht Berat. Burimet policore që i refero-het edhe lajmi bëjnë me dije se arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se më datë 30.04.2013, rreth orës 20.00, në rrugën dytësore Berat – Velabisht, konkretisht tek Ura antike e Velabishtit, ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Toyota”, dhe në këto mo-ment ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin me iniciale M. M , 47 vjeç. Viktima ishte babai i tre fëmijëve banues në qytetin e Beratit. Të njëtat burime thanë për gazetën se pas aksidentit ka qenë vet drejtuesi mjetit, ai që i ka ardhur në ndihmë viktimës dhe së bashku me disa kalimtarë të rastësishëm të ndodhur në vendin e ngjarjes e kanë shoqëruar për në spitalin e qytetit. Më pas kanë qënë bluzat e bardha ato që kanë dashur ti vijën në ndimë pacientit, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi 47-vjeçari kishte marrë në aksident shumë plagë në trup dhe në kokë. Pacienti ka humbur jetën pak minuta pasi mbërriti në spital. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e policisë rrugore e ata gjyqësor të cilit kanë kryer procedurat e para ligjore si dhe kanë përpiluar dosjen përkatëse të këtij aksidenti tragjik për familjen Mimani. S. G

Kishte dhe armë të ftohtë me vete, prangoset

Grindet me komshiun, policia i gjen një shpatë 53 cm

URA-VAJGURORE – Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme punonjësit blu të policisë të komisariatit të qytetit të Beratit kanë arrrestuar në flagrancë shtetasin Sh. Zylyftari, 65 vjeç,banues në lagjen “18 Tetori”, të qytetit të Urës- Vajgurore. Të njëtat burime policore që i referohet edhe lajmi bëjnë me dije se arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se më datë 29.04.2013, ora 22.00, në lagjen “18 Tetori” Ura Vajgurore , është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin H. Bregu 47 vjeç, banues në të njëtën lagje. Burimi policor tha për gazetën se gjatë grindjes kanë qenë disa banorë të lagjes ata të cilët kanë lajmëruar policinë dhe se kjo e fundit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe ka normalizuar situatën. Më pas policia në rrugë operative ka mësuar se kërcënuesi i 47 vjeçarit Bregu ka pasur me vete një thikë të madhe në formën e një shpate. Gjatë kontrol-lit të ushtruar nga ana e forcave policore në shtëpinë e 65 vjeçarit Zylyftari i kanë gjetur një shpatë me gjatësi 53 cm. Më pas kanë qenë punonjësit blu ata që kanë sekuestruar në cilësin e provës materiale thikën shpat të poseduar nga ky i fundit si dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të poseduesit të armës së ftohtë. Pas arrestimit dhe shoqërimit të tij për në dhomat e para burgimit të komisariatit të poli-cisë të qytetit të Beratit, kanë qenë oficerët e policisë gjyqësore ata që kanë marë nënhetim të arrestuarin duke përpiluar dhe dosjen dhe akuzat përkatëse. S. G

MË SHUMË PUNË DHE PËRMIRËSIM TË KOMPLET KUSHTEVE TË PUNËS DHE MIRËQËNIE

Naço e Rehovica takim me punëtorët në ditën e 1 MajitShpalosin programin e LSI-së në ndihmë të kësaj shtrese të popullsisë

BERAT – Ka kalur pa shumë bujë dita tashmë e quajtur fes-ta e punëtorëve, por që në fakt është dita kur punëtorët duhet të protestojn për të drejtat e tyre. Në këtë ditë të shënuar për ta, për qytetin e Beratit ka qenë një ditë e vaktë dhe e zakonshme nga ana e veprim-tarive të sindikatave, pasi nuk ka pasur asnjë reagim ndërsa bashkia ka vendosur vetëm një banderolë në shëtitoren qen-drore të qytetit ku ka shkruar “Rroftë 1 Maji”, ndoshta për të zgjuar sindikatat e punëtorëve që në këtë ditë kanë qenë të përgjumura. Ndryshe nga të parët dhe deputetët e tjerë të Qarkut të Beratit deputeti Na-sip Naço është gjendur dje në mesditë pranë punëtorëve të një biznesi në fshatin Vërtop

të qytetit të Beratit. Kanë qenë punëtorët e biznesit të përpun-imit të pllakave dekorative ata që për më shumë se 1 orë kanë bashkëbiseduar për problemet dhe hallet që shqetësojnë në këto vite punëtorët. Po gjatë këtij bashkëbisedimi punëtorët në prezencë dhe të presidentit të tyre Semil Qama kanë ngri-tur probleme që shqetësojnë ata gjatë punës së kryer ndo-nëse janë të gjithë të siguruar dhe marrin një rrogë mbi me-sataren e nivelit të mesëm ku

për një punëtor shkon në më shumë se 30 mijë lekë. “Është hera e parë që një deputet vjen këtu pranë nesh për të biseduar, kanë pohuar shumë nga punëtorët e kësaj firme, madje disa prej punëtorëve të cilët kanë ardhur rishtas të punësuar në këtë biznes kanë pohuar se edhe në bizneset e tjera ku ka punuar më shumë se 23 vjet asnjë deputet i qar-kut të Beratit nuk është gjendur pranë tyre. Agim Nurja, njëri prej punëtorëve më të vjetër të këtij

biznesi, tha për gazetën se këtu në këtë firmë ku jam i punësuar unë dhe shokët e mi gëzojmë të drejtën e lejës, të pushimit javor, festave dhe të shpërblimit për punën. Gjatë bashkëbisetimit deputeti Naço u është përgjigjur shumë pyetjeve për të drejtat e punëtorëve në përgjithsi dhe për politikën e punësimit që do të ndjekin qeveria që do të dalim pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në përshndetjen e punëtorëve deputeti i Qarkut të Beratit Nasip Naço ka ci-

tuar mes të tjerash: “Në këtë ditë unë premtoj se pas 23 qershorit motoja jonë do të jetë punësimi, punësimi dhe vetëm punësimi, përmirësimi i kushteve të punës sigurimi teknik e asistenca të tjera që punëtorëve ju takojnë por që në shumë biznese ndryshe nga sa më folët për biznesin ku ju punoni kanë nevojë për përmirësim të këtyre kushteve. Partia që unë përfaqësoj në parlamentin shqiptar ka një program të detajuar jo vetëm

për punësimin por dhe për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës, asistencës teknike ngritjes profesionale etj”. Vlen të përmendet se në të gjitah takimet Naço ka qenë i shoqëruar dhe nga antari i komitetit drejtues i LSI-së dhe koordinator për qarkun e Be-ratit Gledion Rehovica, ku gjatë bashkbisetimit ka shtjelluar në detaj programin politike të Lëvizjes Socialiste për Inte-grim në ndimë të biznesit në përgjithësi. S. Gozhina

QYTETI KU BIZNESET HAPIN VENDE TË REJA PUNE, MË PAK TË PAPUNË SE MË 2012

1 Maji përjetohet ndryshe në Durrës…Nga ARTUR AJAZI

Dita festive e 1 Majit, edhe këtë vit ka ardhur ndryshe në Durrës. Duke

shfletuar pak historikun e kësaj dite festive, zbulojmë se ajo është miratuar si e tillë në Kanada në 1894, pas marshim-it të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava. Kurse në Evropë 1 Maji festa e punë-torëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë. Edhe në Shqipëri përgjatë 45 viteve, kjo ditë kujtohej me “parakalime fes-tive”, duke proklamuar “arritjet e kllasës punëtore”. Aktualisht dita e 1 Majit, sot ka një tjetër konceptim.

1 Maj në Durrës Edhe në Durrës, kjo ditë

është kujtuar nga titullarët e institucioneve vendore dhe kryesisht Drejtoria e Punës me statistikat zyrtare përsa i përket rritjes apo uljes së papunësisë. Keti Pupa, spe-cialiste e Drejtorisë së Pu-nës deklaroi për “Metropol” se “qyteti Durrësit në këtë 1 Maj, ka një ulje të numrit të të papunëve, duke e krahasuar me vitin 2012, dhe parashiko-het që deri në shtator 2013, ky numër të përgjysmohet. Rritja e numrit të bizneseve dhe kërkesa e tyre për fuqi punëtore, ka sjellë padyshim uljen e papunësisë”. Ky 1 Maj, ka ardhur në Durrës edhe me problemet dhe të veçantat e veta pasi kjo festë është konceptuar si festa e punë-torëve. Megjithë përpjekjet, për të organizuar tubime me sindikatat , ishin këto të fun-dit që ndoshta këtë vit kanë preferuar heshtjen. I vetmi që u prononcua për “Metropol” ishte kreu I Sindikatave të Hekurudhave Osman Meta që u shpreh se “është koha për rritjen e bashkëpunimit mes nesh dhe DPH, rritjen e in-vestimeve për të rritur stand-ardet e transportit me shina, gjë e cila do të hapte ndoshta qindra vende të reja pune”.

ÇIFTI PO DIVORCOHEJ Dhunonte gruan, arrestohet 43-vjeçari

GRAMSH- Policia e Gramshit ka vënë dje në pranga një 43-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshort-en e tij. Ngjarja u regjistrua në qytetin e Gramshit, ku shtetësja F. Braho nënë e dy fëmijëve, e ka denoncuar në polici bashkëshortin P. Braho, i cili e dhunonte vazhdim-isht. Ndërkaq, F. Braho është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është dhunuar me mjete të forta nga 43-vjeçari. Policia ndërkohë ka arrestuar 43-vjecarin. Mësohet se, pikërisht për këtë arsye çifti ishte në proces divorci.

1 Maj, mbush plazhin me pushues ditorëEdhe plazhi ka patur për 1 Maj vizitorët e tij. Rri-

tja e menjëhershme e temperaturave ka populluar plazhin e Durrësit, duke sjellë nisjen jo zyrtarisht të sezonit. Qindra pushues njësoj si në ditët e verës, kanë zbarkuar për 1 Maj nga Tirana dhe rrethet duke prefer-uar plazhin e Durrësit. Ndonëse në mesdite tempera-turat kane shënuar deri në 30 gradë celsius, edhe uji ka qenë i freskët. Por kjo nuk i ka penguar pushuesit që të zhyten në ujërat e detit, për herë të parë të

këtij sezoni veror. Veç durrsakëve, kishin ardhur edhe pushues nga Tirana, shumë prej tyre kishin ardhur për të kaluar festën në Durrës, ku nuk kanë munguar edhe shqipëtarë nga Kosova e Maqedonia. Bashkë me vërshimin e pushuesve, kanë hapur dyert edhe bizne-set përgjatë plazhit, dhe bregdetit te Durrësit si dhe janë rikthyer shitësit ambulantë. Ndërsa zyrtarisht sezonit pritet të çelet nga fundi këtij muaji, duket se 1 Maji është festuar ndryshe në Durrës.

Page 10: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

10 E enjte 2 maj 2013 •

« opinion

nuk ke ç’bën, të detyron ligji zgjedhor”, - është alibia e çdo partiaku apo analisti oportunist në përligjen e akrobacirave elektorale, ku nuk mbeti kush pa fjetur me “mullixhiun”. Gati-gati sikur të ishte një ligj natyre dhe murit nuk i bihet me kokë. Kur të gjithë ankohen nga ky ligj zgjedhor, produkt i të cilit është një parlament i tredhur, që nuk jep as-një shans për shtet ligjor, atëherë eureka! Hajt ta

rishikojmë! Qartazi PS-ja dhe PD-ja e refuzojnë këtë gjë. U vjen për osh se i bën zot në mallin e tjetrit qoftë kjo vota, prona etj., ndaj al-ternativë mbetet ose referendumi popullor (ndryshimet kushtetuese nëpërkëmbën të drejtën e autorit që është populli), ose votimi i një poli të tretë, që ta imponojë atë si kusht për bashkëqeverisje. Dhe fija e “kashtës” momentalisht janë FRD-ja dhe AK-ja, që nuk ranë në tundimin “shënomëni edhe mua” të tufëzimit elektoral.

parlament pa këllqePakti PS-LSI thekson veçanërisht forcimin e kontrollit parla-

mentar ndaj ekzekutivit, që, ndonëse parimore, ngërthen edhe pikëpyetje. Së pari, ai presupozon parlament me këllqe, por ligji zgjedhor nuk e jep këtë shans. Së dyti, nëse nuk do të ketë paj-tueshmëri mes statusit të qeveritarit dhe deputetit, atëherë vetë lideri i partisë do të duhet të zgjedhë duke mos përmbushur prit-shmëritë sipas rastit - në mos kryeministër, shmang përgjegjës-inë e ekzekutivit; në mos deputet, përgjegjësinë e përfaqësimit (nëse duan të jenë origjinalë, siç e kemi zakon, më mirë se një qeveri-kukull të partisë, do të ishte dhënia me koncesion e qever-isjes përmes tenderave 4-vjeçar nën kontroll parlamentar (!).

Prej kohësh parlamenti është katandisur “mute” (anglisht: “pa zë”) ose “pre-recorded” (anglisht: “regjistruar paraprakisht”) me telekomandën te liderët partiakë. Me pak përjashtime, specia e deputetëve-listë (njëlloj malli serie më vete) është në hava dhe jashtë realitetit me të vetmen “spango” që e mban - liderin e par-tisë, që me cinizëm e prezanton në elektorat si deputet të zonës (!), qasje kjo “të gjithë nga një dorë, asnjëri konkretisht”, ku i bisht-nohet më çdo llogaridhënie te votuesi.

Deputetë që, sa më lart në listat partiake, aq më pak e ndiejnë adrenalinën e garës elektorale, që prej 2009 e kanë thjesht për de-kor, sepse garën reale dhe festimet i mbyllin më herët, kur ia dalin për servilizëm apo pleksje interesash, të shënojnë emrin në listat që grisen e rishkruhen prej lidershipit “paranojak”, ndaj “gati tu”-së

së gjithkujt. Për PD-në e PS-në votuesi është thjesht një frymor anonim në delir, që edhe pa gjë në torbë duhet të ndihet i privi-legjuar që firmos (voton) në letër të bardhë vegjetimin katërvjeçar deri në kufijtë e “prostatës” politike, të deputetëve servilë partiakë, klientelistë apo njëpërdorimësh “bic” për interesa të çastit.

Buzëkuq parlamentarLigji zgjedhor promovon pambarim farsa elektorale. I tillë ishte

dhe lajmi mediatik i pak ditëve më parë për “përplasje” grash në Lezhë (!), një “betejë” inekzistente kjo mes tri grave (të PS, LSI-së dhe PD-së), të tria fituese sa kohë në krye të listave elektorale, e veçanta e të cilës është se lidhet me tjetër farsë: atë të kuotave për gra në parlament. Kuota këto që përveçse cenim i meritokracisë përbëjnë realisht diskriminim ndaj femrave, që stigmatizohen si të paafta për të nxjerrë qimen nga qulli, ndërkohë që, nëse janë të zonja, ato nuk kanë nevojë për privilegjim, por shanse të barabarta për garim. Për më tepër që “marrja për dore” e tyre paragjykon pran-inë në parlament, pavarësisht CV-së të tyre dhe lançimit me bujë mediatike. Përzgjidhja pa garë reale bën që ato shihen më tepër si numërorë me buzëkuq sesa si një zë ndryshe, që mund të bëjë dallimin. Kuota demagogjike këto që, për analogji, hapin oreksin për diskriminime pozitive shtesë, si etnia, mosha, orientimi seksual (!) etj., ndërkohë që kriteri i deputetit duhet të jetë përkushtimi ndaj vlerave demokratike pavarësisht profilit të tij.

Përfshirja e grave në politikë nuk bëhet me pahir, pasi shumë aspekte lidhen edhe me specifika gjinore. Por ajo promovohet duke filluar së pari me rishikimin e vetë ligjit zgjedhor - hapjen e listave elektorale, shanse për të pavarurit etj, ndërkohë që nuk shkëputet nga stadi i emancipimit të shoqërisë dhe legjislacioni progresist, që rrit shanset për angazhim në publik: lehtësi në rritjen e fëmijëve, rroga të barabarta, mbrojtja efektive prej intimidimit fizik, verbal, moral etj. (përkundrejt premtimeve absurde. si taksa më të ulëta për biznesin që i punëson, trajnime falas për gra etj (!).

Ligjërim i deformimit në tregun politik

Sikurse degradimi i pronës shpërfytyroi ekonominë, pengmar-rja e votës prej ligjit aktual zgjedhor e ka deformuar tregun politik duke e defaktorizuar dhe shndërruar parlamentin në levë partie.

Sot kemi ofertë elektorale dhe njëkohësisht nuk kemi të tillë - me qindra parti, po ku shumica nuk votohen, sepse dilema që dominon është ajo e së keqes më të vogël, gjë që promovon stat-

ukuonë dhe metafizikën politike duke bipolarizuar tregun politik në favor të PD-së dhe PS-së me efekte në vetë tregun ekonomik.

Por ndërsa për këtë të fundit ka një Autoritet Konkurrence, që monitoron rregullat e lojës, në tregun politik me ligj legalizohet intimidimi i të tretëve dhe vetë votuesin, që detyrohet të veshë ose fanellë blu apo rozë, ose mbetet lakuriq. Kështu, me ligj mas-media i alokon me prioritet kohë dhe hapësirë në fushatë PD-së dhe PS-së me efekt shtesë intimidues, buxheti elektoral u jep ni-sje përpara vijës së startit partive të mëdha etj.

O me ne, o kundër nesh!

Ligji zgjedhor ndan artificialisht në “tanët” dhe “jo tanët” dhe paragjykon çdo të tretë deri në denigrim si “kalë Troje” të palës kundërshtare, sikundër po ndodh edhe me AK-në, ndonëse nga qasje të tilla në të shkuarën (p.sh. përplasja mes PS-së dhe LSI-së) duhej të ishin nxjerrë tashmë mësime të çmuara.

Nëse AK-ja supozohet (koha do ta tregojë) se ka për mision fitoren e PD-së, të tjerë ia kanë zgjatur me vepra pushtetin asaj. Që me ndryshimet kushtetuese, post-Gërdecin, prishjen me LSI-në përpara 2009-s, bashkimi me PD-në pas 2009-s, refuzimi dikur i aleancës me komunistët dhe humbja e Bashkisë së Tiranës etj.

Etika politike rëndohet më tej me qasjet konspirative “dysh-uam që në fillim”, “çantë me para” etj., episode që mbjellin kon-fuzion, sepse “kali i Trojës” ose është i tillë që në fillim (nuk ka pse të blihet më pas), ose bëhet i këtillë (duke rrëzuar alibinë e dyshimeve të kahershme). Nëse arsye serviret prania e emrave të AK-së në listën e PS-së (një tjetër farsë e këtij ligji zgjedhor), kjo duhej të vlente edhe për rastin e ndonjë aleati (për afrim ndaj të cilit u kapërcye edhe ylberi), për të cilin thuhet se nuk do të ketë prezencë të zgjeruar në listat e PS-së (por do të ketë ama).

Askush nuk duhet të vërë dorën në zjarr për askënd, por fakt mbetet që AK-ja krijoi një frymë prorotacion që i kalon përmasat e një kryetari dhe që bartet nga mijëra anëtarë, rruga përpara e së cilës nuk është dorëheqja në grup, por imponimi në grup ndaj lidershipit, nëse besojnë ende tek ideali që i mblodhi bashkë.

“Rilindja Shqiptare” duhet t’i japë fund paragjykimit dhe seg-regimit në politikë, duke i dhënë shansin e dyshimit kujtdo në funksion të rotacionit të shumëpritur. E nëse vërtet dëshiron të çlirojë politikën nga pengu i “kalit të Trojës”, i vetmi mekanizëm mbetet vota e lirë, që njëlloj si dora e padukshme e tregut të lirë rregullon balancat dhe jep, herët a vonë, hak për të gjithë.

ka mbi njëzet vjet që salla kryesore e Muzeut Kombëtar çdo vit dëgjon fjalime dhe promovime librash, albumesh dhe denoncime lidhur me ter-rorin komunist në Shqipëri, por, fatkeqësisht, ato fjalime dhe promovime kanë mbetur ngjarje vetëm mes atyre katër mureve. Komunistët dhe autorët e krimeve përsëri zgërdhihen me vikti-mat e tyre nga ballkonet e vilave marramendëse

dhe dritaret e makinave luksoze, por sidomos nga podiumet spek-takolare dhe zyrat e shtetit e të qeverisë demokratike. Thua se ata e lënë qëllimisht këtë liri fjale dhe denoncimesh nga ish-të burgosurit e të internuarit politikë, familjarët e të pushkatuarve e të varurve me litar me ose pa gjyq, që të zdërhallen me ta, pikërisht në sistemin demokratik, për të cilin ata u sakrifikuan. Me të drejtë thoshte një miku im se me antikomunistët po tallen jo vetëm persekutorët tyre, por dhe ndërkombëtarët që vijnë nga vendet demokratike dhe antikomuniste. Nuk kam dëgjuar asnjë personalitet të huaj që vjen në Shqipëri apo që është rezident këtu të thotë diçka lidhur me krimet e komunizmit shqiptar. Edhe dje, për dreq, miku im më sulmoi për faktin pse unë përpiqem më kot të justifikoj indiferencën e shteteve perëndimore për krimet e diktaturës, sidomos përfaqësuesit amerikanë. Këtë herë asnjëri syresh nuk erdhi në promovimin e albumit “Krimet komuniste në Shqipëri”, aktivitet të cilin e përgatiti Ministria e Kulturës, Rinisë e

Sporteve me pjesëmarrjen e ministrit të ri, ish-i burgosuri politik, zotit Visar Zhiti.

Nuk them se organizimi qe perfekt dhe ia arriti qëllimit, sepse të ftuarit, që ishin më shumë nga ish-të burgosur dhe të inter-nuar politikë, kur drejtuesi i aktivitetit u kërkoi atyre, pasi folën të parapërgatiturit, të merrnin fjalën për të dënuar krimet e ko-munizmit, çuditërisht përgjigjja ishte një heshtje e plotë dhe e nënkuptueshme. Heshtje që pa dyshim donte të thoshte: “Boll me këto histori tmerresh, se jemi ngopur me fjalë, fjalë, fjalë!!!”.

Askush nuk beson më se ka ndonjë forcë politike që në pro-gramin e vet ka si objektiv kombëtar edhe dënimin e krimeve të komunizmit, përndryshe pasardhësit e kriminelëve nuk do të kërcënonin popullin dhe viktimat e tyre edhe pas njëzet vjetësh të “përmbysur” për të marrë pushtetin me çdo mënyrë me anë të bashkëveprime të turpshme për rilindjen e enverizmit, me parti të cilat në programet e tyre shprehin hapur fare revansh poli-tik për rigjykuar edhe një herë të burgosurit dhe të internuarit politikë. Apo liderët e tyre që guxojnë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kërthizën e Europës demokratike, të kapin për veshi dhe flokësh diplomatët e shtetit tonë demokratik, sikur të ishin nxë-nës shkolle, pse ata nuk shprehen në një mendje me “Rilindjen” e tyre komuniste. Turp dhe fatkeqësi kombëtare!

Jo vetëm këto mbresa që parashtrove më lart më nxitën t’i hedh në letër, por edhe diçka tjetër shumë e rëndë: nuk e pashë

të shfaqeshin në ekran filmime me foto dhe ngjarje nëpërmjet një monitori, të përgatitur qysh më parë nga një komision, emrat e të cilëve nuk e shohë të domosdoshme t’i përmend. Me të drejtë ishin radhitur fotot e gjyqeve komuniste, me të vrarë e të push-katuar, madje pashë edhe dy djelmoshat trima dhe antikomunistë të betuar të revoltës në burgun e Qafës së Barit, por, çuditërisht, asgjëkund dhe në asnjë rast nuk pashë e nuk dëgjova një fjalë për katër të pushkatuarit e kryengritjes së famshme, tërësisht poli-tike, të burgut të Spaçit. Ka disa vjet që jo pa qëllim përmendet vetëm revolta e Qafës së Barit dhe harrohet jo pa dashje ajo më e madhja, më historikja: kryengritja e Spaçit, e cila zgjati tri ditë e tri net, duke bërë jehonë në tërë Europën e më tej. Aq më tepër që kjo ngjarje madhore për kombin shqiptar ka përvjetorin e dyzetë të saj këtë vit, kur të rinjtë dhe burrat e burgosur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë pushtuan me forcë kampin-burg dhe de-noncuan me guxim të pashoq krimin që po bënte klika e qeverisë komuniste ndaj vendit dhe popullit shqiptar me vendimin e saj për të mos marrë pjesë në sigurimin dhe bashkëpunimin europian që po përgatitej të firmosej në Helsinki. Në këtë kryengritje u ngrit flamuri kombëtar pa yllin komunist, i cili u valëvit për herë të parë pas pushtimit komunist. Nuk ka si të kuptohet ndryshe “harresa” në këto vitet e fundit për këtë ngjarje me përmasa kombëtare përveç xhelozisë dhe miopisë politike. Gjithsesi, dielli nuk mbu-lohet me shosh, historia do ta thotë fjalën e saj, shpejt a vonë.

Koshere bletësh apo fole grerëzash me buzëkuq parlamentar?

Heshtja që ende po vret

nga prof. as. dr. artan Xh. Duka

nga beDri çoku

Page 11: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

11• E enjte 2 maj 2013

»opinion

Megjithëse drejtuesit politikë të partive kanë kohë që i kanë zhveshur pallat elektorale, në opinionin publik atmosfera e zgjedhjeve është ende e vakët. Sebep për këtë është vonesa e partive politike në shpalljen e listave të kandidatëve për deputetë, gjë që përbën thembrën e Akilit të këtyre zgjedhje-ve. Duhet thënë se në çdo zgjedhje politike

në këto vite të pluralizmit politik në Shqipëri vëmendja e opin-ionit publik ka qenë e përqendruar pikërisht te kjo pjesë e garës, që pritet të jetë përcaktuese edhe këtë radhë. Më hermetike në publikimin e listave është mazhoranca e zotit Berisha, që deri tani nuk ka prezantuar apo promovuar publikisht asnjë kandi-dat. Ethet e listës së emrave kanë kapur përveç opinionit publik edhe vetë PD-në dhe grupin e saj aktual parlamentar. Shumica e deputetëve aktualë ngrenë supet kur i pyet për mundësinë e kandidimin apo renditjen në listë, ndërkohë që spekulimet, por dhe diversioni mediatik për këto lista, si në çdo zgjedhje, nuk ka munguar edhe këtë herë. Pavarësisht deklaratave entuzi-aste të liderëve politikë për fitore, fati i zgjedhjeve do të varet veçanërisht nga përzgjedhja e individëve me të cilët liderët do të mbushin listat e tyre elektorale. Ligji zgjedhor është ndër-tuar i tillë që t’i japë përparësi partisë dhe programit politik të saj, por duhet pranuar se ky qëllim i ligjit nuk ka funksionuar përveç faktit që u ka dhënë liderëve monopolin e përbërjes së parlamentit të ardhshëm. Kjo mundësi e liderëve për monopolin mbi përzgjedhjen e trupave elektorale e rrit përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë për rezultatin, duke detyruar të paktën pari-misht të hedhin në fushëbetejë burimet më të mira njerëzore në dispozicion, nëse vërtet dëshirojnë t’i fitojnë këto zgjedhje. Opozita e zotit Rama duket më e avancuar në këtë drejtim dhe publikimi apo përjashtimi nga lista e kandidatëve ka dhenë njëfarë ideje për orientimin e saj në këtë aspekt. Sigurisht që ky veprim ka marrë kostot e para, pasi disa ish-deputetë apo drejtues të opozitës, që kishin punuar për vite për të qenë kan-

didatë për deputetë në qarqe të ndryshme, por dhe aleatë të papreferuar të zotit Rama kanë nxjerrë thonjtë, duke u kthyer në kundërshtarët aktualë e potencialë të tij. Situata hermetike e kri-juar nga Berisha përveç etheve dhe ngërçit ka krijuar një problem me stafet elektorale në qarqe, anëtarët e të cilëve nuk kanë asnjë mundësi t’u përgjigjen pyetjeve të publikut për njerëzit që pritet të ofrohen si alternativa të përfaqësimit të tyre në parlament. Mirëpo kjo vonesë e detyruar e z. Berisha në shpalljen e listave të kandidatëve mund të kthehet në faktor elektoral, nëse Dok-tori e shfrytëzon si mundësi. Z. Berisha ka sot mundësinë për t’u përballur kandidaturave të Ramës persona me përparësi politike, elektorale, intelektuale, humane etj. Sot pas katër vjetësh z. Beri-sha dhe forumet drejtuese të PD-së i kanë të gjitha mundësitë të përzgjedhin më të mirët nga trupa aktuale e përfaqësimit në parlament, ndërkohë që edhe për prurjet e reja ka pasur plot kohë e mundësi për t’u provuar e promovuar publikisht. Por kureshtja dhe vëmendja e opinionit publik janë përqendruar te Berisha edhe për faktin se ai ka qenë gjithnjë politikan i surprizave, por dhe për atë që ai shpesh ka gabuar me përzgjedhjet e tij. Nuk ka dalë kot thashethemi se Berisha gabon gjithnjë kur merr, as-njëherë kur heq. Besoj se në të kundërtën e kundërshtarit të tij, Berisha nuk ka asnjë mundësi të luajë për humbjen, vetëm nëse ka vendosur t’i japë fund karrierës politike të tij, gjë që unë e kam pothuaj të pamunduar ta besoj. Kjo çon detyrimisht në orientimin e përzgjedhjes drejt alternativave më të mira të mundshme të burimeve njerëzore në dispozicion të tij. Mendoj se profilet poli-tike, intelektuale e shoqërore të kandidatëve do të jetë e vetmja ndihmë që trupa elektorale do t’u japë liderëve që me ligj, por dhe me vullnet politik kanë marrë përsipër personalisht përgjegjësinë e kësaj fushate. Kur flas për profile personale, kam parasysh in-dividë që e kanë ngritur tashmë respektin në shoqëri e që njihen mirë nga zgjedhësit që do t’i votojnë. Sigurisht që kandidatura të ofruara nga PD-ja, por edhe të afruara prej saj, ka me shumicë, gjë që i mundëson Berishës të bëjë zgjedhje, kombinime që i garanto-jnë votat e mjaftueshme për të mbajtur pushtetin. Ai ka mundësi

të pastrojë mirë grupin aktual parlamentar, vlerat e të cilit janë të njohura jo vetëm për Berishën, por dhe për publikun. Besoj se në provë të mjaftueshme ka qenë edhe ajo pjesë e trupës që mendohet të vijë nga administrata shtetërore. Berisha ka pothuaj detyrim të sigurojë përfaqësim elektoral të grupimeve të ndry-shme shoqërore që priren të votojnë djathtas, duke respektuar ekuilibrat politikë, krahinorë e religjiozë, gjë që kundërshtari i tij Rama po e bën gabim. Besoj se zonat apo shtresat e papër-faqësuar shoqërore janë sot problemi më i madh elektoral. Abu-zimi i së majtës me shtresa shoqërore të orientuara fort djathtas, si ish-të përndjekurit apo ish-pronarët, erdhi pikërisht për shkak të mospërfaqësimit të tyre në trupën politike aktuale të PD-së. E njëjta gjë ndodh edhe me zonat elektorale që nuk ndihen të përfaqësuara po nuk patën në lista apo në parlament njerëz me origjinë apo banim nga zona e tyre. Kam ndeshur një rast tipik të efektit të kësaj politike te njerëzit e thjeshtë. Para disa kohe u ndodha në një aktivitet politik në rrethin e Gramshit. U befasova kur më thanë se nderi më i madh që Berisha u kishte bërë atyre ishte zgjedhja pas 70 vjetësh deputet të një djali nga Gramshi, pa harruar ta llogaritin si nder me të njëjtën vlerë edhe zgjedhjen si prokuror të përgjithshëm të një tjetër djali nga ky rreth. Ndërkohë që e majta ka 70 vjet që i importon deputet kryesisht nga zona e parë operative Vlorë-Gjirokastër. Por opinion të kundërt kam mar-rë në zonat ku PD-ja ka çuar si përfaqësues njerëz krejt pa lidhje, gjë që në këto zgjedhje pritet t’ia shohë sherrin. Por kujdes duhet të bëhet edhe me kandidatët që mund të vijnë nga drejtimi i in-stitucioneve delikate si kthimi apo regjistrimi i pronave, gjyqësori etj., që pavarësisht nga pozicionet apo vlerat politike e elektorale, grupime të djathta politike e elektorale, por dhe zgjedhës të pav-endosur kanë një perceptim shumë negativ. Si përfundim, dua të theksoj se zgjedhjet janë një betejë midis Berishës dhe Ramës, ku burimet njerëzore janë ato që të bëjnë diferencën. Nëse Rama mendon edhe për pas humbjen në përzgjedhjet e tij, Berisha nuk e ka një luks të tillë, gjë që mundëson, por dhe detyron hedhjen sa më shpejt në fushë formacionin e tij më të mundshëm.

për të pasur një zhvillim në sport është shumë e rëndësishme që të kesh një infrastrukturë të mirë, që nga të gjithë konsiderohet si çelësi i suk-sesit, pasi në mungesë të saj të gjitha elementet e tjera nuk njohin progres. Sot në Shqipëri është krijuar një gjendje kaotike në shumë drejtime dhe nuk ka mbetur jashtë këtij kaosi edhe sporti, që çalon shumë, sidomos në organizim dhe gjithnjë

e më shumë ai po lufton për mbijetesë. Infrastruktura sportive në vendin tonë është thuajse tërësisht e vjetruar dhe vetëm në shumë pak qytete të vendit apo zona të Tiranës ka pasur disa rinovime të pjesshme gjatë viteve të fundit, rinovime të bëra thjesht për efekte elektorale dhe sa për të mbajtur frymën gjallë sporti ynë. Kjo gjendje e rëndë që është krijuar me kalimin e viteve ka sjellë edhe një degradim të përgjithshëm dhe gradual të sportit, që sot ndodhet në një pikë kritike. Ky fakt reflektohet çdo ditë e më shumë në cilësinë sportive, që lë për të dëshiruar dhe rezultatet e dobëta, pasi mijëra sportistë çdo ditë që kalon gjejnë vështirësi në gjetjen e hapësirave të nevojshme për stërvitje.

Jo vetëm kaq, por në vendin tonë hapësirat që dikur kanë qenë mjedise sportive, fusha futbolli të hapura apo palestra, sot, për fat të keq, janë zhdukur dhe në vendin e tyre ndodhen pallate shumëkatëshe. Dhe çudia vijon ende, pasi edhe ato pak terrene sportive që kanë mbetur nuk dimë t’i mirëmbajmë dhe ato po de-gradohen çdo ditë dhe është e vështirë që të bësh sport. Shumë pak është menduar në këtë drejtim për sportin, që vuan gjithnjë e më shumë dhe mezi ngre kokën në këtë kaos urbanistik dhe ku mjediset për t’u marrë me sport sa vijnë e pakësohen dita-ditës.

Problemi i terreneve sportive është kthyer sot në një çështje

shumë delikate në jetën sportive në vend, jo vetëm në futbol-lin shqiptar, por dhe në sportet e tjera, kolektive dhe individuale. Megjithëse janë bërë disa investime, kryesisht nga privatë dhe pak nga shteti, terrenet sportive mbeten një nga plagët më të më mëdha të sportit në vend. Mungesa e terreneve të përshtat-shme, ku të stërviten sportistët, sidomos ata të moshave të reja, ka sjellë sërish probleme të mëdha në nivel e cilësi.

Mungesa e këndeve të lojërave dhe terreneve sportive për fëmijët është një tjetër problem që e ndeshim sot në çdo qytet të Shqipërisë. Për pasojë, gjendja e rënduar e terreneve mbetet një nga sëmundjet ende të pashërueshme të sportit, realitet të cilin sportistët e trajnerët, por dhe tifozët e shumtë që shkojnë në stadiume apo pallate sporti e vënë re çdo ditë.

Problemi i mungesës së terreneve sportive është sot i eviden-tueshëm kudo në Shqipëri, një çështje tepër shqetësuese dhe që prej vitesh nuk po gjen zgjidhje. Shtimi apo mirëmbajtja e ter-reneve sportive është shumë e rëndësishme, jo vetëm e domos-doshme, pasi kjo shërben jo vetëm për përgatitjen e sportistëve, por dhe për zhvillimin normal të sportit në vendin tonë, në mënyrë që ai të marrë një hop cilësor. Fakt i pakundërshtueshëm është se sot sportistët shqiptarë e zhvillojnë stërvitjen e tyre në kushte aspak cilësore krahasuar me kolegët në botë, çka na detyron të dërgojmë shpesh sportistët për stërvitje jashtë vendit, për të garuar më pas në kushte të barabarta me kundërshtarët në vep-rimtaritë ndërkombëtare. Por a është kjo mënyra më e mirë? Pse të investojmë për të çuar një apo dy sportistë jashtë për stërvitje kur ato para mund të përdoren për ndërtimin e një palestre mod-erne, ku të stërviten 10 apo 20 sportistë?

Problem që nuk po gjen zgjidhje është dhe përdorimi i mjedis-

eve sportive, si palestrat në mjediset e shkollave. Jo vetëm kaq, por edhe një palestër që i përket Universitetit të Sportit rrezikon të zhduket. Në vend që të lejojmë hapjen e palestrave të shkol-lave për komunitetin pas përfundimit të orarit mësimor, ne i mbyl-lim ato, duke bërë që të rinjtë të mos gjejnë mjediset e duhura për të kaluar kohën e lirë. Përdorimi i palestrave të shkollave pa pagesë apo me çmime të arsyeshme është një mënyrë e mirë për të larguar rininë nga veset e rrugës, në mënyrë që ajo të rritet e shëndetshme. Por edhe ato palestra kyçen dhe nuk vihen në dispozicion të komunitetit apo shkollës pas orës së mësimit, kjo kushtëzuar edhe nga zhdukja e klasave sportive, aq të rëndë-sishme dikur në nxjerrjen e talenteve në sport.

Dhe në këtë kaos të madh sportiv të krijuar në vitet e tranzi-cionit nuk ka ndihmuar as ligji i sportit, që nuk jep ndonjë zgjidhje konkrete për këtë çështje. Gjithkush vepron si do dhe si di vetë, duke mos ndihmuar që Ministria e Rinisë dhe Sportit të bashkëpu-nojë me atë të Arsimit apo dhe me bashkinë përkatëse për të krijuar mundësi për menaxhimin më të mirë të mjediseve sportive apo për ndërtimin e terreneve të reja sportive. Shtimi i mjediseve sportive është sot më se i nevojshëm në vendin tonë, nëse realisht duam që të themi se kemi edhe në Shqipëri sport. Sot nuk mund të bëjmë më stërvitje me të njëjtat kushte apo mjedise si para 20 vjetve, ndaj është më se e nevojshme, madje urgjente, që të veprohet sa më shpejt në këtë drejtim, fillimisht për të mirëmbajtur ato pak ter-rene apo palestra sportive që na kanë mbetur dhe gradualisht të shihet mundësia e shtimit të tyre, duke krijuar kushte komode e moderne edhe për sportistët shqiptarë. Shqipëria europiane bëhet jo vetëm politikisht, por edhe duke krijuar mjedise të përshtatshme sportive, e jo vetëm me fjalë e me premtime.

Zgjedhjet dhe emrat që pritet të bëjnë diferencën

Degradimi i mjerueshëm i mjediseve sportive

nga nebil çika

nga viron beZhani

Page 12: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

12 E enjte 2 maj 2013 •

« gossip

Ushqimi mesdhetar për një kujtesë më të mirë

Jennifer lawrence dhe nicholas hoult rikthehen bashkë?

Jennifer Lawrence dhe Nicholas Hoult janë parë duke darkuar në një restorant në Los Angeles, duke ndezur kështu thashethemet për një rikthim mes tyre. Jennifer ka treguar edhe lookun e saj të ri të flokëve. Ajo dhe Nicho-las janë takuar gjatë xhirimit të një filmi në 2010 ku qën-druan të lidhur për dy vjet. Pavarësisht ndarjes, Jennifer ka patur mjaft sukses professional në 2013, ku kujtojmë se u vlerësua me çmim Oskar për rolin në Silver Linings Playbook. Ende nuk është konfirmuar nëse ka një lidhje të dytë mes çiftit, por kohët e fundit ata janë duke punuar bashkë në filmin X-Men: Days of Future Past, me një kastë aktorësh si Hugh Jackman, Halle Berry, dhe Anna Paquin.

Michael Buble mbron reese Witherspoon

Michael Buble ka përgëzuar Reese Witherspoon për sjelljen që ka treguar në prag të arrestimit të saj, duke shfaqur dinjitet dhe klas. Këngëtari i cili ka realizuar një cover me aktoren për albumin e tij të ri ‘To Be Loved’, ka dalë në mbrotje duke thënë se të gjithë bëjnë gabime. Aktorja u përfshi në një konfrontim me forcat e policisë, pasi i arrestuan të shoqin Jim Toth. Bubble ka thënë se ajo ka një familje të bukur dhe fëmijë të bukur dhe kjo është ajo çka rëndësi për të. Michael dhe Reese u bënë të afërt gjatë regjistrimit të duetit të tyre, dhe Reese ishte per-soni i parë që Bubble i tha për shtatzaninë e të shoqes. Ai është i lumtur që ka krijuar një lidhje të fortë me Reese.

paltrow me seri të re online Gwyneth Paltrow do të ribashkohet me Ryan Seacrest për një seri të re e cila do të publikohet në internet. Aktorja e “Iron Man 3”, e cila së fundi lansoi librin e saj të dytë të ga-timit të shëndetshëm, “It’s All Good”, do të punojë një shou të ri 10-epizodësh të quajtur “Second Chances” në AOL On Network, të prodhuar nga Ryan Seacrest Productions. Gjatë kësaj serie, ku Paltrow do të punojë së bashku me mikeshën e saj, trajneren e fitnesit Tracy Anderson, ato do të ndajnë tregime të një numri të madh të femrave të cilat janë përballur dhe kanë tejkaluar pengesa të ndryshme në jetën e tyre. Nikoqiri i spektaklit “American Idol”, Ryan, 38-vjeçar, i cili tashmë punon në një numër spektaklet televizive, përfshirë “Keeping Up With The Kardashians”, është shprehur i ngazëllyer që do të punojë në këtë show.

iPad Mini, tableti më i shitur i Apple

konsumoni më tepër dietën mesdhetare për të ulur rrezikun e problemeve men-tale me moshën. Ky është sugjerimi i studimit të fundit realizuar në Amerikë. Studimi zbuloi se njerëzit të cilët kishin pjesë të dietës së tyre

ushqimin mesdhetar, ishin më pak të prek-shëm nga dobësimi i aftësive të të menduar-it dhe kujtesës. Një dietë mesdhetare është e pasur me vaj ulliri, fruta, zarzavate, peshk, thjerrëza, të cilat nuk përmbajnë përqindje të lartë kolesteroli, si mishi apo nënproduktet e qumështit. Kjo lloj diete pakëson rrezikun e sulmeve në zemër, kancerit dhe sëmundjes së Alzhaimerit. Sekreti qëndron se është e pasur me antioksidantë dhe omega-3, të cilat kanë një efekt pozitiv në zemër dhe në tru. Sipas studimit njerëzit e marrë në studim të cilët konsumonin një dietë të përafërt me atë mesdhetare, kishin 19% reduktim të dobësimit të kujtesës dhe aftësisë së të menduarit. Por ky stil të të ushqyerit nuk kishte të njëjtin efekt pozitiv tek diabetikët. Pasi niveli i lartë i insulinës shkakton dëme në tru. Ende nuk ka evidenca të sakta se njerëzit me rënje të proceseve mendore, do të kenë një përmisim të simptomave nëse ndjekin një dietë mesdhetare, por ajo që studimi sugjeron është se kjo lloj diete mund të mbrojë trurin dhe aftësitë e tjera konjitive. Drejtuesi i këtij studimi Dr. Georgios Tsivgou-lis, ka thënë se: “Ushqimi është një aktivitet i rëndësishëm, i ndryshueshëm që mund të ndihmojë në ruajtjen e funksionimit njohës me kalimin e moshës”. Gjithsesi ka dhe shumë aktivitete të tjera që kanë një ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm të njeriut si: ushtrimet, shmangja e obesitetit, i duhanpirjes dhe marrja e medikamenteve të nevojshme për diabetin dhe hipertensionin.

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se iPad Mini ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë Apple. Sipas burimeve

anonime të Digitimes, thuhet se në tremujorin e fundit, Apple ka arritur të shesë mbi 12.5 milionë njësi të iPad Mini, apo 64 për qind të totalit të përgjithshëm të iPad-ëve të shitur në treg. Shitjet e raportuara të iPad Mini i jap-in tabletit 8 inçësh të Apple një përparësi të ndjeshme kundrejt rivalit gjithashtu të suk-sesshëm, tabletit të Google, Nexus 7, i cili sipas Digitimes është shitur në më shumë se 4.5 milionë njësi, që nga lansimi i tij në treg verën e kaluar. Thashethemet e fundit thonë se Apple është duke punuar në dy versione të reja të iPad Mini, të cilat do të debutojnë në vjeshtë. Njëri prej këtyre dy modeleve do të vijë me ekranin Retina, ndërsa modeli më i lirë i tabletit do të jetë konkurrent direkt me Nexus 7 dhe Kindle Fire HD.

Page 13: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

13• E enjte 2 maj 2013

»gossip

rita ora me video të re të “Facemelt”Rita Ora ka prezantuar videon e saj më të re, për këngën “Face-melt” në të cilën shfaqet vërtetë shumë joshëse. Video është prezantuar nga revista “Hunger”, e cila thekson se kjo nuk është e gjitha, pasi ka ende për tu zbuluar!

Brad Pitt dhe problemet

me filmin e riRealizimi i filmit të tij të ri ‘World War Z’ ka qenë i mbushur me probleme që nga fillimi, por Brad Pitt i ka kaluar të gjitha pengesat që i janë paraqitur gjatë xhiri-meve të filmit me “zombie”. 49-vjeçari interpreton rolin e shkencëtarit të Kombeve të Bashkuara Bradley Lane, i cili lufton për të shpëtuar njerëzimin nga krijesat e tmerrshme. Në një intervistë për ‘Vanity Fair’, aktori shpjegoi vështirësitë: “Nisëm xhirimet pa e ditur fundin e filmit dhe nuk doli siç e prisnim.” Kjo bëri që skenaristi të rishkruante 40 minuta të filmit dhe të rixhiroheshin skenat e reja. Gjithashtu buxheti për filmin kapërceu 200 milionë dollarë. “World War Z” është një film horror shumë ndryshe nga ata që na ka mësuar Brad Pitt dhe arsyeja që ai ka pranuar rolin në këtë projekt janë djemtë e tij. “Pesë vite më parë unë nuk e kisha idenë se çfarë ishte një zombie. Sot jam një ekspert për shkak të djemve të mi që i pëlqejnë shumë këta filma. Doja të bëja një film për ta dhe prandaj pranova rolin”, shpjegoi aktori 49-vjeçar.

Kristen stewArt

femra që visHet më BuKur

katy perry e bindur në suksesKaty Perry kishte qenë e bindur se ajo do të arrijë sukses që në moshën 17-vjeçare. Këngëtarja shijoi famën për të parën herë kur u zhvendos në Los Angeles si tinejxhere, dhe filloi të punojë me producentin Glen Ballard dhe thotë se ajo ka menduar se është në rrugë drejt të qenit yll. “Në fillim punoja me Glen dhe gjithçka ishte cool. Kisha një veturë Jetta të zezë, ishte vetura ime e parë, dhe mendova se isha asgjë”. “Mbaj mend kush-ëriri im tha, ‘Ti duhet të jesh falënderuese edhe për këtë, pasi mund të të përzënë në çdo moment. I thash, ‘Jo mua. Unë jam e zgjedhura’. Dhe gjithçka u realizua”, ka thënë Perry.

Balotelli ndahet nga FannyAs Fanny Neguesha nuk arriti ta fuste në rrugë të mbarë Mario Balotellin. Historia e dashurisë mes futbollistit të Milanit dhe modeles belge ka përfunduar sipas mediave ital-iane. Kishte një javë që Su-perMario “vërdallisej” vetëm në rrugët e Milanos dhe kishin lindur zëra për një ndarje të mundshme, zëra që më në fund kanë marrë konfirmim. Nuk di-hen ende arsyet e ndarjes, por ajo që dukej vajza ideale për Balotellin, doli se nuk ishte. Vetë sulmuesi i kombëtares italiane ishte shprehur në një intervistë të një muaji më parë se kishte gjetur dashurinë tek Fanny. “Fanny më jep qetësi dhe siguri. Nëse luaj më mirë është meritë e saj”, kishte thënë Balotelli.

kristen Stewart është shpal-lur femra e veshur më bukur për vitin e dytë radhazi. Protago-nistja e sagës

‘Twilight’ mundi aktoren Emma Watson dhe Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton, në sondazhin e revistës ‘Glamour’. Pesëshja e parë plotësohet nga aktorja Emma Stone dhe këngëtarja Taylor Swift.

Page 14: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

14 E enjte 2 maj 2013 •

« BOTA

SUPEROPERACIONET e spiunazhit botërorNË DUAR TË SPIUNËVE

STACIONI XKështu e quante Uinston Church-

illi Stacionin X, Shkolla qeveritare për shifrat dhe kodet e ngritur në një ndërtesë të vjetër pranë qytetit të Bletchleyt, pothuajse 70 kilometra në veri perëndim të Londrës. Eshtë fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Churchilli ka nuhatur qartë se “lufta e fshehtë” është po aq e rëndësishme sa edhe ajo e hapur, ose të paktën e para duhet të shoqërojë të dytën. Të gjithë përpjekjet, si pasojë, duhet të përqëndrohen për të pikasur me-kanizmat që do të lejonin “leximin” e mesazheve të fshehtë të transmetuar nga armiku, mbi të gjitha sistemet e kodifikimit gjerman dhe italian. Suk-sesi i kësaj nisme do të shkojë përtej çdo pritshmërie, por rezultatet e Shkollës së Bletchley do të bëheshin të ditur në vitet shtatëdhjetë të shekullit që kaloi, për të mos ekspo-zuar agjentë dhe deshifrues që ishin ende në aktivitet në periudhën e pa-sluftës. Kështu, gjermanët e zbuluan vetëm gjatë atyre viteve që makinat e tyre elektro-mekanike, Enigma dhe Lorenz, të dyja të konsideruara të përsosura dhe të papenetrueshme, në të vërtetë ishin “dhunuar” që prej vitit 1941 nga kriptoanalistët e Bletchey Park, të cilët i lexonin pasi ishin famil-jarizuar me dërgesat e fshehta naziste. Si mund të shpjegohet praktikisht dështimi i luftës nënujore gjermane në oqeanin Atlantik? E thjeshtë, kripto-analistët britanikë ishin në dijeni për rrugët e transmetuara komandantëve gjermanë përmes mesazheve të shi-fruar nga Enigma.

Duhet thënë se në Bletchley Park punonin matematicienët më të mirë dhe ekspertët e sektorit në vend, njerëz të kalibrit të Alan Turing, Hugh Alexander, Dilly Knox, Harry Hinsley dhe shumë të tjerë. Por ishin të pranishëm edhe lojtarë shahu, “zgjidhësh fjalëkryqesh”, linguistë, eruditë të fushave të ndryshme. Të gjithë persona me një nivel shumë të lartë profesional që mundësuan një progres të dukshëm në shkencën e matematikës dhe që kanë luajtur një rol vendimtar në zhvillimin e infor-matikës. Në Bletchley Park, në fakt, lindi kompjuteri i parë i historisë, i mbiquajtur “Colossus” për shkak të di-mensioneve të tij, që do të rezultonte shumë më i shpejtë se sa makinat shi-fruese elektro mekanike. E gjithë kjo masë informacionesh, të klasifikuar me etiketën “Burimi Ultra” do të ishte i disponueshëm për një numër shumë të kufizuar drejtuesish civilë dhe ushta-rakë. Eshtë e domosdoshme në fakt që aktivitetet e Ultra të mbeten top se-cret (shumë pjesëtarë të vetë qeverisë angleze nuk do të kishin dijeni) për të mos lejuar që gjermanët të fusnin në veprim, nëse do të informoheshin për ekzistencën e Stacionit X, sisteme të rinj dhe makina të reja shifruese.

PROJEKTI MAGICNëse anglezët zbulojnë në Bletch-

ley Park sekretet e Enigmas, nuk janë më të paktë amerikanët kundrejt kodeve japonezë, duke penetruar makinën shifurese japoneze Purple. Lindja zyrtare e projektit përgjithë-sisht bihet dakord se ka qenë data 25 shtator 1940, kur për herë të parë u zbuluan disa mesazhe të shifruar me prejardhje nga Tokio. Megjithatë, origjina e saj mund të jetë që në pe-riudhën pas Luftës së parë Botërore dhe merita fillestare i shkon pa dys-him kripto-analistit amerikan Herbert Yardley. Pasi shoqëroi presidentin Uilson në krye të një ekipi të vogël shifruesish, Presidentin Uilson në konferencën e Versajës 1919, Yardley mori detyrën e penetrimit të kodeve japonezë. Formoi kështu një grup ek-spertësh dhe analistësh të motivuar,

matematicienë, teknikë, linguistë, përkthyes, njohës të gjuhës japoneze. Lind kështu skuadra e famshme e mbiquajtur “Black Chamber” që, bren-da pak kohësh do të arrijë qëllimet e parashikuar. Veprimtaria e saj ka aq shumë sukses saqë në konferencën detare të Uashingtonit në vitin 1921, sa amerikanët janë në gjend-je të negociojnë nga një pozicion i avantazhuar, duke qenë se ishin në gjendje të lexonin udhëzimet që vinin nga Tokio në po të njëjtin mo-ment si delegatët japonezë!

Në vitet që pasuan Yardley u dha

pas interesave të tjera, duke prefer-uar që të punonte për sipërmarrje private, shumë më fitimprurëse se sa shërbimi publik. Pa praninë e tij të vazhdueshme si dhe ekspertizën e veçantë, grupi nis të humbasë goditje dhe Sekretari i Shtetit, Henry Stim-son vendos shpërbërjen e tij, duke e konsideruar tashmë shumë të kush-tueshëm dhe pak produktiv.

Yardley, i cili është kundër, shkruan atëherë një libër me kujtime që shkak-ton sensacion dhe bëhet një best-seller botëror, “The American Black Chamber”, ku rrëfen pa dorashka të gjithë sipërmarrjet e tij të fshehta, mbi të gjitha ato që lidhen me konfer-encën detare amerikano-japoneze.

Skandal në Uashington, furtunë politiko-diplomatike në Tokio! Japon-ezët braktisin menjëherë kodet manu-alë për të kaluar tek ata elektro-me-kanikë. Konceptohen dhe ndërtohen kështu në kohë rekord shifrueset e quajtura “alfabetike modeli 97” (që amerikanët do i quanin Purple), jo shumë të ndryshme në konceptimin bazë nga Enigma gjermane.

Marrja e këtij pozicioni të vendo-sur nga qeveria japoneze detyron amerikanët që të riorganizojnë të gjithë strukturën e tyre si dhe të rinisin kërkimet në sektorin e kripto-

analizës – i braktisur pas mbylljes së Black Chamber – me njerëz të rinj dhe mjete të shumta financiare (këtu lind Signal Intelligence Service). Në krye të strukturës së re vihet një nxë-nës i Yardley, Uilliam Friedman, që në njëzetë muaj punë të palodhur, i ndihmuar nga ekspertë të nivelit më të lartë, arrin më në fund në shtator 1940 të thyejë “kodin e kuq” japonez. Mesazhet japonezë të shifruar kështu nga makinat Purple, do të merrnin emrin e koduar Magic.

Magic do të mundësojë, gjatë luftës, që të kursehen me mijëra jetë njerëzore, por nuk do të shmangë fat-keqësinë e Pearl Harbor, që ndodhi në 7 dhjetor 1941, kur amerikanët

“lexojnë” prej më se një viti mesazhet japonezë. Përse?

Keqfunksionim i shërbimit të fshehtë, çrregullim në zinxhirin e komandës, vonesë me qëllim – nga ana e presidentit Roosevelt – për të mos penguar ngjarjen e si pasojë mposhtjen e izolacionizmit të popullit amerikan duke nxitur indinjatën?

Debati historik është krejt i hapur. Mbeten shumë dyshime dhe pasig-uri. Një gjë, megjithatë është e sig-urtë. Magic, në planin teknik, ka bërë detyrën e vet. Deri edhe mesazhi i shpalljes luftë të Tokios ndaj SHBA

“lexohet” nga kriptoanalistët ameri-kanë në po të njëjtën kohë kur e sheh dhe ambasadori japonez. Katër orë para sulmit të Pearl Harbor!

STERLINAT E HITLERITKomandanti i SS, Alfred Naujocks

quhet në përgjithësi “njeriu që ndezi Luftën e Dytë Botërore”. Ai ishte në fakt autori i gjoja sulmit polak ndaj radios gjermane të Glaivic në 31 gusht 1939, sulm që i dhuroi Hitlerit alibinë e shumëpritur për të pushtuar Poloninë. Por shumë pak vet kujtojnë që në fakt Naujocks ka qenë edhe në origjinë të njërit prej operacioneve më të jashtëzakonshëm të falsifikimit në periudhën e luftës: prodhimi në masë

të madhe i kartëmonedhave false për të destabilizuar ekonominë e një vendi armik. Qëllimi parësor i opera-cionit: mbushja e Britanisë së Madhe dhe perandorisë së saj me stërlina false për të provokuar një inflacion të pakontrollueshëm dhe me pasoja të paparashikueshme. Objektivi dytësor: financimi falas i rrjetit të spiunazhit në favor të nazizmit. Ciceroni, kameri-eri që spiunonte për llogari të gjerma-nëve ambasadorin britanik në Turqi, do të ishte një viktimë par excellence. Kushti thelbësor: stërlinat duhet të jenë kaq mirë të imituara, saqë edhe vetë Banka e Anglisë nuk do të jetë në gjendje të vërejë falsifikimin. Janë këto linjat kryesore të Operacionit Bernhard, i planifikuar me kokëfortësi nga shër-bimet e fshehtë nazistë në fillimet e 1941, miratuar nga vetë Hitleri dhe re-alizuar nga i palodhuri Naujocks.

Problemi i parë për t’u zgjid-hur lidhet me cilësinë e letrës dhe “vjetërimin” e saj. Vihen kështu në punë të gjithë ekspertët që pikasin në Turqi të njëjtin lin që përdoret në Angli nga Banka e Anglisë dhe gjejnë edhe formulën e duhur kimike për tra-jtimin e tij. Megjithatë, letra e siguruar mbetet ende shumë e bardhë. Do të jetë zëvendësi i Naujocks – Bern-hard Krueger, prej të cilit merr emrin edhe oepracioni – që do të arrijë, pas shumë tentativave, të gjejë përbërjen e duhur kimike për t’u dhënë kartë-monedhave një pamje të besueshme për përdorim. Imitimi është i përsosur. Edhe zhurma që bën letra kur zhubro-set është e ngjashme me atë që ndien kur palos stërlinat e vërteta. Premisat janë inkurajuese!

Pasi zgjidhet problemi i letrës, mbetet ai i përgatitjes se cliche-ve dhe të shtypit. Kërkimi për falsifikue-sit, vulosësit, hartuesit, kimistët më të mirë orientohet për nga burgjet dhe kampet e përqëndrimit ku gërmohen elementët më të kualifikuar, mbi të gjitha hebrenj (të dobishëm kur bëhet fjalë për të punuar për madhështinë e Rajhut!) Formohet kështu një grup fill-estar prej afro dyzetë ekspertësh, të koordinuar nga Oskar Skala, një falsifi-kues shumë i aftë çekosllovak i dënuar që përpara luftës. Të gjithë transfero-hen pranë Berlinit, në kampin e përqën-drimit të Sachsenhausen për të punuar ditën dhe natën në operacionin super të fshehtë. Detaji i fundit: vendosja e shifrave te kartëmonedhat. Numrat duhet të jenë autentikë. Agjentë të spi-unazhit që veprojnë jashtë vendit ofro-jnë numrat e serive të stërlinave ende në qarkullim. Për secilën seri kopjohen një mijë numra.

Sasia e parë e kartëmonedhave të prodhuara nga grupi i pabesueshëm i punës, që në momentin e prodhimit maksimal do të numërojë 137 el-ementë, i lë pa gojë hierarkët më të lartë nazistë: e pamundur të dallo-hen stërlinat false nga ato origjinale! Megjithatë, para kalimit në prodhimin industrial, duhet të vazhdohet me verifikimin përfundimtar. Pra nevo-jitet një verifikim i vërtetësisë nga vetë Banka e Anglisë. Kështu, një bankë zvicerane që nuk ka dijeni, me kërkesë të dy industrialistëve nga Dys-eldorfi, i drejtohet Londrës për të ditur nëse 10 mijë stërlinat e ardhura nga Gjermania për një operacion të rëndë-sishëm financiar janë autentike. Një javë më vonë vjen përgjigja, që bën të hidhet nga gëzimi Naujocks dhe të tijtë: Banka e Anglisë i konsideron origjinale kartëmonedhat e dërguara dhe num-rat e serisë janë në qarkullim.

Duke filluar nga ai moment, pro-dhimi i kartëmonedhave (prerje 5, 10, 20 dhe 50 stërlina) do të inten-sifikohet deri sa arrihet në 400 mijë ekzemplarë në muaj! Pas luftës, vetëm rrëfimi i Oskar Skalas (që do të frymëzojnë gjysmë shekulli më vonë filmin austriak Operacioni Bernhard)

Page 15: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

15• E enjte 2 maj 2013

»BOTA

do të zbulojnë detajet e falsifikimit të jashtëzakonshëm (me vlerë afro 150 milionë stërlina, një shumë kolosale për atë periudhë), një instrument i frikshëm spiunazhi agresiv, koncepti i të cilit do të përdoret edhe në ditët që do të vijnë.

NE KURTHIN E MOSKESOperacioni Manastir i ideuar nga

Moska në gusht 1941 – disa muaj pas sulmit befasues të Hitlerit – u krye në bashkëpunim me NKVD, policia poli-tike dhe kundërspiunazhi, si dhe GRU, spiunazhi ushtarak me qëllim penet-rimin e rrjetit të agjentëve progjerma-në që vepronin në Bashkimin Sovjetik. Truri përgjegjës për nismën është Pavel Sudoplatov, një super spiun i famshëm, që në kujtimet e tij të botu-ar në fundin e viteve nëntëdhjetë do të tregonte edhe faktet e operacionit.

Objektivi i Operacionit Manastiri është që të krijojë një strukturë me gjoja kundërshtarë të regjimit sovje-tik, kryesisht mes të mbijetuarve të fisnikërisë së dikurshme ruse e shty-pur prej Revolucionit të Tetorit. Pa-varësisht spastrimeve të tmerrshëm të njëzetë viteve të mëparshëm, shumë familje të aristokracisë cariste, në fakt kanë arritur që në një farë mënyre të integrohen në shoqërinë e re socialiste. Dhe është pikërisht në ambiente të tillë që Sudoplatov e drej-ton vëmendjen e tij. Kërkimi nuk do të jetë i gjatë. Pikaset një farë Glebov, banor në ish manastir (prej ku vjen ndoshta emri i operacionit) në qytetin e Novodevichy. Glebov deklarohet i disponueshëm, duke bërë gjithësesi të ditur që, duke marrë parasysh moshën e tij të thyer, mund të luajë vetëm një rol ndikimi duke ndezur një farë atmosfere të kundërshtimit ndaj regjimit. Më shumë se kaq nuk mund të bëjë. Atëherë, roli operativ i mis-ionit i ngarkohet një tjetër pasardhësi të një familjeje të vjetër fisnike, i ri në moshë dhe anëtar i NKVD: Alexander Demyanov, me emrin e koduar “Max”. Glebov, politikani dhe Max, operativi, do të punojnë shumë mirë së bashku.

Detyra parësore e Demyanov është që të infiltrohet në radhët gjermane dhe t’i propozojë armikut bashkëpunimin e një gjoja organizata filo gjermane, Prestol, në pritje të një qeverie provizore për të krijuar sapo territoret e pushtuar nga Vermahti të jenë të shtrirë mjaftueshëm.

Kështu, në dhjetor të atij viti, De-myanov/Max hidhen në veprim. Pas një marshimi shumë të gjatë me ski, gjendet në anën tjetër të kufirit i maskuar si një dezertor i ushtrisë së kuqe, përfaqësues i një grupi që mbështet nazistët.

Natyrisht që Max i bëhen të gjithë kontrollet e rastit. Pasi u nënshtrohet seancave të gjata të marrjes në pyetje, i infiltruari ia del shumë mirë, duke u përgjigjur gjithmonë me ton, me ar-gumenta solidë dhe siguri bindëse. Megjithatë, kupton menjëherë se nazistëve nuk u interesojnë shumë motivacinet e tij ideologjikë dhe as planet e tij për një bashkëpunim të ar-dhshëm politik. Si prioritet, spiunazhit nazist i intereson të gjejë elementë të përshtatshëm për të “përgatitur” terrenin në Moskë, në pritje të ard-hjes së trupave gjermane. Max vetëo-frohet. NKVD nuk mund të priste më mirë. Një njeriu i saj ngarkohet që të organizojë një rrjet spiunësh në fa-vor të pushtimit nazistë! Ç’rast më të mirë mund të ketë për t’i eleminuar të gjithë, teksa pikasen dhe rekruto-hen. Kështu Demyanov, sipas plan-eve të shërbimit të fshehtë gjerman, hidhet në fshehtësi me parashutë pranë Moskës në vitin 1942. Riven-dos kontaktet me qendrën operative dhe të gjithë agjentët progjermanë që ai zbulon më pas burgosen, vriten ose kooptohen. Në të njëjtën kohë angazhohet për disinformimin aktiv,

duke u ofruar nazistëve lajme falsë. Gjermanët janë absolutisht të bindur se e kanë në anën ë tyre: aq të bindur sa në vitin 1971 (pra shumë kohë para zbulimeve të Sudoplatov) Reinhard Gehlen, një tjetër përgjegjës i shër-bimeve të fshehtë nazistë, në librin e tij “Shërbimi. Kujtime” i thur lavde kontributit të vyer të dhënë nga Max!

Demyanov do të jetë tejet produk-tiv përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së konfliktit dhe do u shkaktojë dëme të dukshëm forcave të armatosura gjermane. Në vitin 1944, për shem-bull, nis një tjetër operacion intok-sikimi informativ. Lë të kuptohet që një brigadë gjermane po sulmohet në rajonin e Beresinas, në Bjellorusi. Në fakt, brigada gjermane është kapur

tashmë dhe oficerët e saj janë de-tyruar me forcë që të bashkëpunojnë për vënien në skenë të mashtrimit. Përforcimet ajrore dhe tokësore nisen menjëherë në ndihmë të ushtarëve të rrethuar dhe bien pa rrugëdalje në kurthin e ngritur nga Armata e Kuqe. Demyanov është kaq produktiv saqë vetë shërbimi i fshehtë anglez (në atë kohë Londra dhe Moska ishin aleate) ndjen detyrën që të lajmërojë kolegët sovjetikë për ekzistencën e një “urithi” që furnizon me informacione të çmuar nazistët në lidhje me operacionet ushtarakë të Bashkimit Sovjetik.

Sigurisht, nuk dyshojnë që bëhet fjalë për një urith të fabrikuar nga vetë Sudoplatov, një realizues i për-sosur i lojës së dyfishtë, një prej spiu-nëve më të zotë sovjetikë, protago-nist absolut i Operacionit Manastiri.

MASHTRIMI I MADHNjë ditë të bukur maji të vitit

1944, në një zonë rurale në jug të An-glisë një zotëri i qetë, Sydney George Cripps, një besnik i Madhërisë së Saj, trembet jo pak kur sheh nga dhoma e tij e ndenjes se shumë tanke janë duke përshkuar tokat e tij. Nuk ka as kohë të irritohet kur vëren i habitur se tanket nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Shumë kurioz, Cripps del nga shtë-pia, i afrohet vendit ku kanë kaluar dhe vëren që toka nuk është prekur shumë. Çfarë po ndodh? Cripps vëren nga larg një skenë të dytë që e lë edhe më të habitur. Një dem, i shqetësuar prej kolonës së çuditshme, i vërsulet njërit prej tankeve dhe e godet me brirë. Tanku... shfryhet! Më në fund ar-rin të kuptojë. Tanket janë të sajuar. Janë mjete të mëdhenj prej kauçuku që të parë prej së largu të krijojnë përshtypjen se janë mjete të vërtetë të blinduar. Cripps është duke parë fil-limin e operacionit më të famshëm të “intoksikimit informativ” të realizuar ndonjëherë nga anglo-amerikanët.

Shqetësimi parësor është që të ngatërrohen nazistët për vendin e

zbarkimit të madh për hapjen e të ashtuquajturit “fronti i dytë”. Kështu që është e nevojshme të bëhet Ber-lini të besojë, për të përcarë forcat e tij, që aleatët do të kryejnë jo një, por disa zbarkime në veri dhe në jug të Europës. Operacione për të cilët do të angazhohen tetëdhjetë divizione (në fakt janë vetëm 40 në dispozicion). Si pasojë, duhet të bëhet i besueshëm projekti, duhen “krijuar” nga hiçi dyzetë divizione virtualë, me armatime, tanke, avionë, njerëz, gjithçka e sajuar me rig-orozitet. Angazhimi duhet të jetë total. Nga suksesi i zbarkimit varet në fakt rezultati përfundimtar i luftës. Hitleri ka ende pozicione domethënës mbro-jtës në Francë (“Muri i Atlantikut”) dhe shkencëtarët e tij po punojnë me shpe-

jtësi për armën absolute. Nëse Fyhreri reziston dhe ka kohën për të ndërtuar bombën atomike... lufta është e humbur!

Operacioni Fortitude zhvillohet në tre drejtime të ndryshëm: në Veri (op-eracione në Norvegji në përpjekje për të mbajtur të gozhduar në terren 380 mijë ushtarët gjermanë që kanë push-tuar vendin); në jug (të bëjnë të besojnë që zbarkimi do të ndodhë në Calais dhe jo në Normandi ku ishte programuar); Jug II (aktivitete të mëtejshëm pas zbarkimit).

Për të koordinuar iniciativat e mistifikimit ngarkohet një veteran i Luftës së Madhe, një ekspert i fushës, koloneli Rory McLeod, i cili vendos “zyrat qendrore” në një kështjellë pra-në Edinburgut. Angazhon një skuadër të shkëlqyer operatorësh dhe shifrue-sish, që nisin një shkëmbim shumë intensiv mesazhesh telefonikë dhe përmes radios, disa të qartë disa të koduar. Gjermanët vihen në lëvizje dhe pyesin çfarë ka prapa gjithë këtij aktiv-

izmi. Shumë shpejt pikasin shënjestrat e aleatëve por kanë nevojë për veri-fikime të mëtejshëm në terren.

Kështu, aktivizojnë agjentin e tyre më të mirë në Britaninë e Madhe: Joan Pujol Garcia, i quajtur Garbo. Por nuk e dinë që Garbo prej kohësh punon në të vërtetë për aleatët. Prej tij do të marrin vetëm lajme të rremë.

Eshtë projekti Fortitude Sud që parashikon skenarin më të sofistikuar: përqëndrimin në jug të Anglisë të tre trupave të armatës, dy të parët të vërtetë, i treti i sajuar. Ky i fundit është korpusi i tretë i armatës amerikane, i quajtur FUSAG, i dalë prej fantazisë së strategëve të shërbimit të fshehtë. Do të simulojë nisjen e tij nga jugu i Ang-lisë drejt veriut të Francës, në drejtim të rajonit të Pas de Calais, ku Berlini është gjithmonë e më i bindur se do të ndod-hë zbarkimi: mes Calais dhe Dover, pika më e ngushtë e kanalit.

Kështu avionët gjermanë që mbikëqyrin brigjet angleze nga ana e Dover, mund të vërejnë armatën e fu-qishme e përbërë në fakt nga avionë prej druri, mjete zbarkimi dhe tanke prej kaucuku, disa kinse depozita kar-buranti, që pret të pushtojë pikërisht veriun e Francës. Pilotët nazistë nuk e vënë re që kursehen prej kundëra-jrorëve britanikë, të cilët i lejojnë atyre të fotografojnë skenografinë e përgati-tur, edhe me ndihmën e specialistëve të kinemasë që simulojnë shkatërrimin e depozitave të karburantit.

Fortitude Sud në fund do të funk-sionojë aq mirë sa që, menjëherë pas zbarkimit të trupave të para aleate në brigjet e Normandisë, komanda e lartë gjermane do të hezitojë plot 48 orë përpara se të vendosë të dërgojë për-forcime në frontin e ri, pasi ende nuk e

ka kuptuar strategjinë e aleatëve. Dy ditë të gjata pasigurie fatale për na-zistët, dy ditë gjatë të cilave aleatët konsolidojnë kullat e tyre të rojës, lejojnë mbërritjen nga Anglia të ar-matës së gjeneralit Bradley duke ni-sur kështu çlirimin e Europës.

Asnjëherë si në rastin e Fortitude, shërbimet e fshehtë nuk i kanë shër-byer kaq mirë nismës ushtarake, në një kontekst bashkëpunimi të shkëlqyer politiko-strategjiko-operativ.

LUFTA E FSHEHTEGjatë Luftës së Ftohtë, shërbimet

e fshehtë sovjetikë luajnë një rol thel-bësor në sektorin e subversionit, për të dobësuar kundërshtarin dhe ndih-muar ngjitjen në pushtet të grupeve të lidhur me ideologjinë marksiste. Në pjesën më të madhe të vendeve të Botës së Tretë, shërbimi i fshehtë sovjetik shfrytëzon situatat me gue-rilas që ngrenë krye, mbi të gjitha

në ish kolonitë europiane. Agjencitë perëndimore, nga ana e tyre, kryejnë aksione të shumtë klandestinë në zonat ku ka influencë Moska.

Për BRSS, objektivi është ai i destabilizimit të kundërshtarit (duke shkaktuar greva, manifestime pro-teste, sabotazhe) për ta paralizuar dhe lehtësuar marrjen e pushtetit nga ana e elementëve komunistë. Meto-dat revolucionare, të ngjashme me ato të konceptuara prej vetë Leninit, përdoren gjerësisht në vendet që janë drejt rrugës së dekolonizimit. KGB specializohet në subversioninin dhe ekspertiza e saj mbulon përgjithësisht katër veprimtari parësore: furnizimin me armë, formimin ideologjik, lidhjen me grupe të tjerë klandestinë, kon-takte me shërbime specialë prosovje-tikë. Edhe GRU (shërbimi i fshehtë i ushtrisë) merr pjesë në këta opera-cione me një forcë speciale të quajtur Spetsnaz. Kjo shfaqet për herë të parë në skenën ndërkombëtare në rastin e pushtimit të Çekosllovakisë në vitin 1968. Një grup i saj merr menjëherë kontrollin e aeroportit të Pragës, ndërkohë që një tjetër skuadër, e in-filtruar në qytet, vijon me arrestimin e udhëheqësve të vendit, duke pen-guar çdo lloj rezistence të organizuar. Në krah të njerëzve të KGB, Spetsnaz përgatit terrenin edhe për pushtimin sovjetik të Afganistanit. Pasi ka thyer rezistencën e gardës presidenciale, njerëzit e forcës speciale, të maskuar si ushtarë afganë, vrasin presidentin Hafizullah dhe i paraprijnë mbërritjes së forcave të rregullta ushtarake.

Në Uashington, Pentagoni që ka trashëguar pas luftës sektorin op-erativ të OSS (Office of Strategic Ser-vices) nuk është shumë entuziast për përfshirjen në aksione paramilitarë gjysmë klandestinë. Pra kufizohet në vënien në dispozicion të strukturave të tij për stërvitjen e agjentëve. Kur më në fund, në vitin 1947 lind CIA, ushtaratkët janë shumë të kënaqur që t’ia besojnë asaj operacionet e spiu-nazhit që shpesh kanë pasoja politike.

Duke filluar që nga viti 1948, si pasojë, Shtëpia e Bardhë ngarkon CIA-n që të realizojë aksione të fshehtë kundër interesave sovjetikë në botë, për të nxitur revoltën në BRSS dhe vendet satelitë. Për CIA-n është një lloj rikthimi në misionet e OSS gjatë Luftës së Dytë. Shumëfishohen kësh-tu operacionet klandestinë paramili-tarë: në Korenë e Veriut, në Filipine, në Tibet, në Indonezi, në Kubë, në Vietnam, Peru, Bolivi, Kili dhe në Af-ganistan. Megjithatë, gjithë kjo e lar-gon agjencinë nga ai që është voka-cioni fillestar: kërkimi i informacionit parandalues, informacioni në të gjithë gamën e aktiviteteve.

Operacioni më i rëndësishëm klandestin paramilitar ka qenë zbarki-mi i kundërshtarëve të Kastros në Kubë, në Gjirin e Derrave në 1962. Agjencia është e bindur se mund të ndezë tek popullsia zjarrin e revoltës kundër regjimit. Siç dihet, operacioni do të jetë një dështim i madh, edhe për arsye politike, që nga ndryshimi i presidentit (nga republikani Eisen-houer tek republikani Kenedi). Dështi-mi në Gjirin e Derrave nxjerr në pah se si CIA nuk ka as personelin dhe as struk-turat për të realizuar projekte kaq të mëdhenj. Operacionet paramilitarë ka-lojnë gradualisht sërish tek Pentagoni. Por CIA nuk do të pushojë së marri me operacione klandestinë.

Paralelisht, agjencia në bashkë-punim me shërbimin e fshehtë anglez dhe në kuadër të strukturave të NATO, krijon në Europë rrjete të rezistentëve të fjetur. Misioni i tyre është që në rast se sovjetikët pushtojnë vende perëndi-more, ata të angazhohen në akte guer-ilas, sabotazhi në prapavijën e forcave të Paktit të Varshavës. Prej këtu edhe emri i koduar i projektit: Stay Behind.

Page 16: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

16 E enjte 2 maj 2013 •

« personazh

Dikur i konsideruar një prej njerëzve më të pasur të Rusisë, sot është shndërruar në ruajtës

bagëtish në një fshat të Moskës. Është kjo historia e rusit German Sterilgov, i cili dikur ka gëzuar gjithçka që mund të t’i ofrojë jeta një miliarderi: limuzinat, avionët privatë, jahtet e shtrenjta, në të cilat zhvilloheshin party, ku thir-reshin yje të botës së filmit nga mbarë bota. Dhe kjo deri në vitin 2005, kur ai hoqi dorë nga gjithçka për të jetuar së bashku me familjen e tij jetën e një fshatari të varfër, por jo të ditëve të sotme, por të epokës cariste. “Shumica e miqve të mi kujtonin se isha çmen-dur, por tashmë mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Jam shumë më i qetë se shumica e oligarkëve, të cilët janë futur në një luftë të ethshme për t’i bërë ballë krizës ekonomike globale”, - thotë Sterilgov, sot 42 vjeç. Ai ka qenë dikur mik i pronarit të “Çel-sit” Roman Abramoviç, i cili thuhet se ka humbur një pjesë të mirë të pas-urisë së tij (më shumë se 15 miliardë dollarë), apo Alisher Usmanov, i cili zotëron pjesën më të madhe të ak-sioneve të “Arsenalit”, me një pasuri prej rreth 10 miliardë dollarë, e cila thuhet se është reduktuar ndjeshëm. “Unë në krahasim me ta jam shumë më i qetë këtu, se s’kam më ç’të hum-bas. Nuk varem nga tregu dhe ajo që marrë është e mjaftueshme për të gjithë familjen time”, - shprehet ish-oligarku. German Sterilgov e ka fituar pasurinë në moshën 24-vjeçare, kur

reale apo mashtrim? historia e njeriut që tentoi të sfiDonte putinin

Oligarku sterligov, si e braktisi luksin

për të jetuar si fshatar i kohës së carit

ai filloi tregtinë mes Rusisë ish-komu-niste për shkëmbimin e mallrave, duke u bërë kështu milioneri i parë i Rusisë pas Revolucionit të Tetorit në vitin 1917. Në biznesin e tij kanë qenë punësuar rreth 2500 punëtorë, duke u futur kështu asokohe në rangun e Bill Gayes, Ted Turner apo të Rokfel-erëve. Por ai i dha lamtumirën apar-tamentit të tij në Nju-Jork, Manhatan, me pamje nga statuja e lirisë, zyrave në Uoll-Strit dhe “Central London”, pasurive në Gjenevë, kështjellës në Borgonjë të Francës, ndërsa Ajlona, e shoqja, do t’i zëvendësonte stolitë e shtrenjta me veshje tradicionale fshatare: shami, fustane të gjata, të ngjashme me përshkrimet e grave ruse në veprat e Tolstoit në shekul-lin e 19-të. Çifti dhe katër fëmijët e tyre ngritën fillimisht një çadër në një pyll dhe më pas ndërtuan një shtëpi prej dërrase, pa energji elek-trike, në temperatura që shkojnë deri në -45 gradë celsius. Baraka prej dër-rase do të ishte gati vetëm dhjetë ditë para se Ajlona, gruaja e ish-oli-garkut, të sillte në jetë fëmijën e tyre të pestë, të cilin e lindi pa asistencë mjekësore, por me ndihmën e të sho-qit. “Për një milion vjet nuk dua më t’i kthehem jetës që bëja, me shtëpi në Rublykova (rezidencë për miliarderët rusë në periferi të Moskës), jahteve luksoze, bentley e kështu me radhë. Unë jam i lumtur me paqen time në fshat, gruan dhe fëmijët si dhe me bagëtitë e mia”, - thotë ai.

Vitet e para të tregtisëIshte viti 1992 kur German shijoi

për herë të parë frytet e tregtisë së tij. Por krijimi i perandorisë së parave jo domosdoshmërisht i dha atë që kërkonte. Gjithmonë ishin nën kërcën-imin e ndonjë rrëmbimi apo atentati për shkak të lidhjeve të biznesit apo kontratave që firmoste. “Në dy vitet e parë ne ndryshuam banesën jo pak, por 23 herë. Sapo stabilizoheshim në një vend, vinte German dhe thoshte se duhej të lëviznim përsëri, - tregon Ajlona, bashkëshortja e ish-oligarkut. - Shumë prej atyre që im shoq ka bashkëpunuar sot nuk jetojnë më”, - vazhdon ajo. Shumica e oligarkëve në Rusi punësojnë ish-anëtarët e forcave speciale si truproja për shkak të arm-iqësive të shumta në fushën e konkur-rencës. Ajlona rrjedh nga një familje që kishte lidhje gjaku me ish-liderin e Kremlinit Nikita Hrushov: “Unë jam njeri që nuk dua të huaj në shtëpinë time, por më duhet të bëja përjash-time, pasi gjithmonë duhej të lëvizja me truprojë. Për një kohë menduam ta braktisim Moskën dhe u vendosëm në Majfair (një nga lagjet me luksoze në Londër), por dhe atje nuk gjenim qetë-si. Ne ishim shumë të pasur në një vend ku shumica e njerëzve ishin të varfër dhe ku vrasjet apo rrëmbimet për shkak të biznesit ishin bërë diçka e zakonshme. Kjo ishte e tmerrshme. Sa herë dilja, unë kisha të paktën dy truproja me vete. Një herë na u desh të punësonim rreth 60 oficerë të ish-

forcave speciale, - thotë Ajlona, e cila mbështet dhe nga burri i saj. – Ishim, si të thuash, zogj në një kafaz luk-soz. Duke qenë super të pasur, ishim skllevër të saj, nga e cila tashmë fatmirësisht jemi të lirë”, - shton Ger-man. Madje, një herë Sterilgov filloi të dalë në publik me gra të tjera për të dhënë mesazhin se ai dhe Ajlona ishin ndarë. Kjo lloj dredhie përdorej nga shumë çifte të pasurish, sidomos gjatë epokës së egër kapitaliste të Boris Jelcinit. “Nuk mundeshim në as-një çast të gëzonim me familjen tonë, pasi gjithmonë na duhej të jetonim të ndarë, për shkak se ishim shënjestër e bizneseve rivale, që preferonin rrëm-bimin e grave dhe të fëmijëve. Ne e dinim që do të kishim dhe vështirësi, por s’na shkonte mendja se mund të shkonte deri këtu”, - thotë Sterilgov. Por një tjetër faktor kyç në vendimin për të braktisur gjithçka ishte dhe përpjekja fatkeqe e Sterilgovit për të sfiduar Putinin në zgjedhjet presiden-ciale të vitit 2004. Ai u ndalua pak para zgjedhjeve me akuza nga më të ndryshmet, duke humbur kështu dhe miliona dollarë që kishte investuar në fushatën elektorale. “Ai erdhi në shtëpi, hodhi në dysheme xhaketën dhe tha: ‘Unë nuk mund të bëj më as-gjë në këtë vend! Le të gjejmë një jetë të re”, - kujton Ajlona. Ata zgjodhën të ecin prapa në kohë, duke zgjed-hur jetesën e fshatarëve në kohën e sundimit carist në një fshat rreth 60 milje larg Moskës. “Ne tani kemi

German Sterilgov, në vitin 1992

Dhali Sergiy pozon me armë

Page 17: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

17• E enjte 2 maj 2013

»personazh

Pavarësisht të gjitha deklaratave të Steligrov dhe histor-isë së pabesueshme, duket se pas mjekrës dhe sjelljes

ortodokse të ish-oligarkut tus gazeta “Russian Biznes” e akuzon si mashtrues dhe ndërtues të një firme piramidale në rajonin, ku pikërisht ai ishte vendosur. Shkrimi i mësipërm i përket vitit 2009, por që atëherë duket se njeriu që kish vendosur të braktiste gjithçka ka ndryshuar shumë. Sipas gazetës ruse, ideja e tij e shkëmbimit të mallrave rezultoi një skemë piramidale financiare, ku ranë viktima jo vetëm shumë biznesmenë, por dhe qytetarë të thjeshtë. Me idenë se do të përfitonin para nga shkëmbimi i mallrave, shumë banorë rajonalë të zonës kanë investuar në shoqërinë që ai ngriti nga 30 mijë deri në 350 mijë euro. Megjithëse pritën të merrnin paratë e premtuara, sërish në këmbim Sterilgov nuk u dha asgjë. Por historia nuk mbaron me kaq. Igor Sadovnich, nga Omsku, ishte i pari që kërkoi të largohej nga sistemi mitik i krijuar nga Stelingrov, por pak ditë pasi e kishte deklaruar këtë ai vdiq në një aksident me makinë në rrethana të dyshimta. E njëjta gjë ndodhi dhe me një biznesmen amerikan, i përzier me Stelingrov, i cili vdiq pasi u “rrëzua nga shkallët”. Shumë nga ish-ortakët e Stelingrov janë kthyer tashmë në paditësit të tij në gjykata. “Russ Business News” ka dokumentuar se vetëm në 9 muaj në vitin 2009 Stelingrov ka arritur të mbledhë rreth 2 milionë euro kursime të të mashtruarve të tij. Sipas gazetës, një suport

të madh mashtrimit të Stelingrov i është dhënë dhe nga me-dia, për të cilën ai ka shpenzuar shuma marramendëse për të paraqitur projektin e tij. Gazeta hedh dyshime se të njëjtin mit ka përdorur edhe përpara vitit 2005 dhe se tërheqja e tij në fshatin rus nuk është bërë nga mërzitja me jetën e miliar-derit, por për të shmangur armiqësitë e shumta që kishte nga të mashtruarit e tij. Sipas gazetës, familja Stelingrov ka ëndërruar të jetojë në Kremlin dhe kishte një imazh fals për pasurinë e saj. Sipas gazetës, Steligov ka blerë vitin e kaluar një shtëpi luksoze nga ish-sportisti Aleksandër Fjdorov, të cilën tashmë e ka kthyer në një fortesë. Peri-metri është rrethuar nga tela me gjemba dhe jashtë ka roja me kallashnikovë, ku dëgjohen shpesh të shtëna armësh. Thuhet se vetë Sterilgrov e bën këtë për të trembur fqinjët. Kjo ka bërë që fqinjët e tij të ankohen dhe të bëjnë një denoncim te prokurori i zonës, gjë që e ka qetësuar disi situatën, por jo për shumë kohë. Sipas raportimeve, në shtator ai goditi kalin e Fjdorovit me xhipin e tij qëllimisht dhe sulmoi gruan e ish-pronarit me thikë. Vetë Fjordorovët mallkojnë ditën që Sterilgov erdhi në fshat. Jo vetëm kaq, por tashmë u ka prerë dhe dritat me pretendimin se kabllot që furnizojnë shtëpinë tjetër të Fjodorvit kalonin nëpër pronën e tij. “Fytyra e vërtetë e Germanit është vështirë për t’u njohur. Mjekra është e vërtetë, por gjithçka tjetër është e diskutueshme”, - mbyll komentin e saj gazeta ruse.

dy shtëpi modeste. Kjo që po shihni është shtëpia dimërore. Ne mbajmë këtu pulat, patat, gjelat, disa dhi dhe nja dy lopë. Nuk janë shumë, por janë mjaftueshëm për të ushqyer familjen. Kemi dhe një shtëpi tjetër nja 12 milje larg që këtu, që e përdorim për gjatë verës për kullotë”, - thotë Sterilgov. Që kur kanë ikur në vitin 2005, çifti ka djegur çdo foto të jetës së tyre të mëparshme, ndërkohë që German e ka ndaluar familjen për të parë tel-evizor apo të kenë akses në internet. “Nuk dua që fëmijët e mi të helmohen nga këto gjëra. Më mirë të mbledhur rreth tavolinës për të diskutuar rreth një libri, sesa të shikojnë mbeturinat që shfaq televizori.” Djemtë, Arseny 10 vjeç, Sergey 11, Pantelejmoni 6 dhe Mikhei 4 vjeç, nuk shkojnë në shkollë. Prindërit kanë zgjedhur me kujdes mësuesit, që u vijnë në shtëpinë e tyre për t’u mësuar matematikën, historinë ruse, artin etj. Pelageja, e bija e madhe e çiftit, sot 18-vjeçe, shkon në Univer-sitetin e Moskës dhe mund të marto-het vetëm me një person që merr dhe miratimin e babait. Me shaka German thotë: “Ju lutem nxirreni foton e saj. Ai që do të martohet me vajzën time do të ketë si pajë 300 hektarë tokë.”

Rritja e fëmijëveFëmijët janë rritur në mënyrë rig-

oroze sipas metodës ortodokse ruse dhe Sterilgrov i mbron me fanatizëm mënyrat e tij të edukimit. “Pelageja flet greqisht, spanjisht dhe anglisht.

Të gjithë lexojnë libra në sllavishten e vjetër, gjë që e kam hasur te shumë pak mësues”, - thotë ai. Fëmijët veç shkuljes së perimeve, mbajtjes së lopëve ndi-hmojnë babain në ndërtimin e banjave tradicionale prej druri, të cilat i shesin për rreth 200 dollarë njërën. “Më shtren-jtë për të pasurit dhe më lirë për të var-frit. Ndërtojmë dhe shesim dy të tilla në javë në Nizhnevasiljevskoje, fshatin më të afërt, dhe me ato para blejmë veshm-bathje, ushqim dhe paguajmë mësuesit e tyre.” Ata dalin dhe për gjueti dhe djemtë më të mëdhenj dhe Pelagja janë shumë të zotënë gjatjen me armë. Në familjen Sterilgov ndalohet rreptësisht duhani, një zakon i vjetër i German, tashmë është kthyer në tabu.

E megjithëse ka hequr dorë nga

gjithçka, sërish kjo nuk i ka ndaluar kërcënimet ndaj ish-miliarderit. Ka-bina e parë e tyre u dogj para disa vjetësh, ndërsa qeni i tyre u helmua. Që nga ajo kohë në fillimin e pronës së tij është vënë një tabelë, e cila të paralajmëron se hyrja është e ndaluar dhe vendi ruhet nga qentë. Ndërsa hyrja e personave me armë do të kon-siderohet sulm i armatosur dhe do të qëllohen pa paralajmërim. Familja ka një tualet të brendshëm dhe një lavatriçe, e cila është e vetmja orendi e shekullit të 21-të. Kuajt dhe karroca përdoren për transporte të ndryshme, ndërsa për ujë është hapur një pus. Kur ata u nisën për të jetuar në këto vise të egra, nuk kishte energji ele-ktrike, ndriçoheshin me qiri, ndërsa

German Sterilgov, në vitin 1992

për ngrohje përdorej soba e drurit, e cila është funksionale edhe sot. “Para pesë vjetësh, pas shumë mundimesh, vendosa energjinë elektrike. U gë-zova shumë, sa thashë se po vdisja nga lumturia”, - thotë Ajlona. Mënyra e jetesës si në kohën e carit është e vlefshme dhe për vizitorët. Femrave vizitore në shtëpinë Sterilgov u është lajmëruar të vishen në mënyrë tradi-cionale. Shtëpia ka dy dhoma gjumi. Ajlona me të bijën flenë në njërën prej tyre, ndërsa Sterilgov ndan dhomën tjetër me katër djemtë. Pavarësisht mënyrës së habitshme të jetës, sërish shtëpia ka një ndjenjë ngrohtësie dhe dashurie familjare, e cila sfidon dhe të ftohtët vrasës jashtë. Fëmijët janë të bindur ndaj babait të tyre, por

jo të frikësuar nga ai. Kanë një sjellje inteligjente shumë të avancuar për moshën dhe u janë mësuar format e mbijetesës, gjë që nuk u mësohen të rinjve të sotëm modernë.

Idetë për të ardhmenGjithsesi, Sterilgov duket se nuk

është i tërhequr nga dhuntia e tij e vjetër për të bërë biznes. “Një ditë isha ulur në një trung peme dhe kup-tova se kjo ishte koha ideale për një ide të re, e cila do të ndihmonte këta oligarkët e bllokuar nga rrjetat e siste-mit të vjetër të të bërit biznes. Kështu që gërmova te rrënjët e një lisi dhe nxora jashtë disa miliona euro, që i kisha fshehur.”

A është një shaka puna e eurove të fshehura në rrënjët e lisit? Ndoshta, sepse për një ish-miliarder nuk i dihet kurrë, por ajo që dihet është se prej tre vjetësh ai së bashku me disa ish-kolegë ka ndërmarrë një biznes të ri, i cili konsiston në shkëmbimin e mall-rave apo shërbimeve sipas mënyrës së vjetër para se të shpikej paraja. Mund t’ju duket e habitshme, por ide-ja e tij është duke funksionuar sërish dhe Sterilgov është në negociata për të hapur një degë në Londër. Ai e quan këtë “transaksion mallrash në kohë krize”, përmes të cilit kompanitë mund të shkëmbejnë mallrat apo shërbimet e tyre, në vend që të paguajnë me para cash, aq të vështira për t’u gjen-dur “Kjo është si puna e pagesave elektronike për paratë, nuk lidhet me dollarë, euro apo rubla, por vetëm me mallra”, - shpjegon ai. Megjithëse i ur-ren, Sterilgov shpjegon se mund të ar-rihet duke përdorur kompjuterin dhe internetin për të krijuar zinxhirët e marrëveshjeve për mallrat, me qëllim që ekonomia të lëvizë sërish përpara. Deri tani ekonomistët janë pesimistë për idenë, por ai thotë se “koha do të tregojë se kush ka të drejtë”. Po edhe në rast se Sterilgov do të rezultojë i suksesshëm, sërish kjo s’do të thotë se ai do t’i rikthehet jetës së tij të mëparshme. “Unë tani jam vetëm një fshatar i zakonshëm. Një rojë pulash, patash dhe gjelash deti, kështu që Putin nuk duhet të shqetësohet më nga prania ime.” Në lidhje me pasuritë e oligarkëve dhe vështirësitë e tyre ai thotë: “Do të isha tepër naiv po të mendoja se ata do të ktheheshin në lypës rrugësh, por perandoritë e tyre janë të dënuara me vdekje. Në shumë mënyra ato janë ndërtuar me para borxh, fajde dhe në rritje jo reale të biznesit. E shikoni se ç’po ndodh? Çdo ditë e më shumë shfaqen më pak, sepse janë shumë të zënë për shpëtimin e asaj që kanë. Por këshil-la ime është tjetër. Në vend që të kurseni, shpenzoni gjithçka që keni për të ndërtuar një sistem tjetër më të qëndrueshëm dhe frytet nuk do të vonojnë.” Në lidhje me marrëdhëniet aktuale me ish-kolegët e tij oligarku Sterilgov shprehet: “Shumë prej tyre në të vërtetë janë xheloz për jetën që bëj. Edhe ata, si unë, janë të lodhur duke qenë të burgosur dhe duke jetu-ar çdo moment me frikë se mos u rrë-zohet perandoria e parave. Shikomëni mua! Bredh i qetë dhe i lirë me kalë, si të isha ndonjë kozak. Nuk kam asnjë shef mbi kokë dhe asgjë që mund të më kërcënojë”, - thotë Sterilgov.

DenonciMi i gazetës “russian Biznes neWs”

sterilgov, pas njeriut të thjeshtë fshihet një mashtrues i madh

Page 18: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

18 E enjte 2 maj 2013 •

« Dossier

nga gëZim Zilja

në kohën kur kompetencat e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës dhe të au-toriteteve lokale u zhvendosën tek Komi-

sioni Ndërkombëtar i Kontrollit (Comision de Control Internacional), vërehet reduktimi i rolit të organizmave kontrollues (zyrat e financës në qendra dhe Prefektura) dhe mveshja e kompe-tencave të kontrollit tek organizmi i ri ndërkom-bëtar. Organi zyrtar i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, ”Perlindja e Shqipëniës” shpalljen e saj mbi qeverimin e ri e fillonte me frazën:

”Me këtë mënyrë përfaqësonjësit e Evropës q’i kish venduar Konferenca e Londrës për t’a kontrolluar e për ta ndihmuar punimin e sundim-taries së vendit, e morrën në dorë frenin e qeverrimit me shpresë se, kështu do të harrjet ma shpejtë qëllimi i parë i Komisies: të shesh-uarit e shtetit të ri mbi themele të shëndosha, të cilat t’a forcojnë jetën e paskëtajme e ta venë përparimin në rrugën e tij të drejtë”. Formacioni i ri i këtij Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit përbëhej nga gjashtë supervizorë që përfaqë-sonin Fuqitë e Mëdha dhe konkretisht Francën, Italinë, Anglinë, Austro-Hungari, Gjermaninë dhe Rusinë. Pika 4 e Vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha të marrë në Londër, më 29 korrik 1913 vuloste se “Kontrolli i adminsitratës civile dhe i financave të Shqipërisë i besohet një komisoni ndërkombëtar të përbërë nga delegatët e gjashtë fuqive dhe një delegat i Shqipërisë. Kompetencat e këtij komisioni do të zgjasin dhjetë vjetë dhe në rast nevoje mund të zgjaten”. Këtë vendim Kryetari i Qeverisë së Për-kohëshme Ismail Qemali e priti me ndjenjë dësh-përimi sepse në një kohë kur Shqipëria shpallej principatë e pavarur, sovrane e trashëgimore pa asnjë lidhje varësie me Turqinë, në një shtet as-njanjës nën garancinë e Fuqive të Mëdha, nga ana tjetër vihej nën kontrollin ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha, kontroll ky që kishte formën e një protektorati që nuk pajtohej me pozitën e shtetit shqiptar të pavarur.

Më 16 tetor 1913 këto supervizorë u ven-dosën në Vlorë. Që në kontaktet e para që ven-dosi Kryetari i Qeverisë u prir që të ndikonte pranë tyre për zgjidhjen e dy problemeve të mprehta si caktimin e delegatit shqiptar pranë këtij komisioni dhe problemin e administrimit të Shkodrës dhe vendosjes së marrëdhënieve me Qeverinë e Vlorës. Për këtë u hodh ideja nga delegati francez që të zgjidhej Ismail Qemali si delegat i shtatë në KNK, po kjo ide s`u pranua. Pati dhe propozim nga Ismail Qemali që të zgjid-hej Luigj Gurakuqi që kishte dhënë prova në mbrojtje të kauzës shqiptare. Në mbledhjen e 30 tetorit 1913 më në fund me ndërhyrjen e Aus-trisë dhe të Italisë u vendos që delegati shqiptar në KNK do të ishte Myfid Libohova.

Të ardhurat financiare, të cilat mund t’i re-alizonte vendi u bënë një objekt special synimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK). Që në fillim këto supervizore iu drejtuan Qever-isë së përkohëshme të Vlorës dhe autoriteteve lokale (Durrës dhe Lezhë) me kërkesën që të njoftonin për sasinë e të ardhurave dhe të da-lurave, në vendet që qeveriseshin prej tyre, me preteksin e nevojës së informimit për vendim-marrjet e rëndësishme vijuese. Objektivi kryesor i komisionit sintetizohej në deklarimin e super-vizorit të ngarkuar me çështjet e administrimit të drejtësisë (Alessandro Leoni), që “të gjitha të ardhurat e Shqipërisë, të centralizohen nën mbikqyrjen e drejtëpërdrejtë të komisionit”. Në fakt, kërkesa për sigurimin e këtyre të dhënave do të shërbente vetëm si pretekst për formimin e një grupi për kontrollin e financave të Qever-isë së Përkohëshme të Vlorës. Për këtë qël-lim Komisioni formoi një grup prej tre vetësh , i cili përbëhej nga Krajeëski, delegat i Francës; Lembi,delegat i Anglisë dhe M.Libohova, delegat i Shqipërisë. Grupi në fjalë kishte për detyrë kontrollimin e financave. Ai këtë punë e bëri në Qeverinë e Përkohëshme të Vlorës edhe pse u kundërshtua nga I.Qemali, i cili kishte kërkuar

që për këtë veprim të njoftohej më parë me shkrim. Kështu, Komisioni në mbledhjen e njëm-bëdhjetë, të datës 20 nëntor 1913, e formuloi letrën që do t`i drejtohej Ismail Qemalit, lidhur me revizionin (verifikimin) e llogarive të Qever-isë së Përkohëshme me këtë përmbajtje: “…kam nderin t’Ju njoftoj se zz.Lamb, Krajeëski dhe My-fit beu u caktuan nga komisioni për riorganizi-min e llogarive, ashtu siç ua kërkuat.”

Përveç punës inspektuese pranë Qeverisë së Vlorës, supervizorët ndërmorrën disa turne inspektimi në Shqipërinë e Mesme e të Veriut për grumbullimin e të dhënave mbi të ardhurat e qeverive lokale të këtyre territoreve. Pavarë-sisht se KNK-ja ishte e ngarkuar me detyrë “që të kontrollonte administratën civile dhe fi-nancën e Shqipërisë”, ajo nuk u kufizua vetëm në këto çështje, por vepronte për nënshtrimin e plotë të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, duke ia ngushtuar asaj vazhdimisht rrethin e veprimit, sidomos për kontrollin e financave. KNK-ja në të gjitha rastet e çështjeve të disku-tuara në mbledhjet e komisionit asnjëherë nuk i la vend vetveprimit dhe inisiativës së Qever-isë së Vlorës. Sa herë që ajo kundërshtonte, ai i kundërpërgjigjej duke i shtuar presionet. Kështu që KNK u bë dalngadalë një faktor pengues, në vend që ta asistonte Qeverinë e Vlorës, ia mbylli shtigjet dhe i ngushtoi sferën e veprim-tarisë. Në artikullin “Fuqia e sotme e Komsies së Kontrollit”, gazeta “Perlindja e Shqipnies”, do të shkruante se “Komsia [KNK] ka mbajtur fuqien administrative e financiare dhe një të drejtë të posaçme plotëkontrollimi mbi qeverien Shqip-tare që do të bëhet”.

Këtë pozitë të pandryshuar e mbajti KNK-ja dhe gjashtë muajt e ardhshëm kur delegatët eu-ropianë miratuan Statutin Organik të Shqipërisë të përgatitur sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të 29 korrikut 1913. KNK-ja do të vazhdonte të kryente mbikqyerjen e shtetit të ri shqiptar sipas afatit të vendosur prej 10 vjetësh, duke qenë organ kontrolli dhe mbartës kryesor i pushtetit në Shqipëri, që do të përfaqësohej me Princ Vidin i cili u zgjodh nga Fuqitë e Mëdha në krye të fronit shqiptar.

ADMINISTRIMI I KONTROLLIT FINANCIAR NË VITET 1920-1924

1. Mendime mbi Këshillin Kontrollues të Financave dhe vendi i tij në Statutin e Zgjeruar të LushnjesFuqitë e Mëdha europiane në tetor 1913,

në krye të Shtetit Shqiptar caktuan Vilhelm Vi-din. Më 7 mars 1914 ai erdhi në Shqipëri, dhe më 17 mars të po atij viti ngarkoi Turhan Pashë Përmetin me formimin e qeverisë. Në Shqipëri u vendos regjimi i Princ Vidit, i cili u sanksionua me Statutin Organik të Shqipërisë të hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Sta-tuti mund të konsiderohet si një akt me karak-ter kushtetues. Si i tillë pati rëndësi sepse ishte një akt organik i shpallur mbi bazën e idesë së pavarësisë së shtetit shqiptar nga Perandoria Osmane, dhe shënoi një hap në konsolidimin e tij duke vendosur formën monarkiste të qever-isjes në Shqipëri. Statuti me karakter monarkist krijoi një shtet gjysmë sovran dhe gjysmë ko-lonial dhe hapi rrugën për krijimin e një shteti liberal. Përsa i përket kontrollit të administratës civile dhe financave të Shqipërisë ai mbetej nën kontrollin e KNK, siç ishte vendosur në vendimin përfundimtar të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913. Statuti Organik i Shqipërisë i 10 prillit 1914, në kapitullin e Fi-nancave (neni 141) theksonte “se organizimi i mëparshëm i financave do të jetë në fuqi dhe ndyshimet që mund të bëheshin mund të qenë vetëm të dorës së dytë.” Në Kapitullin e VI të Administratës lokale kontrolli i financave në të gjitha ndarjet administrative në nivel vendor, si në prefekturë, sanxhak, kaza dhe nahije do të kryhej nga këshilli i tyre, të cilët kishin të drejtë të hartonin jo vetëm buxhetin por të ushtronin dhe kontrollin e administrimit të financave.

Gjatë sundimit gjashtëmujor Princ Vidi bëri

përpiekje të lidhej me elementë demokratë, përveç atyre konservatorë që mbizotëronin në skenën politike shqiptare duke u përpiekur të ruante balancën ndërmjet interesave të Fuqive të Mëdha në Shqipëri. Por nën presionin e tyre bëri lëshime në dëm të sovranitetit të shtetit shqiptar dhe në favor të qarqeve ekspansioniste greke duke pranuar Protokollin e Korfuzit. Pas shpërthimit në maj të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme kundër tij, dhe me fillimin e Luftës së Parë Botërore në gusht të 1914, ekuilibri politik ndërmjet Fuqive të Mëdha u prish dhe ai hum-bi mbështetjen ndërkombëtare. Më 3 shtator 1914 princi u largua nga Shqipëria. Qeveria e tij dështoi si brenda vendit ashtu dhe në marrëd-hëniet me jashtë. Prin Vidi nuk kishte vullnetin e domozdoshëm për të përballuar situatën e vështirë në të cilën kalonte vendi.

Situatë mjaft e nderë u krijua në Shqipëri dhe me shpërthimin e Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme më 1914-1915, kryengritje e cila shpërtheu për shkak të pakënaqësisë së fsha-tarësisë kundër zgjedhës sociale të përfaqësuar nga regjimi i Princ Vidit, nga mosmarrëveshjet e brendshme ndërmjet vet personaliteteve poli-tike shqiptare, ndërmjet tyre dhe ushtarakëve të huaj si dhe shtresave të ndryshme të sho-qërisë shqiptare. Haxhi Qamili ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914-1915. Në fazën e dytë të kry-engritjes kundër qeverisjes së Vidit, ai doli me parrullat “Duam Babën, duam flamurin turk, duam gjuhën turke”. Ai ishte për përmbysjen e Princ Vidit e të qeverisë së tij, bashkimin e Sh-qipërisë me Turqinë, vendosjen e një princi turk në Shqipëri. Veprimtaria e Haxhi Qamilit karak-terizohej nga një përzierje e normave fetare is-lame dhe normave civile bashkëkohore. Ai ishte në krye të djegies së sarajeve të Esat Toptanit. Në nëntor 1914, kryengritja e udhëhequr prej tij goditi rëndë strukturat e shtetit dhe vuri në rrezik pavarësinë e tij. Kjo u shfrytëzua si pretekst për agresionin e forcave të armato-sura sërbe kundër Shqipërisë në qershor 1915, agresion që u mbështet dhe nga Esat Toptani*.(Enciklopedia Shqiptare. Vëll. II. Botim i Akad-emisë së Shkencave. Tiranë 2008. Fq. 1373-1375. Po aty. Vol. III fq. 2139)

Situata rëndohej dhe nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e cila pati pasoja të rënda poli-tike dhe ekonomike për vendin. U vu në rrezik ekzistenca e shtetit kombëtar Shqiptar.Territori i Shqipërisë u pushtua nga forcat e armatosura të shteteve ndërluftuese duke e shëndruar atë në shesh lufte. Pozita e tij u vështirësua dhe nga nënshkrimi i traktateve midis fuqive për coptimin e trojeve të tij, siç ishte Traktati i Fshehtë i Lon-drës i prillit të vitit 1915, ku shteti Shqiptar nda-hej midis tre vëndeve fqinje. Në prill të 1917 në luftë kishte hyrë dhe ShBA, e cila u pa me interes nga shqiptarët sepse në një nga aktet e para të qeverisë amerikane ishte Deklarata e Presidentit Vilson, ku nënvizohej se ShBA nuk do të njihte traktatet që ishin përfunduar pa pjesëmarrjen e tyre. Me këtë shfaqej një rast për rishikimin e traktateve të lidhura gjatë luftës, pra dhe të Trak-tatit të Londrës. Gjithashtu dhe programi i shpal-luar në janar të 1918 nga presidenti Vison mbi rregullimin e pas luftës mbi bazën e «14 pikave» ku ndër to kishte një pikë (pika 11) që u kushtohej problemeve të Ballkanit, influencuan dhe patën peshën e tyre në zhvillimin e situatës të viteve të fundit të Luftës së Parë Botërore, dhe ngjadhën shpresa tek shqiptarët për një mbështetje dhe për mos njohje të traktatit dhe të marrëveshjeve të tjera dy palëshe të ndërmara nga shtetet ball-kanike dhe Itali në dëm të kufijve të saj.

Gjatë luftës ekonomia e vendit pësoi shkatërime të ndjeshme. Në mbarim të saj, i gjithë territori i vendit u pushtua nga forcat fit-uese të luftës, largimi i të cilave u bë i mundur në gusht të 1920, forcat ushtarake italiane, dhe në fund të 1921 ato serbe. Fati i pavarësisë së vendit qe në rrezik si pasojë e vendimeve të Konferencës së Paqes(1919-1920) e organi-zuar nga Fuqitë e Mëdha fituese të luftës. Ajo

nuk i përfilli kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar për të ruajtur pavarësinë dhe tërrësinë tokësore të shtetit si dhe të rishikonte kufijtë në favor të tij. Konferenca nuk zbatoi as parimin e kombësisë dhe as atë të vetvendosjes së popu-jve. Në vitet 1919-1920 u hartuan nga fuqitë fituese disa marrëveshje për të arthmen politike dhe territoriale të Shqipërisë ku përcaktohej ngushtimi dhe cungimi i territoreve të saj. Në janar të vitit 1920 fuqitë europiane përgatitën coptimin më të thellë të Shqipërisë midis tre shteteve fqinje Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Në këto kushte kur dhe qeverija e Durrësit e dalë nga Kongresi i Durrësit i mbledhur më 25 dhje-tor 1918, nuk arriti të bëhej një përfaqësuese mbarë kombëtare dhe të qe e aftë për të mbroj-tur interesat e vendit, bëhej i domozdoshëm thir-rja e një kogresi mbarëkombëtar që të mbronte Shqipërinë e njohur zyrtarisht me caktimin e ku-fijve të 1913-ës nga një komision ndërkombëtar dhe të frenohesh ekspansioni i shteteve që do të përfitoninme ndarjen e territoreve shqiptare.

Këtë mision e morri Kongresi i Lushnjes, që i zhvilloi punimet në 28-31 janar 1920 me pjesë-marrjen e 50 përfaqësuesve nga të gjitha krahi-nat e Shqipërisë. Me vendimet e rëndësishme që morri ai i hapi rrugën zhvillimit të një lëvizjeje të re demokratike drejt kushtetuimit të Shtetit Sh-qiptar si një shtet Sovran. Pavarësia e shpallur më 28 nëntor 1912 u riafirmua nga ky Kongres, i cili i dha të drejtën shtetit shqiptar të qeverisej pa mandat dhe protektorat të huaj. Ky Kongres për-caktoi dhe parimet kushtetuese të tij, që gjetën zbatim në veprimtarinë e organeve që zgjodhi, siç qenë qeveria e re me Sulejman Delvinën në krye, zgjedhja e Këshillit të Naltë dhe Senatit , që më pas morri emrin Këshilli Kombëtar.

Akti më i rëndësishëm që u miratua nga Kon-gresi i Lushnjes ishte “Bazat e Kanunanores së Këshillit të Lartë”, i cili përbëhej nga gjashtë pika dhe aprovonte parimet kushtetuese të shtetit shqiptar. Në historinë e së drejtës kushtetuese shqiptare ai njihet me emrin “Statuti i Lush-njes”. Mbi bazën e këtij akti filluan të vepro-jnë organet kryesore duke zbatuar vendimet e rëndësishme që i përcaktoi ky Kongres. Me sig-urimin e bashkimit administrativ të Shqipërisë, vëmendja e Këshillit Kombëtar dhe e qeverisë u përqëndrua në stabilizimin ekonomik dhe finan-ciar të shtetit. Fillojnë të dallohen raportet kon-trolluese juridiko -kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë. Në bisedimet e tij një vend të konsiderueshëm zunë bisedimet për problemet financiare dhe rrugët që duheshin gjetur për zgjidhjen e tyre. Qeveria e Sulejman Delvinës dhe ministri i Financave Ndoc Çoba ndërmorrën disa masa. Ata komunikuan me të gjithë minis-tritë për paraqitjen e pasqyrave të shpenzimeve brenda vitit buxhetor, që t`i jepte mundësinë të studionin të ardhurat, të mbulonin shpenzimet dhe të kontrollonin të gjitha zyrat financiare. Kjo hasi në vështirësi për shkak të situatave të ndera që kaloi vendi gjatë luftrave dhe trazirave politike, ku nuk kishin mundur të mbanin llogari të rregullta, dhe nuk kishin një kontabilitet të qartë nga ku mund të kuptoheshin të ardhurat nga shpenzimet e shtetit. Nuk kishte llogari për taksat e mbledhura dhe shpenzimet administra-tive. Po kështu shteti ndodhej në fazën filles-tare të organizimit të tij dhe para tij shtroheshin problem për zgjidhje: ruajtja e pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar.

Zanafillat e kontrolleve të këtij rregjimi i sho-him nga fundi i vitit 1920 dhe fillimi i vitit 1921, kur ankimet dhe protestat e popullit të Shkodrës, detyruan qeverinë të urdhëronte ngritjen e një Komision Kontrolli, për të kontrolluar shpen-zimet e Frontit të Koplikut. “Besojmë se Komi-sioni Kontrollues, -shkruante gazeta “Tarabosh” që dilte në Shkodër - ka me krye pa ansi detyrën e vet tuj kenë se asht i përbëmë prej atdhetarve t’njoftun e të ndershëm, si Ministër Floqi, Kolo-nel Tatzati e Angjelin Suna”.

Sinjalet e parregullsive të ndryshme finan-ciare janë dhënë nga Kryeministria e asaj kohe me anë të anëshkrimit dokumentar nr. 2020 të datës 3. 9. 1922, ku tërhiqte vëmendjen se shumë zyra financiare që kanë për detyrë me nxjerrë të ardhurat shtetrore, nuk i dorëzojnë të hollat rregullisht në arkat financjare të shtetit. Në këtë anëshkrim cilësohej se: “Një veprim i tillë jo vetëm që është kundra rregullave financiare dhe transferon zyrat e tjera relative në zyra financjare e doemos dhe në veprime jashtë kompetencave të tyne, por damton në mënyrë të papëlqyeshme dhe interesat shtetnore”. Gjendur para kësaj situ-ate, Kryeministria porosiste gjithë zyrat financi-are, që sasinë e të ardhurave financiare që nxjer-rin t’ia dorëzonin rregullisht shtetit. Të ardhurat

kontrolli i financave të shtetit Dhe komisioni nDërkombëtar i kontrollit

Vendimi i Konferencës së Londrës dhe emërimi i Mufit Libohovës

Page 19: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

19• E enjte 2 maj 2013

»Dossier

e buxhetit ishin më të pakta se shpenzimet. Në Shqipërinë e atyre viteve nuk kishte as moned-hë kombëtare dhe as institucione bankare për emetimin e monedhës dhe të kreditit.

Në vitin 1922 një akt i plotë kushtetues u adoptua nga Këshilli Kombëtar, zgjerimi i statu-tit të Lushnjes, i cili u mbështet tek Bazat e Ka-nunanores të Këshillit të Lartë dhe u njoh si Sta-tuti i Shtetit Shqiptar i vitit 1922. Ai afirmonte parimin e njohur të ndarjes së pushteteve dhe përfaqësonte një akt kushtetues me karakter demokratik kombëtar dhe origjinal. Ai shënoi një ndryshim të dukshëm parë nga të gjitha pikë-pamjet në krahasim me statutin organik që u hartua nga KNK.

Në të vendin e Kryetarit të Shtetit e zuri për-kohësisht Këshilli i Naltë, i cili nuk u morr me ra-portet institucionale kontrolluese-raportuese në vazhdimësi.

Qeveria simbas neneve 41 dhe 42 të Statutit të Zgjeruar të Lushnjes duhet të ishte tërësisht nën kontrollin e parlamentit. Në këtë Statut, mjeti thelbësor i kontrollit mbi ekzekutivin mbe-teshin Komisionet Hetimore. “Për mbrojtjen e interesave të përgjithëshme Parlamenti detyro-het në çdo rasë të veçantë, të formojë në gjirin e vet komisi hetimesh për të studiuar çështjet e faktet që lidhen me të. Komisitë hetuese kanë të drejta me kërkuem shpjegime me gojë e me shkrim si prej autoriteteve botore ashtu edhe prej privatëvet. Mund të kqyrin edhe të gjithë aktet zyrtare që tu duken të nevojëshme” .

Kompetencat e parlamentit Statuti i shtrinte në çështje të tilla që në vështrim të parë dukej se i përkisnin vetëm të ashtuquajturit pushtet ekzekutiv, siç qenë çështjet në fushën e finan-cave dhe sidomos ato të buxhetit. Ai, jo vetëm aprovonte buxhetin e shtetit, por kontrollonte dhe zbatimin e tij (nenet 35-39).

Për ushtrimin e një kontrolli të vazhdueshëm në fushën e financave, Statuti ngarkonte Këshil-lin Kontrollues të Financave (nenet 75-79). Për-caktimi i të drejtave të këtij Këshilli me ligj të posaçëm si dhe mënyra e zgjedhjes së tij, nga një numër dyfish që propozonte parlamenti, e bënin të qartë prezencën e këtij të fundit edhe në ushtrimin e kontrollit të financave. Konkret-isht, dispozitat e kapitullit të Këshillit Kontrol-lues të Financave, në Statutin e Lushnjes para-qiteshin me këtë konfigurim:

75. Financat e shtetit kontrollohen prej Këshillit Kontrollues të Financavet.

76. Organizimi i këtij këshilli, mënyra e ush-trimit të zyrave të tij dhe cilësitë e miseve që e përbajnë, caktohen në ligjën e posaçme.

77. Të drejtat e këtij këshilli janë kontrolli preventiv dhe represiv i llogarive të gjithë Ad-ministratës së Shtetit si dhe ato q’i caktohen në ligjën e posaçme.

78. Miset e këtij këshilli emnohen kësodore: Parlamenti propozon nji numër dyfish të misvet të nevojshëm dhe Këshilli i Naltë emnon gjysmën e tyne me vendimin e Këshillit Ministruer.

79. Patundëshmia e misvet të këshillit kon-trollues të financave sigurohet në mënyrën e caktueme në këtë Statut për miset e Gjyqit të Diktimit, me ndryshimin q’i asht vetëm për 5 vjet prej ditës së emnimit të secilit prej tyne”

Për të konsoliduar besimin dhe garancitë për mosvënien dorë dhe ruajtjen e vlerave mon-etare, në sistemin e parakushteve që kondi-cionionin emrimin në detyrën e arkëtarit dhe administrimin e mjeteve monetare u vendos dorëzania. ”Jeni të porositur që mbas sodi, mbas ligjës të merrni dorëzanie nga ata nënpunës që merren me të holla. Dorëzanitë kanë me iu dorë-zue Zyrës së Financës së vendit, e cila asht e detyrueme me ia paraqitë Ministrisë së Finan-cave për me e ruejtë në arkë të përgjithëshme” - porosiste Ministri i Punëve të Mbrendëshme A.Zogu me shkresën nr 3758,datë 19.7.1920.

Gjithashtu, administrimi dhe kontrolli i kundërv-leftës financiare të pullave si letra me vlerë të nominuar zyrtarisht, kaloi në nivele rigoroziteti dhe kujdesi të dukshëm. Qarkorja e M. P. Mbrendëshme e vitit 1921 për Prefekturat urdhëronte marrjen e masave urgjente “për vjeljen e kundërvlerës së pullës zyrtare (10 qint.ari) për çdo shkresë që lëshohej e përmbante pullë dhe që destinohet për tu paraqitur zyrave shtetrore”. Prandaj, në këtë akord Ministri i Punëve të Mbrendëshme R. Fico?? porosiste: ”këto të ardhura të rregjistrohen në një libër të veçantë dhe do të mbahen në arkë të fi-nancës nën kontrollin e Krye Zyrtarit financeuer. Në ato vende ku nuk gjendet zyrtari i financës detyrohen sekretarët e Nënprefekturave që, të kontrollojnë këto llogari për hesap të financës nën vërejtjen e nënprefektit. Të hollat me gjithë lloga-rinat do t’ja dorëzojnë financës për çdo krye mueji”.

Si masë tjetër e sistemit përmirësues të kontrollit financiar në vitet ’20-të konsiderohet sigurimi fizik i vlerave monetare. Ndërsa par-ashtronte situatën kritike të deriatëherëshme, Ministria e Punëve të Mbrendëshme u tërhiqte vërejtje në një qarkore gjithë Prefekturave të vendit për mossigurimin e kushteve për ruajtjen e mjeteve monetare të Bashkive. ”Po shifet se ndër disa bashkie të hollat po mbahen në arka të drunjta ose nëpër shtëpi të arkëtarit ose kry-etarit, gja që sjell parregullimin dhe shumë herë shpërdorime. Jini të lutun, të detyroni Bashkitë e atij qarku që medoemos të kenë kasë të hekurt dhe vetëm në to të ruhen të hollat e Bashkisë, e jo siç u tha mësypri të mbahen nëpër shtëpira”.

Për të rimëkëmbur këtë ekonomi dhe për të përballuar nevojat e saj, në vitin 1922 qeve-ria shqiptare i drejtoi Lidhjes së Kombeve një kërkesë për hua afatgjatë, por që su pranua nga ajo. Ndërkohë Lidhja e Kombeve për ta ndihmuar iu përgjegj se do ti dërgonte një këshilltar finan-ciar të saj dhe caktoi hollandezin J. Hunger. Ai er-dhi në Shqipëri në qershor të vitit 1923 dhe lidhi një kontratë pesë vjeçare me qeverinë. Kontrata u zbatua vetëm për një vit dhe u ndërpre sepse qeveria kishte mungesa të theksuara financiare. Z. Hunger bëri mjaft raporte dhe në një prej tyre flitej për abuzimet alarmuese në gjirin e qever-isë e burokracisë shtetëror. Gjatë kohës që punoi pranë qeverisë Z. Hunger midis të tjerash trajtoi dhe fillimet e organizimit zyrtar e kushtetues të kontrollit të financave të shtetit shqiptar duke dhënë indikacionet mbi domosdoshmërinë e një instituti me fytyrë perëndimore që do të kontrol-lonte financat të cilat i bëri dhe publike. J. Hunger tërhoqi vëmendjen për mospërfshirjen e propo-zimit të parë të tij në rendin e ditës së Parla-mentit të vendit, dhe për këtë do të shprehej se “mjerisht, asht për të ardhë keq…se nji projekt që i përkiste krijimit të një Cour des comptes, kaq e nevojëshme për vendin nuk u adoptua.” Shpesh herë propozimet e Hungerit u shpërfillën, dhe kjo vinte sepse kërkesat e tij sipas mendimit të deputetëve mund të qenë të realizueshme për një shtet që gëzonte qëndrueshmëri të lartë politike dhe jo për Shqipërinë e asaj kohe.

Këshilltari i Qeverisë Hunger në Raportin e Dytë të tij për platformën e punëve të ard-hëshme të Qeverisë, duke pranuar me rezervë aktivitetin kontrollues të Ministrisë së Finan-cave, nënvizoi si prioritet të pazëvendësueshëm misionin e revizionimit të financave të shtetit prej një organi të pavarur.

“Nji nga pikat e riorganizimit financiar - thek-sonte ai - do të jetë krijimi i nji “Cour des Comptes” krijim i diftuem jo vetëm për arësyet për të cilat asht në vendet e tjera, financat e të cilëve janë në rend më të mirë , por edhe për të vazhduem nji kontroll preventif mbi shpenzimet, ky kontroll i domosdoshëm në këtë vënd, edhe sikur të mos hyjë në rolin e nji “Cour des comptes”....

Krijimi i një organizmi kontrollues simbas per-ceptimit perëndimor, ishte një angazhim vijues i devizës së Kryetarit të Shtetit të asaj kohe, Ah-met Zogut, i cili në një deklaratë publike dhënë për gazetën “Shtypi” shpaloste bindjen se “Sh-qipërija do t’i sillet jetës së perëndimit me çdo mënyrë . I kemi kërkue Lidhjes së Kombeve nji organizator për financat, të cillit do ti apim 75 mijë fr.ari në vjet. Me nji fjalë do të ndjekim për-parimin oksidental”. Këtë orientim properëndi-mor të shtetit shqiptar, e hasim dhe në shëni-met mjeshtërisht të renditura të zvicerianit Karl I.Hoffer, që e njihte Shqipërinë nga koha e sundimit turk. Nën titullin “Shqipëria si kje e si asht”, ai informonte se “…kam formue në mend-jen t’eme nji mendim ose gjykim mjaft të shqyr-tuem e të kjartë. Tue përkrahë Shqipnin e kohës së paraluftës e të kohës së luftës me Shqypninë e sotme, nuk mund të them tjetër veçse përpa-rimi asht aq i madh sa nuk mund të mendohet!”.

Me këto lëvizje që u bënë nga qeveria në këtë kohë, të bien në sy aktivizimet e strukturave in-spektuese si p.sh inspektimet e kryera në Zyrën Bujqësore të Vlorës (në gusht të vitit 1923), etj. Komisioni i posaçëm për kontrollimin e llogarive të kësaj Bashkie u ngrit në bazë të urdhërit tel-egrafik të Ministrisë së Financave dhe procedurat në shqyrtimin dhe kontrollimin e llogarive përf-shinin vitet 1920-1923. Ai përbëhej nga Drejtori i Financave të Gjirokastrës, Drejtori i Financave të Vlorës, Prokurori i Gjyqit të Shkallës së Parë dhe një Anëtar i Këshillit të Bashkisë së Vlorës.

Për organizim kontrollues financiar mendime dhe studime të vyera u bënë dhe nga intelek-tualët shqiptarë. Me mjaft vlerë është trajtimi teoriko-praktik i të drejtës sundimore të botuar në në vitin 1923 nga Avokati Dr. Kristo Flloqi. Në të ai nënvizoi se ”nën qeverinë e Ahmet Zogut

për të parën herë u trajtua një projekt-ligjë për një zyrë të këtillë kontrolli”. Domosdoshmërinë e tij ai e komentonte me faktin se “për me veprue rregullisht mashina administratore është nevoja të vrojtohet e kontrollohet”.

Duke qenë se organet drejtuese (sundimore) mund të bëjnë gabime e shkaktojnë faje, ai ana-lizonte se kontrolli administrativ vepron simbas nevojave në shumë mënyra dhe shpaloset në disa forma:

a. Kontroll i Administratës prej anës së Par-lamentit.

b. Kontroll i administratës prej administratës më të epërme simbas rendit hijerarqik.

c. Kontrolli i administratës prej popullit me anë të gjykatës administratore.

Parlamenti përveç veprimtarisë ligjbërëse ka dhe një detyrë tjetër shumë të rëndësishme, “kjo është kontrolli që bën mbi veprat e qeverisë dhe veçanërisht mbi ato të administratës dhe të nëpunësve që e funksionojnë”. Kontrolli par-lamentar shtrihet mbi gjithë administratën dhe nëpunësit e saj dhe mbi çdo veprim të posaçëm administrues. Këtë aktivitet vrojtues e kontrol-lues Parlamenti e kryen përmes hetimeve se si zbatohen ligjet. Sipas optikës së viteve 1920-30 të drejtat e kontrollit Parlamentar ishin:

• Kontrolli ndëshkon çdo veprim të pal-igjshëm të administratës;

• Ka të drejtën me heqë vërejtje për çdo paudhësi, padrejtësi e pakujdesi për interesat e gjalla të shtetit;

• Ka të drejtë të disaprovojë sjelljet e padrej-ta te qeveritarëve (kabinetit) për çdo dëm e faj që kanë shkaktuar prej djallëzije, tinëzije, paku-jdesie ose pazotësije”.

Shume rrallë takon që një nënshtetas të gjejë të drejtë , për një dëm që i shkakton një organ i administratës, drejtë përdrejtë prej Parlamentit. Për këto arësye Parlamenti me kontrollin që bën nuk mund të kënaqë veçanërisht shumë njerëz. Prandaj është e nevojëshme një lloj tjetër kontrolli më e afërt me administratën qendrore e vendore. Këtë lloj kontrolli e vepron vetë administrata me anë të organeve të saj të cilët në këtë pikëpamje veprojnë hierarkisht, d.m.th “më e nalta shkallë administratore kontrollon e qorton më të ultën”.

Nisur nga rregulli i njohur që çdo autoritet më i lartë gëzon të drejtën dhe detyrimin për kon-trollin e autoritetit më të ulët, është parashikuar që: më i madhi nëpunës administratuer mun-det të kontrollojë më të voglin duke anulluar (prishur) jo vetëm ato veprime që kanë punuar jashtë ligjës, por edhe ato që u vepruan kot e paarësye, ose janë të tepërta, ose janë bërë kundër interesit të shtetit dhe të popullit.

Megjithatë, pavarësisht dobësisë që ka kjo formë e kontrollit, dhe kjo nuk është e mjaftueshme. Elemente tipizues ilustrativ të kësaj forme kontrol-li janë aplikuar në vitin 1922, që është shpërfaqur përmes dokumentit esencial, Statutit të Kryqit të Kuq Shqiptar, (aprovuar nga Këshilli i Naltë i Shtetit Shqiptar më 4. 5. 1922). Më hollësisht statuti para së gjithash konfiguronte përgjegjësinë administra-tore të kësaj organizate për tu përgjigjur e dhënë llogari para institucioneve qendrore shtetërore. Sikundër përcaktohej në nenin 4 të kësaj rregul-lorje të përgjithëshme, “mbas ligjit të Kryqit të Kuq, nyji 19 të pranuem prej Qeverijes, shoqënija asht nën kontrollimin e Ministrieve të Punëve të Mbrendëshme e të Luftës”. Statuti vërente se për administrimin e këtij institucioni emërohej një kryetar honorifik, i cili emërohej nga Qeveria me dekret regjenti. Ky i fundit e caktonte Drejtorin e Pergjithshëm si administrator të shoqërisë. Sek-uenca që na intereson në këtë dokument historik lidhet rigorozisht me kompetencën e Drejtorit të Përgjithshëm për të ngritur Zyrën e Kritikut, që perceptohej si mekanizëm fshikullues i dobësive në fushën e përdorimit rigoroz të frang-areve të shoqërisë dhe përcaktohej në nenin 24 të këtij Statuti. Tagri e autoriteti mbikqyrës i Kryetarit të Kryqit të Kuq, si përfaqësues i kupolës shtetërore në raport me Drejtorin e shoqërisë shfaqet në rregullimet e bëra përmes nenit 26 të tij. “Kry-etari kur e sheh të arësyeshme kontrollon me një anëtar të Qeveries simbas nenit 10 ose pa anëtarë të Qeveries”.

Forma e tretë e kontrollit rrok gjyqet adminis-trative. Me anën e këtij mjeti përfitohet e drejta dhe gjendet mënyra se “si duhet t’a veprojë kon-trollin e tij mbi nëpunësin dëmprurës të adminis-tratës”. Ky mjet i ligjshëm quhet ankim.

Më tej nënvizohej se qëllimi i kërkesave ose ankesave të popullit të dëmtuar është ky që i damtuari kërkon prej administratës të ndrequrit e dëmit që ju shkaktua prej moszbatimit të drejtë të një ligje ose urdhëni, prej djallëzisë së nëpunësit dëmtues, prej pakujdesisë që rrëfeu, prej pazotë-

sisë ose edhe prej mosmarrëveshjes së çështjes.Punimi i Dr.Kristo Flloqit të bind se ankimet

kishin karakter botor, shtetëror e të përgjith-shëm dhe se administrata kur i paraqitej një an-kim duhet të hetonte në dy drejtime:

- kur veprimi i nënpunësit ishte një veprim administrator ose jo?

- kur ishte vepruar simbas ligjës apo kundër tij?Një set i veçantë i Gjyqeve Administratore

është Zyra e Kontrollit të Llogarive (Cour des comptes). Kjo zyrë do të arësyetonte nëse për-dorimi i të hollave të shtetit (qoftë për nxjerrjen, ashtu dhe për të shpenzuarit e tyre), bazohej në ligje e dispozita të posaçme, për të argumentuar nëse të ardhurat edhe shpenzimet e shtetit sig-uroheshin prej çdo keqpërdorimi.

Nevojën e formimit të një institucioni për kontrollimin e financave e kishin artikuluar shumë studies dhe profesionistë të fushës së fi-nancave që në vitet 1920-1923. Kështu, në arti-kullin “Buxheti dhe kontrollimi”, drejtori i gazetës “Elbasani” A. Hastopalli me forcë vinte theksin tek domosdoshmëria e kontrollit të financave shtetërore, e në rradhë të parë të buxhetit që ishte ligji i të ardhurave dhe shpenzimeve të vendit. “Kontrollimi i buxhetit,- shkruante Has-topalli - asht nji nevojë aq e kjart dhe e kthjellët, sa q’i shifet e tepërme ç’do fjalë a provë q’i mund të bahet mbi të, pse asht e ditun q’i gjendja e vërtetë e nji buxheti i mirë a i keq, sido q’i të jetë mund të matet e të kuptohet vetëm me masat q’i mirren për kontrollim…duem të besojmë se aj ma i miri asht të formuemit e nji këshilli kontrol-lues të cillit duhet t’i epet kompetencë juridicare q’i të mund të baj punë mbi kontrollimin e llogari-tarve e mbi deklaratat qi duhet të bajë vit për vit në parlament, tue tregue urdhënat e dhanun për pagim kundra mënyrës së votueme në buxhet”.

Me mjaft interes është diskutimi i çështjes së krijimit të një Këshilli Kontrollues si or-gan kompetent për të kontrolluar të ardhurat dhe të prishurat e shtetit, i bërë në Kuvendin Kushtetues i cili hapi punimet e tij më 21 janar 1924. Në mbledhjen e 30 të tij më 17 mars 1924 deputeti i Vlorës Mustafa Tragjasi, bëri propozimin për formimin e një Këshilli Kontrol-lues prej Asamblesë Kushtetuese që të bëntë kontrollimin e të ardhurave dhe të prishurave të shtetit duke filluar nga viti 1920-1923. Ky propozim u vu për diskutim në rendin e ditës së mbledhjes së 33-të të Kuvendit Kushtetues më datë 22 mars 1924 kur në krye të qeverisë ishte Shefqet Vërlaci dhe si ministër i Financave deri më 16 prill të 1924 ishte Luigj Gurakuqi. Dy ishin propozimet që u hodhën në këtë seancë propo-zimi i parë u bë nga deputeti Tragjasi* ( U lind në Tragjas më 1868. Ishte një nga deputetët e parë të parlamentit shqiptar në vitet 1923-1924, që propozoi në Asamblenë Kushtetuese për formimin një Këshilli Kontrollues për Finan-cat. Një nga organizatorët kryesorë në Lëvizjen e Qershorit 1924. Bujar Leskaj. “Përfaqësuesit e e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”. Shtëpia Botuese, mediaprint. Tiarnë 2009)

Propozimi i dytë u bë nga deputeti Gjirokas-trës Ali Këlcyra i cili bashkohej në parim me kon-trollin e financave të shtetit, por ishte në princip që ky kontroll të bëhej nga një organ kompetent që: “...të ketë cilësin e duhur e që të jetë larg nga atmosfera politike. Ky organ , i cili mund t’a kryejë këtë detyrë është vetëm Cour de Compts, dhe deri sa të mos kemi një organ të tillë nuk mund kurrë të kontrollojmë t’ardhurat dhe të prishurat e shtetit.” Ai insistoi që projekt ligjin e mëparshëm që u diskutua në parlamentin e vi-tit 1921-1923, të vihej në bisedim dhe të mer-rte miratimin dhe të Kuvendit Kushtetues që t’i hapej rruga krijimit të këtij institucioni të rëndë-sishëm për kontrollin e financave të shtetit, i cili do “të verë pak dritë dhe rregull në paratë e shtetit”. Propozimi i tij u mbështet nga shumica e deputetëve si Sulejman Starova, Milto Tutu-lani, Rauf Fico, Hafiz Xhemali etj. të cilët dhanë dhe mendime për funksionimin e këtij institu-cioni ku në të të zgjidheshin njerëz që të kenë njohuri të thella në financat, ky institucion të ishte permanent dhe një komision i përhershëm, siç e përcaktonte deputeti Tutulani, që të ketë një autoritet të veçantë dhe të jetë degë e fu-qisë ekzekutive. Të gjithë ishin të një mëndje që projekt ligji të kalonte sa më parë dhe ky këshill të fillonte nga detyra. Propozimet u kaluan në votim, ai i Deputetit Tragjasi që ishte për kon-trollin e bërë nga një komision i posaçëm nga Asambleja Kushtetuese fitoi vetëm tre vota dhe mbeti në pakicë. Fitoi propozimi i Ali Këlcyrës i mbështetur nga shumica e deputetëve prezent për formimin e Këshillit Kontrollues sipas statu-tit dhe të ishte një organ kompetent.

Page 20: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

20 E enjte 2 maj 2013 •

« Kulturë

Diktatorë, monarkë, apo politikanë, të gjithë kanë dëshirë të nxirren në fo-tografi. Pas kësaj dëshire nuk fshihet jo aq vaniteti, sa mesazhet politike. Me

shpjegimin e tyre merret një qendër studimore në Hamburg. Kancelari në mesin e një turme, duke qeshur, në qendër të fotografisë, i rrethuar nga qytetarë të panjohur. Asnjë bodi-gard nuk të zë syri, asnjë shenjë në lidhje me partinë, së cilës i përket, asnjë slogan. Në fushatën për zgjed-hjet parlamentare të vitit 1994 CDU u mbështet tërësisht në shkallën e njohjes dhe reputacionin e Helmut Kohlit. “Një poster zgjedhor i paza-kontë”, thotë Elisabeth von Hagenow. Historiania e artit punon në qendrën kërkimore të Hamburgut, “Ikonografia Politike”. Ajo është specialiste, për të studiuar inskenimet e ngjarjeve poli-tike dhe protagonistët e saj. “Kohl shfaqet si sundimtar i zhveshur, që nuk e ka më të nevojshme të mbro-het me armatim apo me bodigardë. Ai hyn në mesin e popullit, është aq popullor, saqë nuk duhet të ketë frikë për jetën. Në mesin e entusiazmit të turmës, diçka që njihet që nga antikiteti”, thotë von Hagenow. Pl-lakati i Kohlit është vetëm njëri prej 300.000 materialeve fotografike, që janë katalogizuar në qendrën studi-more, “Ikonografia Politike”. Që nga viti 1991 punonjësit e saj mbledhin dhe analizojnë vizualizime të kon-cepteve dhe personave politikë. Që atëherë është krijuar një “enciklopedi vizuale” e hapësirës politike. Ajo jep informacion për paraqitjen e pushtetit politik në pllakata, karta postale dhe piktura. Por në radhë të parë, se çfarë mesazhesh të fshehura përmbajnë fotografitë e lajmeve, posterat, fo-tografitë e paraqitura nga takimet, samitet ekonomike, apo mbledhjet e qeverive. Ky material fotografik, i përmbledhur në mënyrë elektronike sipas fjalëve kyçe politike, përfshin të gjitha drejtimet e historisë së artit dhe të kulturës që nga antikiteti deri në të tashmen: skulptura dhe piktura, por edhe pulla poste dhe karikatura gazetash. Qysh tani shumë prej kë-tyre dokumenteve janë skanuar dhe gjenden në internet në një arkiv mul-timedial. Në fjalën kyçe “Adolf Hitler” janë të përfshira për shembull të gji-tha kartolinat që nga viti 1933 deri 1945, të cilat e tregojnë diktatorin në

“Kërcimi shpreh një emocion të fuqishëm. Ai komunikon me tokën dhe qiellin, zbulon gëzimin, frikën dhe dëshirat tona. Kërcimi shfaq të paprekshmen, nxjerr në pah gjend-jen emocionale të individit, tem-peramentet dhe karakteret e popu-jve..”. Kështu shprehet ndërsa flet për artin e kërcimit artistja Roberta Mone. Organizatore e spektaklit “Dita Botërore e Kërcimit”, përmes qendrës së kërcimit të drejtuar prej saj, “Let’s Dance”, evenimenti që mban firmën e saj, është kthyer tashmë në një traditë. “Kërcimi i bashkon njerëzit. Tani, në moshën dixhitale, mënyra e ekzekutimit të lëvizjeve ka marrë miliona forma. Ato janë të gjitha mbresëlënëse, por kurrë nuk mund ta zëvendësojnë kërcimin sepse imazhet nuk kanë jetë. Nga ana tjetër kër-cimi është vetë festa e jetës”, thotë drejtoresha artistike, Prof/asc. Rob-erta Mone. “Dita Botërore e Kërcimit”

Dita Botërore e Kërcimit për të katërtin vit në Tiranëështë një eveniment që festohet në të gjithë botën që më 29 Prill të vitit 1982, i krijuar nga Këshilli Internac-ional i Kërcimit dhe UNESCO. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Zhan Zhorzh Noverit, i cili ishte një nga reforma-torët e famshëm të kërcimit. Kjo ditë i kushtohet gjuhës që gjithkush nga ne mund të flasë, gjuhës së trupit dhe të shpirtit. Pyetur për qëllimin dhe mesazhin që kjo ditë përcjell, Mone vijon, se: “Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjitha moshave, artistët e të gjitha zhanreve, të festojnë së bashku në një ditë të vetme”. Ashtu si në shumë kultura botërore edhe Shqipëria për të katërtin vit mori pjesë në këtë festim mbarëbotëror. Ishte një spektakël prej

dy orësh, pjesë e të cilit ishte edhe vetë publiku, me moton: “Ejani të fes-tojmë për jetën, duke kërcyer!”. Aktiv-iteti u mundësua nën kujdesin e Qen-drës Kombëtare të Artit dhe Kulturës dhe Universitetit të Artve. E veçanta e këtij evenimenti, ishte pjesëmarrja e madhe. Mbi 100 veta performuan mbi skenë dhe morën pjesë: trupa e kërcimit të qendrës “Let’s Dance” me zhanrin modern, klasik dhe hip-hop, trupa e valltarëve të Ansamblit Ti-rana, me valle të traditës folklorike shqiptare, solistë, studentët e Univer-sitetit të Arteve, por pa harruar fëmi-jët. Performancat ishin në zhanrin klasik, neoklasik, moderne, hip-hop, spanjolle, folk shqiptar etj. b.g

Inskenimi i pushtetit

të gjitha rolet, pozat dhe paraqitjet e mundshme, për të përcjellë afërsinë e tij me popullin.

Punë kundër harresësMbi derën e drunjtë të hyrjes

së shtëpisë Warburg shkruhet fjala greke “Mnemosyne”, që do të thotë kujtim. Ajo mban emrin e themelu-esit, historianit të artit Aby Warburg, djali i një tregtari hebre. Këtu, në lagjen elegante me vila Harveste-hude në Hamburg, e ka selinë qen-dra studimore Ikonografia Politike. Mnemosyne është një përkufizim i mirë për punën e studiuesve, sepse edhe ata bëjnë një punë kundër har-resës. Si paraqiten sistemet politike? Demokracitë dhe sistemet totalitare, sundimtarët absolutistë dhe sho-qëritë hierarkike?”, pyet historiani i artit nga Hamburgu dhe laureati i çmimit Leibnitz, Martin Warnke, me

iniciativën e të cilit është hapur kjo qendër studimore. Çfarë mjetesh dhe mediesh shfrytëzojnë sundimtarët politikë dhe grupet e interesit, për ta ndikuar opinionin për qëllimet e tyre? Veprimtaria politike, shpjegon Warnke, deri sot nuk ka gjetur shpre-hje vetëm në formën e shkruar, për shembull në marrëvëshje, pamflete, apo libra, por edhe në ceremoni dhe festivitete, në teatro, kopshte, monu-mente dhe piktura. Dhe pikërisht kjo është për Warnke-n dhe punonjësit e tij fusha e studimit të Ikonografisë Politike. “Për shembull mund të shihni, se si njerëzimi e ka përfytyruar figura-tivisht anarkinë. Apo si luftohet, apo mbrohet demokracia dhe socializmi me ndihmën e pamjeve”. Bëhet fjalë për “mënyrën se si mund të shprehet me art pushteti politik apo social”, plotëson von Hagenow dhe jep një shembull për këtë: “Një sundimtar në

Mesjetë ka ndërtuar një kështjellë në një kodër mbi qytet. Duke përdorur këtë arkitekturë ai donte të thoshte: Unë sundoj mbi të gjithë zonën!”

Fuqia e pamjeveSot nuk vlen fuqia e kalave, por

fuqia e imazheve. Një fotografi e famshme e Presidentit ameri-kan Barack Obama e tregon atë në mesin e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke përfshirë zëv-endëspresidentin Joe Biden dhe ministren e Jashtme Hillary Clinton. Fotografia e bërë në vitin 2011 në “situation room” të Shtëpisë së Bard-hë. Fytyrat e të pranishmëve janë të tensionuara, të gjithë ia kanë ngulur sytë ekranit. Ata ndjekin live opera-cionin “Geronimo” në Pakistan dhe shikojnë, se si një komando speciale e Navy Seals ndjek udhëheqësin e terroristëve Bin Laden. Më vonë fo-

tografia shfaqet në faqet kryesore të gazetave në mbarë botën. Për Warnke mesazhi i fotografisë është: “Njerëzit e mi më të zotë më kanë këshilluar, unë bëj më të mirën për popullin tim”.

Trashëgimia e Aby WarburgutQendra studimore Ikonografia Poli-

tike përdor teknologjinë më moderne kompjuterike, për përpunimin e mate-rialit fotografik dhe të shkruar. Histo-rianët e artit punojnë së bashku me informaticienë të Universitetit Teknik Hamburg-Harburg. Në afat të gjatë synimi është që të përgatisin një bankë të dhënash dixhitale me foto-grafi dhe tekste: një lloj “skedari elek-tronik”, mundësitë multimediale të të cilit mund të krijojnë hapësira të reja për të kuptuar ikonografinë politike.

Një shembull i mirë për këtë është paraqitja e Sadam Huseinit nga viti 2002 në murin e “Sadam Arts Cent-er” në Bagdad. “Një shembull klasik i realizimit në pikturë të mesazheve politike dhe një shembull për instru-mentalizimin politik të pamjeve”, ko-menton historiani i artit Warnke.

Ndryshim i perceptimitMartin Warnke thekson se edhe

vetë të pushtetshmit u janë nënsh-truar dhe u nënshtrohen kufizimeve, kur është fjala për të demonstruar pushtetin e tyre. “Për shekuj me radhë sundimtarët janë paraqitur si Herku-li, Apolloni, Krishti, apo Jupiteri. Prej tyre kërkohej që të pozonin si Herkuli. Ishte një lloj kostumi stand-ard, që i kishin veshur”. Udhëheqësit politikë, thotë Warnke, mund të kenë një vullnet të theksuar për pushtet, por janë në të njëjtën kohë robër të rolit të tyre. Kjo ambiva-lencë e inskenimit politiko-vizual vlen të merret në konsideratë në masmedia. Warnke sheh tendencën, se televizioni bëhet gjithnjë e më shumë sipërfaqësor. Për këtë ekzis-ton termi infotainment, pra një përzi-erje e informacionit dhe zbavitjes. Në të njëjtën kohë eksperti konstaton se televizioni sundon gjithnjë e më shumë në perceptimin e realitetit. Ai konstaton fare qartë tendencën, që masmediet i imponojnë gjithnjë e më shumë shoqërisë standardet e kriteret e tyre për realitetin. Realiteti jashtë medieve margjinalizohet, sipas motos: kush nuk është në televizon, nuk ekziston.

(Deutsche Welle)

Page 21: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

21• E enjte 2 maj 2013

»KulturëLeone Contini, në kërkim të

hartës së vjetër të Shqipërisë

Artisti rezident vjen nga Italia në vendin tonë dhe nis punën e tij për gjetjen e një harte të vjetër të periudhës së pushtimit fashist, hartë që i përkiste gjyshit të tij ushtar të vendosur në Ballkan gjatë luftës. Projekti i tij quhet “Harta e Thesarit”. Gjatë periudhës prill-qershor 2013, kohë kur do të qëndrojë në Shqipëri, artisit italian Leone Contini do të ndërmarrë një kërkim artistik në qytete të ndryshme të vendit. Ky projekt është rezultat i gjetjes së një harte të vjetër të Shqipërisë nën pushtimin fashist që i përkiste gjy-shit të tij ushtar, i vendosur në Ballkan gjatë Luftës së II-të Botërore. Sikurse e shkuara kolonialiste e Italisë nuk është pjesë e debatit publik, po ashtu amnezia ka fshirë kujtimet e gjyshit të tij. Harta e rigjetur në këtë rast i ofron artistit një mundësi për t’u rikthyer prapa në kohë. Në përpjekje për të rigjetur shtigjet e dëbuara nga kujtesa personale dhe ajo kolektive, Contini do të riv-izitojë vendet e shënjuara në hartë me qëllim rigjenerimin e informacioneve dhe të një kujtese të re. Prezantimi i punëve të Continit, artistit në rezi-dencë për periudhën Prill – Qershor 2013, do të bëhet nesër në një mjedis privat në Tiranë nga “Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor”. b.g

Gërmime vandale në nekropolin e Misllodezhdës së Strugës

Banorët e fshatit Misllodezhdë të Strugës kanë shprehë shqetësimin e tyre për shkak të masakrimit të vandalëve, personave të pa autorizuar, që kanë bërë gërmime vandale në nekropolën (varrezat) mesjetare mbi fshatin Misllodezhdë, në lokalitetin e njohur “Kisha” dhe “Arat e priftit”. Struga me rrethinë është e njohur për një numër tepër të madh të lokaliteteve arke-ologjike, të cilat as sipërfaqësisht e as për së afërmi nuk janë hulumtuar nga ekipet dhe ekspeditat e specializuara arkeologjike. Një nga ato lokalitete arkeologjike është edhe lokaliteti “Kisha” dhe “Arat e priftit” mbi fshatin Mis-llodezhdë, që ditëve të fundit janë bërë cak i personave të paautorizuar, që në mënyrë vandale kanë dëmtuar e shkatërruar gjithçka që u ka dalë përpara, duke zbuluar varre e varreza të periudhës mesjetare, që janë vlera të paçm-ueshme historike, arkeologjike e kulturore, që kanë të bëjnë me Mesjetën, enët nga terakota e qeramika, mënyra e varrimit etj. Këta vandalë, duke shpresuar se në këtë lokalitet, në këtë nekropolë mund të hasin dhe të gjejnë gjëra me vlerë, që mund t’i materializojnë, më idenë se mund të gjejnë gjëra të çmueshme, si stoli ari ose gjësende tjera, kanë masakruar gjithçka, duke filluar nga gurët, enët nga terakota dhe qeramika, që kanë edhe ornamentikën e kohës.

Papa Klementi XI, (Gian Francesco Albani) pinjoll i familjes së madhe me origjinë shqiptare, vep-rimtar për rilindjen politike dhe fetare të Shqipërisë së

shekullit XVIII dhe nismëtar i njohjes të të drejtave fetare për arbëreshët në Itali, ishte një ndër mbështetësit kryesorë të mbajtjes të Kuvendit të Arbrit. Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Kle-mentit XI (Gian Francesco Albani, lin-dur më 1649, papë nga 1700-1721) për të bashkuar Krishtërimin, dha re-zultate të gjera në Shqipëri, ku Kisha katolike dhe ajo ortodokse bashkëjet-uan për një periudhë. Klementi XI u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar”, i njohur si “Kuvendi i Arbrit” (1703), i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e vep-rimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.

Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, por më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopat-ave për dioqezat latine të Ohrit dhe Shkupit. Një mision i ritit bizantin funksiononte në Himarë që nga viti 1628. Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qendrore u vu re dukuria e kripto-krishtërimit (krishtërimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona (sidomos gjatë periudhës enveriste); e edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishtërimi, si përshembull bektashinjtë. Familja Al-bani u themelua nga dy vëllezër sh-qiptarë, Giorgio dhe Filippo di Michele de’ Lazi, ish luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut, të cilët u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati Altobello (1445-1564), i biri i Giorgios, e ndryshoi në Albani. Nga kjo familje rrodhën, përveç Kle-mentit XI, kardinalë të shquar, diplo-matë të mëdhenj dhe burra shteti të sërës së lartë:

Giovanni Girolamo (1509-91): kardinal dhe kont, zv/komandant i forcave të armatosura të Republikës së Venecias, kandidat për papë në dy konklave, historiograf, këshill-tar juridik vetiak i papës Gregori XIII (1572-1584) dhe papës Sisto V (1585-90). Orazio (1576-1653): dip-lomat, emëruar senator i Romës nga papa Urbani VIII (1623-44). Annibale (1682-1751): kanunor i Shën Pietrit, president i Dhomës Apostolike, sek-retar i Memorialeve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtëzakonshëm papnor në Vienë ku punoi për të ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishës Së Shenjtë të Romës, kryekancelier i Dijes, krye-prift i Bazilikës së Vatikanit, peshkop i Sabinës e më tej i Porto e Santa Ruffi-na, nëndhjak i Kolegjit të Shenjtë.

Alessandro (1692-1779): që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare u bë kolonel i ushtrisë së papës, por shpejt e braktisi karrierën ushtarake, sekre-tar i Memorialeve, i dërguar në Vienë, kardinal (1721), bibliotekar i Kishës Së

Klementi XI dhe familja AlbaniPAPA ME ORIGJINË SHQIPTARE

Shenjtë të Romës, amabasador i Aus-trisë në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së Sardenjës, mbrojtës dhe mik i Win-klemannit, ndërtues i Villa Albanit dhe përkrahës i shkëlqyer i arteve.

Gian Francesco (1720-1803): kar-dinal (1753), mbrojtës i Çështjeve të Polonisë, mori pjesë në bisedimet me Katerinën II (1762-93) për të vënë në vend gjendjen e të krishterëve në Rusi, peshkop i Sabinës e më pas i Porto e Santa Ruffinas derisa më 1775 si dhjak i Kolegjit të Shenjtë u bë peshkop i Ostias dhe Velletrit, mbrojtës i Shtetit Papnor kundër Francës revolucionare dhe luftëtar i zjarrtë për zgjedhjen e papëve Kle-menti XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23);

Giuseppe (1750-1834): klerik i dhomës së papës Pio VI (1755-99), i dërguar i posaçëm në Vjenë për të çuar shiritin e bekuar në pagëzimin e krydukës Ferdinand që më pas u bë perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtës i perandorisë së Austrisë, bashkësekretar i familjes Brevi dhe legat në Bolonjë, sekretar shteti i papës Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtëzakonshëm i papës Gregori XVI (1831-46) i ngarkuar për të kthy-er rendin nëpër Dërgata pas lëvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishës së Shenjtë të Romës, peshkop i Urbinos dhe legat i Dërgatës së Pesaros dhe Urbinos.

Pas vdekjes së Filipit, më 1852 familia u shua. Është diçka e veçantë dhe për t’u vënë re që pothuajse një-kohësisht me familjen shqiptare të Albani-t, në Lindje, një tjetër derë e madhe shqiptare vezirësh të mëd-henj, përcaktonte fatet e perandorisë otomane në shekujt XVII-XVIII: familja e Qyprillinjve. Para papës Klementi XI, tre papë të tjerë kishin qenë me origji-në shiptare: San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).

Giovanni Armillotta

Shpresa e vazh-dueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI (Gian Francesco Albani, lindur më 1649, papë nga 1700-1721) për të bashkuar Krishtërimin, dha rezultate të gjera në Shqipëri, ku Kisha katolike dhe ajo orto-dokse bashkëjetuan për një periudhë. Kle-menti XI u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kom-bëtar shqiptar”, i njohur si “Kuvendi i Arbrit” (1703), i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogma-tike, morale, kanu-nore dhe ipeshkvore

Page 22: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

22 E enjte 2 maj 2013 •

«reklaMë

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSEDREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE

SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

AdresA: SheShi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; FAx: ++355 42 232 389

Ministria e Punëve Publike dhe Trans-portit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tre Urat leskovik”.

Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë

në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në për-puthje me V.k.M. nr. 138, date 23. 03. 2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe për llogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të

drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar.

Pronarët që kanë emrin në listen emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të

shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit).

Vlera totale e shpronësimit është 5.310.508.8 (pesë milion e treqind e dhjetë mijë e

pesëqind e tetë pike tetë) lekë.

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

REPUBLIKA E SHQIPERISEDREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE

DREJTORIA E SHPRONESIMEVELista e pronareve qe shpronesohen nga ndertimi i segmentit rrugor "Tre Urat-Leskovik"

Lloji i PasuriseSip. Siperfaqja ARE PYLL Vlera Shenime

Nr. Emri Atesia Mbiemri Z.K. Nr. Pasurise Totale Çmimi Vlera Çmimi Vlera Totale (Leke)

FSHATI GLINE Z.K. 1780 RRETHI KOLONJE

1 I Parregjistruar 1780 270 3232 245 169.9 41625.5 41625.5 Konfirmim ZVRPP2 I Parregjistruar 1780 287 89486 1120 169.9 190288 190288 Konfirmim ZVRPP3 I Parregjistruar 1780 286 4622 320 169.9 54368 54368 Konfirmim ZVRPP4 I Parregjistruar 1780 300 213118 190 169.9 32281 32281 Konfirmim ZVRPP5 I Parregjistruar 1780 277 2734 315 169.9 53518.5 53518.5 Konfirmim ZVRPP6 I Parregjistruar 1780 295 280167 1735 169.9 294776.5 294776.5 Konfirmim ZVRPP7 I Parregjistruar 1780 281 695 169.9 118080.5 118080.5 Konfirmim ZVRPP8 I Parregjistruar 1780 282 9423 381 169.9 64731.9 64731.9 Konfirmim ZVRPP9 I Parregjistruar 1780 284 8505 520 169.9 88348 88348 Konfirmim ZVRPP

10 I Parregjistruar 1780 174 936 495 169.9 84100.5 84100.5 Konfirmim ZVRPP11 I Parregjistruar 1780 180 14667 510 169.9 86649 86649 Konfirmim ZVRPP12 I Parregjistruar 1780 176 10534 865 169.9 146963.5 146963.5 Konfirmim ZVRPP13 I Parregjistruar 1780 175 24468 150 169.9 25485 25485 Konfirmim ZVRPP14 I Parregjistruar 1780 178 326 126 169.9 21407.4 21407.4 Konfirmim ZVRPP15 I Parregjistruar 1780 177 120579 3830 169.9 650717 650717 Konfirmim ZVRPP16 I Parregjistruar 1780 162 3221 650 169.9 110435 110435 Konfirmim ZVRPP17 I Parregjistruar 1780 147 154996 260 169.9 44174 44174 Konfirmim ZVRPP18 I Parregjistruar 1780 171 63306 1755 169.9 298174.5 298174.5 Konfirmim ZVRPP19 I Parregjistruar 1780 179 2070 175 169.9 29732.5 29732.5 Konfirmim ZVRPP20 I Parregjistruar 1780 167 39644 895 169.9 152060.5 152060.5 Konfirmim ZVRPP21 I Parregjistruar 1780 21 52083 155 169.9 26334.5 26334.5 Konfirmim ZVRPP22 Fanteri Fidari Firaj 1780 265 1121 125 169.9 21237.5 21237.5 Konfirmim ZVRPP23 Gezim Rexhep Dajko 1780 264 1954 240 169.9 40776 40776 Konfirmim ZVRPP24 Faslli Rexhep Dajko 1780 262 2495 310 169.9 52669 52669 Konfirmim ZVRPP25 Dalip Beshir Potka 1780 268 2277 210 169.9 35679 35679 Konfirmim ZVRPP

FSHATI ÇARÇOVE Z.K. 1356 RRETHI PERMET

26 Mynedet Qamil Ramolli 1356 15-68 100 ha 4561 366 1669326 1669326 Konfirmim ZVRPPBujar Fenai RamolliPellumbesha Fenai Ramolli

27 Zihni Xhavit Bordi 1356 173 30 ha 1500 366 549000 549000 Konfirmim ZVRPPZhaneta Xhavit BordiArmand Xhavit Bordi

28 Shpresa Beqir Rusi (Mazreku) 1356 92 30 ha 895 366 327570 327570 Konfirmim ZVRPP

Shuma 4247.5 2545896 5310508.8

Page 23: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

23• E enjte 2 maj 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

E pabesueshme, por Barce-lona është mundur edhe në shtëpi të vet nga Ba-

jerni i Mynihut. Dominimi total i gjermanëve vazhdoi edhe në Spanjë, ku kanë poshtëru-ar Barcelonën pikërisht në shtëpinë e tyre, “Kamp Nou”. Edhe pse shumëkush priste një fitore të Barcelonës, në shenjë hakmarrje ndaj takimit të parë, ka ndodhur pikërisht e kundër-ta dhe Bajerni nuk është nda-lur as në takimin e dytë. Kësh-tu, surpriza e parë e takimit sishte pikërisht mungesa e Leo Mesit në fushë, i cili qar-tazi nuk ka qenë në formë të mirë kohët e fundit për shkak dëmtimesh. Me mungesën e tij, Barcelona nuk arrin dot të jetë e rrezikshme si përherë dhe kjo ndeshje vërtetoi edhe njëherë rëndësinë e tij për skuadrën katalanase. 45 minutat e para do të mbylleshin me rrjeta të paprekura, teksa në pjesën e dytë do të vinte shpërfytyrimi total i Barcelonës. Që në fil-lim të pjesës së dytë, do të ishte Arien Roben, holandezi i bavarezëve ai i cili do të ka-lonte në avantazh Bajernin dhe do të printe të gjitha shpresat e katalanasve për një mrekulli të mundshme. Sikur të mos mjaftonte eliminimi i sigurt, Barcelona poshtërohet duke pësuar edhe dy gola të tjerë, fillimisht me anë të Pike i cili shënon një autogol dhe në fund është Tomas Myler ai që vulos kapitullimin e turpshëm të Barcelonës këtë sezon në Ligën e kampioneve.

Pas spektaklit të ofruar në Ligën e Kampioneve në për-balljen gjermano-spanjolle, tashmë radha i ka ardhur Ligës së Evropës. Sonte në mbrëmje në Londër dhe në Lisbonë do të priten dy biletat e finales së madhe që do të luhet në Amsterdam. Çelsi do të presë Bazelin, ku anglezët pothuaj e kanë një këmbë në finale që pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Zvicër. Shumë më e komplikuar duket situata në takimin tjetër atë në Lisbonë, ku Benfika do të përballet me Fenerbahçen. Turqit kanë fitu-ar ndeshjen e parë në Stamboll 1:0, një rezultat ky mjaft i mirë në kuadër të objektivit finale.Çelsi me një këmbë në finale

Nëse nuk do të ndodhë ndonjë e papritur e madhe, Çelsi pritet të jetë finalisti i parë në Ligën e Evropës. Fitorja 2:1 në ndeshjen e va-jtjes në Zvicër ka hipotekuar finalen, ndonëse mbeten dhe 90 minuta për t’u luajtur. Në ndeshjen e kampionatit Bezeli ka ruajtur të gjithë skuadrën, pikërisht për Çelsin, megjithatë misioni i zviceranëve nuk duket shumë i lehtë. Atyre i duhet të shënojnë të paktën dy gola në “Stamford Bridge”. Nga ana tjetër Benitez dhe Çelsi duken

Liga e Evropës, Çelsi gati në finale, “betejë” në Lisbonë

Pas spektaklit të ofruar në Ligën e Kampioneve në përballjen gjermano-spanjolle, tashmë radha i ka ardhur Ligës së Evropës

të qetë përpara sfidës. Duhet thënë se për Çelsin pritet që kjo të jetë finalja e dytë rad-hazi në Evropë, pasi Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar në Mynih. Statistika

• Asnjë skuadër zvicerane nuk ka fituar në Angli që prej vitit 1995

• Çelsi nuk mundet në kupat e Evropës në fushën e vet që prej 12 ndeshjesh, 10 fitore dhe 2 barazime

• Bazeli nuk ka fituar asnjë nga 6 ndeshjet e veta jashtë fushe në Ligën e Evropës këtë sezon, 4 barazime e 2 humbje

• Çelsi nuk ëhstë mundur asnjëherë në fushën e vet në Ligën e EvropësBenfika për përmbysjen, Fenerbahçe për historinë

Shumë më interesante pa-raqitet dueli tjetër në Ligën e Evropës, ai që do të luhet sonte në mbrëmje në “Da Luz” mes Benfikës e Fenerbahçes.

Benfikës i duhet të përmbysë 0:1 të akumuluar në ndeshjen e parë në Stamboll. Luzitanët vijnë me një moral të lartë, pai në kampionat pothuaj i kanë mbyllur llogaritë dhe që nga fundjava mund të shpallen edhe matematikisht kampionë të Portugalisë. Por edhe në Turqi nuk bëjnë shaka. Verdhe-blutë janë fare pran shkrimit të historisë së tyre, për të arritur për herë të parë në një finale Evropiane.

STATISTIKA• Benfika ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e veta brenda në Ligën e EvropësGJYSMËFINALET E LIGËS SË EVROPËSBenfika - Fernerbahçe (0:1)Çelsi - Bazel (2:1)

Barcelona turpërohet edhe në “Kamp Nou”

Bavarezët poshtërojnë Barcelonën edhe në shtëpinë e tyre, duke u kualifikuar në një finale

tërësisht gjermane të Ligës së Kampioneve

Mediat angleze të sigurta: Zhose Murinjo tek Çelsi

Zhose Murinjo, trajneri aktual i Realit të Madridit, ka shumë pak gjasa ose aspak për të qëndruar tek “galaktikët” sezonin e ardhshëm. Eliminimi nga Liga e Kampioneve ka shtuar edhe më tepër pakënaqësinë e tifozëve dhe të drejtuesve të Realit për ta larguar portugezin. Si pasojë, presidentë të skuadrave të tjera menjëherë janë vënë në aktivitet për të marrë Murinjon. Një pël-qim të hershëm për të e ka presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç, i cili mesa duket ka arritur edhe një marrëveshje konkrete me të. Kështu, mediat angleze shprehen të sigurta se Murinjo do të jetë tek Çelsi sezonin e ardhshëm, madje shkruajnë se Murinjo ka firmosur edhe kontratën me skuadrën londineze. Megjithatë, për momentin asgjë nuk konfirmohet nga ana e të dyja palëve, mbase për t’u zyrtarizuar në momentin kur përfundon sezoni.

Ibrahimoviç: Do largohem nga PSGZlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë pjesë e PSZH në sezonin

e ardhshëm, pasi është mërzitur nga “mediokriteti” i futbollit francez. Sulmuesi suedez nuk sheh asnjë lloj sfide në qëndrimin e tij te PSG, vetëm për të luajtur 1-2 ndeshje entuziazmuese në muaj në Ligën e Kampioneve, ndërsa pjesa tjetër është shumë e thjeshtë dhe normale. Do të largohem”, këto janë fjalët që Ibra u ka thanë shokëve të skuadrës në fundjavë, pas ndeshjes së fituar 1-0 ndaj Evian, një skuadër e provincës, në një stadium ku ishin të pranishëm vetëm 12 mijë spektatorë edhe pse luante skuadra e yjeve të Francës. Sa të fitojmë titullin, unë do të nisem për pushime”, ka qenë mesazhi i qartë i tij, duke bërë të ditur se nuk dëshiron të aktivizohet në javët e fundit të kampionatit që nuk kanë vlerë përveç statistikave, pasi PSZH mund të sigurojë shumë shpejt matematik-isht titullin e tretë në historinë e klubit, që mungon prej 19 vitesh. Megjithatë, ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i ardh-shëm i suedezit. Shumë zëra e çojnë atë në Itali se Juventusi, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga ai apo menaxheri i tij.

Presidenti i Borusias: Minutat e fundit i kalova në tualet!

Emocionet e gjysmëfinales mes Realit të Madridit dhe Boru-sias së Dortmundit janë përjetuar me ankth të madh nga presi-denti i kësaj të fundit, i cili deklaron se nuk mund t’i shihte minu-tat e fundit të takimit. “Mendoj se ne si skuadër mund të krijojmë vetëm dramë”, shpjegoi ai pas ndeshjes, duke iu referuar edhe sfidës së çerekfinaleve të fituar në minutat shtesë ndaj Mala-gas. “Por këtë radhë ishte hera e parë që mu desh të mos shihja një ndeshje për shkak të problemeve me zemrën. Kam kaluar 20 minutat e fundit i mbyllur në tualet, mbulova veshët dhe shihja orën. Çdo lloj mendimi kalonte në mendjen time”, tregoi Uatzke, i cili shihet nga tifozët si heroi i vërtetë i klubit.

Reali gati të paguajë 72 milionë për Garet Bejl

Reali po kërkon me çdo çmim shërbimet e mbrojtësit të majtë të Totenhemit, Garet Bejl. Siç bën të ditur gazeta britanike “Mirror” klubi spanjoll është gati të paguajë deri në 72 milionë euro për uellsianin, në mënyrë që ai të verdhë në fillimin e sezonit të ardh-shëm fanellën e bardhë. Gazeta britanike në shkrimin e saj është nisur edhe nga fjalët e Zined Zidan, i cili ka theksuar se Reali nuk do të heqë dorë nga ideja për të afruar Bejlin në skuadër. Ndër-kohë edhe për vetë mbrojtësin kalimi në një skuadër të madhe si Reali i Madridit do të ishte realizimi i një ëndrre e mbi të gjitha një mundësi më shumë për të fituar Ligën e kampioneve.

Reali futet mes Dortmundit e Bajernit për Levandovskin

Sulmuesi i Dortmundit, Robert Levandovski pasi ka bërë me dhembje koke Realin e Madridit, tashmë është kthyer në një objektiv të gjigantëve spanjollë. Siç raportojnë gazetat spanjolle, drejtuesit e Realit të Madridit e kanë futur polakun 24-vjeçar në listën e përparësive për merkaton e verës. Në këtë mënyrë Reali është futur si pykë mes Dortmundit e Ba-jernit. Deri më tani po flitej gati për një marrëveshje të mbyl-lur mes bavarezëve dhe verdhezinjve për polakun. Por futja në valle e Realit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve nga ku duket se ajo që do të fitojë më shumë do të jetë Dortmundi, që do të arrijë të fitojë së paku 30 milionë euro për të.

Page 24: Votimi elektronik, lotaria usa,karta krediti

24 E enjte 2 maj 2013 •

« hipotekat