42
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Poezia sot dhe romani ynë për fëmijë Mentor : Kandidatja : Prof.ass. Nexhmije Kastrati Albina Idrizaj Gjakovë, Korrik, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

  • Upload
    others

  • View
    81

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Poezia sot dhe romani ynë për fëmijë

Mentor: Kandidatja :

Prof.ass. Nexhmije Kastrati Albina Idrizaj

Gjakovë, Korrik, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

2

Ky punim diplome u mbrojt më

Përbërja e komisionit :

Komisioni e vlerësoi punimin me notën :______________________

Deklarata e origjinalitetit

Deklaroj se ky punim diplome është punim origjinal i imi, dhe të gjitha materialet dhe

burimet e shfrytëzuara në këtë punim janë të theksuar tashmë në referenca. Ky punim nuk është

prezantuar asnjëherë më parë

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

3

FALËNDERIM!

Falënderimet në jetë janë fjalë që tregojnë përuljen e shpirtit tonë ndaj atyre që na ndihmuan

të arrijmë majat e suksesit tonë. E unë këtë përulje shpirtërore ua bëj të gjithë familjes sime,

profesorëve, dhe miqve të jetës të cilët ishin gardianët e udhës sime.

Një falënderim i veçantë shkon për prof.ass. Nexhmije Kastratin e cila me personalitetin e saj

të jashtëzakonshëm u bë shembulli më i çmuar i mirësisë, dijes, e guximit në të cilën u mbështeta që

nga njohja me të.

Këtë punim ia kushtoj gjyshit tim Malë Dinë Idrizaj, mësimdhënësit dhe veteranit të arsimit,i

cili ishte inspirimi im në rrugën time të shenjtë.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

4

ABSTRAKT

Poezia dhe romani janë dy gjini letrare të cilat në botën fëmijërore kanë një ndikim të

jashtëzakonshëm dhe janë baza ku fëmijët mësojnë shprehinë e të lexuarit.Qëllimi i këtij

studimi teorik është njohja dhe kuptimi i këtyre zhanreve të rëndësishme letrare për fëmijë.

Do të shqyrtojmë tematikat e këtyre zhanreve gjatë periudhave të ndryshme dhe qëllimit që i

kanë shërbyer ata botës së fëmijëve. Shumë autorë faktikisht kanë gjetje të jashtëzakonshme

në poezi dhe roman...historitë e tyre, mënyrat e modifikimit nëpër periudha etj. Metodologjia

e punimit është pak a shumë analizë cilësore e shfaqjes së poezisë dhe romanit, krahasimit të

tyre në këto periudha etj. Bazë e këtij punimi modest janë edhe ndikimet emocionale,

intelektuale e zhvillimore të këtyre dy zhanreve tek fëmijët. Sepse kjo është gjëja më e

madhe që ju intereson autorëve për fëmijë, dhe këtë e paraqesin si biletë hyrëse për portën

e madhe të botës imagjinare të tyre.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

5

Hyrje

Poezia është anija ku ne i lundrojmë ëndrrat tona. Kështu po e mendoj personalisht

poezinë, dhe në këtë punim jam munduar ta vërtetoj këtë . Poezia dhe romani në jetën

shkollore janë shtytësit e parë që i bëjnë fëmijët të lexojnë dhe ta duan leximin. Por çfarë

bëjnë nxënësit që të duan një poezi dhe të admirojnë një roman? – Në këtë punim jam

munduar t’i paraqes disa faktorë të rëndësishëm që i shtyjnë nxënësit të lexojnë me kënaqësi

një poezi apo roman. Këtu do të përfshihen autorë të ndryshëm dhe do të ketë krahasime rreth

strukturës së një poezie dhe elementeve që e bëjnë atë tërheqëse për fëmijë, e që lidhen me

edukatën, e emocionin e tyre.

Poezia dhe romani janë dy zhanre letrare me të cilat fëmijët bien ndesh që në fillimet

e jetës së tyre shkollore, prandaj është shumë e rëndësishme të trajtohen për rolin e

pazëvendësueshëm edukativ që kanë. Këtë na e tregojnë poetë e shkrimtarë të njohur e të

veçantë në letërsinë shqipe për fëmijë. Sigurisht horizonti i shkrimtarëve me rëndësi të

veçantë është i gjerë por, jam përpjekur të përfshijë disa prej tyre. Po ashtu jam munduar që

të marrë përgjegjësi herë herë e të shfaqi mendime krejtësisht të pavarura e të bëj një analizë

të shkurtër ashtu pa u ndikuar nga të tjerët, rreth një romani shkollor dhe një poezie

shkollore, me të gjitha elementet që janë përfshirë dhe kritikën personale ndaj këtyre veprave

letrare.

Poezia dhe romani ynë kanë origjinën e vet fillimisht tek folklori shqiptar i cili është

përcjellë brez pas brezi dhe, i cili është mbledhur me admirim dhe ruhet si thesar nga

shkrimtarët shqiptarë. Edhe pse kanë kaluar në ujërat e kohërave ato prapë sikur kthehen në

këtë folklor i cili jo që është vetëm i pasur, por çuditërisht u përshtatet botës së fëmijëve kaq

mirë.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

6

TABELA E PËRMBAJTJES

Mbrojtja e temës së diplomës……………………………………………………...……….….2

Falënderimet………………………………………………………………………………..….3

Abstrakti……………………………………………………………………………………….4

Hyrja…………………………………………………………………………………………...5

KAPITULLI I

1.Historik i shkurtër i zhvillimit të letërsisë shqipe për fëmijë……………….………....……8

1.1 Burimet e letërsisë shqiptare për fëmijë, folklori për të vegjlit......……….....……………8

1.2 Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII…..…..........9

1.3 Letërsia artistike në fillimet e saj………………………………………………………….9

1.4 Letërsia moderne shqiptare për fëmijë, vitet ’20-’30 të shekullit XX e më tej…….........10

KAPITULLI II

2. Tematika e poezisë dhe romanit në periudha të ndryshme…………………………......…11

2.1. Poezia didaktike-moralizuese….…………………………………………..….…………11

2.2. Poezia romantike……………………………………………………………...……....…12

2.3 Romantizmi-realizmi……………………………………………………………………..15

2.4 Poezia ideo-ekzoterike…...………………………………………………………....……17

2.5 Poezia sociale e pasluftës………………………………………………………….……..17

2.6 Poezia realiste folklorike………………………………………………………………....17

2.7 Poezia e imagjinatës së lirë…………………………………………………...………….18

2.8 Romani…………………………………………………………………….….…...……..24

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

7

KAPITULLI III

3.Elementet e një poezie të mirëfilltë artistike dhe elemente e një poezie joartistike…..........25

KAPITULLI IV

4.Fushat e funksioneve dhe ndikimit të romanit dhe poezisë tek fëmijët……………………29

4.1. Funksioni pedagogjik……………………………………………………………………29

4.2 Pesha edukative e punës…………………………………………………………….……30

4.3 Edukimi estetik………………………………………………………………………...…31

4.4 Romani ………………………………………………………………………………..…31

4.4.1 Karakteri. edukativ……………………………………………………………………..31

4.4.2 Karakteri njohës………………………………………………………….…….………32

4.4.3 Karakteri zbavitës………………………………………………….…………………..32

KAPITULLI V

5. Analizë e shkurtër personale e romanit ‘’Sarajet e bardha’’ të Vehbi Kikajt……...……..34

5.1 Analizë e shkurtër e vjershës ‘’Të mbjellim nga një dru’’ të Agim Devës…...........……37

REZYME…………………………………………………………………………………….40

LITERATURA………………………………………...…………………………………….41

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

8

HISTORIK I SHKURTËR I ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPE PËR FËMIJË

Arsyeja e një njohje të tillë me historikun e letërsisë shqipe për fëmijë është pikë së pari

informimi me atë se çfarë kanë lexuar nxënësit shqiptarë ndër vite e shekuj, cilat zhanre

letrare kanë qenë të dizajnuara në kohët e zhvillimit të letërsisë, cilat kanë qenë temat letrare

e kështu me radhë. Sa i përket ndarjes së periudhave të shfaqjes së letërsisë shqipe për fëmijë

Prof. Bedri Dedja na jep një periodizim të studiuar shumë gjatë dhe gjithmonë me ndriçime të

reja pa ndikime politike. Ky periodizim prej tij ndahet kështu : ‘’1.Burimet e letërsisë

shqiptare për fëmijë, folklori për të vegjlit.

2. Letërsia e shkruar shqiptare për fëmijë, didaktika fetare , shekujt XVI-XVIII

3. Zanafilla dhe zhvillimi i letërsisë artistike për të vegjël shekulli XVIII, shek XIX gjer në

vitet ‘20- 30’ të shekullit XX

4. Letërsia moderne shqiptare për fëmijë,vitet ’20-30’të shekullit XX e më tej’’.1

1.1 Burimet e letërsisë shqiptare për fëmijë, folklori për të vegjlit. Në burimet

folklorike mund të themi se gjendet e gjithë baza e letërsisë shqipe për fëmijë. Ky folklor

është shumë i vjetër dhe është kultivuar qysh në shekujt XIV-XV . Folklori ynë ka qenë i

pasuruar me përralla, këngë popullore dhe gjëegjëza. Përderisa interesi ynë është të

shqyrtojmë më shumë zhanret që janë të përafërta me poezinë atëherë do të ndalemi te

këngët. Këngët ndaheshin në këngët e djepit dhe ninullat. Siç dihet me to fëmijët viheshin në

gjumë.

Siç citon Prof. Gjergj Zheji : ‘’Në ninullat nënat rrinë larg luftërave , larg ndeshjeve etj. Dhe

është disi e vështirë të besosh se ajo uron fëmijën që të rritet e të bëhet si ky apo si ai hero.

Kjo të bën të besosh se në mjaft këngë ninulla të mbledhura, jo vetëm këto vitet e fundit ku

dhunimi është i qartë , por edhe në mbledhjet e mëparshme ka pasur ndërhyrje e redaktime

që është vështirë të merren si origjinale, edhe kur si model për fëmijët sugjerohet Kastrioti ’. 2

Kemi edhe këngë me motive shoqërore ku pasqyrohet varfëria,kurbeti. Këngë humoristike

qëllimi i të cilave është vetëm dëfrimi. Këngë lirike të cilat shprehin emocione, botën e

brendshme të vogëlushëve. Këngët lodra të cilat ishin këngët me të cilat fëmijët e gjenin

veten dhe botën e tyre,matnin zgjuarsinë, humorin e fantazitë e tyre

1 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan,f 21 2 GJ.Zheji(1994) ‘’Hyrje në folklor’’ , f. 52

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

9

1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII

‘’Siç rrjedh edhe nga vetë emri, kjo periudhë është periudha e veprave me karakter

plotësisht kishtar e shkollor. Autori i dokumentit të parë me të cilin zë fill letërsia e shkruar

didaktiko-fetare për fëmijë është arbëreshi Lekë Matrënga me veprën Doktrina e Krishterë,

një libër i vogël prej `20 e tetë faqesh. Në aspektin gjuhësor kjo vepër ka rëndësi për të

folurën e hershme toskërishte kurse në aspektin letrar ka vlerë për ‘’Këngën e

Përshpirtshme’’ vjersha e parë origjinale shqipe e dëshmuar deri më sot. Por ky krijim ju

drejtohet jo vetëm fëmijëve por edhe të rriturve.

Tjetër figurë e rëndësishme e kësaj periudhe ishte Naum Veqilharxhi autori i abetares së

parë shqipe ‘’Fort e shkurtër e i përdorshëm ëvetar shqip’’.Në fletën e parë të kësaj abetare

gjendet strofa e një poezie shqip me titull ‘’ Epar e tëmsuarit frik’ e perëndisë, ku autori ngrit

lart vlerën e punës’’. 3

1.3. Letërsia artistike në fillimet e saj.

‘’Veçoritë e kësaj letërsisë për fëmijë në këtë periudhë janë këto :

1. Nuk doli jashtë teksteve shkollore

2.Ishte një letërsi romantike.Rilindasit u përpoqën t’i japin një frymë atdhetare , të dashurisë

për atdheun gjuhën, dijen etj.

3. Në këtë periudhë mësimi shkollor dhe letërsia për fëmijë janë proces i njësuar.

4. Veprimtarët e Rilindjes kishin vetëdije se duhej të sakrifikonin nga niveli artistik për hir të

synimeve arsimore-pedagogjike..

5. Letërsia për fëmijë kultivoi gjini të ndryshme letrare si vjersha, fabula, përralla, tregimi.

6. Kjo letërsi kishte synim të forconte edukatën kombëtare dhe t’i shërbente shkollës shqipe.

Përfaqësues më të njohur ishin: Konstandin Kristoforidhi (Ylli i vogël lart në qiell)

Sami Frashëri (Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë). Naim Frashëri (Bagëti e

bujqësi) , Papa Kristo Negovani, Ndre Mjeda, Luigj Kurakuqi, Asdreni etj’’. 4

3 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan,f. 37,38 4 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan,f.43, 44

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

10

Të shkruarit fetarisht kishte një karakteristikë letrare të vetën. Këtë na e tregon edhe

autori i ‘’Kënga e përshpirtshme’’. Natyra e kësaj poezie ishte shumë predikuese prandaj

edhe hyn në katekizëm, që d.m.th hyn në grupin e ligjëratave predikuese në formë të

vargjeve. Siç thotë edhe ky studim, kjo poezi na informon me të folurit e hershëm toskërisht

gjë që përbën tërë rëndësinë e saj

Nuk mund të shtojmë diçka tjetër në pikën e Astrit Bishqemit për veçoritë e periudhës së

Rilindjes kur thotë se kjo periudhë e letërsisë synonte forcimin e edukatës kombëtare dhe

shërbimin ndaj shkollës shqipe. Rilindja me të gjitha armët e saj gjithnjë krijonte idealin,

dashurinë dhe krenarinë për atdheun edhe kur ajo dilte në fantazi edhe kur ajo ishte realiste.

1.4. Letërsia moderne shqiptare për fëmijë, vitet ’20-’30 të shekullit XX e më tej.

‘’Kjo letërsi përfshin periudhën pas pavarësisë së Shqipërisë dhe formimit të shtetit

shqiptar. Në vitin 1912 Kosova hyri në zgjedhën serbe dhe i humbi shkëputjet me Shqipërinë.

Sa I përket zhvillimit të letërsisë siç thekson edhe studiuesi Tasim Gjokutaj në periudhën

1912-1939 krijimtaria për fëmijë ka qenë e vakët. Ndërsa letërsia për të rritur në këtë

periudhë nxori një Nol e një Migjen, një Fishtë e një Konicë, letërsia për fëmijë s’pati

individualitete të spikatura e, si rrjedhojë as vepra të spikatura. Në këtë periudhë pati më

tepër lexime për fëmijë sesa letërsi të mirëfilltë për fëmijë.’’ 5

Saktësia e shprehjes së Gjokutajt për letërsinë është për tu marrë shembull. Në këtë periudhë

nuk kishte veprimtari të dizajnuar për fëmijë dhe shumica e veprave letrare për të rritur

përshtateshin edhe në ndonjë tekst shkollor.

5 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan,f 95,96.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

11

2. TEMATIKA E POEZISË DHE ROMANIT NË PERIUDHA TË NDRYSHME.

Tema që shtjellohet në poezinë dhe romanin shqiptar për fëmijë është shtylla që na

intereson për t’u njohur me botëkuptimin që kishin dhe kanë autorët e sotëm për fëmijët dhe

mendjen e tyre. A i përshtateshin ata botës së fëmijëve, çfarë elementesh do të duhej të

krijonin që të kapnin vëmendjen e fëmijëve dhe fokusin e tyre, çfarë roli edukativ përmbanin

këto zhanre letrare dhe si shërbenin ato.

Tematika e poezisë ‘’Agim Deva e diferencoi poezinë në disa tipa:

1.Poezia didaktike-moralizuese

2.Romantizmi-Realizmi

3.Poezia ideo-ekzoterike

4.Poezia sociale e pasluftës

5.Poezia realiste folklorike

6.Poezia e imagjinatës së lirë.’’ 6

2.1. Poezia didaktike-moralizuese

‘’Dy vjershat e sipërpërmendura që përfaqësojnë letërsinë moralizuese-fetare kanë

elemente të vjershave për fëmijë kanë karakter këshillues, janë të shkurtra dhe predikojnë .

Siç thotë edhe Agim Deva, e para ‘’Kënga e përshpirtshme vendoset në katekizëm kurse e

dyta ‘’ E mësuarit frik e perëndisë ne Abetare. Por që të dyja kanë karakter fetar dhe në

asnjërën prej tyre nuk argumentohet se u janë drejtuar fëmijëve, por që janë vjersha me

karakter popullor dhe po aq sa janë shkruar për fëmijët aq edhe për të rriturit.’’7

Konkluzioni se letërsia fetare nuk përcaktohej se kujt i kushtohej jo që është vetëm i

vërtetë por edhe i pashmangshëm. Temat fetare vërtetë kanë natyrë serioze dhe jo shumë nga

to mund t’i bëhen të qarta fëmijës. Mbase do të mund t’u sqarohej ndonjë nocion ose figurë

fetare, por jo edhe kuptimi abstrakt i ndonjë simbolike brenda religjionit. Mësimet e

religjionit janë përgjithësisht universale dhe mbetet nga njerëzit e caktuar t’jua sqarojnë

fëmijëve.

6 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f 29 7 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f.30

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

12

2.2. Poezia romantike

Vjersha përfaqësuese e poezisë së kultivuar shqiptare për fëmijë është padyshim ‘’ Ylli i

vogël lart në qiell e Konstandin Kristoforidhit. Edhe pse sipas studiuesit Deva hapet

mundësia që të ketë një vjershë tjetër para kësaj. ‘’Kjo vjershë e përshtatur nga letërsia

angleze e dy poeteshave ‘’ En dhe Xhein Teilër është rikrijuar aq bukur me aq mjeshtëri e

frymëzim sa mund të konsiderohet poezi origjinale. Meqenëse e krijuar posaçërisht për

fëmijë ajo patjetër zgjon te fëmijët kërshërinë për botën , kozmosin, qiellin, yjet .

Ylli i vogël lart në qiell

Duket porsi zjarr në pyll

Sipër dheut lart qëndron

Xixa-xixa xixëllon.

Përdorimi i figurave stilistike e bëjnë këtë vjershë, joshës, gazmore, e të mahnitshme,

më përfytyrim për qiellin e yje, universin. Kështu prej qiellit në tokë siç thekson edhe

Bishqemi, në dy strofat e tjera imazhi ndryshon. Tani vëmendja bie te një udhëtar që e çanë

natën nën ndriçimin e yjeve:

Drita e diellit kur shkëlqen

Udhëtarit ç’i pëlqen

Natën e errët kur po shkon,

Udhën vetëm s’e harron’’. 8

‘’Vjersha është shkruar në strofa katërvargëshe me masën popullore tetërrokëshe’’. 9

Këtë poezi personalisht do ta cilësoja si anijen time kozmike që më dërgon direkt te Ylli i

shumë dëshiruar dhe më mundëson të flas me të. Kështu faktikisht ndihen të gjithë fëmijët që

lexojnë.

8 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 47 9 Po aty, f.48

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

13

Në poezinë e Rilindjes figurë tjetër kryesore është dhe do të mbetet Naim Frashëri. Ky

laureat i vargut njihet për poezinë e tij e cila kap çdo fushë jetësore dhe e cila klasifikohet

kështu:

‘’Poezia diturore. Naim Frashëri si illuminist që ishte , i jepte shumë rëndësi

predikimit të dijes tek njerëzit e veçanërisht fëmijëve. Pra poezitë e tij përmbajnë

njohuri për natyrën, njeriun, trupat qiellorë etj. Këtu dihet edhe qëndrimi i tij ndaj

ekzistencës kur ai përmes figurave tregon se trupat qiellorë janë krijuar nga një

përplasje në Gjithësi , se ata trupa janë të zjarrtë dhe përherë në lëvizje.

Dheu është një yll i qiellit,

Që lëvrin në hapësirë,

I vjen rreth e rrotull Diellit

Merr të ngrysur e të gdhirë

I kushton shumë rëndësi kësaj poezie sepse kërkon që nxënësit të kenë mendime të drejta

mbi botën që të mos u nënshtrohen paragjykimeve fetare.

2. Poezia morale. Vjershat e Naimit si Njerëzia, Fjala, Mejtimi, E vërteta, synonin të

zhvillonin virtyet e dijes, dënimit të gënjeshtrës, shpifjes, smirës, virtytin

bamirësisë, dashurisë për punën etj’’. 10

‘’Krijimet poetike të Negovanit kanë karakter atdhetar, fetar e didaskalik . Veçori e tyre

janë moralizimet e shumta. Ai dënon veset njerëzore dhe ndriçon vetitë e mira te

bashkatdhetarët , bën përpjekje ta vë dijen dhe pendën në shërbim të atdheut pra poezia e tij

ka karakter atdhetar. Meritë kryesore e këtij autori në lëmin e poezisë për fëmijë është se futi

fabulën dhe përrallën në vargje dhe zgjeroi tematikën, duke shkruar për jetën e fëmijëve dhe

natyrën’’. 11

10 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 57, 58, 59 11 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 64, 65

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

14

‘’Ai qe bëri një hap shumë të madh në pasurimin e shprehjeve artistike në poezi ishte Andon

Zako Qajupi veprat e të cilit kishin një frymë të theksuar popullore. Këtë na e tregon vjersha

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhetë toka

Ku më ka rënurë koka,

Ku kam dashur mëm’ e atë,

Ku më njeh dhe gur i thatë.’’ 12

‘’Frymën realiste në poezinë për fëmijë e sjell Ndre Mjeda . Ai në vjershat si: Prandvera,

Vera, Dimni me një figuracion të pasur plot fantazi e art ndriçon të vërtetën rreth njerëzve

dhe plagëve të shoqërisë si varfëria dhe mjerimi i njerëzve të punës. Vjersha e Mjedës trajton

temën morale dhe të punës’’. 13

‘’Fëmijët duhet të jenë gjithmonë të ndershëm , të drejtë, e gjithmonë të tregojnë të

vërtetën. Sepse më mirë të ndëshkohesh për fajin e bërë sesa të gënjesh sepse kur të tjerët e

dijnë se je gënjeshtar , edhe t’drejtën n’qoft’ se e thue,/ për rrenacak kan’ me t’kujtue (Rrena)

Edhe te vjersha ‘’Puna’’ duke përdorur paralelizmin figurativ, Mjeda tregon për punën e

vështirë dhe shqetësimet e punëtorit të bujqësisë’’. 14

‘’Vargun e rrjedhshëm e të përsosur për të vegjlit e ndërton Luigj Gurakuqi të cilin e

gjejmë në nga vjershat e tij mbi natyrën:

‘’Bora Malet i ka mbulue

Gjethi i landës asht shkrumbue

Mjeri ai qi shpi nuk ka

Se shum t’zeza ka me pa:

T’vorfnit pra, ti ngjitja dorën

Sidomos kur t’shofish borën.’’ 15

‘’Luigji në mënyrë shumë reale i lidh fenomenet natyrore me problemet njerëzore. Këtu

flet për mësimin e mëshirës për të varfrit, dhe tenton të ngjit në zemrat e fëmijëve bamirësinë

e pafund’’. 16

12 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 67 13 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f. 71 14 Po aty, f.72 15 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f.76

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

15

‘’Vjershat të cilat qenë të destinuara për shkollën dhe tekstet shkollore ishin veprat e

Asdrenit e sidomos përmbledhja e tij Rreze dielli. Veçori e këtyre vjershave ishte leximi i

thjeshtë, ishin të shkurtra, ritmikë të theksuar, melodi e harmoni të pasur, dhe informacione

me bollëk për shkollarët. Poezia e Asdrenit ishte romantike por nganjëherë edhe realiste. Ai i

këndonte me mall vendlindjes . Tema e atdheut mbetet fokusi i krijimtarisë së tij dhe ai e

shpreh këtë me një zjarr të fuqishëm krijues si në vjershën :

Sa të dua o Shqipëri

sa mall ndjej e sa dëshirë

për ty gaz e dashuri

drejt në zemër më ka mbirë.

Vjersha e tij Betimi mbi flamur (1908) u bë himni ynë kombëtar) ‘’17.

‘’Një nga krijimet më të njohura që hyri në leximet e fëmijëve shqiptarë është ‘’ Shko

dallëndyshe të Filip Shirokës. Ajo qe përshtatje e lirë e një vjershe të një poeti italian Grossi ,

krijim që tingëllon shumë origjinal. Motivi i saj është ai i përgjithshmi i këtij autori : motivi i

mallit për atdhe’’18.

Duke u pajtuar plotësisht me studiuesit e letërsisë romantike, veçori e autorëve të

Rilindjes ishte dhe mbetet fryma atdhetare që ata përçuan në veprimtarinë e tyre letrare. Nuk

ishte çfarëdo veprimtarie, ishte luftë e rreptë e penës shqiptare për të dalë nga kriza

intelektuale në të cilën gjendej populli shqiptar. Shkrimtarët nuk ishin vetëm poetë , ata ishin

mësimdhënës, gjeografë, biologë, historianë, e shumë role tjera të cilat shkrimtarët rilindës i

kishin si të themi ‘’barrë’’ në shpinë për të nxjerrë në dritë breza të tërë.

2.3. Romantizmi- Realizmi’’Gjendja politike në këtë periudhë nuk i dha mundësi

poezisë për fëmijë të zhvillohet . Por për veprimtarinë letrare në këtë periudhë njihet Migjeni

me vjershat, skicat e tregimet e tij sociale. Autorët e kësaj kohe e shohin jetën bardhë e zi ,

por pa u shkëputur nga socializmi dhe ndikimi i tij në art. Tematika e krijimtarisë ishte më

shumë konfirmimi i gjendjes shoqërore sesa dëshira e vullneti për ta ndryshuar. Kthimi kah

epoka e ndritur e historisë kombëtare ishte një nevojë e popullit në një periudhë të errët dhe

16 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 76 17 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f. 78 18 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 83

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

16

moment i rëndësishëm që e karakterizon poezinë tonë për fëmijë në gjysmën e parë të viteve

30’’. 19

‘’Këtë etapë do ta vazhdojë mësuesi i ri elbasanas Qamil Guranjaku i cili qëndrimin e vet

real e manifeston në raport me: a) realitetin shoqëror dhe b) botën e fëmijëve të cilën e

gjurmon me vite të tëra si mësues. Në krahasim me krijimet poetike të viteve 30 Q.Guranjaku

na sjell një nivelizim të ngritur të elementeve të reja si në tematikë ashtu edhe në aspektin

kreativ prandaj me plot të drejtë konsiderohet njëri prej poetëve tanë më të rëndësishëm i cili

tërë energjinë dhe prodhimin e vet letrar ua kushtoi të vegjëlve’’.20 ‘’Në vjershat e

Guranjakut loja organizohet në tri mënyra:

a) Përmes lodrave. P.sh. në poezinë Kali i vogël,ku kalit prej drurit i këndohet sikur

të ishte qenie gjallë:

Hante rrinte

Tok me mue

Edhe pinte

Ujë në krue

b) Përmes metodës kombinuese . Këtu fëmija ndërton vetë lodrën e vetë dhe në

njëfarë mënyre i jep shpirt, këtë na e tregon vjersha e tij ‘’Kukulla ime’’

Mblodha shkopin me nji sukull

Dhe kështu e bana kukull

Porsi nuse bukuroshe

Dhe e vuna në nji qoshe

Emnin se c’ja vuna Tanë

E ndërrova me fustan

Këtu veprimi zhvillohet në vetën e parë për ta forcuar edhe më tepër lidhjen e ‘’lëndës së

parë’’ që personifikohet me vetë fëmijën që do të luajë me të.

c) Përmes raporteve të lojës, që fëmijët i vendosin në mes tyre apo edhe me gjallesat

e tjera’’. 21

19 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f. 36,37 20 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f 38 21 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f,112, 113

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

17

Qamil Guranjaku ishte një ndër poetët e parë që solli lojën në poezi. Kjo jo vetëm që solli

një revolucion në poezinë për fëmijë e cila deri më atëherë zhvillohej bazuar në situata

politike të vendit, por edhe sjellë një etikë të re se si duhej krijuar një poezi për fëmijë. Andaj

mund të themi se kjo periudhë është periudha e një rruge të re në vetëdijësimin e krijimeve

për fëmijë.

2.4. Poezia ideo-ekzoterike e Luftës Nacionalçlirimtare ishte periudha kur realizmi

social transformohet në realizëm revolucionar-patriotik. Letërsia merr mesazhin luftarak e

patriotik dhe prakticizmin komunikues’’. 22

2.5. Poezia sociale e pasluftës.

‘’Botohet një numër më i madh vjershash për fëmijë që shprehin momentin social të kohës.

Të tilla janë : Dita e parë e mësimit, dhe Mësimet më të bukura të Drago Siliqit , Shamia e

kuqe e Q. Guranjakut, Për jetën e re nga pioneri Ismail Kadare’’23.

2.6. Poezia realiste folkloriste

‘’Siç shihet në këtë periudhë vend të rëndësishëm zë klima folklorike, subjekt të letërsisë

popullore. Ata i zgjodhën dhe i ripunuan vlerat kulminante të letërsisë sonë gojore. U shfaqën

për herë të parë poema dhe poema-përralle. Dominonte në vitet e pesëdhjeta është poezia me

tematikë nga jeta e përditshme të fëmijëve.’’24

Transformimet që ndodhin në vazhdim në letërsinë për fëmijë e veçanërisht në poezi,

emërtohen me situatën shoqërore që ishte vendi. P.sh. poezia sociale e pasluftës

karakterizohej nga trajtimet shoqërore të kohës, nuk e ka më atë vrullin romantik që e kishte

në kohën e Rilindjes. E kjo vazhdon me poezinë nacional-çlirimtare e cila karakterizohej nga

trajtimi i luftës për çlirim. Pra, mund të themi se të dyja këto poezi ishin përmbledhje edhe të

tregimeve nga jeta e autorëve si pionierë dhe luftues të luftës antifashiste. Poezia realiste

folklorike karakterizohej nga ripunimi i letërsisë sonë gojore për fëmijë, që d.t.th se u

përshtatën shumë këngë popullore në poema-përralla.

22 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 178 23 Po aty f .178 24 Po aty f. 179

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

18

2.7. Poezia e imagjinatës së lirë

Periudha e fundit që përfshin edhe poezinë e re ose poezinë moderne që është edhe në

interesin tonë është poezia e imagjinatës së lirë. ‘’Përgjatë gjithë periudhave të mëparshme

veçuam se poezia dhe letërsia në përgjithësi është zhvilluar në presionin e fortë të kërkesave

të kohës, të nevojave shoqërore e politike të vendit, dhe pikërisht edhe poezia u është

përgjigjur kërkesave sociale-politike sesa vetë fëmijëve të cilëve u është dedikuar. Kjo situatë

ndryshon që nga vitet 70 e këndej . Poetët tani do të fokusohen dhe iu drejtohen vetëm

fëmijëve sepse fëmija konsiderohet një bartës i rëndësishëm i funksioneve shoqërore , por

njëherit edhe shoqëria do të mbetet mjet i fortë i kujdesit ndaj fëmijëve’’25.

Poezia më e lirë në aspektin e lirisë së tematikës, vargut, ritmit e të gjitha elementeve të

një poezie të mirëfilltë është padyshim poezia e imagjinatës së lirë. Kjo poezi është ndër

poezitë që do të zë vend të veçantë në tekstet shkollore, autorët e të cilës janë shumë të njohur

për fëmijë edhe në ditët e sotme. Kjo poezi, ka gjallëri, lojë, gaz, aventurë dhe sjellë

gjithmonë gjëra të reja, andaj cilësohet poezia e imagjinatës së lirë, e mendjes së liruar nga

çdo ideologji, politikë apo situatë.

Temë e afërt me botën e fëmijës ishte ajo e lojës, natyrës, temave atdhetare etj.

Ndër autorët e kësaj fryme të poezisë që do të doja të veçoja dhe të trajtojë në këtë pjesë janë

: Odhise Grillo, Vehbi Kikaj, Agim Deva dhe Adelina Mamaqi

Odhise Grillo

‘’Poezinë e Odhise Grillo e karakterizon në radhë te parë talenti i jashtëzakonshëm i cili

shtjellohet në përdorimin e temave dhe motiveve. Poezitë me temë atdhetare të këtij autori

janë të shumta e të bukura

I mora A-në Atit

në të ishte dhe nëna

i mora T-në Tokës

në të ishte dhe zemra

i mora D-në Detit

25 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f 53

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

19

në të ishte dhe dielli në të po edhe të entuziazmon nga mrekullia e saj. Gjithçka në poezinë e

Grillos vishet me figura dhe shihet me syrin poetik, me lirizëm, ai përdor epitetet , metaforat,

krahasimet, onomatopetë. Poezitë e tij kanë gjetje të veçantë .

‘’Çdo libër ka një kalë që nget

dhe unë fletën sapo ia hap

ai më merr në krahët e vet

i biem botës rreth e qark

Një vlerë të veçantë në vjershat e Odhise Grillos përbën humori që i përshkon ato. Këtë

gaz poeti e gjen te vetë natyra e vogëlushëve tanë e merr prej tyre dhe ua kthen rishtazi në

mënyrë më të shndritshme. Sidomos vjershat e ciklit të pyetjeve pse ashtu e pse kështu. Ato

ndërtohen në formën e dialogut. Pse-ja është çelësi i botës për vogëlushët. Veçori tjetër është

se vjershat e Grillos na sjellin shumë informacion për botën që na rrethon, si p.sh për kafshët

, bimët, shpendët dhe dukuri të tjera.

‘’Poeti është konciz, nuk e stërzgjat përgjigjen por ia pret shkurt. Madje lë edhe diçka që

nënkuptohet , e fut lexuesin në mendime që ta gjejë të pathënën. Te fabula '' Asnjë shalqi,

vogëlushja dëshiron që shalqiri të mos kishte fara, përgjigja është atëherë ..

skishim për të ngrënë kurrë

as edhe një... thelë shalqi.

Veçori tjetër e poezisë së autorit është cilësia e lartë artistike . Poeti është mjeshtër në

thurjen e vargut . Ai varg është gjithnjë i rregullt, i matur, me rimë, me ritëm, muzikalitet. Ai

përdor vargun tetërrokësh për edhe njëmbëdhjetë varësisht nga mosha. Shumë vjersha

ndërtohen në vetën e parë . Pra janë fëmijët që tregojnë e veprojnë ,Veçori tjetër është edhe

mbështetja në folklor’’. 26 Odhise Grillo është një ndër ata autorë që me poezinë e tij na sjell

artin e krijimit të kërshërisë në mendjen e fëmijëve, artin e të shpjeguarit gjëra mësimore

përmes vargut dhe lojës dhe sipas mendimit tim ky është një mrekulli në vete e letrave për

fëmijë.

26 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 209-213

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

20

Agim Deva

‘’Vëllimet : Ankohet çanta e vogël

Poeti u këndon lodrave të fëmijës, jetës në shkollë, natyrës, kandrrave. Ҫdo gjë shikohet e

vlerësohet me syrin e fëmijës. Mendimi ka veshje artistike, humor dhe vlera edukuese.

Për t'iu përshtatur moshës secila nga këto vjersha ngrihet rreth një fabule. Kështu lexuesi

e ka më lehtë ta mësojë përmendsh ose t'ia thotë tjetrit me dy fjalë ngjarjen. P.sh te vjersha

‘’Llustragjiu dhe fëmija’’ tregon për një fëmijë mendjemadh me cigare në gojë te llustragjiu

dhe i thotë me arrogancë ''Hajde më fshij këpucët. Ai i përgjigjet : '' Unë jam këtu për

udhëtarë e ndonjë plak e jo carrokë me hundë të pafshirë’’

Veçori tjetër e vjershave është edhe humori që i bën më të këndshme për lexuesit. Autori i

animizon e personifikon zogj, stinë e dukuri të natyrës, lule, dru, çantën e sende tjera.

Poeti Agim Deva zë vendin e një babagjyshi të urtë që po u tregon fëmijëve përralla.

Format e përrallëzës na e përforcojnë edhe pjesëmarrësit, dëgjuesit, që kanë kureshtjen e

fëmijës. Poeti është mjeshtër i thurjes së vargjeve e të strofave. Ai përdor vargje të masave

të ndryshme, i thënë ato i zvogëlon sipas nevojave. Në strofa përdor distikun, tercinën,

pesëvargëshin, gjashtëvargëshin27’’.

Poezia e Devës është ndër ato poezitë që janë tepër të kapshme dhe të lehta për fëmijët,

gjë që është qëllimi kryesor i krijimit të poezisë për fëmijë. Ato zakonisht kanë vetëm një

ngjarje për një poezi gjë që i bën fëmijët të kenë koncentrim dhe të mësojnë përmendsh.

Poezia e tij përcillet me plot gaz e humor dhe zakonisht është si përrallë në vargje.

27 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f. 237

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

21

Adelina Mamaqi

‘’Studiuesi O.Grillo vëren që temat më të dashur të autores janë puna dhe njeriu i punës.

Një vend tjetër zë edhe tema historike. Autorja i njeh të vegjlit me të kaluarën e hidhur, ajo i

këndon vajzës dëshmore Eftihi Baka

Me në pe e një gjilpërë

qepa një fustan të tërë

për ditlindje, moj Emirë

ty dhuratë që ta kam bërë.

Veçantitë e autores:

Realitetin e percepton me syrin e fëmijës.

Në vjershën ''Ku është pranvera'' autorja shkruan sikur fëmijët duan të dinë ku është

kjo stinë, ta prekin, ta dëgjojnë , ta shohin. Dielli e merr vesh dëshirën e tyre dhe iu ndihmon

duke e shkrirë borën dhe duke i qelë lulet. Ata ecin nëpër lëndina duke mos e ditur se të

gjitha këto janë pjesë e pranverës, prandaj fëmijët e quajnë atë '' Pranverë eja’’.

Veçoritë e poezisë se Adelinës

Konçiziteti. Vargjet e saj nuk e lodhin fëmijën.

-Mbështetja në folklor

-I kushton kujdes kultivimit të figurave

-Ka larmi në sistemin metrik që përdor

-Kap tema të panjohura ose pak të trajtuara më parë.

Bregu i kaltër. Kjo përmbledhje me poezi i këndon atdheut, punëtorëve , prindërve, të

afërmve, ëndrrave të fëmijëve tanë. Poezia karakterizohet nga thjeshtësia , emocioni,

ngrohtësia prej nënës dhe poetes, gjuhës së lirë e dinamike që shpalos jetën plot lëvizje, është

i pranishëm humori tek vjersha ‘’Ardian emrin ia thonë’’. Këtu kritikohet një djalë për

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

22

mosbesimin, mos bërjen e historisë etj . Shumë vjersha konstruktohen në pyetje. Poezitë kanë

moral. Autorja ka përdorur larmi formash të vargut, strofës, rimës gjë që lufton monotoninë.

Poetesha përdor katërrokëshin, gjashtë e tetërrokëshin etj.

Tek ''Vjershat e Majlindës’’, autorja flet në vetën e parë. Pra fëmijët në vend të Majlindës

mund të vendosin emrin e tyre. Autorja i kushton rëndësi ritmit e rimës, sepse nëse këto janë

të varfra, vogëlushët do të mbeteshin të ftohtë dhe nga mos përvoja do ti përdhunonin fjalët e

vargjet’’28.

Adelina Mamaqi është një ndër ato autoret poezia e së cilës lexohet me shumë kënaqësi

dhe kjo personalisht më është dukur shumë e vërtetë. Siç u përmend edhe më lartë, vjershat e

saj nuk i lodhin fëmijët në kuptimin që nuk kanë ndërlikueshmëri vargjesh, apo tema të

pakonceptuara abstrakte. Vjershat e saj përmbajnë moral, por në formë këshilluese, d.m.th

nuk e kalojnë kufirin e moralizimit të tepërt, duke e bërë kështu vjershat me shumë vlera

edukuese.

28 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f 219, 220-222

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

23

Vehbi Kikaj

‘’Ashtu siç e tha Rifat Kukaj për autorin, : Vehbiu e kishte gjetur çelësin për t'i hapur

mendjet dhe zemrat e të vegjëlve .Autori Vehbi Kikaj kishte tematikë të larmishme në

poezinë e tij që shtrihet në kohë nga ilirët e deri në kohët tona .Zë vend dashuria për

vendlindjen ,luftërat mes ilirëve dhe romakëve’’. 29

‘’Poeti është njohës i thellë i folklorit dhe aty e mbështet mënyrën e ndërtimit të vargut :

Mollës-së hollës

iu ka tharë fyti

për një gotëz uji

dielli e mbyti

Poeti është i hollë dhe befasues .Në vjershën ''Ne të rriturit’’heroi i vjershës nuk luan me

kukulla me arinj-lodra por e ndjek bishën atje lart në kodër , veç kur të tjerët e ftojnë a

shëtisim në rreze të hënës Ai përgjigjet: Ah jo, U vonova... Nuk guxoj prej nënës dhe kështu

zbulojmë që heroi është një djalë shtatë-vjeçar.

Te vjersha ''Vajza me fustan të bardhë’’ na tregohet për një vajzë kryeneçe e cila ka

veshur një fustan të bardhë e të bukur por që nuk pranon që të luajë me shoqet dhe as nuk i

flet kujt me gojë, e në fund e zbulojmë që ajo është thjesht një manekin vitrine.

Mund të themi se vlerat stilistike e figurative të poezisë zhvillohen shumë në këtë

periudhë duke filluar nga personifikimi e animizmi që janë në natyrën e fëmijëve , humori e

loja dhe kështu ato ngritën në pediestal më të madh të vlerave artistike e pedagogjike’’30.

Vehbi Kikaj është poeti i befasisë dhe misterit. Ai e ndërton vjershën në formë enigme që

fëmijët i bën të rrahin mendjet e tyre, por në fund ai nuk i lë ata pa përgjigje. Kjo poezi ka

cilësi dhe vlera të larta pedagogjike dhe artistike.

29 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f .231 30 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f.230

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

24

2.8. Romani

‘’Kjo gjini letrare është tepër e re në moshë. Ndër të parët që u përpoqën të lëvronin

prozën për fëmijë ishin shkrimtarët e shquar Selman Vaqari me romanin ‘’Pesë Vëllezën’’,

shkrimtari shqiptar nga Kosova Rexhep Hoxha me romanin ‘’Lugjet e Verdha’’, Petro Marko

me romanin historik ‘’Shpella e piratëve’’, Rifat Kukaj me romanet e njohura të cilat kanë

qenë pjesë të planeve shkollore ‘’Lepuri me pesë këmbë’’ dhe ‘’Kokërrmeli e Pilivesa’’.

Romani ynë ka tematikë të gjerë e problematikë të larmishme .Njihen temat historike , kanë

ndihmuar në edukimin ideoemocional të fëmijëve dhe përcjell mesazhin e bashkimit të

shqiptarëve për luftë për liri.

Këtu dallohet edhe pjesëmarrja e personazheve fëmijë që u jep edhe më shumë afrim

fëmijëve ndaj kësaj gjinie. Ndër romanet historike njihen ‘’Kalorësit me pishtarë’’ I G.

Bushakës, ‘’Shqipëri atdhe i dashur’’ i Ivoni Resos etj . Vend të rëndësishëm zënë romanet

që e marrin temën nga periudha e Luftës Antifashiste. I tillë është romani ‘’Bonjakët’’ i

Petraq Qafëzezit. Kemi edhe tema nga jeta e përditshme , në to fëmijët e gjënë lehtë veten e

tyre ndaj pëlqehen nga lexuesit e vegjël. Objekt trajtimi bëhen më tepër problemet e edukimit

dhe të sjelljes së fëmijëve brenda e jashtë shkollës , marrëdhëniet mësues-nxënës, dashuria

për mësimin e çdo lloj pune, për fshatin, për shokun, lufta kundër rrugaçërisë’’31.

Sikurse edhe te poezia, edhe romani ka bërë bujën e vetë dhe ka kryer rolin e vet edukativ

me shumë mjeshtëri e sukses. Romani ynë ka arritur me shumë sukses të realizojë temat me

rëndësi shumë të veçantë në këndvështrimin fëmijëror duke i mbajtur ata në vijën e drejtë të

virtyteve të larta njerëzore.

31 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f. 484-486

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

25

3. ELEMENTET E NJË POEZIE ARTISTIKE PËR FËMIJË , DHE ELEMENTET

E NJË POEZIE JOARTISTIKE

Duke observuar atë që studiuesit tjerë e kanë thënë për poezinë , dobësitë dhe

mangësitë që shfaqen në të, do të tregojmë disa pika të cilat e përbëjnë një poezi të dobët

artistike dhe jo të përshtatshme për fëmijë dhe do të gjejmë se po të mos i ketë poezia

këto mangësi atëherë ajo merr vlera të një poezie të mirëfilltë artistike.

‘’Poezia për pionierë është e prapambetur, dikton Astrit Bishqemi. Kjo poezi nuk ka

fantazi, e sidomos për adoleshentët, sepse nuk krijon një urë që e lidh poezinë për fëmijë

dhe të rritur’’

Ka mungesë humori.

Ka uniformizëm.

Ka deklaratizëm.

Ka shumë moralizime

Ka retorizëm

Ka prozaizëm

Gjërat e sjella nga poezia për të rritur.

Ka poezi pa asnjë vlerë artistike

Ka zbehtësi karakteresh

Disa vëllime kanë ngushtësi tematike

Nuk ndiqen kritere të drejta sa i përket masës së vargjeve

Ka varfëri rimash.

Tendenca për t’i zvogëluar gjërat.’’ 32

32 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan 194-197.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

26

Observim kritik rreth këtyre pikave

Temat dhe çështjet e luftës jo gjithmonë janë për fëmijë, por jo nuk do të thotë që nuk

janë krijuar këngë apo poezi me vlera e njëkohësisht antifashiste. Por çdoherë kur politika

ose situata shoqërore hyn në krijimet letrare, nuk është aq reale, dhe kthehet në

nacionalizëm apo patriotizëm të tepërt, që ndonëse për të rriturit është normale, për

fëmijët nuk është.

Ka mungesë humori.

Me aq sa kam parë në praktikën pedagogjike por sigurisht edhe nga përvoja

personale, mund të them që fëmijët e mësojnë më shpejt dhe më mirë një vjershë që ka

elemente për të qeshur, kontradikta, ndonjë nofkë për ndonjë personazh, zëra, lojë e satirë

në të. Andaj mund të them lirisht se një poezi e mirëfilltë i përmban të gjitha këto, dhe

mbetë gjithmonë në mendje. Ndër poezi të tilla që mbetet gjithmonë në zemrën time është

‘’Kukulla ime’’ e Qamil Guranjakut.

Ka uniformizëm.

Uniformizmi është si të themi një pallto që e veshin të gjithë në krijimet e tyre

poetike e me këtë kam fjalën për temat e njëjta që disa poetë përdorin, emërtimet,

përsëritja e vargjeve të njëjta, ritmi i përsëritur , fjalori i varfër. Një poezi e mirëfilltë

artistike çdoherë del ndryshe nga të tjerat, diçka që zgjon veshin, edhe mënyrën e të

lexuarit nga të vegjlit’’

Ka deklaratizëm

Poeti gjithmonë duhet të ketë kujdes që poezia e tij mos të tingëllojë si vjershë për të

rritur, ose deklaratë për të rritur. Duhet të përmbajë fjalë të thjeshta e jo të hiperbolizuara

e të ndërlikuara që fëmijët nuk i kuptojnë

Ka shumë moralizime

Një gjë që fëmijët nuk i kanë për qejf edhe në jetën realë janë ligjëratat morale që të

rriturit ju bëjnë. Nuk i kanë qejf fjalët ‘’mos bëj kështu’’ , pse nuk je si shoku yt nxënësi

mirë’’. Andaj, kuptohet as në poezi. Shpesh poetët bien në këto moralizime të cilat në

masë të vogël nuk e dëmtojnë poezinë në aspektin artistik por në masë të madhe, po. Poeti

duhet të qëndrojë larg vendosjes së kodeve e rregullave .

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

27

Ka retorizëm Njihen poezitë me stilin të shkruarit me fjalë të fryra e të mëdha, me

figura të tepruara por pa përmbajtje të thella. Figurat e thjeshta dhe interesante e bëjnë

poezinë shumë më të kënaqshme .

Ka prozaizëm

Të përshkruash në poezi diçka një ngjarje të thjeshtë, nuk është edhe aq artistike. Në

këtë vjersha nuk ka gjuhë fëmijërore dhe i mungon figuracioni .

Gjërat e sjella nga poezia për të rritur.

Janë dy botë të ndryshme. Fëmijët nuk e perceptojnë vargun abstrakt e të rëndë.

Vargu për fëmijë duhet të jetë konkret e figurativ.

Poezia për fëmijë duhet të sjellë informacion, por ajo të mos kthehet në qëllim më vete; të

jetë i shkrirë artistikisht në të.

Sigurisht, qëllimi i poezisë është të përcjellë dije, informacion edukues dhe shumë

gjëra të rëndësishme, por këtë duhet ta bëjë duke marrë edhe anën krijuese dhe jo të jetë

thjesht i gjithë qëllimi i poezisë. Gjithashtu ky informacion të mos jetë i vjetruar, i njohur,

i rëndomtë për fëmijët as edhe në nivelin e lexuesit

Ka poezi pa asnjë vlerë artistike.

‘’Ka shumë vjersha që kanë mendime me vlerë edhe janë të shkruara metrikisht mirë

por që nuk të emocionojnë . Në vend që figurat të jenë ato që e japin heroizmi, atë e

bartin fjalë të zhurmshme e retorike." 33

Nuk gjendet këndvështrimi origjinal, në mënyrë që vjershat të dalin të bukura.

Problemi nuk kapet e nuk zbërthehet me syrin e fëmijës.

Atë që e përmendëm dhe po e përmendim prapë është të shkruarit me sytë e fëmijës. Ky

është prioriteti i parë që duhet të zotërojë poezia për fëmijë. Madje nuk është as rregullsia

sa është e rëndësishëm të perceptuarit me sytë e fëmijës, shprehjet, emocionet dhe

mendjen e tyre.

33 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f. 196

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

28

Ka zbehtësi karakteresh.

‘’Me këtë nënkuptohet pjesëmarrja e karaktereve d.m.th personazheve brenda

vjershës. Sigurisht mbase poezia nuk ka më shumë alternativa për këtë gjë sesa proza por

prapë se prapë mund të ftojë karaktere në poezitë që kanë subjekt dhe poezitë e

ngjarjeve’’34.

Disa vëllime kanë ngushtësi tematike.

Tematika është çështje e ndjeshme në poezinë për fëmijë. Vëllimet me poezi po të

kenë shumë poezi me të njëjtën çështje kalon në monotoni. Krijohet një ngjarje, kalohet

në ngjarjen tjetër, 100 herë më e gjallë, më emocionuese, më aventuristë.

Nuk ndiqen kritere të drejta sa i përket masës së vargjeve‘’E këtu duhet të ndiqet

kërkesa e teorisë së letërsisë që përdorimi i një vargu apo vargut tjetër gjithmonë duhet të

përcaktohet nga mosha e fëmijëve’’35. Nuk duhet të ketë mbishkrime të vargjeve, dhe

zgjatje të poezisë.

Ka varfëri rimash. Përdoren rima të shfrytëzuara tepër, d.m.th një rimë e përdorur

në të gjithë vëllimin ose poezinë. Po ashtu edhe rimat e lehta nuk tregojnë fuqi të talentit.

Tendenca për t’i zvogëluar gjërat. ‘’ Jo rrallë ndodh që poetët në mënyrë që të

duken të afërt me fëmijët dhe që poezia e tyre të duket më fëmijërore zvogëlojnë gjërat

(doçka, zogëz, vendthi) etj. Për të madhin duart e fëmijës janë docka, për të voglin ato

janë duar.

Shkruhen tema të njohura që nga romantizmi, p.sh për zogun që i hedhim

thërrime’’36.

Romantizmi po që është një kthesë e rëndësishme e letërsisë dhe baza e gjithë

krijimtarisë shqiptare, por shkrimtarët modern nganjëherë nuk dinë të dalin nga ajo dhe të

shkruajnë tema të kohës.

Autorët nuk i kanë kushtuar rëndësi fjalorit. E të mendojmë sesa rol të rëndësishëm

luan poezia në formimin gjuhësor të brezit të ri nuk është e lehtë. Përdorimi i fjalëve të

panevojshme, e të huaja duhet të jetë një jo e madhe në poezinë shqiptare për fëmijë

34 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f. 197 35 Po aty f.197 36 Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan f. 197

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

29

4. FUSHAT E FUNKSIONEVE DHE NDIKIMEVE TË POEZISË DHE ROMANIT TE

FEMIJËT

4.1. Funksioni pedagogjik

‘’Në studimet e Agim Devës rreth kësaj çështjeje theksohet me krenari që letërsia jonë i

ka shërbyer dhe ndihmuar çështjes pedagogjike dhe arsimimit më shumë se vetë pedagogjia .

Pastaj merita kryesore u takon poetëve tanë të cilët jo që ishin thjeshtë shkrimtarë por edhe

mësues ,e përpilues të teksteve shkollore dhe që veprimtaria e tyre poetike nuk ka mundur të

zhvillohet jashtë kritereve të pedagogjizuara. Madje ai ka qëndruar gjithmonë pranë fëmijës

shqiptar, duke ndihmuar që ai të zhvillohet krahas komponentëve morale, intelektuale,

estetike, fizike të karakterit, dhe efektet tjera didaktike-iluministe. Ndër disa detyrat

thelbësore të pedagogjisë janë të shkrira me qëllimet letrare dhe këto janë:

1. Kërkesa didaktike-moralizuese si shenjëzim i filleve tona poetike

2. Patriotizmi dhe internacionalizmi si komponentë të edukimit moral.

3. Kultivimi i kulturës së punës si detyrë e edukimit intelektual

4. Kontributi i estetizmit dhe

5. Roli njohës i artit si kërkesë e pedagogjisë’’. 37

‘’Didakticizmi në veprimtarinë poetike të autorëve tanë shkallëzohet në këtë mënyrë .

1. Prej poezisë didaktike-moralizuese kah didakticizmi

2. Didakticizmi artistikisht i zhveshur dhe

3. Didakticizmi aforistik

Në grupin e parë hyjnë vjershat që përpiqen të formojnë karakterin e fëmijës përmes

këshillës, ta thonë të vërtetën në trajtë auditive, të ndalen në çështjet e edukatës së konceptuar

përmes rregullave të rrepta pedagogjike. Në vjershat e këtij lloji ruhet politura artistike , edhe

duke e dhënë porosinë’’38

37 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f. 245 38 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f. 247

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

30

‘’Në grupin e dytë bëjnë pjesë vjershat ku janë plotësisht të zhveshura nga didakticizmi.

Këto vjersha shumë herë e kanë theksin urdhëror. Si të tilla ato e shëmtojnë lidhshmërinë

emocionale që duhet të ekzistojë mes veprës dhe fëmijës. Madje toni urdhëror mbizotëron që

në titujt e tyre , kështu që për nga forma dhe kuptimësia ato marrin formën e parullave dhe

nga aspekti pedagogjiko-letrar ato përfaqësojnë vlera të dështuara . Në grupin e tretë hyjnë

vjershat me kuptim të thellë që kanë natyrë njohëse të ideve të shprehura në veprimtaritë

poetike’’39.

4.2.Pesha edukative e punës

‘’Puna si veprimtari njerëzore që siguron në radhë të parë ekzistencën e individit në

fëmijë. Ajo i imponohet personalitetit në çdo hap të jetës. E forcon dhe e socializon. Madje

përmes punës njeriu ndryshon edhe tiparet e karakterit. Poezia jonë për fëmijë i ka dhënë

kuptim punës një vend të veçantë, e ka respektuar dhe kuptimsuar deri në atë shkallë, sa

fëmija mund t’i absorbojw më lehtë vlerat thelbësore të saj. Mënyra se si poetët tanë e

përshkruajnë punën janë këto :

1. Kënga i këndon punës në mënyrë të drejtpërdrejtë .

2. Puna përfaqësohet përmes veprimtarive të tjera që përmbajnë po ashtu karakterin e saj

(shkolla , libri, ndihma e prindërve, aksionet punuese, pyllëzimi, mënyrat e ndryshme të

ruajtjes së ambientit etj )

3. Puna si efekt i personifikuar: bleta, ora, mulliri i erës, traktori, parmenda etj .Siç citon

Deva thënien e Herbert Spenserit në studimin e tij : ‘’Mos harro se qëllimi i edukimit është

të krijosh qenie që do të drejtojnë vetveten, e jo qenie që do të drejtohen nga të tjerët"40.

39 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f. 248 40 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f. 256, 257

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

31

4.3. Edukimi estetik

Që të zhvillohet te fëmijët ndjenja e së bukurës , përmes artit letrar, është e

domosdoshme që së pari vetë vepra letrare të ketë vlera estetike. Sa më i pasur të jetë arti aq

më i fuqishëm do të jetë edukimi estetik prej tij. Mirëpo a do të thotë kjo që duhet ta

zbukurojmë jetën edhe atëherë kur ajo nuk është e tillë. Jo, jeta ka aq bukuri sa që s'ka nevojë

të idealizohet. Madje edhe vrazhdësitë e saj mund të krijojnë një raport estetik që të krijohet

balanci jetësor’’41

4.4. Romani .

‘’Sikurse tek poezia edhe te romani mund të thuhet me plot bindje se autorët tanë i kanë

shpërblyer përpjekjet e tyre personale, e njëherit edhe e kanë arsyetuar besimin e madh që

gëzojnë në mesin e lexuesve të vegjël, duke u kujdesur mjaft qe veprat e tyre të manifestohen

disa nga kriteret esenciale pedagogjiko-letrare nga të cilat do të buronin një varg efektesh

komplekse. Efektet e tilla mund të kategorizohen në tri aspekte:

1. Në aspektin edukativ

2. Njohës-arsimor

3. Zbavitës

4.4.1.Karakteri edukativ

Romani ynë është ndërtuar mbi një varg situatash e njerëzish pjesa më e madhe e të

cilave lidhen me botën e fëmijëve, dhe një pjesë tjetër më e paktë që kanë të bëjnë më tepër

me të rriturit me të cilët jeta e fëmijëve është e lidhur ngushtë, ashtu siç ngjet edhe në realitet.

Të rriturit janë ata që përfaqësojnë mendimin e shkrimtarit që ndërhyn në botën e fëmijëve

kur këshillon, udhëzon apo sugjeron diçka. Prandaj këto personazhe qëndrojnë përherë

kundruall të vegjëlve , u ndihmojnë atyre në jetë, i udhëzojnë, e madje ndonjëherë janë edhe

pjesëtarë të lojës, së aktivitetit të tyre të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm. Duke analizuar

strukturën shoqërore të romanit mund të themi se romani zhvillohet në tri mjedise 1.në

familje; 2. në shkollë, dhe 3. në shoqëri. Këtu e marrin nektarin e edukatës po në këto tri

ambiente. Synimi i shkrimtarëve tanë është t’i veshin personazhet me virtyte të etnosit tonë

siç janë:zelli për punë, sinqeriteti, guximi, besnikëria, krenaria, mendjemprehtësia, vullneti,

41 Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) f. 261

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

32

modestia. Tendenca e formimin të karaktereve të fëmijëve nuk është e fshehtë, dhe kjo nuk

manifestohet vetëm në pajisjen morale të personazheve, por kësaj i shtohet edhe një

komponentë tjetër mjaft e rëndësishme nga shkenca bashkëkohore dhe ky është edukimi

patriotik. Edukimi patriotik bëhet edhe më i fuqishëm kur kombinohet me tendencën e

internacionalizimit , të vëllazërimit , dhe të bashkimit midis fëmijëve të të gjitha kombeve e

kombësive e që në romanin tonë manifestohet në formë mjaft progresive dhe pothuaj

kurdoherë në klimën e humanitetit të përgjithshëm. Këtë e marrim shembull romanin Agimi

të Maksut Shehut’’42.

4.4.2. Karakteri njohës

‘’Romani ynë për fëmijë nuk do të ishte i plotësuar në qoftë se do të merrej parasysh

vetëm karakteri edukativ i tij pa kryer edhe funksionin e vetë njohës. Në të trajtohet një mori

çështjesh spektrash të ndryshme, një varg fenomenesh me nuanca të botës njerëzore , bimore

e shtazore, përherë duke pasur kujdes që lexuesin e vogël ta furnizojmë jo vetëm me këshilla

praktike të tipit edukativ por edhe me një sfond njohurish të reja. Në shumë romane siç janë:

‘’Bardhi e Mirushja’’, ‘’Lepuri me pesë këmbë’’ ‘’Kokërrmeli e Pilivesa,, Shkepi i diellit’’

fëmijët do të njihen më shumë dimensione shoqërore si : kontradiktat e individëve,

kontradiktat e klasave dhe të rendeve të ndryshme shoqërore, konfliktet që lindin mes kohës

së vjetër dhe kohës së re, problemet e fshatit dhe të qytetit etj. Duke shfrytëzuar ofrimin e

njohurive të reja dhe efektet e ndryshme emocionale që i ngërthejnë personazhet , nga

orientimi i tyre që fëmijët jo vetëm të zgjojnë kureshtjen por edhe të nxisin intelektin e tyre

vetvetiu hapet problemi i ri që synon bilancin e rrëfimit të së vërtetës në një anë dhe kujdesit

që karakteret ose personazhet të lartësohen, po ashtu edhe në aspektin artistik nga ana tjetër’’

43.

4.4.3. Karakteri zbavitës

‘’Fëmija është qenie e njomë njerëzore thotë prandaj sjelljet ndaj tij duhet të jenë

specifike dhe spontane. Nën presionin e madh të seriozitetit të tepruar , vullneti dhe dëshira e

tij për lexim apo për të njohur realitetin objektiv, mund të kenë pasojë dobësimin e intensitetit

dhe të kërshërisë. Nga ky aspekt, përgjithësisht, romani ynë për fëmijë nuk shohim të ketë

përjetuar ndonjë krizë. Përkundrazi kërkesa që gjatë leximit fëmija ta dëfrejë veten është

realizuar mjaft mirë. Prandaj, lexuesi i vogël pas leximit të skenave serioze, emocionale,

42 Deva. A (1977) Romani ynë për fëmijë, Prishtinë, f. 26 43 Deva. A (1977) Romani ynë për fëmijë, Prishtinë f. 36

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

33

frikësuese, tmerruese, të zymta e misterioze; që zakonisht e lodhin shpirtin e tij e tij delikat ,

do të ketë rast të pushojë, të marrë frymë lirisht, të kalojë befas në botën e tij të rëndomtë plot

lodra e gazmend, e cila do ta disponojë herë-herë edhe me ndonjë shaka e mahi nga kopshti i

përditshëm fëmijëror. Përfundimisht duke mos lënë pa përmendur edhe lojën në procesin e

edukimit dhe zhvillimit të fëmijës , mund të themi që loja është një pjesë e artit që fëmijëve u

hap dyert sinqerisht që i fton të bëhen pronë e tij’’44.

Studimi që i bën romanit tonë studiuesi Agim Deva, konsideroj se duhet të jetë nga ato

studimet që do duhej të merret si baza e vendosjes dhe përzgjedhjeve të teksteve dhe librave

për lexim në shkollat shqipe nga institucionet shkollore. Për vetë faktin që ky studim ka vlera

shumë të larta pedagogjike e bën atë një hartë ose guidë leximi, që secili pedagog,

mësimdhënës, autor do duhej të bazohej në mënyrë që të kuptojë në radhë të parë rëndësinë

e romanit, dhe pastaj të bëjë përzgjedhjen e romaneve që fëmijët duhet t’i lexojnë gjatë jetës

së tyre shkollore.

44 Deva. A (1977) Romani ynë për fëmijë, Prishtinë f. 41

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

34

5. ANALIZË E SHKURTËR ROMANIT ‘’SARAJET E BARDHA’’ TË VEHBI

KIKAJT

Këtë roman social , do ta konsideroja si romanin që trajton temën më bashkëkohore të

shoqërisë- divorcin, ose ndarjen e prindërve. Edhe pse romani merr kthesë pozitive dhe fund

të lumtur, na tregon shumë për këtë fenomen shoqëror shumë të ndjeshëm që trondit shumë

botën dhe personalitetin e fëmijës. Proza bashkëkohore ka tendencë të trajtojë pikërisht gjërat

që i preokupojnë shoqëritë e sotme, divorcet, bulizmin, varësinë e teknologjisë.

Prandaj këtu përfshihen romanet e temave shoqërore duke e përfshirë edhe këtë roman

të Kikaj. Karakteristikë e këtij romani është se është publikuar në vitet e 80-ta pra , pikërisht

në vitin 1987, dhe mund te themi qe nuk është edhe aq i ri sa i përket periudhës që përfshihet

në letërsinë moderne. Por ajo trajton temë aktuale prandaj është në interesin tonë ta

studiojmë.

Fillimisht romani nis me një situatë normalë dhe shumë të ‘’pafajshme’’ do ta quaja

për faktin që shfaqet si një familje normale e një arkitekti dhe një gruaje të re, të cilët edhe

pse mjaft të ndryshëm prapë respektojnë njëri-tjetrin. Mirusha vajza e tyre përbën

personazhin kryesor rreth së cilës sillet i gjithë objektivi i romanit dhe rreth së cilës

personazhet vihen në aktivitet. Ajo është një vajzë e ndjeshme e cila i vë shumë kujdes

raporteve me familjen e saj dhe shoqen e saj Lulen të cilën ajo e sheh me keqardhje dhe

dhembshuri për fatin e ndarjes së prindërve të saj. Por më vonë do e kuptojmë se ajo dhe

Lulja do të barazohen si personazhe duke rënë për një kohë të shkurtë në të njëjtën pozitë.

Bota e Mirushes lëkundet pak kur një ditë ajo vjen nga tregu dhe i dëgjon prindërit të grinden

fshehurazi . Këtu normalisht, disa fëmijë mund të gjejnë veten e tyre, sepse realisht kjo ndodh

, prindërit grinden dhe shpesh e bëjnë këtë para fëmijëve, gjë që është shumë e rëndë për

psikikën e fëmijëve, prandaj merr kuptim real të një situate që mund të jetë reale në jetën e

shumë fëmijëve, mirëpo tregon edhe një situatë ku çështjet personale që çifti kanë ngase

rezervohen nga fëmijët dhe nuk grinden para syve të tyre pasi sapo hyn Mirushja ata bëhen

kinse po sillen normalisht si gjithmonë. Pastaj situata rëndohet kur shoqja e saj Lulja i tregon

se si një shoqe e saj e kishte parë Bardhin babain e Mirushes duke ecur me një vajzë të bukur

flokëbardhë që tregohej shumë e afërt me të atin e Mirushes. Këtu Mirushja tronditet dhe

përsëri ajo përfaqëson fëmijën emocional, xheloz që prindi i tij mund të qëndronte me dikë që

s’është nëna e saj. Prapë kemi reprezentim të një fëmijë bashkëkohor që sheh fundin e lidhjes

së prindërve të tij. Personazh i rëndësishëm brenda romanit është edhe shoku i Mirushes djali

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

35

i mësuesit të matematikës i cili ishte shumë i dhënë pas matematikës dhe merr nofkën

‘’Teorema e Pitagorës’ ‘ pra merr epitetin e një teoreme matematikore për të treguar

atraksionin e tij jetësor ndaj matematikës.

Ai është një ndër fëmijët e mençur që mburret para shoqes së tij Mirushes për dijen

që ka në Matematikë. Epiteti nuk është i rrallë dhe ajo tregohet edhe në rastin kur Mirusha

dhe Fatosi janë në deti dhe shoku i Bardhit e thërret atë ‘’Princesha Dardane’’ pasi që e di që

gjyshja e saj kishe plot dardha në shtëpi dhe dardanët e kishin marrë emrin pas emrit të frytit

dardhë. Pas grindjes gjithçka ndryshon, siç na tregon fakti që një jetën e sotme gjithçka është

dinamike dhe çdo gjë mund të ndryshojë në çast, për dallim nga jeta në të kaluarën ku për një

kohë të gjatë gjithçka ishte e njëjtë dhe asgjë në raportin familjar nuk ndryshonte. Bardhi dhe

Nusha planifikojnë të ndahen por nuk e kanë ndërmend që fëmijët të jenë rrotull andaj

Mirushen e dërgojnë te dajtë, dhe Fatosin në Ulqin. Pjesa e Mirushes kur shkon te gjyshja dhe

gjyshi te dajtë , d.m.th te prindërit e nënës , tregon një tranzicion të romanit nga jeta dinamike

qytetare me plot zhurmë e shitore e makina, në jetën fshatare e cila është e mbushur plot me

përshkrime të bukura. Duhet të theksoj se në këtë roman ka prozaizëm por jo të tepruar.

Sigurisht pak prozaizëm nuk është edhe aq problem për veprat e fëmijëve të klasave më të

larta, sepse tani fëmijët e kanë më të lehtë të ndërtojnë një pejzash në mendjen e tyre me anë

të përshkrimit që bën autori.

Ngjarjet që zhvillohen në fshat janë shumë dramatike, madje përfshijnë edhe disa

elemente të vetëdijesimit rreth barazisë gjinore të Mirushes kur shokët dhe shoqet e saj po

mundoheshin të gjenin një burrë për shoqen e saj ‘’nuse’’ dhe kjo e thekson edhe më shumë

karakterin shoqëror që ky roman ka. Mirushja takohet për herë të parë me dajën e saj i cili

vjen pas shumë vitesh pas internimit gjerman, dhe i shton romanit më shumë ndjeshmëri në

mes ngjarjeve të ftohta të jetës së Mirushes. Ajo një natë sheh një ëndërr se si babai i saj

kishte ndërtuar një rrokaqiell të madh në qendër të qytetit ku brenda tij kishte edhe stacione

trenash dhe stacione avionësh. Aq i bukur ishte me teknologji të përsosur , me kate plot, por

kishte disa kushte, ajo që menaxhonte rrokaqiellin nuk i lejonte të hynte ata që nuk kishin

zemër të pastër. Ju tregonte të gjithë banorëve gabimet e veta , dhe kur e pa që të gjithë

kishin gabim i la të hynë të gjithë sepse të gjithë bëjmë gabime. Kjo pjesë ka elemente

moralizuese por mund të them që në fund ato tregohen reale dhe i shërbejnë përmirësimit të

vetëdijes se askush nuk është perfekt . Mirusha e mahnitur me rrokaqiellin i kërkon prindërit

e saj dhe kur i gjen, ata po grindeshin prapë për çështjen se kush do i mbante fëmijët. Ajo

zgjohet e tmerruar dhe të nesërmen menjëherë kërkon të shkojë në shtëpi. Duke e parë

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

36

shëndetin e dobët të Mirushes babai vendos ta dërgojë në Ulqin Mirushen tek vëllai i saj i

vogël. Kjo në fillim ngurron por vendos të shkojë dhe kalon çaste të këndshme. Në qëndrimin

e saj në Ulqin kemi shumë raste kur autori personifikon objekte për të na njohur me thellësinë

shpirtit të Mirushes, p.sh rasti kur ajo i thotë vëllait të saj të ndërtojë dy kështjella dhe të

ndërtojë një urë lidhëse mes mamit dhe babit. Kjo ura lidhëse janë Mirusha dhe Fatosi. Dikur

kthehen në shtëpi dhe kur mbërrijnë në shtëpi e gjejnë derën e banesës mbyllur. Tash e tutje

romani merr kthesë me të vërtetë të ndjeshme, Mirushja e shqetësuar nga dera e mbyllur

shkon te komshinjtë dhe nëna e Teoremës së Pitagorës i tregon që ata kanë shkuar në gjyq.

Tanimë bota e lëkundur e Mirushes shembet fare, ajo e ndjente këtë , e pati ndjerë edhe

atëherë kur i kishte dëgjuar prindërit duke u grindur. Këtu kemi të bëjmë me aftësinë e poetit

për të përshkruar një gjendje shumë të rëndë të një fëmije dhe këtë e bën me një gjuhë shumë

të thjeshtë, e njëkohësisht të mbushur me emocione. Ajo që do doja të mbaj një qëndrim

kritik rreth këtij romani është se qëndrimi i Mirushes përmban emocione në vete, por

nganjëherë ato janë sikur prej një të rriture, ajo nganjëherë sillet sikur nuk është fëmijë, dhe

flet me një gjuhë të ndërlikuar. Kuptohet, mbase është rrethana e tillë që të sillet në atë

mënyrë por do të mund të kishim edhe pak elemente të sjelljes fëmijërore nga ky roman.

Gjuha e përdorur dhe stilistika

Gjuha është e thjeshtë ...E mbizotëron përdorimi i fjalëve të thjeshta por nganjëherë

edhe të disa fjalëve që kërkojnë sqarim. Dialogu është shumë i pranishëm gjë që është një

plus shumë i madh në romanet për fëmijë. Përshkrimet e pakta por të dobishme. Gjuha është

e gjallë, të jep ndjesinë e lehtë të imagjinuarit të personazheve. Ka fjalor të pasur dhe vetëm

një ose dy fjalë të huaja.

Në fund mund të them që Sarajet e bardha është roman model i romanit bashkëkohor si për

nga tema. si për nga gjuha ashtu edhe nga ndikimi emocional qe ka tek fëmijët.

.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

37

5.1. ANALIZË VJERSHËS ‘’ TË MBJELLIM NGA NJË DRU’’ TË AGIM DEVËS.

Të mbjellim të gjithë nga një dru

E çdo dru ta sjellë një zog,

E çdo zog ta sjellë një këngë,

E çdo këngë një kënaqësi

Ajër të pastër në mushkëri

E çdo gjeth me jetë të vet,

Pluhurin mbi ty- e pret,

Si ombrellë

Qe t’kesh shëndet.

Vetëm duhet pak kujdes

Pak kulture e pak vullnet

E te zbres mali në qytet

Do t’i dëgjojmë ciu-ci

Zogjtë e tu e zogjtë e mi.

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

38

Titulli .

Titulli është i thjeshtë, konkret, dhe kjo veçori e shton tërheqjen për të lexuar. Sado që

do të duket si një vjershë e rëndomtë për natyrën dhe kujdesin ndaj saj, vjersha të befason me

atmosferën gazmore, e mënyrën se si rrjedhin vargjet. Titulli është një titull që do të mund të

përdorej në çfarëdo lloj shkrimi thënë drejt, qoftë prozë ose ese. Nuk është urdhëror, ose

moralizues, dhe është shkruar në vetën e tretë gjë që e bën më të afërt me fëmijët. Duket sikur

autori ka pasur qëllim t’u thotë të gjithë njerëzve që e lexojnë vjershën që të mbjellim nga një

dru, se bashku me autorin, gjë që e afron atë edhe më tepër me lexuesin.

Struktura e vjershës

Vjersha është kombinim shumëvargësh me tercinën dhe distikun, gjë që e bën

vjershën dinamike dhe i jep më shumë ngjyra. Vargjet janë kombinim i nëntë-rrokëshit,

tetërrokëshit, shtatë dhe katër rrokeshit. Në planin strukturor është me të vërtetë një gjë e

vështirë të gjesh një krijim artistik të mirëfilltë me aq shumë llojshmëri rrokjesh. Zakonisht

poetët shkojnë sipas një strukture të njëjtë që nga fillimi deri në fund për tu mos ndërlikuar.

Autori ynë e bënë këtë me një mjeshtëri të spikatur duke i shtuar figuracione të larmishme

vjershës.

Aspekti kuptimor dhe figuracioni

Vjersha është e ndërtuar në një bazë shkak-pasojë të lidhjes së vargjeve. Autori ka

mjeshtëri të shpjegojë një temë serioze shoqërorë dhe shëndetësore në mënyrën më të mirë të

mundshme, dhe kjo është një mrekulli në vete. Çfarë mund të shtyjë fëmijët të kujdesen për

natyrën më shumë sesa një vjershë që u ledhaton shpirtrat dhe ua përqafon mendjen të bëjnë

një gjë të tillë. Po të pyesim pse do duhej të mbjellim ndonjë dru? Përgjigja shkon ..që çdo

dru ta sjell një zog/e çdo zog ta sjell një këngë/e çdo këngë një kënaqësi , ajër të pastër në

mushkëri. Në fillim është shtytja humanitare, pastaj ajo emocionale dhe në fund ajo

shëndetësore e cila përmbyllet në mënyrë shumë inteligjente me ajër të pastër në mushkëri.

Shton dashurinë dhe i bën fëmijët të mendojnë për një gjë shumë të thjeshtë si p.sh gjethi.

Gjethi këtu merr epitetin e e një mburoje që i ruan njerëzit nga pluhuri.

Në pjesën kur autori flet për veprimin e mbjelljes së drurit ai moralizon , por në

mënyrë këshilluese dhe tepër të afërt..vetëm duhet pak kujdes/pak kulturë e pak vullnet. E në

fund kemi një figuracion interesant, ‘’zbritjen e malit në qytet’’. Këtu kemi të bëjmë me një

lloj personifikimi sepse sikur autori po i jep shpirt malit, dhe po e bën atë të zbres poshtë e të

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

39

zëvendësojë qytetin e zhurmshëm e të ndotur. Dhe sigurisht në fund është prapë lidhja shkak-

pasojë e dëgjimit të zogjve pas zbritjes së malit me onomatopenë ciu-ci. Vjersha është e

ndërtuar aq bukur artistikisht , me shumë lojë , gaz, këshilla dhe i përmban të gjitha elementet

e duhura të një poezie për fëmijë.

Rima

Edhe këtu kemi një shumëllojshmëri rimash. Por kjo nuk e ndërlikon vjershën por i

jep edhe më shumë vlerë artistike. Tri vargjet e para edhe pse të lira janë shumë tërheqëse,

pastaj tërë vjershën e karakterizon rima e puthur.

Gjuha dhe stilistika

Gjuha e përdorur është gjuhë e rrjedhshme e standardizuar, ka pasuri fjalësh dhe

togfjalësh.

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

40

Rezyme

Po e përmbledh këtë punim shkencor me një shpresë që kam arritur mbase të

shqyrtojë atë, që është e rëndësishme në një poezi dhe roman. Në fillim e pashë të nevojshme

të shkruaj një historik të përgjithshëm te letërsisë shqiptare për fëmijë, për faktin që na

drejton në tematikën që u zhvillua në këtë letërsi. Kisha nderin që përzgjodha disa nga figurat

e idealizuara personalisht e të dashura për mua që kur isha fëmijë si: Naim Frashërin, Papa

Kristo Negovanin, Konstandin Kristoforidhin e kështu me radhë, duke vazhduar edhe me

autorët e sotshëm të cilat në kohët më të vështira nuk e ndalën penën tyre të artë ne luftën e

arsimimit të popullit shqiptar si : Adelina Mamaqi, Qamil Guranjaku, Agim Deva etj .

Për analizë zgjodha romanin ‘’Sarajet e Bardha’’ të Vehbi Kikaj, dhe poezinë ‘’Të

mbjellim një dru’’ të Agim Devës. Ishte një eksperiencë e mirë të analizoje një roman dhe një

poezi sipas mendimit tim kritik ,dhe shpresoj që ndonjëherë kjo kritikë të shërbejë diçka, dhe

të rris përvojën time në letërsi. Përfundimisht mund të them që poezia është kënga e shpirtit,

kurse romani është miku që na dërgon atje ku nuk kemi mjete për të shkuar.

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

41

Literatura :

1.Bishqemi. A (2004) Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan

2.Deva. A (1982) Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980) Prishtinë

3.Deva. A (1977) Romani ynë për fëmijë, Prishtinë

4.Kikaj. V (2011) Sarajet e bardha,Prizren

5. Deva. A(1982) Të mbjellim nga një dru, Prishtinë

Page 42: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ Idrizaj.pdf · 1.2. Veçoritë dhe disa nga veprat e letërsisë didaktike-fetare, shekujt XVI-XVIII ‘’Siç rrjedh edhe nga vetë

42