77
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI EKONOMIK I TIRANËS DEPARTAMENTI I FINANCËS TEZE DIPLOME ~ 1 ~

Teme Diplome

Embed Size (px)

DESCRIPTION

hAhaha

Citation preview

Page 1: Teme Diplome

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI EKONOMIK I TIRANËS

DEPARTAMENTI I FINANCËS

TEZE DIPLOME

“SME-të shtylla kurrizore e ekonomisë

Shqipëtare”

UDHËHOQI:Prof.TONIN KOLA PUNOI: SANDI VRAPI

~ 1 ~

Page 2: Teme Diplome

Përmbatja

Kapitulli I

1 Rëndësia e SME-ve në ekonominë shqiptare

1.0 Prezantimi i studimit

1.1 Karakteristikat e SME-ve në Shqipëri

1.1.1 Ecuria ndër vite e SME-ve

1.1.2 Shpërndarja e ndërmarjeve aktive sipas aktivitetit ekonomik dhe shpërndarjes

gjeografike.

1.1.3Shpërndarja sipas madhësisë.

1.2 Rëndësia e SME-VE

1.2.1 SME-të përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë.

1.2.2 Gjenerimi i punëve të reja.

~ 2 ~

Page 3: Teme Diplome

1.2.3 Fleksibiliteti.

1.2.4 Paraqitja e novacioneve të ndryshme.

1.2.5 Stimulimi i konkurrencës. 1.2.6

Prodhimi i të mirave dhe shërbimeve në mënyrë efiçiente.

KAPITULLI II

2 NXITJA DHE ZHVILLIMI I SME-ve

2.1 Sfidat dhe objektivat e zhvillimit të SME-ve

2.2 Problematika e SME-ve

2.2.1 Problemet me të cilat ndeshen sipërmarrësit Shqiptarë

2.2.2 Skemat e financimit

2.2.3 Interneti dhe tregtia elektronike

2.2.4 Sipërmarrja kreative

2.3 Analizë: “Kurba e SME-ve në ngjitje

2.4 Marrveshja e tregtisë së lirë, si ndikon ajo te SME-të në

Shqipëri?

2.4.1 Cili është efekti I liberalizimit në kuadër të OBT-së mbi ekonominë

Shqiptare?

2.4.2 Çfarë avantazhesh dhe disavantazhesh na sjell tregtia e lirë?

2.4.3 Sfidat e Shqipërisë përkundrejt liberalizimit të tregtisë

~ 3 ~

Page 4: Teme Diplome

Kapitulli III

3 PËRMIRSIMI I FINANCIMIT TË     SME-VE

3.1Mënyrat e financimit

3.1.1 Burimet e financimit të brëndshëm

3.1.2 Burimet e financimit të jashtëm:

3.1.2.1 Pa ndermjetës (financim i drejtëpërdrejtë)

3.1.2.2 Me ndërmjetës (financim i tërthortë)

3.2Roli i bankave në financimin e rritjes së SME-ve

3.2.1 Kredi për investime

3.2.2 Kushtet e kreditimit

3.2.3 Rritja e nivelit të kreditimit dhe krijimi i fondit shqiptar të garantimit të kredive

3.2.4 Rritja e fondeve për mikrokredi

3.2.5 Forcimi i kapaciteteve të Institucioneve të Mikrokredisë

3.3 Problemet me kreditë për SME-të

3.4 Kreditimi i SME-ve gjatë dhe pas krizës

KAPITULLI IV

4.1 Konkluzione

4.2 Rekomandim

4.3 Literatura

~ 4 ~

Page 5: Teme Diplome

.

Kapitulli I

1.0 Prezantimi i studimit

Në Shqipëri shumë sipërmarrës kanë filluar biznesin në periudhën ku nuk kishte “asgjë për të

humbur” dhe kanë përparuar dhe mësuar duke ecur paralelisht me rritjen e tregut. Në fillim

ka patur shumë mundësi rritjeje, shumë pak barriera për të hyrë në treg, konkurrencë e ulët

dhe vëndi ka qënë në një etapë shumë të hershme rritjeje. Pikërisht për këto arsye këto

biznese të vogla, megjithëse me një eksperiencë të pakët dhe të drejtuara kryesisht nga

persona që kishin shumë pak përvojë përsa i përket drejtimit dhe menaxhimit të SME-ve

patën sukses dhe arritën të zhvilloheshin. Megjithatë, pavarësisht suksesit që këto biznese

hasën në vitet e para të krijimit të tyre  kriza e vitit 1997 dëshmoi brishtësinë e këtij progresi

dhe kufizimet e shumta që patën reformat e ndërmara.

Edhe pas trazirave të vitit ’97, SME-të vazhduan të luanin një rol të rëndësishëm në

~ 5 ~

Page 6: Teme Diplome

ekonominë vendase. Në një farë mënyre ato arritën të çlironin ekonominë shqiptare nga

ngërçi që pësoi rënien e  skemave piramidale. Megjithëse pjesa më e madhe e tyre vepronin

në kushtet e informalitetit, ishin pikërisht këto biznese të vogla që bën të mundur lëvizjen e

kapitalit apo qarkullimin e parasë dhe në këtë mënyrë edhe ecjen përpara të ekonomisë. Këto

biznese tashmë përbëjnë shumicën dërmuese të bizneseve private që operojnë në Shqipëri dhe

për shkak të madhësisë së tyre, si dhe të aftësisë për t’u përshtatur me tregun, janë burim

kryesor punësimi dhe një terren ushqyes për idetë e biznesit.

1.1 Metodologjia

Trajtimi i kësaj çështjeje është bërë duke u bazuar në një studim të kryer në qytetin e

Elbasanit dhe të Tiranës në datat 14 Nëntor 2010 si dhe në 12 Qershor 2011. Janë marë në

pyetje 60 menaxher/pronarë të SME-ve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këto dy qytete.

60% e pyetësorëve është plotësuar në qytetin Elbasanit dhe pjesa tjetër në atë të Tiranës. Janë

shfrytëzuar 97% e pyetësorëve, pjesa tjetër (3%) kanë rezultuar të pa vlefshëm, kjo sepse 2%

e pyetësorëve ishin të pa plotësuar plotësish ndërsa 1% rezultonin me përgjigje kontradiktore.

Zgjedhja e të anketuarve është bërë në mënyrë rastësore dhe anketat janë plotësuar me anë të

kontaktit të drejtpërdrejtë me ta.

1.2 Karakteristikat e SME-ve në Shqipëri

1.2.1 Ecuria ndër vite e SME-ve

Bizneset e vogla veprojnë nc të gjitha pjesët e ekonomisë. Sektorët e shërbimit, shitjes me

pakicë dhe shitjes me shumicë kanë përqindje shumë më të lartë të bizneseve të vogla në

krahasim me sektorin e prodhimit. Në grafikun e mëposhtëm jepet një informacion nga

INSTAT-i mbi ecurinë e biznesit të vogël në Shqipëri nga viti 2003 deri në vitet 2010-2011

Ndërmarrjet aktive në Shqipëri sipas vitit të krijimit dhe madhësisë.  viti 2003 deri në fund të

vitit 2010. Në këtë periudhë , siç duket dhe nga grafiku i mësipërm numri i ndërmarrjeve

aktive herë  vjen duke u rritur e herë duke u ulur. Kjo për shkak të cikleve të ekonomisë.

~ 6 ~

Page 7: Teme Diplome

Burimi: Të dhënat janë marrë nga publikimet e INSTAT, 2011

Mbështetur në publikimet nga INSTAT, në fund të vitit 2010 rezulton se rreth 91.95% e tyre

janë mikrondërrmarje me 1-4 të punësuar, ndërkohë që ndërmarjet e vogla (5-9 të punësuar)

përbëjnë rreth 4.26% të ndërmarjeve, 3.04% përbëhet nga ndërmarjet e mesme (10-49 të

punësuar) dhe vetëm 0.75% e ndërmarjeve kanë mbi 50 të punësuar.

1.2.2 Shpërndarja e ndërmarjeve aktive sipas aktivitetit ekonomik dhe

shpërndarjes gjeografike

Peshën relative në aktivitetin ekonomik të këtyre ndërrmarrjeve e zë Tregëtia (47.1 %), ku

vendin e parë e kryeson qarku I Beratit dhe Fieri dhe atë me më pak peshë e zë sektori I

Bujqësisë dhe Peshkimit (1.2%) ku Lezha  renditet e para duke u ndjekur nga Kukësi dhe

Vlora. Një peshë të konsiderueshme zë edhe aktiviteti Hotele, Kafe, Restorante (14.8%), ku

zhvillimin më të madh  e ka në qarkun e Shkodrës dhe atë më të vogël në qarkun e Beratit.

Sektori i shërbimeve është sektori tjetër me peshë në ekonominë tonë (13.3%), ku qarku

përfaqësues është Tirana dhe Kukësi. Telekomunikacioni dhe Transporti (9.6%) zë një pjesë

të konsiderueshme në qarkun e Dibrës dhe Elbasanit dhe më pak i zhvilluar në Tiranë.

Aktiviteti i ndërtimit është i zhvilluar më shumë në qarkun e Vlorës dhe të Dibrës, më pak

aktivitet në këtë sektor ka qarku i Korçës. Duhet theksur fakti që në qarkun e Dibrës ka një

peshë të rëndësishme të industrisë, i cili është më pak i zhvilluar në qarkun e Kukësit.

~ 7 ~

Page 8: Teme Diplome

Burimi: Të dhënat janë marrë nga publikimet e INSTAT, 2011 

1.2.3 Shpërndarja sipas madhësisë

Përsa i përket shpërndarjes së SME-ve duke u bazuar ne numrin e punonjësve rezulton se në

të gjitha qarqet pjesën më të madhe e zënë ndërrmarrjet me 1-4 të punësuar. Konkretisht në

qarkun e Korçës ndërmarjet me 1- 4 të punësuar zënë 94% të totalit të ndërrmarjeve që

ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë qark, në Fier 93.3 %, në Berat dhe Diber 93.9%  dhe më

pak peshë ato zënë në qarkun e Tiranës dhe në Durrës.

Ndermarrjet aktive sipas qarqeve dhe madhesise Lezhë, përkatësisht me 91% dhe 91.1%.Në

ndërmarjet me 5-9 të punësuar kryeson qarku i Kuksit në të cilin këto ndërrmarje zënë 7.3 %

ndaj totalit të ndërrmarjeve aktive, më pas vjen Tirana me 4.9% dhe Lezha me 4.6%. Më pak

të favorizuar në këtë segment janë: qarku i Beratit me 2.7% dhe Korça me 2.8%. Kukësi me

5.5%  dhe Dibra me 4,4%  zënë numrin më të  madh të ndërrmarjeve me 10-49 të punësuar, 

ndersa Berati me 2.7%, Vlora dhe Korça me 2.6% janë qarqet me numër më të pakët

ndërrmarjesh me këtë numër punëtorësh. Shkodra është qarku me numrin më të madh të

ndërmarjeve aktive me më shumë se 50 të punësuar. Këto ndërrmarje zënë 3.7% të totalit të

ndërrmarjeve aktive në Shkodër. 

Në bazë të kësaj analize arrijmë në përfundimin se mikrondërrmarjet janë të përqëndruara në

sektorin e tregtisë. Ndërrmarjet e vogla janë të përqëndruara kryesisht në sektorin

shërbimeve, ndërsa sektorët e industrisë dhe ndërtimit dominohen nga bizneset e mesme.

~ 8 ~

Page 9: Teme Diplome

Përqëndrimi më i lartë i SME-ve është në qytetin e Tiranës, Gjirokastrësdhe Durrësit. Zona të

tjera me prezencë të fortë të SME-ve janë qyteti  i  Beratit, Fierit dhe Vlorës te cilat kanë

rezultate mbi mesataren, gjë që mund të reflektojë një proporcion më të lartë të ndërmarrjeve

shqipëtare më të stabilizuara, si blerës, tregtarë dhe/apo investitorë. Ekziston aktivitet shumë i

dobët veçanërisht në pjesën veriore të vendit kryesisht në qarkun e Kukësit, Lezhës dhe

Dibrës duke nënvizuar nevojën për të bërë të disponueshme shërbime për mbështetjen e

biznesit për ndërmarrjet në qarqet më larg qëndrës së vendit. 

Burimi: Të dhënat janë marrë nga publikimet e INSTAT, 2011

1.3 Rëndësia e SME-VE

1.3.1 SME-të përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë

Sektori i SME-ve ka një kontribut të patjetërsueshëm në proçesin e zhvillimit ekonomik të një

vëndi.  Ato janë motori i ekonomisë, burim i rëndësishëm punësimi dhe një faktor i

rëndësishëm për rritjen industriale. Ato janë faktor kyç i krijimit të shpirtit sipërmarrës dhe

novacioneve, duke bërë kështu një element të rëndësishëm të konkurrencës dhe të zhvillimit

ekonomik lokal. Për më tepër sektori i SME-ve në Shqipëri zë rreth 80% të GDP-së, e cila

është një pjesë mjaft e rëndësishme e totalit të saj.

~ 9 ~

Page 10: Teme Diplome

1.3.2 Gjenerimi i punëve të reja

SME-të kontribuojnë në rritjen e punësimit në një shkallë më të madhe se biznesi i madh.

Gjithashtu në vendet në tranzicion, siç është edhe Shqipëria, SME-të në një periudhë afatgjatë

mund të sigurojnë pjesën më të madhe të punësimit. Aktualisht në Shqipëri SME-të mbulojnë

rret 71% të të punësuarve.

1.3.3 Fleksibiliteti

Fleksibiliteti ka të bëjë me ndryshimin e aktivitetit të ndëmarjeve në varësi me

ndryshimetkushteve të tregut dhe përshtatja e shpejtë me këto ndryshime. Bizneset e vogla

njihen përaftësinë e tyre për fleksibilitet, për aftësinë për të ndryshuar outputin më shpejtë

dhe pa pasoja të mëdha, kjo në varësi të ndryshimeve të mjedisit ku ato operojnë.

Disa prej dimensioneve të fleksibilitetit janë:  

o   Fleksibiliteti në çmime:

Niveli i çmimit të një produkti varet nga elactisiteti i atij produkti. Megjithatë për bizneset e

vogla dhe të mesme është më e letë të ndryshojnë çmimin në varësi të kushteve ekonomike

sesa për bizneset e mëdha.

o  Fleksibiliteti ndaj ndryshimeve të kërkesës dhe ofertës:

Vetë mënyra e organizimit të SME-ve e bënë më të lehtë për to të ndryshojnë outputin e tyre

në varësi të ndryshimeve të tregut.

o  Fleksibiliteti ndaj ndryshimeve organizative:

Bizneset e vogla janë më të prirura të jenë më fleksible në format e organizative. Ato mund të

marin punëtorë të rinj kur kërkesa për produktet e tyre rritet dhe t’i largojnë kur kërkesa bie.

Një gjë e tillë do të ishte e vështirë për bizneset e mëdha për shkak të presioneve nga

organizatat e punëtorëve.

1.3.4 Paraqitja e novacioneve të ndryshme

Bizneset e vogla shpesh janë kompani shumë inovatore. Ato mund të paraqesin produkte të

reja, stile të reja menaxhimi dhe strategji të reja promocionale.Një pjesë e madhe e

produkteve të reja janë krijuar pikërisht nga bizneset e vogla. Nga ana tjetër, një numër

~ 10 ~

Page 11: Teme Diplome

gjithnjë në rritje i bizneseve të vogla e bëjnë shoqërinë dhe ekonominë më fleksibël. Kjo

mund të lehtësojë novacionet teknologjike, të sigurojë mundësi apo ide të reja, si dhe të bëjë

të mundur zhvillimin e aftësive për zbatimin e këtyre ideve.

1.3.5 Stimulimi i konkurrencës

Duke qënë se hyrja në treg për SME-të është relativisht e thjeshtë, për vet faktin se pengesat

ligjore dhe administrative për krijimin e një biznesi të vogël janë shumë të vogla, edhe numri

i ndërrmarjeve që operojnë në këtë sektor kohët e fundit ka ardhur gjithnjë e në rritje. Për këtë

arsye menaxherëve të SME-ve u duhet të rrisin aftësitë dhe performancën e tyre për të

përmbushur kërkesat e klientëve më mirë se konkurentët, me qëllim që të kenë sukses në treg.

1.3.6 Prodhimi i të mirave dhe shërbimeve në mënyrë efiçiente

Kalimi nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut u shoqërua edhe me zëvëndësimin

e ndërmarjeve të mëdha ish-shtetërore me ndërmarje më të vogla dhe firma private. Në këtë

mënyrë u rrit ndjeshëm numri i pronarëve, që përfaqëson një grup njerëzish me një angazhim

dhe përgjegjësi më të madhe se në ish-ekonomitë e centralizuara. Duke qënë se ky grup

personash janë vetë pronarët e njësive të biznesit, kjo bëri që ata të jenë më të përgjegjshëm

dhe të përpiqen me të gjitha mënyrat që ti përdorin në mënyrën më efiçiente të mundshme

resurset që zotërojnë. Kjo për faktin se ç’do përfitim apo dështim i subjektit të biznesit bie

direkt mbi ta.

Kapitulli II

2.1 Sfidat dhe objektivat e zhvillimit të SME-ve

Zhvillimi i SME-ve dhe kontributi i tyre në stabilitetin ekonomik afatgjatë, varet nga

madhësia dhe struktura e tyre, që nën kushtet e tregjeve të zhvilluara mirë, u lejon atyre

të kenë flexibilitetin dhe aftësitë që të përshtaten në kushtet e një konkurence të ashpër.

Ekonomitë moderne operojnë si një rrjet kompleks firmash në të cilën pozicioni

konkurues i një firme varet pjesërisht në efikasitetin e furnizuesve të tyre. Prandaj,

konkurrenca e SME-ve ndikon në pozicionin konkurues të ekonomisë në përgjithësi.

~ 11 ~

Page 12: Teme Diplome

Meqenëse kostot e larta të transaksionit janë një nga barrierat më të rëndësishme të

zhvillimit të tyre, reduktimi i tyre do të nxiste zgjerimin e SME-ve dhe në veçanti do të

inkurajonte mikrondërmarrjet të zgjeroheshin.

Krahas kësaj SME-të në Shqipëri përqendrohen kryesisht në tregun vëndas dhe i’u mungon

konkurrenca ndërkombëtare. Kjo ndikon jo vetëm në mundësitë e rritjes në tregjet

ndërkombëtare por duhet marë në konsideratë edhe fakti se globalizimi sjell konkurrencën

ndërkombëtare pranë ndërmarrjeve shqiptare në tregjet e tyre vendase. Raporte të ndryshme

ndërkombëtare, përfshirë Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian, vërejnë se mjedisi i

biznesit për SME-të në Shqipëri ka patur përmirësime të mira, veçanërisht në lidhje me

regjistrimin e kompanive dhe aksesin në financa. Megjithatë, mangësi të konsiderueshme

mbeten përsa i përket zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe kapacitetit teknologjik, duke penguar

aftësinë e kompanive shqipëtare për të konkuruar siç duhet me SME-të e BE-së dhe t’i

mbijetojnë kështu konkurrencës së tregut të BE-së. Dihet se zhvillimet teknologjike vitet e

fundit kanë ecur me hapa galopant dhe bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri nuk kanë

resurse të mjatueshme per t’u përshtatur me këto ndryshime. Kjo pasqyrohet tek

produktiviteti dhe cilësia e produkteve të SME-ve Shqipëtare, që krahasuar me ato të BE-së

lë shumë për të dëshiruar.

Në këtë kontekst, zhvillimi dhe performanca e tyre, në kuadrin e hapjes së tregjeve

përbën një sfidë    

2.2Problematika e SME-ve

2.2.1Problemet me të cilat ndeshen sipërmarrësit Shqiptarë

Nga një studim i kryer me 60 të intervistuar në qytetin e Elbasanit rezultoi se ndër problemet

kryesore me të cilat ndeshen sipërmarrësit në Shqipëri janë:

Nivele të larta të taksave

Konkurenca e pandershme

Fuqia e ulët blerëse e popullsisë

Mungesa e bashkëpunimit midis institucioneve të ndryshme publike dhe private që

~ 12 ~

Page 13: Teme Diplome

mbështesin SME-të

Niveli i ulët i cilësisë së menaxhimit brënda kompanisë

17.2% e të intervistuarve rëndisnin si problem kryesor konkurrencën e pandershme, 41%

nivelin e lartë të taksave, dhe 17.2% fuqinë e ulët blerësë të popullsisë dhe 24.6 % të tjera

Një mangësi tjetër e vënë re gjatë këtij studimi ka qënë dhe fakti se SME-të përgjithësisht nuk

kanë kërkuar mbështetje nga ofruesit e ndryshëm të shërbimeve për bizneset. Kështu 46% e

të intervistuarve kanë deklaruar se asnjëherë nuk kanë kërkuar mbështetjen e ofruesve të

ndryshëm të shërbimeve për SME-të. Ndërsa 28% kanë deklaruar se kanë kërkuar

mbështetjen nga këta ofrues shërbimesh në momentin kur biznesi i tyre filloi të rritej ose të

kishte probleme, dhe vetëm 26%  kanë deklaruar se kanë përdorur këto shërbime të ofruara

para ose gjatë gjatë procesit të krijimit të biznesit.  

Si dobësi kryesore përballë konkurentëve të tyre 32.3% e të intervistuarve kanë përmendur

riskun financiar, 29.2% mungesën e kapitalit qarkullues dhe 15.6% mungesën e një

menaxhimi efekti

2.2.2 Skemat e financimit

Megjithëse nivelet e financimit të SME-ve kanë ardhur në rritje, gjithsesi konsiderohet i

pamjafueshëm peë të nxitur një zhvillim të shpejtë të sektorit. Për të përmirësuar klimën e

financimit të SME-ve gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë disa masa që lidhen kryesisht me

futjen e skemave të garantimit të kredive për SME-të.

Fondet e garancisv në Shqipvri janë aplikuar nëpërmjet disa projektetve të vecanta për

mbështetjen e SME-ve e kryesisht nga USAID dhe vitet e fundit edhe nga UNOPS.

~ 13 ~

Page 14: Teme Diplome

Por këto fonde garantimi kanë qenë kufizuar vetëm në mbështetjen me financime të fushave

dhe kategorive të caktuara të SME, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të sektorit SME.

Gjithashtu SME-të dhe sidomos SME-të e reja hasin mjaft vështirësi për të marrë kredi

nga sektori bankar dhe kostoja e kredise është relativisht e lartë.

Kushtet që kërkojnë bankat janë jo të favorshme për bizneset, e konkretisht kolaterali i

kërkuar është në nivelet nga 120 % deri në 150 % dhe interesat e kredisë janë të larta edhe

për rastet kur kërkohet kredi për investime në makineri e pajisje, për një periudhë afatmesme.

2.2.3 Interneti dhe tregtia elektronike

Gjatë viteve të fundit janë shtuar përdoruesit e internetit në Shqipëri sidomos nga brezi i ri,

por ende nuk mund të flitet për një përdorim masiv të internetit nga prodhuesit e vegjël dhe të

mesëm. Infrastruktura në përgjithësi vlerësohet si shumë e varfër, përdorimi është kufizuar

kryesisht në Tiranë dhe shumë më pak në disa nga rrethet kryesore të vendit, ndërkohë që

është pothuaj inegzistente në rrethet e tjera të vendit.

Sipas World Economic Indicators, për Shqipërinë vlerësohet se, përdorues intereneti janë 24

për 1000 veta, ka vetëm 12 kompiutera personalë për 1000 veta, cmimi i internetit për

muaj është 28,6 USD.

Mungon baza ligjore për tregtinë elektronike dhe firmën elektronike gjë që ka sjell që edhe

përdorimi i tregtisë elektronike të jetë pothuaj inegzistent.

2.2.4 Sipërmarrja kreative

Periudha e tranzicionit ka treguar se rialokimi i burimeve në ekonomi është orientuar

drejt sektoreve me produktivë, drejt atyre të shërbimeve e brenda tij, të tregtisë, hoteleve

& restoranteve. Ndërsa nga biznesi kreativ kontributi është shumë i vogël dhe nuk është i

evidentuar.

Industria kreative, bazohet në talentin dhe mjeshtrinë individuale, e aftë për të prodhuar dhe

punësuar njerëz dhe është pjesë përbërëse e pronësisë intelektuale.

Kjo lloj industrie në Shqipëri, kryesisht ka qenë e bazuar në zejet e traditës.

Vitet e fundit në Shqipëri kanë lindur e po zhvillohen disa sektorë të rinj të industrisë së

shërbimeve kreative si: prodhimi i reklamave, studiot grafike, shërbimet kompiuterike,

~ 14 ~

Page 15: Teme Diplome

muzika dhe shfaqjet muzikore, televizioni dhe radio, studiot e arkitekturës, të dizajnit,

shtëpitë botuese, kinematografia etj.

Kontributi i këtyre sektoreve në rritjen ekonomike është akoma i vogël dhe nga INSTAT

pothuajse nuk vrojtohet e matet.

2.3 Analizë: “Kurba e SME-ve në ngjitje”

Zhvillimi i SME-ve cilësohet si një ndër instrumentet më të përshtatshme dhe tepër

favorizues për zhvillimin të çdo lloj ekonomie, ca më shumë të atyre që janë në tranzicion

apo sapo e kanë kaluar atë. Ky sektor gjeneron rritje ekonomike të qëndrueshme, ndërkohë që

siguron punësim dhe kontribuon përzbutjen e varfërisë.Në "Programin strategjik për

zhvillimin e SME-ve për vitet 2007-2009", thuhet se SME-të japin rreth 64 % të Prodhimit të

Brendshëm Bruto dhe garantojnë pu-nësimin e rreth 66 % të të punësuarve në sektorin privat.

Duke marrë parasysh se sektori i SME-ve përbën një forcë aktive në zhvillimin e ekonomisë,

thuhet në formulimin e strategjisë së SME-ve, qeveria në programin e saj, parashikon disa

objektiva në terma më afatgjatë.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur objektivat si më poshtë: Rritja e të punësuarve me5 % në vit;

rritja e ndërmarrjeve të reja me 15 % në vit; rritja e kreditimit në 4 vjet për sektorin privat me

3-4 herë; rritja e aftësive mikrokredituese në 4 vjet me 3-4 herë.

~ 15 ~

Page 16: Teme Diplome

Megjithatë, promovimi i subjekteve private vazhdon; numri i ndërmarrjeve të vogla

dhe të mesme, është rritur me shpejtësi. Në fillim të viteve 2000, flitej për rreth 65-70

mijë subjekte. Ky numër nuk ekziston më. Në fund të vitit 2008, ishin aktive 107.342

ndërmarrje. Por sërish problemi është që gjysma e tyre janë përqendruar dhe veprojnë

në qarqet Tiranë e Durrës.

Duke analizuar nga njëra anë gjeografinë e shtrirjes dhe nga ana tjetër përmbajtjen e

shërbimeve dhe destinacionin e subjekteve të këtij sek-ori, duhen marrë në sy dy

përfundime.

Së pari, iniciativa private, realisht e inkurajuar nga administrata dhe nga shumica e

reformave të kryera në vend për vite me radhë, nuk është gjithnjë e vlerësuar dhe në

sukses. Përqendrimi i bizneseve në disa zona të caktuara, ka lënë pasdore burime të

mëdha materi-ale. E thënë me fjalë të tjera, nuk ka qenë gjithnjë e mundur që shumë

energji dhe kapitale të mirëshpërndahen në mënyrë të natyrshme dhe të efektshme. Për

rrjedhojë, ato nuk janë plotësisht në funksion të zhvillimit tërësor të vendit.

Në po këtë gjuhë ka folur dhe politika e kreditimit. Kreditë e akorduara në rrethin e

Tiranës dhe të Durrësit, përbëjnë 75% të totalit të kredisë, ndërsa pjesa tjetër e

portofolit të kredisë është shpërndarë përafërsisht në këtë gjeografi: 5% për rrethet në

veri të vendit; 6 % për rrethet në Shqipërinë e Mesme; dhe 15% për rrethet në jug.

Pa qenë nevoja për ndonjë koment të posaçëm, edhe ky element flet për mundësi që

duhen riformatuar dhe shanse që duhen rifituar.

Partneriteti shqiptaro-italian në rritje

~ 16 ~

Page 17: Teme Diplome

Partneriteti shqiptaro-italian po e zotëron këtë hapësirë gjithnjë e më shumë. Janë

nënshkruar katër kontratat e para për kreditimin e butë, me një shumë totale 1 milionë

euro. Për këtë qëllim, janë realizuar 12 fushata promovuese dhe sensibilizuese, që

përfshinë pothuajse gjithë rajonet e Shqipërisë. Disa nga aktorët që kontribuan, ishin

Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në Qarqe, agjentët e sistemit bankar, Agjensitë

Rajonale për Zhvillim, si dhe kompanitë e konsulencës. Programi për zhvillimin e SME-

ve në Shqipëri menaxhon një linjë kredie të qeverisë shqiptare, të ofruar nga qeveria

italiane për 38 vjet dhe me një vlerë prej 30 milionë euro. Një pjesë e tyre, rreth 25

milionë euro shkojnë për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare.

Po ashtu, 2.5 milion euro janë destinuar për ndërtimin e Fondit Shqiptar të Garancisë.

Ky fond do t’i vijë në ndihmë sektorit privat shqiptar.për të pasur një akses më të lehtë

në linjën e kredisë, por edhe në sistemin e kreditimit në përgjithësi.Pjesë e rëndësishme

e këtij pro-grami, ideuar nga qeveritë e dy vendeve,është asistenca teknike, seminaret

dhe trajnimet e të gjitha grupeve të interesit, si: sektori i SME-ve, sektori bankar,

Albinvest, Agjencitë Rajonale të Zhvillimit, shoqatat e biznesit, etj. Ky proces, ka

përfunduar fazën e parë të tij pothuajse në të gjitha rajonet e vendit. Promovimi,

trajnimi dhe evidentimi i nevojave të këtyre grupeve, ka qenë objektivi i procesit.Po

ashtu ne fund te vitit 2008 eshte krijuar Mete: Programi i Rimëkëmbjes së Menaxhimit të

SME-ve. Objektivi i METE, SME-të të zhvillohen në përputhje me ritmet e BE, si dhe

promovimi i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë në sektorit të SME-ve në Shqipëri, për të

mbështetur një mjedis biznesi të favorshëm për rritjen produktivitetit dhe eksporteve,

për të përmirësuar aftësinë konkurruese të SME-ve, kryesisht në sektorët e industrisë,

për të nxitur këto sektorë që të demonstrojnë potencial të lartë të rritjes.

Duke risjellë edhe njëherë në vë-mendje shifrën optimiste 107.342 (ndërmarrje aktive), nga

të cilat19.884 të reja, unë besoj në rritjen e tyre të mëtejshme, si edhe në kombinacionet e

duhura për efektivitet më të lartë.

2.4 Marrveshja e tregtisë së lirë, si ndikon ajo te SME-të në

~ 17 ~

Page 18: Teme Diplome

Shqipëri?

2.4.1 Cili është efekti I liberalizimit në kuadër të OBT-së mbi ekonominë Shqiptare?

Kjo është një pyetje e hasur shpesh në mënyrë të hapur ose në mënyrë të nëkuptuar nga

komuniteti i biznesit shqiptar. Shqipëria është anëtarësuar në Organizaten Botërore të

Tregtisë (OBT ) më 8 shtator 2000, duke synuar pjesëmarrje më aktive të vëndit në sistemin

tregtar shumëpalësh, hapjen e tregut të brendshëm dhe krijimin e një mjedisi më tërheqës

ndaj investitorëve të huaj , si dhe trajtimin më të favorshëm dhe të drejtë për operatorët

tregtarë vendas dhe të huaj. Nëse gjatë kësaj kohe janë arritur suksese në nënshkrimin e

shumë marrëveshjeve të tregëtisë së lirë, në fushën e transporteve, infrastrukturës, këto

veprime akoma nuk kanë dhënë eficiencën e duhur në përshpejtimin e ritmeve për vënien në

efiçensë të këtij kooperimi  tregtar dhe tarifor, duke zhvilluar të njëjtin proçes  liberalizimi

edhe në tregun e brendshëm i cili mund të sjellë energji të reja drejt zhvillimeve industriale,

kërkimeve dhe zhvillimeve  për produkte dhe biznese të reja për eksport, zhvillimin e një

ambienti të pershtatshëm për kulturën e sipërmarrjes, zhvillimin e rrjeteve të biznesit,

kooperimin teknollogjik dhe inovacionin.

2.4.2 Çfarë avantazhesh dhe disavantazhesh na sjell tregtia e lirë?

Ka pikpamje dhe debate të ndryshme lidhur me tregtinë e lirë. Si ç’do fenomen ashtu dhe

liberalizimi i tregtisë ka anët pozitive dhe anët negative të cilat kanë dhjetra vite që

diskutohen nga ekonimistë e politikanë. Për pasojë është krijuar një bindje jo e mirë, sipas së

cilës tregtia e lirë është një “instrument” që na imponohet nga jashtë, dhe ne duke qenë të

pafuqishëm dhe të varur nga ndihma ekonomike perëndimore, duhet ta pranojmë. Por nga ana

tjetër liberalizimi i tregtisë do të sjellë përfitime të konsiderueshme jo vetëm ekonomike por

do sjellë siguri, paqe, dhe prosperitet në vend.

Liberalizi i tregtisë do të sjellë:  

Nxitjen e investimeve të huaja

Duke qenë se ekonomitë e vendeve të Ballkanit të marra veçmas janë shumë të vogla,

integrimi ekonomik dhe krijimi i zonës së tregtisë së lirë në rajon do të krijojë një treg më të

madh dhe do ta bëjë rajonin joshës për investitorët e huaj, si dhe institucionet financiare

~ 18 ~

Page 19: Teme Diplome

ndërkombëtare. Gjithashtu një faktor tjetër që do të ndikojë në mënyre direkte në inkurajimin

e investimeve, krijimin e vëndeve të punës dhe përfitimin e efekteve të konkurrrecës nga

konsumatoret është stabiliteti i tarifave dhe parashikueshmeria.

Rritja e konkurencës

Një instrument mjaft i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik është edhe reduktimi i pagesave

tregtare. Të gjitha vendet kanë asete njerëzore, industriale e financiare të cilat i përdorin për

të prodhuar produkte dhe shërbime për tregun e tyre të brendshëm dhe eksport. Nëse do kemi

import dhe eksport vendi do të ketë një rritje të zhvillimit ekonomik. Politikat e tregtisë

liberale lejojnë lëvizjen e lirë të produkteve dhe shërbimeve, përmirsojnë konkurrencën,

motivojnë inovacionin dhe mbjellin sukses.

Plotësim të nevojave të konsumatorit

Nëse do të ruanim privilegjimin e prodhimit vendas me tarifa doganore, ne thjesht dëmtojmë

konsumatorin pasi eliminojmë mundësinë e konkurrencës. Konsumatori duhet të ketë të

drejtë të zgjedhë në mënyrë të lirshme mes një produkti vendas dhe një të huaj pa qënë i

ndikuar nga arbitrariteti shtetëror që kushtëzon këtë zgjedhje me anën e barrierave

proteksioniste. Pra liberalizimi do të sjellë përmirësimin e cilesisë, shumëllojshmërisë,

çmimeve dhe mundësinë e plotësimit të nevojave të konsumatorit.

Influencë  e mundshme në uljen e çmimeve 

Eliminimi i tarifave doganore do të sillte konkurrencën dhe do të ulte çmimet e mallrave të

importuara. Kjo gjë do të përmiresonte buxhetet dhe mirqënien e shqiptarëve si dhe do të

shtonte kursimin. Për rrjedhojë më shumë njerëz do të siguronin akumulimin fillestar të

kapitalit të nevojshëm për më shumë investime në të ardhmen.

Përmirësim të buxhetit tregtar

Duke qënë se taksat  doganore do të eleminohen investitorët shqitarë do të kenë më shumë

mundësi për të rritur buxhetin e tyre. Investimet e kompanive shqiptare duhet të rialokohen

në ata sektorë ku kemi përparësi konkurruese siç jane: turizmi, tekstilet dhe lëkurët, ujrat

minerale, bujqësia organike, bimët medicinale, industria ushqimore e ndonjë sektor tjetër ku

~ 19 ~

Page 20: Teme Diplome

potencialisht mund të kemi avantazhe konkurruese. Duke  u prodhuar në vend do ketë më

shumë vende pune, do ulet inflacioni, kjo do të çojë në rritjen e të ardhurave për frymë.

Efektet negative:

Ulja e prodhimit vëndas  si pasojë e konkurrentëve të jashtëm, si dhe ulja e

nivelit të të ardhurave të buxhetit si pasojë e uljes së tarifave

Liberalizimi i OBT demton prodhimin vëndas për faktin se biznesi shqiptar nuk i bën dot

ballë konkurrencës.  Për rrjedhojë një pjesë e vogël e bizneseve Shqiptare do kenë probleme

në fillim nga tregtia e lirë pasi eleminimi i tarifave doganore favorizon së tepërmi produktet e

huaja, pra importet, ndërkohë që biznesi prodhues vëndas do të ndodhet përballë një

konkurrence më të fortë gjë që mund të çojë drejt falimentit shumë prej tyre. Kjo do të

ndikojë dhe në GDP, duke e ulur atë, ç’ka nënkupton edhe rrugë drejt reçensionit. Nga

kjo  presupozohet se në tregun shqiptarë do të jetë shumë e vështirë për bizneset  vendase të

realizojnë investime në shuma të mëdha për të rritur standartet e tyre në cilësinë e produkteve

të vendeve të tjera

Kontrabanta

Kontrabanta e mallrave është një faktor shqetësues për ekonominë vëndase.

2.4.4 Sfidat e Shqipërisë përkundrejt liberalizimit të tregtisë

Një ndër sfidat  e vëndit tonë është që të mundësojë dhe të investojë në faktorë që do të

shndërrojnë gradualisht strukturën ekonomike. Duhet theksuar fakti se tashmë politikat e

zhvillimit të SME-ve, eksporteve dhe IHD-ve do të jenë të bashkërenduara mirë dhe të

koordinuara në një lidhje organike midis krijimit, rritjes dhe internacionalizimit të biznesit

vendas si dhe mundësive të partnershipit midis IHD dhe SME-ve në zinxhirin e vlerës.

Një tjetër sfidë është përshtatja e legjislacionit për bizeneset dhe influencimi i tarifave për

regjistrimin e tyre, krijimi i një klime të qëndrueshme politike etj. Heqja e tarifave doganore

do të  ketë ndikimet e saj paksa negative në buxhetin e shtetit dhe nga ana tjetër favorizon

bizneset. Por gjithsesi duhet  patur  parasysh se dogana nuk do hiqet për të gjitha produktet,

në këtë mënyrë do stimulohet prodhuesi vendas për të rritur ofertën në vend, dhe nga ana

tjetër, kërkesa e konsumatorit do të perballohet, sepse  kostoja e prodhimit, si fuqia punëtore,

~ 20 ~

Page 21: Teme Diplome

lënda e parë e shumë të tjera në vend do jetë më e vogël se ajo jashtë. Po nëse

tarifat  doganore do të hiqen totalisht, shteti duhet të  përkrahë biznesin vendas duke ulur

taksat, duke i subvencionuar ato dhe duke i dhënë përparësi prodhimit në vend dhe kjo do të

sjellë një ekuilibrim të peshores komerciale. Gjithsesi tregtia e lirë me BE-në ka gjithmonë

kosto, por përfitimet janë më të mëdha.

Pavarësisht  avantazheve  dhe disavantazheve që na sjell liberalizimi i tregtisë duhet të

pranojmë që procesi i globalizimit është një proces i pakthyeshëm. Kufijtë shtetërorë vlejnë

gjithnjë e më pak dhe volumi i tregtisë ndërkombëtare sa vjen e rritet. Për rrjedhojë rënia e

barrierave proteksioniste është i pashmangshëm. Edhe bastionet e fundit të ekonomisë së

planifikuar dhe proteksioniste po bien pak e nga pak. Ndaj në rastin e vendit tonë na takon të

gjithëve që t’a kuptojmë se liberalizimi  është një e ardhme e pashmangëshme, prandaj duhet

që të përgatitemi sa më mirë për të.

Kapitulli III

3.1 Mënyrat e financimit

Bizneset cilado qoftë madhësia e tyre krijohen me parimin e vazhdimësisë

së veprimtarisë. Për këtë arsye për të përmbushur këtë parim investojnë

për prodhimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë, gjithashtu

mundohen të investojnë në zgjerimin e veprimtarisë së tyre për periudha

me afat jo të shkrurtër. Fondet, ose më saktë paratë janë faktor kryesorë

që një biznes të zhvillojë veprimtarinë e tij. SME-të nga kuptimi parësor i

fjalës përfshijnë bizneset e vogla dhe të mesme por dhe edhe sepse kemi

një kategorizim të njejtë për të gjithë, fuqia financiare e bizneseve është e

ndryshme nga një biznes në tjetrin. Një biznes i fuiqshëm financiarisht, do

të thotë se ka aftësinë që t’i sigurojë vetë fondet për vazhdimësinë e

mëtjeshme të veprimtarisë. Një tjetër biznes ndodh që nuk e ka këtë

aftësi dhe duhet një palë e tretë t’i japi jetë, t’a financoje, t’a kreditojë. Të

~ 21 ~

Page 22: Teme Diplome

kreditosh, burimi i kësaj fjale vjen nga latinishtja ‘’credo’’ që do të thotë

“besoj,” pra kjo palë e tretë me anë të fondeve që i ofron i jep besimin që

biznesi ynë pas një periudhe kohë t’ia rikthjë këto fonde në bazë të disa

kushteve të përcaktuara.

Burimet e rëndësishme financiare nga SME-të:

Burimet financiare Vlerësimi Rradhitja

Kapitali familiar/individual 2.8 1

Financat e vogla 2.3 2

Kapitali i riinvestuar 2.2 3

Kredita e bankave tregtare 2.0 4

Të tjera (unionet e kreditit) 1.9 5

Lisingu 1.5 6

Shënim: Vlerësimet janë bërë për të dhënë një pasqyrë të burimeve financjare në

mënyrë të saktë të parë nga këndvështrimet e sipërrmarrjeve si më poshtë:

1= shumë varfër, 2=varfër, 3=mesatarisht, 4=mirë, 5=shumë mirë

3.1.1Burimet e financimit të brëndshëm:

Firmat në biznes sigurojnë kapitalin financiar nga brënda firmës duke

mbajtur fitimet e gjeneruara. Këto fonde përfaqësojnë ndryshimin pozitiv

ndërmjet shpenzimeve që krijon biznesi. Është mëse normale që burimi

primar i financimit të rritjes së ndërrmarrjeve të jetë fitimi i periudhës.

Riinvestimi i fitimit është një burim i rëndësishëm i fondeve për

ndërmarrjet shqiptare duke pasur parasysh dhe faktin që niveli i

financimit nga burimet e tjera të fondeve ka qënë në nivele të ulëta. Një

burim tjetër i bredshëm i financimit që shpesh nuk vihet re, janë kursimet

e gjeneruara përmes menaxhimit më eficient të kapitalit punues. Fitimet e

mbajtura dhe burimet e tjera të brëndshme të financimit përbëjnë pjesën

më të madhe të fondeve financiare për financimin e aktivitetit të firmave

~ 22 ~

Page 23: Teme Diplome

në biznes. Sot mbi 70 % e fondeve që financojnë rritjen e bizneseve

sigurohen nga burimet e veta, kryesisht nga riinvestimi i fitimit.

3.1.2Burimet e financimit të jashtëm:

Ekzistojnë një mori e burimeve të jashtme të financimit, të cilat duke u

lidhur me veprimtarinë e SME-ve klasifikohen si burime financimi

nëpërmjet borxhit. Firmat të cilat zgjedhin të financohen me burime të

jashtme kanë parasysh se këto të fundit mund të klasifikohen :

sipas afatit ( financimi afatshkurtër dhe financimi afatgjatë).

sipas institucionit që i siguron këto fonde (sigurimi i fondeve

financiare përmes tregut financiar, apo përmes ndërmjetësve

financiarë).

3.1.2.1 Pa ndermjetës (financim i drejtëpërdrejtë)

Njësia sufiçitare që ka tepricë fondesh i  jep hua palës tjetër që ka

mungesë në fonde. Keto transaksione kryhen pa qënë nevoja për një

ndërmjetës.

Disa shembuj të financimit të drejtpërdrejtë janë :

Kredia informale:

Për biznesin e vogël ndodh shpesh që një nga format e financimit të jetë

dhe kredia informale, që do të thote se marrin hua pa ndihmën e

ndermjetësve financiare. Këto kredi merren përgjithësisht nga persona të

njohur.

Investitorët:

Investitorët janë ofrues fondesh të konsiderueshme të cilët nuk kërkojnë

një normë të caktuar kthimi vjetor, por një përqindje të fitimit total nga i

gjithë projekti pavarësisht se kur përfundon ai.

Kredia tregtare dhe financimi nga klientët:

Kredia tregtare ka të bëjë me pagesat e shtyera të bizneseve për mallrat

dhe shërbimet që ata blejnë nga furnitorët e tyre. Kjo formë financimi

~ 23 ~

Page 24: Teme Diplome

është mjaft e përhapur në bizneset shqiptare. Janë të njohura fenomenet

e shitjes së mallrave me pagesa të shtyera.

Kleringu

“Kleringu”është një metodë ligjore tregtie dhe nuk përbën asnjë problem

derisa çdo veprim kryhet nëpërmjet kontratës (bëhet fjalë për shkëmbimin

mall me mall). Sektori që e përdor më shumë këtë mënyrë financimi është

ai i ndërtimit por kjo është një mënyrë që njihet dhe përdoret edhe në

sektorë të tjerë si bujqësia, shërbimet etj.

3.1.2.2 Me ndërmjetës (financim i tërthortë)

Ndërmjetësit financiarë kanë si qellim kalimin e fondeve nga njësitë që

kanë tepricë fondesh, tek ato që kanë mungesë fondesh. Ndërmjetësit

financiar dhe veçanërisht bankat luajnë rol primar në financimin e rritjes

së bizneseve në Shqipëri. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë tre nivele

zyrtare për financimin e bizneseve:          

Mikrokrediti

Mikrokrediti mund të konsiderohet si një lloj para-financimi për SME-të.

Niveli i financimit të SME-ve nga këto institucione ka pasur një rritje të

ndjeshme sidomos vitet e fundit. Numri i bizneseve që kërkojnë kredi nga

këto institucione sa vjen dhe rritet.

Fondet e investimeve për SME-të

Këto fonde kanë për qëllim zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri dhe

sigurimin e financimit për SME-të që operojnë në Shqipëri. Këto fonde janë

të drejtuara më tepër nga ndërmarjet e medha dhe të mesme.

Huatë bankare

3.2 Roli i bankave në financimin e rritjes së SME-ve

 Ndërsa disa vite më parë ishin vetëm pak banka private tregtare që

kishin degë jashtë Tiranës, kjo situate është  përmirësuar ndjeshëm.

~ 24 ~

Page 25: Teme Diplome

Shumica e bankave që operojnë aktualisht në Shqipëri tani kanë degë në

disa qëndra të rëndësishme urbane dhe proçesi i zgjerimit të tyre po

vazhdon. Sot bankat tregtare sigurojnë pjesën dërmuese të fondeve për

bizneset në Shqipëri. Në ndryshim nga vitet e kaluara, kredia për sektorin

privat të ekonomisë parashikohet të zërë pjesën më të madhe të kërkesës

së brendshme të ekonomisë për mjete monetare. Bizneset po interesohen

të përdorin huamarrjen bankare si burim financimi, gjë që tregon që edhe

vetë bankat po priren përherë e më tepër të angazhohen në kreditim.Vetë

bankat po mundohen të profilizohen duke zënë secila prej tyre pjesën e

vet të tregut dhe disa prej tyre preferojnë kreditimin e bizneseve të vogla

e të mesme (SME) apo ato të sapolindura, në financimin për zgjerim të

aktivitetit të tyre. Nga vrojtime të Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin

kreditues të bankave është vënë re një rritje e preferencës për kreditimin

e biznesit të mesëm dhe të vogël, pasi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

janë shndërruar në një nga forcat kryesore lëvizëse të rritjes ekonomike të

vend. Është e qartë se një ekonomi tregu e zhvilluar nuk mund të

kuptohet pa bankat. Rritja e aktivitetit bankar do të ndihmojë në lidhjen

më të mirë të sektorit bankar me pjesën tjetër të ekonomisë. Faktori me

kontributin kryesor në nxitjen e kërkesës për kredi mbetet nevoja për

financimin e kapitalit qarkullues. Gjithashtu kërkesa për kredi është nxitur

edhe nga nevoja e financimit te investimeve. 

3.2.1 Kredi për investime

Bankat  sigurojnë  financimin për blerjen  e aktiveve të

qëndrushme  përfshirë:

Ndërtimet e reja, punime rikonstruksioni, zgjerime etj.

Financimi i projekteve.

Investime në makineri të ndryshme.

~ 25 ~

Page 26: Teme Diplome

3.2.2 Kushtet e kreditimit

1. Shuma

Shuma minimale e kredisë varion në varësi të bankave. Maksimumi është

në varësi të nevojave që ka klienti, aftesisë paguese dhe vlerës së

garancisë së ofruar.

2. Monedha

Gjatë vitit të kaluar sistemi  bankar ka  kredituar më shumë në  monedhë

te huaj. Faktorët kryesorë nxitës të kërkesës së bizneseve për kredi në

valutë janë:

diferenca në normat e interesit ,

burimi i të ardhurave në valutë të huaj,

shpenzimet në valutë,

prirjet për kurset e këmbimit,

prirjet për normat e interesit.

Kredia në valutë ka shënuar një ritëm pozitiv të rritjes vjetore, ato janë

përdorur nga SME-të kryesisht për financimin e investimeve si dhe

mbulimin e nevojave për likuiditet. Një nga arsyet e mbajties së marzheve

të larta për kreditë afatgjata në euro është rreziku i kursit të këmbimit dhe

monitorimi strikt nga bankat, megjithate normat e tyre të interesit gjatë

vitit të kaluar kanë pasur një prirje rënëse sidomos për kreditë me afate

maturimi deri në 5 vjet . Ndërkohë në afatgjatë për pasuri të paluajtshme

~ 26 ~

Page 27: Teme Diplome

bankat hezitojnë të akordojnë kredi, madje norma e interesit për kredi të

tilla në euro, ne vitin e kaluar ka pasur prirje rritëse.

Bankat preferojnë kreditim në monedhë vendase për pasuri të

paluajtshme. Normat e interesit për kreditë në lekë kanë qënë të

luhatshme dhe të ndryshueshme gjatë muajve të ndryshëm. Këto

ndryshime janë ndikuar nga interesa promocionale të disa bankave të

vecanta për overdraft dhe kredi për investime  për bizneset.

3. Afati

Kredia për investime mund të shlyhet për një periudhë kohe të caktuar,

kjo në varësi të investimit të bërë në bankën tregëtare.

4. Normat e interesit

Normat e interesit janë të negociushme, në varësi të rrezikut  që paraqet

çdo kredi dhe kushteve që ofron tregu. Ato mund të jenë të ndryshushme

ose fikse. Në varësi të monedhës, interesat e ndryshueshëm përcaktohen

sipas Bonove të thesarit  12 mujore, Euribori 12 mujor, Libori 12 mujor.

Ndertesa të ndryshme siç janë: dyqanet, zyrat, magazinat, pasurite

industriale, restorantet, hotelet dhe shtepite ej. Vlera totale e pasurive të

patundshme do të jetë më e madhe se 125% e shumës së huasë në varesi

te shumes, maturimit, periudhës së interesit, qëllimit dhe sektorit të

huasë. Pasuria nuk do te jetë e vlefshme në rast se nuk është e

rregjistruar në përputhje me ligjet ekzistuese shqiptare. Një çertifikatë e

pasurisë e lëshuar nga Zyra e Hipotekimit në muajt e fundit i kerkohet

klientit në momentin e prezenatimit te dokumentave në bankë. Raporti

vleresues i pasurisë së patundshme apo i aktiveve të tjera fikse përgatitet

nga eksperti vleresues i klientit. 

~ 27 ~

Page 28: Teme Diplome

Nga pyetësorët e shpërndarë rezulton se shumë pak prej bizneseve në

këtë qytet janë të informuar plotësisht për kushtet e kredive që ofrojnë

bankat, pasi pjesa më e madhe e tyre mendojnë se kanë  një informacin

te mjaftueshem për këto kushte. 

3.2.3 Rritja e nivelit të kreditimit dhe krijimi i fondit shqiptar të garantimit të kredive

Financimi i SME-ve vlerësohet si një nga pengesat kryesore nga SME-te. Stabiliteti

ekonomik është esencial në përmirësimin e aksesit në financa të SME-ve, gjithashtu dhe

krijimin e një sektori financiar miqësor ndaj bizneseve.

Qeveria Shqipëtare kërkon që ta fuqizojë më shumë financimin e SME gjatë viteve të

ardhshme, për ta rritur 3-4 herë më shumë, nëpërmjet përdorimit dhe të disa

instrumentave të tjerë në mbështetje të SME-ve.

Ekziston një kërkesë gjithnjë në rritje nga ana e SME-ve për financimin nëpërmjet

kreditimit. Për këtë arsye ekziston nevoja për një vazhdim dhe zgjerim rajonal nëpërmjet

degëve të bankave, të linjave ekzistuese të kreditimit të perqendruara tek SME-të, të cilat

ofrohen nga bankat tregtare apo edhe nga disa donatorë që kontribuojne në financimin e SME-

ve.

Krijimi dhe zbatimi i Fondit të garantimit të kredive për eksport në vlerë prej2 Mln US

Dollarë, do të vazhdojë të përdoret për një periudhe kohore prej 6 vjetësh në ndihmë të

SME-ve eksportuese.

Aplikimi i instrumentave të tjerë financiare si:

zbatimi i faktoringut

përmirësimi i leasingut

skema të garantimit

skema të garantimit publik-privat

3.2.4 Rritja e fondeve per mikrokredi

Do të vazhdojë mbështetja e institucioneve jofinanciare me fond të

mikrokredisë nga donatorë të huaj dhe nga qeveria shqipëtare.

3.2.5 Forcimi i kapaciteteve te Institucioneve te Mikrokredise

Nevojitet forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve të institucioneve të

~ 28 ~

Page 29: Teme Diplome

mikrokredisë si dhe shtrirja e tyre për të mbuluar me fonde

mikrokrediezonat urbane dhe rurarle në të gjithë territorin e vendit.

3.3 Problemet me kreditë për SME-të

Bizneset përballen me vështirësi në marrjen e kredive nga bankat dhe institucionet

kredidhënëse, kjo për shkak se bizneset,  sidomos ato bujqesore nuk janë konsoliduar ende

dhe paqartësia e pronësisë mbi tokën bën që risku për të dhënë kredi tek këto biznese të jetë

shumë i lartë. Per institucionin financiar huadhenes prania e nje kapitali të mjaftueshëm eshte

faktor i rendësishem. Ai e siguron atë për aftesinë e huamarresit për të perballuar një humbje

të mundëshme aftashkurter pa deklaruar falimentimin.

Një ndër problemet  e bizneseve për të marrë një kredi është vlera e lartë e kolateralit që

kërkojnë bankat, e krahasuar me vlerën e kredisë së aplikuar. Ky faktor lidhet me riskun e

lartë që bankat perceptojnë për tregun, me pasigurinë e bankës në lidhje me të ardhurat e

klientit. Arsye tjetër që vështirëson dhënien e një kredie është vështirësia për të verifikuar të

ardhurat e biznesit, pasi shumë prej bizneseve paraqesin nje pasqyre financiare jo reale të të

ardhurave.

Ndërkaq, normat e interesit për kreditë janë shumë të larta po të krahasohen me normat e

interesit të ofruara për depozitat. Normat e interesit për kreditë e marra varen nga shuma e

financimit. Sa më e vogël të jetë shuma e financimit, aq më e lartë është norma e interesit.

Tjetër faktor negativ, i cili konsiderohet vështirësi për sistemin bankar është intervali shumë i

madh nga 3% - 19%, midis të cilit lëvizin interesat për kredinë konsumatore të perferuara më

shumë nga biznesi i vogël.

3.4 Kreditimi i SME-ve gjatë dhe pas krizës

Në Shqipëri kohët e fundit është  vënë re një rritje të kërkesës për kredi nga bizneset e vogla

dhe të mesme, por oferta për kredidhënie  ka qëne e kufizuar. Bankat kanë shtrënguar

standartet e kreditimit të kredive për bizneset e vogla dhe të mesme për shkak të disa

faktorëve siç janë :

Problemet specifike të sektorit ku operon biznesi:

situata makroekonomike

~ 29 ~

Page 30: Teme Diplome

gjëndja e kredive me probleme

pamundësia e biznesit për të mbuluar me kolateral kredinë

Shkalla e shtrëngimit të standardeve të kreditimit ka qënë më e lartë për kreditë për investime

sesa për atë për kapital qarkullues. Kjo politikë shtrenguese e bankave është realizuar

nëpërmjet rritjes së marzheve për kreditë me rrezik më të lartë dhe rritjes së kërkesës për

kolateral. Rritja e madhesisë së kredisë së miratuar si dhe zgjatja e maturitetit maksimal të

shlyerjes së  kredisë kanë shërbyer për zbatimin e një politike më lehtësuese kreditimi.

Faktori i vetëm që ka dhënë një kontribut tepër të lehtë por pozitiv në lehtesimin e

standarteve është niveli i konkurrences në sistemin bankar.

Kapitulli IV

4.1 Konkluzione

Ndërmarjet me  1-4 të punësuar dominojnë tregun vendas, dhe pjesa më e madhe e tyre

operojnë në sektorin e tregtisë.

Barrierat më të rëndësishme me të cilat përballen bizneset në sektorin e SME-ve janë:

konkurrenca e pandershme, niveli i larte i taksave si dhe fuqia e ulet blerëse e

popullsise.

Në përgjithësi, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre SME-të e përqëndrojnë

vëmëndjen tek: cilesia e mire e produktit/shërbimit, njohuritë profesionale dhe

shërbimi i shpejtë, të cilat i shohin edhe si përparësitë e tyre konkuruese përballë

konkurentëve.

Pengesa kryesore në kryerjen e investimeve është situate financiare dhe mungesa e

fuqisë blerëse.

~ 30 ~

Page 31: Teme Diplome

SME-të gjatë veprimtarisë së tyre ekonomike kanë nevojë të financohen si për kapital

qarkullues ashtu dhe për të investuar në zgjerimin e veprimtarisë së biznesit të tyre.

Dy mënyrat kryesore janë ajo e riinvestimit të fitimit,  që rrjedh nga diferenca pozitive

midis të ardhurave dhe shpenzimeve ,pra financimin e brëndshëm dhe menyra tjetër

është  nëpërmjet financimit me anë të borxhit. Ky lloj financimi mund të jetë me ose

pa ndermjetës, që do të thotë se egziston një palë e tretë që ndihmon ose jo në kalimin

e fondeve nga njësia që ka tepricë fondesh tek njësia që ka mungesë fondesh.

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri luajnë rolin kryesor në financimin e SME-ve. Nga

vrojtime të Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues të bankave, është vënë re

një rritje e perferencës për kreditimin e biznesit të mesëm dhe të vogël, pasi

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shndërruar në një nga forcat kryesore lëvizëse

të rritjes ekonomike të vend.

Llojet e kredisë, shumat që ofrohen, monedha që përdoret, normat e interesit, garancia

dhe elementë të tjerë përbërës së kredisë gjenden në çdo lloj banke të nivelit të dytë

por që specifikohen për biznese të vogla dhe të mesme në bazë të kërkesave ,

nevojave dhe përfitimeve që ato kanë.

Megjithë anët e shumta  pozitive , egzistojnë edhe probleme në financimin e SME-ve

nga bankat, probleme që lidhen me vlerën e lartë të kolateralit që kërkojnë bankat,

normat e interesit të larta, probleme me pronësinë e kolateralit, afatet e maturimit të

shkurtra etj. Këto të dhëna dhe të tjera  u evidentuan më saktë në analizën e

pyetësorëve.

Rreth 50% e SME-ve mendojnë se mënyra më e mirë për të finacuar biznesin e tyre

janë kreditë por jo të gjithë aplikojnë për kredi, për shkak të normave të larta të

interesit dhe të komisioneve, kjo përsa i përket bizneseve sepse bankat  nga ana tjetër

vendosin standarte shtrëngimi për dhënien e kredive për shkak të  mosbesimit në

aftësinë paguese të bizneseve dhe vërtetësinë e dokumenteve financiare

4.2Rekomandime

~ 31 ~

Page 32: Teme Diplome

A. Krijimi i një klime biznesi të përshtatshëm për zhvillimin e SME-ve:

Përmirësimi i kuadrit rregullator, heqja e pengesave administrative që sjellin

kosto të tepërta gjatë krijimit dhe veprimtarisë së ndërmarrjeve.

Krijimi i një sistemi taksash që lehtëson sektorin e SME-ve

Studim fisibiliteti për rishikimin e modelit të regjistrimit të biznesit

B. Zhvillimi I kapaciteteve të SME-ve:

Hartimi i strategjisë së novacionit dhe transferimit të teknologjisë

Mbështetje e SME-ve në sektorët ekonomikë prioritar (prodhues)

Mbështetje SME-ve për njohjen dhe zbatimin e standarteve të sistemeve cilësisë ISO

9000

Përmiresimi i aksesit për informacion biznesi për SME-të në fusha të vecanta

Zhvillimi i infrastrukturës së biznesit, një rrjet kombëtar të konsulentëve për

komopanitë

Forcimi institucional, në nivel qëndror dhe lokal për mbështetjen e biznesit

C. Përmirësimi i financimit të SME-ve:

Krijimi i fondeve që do të aplikohet në pjesemarrjen në programet për sipërmarrjet

Për nxitjen e përmirësimit dhe transferimit të teknologjisë bashkëkohore dhe duke

pasur parasysh përqindjet e interesave të tanishme për kreditë, do të konsiderohet që të

ketë subvencione për përqindjet e interesave

Rritja e eficiences se institucioneve, thjeshtimi i praktikave administrative, krijimi i

nje regjimi stabel fiskal, masa te cilat realisht ulin koston e e biznesit. Ne jemi ne

proces te zbatimit te Reformes Rregullatore, qe orientohet ne objektiva afat-gjate, te

cilat synojne krijimin e nje mjedisi transparent, te parashikueshem, miqesor si dhe

cilesine e kuadrit rregullator per biznesin.

4.3 Literatura

Analiza e nevojave për trajnimin e SME-ve (ANT) 2011

Biberaj, E. (2001). Shqipëria në tranzicion: rruga e vështirë drejt demokracisë

~ 32 ~

Page 33: Teme Diplome

Gazeta Probiznes, qershor 2010

 INSTAT, raporte dhe statistika të ndryshme nga INSTAT

 ISHSHP, (2005). Organizata botërore e tregtisë dhe biznesi Shqiptar

METE: “Strategjia për zhvillimin e SME-ve”-www.instat.gov.al

Vlerësimi I ndikimit të NVM-ve në rritjen ekonomike në Shqipëri

World Bank, 2011, “Doing business in 2011”

http://sbfalbania.org/pdf/qballiu-rationale_for_ppp.pdf

http://www.westernbalkans.info/upload/docs/Albania_SMEs.pdf

http://www..konfindustria.al/mat.php?lang=1&idm=89

Buletini Ekonomik i Bankës së Shqipërisë, 2011

Bundo, Sh.(2008).  Financë. Tiranë

Gazeta Shqip , Nëntor 2011, Janar 2012

Hoti, I.  Ekonomika e Parasë, Bankës dhe Tregjeve Financiare

Raportet mujore të Bankës së Shqipërisë, 2011

~ 33 ~