31
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I FILOZOFISË DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË STUDIMET POSTDIPLOMIKE-MASTER PUNIM SEMINARIK Tema: Ndikimi i vështirësive në komunikim (të folur) në suksesin e nxënësve Lenda: Edukimi inkluziv Mentori: Kandidat/ja: Prof. Dr. Jonuz dervodeli Adifete Bushi 1

Seminari Te Jonuzi2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Seminari Te Jonuzi2

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI I FILOZOFISË

DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISËSTUDIMET POSTDIPLOMIKE-MASTER

PUNIM SEMINARIKTema: Ndikimi i vështirësive në komunikim (të folur) në suksesin e nxënësveLenda: Edukimi inkluziv

Mentori: Kandidat/ja:Prof. Dr. Jonuz dervodeli Adifete Bushi

Doruntina Muqolli Sadete Jashari- Aliu

1

Page 2: Seminari Te Jonuzi2

Prishtine, 2012

Permbajtja

Hyrja 2

I. Ndikimi i vështirësive në komunikim (të folur) në suksesin e nxënësve 3II. Faktorët që ndikojnë në vështirësitë e të folurit dhe të suksesit 6

1. Dëgjimi 6

2. Gjendja shëndetësore e fëmijës 6

3. Inteligjenca 7

4. Gjendja e organeve të artikulimit 75. Rrethi shoqëror 8

III. Llojet e vështirësive në komunikim 9

1. Belbëzimi 9

2. Të folurit nazal apo me hundë 10

3. Të folurit e pazhvilluar 10

4. Çrregullimi i artikulimit dhe fenologjisë 11

5. Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve 13

6. Të humburit e gjuhës 13

7. Çrregullimi i të lexuarit 15

8. Autizmi 16Perfundime dhe rekomandime 17Literatura 19Burimet nga interneti 19

2

Page 3: Seminari Te Jonuzi2

Hyrje

          Dihet se të folurit për njeriun normal është baza e jetës. Pa të folur njerëzit nuk do të mund të komunikonin në mes veti dhe të shoqëroheshin, nuk do të mund të krijonin shkencë, teknikë, përparim mendor dhe intelektual, dhe asgjë që është e vlershme për jetën njerëzore. Pra të gjitha veprimet apo kontaktet e dobishme te cilat i shërbejnë njeriut për jetë normale njerëzore i kryen me anë të të folurit. Për ta kryer një veprim apo një punë, më para njeriu mendon se si do ta bënë atë. Gjatë të menduarit instinktivisht duke mos pasur kontakt me njeri tjetër pranë, do të flasë me vetveten se si do të veproj. Pra këtu kombinohen të menduarit dhe të folurit për një veprim që do të ndërmerr personi. Të folurit na përcjell në çdo moment të jetës tonë. Edhe kur rijmë, pushojmë, mendojmë për diçka, të folurit është prezent në shpirtin tonë, ngase çdo mendim përcillet edhe me të folur.

Duke pasur parasysh rolin dhe rendesin e te folurit si dhe peshën e problemit të fëmijëve me vështirësi në komunikim kam vendosur pa hezitim ta shtjelloj këtë temë në punimin e diplomës.

Punimi është i ndarë në pesë pjesë dhe secila prej tyre shpreh një tematikë që është e rëndësishme për shtjellimin e këtij problemi. Në fillim kam paraqitur apo kams hprehur arsyen e punimit ose shtjellimit të kësaj problematike, gjithashtu kam paraqitur edhe metodat te cilat janë përdorur gjatë punimit, ndërsa ne mes te punimit kam paraqitur faktorët qe ndikojn ne te folurit si dhe llojet e vështërsive

Ndër faktorët më të rëndësishëm me ndikim tek fëmijët me vështirësi në komunikim, në radhë të parë është faktori familje, rrethi shoqëror dhe institucionet arsimore.

Vështirësia në komunikim e nxënësve është një problem i cili ndikon drejtpërdrejt në suksesin e tyre në jetë dhe në përshtatjen e tyre sociale. Nga anketimi del se 79 % e mësueseve kanë identifikuar se kanë nxënës me vështirësi në komunikim në klasat e tyre në ato shkolla ku është bërë anketimi.Poashtu nga të gjithë mësuesit e anketuar kemi marr informacione se sa përqind e nxënësve me vështirësi kanë sukses të dobët dhe në cilat lëndë, e të cilat konkludime i kemi të dhëna në diagramet e paraqitura në brendësinë e punimit.Duke u bazuar në këto të dhëna, shoqëria është e obliguar që kësaj çështje t’i përkushtohet me një seriozitet më të madh. Poashtu, edhe unë me këtë punim jam munduar që të jap kontributin tim me hulumtimet që kam bërë në lidhje me këtë çështje dhe të cilat i kam shtjelluar në këtë punim siç do të vijoj.

3

Page 4: Seminari Te Jonuzi2

II. Ndikimi i vështirësive në komunikim (të folur) në suksesin e nxënësve

Para se të fillojmë të merremi me ndikimin e vështirësive në komunikim (të folur) në suksesin e nxënësve në shkolla fillore, do të sqarojmë me pak fjalë nocionin KOMUNIKIM. Pra, fjala “ KOMUNIKIM ” rrjedh nga gjuha lat. “communicare”, që d.m.th lajmëroj , bëjmë bashkë ndërsa përemri “comunicatio” d.m.th iterinar, bashkësi, lëvizje e përgjithshme për socializmin (shoqërimin), zhvillimin e individit por është edhe një fenomen i përbërë psiko-social.1

 Po të mos ishte të folurit, njeriu nuk do të dallohej  prej gjallesave të tjera. Të folurit për njeriun është mjeti kryesor për të lidhur kontakt apo marrëveshje me njëri-tjetrin. Përmes fjalëve të folura apo të shkruara, njerëzit shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Të folurit është proces psikofiziologjik dhe shoqëror, pra përbëhet prej dy elementeve të lidhura ngushtë njëri me tjetrin. Elementi i parë ka të bëjë me faktorin psikofiziologjik në kuptim e në përmbajtje dhe nënkuptojmë zhvillimin personal të njeriut, apo botën e brendshme të tij, ndërsa faktori i dytë zhvillohet nën ndikimin e botës së jashtme i cili është kushti kryesor për zhvillimin e të folurit. Shumë shkencëtarë që janë marr me zhvillimin e të folurit, nuk përmendin ndonjë datë të saktë se kur ka filluar të folurit, por sipas disa shkencëtarëve thuhet se të folurit oral apo gojor ka filluar të zhvillohet para 100.000 viteve. Të folurit themi se është produkt shoqëror nga se të folurit mësohet nga rrethi shoqëror ku jeton fëmija dhe nuk lind së bashku me fëmijën.

Kontakti në mes të njerëzve deri sa është krijuar të folurit është bërë me ndihmën e mimikës dhe të gjestikulacionit.

Mimika është formë e komunikimit mes njerëzve duke bërë disa ndryshime të fytyrës dhe lëvizjeve të kokës. Kjo mënyrë e komunikimit është shumë e thjeshtë dhe duket kështu:- kur bashkëbiseduesi luan kokën lartë-poshtë do të thotë se pajtohet me mendimin e tjetrit. Po ashtu kur e shohim njeriun duke qeshur, kuptohet se ai është i disponuar dhe e kundërta, nëse personi është i mërrolur, vetvetiu kuptohet se ka ndonjë problem. Kjo mënyrë e kontaktit apo e marrëveshjes bëhet edhe tash kur e kemi të folurit.

Gjestikulacioni është mënyra e komunikimit me anën e lëvizjes së gjymtyrëve dhe pjesëve të tjera të trupit dhe ndryshe quhet edhe të “foluri me lëvizje” apo kinetikë. Po ashtu edhe sot përdoret kjo formë e komunikimit. Kur e thërrasim dikë në vend të fjalës “eja këtu” ne e luajmë shuplakën e dorës ose gishtin tregues duke e tërhequr nga  vetja dhe personi i thirrur do të vijë tek ne. Po ashtu me disa lëvizje të duarve dhe pjesëve të tjera të trupit mund të shpjegohen disa veprime të caktuara. Kjo formë e komunikimit është shumë e varfër ngase nuk mund të shprehen të gjitha veprimet dhe të zëvendësohen të gjitha fjalët e folura me anën e gojës, ose të folurit oral.

_________________________

1. Imeri Vjosa (1999), Puna pedagogjike me nxënësit me vështirësi ne komunikim- Punim Diplome- Master, Prishtinë. fq.10

4

Page 5: Seminari Te Jonuzi2

Të folurit oral nuk mund të zëvendësohet me asgjë dhe me asnjë mënyrë të komunikimit.  Pos këtyre dy formave të komunikimit është edhe një formë tjetër e komunikimit e quajtur “daktilogji”.1 Këtu  çdo tingull e ka simbolin e vet, i cili mund të formohet vetëm me anën e lëvizjes së gishtave të duarve, alfabeti i shurdhmemecëve (një dorësh  dhe dy duarsh). Këto simbole janë plotësisht identike me tingujt fonetik të cilët i posedon gjuha e shkruar e vendit ku flitet ajo. Gjuha shqipe ka 36 tinguj të cilët artikulohen, formohen fjalë dhe shkruhen, po të njëjtat simbole që i ka edhe të folurit me gishta. Ndryshe këto forma të komunikimit quhen edhe gjuha e shenjave. Për shkak se disa persona nuk mund të dëgjojnë të folurit oral apo gojor, këtë edhe nuk mund ta përvetësojnë, prandaj për t’u integruar në shoqërinë njerëzore dhe në rrethin e vet shoqëror të cilit i takojnë  (personave të shurdhër), përdorin gjuhën e shenjave.

Të folurit si fenomen dhe nevojë e domosdoshme njerëzore ua ka tërhequr vëmendjen shumë ekspertëve të profileve të ndryshme shkencore dhe intelektuale si: logopedëve,  pedagogëve, psikologëve,  mjekëve, gjuhëtarëve, foniastëve e të tjerëve të cilët lidhur me të folurit japin mendime të ndryshme për zhvillimin e të folurit tek njeriu.

Si çdo organ ose pjesë e trupit të njeriut që mund të dëmtohet nga ndonjë sëmundje, edhe të folurit mund të dëmtohet dhe të ketë dëmtim. Sipas statistikave të mëhershme konsiderohet se në Kosovë ka 3-7%  persona me pengesa në të folur, varësisht prej vendit apo regjionit, por kjo përqindje nuk është e saktë, nga se lufta e cila u bë këtu e ka rritur edhe përqindjen dhe duke marr parasysh edhe varfërinë e popullatës, kjo përqindje është dyfishuar e ndoshta edhe e kalon këtë. Është interesant se popullata në Kosovë nuk i kushton rëndësi fare të folurit nga se pengesa në të folur edhe pse është ta quajmë sëmundje, kjo nuk dhembë siç dhembin sëmundjet e tjera, por dhemb gjatë tërë jetës thellë në shpirtin e fëmijës. Ka shumë prindër të pa informuar, që nuk e dinë se ka ekspert për korrigjimin e  të folurit. Pengesat e të folurit janë të shumëllojshme, por këto mund t’i  ndajmë në pengesa  të lehta dhe të rënda. Pengesat në të folur jo vetëm që e pengojnë fëmijën të përparoj në mësime, por e pengojnë edhe në zhvillimin e inteligjencës edhe pse ndoshta ai fëmijë ka lindur me inteligjencë superiore.2 Shumica e çrregullimeve të të folurit e kanë zanafillën në fëmijërinë e hershme në moshën parashkollore. Me shkuarjen e fëmijëve në shkollë, sidomos në klasat e para të shkollës fillore, pjesa dërmuese e tyre e përmirësojnë mënyrën e të folurit, respektivisht e barazojnë pak a shumë me të folurit e fëmijëve të tjerë dhe me të folurit e shembullit kryesor – mësuesit. 3

_________________________

1. Fjala “Daktilogji” rrjedh nga greqishtja dhe përbëhet prej dy fjalëve: Daktylosgisht - Logos fjalë që në gjuhën shqipe do të thotë: “të folurit me gishta”.

2 http://www.zeriyt.com/mjekesi-e-pergjithshme/femija-dhe-te-folurit-e-tij-t57351.0.html. postuar nga defektologu Irfan Bojagjiu

3. http://www.telegrafi.com/?id=51&a=7 Postuar: 21.02.2009 Dr. sci. Ardita A. Devolli, Defektologe – logopede Kur jemi te mësuesi, mësuesi pranon nxënës të rretheve dhe familjeve të ndryshme, kështu që kur të heton se nxënësi ka problem sado të vogël në të folur, duhet menjëherë të kontaktoj me

5

Page 6: Seminari Te Jonuzi2

prindin dhe t’i tregoj atij se fëmija i tij ka problem në të folur dhe ta udhëzoj atë në mënyrë që fëmijën ta dërgoj në mjekim tek LOGOPEDI, i cili është ekspert për të folur. Në shumicën e rasteve personat të cilët kanë pengesa në të folur, kanë pengesa edhe në shkrim dhe lexim. Ka fëmijë shumë të zgjuar, por nga pengesat që kanë, nuk janë në gjendje që ta paraqesin dijen e tyre para mësuesit ose profesorit, kështu që ata janë edhe të përbuzur nga rrethi në të cilin gjenden.

III. Faktorët që ndikojnë në vështirësitë e të folurit dhe të suksesit

 Në zhvillimin e të folurit ndikojnë shumë faktor, por ne do të përmendim disa prej tyre siç janë: dëgjimi i mirë, gjendja shëndetësore e fëmijës, inteligjenca, gjendja e organeve të artikulimit, rrethi shoqëror e të tjera. Si ndikojnë këta faktorë në zhvillimin dhe artikulimin e të folurit?

6

Page 7: Seminari Te Jonuzi2

1. Dëgjimi.- Dëgjimi i mirë është një ndër kushtet primare për përvetësimin e të folurit. Të gjitha informacionet të cilat i marrim nga jashtë e të cilat na nevojiten në jetën e përditshme padyshim i pranojmë me anë të veshit që quhet dëgjim. Pa dëgjim të mirë nuk mund të përvetësohet të folurit. Shumë prindër të cilët janë të interesuar për të folurit e fëmijëve të tyre, fëmijët e të cilëve vonohen në të folur dhe nuk flasin si moshatarët e tyre, me të drejtë brengosen, por ka edhe prindër që fare nuk kujdesen për të folurit e fëmijëve të tyre dhe ndoshta për një intervenim sado të vogël e lënë fëmijën që të vuaj gjatë tërë jetës së tij. Nuk e kërkojnë shkakun pse fëmija i tyre nuk flet. Kur paraqiten këso rastesh është e domosdoshme që prindi ta dërgoj fëmijën sa më herët tek eksperti për të folur e që është DEFEKTOLOGU – LOGOPEDI, i cili do ta testoj të folurit e fëmijës dhe me siguri do ta gjej shkakun e pengesës të të folurit. Nëse logopedi konstaton se fëmija ka problem me dëgjimin, sigurisht se do ta udhëzoj fëmijën tek specialisti i ORL-s dhe ai sigurisht se do ta dërgoj për ta bërë audiometrinë e cila është e domosdoshme e me qëllim që të konstatohet shkalla e dëgjimit: fëmija është i shurdhër, gjysmë i shurdhër apo dëgjimi është në gjendje normale, apo mos në zhvillimin e të folurit ka ndikuar ndonjë nga faktor të tjerë. Nëse fëmija ka problem me dëgjimin eksperti 1 për dëgjim do t’ia përshkruaj një aparat elektrik adekuat, sipas shkallës së dëgjimit dhe fëmija do ta dëgjon të folurit dhe do ta përvetëson atë.2. Gjendja shëndetësore e fëmijës:  Në gjendjen shëndetësore të fëmijës ndikojnë shumë faktor, por me këtë rast do të përmend disa nga ta. Fëmija që në barkun e nënës mund të dëmtohet dhe të lind me shëndet të dobët ose me ndonjë të metë qoftë ajo fizike ose psikike dhe kjo vjen si pasojë: kur nëna gjatë shtatëzanisë nuk ka kushte materiale dhe ushqim të bollshëm, nuk e mbanë higjienën e trupit, pa kontroll merr medikamente farmaceutike, kur e përdor duhanin dhe nikotina e tij e “ helmon” gjakun e fëmijës, përdor narkotikë, droga të ndryshme, nuk kujdeset për pushimin e vet, lëndohet nga ndonjë gjë që mund të ndikoj edhe në beben, përdor alkoolin, nervozat e herëpashershme ose të përhershme, e gjera të tjera të cilat ndikojnë në shëndetin e fëmijës. Në këto raste shëndeti i fëmijës do të dëmtohet dhe fëmija do të lind me peshë të vogël, me trup të dobët, pa kurrfarë disponimi fëmijëror, gjithnjë do të qaj, me një fjalë fëmija do të vonohet në zhvillimin e tij shëndetësor dhe intelektual. Po ashtu në dëmtimin e shëndetit të fëmijës do të ndikoj edhe gjendja pas lindjes ku mund të paraqiten sëmundje të ndryshme fëmijërore siç janë: ftohjet, dhimbjet e fytit, veshëve, kallje të mushkërive e shumë sëmundje të tjera të cilat do ta pengojnë fëmijën që ta përvetësoj të folurit. __________________________1. AUDIOLOGU- eksperti per degjim 2. http://www.malesiaforum.com/shoëthread.php?t=17425  postuar me 26-04-2011, nga defektologu Irfan Bojagjiu

Tek këta fëmijë të folurit do të përvetësohet me vonesë ose nuk do të zhvillohet fare. 1

3. Inteligjenca: Inteligjenca është aftësia e njeriut për të mbajtur mend gjërat të cilat mësohen dhe në momentin e duhur pa ndihmën e askujt mund të zbuloj dhe praktikoj gjëra të reja. Inteligjenca lind së bashku me fëmijën. Inteligjenca është gjë personale e cila i takon vetëm atij që e posedon dhe nuk mund të tjetërsohet. Shumë shkencëtarë të cilët janë marr me studimin e

7

Page 8: Seminari Te Jonuzi2

inteligjencës kanë vërtetuar se të gjithë njerëzit nuk lindin me inteligjencë të njëjtë. Disa persona lindin me inteligjencë të lartë e disa më të ultë. Pasi inteligjenca nuk është e njëjtë tek të gjithë njerëzit, dy mjek francez Bine dhe Simoni në vitin l905 e kanë bërë një klasifikim ose si e quajnë ata rangim të inteligjencës dhe e kanë quajtur Q.I. faktor. Me Q = e kanë emëruar koeficientin, ndërsa me I = është inteligjenca që do të thotë koeficienti i inteligjencës.Rangimi i personave bëhet në këtë mënyrë: personat me inteligjencë më të ultë dhe inteligjencë normale. Në bazë të këtij diagnostikimi, bëhet kjo ndarje: QI= 0-20 idiotët, 21-50 imbecilët, 51-70 debilët, 71-80 mesë-grup. Këto tregojnë inteligjencë të ultë, ndërsa me inteligjencë normale janë 81-100 inteligjencë mesatare, 101-120 inteligjencë e lartë, 121-140 inteligjencë superiore dhe 141 e matej me inteligjencë GJENI, e që janë të rrallë ngase në botë lindin pak njerëz gjeni. Nga kjo shohim se tek të gjithë njerëzit inteligjenca nuk është e njëjtë, prandaj edhe të folurit dhe zhvillimi i tij nuk zhvillohet tek të gjithë në një kohë. Tek disa fëmijë të folurit edhe mund të vonohet. Vonesa e të folurit mund të mos jetë si pasojë e inteligjencës, nga se në vonesë ndikojnë edhe faktor të tjerë për të cilët do të flitet në vijim. Pra sido që të jetë, fëmijët me inteligjencë më të lartë do ta përvetësojnë të folurit më herët, ndërsa tek ata me inteligjencë më të ultë do të vonohen në të folur. Vonesa tek fëmijët vërehet duke bërë krahasimin e të folurit të fëmijës tuaj me moshatarët e tij. 2

4. Gjendja e organeve të artikulimit:- Në të vërtetë, nuk ka një aparat të të folurit, po ka që përdoren për të folurit, por që kryejnë në të njëjtën kohë edhe funksione tjera, siç janë: frymëmarrja, gëlltitja.Organet që marrin pjesë në prodhimin e tingujve janë: mushkritë, dhe trakea që luajnë rolin e një pompe a fryrëseje nën laring, laringu dhe tejzat e zërit shpërbëjnë si burim energjie tingëllore, faring, hapësirat e gojës, hapësirat ndërmjet buzëve dhe hapësirat e hundës që përbëjnë rezonatorët e mbilaringut. Të gjitha këto formojnë një tub ose kanal zanor mbilaringal, forma e të cilit ndryshon në vartësi të zhvendosjes së organeve të lëvizshme të hapësirës së gojës, buzëve, gjuhës dhe qiellzës së butë. 2

Pra kualiteti i artikulimit të tingujve fonetikë varet nga rregullsia e këtyre organeve. Lidhur me këtë po jap disa shembuj. Nëse mungojnë dhëmbët nuk mund të artikulohen mirë tingujt dhëmbor si: S, SH, Z, ZH, C etj. Po të ketë shtangim të gjuhës shumë tinguj nuk mund të artikulohen dhe të folurit do të ishte i pakuptueshëm etj. _________________________1. http://www.malesiaforum.com/shoëthread.php?t=17425  postuar me 26-04-2011, nga defektologu Irfan Bojagjiu

2. Po aty.

3. Behci Bahri (2004). Fonetika, Prishtine. fq. 25-26

Gjendja e organeve për artikulim mund të dëmtohet nga sëmundje ose lëndime të ndryshme siç janë: tumoret, kanceri, nxjerrja e dhëmbëve, mbyllja e hundës nga ndonjë tumor apo sëmundje të tjera, dëmtimi i kordave apo tejzave zanore, dëmtimi i gjuhës e shumë dëmtime të tjera. Dëmtimi i njërës pjesë të organit apo aparatit të artikulimit do të shkaktoj probleme në të folur.

8

Page 9: Seminari Te Jonuzi2

5. Rrethi shoqëror:- Themi se të folurit është produkt shoqëror nga se mësohet dhe zhvillohet në rrethin shoqëror. Asnjë fëmijë në botë nuk lind me të folur të të parëve të tij, por atë e mëson nga rrethi në të cilin rritet dhe zhvillohet fëmija. Rrethi shoqëror fillon prej prindërve, të afërmeve në familje, shokëve dhe shoqeve në lagje apo rrugë me të cilët shoqërohet kur del të luaj, pastaj në çerdhet e fëmijëve, në entet parashkollore, në shkollë e në shoqëri të ndryshme. Të folurit në tërësi varet nga rrethi shoqëror. Pasi fëmija e mëson të folurit nga rrethi shoqëror, duhet të kemi kujdes se si dhe sa do të flasim me fëmijën, ngase ai e kopjon të folurit e rrethit, dhe nëse në rreth flitet keq, me fjalë të përgjysmuara, jo të qarta, jo të plota, të gjymta dhe të pakuptimta. Fëmija do ta përdor atë të folur të cilin e dëgjon dhe e mëson në rrethin ku jeton. Nga të folurit e keq të rrethit shoqëror edhe tek fëmijët do të ndikoj që gjatë zhvillimit të të folurit të paraqiten pengesa në të folur e disa prej tyre do të jenë prezentë gjatë tërë jetës. Këto pengesa jo vetëm që do ta demoralizojnë fëmijën dhe do të vuaj shpirtërisht, por do t’a pengojnë edhe në suksesin në shkollë dhe në përgjithësi në zhvillimin e tij mendor dhe intelektual. Është shumë interesante se shoqëria e komunitetit shqiptar shumë pak i jep rëndësi të folurit, kjo mund të shihet se as në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk janë hapur fakultete të cilat shkollojnë kuadro për korrigjimin e të folurit apo logoped. Dihet se në shumë vende të botës çdo shkollë posedon shërbimin logopedik, ndërsa në Shqipëri dhe në Kosovë asnjë shkollë nuk ka logoped edhe pse ka numër të madh nxënësish me pengesa në të folur. Po ashtu në shoqërinë tonë është edhe një dukuri e cila ndikon keq në zhvillimin e të folurit dhe atë duke transmetuar programe kulturo-artistike ku në to përqeshen sidomos belbëzuesit. Për këtë mund të marr shembullin e një seriali kosovar ”Spitaliks” ku mjeku ka një të folur banal të kombinuar me belbëzim dhe rinolali. Këtu kam vërejtur se shumë fëmijë të cilët duke imituar “mjekun” kanë filluar edhe ata të belbëzojnë, kështu që tek disa prej tyre ka qenë dhe është i nevojshëm trajtimi logopedik, ngase ky imitim ka kaluar në shprehi. 1

_________________________1. http://www.malesiaforum.com/shoëthread.php?t=17425  postuar me 26-04-2011, nga defektologu Irfan Bojagjiu.

IV. Llojet e vështirësive në komunikim

1. Belbëzimi

2. Të folurit nazal apo me hundë

9

Page 10: Seminari Te Jonuzi2

3. Të folurit e pazhvilluar4. Çrregullimi i artikulimit dhe fenologjisë 5. Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve 6. Të humburit e gjuhës 7. Të folurit e shpejtë “lat. Tahilalia”, 8. Të folurit e ngadalësuar “lat. Bradyarthria”, 9. Autizmi 10. Çrregullimi i tingujve fonetikë “ lat. Aftensia”, 11. Çrregullimi i të shkruarit ”lat. Agraphia”, 12. Çrregullimi i të lexuarit 13. Fare nuk e kupton të shkruarit 14. Fare nuk e kupton të  lexuarit “lat. Alexia”, 15. Çrregullimi i zërit “lat. Dysphonia”, 14. Fare nuk ka zë “lat. Aphonia”, 16. Oratoria e pa zhvilluar, 17. Të folurit pa rregulla gramatikore, 18. Pasiguri në të folur, 19. Të folurit e keq etj. Pastaj janë: sigmatizmi, rotacizmi, tetizmi e shumë e shumë lloje të pengesave në të folur. 1

Disa prej tyre që i hasim më shpesh do ti sqarojmë shkurtimisht:

1. Belbëzimi

Fjala belbëzim rrjedh nga gjuha latine “Balbuties”. Belbëzimi, si pengesë në të folur, ka të bëjë me çrregullimin e ritmit dhe të rrjedhshmërisë së të folurit. 2 Belbëzimi është e metë e të folurit, që shfaqet në shqiptim të ndërprerë e të cunguar të fjalëve. Belbëzimi është të folurit jostandard, i cili shprehet në formë të përsëritjes së tingujve, ndaljeve, pushimeve dhe vënies së tingujve të panevojshëm gjatë të folurit. Belbëzimi zakonisht përcillet me anksiozitet, frikë nga të folurit, ikje nga të folurit dhe situatave të të folurit, ikje nga kontaktet vizuale me bashkëbiseduesin, me lëvizje të pakontrolluara të kokës dhe gjymtyrëve, me frymëmarrje të parregullt gjatë të folurit, përshpejtim të ritmit të zemrës, etj. 3 Ata nuk dëshirojnë të flasin në klasë apo në grupe dhe kjo, ndër të tjera “shtyp” motivin për të nxënë.

___________________________1. http://psikologji.net/forumi/index.php?topic=2671.0 Postuar nga: defektologu Irfan Bojagjiu me 14.05.2010 2. Dr. Zabeli Naser (2010). Edukimi Inkuziv. Ëus-Austria, Prishtinë. fq. 45.

3. http://www.telegrafi.com/?id=51&a=7 postuar nga Defektologe – logopede , Dr. sci. Ardita A. Devolli, me 21.02.2090

Sa i përket etiologjisë (prejardhjes) së belbëzimit, mendimet e shkencëtarëve që merren me këtë lëmi janë të ndryshme. Disa shkencëtarë mendojnë se ai ka prejardhje organike sepse zakonisht shfaqet në moshën parashkollore, më shpesh paraqitet te djemtë se te vajzat. Është i lidhur me dominimin cerebral (apo të trurit).

10

Page 11: Seminari Te Jonuzi2

Ka primesa familjare, ndërlidhet me të folurit e vonuar si dhe me ato situata të cilat individi i përcepton si të vështira. Disa shkencëtarë të tjerë janë të mendimit se belbëzimi mund të shkaktohet nga të kufizuarit e tepruar apo si pasojë e kërkesave tejet të mëdha të prindërve ndaj fëmijëve të tyre.

Si çdo sëmundje që mund të mjekohet, edhe belbëzimi mund të mjekohet me angazhimin e vet belbëzuesit dhe me ndihmën e logopedit i cili do ta mjekon me metoda logopedie dhe në mënyrë profesionale. Me mjekim duhet të fillohet sa më herët që është e mundur, ngase mjekohet me lehtë dhe koha e mjekimit është më e shkurtër

2. Të folurit nazal apo me hundë

Të folurit nazal apo me hundë në gjuhën latine do të thotë “Rinolali”. Rinolalia apo të folurit me hundë është mjaft i shpeshtë. Dallohet shumë mirë dhe menjëherë në kontaktin e parë. Si shkaktar të kësaj pengese mund të jenë: deformimet e uvulës apo njerithit, devijimeve në kanalet e hundës, kur është e qarë ose e shpuar qiellza e fortë, tumoret në qiellzën e butë etj. Të folurit me hundë është i pakuptueshëm dhe shumë banal dhe jo i përshtatshëm për veshin e dëgjuesit, që bëhet edhe i mërzitshëm. Kryesisht personat me rinolali nuk mund t’i theksojnë tingujt dhëmbor dhe palatal: C, Ç, Gj, Q, S, Sh, X, Xh, Z, Zh. Rinolalia është 100% e mjekueshme dhe nuk kërkon ndonjë tretman të gjatë kohor. Mjekimin duhet ta bëjë gjithsesi logopedi dhe kjo vetvetiu nuk mund të mjekohet, kjo bëhet vetëm me metoda logopedie dhe  e bënë vetëm logopedi.

3. Të folurit e pa zhvilluar

Të folurit e pa zhvilluar nëpër literatura të ndryshme e gjeni si “Alalia” ku rrjedh nga gjuha latine.

Shkaktarët e mos zhvillimit të të folurit janë të shumtë, por më të shpeshtë janë:

1. Prapambetjet mendore apo mentale të fëmijëve “ Retardimet mendore “. Fëmijët të cilët kanë probleme me vonesë në inteligjencë nuk janë në gjendje që të mbajnë mend  emërtimet e gjësendeve, prandaj edhe nuk mund t’i flasin ato. Dihet se fëmijët  normal të folurit e fillojnë që nga muaji i tetë i jetës dhe gradualisht e zgjerojnë fjalorin. Sipas shkencëtarëve, fëmija në moshën dy vjeçare duhet të dijë 272 fjalë edhe pse nuk i artikulon mirë ato. Ndonjëherë mund të ndodh  që tek disa fëmijë të folurit mund të vonohet deri në moshën tri vjeçare dhe katër vjeçare. Nëse fëmija nuk fol edhe pas kësaj moshe, prindi urgjentisht duhet të ndërmerr masa  duke e dërguar atë tek logopedi – eksperti për të folur dhe të kërkon mendimin e tij.

2. Në mos zhvillimin e të folurit shumë ndikon edhe izolimi i fëmijës nga rrethi familjar. Në rrethin familjar fëmijës duhet folur që nga dita e parë e lindjes. Ai nuk e kupton të folurit, por e dëgjon zërin dhe e “ regjistron “ në trurin e tij dhe kur ta bënë moshën e ka shumë të lehtë edhe për t’i folur ato që ka dëgjuar.

11

Page 12: Seminari Te Jonuzi2

3. Në mos zhvillimin e të folurit ndikon edhe dëgjimi. Nëse fëmija nuk dëgjon mirë, ai i dëgjon fjalët e përgjysmuara dhe kur fillon te flas, të folurit e tij është i pakuptueshëm dhe të lë përshtypje se nuk  di te flas.

4. Po ashtu në mos zhvillimin  e të folurit ndikon edhe të folurit e keq në familje. Të folurit e keq themi atëherë kur të rriturit flasin si fëmija dhe nuk e flasin  gjuhën e rrethit ku jetojnë psh. kur e emërojmë qenin, i themi hama, bukës – papa, shëtisë- hopa etj. Këtë problem duhet zgjidhur duke e dërguar fëmijën tek logopedi.

4. Çrregullimet e të artikuluarit dhe fonologjisë

Çrregullimet e të artikuluarit rrjedh nga gjuha latine “Dysartria” dhe crregullimet fonologjisë në gjuhën latine do të thotë “Dyslalia”.

Disa ekspertë bëjnë dallimin në mes të nocionit vështirësi në prodhimin e një apo më shumë tingujve pa rregulla burimore apo prejardhje dhe nocionit çrregullime fonologjike (dyslalia) që përfshijnë dëmtimin e kuptueshmërisë së gjuhës së folur. Ndërsa ekspertët tjerë nuk bëjnë dallime të tilla duke konsideruar se të dy nocionet kanë të bëjnë me grupin e çrregullimeve të të folurit pa devijime strukturore apo probleme të kontrollit neuromotorik. Konsiderohet si kategori e përgjithshme (e zakonshme) diagnostikuese, veçanërisht tek fëmijët shkollorë. Përbëjnë përafërsisht 32% të të gjitha çrregullimeve të komunikimit. Shpesh ndërlidhen me çrregullimet e gjuhës. Në disa raste çrregullimet funksionale të artikulimit mund të vazhdojnë edhe në moshën madhore, prandaj disa autorë janë të mendimit se fëmijët me këto çrregullime mund të kenë probleme të vogla neuromotorike.

Faktorët që ndërlidhen me çrregullimet e të artikuluarit janë: mosha, gjinia, gjendja socio-ekonomike, faktorët familjar apo gjenetik, çrregullimet e personalitetit apo emocionale, inteligjenca, zbatimi i detyrave akademike, ndryshimet strukturore në mekanizmin foljor, faktorët oral-senzorik, humbja e të dëgjuarit, shkathtësitë motorike, pozita e gjuhës, shkathtësitë e të dalluarit auditiv të tingujve foljor dhe shkathtësitë gjuhësore.

Çrregullimet e të artikuluarit shfaqen përmes: omisioneve (mungesave), substi-tucioneve (zëvendësimeve), distorzioneve (shtrembërimeve), shtesave, pazëshmërive të tingujve, pastaj shqiptimit - ballor (frontal) dhe anësor (lateral) gjuhësor, buzorë (labial), hundor (nazal), fytor (fariengeal), jo të mprehtë (strident), si dhe gabimeve në shqiptimin e tingullit inicial, medial dhe final si dhe atij intervokal.

Objektivat e vlerësimit kanë të bëjnë me vlerësimin e:

* Punës së artikulatorëve përgjatë shqiptimit të fjalëve të veçanta dhe bisedës në përgjithësi;* Prezencës së proceseve fonologjike të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e gabimeve;

* Funksionimit të fëmijës krahasuar me normat zhvillimore;

* Aktivizimit të tingujve të çrregulluar;

* Identifikimit të qëllimeve potenciale të trajtimit;

12

Page 13: Seminari Te Jonuzi2

* Vlerësimin e efekteve të trajtimit përmes matjeve të përsëritura.

Sipas Hegde (1997), mënyra e përgjithshme e trajtimit të çrregullimeve të artikulimit është:* Vlerësimi i artikulimit;

* Seleksionimi dhe grupimi i tingujve foljor për modifikim;

* Përgatitja e materialeve stimuluese (vizatimeve, objekteve, etj.) dhe e detyrave në lidhje me tingujt e caktuar në fjalë, fraza dhe fjali;

* Ushtrimi i tingujve në nivelin e rrokjeve dhe fjalëve duke përdorur instruksionet, demonstrimet, modelimet, etj.;

* Përdorimi i fjalëve (150 fjalë) me tërë tingujt e çrregulluar;

* Përforcimi i përgjigjeve të sakta;

* Përdorimi i riveprimit korrigjues ( corrective feedback ) për përgjigje të pasakta;

* Ushtrimi i stimulueseve të reja dhe të vjetra;

* Ndërlikueshmëria e përgjigjeve (prej rrokjeve në fjalë, fjalëve në fraza; frazave në fjali);

* Ushtrimi i shqiptimit të saktë të tingujve në fjali dhe në të folurit natyror;

* Ushtrimet në vendet e ndryshme: klasë, shtëpi, etj.;

* Ushtrimi i anëtarëve të familjes, mësuesve dhe shokëve në përforcimin e shqiptimit të rregullt në mjediset e zakonshme;

* Mësimi i personit për vetë - kontroll me qëllim të shqiptimit të drejtë të tingujve;

* Përcjellja dhe sigurimi i trajtimit përkrahës pasi që shqiptimi i saktë dhe të folurit përgjatë bisedave të jetë nën 90% të saktësisë.

Sa i përket diagnozës diferenciale duhet theksuar dallimin në mes të çrregullimeve të artikulimit dhe apraksisë zhvillimore të të folurit, dizartrisë me paralizë cerebrale, të çrregullimeve në artikulim si pasojë e dëmtimit të të dëgjuarit dhe retardimit mental, si dhe çrregullimeve emocionale.

Prognoza apo parashikimi i rehabilitimit të çrregullimeve në artikulim në përgjithësi është e mirë; tek shumica e fëmijëve me çrregullime të këtilla shkathtësitë e të artikuluarit përmirësohen përgjatë trajtimit sistematik. Mirëpo, nuk duhet harruar faktin se prania e variablave siç janë: dëmtimi i të dëgjuarit, retardimi mental, paaftësia fizike, faktorët negativ të mjedisit dhe pamjaftueshmëritë (deficitet) senzorike mund të ndikojnë në shpejtësinë e përmirësimit dhe rezultatin final. 1

_________________________1. http://psikologji.net/forumi/index.php?topic=2671.0 Postuar nga: defektologu Irfan Bojagjiu me 14.05.2010 

5. Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve

13

Page 14: Seminari Te Jonuzi2

Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve në gjuhën latine do të thotë “Palilalia”. Kjo formë e të shprehurit është një ndër pengesat apo çrregullimet e të folurit. Përsëritja e shpeshtë e çdo fjalë e bënë të folurit të pakuptueshëm dhe të keq, po ashtu e bënë  të folurit monoton për dëgjuesin. Këtë të folur kryesisht e bëjnë fëmijët kur janë në fazën e zhvillimit të të folurit prej moshës dy deri në katër vjeçare, por nuk është dukuri e shpeshtë dhe e domosdoshme. Tek personat e moshës madhore kryesisht paraqitet tek personat me sëmundje psikike, tek të cilët mungon koncentrimi, prandaj nuk u bien ndërmend fjalët që duhet thënë në momentin e duhur.

Të njëjtit persona kanë problem edhe në leximin e teksteve nga se i përsërisin disa herë fjalët e lexuara. Duhet theksuar se kjo është pengesë individuale dhe është rast i veçantë. Kjo pengesë mund të eliminohet me ushtrime logopedie.

6. Të humburit e gjuhës Të humburit e gjuhës në gjuhën latine do të thotë ”Aphasia”. Kjo fjalë është term medicinal që përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë humbje e gjuhës. Kjo pengesë e të folurit nuk përfshinë vetëm të folurit oral, por edhe atë të shkrim-leximit, llogaritjes  dhe në përgjithësi që ka të bëjë me normat gjuhësore. Personat me afazi, jo vetëm që kanë probleme të të folurit, por kanë probleme edhe në jetën e përditshme; këta nuk janë të aftë për të kuptuar shikimin e filmave, programet televizive, nuk mund të llogarisin, nuk mund të shkruajnë e as të lexojnë, nuk e kuptojnë të folurit e të tjerëve, nuk i njohin gjësendet dhe as nuk e njohin orën. Afazia më tepër i sulmon meshkujt e sidomos moshën mbi 50 vjeçare. Afazia shkaktohet nga dëmtimet e sistemit nervor qendror në trurin e madh e sidomos kur dëmtohen qendrat për të folur si që janë ajo e BROKUT “lat. Gyrys frontalis inferior dhe ajo Gyrys procentralis”.Qendra e Brokut e ka marr emrin sipas zbuluesit të saj Paul Brokoa 1824-1880. Në këtë qendër nxiten impulset për të folurit oral. Afër qendrës së Brokut gjendet qendra motorike nga e cila nxiten organet për shkrim. Këto qendra jo vetëm që janë të lidhura në mes veti, por janë të lidhura edhe me qendrat si është VERNIKOVI AKUSTIK “lat. Gyrys temporalis superior”. Në këtë qendër përpunohen ndijimet akustike të tingujve dhe fjalëve. Po ashtu afër kësaj qendre gjendet qendra nervore e DEZHENERINIT. Në këtë qendër ndijimet vizuale të shenjave grafike shëndrrohen në parafytyrime të shkronjave të shkrimit dhe të shtypit. Këto qendra mund të dëmtohen edhe nga lëndimet fizike si në fatkeqësi komunikacioni, lëndimeve në punë, plagimet në luftë, lëndimet në rrahje, lëndimet në shtatëzani,   gjatë procesit të lindjes nëse ajo është lindje e rëndë dhe e mundimshme, po ashtu mund të paraqitet edhe tek personat të cilët paralizohen nga njëra anë ose në dy  anët dhe në këtë rast janë  të dëmtuara  edhe qendrat e të folurit; pra ajo e Brokut,  e Dezhenerinit  dhe e Vernikovit.

Afazia sipas mënyrës se si paraqitet është e llojllojshme: 

14

Page 15: Seminari Te Jonuzi2

1. Afazia ekspresive.- Është një pengesë e të folurit, kur i dëmtuari nuk mund  t’ua parashtroj mendimet e veta të tjerëve.2. Afazia reciproke.-  Është një pengesë e të folurit e cila manifestohet kur personi nuk mund të komunikoj me të tjerët dhe as të lexoj.3.  Afazia globale ose “Ekspresivo-reciproke”.- është kur personi humbë çdo aftësi të të folurit oral dhe shkrim-leximi. Kur tek personi nuk janë të dëmtuara të dy qendrat e sistemit nervorë qendror në tru si thamë më lartë, ajo për të folur  dhe për të shkruar ose ajo senzore dhe motorike, ka gjasa që të zhvillohet një lloj komunikimi oral ose ai me shkrim. Shumë prindër habiten se si fëmija i tyre mund të flasë dhe i kryen të gjitha punët e shtëpisë, por nuk i mban mend shkronjat. Fëmija shkruan mirë kur e kopjon tekstin ose kur i diktohet teksti, por nuk mund të lexoj. Mund ta lexon tekstin, por nuk mund të shkruaj. Kështu fëmija një veprim e bënë mirë, por veprimin tjetër jo. Për këtë duhet të konsultohet neurologu, psikologu dhe psikiatri. Afazia fare nuk ka të bëjë me retardim mental apo mendor. Personat e atakuar nga afazia nuk e humbasin inteligjencën, por edhe nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak se u mungon të folurit. Me këta persona, sjellja e rrethit shoqëror duhet të jetë normale sikurse me personat e tjerë. Edhe kjo pengesë e të folurit mund të përmirësohet me metoda logopedike dhe me bashkëpunim të ndërsjellë prind-logoped-mësues. Kjo pengesë e të folurit shkaktohet vetvetiu dhe për këtë nuk mund të fajësohet fëmija, prindi, por as mësuesi kur fëmija shkon në shkollë. Mësuesi kishte me qenë fajtor në këtë rast nëse nuk bashkëpunon me prindin dhe t’i tregon prindit se çka ka vërejtur tek nxënësi, nga se faji në fund do të mbetet te mësuesi që nuk e ka mësuar nxënësin të shkruaj apo të lexoj. 1

_________________________1.http://psikologji.net/forumi/index.php?action=printpage;topic=2739.0 Postuar nga James me 03.07. 2010

7. Çrregullimi i të lexuarit

15

Page 16: Seminari Te Jonuzi2

Çrregullimi i të lexuarit në gjuhën latine do të thotë “Dyslexia”. Leximi është pjesë e sistemit gjuhësor dhe është ngushtë e lidhur me format e tjera të gjuhës - gjuhën e folur dhe shkrimin.Disleksia është një aftësi e kufizuar në të nxënë në të cilën individi ndeshet me vështirësi jashtëzakonisht të madhe në të nxënit e leximit. Njerëzit që kanë disleksi e kanë të vështirë t’i njohin shkronjat dhe fjalët si dhe të interpretojnë informatën që paraqitet në formë të shtypur, mirëpo personat me disleksi janë inteligjent në mënyra tjera.

P.sh. ata mund të kenë shkathtësi shumë të mëdha matematikore, si: “Albert Einsteini gjeniu i fizikës dhe matematikës, nuk kishte folur deri në moshën 3 vjeçare, kërkimi i tij për gjetjen e fjalëve ishte përshkruar si i mundimshëm deri në moshën 7 vjeçare. Ai e urrente shkollën, më vonë tregoi pak përparim në aritmetik po jo ndonjë aftësi të veçantë. Një mësues i tij parashihte se “asgjë e mirë” nuk do të dal prej tij. Aftësitë e kufizuara gjuhësore të Einstein-it ishin të vazhdueshme dhe të qëndrueshme përgjatë gjithë jetës së tij si i rritur. Të shkruarit gjithashtu ishte i vështirë për të dhe ai komunikonte keq përmes shkrimit. Duke e përshkruar procesin e të menduarit të tij, ai shpjegonte se rrallë mendonte në fjalë, vetëm kur i vinte mendimi ai përpiqej ta shprehte atë me fjalë më pas. Me vonë, ai ishte i interesuar për shkenca natyrore, matematikën dhe inxhinierinë elektrike, mirëpo dështoi në provimin për pranim në programin e studimit për inxhinieri. Për shkak të interesimit të tij në të menduarit abstrakt dhe matematikor, ai ishte i interesuar të bëhej mësues. Megjithatë, ai besonte se i mungon imagjinata dhe aftësia praktike për këtë.”1

_________________________1. Prof. Linda Salihu (2009),Vështirësitë në të nxënë. Prishtinë. fq. 15.

8. Autizmi

16

Page 17: Seminari Te Jonuzi2

Autizmi rrjedh nga gjuha latine “Autismus”. Autizmi është një çrregullim i zhvillimit nervor që karakterizohet nga paaftësia për të komunikuar në një ambient social, gjithashtu në sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Autizmi është i pranishëm nga lindja dhe ka ndikim mbi atë se si një individ mëson.

Etiologjia është e panjohur, por një numër i hulumtimeve sugjerojnë se kjo shfaqet si rezultat i ndonjë forme të patologjisë së sistemit nervor qendror. Shkaqet e autizmit janë ende të panjohura, por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi duke përfshi edhe gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhen para, gjatë apo menjëherë pas lindjes së foshnjës.Çdo person me autizëm është unik, megjithatë shumica prej tyre kanë të përbashkët këto vështirësi: * Komunikimin shoqëror (vështirësi në përdorimin dhe të kuptuarin e gjuhës, vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal).* Bashkëveprimi shoqëror (vështirësi me marrëdhënie shoqërore, psh. Është indiferent). * Imagjinatën (vështirësi në zhvillimin interpersonale të lojërave dhe imagjinatës).* Lojë e pazakontë me lodra dhe objekte të tjera.Fëmijët me autizëm kanë vështirësi të mëdha në komunikim me të tjerët, kanë të vështirë të shprehin veten e tyre dhe të kuptojnë çka njerëzit tjerë tregojnë. Shumë fëmijë me autizëm nuk flasin fare por edhe ato që flasin, të folurit e tyre mund të jetë përsëritës. Në rast se fëmija nuk ka komunikim verbal atëherë fillohet me komunikim me shenja apo me fotografi. Ekzistojnë disa lloje të autizmit, siç janë: sindroma e Apsbergut dhe sindroma e Kanerit. Sindroma e Apsbergut veçohet me një formë më të lehtë të simptomave të autizimit, ku dhe shanset e përmirësimit janë më të mëdha. Ndërsa sindroma e Kanerit veçohet me simptoma shumë të rënda të autizmit ku dhe mundësia e përmirësimit është minimale. 1

_________________________1. Ligjërata, Prof. dr . Zabeli Naser (2011), Pedagogji speciale- Autizmi, Prishtinë .

Përfundime dhe rekomandime

17

Page 18: Seminari Te Jonuzi2

Në fund mund të themi se kemi përmbledhur disa njohuri rreth problemit të fëmijëve me vështirësi në komunikim dhe pengesat e mundshme të suksesit në mësim.

Të vetëdijshëm se kjo problematikë do një studim dhe një qasje me serioze të shoqërisë në përgjithësi me qëllim që fëmijët me vështirësi në komunikim ta ndjejnë veten me komod dhe ti tejkalojnë të gjitha vështirësitë të cilat mund ti kenë me pengesën e komunikimit.

Une kisha rekomanduar që të gjitha shkollat në Kosovë si dhe prindërit që kanë fëmijë me vështirësi në komunikim të ndjekin këtë praktik,pra t’i dërgojn fëmijët apo nxenesit e tyre te logopedi, me qëllim që hap pas hapi të evitohen të gjitha problemet e tyre.

Hapi i parë i cili duhet të ndërmerret për fëmijët me vështirësi në komunikim është njoftimi i kujdestarit të klasës mbi pengesën e fëmiut në komunikim, po ashtu edhe njoftimi i prindit nga organet e shkollës për ecurinë, ngecjen e suksesit të fëmiut me vështirësi në komunikim.Fëmijët me vështirësi në komunikim mund të ndihmohen vetëm në atë mënyrë nëse ndaj tij veprohet drejt.Prindi i fëmiut duhet të bindet nga organet e shkollës se fëmiu i tij nuk është i gjorë, se ai është normal, nuk është i sëmur por vetëm ka vështirësi në komunikim dhe duhet të veprohet në atë mënyrë që ti ndihmojmë që fëmija ti përballoj vështirësitë e tij në komunikim. Duhet të merren parasysh ditët e mira dhe të këqija të fëmijës, ku aftësit e tij punuese dhe aftësit e përshtatjes janë ndryshe gjatë ditëve të mira e ndryshe gjatë ditëve të këqija. Në ditët e mira mund të kërkojnë më shumë nga ai, e në ditët e këqija duhet të kërkojmë më pak, ku mësuesi dhe prindi duhet të bëjnë angazhim te fëmijët gjatë kohës së ditëve të mira.Duhet të bindet fëmija që ai le të garon me vetveten e jo me të tjerët, theksoja suksesin e tij. Shpesh herë përsëritja suksesin e tij dhe përkujtojani vështirësitë që ka pasur më parë.Është shumë me rëndësi se gjatë punës me fëmijët me vështirësi në komunikim të kihet parasysh durimi, ku në asnjë mënyrë nuk guxon fëmija të trajtohet ndryshe për shkak mos durimit tuaj, por duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë. Kurrë mos i kërkoni fëmijës që ta ndërpresë të folurit e tij dhe ta përsërisë atë pjesë për shkak të vështirësive në të folur. Kërkesa e tillë mund të zgjojë ndjenjën e disfatës dhe ta përforcojë frikën nga situatat e reja të të folurit.Duhet të jeni tolerant ndaj gabimeve të fëmijëve me vështirësi në komunikim e kategorik në vënien e kufizimeve ndaj sjelljeve të fëmijëve dhe respektimin e rregullave që i përcaktojmë vet në që rast krijon vetëkontrollin te fëmija.Është provuar te fëmijët me vështirësi në komunikim më i rëndësishëm është personaliteti i mësuesit se ana profesionale e tij, prandaj në këtë aspekt fëmijët me vështirësi në komunikim e duan mësuesin që është i drejt ndaj tyre, që është dashamirës dhe i afërt me nxënësit, është i paanshëm në çfarëdo rasti ndaj nxënësve etj. Nëse e kuptoni se e përqeshin moshatarët e tij fëmijën tuaj atëherë merreni seriozisht këtë dukuri, bisedoni me mësuesin e klasës , kujdestarin pedagogun e shkollës ose psikologun. Ndihmojeni fëmijën që të zhvillojë strategjinë me të cilën do të mund të mbrohet para moshatarëve.

18

Page 19: Seminari Te Jonuzi2

Mënyra për të ndërtuar vetërespektin te fëmija me vështirësi në komunikim duhet të dini se çka ai thjesht do që :- ta dëgjoni - t’i qaseni me seriozitet - ta doni, ta pranoni pa kushtëzime .Judith Heumann citoi:

“Nëse u mohoni njerëzve me nevoja të veçanta mundësitë e arsimimit, atëherë është mungesa e arsimit dhe jo aftësia e tyre ajo që kufizon mundësit e tyre”.1

__________________________1.Grup studentesh. Vlerësimi dhe identifikimi i nevojave te veçanta- seminar. Maj 2010

Literatura

- Beci Bahri, (2004)Fonetika. Prishtinë.

19

Page 20: Seminari Te Jonuzi2

- Bejtullahu. Prof. Defektolog- Logoped Emrush,( 2007) Njohuri mbi aftësitë e kufizuara dhe rehabilitimi.OPFAKKOS “Prindi & Fëmiu” Prishtinë. - Imeri Vjosa,( 1999) Puna pedagogjike me nxënësit me vështirësi në komunikim- Punim Diplome- Master, Prishtinë. - Grup autorësh,( 2003) Edukimi special në Kosovë- Save the children. Prishtinë.- Grup studentesh.(2010) Vlerësimi dhe identifikimi i nevojave të veçanta- seminar. - Miller Bonnie(2005) Komunikimi me fëmijë. QPEA, Ferizaj.- Kos Mikush Anica & bashkautorët, (2010) Shkolla dhe shëndeti mental.QPEA, Ferizaj.- Salihu Prof.Linda,( 2009) Vështirësitë në të nxënë,wus25!austria. Prishtinë.- Zabeli Dr. Naser,(2010) Edukimi Inkuziv, wus-austria, Prishtinë. - Zabeli Dr. Naser,(2011) Ligjerata-Pedagogji speciale, Prishtinë.

Burimet nga interneti

- http://www.telegrafi.com/?id=51&a=7 Defektologe–logopede , Dr. sci. Ardita A. Devolli, me 21.02.2009- http://psikologji.net/forumi/index.php?topic=2671.0 Defektologu Irfan Bojagjiu me 14.05.2010 - http://www.malesiaforum.com/showthread.php?t=17425 Defektologu Irfan Bojagjiu me 26-04-2011, -http://www.zeriyt.com/mjekesi-e-pergjithshme/femija-dhe-te-folurit-e-tij-t57351.0.html  Defektologu Irfan Bojagjiu me 03-07-2009.

20