31
S T A T U T I

S T A T U T I

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: S T A T U T I

S T A T U T I

Page 2: S T A T U T I

2

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Baza ligjore

Ky statut mbështetet në ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar, aktet ligjore e nënligjore në fuqi për arsimin e lartë.

Neni 2

Veprimtaria e SHLUJ “Luarasi”

Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Luarasi”, këtu më poshtë SHLUJ “Luarasi”, është

institucion i arsimit të lartë me karakter mësimor, kërkimor dhe shkencor dhe është krijuar me

Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 611, datë 11.09.2003, “Për dhënien e lejës për hapjen e

Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike, “LUARASI.”

Neni 3

Personi juridik

SHLUJ “Luarasi” është person juridik, i njohur me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë Nr. 28233, datë 16.09.2002 dhe regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Nr.

K31526058G, datë 26.03.2003, në emër të shoqërisë tregtare “Shkolla e Lartë Universitare

Jopublike “UNIVERSITETI “LUARASI” shpk. Adresa e saj është: Rruga “Dritan Hoxha”, nr.

127, (ish godina e Delegacionit të Komisionit Europian), Tiranë.

Neni 4

Misioni

SHLUJ “Luarasi” ka për mision:

1. Të formojë dhe të përgatisë specialistë të lartë dhe shkencëtarë të rinj në fushat që

mbulon nëpërmjet mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

2. Të kryejë kualifikimin shkencor në të gjitha ciklet e studimeve.

3. Të kryejë kurse të trajnimit, kualifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë profesional,

bazuar në konceptin e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

4. Të kryejë studime dhe kërkime shkencore, si dhe të ofrojë shërbime me kompetencë

profesionale në fushat që mbulon.

Page 3: S T A T U T I

3

Neni 5

Autonomia dhe liria akademike

1. SHLUJ “Luarasi” gëzon autonomi dhe liri akademike në procesin mësimor dhe në kërkimin

shkencor në kuptimin e ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar.

2. Autonomia e saj shprehet në mundësinë që:

a) Të vetëqeveriset nga organet dhe organizmat e veta, në përputhje me statutin dhe

rregulloret e saj;

b) Të organizojë strukturat e brendshme dhe veprimtaritë e tyre;

c) Të zgjedhë organet dhe autoritetet drejtuese;

d) Të zgjedhë personelin akademik dhe administrativ;

e) Të përcaktojë kushtet e pranimit të studentëve;

f) Të hartojë programet e studimit dhe projektet e kërkimit, si dhe të organizojë punë

kërkimore në kuadër të programeve të studimit;

g) Të miratojë tekstet në përdorim të studentëve të vet;

h) Të bëjë marrëveshje të pavarura me Qeverinë e RSH ose organizma të tjera për

trajnime, kualifikime ose projekte kërkimore;

i) Të bëjë marrëveshje me universitete, institucione, persona juridikë ose organizata të

tjera, vendase ose të huaja, publike ose private, për shkëmbime stafi akademik, për

mobilitet kurrikular, për ushtrim të praktikave mësimore nga ana e studentëve etj .

j) Të anëtarësohet në shoqata e organizata kombëtare dhe ndërkombëtare universitare;

k) Të krijojë lidhje bashkëpunimi me universitete dhe fakultete analoge brenda dhe

jashtë vendit;

l) Të organizojë aktivitete shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare;

m) Të bëjë të njohur e të promovojë përmes shtypit, medias ose me mjete të tjera ligjore

qëllimin e shkollës, organizimin e saj, programet dhe specialitetet e kualifikimet që

ofron, si dhe arritjet e objektivave.

3.Liria akademike shprehet në lirinë e mësimdhënies, lirinë e kërkimit shkencor, lirinë e krijimit.

4.Mësimi dhe kërkimi shkencor zhvillohen në përputhje me rregullat e hapësirës europiane të

arsimit të lartë.

Neni 6

Paprekshmëria e SHLUJ “Luarasi”

Page 4: S T A T U T I

4

Të gjitha mjediset e SHLUJ “Luarasi” gëzojnë paprekshmëri në kuptimin e ligjit Nr. 9741, datë

21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ndërhyja e organeve

të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejën e Administratorit të SHLUJ

“Luarasi”. Vetëm në rastet e kryerjes së një krimi flagrant dhe në rastet e një fatkeqësie natyrore,

për dhënien e ndihmës së parë organet e rendit publik ndërhyjnë edhe pa lejen e tij.

Neni 7

Detyrimet e SHLUJ “Luarasi”

SHLUJ “Luarasi” detyrohet :

1. Të zhvillojë procesin mësimor e shkencor sipas standardeve të përcaktuara nga Ministria e

Arsimit dhe Sportit dhe të përgatisë specialistë të nivelit bashkëkohor.

2. Të raportojë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit çdo vit akademik për veprimtarinë e saj

mësimore shkencore dhe të përmbushë cdo detyrim të parashikuar nga aktet ligjore e

nënligjore në fuqi

3. Të kryejë brenda afatit ligjor procesin e vlerësimit dhe të akreditimit, i cili bëhet i njohur

për publikun.

4. Të bëjë publike kërkesat për regjistrimin dhe ndjekjen e programeve të studimit

(programet e studimeve Bachelor, Master Profesional, Master i Shkencave, specializimet,

kualifikimet që ofron, etj).

5. Të bëjë publike kërkesat arsimore e të kualifikimit për profesoratin, organet drejtuese,

trupën mësimore dhe atë kërkimore-shkencore.

KREU II

STRUKTURA ORGANIZATIVE

Neni 8

Struktura e SHLUJ “Luarasi”

SHLUJ “Luarasi” përbëhet nga dy fakultete: Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.

Neni 9

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë përbëhet nga tre departamente.

Page 5: S T A T U T I

5

1. Departamenti i së Drejtës Penale;

2. Departamenti i së Drejtës Private dhe Civile;

3. Departamenti i së Drejtës Publike dhe Administrative.

Neni 10

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Ekonomisë përbëhet nga tre departamente.

1. Departamenti i Financë – Bankë;

2. Departamenti i Administrim Biznesi;

3. Departamenti i Ekonomiksit.

Neni 11

Njësitë ndihmëse të SHLUJ “Luarasi”

SHLUJ “Luarasi” ka njësitë ndihmëse të cilat janë: sesionet, laboratorët, biblioteka, etj. Njësi të

tjera administrative dhe ndihmëse parashikohen në Rregulloren e SHLUJ “Luarasi”.

KREU III

ORGANET DHE AUTORITETET DREJTUESE

TË SHLUJ “LUARASI”

Neni 12

Organet drejtuese të SHLUJ “Luarasi”

Organet drejtuese me natyrë akademike të SHLUJ “Luarasi” janë: Senati Akademik, Rektorati,

Këshilli i Etikës dhe Këshilli i Fakultetit, ndërsa organi drejtues me natyrë menaxheriale është

Administratori i SHLUJ “Luarasi”, i cili është hallka lidhëse midis organeve drejtuese

akademike dhe asamblesë së ortakëve.

Neni 13

Autoritetet drejtuese të SHLUJ “Luarasi”

Autoritetet drejtuese me natyrë akademike të SHLUJ “Luarasi” janë: Rektori, Dekani dhe

Përgjegjësi i njësisë bazë.

Page 6: S T A T U T I

6

Neni 14

Senati akademik

Senati akademik është organ kolegjial vendimmarrës i SHLUJ “Luarasi.”

Senati akademik përbëhet nga personeli akademik efektiv, 1 përfaqësues i personelit ndihmës dhe administrativ, i zgjedhur me votim, dhe Kryetari i Këshillit të Studentëve.

Rektori është anëtar dhe kryetar i Senatit për shkak të detyrës.

Mandati i Senatit është tre vjecar; mënyra e funksionimit të Senatit përcaktohet në Rregulloren e

SHLUJ “Luarasi”.

Senati mblidhet në seanca të zakonshme një herë në dy muaj me thirrjen e Rektorit të SHLUJ

“Luarasi”. Rendi i ditës i propozuar prej tij miratohet nga Senati. Ai mund të mblidhet edhe në

seanca të jashtëzakonshme me thirrjen e Rektorit të SHLUJ “Luarasi”.

Senati ka këto kompetenca :

a) përcakton drejtimet kryesore të punës mësimore shkencore.

b) miraton programet mësimore të fakulteteve;

c) miraton normat vjetore të ngarkesës mësimore shkencore për personelin akademik;

d) miraton Statutin dhe Rregulloren e SHLUJ “Luarasi” me 2/3 e votave të anëtarve të

tij;

e) vlerëson, miraton programet e reja të studimit, të kërkimit e të zhvillimit apo pjesë të

tyre, si dhe hapjen, ndryshimin apo mbylljen e njësive mësimore e kërkimore;

f) miraton propozimet e Këshillave të fakulteteve për dhënien e titujve shkencorë;

g) miraton planin strategjik të zhvillimit të SHLUJ “Luarasi”;

h) miraton strukturën dhe organigramën e Fakulteteve;

i) shqyrton dhe miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore dhe kërkimore

shkencore të SHLUJ “Luarasi” në një mbledhje të hapur për të gjithë personelin

akademik, administrativ dhe për studentët;

j) siguron që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve të bëhet në përputhje me

standardet e institucionit që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur.

Neni 15

Rektorati

Rektorati është organ kolegjial ekzekutiv, që përbëhet nga:

a) Rektori;

b) Zëvendësrektori;

Page 7: S T A T U T I

7

c) Dekani i cdo fakulteti;

d) Kancelari.

Rektorati kryesohet nga Rektori. Funksionet kryesore të Rektoratit janë:

a) harton planin strategjik të zhvillimit të SHLUJ “Luarasi”;

b) harton programin vjetor të veprimtarive shkencore dhe mësimdhënëse dhe ndjek

zbatimin e tyre pas miratimit në Senatin Akademik;

c) i parashtron Asamblesë së ortakëve përparësitë për financime mes njësive kryesore të

SHLUJ “Luarasi”;

d) zbaton të gjitha vendimet me natyrë akademike të miratuara nga Senati Akademik;

e) shqyrton planet dhe programet mësimore të cikleve të ndryshme të studimit, të

paraqitura nga Dekanët, në përputhje me dispozitat e këtij statuti dhe ia paraqet Senatit

për vlerësim;

f) raporton një herë në cdo semester në Senatin Akademik dhe paraqet Raportin vjetor të

veprimtarisë mësimore dhe kërkimore shkencore të SHLUJ “Luarasi” para Senatit.

Neni 16

Rektori

Rektori është autoriteti drejtues i SHLUJ “Luarasi”, i cili e përfaqëson atë dhe vepron në emër

dhe për llogari të tij.

Rektori emërohet nga Asambleja e Ortakëve dhe miratohet nga Senati Akademik me mandat

pesë vjecar, me të drejtën e rizgjedhjes.

Rektori i SHLUJ “Luarasi”duhet të ketë të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose gradën

shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe me përvojë

akademike në këto universitete.

Marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë tregtare dhe rektorit përcaktohen me kontratë.

Rektori ka këto kompetenca:

a) Drejton dhe përfaqëson SHLUJ “Luarasi” në aspektin mësimor dhe shkencor.

b) Është kryetar i Senatit për shkak të detyrës.

c) Propozon emërimin dhe shkarkimin e dekanëve të fakulteteve Asamblesë së ortakëve

përmes Administratorit të SHLUJ “Luarasi”, pasi merr mendimin e Këshillit të Fakultetit.

d) Lëshon diplomat e përfundimit të studimeve universitare për të gjitha ciklet e studimeve,

por nuk ka të drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë për këtë kompetencë.

e) Vendos për shpërndarjen e “Bonusit Akademik” sipas kritereve të përcaktuara prej tij në

përputhje me nenin 53 të këtij Statuti.

Page 8: S T A T U T I

8

f) Ngre Këshillin e Etikës pranë SHLUJ “Luarasi“ për probleme të etikës së jetës universitare

dhe merr vendime mbi bazën e rekomandimeve të këtij organi.

g) Ngre Njësinë e Sigurimit të Cilësisë për të realizuar kontrollin, matjen dhe zhvillimin e

cilësisë në SHLUJ “Luarasi”, e cila ka varësi të drejtpërdrejtë prej tij.

h) I bën kërkesë Këshillit të Akreditimit për vlerësimin e jashtëm të cilësisë dhe akreditimin e

programeve të studimit.

Neni 17

Zëvendësrektori

Zëvendësrektori emërohet nga Asambleja e Ortakëve dhe miratohet nga Senati Akademik.

Zëvendësrektori zëvendëson Rektorin në institucion në rast mungese të këtij të fundit dhe

kryen cdo detyrë që i delegohet shprehimisht në formë shkresore nga ana e Rektorit, përveç

atyre që legjislacioni për arsimin e lartë dhe ky statut i përcakton si ekskluzivitet i Rektorit.

Neni 18

Bordi i të Besuarve

Bordi i të Besuarve është organ kolegjial, këshillimor, i emëruar nga Asambleja e ortakëve, i cili

orienton politikat e zhvillimit të institucionit në fushën e studimeve, kërkimeve, administrative

dhe financiare.

Neni 19

Misioni

Bordi i të Besuarve orienton politikat e përgjithshme të organizimit, administrimit dhe

zhvillimit të SHLUJ “Luarasi”.

Ai ndërmerr politika që i krijojnë mundësi SHLUJ “Luarasi” të formulojë dhe kryejë misionin e

vet në mënyrë të tillë që të jetë në përputhje me interesat e komunitetit dhe të vetë SHLUJ

“Luarasi”.

Neni 20

Anëtarësia e Bordit

1. Anëtarët e Bordit janë figura publike me përvojë dhe reputacion në fushat e tyre respektive

si dhe në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës. Anëtarët e Bordit të të Besuarve nuk

duhet të jenë njëkohësisht anëtarë të bordeve, organeve drejtuese, apo autoriteteve drejtuese

në IAL të tjera private brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, marrëdhëniet personale

Page 9: S T A T U T I

9

apo financiare të të cilëve mund të ndikojnë vendimmarrjen dhe qëndrimet e tyre në

kundërshtim me interesat e IAL “Luarasi”.

2. Anëtarët e Bordit emërohen dhe shkarkohen nga detyra nga Asambleja e ortakëve, me

propozim të Administratorit të SHLUJ “Luarasi”.

3. Bordi i të Besuarve përbëhet nga jo më pak se 7 dhe jo më shumë se 11 anëtarë.

4. Mandati i anëtarëve të Bordit të të Besuarve është 2 vjet, me të drejtë ripërtëritje. Mandati i

anëtarit të tij merr fund:

a. me mbarimin e afatit të mandatit;

b. kur jep dorëheqjen ;

c. kur mungon pa arsye në 3 seanca mbledhjesh të Bordit. Në këtë rast bëhet zëvendësimi i

anëtarit të larguar nga Asambleja e ortakëve brenda katër javëve.

5. Shtimi i anëtarëve të Bordit ose zëvendësimi i tyre bëhet me parapëlqimin në parim të

Asamblesë së ortakëve dhe me shumicë votash nga anëtarët e Bordit.

Anëtarët e Bordit mund të largohen nga ky organ me vullnetin e tyre.

Neni 21

Organizimi i Bordit

Bordi zgjedh midis anëtarëve të tij kryetarin e Bordit me një mandat dyvjeçar, me të drejtë

rizgjedhjeje. Kryetari drejton veprimtarinë e Bordit dhe mbledhjet e tij. Në mungesë të tij, këtë

detyrë e kryen një anëtar i Bordit, të cilit i delegohet detyra me gojë ose me shkrim nga vetë

kryetari.

Bordi miraton edhe një sekretar. Sekretari është pjesë e stafit të SHLUJ “Luarasi”.

Neni 22

Mbledhja e Bordit

Mbledhja e Bordit quhet e vlefshme kur marrin pjesë shumica e anëtarëve të tij. Mbledhja

vjetore e Bordit mbahet në Shtator të çdo viti. Si rregull, Bordi thirret në mbledhje një herë në 4

muaj, me përjashtim të rasteve kur në mbledhjen e radhës vendoset ndryshe ose kur kryetari i

Bordit, Asambleja e ortakëve ose 1/3 e anëtarëve të Bordit kërkojnë mbledhje jashtë radhe.

Në fillim të mbledhjes së Bordit bëhet miratimi i materialeve të mbledhjes së mëparshme, të

zbardhura nga sekretari.

Neni 23

Veprimtaria e Bordit

Bordi miraton dhe mbështet misionin dhe qëllimin e SHLUJ “Luarasi”. Për të realizuar misionin

e tij Bordi:

Page 10: S T A T U T I

10

1. I rekomandon Asamblesë së ortakëve ndryshimet e nevojshme në infrastrukturë (mjedise

mësimore dhe ndihmëse, teknologji të reja të mësimdhënies dhe edukimit, literaturë etj.),

në cilësi akademike (kualifikime të trupit akademik, trajtime financiare, krijim i lidhjeve me

institucione homologe etj) dhe në veprimtaritë e SHLUJ “Luarasi” (konferenca, takime,

veprimtari publike, marketing etj.);

2. Jep rekomandime dhe orienton shfrytëzimin sa më të mirë të buxhetit të SHLUJ “Luarasi”

të dërguar në Bord nga administratori, para miratimit përfundimtar të tij nga Asambleja e

ortakëve;

3. Udhëzon dhe orienton për rritjen e efektivitetit të veprimtarive publike dhe të procesit të

marketingut që zhvillohet në kuadër të vetë SHLUJ “Luarasi”;

4. Nëpërmjet rektorit, dekanëve, drejtorëve të programeve, ose përfaqësuesve të nderit,

ndihmon e ndërhyn në krijimin e lidhjeve të SHLUJ “Luarasi” me institucione të tjera

homologe, brenda dhe jashtë vendit.

Neni 24

Këshilli i Etikës

Këshilli i Etikës ngrihet pranë SHLUJ “Luarasi” me urdhër të Rektorit dhe diskuton probleme të

etikës së jetës universitare.

Këshilli i Etikës përbëhet nga 4 anëtarë, përfaqësues të stafit akademik, administrativ dhe të

studentëve.

Mbledhja e Këshillit të Etikës thërritet në nga kryetari i tij, i cili përcakton rendin e ditës së

mbledhjes. Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë të paktën 3 anëtarë. Vendimet e

Këshilli të Etikës merren me shumicën e votave të pjesmarrësve në mbledhje dhe i referohen

Rektorit. Vendimet e tij paraqiten për miratim Rektorit.

Këshilli i Etikës ka kompetencat e mëposhtme:

1. Diskuton për problem të etikës në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe gjithë

veprimtarisë institucionale.

2. Diskuton mbi cështje të etikës që parashtrohen përpara tij nga personeli akademik dhe

studentët.

3. Shqyrton dhe diskuton për raste të thyerjes së etikës nga anëtarët e stafit akademik dhe

studentët.

4. Harton kodin e etikës.

Page 11: S T A T U T I

11

Neni 25

Kancelari

Kancelari i SHLUJ “Luarasi” është përgjegjës për drejtimin e përditshëm, administrativ dhe

financiar të institucionit, për zbatimin e buxhetit, për mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimeve

financiare, si dhe për zbatimin e ligjshmërisë. Ai nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër,

akademik apo administrativ.

Kancelari emërohet dhe shkarkohet nga Administratori i SHLUJ “Luarasi.” Kancelari emërohet

mbi procedura konkuruese që nisin me nxjerrjen e urdhërit përkatës të administratorit ku

përcaktohen edhe kriteret që duhet të plotësojnë konkuruesit. Si rregull kancelar mund të

emërohen vetëm personat që kanë përfunduar studimet e ciklit të dytë të studimeve në fushat

Drejtësi dhe Ekonomi dhe që kanë përvojë pune jo më pak se 3 vjet. Shkarkimi i Kancelarit

bëhet sipas procedurave të përcaktuara në Kodin e Punës lidhur me ndërprerjen e

marrëdhënieve të punës.

Kancelari i SHLUJ “Luarasi” përgjigjet gjithashtu për menaxhimin e procesit mësimor dhe për

veprimtarinë normale të personelit joakademik. Kompetencat e tij përfshijnë:

1. Përgjigjet për menaxhimin e procesit mësimor në aspektin teknik dhe për veprimtarinë e

personelit joakademik.

2. Ndjek dhe koordinon punën për sistemin e menaxhimit të të dhënave të Shkollës së

Lartë Universitare private “Luarasi”.

3. Përcakton orarin mësimor për programet e ndryshme të studimit që ofron institucioni.

4. Koordinon dhe mban lidhjet me stafin akademik dhe ndjek mbarëvajtjen e procesit

mësimor.

KREU IV

ORGANET DHE AUTORITETET DREJTUESE

TË FAKULTETIT

Neni 26

Organet drejtuese të fakultetit

Organi drejtues i fakultetit është Këshilli i Fakultetit.

Page 12: S T A T U T I

12

Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton në bazë të

propozimeve të departamenteve, veprimtarinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të

Fakultetit.

Këshilli i Fakultetit përbëhet nga stafi i brendshëm akademik i fakultetit. Kryetar i tij është

Dekani i fakultetit për shkak të detyrës.

Mandati i Këshillit të Fakultetit është tre vjeçar.

Këshilli i Fakultetit ka këto kompetenca:

a) miraton planin mësimor të fakultetit;

b) miraton programet mësimore të fakultetit;

c) miraton tekstet në përdorim të studentëve;

d) i propozon Rektoratit strategjinë e zhvillimit të fakultetit;

e) i propozon Rektorit vendosjen e lidhjeve me universitete/shkolla të larta të vendit e

të huaja, anëtarësimin në shoqata kombëtare e ndërkombëtare, që shfaqin interes për

procesin mësimor dhe shkencor;

f) miraton rregullat dhe programet e studimit të ciklit të dytë;

g) miraton propozimet e departamenteve për dhënien e titujve shkencorë.

Neni 27

Autoritetet drejtuese të fakultetit

Autoritetet drejtuese të fakultetit janë Dekani, Përgjegjësat e Departamenteve dhe të Qendrës së

kërkimit e studimeve shkencore.

Neni 28

Dekani

Dekani është drejtuesi kryesor i fakultetit. Ai duhet të ketë titullin shkencor “Profesor”, “Prof.

As. Dr.” ose të paktën “Doktor i shkencave.”

Rektori i propozon Asamblesë së Ortakëve emërimin dhe shkarkimin e Dekanit, pasi ka marrë

më parë mendimin e Këshillit të Fakultetit. Dekani gëzon të drejtën e rizgjedhjes.

Marrëdhëniet ndërmjet SHLUJ “Luarasi” dhe dekanit të fakultetit përcaktohen në kontratën e

punës, e cila nënshkruhet nga Administratori i SHLUJ “Luarasi”.

Dekani ka këto kompetenca:

a) drejton të gjithë punën mësimore e shkencore të fakultetit;

b) siguron zbatimin e planeve dhe programeve të studimeve të cikleve të ndryshme, si dhe

të kalendarit akademik të Fakultetit;

c) interpreton dhe zbaton politikën e zhvillimit në Fakultetin përkatës;

d) organizon përzgjedhjen e studentëve të rinj që pranohen cdo vit akademik;

Page 13: S T A T U T I

13

e) miraton komisionet e provimeve dhe të mbrojtjes së diplomave;

f) miraton tezat e provimeve të formimit dhe temat e projekt diplomave;

g) vendos për marrjen e masave disiplinore ndaj studentëve që shkelin Statutin dhe

Rregulloren e SHLUJ “Luarasi”, pas shqyrtimit të rastit nga Këshilli i Etikës;

h) raporton cdo vit akademik para Këshillit të fakultetit për realizimin e detyrave

mësimore shkencore nga strukturat e fakultetit.

i) përgatit/harton planin e Aktiviteteve në Fakultet për vitin akademik pasardhës;

j) organizon dhe drejton punën për hartimin e planeve dhe programeve mësimore të

cikleve të ndryshme të studimit të Fakultetit dhe pasi merr miratimin e Këshillit të

Fakultetit, ja paraqet Rektoratit për shqyrtim;

k) i propozon Senatit Rregulloren e Brendshme të Fakultetit përkatës;

l) i propozon Rektorit dhe Administratorit të SHLUJ “Luarasi” për të lidhur kontratë me

personalitete të huaja dhe vendase për periudha të shkurtra kohe;

m) i propozon Rektorit të SHLUJ “Luarasi”, masa ndëshkimore administrative ndaj

personelit akademik në rast shkelje të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi;

n) miraton programet mësimore dhe planet kërkimore të secilit anëtar të personelit

akademik të Fakultetit.

Neni 29

Departamenti

Departamenti është njësi bazë mësimore-kërkimore që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe

grupon disiplinat mësimore respektive. Departamenti mbulon disa disiplina mësimore të

ngjashme. Në departament përfshihet gjithë stafi akademik, i brendshëm dhe i jashtëm, sipas

disiplinave përkatëse.

Departamenti ka këto kompetenca:

a) harton dhe shqyrton planet mësimore dhe i propozon Këshillit të Fakultetit

ndryshimet përkatëse;

b) shqyrton programet mësimore dhe bën ndryshimet e nevojshme;

c) shqyrton dhe miraton tekstet mësimore;

d) realizon programin mësimor sipas planit të miratuar dhe kontrollon cilësinë e

mësimdhënies;

e) përcakton tematikën e punës shkencore dhe kontrollon realizimin e saj;

f) realizon programet e studimit të ciklit të dytë;

g) organizon mbështetjen dhe këshillimin e studentëve të vitit të fundit të programeve

të studimit Bachelor lidhur me mundësitë që ofron Departamenti për programet e

studimit të ciklit të dytë.

Page 14: S T A T U T I

14

Neni 30

Përgjegjësi i Departamentit

Përgjegjësi i departamentit është autoriteti më i lartë drejtues për njësinë bazë mësimore

kërkimore. Përgjegjësi i departamentit propozohet nga Dekani përkatës dhe miratohet nga

Rektori. Ai duhet të ketë titullin shkencor “Profesor”, “Prof. As. Dr.” ose të paktën “Doktor i

shkencave”.

Përgjegjësi i Departamentit është përgjegjës për aktivitetin mësimor dhe kërkimor në çdo nivel

të departamentit si dhe për kryerjen e rregullt dhe efikase të çdo veprimtarie në atë

departament.

Në rastet kur Përgjegjësi i departamenti është në pamundësi të përkohshme për të kryer

detyrën e tij, ai ia delegon kompetencat një anëtari të stafit akademik.

Neni 31

Qendra e Kërkimit dhe Studimeve Shkencore

Qendra e kërkimit dhe studimeve shkencore është njësi bazë dhe është e organizuar pranë

fakulteteve. Qendra e kërkimeve dhe studimeve shkencore kryen veprimtari kërkimore-

shkencore dhe të zhvillimit.

Qendra e kërkimeve dhe studimeve shkencore ka këto kompetenca:

- Organizon veprimtaritë dhe punët shkencore e botuese;

- Tërheq studentët ekselentë në punë shkencore;

- Kryen studime të mirëfillta brenda dhe jashtë institucionit;

- Vendos marrëdhënie me qendra shkencore të universiteteve të tjera brenda dhe jashtë

vendit me qëllim ndëmarrjen e studimeve të përbashkëta dhe shkëmbimin e

eksperiencave dhe përvojave mes tyre. Qëndra e kërkimit dhe studimeve shkencore

mund te hyjë në marrëveshje konkrete bashkëpunimi me këto qëndra, të cilat miratohen

nga Rektorati.

Neni 32

Përgjegjësi i Qendrës së Kërkimit dhe Studimeve Shkencore

Përgjegjësi i Qendrës së kërkimit dhe studimeve shkencore është drejtuesi për njësinë bazë

kërkimore-shkencore. Përgjegjësi i qendrës propozohet nga Dekani përkatës dhe miratohet nga

Rektori. Ai duhet të ketë titullin shkencor “Profesor”, “Prof. As. Dr.” ose të paktën “Doktor i

shkencave”.

Page 15: S T A T U T I

15

Përgjegjësi i Qendrës është përgjegjës për aktivitetin kërkimor dhe shkencor të fakultetit, si dhe

për ndjekjen e studentëve Alumni pas përfundimit të studimeve.

KREU V

ASAMBLEJA E ORTAKËVE TË SHOQËRISË TREGTARE

Neni 33

Baza ligjore

SHLUJ “Luarasi” është një institucion mësimor e shkencor që rregullohet nga legjislacioni për

arsimin e lartë në RSH dhe, në të njëjtën kohë, një person juridik veprimtaria e të cilit

rregullohet nga legjislacioni për shoqëritë tregtare.

Neni 34

Struktura Administrative

SHLUJ “Luarasi” është një person juridik që ushtron veprimtari ekonomike në fushën e arsimit

të lartë privat, i organizuar, menaxhuar dhe financuar nga shoqëria tregtare “Shkolla e Lartë

Universitare Jopublike “UNIVERSITETI “LUARASI” shpk.

Kjo shoqëri ka strukturën e vet administrative, të vecantë nga strukturat universitare.

Personi përgjegjës për administrimin e veprimtarisë së përditshme të SHLUJ “Luarasi” do të

jetë Administratori i SHLUJ “Luarasi” i cili do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e Asamblesë

së Ortakëve të shoqërisë tregtare “Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “UNIVERSITETI

“LUARASI”, pranë organeve drejtuese akademike dhe administrative të SHLUJ “Luarasi”.

Në organizimin dhe menaxhimin e kësaj shoqërie, në marrëdhëniet me shtetin dhe me të tretët,

veprojnë të gjitha rregullat e parashikuara nga ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe

shoqëritë tregtare”.

Shoqëria tregtare paguan rregullisht taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera ndaj shtetit dhe ndaj të

tretëve.

Neni 35

Asambleja e ortakëve

Asambleja e ortakëve është organi drejtues i shoqërisë tregtare “Shkolla e Lartë Universitare

Jopublike “UNIVERSITETI “LUARASI” dhe në funksion të mbarëvajtjes së SHLUJ “Luarasi” ka

kompetencat e mëposhtme:

1. Udhëheq SHLUJ “Luarasi” për realizimin e misionit të saj;

Page 16: S T A T U T I

16

2. Gëzon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, materialet

didaktike dhe pronësinë intelektuale të krijuar dhe financuar nga SHLUJ “Luarasi”.

3. I delegon Administratorit të SHLUJ “Luarasi”, administrimin e përditshëm të veprimtarisë

së institucionit;

4. Informon Bordin e të Besuarve për nevojat, arritjet dhe problemet e zhvillimit të SHLUJ

“Luarasi”;

5. Miraton buxhetin e propozuar nga Administratori i SHLUJ “Luarasi” dhe të shqyrtuar

paraprakisht nga Bordi i të Besuarve.

6. Emëron dhe shkarkon autoritetet e larta drejtuese të SHLUJ “Luarasi” (rektor,

zëvendësrektor, dekan), sipas dispozitave të këtij statuti.

Asambleja e ortakëve ose Administratori i SHLUJ “Luarasi” në përputhje me kompetencat e

Asamblesë së ortakëve merr në cdo rast vendimet që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik e

financiar të shoqërisë tregtare, si tarifat e shkollimit, punësimi, pagat, investimet, të ardhurat

dhe shpenzimet.

Asambleja e ortakëve dhe Administratori i SHLUJ “Luarasi” marrin në konsideratë propozimet

për cështje ekonomike e financiare të organeve dhe autoriteteve drejtuese të SHLUJ “Luarasi”.

Neni 36

Administratori i SHLUJ “Luarasi”

Administratori i SHLUJ “Luarasi” është hallka lidhëse midis Asamblesë së ortakëve dhe

Rektoratit e Senatit. Ai kryen të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë te përditshme të

SHLUJ “Luarasi”, duke zbatuar politikat tregtare, të vendosura nga Asambleja e ortakëve.

Administratori i SHLUJ “Luarasi” përfaqëson shoqërinë tregtare para personave të tretë,

institucioneve publike dhe organeve drejtuese të SHLUJ “Luarasi”. Ai është anëtar me të drejtë

vote në mbledhjet e Senatit dhe përcjell në këto trupa vendimarrëse të gjitha cështjet për të cilat

kërkohet miratimi respektiv i Asamblesë së ortakëve apo i Senatit. Ai kujdeset që në punën e tij

të përditshme të përmbushë kompetencat e mëposhtme:

Të kryejë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë së përditshme së institucionit;

Të kujdeset për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të librave kontabël të

shoqërisë.

Të përgatisë dhe nënshkruajë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurisë

së veprimtarisë dhe, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, t’ia paraqesë

këto dokumente Asamblesë së ortakëve për miratim.

Të krijojë një sistem paralajmërimi në kohën e duhur për rrethanat, që kërcënojnë

mbarëvajtjen e veprimtarisë dhe ekzistencën e shoqërisë, duke patur parasysh specifikat e

ketij aktiviteti sipas legjislacionit te posaçem.

Page 17: S T A T U T I

17

Të kryejë regjistrimet dhe dërgojë të dhënat e detyrueshme të shoqërisë, siç parashikohet

në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Të raportojë përpara Asamblesë së ortakëve për zbatimin e politikave tregtare dhe për

realizimin e veprimeve të posaçme me rëndësi të veçantë për veprimtarinë e shoqërisë

tregtare dhe SHLUJ “Luarasi”;

Të hartojë planin disavjeçar të zhvillimit të SHLUJ “Luarasi” në bashkëpunim me Rektorin,

Dekanët dhe Përgjegjësat e Departamenteve dhe ia paraqet për miratim Asamblesë së

ortakëve;

Të hartojë programin vjetor të veprimtarive, sipas programeve të hartuara nga

Dekani/dekanët si dhe të ndjekë zbatimin e tij pas miratimit, nga Asambleja e ortakëve,

Rektori dhe Senati akademik;

Të formulojë kriteret për shpërndarjen e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore;

T’i parashtrojë Asamblesë së ortakëve për miratim përparësitë mes kërkesave konkurruese

për financime mes njësive kryesore të institucionit;

Të hartojë dhe propozojë projektbuxhetin në bashkëpunim me Rektorin dhe Senatin

akademik dhe t’ia paraqet për miratim Asamblesë së ortakëve;

Të hartojë planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet;

Të përfaqësojë Asamblenë e ortakëve në lidhjen e kontratave me personelin akademik me

kohë të plotë ose të pjesshme, si edhe me personelin administrativ;

T’i paraqesë rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor

dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;

Të monitorojë dhe publikojë rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të institucionit;

T’i propozojë Asamblesë së ortakëve për miratim strukturën e përgjithshme dhe numrin e

personelit të institucionit për të gjitha nivelet sipas vendimit të Senatit Akademik;

Të hartojë, në bashkëpunim me Rektorin dhe Dekanët raportin vjetor të veprimtarisë

mësimore-kërkimore dhe financiare dhe ia paraqet atë për miratim Asamblesë së ortakëve

brenda datës 20 korrik të çdo viti.

Neni 37

Financimi dhe buxheti

SHLUJ “Luarasi” është një institucion arsimor privat me vetëfinancim. Të ardhurat e saj

formohen nga tarifat e studentëve dhe nga të ardhura të tjera të ligjshme.

Aja ka të drejtë të pranojë ndihma financiare që lidhen me objektin e veprimtarisë së saj, në

përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

SHLUJ “Luarasi” harton buxhetin në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi si dhe me

politikat e përgjithshme të zhvillimit.

Page 18: S T A T U T I

18

Neni 38

Kontabiliteti

Veprimtaria ekonomike e Shoqërisë tregtare “Shkolla e Lartë Universitare Jopublike

“UNIVERSITETI “LUARASI” pasqyrohet në bilancet vjetore. Ajo mban kontabilitet të rregullt

sipas legjislacionit në fuqi.

SHLUJ “Luarasi” ngre strukturën e posaçme për menaxhimin financiar të saj dhe zbatimin e

politikës financiare.

Ajo ndjek një politikë transparente të shpërndarjes së burimeve financiare si dhe respekton

rregullat e kontabilitetit.

Raporti i veprimtarisë financiare shpallet në një mbledhje të hapur për studentët dhe personelin

e SHLUJ “Luarasi”.

KREU VI

STUDIMET UNIVERSITARE

Neni 39

Format e studimeve

Forma e studimeve në SHLUJ “Luarasi” është studime me kohë të plotë.

Hapja dhe zbatimi i formave të reja të studimit bëhet me miratim të Ministrit të Arsimit dhe

Sportit.

Neni 40

Programet e studimeve

SHLUJ “Luarasi” ofron programe të akredituara të studimeve të organizuar në module dhe të

vlerësuara me kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve

(ECTS). Numri i detyrueshëm i krediteve të grumbulluara nga cdo student me kohët të plotë

është jo më pak se 60 kredite në çdo vit akademik.

Programet e studimeve hartohen nga fakultetet dhe miratohen nga Senati Akademik.

Propozimi i Senatit Akademik për hapje të programeve të reja të studimit dhe kërkimit

shkencor, si dhe hapje të njësive kryesore apo bazë i paraqitet për miratim Asamblesë së

ortakëve.

Programet e akredituara të studimeve shpallen publikisht para fillimit të aplikimit nga

studentët.

Page 19: S T A T U T I

19

Neni 41

Afati i studimeve

Afati i studimeve, afati i mbrojtjes së diplomës, ndërprerja e rifillimi i studimeve, si dhe çështjet

që kanë të bëjnë me ngarkesën mësimore, me frekuentimin, me lëndët, me modulet, me kreditet

etj., përcaktohen në Rregulloren e SHLUJ “Luarasi”.

Neni 42

Programet dhe diplomat

1. Fakulteti i Drejtësisë në përfundim të ciklit të parë të studimeve ofron diplomën “Bachelor”

në Drejtësi, 180 kredite me kohëzgjatje 3 vite akademike.

Fakulteti i Drejtësisë në përfundim të ciklit të dytë të studimeve ofron diploma “Master

profesional” dhe “Master i shkencave”, në fushat përkatëse të shkencave juridike, si më poshtë:

a. Master i Shkencave në «Të drejtë publike dhe administrative», 120 kredite me

kohëzgjatje 2 vite akademike;

b. Master i Shkencave në «Të drejtë civile dhe tregtare» 120 kredite me kohëzgjatje 2

vite akademike;

c. Master i Shkencave në «Të drejtë penale» 120 kredite me kohëzgjatje 2 vite

akademike;

d. Master profesional me drejtim “Specialist/Jurist në Administratën Publike” 60

kredite me kohëzgjatje 1 vit akademik;

e. Master profesional në «Standardet europiane për policimin dhe inteligjencën», 90

kredite, me kohëzgjatje 1.5 vite akademike ;

f. Master profesional në «E drejtë bankare dhe financiare » 90 kredite, me kohëzgjatje

1.5 vite akademike ;

g. Master profesional në «E drejtë penale dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut» 90

kredite, me kohëzgjatje 1.5 vite akademike ;

2. Fakulteti i Ekonomisë në përfundim të ciklit të parë të studimeve ofron diplomat “Bachelor”

në:

a. “Financë bankë”

b. “Adminstrim biznesi”

c. “Ekonomiks”

d. “Administrim publik”

Programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” realizohen me 180 kredite me kohëzgjatje 3 vite

akademike.

Page 20: S T A T U T I

20

2.1. Fakulteti i Ekonomisë në përfundim të ciklit të dytë të studimeve ofron diploma “Master

profesional” dhe “Master i shkencave”, në fushat e mëposhtme:

a. Master i Shkencave në «Menaxhim ekzekutiv», 120 kredite me kohëzgjatje 2 vite

akademike;

b. Master i Shkencave në «Bankat dhe tregjet financiare», 120 kredite me kohëzgjatje 2

vite akademike;

c. Master profesional në «Kontabilitet» 90 kredite me kohëzgjatje 1.5 vite akademike;

d. Master profesional në «Financë dhe menaxhim risku» 90 kredite me kohëzgjatje 1.5

vite akademike;

e. Master profesional në «Marketing dhe reklamë» 90 kredite me kohëzgjatje 1.5 vite

akademike.

Neni 43

Lëshimi i diplomave dhe suplementi i diplomës

Studenti që ka plotësuar të gjitha detyrimet e një programi studimi pajiset me diplomën

përkatëse, e cila është dokument zyrtar.

Diplomat për ciklin e parë (Bachelor) dhe për ciklin e dytë, (Master i shkencave, Master

profesional) shoqërohen me suplementin e diplomës.

Suplementi i diplomës hartohet në përputhje me kërkesat e hapësirës europiane të arsimit të

lartë. Ai përshkruan, në vecanti, natyrën, nivelin, përmbajtjen, rezultatet e studimeve, që janë

kryer dhe përfunduar me sukses nga mbajtësi i diplomës. Suplementi i diplomës nuk

zevendëson diplomën.

Përmbajtja, forma e diplomës dhe e suplementit të diplomës miratohen nga Senati Akademik,

në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe regjistrohen në Regjistin

Kombëtar të Diplomave dhe Certifikatave pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Neni 44

Niveli i studimeve

Studimet në ciklin e parë zgjatin normalisht 3 vjet ose 6 semestra. Programet e studimeve të

ciklit të parë realizohen me 180 kredite (ECTS). Pas përfundimit të studimeve universitare,

studenti pajiset me Diplomën universitare “Bachelor”, në fushën e arsimimit të kryer.

Studimet në ciklin e dytë për programet e studimit “Master Profesional” zgjatin normalisht 1-

1.5 vjet ose 2-3 semestra. Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”

Page 21: S T A T U T I

21

realizohen me 60-90 kredite (ECTS). Pas përfundimit të programit të studimeve “Master

profesional”, studenti pajiset me Diplomën universitare “Master profesional”, në fushën e

arsimimit të kryer.

Studimet në ciklin e dytë për programet e studimit “Master i Shkencave” zgjatin normalisht 2

vjet ose 4 semestra. Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” realizohen me

120 kredite (ECTS). Pas përfundimit të programit të studimeve “Master i Shkencave”, studenti

pajiset me Diplomën universitare “Master i Shkencave”, në fushën e arsimimit të kryer.

Neni 45

Studimet në ciklin e dytë të studimit

Studentët, që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë dhe janë të pajisur me një diplomë

“Bachelor” ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, mund të ndjekin studimet në ciklin e

dytë të studimit:

1. “Master profesional” të realizuar me 90 kredite dhe kohëzgjatje 1.5 vite akademike;

2. “Master shkencor” të realizuar me 120 kredite dhe kohëzgjatje 2 vite akademike;

Neni 46

Njohja e krediteve të programeve universitare të certifikuara

SHLUJ “Luarasi” mund të njohë si kredite të formimeve universitare në një program të caktuar

studimi, njohuri dhe aftësi profesionale të çertifikuara sipas akteve ligjore në fuqi, si dhe njohuri

të veprimtarive formuese të nivelit pas shkollës së mesme dhe që janë në përputhje me

objektivat specifikë të programit përkatës të studimit.

Kërkesa shqyrtohet me të njëjtën procedurë që ndiqet për transferimin e studentëve nga

Komisioni i vlerësimit të programeve të studimit të Fakultetit përkatës, i cili ia kalon për

miratim Rektorit të SHLUJ “Luarasi”.

KREU VII

STUDENTËT

Neni 47

Statusi i studentit

Page 22: S T A T U T I

22

Studenti e fiton këtë status me regjistrimin në SHLUJ “Luarasi”. Këtë status e mban gjatë gjithë

kohës së studimeve universitare dhe e humbet me marrjen e diplomës, me largimin e tij nga

SHLUJ “Luarasi” ose me përjashtimin e tij nga institucioni.

Studenti gëzon të gjitha të drejtat dhe është i detyruar të përmbushë të gjitha detyrimet që

rrjedhin nga Statuti dhe Rregullorja e SHLUJ “Luarasi”.

Neni 48

Të drejtat dhe detyrat e studentëve

Studenti ka të drejtë :

a) të përfitojë nga procesi mësimor dhe të diplomohet pasi të shlyejë të gjitha detyrimet e

përcaktuara në planin mësimor;

b) të përdorë mjediset e SHLUJ “Luarasi” për realizimin e programit mësimor;

c) të organizohet në shoqata studentore jopolitike, sipas përcaktimeve të akteve ligjore

përkatëse dhe të marrë pjesë në rrjetet vendore dhe ndërkombëtare;

d) të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive, argëtuese të organizuara nga

SHLUJ “Luarasi” jashtë procesit mësimor;

e) të ndikojë në përmirësimin e procesit mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes

së vullnetit;

f) t’i respektohet dhe t’i njihet mobiliteti;

g) të dëgjohet nga organizmat përkatëse, para se të merret ndonjë masë ndëshkuese kundër

tij;

h) të përfshihen në Alumni pas përfundimit të studimeve universitare.

Studentët kanë të drejtë të organizohen edhe në këshilla studentorë, të cilët janë organizime të

pavarur të studentëve në SHLUJ “Luarasi” dhe nuk zhvillojnë veprimtari politike dhe

ekonomike. Këto këshilla promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin

e ideve dhe opinioneve të tyre në organet drejtuese të SHLUJ “Luarasi” në strukturat mësimore-

kërkimore dhe të shërbimeve.

Studenti ka për detyrë:

a) të ndjekë procesin mësimor e shkencor, të plotësojë detyrimet që përmban plani dhe

programi mësimor dhe të marrë pjesë në veprimtaritë akademike;

b) të zbatojë Statutin dhe Rregulloret e SHLUJ “Luarasi”;

c) të paguajë rregullisht tarifën e shkollimit të përcaktuar me kontratë;

d) të vishet në mënyrë të rregullt e të përshtatshme për një institucion të lartë mësimor e

shkencor;

e) të respektojë etikën e sjelljes me personelin akademik, administrativ dhe me studentët e

tjerë.

Page 23: S T A T U T I

23

Neni 49

Këshilli i studentëve

Studentët kanë të drejtë të organizohen në këshilla studentorë, të cilët janë organizime të

pavarur të studentëve në SHLUJ “Luarasi” dhe nuk zhvillojnë veprimtari politike dhe

ekonomike. Këto këshilla promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin

e ideve dhe opinioneve të tyre në organet drejtuese të SHLUJ “Luarasi” në strukturat mësimore-

kërkimore dhe të shërbimeve.

Këshilli i studentëve zgjidhet çdo vit nga votat e studentëve dhe mbështetet në legjislacionin

në fuqi. Këshilli i studentëve organizohet në nivel institucioni me përfaqësues nga të gjitha

fakultetet përbërëse.

Anëtar i Këshillit Studentor mund të jetë çdo student i Universitetit Luarasi, pavarësisht

gjinisë, racës, përkatësisë fetare, gjendjes fizike, ekonomike apo sociale. Anëtarët e

Këshi l l i t Studentor janë vullnetarë .

Studentët që aspirojnë të jenë senator të Këshillit Studentor duhet të kandidojnë nëpërmjet

Formularit të Kandidimit. Më pas kandidatët votohen nga studentët e klasës së tyre, më

shumicë të thjeshtë të votave, për t’u bërë anëtarë të Këshillit Studentor - i quajtur ndryshe

Senator.

Neni 50

Kriteret për regjistrim

1. Në SHLUJ “Luarasi” pranohen për t’u regjistruar në ciklin e parë të studimeve shtetasit

shqiptarë ose të huaj që plotësojnë këto kushte :

a) vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë

shtetit (të ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe

Sportit), duke paraqitur diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e

notave ose dëftesë pjekurie të shkollës së mesme përpara vitit 2011, si dhe certifikatën

përkatëse të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve që vërteton që ka fituar

provimet me zgjedhje;

b) pranojnë pagimin e tarifës së caktuar semestrale ose vjetore;

c) Plotësojnë kriteret e parashikuara në Rregulloren e SHLUJ “LUARASI”

2. Për shtetasit e huaj kërkohet edhe :

a) paraqitja e lejes së qëndrimit në momentin e regjistrimit (kopje e noterizuar) ;

Page 24: S T A T U T I

24

b) dokument që vërteton njohjen e gjuhës shqipe fituar në Gjuhëve të Huaja Universitetit të

Tiranës .

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision i caktuar nga dekani i cdo fakulteti,

mbështetur në dokumentacionin e paraqitur si dhe nëpërmjet kritereve të pranimit të përcaktuara

nga SHLUJ “Luarasi”. Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të fakultetit për një mësim

normal dhe brenda standardeve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

3. Në SHLUJ “Luarasi” pranohen për t’u regjistruar në ciklin e dytë të studimeve shtetasit

shqiptarë ose të huaj që kanë përfunduar një program studimi dhe që plotësojnë këto

kushte:

a. vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e programit të studimit në Shqipëri ose

jashtë shtetit dhe/ose vërtetojnë me dokumente zyrtare transferimin nga një

institucion publik ose privat i arsimit të lartë që ushtron veprimtarinë e saj në Shqipëri

ose jashtë shtetit;

b. pranojnë pagimin e tarifës së caktuar mujore ose vjetore.

c. Plotësojnë kriteret e parashikuara në Rregulloren e SHLUJ “LUARASI.”

Për shtetasit e huaj kërkohen edhe dokumentet e parashikuara në pikën 2 të mësipërme.

Të gjithë shtetasit që regjistrohen pranë SHLUJ “Luarasi” duhet të plotësojnë cdo kriter tjetër të

përcaktuar në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Neni 51

Transferimi i studentëve

SHLUJ “Luarasi” lejon transferimin e studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera

universitare, vendase ose të huaja, publike ose private dhe anasjelltas, pasi të bëhet

ekuivalentimi i programeve dhe i krediteve, sipas planeve mësimore përkatëse.

Neni 52

Diplomimi

Studenti diplomohet pasi shlyen të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor të

fakultetit, sipas cikleve të studimit dhe programeve të ofruara dhe pasi të ketë paguar tarifën e

shkollimit.

Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni.

Page 25: S T A T U T I

25

Neni 53

Regjistri i studentëve dhe matrikulimi

SHLUJ “Luarasi” mban regjistrin bazë të studentëve me të dhëna personale të tyre, vlerësimet e

marra gjatë ndjekjes së programit të studimit, të dhëna mbi diplomën ose diplomat e marra

bashkë me suplementin e diplomës etj., të formatuara këto sipas standardeve shtetërore.

Regjistri i studentëve plotësohet në formë të shkruar dhe elektronike dhe mbahet në ruajtje të

përhershme.

Çdo studenti, në regjistrimin fillestar në SHLUJ “Luarasi, i jepet një numër unik matrikullimi, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës, në përputhje me dispozitat ligjore

e nënligjore në fuqi.

Neni 54

Zyra e Studentit

Zyra e studentit është organi që ngarkohet të mbajë kontakt të vazhdueshëm me studentët e

ardhshëm, studentët aktual të të gjitha cikleve të studimit, si edhe me ish studentët e SHLUJ

“Luarasi” (ALUMNI) në bashkëpunim me Qendrën e Kërkimit dhe Studimeve Shkencore. Kjo

zyrë administron kërkesat, ankesat dhe sugjerimet e studentëve, si dhe kujdeset për të pasuruar

jetën studentore përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme.

Zyra e studentit drejtohet nga një koordinator, i cili emërohet nga Rektori, me miratim të

Administratorit.

Te drejtat dhe detyrat e kesaj njesie peercaktohen ne rregulloren e SHLUJ “LUARASI”.

Neni 55

Karta e studentit

Studentët e SHLUJ “Luarasi” pajisen me kartën e studentit, konform kritereve dhe procedurave

të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Me anë të saj studentët përfitojnë shërbime

me çmime të reduktuara.

KREU VII

P E R S O N E L I

Neni 56

Punësimi

Page 26: S T A T U T I

26

Personeli në SHLUJ “Luarasi” përbëhet nga :

a) personeli akademik

b) personeli ndihmës mësimor – shkencor

c) personeli administrativ

Vendet e punës për shkronjën “a” dhe “b” fitohen me konkurs.

Neni 57

Kontrata e punës

Emërimi dhe lirimi nga detyra apo lidhja dhe zgjidhja e kontratave të punës me personelin

akademik, ndihmës mësimor – shkencor dhe administrativ, caktimi dhe ndryshimi i pagave,

bëhen nga Administratori i SHLUJ “Luarasi” me pëlqimin paraprak të Asamblesë së Ortakëve,

pasi është marrë më parë propozimi i Dekanit dhe miratimi i Rektorit.

Procedurat dhe kriteret për rekrutimin e stafit akademik përcaktohen në Rregulloren e SHLUJ

“Luarasi“.

Autoritetet drejtuese të shkollës si Rektori dhe Dekani në përfundim të vitit akademik bëjnë

vlerësimin e punës së personelit akademik dhe ia përcjellin me shkrim Administratorit të

SHLUJ “Luarasi”.

Kontrata e punës me personelin akademik të brendshëm mund të lidhet me afat të caktuar ose

pa afat nga Administratori i SHLUJ “Luarasi”.

Kontratat e punës me personelin akademik të ftuar (part time) lidhen sipas moduleve semestrale

ose vjetore.

Marrëdhëniet e punës me personalitetet akademike të huaja përcaktohen me kontratë.

Neni 58

Detyrat e personelit akademik

Personeli akademik kryen veprimtari mësimore, kërkim shkencor ose të aplikuar, shërbime për

zhvillimin e institucionit, konsultim dhe këshillim për studentët dhe detyra administrative.

Raportet ndërmjet këtyre veprimtarive përcaktohen në kontratën e punës.

Neni 59

Të drejtat e personelit akademik

Identiteti akademik i një pedagogu është i lidhur me titullin dhe gradën shkencore që mban, si

dhe me përgjegjësinë dhe aktivitetin shkencor që kryen e realizon përmes punës kërkimore dhe

shkencore brenda institucionit dhe jashtë tij.

Page 27: S T A T U T I

27

Pedagogu gëzon lirinë akademike në punën e tij mësimore dhe kërkimore si shprehje e lirive

dhe të drejtave të njeriut në përputhje me aktivitetin dhe statusin që ka.

Liria akademike lidhet me studimet e thelluara dhe të pandërprera në fushën e shkencës dhe në

hapësira të përcaktuara brenda saj, ku realizohen kontribute në planin lokal, kombëtar e global,

dhe sjellja e tyre si një azhornim i motivuar dhe i homologuar me aktivitetin mësimor dhe

kërkimin shkencor të pedagogut.

SHLUJ “Luarasi” nxit dhe mbështet lirinë akademike të motivuar dhe të bazuar në arritjet më të

fundit të shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve, në përputhje me lirinë e mendimit,

pluralitetin dhe shumëllojshëmrinë e arsyetimeve dhe argumenteve në fushën e shkencës.

Në shërbim të lirisë akademike, inovacionet në ribërjen e syllabus-eve, si dhe metodologjitë

inovative në komunikimin e produktin shkencor si dhe në aplikimin e metodave të reja,

shikohen me prioritet dhe mbështeten me të gjitha mjetet dhe mundësitë organizative dhe

monetare.

Për të nxitur dhe inkurajuar ndryshime thelbësore dhe arritje cilësore akademike dhe

shkencore, SHLUJ “Luarasi” vë në dispozicion një buxhet të identifikuar në terma konkret të

quajtur “bonus akademik”. Shpërndarja e këtij fondi bëhet nga Rektori në bashkëpunim me

Administratorin e SHLUJ “Luarasi”, bazuar në kritere rigorozisht të përcaktuara prej tij që

lidhen me arritje të një niveli të lartë në aktivitete brenda dhe jashtë institucionit, në kuadrin

kombëtar dhe ndërkombëtar. Duke respektuar parimin e barazisë, bonusi akademik përmirëson

raportin performance / përfitim dhe nxit individin për përmirësimin e arritjeve dhe të

angazhimit personal. Gjithashtu ky fond, bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare, jep vlerësim

për pedagogë dhe kërkues të shquar që kanë një produkt të matshëm akademik, të dallueshëm

cilësisht nga kolegët e tyre.

Njësitë mësimore dhe akademike si Departamentet dhe Dekanati, duke garantuar karakterin e

mirfilltë shkencor të prurjeve të reja dhe lidhjen organike të tyre me fushën konkrete mësimore

dhe shkencore kanë për detyrë të nxisin lirinë akademike si aspekt i domosdoshëm për një punë

krijuese dhe si shprehje e dinamizimit në aktivitetin akademik të çdo pedagogu.

Në shërbim të lirisë akademike, çdo mospërputhje opinionesh në lidhje me teza, argumente që

synojnë përmirësimin e syllabuseve dhe kurrikulave, zgjidhen përmes diskutimesh të hapura

në department / qendrën e kërkimit shkencor dhe Senat.

Vlerësimi i performancës për çdo pedagog bëhet nga Rektori në fund të vitit akademik sipas

procedurave të parashikuara në Rregulloren e SHLUJ “Luarasi”, ku shënohet çdo aktivitet dhe

vlerësohen arritjet e secilit në fushën e lirisë akademike.

Page 28: S T A T U T I

28

Neni 60

Kategorizimi i personelit akademik

Personeli akademik, sipas rolit dhe veprimtarisë që kryen, kategorizohet si vijon:

a) ”Profesorë” – janë anëtarët e personelit akademik, titullarë të lendëve ose moduleve dhe

udhëheqës të veprimtarisë së kërkimit shkencor. Anëtarët e personelit akademik të kësaj

kategorie kanë gradën shkencore “Doktor” dhe titujt akademikë; “Profesor i asociuar”,

“Profesor”, “Profesor emeritus” dhe “Akademik”.

b) ”Docentë” – janë anëtarët e personelit akademik, që zhvillojnë kryesisht veprimtari

mësimore. Anëtarët e personelit akademik të kësaj kategorie kanë titullin akademik “Docent”

ose gradën shkencore “Doktor”.

c) ”Lektorë” – janë anëtarët e personelit akademik që zhvillojnë veprimtari mësimore –

kërkimore. Lektorët duhet të kenë diplomë “Master i Shkencave”.

Neni 61

Personeli akademik i ftuar

Për të plotësuar nevojat e procesit mësimor Këshilli i Fakultetit, me propozim të

departamenteve, mund të ftojë për veprimtari mësimore e kërkimore personel akademik, për

periudha semestrale ose njëvjecare.

Kriteret e përzgjedhjes përcaktohen në rregulloren e shkollës.

Neni 62

Personeli akademik me kontratë

SHLUJ “Luarasi” mund të punësojë me kontratë personalitete vendase ose të huaja. Kushtet

dhe modeli i kontratës miratohet nga Asambleja e ortakëve.

Neni 63

Koha e punës dhe e pushimit

Koha e punës për personelin është jo më tepër se 40 orë në javë dhe jo më shumë se 8 orë në

ditë. Kjo kohë pune mund të jetë më e shkurtër për personelin akademik.

Pushimi vjetor për punonjësit mësimorë e shkencorë është 12 ditë pushim i zakonshëm, plus 24

ditë pushim plotësues, gjithsej 36 ditë.

Problemet e tjera lidhur me kohën e punës dhe të pushimit përcaktohen në kontratën e punës,

sipas legjislacionit në fuqi.

Page 29: S T A T U T I

29

Neni 64

Norma mësimore shkencore

Punonjësit mësimore e shkencore janë të detyruar të plotësojnë normën mësimore shkencore,

sipas përcaktimeve në kontratën e punës, në Rregulloren e SHLUJ “Luarasi” dhe në përputhje

me statusin dhe gradën e tij shkencore. Kualifikimi shkencor dhe rezultatet në punë lidhen

drejtpërsëdrejti me nivelin e pagës.

Mungesat e pajustifikuara në orët mësimore konsiderohen shkelje të rënda të disiplinës në

punë.

Neni 65

Kualifikimi

Personeli akademik gëzon të drejtën e kërkimit dhe të kualifikimit shkencor, sipas kritereve të

përcaktuara ligjin “Për arsimin e lartë në RSH” (i ndryshuar) dhe në aktet e tjera nënligjore.

Ky kualifikim mund të bëhet brenda SHLUJ “Luarasi” ose jashtë tij, brenda ose jashtë vendit.

Kërkimi dhe kualifikimi shkencor për personelin akademik inkurajohet dhe krijohen të gjitha

lehtësitë e mundshme, sipas përcaktimeve në kontratën e punës.

Personeli akademik me tituj ka të drejtë që çdo 7 vjet, për periudha kohe deri në një vit, të punoj

për përparimin e tij akademik nesë kjo është në funksion/në kuader të proçesit mësimor të

SHLUJ “Luarasi”.

Neni 66

Personeli ndihmës mësimor shkencor

Personeli ndihmës mësimor-shkencor angazhohet në punë mësimore-shkencore në ndihmë të

lektorëve titullarë të lëndëve, si dhe në mbarëvajtjen e departamentit.

Neni 67

Personeli administrativ

Personeli administrativ i SHLUJ “Luarasi” punësohet si personel me detyra të caktuara dhe

efektiv (full time) në pozicione të ndryshme dhe quhet personel administrativ.

KREU IX

VLERËSIMI I CILËSISË. AKREDITIMI

Neni 68

Standardet e sigurimit të cilësisë

Page 30: S T A T U T I

30

SHLUJ “Luarasi” është përgjegjës për sigurimin e cilësisë së përgatitjes së studentëve, sipas

standardeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

Neni 69

Vlerësimi i brëndshëm i cilësisë

Për procesin e akreditimit institucional dhe të programeve të studimit krijohet rast pas

rasti, me urdhër të Rektorit, Grupi i vetëvlerësimit, si një grup ad-hoc, i cili vlerëson punën e

bërë nga institucioni në bazë të dokumentave që ai i ofron.

Përbërja dhe detyrat e Grupit të vetëvlerësimit përcaktohen në Rregulloren e SHLUJ

“Luarasi”.”

Neni 70

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (më poshtë NJBSC) është një njësi akademiko-

administrative, e cila ngrihet nga Rektori dhe kryen në mënyrë periodike realizimin, kontrollin,

matjen dhe zhvillimin e cilësisë në SHLUJ “Luarasi”.

NJBSC përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët tre janë pedagogë të brendshëm, një

ekspert i jashtëm dhe një student.

NJBSC evidenton problematika, propozon mjete dhe procedura mbi bazën e

legjislacionit të arsimit të lartë për standartet e cilësisë, praktikave më të mira ndërkombëtare, si

dhe zgjidhje për rritjen e vazhdueshme të cilësisë, si pjesë e procesit të mësimdhënies dhe si

pjesë e mbarëvajtjes së shërbimeve ndihmëse administrative, që i kundrejtohen direkt

mësimdhënies dhe studentit.

Këto propozime miratohen rast pas rasti nga Rektori, Dekani, Administratori, apo nga

organet e tjera kolegjiale sipas Statutit të SHLUJ “Luarasi”, në varësi të kompetencave konkrete

që ata mbulojnë.

Kompetencat dhe detyra të mëtejshme të NJBSC përcaktohen në Rregulloren e SHLUJ

“Luarasi”.”

Neni 71

Vlerësimi dhe akreditimi periodik

SHLUJ “Luarasi” është i detyruar të kryejë vlerësimin dhe akreditimin periodik cdo 6 vjet.

Page 31: S T A T U T I

31

KREU X

STEMA DHE VULA ZYRTARE

Neni 72

SHLUJ “Luarasi” ka stemën dhe vulën e vet zyrtare ku shkruhet: SHKOLLA E LARTË

UNIVERSITARE JOPUBLIKE LUARASI.

KREU XI

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 73

SHLUJ “Luarasi”, bashkë me këtë Statut, ka edhe Rregulloren e vet, e cila rishikohet, të paktën,

një herë në tri vjet nga Senati akademik.

Fakultetet dhe njësitë e tjera të shkollës hartojnë rregulloret e veta të cilat miratohen nga Senati

akademik i SHLUJ “Luarasi”.