30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe PUNIM DIPLOME Rexhep Hoxha - Proza Mentori: Kandidatja: Prof. Dr. Besim Muhadri Veronida Ahmeti Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

  • Upload
    others

  • View
    551

  • Download
    13

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

Dega e Letërsisë shqipe

PUNIM DIPLOME

Rexhep Hoxha - Proza

Mentori: Kandidatja:

Prof. Dr. Besim Muhadri Veronida Ahmeti

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

2

Përmbajtja

HYRJE

Objekti dhe motivimi i temës……………………………………..............……………... 3

Synimi i temës……………………………………………………………………….......... 4

Metodologjia e punës…………………………………………………………………....... 4

KAPITULLI I PARË

Jeta……………………………………………………..............………………………….. 5

Krijimtaria letrare e Rexhep Hoxhës……………….………………………………....... 5

Proza……………………………………………………………………………………..... 6

KAPITULLI I DYTË

Analizë e veprës “Lugjet e verdha”…………………………………………….……..... 8

Figurat stilistike…………………………………………………………………............... 12

Mesazhi………………………………………………………………………………......... 15

KAPITULLI I TRETË

Analizë e veprës “Verorja”……………………………………………………................ 16

Figurat stilistike……………………………………………………………………........... 19

Mesazhi…………………………………………………………………………………… 22

KAPITULLI I KATËRT

Analizë e veprës “Ermali”………………………………………………………………. 23

Figurat stilistike………………………………………………………………………….. 25

Mesazhi…………………………………………………………………………………… 27

KAPITULLI I PESTË

5. Kritika letrare për për veprën e Rexhep Hoxhës.......................................................... 28

Përfundimi............................................................................................................................ 29

Bibliografia (Literatura) .................................................................................................... 30

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

3

Hyrje

1. Objekti dhe motivi i temës

Poeti i ynë shqiptar Rexhep Hoxha është ndër figurat më të njohura të letërsisë për fëmijë. Ai

është një nga përfaqësuesit më të njohur të letërsisë shqipe duke krijuar kështu romanin e parë

për fëmijë “Lugjet e Verdha”.

Rexhep Hoxha me shkrimet e tij të njëpasnjëshme, preki shumë tema të shoqërisë shqiptare, të

zakoneve dhe traditave, e po ashtu me veprat e tij patriotike na tregon virtytet e shqiptarëve që

me aq pak forcë sa kishin i dalin në krah atdheut të tyre. Po ashtu virtyt tjetër i Rexhep Hoxhës

është fakti që përveç realitetit që paraqet në veprat e tij, ai bënë një ndërlidhje të bukur me indin

përrallor duke i lënë lexuesit e vegjël të argëtohen në atë që lexojnë, mirëpo asnjëherë duke mos

u larguar nga realiteti.

Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse

ndikon në zhvillimin e karakterit dhe personalitetit të fëmijëve që në moshë të re. Prandaj këtë

temë e kam punuar me dëshirë dhe pasion të madh, duke e përkushtuar tërësisht vëmendjen time.

Gjatë punimit të kësaj teme i kam lexuar më shumë dëshirë dhe vullnet prozat e Rexhep Hoxhës,

duke u ndalur te secila për të analizuar elementet e saj të veçanta brenda botës magjike

fëmijërore.

Këto elemente fillojnë me kushtin parësor; moralin, atdheun, natyrën, ndihmën etj.

Kam ndjerë kënaqësi por edhe përgjegjësi gjatë punimit të kësaj teme, duke u mundur të jem sa

më e kujdesshme gjatë trajtimit të saj.

2. Synimi i temës

Me anë të këtij punimi synojmë të bëjmë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të prozës së autorit të

njohur Rexhep Hoxhës. Proza e Rexhep Hoxhës është shumë e pasur, duke filluar nga figurat

artistike letrare që ai i ka përdorur në të gjitha veprat e tij, pastaj e ka mjaft të qartë mesazhin që

e bart tek lexuesi, duke i përmendur në mënyrën më të duhur traditat e popullit shqiptarë siç janë:

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

4

fjala e dhënë apo besa, nga e cila edhe është ndërtuar e tërë vepra “Lugjet e Verdha” si dhe vepra

“Verorja”, ndërsa temën atdhetare e trajton te romani “Ermali”. Përveç kësaj R. Hoxha mjaft

bukur përshkruan karakterin e burrave shqiptar, grave e vajzave shqiptare. Kështu proza e

Rexhep Hoxhës përçon mesazhe shumë të forta në jetën shoqërore duke përqeshur po ashtu

dukuritë negative në shoqëri e sidomos ato të udhëhequra në mënyrë të gabuar nga pushtetarët e

kohës.

3. Metodologjia dhe metodat e punës

Gjatë realizimit të këtij punimi kam bërë përdorimin e metodave të ndryshme letrare. Jam

përqendruar te metoda hulumtuese, duke konsultuar literaturë më të re të studiuesve të ndryshëm

letrar.

Kam përdorur metodën analizuese, sepse konsideroj se realizmi i kësaj teme do të ishte i

pamundur pa përdorimin e kësaj metode.

Dhe në fund përdora edhe metodën kërkuese, sepse në të gjitha prozat e tij gjinden elemente të

veçanta të cilat i trajtova në vazhdimësi të punimit.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

5

KAPITULLI I PARË

Jeta, krijimtaria letrare dhe proza e Rexhep Hoxhës

1.1 Jeta

Autori i romanit të parë për fëmijë në letërsinë e re të Kosovës, “Lugjet e Verdha”, Rexhep

Hoxha, u lind në Gjakovë, me 25 dhjetor të vitit 1929, për të thënë më saktësisht, lindi në rrugën

e Godenit të lagjes së Gecës. Për shokët e fëmijërisë të lagjes së tij ai e shkroi përmbledhjen me

tregime “Gecatarët”, e cila u botua nga Ndërmarrja Botuese “Mustafa Bakija”, në Prishtinë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje duke i pasur për mësues, Haki Tahën, Hysni Zajmin, Fadil

Hoxhën dhe Gjergj Martinin. Pas kryerjes së shkollës fillore, regjistrohet në shkollën normale, të

cilën e mbaron në vitin1948, me gjeneratën e parë të maturantëve, të cilët u shpërndanë anë e

mbanë Kosovës së pasluftës, e qëndruar pothuaj analfabet deri më atëherë. Rexhep Hoxha,

emërtohet mësues në fshatin Pogragjë të rrethit të Gjilanit. Pas tre muajsh regjistrohet në

Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit, në degën e Albanologjisë. Me kryerjen e

studimeve emërohet profesor i gjuhës shqipe në Shkollën Normale të Gjakovës. Pas

transformimit të shkollës Normale në Prishtinë, Rexhep Hoxha kalon si profesor i gjuhës shqipe

në Gjimnazin e Mitrovicës. Pas kësaj dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës, që

mandej të vijojë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës dhe degët e saj në Gjilan dhe në

Ferizaj, të arrijë deri në pension.1

1.2 . Krijimtaria letrare e Rexhep Hoxhës

Rexhep Hoxha filloi që të merret me shkrime qysh në klasën e pestë të shkollës fillore. Për t’i

dhënë zemër që të shkruaj vjersha ishte mësuesi, Hysni Zajmi, dëshmor i Luftës

Nacionalçlirimtare, i cili para gjithë klasës ia lexon vjershën “Çabrati krenar”. Vjersha e parë

“Pionieri dhe bylbyli” iu botua në Gazetën e Pionierëve”, në vitin 1947. “Gazeta e Pionierëve”

ishte revista e parë letrare për fëmijë që dilte në Prishtinë. Prej faqeve të asaj reviste më vonë

1 Rexhep Hoxha, Verorja, Shëpia Botuese ”Lugjet e Verdha”, fq. 3.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

6

dalin shumë shkrimtarë madje edhe për të rritur. Pas vjershës “Pionieri dhe bylbyli”, autori i

“Lugjeve të Verdha” vijon të shkruajë e të botojë vjersha për të rritur në revistën e parë letrare

për të rritur “Jeta e Re”, e cila fillon që të botohet në vitin 1949, drejtuar nga poeti i njohur Esad

Mekuli. Sidomos viti 1953 është vit historik për letërsinë e re të Kosovës. Atë vit dalin tri veprat

e para të autorëve të parë të letërsisë së Kosovës, “Gjethet e Reja” të Rexhep Hoxhës, pak më

vonë “Përrallat e Gjyshit” të Mark Krasniqit dhe “Drejtë ditëve të reja” të Sitki Imamit.

Pas vitit 1953, botohen dhe ribotohen një pas një vepra të reja të Rexhep Hoxhës; “Picimuli”,

“Lugjet e Verdha” (pjesa e parë dhe e dytë), “Mbi krahët e fluturës”, “Lulet e Frashnjetit”,

“Lulzo vendi im”, “Micimiri”, “Gecatarët”, “Pipireku”, “Zëri i pyllit”, “Vjersha dhe poema”,

“Agime arbërore”, “Zogu i qiellit”, “Ylli i nënës”, “Picimuli në Poroj”, “Ermali”, “Hëna e

Zelandës së Re”, si dhe romani për fëmijë “Verorja”.

Romani “Verorja”, dritën e saj për herë të parë e pa në vitin 1983. Libri u botua nga Ndërmarrja

Botuese, Rilindja, në Prishtinë, e po atë vit asaj iu nda shpërblimi letrar i shoqatës së

Shkrimtarëve të Kosovës.

Janë të njohura edhe veprat publicistike për të rritur të Rexhep Hoxhës; “Epo ku jemi”, “Për

femrën tonë”, “Urithi i verbët i Ezopit”, “Shpata e Aliut”, “Sot për nesër”, “Shqipori”, “Kosova

dhe Lajkat”, “Qetësia pas vdekjes”, “Kritika”, “Moral pa moral”, “Elegji dhe satira”.

Duhet të përmendet se Rexhep Hoxha tri vepra i shkruan në mërgim, në kohën më tragjike të

shqiptarëve të Kosovës, në kohën e ferrit të Bllacës, “Picimuli në Poroj”, në Tetovë dhe romanin

“Ermali”, librin me vjersha dhe poema “Hëna e Zelandës së Re” të cilat i shkruan në Zelandën e

Re. Në Zelandën e Re, qëndroi për shtatë muaj dhe njëzet ditë, për t’u kthyer i përmalluar, më

20 janar të vitit 2000 në Kosovën e lirë.2

1.3 . Proza

Proza është gjini e letërsisë artistike shqipe që përfshin veprat si romanin, tregimin, novelën,

skicën etj., te cilat nuk shkruhen në vargje, por në formë të lirë . Proza është ajo trajtë e

letërsisë në formë të ligjëratës, në bazë të normave të gjuhës së gjallë si dhe kalon prej një

rreshti fjalësh në tjetrin.

Proza në letërsinë për fëmijë është një nga gjinitë që ka ecur me hapa të sigurt e të shpejtë. Ajo

2 Rexhep Hoxha, Verorja, Shtëpia Botuese ”Lugjet e Verdha”, fq. 4.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

7

nisi në fillim me skica dhe tregime të shkurtra dhe më vonë u pasurua me vepra artistike-

shkencore. Proza për fëmijë ka njohur zhvillim të mbarë edhe në Kosovë e në viset e tjera të

banuara nga shqiptarët në ish-Jugosllavië. Edhe atje janë të lëvruara të gjitha gjinitë: që nga skica

e tregimi, përralla e legjenda deri te novela e romani. Në fushën e prozës për fëmijë kanë dhënë e

japin ndihmesën e tyre një sërë autorësh me përvojë e të rinj, të cilët kanë krijuar vepra me vlera

ideo-artistike, njohëse e edukative, si: Rifat Kukaj, Qamil Batalli, Ymer Elshani, Zejnullah

Halili, Arif Demolli, Rexhep Hoxha etj.

Vend të rëndësishëm në krijimtarinë e autorëve zë tema e Luftës Antifashiste që bëri populli i

Kosovës kundër pushtuesve nazi-fashistë e tradhtarëve të vendit, luftë në të cilën një ndihmë të

madhe dhanë edhe fëmijët kosovar (që zë vend në veprën “Ermali”, të Rexhep Hoxhës). Në këtë

gjini është trajtuar gjerë edhe motivi shoqëror, plagët e kurbetit. Motivi etiko-moral, si dashuria

për shokun e mikun, është motiv tjetër në letërsinë kosovare për fëmijë. Në shumë tregime spikat

dashuria e të vegjëlve për kafshët e zogjtë, për lulet e bletët, e për natyrën në përgjithësi. Veç

poezisë, Rexhep Hoxha ka lëvruar edhe prozën e shkurtër e të gjatë për fëmijë.3 Në tregimet e

përmbledhura në vëllimin Gecatarët autori evokon ditët e fëmijërisë dhe aktivitetet e shokëve të

vet. Në mënyrë artistike trajtohet tema e luftës. Në tregimin “Mashtrimi” fëmijët mësojnë për

trimërinë e Shaniut, për vendosmërinë e tij pasi i kapet duke shpërndarë komunikata kundër

fashistëve dhe tradhtarëve të vendit.

Në tregimet e ciklit Kasolla (“Dila e Leci”, “Lutjet për lëmoshë”, “Dy gratë me çarcafë të

zezë”) trajtohet tema sociale.4

Pra, Rexhep Hoxha me anë të prozës së tij ka trajtuar tema nga më të ndryshmet duke përqeshur

edhe ato dukuri negative të shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

3 Astrit Bishqemi, Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, Sejko, 2001.

4 Astrit Bishqemi, Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Sejko, Elbasan, 2001, fq. 166.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

8

KAPITULLI I DYTË

Analizë e veprës “Lugjet e verdha”, figurat stilistike dhe mesazhi

2.1. Analizë e veprës “Lugjet e verdha”

“Lugjet e Verdha” është romani i parë shqip në letërsinë e re për fëmijë. Vepra ngërthen në vete

traditat e shqiptarëve e një ndër to është fjala e dhënë apo besa e shqiptarit, që njëkohësisht

është tema kryesore e romanit nga e cila zhvillohet edhe tërë ngjarja e paraqitur. Bardheci e

mban fjalën e dhënë, tipar ky karakteristik i fshatarit tonë. Pikërisht këtu qëndron edhe ideja

dhe qëllimi kryesor i autorit, në mbajtjen e besës. Prandaj në romanin “Lugjet e Verdha”

trajtohet një temë kohore e lashtësisë.5

Autori ynë Rexhep Hoxha që në fillim e portretizon fshatin e dikurshëm të quajtur Arnjet ku aty

jetonte një familje shumë anëtarësh, zot shtëpie ishte Bardheci, kurse bashkëshorte kishte

Ajkunën, të cilët kishin shtatë vajza dhe asnjë djalë.

Një ditë prej ditësh Bardheci zgjohet t’i çon tufën e deleve të kullotnin në mal. Nga mjegulla

dhe moti i lig, atij i humbin dhentë, kërkon Bardheci i trembur por më kot, ato i kishte zënë

Ujku Delengrënës, në kërkim e sipër Bardheci ndeshet me Ujkun i cili i thotë se do të t’i kthej

delet me kusht që të ma dërgosh atë që ta ka lindur sot në shtëpi. Bardheci duke mos pasur fare

dijeni, e jep fjalën që të nesërmen do ja sjellë atë që i ka lindur në shtëpi. Pas kësaj ai kthehet

me tufën e deleve në kasollen e tij. Kur hyn tek dera e shtëpisë sheh që ishte Ajkuna ajo e cila

kishte lindur nje djalë të bukur si drita e shumë të dëshiruarin nga të gjithë. Por Bardheci i

kishe dhënë besën Ujkut dhe duhej mbajtur atë siç u ka hije burrave shqiptarë. Të nesërmen,

me vije drite zgjohet Bardheci merr foshnjën me vete, të cilën e kishte quajtur Shpend dhe niset

për në mal, len motrat dhe Ajkunën duke vajtuar për Shpendin e vogël.

Kur Bardheci mbërrin në mal sheh Ujkun Delengrënës në pritje të fëmijës, e merr dhe ikën me

vrap për të mos u parë më.

5Astrit Bishqemi, Historia e letërsië shqiptare për fëmijë,Elbasan, Sejko, 2001, fq. 167.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

9

Pra, me këtë veprim të Bardhecit, autori ynë Rexhep Hoxha na paraqet një burrëri të shqiptarëve,

mbajtjen e fjalës së dhënë, duke i dorëzuar kështu ujkut djalin e posalindur.

Ujku Delengrënës gjatë rrugës mendon si mund të ushqehej me aq pak copë. Kur mbërrin në

strofullin e tij Ulkonja dhe qingjëngrënësi, e shikonin por nuk i bënë gjë Shpendit. Ndërsa

Shpendi i vogël qante pa u ndalur. Për këtë gjë merr vesh Bishtkuqja Xinxare dhe lajmëron të

gjitha xinxaret tjera. Ajo ishte e dëgjueshme, e shpejtë, e kujdesshme dhe shumë e mirë, të cilën

e respektonin të gjitha shpendët e pyllit. Mori vendim që ta ruanin dhe mbronin, por kot sepse

aty mbërrin Ujku Delengrënës.

Ngjarja dramatizohet. Autori ngërthen elementet e një përralle për fëmijë, duke tërhequr

vëmendjen e tyre, ku kafshët e pyellit mund të komunikojnë dhe veprojnë si njerëzit.

Ujku Delengrënës e kap me dhëmbë dhe e dërgon tek Plaka Ugurzezë, në ndërkohë që ishte

marrë vesh me atë që të kujdesej për Shpendin deri sa ai të mbush pesëmbëdhjetë vjeç e pastaj

t’ia kthente. Shpendi kalonte një jetë shumë të vështirë te Plaka Ugurzezë, ishte shumë i urtë dhe

i mirë. Ai e dëgjonte Ugurzezën dhe e donte shumë, ishte i mirë për çdokënd, por donte shokë

dhe shokë nuk kishte, në fakt nuk kishte si t’ia bënte pasi qe Plaka Ugurzezë nuk e lejonte të

shoqërohej me askënd. Një ditë Shpendi vendosë ta qoj tufën e deleve pak më larg dhe nga aty

ai fillon të shoqërohet me disa shokë te cilët në fillim e ngacmuan, por pastaj e donin shumë,

kështu Shpendi filloi të kuptonte shumë gjëra nga jeta.

Pra, Rexhep Hoxha me personazhin e Shpendit, na paraqet njeriun shpirtmirë, besnik e shumë të

urtë dhe të dashur për të gjithë.

Një ditë Shpendi duke ecur rrugës, sheh një njeri të vetmuar, i cili ishte i mërzitur, i afrohet dhe

ai ia tregon historinë e tij, i cili kishte punuar tek një zotëri i pasur por që ai e shfrytëzonte e kur

nuk i duhej më e dëbon nga puna. Ai po ashtu kishte fuqi të jashtëzakonshme, sepse mund të

dëgjonte gjithçka që bëhej në tokë e në qiell. Kështu Shpendi shoqërohet më të dhe vendosin të

mos e ndajnë rrugën dhe të vazhdojnë së bashku. Rrugës duke ecur takojnë një tjetër njeri i cili

po luante me bjeshkë, sa i kapte e i gjuante nga njëra anë në tjetrën, po ashtu edhe më këtë

shoqërohen dhe vendosin të vazhdojnë rrugën së bashku. Rruga ishte e gjatë dhe duke ecur të tre

shokët takojnë një tjetër njeri i cili vetëm sa u hukate shkëmbinjve i ndizte flakë, kështu Shpendi

bëhet vetë i katërti me tre shokë për të vazhduar rrugën të gjithë së bashku.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

10

Në këtë rast, Rexhep Hoxha përdor figurën stilistike të hiperbolës, duke i paraqitur të tre shokët

e Shpendit me fuqi te mbinatyrshme, shumë shpirt mirë dhe të dashur për të tjerët. Kështu autori

gjatë rrjedhës së ngjarjes u vë në rrugë sfida të shumta të katër shokëve, të cilët me shumë

zgjuarsi dhe duke përdorur fuqitë e tyre u dalin në ndihmë qenieve të pafajshme, duke i dënuar të

gjitha ata që i kishin bërë keq popullit deri në atë kohë.

Gjatë këtij rrugëtimi katër shokët mbërrijnë në një qytet, ku aty bëjnë shumë të mira për popullin

dhe shokët e Shpendit vendosin të jetojnë aty sepse populli i don shumë, ndërsa Shpendi merr

rrugën për në shtëpinë e tij.

Gjatë kësaj rruge, autori i veprës vendos që përsëri Shpendin ta shpërblejë me tre shokë të tjerë e

kësaj radhe me tre këlyshë shumë besnik dhe të dashur të cilët i quan; Galosh, Bardhosh dhe

Trumosh, të cilët që tani kishte filluar t’i donte shumë.

Kur kthehet në Grykën e Pishtahut, me gjithë vrapin që kishte, shkon të Ugurzeza që e quante

Gogë, për t’i treguar gjithçka që i kishte ndodhur gjatë rrugës, por ajo e pret me fjalë shumë të

rënda e fyerje, ndërsa kur ia sheh këlyshët i ndjek me lograq, e ata fshihen pas Shpendit.

Ditë pas dite, Shpendi i merr me vete të tre këlyshët dhe i ushqen, e ushtron mirë, të cilët tashmë

ishin bërë si tre ujqër të mëdhenj, besnik dhe të dashur për Shpendin.

Një ditë Ugurzeza e mashtron Shpendin duke i thënë që nuk po ndihej mirë dhe kërkon t’ia lërë

për ta ruajtur Galoshin, Bardhoshin dhe Trumoshin. Kur Shpendi niset të çoj tufën e deleve të

kullosnin i del në rrugë Ujku Delengrënës për ta ngrënë, sepse po atë ditë kur Shpendi kishte

mbushur pesëmbëdhjetë vite, posa Ujku Delengrënës bëhet gati për ta kapur dhe dërguar në

kasollen e tij, Shpendi me zgjuarsinë e tij e bind që së pari t’ia tregojë historinë se si kishe

përfunduar te Plaka Ugurzezë, Ujku Delengrënës ia tregon të gjithë ngjarjen, Pastaj Shpendi ka

një dëshirë të fundit, hipën mbi një lis të lartë dhe me tërë fuqinë e tij thërret tre herë Galoshin,

Bardhoshin dhe Trumoshin, por sa hap e mbyll sytë kur të tre qentë dëgjojnë zërin e Shpendit,

mbërrijnë tek vendi dhe kur shohin Ujkun Delengrënës pranë tij, i hidhen më një shpejtësi të

rrufeshme dhe e bëjnë që të tre, tërë copë-copë.

Kur mbërrin Ugurzeza në vendin e ngjarjes, i përgjërohet Shpendit që ta falte sepse edhe ashtu

nuk i kishte mbetur shumë për të jetuar, mirëpo pas një të keqe tjetër që ajo i bënë Shpendit, ky

e lidhën tek një lis i madh dhe ia vë flakën.

Pas kësaj Shpendi, shkon në kasolle dhe i hap të shtatë drynat për të cilët gjatë gjithë jetës kishte

qenë kureshtarë se çfarë kishte fshehur Plaka Ugurzezë aty dhe sheh thesare të mbushura me ari,

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

11

e stoli të çmueshme nga më të ndryshmet.

Kur Shpendi sheh diçka të tillë befasohet shumë, i merr ato e niset për tek Lugjet e Verdha, në

vendin ku kishte lindur dhe ku kishte familjen. Ai mezi pret të takohet me motrat dhe prindërit e

tij. Rruga ishte shumë e gjatë. Gjatë rrugës prapë përballet me shumë sfida e më e madhja ishte

ajo e humbjes së Galoshit, Bardhoshit dhe Trumoshit, shokëve siç i quante ai, shumë besnik e të

dashur, të cilët ia kishin shpëtuar jetën shumë herë. Shpendi një gjë të tillë e përjeton shumë

rëndë, por nuk kishte çfarë të bënte dhe i varrosë diku në një fshat duke u lënë një shenjë që të

mos e harrojë atë vend.

Niset për te Lugjet e Verdha Shpendi, aty afër fshatit të tij, sheh një të moshuar dhe kur i afrohet

e pyet për Bardhec Shpendin. Plaku i mençur i tregon historinë e Bardhecit të gjorë, për të cilin

thotë që kishte qenë një burrë i ndershëm shqiptar, një njëri shumë i dashur për të gjithë, por

edhe burrë i besës që nuk e shkelte në asnjë mënyrë, që në jetën e tij i solli një dëm të madh e

me kohën edhe vdes nga ajo barrë. Përderisa, Ajkuna e kishte përjetuar shumë rëndë fatin e djalit

të saj Shpendit i cili përfundoi në dhëmbët e Ujkut. Ajo nuk erdhi më në vete, fillon dhe bënë

gjëra të çuditshme dhe vdes, përderisa të bijat e Bardhecit ishin martuar në vënde shumë të

largëta e gjithmonë me mallin e vëllait të humbur.

Kur Shpendi dëgjoi diçka të tillë për familjen e tij nuk mund t’i ndal lotët, në fakt nuk i

prezantohet fare plakut, por shkon në vendin ku kishin pasur kasollen dhe i vajton me zërin më të

përvuajtur e duke bërë edhe zogjtë të vajtojnë për fatin e Shpendit të gjorë. Ai tashmë kishte

mbetur pa familje dhe pa asgjë në këtë botë. Zgjohet dhe niset por nuk e dinte se nga të shkojë,

kur papritur gjatë rrugës sheh një drenushë të cilës i kishin mbetur brinjët tek degët e një peme,

Shpendi kur e sheh i ndihmon por, posa hap e mbyll sytë ajo shndërrohet në një vajzë aq të bukur

sa që ia merr shkëlqimin edhe diellit. Ajo dashurohet në Shpendin dhe pasi që të dy ishin të

vetëm dhe nuk kishin askënd në jetë atëherë e ndërtojnë një kasolle të vogël dhe jetojnë aty. Pas

disa viteve Shpendi bëhet baba duke i lindur një vajzë e bukur si drita, e cila kishte marrë të

gjitha të mirat nga nëna dhe babai dhe kishte dal e përsosur. Kur rritet pak, nëna e saj prapë

kthehet siç kishte qenë pra një drenushë duke e lënë vajzën së bashku me Shpendin në kasollen

të cilën me magjinë me saj e kishte bërë shumë të bukur.

Pra, “Lugjet e Verdha” është një vepër e ndërtuar me të gjitha elementet e saja në mënyrën më të

duhur, e cila përveç elementeve fantastike të cilat janë të shumta, atëherë na futen elemente reale,

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

12

duke krijuar kështu një drejtpeshim për ta bërë veprën të duket si përrallë, sepse në fakt Rexhep

Hoxha edhe pse e shkruan si roman ai prapë nuk mund të shkëputet nga indi përrallor.

Kështu vepra na del të jetë ndër veprat më të dashura për fëmijë si dhe një vepër e pasur me

elemente të saja gjuhësore dhe artistike. Sapo të bindet lexuesi se po lexonte një përrallë, duke

mos i lënë shumë hapësirë, Rexhep Hoxha futet në botën reale.

2.2. Figurat stilistike

Rexhep Hoxha ne veprën e tij “Lugjet e Verdha”, midis elementeve reale dhe atyre fantastike,

ka pasqyruar veprën me figurat stilistike të cilat e bëjnë të duket edhe më e

bukur artistikisht si dhe duke e bërë më tërheqëse për lexuesin.

Figurat të cilat ka përdorur në vepër janë të shumta ndërsa gjatë këtij punimi do të mundohemi

të përmendin disa prej tyre.

Metafora - e cila është një nga figurat kryesore poetike. Ajo e nxit lexuesin të mendojë për atë se

ç’do të thotë dhe ç’tregohet me të, pra e nxit lexuesin të zbulojë kuptimin e saj.6

Pikërisht këtë figurë e gjejmë të “Lugjet e Verdha”, ku Rexhep Hoxha ka gjetur përdorimin e

mjaftueshëm të saj si p.sh.:

“Me guri në zemër

n’shpi Bardheci ktheu;

ku ujku Shpendin

me dhëmbë e rrëmbeu.”7

“Të gjithë i kishin shqyer sytë në të, i madh e i vogël, deri edhe te macja me bisht lara-lara, që

ishte ulur galuc buzë oxhakut.”8

“Dielli kishte hipur mbi kupën e qiellit dhe nxehte çdo maje mali, kodre e koliku.”9

6 Hyrje në teorinë e letërsisë, (Dispencë), fq. 83

7 Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 15.

8 Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 13.

9 Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 32.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

13

Rexhep Hoxha me përdorimin e metaforës në këto vargje, nxit lexuesit të mendojnë rreth

kuptimit më të thellë të tyre, sepse në fakt Bardheci nuk e kishte vënë gurin në zemër se nuk

kishte se si të bëhej diçka e tillë, apo s’kishin si të shqyenin sytë dhe as dielli nuk kishte si të

hipte në kupën e qiellit, është përdorimi i kësaj figure që e bënë më tërheqëse veprën.

Krahasimi - krijohet me krahasimin e ndonjë sendi, personi ose ngjarjeje me konceptet, të cilat

janë të afërt dhe të njohur.10

“Me atë fytyrë tërë rrudha-rrudha, me atë hundë të gjatë e të kthyer krryl si speci i fondeshës,

me ata sy të vegjël e të kuqrrimtë, me ato flokë të egër e të kreshpëruar, sikurse leshi i bullit, me

ato duar të thata si dy lograca, me ato këmbë të gjata sikurse këmbët e kanjshës, për t’u

tmerruar vetëm kur ta shohë njeriu me sy.”11

“Një ditë prej ditësh, Plaka Ugurzezë, del të mbledhë krënde të gatuaj bukën melekuqe. Duke

mbledhur krënde, kushedi si i çohet peshë zemra e zezë dhe ia nis të qaj. Ja nis e qan me zë.

Lotët nisin t’i shkojnë si të krokodilit.”12

“Uh, kërcura, unë kërcura!

Jam e vetme, jam e ngratë;

M’kaloi jeta, m’kaloi moti.

Porsi qyqes n’rremb të thatë.”13

Do të thotë që më anë të kësaj figure, Rexhep Hoxha na bënë krahasimet nga më të ndryshme,

për të na lënë më shumë hapësirë ta kuptojmë atë që ai na e thotë në vepër.

Personifikimi - është një nga figurat më të vjetra, në mos më e vjetra dhe më e përdorura në

folklor. Përmes kësaj figure artistike, gjërave, sendeve abstrakte, kafshëve e bimëve u jepen

cilësi njerëzish.14

10

Hyrje në teorinë e letërsisë, (Dispencë), fq. 105. 11

Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 29. 12

Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 30. 13

Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 31. 14

Hyrje në teorinë e letërsie, (Dispencë), fq. 89.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

14

“O shpezë krahëlehta

Eni t’vallzojmë Prej Ujkut foshnjën

Bashkë ta shpëtojmë.”15

Pra me anë të kësaj figure, Rexhep Hoxha u jep cilësi të njerëzve kafshëve, e si mund ato të

vallëzojnë, mirëpo duke e ndërthurur ato, autori i personifikon me këto cilësit njerëzore, duke e

bërë veprën të shkëlqyer me anë të këtyre figurave.

Onomatopeja - është një figurë përmes së cilës imitohen zhurma të caktuara në natyrë, zëra

kafshësh ose zëra që na kujtojnë ndonjë send.16

“Ujku delengrënës me sa fuqi që kishte, vraponte për në drejtim të strofullës. I kishte dalë gjuha

një kuti. Kurse prapa çonte tym e pluhur prej vrapit. Mu kur duan t’ia ngjisin foshnjës për ta

marrë me vete, ”bërrrr”, shafitet diçka zguronjës së shkëmbit. “Vauuu”,- ushton diçka malit.”17

“Xinxarja fluturon e bie tapë mbi dëllinjë dhe nis t’i thërrasë me tërë zërin që mund t’i dilte nga

fyti:

Cim, cim,cim,cim!”18

“Shpendin e lënë të vetmuar në strofull duke pëlcitur së qari: duke bërë vik, vik!...”19

Epifora - është figurë e përsëritjes, ku në fund të vargut përsëritet fjala, ose një pjesë e fjalisë.

Përdorimi i saj i jep forcë të madhe shprehjes dhe e shton forcën emocionale të saj.20

“Dikush ka qenë në strofullën time! – Dikush ka qenë në strofullën time!...

– Ta kisha zënë kënd në strofullën time!- Ta kisha zënë kënd në strofullën time!...”21

Në këto vargje gjejmë përsëritjen e fjalisë, kur Ujku delengrënës, përsërit fjalët vet me vete,

ndërsa autori këtu i jep më shumë forcë emocionale tërë fjalisë duke e përshkruar gjendjen

emocionale të ujkut zemëruar.

15

Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 34. 16

Hyrje në teorinë e letërsië, (Dispencë), fq. 97. 17

Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 35. 18

Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 22. 19

Rexhep Hoxha, Lugje e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 23. 20

HYrje në teorinë e letërsisë, (Dispencë), fq. 97. 21

Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002, fq. 36.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

15

Pra, Rexhep Hoxha përveç figurave stilistike të lartë cekura ka bërë përdorimin edhe të shumë

figurave tjera por në pamundësi të citimit të të gjithave jam munduar të jap disa shembuj nga

disa shembuj nga figurat që na bien më së shumti në sy.

Përdorimi i figurave padyshim që e ka bërë veprën më të ngrohët dhe tërheqëse duke lënë

lexuesit të argëtohemi më atë çfarë janë duke lexuar.

2.3. Mesazhi

Rexhep Hoxha duke pasur një veprimtari të pasur e sidomos në letërsinë për fëmijë, përveç

elementeve të veçanta dhe të shumta të përdorura ai na përcjell një mesazh shumë të qartë. Në

veprën e tij më të njohur “Lugjet e Verdha”, mesazhi që ka përcjell tek lexuesit e vegjël është

mbajtja e fjalës së dhënë apo besës, një virtyt ky i trashiguar me të cilët shqiptarët e kishin parim

mbajtjen e saj.

R. Hoxha mesazh tjetër që përcjell te lexuesi është dashuria ndaj natyrës, kafshëve e shpendëve.

Ai përpiqet që t’i balancojë tiparet negative dhe pozitive të personazheve dhe duke qenë se vepra

ka një ndërlidhje të fortë me përrallën bëhet edhe më e dashur për lexuesin dhe më tërheqëse

duke lënë kështu pikërisht mesazhin që ai ka dashur.

E një mesazh tjetër i fuqishëm që na përcjell autori është që njeriu sa të jetë gjallë gjithmonë do

të mësojë gjëra të reja, se gjithmonë mirësia do të kthehet me mirësi, pra se çfarëdo që të bësh në

jetë do të të kthehet në të njëjtën formë.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

16

KAPITULLI I TRETË

Analizë e veprës “Verorja”, figurat stilistike dhe mesazhi

3.1. Analizë e veprës “Verorja”

Pas “Lugjeve të Verdha”, të shkrimtarit Rexhep Hoxha, “Verorja” është një tjetër roman për

fëmijë dhe një nga romanet më të mira për këtë letërsi.

“Verorja” trajton një temë të rëndësishme, atë të besës apo fjalës së dhënë dhe mbajtjes së saj,

temë kjo e ekzistencës së njeriut në rrethana të vështira jetësore. Po ashtu temën e drejtësisë

jetësore, e cila pavarësisht të gjithave mbizotëron mbi të këqijat njerëzore.22

Sikurse “Lugjet e Verdha” edhe ky roman përveç elementeve reale, përfshin edhe ato përrallore

duke e lënë lexuesin kureshtarë për rrjedhën e ngjarjeve.

Ngjarjet në roman zhvillohen ngadalë por në thelb bëhet përshkrimi i personazheve. Në

përgjithësi është një rrëfim mbi elementet e bukura dhe ato të shëmtuara të jetës shoqërore.

Që në fillim të romanit, Rexhep Hoxha e portretizon vendin në të cilin zhvillohet ngjarja, e ky

vend është pikërisht fshati Frashnjet, një fshat ky jo shumë i largët nga ai ku është zhvilluar edhe

ngjarja e fshatit Arrnjet te Lugjet e Verdha.

Në këtë fshat gjendet një kasolle, e në atë kasolle jetonte një familje e varfër dhe shumë e vogël

e përbërë prej dy anëtarëve, nga Losh Bala dhe Verorja, babë e bijë. Losh Bala kishte qenë i

martuar ku për grua kishte pasur Mirushën pikërisht nënën e Verores e cila vdes nga një

sëmundje duke e lënë Verorën foshnjë të vogël, ndërsa nënë kishte pasur Shotën. Pas vdekjes së

tyre Losh Bala mbetet vetëm me vajzën Veroren. Pas një kohe Losh Bala vendos të martohej dhe

për grua merr Grishën(bijën e familjes së Ujkajve nga Arrazi).

Pra Rexhep Hoxha me rolin e Grishës na paraqet njeriun e pamëshirshëm dhe shpirtligë e cila

nuk kishte fare mëshirë e sidomos kur bëhej fjalë për Veroren. Përderisa Losh Bala ishte një

burrë shumë i urtë, shpirtmirë dhe shumë punëtor, Grisha tashmë luante rolin kryesor në familje.

Pas pak kohe Grisha lind vajzë duke i lënë emrin Eshkë, ajo e donte shumë të bijën si dhe ia

22

Astrit Bishqemi, Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, Sejko, 2001, fq. 168.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

17

plotësonte të gjitha dëshirat, përderisa Veroren e urdhëronte të bënte të gjitha punët e shtëpisë,

madje edhe ato punë që nuk ishin për moshën e saj.

Ndërsa me rolin e Verores, autori na sjell vajzën shqiptare të urtë e të ndershme, shumë të bukur

dhe punëtore, e cila ishte shembull në krahinën e saj, bukuria e saj rrezatonte edhe mirësi, një

bukuri shumë e rrallë e krijuar nga vet natyra.

Romani tanimë sa shkon dhe futet në elementet e indit përrallor, por në fakt duke mos

anashkaluar faktin që gjëra të tilla ndodhin edhe në jetën reale. Elementet e përrallës i ndeshim

në momentin kur qengji Galan i Verores, qan e vajton bashkë me të për vuajtjet që Verorja

përjetonte, do të thotë ai fillon e flet si njeri, më pas gogla e dushkut bëhet mollë, vetëm e vetëm

për t’i dalë në ndihmë Verores së shkretë.

Grisha tashmë ushtronte trysni në Veroren. Pas kësaj, me maturi Rexhep Hoxha ia rikujton

lexuesit të vogël që po të bësh gjëra të ulëta atëherë të gjitha do t’i paguash, ashtu ndodh edhe me

Grishën e cila shndërrohet ne Korb ndërsa vajzën e saj e mbysin cubat e rrezikshëm.

Koha kalonte he Verorja kishte lëshuar shtat aq sa të gjithë fshatarët përreth kishin dëgjuar për

bukurinë dhe për karakterin e saj, saqë në derë kishin filluar të vinin nga çdo anë për të kërkuar

dorën e saj, siç është traditë në krahinat shqiptare. Ngjarja me të gjitha elementet e saj të

realitetit, autori duke i bërë një kombinim shumë të bukur i bashkëngjitë edhe ato të indit

përrallor duke e nxitur tërësisht imagjinatën e fëmijës. Ku njeriu i dobët dhe i pafuqishëm

kundrejt shpirt ligëve, bie viktimë e më të fortit dhe të pasurit. Verorja grabitet nga njerëzit e

sundimtarit të krahinës Dasho Rrapit, i cili kishte për grua Shkelën dhe shërbëtoren e saj shumë

besnike Galushën. Që të dyja këto sillen shumë mirë në sy të Dasho Rrapit me Veroren, ato

bëhen kinse ia duan të mirën dhe kujdesën për të. Mirëpo në fakt, në fshehtësi bëjnë gjëra nga më

të këqijat duke i shkaktuar dëme shumë të mëdha Verores.

Tanimë në roman e keqja arrin kulmin e saj, që në momentin kur Verorja ngelet shtatzënë, sepse

kur vjen në momentin e saj të lindjes, në pikën e natës, duke mos qenë Dasho Rrapi në shtëpi,

Shkelja së bashku me Galushën ia marrin të dy fëmijët që ajo lind, vajzën dhe djalin.

Ngjarjet arrin pikën më kulminante, kur Galusha merr të dy foshnjet e posa lindura dhe i shpie në

pyll për t’i zhdukur gjithmonë duke i lënë të copëtohen nga egërsirat e pyllit.

Me gjitha elementet e përrallës që simbolizon romani, zogu Sqep artë bëhet dëshmitar i tërë së

vërtetës, por s’kishte si të fliste. Galusha kthehet me dy këlyshë dhe ia vë pranë Verores, kinse

ajo i kishte lindur ata të dy.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

18

Kur kthehet Dasho Rrapi në shtëpi, Shkelja së bashku me Galushën i rrëfejnë ngjarjen e trilluar

nga ato të dyja, duke e lënë fajtore Veroren. E tërë krahina dëgjon për ngjarjen e ndodhur. Si

kishte mundësi që një femër të linde këlysh? Ishte një pyetje kjo që e bënin të gjithë fshatarët,

kur Dasho Rrapi dëgjon atë që kishte ndodhur dhe sheh pranë Verores këlyshët që ia kishin lënë,

atëherë urdhëron që ta lidhin atë së bashku me dy këlyshët tek dera kryesore e shtëpisë, duke

urdhëruar që kushdo që të kalonte andej pari të pështynte mbi ta tri herë.

Pasi që dëshmitari i ngjarjes ishte Zogu sqep artë, lajmëron të gjitha shpendët e pyllit për

fatkeqësinë e ndodhur ndaj të dy foshnjave, duke i dal në ndihmë cicamiu i vogël i cili me një

shpejtësi të rrufeshme i futet arushës së madhe të pyllit në vesh duke e rrëzuar për tokë. Pas kësaj

të gjithë shpendët e pyllit i vihen në ndihmë foshnjeve dhe i marrin për t’i shpëtuar nga aty,

rrugës shohin një plak të moshuar dhe i afrohen për t’i kërkuar ndihmë. Plaku i moshuar na del të

jetë pikërisht Losh Bala, babai i Verores dhe gjyshi i atyre dy foshnjave të pafajshme, pasi që

Loshi kuptonte gjuhën e shpendëve u del në ndihmë atyre dhe vendos që t’i marrë të dy foshnjet

në kasollen e tij për t’i rritur.

Ato dy foshnje nuk ishin më, ishin rritur dhe kishin lëshuar shtat, si dy bimë të reja. Losh Bala u

kishte vënë emrin sipas bukurisë që rrezatonte në fytyrat e tyre, djalit i kishte vënë emrin Yll,

ndërsa vajzës Hanë.

Autori Rexhep Hoxha në personazhin e Yllit paraqet shembullin më të mirë të një djali shqiptar

me të gjitha virtytet dhe bukurinë e tij.Ylli ishte një djalë shumë i arsyeshëm dhe me ndjenja të

kulluara, punëtor i palodhur, i guximshëm dhe i gatshëm (ai pajton Capin e Cubin duke i bindur

të heqin dorë nga vëllavrasja për një copë tokë).

Ndërsa Hëna ishte krejtësisht si Verorja e bukur sa më s’ka, punëtore e dashur dhe shumë e butë.

Ajo bënte të gjitha punët e shtëpisë dhe kënaqej me pak.

Pas pak kohe Galusha dëgjon gojë pas goje se si kishin shpëtuar dy foshnjat e Verores, merr

urdhër nga Shkelja që të shkojë të vendi ku ata po jetoni dhe të shikojë se si ishte puna.

E maskuar si një grua e varfër e sheh që ishin po ata të dy, kështu me një hajmali që ua lë tek

pragu i shtëpisë, sëmuret shumë rëndë Hëna saqë tashmë çdo ditë po ndihej shumë keq dhe nuk

kishe forcë të qëndronte në këmbë.

Ylli e donte shumë të motrën dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të, kështu dëgjon që

shërimi i saj ishte vetëm të Rrasa e Zogut. Tash në roman bëhet një kthesë në zhvillimin e

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

19

veprimit. Prej botës reale shkrimtari e shpie heroin në botën imagjinare, në botën ku askush nuk

kthehet i gjallë por shndërrohet në gur.

Edhe këtu heroi ynë vepron me takt, i afrohet Zogut te Rrasës, Tarapushit, duke i treguar arsyen

se pse kishte marrë guximin të hynte në territorin e tij. Kur Tarapushi dëgjon diçka të tillë

atëherë hyn në bisedë me Yllin duke e rikujtuar fëmijërinë e tij të vështirë dhe arsyen se pse

ishte bërë aq i pa shpirt për botën njerëzore, sepse në fakt edhe ai dikur kishte qenë njeri, por

ishte shndërruar në një zog të tillë për të shkatërruar vetit e dobëta të njerëzve duke i urryer me

gjithë forcat tyre. Ai lufton për një shoqëri ku të gjithë njerëzit do të ishin të barabartë, ku njeriu

nuk duhet të shtypej nga njeriu, ku secili do të shërbehej sipas punës së vet, një shoqëri ku do të

vepronte arsyeja. Prandaj ai lufton kundër çdo të keqe njerëzore.

Në fund të veprës, autori na nxjerr të vërtetën në shesh. Tanimë dënohen të gjithë ata që kishin

shkaktuar vuajtjet e Verores, pikërisht ashtu siç e do ligji i shoqërisë njerëzore, sepse siq e thotë

edhe autori “Kockat i mbulon dheu, por të vërtetën kurrë”23

Romani pra ka një fund të lumtur duke gëzuar po kështu edhe lexuesit e vegjël, ku vije lajmi i

gëzuar për Losh Balën, i cili pas shumë vitesh mëson së është gjallë bija e tij e vetme Verorja

duke u bashkuar në fund me të, si dhe mëson që kishte jetuar deri tani me dy fëmijët e saj.

3.2.Figurat stilistike

Rexhep Hoxha përveçse te vepra “Lugjet e Verdha”, e ka bërë përdorimin e shumë figurave

artistike edhe tek vepra “Verorja”. Mund të themi që figurat e ngjashme i ka përdorur edhe në

këtë vepër, pasi që edhe mënyra e të shkruarit nuk ka ndryshuar shumë.

Figurat që do të doja t’i citoja janë vetëm disa prej tyre sepse ai ka përdorur shumë prej tyre dhe

nuk do të doja t’i përsërisja ato nga vepra paraprake.

Metafora padyshim që është figura më e përdorur në vepër, pastaj onomatopeja e personifikimi,

krahasimi e epifora. Përveç këtyre Rexhep Hoxha gjen përdorimin e figurave tjera duke pasuruar

veprën përmes tyre.

23

Astrit Bishqemi, Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, Sejko, 2001, fq. 170.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

20

Alegoria - është një nga figurat e përdorura në veprën e njohur për fëmijë “Verorja”. Autori

duke përdorur këtë figurë, kafshët i paraqet me virtytet e njeriut.

Qengji Galan i Verores paraqet fëmijën e pafajshëm dhe zemër mirë, por me anë të këtij

personazhi autori ka bërë përdorimin e dy figurave pra edhe të personifikimit, pasi që qengji

Galan fillon të flas si njeri. Alegori sepse kafsha paraqet një virtyt të njeriut dhe personifikim se

si flet.

“Unë dikur isha fëmijë, Kështu si je edhe ti.”24

Pyetja retorike - Zënë vend në veprën e Rexhep Hoxhës, sepse përmes saj autori i jep forcë e

intonacion të ngritur fjalisë.

“Ku stoliste më bukur pranvera se sa në fushat dhe luginat e Frashnjetit? Ku shkëlqenin gurrat e

shushuronin cutrat më gjallërisht se sa lugshtajave të Dardhës së Ahmatit? Mbi cilën kullë të

Krahinarit të madh rrezonte më me shkëlqim dielli se sa mbi kasollen e saj të lirë dhe

krenare?”25

“Kush ia lëshonte sytë për herë të parë asaj, e pse të shikonte harmoninë e ngjyrave të ylberit,

qëi lidhte dy skajet e qiellit të kaltër të Frashnjetit? Pse të shikonte bukurinë e diellit dhë të

hënës, laramaninë e livadheve të shtruara me lule?Pse të shikonte borën e bardhë të bjeshkëve të

larta kur shikonte kablushën e flokëve mbi ballin e saj si balli i hënës në të lindur?”26

Pra Rexhep Hoxha përveç që në një fjali ka përdorur pyetjen retorike, ku në një fjali të vetme

përdor edhe figurën e krahasimit, sepse bënë krahasim e pyetje në të njëjtën kohë duke

krahasuar kablushën e flokëve të mbi ballin e saj, me ballin e hënës në të lindur.

Krahasim - kemi edhe në rastet tjera si:

24

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 20. 25

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 34. 26

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 36.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

21

“Ata sy të kuq si të lepurit, ajo hundë majuce si sqepi i virrkeqes, ajo mjekër e mprehtë si turiri i

dhelprës dhe ato shalë të gjata si dy kërraba, mjaftojnë për të kuptuar se ç’shpirt e ç’zemër

gruaje ishte ajo.”27

Epiteti - padyshim që gjendet në veprën e Rexhep Hoxhës.

“Ai kishte edhe nënën, Shotën, një grua katanë, e fortë dhe zemërnike.”28

“Fati im qenka që të bëhem mish për Grishën zemërzezë!...29

Onomatopeja - është figura e cila gjen përdorimin më shpesh. Autori e përdor për imitimin

zërave të ndryshëm të kafshëve, shpendëve, natyrës apo ndonjë sendi, kështu duke e bërë veprën

më tërheqëse për lexuesit e vegjël.

“Hipja maje plehu, rrihja krahët, rrap! rrap! rrap!si gjel, dhe bërtitja:

-Kikirikoooo!”30

“Lëviz diçka, zhup! zhup! Hedhen ca hapa tinëzarë për t’u rrasur disi në mulli.”31

“Kur, ndërsa mijëra shpezë e dëgjojnë zogun Sqepartë-baaam!- dëgjohet një krismë pushke që

bën të jehojë gjithë Fusha e Larë. Sa ishin-përrrrrr!- cohen prej degësh dhe ngjan një tollovi sq

e madhe, sa që tronditen brigje dhe boka.”32

Rexhep Hoxha kur ka përdorur figurën e onomatopesë, ka përdorur edhe figurën e hiperbolës,

sepse si ka mundësi që me një tingull nga zogu sçepartë të jehojë gjithë Fusha e Lartë, apo si të

ndodhte një tollovi aq sa të tronditet brigje dhe boga.

Hiperbola - sigurisht që nuk mungon në veprën e Rexhep Hoxhës, pasi që ajo është ndërtuar

edhe në indin përrallor duke i dhënë më shumë hiperbolizim ngjarjeve apo personazheve të

caktuara.

27

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 10. 28

Rexhep Hoxha, Verorja, fq, 8. 29

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 20. 30

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 20. 31

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 30. 32

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 39.

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

22

“Të gjithë e dëgjojnë, madje edhe Fajkona, e cila me thonjtë dhe sqep mund të çonte përpjetë një

kalë, dëgjon më zemër të zbutur zërin e këngëtarit, e të poetit, dhe nga ngashërimi i hap krahët

dhjetë peshë të gjatë.”33

3.2. Mesazhi

Si nga aspekti përmbajtjësor, ashtu edhe në atë artistik, mund të veçohet si një nga romanet më të

njohura të letërsisë për fëmijë.

Te vepra shumë e njohur dhe e dashur për fëmijë “Verorja”, Rexhep Hoxha përcjell te lexuesit e

vegjël mesazhet e tij qëllim plote duke i përcjell ato në mënyrën më të duhur dhe të saktë. Edhe

pse autori përshkruan jetën plot me dramacitet e peripeti, kur njeriu i mirë bie viktimë e më të

fortit apo të pushtetshmit, mesazhin që na e përcjell e ka mjaftë të qartë një temë kjo shumë e

rëndësishme, ajo e besës së dhënë dhe mbajta e saj, se drejtësia njerëzore mbi të këqijat e saj në

fund gjithmonë do të dalë fitimtare.

33

Rexhep Hoxha, Verorja, fq. 39.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

23

KAPITULLI I KATËRT

Analizë e veprës “Ermali”, figurat stilistike dhe mesazhi

4.1. Analizë e veprës “Ermali”

Romani “Ermali” është një tjetër vepër e letërsisë për fëmijë e shkruar nga autori ynë Rexhep

Hoxha. Ai në këtë vepër trajton temën patriotike duke i dal në krah popullit, përmes veprës së tij

dhe duke e gërshetuar atë me jetën reale.

Tema e romanit ka të bëjë me vuajtjet e shqiptarëve nën pushtimin serb.

Në këtë vepër bëhet fjalë për një familje të vendosur në fshatin Lisar, ku zot shtëpie ishte

Mirush Dalani, për grua kishte Lulijen, të cilët kishin dy vajza të quajtura Teuta dhe Shqipja. Pas

disa vitesh në familje lind djali i shumë pritur të cilit ia vendosin emrin Ermal.

Në shtëpi mbretëronte harmonia familjare, derisa me hyrjen e Ermalit në shkollë fillojnë edhe

shqetësimet. Ditët kalonin, Ermali tashmë kishte mësuar të shkruante dhe të lexonte, përveç kësaj

ai ishte shumë i shkathët në mësime dhe ishte shembulli i mësuesit të tij Bardh Arrzait. Ai e

donte shumë Ermalin sepse e kishte nxënësin më të mirë në mësime dhe përveç kësaj atij i

pëlqente lënda e gjuhës shqipe ashtu sikur mësuesit Bardh. Në hartime gjithmonë ishte i pari.

Mirëpo diçka nuk shkonte sepse mësuesi Bardh nuk shihej mirë në sytë e serbëve, të cilët

mundoheshin më të gjitha forcat për ta nxjerr atë nga puna, sepse ishte i vetmi nga të gjithë

mësuesit që kishte guximin të ngrite zërin kundrejt padrejtësive që u bëheshin fëmijëve shqiptar.

Por që në fakt një mbështetje sado të vogël nuk e gjente tek drejtori i shkollës Col Kallushi, i cili

ua kishte frikën dhe kishte lidhje të forta me Draganin komandantin e policisë.

Vitet kalonin, edhe pse me shumë sfida në shkollë, në rrugë madje edhe në shtëpi Ermali tashmë

kishte dal në klasën e tetë, kur gjatë një loje futbolli ku ishin caktuar të luanin fëmijët shqiptar së

bashku me fëmijët serb, gjatë lojës ndodh një përleshje e zakonshme fëmijësh, mirëpo një gjë e

tillë për serbët ishte e patolerueshme të cilët vendosin ta përjashtojnë nga shkolla Ermalin së

bashku me shokun e tij më të mirë Shpatin.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

24

Pas shumë mundimesh e përpjekjesh, duke ngritur zërin kundër çfarëdo lloj padrejtësie, mësuesi

Bardh i rikthen në shkollë që të dy.

Ditët kalonin, thuajse çdo ditë dëgjohej diçka e re, presion e dhunë ndaj shqiptarëve. Ata i

thyenin xhamat, i thyenin varrezat, i prisnin pemët, në fund fajin ua lini shqiptarëve.

Autori ynë temën e romanit e fillon me trysnin që u bëhej shqiptarëve pikërisht në tokën e tyre.

Po t’u ndodhte atyre një gjë më e vogla alarmoheshin dhe ndëshkonin duke i futur nëpër burgje,

përderisa ushtarët shqiptar i mbytnin duke thënë që po bënin vetëvrasje. Një gjë e tillë ndodh

edhe me të fejuarin e Teutës, Dardanin.

Rexhep Hoxha është një nga autorët që trajton problemet ndërnacionale, të shqiptarëve me serbë,

problemet që ishin ndër vite, si; burgosjet, dënimet drakonike, tradhtitë, mashtrimet e

persekutimet që u bëheshin shqiptarëve. Ai po ashtu na paraqet realitetin e hidhur duke marr

parasysh faktin që kishte edhe shqiptarë të cilët nga frika dhe dëshira për të shpëtuar vetveten

ishin në shërbim të serbëve, e diçka të tillë e paraqet pikërisht në personazhin e vëllait të

Mirushit, babait të Ermalit, i cili u tregon atyre që Mirushi kishte një armë të fshehur në shtëpi

për vetë mbrojtje.

Momenti më dramatik në roman na paraqitet më rastin e vrasjes së Emalit, i cili po atë ditë kishte

rastisur të ruante bagëtinë dhe bie në duart e djalit të Draganit, Sinishtën, një akt ky i ndërmarr

pikërisht nga Dragani për të prekur popullin pikërisht aty ku i dhemb më së shumti, për të vrarë

të rinjtë shqiptarë, si dhe për të lënduar mësuesin e tij Bardhin dhe familjen e Ermalit.

Mirëpo një ngjarje e tillë trondit fshatin Lisar e sidomos familjen e Ermalit të cilët e përjetuan

shumë rëndë vdekjen e djalit të tyre të vetëm.

Kumriu një djalosh ky me të gjitha virtytet e një shqiptari të mirë, vjen te Mirushi dhe i tregon

se kishte parë ngjarjen tek Ermali atë ditë që po ruante bagëtinë, kur sheh veturën e kuqe dhe

pikërisht djalin e Draganit, Sinishtën i cili e vret dhe ikën me vrap për të mos u parë më. Kështu

pak nga pak, Mirushi mbledh fakte rreth vdekjes së Ermalit. Me ndihmën e shokëve të tij ai

bëhet gati për t’u dal në ballë atyre që kishin dorë në vrasjen e djalit të tij. Vija më e

receptueshme e këtij romani është idili, e që e mban gjallë edhe frymëzimin lirik të autorit, që

shënon lidhjen e pastër dhe fisnike të Florës me Ermalin. Autori i paraqet personazhet të pashëm,

duke ndërtuar harmoninë me veprimet e tij. Ata janë të përsosur jashtë reales.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

25

Edhe këtu autori është këmbëngulës në toponimet shqiptare (Lisar, Gurra e Lepurit, Gurra e

Larës, Arrazi, Bregu i Thanës, Shpella e Arushës etj.), si dhe në emërtimet e fëmijëve me emra

shqiptarë..

Në fund Rexhep Hoxha e përmbyll veprën me kapitullin “Këngët e pranverës shqiptare”, duke

zbuluar të gjithë ata që kishin dorë në vrasjen e birit të tij Ermalit, me anë të luftës që e bënë së

bashku më shokët, bashkëshorten e dy vajzat dhe me gjithë shokët e Ermalit.

4.2. Figurat stilistike

Te vepra “Ermali” autori ka trajtuar një tjetër tematikë për dallim nga dy veprat e tjera, sepse

këtu ka shqiptuar temën atdhetare e patriotike. Andaj edhe figurat stilistike kanë zënë një vend

mjaft të rëndësishëm duke bërë lexuesit të kenë vëmendjen e plotë gjatë leximit të saj.

Metafora - përderisa është edhe figura mbretëreshë në letërsi atëherë padyshim që zënë vend në

këtë vepër ku autori më pak fjalë dhe me një shprehje të veçantë na lë të kuptojmë atë që ka

dashur të thotë. Si:

“Flaka po më del për ujë”34

“I merret goja Ermalit i humbë fare fytyra prej turpit.”35

“Nga një qëndrim aq i ftoftë i zyrtarëve Mirushi bëhet akull.”36

Krahasimi - një tjetër figurë e përdorur mjaftë shumë në këtë vepër.

“Dhe e luan bishtin e ardhë si bora duke e shikuar me sy engjëllorë.”37

“Me ata sy të shkëlqyshëm bjëqielli e flokë të përdredhura si tylbeni, më atë shtat të hedhur e

fytyrë të qëruar si maza e tëmblit, ia tërhiqte vërejtjene secilit që ia lëshonte sytë.”38

“Ç’ishin ata lot, që vërshuan si rruzare margaritari faqeve të lëmuara të engjëllushës?”39

34

Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq .13. 35

Rexhep Hxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq. 38. 36

Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq. 122. 37

Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq. 17. 38

Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq. 28.

Page 26: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

26

Te fjalia e fundit që kam cituar përveç figurës së krahasimit, gjejmë pyetjen retorike pra në një

fjali të vetme autori ka bërë përdorimin e dy figurave. Një gjë e veçantë kjo te Rexhep Hoxha.

Hiperbola – poashtu figurë që e gjejmë gjatë leximit të veprës së klasikut tonë.

“O zotri Bardh, zotëri Bardh! Ti me fjalë edhe guri e zgjon.”40

Antiteza - është një tjetër figurë që na bie në sy gjatë leximi të veprës, ku autori e vë në dukje

përdorimin e saj, duke i vënë dy mendime të kundërta përballë njëra tjetrës, për të vërejtur tiparet

dalluese të tyre.

“Çohet Adani me një turr deri sa të bëhet të mos jetë as i gjallë as i vdekur.”41

Onomatopeja - figurë kjo që përdoret edhe në dy veprat paraprake, por që gjithmonë në

shkrimet e Rexhep Hoxhës do të ketë vendin e saj, pasi që romanet e tij karakterizohen me

imitimet e zërave të ndryshëm të natyrës apo edhe të shpendëve ose kafshëve.

“Mirëpo pas dhjetë minutash troket dikush në derë:

-Tak, tak, tak!”42

Rexhep Hoxha me anë të përdorimit të këtyre figurave veprën pa dyshim që e bënë tërheqëse për

lexuesin por e bënë edhe artistikisht të bukur duke e paraqitur në mënyrën më të mirë para

lexuesit.

4.3 Mesazhi

Mesazhi që përcjell autori Rexhep Hoxha është i dukshëm. Ai na paraqet realitetin shqiptar në

rreth 200 faqet e librit të tij “Ermali” duke i shfrytëzuar për material ngjarjet e fakte të

tmerrshme, që bëheshin ndaj popullit të tij.

Vepra hyn në llojin e lirikës atdhetare, sepse trajtohet tema e dashurisë ndaj atdheut.Romani

është i shkruar në një gjuhë të pastër dhe të bukur, duke e qasur lexuesin direkt në temë.

39

Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq. 133. 40

Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq. 140. 41

Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq. 107. 42

Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000, fq. 34.

Page 27: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

27

Mesazhi i kësaj vepre ndryshon nga ai i dy veprave paraprake sepse këtu trajtohet tema atdhetare

e patriotike, duke i lënë lexuesit e vegjël të kuptojnë që atdheu është vendi i cili duhet mbrojtur e

sakrifikuar edhe jetën për të. Po ashtu përcjell mesazhin se armiku gjithmonë mundet nëse fuqitë

mblidhen së bashku dhe që në fund të fundit drejtësia del në dritë.

Page 28: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

28

KAPITULLI I PESTË

4. Kritika letrare për veprën e autorit Rexhep Hoxha

Rexhep Hoxha duke qenë figurë e rëndësishme e letërsisë shqipe nuk ka mbetur pa u trajtuar

kritika për punën e tij. nga autorë të ndryshëm. Për të, ka kritika nga më të ndryshmet;

Prof. Dr. Faik Shkodra

“Ndër krijuesit e shquar që dhanë ndihmesë të çmueshme në zhvillimin e kësaj letërsie, pra, edhe

në përsosjen e avancimin e kësaj gjuhës letrare, vlen të përmendet krijuesi Rexhep Hoxha. i cili

në mënyrë të suksesshme i ka përmbushur objektivat që kanë të bëjnë me pasurimin dhe

zhvillimin gjithnjë më cilësor të letërsisë për fëmijë.”43

Prof. Hasan Mekuli

“Kështu duke u bazuar në opusin poetik të Rexhep Hoxhës, Hasan Mekuli shprehet se Rexhep

Hoxha është një autor i spikatur, i talentuar dhe aktiv, paraqitja e të cilit nuk është rastisje,

por..”dëshmi e veçantë dhe kuptimplote letrare, që përkon me krijimin e bazës së parë të fortë,

me konstituimin e kësaj dege të letërsisë ndër ne, në përgjithësi, dhe të letërsisë për fëmijë, në

veçanti”.44

Mr. Leonita Gega-Musa

“Kështu poeti Rexhep Hoxha, duke e shfrytëzuar muzikalitetin e këngës popullore, do të krijojë

vargje artistike mjaft cilësore, edhe pse nganjëherë do të qëllojë që ndonjë krijim i tij poetik të

jetë vetëm një imitim i llojit të imitimit total të këngës gojore për fëmijë.”45

43

Faik Shkodra, Veshtrime për letërsinë për fëmijë, Rozafa, Prishtinë, 2000, fq. 7. 44

Leonita Gega - Musa, Përkimet e letërsisë gojore me poezinë e shkruar për fëmijë, Prishtinë, 2004, fq. 56. 45

Leonita Gega - Musa, Përkimet e letërsisë gojore me poezinë e shkruar për fëmijë, Prishtinë, 2004, fq. 62.

Page 29: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

29

Përfundimi

Nga i gjithë ky vështrim që është bërë rreth prozës së klasikut të letërsisë tonë për fëmijë të

Rexhep Hoxhës, arritëm në përfundim se; Porza e tij është shumë e pasur dhe e mbushur me

vlerë, e cila trajton tema të ndryshme që i përkasin shoqërisë në përgjithësi. Rexhep Hoxha me

gjuhën e tij të bukur e të pasur dëshmon mjeshtërinë e tij artistike. Prozën për fëmijë e ndërtoi

në bazë të frymëzimeve të tij personale.

Moralin dhe diturinë i përdori si elemente kryesore për zhvillimin e intelektit të fëmijëve, duke i

kushtuar rëndësi të veçanë të atdheut, duke e trajtuar atë temë më një kujdes të veçantë, për t’u

zgjuar atyre ndjenjën e patriotizmit, prandaj proza e tij ka një rëndësi të veçantë për shkak të

temave që ka trajtuar duke përcjell me to mesazhe të fuqishme te lexuesit e vegjël.

Duke e bërë përdorimin e duhur të figurave stilistike, ai e bënë veprën tërheqëse dhe kuptim

plote. Një tjetër veçanti e Rexhep Hoxhës është që përveç se veprat e tij të shkruara si romane ai

e ndërlidh mjaft bukur me indin përrallor, ndonjëherë na shpie në botën fantastike por duke na

rikthyer përsëri te realja.

Në roman autori ka shfrytëzuar forma të ndryshme rrëfimi, duke marrë shpesh rolin e rrëfimtarit.

Ai flet për ngjarjet, për personazhet, për viset e ndryshme. Thuajse është i pranishëm në çdo

skenë duke na informuar për ndodhitë e ndryshme, të cilat gjenden larg nesh si në aspektin

kohor, ashtu edhe hapësinor.

Veç kësaj, si formë mjaft të përshtatshme ai përdor formën e dialogut, përmes të cilës shpalos

botën intime të heronjve të vegjël, synimet dhe përpjekjet e tyre që të zotërojnë dhe të njohin

sfera të ndryshme të dijes me fakte të reja të përvojës jetësore.

Prandaj, duke e përfunduar këtë punim, mund të them që Rexhep Hoxha është klasiku i cili

gjithmonë do të mbetet në mendjen e fëmijëve, përderisa veprat e tij vazhdojnë të lexohen edhe

në ditët e sotme duke i bërë ballë kohës. Stili i tij i lartë, me figuracion të pasur e bënë prozën e

tij atraktive, të dashur dhe tërheqëse.

Page 30: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · Proza për fëmijë që është trajtuar në këtë punim, është mjaftë tërheqëse dhe e rëndësishme, sepse ndikon në

30

Bibliografia (Literatura)

1. Hyrje në teorinë e letërsisë, (Dispencë)

2. Rexhep Hoxha, Lugjet e Verdha, Prishtinë, 2002.

3. Rexhep Hoxha, Verorja, Shtëpia botuese “Lugjet e Verdha”,

4. Rexhep Hoxha, Ermali, Prishtinë, 2000.

5. Astrit Bishqemi, Historia e letërsisë Shqiptare për fëmijë, Sejko, Elbasan, 2004.

6. Agim Deva, Poezia Shqipe për fëmijë, Rilindja, Prishtinë, 1982

7. Shkodra, Faik, Vështrime për letërsinë për fëmijë, Rozafa, Prishtinë, 2000.

8. Leonita Gega – Musa, Përkimet e letërsisë gojore me poezinë e shkruar për fëmijë, Prishtinë,

2004.