2
“Pse duhet të studiohet vepra e Gjergj Fishtës?” Atë Gjergj Fishta për një gjysme shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqiptare. Ai është i pari shkrimtar madhor shqiptar, që gjithë jetën e tij krijuese e kaloi në vendlindje. Fishta ishte një prozator, poet dhe përkthyes. Ai gjithashtu njihet si veprimtar, patriot i flaktë, deputet, akademik i kulturës italiane dhe politikan i atdheut. Gjergj Fishta është i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmimin Nobel. Në kohën e tij Fishta ishte protagonist i kulturës shqiptare, që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare. Atë Gjergj Fishta punoi në fushën e letërsisë përreth dyzet vite dhe krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë. Ai u pagëzua “epiku më i madh i shekullit”, për veprën e cilësuar si “Bibla e lëvruesve të shqipes”, “Lahuta e Malcis”. U bë satiriku më i njohur i gjuhës shqipe me “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit”. Shkroi drama e tragjedi të tilla si: “Juda Makabe”, “Jerina”. Është gjithashtu i njohur me esetë dhe studimet për çështje të kulturës shqiptare dhe për probleme estetike të artit. Për këto vepra, Fishta është cilësuar “Militant i letërsisë shqipe” nga Lasgush Poradeci dhe “Poet kombëtar i shqiptarëve” nga Eqerem Çabej. Fatkeqësisht vepra e Fishtës ne periudhën e komunizmit është censuruar dhe nuk ka qenë i mundur studimi i tij në shkolla. Vepra e tij u cennsurua, sepse Fishta konsiderohej si përfaqësues kryesor i katolicizmit, por stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë si kryearmikun e vet. Vetëm pas periudhës komuniste është bërë i mundur leximi dhe studimi i veprës së tij në shkolla dhe jashtë saj. Vepra e Atë Gjergj Fishtës duhet studiuar për vetë faktin se ai ishte një shkrimtari me prirje të veçantë artistike dhe me një hapësirë të madhe krijuese. Vepra e tij i tejkalon kufinjtë dhe nuk njeh indiferentizëm. Fuqia e

Pse duhet te studiohet vepra e Gjergj Fishtes

  • Upload
    angikill

  • View
    1.784

  • Download
    33

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Rendesia e vepres se Fishtes

Citation preview

Page 1: Pse duhet te studiohet vepra e Gjergj Fishtes

“Pse duhet të studiohet vepra e Gjergj Fishtës?”

Atë Gjergj Fishta për një gjysme shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqiptare. Ai është i pari shkrimtar madhor shqiptar, që gjithë jetën e tij krijuese e kaloi në vendlindje. Fishta ishte një prozator, poet dhe përkthyes. Ai gjithashtu njihet si veprimtar, patriot i flaktë, deputet, akademik i kulturës italiane dhe politikan i atdheut. Gjergj Fishta është i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmimin Nobel.

Në kohën e tij Fishta ishte protagonist i kulturës shqiptare, që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare. Atë Gjergj Fishta punoi në fushën e letërsisë përreth dyzet vite dhe krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë. Ai u pagëzua “epiku më i madh i shekullit”, për veprën e cilësuar si “Bibla e lëvruesve të shqipes”, “Lahuta e Malcis”. U bë satiriku më i njohur i gjuhës shqipe me “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit”. Shkroi drama e tragjedi të tilla si: “Juda Makabe”, “Jerina”. Është gjithashtu i njohur me esetë dhe studimet për çështje të kulturës shqiptare dhe për probleme estetike të artit. Për këto vepra, Fishta është cilësuar “Militant i letërsisë shqipe” nga Lasgush Poradeci dhe “Poet kombëtar i shqiptarëve” nga Eqerem Çabej. Fatkeqësisht vepra e Fishtës ne periudhën e komunizmit është censuruar dhe nuk ka qenë i mundur studimi i tij në shkolla. Vepra e tij u cennsurua, sepse Fishta konsiderohej si përfaqësues kryesor i katolicizmit, por stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë si kryearmikun e vet. Vetëm pas periudhës komuniste është bërë i mundur leximi dhe studimi i veprës së tij në shkolla dhe jashtë saj.

Vepra e Atë Gjergj Fishtës duhet studiuar për vetë faktin se ai ishte një shkrimtari me prirje të veçantë artistike dhe me një hapësirë të madhe krijuese. Vepra e tij i tejkalon kufinjtë dhe nuk njeh indiferentizëm. Fuqia e fjalës që vepra zotëron të pushton edhe atëherë kur nuk pajtohesh me mënyrën e të menduarit të tij. Teksti i tij zotëron një fuqi epike dhe është i aftë ta bëjë lexuesin të ndiejë magjinë. Fishta duhet studiuar jo vetëm për bukurinë e krijimtarisë, por edhe për vlerat atdhetare, shoqërore, morale e kulturore që ajo mbart. Atë Gjergj Fishta duhet studiuar, për faktin se ai është një shkrimtar i madh, krijimtaria e të cilit është një qëndresë dhe kushtrim lirie.