21
REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUCIONET ARSIMORE JOPUBLIKE “FLATRAT E DIJES” Fier Tel: 038 32 43 09 L. “Sheq i vogël”, Rr. “Sh.L.Murialdo” [email protected] “FLATRAT E DIJES” QE NGA KRIJIMI, INVESTIM VETEM PER CILESINE, BASHKEUDHETARE ME TEKNOLOGJITE ME TE REJA TE EDUKIMIT! (material prezantues) STRUKTURA INSTITUCIONALE E “FLATRAVE TE DIJES” 1-ARSIM PARASHKOLLOR (KOPSHTI) 2-ARSIMI BAZE 9-VJEÇAR 3-ARSIMI I MESEM I PERGJITHSHEM (3-VJEAR) 4-KONSERVATORI ARTISTIK 5-QENDRA E GJUHEVE TE HUAJA, KOMPJUTERIT DHE E KURSEVE PERGATITORE “FLATRAT E DIJES” Nisin veprimtarine e tyre mesimore-edukative ne vitin shkollor 2000-2001 me urdher nr 4085/1b,dt 05.10.2000.te Ministrit te Arsimit dhe Shkences, si shkolle 8-vjeçare jopublike me cikel te plote si me poshte: Cikli i ulet 8 klasa, 124 nxenes, 9 mesues Cikli i larte 8 klasa, 157 nxenes, 14 mesues Shkolla 8-vjeçare 16 klasa, 281 nxenes, 23 mesues

Prezantimi Flatrat e Dijes

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Historiku i institucioneve arsimore jo publike Flatrat e Dijes

Citation preview

Page 1: Prezantimi Flatrat e Dijes

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUCIONET ARSIMORE JOPUBLIKE

“FLATRAT E DIJES” Fier

Tel: 038 32 43 09 L. “Sheq i vogël”, Rr. “Sh.L.Murialdo” [email protected]

“FLATRAT E DIJES” QE NGA KRIJIMI, INVESTIM VETEM PER CILESINE,

BASHKEUDHETARE ME TEKNOLOGJITE ME TE REJA TE EDUKIMIT!

(material prezantues)

STRUKTURA INSTITUCIONALE E “FLATRAVE TE DIJES”

1-ARSIM PARASHKOLLOR (KOPSHTI) 2-ARSIMI BAZE 9-VJEÇAR 3-ARSIMI I MESEM I PERGJITHSHEM (3-VJEAR) 4-KONSERVATORI ARTISTIK 5-QENDRA E GJUHEVE TE HUAJA, KOMPJUTERIT DHE E KURSEVE PERGATITORE

“FLATRAT E DIJES” Nisin veprimtarine e tyre mesimore-edukative ne vitin shkollor 2000-2001 me urdher nr 4085/1b,dt 05.10.2000.te Ministrit te Arsimit dhe Shkences, si shkolle 8-vjeçare jopublike me cikel te plote si me poshte: Cikli i ulet 8 klasa, 124 nxenes, 9 mesues Cikli i larte 8 klasa, 157 nxenes, 14 mesues Shkolla 8-vjeçare 16 klasa, 281 nxenes, 23 mesues

Page 2: Prezantimi Flatrat e Dijes

Ish godina e shkolles 8-vjeçare, sot godina e shkolles se mesme E para shkolle 8-vjeçare jopublike ne rrethin e Fierit. Investim prej 750 mije dollaresh Ndertuar sipas nje projekti enkas per shkolle, me 20 dhoma mesimi, ajer i kondicionuar. Paisjet e klasave, hapsire drite natyrale, siperfaqe klase per nxenes, meter kub ajer per nxenes, te gjitha sipas standarteve evropiane.

E PAISUR ME TE GJITHE INFRASTRUKTUREN DIDAKTIKE TE NEVOJSHME

. Laborator per Biblioteke Laborator kimie

gjuhet e huaja

Laborator fizike, Palester Salle force

Page 3: Prezantimi Flatrat e Dijes

Terrene sportive

“Flatrat e dijes” e para shkolle qe ne vitin 2000 ngriti te parin laborator informatike, fjala e fundit e TIK –ut per ate kohe.

Shkolla ofronte dhe ofron transport, studim pas mesimit deri ne ora 16:00 dhe ushqim per

te gjithe nxenesit me zgjedhje te lire

Mjedise te tjera te bollshme e çlodhese, te gjitha te standarteve te kohes e me ajer te kondicionuar

Page 4: Prezantimi Flatrat e Dijes

Ne vitin shkollor 2001-2002 çelet edhe shkolla e mesme me te njejtin emer, me urdher nr 242, dt. 16.09.2001. te Ministrit te Arsimit dhe Shkences, me dy klasa dhe 48 nxenes gjithsej. Njekohesisht perurohet edhe fillimi i punimeve per ndertimin e nje godine te re shkollore me nje projekt me ambicioz nga ai i pari. Nje vit me vone, me 18 shtator 2002, perfundojne punimet dhe perurohet godina e re kater kateshe, investim qe kapi shifren 1.250.000 dollare, me 26 dhoma mesimi, laboratore per kimine, fiziken, gjuhet e huaja, informatiken, biblioteke, palester, salle konferencash, salle koncertesh, kuzhine dhe mense, terrene sportive per lojra me dore e minifutboll, te gjitha me pajisje te standarteve europiane, me sistem ventilimi e kondicionimi, e vendosur ne nje truall me siperfaqe rreth 5000 meter katror. Ne godinen e re vendoset shkolla 8-vjecare (sot shkolla 9-vjecare), ndersa godina ekzistuese i mbeti shkolles se mesme.

Sot shkolla 9 - vjeçare

Page 5: Prezantimi Flatrat e Dijes

Holli i katit te pare

OBORRI PERPARA SHKOLLES

OBORRI PERPARA SHKOLLES

SALLA E EKSPOZITAVE SALLA E EKSPOZITAVE

Page 6: Prezantimi Flatrat e Dijes

SALLA E KONFERENCAVE

SALLA E KONFERENCAVE

Laboratori i informatikes Kabineti i gjeografise

Kabineti i historise

Page 7: Prezantimi Flatrat e Dijes

Terrene sportive

Ne vitin shkollor 2003-2004 çelet edhe kopshti “Flatrat e dijes”, duke realizuar keshtu nje nga objektivat tona afatmesem, ate te arsimimit dhe edukimit bashkekohor te femijeve te bashkeqytetareve tane e me gjere, ne te tre nivelet e shkollimit parauniversitar, arsim parashkollor, 8-vjeçar dhe ate te mesem..

Godina e kopshtit

Salla mesimi Dhoma fjetje

Page 8: Prezantimi Flatrat e Dijes

Koncert i femijeve te kopshtit

Viti shkollor 2003-2004 fillon si me poshte: - KOPSHTI 2 klasa, 32 nxenes, 2 mesues. - SHKOLLA 8-VJECARE. 23 klasa, 416 nxenes, 38 mesues - SHKOLLA E MESME 12 klasa, 273 nxenes, 23 mesues

GJITHSEJ 37 klasa, 721 nxenes, 63 mesues

Ne shkurt 2008 çelet konservatori artistik “Flatrat e dijes”

Konservatori artistik “Flatrat e dijes”, ofron formim artistik ne dy departamente:: Ne departamentin e muzikes me degen instrument (piano, violine, kitare, fizarmonike, klarinet, flaut etj) dhe deget dirigjim, kompozicion e kanto. Ne departamentin e dansit me deget kercim-klasik, kercim-modern dhe kercim-karakteri popullor Formimi muzikor dhe aftesimi si balerin do te behet ne kater nivele: Niveli fillestar - 2 vjet Niveli inferior - 3 vjet Niveli mesatar -3 vjet Niveli i larte – 4 vjet Ky formim do te realizohet ne mjediset moderne te konservatorit tone si klasa instrumentesh, salla e baletit me parket dhe e veshur me pasqyra, videoprojektor, piano, foni, salle koncertesh, etj. Mesimi ne departamentet e muzikes dhe dansit ofrohet per te gjitha moshat, duke filluar

nga mosha 4 vjeç.

Page 9: Prezantimi Flatrat e Dijes

Ceremonia e çeljes se konservatorit

Koncert i nxenesve dhe mesueseve Trio ne klarinete te konservatorit

Grupi i baletit Trio ne kitare

Page 10: Prezantimi Flatrat e Dijes

Ne tetor 2008 çelet

Qendra e gjuheve te huaja e kompjuterit dhe e kurseve pergatitore « Flatrat e dijes »,

Qendra Ofron kurse te te githa niveleve per thellimin e njohurive ne kompjuter, ne gjuhet e huaja (anglisht, frengjisht, italisht), dhe gjithe lendet e tjera shkollore. Qendra « Flatrat e dijes », e vetmja qender e akredituar : 1. Per dhenien e Çertifikates Europiane per Kompjuter Xpert – ecp 2. Per dhenien e Çertifikates Nderkombetare per Kompjuter IC3. 3. Per Çertifikatat nderkombetare per anglisht TOEFL dhe SAT. 4. Per provimet Esol te Cambridge, Pet, Ket, FCE etj. Programet mesimore moderne, mesuesit me eksperience e suksese shumevjeçare, metoda te avancuara interaktive e te integruara me fjalen e fundit te teknologjive multimediale – SMART – BOARD, jane garanci per kalimin me sukses te ketyre testimeve. Çertifikimet e akredituara, avantazhe te pakrahasueshme per studimet universitare e tregun e punes ne Evrope e me gjere.

SOT NE 10-VJETORIN E TYRE “FLATRAT E DIJES” JANE NJE KOMPANI ARSIMORE E

VERTETE ME PESE INSTITUCIONE.

Page 11: Prezantimi Flatrat e Dijes

STRUKTURA ORGANIZATIVE E INSTITUCIONEVE ARSIMORE “FLATRAT E DIJES”

Institucionet Arsimore Jopublike “Flatrat e dijes” drejtohen nga nje

“BORD DREJTUES”. PERBERJA E BORDIT 1. Presidenti i “Flatrave te dijes” Kryetar 2. Drejtori i pergjithshem anetar 3. Zv. Presidenti anetar 3. Drejtoresha e shkolles se mesme anetare 4. Drejtoresha e shkolles 9-vjeçare anetare 5. Drejtoresha e TIK anetare 6. Administratori anetar

Page 12: Prezantimi Flatrat e Dijes

Nje specialist i jashtem, me kontribute te vleresuara ne sistemin tone arsimor, vlereson nga jashte punen e bordit dhe te çdo drejtuesi ne veçanti

BORDI DREJTUES eshte “parlamenti” yne, organi me i larte vendimarres dhe politikberes i

“Flatrave te dijes”.

Kompetencat vendimarrese te Bordit lidhen me:

- Miratimin e politikave te perbashketa te shkollave, ne mbeshtetje te strategjise kombetare te arsimit.

- Planifikimin efikas te burimeve dhe te veprimtarive ne funksion te cilesise se edukimit te nxenesve.

- Menaxhimin efikas te burimeve njerezore, materiale, didaktike dhe financiare. - Vleresimin objektiv te arritjeve etj.

Institucionet, pjese perberese te “Flatrave te dijes”, kopshti, shkolla 9-vjeçare ajo e mesme dhe konservatori realizojne veprimtarite mesimore edukative, te pavarura nga njera tjetra e ne perputhje te plote me ligjin “Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”, planin mesimor, programet, tekstet e metodat e gjuheve te huaja te miratuara nga MASH, si dhe politikat e percaktuara nga Bordi Drejtues i institucioneve tona. Secila prej tyre ka strukturen e vet organizative, te propozuar nga vete ato e te miratuar nga Bordi drejtues. Stafet drejtuese te shkollave perbehen nga drejtori, zv.drejtori dhe administratori. Per secilin anetar te stafit drejtues te shkollave Bordi ka percaktuar edhe fushat perkatese te pergjegjesive. Pranimi i nxenesve tek “Flatrat e dijes” behet me konkurs ne te gjitha vitet e shkollimit (nga klasa e pare e ciklit te ulet deri ne klasen e dymbedhjete). Nxenesit e shkollave tona kalojne nga nje nivel shkollimi ne tjetrin pa konkurs. Ne shkollen 9-vjeçare nxenesve ju ofrohet edhe mundesia e ngrenies se drekes dhe ajo e studimit pasdite nen kujdesin e mesueseve te te gjitha lendeve, kundrejt nje pagese simbolike, per dy ore studim ne dite, nga e hena ne te premten e per çdo jave. Ne te tre nivelet e shkollimit nxenesve ju garantohet edhe transporti. Aktualisht java mesimore eshte 5-diteshe. Diten e shtune ofrohen sherbime speciale ne ndihme te argetimit e thellimit te metejshem te dijeve te nxenesve sipas interesave e nevojave te tyre. Numri i nxenesve per klase: Ne ciklin e ulet, 20 nxenes per klase Ne ciklin e larte, 20-22 nxenes per klase

Page 13: Prezantimi Flatrat e Dijes

Ne shkollen e mesme 22-25 nxenes per klase

MISIONI I “FLATRAVE TE DIJES” Institucionet «Flatrat e dijes» synojne qe te gjithe nxenesit qe i ndjekin ato, pavaresisht nga veçorite individuale, interesat, nevojat, motivet dhe qendrimet ndaj mesimit dhe shkolles, te deshmojne nivele te kenaqeshme / ose shume te larta arsimimi dhe edukimi, duke ju afruar gjithmone e me shume standardeve bashkekohore, per te qene konkurente te suksesshem ne studimet universitare, lehtesisht te integrueshem ne tregun e punes si qytetare te botes se lire dhe te pajisur me edukaten e te mesuarit gjate gjithe jetes. Ralizimi i ketij misioni mbeshtetet ne keto pika te forta te institucioneve tona:

- Ne infrastrukturen moderne e te standarteve te avancuara europiane. Ne stafin drejtues e mesues te perzgjedhur, nder me te miret ne rreth e ne proces trainimi e zhvillimi profesional me konsulent te jashtem. Ne bazen didaktike mesimore ne persosje e modernizim te vazhdueshem. Ne veçanti integrimi i plote i procesit mesimor me fjalen e fundit te inovacioneve teknologjike – tabelat interaktive multimediale (TIM) Per futjen ne proçesin mesimor te kesaj teknologjie (TIM) jane investuar 150 mije euro. Ne filozofine e drejtimit qe synon standarte bashkekohore, nje filozofi qe mbeshtetet ne parimin sipas se ciles, njerezit qe ndihen mire, qe punojne ne nje klime mbeshtetese, nxitese; motivuese, qe perfshihen ne kultura bashkepunuese dhe reformuese, me siguri mund te arrijne rezultate te mira. Nje filozofi ku te gjithe sebashku kane si fokus kryesor nxenesin, nxenien dhe vetnxenien e tij. Ne konceptimin e shkollave tona si “Mbreteri” e femijeve dhe e te rinjve, ku ata afirmohen dhe formohen, si vend i lulezimit te gjithanshem te personalitetit te tyre, si nje mjedis shoqeror ku njihen, respektohen dhe garantohen lirite e te drejtat ligjore te tyre. Ne perpjekjet per kultivimin e nje kulture komunikimi qe ka ne themelin e saj shkembimin e vlerave te nje shoqerie demokratike. Ne krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe nxenesit, me synim shmangien e diskriminimit intelektual nder ta dhe krijimin e kushteve optimale per zbulimin e fushave te inteligjences (prirjeve) dhe zhvillimin e tyre tek te gjithe ata.

Page 14: Prezantimi Flatrat e Dijes

“Flatrat e DIJES”

NE 10-VJETORIN E KRIJIMIT Me arritjet e shkelqyera, pjese e elites se arsmit tone kombetar

ARRITJE TE NXENESVE TE SHKOLLES SE MESME: - Nxenes qe ruajne rezultatet ne te gjitha vitet e shkollimit. - Rreth 500 maturante te diplomuar ne 7 vjet.

- 100% e maturanteve te diplomuar, vazhdojne studimet ne universitete brenda dhe jashte vendit.

- 84 vende nderi ne ballafaqimet e shkalle qarku. - 22 çmime ne ballafaqimet ne olimpiadat kombetare.

- 18 perfaqesime ne olimpiada boterore.

- 2 medalje ne olimpiada boterore.

Page 15: Prezantimi Flatrat e Dijes

5 medalje ari nga maturantet ne 6 vjet.

- 2 prizma te argjente e bronzte.

ARRITJE TE NXENESVE TE SHKOLLES 9-VJEÇARE. - Nxenes qe ruajne rezultatet ne te gjitha vitet e shkollimit. - Rreth 800 nxenes kane mare deftese lirimi me rezultate te mira dhe

shume te mira.

- 74 vende nderi ne olimpiada ne shkalle rrethi e qarku. - 34 vende nderi ne olimpiada mbarekombetare e nderkombetare.

Page 16: Prezantimi Flatrat e Dijes

Tek ‘‘Flatrat e dijes“, nxenes aktive e protagoniste ne tere procesin e ndryshimeve qe realizojme,

Page 17: Prezantimi Flatrat e Dijes

mjedis social e demokratik

BASHKEPUNIM, SOLIDARITET DHE MBESHTETJE PER BASHKEMOSHATARET E SHKOLLAVE PUBLIKE TE RRETHIT

1. KONKURS SHKENCOR I PERVITSHEM ME NXENESIT E

TALENTUAR TE SHKOLLAVE PUBLIKE NE MATEMATIKE E SHKENCAT E NATYRES

PAMJE NGA CEREMONITE E NDARJES SE ÇMIMEVE PER FITUESIT E VENDEVE TE NDERIT

Page 18: Prezantimi Flatrat e Dijes

NE KONKURSET SHKENCORE

1. Keta konkurse jane nje mundesi e mire qe nxenesit e ketyre shkollave te shpalosin dijet dhe aftesite e fituara ne keto lende ne shkollat respektive me bashkemoshataret e shkollave te tjera te qarkut.

2. Pjesemarrja ne nje ballafaqim te tille masiv shkencor, do te vere ne lëvizje tere potencialet e nxenesve per tu përgatitur seriozisht e per te arritur rezultatet me te mira te mundshme, çka perben nje eksperience te rendesishme per secilin prej tyre.

3. Te inkurajoje e te rrise pergjegjesine e shkollave 9-vjeçare dhe ne menyre te veçante te mesuesve te lendeve shkencore per nevojen e nje mbështetjeje te fuqishme me sherbime (mesimore) speciale te kësaj kategorie nxenesish.

Page 19: Prezantimi Flatrat e Dijes

2. FLATRAT E DIJES” NE BASHKEPUNIM ME DREJTORINE

RAJONALE TE ARSIMIT FIER

ORGANIZOJNE FESTIVALIN E PERVITSHEM TE GRUPEVE ARTISTIKE TE KOPSHTEVE PUBLIKE E JOPUBLIKE TE RRETHIT.

I. QELLIMI I VEPRIMTARISE Qellimi i ketij festivali eshte perfshirja e

femijeve te kopshteve ne veprimtari artistike masive e te larmisheme, ne perputhje me prirjet e deshirat e tyre:

a) per krijimin e nje atmosfere festive e te gezueshme per te gjithe femijet e kopshteve. b) Tu japim te gjithe femijeve nje mundesi me shume per te mesuar te jetojne dhe veprojne se bashku, te krijojne miqesi te reja dhe te forcojne ndjenjen e bashkepunimit. c) Te kembejne pervojat e tyre artistike dhe njekohesisht te prezantojne prirjet dhe talentet e tyre ne kenge, aktrim, vallzim etj. d) Te njihen me elemente te mjedisit pertej kufijve te kopshtit te tyre e te pervetesojne elemente te tradites dhe kultures se ketij mjedisi.

Page 20: Prezantimi Flatrat e Dijes

INTEGRIMI I PLOTE I PROCESIT MESIMOR ME FJALEN E FUNDIT TE TEKNOLOGJIVE TE EDUKIMIT

DOMOSDOSHMERI PER NDRYSHIME RADIKALE NE CILESINE

E MESIMDHENIES E ATE TE NXENIES. Ne shtator 2006 BORDI DREJTUES i “Flatrave”, vendosi per ngritjen e mediatekave (qendrave multimediale) nga nje per secilen shkolle. Ne 6 mars 2007, ne prag te festes se mesuesit, ne mjediset e bibliotekes te shkolles 9-vjeçare behet perurimi i mediatekes, e para qender multimediale ne sistemin arsimor ne qarkun e Fierit dhe nder te parat ne shkalle vendi. Pak me vone mediateka u be realitet edhe ne shkollen tone te mesme. Per tre vjet rresht qendrat tona multimediale, tashme te lidhura edhe me internetin, u bene qendra te rendesishme te gjitheperfshirjes aktive e krijuese te nxenesve tane ne procesin e te mesuarit. Jo vetem kaq, por ata nen udheheqjen e mesueseve te tyre pasionante e te dashuruar pas teknologjive multimediale, u bene protagonist te eksperimentimit dhe modelimit te tipeve me te rinj te te mesuarit, TE MESUARIT ME NE QENDER NXENESIN DHE TE MESUARIT ME BAZE PROJEKTET, duke u bere dhe qendra eksperience e trajnimi njekohesisht per nxenes, mesues e drejtues te te gjithe shkollave te rrethit. Por, zhvillimet teknologjike ecin vrullshem..... Dhe “Flatrat e dijes” si bashkeudhetare me risite teknologjike e partnere te se ardhmes, marin vendimin e rendesishem: Ne vitin shkollor 2010-2011, te gjithe mjediset mesimore te ”Flatrave te dijes” ( gjithsej 45 klasa), te paisen me :

”MJETE TE MENDJES”, MJETET E SE ARDHMES, TEKNOLOGJINE SMART BOARD – TABELAT INTERAKTIVE MULTIMEDIALE,

Page 21: Prezantimi Flatrat e Dijes

ÇFARE OFROJNE TABELAT INTERAKTIVE MULTIMEDIALE? - garanci te plote per ndryshime radikale ne cilesine e te mesuarit per te gjithe nxenesit. - shumllojshmeri te te mesuarit (me ane te prekurit, me ane te shkrimit, me ane te degjimit, me ane te lidhjes ne çast me burimet ne internet, etj) - menyre organizimi qe trondit thelle tradicionalizmin apatik te procesit mesimor. - proces mesimor gjithperfshires, krijues, aktiv e frymezues per te gjithe nxenesit. - kulture e re komunikimi ne klase, ku komunikimi mesues – nxenes rrjedh me lehtesi. - vemendja e te gjithe nxenesve eshte e fokusuar ne materialet multimediale qe prezantohen ne tabelen interaktive, nga mesuesi e nga nxenesit e klases. Nxenesit dhe mesuesit mund te bejne shenime ne keto tabela ashtu si ne nje bllok shenimesh, mund te zgjidhin ushtrime, mund te prezantojne projekte e ide dhe te gjitha keto mund te ruhen dhe te rimeren sa here eshte e nevojshme, mund te shperndahen ne pajisje ruajtjeje dixhitale, mund ti dergohen nxenesve ne shtepi, prinderve te nxenesve per tu njohur me punet e femijeve te tyre, por edhe tek njeri tjetri. Aspekti kyç per nje pervoje te tille eshte prekja. Thjesht prekim siperfaqen e tabeles interaktive per te zgjedhur opsionet e duhura te menyse ose ikonat, ndersa per te bere shenime kapim nje stilolaps ose perdorim gishtin tone. Do te shohim qe do te shfaqen shkrime, grafike, faqe ne Internet, prezantime ne PowerPoint, prezantime fotosh e videosh etj. dhe mund te shtojme shenime te reja mbi dokumenta. Ne periudhen janar 2010 nisi procesi i trajnimit te stafit mesues te ”Flatrave” per perdorimin e TIM, proces i cili vazhdon me sukses edhe sot; ne gusht 2010 perfundoi montimi i tabelave interaktive multimediale ne te gjithe auditoret e shkollave, duke na bere kesisoj nder te rrallat shkolla ne bote qe e perdorin kete teknologji per te shenuar permiresime radikale ne cilesine e te mesuarit. Ne shtator viti shkollor 2010 – 2011 filloi me nje proces mesimor ndryshe e modern.