245
dr. ASLLAN HAMITI mr. ISMAIL HAMITI GJUHË SHQIPE PËR KLASËN VI TË ARSIMIT FILLOR TETËVJEÇAR

Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

  • Upload
    sherif

  • View
    1.000

  • Download
    50

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

dr. ASLLAN HAMITImr. ISMAIL HAMITI

GJUHË SHQIPEPËR KLASËN VI

TË ARSIMIT FILLOR TETËVJEÇAR

Page 2: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]
Page 3: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

VJETËRSIA E GJUHËS SHQIPE

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Ajo for-mon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore.

Ka disa mendime për prejardhjen e gjuhës shqipe, por është vërtetuarqë gjuha shqipe rrjedh nga dialekti jugor i ilirishtes, ndërsa shqiptarët janëpasardhës të ilirëve.

��DETYRËShikojeni pemën gjuhësore indoevropiane. Çfarë vëreni në të?

Page 4: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuarme shkrim mjaft vonë, në shekullin XV.

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet"Formula e pagëzimit", e vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në gjuhënshqipe "Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit""Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit", që gjendetnë një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit PalEngjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.

Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime në punë tëushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzimepër klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund tapërdornin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishinmundësi t'i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkru-ar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).

Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnoldvon Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von Harf, nga fshati i Këlnit,në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në "vendet eshenjta". I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XVI është "Ungjilli iPashkëve". Këto dokumente paraqesin interes për historinë e gjuhës sëshkruar shqipe.

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është"Meshari" i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisësë vjetër shqiptare. Kjo vepër dëshmon për ekzistencën e një tradite tëmëparshme të të shkruarit të shqipes.

4

Page 5: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe tearbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhevepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëreshLekë Matrënga "E mbësuame e krishterë….", e botuar në vitin 1592. Njëzhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nënpenën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani.

Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja his-torike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtëperiudhë u bënë përpjekje të vetëdijshme për të ndërtuar një gjuhë letrarekombëtare, standardizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.

Gjuha shqipe ka dy dialekte, dialektin e veriut ose gegërishten dhedialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija tëpërgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit. Në anën e djathtë tëShkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij,dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyrekuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin.

5

Page 6: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

�� PËRGJIGJUNI PYETJEVE

1. Në cilën familje gjuhësh bën pjesë gjuha shqipe?2. A është e vjetër gjuha shqipe?3. Nga rrjedh gjuha shqipe?4. Cili është dokumenti i parë i gjuhës shqipe?5. Kur është shkruar ai?6. Kush e ka shkruar dhe përse?7. Cili është dokumenti i dytë i gjuhës shqipe?8. Cili është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe?9. Cilës periudhë të letërsisë shqipe i takojnë Lekë Matrënga, Pjetër Budi,

Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani?10. Sa dialekte ka gjuha shqipe?11. Cili lumë i ndan dy dialektet e shqipes?12. Cilit dialekt i takon e folmja jote?13. Në qoftë se do të gjenit ndonjë shkrim të vjetër të shqipes, çfarë do të

bënit me të?

� � DETYRËLexojeni fragmentin e mëposhtëm të "Mesharit" të Gjon Buzukut.

U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluhajonë nukë kish gja të ndigluom n së Shkruomit shenjtë, n së dashunit sëbotësë sanë desha me u fëdigunë, për sa mujta me ditunë, me zdritunë pakmendetë e atyne qi të ndiglonjinë, përse ata të mundë mernë sa i naltë e imujtunë e i përmishëriershim ashtë Zotynë atyne qi ta duonë m gjithëzemërë. U lus mbas sodi ma shpesh të vini m klishë, përse ju kini megjegjunë ordhëninë e Tinëzot. E atë në mbarofshi, Zotynë të ketë mishëriermbi ju. E ata qi u monduonë djerie tash, ma mos u mondonjënë. E ju t'ini tëzgiedhunitë e Tinëzot. E përherë Zotynë ka me klenë me ju, ju tue ndjekunëtë dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bam, Zotynë ka meshtuom ndër ju, se të korëtë taj të nglatetë djerie n së vjelash, e të vjelëtëdjerie n së mbjellash. E u ma duo të mbaronj vepërënë teme, Tinëzot tuepëlqyem. Ndë vjetët M.D.L.IV. njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndëvjetët një M.D.L.V. ndë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun mbë ndon-jë vend fejyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faje lus ta trajtonjë nde e mir. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tueklenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom mbë gluhët tanë.Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëdigë, e aqë nukë mundë qëllon-jinë se faj të mos banjinë, përse përherë ndaj ta nuk mundë jeshë; u tue mba-jtunë një klishë, mbë të dy anët më duhe me sherbyem. E tash u jam nfalëgjithëve, e lutëni Tënëzonë ende për muo.

ÇABEJ (1968), 387.

6

Page 7: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � FJALOR

të ndigluom - të kuptueshmen së dashunit - prej dashurisëu fëdigunë - me u lodhë, me u munduaratyne - për ataklishë - kishëtë korëtë - të korrat

� � DETYRËNë kolonën e parë janë dhënë disa fjalë e grupe fjalësh nga teksti i mësipërm. Në kolonën e dytë shënoni formën e fjalës të të folmes tëndedhe në kolonën e tretë formën e gjuhës letrare.

7

Gjuha e Buzukut E folmja ime Gjuha standardetue u kujtuomgluhame ditunëme zdritunëmendetëatyneqi të ndiglonjinëta duonëkini me gjegjunëka me klenë me jutue ndjekunëtue bamvepërënë temendë kallënduormbë gluhët tanë

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

.......................................

të nglatëtë - të zgjatetnë keshë - në paçafëjyem - gabuamfajtë - aty ku të jetë fajinde e mirë - në të mirëtue klenë - duke qenëndaj ta - ndaj tyre

Page 8: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KLASAT E FJALËVEFJALËT E NDRYSHUESHME DHE TË PANDRYSHUESHME

� � DETYRËLexoni me kujdes fjalët e mëposhtme të grupit të parë dhe të dytë.

Tregoni çfarë dallimi vëreni?II

libërlibër libri, librin, librit, libra, librat, librave, librash.i mirëi mirë e mirë, të mirë, të miraimim ime, time, simemësojmësoj mëson, mësojmë, mësoni, mësonim, mësovatrtree tri

IIIImirë, keq, herët, vonë, ngadalë, shpejtmbi, nën, te, prej, nga, nëpër, përtejse, sesa, prandaj, kurse, ndërsa, sepsejo, po, nuk, s’, mosobobo, oh, uh, of, ububu, mor

Disa fjalë gjatë përdorimit në fjali marrin forma të ndryshme (siç janëfjalët e grupit të parë), ndërsa të tjerat (ato të grupit të dytë) kanë një formëtë vetme. Në bazë të kësaj, pjesët e ligjëratës ndahen në:

1. pjesë të ndryshueshmepjesë të ndryshueshme, dhe në2. pjesë të pandryshueshmepjesë të pandryshueshme.

Pjesë të ndryshueshme janë fjalët që pësojnë ndryshime gjatë për-dorimit (lakimit dhe zgjedhimit). Ato janë:

a) emrib) mbiemric) përemriç) foljad) numërori

Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës janë fjalët që kanë vetëm njëformë (as nuk lakohen, as nuk zgjedhohen). Të pandryshueshme janë:

a) ndajfoljab) parafjalac) lidhëzaç) pjesëza, dhe d) pasthirrma.

8

Page 9: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � DETYRË:Shkruani në skemën e mëposhtme fjalët e ndryshueshme dhe të

pandryshueshme.

� � DETYRË:Rishkruani fjalët në dy kolona, duke i ndarë në fjalë të ndryshueshme

dhe në fjalë të pandryshueshme.

9

jamjam , je, është, jemi, jeni, janë, je, është, jemi, jeni, janë

i mirëi mirë , e mirë, të mirë, të mira, e mirë, të mirë, të mira

kamkam , ke, ka, kemi, keni, kanë, ke, ka, kemi, keni, kanë

unëunë , ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, atolartlartatjeatje

njëshnjësh , njëshi, njëshin, njëshat, njëshi, njëshin, njëshat

imim , yt, jonë, juaj, i tij, i saj, e tyre, yt, jonë, juaj, i tij, i saj, e tyre

pesëpesë , pesa, pesës, pesën, pesat, pesa, pesës, pesën, pesat

lapslaps , lapsi, lapsin, lapsa, lapsat, lapsi, lapsin, lapsa, lapsat përpër

ee

mosmos

nuknuk

mbimbinxënësnxënës , nxënësi, nxënësit, nxënësin, nxënësi, nxënësit, nxënësin

mësojmësoj , mëson, mësojnë, kam mësuar, mëson, mësojnë, kam mësuar

porpor

lele

prapra

fjalë të ndryshueshmefjalë të ndryshueshme

1. ............................................................................

2. ............................................................................

3. ............................................................................

4. ............................................................................

5. ............................................................................

6. ............................................................................

7. ............................................................................

8. ............................................................................

9. ............................................................................

10. ..........................................................................

të pandryshueshmetë pandryshueshme

1. ............................

2. ............................

3. ............................

4. ............................

5. ............................

6. ............................

7. ............................

8. ............................

9. ............................

10. ..........................

të ndryshueshme të pandryshueshme

fjalë

Page 10: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � PYETJE:

1. Si i dallojmë fjalët e ndryshueshme nga fjalët e pandryshueshme?2. Cilat janë fjalë të ndryshueshme?3. Cilat janë fjalë të pandryshueshme?4. A e ndryshojnë lëngjet formën sipas enës? Pse?5. A e ndryshojnë formën trupat e ngurtë?6. Si mendoni, a është mirë që në natyrë dhe në gjuhë të kishte vetëm

gjëra të ndryshueshme ose vetëm gjëra të pandryshueshme?7. Cilat fjalë të ndryshueshme kanë më shumë forma?

� � DETYRËShënoni shenjën plus nëse janë të ndryshueshme, ndërsa shenjën

minus nëse janë të pandryshueshme.

� � DETYRË

Lexoni fjalitë e mëposhtme. Fjalët e fjalive të dhëna ndani në fjalë tëndryshueshme dhe të pandryshueshme. Shkruani në fletore, duke i ndarë nëdy kolona.

- Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane.- Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar meshkrim mjaft vonë.- Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, ndërsa shqiptarët janë pasardhës tëIlirëve.

10

i ndryshueshëm i pandryshueshëmguriajriujihekurivaji

Page 11: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

EMRI

� � DETYRË: Lexojeni këtë fabul dhe thoni çfarë janë fjalët e shënuara me

shkronja të hijesuara?

UjkuUjku u afrua ta hajë kalinkalin. KaliKali ithotë ujkutujkut: Po të lutem, më bëj ndernder ehiqma një thumbthumb prej këmbekëmbe se nallnall--banibani, duke më mbathur, më ka prerëthundrënthundrën e pasi të ma heqësh thumbinthumbin,atëherë e ke hak të më hash.

UjkuUjku u pajtua, e i thotë kalitkalit:- Çoje këmbënkëmbën të ta shoh. KaliKali, duke çuar këmbënkëmbën, i ra

shqelmshqelm ballitballit dhe e hodhi ujkunujkun tutje.UjkuUjku thotë me vete: Unë duke qenë kasapkasap, pse u bëra nallbannallban pa

nevojë?

Shpjegim:

Në tekstin e sipërshënuar, fjalët: ujk, kalë, thumb, këmbë, nallbanetj. që janë shënuar me shkronja të hijesuara janë emra.

� � Ushtrimi 1: 1. Shkruani disa emra të shokëve e të shoqeve të klasës:________________________________________________________________________________________________________________________________________________

2. Shënoni emrat e disa kafshëve dhe shpendëve:________________________________________________________________________________________________________________________________________________

3. Emërtoni disa gjëra ushqimore:________________________________________________________________________________________________________________________________________________

4. Shkruani emrat e disa sendeve në klasë:________________________________________________________________________

11

MBANIMBANI MENDMEND

Emër është fjala që emërton ndonjë send konkret ose një gjë abstrakte.

Page 12: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

________________________________________________________________________

� � Ushtrimi 2:Emrat e mëposhtëm ndani në dy grupe: në emra të qenieve të gjalla

dhe në emra të sendeve dhe objekteve.

nënë gërshërëgjysh orëbaba pulëdardhë macemollë pjatëvizore sapungotë dritarelule fletorelopë lapsshkollë trëndafil

� � Ushtrimi 3:

Formoni fjali me emrat e dhënë:

1. Astriti __________________________________________________2. Vardari _________________________________________________3. Klasa ___________________________________________________4. Kopshti _________________________________________________5. Molla ___________________________________________________6. Macja ___________________________________________________7. Dallëndyshja ____________________________________________8. Pranvera ________________________________________________9. Nxënësit ________________________________________________10. Mjeku _________________________________________________

12

qenie të gjalla sende dhe objekte

................................ ...............................

................................ ...............................

................................ ...............................

................................ ...............................

................................ ...............................

................................ ...............................

................................ ...............................

................................ ...............................

................................ ...............................

................................ ...............................

Page 13: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT

Mendoni dhe përgjigjuni:Mendoni dhe përgjigjuni:1. Çfarë dini për emrin?2. Thoni në cilën trajtë, gjini, numër dhe rasë është përdorur emri

shkollëshkollë në fjalinë: Shkolla jonë është e re.

Emrat në gjuhën shqipe ndryshojnë jo vetëm në numër, por edhe nëgjini, rasë dhe trajtë. Pra, emri në gjuhën shqipe ka kategorinë gramatiko-re të shquarsisëtë shquarsisë e të pashquarsisëtë pashquarsisë (trajtës), të gjinisëtë gjinisë, të numrittë numrit dhetë rasëstë rasës.

PASHQUARSIA DHE SHQUARSIA E EMRIT

Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar. Nga trajtathemelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (traj-tat). Emrat, si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta:

a) në trajtë të pashquar në trajtë të pashquar dheb) në trajtë të shquarnë trajtë të shquar.

Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri nëpërgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, njëmendim, një mace, një laps etj.

Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, tëveçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi,macja, lapsi etj.

Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numrinjëjës, rasa emërore: djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur,qen, piano etj.

Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqë-suese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën:

a) për emrat e gjinisë mashkullore -i ose -u dheb) për emrat e gjinisë femërore -a ose -ja.

13

Page 14: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

GJINIA E EMRIT

Emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: në gjininë mashkullore,femërore dhe gjininë asnjanëse. Gjinia asnjanëse përfshin një numër tëkufizuar emrash, kryesisht ata me nyjë të përparme. Për çdo shqiptar nukështë i vështirë dallimi i gjinisë së emrave. Problem përbëjnë disa emragjinish të ndryshme që kanë të njëjtën formë, si dhe disa emra që ndërro-jnë gjininë në shumës.

Trajta e shquar e numrit njëjës është treguesi më i mirë i gjinisë gra-matikore të emrit.

Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -i ose -u janëtë gjinisë mashkullore. P.sh.: mal-i, laps-i, nxënës-i, artist-i, shitës-i; ujk-u, zog-u, krah-u, ari-u etj.

Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -a ose -ja janëtë gjinisë femërore. P.sh.: vajzë - vajza, shkollë - shkolla, motër - motra;lule - lulja, nuse - nusja etj.

Mënyra e formimit të trajtës së shquar nga trajta e pashquar mundtë paraqitet edhe në mënyrë tabelore:

14

ggjjiinniiaa mmaasshhkkuulllloorree

TTrraajj ttaa ee ppaasshhqquuaarr mmbbaarreessaa TTrraajj ttaa ee sshhqquuaarr

1.emrat që mbarojnë me bashkëtingëllore + + ii

top + i = topilibër + i = librilaps + i = lapsi

2. emrat që mbarojnë me bashkëtingëlloret:-k, -g, -h + + uu

ujk + u = ujkuzog + u = zogu

3. emrat që mbarojnë me zanoren e theksuar-í + + uu

njerí + u = njeriushi + u = shiu

ggjjiinniiaa ffeemmëërroorreeTTrraajj ttaa ee ppaasshhqquuaarr mmbbaarreessaa TTrraajj ttaa ee sshhqquuaarr1. -ë + + aa nënë + a = nëna2. -e + + jjaa lule + ja = lulja3. -í + + aa shtëpí + a = shtëpia4. -o, -á, -é, -ý + + jjaa vazo+ ja = vazoja/kalá+ja, re+ja

Page 15: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 4:Thoni trajtën e shquar të këtyre emrave:

dhëmb, dhomë, dhuratë, adhurim, dardhë, udhë, gjak, gjemb, gjeth, gjoks,gjuhë, lule, lis, lojë, lakuriq, pulë, llambë, llullë, mollë, pyll, njeri, zonjë,rreth, rrugë, rreze, rrezik, shaka, shok, shekull, thanë, thatësi, thelb,thikë, thirrje, xhezve, xhep, ylber, yndyrë, zhurmë.

� � Ushtrimi 5:Formoni trajtën e pashquar të këtyre emrave:

televizori, Arbeni, libri, topi, Teuta, plaku, ora, qershia, radioja, nëna, tigri,luga, natyra, fustani, mësuesja, dardha, zjarri, dielli, miu, shtëpia,këmisha, mali, peshku, gjuha, bregu.

GJINIA ASNJANËSE

Disa emra dalin në një gjini të tretë që nuk është as mashkullore, asfemërore, e që quhet gjini asnjanëse.

Në gjuhën shqipe ka pak emra të gjinisë asnjanëse: të kuqtë, të bardhët, të ftohtët, të nxehtët, të menduarit, të mësuarit etj.

15

Emrat që marrin mbaresën -t (-të ose -it) janë të gjinisë asnjanëse.

Janë në gjininë asnjanëse:Janë në gjininë asnjanëse:

a) disa emra të prejardhur nga folje. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë.b) disa emra të prejardhur nga mbiemra, që quhen emra prejmbiemrorë.

mësoj - të mësuaritkëndoj - të kënduariteci - të ecuritlexoj - të lexuaritflas - të folurit

i zi - të zitëi kuq - të kuqtëi verdhë - të verdhëti ftohtë - të ftohtëti bardhë - të bardhët

folje - emër i gjinisë asnjanëse mbiemër - emër i gj. asnjanëse

Page 16: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

P.sh.:

� � Ushtrimi 6:

Formoni emra të gjinisë asnjanëse nga foljet dhe mbiemrat e dhënë:

� � Ushtrimi 7:

Nga foljet dhe mbiemrat e dhënë, formoni emra të gjinisë asnjanëse:

GAZMOREGAZMORERREZIKU

Goni i vogël kthehet në shtëpi nga shkolla dhe i thotë s’ëmës:

- Mami, sot nuk do t'i shkruaj detyrat e shtëpisë. Po përtoj t'i

shkruaj çdo ditë!

- Mos përto, shpirt i mamit. Deri sot askush s'ka vdekur nga detyrat

e shtëpisë.

- E pse të rrezikoj unë të bëhem i pari?! - ia ktheu shpejt Goni.

16

- (mësoj) ............................... është i domosdoshëm.- U ngri nga ................................ (i ftohtë).- (këndoj) ................................... nuk është aspak i lehtë.- Hoqi ...................................... (i zi) e ullirit.- (eci) ................................ është i dobishëm për shëndetin.- (lexoj) .................................. para gjumit ndihmon për gjumë të rehatshëm.- Ndaj .................................. (i bardhë) nga ................................ (i verdhë) e vezës.- (fle) .................................... është i dobishëm.

harroj - ................................. i mirë - ...................................shikoj - ................................ vallëzoj - ...............................ftoj - ................................... i shkruaj - ..............................lexoj - .................................. dëgjoj - ..................................i bardhë - ................................ gjykoj - ....................................

Page 17: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

NUMRI I EMRAVE

Mendoni dhe përgjigjuni:Mendoni dhe përgjigjuni:1. Çfarë tregojmë kur themi: një shok, një klasë, një plak, një zog?2. Çfarë tregojmë kur themi: dy shokë, dy klasa, dy pleq, disa zogj?

Emrat kanë dy numra: njëjësin dhe shumësin. Emri në numër njëjës tregon një send të vetëm, një qenie ose

dukuri të vetme. P.sh.: (një) njeri - njeriu, zog - zogu, fletore - fletorja,mendim - mendimi etj.

Emri në numër shumës tregon shumë sende, qenie ose dukuri.P.sh.: (shumë, disa, ca) njerëz - njerëzit, zogj - zogjtë, fletore - fletoret,mendime - mendimet etj.

DETYRËKrahasoni çiftet e emrave të dhënë në numrin njëjës dhe në numrin

shumës. Çfarë vëreni?Siç shihet edhe nga shembujt e dhënë, emrat kanë trajtë të

pashquar dhe të shquar, si në numrin njëjës, ashtu edhe në numrinshumës.

Si formohet shumësi i emrave?Mjetet për formimin e trajtës së shumësit të emrave në gjuhën shqipe

janë të llojllojshme. Emrat e gjinisë mashkullore kanë një shumës më tëlarmishëm në krahasim me emrat e gjinisë femërore.

Nga pikëpamja e ndërtimit të trajtave të numrit shumës, emrat egjuhës shqipe ndahen në dy grupe:

I. në emra që kanë vetëm një formë në emra që kanë vetëm një formë (si në njëjës ashtu edhe nëshumës);

II. në emra me formë të veçantë në shumësnë emra me formë të veçantë në shumës.

I. EMRAT QË KANË VETËM NJË FORMË SI NË NJËJËS ASHTU EDHE NË SHUMËS

Në këtë grup bëjnë pjesë:

a) Emrat e gjinisë femërore që në trajtën e pashquar mbarojnë me -eose -o të patheksuar, si dhe me zanore të theksuar (si: -i, -e, -a, -u, -o).P.sh.: anije, dele, faqe, lagje, lutje, mace, nuse, shoqe, zile etj.; kusi, lajthi,parti, qeveri, shtëpi, ushtri, fotografi; re, ve; bakllava, kala, para, shaka;depo, pako, pallto, radio, triko, byro etj.

17

Page 18: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

b) Gjithë emrat mashkullorë të formuar me prapashtesën -(ë)s, -ues,-yes dhe -as: blerës, gjykatës, kalorës, mbledhës, nëpunës, nxënës,rrobaqepës, shitës, vendës (por çelësa); lexues, mësues, dëgjues, pastrues,ndërtues; përkthyes, maqedonas etj.

c) Një pjesë e emrave femërorë që mbarojnë me -ë të patheksuar: kaf-shë, lopë, shtazë, brinjë, ditë, enë, këmbë, këngë, lugë, mollë, plagë, rrënjë,rrugë, shkallë, udhë etj.

II. EMRAT QË KANË FORMË TË VEÇANTË PËR SHUMËSIN

Shumica e emrave shumësin e formojnë në dy mënyra:1. me prapashtesame prapashtesa dhe2. me ndërrime fonemashme ndërrime fonemash (tingujsh).

1. Formimi i shumësit me prapashtesaFormimi i shumësit me prapashtesaPrapashtesat e shumësit janë: -e, -a, -ë, -nj, -ër, -enj, -inj, -ra.

a) Disa emra shumësin e bëjnë me prapashtesën -e: gabim-e, qëllim-e, vendim-e; aksion-e, stacion-e, album-e, dyqan-e, organ-e, plan-e; aparat-e, kat-e, argument-e, dokument-e, element-e, instrument-e; festival-e, hidro-central-e, kanal-e, ideal-e, mal-e, hotel-e, tunel-e, themel-e, zakon-e etj.

b) Një grup emrash të gjinisë mashkullore dhe femërore, shumësine bëjnë me prapashtesën -a: fusha, pula, tufa, vajza, dëftesa, doreza; çuna,gjela, plepa, speca, tela, topa, xhepa, bilbila, qilima, telefona, trëndafila;petulla, vetulla, flutura; emra, litra, metra, numra, kodra, letra, motra etj.

c) Disa emra mashkullorë shumësin e bëjnë me prapashtesën -ë.P.sh.: detarë, anëtarë, arsimtarë, artistë, sportistë, dasmorë, drejtorë,fjalorë, lakrorë, punëtorë, berberë, shoferë, kamerierë, traktorë; fotografë,mjekë, atletë, agronomë, majmunë, policë, dhëmbë, shokë; brirë, drerë,drurë, frerë etj.

ç) Një numër emrash mashkullorë shumësin e bëjnë me prapasht-esën -nj: hunj, kallinj, barinj, florinj, kushërinj, arinj, mullinj, penj, shalqinj,zanatçinj, ftonj, thonj etj.

d) Një numër i vogël emrash në shumës marrin prapashtesën -enj; -inj; -ër; -ra: lumenj, përrenj; drapërinj, shkëmbinj, zotërinj; mbretër, nipër,

18

Page 19: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

princër, etër, kunetër, shtretër, vëllezër; barëra, erëra, bulmetra, plehra,fshatra, mallra, shira, gjëra, lojëra, kohëra etj.

2. Formimi i shumësitFormimi i shumësit me ndërrime fonemash me ndërrime fonemash Një numër i caktuar emrash shumësin e formojnë me ndërrime fone-

mash, pa ose me prapashtesa.

P.sh.:a) me ndërrimin e /k/a) me ndërrimin e /k/-së në /q/në /q/(+ e): : plak > pleq, armik > armiq,

bujk > bujq, fik > fiq, mik > miq, peshk > peshq, turk > turq, ujk > ujq; bark- barqe, bllok > blloqe, park > parqe, hark > harqe, shkak > shkaqe etj.

b) me ndërrimin e /g/b) me ndërrimin e /g/-së në /gj/ në /gj/ + e: e: zog > zogj; lëng > lëngje, treg> tregje, varg > vargje; breg > brigje, shteg > shtigje etj.

c) me ndërrimin e /ll/c) me ndërrimin e /ll/-së ose të /r//r/-së në /j//j/: akull > akuj, avull> avuj, buall > buaj, grumbull - grumbuj, ishull - ishuj, popull > popuj, por-tokall > portokaj, shembull > shembuj, bir > bij, lepur - lepuj; mashkull >meshkuj, yll > yje etj.

ç) me ndërrime zanoresh ç) me ndërrime zanoresh ose me ndërrime zanoresh e bashkët-ingëlloresh njëherazi:: cjap > cjep, dash > desh, natë > net, rreth > rrathë,thes > thasë, vit > vjet, ka > qe, djalë > djem, grua > gra, kalë > kuaj, derë >dyer, njeri > njerëz, vëlla > vëllezër etj.

19

Shënim:Shënim:Në gjuhën shqipe, si rregull, emrin e gjinisë mashkullore e përcakton

mbiemri dhe fjalët e tjera përcaktuese (përemri) në gjininë mashkullore. Për emrine gjinisë femërore mbiemri dhe fjalët e tjera përcaktuese duhet të jenë në gjininëfemërore.

Përjashtim bëhet tek emrat e gjinisë mashkullore që shumësin e bëjnë meprapashtesën -ee ose -rara, sepse përcaktori në numrin shumës është i gjinisëfemërore. Emrat e tillë quhen të dygjinishëm (ambigjenë). P.sh.:

njëjës shumësnjë mur i bardhëmur i bardhë - shumë mure të bardhamure të bardha, një mal i lartë mal i lartë - shumë male të lartamale të larta, ky qytet ky qytet - këto qytetekëto qytete,ujë i ftohtë ujë i ftohtë - ujëra të ftohtaujëra të ftohta etj.

Page 20: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DETYRËEmrat: nxënës, numër, shokë, orë, shqiptarë, kuti, flori, libra, shkëmbinj,

klasa, lumë, lexues, natë, derë, lule shkruani në vendet përkatëse.

DETYRËThoni njëjësin dhe shumësin e emrave që i shihni në fotografi.

20

njëjës njëjës dhe shumës shumës

Page 21: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

TRAJTA E SHQUAR E EMRAVE NË SHUMËS

DETYRË1. Formoni shumësin e emrave të gjërave që i keni në klasë.2. A kanë numër shumës emrat tuaj vetjakë. Pse?

Vlen të ritheksojmë se trajta e shquar e emrave në shumës formohetduke i prapavendosur emrit në shumës prapashtesën -t, -të ose -it. P.sh.:shokët, vajzat, çelësat, dritaret, gomat, nënat, bankat, amerikanët, mjekët,profesorët, gjermanët, shkollat, topat; armiqtë, djemtë, gratë, zotërinjtë,lumenjtë, thonjtë, qentë, sytë, zogjtë, partitë, shamitë, kutitë, fotografitë;nxënësit, mësuesit, maqedonasit, vëllezërit, mbretërit, nipërit etj.

� � Ushtrimi 8: Me emrat: shtëpi, libër, gomë çantë, qen, mace, kompjuterushtroni sipas shembullit më poshtë.

Unë kam një laps, ti ke dy lapsa.Ai ka një fletore, ajo ka dy fletore.

� � Ushtrim 9: Shkruani shumësin e pashquar të këtyre emrave.

dritare - _____________ stilolaps - _____________ mjek - ______________mal - _______________ punëtor - ______________ aeroplan - ___________shtëpi - ______________ libër - ________________ pallto - _____________student - _____________ dyqan - ______________ çantë - _____________klasë - _______________ rrugë - _______________ bankë - _____________

� � Ushtrimi 10: Këta emra nga numri shumës, ktheni në numrin njëjës.

male - mal dele - .................. lumenj - ..................mollë - ................ kuti - ................... mjekë - ...................pleq - .................. lexues - ................ vajza - ....................popuj - ................. sheshe - ................ fshatra - ..................arinj - ................... maqedonas - ................... shitës - ...................

21

Page 22: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 11: Plotësoni fjalitë me emrat e dhënë në kllapa në numrin shumës.

Shkolla jonë ka pesë (mësues) ____________ dhe 150 (nxënës) ___________.Sonte kemi disa (mik) __________ të largët. Pylli ishte plot me (zog)__________. Në klasën tonë kemi tri (dritare) ____________ dhe disa(fotografi) ____________. Në hotel fjetëm dy (natë) _________. Linda ka tre(vëlla) ___________ dhe tri (motër)_________. Në klasë janë 16 (djalë)_________ dhe 12 (vajzë) __________. Në bibliotekë ka shumë (libër)____________. Në kopsht ka shumë (trëndafil) ____________. Në lagjen tonëka shumë (shtëpi) _____________. Gjyshi në fshat ka 6 (pulë) _________ dhe10 (dele) _________ .

� � Ushtrimi 12: Plotësojeni tekstin me emra në numrin shumës.

Shkupi është kryeqyteti i Maqedonisë. Ai ka shumë _______________(lagje)me ______________(pallat) të larta e me shumë ___________(kat). Nëpër_____________(rrugë) qarkullojnë vazhdimisht ___________(makinë),_______________(autobus) dhe __________________(automjet) të ndryshme.Në Shkup ka edhe shumë _______________(fakultet), ______________(teatër),_______________(muze) e ______________________(institucion) të ndryshme.Në _________________(fakultet) e ________________(shkollë) mësojnë shumë__________________(student) dhe ________________(nxënës).

22

Page 23: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RASATRASATDETYRËLexojeni këtë anekdotë. Gjeni dhe nënvizoni emrat.

Një ditë një nga miqtë e Nasradinit shkoi në shtëpi të këtij për t'ikërkuar të holla hua. Hoxha ishte shtrirë në kanape dhe po pinte duhan.Si ndenjën pak, miku i thotë Hoxhës:

- Të kam pasur mik dhe do të kem për jetë. Si mik të ngushtë që tëkam, të lutem të më japësh ca para për një afat të shkurtër.

- Hoxha menjëherë i tha:- Para nuk mund të të jap, por meqë je miku im, afat të jap sa të

duash.

ShpjegimShpjegim:Emri në fjali mund të përdoret si kryefjalë, si pjesë plotësuese e krye-

fjalës ose e kallëzuesit, kundrinë e drejtë ose e zhdrejtë, përcaktor,rrethanor, ndajshtim etj. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Nëkëtë anekdotë, emri Nasradin është përdorur:

1. Si kryefjalë (kush?, cili?) Nasradini.2. Si pjesë plotësuese e kryefjalës Miku (i kujt?, i cilit?) i Nasradinit.3. Si pjesë plotësuese e kallëzuesit Miku e takoi (kë?, cilin?) Nasradinin.

23

Format e ndryshme që merr emri, duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali,quhen rasa. Ndryshimi i emrit nëpër rasa quhet lakim.

Page 24: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Gjuha standarde shqipe ka pesë rasa: Gjuha standarde shqipe ka pesë rasa: 1. emërore 2. gjinore 3. dhanore 4. kallëzore5. rrjedhore

Mendoni dhe përgjigjuni:- Çfarë do të ndodhte po të mos kishte rasa në gjuhën shqipe?- Cila gjuhë nuk ka rasa?

RASA EMËRORE

Siç dihet, rasa emërore, trajta e pashquar, numri njëjës është temabazë e emrit. Format e kësaj rase i kemi mësuar kur kemi bërë fjalë përgjininë dhe shquarsinë e emrave.

Rasa emërore zakonisht përdoret pa parafjalë, por shpesh mund tëshoqërohet edhe me parafjalët nga, te, tek.

Kjo rasë gjithnjë gjendet me përemrat pyetës: kush?; cili?; cila? përnjëjës dhe cilët?, cilat? për numrin shumës.

Rasat nuk mund të përvetësohen në mënyrë të shkëputur nga kon-teksti që kanë në fjali. Rasën duhet ta vështrojmë nga forma e saj dhe ngafunksioni që kryen në fjali. Secila rasë ka dy e më shumë funksione. Pra,duhet ta ndërlidhim formën e fjalës me funksionin që e kryen në fjali. P.sh.:

Mësuesi ia dha librin nxënësit.1 2 3

1 - emër në rasën emërore - kryefjalë e fjalisë,2 - emër në rasën kallëzore - kundrinë e drejtë,3 - emër në rasën dhanore - kundrinë e zhdrejtë.

24

Page 25: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Emri në rasën emërore përdoret kur është:

a) kryefjalë e fjalisëkryefjalë e fjalisë (në trajtë të shquar dhe të pashquar). P.sh.:Bekimi u gëzua për lajmin e mirë. Maqedonia është në zemër të

Ballkanit.

b) plotësues i foljesplotësues i foljes "jam", pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror (në tra-jtë të pashquar ose të shquar), si:

Ai është mjek. Ai është mjeku më i mirë i spitalit. Puna është nder. Aiishte Fisniku. Ishte dimër i ftohtë.

c) plotësues i dy fjalëve njëheraziplotësues i dy fjalëve njëherazi (trajta e pashquar). P.sh:S'bëhet ujku shok me delen. Iu bë zemra mal.

ç) përcaktues i një emripërcaktues i një emri, përkatësisht ndajshtim, për të treguar profe-sion, pozitë, detyrë, gradë etj. (trajta e pashquar), si:

Inxhinier Iliri filloi punën në Gostivar. Mësuese Dritën e dekoruan.Ishte djali më i vogël i princ Gjon Kastriotit.

d) emërtim i një personiemërtim i një personi a sendi të cilit i drejtohet ligjërimi, përkatë-sisht thirror (zakonisht në trajtë të pashquar). P.sh.:

Doktor, më vizito edhe mua. Si e ke emrin, bir? Si të quajnë, biri im?

dh) plotësues i një foljeje plotësues i një foljeje ose i një fjale tjetëri një fjale tjetër me parafjalët nga dhete(k):

Doli nga shtëpia në mëngjes. Nga ferra e vogël del lepuri i madh. Borashkrin nga shiu. Do të kthehem nga dreka. Ura u ndërtua nga fshatarët. Enjoha nga të ecurit. Ajo është e mirë nga pamja. Dy nga çiklistët e ndërprenëgarën. Më shkon mendja tek atdheu, te nëna, te shokët.

Detyrë:Pasi t’i keni lexuar me vëmendje funksionet e emrit në fjali, jepni një

konstatim të përgjithshëm, duke e zgjidhur funksionin më të shpeshtë qëe kryen ai në fjali, përkatësisht a, b, c, ç, d ose dh. Do të fitoni gjykimin:

- Emri në rasën emërore është ........................................................

25

Page 26: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RASA GJINORE

Rasa gjinore çdo herë është e njëjtë me dhanoren, e nganjëherë edheme rrjedhoren; por dallohet ngase kurdoherë gjinores i paraprin një nyjë epërparme: i, e, të, së. Rasa gjinore çdo herë është e varur.

Emri në këtë rasë gjendet me pyetjet i, e kujt?; i, e cilit?; i, e cilës?;i, e cilëve?; i, e cilave? dhe gjithnjë përdoret pa parafjalë.

Funksioni i rasës gjinore

Emri në rasën gjinore përdoret kur është përcaktues i një emri përtë treguar:

1. a) përkatësi: rrugët e qytetit; pyjet e Maqedonisë; orari i punës; libri inxënësit; vjershat e poetit; biblioteka e shkollës; dritaret e shtëpisë; biçikle-ta e babait; lisat e pyllit.

b) lloj, lëndë, cilësi: këngët e dasmës; çaji i malit; këmisha e mëndaf-shit; ditët e verës; buka e grunjtë; lëngu i pjeshkës; unaza e floririt; liria emendimit; ura e gurit; poezia e dashurisë.

c) vepruesin: kthimi i refugjatëve; lindja e diellit; oshëtima e sirenave;tingëllima e zileve; zhurma e makinave; gumëzhima e bletëve.

ç) sendin mbi të cilin bie veprimi: ndërtimi i hidrocentralit; vjelja errushit; thyerja e gotës; mbrojtja e të drejtave; shkelja e ligjit; pirja eduhanit; korrja e grurit.

d) tërësinë nga ndahet një pjesë: gjysma e bukës; shumica e njerëzve;dy të tretat e materialeve; më i miri i shokëve; më i urti i klasës; pjesa edetyrës; çereku i orës.

dh) emërtimin e një vendi a sendi: lumi i Vardarit; qyteti i Shkupit;Kanali i Otrantos; Republika e Maqedonisë; Ujëvara e Nijagarës; Arusha eMadhe; Bregu i Fildishtë.

2. a) plotësues i një foljeje ose i një fjale tjetër me parafjalët: me anë, ngame anë, ngaana, për shkak, në drejtim, për arsye, në mes, në bazë, në vend, përana, për shkak, në drejtim, për arsye, në mes, në bazë, në vend, përhirhir etj. P.sh.:

26

Page 27: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Njeriu i vetmuar po largohej në drejtim të postës. Shtëpia humbi nëmes të flakës. Rronte në mes të egërsirave. Nuk erdhën për shkak të kohëssë keqe. Vendimi u mor në bazë të ligjit.

DETYRËPasi t’i keni lexuar me vëmendje funksionet e emrit në fjali, jepni

mendimin tuaj përfundimtar:- Emri në rasën gjinore është ........................................................

� � Ushtrimi 13: Thurni fjali sipas shembullit të mëposhtëm.Ky është shoku i Mirit. Kjo është dera e klasës.

vëlla - Fatos klasë - Denis nënë - Luljetë orë - dorëgotë - qelq ombrellë - Meritë urë - hekur veturë - babaqen - Besnik shoqe - Artan motër - Besa celular - Blerinë

� � Ushtrimi 14: Plotësoni fjalitë me emra në rasën gjinore.

në numrin njëjës në numrin shumës

- Ngjyrat ........ trëndafili....... - Ngjyrat ...... trëndafila........- Gjethet ........ lule........ - Gjethet ....... lule........- Librat ........ nxënësi....... - Librat ....... nxënës.......- Ditët ........ javë........ - Këngët ....... zogj........- Gishtat ....... dorë........ - Gishtat ........ duar........- Ditët ........ festë.......... - Ditët ........ festa.........- Pantallonat ......... çuni...... - Pantallonat ........ çuna........- Topat ........ fëmijë........ - Topat ........ fëmijë........

27

Page 28: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RASA DHANORE

Emri në rasën dhanore përdoret kur është kundrinë e zhdrejtë e njëfoljeje dhe shoqërohet me një trajtë të shkurtër. Foljet më të shpeshta qëhasen me këtë rasë janë: jap, fal, pëlqej, bie, tregoj, them, dhemb etj. Kjorasë gjendet me pyetjet: kujt?, cilit?, cilës?, cilëve? cilave?

Për nga forma, rasa dhanore është plotësisht e njëjtë me emrin nërasën gjinore me përjashtim të nyjes së parme (i, e, të, së). D.m.th. trajtate emrave që i mësuam më parë plotësisht përputhen me rasën dhanore,por pa nyjet e përparme. Gjithashtu duhet të dimë se kjo rasë nukshoqërohet me parafjalë.

Zakonisht rasa dhanore shoqërohet me një trajtë të shkurtër, qëvendoset diku para emrit, e më shpesh para foljes. Edhe pse trajtat eshkurtra më hollësisht do të trajtohet te përemrat vetorë, megjithatë po ijapim në formë tabelore:

Funksioni i rasës dhanore

Rasa dhanore përdoret për të treguar:

a) personin a sendin të cilit i drejtohet veprimi. P.sh.: I dhashë Teutësnjë libër. Shkruaji nënës, mos përto! I blenë fëmijës një biçikletë. I thashëBenit të vijë në teatër.

b) personin që përjeton një gjendje, si: Shpresës nuk i rrihej, nuk i hahej,nuk i flihej. Babait nuk i zihej vendi vend. Gonit i erdhi keq, ndërsa Besës ierdhi mirë.

c) personin a sendin, të cilit i përket diçka: Antigonës i erdhi vëllai (Erdhivëllai i Antigonës). Librit iu shqye kapaku. Nënës nuk i shuhet kurrëdashuria për fëmijët. Drurëve u bien gjethet në vjeshtë.

28

(Mua) mmëë

pëlqen deti(Ty) ttëë(Atij,

Asaj)ii

(Neve) nnaa

pëlqen deti(Juve) jjuu

(Atyre) uu

Unë

Ti

Ai

Ajo

Ne

Ju

Ata

Ato

Page 29: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DETYRËPasi t’i keni lexuar me vëmendje funksionet e emrit në fjali, jepni një

përmbyllje:- Emri në rasën dhanore në sintaksë është .....................................

� � Ushtrimi 15: Emrat në kllapa vini në rasën dhanore.

(Mira) ______________ i dhemb koka. Nëna i telefonoi ______________(mjeku).Dritani u tregoi __________________(shokët) shumë fotografi. Babai i solli______________(vajza) një dhuratë të bukur. (Iliri)______________ i dhembkëmba. Toni i telefonoi _______________(Delina). Dentisti ia mjekoi________________(Beni) dhëmballën. Edhe ______________(Nora) i dhembdhëmballa. (Zana)_____________ i sollën shumë dhurata për ditëlindje.Nëna i bleu ______________(mbesa) një këmishë.

� � Ushtrimi 16: Emrat e nënvizuar vini në rasën dhanore sipas shembullittë dhënë.

Arbnori ia dha një libër Besa. / Arbnori ia dha një libër Besës.

- Zana ia jep një lule Bekimi. / .................................................................- Bekimi ia jep një lule Zana. / .................................................................- Miranda i uroi ditëlindjen shoku. / ........................................................- Shoku i uroi ditëlindjen Mirandë. / ........................................................- Drini i telefonoi Agroni. / .......................................................................- Agroni i telefonoi Drini. / ........................................................................- Teuta i solli nënë një dhuratë. / .............................................................- Nëna i solli Teutë një dhuratë. / .............................................................

29

Me anë të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u në shembujte dhënë bëhet përsëritja e kundrinës. Kjo është një dukuri e përbashkët egjuhëve ballkanike.

Page 30: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RASA KALLËZORE

Rasa kallëzore ka dy forma: pa parafjalë dhe me parafjalë. Funksionikryesor i rasës kallëzore pa parafjalë është për të treguar frymorin osesendin të cilin e përfshin veprimi i foljes.

Në sintaksë kjo gjymtyrë e fjalisë quhet kundrinë e drejtë. Format meparafjalë përdoren jo për të treguar objektin themelor të fjalisë, por për tëplotësuar një gjymtyrë të saj. Kallëzorja e shqipes i merr këto parafjalë: në,mbi, nën, me, pa, për etj.

Kjo rasë gjendet me pyetjet: kë?, cilin?, cilën?, cilët?, cilat?

Rasa kallëzore shumë shpesh përdoret në bashkëvajtje me trajtat eshkurtra të përemrave vetorë të rasës kallëzore. Prandaj edhe pse për këtëdo të bëhet fjalë më vonë kur do të mësojmë për përemrat vetorë, ështëmjaft e dobishme që këto trajtat e shkurtra t’i japim në formë tabelore:

Funksioni i rasës kallëzore

Emri në rasën kallëzore përdoret kur është:a) kundrinë e drejtë e një foljeje për të treguar sendin mbi të cilin bie

drejtpërdrejt veprimi. P.sh.: Pas tërmetit rindërtuam kryeqytetin tonë,Shkupin. Shkrova një letër për nënën. Bëri kërkesë për t'u pranuar në fakul-tet. I ftova shokët për drekë. Ata hanë bukë rregullisht në orën 12.

b) plotësues i një foljeje për të treguar: kohë, sasi etj.: Verën e kaluamsë bashku. Gjithë natën ra shi. Këtë libër e kam blerë 200 denarë. Sa tonpeshon ngarkesa?

30

Agimi

(Teuta)

mëmëpyeti

mua

për

shokun.

shokët.

mësimin.

mësimet.

tëtë ty

ee atë

Agimi

(Teuta)

nanapyeti

ne

për

shokun.

shokët.

mësimin.

mësimet.

juju ju

ii ata

ato

Page 31: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

c) plotësues i një foljeje (rrethanor, kundrinor), duke u paraprirë nga: në,nën, mbi, përmbi, nëpër, me, pa, për, për në, deri në, në lidhje me, në kundër-shtim me, në bashkëpunim me, në krahasim me etj. P.sh.: Po shkoj në shkol-lë. U fsheh nën krevat. Shumë toka janë futur nën ujë. Vuri mbi tryezë librine gjuhës. I hodhi krahun mbi sup. Mos shkelni mbi bar. Udhëtoi çdo ditë metren. S'bëhet vreshta me urata, po me shata e lopata. Vajti në teatër meshokët. Nëpër qytet kaloi një burrë. Fëmija pa nënë si nata pa hënë. Oraështë 12 pa një çerek. Erdhën për vizitë. Foli për jetën e veprën e Naimit.Hoteli do të ndërtohet në bashkëpunim me një firmë të huaj.

DETYRËSintetizojeni këtë në një konstatim përgjithësues:- Emri në rasën kallëzore në sintaksë është ....................................

� � Ushtrimi 17: Emrat në kllapa vini në rasën kallëzore, në trajtën eshquar (njëjës ose shumës).

- Diana po vizaton (zog) ...................... në fletore.- Ai po shikon (film) ............................... në televizor.- Mira po flet me (shoqe) ......................... e klasës.- Ato po dëgjojnë (mësim) ............................... e ri.- Kush po flet me (Sokol) ..................................

� � Ushtrimi 18: Shkruani fjali sipas shembullit të dhënë më poshtë. P.sh.:

- Besa e takoi Artani në bibliotekë. a) Basa e takoi Artanin në bibliotekë.b) Besën e takoi Artani në bibliotekë.

- Macja e pa zogu në degë.

- Shitësi e falënderoi blerësi.

- Nëna e lajmëroi mjeku.

� � Ushtrimi 19: Shkruani përgjigjet e pyetjeve.

- Me kë është Diana? - Me ....................... (Sokoli).- Me kë është Sokoli? - Me ....................... (Diana).- Me kë është Luani? - Me ....................... (Ermira).- Me kë janë Zana dhe Teuta? - Me ....................... (Petrit).

31

a)...........................................................................

b)...........................................................................

a)...........................................................................

b)...........................................................................

a)...........................................................................

b)...........................................................................

Page 32: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RASA RRJEDHORE

Rasa rrjedhore kryen funksione të ndryshme. Zakonisht tregon fry-morin ose sendin prej të cilit rrjedh, largohet ose ndahet diçka. Ajo veçkësaj, mund të tregojë edhe shkakun, mjetin, vendin ose kohën e veprim-it.

Rrjedhorja përdoret me parafjalë dhe pa parafjalë. Siç dihet, rasa rrjedhore ngërthen në vete një numër të madh paraf-

jalësh, si: prej, ndaj, kundër, majë, rreth, buzë, rrëzë, midis; afër, larg, drejt,krahas; përveç, sipas etj. P.sh.: Erdhën prej fshatit. Delegacioni iMaqedonisë sot kthehet prej Bullgarisë. Treni niset prej Selanikut në ora tetë.Prej Zagrebit deri në Beograd ka 400 km. Disa prej shokëve do të bëhenmjekë. U zgjua prej gjumit. Kjo shtëpi është bërë prej gurësh. E dallova prejzërit.

Kjo rasë gjendet me pyetjet: prej kujt?, prej cilit?, prej cilës?, prejcilëve?, prej cilave?

Për nga forma, rrjedhorja është shumë e përafërt me rasën gjinore edhanore. Dallimi i vetëm është te numri shumës, trajta e pashquar, ku tëgjithë emrat marrin mbaresën -sh.

Emri në rasën rrjedhore përdoret kur është:a) përcaktues i një emri të pashquar, për të treguar:a) përcaktues i një emri të pashquar, për të treguar:

- përkatësi: rrugë fshati; dallgë deti; cicërimë zogjsh.- cilësi, lloj: erë luleje; dyqan këpucësh; derë druri; bukë gruri; rreze

drite; gotë uji; lëng mishi; gur kufiri; grup minatorësh; tufë zogjsh.- tërësinë nga ndahet një pjesë: gjysmë buke; gjysmë metri stof; ne

qëndruam pa folur një çerek ore.- lëndë: ora prej bronzi; pllaka prej guri e mermeri.

b) plotësues i një foljeje, duke u paraprirë nga parafjalët:b) plotësues i një foljeje, duke u paraprirë nga parafjalët: prej,pas, para si: prej vitesh; pas disa minutash; pas disa ditësh; para disaorësh; pas dy orësh. (me emra në shumës që tregojnë fragmente kohe).P.sh.: Prej vitesh në Kërçovë banonte Agroni. Do të nisem pas dy orësh.Para disa ditësh isha te Zana. Pas një viti do të kthehet në Shkup.Nuk e njoha pas disa muajsh.

32

Page 33: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DETYRËJepni një vlerësim përgjithësues:

- Emri në rasën rrjedhore në sintaksë është ....................................

� � Ushtrimi 19: Në fjalitë e poshtëshënuara gjeni dhe nënvizoni emrat erasës rrjedhore.

- Ai punonte prej mëngjesit deri në mbrëmje.- Kashta u dogj prej vapës.- E kam kujtim prej nënës.- Treni udhëtonte me shpejtësi prej 80 km në orë.- Mori letër prej motrës.- Gjoni ka qëndrim korrekt ndaj punës.- Të parët tanë luftuan kundër armikut.- Sipas projektit janë paraparë 8 dhoma.- Ajo flet sipas dëshirës.- Buzë detit u ndërtua një hotel.- Ai erdhi afër dritares.- Ata i ngritën çadrat pranë lumit.- Viçi rrinte larg lopës.

� � Ushtrimi 20: Emrat në kllapa vini në rasën rrjedhore në trajtën e duhur.

- Gjatë (rrugë) .................... ne takuam shoqen time. - Dyqani është i hapur prej (orë) .......... 8 deri në orën 12. - Ajo qëndron përpara (pasqyrë) ....................... dhe provon pallton e re. - Dua të blej një këmishë (mëndafsh) ......................... - Ajo bleu një fanellë (pambuk) ......................... - Unë marr letra vazhdimisht prej (shoqe) ......................... - Në repartin e rrobave kishte kostume (burra) ............. dhe (gra) ..............- Ai ishte afruar pranë (banak) ..........................

33

Page 34: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

USHTRIME PËRMBLEDHËSE PËR PËRDORIMIN E DREJTË TË TËGJITHA RASAVE

� � Ushtrimi 21: Plotësojeni këtë tregim, duke i vënë emrat e dhënë në klla-pa në rasën e duhur.

Një _________ (ditë) të nxehtë vere, __________ (bletë) shkoi në_______ (lumë) të pinte _______ (ujë), por ra brenda dhe s'mundi të dilte.

______________(Pëllumb) që fluturonte atypari, e pa____________(bletë) që ishte në rrezik. "Duhet ta ndihmoj", - tha me vete."Do të marr këtë ___________ (gjeth) dhe do ta hedh në ________ (ujë),__________ (bletë) mund të ngjitet mbi të. Do të jetë si në ___________(barkë) të vogël". Kështu ____________ (pëllumb) hodhi _______________(gjeth) në ___________ (ujë), ___________ (bletë) u ngjit mbi të."Faleminderit, zoti _____________ (pëllumb)!- thirri ajo. Edhe unë do të tëndihmoj një ditë". Shumë shpejt pas kësaj, një ___________ (burrë) kaloiaty pranë me një ____________ (hark) dhe ____________ (shigjeta). Ai e pa_____________ (pëllumb) në ____________(pemë) dhe u mat ta qëllojë.Pikërisht atëherë, _______ (bletë) e pickoi _____________ (burrë) në dorë. Aikërceu dhe ____________ (shigjetë) fluturoi në ___________ (qiell). Kështu_______________ (pëllumb) i shpëtoi ________________(rrezik).

� � Ushtrimi 22: Plotësojeni tregimin me rasën e duhur të emrave në klla-pa.

Një herë __________ (dhelpër) e ftoi ___________(lejlek) për ___________(drekë). Ajo kishte zier _________________(qumësht) dhe e kishte zbrazur nënjë _______ (pjatë) të gjerë. Ha ______________(lejlek)! Ha, i dashur_________(mik), se për ty e zjeva _____________(qumësht). Çuk aty e çukkëtu, i gjori ____________(lejlek) nuk mundi të pijë as një pikë, kurse__________(dhelpër) llup, llup, e përlau me _________(gjuhë) tërë_____________(qumësht). ___________(Lejlek) u zemërua, por s'foli, vetëmvuri buzën në gaz e pastaj i tha _____________(dhelpër): Të faleminderit,zonja _____________(dhelpër)! Nesër urdhëro ti për ___________ (drekë) tekunë. Të nesërmen ___________(lejlek) kishte bërë përshesh me ____________(qumësht). _____________(Përshesh) e kishte futur në një poçe me qafë tëgjatë, por të ngushtë. Urdhëro, zonja dhelpër, urdhëro e ha si në____________(shtëpi) tënde! ___________(Dhelpër) i vinte rrotull_________(poçe), por nuk hante dot. Ndërkaq, ___________(lejlek) e mbaroi_____________(përshesh), pastaj i tha __________(dhelpër): Mos u zemëro,zonja dhelpër, por s'kam gjë tjetër për ty. ______________(Dhelpër) nuk foligjë, por iku e uritur dhe e zemëruar.

34

Page 35: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

LAKIMI I EMRAVELAKIMI I EMRAVE

��DETYRËLexojeni këtë fabul dhe emrat e nënvizuar vini në rasën e duhur.

Ishte një ditë e mirë vjeshte. Lepurush e kishtenxjerrë në shëtitje të biri . Duke kërcyer nëpër fushë,lepur i vogël hetoi diçka, me gëzim iu afrua babai dhei tha:

- Babi, shih, shih sa brirë të bukur janë mbi bar!A e di të kujt janë?

- Këta brirë, biri im, janë të dreri . Këta ezbukurojnë mali .

- Pra, pasi i paska humbur po i marr unë.Atëherë të gjitha kafshë dhe drurë do të dridhen prej meje.

Kështu tha lepur i vogël, i mori brirë dhe i vendosi në kokë.Baba e shikoi të biri dhe i tha duke qeshur:- Këta brirë mund t'i mbajë vetëm ai, i cili i ka hequr prej kokë së

vet. Këta u takojnë vetëm atyre që janë trima dhe guximtarë. E për ne qëjemi frikacakë, janë të tepërt edhe këta veshë që i kemi.

� � Shpjegim:

a) Në lakimin e parëNë lakimin e parë përfshihen emrat e gjinisë mashkullore qëshquarsinë e bëjnë me mbaresën -i: laps-i, libr-i, kompjuter-i etj.

b) Në lakimin e dytëNë lakimin e dytë bëjnë pjesë emrat mashkullorë që marrinmbaresën -u: shok-u, zog-u, krah-u, njeri-u etj.

c) Në lakimin e tretëNë lakimin e tretë përfshihen të gjithë emrat e gjinisë femërore(që marrin mbaresën -a (-ja): bankë - banka, lule - lulja, shtëpi - shtëpia,piano - pianoja etj.

ç) Në lakimin e katërtNë lakimin e katërt hyjnë emrat e gjinisë asnjanëse: të mësuar-it, të ftohtët etj.

Në numrin shumës të gjithë emrat lakohen njëlloj, pavarësisht ngatipi i lakimit në njëjës.

35

Gjuha shqipe ka katër lakime: lakimin I, II, III dhe IV.Gjuha shqipe ka katër lakime: lakimin I, II, III dhe IV.

Page 36: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Në vijim do të japim paradigma nga të gjitha këto lakime:

Lakimi ILakimi I(të gjithë emrat e gjinisë mashkullore që shquarsinë e bëjnë me -i.)

��DETYRË Sipas paradigmës së dhënë, lakoni emrat: mur, çelës, qen, top, mal,

Artan, Shkup, pëllumb, libër, djalë.

� � Shënim: Emrat e përveçëm lakohen vetëm në trajtë të shquar.

Lakimi IILakimi II(të gjithë emrat e gjinisë mashkullore që shquarsinë e bëjnë me -u)

��DETYRËSipas kësaj paradigme lakoni emrat: mjek, Mark, mik, ujk, plak,

peshk, zog, treg, krah, njeri.

36

laps - lapsiRasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore (një) laps lapsi

Gjinore i, e (një) laps-i i, e lapsi-t

Dhanore (një) laps-i lapsi-t

Kallëzore (një) laps lapsi-n

Rrjedhore prej (një) laps-i prej lapsi-t

vëlla - vëllaiRasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore (një) vëlla vëllai

Gjinore i, e (një) vëlla-i i, e vëllai-t

Dhanore (një) vëlla-i vëllai-t

Kallëzore (një) vëlla vëlla-në

Rrjedhore prej (një) vëlla-i prej vëllai-t

shok - shokuRasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore (një) shok shoku

Gjinore i, e (një) shok-u i, e shoku-t

Dhanore (një) shok-u shoku-t

Kallëzore (një) shok shoku-n

Rrjedhore prej (një) shok-u prej shoku-t

njeri - njeriuRasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore (një) njeri njeriu

Gjinore i, e (një) njeri-u i, e njeriu-t

Dhanore (një) njeri-u njeriu-t

Kallëzore (një) njeri njeriu-n

Rrjedhore prej (një) njeri-u prej njeriu-t

Page 37: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Lakimi IIILakimi III(të gjithë emrat e gjinisë femërore)

��DETYRËSipas paradigmës së mësipërme lakoni emrat: mollë, bankë, Vjollcë,

këpucë, nënë, Tetovë, pjatë, dele, dritare, fletore, karrige, qershi, fotografi,piano.

Lakimi IVLakimi IV(të gjithë emrat e gjinisë asnjanëse)

��DETYRËSipas tabelës së dhënë lakoni emrat: të ecur-it; të nxehtë-t; të ngritur-

it; të kënduar-it.

37

Trajta e pashquar

Rasa vajzë; lule; shtëpi

Emërore (një) vajzë (një) lule (një) shtëpi

Gjinore i, e (një) vajz-e i, e (një) lule-je i, e (një) shtëpi-eDhanore (një) vajz-e (një) lule-je (një) shtëpi-eKallëzore (një) vajzë (një) lule (një) shtëpi

Rrjedhore prej (një) vajz-e prej (një) lule-je prej (një) shtëpi-e

Trajta e shquar

Rasavajza; lulja; shtëpia

Emërore vajza lulja shtëpiaGjinore i, e vajzë-s i, e lule-s i, e shtëpi-sëDhanore vajzë-s lule-s shtëpi-sëKallëzore vajzë-n lule-n shtëpi-nëRrjedhore prej vajzë-s prej lule-s prej shtëpi-së

të folur - të foluritRasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore të folur të folur-it

Gjinore i, e të folur-i i, e të folur-it

Dhanore të folur-i të folur-it

Kallëzore të folur të folur-it

Rrjedhore prej të folur-i prej të folur-it

të ftohtë - të ftohtëtRasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore të ftohtë të ftohtë-t

Gjinore i, e të ftoht-i i, e të ftoht-it

Dhanore të ftoht-i të ftoht-it

Kallëzore të ftohtë të ftohtë-t

Rrjedhore prej të ftoht-i prej të ftoht-it

Page 38: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

LAKIMI I EMRAVE NË NUMRIN SHUMËS

Në numrin shumës të gjithë emrat lakohen njëlloj, pavarësisht ngatipi i lakimit në njëjës. P.sh:

��DETYRË:Sipas këtyre paradigmave lakoni emrat: topa, kalendarë, libra, burra,

studentë, mjekë, krahë, njerëz, banka, këpucë, nëna, pjata, dritare, fletore,studente, fotografi, shami, piano.

�� Udhëzime praktike:Që të mund t'i gjejmë më lehtë rasat, po japim një pasqyrë të lakim-

it të përemrave pyetës kush?, cili?, cila? për numrin njëjës dhe cilët?, cilat?për numrin shumës. Këta përemra pyetës ndihmojnë shumë për të përcak-tuar rasën e emrit.

38

Trajta e pashquar - shumëslapsa; shokë vajza; lule; shtëpi

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore

Emërore (ca) lapsa (ca) shokë (ca) vajza (ca) lule (ca) shtëpi

Gjinore i,e (ca) lapsa-ve i,e (ca) shokë-ve i,e (ca) vajza-ve i,e (ca) lule-ve i,e (ca) shtëpi-ve

Dhanore (ca) lapsa-ve (ca) shokë-ve (ca) vajza-ve (ca) lule-ve (ca) shtëpi-ve

Kallëzore (ca) lapsa (ca) shokë (ca) vajza (ca) lule (ca) shtëpi

Rrjedhore (ca) lapsa-sh (ca) shokë-sh (ca) vajza-sh (ca) lule-sh (ca) shtëpi-sh

Trajta e shquar - shumëslapsat; shokët vajzat; lulet; shtëpitë

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore

Emërore lapsa-t shokë-t vajza-t lule-t shtëpi-të

Gjinore i, e lapsa-ve i, e shokë-ve i, e vajza-ve i, e lule-ve i, e shtëpi-ve

Dhanore lapsa-ve shokë-ve vajza-ve lule-ve shtëpi-ve

Kallëzore lapsa-t shokë-t vajza-t lule-t shtëpi-të

Rrjedhore (prej) lapsa-ve (prej) shokë-ve (prej) vajza-ve (prej) lule-ve (prej) shtëpi-ve

Page 39: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Pyetjet për ta përcaktuar rasënPyetjet për ta përcaktuar rasën

P.sh.:- Unë isha (te cili?, te kush?) te shoku.- U largua (nga cili?) nga qyteti.- Nxënësit dolën (nga cila?) nga klasa.- Babai (i cilit? i kujt?) i Benit është mësues.- Aroma (e cilit?) e trëndafilit është e këndshme.- Vëllai (i cilës?) i Mimozës është student.- Nëna (e cilës?) e Dritës punon në spital.- Ia dërgova një letër (cilës? kujt?) Blertës.- (cilit? kujt?) Agimit i dhemb koka.- Diskutuam (për cilin?) për librin.- Shoqërohem (me cilin?) me Astritin.- Buron (nga cili?) nga mali.- Zbriti (nga cila?) nga makina.- Luftuam (kundër cilit?) kundër analfabetizmit.- Qëndrova (pranë cilit?) pranë burimit.- Kaluam (përtej cilës?) përtej rrugës.

�� Ushtrimi 23: Përdoreni emrin gjysh nëpër rasa në këtë tekst.

- (kush?, cili?) ............................ na foli për të kaluarën tonë të lavdishme.

- Rrëfimi (i kujt?, i cilit?) .......................... na pëlqeu shumë.

- Ne iu lutëm (kujt?, cilit?) ................. të na tregonte edhe një përrallë tjetër.

- Në fund e falënderuam (kë?, cilin?) .............. dhe iu lutëm të vinte përsëri.

- Nuk na bëhej të largoheshim (prej kujt?, prej cilit?) ..................................

39

Rasa Kush?Kush? Cili?Cili? Cila?Cila? Cilët?Cilët? Cilat?Cilat?

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

kush?

i (e) kujt?

kujt?

kë?

prej kujt?

cili?

i (e) cilit?

cilit?

cilin?

prej cilit?

cila?

i (e) cilës?

cilës?

cilën?

prej cilës?

cilët?

i (e) cilëve?

cilëve?

cilët?

prej cilëve?

cilat?

i (e) cilave?

cilave?

cilat?

prej cilave?

Page 40: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

�� Ushtrimi 24: Lakojeni emrin Blertë sipas kërkesave të tekstit.

- (kush?, cila?) ........................... është nxënëse.- Babai (i kujt?, i cilës?) .................................. është mjek, ndërsa

nëna (e kujt?, e cilës?) ..................................... është mësuese.- (kujt?, cilës?) ......................... i pëlqejnë shumë çokollatat.- (kë?, cilën?) .......................... e duan të gjithë shokët.- (prej kujt?, prej cilës?) Prej ............................ mora një letër.

�� Ushtrimi 25: Lakojeni emrin gjahtar nëpër rasat e duhura.

- (kush?, cili?) ........................ shkon për gjah.- Qeni (i kujt?, i cilit?) .............................. shkon pas tij.- (kujt?, cilit?) ...................... i kaloi një lepur pranë, shtiu dhe e vrau. - Qeni vrapoi dhe ia solli lepurin (kujt?, cilit?) .........................- Agroni e pa (kë?, cilin?) ......................... dhe e përshëndeti.- (kush?, cili?) ....................... ia dha lepurin vogëlushit. - Ai e mori lepurin (prej kujt?, prej cilit?) prej ........................ dhe u

falënderua.

�� Ushtrimi 26: Gjeni emrat në fjalitë e dhëna më poshtë dhe përcaktonirasat e tyre. P.sh.:

Mentori mori prej bankës vizoren e Vjollcës dhe ia dha Gazmendit.

Mentori - rasa emëroreprej bankës - rasa rrjedhorevizoren - rasa kallëzoree Vjollcës - rasa gjinoreGazmendit - rasa dhanore

- Agimi e zuri fluturën dhe ia tregoi Vjollcës.- Zana e pa qenin e Dianës në parkun e qytetit.- Babai doli nga shtëpia e mësuesit dhe i hipi veturës.- Mësuesja nxori nga xhepi i palltos stilolapsin dhe ia dha koleges.- Nëpunësi mori prej dollapit makinën e shkrimit dhe e la mbi tavolinë.

40

Page 41: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PËRCAKTORËT E EMRIT

PËRCAKTORI��DETYRË

Analizojmë grupet emërore:

- laps i zii zi- trëndafil i kuqi kuq- klasa jonëjonë- oborri i shkollësi shkollës- rroba për fëmijëpër fëmijë- bukë grurigruri- libri i Beniti Benit- dita e paqese paqes

Çfarë funksioni kanë fjalët e shënuara me shkronja të pjerrëta dhe më tëzeza?

� � Shpjegim

Fjalët e shënuara me shkronja më të zeza janë përcaktorë.Përcaktor është fjala që përdoret pranë një emri dhe shërben për ta

cilësuar ose përcaktuar atë. Domethënë, përcaktori tregon një tipar a karak-teristikë të emrit, përkatësisht tregon cilësinë, vetinë, përkatësinë, llojin, për-bërjen etj. prej të cilit varet.

Përcaktori shprehet me emra, mbiemra, përemra, numërorë, e ndon-jëherë edhe me forma të pashtjelluara të foljes. Ndryshe përcaktori quhetedhe atribut. Atë mund ta gjejmë me pyetjet: çfarë?, i (e) cilit?, i (e) kujt?,Sa?

Me se shprehet përcaktori?Me se shprehet përcaktori?

1. Përcaktori i shprehur me emër1. Përcaktori i shprehur me emër mund të ndërtohet me emër paparafjalë në rasat gjinore (lulet e mimozës), kallëzore (një gotë qumësht), rrjed-hore (vegël pune) dhe me emër me parafjalë në rasën emërore (pjesë nga his-toria), kallëzore (bora nëpër male), rrjedhore (pallto prej leshi).

2. Përcaktori i shprehur me mbiemër2. Përcaktori i shprehur me mbiemërMbiemri përcaktor është:

a) i nyjshëma) i nyjshëm (njeri i gëzuar) dheb) i panyjshëmb) i panyjshëm (hije madhështore).

41

Page 42: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Përcaktori i shprehur me mbiemër të nyjshëm përshtatet me emrin nëgjini, numër dhe rasë; kurse përcaktori i shprehur me mbiemër të panyjshëmpërshtatet me emrin në numër dhe në gjini. P.sh.: mollë e ëmbël, gjellë e shi-jshme, rrugë e gjerë, pëllumb i bardhë, shkollë e madhe; bukuri natyrore,shok besnik, njeri bujar, grua plakë, djalë trim etj.

3. Përcaktori i shprehur me përemër3. Përcaktori i shprehur me përemërSi përcaktor mund të përdoret përemri:

a) dëftor:a) dëftor: ky nxënës, kjo fletore, këto detyra, libër i këtillë; b) pronor:b) pronor: shoku im, lagjja jonë, qyteti ynë, prindërit tanë;c) pyetës:c) pyetës: cili shok, cila klasë, cilat shoqe, cilët nxënës; ç) i pacaktuar:ç) i pacaktuar: secili nxënës, çdo ditë, ndonjë ngjarje.

Ashtu si dhe mbiemrat e nyjshëm, përcaktori i shprehur me përemërpërshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin e përcaktuar. P.sh.: kjo ngjar-je, një mënyrë e tillë, biblioteka ime, cili libër, cilido nxënës.

4. Përcaktori i shprehur me numëror4. Përcaktori i shprehur me numëror shpreh sasinë e sendeve,dukurive ose frymorëve të treguar nga emri që përcakton. P.sh.: katër orë, triditë, njëzet minuta, dyqind denarë.

Nga numërorët vetëm tre/tri përshtaten sipas gjinisë së emrit që për-caktojnë: tre djem, tri vajza. Po kështu, përshtaten edhe numërorët e përbërëqë kanë si pjesë të fundit numërorin tre (ose tri) P.sh.: dyzet e tre djem, dyzete tri vajza.

Përcaktorët e shprehur me ndajfolje, me grup fjalësh a me njësi fraze-ologjike kanë një përdorim të kufizuar.

VENDI I PËRCAKTORIT

Përcaktori qëndron pas ose para emrit që e përcakton, përkatësisht:1. Kur përcaktori shprehet me emër, mbiemër ose përemër pronor

zakonisht qëndron pas gjymtyrës që përcakton: aroma e luleve, dera e klasës,oborri i shkollës; trëndafil i kuq, kopsht i madh, pranverë e bukur, fushë egjerë; mësuesi im, nëna jonë, atdheu ynë, vëllezërit tanë etj.

2. Kur përcaktori shprehet me përemër dëftor, përemër pyetës, përemërtë pacaktuar dhe me numëror, zakonisht përdoret para emrit që përcakton:ky libër, kjo fletore; disa nxënës, çdo njeri, secila klasë; cili lumë, cila shkol-lë, cilët shokë; tre lapsa, tri fletore, shtatë vëllezër etj.

42

Page 43: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RENDI I DY E MË SHUMË PËRCAKTORËVE TË NJË GJYMTYRE

Gjymtyra emërore në funksion të kryefjalës, kallëzuesit emëror apokundrinës mund të përcaktohet edhe me dy a më shumë përcaktorë.

1. Kur emri a fjala emërore përcaktohet nga dy përcaktorë të shprehurme mbiemra, vendin e parë e zë mbiemri i nyjshëm dhe pas tij përdoretmbiemri i panyjshëm: “Bagëti e bujqësi” është një vepër e mrekullueshmeletrare. Atë e përshkojnë ndjenja të fuqishme poetike.

2. Kur një emër përcaktohet nga një përemër dhe nga një mbiemër apoemër, vendin e parë e zë përemri e pastaj përcaktori i shprehur me mbiemërapo emër: Detyra jonë e parë është të mësojmë. Shoku im i klasës zuri vendine parë në konkurs.

3. Kur një emër përcaktohet njëkohësisht nga një përcaktor i shprehurme mbiemër dhe nga një përcaktor i shprehur me emër në gjinore apo rrjed-hore si edhe në emërore e kallëzore të shoqëruar me parafjalë, vendin e parëe zë mbiemri e pas tij përdoret përcaktori i shprehur me emër: Fëmijët pinëqumësht cilësor lope. Blerta bleu një fustan të bukur prej mëndafshi. Sportistii shquar nga Tetova u nderua me dekoratë të lartë. Ura e vjetër me gurë ështënjë monument i rëndësishëm i kryeqytetit tonë.

4. Kur një emër përcaktohet njëkohësisht nga dy përcaktorë të shpre-hur njëri me emër në gjinore, ndërsa tjetri me emër me parafjalë, atëherëkemi dy raste renditjeje:

a) Nëse gjymtyra e përcaktuar shprehet me ndonjë emër jofoljor, vendine parë e zë emri me parafjalë, ndërsa emri në gjinore vihet pas tij: Në bjeshkëtme famë të Sharrit gjatë verës kullotin qindra tufa dhensh.

b) Nëse gjymtyra e përcaktuar është emër foljor, atëherë në vend tëparë përdoret emri në gjinore e pas tij emri me parafjalë: Zbatimi i teorisë nëpraktikë po realizohet me sukses.

PYETJE DHE DETYRA1. Ç'është përcaktori?2. Me se shprehen përcaktorët?3. Cilët përcaktorë qëndrojnë zakonisht para emrit që përcaktojnë? 4. Cilët përcaktorë qëndrojnë zakonisht pas emrit?5. Ndërtoni nga dy fjali me përcaktor të shprehur me emra, mbiemra,

përemra dhe numërorë.

43

Page 44: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 27: Lexojeni këtë pjesë dhe gjeni përcaktorët.

Mjekra e gjatë pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë i jepnin Abdyl beutnjë hije me të vërtetë madhështore. Po sytë, dy sy të mëdhenj e të thellë ekishin shkëlqimin e yjeve dhe forcën e çelikut, dëftenin më shumë, gjithëflakën, gjithë fuqinë e këtij burri.

� � Ushtrimi 28: Lexoni me kujdes këto fjalë të urta, gjeni përcaktorët dhevëreni çfarë vendi kanë zënë në fjali.

- Fëmija pa nënë - si nata pa hënë.- Plaga e shpatës shërohet më lehtë se plaga e fjalës.- Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër.- Në vendin e huaj pranvera duket e hidhur.- Fara e ligë mbin kudo. - Më mirë në hijen e ferrës sime se në hijen e fikut tënd.- Durimi është bar i çdo sëmundjeje.- Fjala e mirë çel derën e hekurt.

� � Ushtrimi 29: Bëni radhitjen e duhur të fjalëve në tekstin e mëposhtëm:

Një e mbjellë arrë skaj një buzë rruge malitbënte kokrra shumë.

Udhëtarët andej që kalonin, për t'i kokrratmarrë, gjithnjë me gurë e gjuanin dhe dëmeshumë i shkaktonin.

Më në fund, u mërzit arra një ditë dhe njëshelgu i tha:

- E unë mjera!... I kënaqi kalimtarët me e mia kokrrat, ndërsa

më shpërblejnë me gurë ata.

Të sintetizojmë atë që mësuam për përcaktorin

Shkruani gjërat më të rëndësishme sipas kërkesave:

1. Shkruani disa fjali për të përmbyllur gjërat më të rëndësishme për përcaktorin.

2. Shkruani 4-5 fjalë kyç.3. Jepni shembuj fjalish ku do të ketë përcaktorë.4. Çfarë dobie praktike keni përfituar nga kjo temë?

44

Page 45: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

NDAJSHTIMI

� � DETYRËLexoni fjalitë e mëposhtme dhe thoni çfarë funksioni kanë fjalët e shkru-

ara me shkronja më të zeza:

- NënëNënë Tereza është nobelistja e parë shqiptare.- ProfesorProfesor Eqrem Çabej është gjuhëtar i njohur.- XhaXha Bardhyli është plak i mençur.- Agimi, kryetari i klasëskryetari i klasës, është nxënës shembullor.- Ky është inxhinierinxhinier Agroni.

Në fjalitë e mësipërme fjalët e shkruara me shkronja më të zeza janëndajshtime.

Ndajshtimi është një lloj përcaktori që shprehet me një emër ose menjë grup emëror në rasën emërore ose me një togfjalësh emëror. Ai përcaktontë njëjtën qenie ose të njëjtin send, por me fjalë të tjera.

Ndajshtimi është dy llojesh:

a) ndajshtim i paveçuar: Na kanë folur për trimëritë e katundit Dardan;

b) ndajshtim i veçuar: Vëllai im, Skënderi, është kompozitor i njohur.

Ndajshtimi i paveçuarNdajshtimi i paveçuar është zakonisht një emër i pashquar ose njëgrup emëror në rasën emërore, që i pranëvihet një emri dhe që përshtatet nënumër me të. Quhet ndajshtim i paveçuar, sepse nuk ndahet nga gjymtyraqë përcakton, as me pushim në të folur dhe as me presje në të shkruar.

Ndajshtimi i paveçuar qëndron para dhe pas gjymtyrës së përcaktuar.P.sh.:

- Agroni e kishte humbur mendjen pas tregimit të nënë Mihrijes. - Inxhinier Astriti po kthehej i lodhur në shtëpi.- Ushtar Agimi u ngrit në këmbë dhe përshëndeti përzemërsisht. - Djaloshi shkoi në shtëpinë e profesor Fatmirit.

45

Page 46: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DREJTSHKRIMI I NDAJSHTIMIT

Ndajshtimi i paveçuar që tregon emrin e përveçëm të një vepre, rruge,sheshi, shkolle, biblioteke, gazete etj., vihet gjithmonë midis thonjëzash dhefillon me shkronjë të madhe. P.sh.:

- Të gjithë e lexojnë me kënaqësi veprën "Bagëti e bujqësi" të NaimFrashërit.

- Arbeni banon në rrugën "Asim Vokshi" në Strugë.- Në revistën "Gjuha jonë" trajtohen çështje të ndryshme gjuhësore.

Ndajshtimi i veçuarNdajshtimi i veçuar quhet kështu, sepse veçohet nga gjymtyra që për-cakton me një pushim në të folur ose me presje në të shkruar.

Ndajshtimi i veçuar është një emër ose një grup emëror që vihet pasgjymtyrës që përcakton (kjo gjymtyrë mund të jetë emër ose përemër) për tasqaruar ose për ta saktësuar më tej kuptimin e saj. P.sh.:

- Ne, nxënësit e klasës së shtatë, jemi shumë të zellshëm.- Migjeni, poeti i mjerimit, vdiq në moshë mjaft të re.Onufri, piktori shqiptar shumë i çmuar ndër të vjetrit, ishte nga

Elbasani.Një ditë na erdhi për vizitë një mik i babait, burrë fjalëpakët.

PYETJE DHE DETYRA

1. Krahasoni ndajshtimin me përcaktorin dhe thoni ku dallojnëdhe ç'gjëra të përbashkëta kanë ndërmjet tyre?

2. Ndërtoni fjali me ndajshtim të paveçuar dhe të veçuar.3. Në fjalitë e mëposhtme dalloni ndjashtimet dhe gjymtyrën që

ai përcakton. Tregoni ç'lloj ndajshtimesh janë.a) Gjithë shqiptarët: myslimanë, katolikë dhe ortodoksë janë vëllezër. b) Priste me ankth mos vallë hemorragjia, ky armik i tmerrshëm i

njerëzimit në shekuj, do t'i merrte jetën edhe atij vogëlushi.c) Pula mëmë vërtitet rrotull duke mbledhur ushqim. ç) Për ju, fëmijët, tani e tutje do të ketë ditë të lumtura. d) Ne, mjekët, shpeshherë gabojmë kur flasim vetëm si mjekë.

46

Page 47: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

SHKALLA E MBIEMRIT DHE E NDAJFOLJES

Cilësia e sendeve mund të shprehet në mënyrë të shkallëzuar. P.sh.:Liqeni është i madhi madh. Deti është më i madhmë i madh. Oqeani është shumë i madhshumë i madh. Pra,mbiemri ka tri shkallë: shkallën pohore, krahasore dhe sipërore.

1. Shkalla pohore është shkalla bazë e mbiemrit dhe emërton tiparine sendit, jashtë çdo krahasimi. P.sh.: i mirë, e bardhë, të verdhë etj.

2. Shkalla krahasore tregon se cilësia e dhënë krahasohet mevetveten ose me një cilësi tjetër. Lidhja e dy gjymtyrëve të krahasimit bëhetme lidhëza krahasore. Nga ky krahasim, shkalla e mbiemrit mund të dalë ebarabartë, më e lartë, më e larta ose më e ulët.

a) Shkalla krahasore e barazisë tregon se cilësia e dhënë është në tënjëjtën shkallë te të dy krahët e krahasimit. Kjo është e njëjtë me shkallënpohore, por zakonisht shoqërohet me ndajfoljet sasiore të paravendosura aqose kaq në gjymtyrën e parë dhe sa në gjymtyrën e dytë, ose anasjelltas sa... aq. P.sh.: Mësuesi ishte po aq i rreptë, sa edhe i mirë. Ata duken sa gux-imtarë, aq edhe krenarë.

b) Shkalla krahasore e sipërisë relative formohet me pjesëzën më tëvendosur para mbiemrit në pohore (më + mbiemër në pohore + se) ose (sa...aq...) p.sh.: Doktori ishte më i verdhë se ne të dy. Ajo është më e re se motraime. Sa më shumë largohej treni, aq më i vogël dukej.

c) Shkalla krahasore e sipërisë absolute: Ky ishte me siguri më i mirinë këtë listë. Kjo është një nga veprat më të shkëlqyera që ke bërë deri mësot. Ai ishte më i riu dhe më i miri nga ne.

3. Shkalla sipërore e mbiemrit tregon se cilësia e dhënë është në njëshkallë shumë të lartë jashtë çdo krahasimi. Forma e saj është analitike dhendërtohet me ndajfolje sasie, të cilat vendosen përpara formës pohore tëmbiemrit. Rëndom përdoren ndajfoljet: shumë, jashtëzakonisht, mjaft, tepër,fort, krejt, fare, absolutisht etj. p.sh.: Midis reve dukej qielli shumë i kaltër.Barkun e kishte mjaft të madh. Kjo fjalë ka domethënie jashtëzakonisht tëmadhe. Stacioni është fare i ri. Oborri tani iu duk shumë-shumë i vogël.

Në gjuhën popullore dhe letrare, për të shprehur shkallë shumë të lartëtë cilësisë, përdoren edhe disa emra me kuptim të fytyruar, të cilët në rastin

47

Page 48: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

e dhënë nuk emërtojnë më sende, por tipare karakteristike të këtyre sendeve,p.sh.: akull, mjaltë, borë, dyllë, qumësht etj.: Uji i burimit ishte akull i ftohtë.Muri dukej qumësht i bardhë. Mollët janë mjaltë të ëmbla. Ajo u bë thanë ekuqe në fytyrë.

Ndajfoljet, ashtu si edhe mbiemrat kanë shkallën pohore, shkallënkrahasore dhe shkallën sipërore. Mënyrat e ndërtimit të shkallëve të nda-jfoljeve janë të njëjta me ato të mbiemrave. P.sh.:

- Gimi vrapon shpejt. - Drini vrapon më shpejt. - Genti vrapon shumë shpejt.

� � DETYRËParaqiti në mënyrë skematike shkallët e mbiemrit.

� � Ushtrimi 30: Mbiemrat në kllapa vini në shkallën krahasore.

- Rrushi i bardhë është .................................. (i ëmbël) se rrushi i zi.- Denisi është ........................................ (i gjatë) se Aleksandri.- Sot dita është .................................... (e bukur) se dje.- Dhoma e ditës është .................................... (e madhe) se dhoma e gjumit.- Vetura ime është ...................................... (e shpejtë) se vetura jote.

� � Ushtrimi 31: Mbiemrat në kllapa vini në shkallën sipërore.

- Arta ka një shoqe ...................................... (e mirë).- Merita është ........................................ (e bukur).- Banesa jonë ka një ballkon ........................................ (i madh).- Blendi ka një qen ..................................... (i rrezikshëm).- Në muajin korrik ditët janë ..................................... (e nxehtë)

� � Ushtrimi 32: Krijoni shkallën krahasore dhe sipërore nga mbiemri dhendajfolja e dhënë në fjalitë e mëposhtme.

a) pohore: Makina ime është e mirë.krahasore: Makina jote është ....................................sipërore: Makina e tij është .......................................

b) pohore: Donika mëson mirë.krahasore: Lulja mëson .....................................sipërore: Adelina mëson .......................................

48

Page 49: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PËREMRI

Ashtu si edhe në gjuhët e tjera, edhe në gjuhën shqipe përdorenshpesh fjalë që zëvendësojnë emrat, që janë përfaqësues të tyre në fjali.Përdorimi i përemrave bën të mundur që të shmanget përsëritja e të njëjtitemër.

Disa përemra, ashtu si mbiemrat, përdoren pranë emrave dhe për-shtaten me ta në gjini, në numër dhe në rasë. Për shembull:

- Gjyshi im ka qenë murator.- Kjo kullë ka përballuar shumë sulme.

Disa përemra të tjerë nuk përdoren pranë emrave dhe lakohen nënjëjës dhe në shumës, ashtu si emrat. P.sh.:

- Unë them të tregojmë të vërtetën në çdo rast.- Mua më quajnë Tanush.- Dikush po vjen.- Hapat e dikujt po dëgjohen në korridor.

Sipas kuptimit që kanë, dallojmë këto lloje përemrash:

1. Përemra vetorë (unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato)2. Përemra vetvetorë (vete, vetvete)3. Përemra dëftorë (ky, kjo, këta, këto, i tillë...)4. Përemra pronorë (im, yt, i tij, i saj...) 5. Përemra pyetës (kush? cili? sa? ç'?...) 6. Përemra lidhorë (që, i cili, e cila)7. Përemra të pacaktuar (cilido, secili, asnjë, ca, asnjëri, kushdo,

dikush, çdo...).

49

Përemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që tregon në mënyrë tëpërgjithshme (pa i emërtuar) frymorë, sende, tipare ose sasi të pacaktuara.

Page 50: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 33: Gjeni përemrat në tekstin e dhënë.

Unë nuk kam parë kalë më të mirë se ky.Ai kali i karrocës që kalon nga lagjja jonës'është asgjë para këtij. Ai vjen çdo mëngjes nëoborrin tonë, por s'është i bardhë si ky. As sytë,as barkun s' i ka si të këtij. Vërtetë ka ca zilkatë vogla, por yni ka një zile të madhe, të cilënxhaxhi Thomai ia ka zënë me bar. Vetëm, të tëthem të drejtën, kali mua nuk më do aq sa edua unë.

1. PËREMRI VETOR

Përemra vetorë janë fjalët që tregojnë veta të ndryshme. Ata kanë tri

veta.

Përemrat vetorë të vetës së parë: njëjës unë, shumës ne, tregojnëvetën që flet, përkatësisht një grup vetash ku bën pjesë edhe folësi.

Përemrat vetorë të vetës së dytë: njëjës ti, shumës ju, tregojnë vetënme të cilën flasim, bashkëbiseduesin, përkatësisht bashkëbiseduesit.

Përemrat ai, ajo njëjës dhe ata, ato shumës janë të vetes së tretë dhetregojnë frymorët dhe sendet për të cilët bëhet fjalë.

Përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë (unë, ti; ne, ju) përdorenpër të dy gjinitë dhe vetëm për njerëz, kurse ata të vetes së tretë (ai, ajo;ata, ato) kanë forma të veçanta për gjini të ndryshme dhe përdoren edhepër kafshë e sende.

50

Page 51: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI I PËREMRAVE VETORË

Përemrat vetorë të vetës III (ai, ajo; ata, ato) kur shoqërohen meparafjalët e rasës kallëzore (me, në, mbi, pa, nën, për etj.) dhe me parafjalëte rasës rrjedhore (prej, pas, para, përballë etj.) përdoren pa zanoren a nis-tore, p.sh.: prej tij = prej atij; prej saj = prej asaj; përballë tyre = përballëatyre; kundër tyre = kundër atyre etj. P.sh.:

- Agimi u nis përpara. Me të shkoi dhe Artani. - Petriti dhe Ylli erdhën të parët. Pas tyre erdhën të tjerët. - Vjollca shkoi në Shkodër. Prej saj morëm letër.

� � Ushtrimi 35: Gjeni dhe nënvizoni përemrat vetorë në tekstin emëposhtëm.

Unë jam Beni. Ne banojmë në qendër të qytetit. Unë para një vitimbarova klasën e pestë me rezultate shumë të mira. Babai u gëzua shumë.Ai nuk dinte ç'të bënte, kurse mami sa s'fluturonte nga gëzimi. Ajo mëputhte vazhdimisht...

Babi dhe mami donin të më blinin një dhuratë.Unë u thashë: - Ju më mirë më blini një top...- E di unë, gjithmonë top do ti, - tha mami.Ata ecnin para dhe unë mbeta prapa. Mami kundërshtonte. Më në

fund ajo më bleu dy libra me përralla, por edhe një top. Unë u gëzovashumë.

Përemrat vetorë të vetës së tretë e kanë si kategorinë e gjinisë, ashtuedhe atë të numrit: ai, ajo - ata, ato; ndërsa kategorinë e rasës e kanë të gjithëpëremrat vetorë.

Pasqyra e lakimit të përemrave vetorë

51

Numri Rasa Veta e parë Veta e dytëVeta e tretë

Gjinia mashkullore Gjinia femërore

NjëjësEmëroreGjinoreDhanoreKallëzoreRrjedhore

unë---

mua, mëmua, më

(prej) meje

ti---

ty, tëty, të

(prej) teje

aii atijatij, iatë, e

(prej) atij

ajoi asajasaj, iatë, e

(prej) asaj

ShumësEmëroreGjinoreDhanoreKallëzoreRrjedhore

ne---

neve, nane, na

(prej) nesh

ju---

juve, juju, ju

(prej) jush

atai atyre

atyre, uata, i

(prej) atyre

atoi atyre

atyre, uato, i

(prej) atyre

Page 52: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Çfarë përfundimesh mund të nxjerrim nga kjo tabelë?

1. Në rasat dhanore dhe kallëzore përemrat kanë dy trajta: një trajtëtë plotë e një trajtë të shkurtër.

2. Për të gjetur rasat e përemrave vetorë, ashtu si edhe për emrat,përdorim pyetjet: kush?; i, e kujt?, kujt?, kë?, prej kujt?, cili? etj.

3. Trajtat e shkurtra të vetës së parë e të dytë (njëjës e shumës) nërasat dhanore e kallëzore janë të njëjta.

4. Veta e parë dhe e dytë e përemrave vetorë nuk përdoren në rasëngjinore.

5. Në rasat kallëzore dhe rrjedhore të vetës së tretë përdoren dhe tra-jtat e paplota, pa zanoren -a të fillimit. Këto trajta përdoren pas parafjalëve,p.sh.: me të, foli me të, prej saj, para tij, kundër tyre, për ta...

� � Ushtrimi 35: Zëvendësoni përemrat vetorë me emrat përkatës.

Në strehën e shtëpisë sonë dallëndyshet bëjnë folenë vit për vit. Atoshkojnë e vijnë me shpejtësi, punojnë pa u lodhur.

Blerta i do shumë dallëndyshet. Ajo kënaqet kur u shikon gushën elarme. Një ditë Blerta pa një dallëndyshe të vogël. Ajo u përpoq të flutur-onte, por ra në tokë. Blerta pa macen. Ajo donte ta kapte. Por gjyshja i bër-titi:

- Çit, moj Pambuke! Macja e ka frikë atë. Blerta mori shkallën. Ajo hipi në shkallë duke

e mbajtur me kujdes dallëndyshen e vogël në njërën dorë, dhe e vuri atëngadalë në fole.

� � Ushtrimi 36: (me shkrim): Thurni një tekst sipas shembullit të dhënë mëposhtë.

- Agimin e kam shok. Me të mësojmë bashkë. Ai banon afër meje.Mua më viziton shpesh ai. Ndonjëherë marr lojëra kompjuteri prej tij.

- Zanën e kam shoqe. Me të jemi njohur në pushime. Ajo ...

52

Page 53: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

TRAJTAT E SHKURTRA TË PËREMRIT VETOR

Krahas trajtave të plota, në rasat dhanore e kallëzore përemratvetorë kanë edhe trajta të shkurtra. Trajtat e shkurtra janë të patheksuaradhe vihen gjithmonë pranë foljes.

Nëna e përcjell djalin gjer te përroi, e puth atë në ballë dhe e porosittë luftojë si trim.

Pra, përemri atë dhe vetë trajta e shkurtër e zënë vendin e emritdjalin.

Trajtat e shkurtra qëndrojnë pranë foljes. Zakonisht ato vendosenpara saj, por mund t'i ngjiten pas ose të futen në trup të saj. P.sh.:

- E mora librin.- Merre librin.- Merreni librin.

Trajtat të shkurtra të vetës së parë dhe të dytë (njëjës e shumës) nëdhanore e kallëzore janë të njëllojta:

Dhanore: më, të, i, na, ju, uKallëzore: më, të, e, na, ju, i

Për të dalluar rasën e tyre përdorim pyetjet: kujt? ose cilit? (përdhanoren) kë? ose cilin? (për kallëzoren). P.sh:

(kujt?) Mua më dhanë fletëlavdërimin (ty të; juve ju).(kë?) Mua më lavdëruan (ty të, ju ju).

Në vetën e tretë trajtat e shkurtra janë të njëllojta për të dyja gjinitë:(kujt?) - (atij, asaj) i; (kë?) - (atë) e.

53

Page 54: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

54

TRAJTAT E SHKURTRA TË BASHKUARA

Në gjuhën shqipe përdoren shpesh pranë njëra-tjetrës zakonisht dytrajta të shkurtra. Në këtë rast ato shkrihen njëra me tjetrën dhe shkruhenbashkë.

Bashkohen të gjitha trajtat e shkurtra të dhanores me trajtën eshkurtër të kallëzores në vetën e tretë njëjës e ose me vetën e tretë shumësi. Vetëm trajtat na e dhe na i shkruhen veças.

Në vazhdim po japim pasqyrat tabelore të këtyre bashkimeve.

a) Dhanorja e tri vetave njëjës e shumës + kallëzorja e vetës së tretënjëjës:

Numri Veta Rasa dhanoreRasa kallëzoreveta III njëjës Trajtat e bashkuara

Njëjës

I më

++ee

më + e = maII të të + e = ta

III i i + e = ia

Shumës

I na na + e = na eII ju ju + e = jua

III u u + e = ua

Numri Veta Rasa dhanoreRasa kallëzoreveta III shumës Trajtat e bashkuara

Njëjës

I më

++ ii

më + i = m’iII të të + i = t’i

III i i + i = ia

Shumës

I na na + i = na iII ju ju + i = jua

III u u + i = ua

Page 55: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 37: Plotësoni fjalitë me trajtat e shkurtra të bashkuara tëpëremrave vetorë.

- Vjollca ......... ngjiti pullën zarfit dhe ........ dha (atë) nëpunëses.- Mësuesi .......... shpjegoi (mua) të gjitha fjalët e reja.- Dentisti ........... kontrolloi dhëmbët fëmijëve.- Mua .......... hoqi dhëmbin e prishur.- Librat ............. (juve) dhashë dje, - u tha mësuesi nxënësve.- Kujt ........... dhe çelësat e makinës?- Venera .......... plotësoi dëshirat shoqeve.- Pakon .......... (ty)dërgova dje me postë.- Djali .......... bëri qejfin prindërve.- .............. jep mua këtë fotografi.- Lulet .......... dhurova nënës për 8 Mars.

MENDO DHE PËRGJIGJU

Çfarë mësove për përemrin vetor?

2. PËREMRI VETVETOR

Si përemra vetvetorë shërbejnë fjalët: vete, vetja, vetvete, vetvet-ja.

Trajtat vete e vetvete përdoren vetëm në rasën kallëzore me paraf-jalë (për vete, me vete, në vete).

Përemrat vetvetorë përdoren në të njëjtën formë për të dyja gjinitëdhe për të dy numrat. P.sh.:

- Ai mori me vetevete të motrën.- Ajo mori me vetevete të motrën.- Ti mos puno vetëm për vetevete.- Ju mos punoni vetëm për vetevete.

55

Vetja: i, e vetes; vetes, veten, prej vetes.

Vetvetja: i, e vetvetes; vetvetes, vetveten, prej vetvetes.

Page 56: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Përemrat vetja, vetvetja lakohen si emrat e gjinisë femërore.P.sh.:- I dhimbset vetvetja; ai është e zeza e vetes; i doli zot vetes; e përm-

bajti veten; mori pas vetes edhe dy shokë.

� � Ushtrimi 38: Gjeni dhe nënvizoni vetvetorët në fjalitë e mëposhtme.

- Njeriu që vetëm për vete punon, është si një dru që pemë s'lëshon.

- Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.

- I duket vetja i madh.

- Ai po i bën dëm vetvetes.

- Inxhinieri vendosi të mendonte më tepër për kursimin, sepse ky, nëvetvete, ishte një problem tepër i rëndësishëm.

- Mësuesi solli me vete në konkurs dy recitues të rinj.

� � Ushtrimi 39: Në vend të pikave, shkruani përemrin vetvetor në rasën eduhur.

- Këto fjalë i ke nga .................?

- A e ke marrë topin me ..............?

- Fol më pak për ................., se është më mirë.

- Kërkon më shumë prej .................... .

- Megjithëse isha nxehur, unë dita ta përmbaja ................... .

- Ato e ndienin .................. sikur të ishin në shtëpinë e tyre.

- Kur ishte me shokë, e ndiente ...................... të fuqishëm.

MENDO DHE PËRGJIGJU

Çfarë mësove për përemrin vetvetor?

56

Page 57: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

3. PËREMRI DËFTOR

Përemri dëftor shërben për të treguar frymorë ose sende që ndodhenafër ose larg folësit. Ata përdoren bashkë me emrin ose e zëvendësojnë atë.

Përemrat dëftorë janë:

Përemrat dëftorë ndryshojnë sipas gjinisë, numrit dhe rasës. P.sh.:

- Ky djalë është shumë punëtor.- Kjo vajzë ndihmon shoqet.- Ajo rrugë duhet asfaltuar.- Ato parcela do të mbillen me oriz.- Ky libër është i bukur.- Këtë libër sapo e lexova.

Përemrat dëftorë ky, kjo, ai, ajo lakohen si përemrat vetorë ai, ajo.Përemrat dëftorë i këtillë, e këtillë etj. lakohen si mbiemrat e

nyjshëm: një djalë i këtillë, i një djali të këtillë etj.

Në vazhdim po japim lakimin e përemrave dëftorë ky, kjo, këta,këto:

57

Rasa ky kjoE.Gj.Dh.K.Rr.

kyi (e) këtijkëtij këtë prej këtij

ky mësuesi (e) këtij mësuesikëtij mësuesikëtë mësuesprej këtij mësuesi

kjoi (e) kësajkësajkëtëprej kësaj

kjo mësuesei (e) kësaj mësuesejekësaj mësuesejekëtë mësueseprej kësaj mësueseje

Rasa këta këtoE.Gj.Dh.K.Rr.

këtai (e) këtyrekëtyre këta

prej këtyre

këta mësuesi (e) këtyre mësuesvekëtyre mësuesvekëta mësuesprej këtyre mësuesve

këtoi (e) këtyrekëtyrekëtoprej këtyre

këto mësuesei (e) këtyre mësuesevekëtyre mësuesevekëto mësueseprej këtyre mësueseve

Për afër: ky, kjo, këta, këto; i këtillë, e këtillë, të këtillë, të këtilla; i tillë, e tillë.

Për larg: ai, ajo, ata, ato; i atillë, e atillë, të atillë, të atilla.

Page 58: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 40: Gjeni dhe nënvizoni përemrat dëftorë në fjalitë emëposhtme.

- S'duhet harruar se në këtë luftë Skënderbeu përdori një taktikë të re.- A nuk beson ti se këta topa do ta mposhtin këtë kala? - Ai shi vere nuk ra gjatë.- Ky qe sulmi i tyre i parë.- Kjo është toka jonë.- Ç'arkitekt mund ta kishte projektuar këtë kështjellë?

� � Ushtrimi 41: Në vend të pikave vini përemrin dëftor që mungon.

- Në ................ mënyrë ruhet jeta e ushtarëve.- ................... fjalë na rritin krenarinë, moj nënë.- Kuptohet se ai s'do të kursejë asgjë në .............. punë.- Ata nisën të diskutonin për ............. gjë.- Me mjete .................. ne duhet të fitojmë patjetër.

PËRGJIGJU ME SHKRIM

Çfarë mësove për përemrin dëftor?

58

Page 59: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

4. PËREMRI PRONOR

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI ME SHKRIM

(Nxënësit punojnë në grupe dhe prezantojnë rezultatet e tyre)- Çfarë dimë për përemrin pronor?

Fjala që tregon se kujt i takon një pronë e caktuar quhet përemërpëremërpronorpronor. Përemri pronor ka gjininë mashkullore dhe femërore, ka numrinnjëjës dhe shumës dhe lakohet sikur mbiemri. Përemri pronor ka tri veta,sikurse edhe përemri vetor.

Përemrat pronorë përdoren:

- si përcaktorë të një emrisi përcaktorë të një emri: libri im, fushat tona.- më vetemë vete: Shkolla jonë është më e re se juaja.

Përemrat pronorë të gjinisë mashkullore, kur përdoren më vete, nënumrin njëjës kanë mbaresën -i: imi, yni, yti, juaji, i tiji, i saji, i tyri.

Përemrat pronorë të gjinisë femërore kanë mbaresën -a: imja, jona,jotja, juaja, e tija, e saja, e tyrja.

Në numrin shumës të gjithë përemrat kanë mbaresën -t (-të) dhedisa prej tyre nyjën e përparme të: të mitë, të miat, tanët, tonat, të tutë,të tuat, tuajt, tuajat, të tijtë, të sajtë, të tijat, të sajat, të tyret.

VENDI I PËREMRIT PRONOR NË FJALI

Përemri pronor përdoret zakonisht pas emrit që përcakton. Përemrate vetës së parë e të dytë njëjës, kur përcaktojnë emra që tregojnë lidhjegjinie ose marrëdhënie familjare, si: atë, bijë, bir, mbesë, motër, vëlla,shoq etj., mund të përdoren edhe përpara këtyre emrave, si: im atë, imemotër, im shoq etj.

59

Page 60: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��DETYRËShihni paraqitjen tabelore të përemrave pronorë që kanë të bëjnë me

një objekt të vetëm:

��DETYRËAnalizojeni paraqitjen tabelore të përemrave pronorë që kanë të

bëjnë me më shumë objekte:

��DETYRËThoni të kujt janë sendet në klasë.

60

Prona: më shumë se një objektProna: më shumë se një objektNjë pronar Disa pronarë

Për. vetor(njëjës)

Prona në gj.mashkullore

Prona në gj.femërore

Për. vetorë(shumës)

Prona në gj.mashkullore

Prona në gj.femërore

II unë ee mmii ee mmiiaa II ne tt aannëë ttoonnaa

IIII ti ee tt uu ee tt uuaa IIII ju tt uuaa jj tt uuaa jj aa

aiIIIIII

ajo

ee tt ii jj ee tt ii jj ataIIIIII ato ee tt yy rree ee tt yy rree

ee ssaa jj ee ssaa jj

Këta janë lapsatunë ti ai ajo ne ju ata atoe mi e tu e tij e saj tanë tuaj e tyre

Këto janë fletoretunë ti ai ajo ne ju ata ato

e mia e tua e tij e saj tona tuaja e tyre

Prona: një objekt i vetëmProna: një objekt i vetëmNjë pronar Disa pronarë

Për. vetor(njëjës)

Prona në gj.mashkullore

Prona në gj.femërore

Për. vetorë(shumës)

Prona në gj.mashkullore

Prona në gj.femërore

II unë iimm iimmee II ne yynnëë jjoonnëë

IIII ti yy tt jj oo tt ee IIII ju jj uuaa jj jj uuaa jj

aiIIIIII

ajo

ii tt ii jj ee tt ii jj ataIIIIII

ato ii tt yy rree ee tt yy rree

ii ssaa jj ee ssaa jj

Ky është libriunë ti ai ajo ne ju ata atoim yt i tij i saj ynë juaj i tyre

Kjo është shkollaunë ti ai ajo ne ju ata atoime jote e tij e saj jonë juaj e tyre

Page 61: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��DETYRËGjeni dhe nënvizoni përemrat pronorë.

Zana i bën një vizitë Artanit në shtëpi për herë të parë

ARTANI: Ja, shiko Zana. Ky është kopshti im. Ka shumë lule të buku-ra. Po kopshti yt, si është?

ZANA: Edhe kopshi im është i bukur. Para disa ditësh isha te Blerta.Ajo në kopsht kishte një bredh. Bredhi i saj ishte i madh.

ARTANI: Unë isha edhe te Gëzimi. Edhe kopshti i tij ishte i bukur.

* * *ARTANI: Shiko, kjo është shtëpia ime. Nuk është aq e madhe. Si është

shtëpia jote Zana?ZANA: Edhe shtëpia ime nuk është shumë e madhe, por është e

bukur. Po shtëpia e Gëzimit, si ishte?ARTANI: Shtëpia e tij ishte shumë e madhe. Shtëpia e Blertës, e madhe

ishte?ZANA: Jo. Shtëpia e saj nuk ishte shumë e madhe.

* * *ZANA: Artan, rrugica juaj është e gjerë, ndërsa rrugica jonë është më

e ngushtë.ARTANI: Si ishte rrugica e Benit dhe e Blertës?ZANA: Rrugica e tyre ishte e ngushtë, por kishte shumë drurë bliri. ARTANI: Shiko Zana, kopshti ynë është i bukur. Si është kopshti juaj?ZANA: Kopshti ynë nuk është kaq i madh. Si ishte kopshti i Benit dhe

i Blertës?ARTANI: Edhe kopshti i tyre ishte i bukur.

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

Çfarë mësove për përemrin pronor?

61

Page 62: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

62

5. PËREMRI PYETËS

MENDO DHE PËRGJIGJU

Pse e quajmë përemër pyetës?

Përemri pyetës përdoret për të pyetur për frymorë e sende ose përtipare të tyre. Përemra pyetës janë: kush?, cili?, cilat?, ç'?, çfarë?, sa?,kush?, cili?, cilat?, ç'?, çfarë?, sa?,i sati?, me se?i sati?, me se? etj.

Përemri kush? përdoret për të pyetur për njerëz ose për qenie të per-sonifikuara, vetëm në numrin njëjës: KushKush ishte regjisori i filmit? KushKushkëndon më bukur se unë? - tha Gjeli.

Ky përemër nuk duhet përdorur asnjëherë përpara emrave si përcak-tor i tyre. P.sh. nuk duhet të themi KushKush këngëtar këndon më mirë? por Cilikëngëtar këndon më mirë?

Përemri cili? mund të përdoret për të pyetur për njerëz, për kafshëdhe për sende. Mund të përdoret edhe si përcaktor i një emri ose më vete.

Përemrat pyetës ç'?, çfarë? kanë gjithnjë të njëjtën formë, pavarë-sisht nga funksioni që kryejnë në fjali. Përemri pyetës ç'? shkruhet gjith-monë me apostrof, si: ÇfarëÇfarë bën mësuesja? ose Ç’Ç’bën mësuesja?.

��DETYRËKrahasoni paradigmën e lakimit të përemrave pyetës kush?, cili?,

cila, cilët?, cilat?

� � Ushtrimi 42: Në vend të pikave vini përemrat pyetës kush? ose cili?në rasën e duhur.

- ............. do ta blejë këtë kostum? - Çanta ................. është kjo?

- .............. i bleu nëna fustan të bukur? - Prej ................. e more letrën?

- Me ........... do të shkosh në teatër? - .......... po ia blen këtë kukull?

- Afër .............. e ke shtëpinë? - ............ prej jush do të vijë me mua?

Rasa KushKush?? CiliCili?? CilaCila?? CilëtCilët?? CilatCilat??

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

kush?i (e) kujt?kujt?kë?prej kujt?

cili?i (e) cilit?cilit?cilin?prej cilit?

cila?i (e) cilës?cilës?cilën?prej cilës?

cilët?i (e) cilëve?cilëve?cilët?prej cilëve?

cilat?i (e) cilave?cilave?cilat?prej cilave?

Page 63: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

6. PËREMRI LIDHOR

MENDO DHE PËRGJIGJU

Pse e quajmë përemër lidhor?

Përemri lidhor shërben për të lidhur pjesën e nënrenditur përcaktoreme emrin, grupin emëror ose përemrin paraprijës që plotëson. Përemri lid-hor ka dy forma: që dhe i cili. P.sh.:

- E lexova librin që ma solli motra. / E lexova librin. Librin ma solli motra.- Bleva një roman të ri, i cili ka dalë këto ditë. / Bleva një roman të ri.

Romani i ri ka dalë këto ditë.- E mora porosinë që ma dërgove ti. / E mora porosinë. Porosinë ma dër-

gove ti.

Përemri lidhor që ka vetëm një formë, edhe për numrin njëjës, edhepër shumës, edhe për gjininë mashkullore edhe për atë femërore.

Përemri lidhor i cili ka forma të veçanta për gjininë mashkullore efemërore, për numrin njëjës e shumës: i cili (m., nj.), e cila (f., nj.), të cilët(m., sh.), të cilat (f., sh.). Në varësi të funksionit që kryen në fjali, ndryshonformë edhe gjatë lakimit.

Në gjuhën shqipe, si përemra lidhorë mund të shërbejnë edhepëremrat pyetës kush?, cili?, ç'?. P.sh.:

- Lum kush e shtie atë nuse në shtëpi! (kush - ai që).- Ç'i shihte syri, ia punonte dora. (ç' - atë që)- Eja me cilin të duash. (me cilin - me atë që)

��DETYRËKrahasoni lakimin e përemrit lidhor i cili, me përemrin lidhor e cila

në njëjës dhe në shumës.

63

RasaGjinia mashkullore Gjinia femërore

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

i cili?i (e) të cilit?të cilit?të cilin?prej të cilit?

të cilët?i (e) të cilëve?të cilëve?të cilët?prej të cilëve?

e cila?i (e) së cilës?së cilës?të cilën?prej së cilës?

të cilat?i (e) të cilave?të cilave?të cilat?prej të cilave?

Page 64: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��Shënim:Shënim:Përemri lidhor që nuk lakohet. Ai përdoret në vend të një emri të

rasës emërore ose kallëzore, kurdoherë pa parafjalë. P.sh.: Shkupi ështëqyteti që (i cili) më pëlqen më shumë. Shoqja që (të cilën) e takova, quhetLindita.

� � Ushtrimi 43: Lexoni periudhat e mëposhtme dhe gjeni përemrat lidhorë.

- Nga jashtë vinte një erë e lehtë që na freskonte. - Në kuvend merrnin pjesë delegatë, të cilët përfaqësonin të gjitha

krahinat e vendit. - Unë nuk kam bërë asgjë të keqe që të më dënojnë. - Lajmi për atë që kishte ndodhur, u shpërnda me shpejtësi të

madhe. - Miqtë e ardhur nga Roma rrinin si të mpirë nga loja e atij skllavi,

të cilit nuk i trembej syri nga luani. - Dje e takova shokun që s'e kisha parë prej kohësh.

� � Ushtrimi 44: Plotësoni fjalitë me përemrat lidhorë që ose i cili (e cila).

- Fillova ta lexoj librin ............... më solli motra. - Bleva një libër të ri ................ ka dalë këto ditë. - E mora letrën ............... ma dërgove ti. - Durrësi është qyteti ............... më pëlqen shumë. - Shoqja .............. takova, quhet Besa.

PËRGJIGJUNI ME SHKRIM

Çfarë mësove për përemrin lidhor?

GAZMOREGAZMORE

- Blerim, pse nuk e merr librin të mësosh. Ka dy ditë që nuk e kehapur fare? - i tha e ëma.

- Mami, herën e fundit kur e hapa gjeta një qime dhe tani sa herë qëe hap, më vjen për të vjellë.

64

Page 65: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

7. PËREMRI I PACAKTUAR

MENDO DHE PËRGJIGJU

1. Pse e quajmë përemër të pacaktuar?2. Thuaj ndonjë përemër të pacaktuar.

Përemrat e pacaktuar tregojnë frymorë ose sende në mënyrë tëpacaktuar. Këta përemra lakohen. Ja disa përemra të pacaktuar: dikush,ndokush, kushdo, askush, gjithkush, një, njëri, ndonjë, ndonjëri,asnjë, asnjëri, secili, gjithsecili, cilido, çdo, çfarëdo, gjithçka, diçka,ca, disa, të gjitha etj.

Përemrat e pacaktuar përdoren shpesh si kryefjalë të fjalive, si kun-drinorë e përcaktorë. Kur janë të pashoqëruar me emra, përdoren në fjalizakonisht si kryefjalë a kundrinorë; kur janë të shoqëruar me emra, për-doren si përcaktorë.

��DETYRËNë tabelën e mëposhme shihni dhe krahasoni lakimin e disa përem-

rave të pacaktuar:

� � Ushtrimi 45: Nënvizoni përemrat e pacaktuar në fjalitë eposhtëshënuara.

Tani atë e njihte gjithë vendi dhe ishte e natyrshme që të krenohej itërë qyteti. Këtë s'ia kam thënë asnjërit deri më sot. Secili prej tyre kishtedëgjuar, por askush nuk donte ta pranonte këtë. Gjithsecili mendon përvetvete. Kështjella madhështore, gjithsecilit i kishte ra në sy. Ai çfarëdo qëbënte, e bënte me nder. Çdo lodër e Gentit, i pëlqente edhe Enisit. Nëdyqanin e Besartit tërë ditën dikush hynte e dikush dilte, por askush nukankohej nga mikpritja e tij.

65

Rasa njëri njëra ndonjëri ndonjëraE.Gj.Dh.K.Rr.

njërii (e) njëritnjëritnjërinnjërit

njërai (e) njërës njërës njërën njërës

ndonjërii (e) ndonjërit ndonjëritndonjërinndonjërit

ndonjërai (e) ndonjërës ndonjërës ndonjërën ndonjërës

Page 66: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 46: Përemrat e pacaktuar që janë në kllapa, i vini në rasën eduhur.

Babai përqafohej me .................. (kushdo) që e uronte për martesëne djalit. Kur po festonin ditëlindjen e Teutës, ..................... (secili) ipëlqente të këndonte ose të bënte shaka. ..................... (Askush) nuk iukujtuan fjalët e këngës. A i ke thënë .................. (ndokush) për këtë gjë?Unë kam dy shoqe dhe prej ................... (secila) marr letra vazhdimisht.Besoj se filmi do t'i pëlqejë ................... (kushdo) që do ta shikojë.

PËRGJIGJUNI ME SHKRIM

Çfarë mësove për përemrin e pacaktuar?

��DETYRËParaqiti në mënyrë skematike të gjitha llojet e përemrave.

��DETYRËPërshkruajeni me shkrim fotografinë që e shihni.

66

Page 67: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALËT E PREJARDHURA DHE TË PËRBËRA

MENDONI DHE PËRGJIGJUNIÇfarë di për fjalët e prejardhura dhe fjalët e përbëra?

Ekzistojnë dy lloje fjalësh:

a) fjalë të thjeshta, që nuk mund të ndahen në pjesë më të vogla, dhe b) fjalë jo të thjeshta, ku dallohen të paktën dy pjesë përbërëse.

Fjalët jo të thjeshta mund të jenë të prejardhura ose të përbëra.Fjalët e prejardhuraFjalët e prejardhura formohen duke shtuar, përpara ose prapa një

fjale, një element fjalëformues.Fjalët e përbëraFjalët e përbëra formohen nga bashkimi i dy ose më shumë fjalëve që

kanë kuptim më vete.

��DETYRËAnalizoni skemën e mënyrës së formimit të fjalëve në gjuhën shqipe.

PARASHTESAT DHE PRAPASHTESATPARASHTESAT DHE PRAPASHTESAT

Parashtesat dhe prapashtesat përdoren për të krijuar fjalë të prejard-hura.

Parashtesat vendosen para fjalëve dhe ua ndryshojnë kuptimin fjalëveme të cilat lidhen.

Parashtesat klasifikohen në: parashtesa me kuptim të kundërt,parashtesa me kuptim përforcues etj.

Prapashtesat vendosen pas fjalës bazë. Ato klasifikohen në prapashte-sa që përdoren për të krijuar: emra, mbiemra, folje dhe ndajfolje.

67

FJALË

TË THJESHTA

JO TË THJESHTA

TË PREJARDHURA

ME PARASHTESA

ME PRAPASHTESA

ME PARASHTESA + PRAPASHTESA

TË PËRBËRA

TË PËRNGJITURA

KOMPOZITA

Page 68: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PARASHTESATPARASHTESAT

1. Parashtesa që u japin fjalëve kuptim të kundërt:1. Parashtesa që u japin fjalëve kuptim të kundërt:

pa-: paaftësi, i paditur, i pafundmos-: mosbesim, mosbindjejo-: joshkencor, jopjellorç-/sh-/zh-: çarmatos, shqep, shthur, zhvendoskundër-: kundërajror, kundërgaz, kundërtank

2. Parashtesa që përforcojnë kuptimin e fjalëve:2. Parashtesa që përforcojnë kuptimin e fjalëve:

për-: përforcoj, përpunoj, përshpejtojmbi-: mbikalim, mbingarkesë, mbivlerësojri-: rishkruaj, ripunoj, rishikoj, rilexoj

PRAPASHTESATPRAPASHTESAT

l. Prapashtesa që formojnë folje:l. Prapashtesa që formojnë folje:

-o,-ro, -to, -so, -zo: fluturo(j), largo(j), shqipto(j), pakëso(j), dorëzo(j).-os: inatos, vendos, fundos, vulos

2. Prapashtesa që formojnë emra:2. Prapashtesa që formojnë emra:

-(ë)s: nxënës, ndihmës, vendës; -ar, -tar: notar, shqiptar, udhëtar; -tor:fajtor, punëtor; -ist: shahist, sportist, futbollist; -im: kuvendim, drejtim, lexim;-je: marrje, veshje, shëtitje, lindje; -i, -(ë)si, -(ë)ri: dhelpëri, fatkeqësi, gjatësi,trimëri, djalëri.

3. Prapashtesa që formojnë mbiemra:3. Prapashtesa që formojnë mbiemra:

-(ë)s: tërheqës, bindës, ngrënës; -ar, -tar: bregdetar, kalimtar; -or, -tor:dimëror, leshtor; -shëm: i lëvizshëm, i rrjedhshëm; -të, -t: i nxehtë, i hekurt

4. Prapashtesa që formojnë ndajfolje:4. Prapashtesa që formojnë ndajfolje:

-as, -azi: barkas, barkazi -(i)sht: miqësisht, zyrtarisht

68

Page 69: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � USHTRIME DHE DETYRA

1. Nga fjalët e dhëna formoni fjalë të prejardhura me parashtesën për-.Shpjegoni kuptimin e fjalës së prejardhur.

lyej, plas, kthej, puth

2. Me ndihmën e parashtesave ç-/sh-/zh- formoni fjalët që tregojnë tëkundërtën e fjalëve të mëposhtme:

organizoj, vulos, qep, dredh, thur, orientoj

3. Bashkoni me një shigjetë fjalët që kanë parashtesën ri- me shpjegimin ekuptimit të tyre.

rifitoj o o Shfaq përsëri diçka. rishikoj o o Përsërit diçka që kam thënë më parë.ritregoj o o Fitoj atë që kam humbur.ripunoj o o E punoj përsëri diçka.rishfaq o o Shqyrtoj sërish diçka për të ndrequr.ripohoj o o Përsërit me fjalët e mia një pjesë të lexuar.

4. Gjeni parashtesat në fjalët e grupit të parë (aa) dhe prapashtesat në ato tëgrupit të dytë (bb). Thoni kuptimin e çdo fjale.

a) përmbledh, nënkryetar, zbardh, skuq, i paplotë, rindërtoj, mbin-garkoj.

b) urdhëroj, tregtar, vendos, traktorist, lumturi, hyrje, nisje, i kap-shëm, shtëpizë.

5. Formoni fjalë të prejardhura me prapashtesa nga fjalët e mëposhtme.

kopsht, pjesë, akull, treg, futboll, ngadalë, gjallë, mend, gjykatë.

6. Bashkoni secilën fjalë bazë të shkruar horizontalisht me njërën nga parasht-esat e shkruara vertikalisht. Shkruani në kutinë përkatëse fjalën e formuar.

69

dituri njohje drejtësi plotësim bindje qartësipamos mosbindje

Page 70: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DREJTSHKRIM DHE DREJTSHQIPTIMDREJTSHKRIM DHE DREJTSHQIPTIM

- Parashtesa sh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një bashkët-ingëllore të shurdhët: f, k, p, q, t, th.

- Parashtesa zh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një bashkët-ingëllore të zëshme: b, d, g, gj, v.

- Parashtesa ç- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me tingëllueset l, ll,r, rr, m, n, nj, j dhe me zanore.

- Emrat që mbarojnë me -im, -je, bashkohen me parashtesën mos-.- Emrat që mbarojnë me -i-(ë)si, -(ë)ri, bashkohen me parashtesën pa-

FJALËT E PËRBËRA

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI1. Pse quhen fjalë të përbëra?

Fjalë të përbëra (kompozita) quhen ato fjalë që formohen nga bashkimii dy fjalëve bazë, si: bregdet, dyluftim, peshkaqen, atdhe, kryeqytet,dorështrënguar, zemërthyer, mbarëvajtje, shumëkatëshe etj.

Nga shembujt e mësipërm shihet se fjalët e përbëra formohen duke ubashkuar:

1. Dy emra si p.sh.: bregdet (breg+det).2. Një emër me një mbiemër, p.sh.: sylarmë (sy+i larmë).3. Një numëror me një emër ose mbiemër, si p.sh.: dyluftim, (dy+

luftim), dyjavor (dy+javor).4. Një folje me një emër, p.sh.: vëmendje (vë+mendje). 5. Një emër me një folje, p.sh.: dorështrënguar (dorë+shtrënguar).6. Një ndajfolje me një emër, p.sh.: baraspeshë (baras+peshë), drejt-

shkrim (drejt+shkrim), drejtshqiptim (drejt+shqiptim) etj.

FJALËT E PËRNGJITURA

Disa fjalë, duke u përdorur për një kohë të gjatë pranë njëra-tjetrës,janë bashkuar, përkatësisht janë ngjitur dhe kanë formuar fjalë të përngjitu-ra. Të këtilla janë:

a) emrat: farefis, gjëegjëzë etj.; b) numërorët: trembëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, dyqind, tetëqind etj.;c) përemrat: kurrkush, gjithkush etj.;ç) ndajfoljet: askund, gjithandej etj.; d) parafjalët: nëpër, përmbi, përveç etj.

70

Page 71: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � DETYRË

Fjalët e shtyllës së parë i bashkoni me fjalët përkatëse të shtyllës sëdytë. Formoni fjalë të përbëra dhe shkruani në vijën përkatëse.

udhë mirë _______________________lule gjerë _______________________gjel heqës _______________________pemë hollë _______________________bukur shitës _______________________zemër deti _______________________mik dielli _______________________ujë ngrënës _______________________shpatull pritës _______________________mendje sjellës _______________________bukë shkrim _______________________bar pjekës _______________________

� � DETYRË

Shkruani në kolonat përkatëse fjalët: shqip, sipërfaqe, kryeqytet,gjëegjëzë, mal, jozyrtar, anembanë, gurgdhendës, enë, hekurudhë, shtëpi,orëndreqës, mësues, gjashtëdhjetë, përpunoj, kurdoherë, shkrimtar, ritregoj.

� � DETYRË

Hapni Fjalorin shpjegues elektronik në komjuter dhe gjeni fjalët e për-bëra dhe të përngjitura me fjalën bazë: kryekrye, kokëkokë dhe udhëudhë. Shënoni ato nëfletore.

71

fjalë të thjeshta të prejardhura të përbëra të përngjitura

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

.............................

Page 72: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

72

FOLJAFOLJA

� � DETYRËLexojeni këtë tregim. Thoni çfarë shprehin fjalët e hijesuara?

Një njeri kishtekishte një pulë, e cila çdo ditë i bëntebënte nga një vezë të artë.Një ditë u ndalu ndal dhe popo mendontemendonte. Përse të prestë pres çdo ditë të më bëjëbëjë vetëmnga një vezë. Më mirë ta therther dhe sigurisht ajo brenda ështëështë plot me vezëtë arta. Me siguri se edhe brenda fshehfsheh pasuri të madhe ari. Lakmuesi emorimori pulën dhe e preupreu, e hapihapi brenda dhe papa se ajo ishteishte njëjtë si edhepulat e rëndomta. Kështu njeriu, duke dashurduke dashur përnjëherë të pasurohejpasurohej,e humbihumbi edhe atë pasuri që kishtekishte.

Fjalët me shkronja të hijesuara në këtë tregim janë folje.

Në gjuhën shqipe, folja përbën klasën më të gjerë të fjalëve dhe mëtë vështirën për t’u zotëruar si duhet, pasi ka një paradigmë (tërësi for-mash të zgjedhimit) shumë të pasur me forma.

Siç dihet, shumica e foljeve përdoren në fjali me kuptimin e tyre. Pordisa folje e humbasin kuptimin e tyre leksikor dhe përdoren si mjete gra-matikore. Fjala është për foljet ndihmëse, modale dhe foljet aspektore.

Folje ndihmëseFolje ndihmëse janë foljet kam dhe jam, që shërbejnë për të for-muar trajtat e përbëra të foljes (kam larë, jam larë, kisha larë, isha larë,kisha për të larë etj.).

Foljet modaleFoljet modale shërbejnë për ta paraqitur veprimin e shprehur ngafolja që e ndjek si të mundshëm ose të lejueshëm, të detyrueshëm ose tëdomosdoshëm. Si folje me vlerë modale në gjuhën shqipe janë foljet: mund,duhet etj.

Foljet aspektoreFoljet aspektore shërbejnë për të shprehur fillimin, vazhdimin osembarimin e një veprimi, si: fillojfilloj, nisnis, zëzë, bëjbëj, marrmarr; vazhdojvazhdoj, vijojvijoj; mbarojmbaroj,pushojpushoj.

Folje janë fjalët që tregojnë një veprim ose një gjendje. Ato kanë Folje janë fjalët që tregojnë një veprim ose një gjendje. Ato kanë kategorinë gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe të diatezës.kategorinë gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe të diatezës.

Page 73: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE

Kalimtare janë foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose njësendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor. Foljet që pranojnë një kun-drinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta, p.sh.: Zana çdo ditë e shikontelevizorin. Nëna çdo ditë i ujit lulet.

Foljet që marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare tëzhdrejta, p.sh.: Agroni i hipi makinës. Shpesh ndodh që një folje të marrënjëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë paparafjalë. P.sh. Ia dhashë librin Lindës.

Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor, si foljet: fle,eci, rri, qëndroj, dal etj. P.sh. Dje fjeta gjithë ditën. Beni ecte i shqetësuar.

Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. Për të gje-tur se cilit grup i përkasin, duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.

folje kalimtare: folje jokalimtare:Mira filloi punën. Mësimi fillon në orën tetë.Nëna e shkoi perin në gjilpërë. Beni shkon në shkollë herët.

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE E FOLJEVE

Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma, formën veprore dhe jove-prore:

Forma veproreForma veprore (aktive): laj, fshij, thaj, shkruaj. mësoj, lexoj, punoj ...

Forma joveproreForma joveprore (pasive): lahem, fshihem, thahem, mësohem ...

VeproreVeprore janë foljet që tregojnë se subjekti vepron (laj fytyrën, fshijdhomën, thaj rrobat). JoveproreJoveprore janë foljet që tregojnë se subjekti pëson,d.m.th. se i nënshtrohet veprimit të një tjetri ose se veprimi i tij kthehet potek ai.

73

Page 74: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

MËNYRAT E FOLJEVE

Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit nëmënyra të ndryshme. Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehurkuptimin e saj quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyratë ndryshueshme (të shtjelluara): dëftoredëftore, lidhorelidhore, kushtorekushtore, habitorehabitore,dëshiroredëshirore, urdhëroreurdhërore dhe tri forma të pandryshueshme (të pashtjelluara):pjesorepjesore, paskajorepaskajore dhe përcjellorepërcjellore.

Mënyrat e shtjelluara të foljes

1. Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkatë vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje: Iliri po mëson. Ilirinuk po mëson. A po mëson Iliri?

2. Mënyra lidhore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkaqë dëshirojmë ose presim të ndodhë. Po të punosh, do të fitosh.

3. Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes sidiçka të mundshme, që varet ose kushtëzohet nga një veprim tjetër: Po tëpunoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin.

4. Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkatë papritur, që shkakton habi: Sa qenka rritur! Ju mësokeni shumë!

5. Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes nëmënyrë urimi ose mallkimi: Shkofsh e ardhsh shëndosh! U bëfsh njëqindvjeç! Të raftë pika!

6. Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes nëformë urdhri, kërkese ose këshille: Punoni më mirë. Mësoni më shumë.

Veç gjashtë mënyrave të ndryshueshme, gjuha shqipa ka edhe formafoljore të pandryshueshme, të cilat nuk kanë as kohë, as vetë as numër.Format e pashtjelluara të foljeve janë:

PjesorjaPjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, thënë etj.PaskajorjaPaskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj., dhePërcjellorjaPërcjellorja: duke mësuar, duke larë, duke punuar etj.

� � DETYRËParaqitni në formë skematike mënyrat e foljes.

74

Page 75: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE

Vetë e foljes Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprim-in (unë, ne, ti, ju, ai, ajo; ata, ato). Përgjithësisht, në gjuhën shqipe nukështë e domosdoshme që përemrat vetorë të përdoren para foljeve, siçndodh në gjermanishten, anglishten ose frëngjishten.

Numër i foljesNumër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nganjë ose më shumë qenie ose sende. Folja ka dy numra: njëjësin dheshumësin.

FOLJET NJËVETORE

Folje njëvetore janë foljet që përdoren vetëm në vetën e tretë dhe qëshënojnë:

- dukuri atmosferike: bie (shi, borë), fryn (erë), bleron (natyra), gjelbëron(bari), ushton (mali) etj.

- veprime karakteristike për kafshët: hingëllin (kali), leh (qeni), pëllet(gomari).

- foljet e tipit: (s'më) besohet, bëhet, kujtohet; pëlqen etj.- folje të formës joveprore, si: dihet, flitet, thuhet, kuptohet, parashiko-

het etj.- foljet: jam, vij, shkoj, dal në shprehjet si: s'është mirë, s'është keq,

s'më vjen mirë, s'më shkon etj.

75

Page 76: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ZGJEDHIMI I FOLJEVE

Foljet e shtjelluara në mënyra, kohë, veta dhe numra të ndryshëmmarrin forma të ndryshme.

Në gjuhën shqipe ka dy lloje zgjedhimesh: zgjedhim vepror dhe jove-pror.

Gjatë zgjedhimit të foljeve dallojmë elemente të ndryshme: temën,mbaresën, foljet ndihmëse.

Mbaresë quhet pjesa fundore e foljes që ndryshon dhe shërben përtë shprehur diatezën (veprore - joveprore), mënyrën (dëftore, lidhore...),kohën (e tashme, e pakryer etj.), vetën (e parë, e dytë, e tretë) dhe numrin(njëjës - shumës).

Çdo folje ka temën prej së cilës formohet. Tema është pjesa që nukndryshon kur formohen kohët dhe vetat e ndryshme të saj. Kur tema ështëfjalë e thjeshtë, tema është njëkohësisht edhe rrënjë e foljes. Shumica e fol-jeve kanë një temë të përbashkët, nga e cila ndërtohen të gjitha format gra-matikore: lidh, kap, mbyll, mat, punoj, rrëfej, shkruaj, thyej. Këto quhenfolje të rregullta.

Përveç foljeve të rregullta, ka edhe disa folje të tjera që quhen të parregullta. Folje të parregullta janë: japjap, biebie, haha, jamjam, kamkam, rrirri, shohshoh,vijvij; duadua, themthem, vdesvdes, vetevete, lëlë, shpieshpie, shtieshtie.

KLASIFIKIMI I FOLJEVE NË ZGJEDHIME

Si trajtë përfaqësuesetrajtë përfaqësuese e foljes shërben veta e parë njëjës e kohës sëtashme e mënyrës dëftore në formën veprore.

Sipas temës me të cilën dalin dhe sipas mbaresave që marrin në tra-jtën përfaqësuese, foljet ndahen në tri zgjedhime: në zgjedhimin e parëzgjedhimin e parë,të dytëtë dytë dhe të tretëtë tretë.

Zgjedhimi i parëZgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalinme temë në zanore dhe marrin mbaresën -j. P.sh.: punojpunoj, lajlaj, kthejkthej, rrëfejrrëfej;gjejgjej, arrijarrij, mbajmbaj; bëjbëj, hyjhyj etj.

76

Tërësia e formave që merr një folje në mënyra, kohë, veta dhe numraquhet zgjedhim i foljeszgjedhim i foljes.

Page 77: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Zgjedhimi i dytëZgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalinme temë në bashkëtingëllore, si haphap, matmat, vendosvendos, gjuajgjuaj; heqheq, marrmarr,dredhdredh, nxjerrnxjerr, vjelvjel, djegdjeg etj.

Zgjedhimi i tretëZgjedhimi i tretë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalinme temë në zanore dhe nuk marrin asnjë mbaresë në numrin njëjës: vëvë,zëzë, shpieshpie; didi, flefle, ngrengre, pipi.

� � DETYRËParaqitni në formë skematike ose grafike klasifikimin e foljeve në

zgjedhime.

KOHËT E FOLJEVE

1. Mënyra dëftore ka tetë kohë: koha e tashmekoha e tashme - laj, e pakryere pakryer -laja, e kryer e thjeshtëe kryer e thjeshtë - lava, e kryere kryer - kam larë, më se e kryermë se e kryer - kishalarë, e kryer e tejshkuare kryer e tejshkuar - pata larë, e ardhmee ardhme - do të laj, e ardhme ee ardhme epërparmepërparme - do të kem larë.

2. Mënyra lidhore ka katër kohë: e tashmee tashme - të laj; e pakryere pakryer - tëlaja; e kryere kryer - të kem larë; më se e kryermë se e kryer - të kisha larë.

3. Mënyra kushtore ka dy kohë: e tashmee tashme - do të laja; e kryerae kryera - dotë kisha larë.

4. Mënyra habitore ka katër kohë: e tashmee tashme - lakam; e pakryere pakryer -lakësha; e kryere kryer - paskam larë; më se e kryermë se e kryer - paskësha larë.

5. Mënyra dëshirore ka dy kohë: e tashmee tashme - lafsha; e kryerae kryera - paçalarë.

6. Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë vetën e dytë njëjës dhe shumës.

� � DETYRË Lexojeni këtë fabul dhe nënvizoni foljet.

Dhelpra dhe bijtë e sajDhelpra dhe bijtë e saj

Një dhelpër bishtkuqe e kishte ndërtuar strofullën e saj në një grun-ishtë. Kur shkonte për të kërkuar ushqim, i porosiste të vegjëlit e saj tëdëgjonin ç'thoshte bujku.

Një ditë të vegjëlit dëgjuan bujkun që i thoshte të birit: - Gruri u poq. Nesër do të thërrasim fqinjët e do ta korrim.

Kur dhelpra u kthye në strofull, dhelpërushët, të trembur, i treguan ç'k-ishin dëgjuar. Dhelpra plakë buzëqeshi dhe u përgjigj:

77

Page 78: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

- Nuk ka për të ardhur, sepse pritka ndihmën e fqinjve.Të nesërmen bujku erdhi përsëri në grunishtë. Dhelpërushët dëgjuan që itha të birit:

- Nesër do të thërrasim ferefisin, sepsefqinjët nuk erdhën të na ndihmojnë.

Të vegjëlit ia treguan këtë s’ëmës.Dhelpra u përgjigj si herët e para.

Ditën e tretë bujku shkoi përsëri në grun-ishtë. Pa grurin që po shkonte dëm, dhe i tha tëbirit kokulur:

- Nuk duhet të rrimë më me shpresën e të tjerëve. Nesër do të vijmëpa zbardhur dita, do të përveshim krahët dhe do ta korrim vetë.Kur u kthye dhelpra dhe dëgjoi prej fëmijëve ç'kishte thënë bujku, foli:

- Tani është koha që të largohemi.

- Ritregojeni këtë fabul.

KOHËT E MËNYRËS DËFTORE

��DETYRËShikoni ilustrimet, lexoni fjalitë nën to, gjeni foljet dhe mendoni se për

cilën kohë bëhet fjalë në çdo fjali.

Qeshë i vogël.Qeshë i vogël. Tani jam nxënës. Tani jam nxënës. Do të bëhem mjek.Do të bëhem mjek.

Shpjegim:Fjalia e parë tregon një gjendje të kohës së shkuar. Fjalia e dytë tre-

gon gjendjen e tashme. E treta paraqet gjendje apo veprim që do të bëhetnë të ardhmen.

Koha e foljes tregon se kur kryhet veprimi.Për ta përcaktuar më mirë kohën e foljes, bëni pyetjen - kur?

78

Page 79: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Për nga struktura, kohët e foljes janë të thjeshtatë thjeshta (sintetike) dhe tëtëpërbërapërbëra (analitike).

Të thjeshta janë: e tashmjae tashmja (mësoj), e pakryera e pakryera (mësoja), e kryerae kryerae thjeshtë e thjeshtë (mësova) dhe e ardhmjae ardhmja (do të mësoj). Ato formohen kryesishtme mbaresa që i shtohen foljes.

Kohët e përbëra janë: e kryerae kryera (kam mësuar), më se e kryeramë se e kryera (kishamësuar), e kryera e tejshkuare kryera e tejshkuar (pata mësuar), e ardhmja e përparmee ardhmja e përparme (dotë kem mësuar). Këto formohen me foljen ndihmëse kamkam ose jamjam dhe pjepje--sorensoren e foljes.

� � Ushtrimi 47:Në tekstin e mëposhtëm gjeni foljet.

U ngrita shpejt, bëra gjimnastikën e mëngjesit, rregullova shtratin, upastrova dhe u vesha. Pastaj hëngra mëngjes dhe erdha në shkollë.

Tani dëgjoj mësuesin, shkruaj dhe lexoj.Pas mësimit do të shkoj në shtëpi, do të ha drekë, do të pushoj pak

dhe pastaj do t'i bëj detyrat. Më vonë do t'i ndihmoj babait dhe do të luajme shokët e mi.

79

Mbani mend Mbani mend Folja ka tri kohë kryesore, që janë: koha e tashme, koha e shkuar

dhe koha e ardhme.

Page 80: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KOHA E TASHME KOHA E TASHME

��DETYRËThuaj ç’bën ti gjatë ditës (prej mëngjesit e deri në mbrëmje).

Koha e tashme (prezenti) ka vetëm një formë. P. sh. Nora punon nëkopsht. Ose: Nora dhe Besa po punojnë në kopsht. Në shembullin e dytë,me pjesëzën po dëshmohet se puna apo veprimi kryhet para syve tanë, nëçastin kur flasim.

Por në shembujt: Nxënësi lexon çdo ditë. Ai mëson në shkollë fillore;folja e kohës së tashme tregon një veprim që përsëritet.

Ja paradigma e zgjedhimit të foljeve jamjam dhe kamkam:

��DETYRËKrahasoni mbaresat vetore të foljeve në të tri zgjedhimet:

zgjedhimi I zgjedhimi II zgjedhimi III

��DETYRËZgjedhoni foljet: lexoj, shëtit, pi.lexoj, shëtit, pi.

80

jamjam kamkam

Unë jam Ne jemi kam kemiTi je Ju jeni ke keniAi është Ata janë ka kanë

veta I -j -jmëveta II -n -ni

veta III -n -jnë

veta I -# -imveta II -# -ni

veta III -# -in

veta I -# -mëveta II -# -ni

veta III -# -në

mësojmësojnjëjës shumës

Unë mësoj Ne mësojmëTi mëson Ju mësoniAiAjo mëson Ata

Ato mësojnë

përgatitpërgatitnjëjës shumës

Unë përgatit Ne përgatitimTi përgatit Ju përgatitniAiAjo përgatit Ata

Ato përgatitin

didinjëjës shumës

Unë di Ne dimëTi di Ju diniAiAjo di Ata

Ato dinë

Page 81: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 48: Plotësoni fjalitë me foljet e njëjta në vetën e duhur:

- Ai punon në kopsht. / Ne ................................. në kopsht.- Unë banoj në Shkup. / Ti nuk ............................ në Shkup.- Ju lexoni shumë libra. / Ata ............................. shumë libra.- Ajo përgatit mëngjesin. / Ato nuk ............................ drekën.- Ti hip në autobus. / Ne ............................. në tren.- Unë po marr një libër. / A po .......................... edhe ti një libër?- Ju flisni frëngjisht. / Ne .............................. anglisht.- Ai zbret nga vetura. Edhe ne ............................. nga vetura.- Ju dilni nga shtëpia. Unë ...................... nga shkolla.- Ti hap dritaret e dhomës. Ato ....................... librat.- Ne presim trenin. Ti ...................... autobusin.- Ajo mbyll librin. Ju .............................. fletoret.- Unë di shqip. / A .................... ti anglisht?- Ti pi shumë lëngje. / Ju nuk ..................... shumë lëngje.

��DETYRËKrijoni fjali me foljet: punoj, mësoj, lexoj, shkruaj, luaj, hyj, hap,punoj, mësoj, lexoj, shkruaj, luaj, hyj, hap,

dal, jap, dua.dal, jap, dua.

KOHA E SHKUAR

E shkuara ka pesë nënndarje: 1. e pakryerae pakryera, 2. e kryera ee kryera ethjeshtëthjeshtë, 3. e kryerae kryera, që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasimdhe 4. më se e kryera më se e kryera dhe 5. e kryera e tejshkuare kryera e tejshkuar, që shprehin veprimepara një çasti të caktuar të së shkuarës, përkatësisht të një të kaluare tëlargët.

��DETYRËParaqite në mënyrë grafike ose skematike nënndarjen e kohës së

shkuar.

81

Page 82: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KOHA E PAKRYER

Koha e pakryer (imperfekti) tregon një veprim të zgjatur a të përsërit-ur herë pas here brenda një kohe të caktuar të së shkuarës e që ka për-funduar para çastit të ligjërimit pa ditur fillimin dhe mbarimin e tij.

Koha e pakryer përdoret edhe me pjesëzën "po", por kjo pjesëz nukështë aq e domosdoshme sa në të tashmen e dëftores.

Të gjitha foljet, duke i përfshirë edhe foljet e parregullta, në të pakry-erën e veprores, marrin këto mbaresa vetore:

Që të keni një pasqyrë më të qartë, në vazhdim po japim edhe disafolje të tjera në kohën e pakryer:

shkoj - shkoja, shkoje, shkonte; shkonim, shkonit, shkonin.hap - hapja, hapje, hapte; hapnim, hapnit, hapnin.di - dija, dije, dinte; dinim, dinit, dinin.dua - doja, doje, donte; donim, donit, donin.

Në formën joveprore, foljet marrin këto mbaresa vetore:

82

jam kam punoj

Unë isha Ne ishim kisha kishim punoja punonimTi ishe Ju ishit kishe kishit punoje punonitAi ishte Ata ishin kishte kishin punonte punonin

veta I -ja -nimveta II -je -nitveta III -nte(-te) -nin

veta I -(h)esha -(h)eshimveta II -(h)eshe -(h)eshitveta III -(h)ej -(h)eshin

Page 83: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Për shembull:lahem - lahesha, laheshe, lahej; laheshim, laheshit, laheshin.bëhem - bëhesha, bëheshe, bëhej; bëheshim, bëheshit, bëheshin.lodhem - lodhesha, lodheshe, lodhej; lodheshim, lodheshit, lodheshin.ulem - ulesha, uleshe, ulej; uleshim, uleshit, uleshin.

� � Ushtrimi 49: Foljet kamkam dhe jamjam vini në kohën e pakryer në vetën eduhur.

Unë dje ..................... (jam) në kinema, ndërsa Gimi dhe Beni...................... (jam) në teatër. Në rrugë ........................ (kam) shumënjerëz dhe makina. Filmi ......................... (jam) i bukur. Në mbrëmje ne....................... (jam) në shtëpinë e Drinit por ai nuk ..........................(jam). Aty ........................... (jam) vetëm prindërit e tij.

� � Ushtrimi 50: Foljet e dhëna ktheni në kohën e pakryer.

Petriti çdo mëngjes ........................... (ngrihem) në orën shtatë,....................... (shkoj) në banjë, ...................... (lahem),.........................(rruhem),.........................(fshihem) me peshqir dhe.......................... (krihem). Pastaj ........................ (kthehem) në dhomën etij dhe ........................... (vishem). Kur ..................... (bëhem) gati,......................... (shkoj) në dhomën e ngrënies, ..................... (ulem) nëtryezë dhe ...................... (ha) mëngjes. Kur ................... (bën) të ftohtë......................... (vishem) trashë; në kokë ...................... (vë) një kapelë dhe............................. (mbështillem) me shall, pastaj ..................... (nisem) përnë zyrë. Në punë ..................... (shkoj) më këmbë. ........................ (Ndalem)në qoshkun e parë dhe.................... (blej) gazetë. Në orën tetë........................ (arrij) në zyrën e tij dhe ................................. (filloj) punën.

� � Ushtrimi 51: Gjeni dhe nënvizoni foljet e kohës së pakryer.

Atëherë, kur shkoja unë në shkollë, nuk kishte shkolla tetëvjeçarenëpër fshatra, prandaj çdo ditë udhëtonim nga disa kilometra më këmbë.Shpesh kur binte borë e madhe, nuk mund të shkonim në shkollë derisa

83

Page 84: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

shkrihej bora. Mësonim në kushte të vështira. Nuk kishte as libra si sot,por merrnim shënime nga arsimtarët. Posa ktheheshim në shtëpi, i bënimdetyrat e pastaj u ndihmonim prindërve. Në mbrëmje mblidheshim përrethgjyshit, e ai fillonte të na tregonte përralla derisa na zinte gjumi.

KOHA E KRYER E THJESHTË

��DETYRËNë cilën kohë është kryer veprimi i shprehur nga foljet e dhëna me

shkronja më të trasha.

Plaku i urtë

Një plak nëntëdhjetë vjeç po mihte dheun e po mbillte një hardhi. Njëmik i tij shkoishkoi atje, e papa dhe e pyetipyeti: "Ke shpresë ti të rrosh e të hash pemënga kjo?"

"Jo - tha plaku - por mbollënmbollën të tjerët, hëngrëmhëngrëm ne, tani mbjellimne që të hanë të tjerët."

��Shpjegim:Funksioni kryesor i kohës së kryer të thjeshtë (aoristit) është që të

tregojë një veprim ose gjendje të përfunduar në një kohë të shkuar, d.m.th.para momentit të të folurit, zakonisht në praninë e personit që e tregon.

DETYRËTë cilës kohë të shkuar janë këto mbaresa vetore?

84

Koha e kryer e thjeshtë tregon një veprim që ka përfunduar.

-a -am /-ëm /-më /-em-e -at /-ët /-të /-et-i /-u -an /-ën /-në /-en

I

II

III

Page 85: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��DETYRËVëreni zgjedhimin e foljeve të mëposhme. Përpiquni t’i mbani mend.

jam - qeshë, qe, qe; qemë, qetë, qenë. kam - pata, pate, pati; patëm, patët, patën. mësoj - mësova, mësove, mësoi; mësuam, mësuat, mësuan.shkruaj - shkrova, shkrove, shkroi; shkruam, shkruat, shkruan.laj - lava, lave, lau; lamë, latë, lanë.kthej - ktheva, ktheve, ktheu, kthyem, kthyet, kthyen.gjej - gjeta, gjete, gjeti; gjetëm, gjetët, gjetën.luaj - luajta, luajte, luajti; luajtëm, luajtët, luajtën.bëj - bëra, bëre, bëri; bëmë, bëtë, bënë.hyj - hyra, hyre, hyri; hymë, hytë, hynë.zë - zura, zure, zuri; zumë, zutë, zunë.hap - hapa, hape, hapi; hapëm, hapët, hapën.mbyll- mbylla, mbylle, mbylli; mbyllëm, mbyllët, mbyllën.dal - dola, dole, doli; dolëm, dolët, dolën.them - thashë, the, tha; thamë, thatë, thanë.shoh - pashë, pe, pa; pamë, patë, panë.vij - erdha, erdhe, erdhi; erdhëm, erdhët, erdhën.dua - desha, deshe, deshi; deshëm, deshët, deshën.

� � Ushtrimi 52: Plotësojeni tekstin me foljet kam dhe jam në vetën e duhurnë kohën e kryer të thjeshtë.

Unë sot ........................ (kam) shumë punë. Pastaj ............................ (jam)edhe te Sokoli. Unë dhe Benita ....................... (jam) në fakultet. A...................... (jam) ju në teatër? Beni nuk ........................ (jam) sot nëmësim. Ai ....................... (kam) temperaturë. A ......................... (kam) nedetyra sot? Ti .......................... (kam) një çantë në dorë dhe......................... (jam) me një fustan të kuq. Ata .......................... (kam)mësim në orën 8, ndërsa ne ............................. (kam) në orën 7.

� � Ushtrimi 53:: Shkruani foljet paraprake në kohën e kryer të thjeshtë.

- Unë punoj në kopsht. / Unë .................. në kopsht.- Ne mësojmë shqip. / Ne ....................... shqip.- Ata lexojnë bukur anglisht. / Ata .................. bukur anglisht.

85

Page 86: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

- Ti paguan 100 denarë. / Ti ..................... 100 denarë.- Ju dërgoni letra. / Ju ............................ letra.- Ajo këndon mirë. / Ajo ....................... mirë.- Ato gatuajnë gjellë. / Ato ................................ gjellë.- Unë shkoj në teatër. / Unë .......................... në teatër.- Ai shkruan në fletore. / Ai ............................. në fletore.- Ne kërkojmë një libër. / Ne ............................. një libër.

��DETYRËParaqite të kaluarën tënde me një figurë të vetme. Shpjegoje lidhsh-

mërinë e figurës me të kaluarën tënde.

KOHA E KRYER

��DETYRËNënvizoni foljet. Tregoni kohën e kryerjes së veprimit dhe

mënyrën e formimit.

Njëherë e kanë takuar një njeri të ditur dhe e kanë pyetur: - Si e ke fituar gjithë këtë dituri?Njeriu është përgjigjur:“Ç'nuk kam ditur, kam pyetur të tjerët, por më së shumti kam mësuar duke lexuar libra.”

��Shpjegim:

Foljet kanë takuar, kanë pyetur, ke fituar, është përgjigjur, kamditur, kam pyetur, kam mësuar janë në kohën e kryer.

Si në të gjitha gjuhët, ashtu edhe në gjuhën shqipe për nga struktu-ra koha e kryer (perfekti) është kohë e përbërë (analitike). Forma veprorendërtohet me foljen kam + pjesoren (kam larë). Forma joveprore formohetme foljen jam + pjesoren e foljes (jam larë).

MENDO DHE PËRGJIGJU

Analizoni si është formuar koha e kryer e foljeve jam dhe kam?

86

folja jamI kam qenë kemi qenëII ke qenë keni qenëIII ka qenë kanë qenë

folja kamI kam pasur kemi pasurII ke pasur keni pasurIII ka pasur kanë pasur

Foljet në kohën e kryer tregojnë një veprim të përfunduar në tëFoljet në kohën e kryer tregojnë një veprim të përfunduar në tëshkuarën që nuk i ka shkëputur lidhjet me çastin e ligjërimit. shkuarën që nuk i ka shkëputur lidhjet me çastin e ligjërimit.

Page 87: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Në vazhdim po japim zgjedhimin e disa foljeve në kohën eNë vazhdim po japim zgjedhimin e disa foljeve në kohën ekryer:kryer:

forma veprore (aktive)

shkoj - kam shkuar, ke shkuar, ka shkuar; kemi shkuar, keni shkuar, kanë shkuar.

laj - kam larë, ke larë, ka larë; kemi larë, keni larë, kanë larë.hap - kam hapur, ke hapur, ka hapur; kemi hapur, keni hapur,

kanë hapur.pi - kam pirë, ke pirë, ka pirë; kemi pirë, keni pirë, kanë pirë.di - kam ditur, ke ditur, ka ditur; kemi ditur, keni ditur, kanë ditur.dua - kam dashur, ke dashur, ka dashur; kemi dashur, keni dashur,

kanë dashur.vij - kam ardhur, ke ardhur, ka ardhur; kemi ardhur, keni ardhur,

kanë ardhur.

forma joveprore (pasive)

lahem - jam larë, je larë, është larë; jemi larë, jeni larë, janë larë.bëhem - jam bërë, je bërë, është bërë; jemi bërë, jeni bërë, janë bërë.ulem - jam ulur, je ulur, është ulur; jemi ulur, jeni ulur, janë ulur.

� � Ushtrimi 54: Nënvizoni foljet e përdorura në kohën e kryer.

Dheu është flori

Një bujk plak, para se të vdiste, thirri të tre bijtë pranë dhe u tha: - O bijtë e mi... në arën që unë kam punuar gjithë jetën time dhe që medrithin e saj ju kam ushqyer dhe ju kam rritur deri tani..., kam fshehur njëqyp me florinj... Gërmojeni thellë tokën dhe kërkoni në të gjitha anët e saj...Do të gjeni patjetër aty një qyp, i cili do t'ju bëjë të pasur... Nuk do të jenitë varfër kurrë më.

Pas vdekjes së plakut, të tre bijtë e tij zunë të gërmonin arën thellëe më thellë. Mot për mot e thellonin nga një pëllëmbë më tepër, por qypinnuk e gjetën dot.

Ara, duke u punuar thellë, zuri të jepte mot për mot më tepër drithë.Të tre vëllezërit nxirrnin bukën e shtëpisë dhe u tepronte edhe shumë përtë shitur. Të hollat që fitonin, i hidhnin në një qyp për t'i ruajtur. Për pesëvjet qypi u mbush me florinj. Atëherë vëllezërit e kuptuan se për ç'qyp meflorinj kishte folur i ati.

- Ritregojeni këtë tregim të shkurtër.

87

Page 88: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 55: Shkruani foljet e kohës së kryer të poezisë.

88

MëmëdheuMëmëdheu

Mëmëdhe quhet toka

Ku më ka rënë koka

Ku kam dashur mëmë e atë

Ku më njeh dhe gur' i thatë,

Ku kam pasur shtëpinë

Ku kam njohur Perëndinë

Stërgjyshërit ku kanë qenë

Dhe varret që i kanë vënë

Ku jam rritur me thërrime,

Ku kam folur gjuhën time,

Ku kam fis e ku kam farë,

Ku kam qeshur e ku kam qarë,

Ku rroj me gaz e me shpresë,

Ku kam dëshirë të vdes.

(A. Z. Çajupi)

- ...........ka rënë...............- ......................................- ......................................- ......................................- ......................................- ......................................- ......................................- ......................................- ......................................- ......................................- ......................................- ......................................

Page 89: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KOHA E ARDHME

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

1. Pse quhet kohë e ardhme?2. Çfarë tregojmë me kohën e ardhme?3. Si ndërtohet kjo kohë?

Foljet që tregojnë një veprim i cili pritet të kryhet pas çastit kurflasim, janë të kohës së ardhme (futur).

Në vijim po japim paradigmat e disa foljeve:jam - do të jem, do të jesh, do të jetë; do të jemi, do të jeni, do të jenë.kam - do të kem, do të kesh, do të ketë; do të kemi, do të keni, do të kenë.shkoj - do të shkoj, do të shkosh, do të shkojë; do të shkojmë, do të shkoni,

do të shkojnë.shkruaj - do të shkruaj, do të shkruash, do të shkruajë; do të shkruajmë,

do të shkruani, do të shkruajnë.hap - do të hap, do të hapësh, do të hapë; do të hapim, do të hapni,

do të hapin.pi - do të pi, do të pish, do të pijë; do të pijmë, do të pini, do të pinë.lahem - do të lahem, do të lahesh, do të lahet; do të lahemi, do të laheni,

do të lahen.

� � Ushtrimi 56 (me gojë): Zgjedhoni foljet lexoj, mësoj, laj, rri në kohën eardhme.

� � Ushtrimi 57: Foljet në kllapa vini në kohën e ardhme.

- Unë ................ (mësoj) gjatë uikendit, po ju çfarë ................ (bëj)?- Ai ..................................... (shkoj) në kinema me Tonin.- Ju ...................................... (lexoj) një roman.- Ti ...................................... (mësoj) tërë natën.- Ne ..................................... (fle).- Ato .................................... (pushoj).- Ajo .................................... (vizitoj) prindërit.- Ata ................................. (shëtit) shumë dhe ................. (lodhem).

89

Page 90: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 58: Foljet nga koha e tashme ktheni në kohën e ardhme.

P.sh.: Unë lexoj një libër. / Unë do të lexoj një libër.

- Zana blen një veturë. / ..........................................................................- Ajo rri në shtëpi. / .................................................................................- Ne shkojmë në restorant. / ....................................................................- Ai lahet në det. / ...................................................................................- Ato mësojnë shqip. / ..............................................................................- Ju bëheni gati. / ....................................................................................- Ata kuptojnë mësimin. / ........................................................................- Punëtorët pushojnë tërë vikendin. / ......................................................- Nitës i pëlqen filmi. / .............................................................................- Ne pimë nga një lëng. / ..........................................................................

��DETYRËShkruaj një hartim me temë:

Si e planifikoj ardhmërinë time.

90

Page 91: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJEVE

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

1. Ç’janë format e shtjelluara të foljes? Cilat janë ato?2. Ç’janë format e pashtjelluara të foljes? Cilat janë ato?

Tani më e dini që foljet në gjuhën shqipe, përveç gjashtë mënyrave tështjelluara (të ndryshueshme) ka edhe forma foljore të pashtjelluara (tëpandryshueshme. Këto të fundit nuk kanë as kohë, as vetë e as numër., porvetëm një formë të ngurosur, të vetme.

Format e pashtjelluara të foljeve janë:

PjesorjaPjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, thënë etj.PaskajorjaPaskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj. dhePërcjellorjaPërcjellorja: duke mësuar, duke larë, duke punuar etj.

��DETYRËPër format e pashtjelluara të shqipes standarde shëno formën e pasht-

jelluar përkatëse të së folmes tënde.

A) PJESORJA

Pjesorja është një nga trajtat e pashtjelluara të foljes, që nga ana kup-timore e gramatikore ka edhe karakteristikat e mbiemrit dhe që merr pjesë nëformimin e kohëve të përbëra të foljeve.

Në gjuhën shqipe, tema foljore nga e cila formohet pjesorja, mund tëpërkojë me atë të së kryerës së thjeshtë, të kohës së tashme, ose mund të jetëe ndryshme prej temave të këtyre dy kohëve.

Prapashtesat, me të cilat formohet pjesorja janë: -rërë (-rr), -urur, -ëë dhe -nënë. P.sh.:

91

shqipja standarde e folmja ime

pjesorjamësuarlexuar shkruar

.....................................

.....................................

paskajorjapër të mësuar për të lexuarpër të shkruar

.....................................

.....................................

përcjellorjaduke mësuarduke lexuar duke shkruar

.....................................

.....................................

Page 92: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

la-rë, punua-r , krye-r, ndie-r, përzie-r, pi-rë, pa-rë; mbajt-ur, mbrojt-ur,gjet-ur; hap-ur, vendos-ur, mat-ur, rrah-ur; dit-ur, fjet-ur, ngrit-ur; pas-ur, dash-ur, vajt-ur, ardh-ur; bër-ë, hyr-ë; vjel-ë, dal-ë, mbjell-ë, sjell-ë, nxjerr-ë, marr-ë;prur-ë; vë-në, zë-në, nxë-në, shtë-në etj.

Siç u tha më sipër pjesorja shërben për të formuar kohët e përbëra tëfoljeve, si: kam larë, jam larë, kisha larë etj. dhe format e pashtjelluara, për-cjelloren (duke mësuar) dhe paskajoren (për të mësuar).

Nga pjesorja me paranyjëzim formohen mbiemra, si:punuar - i punuar, larë - i larë etj. dhe emra me prapashtesën -jeje, si: thënë -thënie, ngrënë - ngrënie, blerë - blerje, shitur - shitje etj.

B) PASKAJORJA

Kjo formë e pashtjelluar e foljes ka një përdorim të gjerë në gjuhën esotme letrare. Ajo shërben për të emëruar një veprim si proces, pa iu referu-ar një vete të caktuar. Paskajorja përdoret për ndërtime me funksion qël-limor, përcaktor etj.

Formimi i paskajores është mjaft i lehtë. E tëra që duhet bërë është qëpjesores së foljes t’i paravendosim konstruktin për të.

Paskajorja formohet në këtë mënyrë:

- Forma veprore: për të + pjesore- Forma mohore: për të mos + pjesore- Forma joveprore: për t'u + pjesore- Forma mohore: për të mos u + pjesore.

P.sh.:- U ngrit në këmbë për të priturpër të pritur mysafirët që po vinin.- Atdheu ynë ka burra për të udhëhequrpër të udhëhequr vendin.- Ai shkoi për të takuarpër të takuar dhe për të falënderuarpër të falënderuar një mik.- Njeriu mbante në dorë sëpatën dhe pyeste kush kishte për të prerëpër të prerë

dru.- Është më shumë për të qarëpër të qarë se për të qeshurpër të qeshur.- Për të marrëPër të marrë, marrin nga ne, për të dhënëpër të dhënë, s'japin.- Për të kryerPër të kryer punë nuk duhet vetëm të dish, por kryesisht të duash.

92

Page 93: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Përgjigjuni pyetjeve:

- Për se shërben libri?- Pse mësojmë?- Për se na duhen syzet?- Pse shkojmë në det?- Për se shërben lapsi?

- Vazhdoni ju duke pyetur e duke u përgjigjur sipas shembujve më lart.

Paskajorja shumë shpesh përdoret e shoqëruar me trajtat e shkurtra tëpëremrave vetorë të dhanores dhe të kallëzores.

Shënim!Shënim!

Shpesh në gjuhën e sotme letrare haset edhe forma e pashtjelluarmohore, e cila formohet duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën pa:pa pasur, pa qenë, pa larë, pa bërë, pa hapur, pa ngrënë etj. P.sh.:

- Ai fliste pa menduar fare për fjalët që i thoshte.- Ne ziheshim ndonjëherë edhe pa pasur nevojë.- Ajo e lejoi të shkonte pa qenë e sigurt se do të kthehej përsëri.- Ata kishin ndenjur disa ditë pa ngrënë e pa pirë.- Ai po kalonte rrugën pa vënë re se makina po i afrohej.- Asgjë s’arrihet pa punuar.- Pa i mbaruar këto fjalë, arriti Shpresa.- Nuk do të hamë drekë, pa u kthyer babai nga puna.- Pa ngrënë hudhër, s’të vjen era.

Jepni mendimin tuaj për këto gjykime të përgjithshme

�Të folmet toske kanë pjesore të plotë që janë të njëjta me ato tëshqipes standarde (punuar).

�Të folmet gege kanë pjesore të reduktuar (të shkurtuar, të cunguar),punu(e).

�Paskajores toske për të punuar i përgjigjet paskajorja gege mepunu(e).

93

Page 94: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

C) PËRCJELLORJA

Folja në këtë formë të pashtjelluar shpreh një veprim, që shoqëronveprimin e foljes drejtuese, me të cilën kryhet zakonisht në të njëjtën kohë,kështu që përcjellorja, sipas kontekstit, mund të ketë kuptimin e së tashmes,të së shkuarës ose të së ardhmes. Formohet në atë mënyrë që pjesores së fol-jes i paravendosim pjesëzën duke (duke + pjesore e foljes). P.sh.:

- Ai shkonte rrugës duke fishkëlluar e duke kënduar.- Ganiu më shumë lodhet duke ndenjur sesa duke punuar.- Do të shkoj atje duke vrapuar.

Përveç këtyre rasteve, përcjellorja përdoret edhe me funksione të tjera,si p.sh. me funksion mënyror, shkakor, kushtor etj.

- Njeriu po afrohej duke ecur në një mënyrë të çuditshme.- Ne mbrëmë na zuri gjumi duke e dëgjuar fjalimin e tij.- Ajo nuk i tregoi duke pasur frikë se mos i bërtiste.- S'arrihet asgjë duke folur, por duke punuar.- Një ditë ai vajti në pyll për dru. Duke ecur, i hyri këmba në një vrimë. - Duke kërcyer nëpër fushë, lepuri i vogël hetoi diçka.- Babai e shikoi të birin dhe i tha duke qeshur:- Lepuri iku me të katrat duke e lënë të habitur gjahtarin dhe djaloshin.

Siç pamë deri tani edhe nga shembujt e dhënë, përcjellorja formohetduke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën duke. Kështu në vijim pojapim katër format e përcjellores:

Përcjellorja formohet në këtë mënyrë:

Forma veprore: duke + pjesoreForma mohore: duke mos + pjesoreForma joveprore: duke u + pjesoreForma joveprore mohore: duke mos u + pjesore

Përcjellorja shumë shpesh shoqërohet me trajtat e shkurtra të përem-rave vetorë të rasës dhanore dhe të rasës kallëzore. Në vazhdim po japim këtokonstrukte të përcjellores. P.sh.:

rasa dhanore: Ecte duke më (të, i, na, ju, u) folur.rasa kallëzore: U largua duke më (të, e, na, ju, i) përshëndetur.

94

Page 95: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 59:Foljet e dhëna në kllapa, vini në përcjellore.

P.sh.: Arta erdhi (vrapoj). Arta erdhi duke vrapuar.

- U kënaqëm (shikoj) ................................................ filmin. - (Shëtit) ......................................... në park takova shumë shokë.- Asgjë s'fitohet (rri) ........................................ duarkryq.- Ishte lënduar (ngas)........................................... biçikletë.- Njeriu përparon (mësoj) .......................... e (punoj) ............................. .- (Zbres) ............................. nga autobusi, u përshëndet me shokun.- Ata shkonin rrugës (këndoj).................................. .- (Ngutem) .............................. , e harroi çelësin në derë.- Gjithë diturinë e ka fituar (lexoj) ................................. libra.- (Vij) ............................... në shkollë, filloi të binte shi.- Genti shkoi në shkollë ............................... (vrapoj).- Ujkut, ........................... (ha) i kishte mbetur një kockë në fyt.- Ai fliste ...................................... (tregoj) ngjarje nga e kaluara.- Fëmija mësohet të flasë ..................................... (dëgjoj) të rriturit.- Dy shokë, .................................. (eci) nëpër pyll, panë një breshkë.

� � Ushtrimi 60:Shkruani formën e përcjellores të foljeve të dhëna më poshtë.

(moh.) = forma mohore

mësoj / ......................................... lahem / ...................................

afrohem / ..................................... pres (moh.) /..............................

rri / .............................................. zgjohem / ................................

dëgjoj (moh.) / ................................ flas / .......................................

ulem / ........................................... shkruaj / .................................

pi / ................................................ ha (moh.) / ................................

ngutem / ....................................... qaj / .........................................

pajtohem (moh.) / ........................... jam (moh.) / ..............................

kam / ............................................. zë / ..........................................

jap (moh.) / ...................................... njoh (moh.) / .............................

95

Page 96: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 61:Foljet në kllapa vini në paskajore

P.sh.: Erdhi koha (shkoj) në pushim. Erdhi koha për të shkuar në pushim.

- Fatmiri doli ................................... (pres) shokët. - U nis me veturë ............................. (arrij) më shpejtë.- Hyri në det .................................... (lahem).- Doli në dritare ............................... (shoh) më mirë.- Ne jemi gati ................................... (nisem).- Kanë shkuar .................................. (vizitoj) muzeun historik.- Duhet shumë mund ............................. (mësoj) një gjuhë të huaj.- Shkoi në plazh .................................. (rrezitem).- U ngrit në këmbë .............................. (tregoj) sa është rritur.- Mori hov .......................................... (kërcej) më larg.

� � Ushtrimi 62:Shndërroni foljet nga mënyra lidhore në paskajore, p.sh.:- Ata u ngritën herët që të arrinin me kohë.

Ata u ngritën herët për të arritur me kohë.

- Dje ishim në spital që të vizitonim shokun. .................................................................................................................

- Eja edhe ti që të na bësh shoqëri. .................................................................................................................

- Gjatë dimrit shkonim në Mavrovë që të bëjmë ski..................................................................................................................

- Pas një kohe u kthye që ta shohë vendlindjen..................................................................................................................

- Armiku i përçan njerëzit që të sundojë më lehtë..................................................................................................................

96

Page 97: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 63:

Foljet në kllapa vini në paskajore ose në përcjellore

- Fjolla doli (pres) ............................... shoqet e saja.- Vajza e vogël doli në rrugë (shoh) ......................... më mirë.- Gjyshi po shkonte (mbaj) ................................ për dore nipin.- Orën e çoi (rregulloj) ................................ tek orëndreqësi.- Ne do të shkojmë (shikoj) ............................. ekspozitën.- Në fotografi ata kishin dalë (qesh) ............................. .- (Arrij) ......................... trenin, duhet të ngrihemi herët.- Mësuesi shpjegonte mësimin (tregoj) .......................... në hartë.- Ai e mori gazetën (lexoj) .............................. shpalljet.

97

Page 98: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALIA E THJESHTË

MENDO DHE PËRGJIGJU

1. Ç’është fjalia e thjeshtë?2. Ç’është fjalia e përbërë?

Fjalia përbëhet zakonisht nga një grup emëror (kryefjalë) dhenga një grup foljor (kallëzues). Grupi emëror mund të përmbajë vetëmkryefjalën ose bashkë me kryefjalën edhe përcaktorë të tjerë (bujku,bujku i lagjes sonë). Po kështu, edhe grupi foljor mund të përbëhetvetëm nga kallëzuesi (vetëm nga një folje) ose nga kallëzuesi dhe grupeemërore e parafjalore që shërbejnë si plotës të tij.

Fjalia mund të jetë:

a) e thjeshtë, kur ka vetëm një folje dhe b) e përbërë, kur ka dy e më shumë folje.

Fjalia e thjeshtë sipas ndërtimit është dy llojesh:a) fjali e thjeshtë me folje ose quhet ndryshe fjali e thjeshtëfjali e thjeshtë

foljorefoljore, kur përbëhet vetëm nga një folje në një nga format e zgjedhim-it të saj, p.sh.: Artani reciton bukur. Ecnim ngadalë. Befas makina undal.

b) fjali e thjeshtë pa folje, kur fjalia nuk ka fare folje. Kjo llojfjalie quhet fjali e thjeshtë emërorefjali e thjeshtë emërore, p.sh.: Mesnatë. Natë dimri.Pranverë e vonë.

Fjalia e thjeshtë mund të jetë: a) fjali e thjeshtë me dy gjymtyrë kryesore dhe b) fjali e thjeshtë me një gjymtyrë kryesore.

E para quhet ndryshe fjali dykryegjymtyrëshedykryegjymtyrëshe, sepse ajo kakryefjalën dhe kallëzuesin, kurse e dyta quhet fjali njëkryegjymnjëkryegjym--tyrëshetyrëshe, sepse ajo ka vetëm njërën gjymtyrë kryesore. Kur kryegjym-tyra shprehet me folje, atëherë fjalia është njëkryegjymtyrëshe foljore.Kur kryegjymtyra shprehet me emër, atëherë fjalia është njëkryegjym-tyrëshe emërore. P.sh.:

98

Page 99: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

- Rrezet e diellit u shpërndanë u shpërndanë mbi majat e mprehta të maleve. - Kështu ecetecet përpara. Mëngjes pranverorMëngjes pranveror.

��DETYRËParaqiti në mënyrë skematike ose grafike llojet e fjalisë së

thjeshtë.

SHNDËRRIME NË FJALINË E THJESHTË

Kufijtë që ndajnë pjesët e ndryshueshme të ligjëratës, nuk janëtë pakapërcyeshëm. Shpeshherë një fjalë kalon nga një pjesë eligjëratës në një tjetër.

Përveç zëvendësimit, zgjerimit dhe ngushtimit, brenda fjalisëbëhen edhe shndërrime të tjera, siç janë përemërzimi i emrit, emërzi-mi i mbiemrit, emërzimi i pjesës së nënrenditur etj. Do të thotëshndërrime kemi në grupin emëror dhe në fjalinë e thjeshtë.

Shndërrime të grupit emëror

A. Emërzimi i përemrit

Që të mos përsëritet shumë herë një emër, ai zëvendësohet menjë përemër dëftor, vetor, pronor a lidhor. T'i analizojmë dy variantete një fjalie:

- Ma jep librin e ri librin e ri që e bleve dje. Dhe - Ma jep atëatë që e bleve dje.

Këtu grupi emëror librin e rilibrin e ri është zëvendësuar me përemrindëftor atëatë.

Po kështu, që të mos përsëritet emri, një emër mund të zëvendë-sohet edhe me një përemër vetor. P.sh.:

- AgimiAgimi është nxënës i shkëlqyeshme. - AiAi gjithnjë i bën detyrat me kohë.

99

Page 100: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

B. Emërzimi i mbiemrit dhe i pjesës së nënrenditur përcaktore

Shpesh ndodh që një mbiemër ose një pjesë të nënrenditur për-caktore ta shndërrojmë në emër. Ky veprim quhet emërzim i mbiem-rit, përkatësisht i pjesës së nënrenditur përcaktore. P.sh.:

livadhi i kosituri kositur -> kositja kositja e livadhit, peizazhi që u vizatuau vizatua -> peizazhi i vizatuari vizatuar.

Siç shihet, mbiemri i kosituri kositur është shndërruar në emrin kositkosit--jaja e po kështu edhe pjesa e nënrenditur qëqë u vizatuau vizatua është shndër-ruar në emrin vizatimivizatimi dhe është bërë bërthamë e grupit emëror.

Shndërrime të fjalisë së thjeshtë

A. Emërzimi i fjalisë

Në disa raste edhe fjalitë mund të shndërrohen në një grupemëror duke u kthyer folja në emër, ndërsa kryefjala në përcaktor ishprehur me emër në rasën gjinore. T’i krahasojmë shembujt:

Zogjtë fluturojnëfluturojnë -> FluturimiFluturimi i zogjve. Nxënësit e shkollës argëtohenargëtohen në kopshtin e shkollës -> ArgëtimiArgëtimi i nxënësve të shkollës në kopshtin e shkollës.

Bashkimi i dy fjalive të thjeshta në një fjali të vetme meanë të emërzimit

Bredhi i Vitit të Ri u stolisu stolis. Kjo i gëzoi të gjithë.StolisjaStolisja e Bredhit të Vitit të Ri i gëzoi të gjithë.

Në shembujt e mësipërm, fjalia e parë u shndërrua në grupemëror në funksion të kryefjalës së fjalisë së dytë.

100

Page 101: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

SHNDËRRIMI PËSOR

Brenda fjalisë ndodhin shndërrime të tjera, siç është kthimi ifoljes nga forma veprore në formën pësore. Me këtë rast edhe fjaliaveprore bëhet pësore. P.sh.:

Mësuesi e lavdëroie lavdëroi nxënësin. -> forma veproreNxënësi u lavdëruau lavdërua nga mësuesi. -> forma pësore

Me rastin e shndërrimit pësor, siç shihet, kryefjala e fjalisëveprore kthehet në kundrinë të zhdrejtë me parafjalë, ndërsa kundri-na e drejtë bëhet kryefjalë e fjalisë pësore (nxënësin -> nxënësi).

MBANI MENDMBANI MEND

101

�� Një emër a grup emëror në fjali mund të zëvendësohet nganjë përemër.

�� Një mbiemër a pjesë e nënrenditur përcaktore mund tëshndërrohet në fjali pësore dhe të gjitha këto të folurit e bëjnë më tëlarmishëm.

Bora u shkri nga dielli

Dielli e shkriu borën

kryefjalë kallëzues kundrinë

Page 102: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

�� Ushtrimi 64

1. Emërzoni mbiemrat: i, e pastër, i, e shpejtë, i, e gëzuar, sipasshembullit:

Gjuha e pastër kuptohet. -> Pastërtia e bën gjuhën tëkuptueshme.

2. Duke i zëvendësuar emrat dhe grupet emërore me përemralidhorë, fjalitë e thjeshta i shndërroni në fjali të përbëra.

a) Sot do të marr disa libra në bibliotekën e shkollës. b) Biblioteka e shkollës është çdo ditë e hapur.

a) Gjelbërimi e pastron ajrin. b) Ajri ndikon në shëndetin e njeriut.

a) Dje e takuam Bujarin. b) Bujari është një shoku im i klasës.

3. Bashkoni fjalitë duke e emërzuar njërën nga ato.

- Qëndruam pranë burimit. Kjo na freskoi.- Ecnim ngadalë. Kjo na vonoi.- U nisëm herët. Kjo na ndihmoi shumë.- Punëtorët u kthyen nga kurbeti. Kjo i gëzoi të gjithë.

4. Fjalitë e mëposhtme veprore i shndërroni në pësore dhe atopësore në veprore.

- Teuta u shpërblye nga kujdestari i klasës.- Nxënësit i lagu shiu. - Arbnorin e lavdëroi mësuesi i shqipes.- Arjeta u kontrollua nga mjeku.- Akulli u shkri nga dielli. - Nëna e qortoi Shkëlqimin.

102

Page 103: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FUNKSIONET GRAMATIKORE TË FJALËVE NË FJALI

Fjalia, nga pikëpamja strukturore përbëhet nga dy grupe:

a) nga grupi emërorgrupi emëror dhe b) grupi foljorgrupi foljor, ose siç i quajmë ndryshe nga sintagma emërore

dhe sintagma foljore. P.sh.: Në fjalinë:

Autobusët e turistëve kishin qëndruar te hyrja e hotelit.

Autobusët e turistëve - është sintagmë emërore, kishin qëndruar te hyrja e hotelit - është sintagmë foljore.

Kryefjala dhe kallëzuesi janë gjymtyrët kryesore të fjalisë, ndër-sa të gjitha gjymtyrët e tjera quhen gjymtyrë të dyta.

Kryefjala shprehet në radhë të parë me emër, por edhe mepëremër, me numëror ose me çdo pjesë të emërzuar të ligjëratës.

a) Kryefjala e shprehur me emër

Emri në rasën emërore (të shquar ose të pashquar), është formamë tipike dhe më e përdorshme e shprehjes së kryefjalës, p.sh.:VjollcaVjollca mbuloi fytyrën me duar. Kishte rënë natanata. Ç'mendonin njerëznjerëz--itit? M'u duk se do të binte borëborë. Kërkoj të mbahej qetësiqetësi etj.

b) Kryefjala e shprehur me përemër

Të gjithë përemrat mund të jenë kryefjalë, ashtu sikurse emrat,p.sh.: AiAi e vështroi me ëmbëlsi. UnëUnë s'jam nga ata. KëtoKëto ishin udhëtimetë bukura. KushKush vjen nga Struga? CilaCila është më e mirë? DikushDikush troki-ti në derë etj.

c) Kryefjala e shprehur me numëror

Numërorët themelorë me përdorim emëror mund të kryejnëfunksionin e kryefjalës: DyDy mungojnë sot, tretre mungonin dje. TëTëgjashtët gjashtët ishin mbledhur dhe po e prisnin.

103

Page 104: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ç) Kryefjala e shprehur me pjesë të tjera të emërzuara tëligjëratës

E mira E mira vjen ngadalë, ndërsa e keqjae keqja vjen shumë shpejt. Të vegTë veg--jlitjlit hidheshin nga gëzimi. I pari I pari kaloi lirshëm, kurse i fundit i fundit ra bren-da.

d) Kryefjala e shprehur me një sintagmë

Në funksion të kryefjalës mund të përdoret edhe një sintagmëemërore, si p.sh:

Kjo elitë Kjo elitë s'kishte të bënte me ata. Të gjithë këta njerëz Të gjithë këta njerëz ishinvërtitur me javë të tëra. Im vëlla Im vëlla është student. Cili burrë Cili burrë i dilte atijpërpara? Një tufë rosashNjë tufë rosash fluturonin në thellësinë e qiellit.

Kallëzuesi zakonisht shprehet me folje. Dallojmë kallëzuesfoljorë dhe kallëzues emërorë.

Kallëzuesi foljorKallëzuesi foljor shprehet me folje në të gjitha vetat, mënyratdhe kohët. P.sh.:

Sytë i dhembnin i dhembnin nga lodhja. Të dy thanëthanë gjëra të njëjta. Ai popopërgjigjejpërgjigjej me përtesë. Ju këndoftë këndoftë zemra! Djali filloi të qeshtefilloi të qeshte me zë.Mbi to kishin nisur të fryninkishin nisur të frynin erërat e dimrit.

Kallëzuesi emërorKallëzuesi emëror formohet prej dy pjesësh: prej këpujës dhegjymtyrës emërore.

Të dyja këto pjesë formojnë një tërësi të vetme, ku kuptimi gra-matikor dhe leksikor shprehen prej dy fjalësh vërtet të ndryshme, portë lidhura ngushtë midis tyre. Si këpujë zakonisht përdoret folja jamjam,ndërsa pjesë emërore përdoret një emërnjë emër ose mbiemërmbiemër. P.sh.:

- Unë jam shqiponjajam shqiponja dhe ju jeni krahët e mijeni krahët e mi.- Maqedonia është vend i bukurështë vend i bukur.- Rinia ështëështë pranvera e jetëspranvera e jetës.- Lëvizja është ilaç i mirë për shëndetinështë ilaç i mirë për shëndetin.- Salla ishte me xhamaishte me xhama.

104

Page 105: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Me se shprehen përcaktori, rrethanori dhe kundrinori?

Përcaktori shprehet me emra, mbiemra, përemra, numërorë, endonjëherë edhe me forma të pashtjelluara të foljes. P.sh.: fletoret eeLinditësLinditës, një gotë ujëgotë ujë, triko leshitriko leshi; djalë i gëzuari gëzuar, vepër madhëshmadhësh--toretore, pjeshkë e ëmbële ëmbël, shkollë e ree re; këtakëta libra, shoqja imeime, cilicili mjek,çdoçdo nxënës; katërkatër minuta, tritri orë.

Rrethanori shprehet zakonisht me fjalë kuptimplotë, përkatë-sisht me një ndajfolje, me një emër, përemër, formë të pashtjelluarfoljore, me një togfjalësh etj. Ata mund të tregojnë: vend, kohë, shkak,qëllim, mënyrë, kusht, lejim dhe sasi. P.sh.: Bujari zbriti poshtëposhtë dhepërsëri u ngjit lartlart. Nuk duhet të bredhim kot rrugëverrugëve. SotSot bën vapë.Agronit i djegin sytë prej tymitprej tymit. Luljeta flet shpejtshpejt. Dritani mësonshumëshumë.

Kundrinori i drejtë shprehet me emra të rasës kallëzore, ndër-sa kundrinori i zhdrejtë shprehet me format e rasës dhanore dhe metrajtë të shkurtër të përemrit vetor. P.sh.:

Retë e e zënë diellindiellin.Sa të mbyllësh e të hapësh sytësytë, moti ndryshon.Nxënësit i i ndjekin mësimetmësimet me rregull.Ai i i shkroi një letër vëllaitnjë letër vëllait. Pishave uPishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat.Motrës simeMotrës sime i i erdhën për urim shoqet e klasës.Mësuesi i i drejtohet BenitBenit.

GAZMOREGAZMORE

Një ditë Miri kthehet nga shkolla dhe nëna e pyet: - A more ndonjë pesëshe bir i nënës?- Po. - iu përgjigj Miri. Mora një pesëshe, por në pesë këste.

105

Page 106: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RRETHANORËT

��DETYRËLexojeni tekstin e mëposhtëm. Çfarë tregojnë fjalët e shkruara me

shkronja më të zeza?

Pikat e panumërta rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta tëtani në faqet e pjerrëta tëçatisë, duke shpejtuarçatisë, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokësa më parë në tokë, që pastajpastaj tëavulloheshin dhe të ngjiteshin në qiellin e kaltërnë qiellin e kaltër.

Një veprim i shprehur nga folja mund të zhvillohet a të kryhetnë rrethana të ndryshme.

Fjalët që tregojnë një rrethanë të zhvillimit të veprimitFjalët që tregojnë një rrethanë të zhvillimit të veprimitquhen rrethanorë. quhen rrethanorë.

Rrethanori shprehet zakonisht me fjalë kuptimplotë (me njëndajfolje, me një emër, përemër, formë të pashtjelluar foljore, me njëtogfjalësh etj.).

Rrethanorët mund të tregojnë: vend, kohë, shkak, qëllim,vend, kohë, shkak, qëllim,mënyrë, kusht, lejimmënyrë, kusht, lejim dhe sasisasi. Në bazë të kësaj quhen:

1. rrethanor i vendit;2. rrethanor i kohës;3. rrethanor i shkakut;4. rrethanor i qëllimit;5. rrethanor i mënyrës;6. rrethanor i sasisë etj.

Të gjithë këta rrethanorë u përgjigjen pyetjeve: Ku?, Kur?,Ku?, Kur?,Pse?, Si?, Sa?Pse?, Si?, Sa? etj.

PËRGJIGJUNI PYETJEVE

1. Ç’është rrethanori?2. Sa lloje rrethanorësh ka gjuha shqipe?

106

Page 107: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RRETHANORI I VENDITMENDO DHE PËRGJIGJU

Pse quhet rrethanor i vendit?

Rrethanor vendi quhet gjymtyra që tregon vendin ku kryhetveprimi dhe gjendet me pyetjet: kuku??, në ç'vendnë ç'vend? P.sh.:

Teuta zbriti poshtëposhtë dhe përsëri u ngjit lartlart.Miri u kthye nga fshati nga fshati dhe shkoi te prindëritte prindërit e tije tij. Vardari kalon nëpër fushën e Pollogutnëpër fushën e Pollogut. Nxënësit shkojnë në shkollënë shkollë e ndonjëherë edhe në teatërnë teatër.Petriti u nis drejt postës më të afërtdrejt postës më të afërt. Gjuha shqipe rrjedh prej ilirishtesprej ilirishtes. RrugësRrugës e takova Kujtimin. Nuk duhet të bredhim kot rrugëverrugëve.

RRETHANORI I KOHËS

MENDO DHE PËRGJIGJU

Çfarë dini për rrethanorin e kohës?

Rrethanori i kohës tregon kohën a çastin kur kryhet veprimi. Aigjendet me pyetjet: kur?, për sa kohë?, prej kur?, që kur?, derikur?, për sa kohë?, prej kur?, që kur?, derikur?kur? etj. P.sh.:

- SotSot ra shumë shi. (Kur?) - sot.- Të dielënTë dielën ishim në piknik. (Kur?) - të dielën.- Kuizi do të mbahet pas një muajipas një muaji. (Kur?) - pas një muaji.- Shpresa nuk ka munguar asnjë orë gjatë gjithë vititgjatë gjithë vitit.- Prej ditës së hënëPrej ditës së hënë s'ka pushuar bora.- Konkursi është i hapur deri më 15 majderi më 15 maj.

� � Ushtrimi 65:Lexoni fjalitë dhe nënvizoni rrethanorët e kohës me një vijë dhe

të vendit me dy vija. 1. Peshkatarët, mbrëmjen e kaluan aty ku i kishin lëshuar rrjetat

për peshkim. 2. Një qetësi e madhe i kishte shtrirë krahët mbi liqen.

107

Page 108: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

3. Në një kënd të dhomës është vënë një tryezë. 4. Në vjeshtë fillojnë të bien shira. 5. Nesër në lagjen tonë do të zhvillohet një ndeshje futbolli. 6. Ne, ditën punojmë e natën pushojmë. 7. Plaka, duke fshirë sytë e përlotur, e ktheu kokën nga i biri. 8. Shpresa jeton në qytet. 9. Arta paradite lexon në bibliotekë.

RRETHANORI I SHKAKUT

MENDO DHE PËRGJIGJU

Pse quhet rrethanor i shkakut?

Rrethanor shkaku është gjymtyra që tregon shkakun ose arsyene kryerjes së një veprimi. Këta rrethanorë u përgjigjet pyetjeve: pse?,pse?,për ç'arsye?, për çfarë shkakupër ç'arsye?, për çfarë shkaku etj.

Rrethanori i shkakut ndërtohet me emra me parafjalët nga,nga,prej, përprej, për si edhe me shprehjet për shkak të, nga shkaku i, përpër shkak të, nga shkaku i, përarsye arsye etj. P.sh.:

- Blerina nuk fjeti nga zhurmanga zhurma e madhe.- Pemët u dogjën nga vapanga vapa.- Për një pleshtPër një plesht e djeg jorganin. - I djegin sytë prej tymitprej tymit.

� � Ushtrimi 66Analizoni fjalitë e mëposhtme, gjeni rrethanorët e shkakut.

- Benit i shkëlqenin sytë nga gëzimi.- Për shkak të lodhjes nuk i vazhdoi garat. - Për një pe e për një gjilpërë, vete dëm një gunë e tërë. - Të gjithëve u shkëlqente fytyra nga lumturia

108

Page 109: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RRETHANORI I QËLLIMITMENDO DHE PËRGJIGJU

Çfarë dini për rrethanorin e qëllimit?

Rrethanor qëllimi quhet gjymtyra që tregon qëllimin e kryerjessë një veprimi. Ai u përgjigjet pyetjeve: përse?, me çfarë qëllimi?përse?, me çfarë qëllimi?P.sh.:

- PërsePërse shkuat deri atje?- Ne mësojmë për dituripër dituri. - Kanë shkuar jashtë shtetit për punëpër punë.- U zgjuan më herët për ta arritur treninpër ta arritur trenin.

� � Ushtrimi 67: Në fjalitë e mëposhtme dalloni rrethanorët e qëllimit.

- Shpesh na vijnë miq për vizitë.- Afrimi shkoi në pyll për dru.- Fatosi shpesh del për gjah.- Disa shkojnë në liqen për t'u larë e disa për peshkim.- Ne gëzohemi kur na vijnë miqtë për urime.

RRETHANORI I MËNYRËSMENDO DHE PËRGJIGJU

Pse e quajmë rrethanor mënyre?

Rrethanor mënyre është ajo gjymtyrë që tregon mënyrën e kry-

erjes së veprimit. Shprehet me ndajfoljetndajfoljet e mënyrës: bukur, mirë,bukur, mirë,

keq, shpejt, ngadalëkeq, shpejt, ngadalë si edhe me ndajfoljet që formohen me prapasht-

esat - (i) sht, -as, -azi(i) sht, -as, -azi: dinakërisht, haptas, symbyllazi etj.

Rrethanori i mënyrës u përgjigjet pyetjeve: Si?, Në ç'mënyrë?Si?, Në ç'mënyrë?

P. sh.:Drita flet bukurbukur.Ne me të gjithë sillemi mirëmirë.Luani i ndjek mësimet me vëmendjeme vëmendje. Fisniku shkruan me kujdesme kujdes.Po vjen duke vrapuarduke vrapuar. U largua pa u hetuarpa u hetuar.

109

Page 110: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 68:Gjeni dhe nënvizoni rrethanorët e mënyrës.

1. Gazmendi u përgjigj shkurt e qartë. 2. Besforti punon me dëshirë dhe pa përtesë.3. Një fjalë e urtë thotë: "Rri shtrembët dhe fol drejt". 4. Fjala vret pa bërë plagë. 5. Turmat largoheshin dallgë-dallgë. 6. Gënjeshtra ecën shpejt, po s'e bën të gjatë.

RRETHANORI I SASISË

MENDO DHE PËRGJIGJU

Çfarë shprehim me rrethanorin e sasisë?

Rrethanori i sasisë është gjymtyrë që tregon masën e veprimit,

të gjendjes, të kohës e të hapësirës. Rrethanori i sasisë shprehet me

ndajfoljet e sasisë shumë, pak, aq shumë, pak, aq etj. I përgjigjet pyetjes sa?sa? P.sh.:

Bujari lexon shumëshumë.

Ai tri herëtri herë ka zënë vendin e parë në konkurs.

Sot autobusi u vonua pesë minutapesë minuta.

Për tridhjetë minutaPër tridhjetë minuta kaluan tre kilometra.

Genci i kreu studimet për tri vjetpër tri vjet.

Gjatë dimrit dogjëm gjashtë metragjashtë metra kubkub dru etj.

� � Ushtrimi 69:Në fjalitë e mëposhtme dalloni dhe nënvizoni rrethanorët e

sasisë.1. Ai që premton shumë bën pak. 2. Fatosi ecën dy kilometra në ditë. 3. Këtë javë në treg shitëm pesë thasë patate. 4. Artani i kaloi njëqind metra për dymbëdhjetë sekonda. 5. Sot pritëm mjaft para sportelit. 6. Agroni ka dy shokë të ngushtë. 7. Gjatë dimrit kemi dy javë pushim, ndërsa gjatë verës dy muaj.

110

Page 111: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALITË POHORE DHE MOHORE

�� Punë e nxënësve në grupe

Nxënësit punojnë në katër grupe. Secili grup e lexon tekstin përkatës,përgatitet dhe një përfaqësues i tyre prezanton para të tjerëve atë që di përtemën e dhënë. Grupi i parë flet për fjalitë pohore, grupi i dytë - fjalitë mohore,grupi i tretë - fjalitë pyetëse dhe grupi i katërt - fjalitë nxitëse. Nxënësit e grupittjetër mund të pyesin, ndërsa ata të grupit tematik duhet të përgjigjen. Mënyrae prezantimit të tyre vlerësohet nga vetë nxënësit, duke zgjedhur grupin më tëmirë.

Me çdo kumtim (thënie) mund të pohojmë ose të mohojmë diçka.Fjalia është pohoreFjalia është pohore, kur shpreh praninë, vërtetësinë e diçkaje. Fjalia

është mohoremohore, kur tregon mosqenien, mungesën, pavërtetësinë e saj.

Fjalitë pohore

Fjalitë pohore shprehin një pohim, miratojnë, vërtetojnë, mbështesinnjë thënie. Mund të shfaqin edhe një dëshirë, një nxitje për realizimin ediçkaje, ose të pyesim për vërtetësinë e saj:

Erdhi vjeshta... toka u bë kockë. Nusja paste këmbën e mbarë! - fillonin përsëri urimet. Sa më pëlqen blegërima, zëri i ëmbël i bagëtisë! Kishte ardhur!

Fjalitë mohore

Te fjalitë mohore mohohet përmbajtja e gjithë fjalisë, ose një element isaj, shprehet dëshira a kërkesa për të mos u bërë diçka etj. Këto fjali karak-terizohen zakonisht nga prania e pjesëzave mohuese: jo, nuk, mos, s', pa,jo, nuk, mos, s', pa,as as etj. P.sh.:

Ata të tre nuknuk më vunë re.SS'e ka të lehtë, - tha Çlirimi. As As që e pyeti. MosMos e ndizni zjarrin - tha Fatja. Por asas e ëma, asas i ati, nuknuk treguan ndonjë vëmendje të veçantë për të. NukNuk kërcen? - JoJo. PaPa ardhur unë, mosmos ik.Për atë mik s’dyshoj aspakaspak - u nxitua ta siguronte djaloshi. S'e kam parë fare Petritin këtë javë.E dinin këtë, ndaj nuk nguteshin asnjëherëasnjëherë. Ata ss'dinë asgjëasgjë. SS'kuptohej nga askushaskush, asas nga i biri.

111

Page 112: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALITË PYETËSE

Fjalia pyetëse përdoret nga folësi për të mësuar prej të tjerëve diçka qënuk e di a që s'e di në mënyrë të plotë. Me anën e fjalive pyetëse bëhen pyet-je për të cilat zakonisht pritet një përgjigje tërësore ose e pjesshme. P.sh.:Çfarë do të bëjmë në këto ditë të ftohta dimri?

Fjalitë pyetëse përdoren dendur në dialog, sepse pyetja parakupton njëpërgjigje. Me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve thellojmë njohuritë tona.

Fjalitë pyetëse kanë së paku dy karakteristika: a) intonacion të veçantë pyetësintonacion të veçantë pyetës me ngritje të theksuar të zërit në

fjalën me theks logjik për të cilën pyetësi kërkon përgjigje; b) përdor disa fjalë pyetëse të veçantapërdor disa fjalë pyetëse të veçanta, si përemra, ndajfolje pyetëse.

P.sh.:

CilaCila është ëndrra e tij? NgaNga do të sulmonin turqit? SaSa mund të vinin? KuKu do ta zhvillonte betejën? SiSi do ta rreshtonte ushtrinë?

Ndonjëherë, për të theksuar mendimet tona a për të dhënë vlerësimintonë emocionues, përdorim disa fjali pyetëse që nuk kërkojnë përgjigje. Këtoquhen fjali pyetëse retorikefjali pyetëse retorike. P.sh.:

Po kush e besonte atë? (= Nuk e besonte askush atë).

Në fund të fjalisë pyetëse vihet pikëpyetje.

FJALIA NXITËSE

Fjalia nxitëseFjalia nxitëse shërben për të shprehur vullnetin e folësit në formëurdhri, kërkese, këshille, lutjeje etj. P.sh.:

Krujë, o qytet i bekuar / PritePrite, priteprite Skënderbenë. EcEc gjithnjë përpara, biri im. KapërceKapërce me trimëri çdo pengesë.

Edhe fjalia nxitëse karakterizohet nga intonacioni i veçantë i nxitjesdhe nga përdorimi i disa formave të caktuara foljore.

Kur fjalia nxitëse ligjërohet me thirrmë, në fund të saj vihet pikëçudit-je, kur ligjërohet pa thirrmë në fund të saj vihet pikë. P.sh.:NisuNisu!- e urdhëroi babai. ShkoShko,- iu lut e ëma.

112

Page 113: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

� � Ushtrimi 70:Fjalitë pohore shndërroni në fjali pyetëse.

1. Ju jeni në shkollë. .....................................................................2. Ti je nxënës. ...............................................................................3. Ai është i sjellshëm. .......................................................................4. Besa është e bukur. .....................................................................5. Argjendi është i vogël. ....................................................................6. Teuta është e martuar. ..................................................................7. Arta nuk shkon në shkollë. ..........................................................8. Ana është nxënëse e mirë. .............................................................9. Ata janë nxënës. ......................................................................10. Ne mësojmë mirë. ......................................................................

� � Ushtrimi 71:Fjalitë pyetëse shndërroni në fjali pohore.

1. A je ti Drini? .............................................................................2. A jemi ne në klasë? ....................................................................3. A është Diana e gjatë? .................................................................4. A është muri i bardhë? .................................................................5. A është lapsi i hollë? .....................................................................6. A jam unë mësues? ....................................................................7. A jeni ju nxënës? ....................................................................8. A është shkolla e re? .....................................................................9. A janë shokë Beni dhe Gëzimi? .....................................................10. A jeni ju shoqe? ....................................................................

� � Ushtrimi 72:Gjeni dhe nënvizoni pjesëzat e mohimit në fjalitë e mëposhtme

Po mos u mërzit e mos fli, moj nënë, se nuk do të vonohemi. Nuk të kuptoj, jo. Do të vish ti me ne? - JoMolla, po s'u poq s'hahet. Të mos e dëgjoj edhe një herë prej teje ketë fjalë. Mos më shiko ashtu sikur nuk më kupton.

� � Ushtrimi 73:Fjalitë mohore të dhëna më poshtë ktheni në fjali pohore

Nuk ndenji as dhjetë minuta.Nuk jam takuar sot as me Petritin, as me Sokolin. Kjo nuk është punë e lehtë.Unë nuk jam nxënës i mirë.Luani nuk erdhi sot në shkollë.

113

Page 114: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALIA E PËRBËRË

��DETYRËLexoni me vëmendje fjalitë e mëposhtme.

1. Gjenerali ishte i gëzuar. 2. Shumë igëzuar. 3. As vetë nuk e dinte përse i erdhikjo valë gëzimi e papritur. 4. Ky ishte gëz-imi i udhëtarit që gjen një strehë pas njëudhe të rrezikshme në mot të keq. 5. Ajogota e vogël e verdhë e konjakut nisi t'idëbonte për herë e më shumë pamjen eirnosur dhe kërcënuese të maleve që edhetani në tavolinë e shqetësonte herë pashere. 6. Befas e ndjeu veten tepër tëfuqishëm. 7. Trupat e dhjetëra mijëra

ushtarëve të futur në tokë, pritën kaq vjet ardhjen e tij dhe ja ai erdhi që t'ingrinte ata nga balta dhe t'ua kthente prindërve dhe të afërmve... 8. Ai do tëendej varrezë më varrezë dhe do të gjente të gjithë të zhdukurit.

Ismail KadareShpjegim

Teksti i mësipërm përmban tetë fjali dhe disa dhjetëra fjalë, të cilatduke u bashkuar për të shprehur mendimet, ndjenjat dhe emocionet e njeri-ut, hyjnë në marrëdhënie të ndryshme me njëra-tjetrën.

Nga teksti i dhënë do të shkëputim fjalitë:

Ai do të endejdo të endej varrezë më varrezë dhe do të gjente do të gjente të gjithë të zhduku-rit. Ky ishte ishte gëzimi i udhëtarit që gjengjen një strehë pas një udhe të rrezikshmenë mot të keq.

Të dyja fjalitë kanë nga dy folje në mënyrën dëftore, pra, janë fjali tëfjali tëpërbërapërbëra me nga dy pjesë. Që të dyja fjalitë kanë intonacion të përfunduar dhena kumtojnë diçka nga realiteti.

Me gjithë gjërat e përbashkëta, fjalitë e mësipërme ndryshojnë nganjëra-tjetra. Kështu fjalia:

Ai do të endej varrezë më varrezë (dhe) do të gjente të gjithë të zhduku-rit përbëhet nga dy pjesë. Këto pjesë janë të lidhura me lidhëzën bashkëren-ditëse dhedhe. Ato janë të pavarura njëra nga tjetra dhe si të tilla mund të qën-drojnë edhe më vete, duke u përdorur si fjali të thjeshta.

Fjali e përbërë apo periudhë quhet fjalia që ka dy ose më shumë foljenë njërën nga mënyrat e shtjelluara të foljes. Dallojmë:

1. fjali të përbëra me bashkërenditjefjali të përbëra me bashkërenditje dhe 2. fjali të përbëra me nënrenditjefjali të përbëra me nënrenditje.

114

Page 115: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALITË E PËRBËRA ME BASHKËRENDITJE

Fjalitë e bashkërenditura mund të lidhen:

a) me lidhëzat shtueseme lidhëzat shtuese (këpujore): e, dhe, edhe, edhe ..., edhe,e, dhe, edhe, edhe ..., edhe,as..., as..., jo vetëm që, ... por edheas..., as..., jo vetëm që, ... por edhe. P.sh.:

Era vazhdon të fryjë dhedhe ngre lart dëborën. Artani edheedhe mësimet i mëson mirë, edheedhe merret me atletikë. Mësimi i gjuhës së huaj jo vetëm qëjo vetëm që nuk të pengon, por edhepor edhetë ndihmon për zgjerimin e dijeve. Planin jo vetëm qëjo vetëm që do ta realizojmë, por edhepor edhe do ta tejkalojmë.

b) me lidhëzat veçueseme lidhëzat veçuese: ose; ose ..., ose; ja ..., ja, apoose; ose ..., ose; ja ..., ja, apo. P.sh.:

Pushimet do t'i kalojmë në plazhin e Durrësit oseose do të shkojmë në Sarandë. Ju do të vini me ne apoapo do të rrini këtu?

c) me lidhëza kundërshtuese: po, por, mirëpo, porse, kurse,me lidhëza kundërshtuese: po, por, mirëpo, porse, kurse,ndërsandërsa. P.sh.:

Udhëtimi ishte i gjatë, popo ne u kënaqëm. Mos i shiko gunën, porpor shikoji punën. Djali im është basketbollist, kursekurse vajza merret me pikturë.

ç) me lidhëza përmbyllëse: prandaj, andaj, pra. me lidhëza përmbyllëse: prandaj, andaj, pra. P.sh.:

Kënga ka dalë nga shpirti i popullit, prandajprandaj ajo ka diçka nga gjerësiadhe thellësia e tij.

Ishte i lodhur, andajandaj nuk erdhi.

d) me intonacionme intonacion (me pauza). P.sh.:

Kohën e lirë e kaloj në mënyra të ndryshme: lexoj libra, merrem me sport,dëgjoj muzikë etj.

� � Ushtrimi 74:Në vend të pikave vini lidhëzat bashkërenditëse sipas kuptimit.

1. Ne e donim .......... e respektonim mësuesen tonë. 2. Unë isha ulur në radhën e parë, ............... ju ishit ulur në radhën e pestë. 3. Unë po shkoj në kinema me shoqet e mia, ............. ti shko me shokët e tu. 4. Ju do të vazhdoni shëtitjen ............... do të ktheheni me ne? 5. Në këtë restorant gatuajnë shumë mirë .................. unë vij shpesh këtu.6. Bli çfarë të duash. ....... mos harro të blesh edhe një pako biskota për mua.7. Atë ditë unë nuk takova ............ Gencin ............. Dritanin. 8. Dikush hapi derën ............. në dhomë hyri një erë e ftohtë.

115

Page 116: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALITË E PËRBËRA ME NËNRENDITJE

Në këto periudha fjalia që plotësohet quhet kryesorekryesore, kurse fjalia qëplotëson, quhet e varure varur (e nënrenditure nënrenditur).

Fjalitë e varura sipas funksionit që kryejnë, ndahen në: fjali kryefkryef--jalore, kundrinore, përcaktore, vendore, kohore, shkakore, qëllimorejalore, kundrinore, përcaktore, vendore, kohore, shkakore, qëllimoremënyrore, krahasore, rrjedhimore, kushtore mënyrore, krahasore, rrjedhimore, kushtore dhe lejorelejore.

1. Fjalia e varur kryefjaloreFjalia e varur kryefjalore lidhet me kryesoren me lidhëzat që, seqë, se;me përemra ose ndajfolje pyetëse ç', çfarë, si, ku, kurç', çfarë, si, ku, kur etj. P.sh.:

Duket sese është i zgjuar.U vendos qëqë shëtitjen ta nisim nga Shkupi.Nuk dihet kushkush e zbuloi i pari shkrimin.Nuk më kujtohet sisi ndodhi ngjarja.

2. Fjalia e varur kundrinoreFjalia e varur kundrinore lidhet me kryesoren me po ato mjete sifjalitë kryefjalore. Dallohet prej fjalisë kryefjalore, sepse folja që shërben sikallëzues në fjalinë kryesore është folje kalimtare në trajtën veprore. P.sh.:

Babai thotë sese njeriu pa vullnet është i pavlefshëm.Nga historiani Luli dëgjoi sisi quhej populli shqiptar në kohët e vjetra.ÇÇ'i sheh syri, ia bën dora (atë që ia sheh syri, ia bën dora).

3. Fjalia e varur përcaktoreFjalia e varur përcaktore lidhet me kryesoren me përemra lidhorëqëqë ose i cilii cili, me ndajfolje lidhore ku, nga, kurku, nga, kur etj. ose me lidhëzat se, qëse, që.

P.sh.: Ata ecnin midis pishave, qëqë fëshfërinin nga era.Rruga nganga kaluam ne ishte plot me gjelbërim e me lule.Mua më mban shpresa sese do ta fitojmë ndeshjen.

4. Fjalia e varur vendoreFjalia e varur vendore lidhet me lidhëzat vendore: ku, tek, nga,ku, tek, nga,kudo që, ngado qëkudo që, ngado që etj. P.sh.:

KuKu dhemb dhëmbi, shkon gjuha. Nuk dinte nganga të shkonte. Ngado qëNgado që shkuam, na pritën me ngrohtësi.

5. Fjalia e varur kohore Fjalia e varur kohore lidhet me lidhëzat kohore: kur, që kur, sa,kur, që kur, sa,derisa, sapo. posa. para se, si, pasi, sa herë qëderisa, sapo. posa. para se, si, pasi, sa herë që etj. P.sh.:

KurKur shkoj në fshat, më ngjallen kujtimet e fëmijërisë. Ne u nisëm, saposapo kishte lindur dielli.

116

Page 117: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

6. Fjalia e varur shkakoreFjalia e varur shkakore lidhet me lidhëzat shkakore: se, sepse,se, sepse,meqenëse, për arsye se, meqë, ngaqëmeqenëse, për arsye se, meqë, ngaqë etj. P.sh.:

E dua vendlindjen time, sese është e bukur. Ajo u gëzua shumë, sepsesepse iu plotësua dëshira.

7. Fjalia e varur qëllimoreFjalia e varur qëllimore lidhet me lidhëzat qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë qëqë, me qëllim që, në mënyrë që etj. P.sh.:

Njeriu duhet të mësojë gjithë jetën, që që të bëhet mjeshtër i aftë. Sulmi u bë natën, me qëllim që me qëllim që armikun ta zinim në befasi.

8. Fjalia e varur mënyroreFjalia e varur mënyrore lidhet me lidhëzat mënyrore: si, siç,si, siç,ashtu si, sikur, sikurseashtu si, sikur, sikurse etj. P.sh.:

Ato qeshnin , siçsiç qeshin lulet pas shiut. Zemra i rrihte nga emocionet, sikursikur do t'i shpërthente kraharori.

� � Ushtrimi 75:

Në vend të pikave vini një nga lidhëzat kohore: që, kur, derisa, pasi,që, kur, derisa, pasi,sa herë që, para se, posa, kur, sapo.sa herë që, para se, posa, kur, sapo.

1. .......... kaluan qafën e malit, para tyre u shfaq një luginë e bukur. 2. ............... je përpara Liqenit të Luleve në Lurë, të duket sikur ndodhesh nënjë lulishte. 3. ................ vjen vera, ne shkojmë për pushime në det ose në mal. 4. ............ të largohesh nga qyteti ynë, më tako.5. ................... doli në skenë këngëtarja, në sallë ra qetësia, 6. ..................... kam mbaruar studimet, Jetmirën nuk e kam takuar,

� � Ushtrimi 76:Në vend te pikave vini lidhëzat që duhen: sikur, ku, si, që, se.sikur, ku, si, që, se.

1. ......... hyn dielli, nuk hyn mjeku. 2. .............. shkuam, na la mbresa natyra e bukur e atyre vendeve. 3. Rrugët ishin të pastra, ............. i kishte larë njeri. 4. Ky muaj ishte shumë i nxehtë, ............. të ishte korrik. 5. Vullnetarët ishin grumbulluar para qytezës ............ të niseshin për tevendi i punës. 6. Kooperativistët e kishin punuar tokën .................. ta mbillnin me pambuk. 7. Ajo do ta lexonte edhe një herë librin, ................. i kishte pëlqyer shumë.

117

Page 118: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

STILI I LIGJËRIMIT

Gjuha është një oqean i pafund me pasuri të pashtershme, mirëpoaftësia dhe mënyra e shfrytëzimit të kësaj pasurie te njerëzit është e shumël-lojshme. Këto lloje të veçanta të të folurit ose të të shkruarit përbëjnë stilin.

Sot fjala stil përdoret dendur në të gjitha veprimtaritë njerëzore: në tëgjitha artet, në gjuhësi, në arkitekturë, në sport, në jetën e përditshme etj.dhe ka shumë kuptime, varësisht nga fusha e përdorimit.

Stili është veçantiveçanti e çfarëdo veprimtarie, që kryhet në trajta tëndryshme. P.sh. stili i veshjes, stili i punës, stili i notit, stili i të shprehurit etj.Thjesht, stili është mënyrë e veçantë: e të folurit, e të shkruarit, e të kënstili është mënyrë e veçantë: e të folurit, e të shkruarit, e të kën--duarit etj. të një grupi njerëzish apo të një njeriu.duarit etj. të një grupi njerëzish apo të një njeriu.

Le të krahasojmë disa copa:

a) "Këto sekrete na ranë në dorë dhe ne, në kundërshtim me tradhtarin,i japim të drejtë çdo qytetari t'i mësojë dhe t'i gjykojë. Por më parë se ta vëmënë korrent publikun për këto sekrete, duhet t'i themi se qëllimet e tradhtaritnë konferencë janë një gjë dhe natyra e sekreteve është një gjë tjetër. Qëllimete tradhtarit të gjithë i dinë, dhe këto mund të përmblidhen kështu: Tradhtari,vegël e ndyrë, përpiqet të përçajë popullin, që po bëhet kërcënues përarmikun, për tradhtarin dhe për tradhtarët ..." (Shtypi)

b) "Nga kreshta e lartë e Tomorit u derdhën mbi lëndinat e Myzeqesërrezet e vakëta të diellit vjeshtuk. Marinëzat, anës tragës së qerres, qëpikëlonin vesë mbi tokën qull, filluan të avullonin e të fshiheshin nëpër avujte tyre. Ugaret e shplodhur tërë atë natë vjeshte morën frymë thellë dhe firo-ma e brazdave i dha jetë fushës së përgjumur... (J. Xoxa)

c) "Ishte mos na ish, na qe një njeri, na dolli një ditë për gja, tek gjuantena vrau një sorkadhe. Si e vrau, i rrjepi lëkurën edhe na e mori edhe mishtëe sorkadhes e futi në një gllofkë dhe e mbuloi me fletëra, që të vinte tjetër herëta marrë..." (Folklor shqiptar)

ç) "Marrëdhëniet e punës së punëtorit në punë te njerëzit punonjës, tëcilët e kryejnë në mënyrë të pavarur veprimtarinë me punë personale, memjete në pronësinë e qytetarëve dhe të personave të tjerë fizikë dhe civilo-juridikë (më tutje: punëdhënësi), rregullohen me kontratën kolektive në paj-tim me këtë ligj dhe me merrëveshjen shoqërore." (neni 3 nga Ligji mbi mar-rëdhëniet e punës)

Pasi i lexojmë këto copa, jemi në gjendje t'i dallojmë jo vetëm nga përm-bajtja, por edhe nga gjuha: nga fushat e veprimtarisë që u përkasin dhe ngastili. Kështu:

Copa a) është pjesë nga një pamflet politik, ku goditet figura e tradhtarit.

118

Page 119: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Copa b) është një përshkrim letrar. Fragmenti c) është pjesë e folklorit,kurse teksti ç) është nen i shkëputur nga një ligj mbi marrëdhëniet e punës.

PYETJE DHE DETYRA:

1. Ç'është stili? Në Fjalorin shpjegues elektronik gjejeni fjalën stil dhelexojeni çfarë kuptimi ka ajo.

2. Pse ka mospërputhje të gjuhës së këtij fragmenti me normat e sotmetë shqipes standarde:Volteri tha: "Allfabeti ka qenë isvori i gjithë të njohuravet njeriut edhe i gjithëparamendimëve tij". Dyke zgjedhurë allfabetnë turqishte, shqipëtarëtë nukudo të bëjnë tjatrë për veç të dëftohen të pamençmë... (Çajupi, "Besa-besë")

3. Ka stil të mirë ai që e thotë fjalën e duhur në vendin e duhur. Cili kastil të keq?

119

Page 120: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

LIGJËRIMI I FOLURKomentojeni thënien e mëposhtme:

Sikur gjuha e folur dhe e shkruar të ishin njëlloj, do të ishte e padu-rueshme: po të flisnim siç shkruajmë, nuk do të na dëgjonte njeri. Po të shkru-anim siç flasim, nuk do të na lexonte njeri.

Gjuha e folur përbëhet nga elementet tingullore (fonemat), theksi ifjalës dhe i fjalisë, rrokja, ritmi, intonacioni, pauzat, melodia etj. Njerëzit kanëfilluar të flasin qyshkur ekzistojnë, por më vonë kanë filluar të shkruajnë.Gjuha e shkruar ka filluar me vizatime, me gdhendje në gurë, në pllaka glineose në lëvore drunjsh etj.

Forma themelore e kumtimit gojor të drejtpërdrejtë është dialogudialogu.Komunikimi bëhet i njëkohshëm, i drejtpërdrejtë dhe zhvillohet ndërmjet dyose disa bashkëbiseduesve. Folësit zakonisht janë pak veta: sa më tepër rritetnumri i tyre, aq më tepër forcohet prirja drejt normës së përgjithshme. Në tëfolur njerëzit shfrytëzojnë gjestet, mimikën, intonacionin, tonin e zërit simjete ndihmëse të komunikimit.

Ligjërimet e gjuhës sonë në dy variantet e saj (të shkruar e të folur)janë:

a) ligjërimi i shkujdesur, b) ligjërimi bisedor dhe c) ligjërimi libror.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është ligjërimi i folur? Ç'mund të thoni për të?2. Sa lloje ligjërimesh kemi dhe cilat janë ato?

Fjalët janë si ilaçet

Kush ka fuqi më të madhe shëruese se fjala e ëmbël e nënës, se fjala eçiltër e shokut, se fjala nga zemra e mikut?

Askush.Prandaj t'i përdorim vetëm si ilaçe. Si? Të flasim vetëm fjalë të mira, që

ato të na shërbejnë si ura, që të na i mbushin zemrat me dashuri.

120

Page 121: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

LIGJËRIMI I SHKRUAR

Ndryshe nga shoqëritë primitive, të cilat kanë si mjet komunikimivetëm gjuhën e folur, shoqëritë e qytetëruara kanë në dispozicion edhe njëmjet tjetër për shkëmbimin e masazheve verbale: shkrimin. Shkrimi ështëmënyrë e paraqitjes vizuale e të folurit. Gjuha e shkruar ka jetë të gjatë, lëgjurmë dhe kjo gjë mundëson që asaj t'i qasemi kur të duam e si të duam.

Përparësia e gjuhës së folur nuk duhet të shpjerë në përfundimin seshkrimi është i parëndësishëm. Kujtesa njerëzore nuk është e përjetshme dhenxënësia e trurit është e kufizuar. Këto kufizime i ka shmangur shkrimi,duke kapërcyer hapësirat dhe kohërat. Qëndrueshmëria e gjuhës së shkruarmundëson të njihemi me kulturën dhe me trashëgiminë e shkruar tënjerëzimit dhe popujve të ndryshëm gjatë historisë.

Në ligjërimin e shkruar ka kohë të gjatë të mendohet ajo që thuhet, tëzgjidhet forma e shprehjes, të rishikohet ajo që është thënë, të ndreqet e tërregullohet.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është ligjërimi i shkruar?2. Çka e dallon ligjërimin e shkruar nga ligjërimi i folur?3. Cilat janë veçoritë e ligjërimit të shkruar?

121

Mbani mendMbani mend

Njerëzit komunikojnë me gojë dhe me shkrim. Kur flasim ngagoja nxjerrim tinguj, me të cilët krijojmë fjalë e fjali me ngritje dheulje të zërit. Kur shkruajmë përdorim shkronja dhe shenja tëpikësimit. Kur shkruajmë, mendimet janë më të plota. Kur flasim,fjalitë janë më të shkurtra.

Gjuha e folur dëgjohet, ndërsa gjuha e shkruar lexohet. Gjatëtë folurit bashkëbiseduesi është i pranishëm, ndërsa kur shkrua-jmë lexuesi nuk është aty. Të shkruarit mbetet i dokumentuar mevite dhe shekuj, ndërsa të folurit është momental.

Kur shkruajmë kemi kohë të mendojmë, ta korrigjojmë dhe tarishikojmë shkrimin shumë herë derisa shkrimit t’i japim një përm-bajtje dhe formë të dëshiruar.

Page 122: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

STILET FUNKSIONALE NË GJUHËN SHQIPE

Stili funksional është trajta që merr gjuha standarde e përdorur në njëfushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore. Gjuha standarde jeton e vepronnë trajtën e stileve funksionale. Në gjuhën e sotme standarde shqipe dallojmë pesë stile funksionale:

a) stilin shkencor, a) stilin shkencor, b) stilin shtetëror-administrativ,b) stilin shtetëror-administrativ,c) stilin politiko-shoqëror,c) stilin politiko-shoqëror,ç) stilin e letërsisë artistike ç) stilin e letërsisë artistike dhe d) stilin fetar.d) stilin fetar.

STILI SHKENCOR

Stili shkencor përdoret në botimet shkencore (në libra, revista, artikuj,punime) dhe në kumtimet gojore (në konferenca, sesione, simpoziume, lek-sione, diskutime etj.).

Stili shkencor karakterizohet nga të shprehurit e drejtë logjik, nga sak-tësia e përdorimit të termave, nga qartësia e thënies etj. Termat, fjalët dheshprehjet në këtë stil përdoren kurdoherë në kuptimin e tyre të parmë (nëkuptimin themelor), pa kuptime figurative e pa ngjyrime emocionale.

STILI SHTETËROR-ADMINISTRATIV

Stili shtetëror-administrativ përfshin fusha të ndryshme të veprim-tarive shtetërore (me shkrim e me gojë), si: gjuhën që përdoret në adminis-tratë, në ekonomi e tregti, në diplomaci si dhe në ushtri. Me të shkruhendokumentet shtetërore, duke filluar nga Kushtetuta, ligjet, rregulloret,statutet, vendimet, lutjet, kërkesat, ankesat, procesverbalet, raportet e deri teformularët më të thjeshtë postarë.

Stili shtetëror-administrativ i përngjet stilit shkencor. Fjalët dhe shpre-hjet kurdoherë përdoren vetëm në kuptimin themelor e kurrsesi në atë figu-rativ. Megjithëkëtë, ky stil dallohet nga stili shkencor (që ka funksionkumtues). Funksioni i këtij ligjërimi është kumtues dhe parashkrues, d.m.th.jo vetëm thuhet me fjalë diçka, por edhe tregohet a urdhërohet çfarë duhetbërë.

122

Page 123: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

1. Cilat janë stilet funksionale?2. Kur përdoret stili shkencor dhe me çka karakterizohet ai?3. Në cilat veprimtari njeriu përdor stilin shtetëror-administrativ?4. Cilat janë veçoritë e stilit shtetëror-administrativ?

STILI POLITIKO-SHOQËROR

Në këtë stil përfshihen botimet e organizatave shoqërore e politike(libra, broshura, thirrje, traktate, fletushka), veprimtaritë e tyre (mbledhje,konferenca, kongrese, mitingje, takime), mjetet e komunikimit masiv (shtypi,radiotelevizioni, filmi dokumentar, videokasetat) dhe propagandat e reklamat.

Sipas kushteve e veçorive të komunikimit, dallohen këto ndarje tëmëdha, që përbëjnë edhe nënstilet: publicistika, format gojore publike,shtypi, radioja, televizioni, agjitacioni e propaganda. Secili nënstil ka tiparete veta, por në publicistikë dalin më të plota anët kryesore të gjuhës së kësajfushe.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ku përdoret stili politiko-shoqëror?2. Thuaj nënstilet e stilit politiko-shoqëror?

123

Page 124: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

STILI I LETËRSISË ARTISTIKE

Me termin letërsi kuptojmë të gjitha krijimet gojore e të shkruara artis-tike (folklorin dhe shkrimet e letërsisë së kultivuar). Letërsia është një formëe veçantë e pasqyrimit të jetës nëpërmjet figurave artistike, të mishëruara melëndën gjuhësore.

Gjuha është materiali që përdor artisti letrar, ashtu siç janë ngjyrat përpiktorin, glina, mermeri etj. për skulptorin, materiali ndërtimor për arkitek-tin etj. Në çdo vepër letrare shkrimtari bën zgjedhje të ligjërimit nga pafund-shmëria e gjuhës. Pikërisht gjuha është veçori kryesore që e dallon veprënletrare nga vepra joletrare.

Siç dihet, çdo njeri është në gjendje ta rrëfejë një ngjarje para të tjerëve,t'u përcjellë një informatë. Mirëpo, disa këtë punë e bëjnë më bukur, mëshkathët e disa më dobët. Dikush mund ta ketë përjetuar një ngjarje dhe kjot'i ketë bërë përshtypje të madhe, ta ketë emocionuar deri në afekt, por aimund të mos jetë në gjendje ta shprehë këtë përjetim as me një përqindje tëvogël. Dikush tjetër, me mjeshtërinë dhe aftësinë e vet, arrin që edhe ngjar-jet e rëndomta t'i përjetojë e t'i shprehë estetikisht, kështu që rrëfimi i tijbëhet më interesant. Atëherë themi se njeriu i tillë është artist i fjalës.

Gjuha e letërsisë artistike dallohet nga gjuha e një teksti joartistik mekëto veçori kryesore:

a) gjuha ka funksion estetik,b) ajo është e figurshme, c) shprehet me emocione,ç) ka karakter imagjinativ, dhe d) ka natyrë ritmike a bukurtingëlluese (në poezi).

PYETJE DHE DETYRA

1. Me cilat tipare dallohet gjuha e letërsisë artistike nga gjuha e tek-steve joartistike dhe si i shpjegoni ato?

2. Nga pjesët e shkëputura, cilat i përkasin letërsisë artistikeletërsisë artistike e cilatjanë tekste joartistikejoartistike:

a) "Aristoteli është filozofi dhe shkencëtari më i madh i botës antike. Aie dha parimin e logjikës formale dhe e pasuroi pothuaj çdo pjesë të filozofisë,ndaj ai ka merita të shumëfishta për shkencën. Vëllimi i veprave të Aristotelitështë mahnitës. Prej tyre kanë mbetur vetëm dyzet e shtatë, por, sipas

124

Page 125: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

burimeve historike, ka pasur së paku 170 libra. Puna e tij shkencore ështëenciklopedi e vërtetë e diturive të atyre kohëve. Aristoteli ka shkruar përastronominë, zoologjinë, embriologjinë, gjeografinë, gjeologjinë, fizikën,anatominë, fiziologjinë dhe pothuaj për çdo të dytën shkencë që u ishte enjëhur grekëve të vjetër..."

b) "E di, lulekëmborë, ka zënë të më hajë një gjarpër mu në bark. Mëiku mendja se dikush kurrkushi ka marrë t'ia kthejë patkonjtë mikut tim tëmadh. Më erdhi si vetëtimë në mes të qiellit të kaltër, kur mësova të vërtetënpër shehmirin tim, dostin e vjetër, për atë yll të shpëlarë të tempullit! Tashqart duket kush punon me hell në shpirtin e tij, hajmedet! Kokë e këmbëështë i pasherr, tamam si tambli i gjinjve të nënës. Kuku, mori ferra uratën!- dhe brofi për të bërë sehir në njërën nga frëngjitë e kullës..."

c) “Taulantët banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri nëprapatokën e Durrahut (Durrësit).

Enkelejt banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuandinastinë e parë të Mbretërisë ilire, në fund të shek. V p. e. sonë.

Dasaretët janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin nëlashtësi sidomos për prodhimin e drithrave të bukës.

Albanët banonin në prapatokën e qytetit të Durrahut. Kryeqendra etyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës).

Ardianët fillimisht shtriheshin rreth Gjirit të Rizonit dhe të lumitNeretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që mëparë ishin nën sundimin e taulantëve.

Dardanët ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të MbretërisëDardane, në Ballkanin Qendror, midis trekëndëshit Nish-Sofje-Shkup, medenduri më të madhe në Kosovë.

Paionët banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët,duke u shtrirë deri te lumi Struma.

Dalmatët banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohur,shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. ..."

125

Page 126: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALORËT DHE LLOJET E FJALORËVE

MENDONI DHE PËRGJIGJUNIÇ’është fjalori?

Fjalor është libri në të cilin radhiten fjalët sipas rendit alfabetik dheshpjegohen kuptimet e tyre. Prandaj sa herë që nuk e kuptojmë ndonjë fjalë,ne e hapim fjalorin dhe shpjegimin e saj e gjejmë aty.

Të gjithë fjalorët ndahen në dy grupe:

1) fjalorë enciklopedikëfjalorë enciklopedikë dhe 2) fjalorë gjuhësorëfjalorë gjuhësorë.

Në fjalorët enciklopedikë bëjnë pjesë edhe enciklopeditë, të cilat ndahennë:

a) enciklopedi të përgjithshmeenciklopedi të përgjithshme, që japin njohuri nga fusha tëndryshme të shkencës dhe të jetës njerëzore, dhe

b) enciklopedi të veçantaenciklopedi të veçanta (speciale), ku jepen njohuri për degë tëveçanta të shkencës, të kulturës, të teknikës etj. (p.sh. enciklopedi mjekë-sore, matematike, letrare, gjuhësore, muzikore etj.).

Tipat e fjalorëve janë të ndryshëm. Së pari dallojmë: fjalorë njëgjuhësh,dygjuhësh dhe shumëgjuhësh.

Fjalorët njëgjuhëshFjalorët njëgjuhësh ndahen në: fjalorë shpjegues, fjalorë historikë,fjalorë etimologjikë dhe fjalorë specialë: sinonimesh, antonimesh, drejtshkri-morë, frazeologjikë etj.

126

Page 127: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Quhen fjalorë shpjeguesfjalorë shpjegues sepse në ta shpjegohen fjalët që përdoren nënjë periudhë të caktuar. Fjalorët e tillë janë edhe normativë. Fjalorët shp-jegues sipas vëllimit mund të jenë të tipit të madhtipit të madh ose të plotëtë plotë, fjalorë tëtëmesëmmesëm (siç është Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i vitit 1980, 2002) osefjalorë të vegjëltë vegjël, që përfshijnë fjalët më të nevojshme dhe që përdoren mëshumë (siç është Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i vitit 1954).

Me fjalorët shpjegues afrojnë edhe fjalorët e fjalëve të huajafjalorët e fjalëve të huaja, ku shpje-gohen fjalët e huaja, kryesisht ato të leksikut ndërkombëtar. Një fjalor të tillëka botuar Mikel Ndreca.

Në fjalorët njëgjuhësh bëjnë pjesë edhe fjalorët dialektorë ose krahinorë,ku përmblidhen dhe shpjegohen fjalët e dialekteve ose të të folmeve të veçan-ta. Në fjalorët shpjegues përfshihen edhe ata për gjuhën e shkrimtarëve tëveçantë, si për Pushkinin, Gëten, Shekspirin etj.

Fjalorët dygjuhëshFjalorët dygjuhësh dhe shumëgjuhëshshumëgjuhësh janë fjalorë me përkthim. Fjalorët dygjuhësh përbëjnë tipin më të përhapur dhe hartohen krye-

sisht për të përkthyer një gjuhë të huaj në gjuhën amtare ose anasjelltas.Fjalorët shumëgjuhësh janë më të rrallë. Fjalorë të tillë sot hartohen për qël-lime praktike, kryesisht për të ndihmuar turistët.

��DETYRËParaqiti në mënyrë grafike ose skematike llojet e fjalorëve.

Gjuha shqipe ka edhe Fjalor drejtshkrimorFjalor drejtshkrimor (Tiranë. Prishtinë 1972,'73), FjalorFjalor drejtshkrimor elektronikdrejtshkrimor elektronik AS 2.O. dhe Fjalor shpjegues elekFjalor shpjegues elek--troniktronik.

Këta fjalorë elektronik mund të instalohen në kompjuter dhe pavështirësi mund t'i shfrytëzoni edhe ju nxënës të dashur. Me këtë program tërëndësishëm edhe gjuha shqipe bën pjesë në mesin e gjuhëve të kompjuter-izuara.

Me programin e drejtshkrimit të shqipes mund të korrigjohen mbi njëmilion fjalë, përkatësisht rreth katër milion trajta të përsëritshme.

Shfrytëzuesit nuk i duhet trajnim i veçantë për përdorimin e këtij pro-grami, mjaftojnë vetëm disa minuta për përvetësimin e tij.

127

Page 128: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

TË KËRKOJMË FJALË NË FJALOR

Si gjendet fjala në fjalor?

Për t'i gjetur sa më shpejt e më lehtë fjalët në fjalor, duhet ta dimë alfa-betin e gjuhës përmendsh. Po kështu duhet të dimë se në krye të secilës faqetë fjalorit janë dy fjalë e këto quhen fjalë drejtuese. Në anën e majtë fjalëdrejtuese është fjala e parë e faqes, ndërsa në anën e djathtë fjala e fundit easaj faqeje.

Fjalët në krye jepen në trajtën përfaqësuese:

a) Emrat jepen në rasën emërore të pashquar, në numrin njëjës, ndër-sa i prapavijnë mbaresat e shquarsisë dhe shumësit.

b) Mbiemrat jepen në shkallën pohore, në gjininë mashkullore dhefemërore. Nyjat te mbiemrat e nyjshëm jepen në kllapa.

c) Foljet jepen në trajtën përfaqësuese të tyre (mënyra dëftore, koha etashme, veta e parë njëjës), si dhe trajtat e së kyerës së thjeshtë dhe pjesores.

Si shembull nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe do të sjellim foljenlexojlexoj, emrin lexueslexues dhe mbiemrin i lexueshëmi lexueshëm.

LEX/OJ kal. ~OVA, ~UAR.1. Shkoqit fjalët e shkruara në letër a diku tjetër, duke i shqiptuar me zë ose duke i përshkuar me mend. Lexoj letrën. Lexoj librin (gazetën, revistën). Lexoj bukur (rrjedhshëm, shpejt, ngadalë, keq). Lexoj fjalë për fjalë. Di të shkruajë e të lexojë. 2. Ndjek me sy shenjat e ndryshme të diçkaje të shkruar, arrij t'i kuptoj a t'i zbërthej ato dhe i shqiptoj me zë a i riprodhoj me mend fjalët me të cilat emërtohen; jam i aftë të kuptoj diçka të shkruar, di, mund të kuptoj ç'shkruhet. Lexoj numrat. Lexon notat muzikore. E lexon hartën gjeografike. Lexoj (një skicë, një projekt). Lexoj sahatin e ujit (termometrin). Lexoj një njoftim të shifruar. Lexon frëngjisht (gjermanisht). Lexon në dy (tri) gjuhë. 3. Njihem me përmbajtjen e diçkaje të shkruar; ndjek rregullisht një botim periodik, veprat e një autori etj. Lexon shumë romane. E lexon me ëndje atë autor.

128

Page 129: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

4. Mbaj me gojë përpara dëgjuesve një ligjëratë, një referat a kumtesë; shtjelloj një lëndë në një shkollë të lartë, mbaj leksione. Lexoi referatin (kumtesën). Lexon teorinë e letërsisë. 5. fig. Arrij të kuptoj gjendjen shpirtërore, mendimet, qëllimet a dëshirat e dikujt sipas shprehjes së fytyrës ose shenjave të tjera të jashtme; depërtoj në mendimet e ndjenjat e fshehta të dikujt. I lexon mendimet (dëshirat) në sy (në fytyrë). Di të lexojë në zemrat e njerëzve. *T'i lexon (t'i këndon) letrat (kartat) në xhepT'i lexon (t'i këndon) letrat (kartat) në xhep shih te XHEP,~I. Lexoj në mes të radhëve (të rreshtave)Lexoj në mes të radhëve (të rreshtave)libr. shih te RADH/Ë,~A.

LEXUES, ~I m. sh. ~, ~IT. Ai që lexon diçka; ai që lexon vepra të botuara për fusha e probleme të ndryshme; ai që shkon rregullisht dhe lexon libra në bibliotekë. Lexuesi shqiptar. Lexues i rregullt. Lexuesit e vegjël. Lexuesi i sotëm. Lexuesit e jashtëm. Lexuesit e shtypit (e letërsisë artistike, shkencore...). Lexuesit e faqes letrare (e rubrikës sportive). Lexuesit e bibliotekës. Rrethi i lexuesve. Ka shumë lexues.

LEXUESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të lexohet, të dallohet a të shkoqitet, që lexohet. Shkrim (mbishkrim) i lexueshëm.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është fjalori?2. Sa lloje fjalorësh kemi?3. Ç'janë fjalorët shpjegues?4. Diskutoni në klasë rreth Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe dhe FjaloritFjalorit

elektronik shpjegueselektronik shpjegues. 5. Lexojeni parathënien e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipeFjalorit të gjuhës së sotme shqipe.

129

Page 130: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DREJTSHKRIM

MENDONI DHE PËRGJIGJUNIÇ’është drejtshkrimi?

Siç dihet, alfabeti është inventar i shenjave grafike, ndërsa drejtshkri-mi (ortografia) është përmbledhje rregullash për kombinimin e këtyre shen-jave.

Drejtshkrimi është një sistem rregullash për të shkruar drejt e njësojpo të njëjtat fjalë dhe trajtat e tyre gramatikore, për përdorimin e shkronjavetë mëdha, si edhe për ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit.

Parimet e përgjithshme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe mbështetet në:

1) parimin fonetik,parimin fonetik,2) parimin morfologjikparimin morfologjik dhe 3) parimin historik-tradicionalparimin historik-tradicional.

Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetikparimi fonetik: nëpërgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqip-tohen në ligjërimin letrar. Mbi 76% e fjalëve në gjuhën shqipe shkruhen sipasparimit fonetik, ndërsa vetëm 23% shkruhen sipas parimit morfologjik, his-torik-tradicional, semantik dhe simbolik.

Për të shkruar pa gabime duhet mësuar rregullat e drejtshkrimit.Përvetësimi i rregullave kërkon mjaft mund dhe përpjekje, megjithatë, po tënjihet struktura e tyre, detyra e mësimit të rregullave të drejtshkrimit lehtë-sohet mjaft. Për çdo rast kur ndodhemi në mëdyshje duhet t’i drejtohemifjalorit normativ (të shkruar në letër ose fjalorit shpjegues elektronik) si dhedrejtshkrimit të gjuhës shqipe.

130

Page 131: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PËRDORIMI I NYJAVE TEK EMRI, MBIEMRI, NUMËRORI DHE PËREMRI

Funksionet dhe karakteristikat gramatikore të nyjave

Nyjat i, e, të, së,i, e, të, së, kryejnë shërbime të ndryshme në gjuhë. Ato për-doren kryesisht:

1. Si pjesë përbërëse e mbiemrave të quajtur të nyjshëm: i, e mirë;i, e gjatë; i, e hollë; i, e bardhë; i, e artë; i, e ditur; i, e punuar; i, e larë etj.

2. Si pjesë përbërëse e mbiemrave prejnumërorë: i, e parë; i, e dytë;i, e tretë; i, e katërt etj.

3. Si pjesë përbërëse e disa emrave (me prejardhje foljore ose të for-muar prej pjesësh të tjera të ligjëratës):

a) emra prejpjesorëa) emra prejpjesorë (asnjanës ose femërorë) p.sh.: të ecurit, të men-duarit, të ngrënët, të qarët, të kënduarit, të folurit etj.; të ardhurat, të korrat, eqeshura, të vjelat etj.;

b) emra të formuar me prapashtesë prej një teme foljoreb) emra të formuar me prapashtesë prej një teme foljore p.sh.:e ardhme - e ardhmja ose e ardhshme - e ardhshmja, e folme - e folmja etj.;

c) emra të formuar nga emërzimi i mbiemravec) emra të formuar nga emërzimi i mbiemrave p.sh.: i ardhur, iplagosur, i vdekur etj; të ftohtët, të ngrohtët, të verdhët etj.; të hollat, të lashtatetj.

4. Si pjesë përbërëse e disa përemrave:

a) e përemrave pronorë: i, e tij; i, e saj; i, e tyre; të tij; të saj; të tyre;e mi; e mia; e tu; e tua;

b) e përemrit dëftor: i tillë, e tillë, të tillë, të tilla;c) e përemrit lidhor: i cili, e cila, të cilët, të cilit.

5. Si element përbërës i trajtës së rasës gjinore (nyja dallon gjinorennga dhanorja) p.sh.: realizimi i planit, mbrojtja e atdheut, liqenet e Lurës,shokë të armëve etj.

6. Me funksionin e një përemri pronor para disa emrash që trego-jnë lidhje gjinie ose marrëdhënie familjare: p.sh.: i ati, e ëma, i vëllai, emotra, i shoqi, e shoqja, i ungji etj. (p.sh. i vëllai = vëllai i tij ose i saj; e motra= motra e tij ose e saj).

131

Page 132: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

132

Ushtrimi 77:Plotësojeni tekstin me nyjat që mungojnë

Njëherë Nastradini me ...... birin po lundronin me anije. Rrugës i zurinjë furtunë .... tmerrshme. Valët e hidhnin anijen si një lodër. Nastradini, ....cili kurrë nuk kishte lundruar, ngriti sytë në qiell dhe u lut:

- O Zot ..... plotfuqishëm! Qetësoje këtë furtunë, na shpëto nga fatke-qësia! Ndërsa unë të premtoj se sapo të arrij në shtëpi, do të vendos në xhaminjë qiri ..... gjatë sa direku .... anijes. ..... biri shikoi nga .... ati, pastaj ngadireku .... anijes dhe tha:

- Baba, ku do të gjesh qiri kaq ...... gjatë?- Pusho! Zoti mund të dëgjojë dhe na qëllon. Ai le të qetësojë furtunën

dhe ne të arrijmë shëndosh e mirë në shtëpi. Ndërsa për të hequr dorë ngapremtimi është lehtë.

PËRDORIMI I TRAJTAVE TË SHKURTRA TË BASHKUARATË PËREMRAVE VETORË

Në gjuhën shqipe përdoren shpesh njëra pranë tjetrës dy trajta tëshkurtra. Bashkohen të gjitha trajtat e shkurtra të dhanores me trajtën eshkurtër të kallëzores në vetën e tretë njëjës e ose me vetën e tretë shumësi. Në këtë rast ato shkrihen njëra me tjetrën dhe shkruhen bashkë.P.sh:

më + e = më + e = mama , të + e = , të + e = tata , i + e = , i + e = iaia , ju + e = , ju + e = juajua , u + e = , u + e = uaua , , ju + i = ju + i = juajua , u + i = , u + i = uaua , i + i = , i + i = iaia ..

. Vetëm trajtat na e dhe na i shkruhen veças. Format më + i = më + i = m’im’i , t, t+ i = + i = t’it’i gjithnjë shkruhen me apostrof.

� � Ushtrimi 78:

Artani ............. dha librin e gjuhës shqipe Agimit.

Blerta ..... uroi 8 Marsin të gjitha nënave.

Duhet ..... ndihmojmë shokët.

Ata .......... thanë të vërtetën.

Mësuesja ...... tregoi rezultatet e testit.

...... jep romanin dhe pasi ........ lexoj do ...... kthej.

Page 133: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��DETYRËTeksti i dhënë është plot me gabime gjuhësore. Rishkruajeni atë në vijat

e mëposhtme ashtu që të jetë i kuptueshëm dhe pa gabime gramatikore.

Familja i Linda banoj nga Strugë. Babai e saj quhem Tomorr. Nëna i sajquhesh Anilës. Zanën ka një vëllai dhe një motra. Vëllait e saj quhet Albani,kurse motrës i saj quhet Nitës. Nitën është i martuar dhe kam një fëmija, njëvajza.

Edhe Alban është gjithashtu e martuar. Grua i tij quhesh Merita. Atanuk ka asnjë fëmija. Zanë nuk është i martuar. Ajo është i pamartuar, ështëbeqar.

.....................................................................................................................

.....................................................................................................................

.....................................................................................................................

.....................................................................................................................

.....................................................................................................................

.....................................................................................................................

.....................................................................................................................

.....................................................................................................................

.....................................................................................................................

...........................................................................................................

133

Page 134: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

SHKRIMI I DATAVE

Nga Drejtshkrimi i gjuhës shqipeDrejtshkrimi i gjuhës shqipe po japim rregullat e shkrimit tëdatave:

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), passhënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjëshenjë midis ditës, muajit dhe vitit: 23 janar 1943, 4 mars 1973 etj.

Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrësqë shënon datën, në shkresat zyrtare, vihet parafjala mëmë:Tiranë, më 19.II.1948; Shkodër, më 5 tetor 1972 etj.

Parafjala më shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren siplotës kohe brenda një fjalie: Kongresi u hap të hënën, më 20.XI.1972;Mbledhja bëhet të shtunën, më 1 shtator 1973 etj.

Detyrë

- Shkruani vendbanimin tuaj dhe datën e sotme.- Shkruaje datëlindjen tënde.- Shkruani disa data të rëndësishme historike.

134

Page 135: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]
Page 136: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

LETËRSIA GOJORE DHE E SHKRUARMENDONI DHE PËRGJIGJUNI

1. Çfarë dini për letërsinë gojore?2. Çfarë dini për letërsinë e shkruar?

Që moti njerëzit ndjenin nevojë t'i shprehnin mendimet dhe ndjenjat etyre në një mënyrë më të bukur se bisedat e përditshme. Kështu lindënkëngët, kallëzimet, anekdotat, gjëegjëzat dhe fjalët e urta. Krijimtaria e pop-ullit quhet edhe folklor që do të thotë urti popullore. Me anën e këtyre for-mave populli shprehte besimin e tij të patundur në fitoren e së mirës dhe tësë drejtës. Përmes këngëve dhe kallëzimeve populli ynë ka shprehur urrejtjenkundër pushtuesit dhe dashurinë ndaj atyre që luftonin për liri.

Shumë kallëzime ka populli edhe për kafshë të ndryshme, prapa tëcilave fshihen njerëzit.

Kur u shfaq shkrimi, njerëzit zunë t'i shprehin me shkrim ndjenjat dhemendimet e veta. Andaj në letërsinë e shkruar ne ua dimë emrat këngëtarëve(poetëve) dhe tregimtarëve. Shkrimi mbetet dokument i gjallë, ndërsa nëletërsinë gojore nuk i dimë emrat e këngëtarëve. Këngët dhe kallëzimet kalu-an gojë më gojë, brez pas brezi, duke pësuar edhe ndryshime.

NJOHURI PËR LIRIKËN DHE EPIKËN

Folklori letrar ka dy ndarje: lirikënlirikën dhe epikënepikën. Lirika shprehet nëpoezi, kurse epika rëndom në prozë, por edhe në poezi. Zakonisht poezia kën-dohet, kurse proza tregohet. Populli në krijimet e tij lirike shpreh mendimedhe ndjenja për jetën e vet, familjen, shoqërinë dhe natyrën.

Poezia popullore lirike ndahet në: lirikë familjarelirikë familjare dhe në lirikëlirikëshoqëroreshoqërore.

Lirika familjare shpreh gëzimin e lindjes së fëmijës, gëzimin e martesës,hidhërimin e vdekjes. Këtu përfshihen ninullat, këngët e dasmës, vajet etj.

Ninullat ose këngët e djepit janë krijime tepër intime, në të cilat shpre-hen dëshirat dhe urimet e nënës për fëmijën e vet. Këngët e dasmës shprehinndjenjat, dëshirat, mendimet për familjen e për jetën. Në qendër të të gjithakëngëve të dasmës është figura e nuses dhe e dhëndrit.

Në lirikën shoqërore hyjnë këngët për kurbetin, për nizamin, përpadrejtësinë shoqërore, për dashurinë, punën, natyrën etj.

Në epikëepikë bëjnë pjesë ato krijime që dallohen për karakterin e tyretregimtar. Zakonisht në to tregohet si ndodh një ngjarje.

Këngët epikeKëngët epike ndahen në: këngë epike legjendare dhe këngë epike his-torike.

Këngët epike legjendare kanë elemente fantastike. Në to ngjarjet dhe

136

Page 137: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

personazhet paraqiten si të jashtëzakonshme. Epika legjendare tek ne për-faqësohet nga Eposi i Kreshnikëve, i quajtur ndryshe edhe Cikli i Mujit dhe iHalilit.

��DETYRËParaqite në mënyrë skematike ndarjen e folklorit.

LIRIKA POPULLORE

Poezia popullore lirike është e shumëllojshme. Ajo ndahen në poezilirike: familjare, shoqërore dhe intime.

Krijimet lirike familjare kanë të bëjnë me çastet më të bukura të jetëssë njeriut në familje (lindja e fëmijës, fejesa, martesa etj.), si dhe me çastet edhimbshme, siç është vdekja etj.

Në lirikën familjare hyjnë: ninullatninullat, këngët e dasmëskëngët e dasmës dhe vajetvajet.

KËNGËT E DJEPIT (ninullat)

Këngët e djepitKëngët e djepit janë krijime që nënat ua këndojnë fëmijëve të vegjëlkur i vënë në gjumë. Ato quhen ndryshe edhe ninulla ose nina-nana.

Nëna në këto këngë shpreh ëndrrat dhe dëshirat e saj për fëmijën. Ajodëshiron që fëmija i saj të rritet i shëndetshëm, me jetë të gjatë, i ndershëmdhe i suksesshëm në jetë.

Ninullat janë përplot me epitete, krahasime dhe urime (folje në dëshi-rore) të ngrohta, të thella dhe të sinqerta.

Këto këngë janë shumë të bukura, me muzikalitet dhe ritëm të veçan-të. Ato, me tingëllimin e këndshëm të tyre, nëpërmjet përsëritjes së bashkët-ingëlloreve dhe zanoreve të njëjta, shprehin njëtrajtësinë, butësinë dhe qetës-inë. Kështu, edhe stërgjyshet, gjyshet dhe nënat tona kanë përdorur bukurt-ingëllimin që krijohet në ninulla. P.sh.:

nina-nana more birëfli se gjumi të ban mirëtë ban mirë e t'rahatontrupin ty ta pushonnina-nana n'djep të drunitti m'u bafsh plak i katunit...

Edhe pse foshnja nuk e di kuptimin, megjithatë me këtë kumbim tëkëndshëm tingujsh qetësohet, rehatohet, e ndien veten të sigurt dhe fle. Kjoharmoni tingullore që krijohet në ninulla ndikon drejtpërdrejt në sisteminnervor të fëmijës.

137

Page 138: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��DETYRËLexojeni këtë ninullë:

Nina, nina vajz' e nanës,mori cucë për bukuri,u bash si lule për hijeshi!Flej si qengj e çou si rrunxë,qengja e nanës nina ni!Vajzë u rritsh e u fejosh,u martosh e u lulzosh.Dalsh ti, bijo me hijeshi,e u përmendsh'o për urti!Ju rritsh nanës e naltë me shtat,t'u baftë shtati si bajrak,e t'u mushtë ftyra me gjak!Nina, nina, po t'përkundi,gjumi vjen kadalë-kadalë,ec, motër, me ma marrë!Po vjen gjumi tuj pëvetë;- E kanë vu vajzën në djep?Hajde gjumë, kadalëhajde motër, me ma marrë!- A p'e merr ti shum e pak?- Nuk ta la, por nji sahat!Flej, mori cucë, e mshili sytë,kur t'mi çilsh i çilsh si hyjt.I çilsh si hyjt e i çilsh si hanë,ani të rrisin babë e nanë,po m'u rritsh me rob të tanë!

138

Page 139: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALOR

rrunëz-a - 1. qengj një vjeç; 2. fig. është shëndoshur e zbukuruarbajrak-u - flamurtuj pëvet - duke pyeturme rob të tanë - këtu: me të gjithë anëtarët e familjes

INTERPRETIM� Cilat janë dëshirat e nënës, të shprehura në këtë këngë?� Si e shpreh nëna dashurinë e vet ndaj vajzës?� Me se e krahason nëna foshnjën e saj?

TË SHPREHURIT KRIJUESShkruani një ninullë me ndihmën e gjyshes, nënës apo të ndonjë gru-

aje të moshuar.

KËNGËT E DASHURISË

Poezia lirike e dashurisë nëpërmjet figurave poetike shpreh ndjenjat mëintime lidhur me dashurinë e dy të dashuruarve. Këto poezi mund të flasinpër hollësitë e ndjenjave, gëzimin, bukurinë, por edhe për pikëllimin, i cilihaset shpesh kur dy të rinjtë pengohen në dashuri.

Në lirikën tonë gojore motivi erotik zë një vend qendror. Këngët edashurisë janë të shkurtra me një kumbim harmonik. Dashuria konsidero-het si ndjenja më fisnike e njeriut. Zakonisht djali i këndon vajzës, duke epërshkruar dhe hyjnizuar bukuritë dhe virtytet e saj.

TI JE YLL E TI JE DRITË

Ti je yll e ti je dritëyll që del ndaj të gdhirë,Zotynë të dhëntë ditë!Flasën bukurinë tënde, o shpirt!Edhe zoqtë kur këndojnë,shoq me shoq po ligjërojnë,me gjuhë të tyre thonë;flasën bukurinë tënde, o shpirt!M'atë përçe fije-tije,seç m'i mban gushës hije,porsi dielli kur bie.Flasën bukurinë tënde, o shpirt!Me atë perçe laqe-laqe,kur ma derdh, ma hedh mbi faqeposi lule manushaqe.Flasën bukurinë tënde, o shpirt!

Këngë lirike e dashurisë.

139

Page 140: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

�Këngëtari në këtë këngë dashurie nëpërmjet përshkrimit të bukurisësë dashnores së tij ka bërë portretizimin e saj.

�Gjeni elementet shprehëse në bazë të të cilave konstatoni se këtëkëngë ia këndon dashnori dashnores dhe jo e kundërta.

�Si e përshkruan ai disponimin e vet dhe me çka e krahason bukur-inë e dashnores?

�Shpjegoni funksionin e vargut - refren: Flasën bukurinë tënde, o shpirt!, i cili përsëritet katër herë.

INTERPRETIM

� Me se krahasohet bukuria e vajzës në këtë këngë?� Cila figurë stilistike përdoret në këto vargje?� Thoni disa vargje të ndonjë kënge lirike të dashurisë.

TË SHPREHURIT KRIJUES

Shkruani një këngë të dashurisë. Mund të kërkoni edhe ndihmën eprindërve.

140

Page 141: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KËNGËT E DASMËS

Dasma është një nga momentet kryesore dhe më të gëzueshme në jetëne njeriut. Ajo ka rëndësi të madhe, qoftë për dy të rinjtë, që lidhin fatin nëjetën e re të përbashkët, qoftë dhe për familjet e tyre që zënë mik të ri. Vajzadhe djali, që kanë ëndërruar në heshtje vite me radhë jetën bashkëshortore,presin në këtë akt plotësimin e dëshirave të tyre.

Në këtë rit tradicional, ku dy të rinj lidhin jetën e tyre, zhvillohen cer-emoni të ndryshme, të cilat shoqërohen me këngë. Është në traditën e pop-ullit shqiptar që në dasma të këndohen edhe këngë të tjera trimërie apo atd-hetarie. Si një pasuri e çmuar e lirikës popullore, ato shquhen për bukuri dhepër larmi. Këto këngë këndohen në çaste të caktuara, si: në hapjen e das-mës, në përcjelljen e nuses nga shtëpia e prindërve, në pritjen që i bëhet nështëpinë e dhëndrit, futja e çiftit në valle etj. P.sh.:

Na u nis darsmja për me u nis-e, of aman, aman për hajr t'qoft o i zoti i shpis-e, of aman, aman!

Sitet milli n'magje t're -e of aman, amanpër hajr t'koft oj nanë kjo re-e of aman, aman!

Sitet milli n'magje t'kuqe of aman, amanpër hajr t'koft oj nanë kjo nuse of aman, aman!

141

Page 142: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Këngët e dasmës shoqërojnë të gjitha fazat e zhvillimit të ceremonialittë dasmës. Këtu dallojmë: këngët e fejesëskëngët e fejesës (shkuesit, mësitit), këngët eëngët ekulaçitkulaçit, këngët e kënasëkëngët e kënasë dhe këngët ekëngët e natësnatës dhe të ditës sëtë ditës së dasmësdasmës).

Figurat kryesore janë nusja dhe dhëndri, por përmenden shpesh edhefamiljarët e tyre.

Te toskët (në jug) janë karakteristike këngët polifonike këngët polifonike (të kënduaritme shumë zëra), ndërsa te gegët (në veri) kryesisht këndohen këngët homokëngët homo--fonike fonike (të kënduarit me një zë). Në disa krahina të gegërishtes jugore këndo-het edhe me dy zëra.

Në veri mbizotërojnë veglat kordofoneveglat kordofone (instrumentet me tela: çiftelia,lahuta), ndërsa në jug veglat aerofoneveglat aerofone (instrumentet me frymë: fyelli, curla).

Gëzimi më i madh është atëherë kur nusja me dhëndrin hyjnë nëvendin e organizimit të ceremonialit si dhe kur hyjnë në valle:

Sa e bukur na doli nusja marshalla, marshallae ka shtatin si selvi-e marshalla, marshallae ka gojën si kuti-e marshalla, marshalla ...

INTERPRETIM

Ja se si e përshkruan poeti Ali Asllani dasmën shqiptare:

DASMA SHQIPTAREDita qenka prerë, në tre dit' janarë:Me hajr t'jet' edhe me këmbë të mbarë.Laj'mi u dëgjua, dasma na filloj,Zonjat e zonjushet, ç'i rrëfen në goj',Vargje-v'argje rudhen, val' a val me shkumbëVeshur edhe ngjeshur, m;e stolira shumë:

Kri'si një kobure, erdhi një peshqesh,Krisi dhe nji tjetër, nji cap e dy desh:Krisi dhe nji tjetër, erdhi dhe nji lopë,Tepër u harxhua e drejtë nji copë.

N'obo'rr të nuses, k'rushqit ja arrijtën,Bukur na u pritën, bukur u gostitën:Mbasi paskan pshehur tabak e bardhak,Doli në kalë hipur, nusja me dullak!

Pela hingëllin, kali hingëllin,Krushqit aty hip'ur, me dolli i pin,Çifti rroft' e qoftë, pritë dhe një herë,Dy tre qind kobure n'erë. Ali Asllani

142

Page 143: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��DETYRË

�Përshkruaje një ceremoni martese me të gjitha fazat e saj.�Si këndojnë meshkujt e si këndojnë femrat te ju?�Me çfarë instrumentesh muzikore përcillen këngët e tyre?�Thoni disa vargje të ndonjë kënge dasme.

TË SHPREHURIT KRIJUES

Shkruani një këngë dasme me ndihmën e prindërve.

143

Page 144: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

STROFA, VARGU DHE RIMA

1. Strofa dhe llojet e saj

Le të lexojmë disa vargje nga poetë të ndryshëm dhe nga populli.

"Emblemë e moçme, krijesë me dy kokëÇ'trazim ndërgjegjeje të polli në botë".

I. Kadare, "Shkaba dykrenare".

"Un' ik liqenit zemërakfatlum dhe i pastër si zëmbak,po zemra ime kullon gjak".

L. Poradeci, "Vdekja e nositit".

"Jashtë murlani thyen degëtpërleshet me flokë bore,psherëtin natyr' e ngratësi të rrihej prej një dore"

S. Malëshova, "Atdhemohuesi".

Kanan Mazeja nga Shkozame një nofull copa-copa- Kanan, t'u prish bukuria!- Le të rrojë Shqipëria.Shqipëria le të rrojëÇka se mbeta un' pa gojë.

Populli

Çfarë vërejmë? Ç'na bën përshtypje në këto vargje?Çfarë vërejmë? Ç'na bën përshtypje në këto vargje?

Vëmë re se shprehjen e mendimeve dhe të ndjenjave, përshkrimin eveprimeve dhe të ngjarjeve, poeti ose populli nuk e bën menjëherë, që në var-gun e parë, por me tërësinë e vargjeve. Këtë grup vargjesh që qëndron mëvete, në vjershërim, e quajmë strofë.

Për emërtimin e strofave shihet numri i vargjeve që i përbën ato.Prandaj, siç e shohim edhe në shembujt e mësipërm, kemi strofa dyshe,strofa dyshe,treshe, katërshetreshe, katërshe etj.

Por ka edhe vjershavjersha e poema të pandara në strofatë pandara në strofa, si: Cikli iKreshnikëve, Këngët e Milosaos etj. Këto quhen monokolonë.

144

Page 145: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Lexojeni këtë poezi:

VALLJA E LULEVE

Vijnë vashat valle valleGushë-e-gji-stolisura.Një pëllumb, një sy-zorkalleSe vjen m'e mbollisura.

Ç'm'i ka hije shtat'i hedhur,Hije kraharuari,Pa tillon me zë të dredhurMotra së kënduari:

Ju që niseni për lule,Shoqe moj të mijëza, Merr-më-ni as edhe mua Nër pyje-e korijëza;

Pritni moj të vi dhe unëMaleve, lëndinave,Ndaj çkëlqen pa të përdhunëFill-i trendelinave;

145

Në mos diça të bëj tufë,Shoqe ju dëgjomëni:Bëni moj një tog me lule Dhe me to mbulo-më-ni;

Në ju pyeçin për mua: Ç'u bë flog-banusheja? Thoni, se më një përruaE zu gjarpërusheja:

Thoni, se ndaj një mburimi Më t'e patë fluturën: Thoni, seç e zuri trimi Atë bel-këputurën.

Lasgush Poradeci

Page 146: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

�Sa strofa ka kjo vjershë?�Nga sa vargje kanë strofat?�Shkruani fjalët e fundit të vargut të parë dhe të tretë, pastaj të vargut

të dytë dhe të katërt të strofës së dytë. Tani keni shkruar fjalët: hedhur - dred-hur; kraharuari - kënduari.

�A përputhen tingujt e fundit të këtyre fjalëve?�Cilat rrokje na dalin në fund të këtyre fjalëve?�Si e quajmë këtë përputhje tingujsh fundorë të vargjeve?

2. Vargu dhe llojet e vargjeve

Krijimet poetike (vjershat, poemat) ndërtohen me vargje. Vargu ështënjësi poetike, që përbëhet prej fjalësh e fjalish të shkruara në një radhë dheqë ka një ritëm e një numër të caktuar rrokjesh.

Ky numër i caktuar rrokjesh i jep vargut edhe emrin, p.sh.: varg 6-rrokësh, 8-rrokësh, 10-rrokësh, 11-rrokësh etj.

a) Kur brenda një vjershe (poezie) çdo varg ka numër rrokjesh të njëjtame vargjet e tjera, themi se këto vargje janë të maturatë matura. Këto lloj vargjesh janëtipike për krijimet folklorike dhe për pjesën më të madhe të poezisë shqipe tëtraditës dhe të letërsisë së sotme. P.sh.:

U nis burimi zemërakprej shkëmbit të ronitur,dhe shkoi i pastër si zembake duke përshperitur.

L. Poradeci "Mërgimi".

Këto janë vargje 8-rrokëshe me rimë dhe quhen të rregulltatë rregullta.

b) Kur lexojmë një krijim poetik të popullit ose të poetëve, na bie në syqë disa vargje rimojnë (poezia "Mërgimi") dhe disa të tjera jo (poezia "Statujëpa krahë"). P.sh.:

Të tillë botë statujat s'kanë parë,as në ëndrrat e tyre të bardhastatujat të dashuruara janë por, statujat duars'kanë.

I. Kadare "Statuja pa krahë".

Edhe vargjet e ciklit të kreshnikëve janë pa rimë. Këto lloj vargjeshquhen të bardhatë bardha ose pa rimëpa rimë.

146

Page 147: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

c) Kur lexojmë vargjet:

O, si nuk kam një grusht të fortët'i bij mu në zemër malit qe s'bëzanëta dij dhe ai se ç'domethënë i dobët,n'agoni të përdridhet si vigan i vramë.

Migjeni "Recital i malësorit"

vëmë re se nga një varg në tjetrin mungojnë rima dhe numri i caktuar irrokjeve. Këto quhen vargje të liravargje të lira. Për herë të parë këto vargje në letërsinëtonë i përdori Migjeni.

ç) Kur lexojmë vargjet:

Për pesë shekuj luftuan ato rreshtMbi qiell të Shqipërisënë rrebeshPor gjithsesi një ditë do të fitonteKundër një hënë gjysmë Një shqipe me dy kokë.

I. Kadare ''Shqiponja e gjysmë hëna".

vëmë re që vargu shkruhet i shkallëzuar me qëllim që të theksojë më mirëdiçka dhe për ta lexuar me intonacionin shprehës. Ky quhet vargvarg i thyeri thyer.

3. Rima

Rimë është përputhja në fund të dy ose më shumë vargjeve e tingujveqë nisin nga zanorja e theksuar. Sipas vendit të theksit ritmik në fund tëvargut edhe rima është mashkulloremashkullore (kur theksi i fjalës bie në rrokjen e fun-dit), femërorefemërore (kur theksi i fjalës bie në rrokjen e parafundit) dherrëshqitëserrëshqitëse (kur theksi i fjalës bie në rrokjen e tretë ose të katërt).

Sipas renditjes së vargjeve të rimuara dallojmë:

a) rimë të puthurrimë të puthur, kur rimojnë dy vargjet që vijnë njëri pas tjetrit(shënohet me AABBAABB);

b) rimë të kryqëzuarrimë të kryqëzuar, kur vargu i parë rimon me të katërtin, dhe i dytime të tretin (ka skemën ABABABAB);

c) rimë të mbyllurrimë të mbyllur, kur vargu i parë rimon me të katërtin, kurse i dytime të tretin (skema e këtij vargu është ABBAABBA);

147

Page 148: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ç) rimë të ngarkuarrimë të ngarkuar, kur të gjithë vargjet rimojnë midis tyre (mund tëshënohet me skemën AAAAAAAA).

Poezia mund të shkruhet edhe pa vargje të rimuara, nëpërmjet vargutvarguttë lirëtë lirë. P.sh.:

Lexo, nëna ime, këtu, në gurtë fortë - dhembjendhe heshtjen tonë.Lexo kohën e thikës dhe barotit.

Nehas Sopaj "Guri"

FSHATI IM

Andon Zako Çajupi

Çajupi është një ndër shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare që uangazhua shumë për fatin e femrës shqiptare të asaj kohe. Në vjershën"Fshati im" për herë të parë flitet haptas për pozitën e vështirë të gruas, përvuajtjen e femrës, e cila ishte e ngarkuar me punët e shtëpisë e të fushës, eshtypur gjithnjë nga zakonet prapanike.

148

Malet me gurë, fushat me bar shumë,arat me grurë,më tutje një lumë.

Fshati për karshi;me kish' e me varre,rrotull ca shtëpi,të vogla fare.

Ujët të ftoftë,era pun' e madhe,bilbili ia thotë,gratë si sorkadhe.

Burrat nën hije,lozin kuvendojnë;pika qe s'u bie,se nga gratë rrojnë!

Gratë venë në arë,dhe në vreshta gratë,gruaja korr barë,punon dit' e natë.

Gratë në të shirë,në të vjela gratë,ikin pa gdhirë,kthehen me natë.

Gruaja për burrë,digjet në diell,punon e s'rri kurrë,as ditën e diel.

O moj shqipëtarkë,që vet i nget qetë,edhe drek' e darkë,kthehesh e bën vetë.

Moj e mjera grua,ç'e do burrë zinë,që ftohet në kruadhe ti mban shtëpinë.

Page 149: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

�Sa strofa ka kjo vjershë?�Nga sa vargje kanë strofat?�Çfarë rime ka kjo vjershë�Mësoni përmendësh katër strofat e para të kësaj vjershe dhe recitoni.�Pasi ta keni lexuar me kujdes temën e shtjelluar, shkruani gjërat më

të rëndësishme për strofën, vargun dhe rimën.

149

Andon Zako Çajupi (1866 - 1930)Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866.Mësimet e para i mori në vendlindje, vazhdoi nëkolegjin francez në Aleksandri, ndërsa drejtësinënë Gjenevë. Shkroi elegjinë "Vaje", përmbledhjenpoetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiukomedinë "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr",poemën "Baba Musa lakuriq", tragjedinë "Burri idheut", komedinë "Pas vdekjes", përmbledhjenpoetike "Këngë e vome", Përrallat e La Fontenit(1921) dhe "Lulet e Hindit" (1922). Vdiq në Kajro

më 11 korrik 1930.

Page 150: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

HIMNI

Himn quajmë një vjershë, poemë a këngë që i kushtohet një ngjarjejetë shënuar ose një njeriu të shquar. Në të kaluarën e lashtë mitologjike kjoformë e lirikës ka qenë e shpeshtë.

Këtu më poshtë po e japim një lloj lirike të tillë të shkruar nga Fan Noli:

HYMNI I FLAMURIT

FJALOR

s'të tremb Romani - poeti e ka fjalën për qëndresën e Ilirëve kundër Romakëve, që nga shek. III deri në fillim të shek. I të e.r. Romakët asimiluan shumë popuj të tjerë, por nuk arritën t'i romanizojnë Ilirët.

as Sërp Dushani - Stefan Dushani, sundues i Serbisë në shek XIV.vegjëli - shtresat e gjera e të varfra të popullit punonjës, njerëzit

e thjeshtë e të varfër. Shën Konstandini - perandor Romak prej fisi Ilir.Malo - Ismail Qemali

Tradita e kësaj poezie të lashtë lirike sot ruhet përmes himneve tështeteve, himneve kombëtare dhe himneve të lëvizjeve të caktuara. Në vijimdo të japim tekstin dhe muzikën e Himnit kombëtar shqiptar:

150

Me Skënderben' u-lavdëroveDhe në furtun' i funtmi u-shove,Me Malon prapë lart vrapove,Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtriveMe zjarr e zi u-ndeze u-nxive,Po çdo mizor me shpat' e grive,O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,Diell për vllanë, yrnek për fqinëPër botën ëndr' e qjell i ri.

O Flamur gjak, o flamur shkabë,O vënd e vatr' o nën' e babë,Lagur me lot, djegur me flagë,Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,S'të trëmp Romani, as Venecjani,As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,Flamur i math për Vegjëli.

Flamur që lint Shën Kostandinin,Pajton Islamn' e Krishtërimin,Çpall midis feve vllazërimin,Flamur bujar për Njerëzi.

Page 151: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

HIMNI I FLAMURIT

Rreth flamurit të përbashkuarme një dëshirë e një qëllim,të gjithë atje duke u betuartë lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohetqë është lindur tradhëtor,kush është burrë nuk frikohet,por vdes, por vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t'i mbajmë,të mbrojmë atdheun në çdo kënd,të drejtat tona ne s'i ndajmë,këtu armiqtë s'kanë vend!

Asdreni

151

Page 152: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është himni?�Sa strofa ka "Hymni i flamurit" i Fan Nolit?�Sa strofa ka "Himni i flamurit" i Asdrenit?�Nga sa vargje kanë strofat e këtyre himneve?�Sa rrokësh është vargu i himnit të Fan Nolit e sa i Asdrenit?�Çfarë lloj rimash kanë?�Në çfarë rastesh këndohet himni kombëtar?�Në çfarë pozite duhet të qëndrojmë kur ekzekutohet himni kombëtar?�Mësoni dhe recitoni dy strofat që ju pëlqejnë më shumë.

DETYRËGjeni disa nga veprat e Asdrenit në internet dhe lexoni ato.

152

ASDRENI (1872-1947)

Aleks Stavre Drenova lindi më 11 prill 1872në Drenovë të Korçës. I mbetur jetim qysh në moshën13-vjeçare, ai u detyrua të merrte udhën e mërgimitdhe u vendos në Rumani. Atje, krahas punës, mbaroiedhe shkollën normale rumune-shqiptare, pastajndoqi fakultetin e shkencave. U bë gjerësisht i njohursi poet me pseudonimin Asdreni. Më 1904 botoipërmbledhjen e parë "Rreze dielli", më 1912 "Ëndrradhe lotë". Më 1930 botoi "Psallme murgu" dhe më

1937 "Kambana e Krujës".

Page 153: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

POEZIA SOCIALE

Poezia sociale është krijim letrar i gjinisë lirike në të cilën poeti shprehqëndrimin dhe botëkuptimet e veta ndaj shoqërisë, dukurive të ndryshme tëjetës shoqërore dhe marrëdhënieve të njerëzve. Poeti social zakonisht frymë-zohet nga gjendja shoqërore e një klase të shtypur e të shfrytëzuar, nga mjer-imi i madh ose padrejtësitë e ndryshme prej të cilave vuajnë të shtypurit.

Lirika sociale a shoqërore si zhanër nënkupton atë poezi që frymëzohetnga gjendja dhe realiteti (shoqëror) i kohës kur jeton dhe krijon shkrimtari.Shembull më karakteristik i kësaj lirike në letërsinë tonë kombëtare,padyshim është vepra poetike e Migjenit, ku si ilustrim po e marrim vetëmvjershën e tij "Poema e mjerimit":

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpitaedhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin.E mbi ta n'ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrtashkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;balli që e ka, syt që e shprehin,buzët që më kot mundohen ta mshefin -janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës,mbi të cilën hangri darkën një qen i pamëshirshëmme bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,zhele fund e maje, flamujt e një shpresetë shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

Migjeni "Poema e mjerimit"

FJALOR

kapërdihet - gëlltitetqesendi - qëndrim tallës që shprehet me fjalë thumbuese, ironi.fushqetë - fishekzjarr që hidhej natën lart në ajër për t'i dhënë një shenjë të

caktuar dikujt ose për të ndriçuar.zhele - copë e shqyer që varet nga një rrobë e vjetër.

153

Page 154: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

1. Çfarë temash trajtohen në poezinë sociale?2. Çfarë teme trajtohet në këtë poemë?3. A kemi edhe tani njerëz të varfër?4. Si e përshkruan skamjen Migjeni në vargjet e tij?5. Kërkoni në faqet e internetit për jetën dhe veprat e Migjenit.

154

MIGJENI (1911-1938)

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindimë 13 tetor 1911 në Shkodër, në një familje të varfërqytetare. Ishte poet dhe prozator. Shkollën fillore ekreu ne qytetin e lindjes, ndoqi mësimet e mesmeteologjike në Manastir. Punoi si mësues në Vrakë,Shkodër dhe ne Pukë. Vdiq me 26 gusht 1938 nëmoshën 27-vjeçare në Torino të Italisë. Libri i tij mevjersha titullohet “Vargjet e lira”.

Ndër krijimet më të njohura në prozë dhe nëpoezi janë: "Poema e mjerimit", "Luli i vocërr","Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda emisrit", "A don qymyr zotni", "Të çelen arkapijat","Studenti në shtëpi", "Zoti të dhashtë" etj. Shkrimetpoetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në

disa gjuhë të huaja.

Page 155: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ELEGJIA

Elegjia është poezi lirike me përmbajtje të trishtuar, të përvajshme eplot dhembje shpirtërore. Ndër elegjitë më të njohura në letërsinë shqipe janë"Vaje" e Çajupit, "Syrgjyn-vdekur" dhe "Shpell' e Dragobisë" e Nolit etj. Nëletërsinë botërore e famshme është elegjia e Edgar Allan Posë "Korbi", ajo eViktor Hygosë "Vaji për bijën" etj.

Në vijim do të marrim si shembull pak vargje të elegjisë "Syrgjynvdekur" të Nolit që i kushtohet vrasjes së Luigj Gurakuqit:

SYRGJYN-VDEKUR (Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,Me tre plumba na i ranë,Na e vran' e na e shanë,Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s'të deshnin,Se të qante kur të qeshnin,Se të veshte kur të çveshnin,Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,larot t'a përmbysnë djalinQë me Ismail QemalinNgriti flamur trimëror.

Nëno moj, m'a qaj në VlorëKu të dha liri, kurorë,Shpirt i bardhë si dëborë;Ti s'i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç'është përpjekurGojë-mjalt' e zëmër-hekur,Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,Ky Vigan Liberator.

Fan Stelian NoliFJALOR

çveshnin - zhveshninlaro - njeri i pabesë e tradhtar; ai që i shërben si qen një tjetri për të

përfituar diçka prej tij, ai që e shet veten për një kockë, zuzar.syrgjyn - internim në një vend të largët. vigan - njeri i shquar që ka bërë vepra madhështore, gjigant.liberator - çlirimtar.

155

Page 156: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

1. Çfarë është elegjia?2. Kujt ia kushtoi Fan Noli këtë elegji?3. Kush është Fan Noli?4. Kush ishte Luigj Gurakuqi?5. Pse e internuan Gurakuqin?

DETYRËLexojeni elegjinë "Shpell' e Dragobisë".

SHPELL' E DRAGOBISË (Elegji për Bajram Currin)

Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur' i lirisë. Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj,Rrufe-shkab' e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.Vendi dridhej, ay mbeti,Se s'tronditej nga tërrmeti, Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë. 0 Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell' e Dragobisë, Yll i rrall' i burrërisë.

156

LUIGJ GURAKUQI

Luigj Gurakuqi (1879-1925) është njëra ndërfigurat e shquara kulturore të Rilindjes. Merr pjesëaktive në jetën kulturore në fund të shekullit IX dhenë fillim të shekullit XX. Ka shkruar vjershatemash të ndryshme dhe studime për letërsinë.Përmbledhja e tij më e njohur poetike është Tufë

lulesh.

Page 157: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Thon' u-shtri e thon' u-vra,Po ti s'vdiqe, or Baba, As te shkëmb' i Dragobisë, As te zëmr' e Djalërisë. As je vrar' e as po vriteshLegjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë,Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë, Për çlirimn' e Shqipërisë, Katakomb' e Dragobisë.

Fan Noli

DETYRËRecitoje në mënyrë artistike këtë elegji.

157

FAN STELIAN NOLI (1882-1965)

Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë, ngulim shqiptar në Ibrik-Tepe, jo largAdrianopolit. Në fshat ai mori mësimet e para në gjuhën greke, porse ai do tëmbetej përjetësisht i lidhur me gjuhën shqipe, me traditat dhe folklorinshqiptar. Brodhi shumë nëpër Evropë dhe do të përfundonte në Amerikë, kuthemeloi shoqërinë "Vatra". Ka qenë kryeministër i Shqipërisë në qeverinëdemokratike pas lëvizjes së vitit 1924. Shkroi vjersha origjinale dhe u mor mepërkthime nga letërsia botërore. Shqipëroi Shekspirin, Omat Khajamin,Edgar Alen Poen, H. Ibsenin etj. Qe edhe gojëtar i zjarrtë e kritik arti, kom-pozitor e dramaturg, një mendimtar i gjerë e i papërsëritshëm. Me vjershat etij të vëllimit "album" si dhe me "Historinë e Skënderbeut", me dramën"Izraelitë e Filistinë" etj., ai zë një vend të rëndësishëm në historinë e letër-

sisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare.

Page 158: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FIGURAT LETRARE

Ndjenja e thellë, imagjinata e vrullshme, gjendja e veçantë shpirtëroree nxisin njeriun të shprehet me një gjuhë të figurshme, duke sajuar tablo tëvërteta me fjalë, ashtu siç krijon piktori tablo me ngjyra.

Si në komunikimin tonë të përditshëm, ashtu edhe në letërsinë artis-tike (në prozë e në poezi) përveç në kuptimin themelor, fjalët shpeshherë për-doren në kuptim të bartur, në kuptim figurativ.

Shumëkuptimësia e fjalëve është dukuri e rëndësishme si për gjuhën eletërsisë artistike, ashtu edhe për pasurimin e gjuhës kombëtare nëpërgjithësi. Sikur të hiqeshin tropet, gjuha do të varfërohej shumë, meqëfjalët do të përdoreshin vetëm në kuptimin e tyre të parmë. Duke e shfry-tëzuar edhe thesarin e kuptimeve figurative, shtohet aftësia shprehëse efjalëve, pasurohet fjalori dhe lëvrohet gjuha.

Si çdo gjuhë, ashtu edhe shqipja ka mundësi të pakufizuara të shpre-hjes figurative. Kështu, ne themi: fjalëfjalë e ëmbël, e idhët, e rëndë, e pamatur, epahijshme, e qëlluar, me vend, me peshë; mendjemendje: e hollë, e trashë, e mprehtë,e kthjellët, e ndritur etj., thuajse fjala ka shije, peshë a trajtë lëndore; thuajsemendja është e hollë si fija e mëndafshit, e trashë si trupi i një lisi qindvjeçar,e mprehtë si tehu i shpatës, e kthjellët si qielli pa re dhe e ndritur si rrezet ediellit.

Në figurat e kuptimit mund të përfshihen të gjitha ato figura që kanëndërtim gjuhësor pothuajse të rëndomtë, por që japin një kuptim tëndryshëm nga ai i zakonshmi. Figurat më të njohura të kuptimit (tropet) janë:metafora, metonimia, krahasimi, epiteti, sinegdota, hiperbola, litota,metafora, metonimia, krahasimi, epiteti, sinegdota, hiperbola, litota,ironia, sarkazmi, perifraza, personifikimiironia, sarkazmi, perifraza, personifikimi etj.

METAFORA (nga greq. metaphorá - bartje, ndërrim kuptimibartje, ndërrim kuptimi) ështëfigura më e njohur, që nga lashtësia antike greke. Ajo ka përdorim të gjerë jovetëm në gjuhën e artit letrar, po edhe në të folurit e përditshëm dhe në folk-lor.

Metafora sajohet kur emërtojmë një send me emrin e një sendiMetafora sajohet kur emërtojmë një send me emrin e një senditjetërtjetër. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëmdhe me përdorimin e ri fiton kuptim të figurshëm në bazë të ngjashmërisë.

Metafora i afrohet mjaft krahasimit.

158

Page 159: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Te metafora krahasimi i ngjashmërive del i shkurtuar dhe kuptimishtplotësohet përmes procesit të të menduarit. Në të gjitha rastet kur themi:ndjej bosh në zemër, dritarja shikon kah rruga, u tret nga dëshira për njëfëmijë etj. kemi përdorur figurën e metaforësmetaforës. Prandaj, mund të thuhet sefigura e metaforës krijohet atëherë kur me anën e veçorive të një gjësendiemërtojmë a cilësojmë një gjësend tjetër, meqë ndërmjet këtyre dy palëve(gjësendeve) ekziston një ngjashmëri. Metafora të tilla hasim në dy vargjet estrofës së parë të poemës "Andrra e Jetës" të Ndre Mjedës:

Molla t'kputuna nji degetdy qershija lidhë n'ji rrfanë, ...

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është metafora dhe si sajohet ajo?2. Kur duam të vëmë në dukje virtytet ose veset e ndonjë njeriu shpesh themi

se është: dhelpër, ujk, luan, sokol, lepur, breshkë, qengj, gjarpër etj., si Bardhyli është dhelpër. Çka tregojnë metaforat e mësipërme?

PERSONIFIKIMI (lat. persona+facere - person, njeri+të bërit, pra tëbësh diçka si njeri) është figurë e përfytyrimit, me të cilin sendeve a dukurivenë natyrë, botës bimore e shtazore u përshkruhen aftësitë e vetitë e njeriut.

Personifikimi është i shpeshtë në komunikimin e përditshëm, në kri-jimtarinë popullore dhe në shkrimet letrare. Janë të shumta përrallat, fabu-lat, tregimet, mitet etj. kur flasin, shohin dhe veprojnë ngjashëm me njeriungjërat e pashpirt, kafshët ose bimët (flet lumi, deti, mali, druri, lulja, hëna,dielli, era; flet kali me të zotin, zogu me udhëtarin, gjarpri e helmi me njeri-un e drejtë, flasin kafshët e shpezët ndërmjet veti, ...).

Sa për ilustrim po sjellim një strofë të një poezie popullore dhe njëstrofë të poezisë "Toka ime, kënga ime" nga Dritëro Agolli, ku janë person-ifikuar flamuri dhe toka:

- Ç'ke, o flamur, që s'valon?- Jam sëmurë e po rënkoj,jam goditur brinjë më brinjë, që kur sollën Italinë...

Tokë e dashur, ti diçka ke kërkuar nga unë."Ndryshomë, o bir" - më ke thirrur nga grykat e maleve",

159

Page 160: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është personifikimi?2. Dalloni personifikimin në vargjet e mëposhtme:

Sa shpejt deti djalin ka ndëgjue! (Popullore) E dielli i ndëgjonte si ndëgjon prindi i lumtun fëmin e dashtun, qeshej i kënaqun dhe i skuqun perëndonte.

ALEGORIA (nga greqishtja allos = tjetër dhe agoresio, flas.) është fig-urë stilistike me anën e së cilës bëhet një qortim i tërthortë. Ndërtohet mbibaza të përqasjeve dhe paralelizmit.

Le të marrim si shembull vjershën e Ndre Mjedës "Vaji i bylbylit". Po tëvërejmë me kujdes gjendjen e zogut, ai është një bilbil i rëndomtë, të cilin eka zënë njeriu dhe e ruan në kafaz. Por, nëpërmjet alegorisë poeti shpreh poz-itën e popullit në robërinë otomane, me të cilën synon ta nxisë dhe ta emo-cionojë lexuesin, të zgjojë te ai ndjenjën e dhembjes dhe të revoltës.

VAJI I BYLBYLIT

160

Po shkrihet bora, Dimni po shkon; Bylbyl i vorfën, Pse po gjimon?

Pushoi murlani Me duhi t'vet; Bylbyl i vorfën, Çou mos rri shkret.

Gjith' fushat e malet Blerim e mbëloj; Livadhi e pema Gjithkah lulzoj.

Ndër pyje e ograja, N'ma t'mirin vend, Me rreze dielli Po e gëzon gjith'kend.

A çil kafazi, Bylbyl, flutro; Ndër pyje e ograja, Bylbyl, shpejto.

E kur t'vin zhegu, Kur dielli shkon, Ti ke me këndue Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja Me t'ndie rri; Prej asi vendit Dahen me zi.

A çilë kafazi, Bylbyl, flutro; Ndër pyje e ograja, Bylbyl, shpejto.

Ndër trandofille, Ndër zamakë nga; Ku qeshet kopshti, Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora, Dimni po shkon; Biylbyl i vorfën, Pse po gjimon?

Page 161: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

HIPERBOLA (gr. hypérbole - teprim, stërmadhim) është figurë stilistikee stërmadhimit të gjërave a të dukurive. Me fjalë të tjera, hiperbola mizën ebën buall. Kjo bëhet me qëllim që të zgjojmë vëmendjen e të tjerëve dhe tëfuqizojmë shprehshmërinë e ligjërimit. Ka përdorim të gjerë gjatë komunikim-it të përditshëm të njeriut, në letërsinë popullore dhe në veprat letrare. P.sh.Vdiqa për bukë. Të kam thënë njëqind herë etj.

Te cikli popullor Gjergj Elez Alia, me një rast thuhet:

Dymbëdhet pashDymbëdhet pash n'ledinë u ngul topuzidymbëdhet pashdymbëdhet pash përpjet si re a çue pluhni.

Por kush ecë para ushtrive tuj lëshueflakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepetflakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepetmbi Bjeshkë t'Nêmna, vesh arit t'kulluevesh arit t'kullue,porsi dielli kur vete n'perêndimporsi dielli kur vete n'perêndim?

Ndre Mjeda, Mahmud Pasha në Mal të Zi

Ndodh të stërmadhohet efekti emocional nga një shkak i caktuar, p.sh.bukuria, si në shembullin e mëposhtëm:

Shpirto, mos kalo mbi varre,se të vdekurit i ngjalle, të gjallët i vdiqe fare ...

Popullore

161

NDRE MJEDA (1866 - 1937) është një ngapoetët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.Lindi në Shkodër dhe atje nën kujdesin e priftërinjvekatolikë u bë prift. Gjatë gjithë jetës së tij ai ështëmarrë me letërsi, studimin e saj dhe të gjuhësisë. Ngaveprat e tij kryesore janë: poemthi "Vaji i bylbylit","Liria", përmbledhja me poezi "Juvenilja" etj. Mjedaështë nga të parët gjuhëtarë që studioi veprat ePjetër Budit dhe Pjetër Bogdanit. Vitet e fundit tëjetës punoi mësues i gjuhës shqipe në gjimnazin e

Shkodrës.

Page 162: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është hiperbola?2. Dalloni hiperbolat në fjalitë e dhëna:

- Fytyra e saj si hana e plotë. - Ka frikë nga hija e tij. - Syni i saj si syni i zanës. - Kjo mollë qenka më e ëmbël se mjalta. - I shkoi zani në kupë të qiellit. - Nga bukuria e vashës, po i vjen marre hanës sonte në qiell me dalë!- Vetëm të të shoh njëherë, pastaj do ta thërras vdekjen.

162

Page 163: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PËRRALLA

Lexojeni me vëmendje këtë përrallë.

E bija e mbretit dhe trëndafilat

Ishin një mbret dhe një mbretëreshë. Ata kishin një vajzë të vetme. Ajoishte e bukur, e mençur dhe aq e gëzuar, sa qeshte ditë për ditë më shumëherë sesa kokrra ka shega.

Pallati i mbretit tundej nga e qeshura e princeshës. Qeshte shumë, porqeshte bukur. S'kishte një të qeshur të marrë e të sëmurë, po një të qeshurtë re e të dashur.

Por një ditë, vdiq mbretëresha dhe princeshës iu vrenjt pak buza. Njënatë, vdiq edhe mbreti dhe princeshës iu pre gazi. Dhe pak kohë më pas i razjarri pallatit dhe e dogji. Princesha e vogël, e varfër dhe e vetme, ndjeu përtë parën herë trishtimin.

Me zemër të fryrë nga psherëtimat, e bija e mbretit u vesh si fshatare,mori një shkop në dorë dhe doli nga dheu i babait të vet duke qarë.

Loti i parë që derdhi, mbiu mbi dhe menjëherë një rrënjë trëndafili, igjatë, i bukur e me degë shumë. E kudo që derdhte lot princesha, mbinintrëndafila. Ngaqë të qarët e saj s'kishte pushim, e të ecurit e saj s'kishte qën-drim, trëndafilat mbinin në të katër anët e botës.

Një ditë princesha, e lodhur dhe e trishtuar më tepër se ditët e tjera,arriti në qytet të Ispahanit, në Persi. Atje qëndroi në një gur dhe qau tri ditë,e prandaj Ispahani është qyteti ku janë trëndafilat më të bukur të botës.

Në fund të ditës së tretë, princesha e mjerë vdiq dhe trupi i saj ushndërrua në një trëndafil, degët e të cilit dolën më sipër se gjithë të tjerët.

163

Page 164: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

�Ritregojeni këtë përrallë.�Ç'janë përrallat?�A dini edhe ju ndonjë përrallë? A mund ta tregoni ndonjë prej tyre?�Luteni gjyshin, gjyshen apo prindin t'jua tregojë një përrallë dhe

shkruajeni në fletore.

Përrallat janë lloji më i njohur i tregimeve popullore. Përralla është njëtregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë tësë cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzimit në formë alegorike.

Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera sipër vlerat filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike.

Përrallat tregohen në prozë dhe në qendrën e tyre kanë personazhe dhengjarje të çuditshme, fuqitë shkatërrimtare të natyrës, si vërshimet e lumen-jve etj. Të gjitha këto fantazia popullore i personifikoi në qenie të mbinatyr-shme dhe u dha emra të ndryshëm, si Kuçedra, Lubia etj.

Populli u përpoq gjithmonë t'i mposhtë këto forca të natyrës edhe pseatëherë nuk mund t'i kuptonte dhe t'i shpjegonte.

Ideja themelore e përrallave është fitorja e së mirës mbi të keqen, dëshi-ra për lumturinë e njeriut.

MITIMITI

Miti është lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore, rrëfenjë për qenietë mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme,ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës etë jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka qënuk ka qenë e nuk është në të vërtetë.

PËRBINDËSHI I BISTRICËS

Këtu, në Bistricë, pat jetuar dikur një përbindësh, një gjarpër i madh.Hante njerëz dhe bagëti ky gjarpër i pangopur, prishte pemë dhe të mbjella,rrëzonte kasolle dhe shtëpi, shkretonte vendin rreth e rrotull, tek vërtitej si itërbuar.

Pse s'e vrisnin? E si ta vrisje? S'ishte gjarpër sidokudo, po katana. Ai,

164

Page 165: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

sapo shikonte dikë, ose nxirrte zjarr jeshil dhe e përvëlonte ose e kollofiste panjë pa dy.

Po një plak i varfër vendosi:- Do vete, - tha, - ta vras përbindëshin. Dhe, në më përpiftë, unë e hën-

gra çairin tim. Se s'durohet i mallkuari.Ngarkoi plaku një gomar me

eshkë, e vuri përpara dhe u nis. Kur uafrua te gjarpri, ky flinte. Plaku ndezime uror dy copë eshka dhe i hodhinjërën në një thes të barrës, tjetrën tethesi i dytë. Filluan të ndizen dy thasëtme eshkë, por me ngadalë e si fshehu-razi, se kështu e ka eshka. Pastaj plakuu fsheh dhe filloi ta gjuante gjarprin megurë, që ta zgjonte. Gjarpri u zgjua, pagomarin e u turr dhe e përpiu me gjithëbarrën. Por eshka digjej në bark të gjarprit. Kështu u ndez vetë përbindëshi.Dha e mori të shuhej, po ëhë! Atëherë thirri:

- Ku je, o nënë Bistricë, dhe ti, o det vëllai! Më ndihmoni!Bistrica vajti me të shpejtë ta shuante gjarprin, por s'mundi. Deti nuk

lëvizi, se gjarpri i thirri "vëlla", kurse Bistricës "nënë".Gjarpri e kuptoi gabimin dhe thirri:- Ndihmomë, o baba det!Atëherë deti u nis të shkonte të shuante gjarprin, por, sa erdhi ai në

Finiq, gjarpri u dogj krejt. Dhe deti u kthye prapë poshtë.Kështu mbaroi ky gjarpër përbindësh e i patën mbetur vetëm kockat.

Thonë se disa nga këto kocka i morën ustallarët dhe i bënë shtylla, kur ndër-tuan manastirin e Mesopotamit.

Populli

FJALOR

katana - që ka trup tepër të madh.kollofit - gëlltit diçka me një frymë, e kapërdij të gjithë menjëherë, e përlaj.çair - livadh me bar.eshkë - lloj kërpudhe, që rritet në trungjet e drurëve, e cila, pasi zihet e

thahet, mund të ndizet shpejt nga shkëndijat e gurit të zjarrit; uror - copë e vogël e një shufre çeliku, zakonisht në trajtë gjysmërrethi me

të cilën i biem gurit të zjarrit për të nxjerrë xixa.

165

Page 166: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është miti?�Ritregojeni këtë mit.

LEGJENDA OSE GOJËDHËNA

�Lexojeni me vëmendje tekstin e mëposhtëm.�Mendoni dhe thoni se çfarë është legjenda.

LIQENI I LULEVENë kohë të Skënderbeut kanë luftue bashkë me burrat edhe gratë.Turku i zuni do nuse burrnesha, që ia kishin farue asqerin, i lidhi dy

nga dy edhe i gremisi në liqen të Lurës.Atje ku ranë, në fund të liqenit, këto gra burrnesha, u rritën lulet,

që rrinë mbi ujë në Liqenin e Luleve.

Legjendë

166

Page 167: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Shpjegim:

Në këtë legjendë flitet për krijimin e njërit nga liqenet malore të Lurës,ku rritet një lloj zambaku i bardhë, shumë i bukur. Duke e lidhur këtë luleme emrin e nuseve trimëresha, populli, në mënyrë poetike, ka dashur taruajë kujtimin për gratë e shumta, të cilat janë bërë theror i luftërave të ash-pra. Me të ai ka dashur të theksojë se kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë ibukur, i freskët dhe i gjallë, si vetë zambaku i mrekullueshëm.

Legjenda ose gojëdhëna është kallëzim popullor për një ngjarje të sëkaluarës, për një figurë historike etj., që mund të ketë një bazë të vërtetë, porqë është shtuar e zbukuruar nga fantazia e popullit dhe përcillet gojë me gojënga njëri brez në tjetrin.

Sipas tematikës ndahen në dy grupe: me përmbajtje mitologjike dhe mepërmbajtje historike. Dallimi i legjendës apo gojëdhënës nga llojet e tregimevetë tjera është se legjendës nuk i dihet koha dhe vendi i zhvillimit të ngjarjes.

Pothuaj se të gjithë popujt e botës kanë legjenda. Edhe shqiptarët kanëlegjendat e tyre. Legjendat më të përhapura ndër shqiptarët janë "Gjergj ElezAlia", "Rozafa'', "Besa e Kostandinit", "Aga Ymeri" etj.

DETYRË�Legjenda "Liqeni i luleve" është shkruar në gegërishte. Rishkruajeni

atë duke e shndërruar në shqipe standarde.

167

Page 168: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ROZAFA

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kësht-jella e lashtë e Rozafatit.

Kur është hedhur guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm tëkësaj kënge. Një gjë dihet mirë e qartë; atë e kanë pasur dikur Labeatët dhepastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.

Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten ebujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtejromakët, pastaj sllavët, normanët, venedikët, turqit e shumë popuj të tjerë tëhuaj. Gjatë shekujve ata kepa të thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetëmuret e kështjellës, janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuardhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan, kurse populli ynëmbeti ngulur në këtë tokë ilire. Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë tëbukur, por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Jaç'thotë kjo gojëdhënë...

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tre ditëe tre net. Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën.

E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrëspunonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën uprishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot. Na shkon aty një plak i mirë.

- Puna e mbarë, o tre vëllezër.- Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë. Ditën punojmë, natën prishet. A di të na thuash një fjalë të mirë. Ç'të bëjmë që të mbajmë muret më këmbë?

- Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them.- Atë mëkat hidhe mbi kryet tonë, se ne duam që ta qëndrojmë më

këmbë këtë kështjellë.Plaku i mirë mendohet e pyet:- A jeni të martuar o trima? A i keni ju të tre vashat tuaja?- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona.

Na thuaj pra ç'të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?- Në doni ta qëndroni, lidhuni me besa-besë: vashave mos u rrëfeni, në

shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t'u them unë. Atë nga të tri kunatat qëdo të vijë nesër t'ju sjellë bukën, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të

168

Page 169: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

kështjellës. Atëherë keni për ta parë se muri do t'u zërë vend e do t'u qëndro-jë për jetë e mot.

Tha kështu plaku, pastaj shkoi; tani u pa, pastaj s'u pa.Vaj ! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet

kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkelibesën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën,fjalën: nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tha gjë vashës së vet.

Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanëtgodasin, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret lartohen...

Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë. I thotë së madhes:- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me

verë.Nusja e madhe ia kthen:- Besa nënë, sot s'mund të shkoj se jam sëmurë.Kthehet i thotë së mesmes:- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duan bukë e ujë: duan kungullin me

verë.- Besa nënë, sot s'vete, se do të shkoj tek fisi për të bujtur.- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël.- Moj nuse e vogël...Nusja e vogël brof në këmbë:- Urdhëro zonja nënë!- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.- Besa nënë unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të

pijë e qan.- Nisu, shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta lëmë të qajë - , i thonë të

kunatat.Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth

djalin e vogël në të dy faqet, niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën eVladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhei shoqi.

- Puna mbarë, o mjeshtër!Po ç'është kështu? Çekanët ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e

fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin nga dora,mallkon gurin e murin.

E shoqja i thotë: - Ç'ke ti imzot? Pse mallkon gurin e murin?Hidhet kunati i madh:- Ti paske lindur në ditë të zezë, moj kunata jonë. Ne e kemi bërë me

fjalë të t'murojmë të gjallë në mur të kështjellës.

169

Page 170: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

- Shëndoshë ju, o tim kunetër. Po unë do t'ju lë një porosi: kur të mëmuroni në mur, syrin e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma linijashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisëtë qajë - me njërin sy do ta shikoj, me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërënkëmbë do t'i tund djepin e njërin gji do t'ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë,kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëftë mbret e mbretëroftë!

Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhemuret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po rreth tyre gurët janëdhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birine saj...

Dhe i biri u rrit, luftoi e trimëroi.

Shpjegim

Rozafa është një gojëdhënë (legjendë) e përcjellë brez pas brezi. Në këtëlegjendë flitet për tre vëllezër që donin ta ndërtonin një kala. Ata e ndërtoninditën, por natën shembej. Një ditë kaloi një plak dhe u tha se ai dintemënyrën se si të mos rrënohej kështjella. Ai u tha që kur të vinte njëra nuset'u binte ushqimin ta muronin të gjallë në muret e kështjellës, por nuk duhett'u tregonin grave për këtë gjë. Vëllai i madh e shkeli besën, edhe i mesmi,por i vogli jo. Vjehrra nuk dinte gjë dhe u tha t'ua dërgonin ushqimin bur-rave. Nusja e madhe dhe e mesmja e dinin që do t'i muronin, andaj gjetën

170

Page 171: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

justifikime që të mos shkonin. E vogla pranoi të shkonte, e puthi djalin nëballë dhe faqe e u nis. Kur arriti, vëllezërit i treguan se ç'ju kishte thënëplaku. Nusja e vogël pranoi, por me kusht që gjysmën e trupit t'ia linin jashtë,në mënyrë që me sy ta shihte të birin, me dorë ta ledhatonte, me këmbë t'iapërkundte djepin dhe me gji t'i jepte të pijë. Legjenda thotë se lotët e nënëspër të birin rrjedhin edhe sot, ndërsa kalaja është edhe sot e kësaj dite nëShkodër e njohur si Kalaja e Rozafës.

GURI I SKËNDERBEUT

Një ditë Skënderbeu porositi mjeshtër Medarin t'i farkonte një shpatëtë re. Pas një jave, Gjergj Kastrioti shkoi në farkën e farkëtarit.

- Puna mbarë, mjeshtër! - e përshëndeti Skënderbeu.- Mbarë paç, kryezot! - iu përgjegj Medari.

- Erdha të marr shpatën që kam porositur. E keni gati? - e pyetiSkënderbeu.

- Po, shpata e pret të zotin.- I keni respektuar porositë e mia?- Po, kryezot, të gjitha. Kurrë në jetën time nuk kam farkëtuar shpatë kaq

të madhe dhe kaq të rëndë, - i tha farkëtari.- Unë dua të di sa e fortë është? - e pyeti Skënderbeu.- Më e fortë s'ka si bëhet, - ia ktheu mjeshtri.- Tani do ta provojmë, - i tha Skënderbeu. - Eja me mua!

Skënderbeu doli nga farka me shpatën në dorë. Pas tij doli edhemjeshtër Medari, si edhe njerëzit që e shoqëronin. Jashtë farkës qe njëshkëmb sa një qerre. Skënderbeu hipi në kalë dhe filloi ta godiste shkëmbinme shpatë, pastaj shikoi tehun e saj mos i qe bërë ndonjë dhëmb. Shpataishte po aq e mprehtë sa edhe më parë.

Skënderbeu i tha Medarit:- Të lumtë, mjeshtër! Se shpata s'më duhet si stoli, po për të luftuar.

Skënderbeu shpërbleu mjeshtrin, ngjeshi shpatën në brez dhe iku igëzuar.

Që atë ditë, shkëmbit ku provoi shpatën Skënderbeu, i thonë "Guri iPrerë", ose "Guri i Skënderbeut".

171

Page 172: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

�A dini edhe ju ndonjë legjendë për Skënderbeun?�A keni dëgjuar për historinë e tij?�Thoni çfarë dini ju për të?�Luteni mësuesin e historisë t'ju tregojë për jetën dhe të bëmat e

Skënderbeut.

172

Page 173: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FJALËT E URTA

Fjalët e urta (proverbat) janë fraza të shkurtra që shprehim me pak fjalë fílo-zofìnë popullore (urtinë popullore). Pikërisht për këtë, ato quhen edhe fjalë të urta.

Proverbat janë të përhapur në të gjithë botën dhe nuk ka dyshim se midistyre hasen edhe ngjashmëri apo identitete. Megjithatë, çdo popull ka proverbat etij, të ndërtuara sipas psikologjisë dhe përvojës së tij jetësore, filozofike e historike.

Fjalët e urta hasen në formën e një vargu apo të dy deri tri vargjeve si edhenë formën e një fraze në prozë. Proverbat shqiptarë janë të pasur me mendime dheshprehin mençurinë popullore të përfituar dhe të përcjellë brez pas brezi. Në vijimpo japim fjalë të urta të ndara sipas temave:

Trimëria, besaTrimëria, besa

Atë që pështyn, mos e lëpij. Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Burri s'matet me pëllëmbë, po me zemër. Besa është më e fortë se vdekja. Besa e burrit, pesha e gurit. Burri i mirë flet një herë. Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

Atdheu, vendlindja, liriaAtdheu, vendlindja, liria

Atdheu e nëna nuk harrohen. Çdo zog kërkon folenë e tij.Guri i rëndë në vend të vet.Gjuha bashkon kombin.Gjuha ruhet atje ku shkruhet.Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj.

173

Page 174: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Liria, dinjitetiLiria, dinjiteti

Ec me këmbë tuaja e jo me mendtë e huaja.Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robëri.

Maturia, besimi, vepraMaturia, besimi, vepra

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. Dhjetë herë mat, një herë pre. Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. Kur s'di not, mos u fut në ujë. Dita ka sy, nata ka veshë. Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë. Mos shkel në dërrasë të kalbur. Për një pe, për një gjilpërë, vete dëm një punë e tërë.

Puna, qëndrimi, vleraPuna, qëndrimi, vlera

Ai që përton sot, pendohet mot. Çelësi që punon, nuk ndryshket. Dembelia është nëna e të gjithë veseve. Dora me baltë, buka me mjaltë. Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. Kush s'punon, dheut i rëndon.

Thjeshtësi, urtësi, ëmbëlsiThjeshtësi, urtësi, ëmbëlsi

Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. Daullja bie për ata që kanë veshë. Fjalë pak e punë shumë. Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. Mendjemadhi niset me kalë, kthehet më këmbë. Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. Bëj si të thotë më i madhi. Kush s'pyet mbetet budalla. Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër.

Tradita, dituria, përvojaTradita, dituria, përvoja

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. Libri ashtë arma e të mençurit.

174

Page 175: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. Ruaje fjalën kur t'i vijë radha. Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën, mendja të mirën. Ç'ja bën botës, ia bën kokës. Çfarë t'i bësh nënës, ta bën djali.

PYETJE DHE DETYRA

�Çfarë janë fjalët e urta?�Zgjidhni pesë fjalë të urta që ju pëlqejnë më shumë dhe thoni çfarë namësojnë ato.�Mblidhni dhe shkruani disa gojëdhëna dhe fjalë të urta nga krahina juaj.�Një thesar i pasur i gojëdhënave dhe fjalëve të urta gjenden edhe në inter-net. Kërkoni dhe shkarkoni disa nga to.

175

Page 176: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ROMANI

Romani është lloji më i gjatë i gjinisë epike, në të cilën gjerësishtpasqyrohet jeta dhe dukuritë shoqërore.

Kompozicioni i romanit është shumë i afërt me kompozicionin edramës, me një dallim se veprimi i romanit zhvillohet shumë më ngadalë dhenë formë të shtrirë.

Në roman, si dhe në të gjitha format tjera rrëfimore, ekziston një ngjar-je kryesore e cila i bashkon të gjitha ngjarjet e tjera.

Llojet kryesore të romanit janë: a) sipas tematikës: roman aventuror, kriminal, historik, social,roman aventuror, kriminal, historik, social,

psikologjik psikologjik etj. b) sipas qëndrimit të autorit: roman humoristik, satirik, didaktikroman humoristik, satirik, didaktik etj.

Romanet e para në letërsinë tonë i kanë shkruar: Ndoc Nikaj "Shkodrae rrethuar", Foqian Postoli "Për mbrojtjen e atdheut" dhe "Lulja e kujtimit",Haki Stërmilli "Sikur të isha djalë", Dhimitër Shuteriqi "Çlirimtarët", SterjoSpasse "Ata nuk ishin vetëm", "Afërdita", Hivzi Sulejmani "Njerëzit", FatmirGjata "Këneta", ndërsa më vonë romane kanë shkruar edhe Ismail Kadare,Shefqet Musaraj, Jakov Xoxa, Murat Isaku, Nazmi Rrahmani, Jusuf Buxhovi,Ramiz Kelmendi, Luan Starova etj.

� � DETYRËParaqiti në mënyrë skematike llojet e romaneve.

AFËRDITA

Mesi i natës kishte kaluar, por Afërdita ende notonte në një pellg tëpafund mendimesh. Edhe kur qëllonte të kotej për ndonjë grimë, përsëri ingjante sikur vështronte nxënës të leckosur, njerëz të leckosur e të ftohtë,deri edhe kafshë si të leckosura edhe ato, dhe shtëpi të rrënuara. Shpesh emë shpesh, duke ardhur në vete, kërcente nga vendi e tmerruar. Errësira edhomës ia shtonte tmerrin: fytyrat e djegura të fshatarëve i dukeshin si fytyragjakpirësish. Vështrimi i çuditshëm i kryeplakut dhe shpotia e tij e rëndë, ikishin lënë mbresë të madhe qytetares së re: dyshonte se mos mësynin natënkëta njerëz të heshtur për ta rrëmbyer. Sa episode të tilla që i erdhën ndërmend për rrëmbime vashash, më të gjalla edhe se atëherë kur kishte lexuardisa romane të huaja! Reshperimi më i mbytur i minjve dhe pipëtitja më e

176

Page 177: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

vdekur e druve të vjeshtës ia shtonin frikën dhe pa dashur mbështillej mëmirë me mbulesat e strukej më shumë pas s'ëmës. Luftonte, luftonte mevetveten, me fatin e saj, me errësirën e natës e me botën e tërë! Barra e famil-jes ishte shumë e rëndë, por detyra e re e rëndoi edhe më tepër. Ajo vetë, vajzëe re, - mezi i kishte mbushur tështatëmbëdhjetat dhe pa praktikë: qënga bankat e shkollës, që nga jeta epërbashkët e konviktit, përplasejtutje-tej në vetmi, pa asnjë udhëhe-qës pranë, pa asnjë ndihmë. I ngjantevetja si një filiz i ri që ishte ngarkuarme peshën e rëndë të dëborës. Po ado të ishte e zonja ta mbante këtëpeshë pa u thyer? E shihte jetën e sajtë paskëtajme vetëm me mjerime eme vuajtje familjare, ekonomike eshoqërore. Nga errësira sterrë e natësdhe e blozës i ngjallej pellgu imundimeve të saj të përhershme. Idukej se kishte perënduar përgjithn-jë jeta e bukur e shkollës. I dukeshintë venitura buzët e saj qumështore, që më parë i ndeheshin aq fort në vathëne gazit e të lumturisë.

Agimi, kur përhapi rrezet e veta argjendore, e gjeti vashën syçelur e tëhutuar. E ëma e preku me kujdes pas krahut, që ta zgjonte. Afërdita përm-blodhi veten.

- E, Ditkë, a fjete mirë? - e pyeti.- Si urdhëron, mama, fjeta shumë mirë! - u përgjigj.- Sa gjumë të rëndë që bëra! Po dhe sa e lodhur që isha! - tha plaka

duke fërkuar sytë e duke hapur gojën e përgjumur. - Edhe ç'ëndrra të këqija që pashë! Qoftë për të mirë!- Unë, mama, s'mbaj mend sonte të kem parë ndonjë ëndërr. Isha e lod-

hur edhe fjeta aq lehtë! - i përgjigjej vasha duke palosur velenxat. Pastaj medisa shkarpa e me ca thekërishte ndezi zjarrin në vatër. Mori xhezven embushi me ujë dhe e vuri në prush për të bërë kafen e mëngjesit. E ëma,duke u dridhur nga të ftohtit, pak edhe nga dhembjet e trupit, të shkaktuaranga rruga, strukej kruspull afër gllanikut dhe me një purtekë trazonteshkarpat për të shtuar zjarrin.

- Ditkë, lëre se po e bëj kafen vetë: shko rregullo dhomën, - i tha pas-taj. Afërdita bëri si e porositi e ëma. Mirëpo pagjumësia e kishte dëmtuar:koka i rëndonte, trupi i dalldisej dhe stomaku i përzihej. Punët i bënte me

177

Page 178: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

mundim, madje i vinte rëndë edhe nga fjalët e s'ëmës, që fliste herë pas here:- Ja edhe kockat më dhembkan fort! Bëmë gabim, që s'morëm një

dyshek nga shtëpia... Dy velenxa të shtruara nuk na mjaftojnë. Dhe këta rro-gozat e mallkuar m'i paskan prishur velenxat. Mos harro, kur të vejë qirax-hiu në Korçë, t'i themi të na marrë dyshekun e vjetër... Sa keq qenka në këtëdhomë: as derri nuk ndenjka mbyllur!... Uh, ç'më mërziti kafeja: uji akomanuk valon... Oxhaku qenka kosh për misër. O Zot, kushedi se si do të jenëgdhirë në shtëpi! Dhe Thimi i shkretë ndoshta vetëm mendohet e qan! Ah,burrë, burrë derëziu! Po Netka, po Tinka!

Çupa fatkeqe!...Plaka belbëzonte si me vete pranë gllanikut. Afërdita vente e vinte

nëpër dhomë.Fragment nga romani "Afërdita" e Sterjo Spasses

FJALOR

shpoti - tallje, përqeshje; qesëndi.reshperim - qarkullim, lëvizje e dendurkonvikt - ndërtesë ku flenë, hanë e mësojnë së bashku nxënës a studentësterrë - shumë i zi, shumë i errëtblozë - pluhur, që lë tymi kur kalon nëpër oxhaki venitur - i fishkur, i vyshkurvelenxë - mbulesë e gjerë prej leshikruspull - me trup të përkulur e të mbledhur si lëmshgllanik - gryka e vatrës me gjithë oxhakunpurtekë - thupër e hollë dhe e drejtëshkarpë - degë të holla e të thatarrogoz - hasër

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është romani?�A keni lexuar ndonjë roman?�Lexojeni në tërësi romanin "Afërdita" të Sterjo Spasses.

178

Page 179: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

179

STERJO SPASSE (1914-1989)Sterjo Spasse lindi më 14 gusht të vitit 1914 në

fshatin Gllomboç të Prespës, në rrethin e Korçës.Veprimtaria krijuese e Sterjo Spasses është elarmishme. Ai fillon të shkruajë që në bankat e shkollësNormale të Elbasanit. Botoi rreth pesë vëllime me përm-bledhje tregimesh: "Kurorë rinie", "Në krahët e njëfemre" 1934, "Nusja pa duvak" 1944, "Të fala nga fshati"1958, "Sokolesha" 1967. Por ato që e bëjnë të njohuremrin e tij janë romanet: "Pse?!..." 1935, "Afërdita"1944, "Ata nuk ishin vetëm" 1952, "Afërdita përsëri nëfshat" 1954, "Buzë liqenit" 1965, "Zjarre" 1972. Ka botu-ar rreth 13 tekste shkollore. Vdiq më 12 shtator

1989.

Page 180: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KOMPOZICIONI I VEPRËS EPIKE

Kompozicioni është pjesa kryesore e formës artistike të veprës letrare.Këtë komponentë e gjejmë në të gjitha gjinitë dhe llojet letrare (epike, lirike,dramatike, epiko-lirike etj.).

Kompozicion është ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, që përcak-tohet nga synimi për të zbuluar më mirë idenë e veprës; mënyra se si janë lid-hur e si janë vendosur pjesët përbërëse të saj.

Me fjalë të tjera, mënyra se si i organizon shkrimtari ngjarjet në vepër,si i vendos personazhet, marrëdhëniet që kanë ata me njëri-tjetrin, përbënkompozicionin (ndërtimin) e veprës.

Veprat në prozë janë kryesisht me subjekt dhe me personazhe. Vepratepike përbëhen nga këto elemente kompozicionale:

a) paraqitja e veprimitparaqitja e veprimit,b) thurja e veprimitthurja e veprimit,c) kulminacionikulminacioni,ç) peripecia peripecia dhed) shthurja e veprimitshthurja e veprimit.

Në fazën e paraqitjes së veprimitparaqitjes së veprimit bëhet një hyrje, në të cilën lexue-si njihet me personazhet kryesore, me vendin e ngjarjeve etj.

Në thurjen e veprimit ndodh diçka, një veprim i papritur që bëhetshkak për konfliktin kryesor. Bëhet koklavitja e veprimeve, të cilat e çojnëkonfliktin përpara.

Nga kjo fazë pastaj kalohet në kulminacion, që është pika më e lartë emprehjes së konfliktit.

Pason pika e kthesës apo peripecia, që përbëhet nga një sërëveprimesh që çojnë drejt zgjidhjes së krizës.

Në fund kemi shthurjen e veprimit ose fundin e konfliktit, kur ngjar-jet plotësisht marrin fund.

Ka vepra ku subjekti ndërtohet sipas rrjedhës së mësipërme të ngjar-jeve, por ka edhe të tilla që në fillim jepet zgjidhja, mandej zhvillimi i ngjar-jes.

180

Page 181: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Në kompozicionin e veprave asgjë nuk duhet të jetë e tepërt. Çdo pjesë,çdo veprim duhet të ndihmojë për shtjellimin e plotë të temës së veprës, përzbërthimin e ideve të saj, me qëllim që ato të kuptohen mirë dhe të ndikojnënë ndjenjat dhe në mendimet e lexuesit.

BUKURIA QË VRET

Hana e zbetë, si fytyra e një të vdekuri, kundron nga kupa e qiellës.Kundron botën e maleve të kristalizueme nga bora. Kundron kasollet ekristalizueme të katundit, të cilat as fymë nuk marrin. Të gjitha janë mbësht-jellë në bardhësinë e borës. Dhe të vret kjo bukuri e bardhë. Vret shpirtin emalsorit siç vret shpirtin e artistit shtatorja e bardhë e ftoftë e një gruajelakuriqe. E në kasollë, e cila gjëmon nën barrën e borës, derdhen dy ngjyra,kuq e zi. I kuq zjarrmi i votrës në fund të kasollës, e zi rrethi. Të zeza, t'errtajanë skutat e kasollës, nga dëgjohet blerimë e mekun e ndoj delje ose kumonae lopës. Edhe ata i vret bukuria e bardhë. Nga goja u del avulli i afshavet qëngrihen n'ajr, bie mbi qimet e tyne si brymë dhe kristalizohet. Heshtje.Gjithçkafja e kristalizume.

- Një dorë shtrihet, zen një dru, e shpupurish zjarrmin. Ropos një botëgacash. Flaka lëpin errësirën e njerëzve që dridhen, nëpër kuriz u përshko-het të ftohtit që vjen nga skutat, andej nga errësina.Brr... uf... andej mbrapa shpinet përpijnë errësina me të ftohtit e saj.

- Po shiko mos ngrini Laroja? Dhe çohen, i lëshojnë vend rreth zjarrmit Larojës, lopës së shtëpisë. Të nxe-het dhe ky pjestar familjeje në kasollën e kristalizueme.

- E Laroja din si duhet m'u shtrimë rreth zjarrmit. Por, me trupin e sajtë madh, gati shtypi dy vocrrakë, të cilët i kish zanë gjumi pranë zjarmit.E kur andej nga mesnata acarimi arrin dhe kulmin e vet, atëherë ndër bagëtitfillon një lëvizje. Po, një lëvizje. Një nga një u aviten njerëzve e me sytë e vetsi me u lutë: "Na lëshoni edhe neve të ngrohemi pak rreth zjarrmit se ungrimë. Dhe njerëzit kundrejt njerëzve s'kanë mëshirë, po kundrejt shtazëvepo. Prandej çohen, ua lëshojnë bagëtisë vendin rreth votrës, e ata vetë shko-jnë n' erësinën që përpin.

... Dhe agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerëzit metrupa të mpirë dhe me kujtim në ndërgjegje se u kalua edhe një natë evështirë. U çuan, por nuk çohet një vocrrak. Dora e s'amës shtrihet mbi tedhe m'at çast një britmë e tmershme çpoi zemrat e kasollës. Dhimba e njënane i shkrin zemrat në vaj, por ç'e do kur nuk shkrin zemrën e ngrime tëvocrrakut.

Po, ishte ngrimë lokja e nanës. Gjaku i tij i kuq e i purpurt ish ngri ndërdej dhe në zemër, ish bamë kristal, që të bahet një servis për miljonarin, jo,gjaku ish ba rubis, për gjerdhanet e metresave.E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë një shtatore e ngurtë e zhgu-lun nga gjiri i nanës.

- Merrnje dhe çonje në qytet këtë shtatore. Vendosnje në një shesh!

181

Page 182: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Dhe si permendore kushtonja ndokujt! Kushtonja atij që ka më shumë meri-ta për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputetit o ndokujt tjetër... E në rasë senuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonja atij qëka merita ma pak, perendisë klasike.

Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni

FJALOR

kundroj - vërej dikë a diçka me kujdes, e shoh mirë dhe me vëmendje nga të gjitha anët

shtatore - statujë trupore, përmendoremek - dobësoj, e mpak, e shuaj për zërinrropat - përplas këmbët duke ecur dhe bëj zhurmërubin - gur i çmuar, shumë i fortë e me ngjyrë të kuqe

INTERPRETIM

�Për cilën kohë bën fjalë shkrimtari në këtë tregim? �Si e përshkruan shkrimtari dhembjen e nënës për vocërrakun?�Plani kompozicional i këtij tregimi mund të paraqitet si më poshtë:

1. paraqitja e veprimit: të gjithë janë mbështjellë në bardhësinë e borës.2. thurja e veprimit: e trupnat e njerëzve dridhen, nëpër kurriz

u përshkohen të ftohtit që vjen nga skutat, andej nga errësina.3. kulminacioni: të gjithë u çuen, por nuk çohet një vocrrak.4. peripecia: dhe njerëzit kundrejt njerëzve s'kanë mëshirë, po kundrejt

shtazëve po.5. shthurja e veprimit: demaskimi i realitetit, i regjimit në fuqi dhe revolta e shkrimtarit kundër dallimeve të skajshme klasore në shoqëri.

182

Page 183: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��DETYRË

Lexoni me kujdes tekstin e mëposhtëm dhe gjeni etapat e kompozi-cionit në tekst.

NJERIU QË E BËRI TË QESHË NJË MBRETËRI

Një ditë, pasi u largua nga vendi i tij, ku nuk kishte mbetur njeri pamësuar të qeshë, shakatari u nis nëpër botë të takonte njerëz që mund tëkishin nevojë për të. Kutinë me pluhurin magjik me vete, trastën në shpinëdhe ec e ec na sheh së largu një vend me re të zeza.

Vendosi të kthehej aty e të shikonte ç'bëhej. Rrugës takoi shumënjerëz. E përshëndesnin, por asnjërit s'i qeshte buza, njëri më i zymtë setjetri. Më në fund nuk iu durua dhe pyeti njërin prej tyre:

- Pse të gjithë njerëzit që takoj rrugës janë të zymtë? Burri vetullngrysur iu përgjigj.- Ke ardhur në vendin ku njerëzit kanë harruar të qeshin.

- Si kështu?! - Ç'ka ndodhur?! - Shumë vite më parë, kur ka sunduar gjyshi i mbretit të sotëm. Ai pati

ndaluar të qeshurën me ligj. Që atëherë asnjeri nuk qesh dot në këtë vend.- Mirë, po mbreti juaj pse nuk e ndryshon këtë ligj?- Mbreti ynë i zymtë?! Ai e ndjen veten aq fatkeq, sa zor t'i qeshë fytyra

ndonjëherë, jo më të ndryshojë ligjin. Meqë është vet fatkeq, nuk do që njerëz-it e tjerë të qeshin.

- E kuptova, - tha shakatari...Ai mendoi se e vetmja rrugë shpëtimi është që ta bënte vetë mbretin për

183

Page 184: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

të qeshur. Prandaj, pa thënë asgjë, nxori nga xhepi një grusht pluhur dhe iahodhi mbretit përsipër me shumë mirësjellje. Shprehja e fytyrës së mbretitndryshoi përnjëherësh.

Vetullat e ngrysura iu drejtuan, buza iu përvesh pak sipër dhe filloi tëqeshë. Qeshi e qeshi me orë të tëra duke i lënë të habitur të gjithë oborrtarëte pallatit që e ndoqën këtë skenë me buzë në gaz...Mbreti kërkoi pak nga pluhuri magjik.

- Do të të jap të gjithë arin e thesarit tim si shpërblim, - i tha shakatar-it.

- Nuk ka nevojë më për këtë, - ia ktheu shakatari. Pasi të mësosh tëqeshësh dhe të duash me gjithë shpirt të qeshësh, nuk ke nevojë më për këtëpluhur.

- Të hiqet ligji që ndalon të qeshurën!- urdhëroi mbreti. Njerëzit të jenëtë lirë të qeshin.

Fragment nga përralla turke

184

Page 185: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PERSONAZHI

Kur lexojmë një vepër letrare, ndeshemi me njerëz të ndryshëm që i dal-lojmë jo vetëm nga pamja, por edhe nga fjalët që thonë, nga veprimet që krye-jnë.

Një njeri që vepron në një vepër letrare e quajmë personazhpersonazh. Personazhështë individualiteti i krijuar nga shkrimtari në një vepër nëpërmjet tiparevevetjake të të cilit mishërohen disa anë tipike të një karakteri shoqëror, të kup-tuara dhe të vlerësuara sipas një botëkuptimi të caktuar ideologjik. Kështunë veprat letrare dallojmë personazh kryesor dhe të dorës së dytë; personazhpozitiv, negativ, personazh tipik etj.

��DETYRËLexojeni këtë përrallë

DY VËLLEZËRIT

Një grua e ve kishte rritur dy jetimë. Ata jetonin në varfëri të madhedhe nëna i rriste me vështirësi. Pasi u bënë 7-vjeç, ajo i çoi të punonin merrogë si barinj te një i pasur.

Kur u rritën fëmijët, e lanë punën tek i pasuri dhe filluan të merreshimvetë me tregti. Për një kohë të shkurtër bënë pasuri të madhe.

Një ditë u erdhi në vizitë daja i tyre, i cili më parë nuk qe interesuarfare për ta. Ai i këshilloi se njëri djalë duhej të martohej, pasi nëna e tyre ishteplakur dhe nusja do t'i ndihmonte asaj në punët e shtëpisë. Në fund daja ebindi djalin e madh që të martohej me një vajzë të pasur.

Bënë dasmë të madhe. Vëllai i vogël me 300 krushq shkuan ta merrninnusen në një vend të largët, tri ditë e tri net udhëtim. Kur erdhi nusja, dajame qëllim djallëzor e këshilloi nusen të mos flinte me dhëndrin, por t'i thoshteqë ajo dashuronte vëllanë e tij të vogël. Këtë nusja ia tha dhëndrit natën eparë, ai i besoi dhe u dëshpërua thellë.

Të nesërmen vëllai i madh i propozoi vëllait të vogël të dilnin në gjueti,pasi shpesh edhe më parë dilnin ashtu për dëfrim. Pasi arritën në vendin ecaktuar, ai i thotë vëllait ta vendoste shenjën ku do të qëllonin. Vëllai i vogëlduke mos e ditur qëllimin e tij, veproi ashtu dhe vëllai i madh e qëlloi ngaprapa, duke e akuzuar për tradhtinë që i kishte bërë. Në çastin e fundit parase të vdiste, vëllai i vogël i tha se kjo ishte një shpifje të cilën mund ta kishtebërë daja i tyre. Pasi kuptoi qëllimin djallëzor të dajës dashakeq, vëllai i madhkërkoi falje nga vëllai i vogël, ia bëri varrin dhe e varrosi.

Kur u kthye në shtëpi, nënës së vet i tha se më nuk do ta shohë të birinpasi kishte rënë në një çetë hajdutësh dhe ishte zënë peng. Pastaj shkoi tenusja për ta kuptuar të vërtetën. Ajo pranoi se nuk kishte qenë e vërtetë qëajo donte vëllanë e vogël, por kështu e kishte këshilluar të thoshte daja i tij.

185

Page 186: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

I dëshpëruar thellë, nuses ia mori jetën dhe në fund bëri vetëvrasje,duke e qëlluar vetveten me thikë në zemër. Nga kjo që ndodhi nëna e vetmuarfilloi të qante derisa u verbua.

��DETYRË

1. Gjeni dhe përshkruani personazhet e kësaj përralle.2. Ndani në personazhe pozitive dhe negative.

-

- Ndani në personazhe kryesore dhe të dorës së dytë.

LULI I VOCËRR

Asnjë s'e njeh Lulin. As shokët e tij që përparatij luajnë, nuk e njohin. Më mirë të thuash se e njohin,por ata luajnë për hesap të vet dhe Luli i shikon pa upërzier me ta. Sot kushdo ka punët dhe kujdesjet eveta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli.

- More Luli! Shumë herët ke filluar të shikoshpunën tënde!

Kur Luli hyn në oborr të shkollës, buza i qeshpak, por askujt asnjë fjalë s'i thotë. Ecën ngadalë dukeshikuar djathtas e majtas, por gjithnjë duke ecur,derisa të arrijë në cakun e vet. Aty te dera e rrugicëssë shkollës shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty është cakui tij, i praruar me rrezet e ngrohta të diellit në këtoditët e vjeshtës. Mbështetet Luli në mur, grushtet evogla i vë në xhepa, hundën e pjerrët të skuqur nga tëftohtët e mëngjesit ia kthen diellit dhe ... shikon. Gjëja

186

personazhe kryesore personazhe të dorës së dytë

personazhe pozitive personazhe negative

Page 187: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

që më tepër ia tërheq vëmendjen, janë çizmet që kanë mbathur disa shokë tëtij. "Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë! - mendon Luli dhe, pa dashje, sytë ishkojnë te tollumbat e vet, nëpër të cilat shihen fare mirë të pesë gishtat ekëmbëve të zbathura. Nga kureshtja i afrohet një shoku që ka çizmet më tëreja. Ulet dhe sheh në lustrën e çizmes këmbët e veta të zbathura. Aq shumëshkëlqejnë çizmet!!! Pasi shoku me çizme fluturon, Luli, ngadalë, shkon tecaku i tij, në diell, të ngrohë këmbët. Po kur nuk ka diell, si ia bën i shkretiLul?!

Nganjëherë, Lulit i afrohet mësuesi. Dhe, kur e ka fytyrën të pastër dhepa puçrra, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën; e Luli i afrohet, ia merr dorën,e shikon me sy pëllumbi dhe do të kishte dashur t'i falte diçka mësuesit. Povjollca nuk ka. E Luli i vocërr çfarë mund t'i falë mësuesit tjetër? Veç t'i falëtollumbat e vet, që kanë hapur gojën, sikur duan ta hanë mësuesin! Po, po,tollumbat e Lulit të vocërr kanë për ta ngrënë mësuesin!

Sipas Migjenit��DETYRË

Bëni përshkrimin fizik dhe shpirtëror të Lulit të vocërr. Portretizojeniatë sipas kërkesës së mëposhtme:

187

Portretizimi i jashtëm Portretizimi i brendshëm

Page 188: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

FABULA, TEMA DHE IDEJA E VEPRËS EPIKE

FABULA

Fabula është mbarështrimi i ngjarjeve themelore, për të cilën flitet nëndonjë vepër letrare.

Në vepër hasim edhe ndjenja, përshkrime dhe qëndrime, por fabulashënon vetëm rrjedhjen e ngjarjeve më të rëndësishme të një vepre letrare.

Në një tekst tregimtar (poemë, roman, tregim etj.) ne dallojmë fabulëndhe subjektin. Fabula është vetë thelbi i ngjarjes, ashtu si ajo ka ngjarë, nërenditjen e vet logjike e kronologjike. Subjekti është më i gjatë e më i zhvillu-ar sesa fabula.

TEMA

Kur analizohet një tekst letrar, në radhë të parë duhet vështruar se cilaanë e jetës është pasqyruar në të. Pra, çdo vepër letrare flet për diçka dhe kjoka të bëjë me temën e veprës.

Tema është motivi themelor i një vepre letrare, mbi bazën e të cilit zhvil-lohet e gjithë ngjarja. Titulli i veprës letrare rregullisht është në lidhje të drejt-përdrejtë me temën.

Edhe në jetën e përditshme themi: tema e mbledhjes (e bisedimit), temae mësimit, hyri në temë, nuk është në temë etj. Gjatë bashkëbisedimit: folësiflet për thelbin e çështjes, ndërsa dëgjuesi kupton për se a për kë flitet.

Tema është problemi themelor që pasqyrohet në një vepër letrare.P.sh.: tema bazë në veprën e Migjenit është padrejtësia, vuajtja dhe mjerimii vegjëlisë. Romani "Heshtja e armëve" i Ramiz Kelmendit, për temë ka hak-marrjen, ndërsa në romanin e Haki Stërmillit "Sikur të isha djalë" tema ështëshoqërore dhe bën fjalë për emancipimin e gruas.

IDEJA

Ide është mendimi kryesor që përshkon një vepër artistike, parimthemelor, mbi të cilin mbështetet ndërtimi i saj. Ideja e veprës letrare shprehporosinë e tërësishme që vepra ia ofron lexuesit. Bie fjala, ideja e përbashkëte veprave të Migjenit në prozë e në poezi është kërkesa për ndryshimin e jetësshoqërore, politike e ekonomike të shoqërisë.

188

Page 189: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

LUMI I VDEKUR Shpërngulja

Në qerren e parë të karvanit, ngushtuar nga rregullimat e shtëpisë,përveç Pilos që e ngiste, ishte e reja me të vjehrën. Plaka e ndënjur te koka enuses, te koka i thënçin, se gruaja që po çaplehej në të dhëmburat e hidhu-ra të lindjes (ku vinte kokën, s'vinte këmbët) kishte kryqosur duart në kra-haror me një pikëllim të madh dhe s'dinte ç'të bënte. Vetëm kur ranë kam-banat e Shën-Gjergjit, që lajmëronin se po dilte nga kisha, plakës iu kujtuazoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtësonte dhimbjet së resë e t'i iptelirim të mbarë. Me gjithë të keqtë e atij çasti, nuk harroi të falej që t'i gëzonteshtëpinë me një djalë. Të gjithë këto i bëri me mënt e saj, vetëm këtë të fun-dit e tha me zë, sikur kërkonte që ta dëgjonte dhe e reja.

Nusja që kishte rënë një hop në atë qetim të shkurtër në të cilin bienrëndom gratë shtatzëna kur janë duke mbledhur fuqi për shtërzimin e fun-dit, u dha buzëve të mavjosura një fije gazi të hidhur.

- Ashtu, vërtet, moj nënë, djalë qoftë, çupë mos u bëftë, se ne gratë naka nëmur zoti qëkur na bëri gra...

Qerrja që hidhej sa më një krah, më një krah nga një herë në tjetrën,po bënte të sajën, lehtësonte dhe afronte orën e madhe të dritës e të qetësisë.Atë hop, kur Piloja shpoi rëndë kalin që të bënte djathtas e të linte mënjanënjë pellg të thellë më ujë, nusja lëshoi dhe afronte orën e madhe të dritës e tëqetësisë.

- Uf, nëno moj! - sikur hosteni të ishte ngulur në trup të saj e jo nëlëkurën e argasur të kaut.

Kjo ndjenjë e çuditshme e zaptoi menjëherë Pilon, që në çast hoqihostenin nga vithet e kafshës dhe ktheu kokën të shikonte ç'kishte e shoqja.

Qetë, lënë në punë të tyre, i ranë lerës përmes. Shtatzënia në të dhëm-bura e sipër, u shpëtoi duarve të plakës që e mbanin të mos e briste e tadëgjonin bota dhe u kthye më krah, sikur ashtu do të gjente lehtësimin qëkërkonte. Gjunjët, mbledhur mbi bark, iu përpoqën në faqen e një dengu meplaçka. Rrangullat e shtëpisë u rrokullisën nëpër qerre dhe një trastë shkaue ra ne tokë. Trahanaja e imët dhe e thatë kërckë u përhap mbi baltë.

- Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve që të ndalojnë dhe vetë, sipështeti hostenin në tokë, u hodh poshtë.

Edhe qerrja e dytë pushoi së qari. Qetë duke shfryrë jashtë avullin edendur e të ngrohtë, zhytën turinjtë në trahana dhe nisën të përtypen meqejf. Një shkumë e bardhë filloi t'u rrjedhë si zinxhir i hollë nga të dy anët ebulçive.

Nga bishti i qerres së pasme kërceu në rrugë dhe ndau drejt së parësnjë vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe. I ra baltës përmes dhe doli në krye tëkarvanit. Ishte Vita, çupa e madhe e Pilos.

- Ç'kërkon, moj bijë, që erdhe?... I foli gjyshja. - Nuk bën të rrish, këtu,po shko... Je çupë e rritur tashti...

- Nëna, ç'ka nëna?...

189

Page 190: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Piloja, pasi u vuri qeve përpara e më këmbë hostenin e gjatë, si shenjëqë s'duhej të lëviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli në bisht të saj.

- Po ty, moj, kush të thirri të vish?Kur vajza pa t'anë kaq të ngrysur e tek vetulla e mëngjër i epte fët-fët

poshtë e lart si për kohë të lirë, uli kokën dhe mërmëriti:- Erdha se mos më do gjëkafshë nëna... dhe, sikur të kishte në duar

ndonjë palë kriga, kapërceu gishtërinjtë me njëri - tjetrin pa ditur ç'të bëjëtjetër.

- Shko, shko, te qerrja, se s'mbeti jot'ëmë për ndihmën tënde! I foli i ati,duke i bërë me kokë, sikur kërkonte ta shtynte tutje.

Si u largua çupa, Piloja iu afrua s'ëmës.- E, plakë, si duket puna, a do të mbajë dot gjer në Seman?- Zor, o bir... Më duket se po e mundojmë e po hyjmë në gjynah me

zotin dhe me të ... Ktheje më mirë qerren për në Bishtanakë, te hani. Gjyshjangriti kokën dhe pa të birin në sy, si për t'i zgjidhur mendjen.

- Ma desh zemra të lindte fëmija në dhe të ri, se, kush e di, mund të nasillte të mbarë... Po, nejse, kur s'do perëndia, s'ka ç'bën robi...

- Tundi kokën dhe u largua drejt kreut të karvanit. Mori hostenin,hodhi lart dhe shpoi kuqon që të kthente, më të djathtë.

* * *- Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vëllai i vogël zgjuar në kohën

kur qerrja kishte pushuar së tunduri e përkunduri.- Jo vëllaçko, nuk qan ata, por prit dhe pak, të shohësh se kush do të

qajë: vëllai apo motra... iu përgjigj Vita, duke tërhequr me një dorë tërkuzëne lopës dhe me tjetrën duke shtrirë të vëllanë.

Qerrja filloi të lëkundej përsëri dhe boshti i palyer ia nisi vajit të tij:"criu-criu fiq..." avaz që po e mbante që atë mëngjez kur i zoti i harroi, apos'pat nge, t'hedhë masën katranit. Kjo e qarë zvarrëzvarrë, si ajo tërkuza elëshuar e lopës që Vita e kish lënë nga dora, shiu i imët i fushës së Myzeqesë,që s'priti gjersa karvani të zinte Kilin e vogël. Koka, lëshuar gjumit dhe ëndër-rave, po i shkonte sa mënjanë nga troshitja.

Sytë e vajzës, si kaluan një çast vështrimin e plogët e të qullët të kaf-shës që vinte pas, u mbushën përnjëherë me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e njëpellgu të rrahur nga shiu, dukeshin si barka të vogla që kishin ngritur velatpër udhëtim, ashtu si lotët e vajzës që kishin marrë teposhtë faqeve. Kapurfort pas hunjve të qerres, kokën pështetur mbi faqen e rrogëzit që mbulonteplaçkat dhe binte gjer poshtë, vështrimin mbytur në atë re të madhe shiu, as

Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithë këtë trazim e pikëllim: arra-tia nga fshati ku kishte lerë e ishte rritur, lëngimi dhe dhembjet e nënës, apondonjë duf i ri që s'pati ndjerë gjer atë ditë në kufijt e fshatit të saj, në gjerd-het e kasolles së saj.

E ku kuptohet ndonjëherë nga çastisin rrëketë që mbushin lumin dhee bëjnë të buçasë nga shtrati dhe udha e tij!...

Fragment nga romani "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës

190

Page 191: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Shpjegim:

Në fragmentin e shkëputur nga romani "Lumi i vdekur" shquhen çastetqë tregojnë: shpërnguljen e familjes së Pilo Shpiragut dhe dhimbjet e lindjesqë e kanë shtrënguar gruan e tij, e cila përpëlitet në qerren që lëviz rrugës megropa fushës së Myzeqesë. Në të dyja rastet përmes rrëfimit të qetë, JakovXoxa shpreh, botën e ngarkuar me reflekse, përfytyrime e asociacione tëpasura, botën psikologjike të personazheve, si dhe drithërima të brendshme,të thella shpirtërore... E gjithë rruga që përshkon karvani ka një domethëniesimbolike.

Varfëria, rruga me llucë, qerret me qetë e lodhura, karrocat e mbushu-ra me njerëz dhe dengje leckash është rruga e jetës së familjeve Myzeqare nëvitet '30. Tiparet përcaktuese të personazheve dalin që të përgatisnin përngjarjet e mëpastajme: plaka me urimet dhe mallkimet e saj, Pilo mezemërimin dhe përgjegjësinë e prijësit të karvanit; Lili i vogël që e sheh botënende përmes përngjumjes nga lëkundja e qerres, Vita në prag të shpërthimittë vajzërisë; gruaja shtatzënë me dhimbjet e rënkimet që s'dihen në janë oguri mirë apo i keq. Pamjet, përshkrimet, gjendjet janë dhënë me një leksik aq tëpërshtatshëm dhe aq të pasur, sa të duket sikur i ke të gjalla para syve. Kjoështë dhe nga veçoritë më karakteristike të stilit të J. Xoxes.

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është fabula?�Ç'është tema?�Ç'është ideja?�Ku qëndron dallimi ndërmjet fabulës dhe përmbajtjes së veprës letrare?�Lexojeni në tërësi romanin "Lumi i vdekur". Analizojeni këtë vepër letrare:shkruani në fletore për personazhet, fabulën, temën dhe idenë e veprës.

Për t'ju ndihmuar për detyrën e dhënë, po japim këtë skemë: Për t'ju ndihmuar për detyrën e dhënë, po japim këtë skemë:

LUMI I VDEKURTema: Jeta e vështirë e fshatit të Myzeqesë gjatë viteve 1938 - 1939

Fati i tri familjeve:

- Familja Shpiragu e dëbuar nga beu i vendit;- Familja Tafilaj, kosovarë të dëbuar nga pushtuesi serb;- Familja e Koz Dynjasë, vendase nga fshati Trokth.

Linjat paralele:

- Vështirësitë e jetës e mbijetesës së fshatarëve përballë bejlerëve e tregtarëve;

- Dashuria e Vitës me Adilin (një bashkim simbolik).

191

Page 192: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Zhvillimi i ngjarjeve:

- Dëbimi nga toka e vet e familjes së Shpiragajve;- Vendosja e tyre në Trokth;- Marrëveshja e Pilo Shpiragut me tregtarët e Fierit;- Shpërthimi i lumit;- Zhgënjimi i Pilo Shpiragut nga tregtarët;- Marrëveshja e tij me beun;- Arratisja e Adilit me Vitën.

Personazhet kryesore:

- Pilo Shpiragu e Koz Dynjaja, që tipizojnë figurën e fshatarit shqiptarmes dilemave të kohës.

- Sylejman Tafili tipizon figurën e kosovarit të ikur nga serbët, por dhetë zhgënjyer nga raportet me fshatarët e Myzeqesë.

- Adili dhe Vita janë dy personazhe romantikë të dashuruarish, qëautori i parapërgatit për ngjarjet e mëpasme të luftës.

Veçori të veprës:

- Ka unitet të brendshëm të qëndrueshëm, me anë të të cilit lidhenrrjedhat fabulare.

- Ndërhyrja e autorit për të bërë zgjidhje qëllimore.- Synimi për të rrëfyer bindshëm.- Gjuha e pasur me frazeologji dhe filozofi popullore.

192

JAKOV XOXA (1923-1979)

Jakov Xoxa në letërsinë shqipe është i njohur siromansier, novelist e tregimtar.

Lindi në Fier ku e mbaroi shkollën fillore, ndërsatë mesmen e kreu në Korçë. Pasi përfundoi studimet elarta për letërsi, një kohë punoi si gazetar dhe më vonësi profesor i letërsisë në shkollën e lartë. Nga viti 1965Jakov Xoxa kryesisht filloi të merret me krijimtariletrare, ku në fillim shkroi skica, reportazhe dhe tregime.

Tregimet e Jakov Xoxës janë përmbledhur në"Novela" I dhe II.

Në letërsinë shqipe Jakov Xoxa u bë i njohur meromanet "Lumi i vdekur", "Juga e bardhë" dhe "Lulja ekripës". Është marrë me stilistikë dhe teori të letërsisë.

Page 193: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

POEMA

Poema është një tregim ose rrëfim jo në rreshta, por në vargje.Zakonisht është më e gjatë se këngët lirike, por më e shkurtër se këngëtepike.

Në to autori rrëfen për një ose më shumë ngjarje, në të cilat veprojnëdisa personazhe. Ajo shkruhet në vetën e parë ose të tretë. Gjendjashpirtërore e autorit në fakt ndërthuret me atë të heroit, karakteristikë kjo qëpoemën e veçon nga llojet e pastra epike. Në letërsinë shqiptare poema ështëmjaft e pranishme.

Poema kanë shkruar Gavrill Dara i Riu "Kënga e sprasme e Balës",Naim Frashëri "Historia e Skënderbeut", "Bagëti i bujqësi"; Ndre Mjeda "Vajii bylbylit", "Andrra e jetës" etj. dhe shumë shkrimtarë të letërsisë së sotmeshqipe, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Shefqet Musaraj, Ali Podrimja etj.

ANDRRA E JETËS

Trina

Molla t'kputuna nji deget,Dy qershia lidhë n'nji rrfanë,Ku fillojnë kufijt e gegetRrinë dy çika me nji nanë.Kreckë e bre përzier me lisaRriten rrotull me çetinë,Plepa t'but' e qeparisa,Mbëlojnë e veshin atë ledinë.

S'ushton mali prej baktiet, S'fryn murrlani me duhi;Paq i kthelltë prej Perëndiet;Paq prej nierit e qeti.

Gurra e lugut veç ushtoteSi lahutë me kangë kreshnike;E ndër pemë bylbyli këndoteValle darsmet e fisnike.Ngreh, bylbyl, n'at hije valle,Ushto gurrë, trimneshë, n'shkambije;Bulk i natës, kungallë, që talleNëpër gemba e për lamije.

193

Page 194: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Këndoni, këndoni. Veç prej stanitT'ardhmen Trina mbramje n'shpi, Tuj blegrue nji kij mbas zanitT'deles nane keni me ndi.

Veç prej plehut gjel kokoti,Me njat za që s'ndrron kurrherë, Ka m'u gjegjë se a tuj ndërrue moti,Se a tuj çue nji tjetër erë.

U ndi nji za te shtegu:Cice! Del se erdh Murgjina,E mbrapa po vjen Trina Me j'qingj të Sykes ngryk.

E duel me mjelcë te burguLokja, nxuer viçin jashtë,E Shega, e letë si kashtë, Tuj kcyemun e bërlyk.

Iu suell oborrit rrotullTu u hejdhë me bisht përpjetë; Derisa plaka vetë Rrshane tu Murpuna e çoi.

Moli, tuj këndue, lopën,Tuj pritun viçin prorë; E tambli, bardh si borë, Përmbrenda mjelcës ngufoi...

Ndre Mjeda

FJALOR

rrfanë - veshë, vegjë, pupa, bishti i qershisë geget - e gegëve kreckë - një lloj panjenierit - njeriutqeti - qetësigurrë - krua, burimbulk - kandërr që këndon natën, bulkth, që nxjerr një zë si të gjinkallës.T'ardhmen Trina mbramje n'shpi - me të ardhur Trina në mbrëmje në

shtëpi.kij - qengjgjel kokoti - gjel që këndon bukur e gjatë. Kokoti është një epitet krahinor

për këta lloje gjelash. Gjelat e parandiejnë ndërrimin e motit. Po këtu

194

Page 195: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ka një kuptim figurativ, është si një paralajmërim i asaj që do të ndodhë në strofën e dytë, sëmundja e Trinës.

cice - nënë (formë dialektore). Në Malësi të Veriut kështu, me emrin e gjirit,i thërresin nënës fëmijët.

murgjina - lopë e murrmesykë - emri i deles që ka sytë të qarkuar nga një rreth i zi ose fytyrën me

shenja.mjelcë - enë e drunjtë për të mjelë dhentë, enë ku hidhet qumështiburg - ahurShega - emër lope, lopë me brirë të kthyer përpara. Këtu ka kuptimin: viç.u bërlyk - u zhgërrye përtokë duke bërtiturrrshanë - zvarrëtuj pritun viçin prorë - duke ndaluar viçin gjithnjë (për çdo çast)ngufoj - gufoi, u çua përpjetë

Shpjegim

Ky fragment është marrë nga pjesa e parë e poemës që i kushtohetTrinës. Vetëm brenda tri vargjeve, nëpërmjet një metafore të goditur, jepetkoncepti familjar (ku mungon figura e mashkullit), por dhe kufijtë gjeografikëe hapësinorë.

Fjalët kyçe lidhlidh e t'kputunat'kputuna japin idenë e trashëgimisë biologjike dhetë pavarësisë individuale në një familje. Kështu që në fillim duket se Mjedamjedisit tipik malësor do t'i japë frymë universale.

Në këtë këngë shfaqet para nesh një peizazh i gjallë baritor me njëpasuri të madhe ngjyrash e tingujsh. Pas çdo vargu ai pasurohet me elementetë shumtë, që ilustrojnë karakteristikat e këtij mjedisi.

Elementet natyrore përzihen me elemente nga bota e kafshëve si dhenga bota njerëzore.

Puna, është një detaj tjetër shumë i rëndësishëm në këtë pjesë. Aq tëlidhur janë njerëz e kafshë sa emri i deles, Shega del njëlloj i rëndësishëm siemri i Trinës.

Mënyra se si e thërret Vajza nënën Cice, tregon për një lidhje të fortëshpirtërore e fizike ndërmjet nënës e vajzës së vogël.

Qetësia dhe paqja që mbretëron kudo, duket se të parapërgatitin përdiçka jo të mirë që mund të ndodhë.

Lumturia e vajzave dhe e nënës është tepër e bukur për të qenë evërtetë. Kështu, ndjesia poetike shkon paralelisht me logjikën e realitetit.

195

Page 196: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është poema?�Cilat janë poemat më të njohura në letërsinë shqiptare?�Lexojeni në tërësi poemën e Ndre Mjedës "Ëndrra e jetës".�Bëni analizën e kësaj poeme. Për këtë mund t'ju ndihmojë skema në vijim.

ANDRRA E JETËS

Kryevepra e Mjedës Poema e jetës, e lindjes dhe e vdekjes.

Kompozicioni Kompozicioni

Pjesa e parë: Trina - njohja me natyrën, mjedisin, personazhet, Vdekja e Trinës, fatalitet i jetës

Pjesa e dytë: Zoga - lindja e dashurisë dhe e foshnjës,bukuria e jetës

Pjesa e tretë: Lokja - çastet e fundit, meditimi për jetën,vdekja si fenomen i natyrshëm

Boshtet e poemës Boshtet e poemës

Personazhi i femrës: - shpaloset me stoicizmin e burrërinë e Lokes,brishtësinë e pafajësinë e Trinës dhe bukurinëe fëminitetin e Zogës.

Dashuria: - ndjenja më sublime e jetës, që shfaqet në shumë forma.

Natyra: - tipike e virgjër, malësore, e veshur me cilësiromantike.

Filozofia: - një jetë njerëzore ku bashkëjetojnë lindja dhevdekja, gëzimi dhe hidhërimi.

Struktura (treshe): - natyra, personazhet, poeti që bashkëveprojnënë mes tyre.

Estetika: - e bukura dhe tragjizmi në jetë dhe në art.Stili: - romantik, neoklasik me elemente realisteFigura qendrore: - metafora, simboli, epitetiGjuha: - koncize, e përpunuar estetikishtMetrika: - pjesa I, vargu tetërrokësh, pjesa II, vargu

tetërrokësh, pjesa III, dhjetërrokësh.

196

Page 197: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

BALADA

Baladat janë krijime letrare epiko-lirike ku rrëfimi i autorit ndërthuretme ndjenjat e tij të brendshme. Nëse te poemat epike temë kryesore ështëtema heroike, në balada temë kryesore është jeta shoqërore dhe zakonetmorale. Edhe në balada shfaqen mjaft shpesh elementet fantastike.

Ky lloj letrar është zhvilluar me sukses në letërsinë tonë popullore.Janë të shumta baladat si në krijimtarinë gojore, ashtu edhe në atë të shkru-ar.

Të njohura janë baladat "Gjergj Elez Alia", "Hasan Aga dhe ÇikaPotureshë", "Konstantini vogëlith" (ose Halil Garria apo Motra me nëntëvëllezër, "Aga Ymeri" etj.). Nga letërsia jonë e shkruar mund të përmendimkrijimin letrar “Zolejka” të Çajupit.

HASAN AGA DHE ÇIKA POTURESHË

I lshoj vjetat djali me kullotë,E po i çon nëpër mëhallë,N'Potur mëhallë m'i ka çue,Me ni çikë potureshë o besatue:"Bashkë me mue ti ke m'u martue."Nji Haxhuze i ka diftue:"Myzhde, djali t'u kish martue!"Nana e Hasan Agës na ish idhnue:Nuk asht nana n'zor për çikën potureshëndër beglerë kam me e martue"Ndër beglera ndër agallarë,E ka nana nji për mallë". Daja i vet aty ish kanë:"Pse, bre nip, ashtu po ban,Ndër poturë, qysh, nusen me zanë."Daja e vet shka i kish thanë: "Ty nusën, bre nip ta kam zanë." Hasan Aga shka i kish thanë: "Kam dhan' besën n'din e iman, S'muj me marrë un' tjetër kan!" Daja Hasan Agës shka i kish thanë:"Ti budallë mos u ban!Na ty nusen ta kem zanë Ta kem zanë, kem' me t'martue Edhe darkën me ta marue". Hasan Aga ish kan' idhnue:"Pse, dajë, ktahën me ma ba mue?

197

Page 198: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Edhe krushqit i ka thirr me shkueDasëm po don me marue"Kan shku krushqit nusen ja kan pru.Hasan Aga fort ish kan' sertnu"Hajde Hasan, dhandër me t'çu!"Hasan Aga dhandër s'po don me shkuJan' shku nuses me i kallxue:"Ka dhanë besë tjetërkund". Qaty nusja tha: "Medet për mue!" Sahati gjashtë koka shkue: Hala dhandri s'asht me shkue Me zor daja ma paska çue. Hasan Aga dhandër kur ka shkue,Ish ndal' n'sobë me u kujtue...Qaty nusja e kish qortue:"Hasan Aga shka je idhnueE s'po flet aspak me mue? A po t'dukna e keqe unë, Apo tesha pak t'kam prue?""Boll tesha më paske, prue.Boll e mirë paske qillue, Kam dhan' besën tjetërkujt."Qaty gruja i kish kallxue: "Rrogtaricë kam me t'u marue,Ki me e marrë edhe at' grue;S'po t'thom un' besën lene." Hasan Aga shka kish marue, "Hiq bre grue s'muj besën m'e lshue,Kam dhan' besën tjetërkuj."Kush n'atë odë nuk kish qillue.Nji letër po don me shkrue. Gishtin e vogël e kish shkurtue Me qat gjak letrën e ka marueEdhe grues i kish kallxue:"Kur t'vij nana me m'thirr mue,Për prozore letrën nanës me ja lshue."Hasan Aga shka kish marue:Thikë, vetit m'i ka mshue, N'at vend jetë paska nrrue.Nana e Hasan Agës koka çue,N'der t'Hasanit paska shkue:"Çou bir, mos pritsh m'u çue!S'dojshe dhanër mramë me shkue."Qaty nusja n'prozore asht ofrue: "Paja, nanë, me të kallxue,- Merre qit letër!" - n'dorë ja ka lshue.

198

Page 199: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

E merr letrën nana diku me knue,E merr letrën te hoxha ka shkue.E merr letrën hoxha me knue,Nanës Hasan Agës i ka kallxue:"Djali yt jetë paska nrrue. Me zor dhandër e kini çue:Daja n'çafë m'ka marrë mue."Qaty halla shka kish marue:"Haj medet, pa djal kam mbet' unë!"Të tanë krushqve, me u kallxue:"Asnji, krushk, n'shpi mos me shkue,Me tupana te vorret me m'çue,Se me çikë t'begut m'kanë martueEdhe besën ma kanë prish mue."Qaty krushqit shka kanë marue:"Të tanë krushqit hoxha i ka tubueEdhe letrën ua ka knue:"Kah Potur mahalla mue me m'çue,besën peng mos me ma lanë mue!"-Qashtu n'letër e kish pas' shkrue.Me tupana tue bumbullue, Kangatar't kanë shkue tue knue,Me xheneze kah Potur mahalla kanë shkue.N' Potur mahall kur kanë dalë,Paskan ra n'qat mahallë,Çika potureshë krushqve para ju kish dalë.Bajraktari ish kan' i parë;Bajraktarit çka m'i ka thanë: "Bajraktar po t'lutna tash me u ndalë! Du ta shof, tha, qeket djalë; Sebep meje jetën e ka dhanë;S'desh me lan', din e imanë,Edhe unë mbas tij s'kam me rrnue!"Çika thikë vetit i paska mshue, Edhe çika jetë paska ndrrue,Amanet ju paska lan':"Ngatangat vorret me i marue!" Nanës Hasan Agës i kanë kallxue:"Ngatangat n'dhe po don me i lshue."Nana e Hasan Agës shka po ban,Ni amanet me gojë e kish lan'Me gojë t'vet e kish kallxue: "Ndërmjet t'dyve n'dhe me m'lshuem Veç ngatangat ata mos me i afrue." Tri vorre i paskan marue,ndërmjet t'dyve plakën e kanë lshue

199

Page 200: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Trandafilat te kryet' u kan bi. Edhe kaça ndërmjet u ka çelë. S'po i le gjylet, medet me u përpjekë.

FJALOR

haxhuze - plakë e keqe rrogtaricë - shërbyese në një familje, shërbëtoreprozore - dritare myzhde - lajm i gëzuar sebep - shkak

PYETJE DHE DETYRA

�Cila është tema e baladës "Hasan Aga e Çika Potureshë"?�Cilat shtresa shoqërore prezantohen në këtë baladë?�Pse lindi konflikti?�Çka përfaqëson Hasan Aga e çka nëna e tij?

TË SHPREHURIT KRIJUES

�Dëgjoje këngën e "Hasan Agës" dhe shkruaje tekstin e saj.�Krahasojeni tekstin e dhënë në libër me tekstin e këngës që e ke

shënuar ti.

200

Page 201: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

NJOHURI PËR DRAMATIKËN

Veprimet dramatike e japin jetën nëpërmjet dialogëve, monologëve dheveprimit të personazheve. Ne këto vepra mungon fjala e autorit. Vendin e saje zë gjuha e personazheve (dialogu, monologu).

Dramat, zakonisht, kanë në qendër një konflikt të vetëm, kurse, kon-fliktet e tjera janë të dorës së dytë, i shërbejnë zgjidhjes së konfliktit kryesor.

Këto vepra shkruhen për t'u shfaqur në skenat e teatrit, prandaj duhettë plotësojnë disa kërkesa, si: të mos zgjaten më shumë se dy orë, ngjarjet tëjenë shumë të përqendruara dhe të paraqiten sikur zhvillohen para syve tëshikuesit, në kohën e tashme.

Personazhet vendosen përballë njëri-tjetrit. Veprat dramatike ndërto-hen me akte, skena ose pjesë.

DIALOGU DHE MONOLOGU

Në veprën dramatike kompozicioni është më i ndërlikuar. Aty mbi-zotëron dialogu dhe monologu, si formë e të shprehurit të aktorit.

Dialog është bashkëbisedimi që zhvillohet ndërmjet dy personazheve,ndërsa monolog quhet biseda që e zhvillon një personazh duke folur mevetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve në një shfaqjeteatrale.

Në vijim po japim një monolog dhe një dialog nga komedia "Koprraci" eMolierit.

KOPRRACI - Komedi -

(akti IV, skena VII)Harpagoni është fajdexhi i pasur dhe koprrac i jashtëzakonshëm.Kleanti, i biri, në bashkëpunim me shërbëtorin e tij, marrin arkën meflorinj. Harpagoni bëhet si i marrë dhe thërret komisarin e policisë përzbulimin e hajdutëve.

Personazhet kryesore në këtë pjesë:Harpagoni (koprraci) - i ati i Kleantit dhe Elizës

201

Page 202: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Kleanti - i biriEliza - e bijaKomisari i policisë etj.

Monolog

HARPAGONI - (thërret që nga kopshti dhe del në skenë pa kapelë).Hajdutët! Hajdutët! Vrasësit! Kriminelët! Oh! I mjeri unë! Drejtësi, o Zoti drejtë! Më fikën, më vranë, më prenë kokën, më vodhën paratë e mia!Kush m'i ka marrë? Ç'u bë? Ku është? Ku fshihet? Si mund ta gjej? Kutë vete? Ku të mos vete? Mos është atje? Mos është këtu? Kush je ti? Qëndro! Paratë!Paratë, i poshtër!... (Zë krahun e tij). Oh, jam unë! M'u prish mendja s'diku jam, cili jam e ç'po bëj. Oh, paratë e mia të gjora, miqtë e mi të dashur! Më lanë pa ju. Tani që ju rrëmbyen prej meje, e humba mbështetjen, ngushëllimin, gëzimin; të gjitha mbaruan për mua; s'mëduhet më jeta; pa ju është e pamundur të rroj. Kaq ishte, më la fryma,po vdes, vdiqa, më varën. S'ka ndonjë zemërbardhë që të më ngjallë, tëmë kthejë verdhushkat e mia të dashura, ose të më thotë kush m'i kamarrë? E? Si thoni? Asnjë s'ka? Kushdo që ma bëri gjëmën, mirë ma gjeti rastin; zgjodhi tamam kohën kur i flisja atij të mallkuarit djalë. Tëdal. Të vete në polici, t'i them t'i shkojnë në hell të gjithë të shtëpisë, me shërbëtorë e shërbëtore, me djalë, me vajzë, more dhe mua vetë. Sanjerëz qenkan mbledhur! Kujtdo që i hedh sytë, më bën të dyshoj, të gjithë më ngjajnë me hajdutin që më vodhi. Ej! Për cilin flisni atje tej?Për atë që më vodhi? Çfarë zhurme bëhet atje lart? Mos është atje hajduti? Amani, kush e di ku është futur, i lutem të ma tregojë! Mos është fshehur aty në mesin tuaj? Më vështrojnë të gjithë dhe qeshin. Keni për të parë, edhe ata kanë gisht në vjedhjen që më është bërë patjetër. Hajde, shpejt, komisarë, xhandarë, gjykatës, litarë, trarë, xhelatë! Të gjithë t'i varin, të gjithë: dhe sikur të mos i gjej paratë e mia,do të varem edhe vetë pastaj.

* * *Dialog

KOMISARI - Ma lini mua në dorë. Ai është zanati im. U regja në këso punësh.S'është e para herë që po merrem me zbulimin e hajdutëve dhe do të isha bërë pasanik i madh sikur të kisha aq thasë nga një mijë franga sa njerëz kam varur.

HARPAGONI - Të gjithë gjykatësit të interesohen për shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe, në qoftë se nuk m'i gjejnë paratë e mia, do të

202

Page 203: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

kërkoj drejtësinë e drejtësisë.KOMISARI - Duhen bërë gjitha hetimet e nevojshme. Sa para kishit në arkë,

thatë?HARPAGONI - Dhjetë mijë florinj, të numëruar një për një.KOMISARI - Dhjetë mijë florinj?!HARPAGONI - Dhjetë mijë florinj.KOMISARI - Vjedhje e rëndësishme.HARPAGONI - S'ka torturë që mund ta lajë këtë krim kaq të madh dhe, sikur

të mos i jepet dënimi i merituar hajdutit, s'ka siguri më as për gjërat më të shenjta.

KOMISARI - Në ç'monedhë ishte kjo shumë?HARPAGONI - Në flori tingëllues.KOMISARI - Cilin dyshoni për këtë vjedhje?HARPAGONI - Të gjithë! Dua të arrestoni e të burgosni qytetin me gjithë

rrethet. KOMISARI - Po të më dëgjoni mua, nuk duhet të inatosim asnjeri, po të

mundohemi me të urtë e me të butë të shtiem ndonjë provë në dorë, që të mundim të veprojmë pastaj me anën e forcës dhe të kërcënimit për t'i gjetur gjithë paratë që ju kanë vjedhur.(Kleanti i jep arkën me florinj me kusht që Harpagoni të heqë dorënga marrëzia e tij për t'u martuar me Marianën).

Molieri

Shënim

Kjo pjesë është marrë nga komedia "Koprraci" e shkrimtarit të madhfrancez Molier, emri i vërtetë i të cilit ishte Zhan Baptist Pokëlen (1622-1673).

Përmes skenave me humor të goditur, Molieri demaskon koprracinë qëshkatërron shpirtin e njeriut.

FJALOR

koprrac - ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë;ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar.

gjëmë-a - fatkeqësi e madhe, e keqe e madhe xhelat-i - vrasës, mizor, ai që pret kokën e njeriut u regja - u mësova, u kalitahetim-i - zbulim, vëzhgimi me kujdes për të zbuluar diçkat'i shkojmë në hell - t'i mundojmë shumë, t'i vrasim në mënyrë të egër kanë gisht - kanë pjesë në një veprim, kanë dijeni

203

Page 204: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

- Si e jep autori gjendjen e koprracit, kur kupton se e kanë vjedhur?- Pse autori përdor një varg pyetjesh? - Si ndikojnë ato te lexuesi ose te shikuesi i komedisë?- Si e kuptoni shprehjen e koprracit: "Tani s'më duhet më jeta"? - Ç'tregon çasti kur koprraci zë krahun e tij dhe pandeh se kapi hajdutin?

PËR TË QESHURPËR TË QESHUR

MËSUESI: Në fjalinë “Hajni është arrestuar”, ku është kryefjala?

NXËNËSI: Në burg, zoti mësues.

204

MOLIERI (1622-1673)

Zhan Batist Molier është komediografi më imadh francez. Në moshën 20-vjeçare doli në skenë dheu çmua si aktor komik. Më 1643 formoi teatrin e vet"Molier", në skenën e të cilit u luajtën me sukses kome-di dhe tragjedi të ndryshme.Ka shkruar shumë komedi, nga të cilat më të njohurajanë: "Tartufi", "Mizatropi", "Koprraci", "Don Zhuani","Borgjezi xhentëlmen", "I ligu për mend" e të tjera.

Veprat e Molierit kanë rëndësi mjaft të madhe sipër letërsinë franceze ashtu edhe për letërsinë botërore.Është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në letërsinëshqiptare është imituar nga Çajupi, Fishta e shkrimtarë

të tjerë komedish.

Page 205: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

��DETYRË

Lexojeni pjesën në vijim. Ky është një fragment nga tragjedia "Romeo eZhulieta" e Shekspirit. Përcaktojeni cila pjesë është dialog e cila monolog.

SKENA III Qeli e Fratit Laurens. Hyn FRATI LAURENS me një shportë.

FRATI LAURENS: Pas natës së vrenjtur, qesh mëngjes' i zbehtë.Kur drita larushon nga lindja retë;Dhe cip' e zezë zbardhet bëhet ditë Nga zjarri i Titanit që sjell dritë. Pa dalë dielli erën të përçajë, Të zgjojë ditën, vesën të na thajë,Barishte do të mbledh me helm të fortë,Dhe lule për ilaç në këtë shportë.Ky dhé, q'ësht' nënë, ësht' dhe varri ynë Pra gropë varri qënka mitra jonë, Kjo mitër, lloj-lloj hijesh na ka dhënë Që thithin gjin' e tokës për të ngrënë.Disa fëmijë plot virtyte kanëAsnjë nuk është bosh, po njësh nuk janë.Oh! Fuqiplotë ësht' hiri që qëndron,Përmbi çdo bim' e gur që na rrethon,Se s'ka asgjë të ligë a të kotë,Që s'bën asnjë shërbim në këtë botë,Po dhe një gjë e mirë na bën keqKur shtrëmbër e përdorim dhe për dreq. Virtyti, kur e nxin, në ves ndërron Dhe vesin pun' e mir' e zbukuron. Kështu edhe kjo lule e uruar Nën luspë ka një helm për të shëruar.Në qoftë se i merr erë ta ka ëndaPo n'e shijofsh me ndjenjat humb dhe mëndja.Dhe tek njeriu luftojnë dy fuqiraDy mbretër hasmë: E liga dhe e mira.Dhe kur ai m'i ligu na fiton,Sakaq bimën sëmundja e shkurton.

(Hyn ROMEUA).

ROMEUA: Mirëmëngjesi, uratë!FRATI LAURENS: Paç uratën!

Ky zë i ëmbël ç'është që me natë?

205

Page 206: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

O bir që kaq shpejt më ke munguarDo kesh një hall të madh të paduruar.Meraku vjen kur plaket ca njeriu,Kur vjen ai dhe gjumi shkon vetiu;Po trurin e shkujdesur të rinisë,E ruan gjum' i art' i qetësisë.Prandaj, mëngim' i yt më siguronSe një merak i madh të çqetëson.Ose, t'i shtie shenjës ca më mirë,Në shtrat ti sonte fare nuk je shtrirë.

ROMEUA: Tamam, po sonte isha m'i qetuar.FRATI LAURENS: O Zot! Tek Rozalina paske shkuar?ROMEUA: Oh jo, imzot atë e kam harruar

Dhe dhëmbja që më sillte m'është shuar.FRATI LAURENS: Pra thuaj ku e shkove këtë natë?ROMEUA: Ja ku ta them pa pyetur më gjatë.

Tek hasmi isha mbrëmë në gostiKur rashë në një tjetër dashuri. Si unë u plagos edhe ajo Prandaj si shenjt, na ndih e na shëro.Për' të, uratë, s'kam ndonjë mëriDhe lutjen për të dy e bëj tani.

FRATI LAURENS: Shpjegom biro punën pa e zgjatur.Se ndjesë s'merr përveç nunosj' e hapur.

ROMEUA: Ta them pra hapur, zemrën me të parëE bij e Kapuletit ma ka marrë.Si zemr' e saj dhe e imja u bashkuan. Të gjitha, veç kurorës, u mbaruan. Tani ta them më mirë, duke shkuar Se ku dhe kur dhe qysh jemi takuarDhe si këmbyem fjalë zumë dorë;Po vetëm, zot, që sot na ver' kurorë.

FRATI LAURENS: O Zoti Krisht! E ç'është ky ndryshim?

206

Page 207: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

LLOJET E DRAMËS

Llojet kryesore të gjinisë dramatike janë:

a) tragjediatragjedia, b) komediakomedia dhe c) dramadrama.

TRAGJEDIA

ANTIGONASkena e tretëPersonazhet: Kori, Antigona, Kreoni, Rojtari, Ismena

KREONI(Duke iu drejtuar Ismenës)Moj ti, që më thithnje fshehurazi gjakun,strukur si nepërkë brenda në shtëpi!Si nuk e kuptonja se dy veta mbanja,dy armiq të fronit, dy armiq të mij?Haj tashti më thuaj: në këtë varrimpate gisht dhe ti, apo do mohoshe me be do thuash se s'di gjë prej gjëje?

ISMENANë më jep kjo lejë, thom se edhe unëasaj i ndihmova në këtë varrim;e pra edhe unë jam bashkëfajtore.

ANTIGONAKëtë drejtësia nuk do ta lejojë;se as ti s'ke dashur as unë s'të mora bashkëpunëtore.

ISMENAUnë turp s'e quaj, kur ti ke mjerime,të lundrojmë bashkë në det plot rreziqe.

ANTIGONAHadi m'ata poshtë dinë kush e bëripunën e varrimit; unë nuk e dua,nuk e dua mikun që vetëm me fjalë tregon dashuri.

ISMENAMos, të lutem motër, mos më ler pa nder;më lejo të vdesim që të dyja bashkë

207

Page 208: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

e kështu dhe unë të nderoj vëllanë.ANTIGONA

Një gjë që s'ke prekur, si qënka e jote?S'është aspak nevojë të vdesësh dhe ti;mjafton vdekja ime.

ISMENAJeta më për mua ç'shije do të ketë,po qe se do mbetem, do të jetoj pa ty?

ANTIGONAPyete Kreonin; e ke kujdestar.

ISMENAPse më ndez me fjalë nga të cilat tis'ke ndonjë fitim?

ANTIGONAVërtet qesh me ty, porse me sa helm!

ISMENAThuaj: a do të mund të të jap një ndihmë,qoft' edhe tashti?

ANTIGONAShpëto jetën tënde; nuk të kam zili.

ISMENA Oh e mjera unë! Pse të mos e kem fatin tënd dhe unë?

ANTIGONATi ke zgjedhur jetën, kurse unë vdekjen.

ISMENA Po unë të thashë ç'kisha për të thënë,

ANTIGONA Ca të quajnë ty, ca mua të urtë.

ISMENASidoqoftë fajin të dyja e kemi.

ANTIGONAMos u bëj merak, se ti je e gjallë,ndërsa shpirti im ka vdekur prej kohe;po dobi kjo vdekje të vdekurve u sjell.

KREONI Nga këto dy vajza njëra tani çmendet;Kurse ajo tjetra, qëkur është lindur.

ISMENA Ndër mjerimet, mbret, mëndja nuk mbetet ashtu siç ka mbirë, porse ikën, zhduket.

KREONIPa dyshim menç dole, mbasi me të liqtëke bërë dhe ti punëra të liga.

ISMENA Si mund të jetoj, pa ditur këtë.

208

Page 209: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KREONIA! Këtë?Mos e zër në gojë, zëre sikur s'është.

ISMENASi? Mendon të vrasësh nusen e tyt' biri?

KREONIKa të tjerë brazda që mund të lërohen.

ISMENAPo s'mund të ujdisin si këta të dy.

KREONIUnë gra të liga kurrë s'marr për djemtë.

ISMENAEmon fort i dashur! Sa të fyen yt atë!

KREONIShumë më mërzit ti dhe kjo martesë.

KORIVërtet ke vendosur t'ia rrëmbesh t'yt biri?

KREONI Po këtë martesë Hadi do ta prishë.

KORIU vendos, si duket, vdekja e kësaj.

KREONIAshtu them dhe unë! porse s'duhet zgjatur;shpjerimi, shërbyes, brenda në pallat.Lidhini, të lira mos i lini fare;se edhe guximtarët mendojnë të ikin,kur e shohin vdekjen fare pranë tyre.(Të dy motrat i shpiejnë brënda në pallat,

(Kreoni qëndron)Sofokliu

FJALOR

nepërkë - gjarpër helmues me kokë të shtypur në formë trekëndëshimjerim - fatkeqësizili - inat të ligj - të dobët, të këqij

INTERPRETIM

Ky fragment është shkëputur nga tragjedia "Antigona" e shkrimtarit tëvjetër grek, Sofokliut. Zhvillimi i subjektit bëhet me një gjallëri e qartësi qërrallë mund ta gjesh në tragjeditë e tjera.

209

Page 210: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Kreoni mundohet ta mbështesë urdhëresën e tij të rreptë mbi argu-mente jo të vërteta, si ato që përdorin njerëzit e kategorisë së tij, d.m.th.njerëzit krenarë dhe brutalë. Thotë me plot gojën se i thirri njerëzit nga Tebapër t'u këshilluar gjoja me ta, por kjo është vetëm një maskë që përdori përta mbuluar vendimin e tij të egër, meqë kur mblodhi Këshillin e pleqve, vendi-mi ishte marrë dhe urdhëresa kishte dalë.

PYETJE DHE DETYRA

�Cili është personazh pozitiv në këtë tragjedi?�Si e gjykoni veprimin e Kreonit?�Si e vlerësoni veprimin e Ismenës? �Si përfundon fragmenti?�Si do ta kishit përfunduar ju këtë tragjedi?

Shpjegim

Vepra "Antigona" e Sofokliut është e llojit të gjinisë dramatike që quhettragjedi.

Tragjedia është lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra, të cilat për-shkohen nga tragjikja dhe kanë në bazë një konflikt të brendshëm ose njëhero tragjik. Pra tragjedia përfundon në mënyrë të dhembshme me vdekjen eheroit. Ndër tragjeditë më të njohura janë tragjeditë e letërsisë antike, trag-jeditë e Shekspirit etj.

Në letërsinë shqipe të Rilindjes Kombëtare ka pasur ndonjë përpjekjepër të shkruar tragjedi, si për shembull dallohet Çajupi me tragjedinë "Burrii dheut", Mihail Grameno me "Vdekja e Piros" etj. Në letërsinë e sotme shqipeky lloj i gjinisë dramatike është shumë pak i lëvruar.

210

Page 211: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KOMEDIA

KATËRMBËDHJETË VJEÇ DHËNDËR

211

TANAÇ'bën ashtu, moj Kote?

KOTES' është puna jote.

TANAMoj, mos je e marrë? Kam ardhë më parë.

KOTES'mund të rri këtu, Kam të tjera punë, po hiqu nga unë!

TANAÇ'thotë kjo murtajë!

KOTEUjku të të hajë!

TANATutje, moj mandatë! Kam ardhë me natë.

KOTEThuaj si të duash, Se unë do të bluaj.

TANANuk do të bluash, Se unë këtu ç'ruaj?

KOTERuan millonanë, Se kur të ka pranë...

TANAFtu! Moj gojë ndyrë,

moj turi lëtyrë! Ç'e kam millonanë? Kam burrin pranë... Ti ku e ke nderin, që përflet të tjerë? Po gjithë të dinë. Harrove bekshinë? Sa herë të zunë?

KOTEMe bekshinë unë!S'turpërohesh pak, Se je grua plakë!

TANAPlakë? Pa hap sytë, kush është më e ndytë? Je ti për burrë? Ndaj iku i mjerë dhe s'të vjen më kurrë, se i prishe nderë!

KOTEMoj kurvë, moj shtrigë!

TANAMoj grua e ligë!

KOTEMoj sterrë, moj natë!

TANAMoj gojë lopatë!

KOTEMoj bythe e kusisë!

TANA

Tmerr i njerëzisë. KOTE

Na! Porrato paç! Kur kërkon të shaç!

TANATutje moj zagare!

KOTETutje moj murdare!

TANAIk, moj bishtdredhur!

KOTEO moj brashnj e hedhur!

TANAO moj vjerdharake!

KOTEO moj shulanake!

MILLONAIÇ'kini që thërrini, Pak turp nuk kini? Jini kushërira? Silli si të pira! Pse thërret moj Kote?

KOTES'është puna jote...

(Andon Zako ÇAJUPI: fragment nga komedia “Katërmbëdhjetë vjeç

dhëndër")

Pamja e dytë - në mulli(Brenda në një mulli dy gra presin të bluajnë: zonja Tanë dhe zonja Kote. Guri imullirit po kthehet. Duken thasët pranë koshit. Zonja Kote kërkon të bluajë mëparë, por Tana s'e lë).

Page 212: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA1. Ku zhvillohet kjo bisedë?2. Cilat janë personazhet kryesore të këtij fragmenti?3. Cili është personazhi i dorës së dytë?4. Pse zunë të grinden personazhet kryesore?5. Për çka e akuzojnë këto gra njëra-tjetrën?6. Çfarë është komedia?7. Shikojeni një pjesë dramatike dhe pastaj diskutoni për të.8. Fragmentin e dhënë nga komedia “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër"

luajeni në role. 9. Këtë komedi shkruajeni në formë tregimi.

Shpjegim

Komedia është një lloj i lashtë i gjinisë dramatike. Në kohërat antikeajo shfaqej në skenë ku luanin dy-tre aktorë që përdornin maskat për të kri-juar efekte komike.

Karakteristikë kryesore e komedisë është e qeshura. Në komedi pasqy-rohen dukuri shoqërore të shëmtuara dhe të ulta, që vihen në lojë nëpërmjetpersonazheve me vese. Elementet kryesore të saj janë ironiaironia dhe sarkazmasarkazma.

Ndryshe nga tragjedia, që përfundon me dhimbje, komedia zakonishtpërfundon në mënyrë të gëzueshme dhe në të mirën e personazheve pozitivë.

Komediografët më të njohur kanë qenë Aristofani, Shekspiri, Molieri,Gogoli etj.

Një nga komeditë e para të letërsisë shqiptare është "14 vjeç dhëndër"e Çajupit. Komedi të bukura janë edhe "Karnevalet e Korçës" (Spiro Çomor-ra), "Zonja nga qyteti" (Ruzhdi Pulaha) etj.

212

Page 213: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DRAMA

Drama paraqet një konflikt të ashpër, por që gjen rrugëzgjidhje. Ajoparaqet ngjarje tronditëse, që shkaktojnë vuajtje të mëdha shpirtërore.Subjekti është mjaft i përqendruar e i ngjeshur.

Drama e parë origjinale në gjuhën shqipe është "Emira" e rilindësitarbëresh Anton Santori. Më pas ajo u zhvillua nga Fan S. Noli, Çajupi etj.Dramaturgë të njohur të letërsisë sonë janë edhe: Kolë Jakova, Minush Jero,Spiro Çomora, Kasem Trebeshina, Sulejman Pitarka, Ruzhdi Pulaha, TeodorLaço, Ekrem Kryeziu etj.

EMIRA(Kalina u jep ujë dhenve në Krojin e Ftohtë dhe po i këndon nji qingji të

porsalindur, pastaj vjen Emira)

Skena 1KALINA: I lumi ti,Që pa u trëmburKëcen, o shqerr!Qumshtin dhe barinSaher' e doE gjen, e merr:Njerin dhe tjetrin,Kur s'të pëlqen,E lë tek ështëVihe lodronMe bark të ngosur.Plot me hareDitën e shkon.I par' ti leve...EMIRA: Ohi, ndrikull Kalinë, Uh!KALINA: Kush po më thërret?EMIRA: Ndrikull Kalinë!KALINA: Dëgjojmë, dëgjojmë!EMIRA:Ku je?KALINA: Këtu te Kroi.EMIRA: Kur erdhe? Nuk të pashë të zbritshe këtej poshtë.KALINA: S'ka një copë herë që jam këtu. Te ky bar, ja delet po kullosin.

213

Page 214: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

EMIRA: E po si, pa furkë gjënde? Jot ëmë s'të shtërngon të punosh gjithnjë si imja më?KALINA: Ç'thua, diç zotin edhe ti Emirë? Ajo është një kulshedër,që nuk ngopet kurrë. Po t'ish si thotë ajo, do të donte të pregatisja një palë çorape ditën. Çdo herë, kur mblidhemi në mbrëmje, të parën të pyetur që më bën është kjo: Punove sot, apo fjete e shtruar në diell, apo në ndonjë hije? Ku e ke çorapin që ke bërë?Unë rri e qetë se po t'i përgjigjesha edhe një gjysmë fjale, m'atë çast do të zihej lufta.EMIRA: Eh, motra ime, ashtu është bërë jeta, ka më shumë thartira se ëmbëlsira.KALINA: Veçse thuhet se kush vuan më shumë, e kush më pak.EMIRA: Moj po kush e di? Më kujtohet se kur isha, të të them, nja tetë a nëntë vjeç, Tata më shpuri ndër Sheshe, atje tek kishim arën; atje ishin burrat që korrnin. Pasi hëngrëm e pimë mezditë, atje nën hijen e një lisi degëgjërë dhe plot fletë, ashtu siishin, ata zunë të flisnin për mjerimet e kësaj bote dhe, kush duke qeshur, kush duke u tallur, kush duke folur me tamam, për secilin mjerimet e veta ishin më të rënda se të të tjerëve. Kurja ku ja arriu Eremiti i Shën Pantaleut Motëmadhi.KALINA: Motro, mba mënd se ku qëndron, dhe ndjemë se po të pres fjalën, po unë do të të rrëfej një të pësuar me këtë; unë tanijam e madhe.EMIRA: Mëma më tha se ke lindur dy vjet para meje.KALINA: Sa vjeç je ti?EMIRA: Mbaroj tetëmbëdhjetë në muajin që po hyn.KALINA: Popo, ç'thua, moj motër? Unë jam shtatëmbëdhjetë vjeç.EMIRA: Atëhere, në unë jam dy vjet më e vogël se ti, sa vjeç mundtë jem? KALINA: Njëzet vjeç.EMIRA: Ah! Ah! Ah! vjetët u nëmëruakan së prapëthi!KALINA: Ti po më përqesh tani.EMIRA: Jo, pse moj motër?KALINA: Pse po tallesh me mua, sikur dij unë se ç'thashë?EMIRA: Mos u thëntë kurrë! S'dij se si vate që më shpërtheu gazi.Ç'të pësuar do të më rrëfeje?KALINA: Një herë pas të vjelavet gjëndesha me delet brënda në një vreshtë tek Zhurat. Atëhere unë kisha rritur edhe një dhi; ajoishte aqë dëmtare dhe ashtu e djallosur që më bënte të thërrisjae dëshpëruar në çdo çast, ia kishja vënë emrin Xhallmarije dhe më dëgjonte, kur e thërrisja. Po kur i tekej asaj, nuk më përfilltefare. Kur ish në të mira, më rrinte pranë, gjithnjë afër prehërit. Ishim vetëm afër mezit të ditës, nuk pipëtinte asnjë zog; vetëm kumborëza e dashit dëgjohej që bënte tin, tin, tin si ajo që shoqëron të vdekurit. Kur pas dhisë, që kish hyrë në një vreshtëtjetër, u hodha atje brënda për ta kthyer, më vajtën sytë tek një

214

Page 215: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

kasolle, që ishte në një anë, me derë të hapur. Brënda ishte e errët. M'u bë sikur atje tundej një gjë, as unë s'e dij se si, që poe vërente edhe dhija. Fantazija e gjithë m'u ndez përnjëherësh dhe m'u duk një fantazëm nga e cila u trëmb edhe dhija; u lëshova t'ikja me këtë pas të ngatruar nëpër këmbë dhe u pengova, rashë dhe përpoqa e çava hundët tërë gjak në një kërcu. Nga të thirrurat e mija ai më erdhi sipër, që mos pastë tëmirë kurrë!EMIRA: Kush? KALINA: Motëmadhi.EMIRA: E besoj se ta ka ngrirë gjakun, kur t'erdhi sipër me ata sy si zgavra dhe të shkëlqyer, me atë mjekër të bardhë dhe të gjatë gjer në bark, i mbështjellë në gjithë ato livere.KALINA: Unë nuk e pashë, se më kish rënë zali, po kur erdha nëvehte, pashë atë që më kishte lagur faqen me ujë të ftohët dhe më mbante nën hundë një liverez të spërkatur me ca uthull.EMIRA: I ziu s'kish faj.KALINA: Ku di unë a kish faj ajo, veçse që atëherë s'mund ta shoh fare.EMIRA: Po me gjithë këtë në fshat e mbajnë të gjithë për njeri tëshëjtë. Nuk pjell asnjë grua pa mos i sjellë Eremiti ikonën e ShënPantaleut, nuk bëhet asnjë krushqi pa u këshilluar me Motëmadhin; nuk përhapet fara e krymbit të mëndafshit po s'e pat bekuar me dyllin e qirijve të të shejtit Motëmadhi. Shiko se në të gjitha shtëpitë e duan atë.KALINA: Ashtu është moj motër, po qysh atëherë, kur më del përpara, unë dridhem. Dhe më duket sikur ma bën për inat, kur aivjen për të na parë dhe unë nuk jam në shtëpi, ajo dërgon, më thërret dhe më detyron të rrij të dëgjoj ç'thotë ai. Sa pa qejf, e diunë vetë.EMIRA: Po ç'thotë Eremiti, kur vjen në shtëpinë tuaj?KALINA: Unë pak, apo as fare s'ia vë veshin, veçse tek kënga e Pantaleut.EMIRA: Me të vërtetë? e din dhe e thotë ai plak. KALINA: Unë kam mësuar pak nga ajo.EMIRA: A ma mëson edhe mua? KALINA: Atë që dij unë e harroj në mes, moj ndrikull. Unë dij tathom dhe ta këndoj vetëm bashkë me të tjerë.EMIRA: Nuk të besoj, pse të kam dëgjuar kaqë herë kur e këndo-je edhe ti vetë.KALINA: S'është e vërtetë, mos ka qënë ndonjë tjetër.EMIRA: Diç zotin, moj ndrikull! Si s'e njohkam unë zërin tënd nga ai i një tjetre? Nuk të kujtohet ty, kur në muajin e qershoritmblidhje gjethe në Gracian e kur nga maj' e manit këndonje dhei bëje të kumbonin të gjitha ato lugina?KALINA: Popo! si m'iku nga mëndja. Unë harroj shpejt çdo gjë. E

215

Page 216: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

lumja ti, moj Emirë, ç'kujtesë të gjallë që ke!EMIRA: S'është e vërtetë, motër; mua s'më kujtohen as ëndërratmë të forta që shoh.KALINA: Mirë thua, sepse ëndërrat fluturojnë dhe treten si retë të shtyra nga era; po jo të ngjarat dhe të pësuarat që thellohen mirë ndër tru.EMIRA: Të gjithë gjërat.KALINA: Trutë e mija unë nuk e dij se si janë. Kur nuk dua ta kujtoj një gjë ato ma mbajnë gjithnjë përpara syve, po pastaj kure dua ta kujtoj atë gjë, sikur e largon nga unë një frymë e huaj dhe ma humb. Apo e dëgjon, moj ndrikull, atë të kënduar andejlart?EMIRA: Jo.KALINA: Vërja mënden dhe dëgjo. EMIRA: Më ler të mbush kotruvet. KALINA: E dëgjova përsëri. EMIRA: Edhe unë, ç'do të jetë vallë? KALINA: S'e dijmë. Eja të vemi. EMIRA: Thirru deleve edhe ngana. KALINA: Ma jep të ta mbaj këtë kotruve.EMIRA: Jo, motër, se në të paftë jot ëmë, të hedh ndonjë fjalë dheunë nuk dua të dëgjoj fjalë.KALINA: Afër shtëpisë ta jap prapë.EMIRA: Atëherë bej si të duash. KALINA: Pa vështro sa ëmbël këndojnë!

Anton Santori

Shpjegim

"Emira" e Anton Santorit është drama e parë në gjuhën shqipe. Aty tra-jtohet gjerësisht dukuria shoqërore e cubërisë, që Santori e kishte prekuredhe te novelat e romanet. Ngjarjet zhvillohen në fshatin arbëresh ShënKaterinë të Italisë.

Subjekti me pak fjalë është ky: dy vajza fshatare, Emira dhe Kalina,dashurojnë të njëjtin djalë, Mirianin, të cilit i rrah zemra për të parën, po këtëe lakmon edhe bariu i derrave të fshatit, Kallonjeri, njeri pa skrupull, që i vjenrrotull edhe Kalinës.

Veprimi zhvillohet në dy linja, përpjekjet e Fumelit për zbulimin e ban-dave të cubave nga njëra anë, dhe pengesat që i sjell dashurisë së Emirës dheMirianit, zilia e Kallonjerit dhe e Kalinës, nga ana tjetër. Kjo zili e shpie për-para veprimin. Si kallauz i cubave, Kallonjeri i shtyn ata t'i djegin kasollen et'i mbytin bagëtinë Mirianit, orvatet të rrëmbejë edhe Emirën, po s'ia arrin

216

Page 217: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

qëllimit (se vajzën e shpëton vëllai i Mirianit, Albenci). Ky gati sa nuk e vretKallonjerin, që padit Mirianin me t'anë si bashkëpunëtorë të bandave.

Të dy arrestohen dhe janë gati për t'u pushkatuar, kur intrigantinKallonjer e vrasin vetë cubat për poshtërsitë e tij. Gabimi sqarohet. Mirianime të atin lirohen nga burgu; dhjetë cuba pushkatohen.

Drama mbyllet me një fund të lumtur: vendi shpëton prej grabitjevedhe vrasjeve; Emira dhe Miriani martohen, kështu edhe Kalina me Albencin.Drama frymëzohet nga simpatia e autorit për njerëzit e thjeshtë, nga dhimb-ja për jetën e vuajtur të fshatarëve.

Me realizëm janë pasqyruar rrethanat tipike të jetës së fshatarëvearbëreshë të kohës. Këtu na dalin personazhe të gjalla e të goditura si: Emira,Kalina dhe nënat e tyre.

Në figurën e Emirës kemi tipin e vajzës së thjeshtë të popullit, plot vir-tyte e cilësi të trashëguara nga mjedisi ku u rrit.

Kalina është lozonjare e ziliqare, po në thelb naive e zemërmirë. Një fig-urë e ndërlikuar është edhe Kallonjeri: djalë i ri , i etur për jetë e dashuri, ipashëm, këngëtar i talentuar, por tek ai është tepër i fortë egoizmi që eshndërron në një hipokrit, intrigant të gatshëm të përdorë çdo rrugë për tëarritur qëllimet e veta.

Ljipisia dhe Ligjëresha janë figura të goditura plakash fshatare, të cilatkanë të përbashkët mentalitetin konservator.

Dramën "Emira" e gjallëron humori i këndshëm. Dialogu është izhdërvjelltë dhe ka frymë popullore.

��DETYRË

Lexojeni në tërësi dramën e parë të letërsisë shqiptare "Emira" tëshkrimtarit Anton Santori.

217

Page 218: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RADIODRAMA

Radiodrama është një lloj drame, që nuk shfaqet në teatër, por inter-pretohet nga trupa e aktorëve dhe incizohet në shirit magnetofoni. Ajo trans-metohet përmes valëve të radios.

Meqenëse nuk transmetohet para publikut, ajo ka një strukturë më tëthjeshtë se drama dhe shumë elemente të skenës plotësohen me efekte tëndryshme muzikore e tingullore.

218

Page 219: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

TË SHPREHURIT DHE KRIJIMTARIA

219

Page 220: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DISKUTIMI

Diskutimi dhe biseda

Kur je duke folur me një mik për motin dhe ai të thotë se moti i vrenj-tur e me reshje e mërzit dhe e pengon të shëtitë, ndërsa ti i përgjigjesh se njëmot i tillë për ty është i bukur e interesant e të tjera si këto, në thelb ju nukpo realizoni një diskutim, por një bisedë të rëndomtë.

Diskutimi është tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve që shprehnjeriu rreth një çështjeje që shqyrtohet. Ai është një lloj komunikimi që kry-het ndërmjet shumë personash, të cilët shkëmbejnë opinione për një problemtë caktuar.

Biseda është një shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy a më shumënjerëzve për çështje të jetës së përditshme a të punës.

Diskutimi organizohet për të bindur dikë ose për të informuar të tjerët.

DISA RREGULLA PËR ZHVILLIMIN E DISKUTIMIT

� Çdo njeri, i pranishëm në një diskutim, duhet të përpiqet të marrëpjesë në të e të shprehë mendimin e tij të argumentuar, shkurt e pa përsërit-je.

� Duhet të dëgjojmë me vëmendje të tjerët kur flasin dhe mund tëmbajmë shënime gjatë gjithë diskutimit për çështjet më të rëndësishme të tij.

� Të flasim e të ndërhyjmë në diskutim, kur na jepet fjala nga drejtue-si i diskutimit.

� Nuk duhet t'i ndërpresim të tjerët, kur flasin.� Si rregull, diskutimi duhet të ketë një drejtues, i cili ka për detyrë

të hapë diskutimin e ta drejtojë atë në rrugën e duhur, duke u kujdesur qëdiskutuesit të mos flasin gjatë, të mos dalin nga tema, të flasin me leje dhenë mënyrë të kulturuar.

� Drejtuesi i diskutimit nuk mban qëndrim, pra nuk jep mendimin etij gjatë diskutimit. Ai bën përmbledhjen, jep përfundimet e diskutimit dhe embyll atë.

220

Page 221: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është diskutimi?2. Si duhet t'i argumentojmë mendimet tona në një diskutim?3. Thoni disa nga rregullat kryesore të diskutimit?4. Ç'detyra ka drejtuesi i diskutimit?5. Zgjidhni tri nga cilësitë e mëposhtme që i quani më të rëndësishme përdrejtuesin e diskutimit. Argumentoni mendimin tuaj.

- të jetë i mençur- të jetë i bukur- të dijë të dëgjojë të tjerët- të dijë të ndërhyjë- të ketë para- të jetë i butë- të dijë të vishet- të dijë të merret vesh me të tjerët- të dijë të hajë- të dijë të organizojë punën.

6. Zhvilloni një diskutim për njërën nga temat e mëposhtme:

a) një film i shikuar.b) një ndeshje sportive.c) sjellja e nxënësve të shkollës sonë.ç) suksesi i përgjithshëm në klasë.d) pastërtia e nxënësve dhe e shkollës.

7. Lexoni tregimet e mëposhtme dhe diskutoni rreth tyre.

TË VLERËSOJMË TOLERANCËN

- Mirëmëngjesi, Ilir! Përse u vonove? - e pyeti mësuesi.- Isha me nënën në spital, te babai; është plagosur në kokë.- Po si ndodhi? - pyeti me keqardhje mësuesi.- Na thanë se një djalë deshi të kalonte me vrap para makinës, ndërsa

babai po e ngiste me shpejtësi, sepse po çonte një grua në spital. Djali dhegruaja shpëtuan, vetëm babai u plagos në kokë. Sot do ta operojnë.

- Po, kush qe ai djalë?- Nuk dimë, se iku me vrap.- Për fat të keq, të tillë ka, edhe jo pak, - tha mësuesi me inat.- Ti Ilir, kur të duash, shko tek babai, ke leje nga unë.- Faleminderit! - tha Iliri.Unë isha zbehur. Ballin e mbështeta mbi dorë dhe bëja sikur shikoja

221

Page 222: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

fletoren e detyrave. Zemra më rrihte me forcë dhe nuk kisha guxim as tëktheja kokën nga banka e Ilirit". Po sikur babai i Ilirit të vdesë"?!

Mami m'i dha paratë, megjithëse më kish hequr veshët një natë mëparë për pantallonat dhe u nisa për të dalë. Të dera ndenja një çastdhe u ktheva:

- Mami!- Urdhëro, more bir, ç'ke, s'të dalin paratë?- Më dalin, më dalin, po e di pse i dua?- Ti më the se do të blesh diçka. Ti nuk shpenzon kot.- Do të blej fruta dhe do të shkoj në spital te babai i një shokut tim,

Ilirit.- Po, nga se vuan babai i shokut tënd?- Nga unë! - i thashë me gjysmë zëri.- Ti!? Pse?Mbështeta fytyrën në prehrin e saj dhe, duke qarë, i tregova gjithçka. Kur mbarova, ajo nuk foli, por u ngrit, u vesh dhe dolëm bashkë.Në një krevat pranë dritares, te pavijoni i dytë, pamë Ilirin që po rrinte

pranë të atit kokëlidhur. Kur na pa në derë, i ati i tha Ilirit gjithë gëzim.- Shiko, shiko, më duket se ky është Loni, paska ardhur të më vizitojë!Me të dëgjuar këto fjalë, unë shtanga në vend. Rrushi sa s'më ra nga

duart. S'dija çfarë të bëja. Lashë rrushin në komodinë dhe iu hodha të sëmu-rit në krahë.

- Më fal, xha Petro, më fal! Unë isha ai djali që deshi të kalonte mak-inën. Nga unë e pësove ti.

Ai më përqafoi.Mami filloi ta pyeste për shëndetin, ndërsa unë dhe Iliri dëgjonim dhe

herë-herë shihnim njëri-tjetrin në sy. Me vështrimin e vet të çiltër, Iliri më falipër atë që kisha bërë.

PYETJE DHE DETYRA

1. Diskutoni për veprimin e Ilirit.2. Si do të kishe vepruar ti sikur të ishe në vend të tij?3. Si e vlerësoni veprimin e xha Petros dhe të Lonit?4. Vlerësoni me nota (prej 1 deri në 5), personazhet e tregimit të mësipërm nëbazë të sjelljeve të tyre.

222

Page 223: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

TREGIMI

Lexoni me kujdes tregimin e mëposhtëm dhe diskutoni rreth tij.

NJË NATË NË STAMBOLL

Nata ka mbuluar me krahët e vet Stambollin. Dritat e shtëpive të qytetitpo shuhen njëra pas tjetrës. Në një dhomë, buzë një rrugice të ngushtë, dri-tat nuk shuhen akoma. Është dhoma e punës e një shqiptari të madh.

Nga dritarja e vogël, drita duket ende. Brenda në dhomë ndodhetrilindësi i madh. I rrethuar nga librat, është ulur në një kolltuk të vjetër dheshkruan.... Nga kalldrëmi i rrugës së ngushtë vazhdon të kumbojë zhurma ehapave të zaptijeve. Dinjitoz, i heshtur, i vrazhdë, i brengosur nga të theru-rat e gjunjëve, nga reumatizmi i pashërueshëm, ai vazhdon të shkruajë. Kohëpas kohe e lëshon punën mbi tryezë dhe diku i mbërthen sytë. Ai ëndërrondhe shkruan, shkruan dhe ëndërron.

I mbështjellë në ëndrrën e tij të madhe, ai kaloi dete, male, fusha, bre-gore dhe arriti atje ku ëndërronte kryeqytetin e Shqipërisë së ardhshme nëBelsh. Qëndroi para liqeneve dhe në pasqyrën e atyre ujërave të kristaltasoditi një botë të tërë përmes ëndrrës së vet. Njeriu me mjekër të gjatë dhe tëthinjur para kohe shikonte me sytë e mendjes atë që sot e shikojmë me sytëe ballit. Ai e dinte se ëndrrat e tij s'mund të qëndronin ëndrra; ai e njihtefuqinë shpirtërore të popullit shqiptar, zotësinë e tij, talentin e tij, vetëmo-himin e tij dhe, mbi të gjitha, trimërinë e tij legjendare.

Në ato ujëra të kristalta ai soditi Shqipërinë, të lirë, pa shtypës papushtues, pa të ligj. Ai kundroi universitetin ku hynin e dilnin mijëra djem evajza me libra në sqetull. Ai aty pa si në pasqyrë minierat nga të cilat rridhninlumenj nafte dhe sere, ai pa male plot me krom, hekur e nikel.

E tërë Shqipëria aty ishte. Dhe u mahnit. Një lot shkau si një rubin ngasytë e tij, çau përmes rrudhave të asaj fytyre, u rrokullis në ujërat e kulluaratë liqenit e një valëz uji e rrethoi atë lot. Ai buzëqeshi. Ndofta pas kaq e kaqvitesh ishte e para buzëqeshje që zbukuronte fytyrën e tij. Një valëz u përplaslehtas në breg dhe me zhurmën e vet, ndoshta përshëndeti rilindësin e madh.

U zgjua nga ëndrra, erdhi në vete, fërkoi sytë me duart e veta dhe duartiu qullën. Kishte qarë.

Drita e zbehtë e llambës me vajguri vazhdonte të përpëlitej dhe hapatritmikë të rëndë të zaptijeve dëgjoheshin që nga jashtë. Ngriti pakëz kokën,hodhi sytë rreth e rrotull dhe i mbërtheu me mallëngjim mbi librat që errethonin nga të katër anët. Ndoshta desh t'u jepte lamtumirën e fundit. Moripërsëri penën, por pena për herë të parë nuk iu bind dhe i shkau nga dora.

E uli kokën mbi libër, po sytë iu veshën, fytyra iu zbeh, mjekra iudrodh. Pena pret një dorë që të lëvizë, por dora s'lëviz më. Dhe boja u tha mbilibër. Vdiq mbi libra, i rrethuar nga libra, si trimi në fushën e betejës me armënë dorë.

Sipas Nonda Bulkës

223

Page 224: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Njerëzit, në komunikim me të tjerët, mund të tregojnë përjetimet e tyreose ngjarje të ndryshme, por këtë nuk mund ta bëjnë të gjithë në mënyrëartistike. Tregimi është një krijim artistik që i kushtohet një ngjarjeje tëveçantë pa përmendur me hollësi se çfarë ka ndodhur përpara dhe pas kësajngjarjeje.

Tregimi është një tekst që ka tri pjesë themelore: hyrjen, zhvilliminhyrjen, zhvillimine përmbajtjes e përmbajtjes dhe mbylljenmbylljen.

Tregime kanë shkruar shumë autorë shqiptarë. Ndër më të njohuritjanë: Migjeni, Ramiz Kelmendi, Abdylazis Islami, Konstantin Kristoforidhi,Naim Frashëri, Mitrush Kuteli, Anton Pashku, Vath Koreshi, Teodor Laço,Zija Çela, Dritëro Agolli, Naum Prifti, Murat Isaku, Rexhep Zllatku, KimMehmeti etj.

STRUKTURA E TREGIMIT

Tregimi, si një krijim letrar, përbëhet nga disa elemente kryesore:

- përmbajtja (fabula),- shtresa kuptimore (lidhjet që krijojnë fjalët me njëra-tjetrën),- personazhet dhe- skema.

Në hyrje paraqiten fakte që u përgjigjen pyetjeve ku? kur?ku? kur? dhe kush?kush?Në zhvillimin e përmbajtjes paraqitet ngjarja kryesore, ndërsa në mbyll-

je jepet përfundimi i tregimit.

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është tregimi?�Cilat janë elementet kryesore të tregimit?�Lexojeni edhe një herë me vëmendje tregimin e dhënë më sipër dhe gjenihyrjen, zhvillimin dhe mbylljen e tregimit.

SI TË SHKRUAJMË NJË TREGIM?

�Përpara se të filloni të shkruani një tregim, duhet të përcaktoningjarjen më të rëndësishme që do të tregoni.

�Hyrja e tregimit duhet të jetë e përshtatshme, me fakte dhe hollësi qëlidhen me vazhdimin dhe me fundin e ngjarjeve.

�Përpiquni që, me fjalët tuaja, të bëni një paraqitje të plotë dhe të

224

Page 225: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

saktë të saj.�Jepni të dhënat ose faktet e nevojshme në mënyrë që lexuesi të kri-

jojë një ide të qartë për atë që ka ndodhur.�Duhet pasur kujdes për ta mbajtur të gjallë kureshtjen e lexuesit për

tregimin, disa të dhëna duhet të mos i tregojmë.�Tregimi është një tërësi ku tri pjesët e tij janë të lidhura njëra me

tjetrën.�Gjuha e tregimit duhet të jetë e zgjedhur, e saktë dhe tërheqëse.

TË JEMI TOLERANTË

Konfliktet kanë shoqëruar njerëzimin gjatë gjithë historisë së tij.Shpesh ato janë bërë shkak i grindjeve të ashpra. Mjafton të kujtojmë dyluftërat e mëdha botërore që i sollën botës dëme, apo edhe konfliktet e brend-shme nacionale të pranishme në një shoqëri multietnike.

Aty ku konfliktet janë zgjidhur me tolerancë, përmes dialogut të hapur,shoqëria ka ecur përpara. Kurse jotolerenca është një ngërç i madh që zë nëfyt zakonisht komunitetet e paemancipuara njerëzore.

Kështu, në jetën e përditshme shpesh njerëzit ndodhen përballë kon-flikteve e keqkuptimeve të ndryshme. P.sh.: - Albani mendon se mësuesi nuk e ka vlerësuar drejt detyrën e tij në anglisht.- Andi do të mbajë në shtëpi një këlysh, por prindërit nuk e lejojnë. - Dorina kërkon të shkojë në disko, por nëna nuk është e një mendjeje me të.- Klajdi i vogël kërkon të shikojë filmat vizatimorë, por Inës, motrës së tij tëmadhe, i pëlqejnë telenovelat.

Kështu mund të vazhdonim me dhjetëra e dhjetëra konflikte të tjera. Mënjanimi i konflikteve bëhet vetëm me tolerancë, duke shpjeguar së

pari shkaqet e vërteta të tyre.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është toleranca sipas mendimit tuaj? Po e kundërta e saj, ç'është?2. Ç'janë konfliktet e si mund të zgjidhen ato?3. Si quhen ata njerëz që grinden?4. Diskutoni rreth konflikteve a grindjeve të ndryshme në jetën shkollore.

Flitni si i keni zgjidhur ato.5. Zhvilloni një bisedë rreth konflikteve multietnike dhe përpiquni të jepni

mendime se si mund të zgjidhen ato.6. Shkruani një bisedë që të paraqesë një konflikt ndërmjet dy njerëzve.

225

Page 226: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RITREGIMI

Të ritregosh do të thotë të përsëritësh me fjalët e tua (me shkrim oseme gojë) një pjesë të lexuar ose diçka të parë apo të dëgjuar.

Lexoni tregimin:

UJKU

Isha vetëm në mes asaj lugine anës Devollit të mbuluar me dëborë.Ndoshta kishte edhe të tjerë që ecnin si unë, po as i njihja, as ndieja. Ishaatëherë 13 vjeç, po kisha një trup të gjatë dhe krahë të fortë. Kthehesha nëfshatin tim nga shkolla, që mbante ndonjë orë larg. Trastën e librave e kishahedhur në qafë dhe, me opingat e lidhura me gjalmë leshi, çaja dëborën qëkërciste si kripë e thatë. Kur iu afrova dy lisave të mëdhenj, ndjeva njëulërimë të largët, që i ngjante ulërimës së një qeni të llahtarshëm.

Ndala dhe zemra më rrahu. Shikova diku në kodër dhe preva për njëçast frymën.

- Ujk! - thashë.- Sytë e mi vanë në dy

lisat e mëdhenj.- Vrapo! - i thashë vetes.- Dhe iu qepa lisave bin-

jakë, se kisha dëgjuar që, kurderdhen në dimër ujqit, e mirae të mirave është të hipësh nëndonjë pemë për t'iu shpëtuardhëmbëve të tyre të mprehtë.

- Shpejt! Era frynte dhe degët e

lisave të mëdhenj vërshëllenin,po tani e ndjeva veten më tësiguruar se atje poshtë nëdëborë. Dhe, megjithëse ishalart dhe e ndjeja se asgjë e keqe nuk mund të ndodhte, m'u drodh zemra dhedhëmbët filluan të më kërcitnin.

Poshtë meje, fare pranë, dy metra afër këmbëve, vinin vërdallë pesë ujq.Dy ishin më të mëdhenj dhe tre më të vegjël, që u shëmbëllenin këlyshëve tënjë bushtre. Ai më i bëshmi dhe më i egri duhet të ishte i ati i tre të vegjëlve,kurse ajo më e dobëta dhe më e holla, që rrinte pranë të vegjëlve, patjetërishte e ëma. Ujku, i ati i këlyshëve, herë pas here e ngrinte kokën nga unëdhe mua më dukej se i kërciste dhëmbët. O, sa ishte ajo koka e tij. Ajo ishte shumë më e madhe se e qenit. Balli ishte i gjerë dhe qafa e trashë e mbulu-ar me një lesh të murrmë, që i rrinte si një jakë e trashë.

226

Page 227: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Veshët qëndronin të ngritur lart e dukeshin sikur dëgjonin gjithçka qëbëhej rreth e qark, dëgjonin edhe të rrahurat e zemrës sonë. Po sytë? Sishkëlqenin ata me një dritë si të verdhë, me një dritë të frikshme! Dy herë m'inguli ai ata dy sy dhe ajo dritë e verdhë për pak sa m'i mori mendtë, po umbajta.

- Mos u tremb. Ai nuk mund të ngjitet. Shtrëngohu pas degës! - ithashë vetes.

Ndërsa ujqit e vegjël hidheshin nëpër dëborë dhe luanin me t'ëmën, iati i tyre u shtri m'u në fund të lisit, dy metra poshtë meje.

"- O ujk i paturpshëm"! - mendova unë duke u dridhur. U mata njëherëtë merrja një copë dëborë, që kishte mbuluar degët e lisit e t'ia hidhja atij tëpaturpshmit drejt e në kurriz, po pata frikë se mos e egërsoja dhe ngriva nëvend.

Kisha dëgjuar për ujqit në përralla, por me sy kurrë nuk i kisha i parë.Tani e kisha nën këmbët e mia. Ndoshta, po të mos ishte ai lisi i madh, lisi ifortë, mua do të më kishin shqyer ata.

U drodha. Tre ujqit po grindeshin me njeri-tjetrin. Ata po shqyenintrastën time dhe po hanin bukën që më kishte mbetur. Ujku i madh, i ati,vazhdonte të rrinte i shtrirë, por i shikonte me zemërim të vegjlit dhe të ëmëne tyre. Ai ndoshta nuk kishte qejf që ata të grindeshin për atë copë bukë nëfund të trastës sime. Por, më shumë duhet t'i vinte inat për ulkonjën që ishtee shkujdesur dhe nuk ndërhynte t'i ndalte ata shamatanë të pabindur.

Zënkat ndërmjet tre të vegjëlve u trashën. Ata filluan të kafshoninnjeri-tjetrin dhe të bënin një zhurmë, që fundja nuk mund të durohej ngababai nevrik. Atëherë ai u hodh me një të kërcitur të dhëmbëve dhe me njëulërimë të llahtarshme i solli në vete të bijtë. Ku jemi kështu? Duhet të keminjë çikë respekt, ashtu siç i ka hije një ujku të nderuar, apo duhet të jemi përçdo gjë grindavecë? Pa fjalë. Dhe të vegjlit u larguan të heshtur e duke kthy-er herë pas here prapa kryet me sy të dëshpëruar e të fyer. Ujku pastaj e hapigojën, mori me dhëmbë trastën time, e shkundi dy-tri herë dhe mbi dëborëranë shishja e bojës, fletorkat, librat, pena me kalemin dhe copat e bukës. Aii ndau dhe ftoi të bijtë të hanë të qetë.

Unë shikoja nga lisi. Ulkonja dhe ujku me dukeshin të ligj. Ujku, në tëvërtetë nuk më pëlqente, se ai në një farë mënyre mjaft të paturpshme dhekrejt haptazi synonte të më hante mua dhe ndoshta trupin tim t'ua ndante,si atë copën e bukës, të vegjëlve të tij. Për këtë qëllim ai nuk përtonte të pristenën lis, gjersa unë të zbritja në dëborë dhe pastaj ai të më hidhej. Po mbahe-sha me gishtat e mi të hollë e të mpirë nga era e dimrit. Shikoja kurrizin e tijtë zi me lesh të trashë, si tel me lesh të ashpër.

Po fillonte të ngrysej, po ujku vazhdonte të rrinte i shtrirë nën këmbëte mia me veshë të ngritur, duke më ndjekur.

Sipas Dritëro Agollit

227

Page 228: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PYETJE DHE DETYRA

- Përpiquni ta ndani tregimin e mësipërm në pjesë dhe ta ritregoni atë sipaspikave të planit. Gjatë ritregimit duhet të keni parasysh pyetjet e mëposhtme:

a) Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet?b) Cili është personazhi kryesor?c) Cilat janë personazhet ndihmëse dhe personazhet kundërshtare të

personazhit kryesor? ç) Ç'probleme kanë personazhet? d) Si përpiqen t'i zgjidhin ato?dh) Cili është problemi kryesor në tregim dhe si zgjidhet ai në fund të

tregimit?e) Në ç'kohë janë përdorur foljet në hyrje të tregimit. Po në përmbajtjen

(zhvillimin) dhe mbylljen e tij?ë) Ç’mendim keni për gjuhën e tregimit?

Kur doni të ritregoni përmbajtjen e një teksti që keni lexuar, kiniKur doni të ritregoni përmbajtjen e një teksti që keni lexuar, kiniparasysh disa rregulla:parasysh disa rregulla:

�Lexoni dhe rilexoni pjesën me vëmendje sipas parimit: Të lexosh dotë thotë të kuptosh atë që lexon. Pa e kuptuar mirë një tekst, nuk mund taritregosh atë.

�Ndani tekstin në pjesë dhe gjeni mendimin themelor a idenë kryesoretë çdo pjese.

�Gjuha me të cilën ritregojmë të jetë e zgjedhur, e zhdërvjelltë dhe epërpiktë.

�Ngjarja kryesore e tregimit mund të shkurtohet, por jo të shtrembëro-het.

DETYRË

�Vazhdojeni tregimin "Ujku" sipas përfytyrimit tuaj.�Ritregojeni me shkrim atë.

228

Page 229: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PËRSHKRIMI

Me përshkrim kuptojmë atë që shprehim me shkrim a me gojë kurduam të japim pamjen e jashtme të një njeriu, të një sendi, të një vendi etj.ose të tregojmë si u zhvillua një dukuri a një ngjarje; tregim i hollësishëm përdiçka. Prandaj, shpeshherë themi: Përshkrim i plotë (i gjallë, i qartë). Bëri njëpërshkrim të mirë (të hollësishëm). E njohëm nga përshkrimi i tij.

Në letërsi përshkrimi është lloj tregimtar i prozës së shkurtër letrare apublicistike, në të cilin jepen, pa hyrë në analizën e lidhjeve të brendshme tëgjërave, tiparet e një njeriu, të natyrës etj. ose përshkruhet një dukuri e jetës,një ngjarje etj.

Lexojeni me vëmendje këtë tekst.

NËNA TEREZË

"Me gjak jam shqiptare; me shtetësi, indiane. Përsa i përket bes"Me gjak jam shqiptare; me shtetësi, indiane. Përsa i përket bes--imit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemraimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemraime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".

Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit,lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendo-sur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më evogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe DraneBojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze,mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç egjysmë e u krezmua në nëntor të vitit 1916.

Me vdekjen e papritur të babait, kur Anjezjanuk i kishte mbushur ende 8 vjetët, për familjenfilluan vështirësitë ekonomike. Dranja, i rritifëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë nëkarakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte ebija.

Në moshën 18-vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, nështator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë nëInstitutin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza,për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. NëKalkutë arriti më 6 janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, nëmaj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali,

229

Page 230: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ku dha mësim në shkollën St. Mary për vajza. Më 24 maj të vitit 1937, motërTereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë eJezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza.

Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshëe shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhenxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë.

Më 10 dhjetor të vitit 1946, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta nëDarjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin"e ri. Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e përshpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuaretjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajonisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës tëthemelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kush-toheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Më 17 gusht tëvitit 1948, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu.

Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota fil-loi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumëçmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian "Padmashri" në vitin1962; për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979;ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interesgjithnjë e më të madh.

Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4.000 motra, të pranishme në 610shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Si pati takuar PapënGjon Pali II për herë të fundit, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit tëjetës, duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Trupi i saj u varrosnë Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shen-jtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi tëhapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytetheroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.

FJALOR

murgeshë - anëtare e një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi. Murgeshë katolike.

kungim - rit fetar që bëhet zakonisht në kishë, ku prifti u jep besimtarëve melugë verë me copa meshe ose oste, për t'i pastruar nga mëkatet; bukadhe vera që u jep prifti besimtarëve ortodoksë gjatë këtij riti.

krezmoj - lyej me krezm në kishë fëmijën e rritur për ta bërë katolik; kthej në katolik një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë ceremoninë e lyerjes me krezm.

230

Page 231: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

misionar - pjesëtar i një misioni fetar.amshim - jeta e pafundme, përjetësi.kanonizoj - e quaj dikë a diçka të shenjtë.

DETYRË

1. Përshkruajeni figurën e Nënë Terezës:

a) fëmijërinë e saj,b) moshën rinore të saj,c) veprat e bamirësisë,ç) dukjen e saj të jashtme dhe d) tiparet dhe virtytet e brendshme.

2. Përshkruani ndjenjat: Si ndiheni kur...?

1. vetëtin e bubullin?2. ecën vetëm në rrugë të errët?3. shkon te dentisti?4. mendon për pushimet e kaluara?5. humb diçka të vlefshme?6. të lavdërojnë njerëzit?7. udhëton me aeroplan?8. keni testim?

3. Shikoni fotografitë dhe përshkruani gjendjen emocionale të personave që ishihni në to.

231

Page 232: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

NJOFTIMI DHE LAJMI

Njoftimi është riprodhim me fakte i një ngjarjeje që realizohet duke upërgjigjur pyetjeve: Kush?, Kur?, Ku?, Çfarë?Kush?, Kur?, Ku?, Çfarë?.

Ai është një komunikim i shkurtër, i qartë dhe faktik që në mënyrë ske-matike mund të paraqitet kështu:

Njoftimet zënë një vend të rëndësishëm në mjetet e informimit publik,si në ato të shkruara, ashtu edhe në ato elektronike (radio, televizion, gazetëetj.). Ato mund të jenë të llojeve të ndryshme: njoftime për ngjarje të kaluara,për ngjarje që priten të ndodhin, njoftime për vende të lira pune, njoftime përtender, njoftime për aksidente a vrasje etj.

Edhe reklama është një lloj njoftimi.Vëreni me kujdes njoftimet e mëposhtme dhe diskutoni rreth tyre.

232

KushKush??KuKu??

NJOFTIMINJOFTIMI

KurKur?? ÇfarëÇfarë??

NNJJOOFFTTIIMM

Njoftohen nxënësit e shkollës se merastin e Ditës së Ekologjisë, më 21 mars dotë mbjellim fidanë dhe do ta pastrojmëoborrin e shkollës. Nxënësit duhet të vijnënë shkollë në orën 9.

Drejtori i shkollës

Page 233: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

Në bazë të nenit 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazetazyrtare e RM-së” nr. 62/2005) dhe në pajtim me nenet 66, 67, 68 të Ligjit përarsim fillor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 44/1995) drejtori i SHF "Liria" ngaShkupi shpall:

KONKURSpër plotësimin e vendeve të punës për vitin shkollor 2009/2010

me kohë të caktuar pune:1. Një arsimtar të edukatës fizike (me orar të plotë pune),2. Një arsimtar të gjuhës angleze (me orar jo të plotë pune).Kandidatët duhet t'i plotësojnë kushtet e përgjithshme ligjore dhe të

veçanta sipas nenit 66 dhe 67 të LAF. Të interesuarit bashkë me lutjen duhet të dorëzojnë:Librezë pune, diplomë për arsimin e kryer përkatës, certifikatën e

shtetësisë dhe aktlindjen. Dokumentet mund të dorëzohen me postë ose nëzyrën e drejtorisë së shkollës.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

NJOFTIMGjenerata e vitit 1989/90 e gjimnazit "Zef Lush Marku"- Shkup, orga-

nizon 20-vjetorin e maturës në lokalet e restorantit "Kalabria", më datë12.06.2010, në orën 18.

Kontaktoni në e-mail: [email protected]; ose në telefonin 070-610-577.

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është njoftimi?�Shkruani një njoftim për garat e futbollit në shkollën tuaj.�Shkruani njoftim për ekipin që zuri vendin e parë vitin e kaluar.�Lexojeni tekstin e mëposhtëm dhe përgjigjuni katër pyetjeve të dhëna nëskemën e mësipërme: Kush?, Kur?, Ku?, Çfarë?.

Gazeta “Lajm”, më 20 qershor 2010

Kompjuteri më i shpejtë në botë

Shkencëtarët amerikanë kanë promovuar kompjuterin më të shpejtë nëbotë. Ky superkompjuter është në gjendje të bëjë 1 bilionë (1 mijë miliardë)kalkulime në sekondë dhe është dy herë më i shpejtë se kompjuteri më ishpejtë i tanishëm në botë. Makina do të instalohet në Laboratorin Kombëtarnë Los Alamos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompjuteri kryesisht dotë përdoret për kërkime në astronomi dhe për ndjekjen e ndryshimeve kli-matike në botë.

233

Page 234: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

MEDIET E SHKRUARA DHE ATO ELEKTRONIKEMjetet e informimit (ato elektronike dhe të shkruara) kanë dy funksione

kryesore: a) informative dhe b) ndikuese apo motivuese. Gjuha e këtij stili është koncize, e qartë, e rrjedhshme; fjalitë janë të

shkurtra, mendimet të përmbledhura, nuk përdoren shumë fjalë e shprehjefigurative e me emocione.

Shtypi (gazetat dhe revistat), që i kushtohen aktualitetit të përditshëm,lexohen nga masa e gjerë popullore me shkallë të ndryshme arsimimi.

Gazetaria ditë për ditë e paraqet me shkrim rrjedhën e ngjarjeve nëvend dhe në botë. Gazeta përgatitet shpejt dhe lexohet shpejt (brenda ditës).

Ai që punon aty ka kohë të kufizuar për t'u marrë me përpunimin e tek-stit. Gazetën e shkruajnë shumë veta, prandaj aty gjejmë stile të ndryshme.Kryesisht shkrimet gazetareske janë monolog, por në intervista me njerëz tëjetës politike e shoqërore përdoret dialogu me pyetje e përgjigje.

Për transmetimin e shpejtë të informatave, por edhe për ta tërhequrvëmendjen e lexuesve, rol të madh luajnë titujt e nëntitujt si dhe ana grafikee tekstit.

RADIOJA DHE TELEVIZIONI

Shpikja e radios, televizorit dhe kompjuterit kanë hapur rrugë të rejapër të mësuar. Këto janë mjete të mira, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë,por edhe për të mësuar gjëra të reja. Në to mund të ndiqen emisione tëndryshme, si emisione për fëmijë, filma të vizatuar, muzikë, filma dokumen-tarë, emisione shkencore, filma artistikë, lojëra sportive, lajme etj.

Radioja për një periudhë ka qenë gazetari e folur. Emisionet për-gatiteshin me shkrim dhe lexoheshin, si rrjedhim, i përkisnin ligjërimit libror.

Të folurit në radio ka ushtruar ndikim për ngulitjen e gjuhës letrare. Roli i radios u ndryshua me depërtimin e gjerë të televizionit. Televizioni në fillim lindi si gazetari pamore, e filmuar. Folësit lexonin

tekstin, lënda ishte e njëjtë me gazetat dhe radion. Përgjegjësia e kësaj fushe është mjaft e madhe për kulturën e

përgjithshme të kombit, përfshirë edhe kulturën gjuhësore, prandaj duhetbërë përpjekje që edhe fjala publike të thuhet a të shkruhet në frymën eshqipes dhe të mundësive të shumta shprehëse të saj.

DETYRË1. Bëni një vizitë mësimore ndonjë shtëpie botuese. Kërkoni nga

përgjegjësi t’u njoftojë me procesin e punës.2. Bashkë me mësimdhënësin bëni një vizitë mësimore në ndonjë prej

radiove dhe televizioneve në qytetin tuaj.3. Lexoni ndonjë artikull të zgjedhur nga një gazetë ose revistë dhe

bisedoni për të.

234

Page 235: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

BIBLIOTEKA

Pas lindjes së shkrimit, njeriu ndjeu nevojën që gjithçka me vlerë qëkishte arritur në fushën e letërsisë, artit, shkencës e teknikës ta ruante e tapërcillte brez pas brezi.

Kështu lindën bibliotekat e para në Egjipt, Siri, Greqinë e Vjetër etj. Passhpikjes së shtypshkronjës më 1445, ato shënuan një zhvillim të madh dukeu bërë institucione të rëndësishme të grumbullimit, të ruajtjes, të përpunim-it e të programimit të të gjitha llojeve të botimeve (libra, gazeta, revista etj.).

Në rrugën e gjatë të zhvillimit, bibliotekat kanë ardhur duke u profil-izuar. Ekzistojnë:

a) biblioteka kombëtarebiblioteka kombëtare që grumbullojnë, ruajnë, përpunojnë dhepropagandojnë gjithë krijimtarinë e shkruar të kombit dhe një pjesë të madhetë fondit të popujve të tjerë;

b) biblioteka shkencorebiblioteka shkencore që ngrihen pranë qendrave studimore-shken-core, industriale etj.;

c) biblioteka popullorebiblioteka popullore që u përgjigjen interesave të popullit;ç) biblioteka vetjakebiblioteka vetjake të cilat u shërbejnë familjeve që i zotërojnë;d) biblioteka të shkollavebiblioteka të shkollave që janë në shërbim të nxënësve.

235

Page 236: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

BIBLIOTEKA E SHKOLLËS

Shkolla dhe biblioteka janë një dyshe e pandarë. Gjatë gjithë historisësë saj shkolla e ka ndjerë si nevojë të brendshme bibliotekën. Që ngaMësonjëtorja e Korçës e vitit 1887 e në vazhdim pothuajse të gjitha shkollatpatën bibliotekat modeste, të cilat plotësonin nevojat e nxënësve për letërsinëjashtëshkollore.

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare u hapën shkollat e parashqipe, u krijuan disa shoqëri që drejtoheshin nga njerëz të shquar, patriotë,shkrimtarë, dijetarë etj., si Sami Frashëri, Jani Vreto, F. S. Noli, Ndre Mjeda,Pashko Vaso, Mit'hat Frashëri, Preng Doçi etj. Pranë këtyre shoqërive u kri-juan edhe bibliotekat.

Si mund të ngrihet një bibliotekë në shkollën tuaj?

Mendojmë se për ngritjen e një biblioteke të re duhet të zgjidhen këtoprobleme:

Lokali zgjidhet sipas mundësisë konkrete të shkollës. Por në çdo rastlokalit i duhen dhënë rëndësi, sepse pamja dhe paraqitja e tij estetike dhefunksionale ndikojnë në motivimin e nxënësve.

Pajisjet për sallën e fondeve dhe të leximit. Për mjedisin e bibliotekësjanë të nevojshme këto pajisje: rafte bibliotekare ku vendosen librat, revistat,gazetat, doserat, kasetat, videokasetat etj.

Duhet të kemi kujdes që të parashikojmë edhe shtimin e tyre nga vitinë vit; tryeza, karrige, skedarë; stenda ku reklamohen librat e rinj, libri i vitit,plani i punës, veprimtaritë që do të organizohen, nxënësit më të dalluar si lex-ues të pasionuar etj. si dhe stenda ku vendosen listat e librave për leximetjashtëklase dhe ato që rekomandojnë mësuesit sipas lëndëve.

Po kështu, për mjedisin e drejtuesit të bibliotekës duhen siguruar:tryezë pune e karrige, libër inventari dhe libër të lëvizjeve të fondeve, kartelapër nxënësit, skeda për regjistrimin e librave, vula të bibliotekës, fletëkërke-sa (këto në kushtet e bibliotekës së shkollës nuk përdoren, por nxënësitduhet t'i njohin ato dhe të ushtrohen me qëllim që të dinë t'i përdorin),fotokopjues, magnetofon, aparat fotografik, video, monitor, kompjuter.Ndërkaq, për këndin e mirëmbajtjes duhen një tryezë pune, karrige, bojëra,lapsa, vizore, kartona, beze, ngjitës, letër, gërshërë etj.

236

Page 237: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

DETYRË

�Flitni se si funksionon një bibliotekë shkolle.

MIRËMBAJTJA E LIBRIT

Çdo libër përbën një vlerë kombëtare, ai u përket brezave, prandaj tëgjithë janë të detyruar ta ruajnë dhe ta mirëmbajnë atë.

Nëpërmjet kartelës së lexuesit, të gjithë ata që dëshirojnë të marrin njëlibër në bibliotekë njihen me kërkesat dhe detyrimet që kanë ata për ruajtjendhe mirëmbajtjen e librit. Si kërkesa të tilla mund të përmendim:

�të mos e lëmë librin në vende të papërshtatshme,�të mos shkruajmë e të mos bëjmë shënime në të,�të mos përthyejmë fletët, por të përdorim shënjuese,�ta ruajmë që libri të mos griset e dëmtohet dhe, nëse është e nevo-

jshme, ta riparojmë vetë,�ai që e humb ose e dëmton librin detyrohet ta zhdëmtojë sipas rreg-

ullave.

BISEDIM

�A keni bibliotekë në shtëpi?�A keni bibliotekë në shkollë?�A merrni libra nga biblioteka?�A keni bibliotekë në qytetin tuaj?�A ju ka qëlluar të dëmtoni padashje një libër? �Çfarë keni ndier? �Si keni vepruar për ta riparuar atë?

DETYRA

1. Bashkë me mësimdhënësin bëni një vizitë mësimore në ndonjë bibliotekë.2. Kërkoni nga bibliotekari që t'ju njoftojë me ecurinë e punës në bibliotekë.3. Çdo të thotë të kesh respekt për librin?

237

Page 238: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

INTERNETI

Interneti është një revolucion i vërtetë i teknologjisë informative. Edhenë të ardhmen priten zhvillime të tjera të mëdha.

Interneti është një enciklopedi gjigante, një arkiv i gjallë dhevazhdimisht i përditësuar me informacione dhe figura të çdo lloji, që mund t'ishfrytëzojë çdokush që ka kompjuter të lidhur me një rrjet telefonik ose rrjettë posaçëm interneti.

Për ta kuptuar mirë se çfarë është ai, sidoqoftë, është e domosdoshmeta përdorësh vetë, duke u shndërruar kështu nga fillestar pa përvojë të rrjetit,në lundërtar kompetent. I tillë mund të bëhesh për një kohë shumë tëshkurtër, sepse të lundrosh është diçka shumë më e thjeshtë sesa mund tëimagjinohet.

Përpara se të hysh në rrjet, megjithatë, është e këshillueshme të pajise-sh me një antivirus, ta përditësosh me rregull, në mënyrë që të eliminoshviruset.

238

Page 239: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

RREGULLAT E ARTA TË E-MAILIT

Për të qenë përdorues korrekt dhe i respektueshëm i e-mailit, është enevojshme t’u përmbahesh rregullave të mirësjelljes.

Ja disa rregulla themelore të përdorimit të e-mailit:

1. Mesazhet duhet të jenë të shkurtra dhe të përmbledhura. Të jesh iqartë dhe i logjikshëm, të përdorësh një stil të thjeshtë dhe të rrjedhshëm.

2. Kontrolloni rregullisht postën dhe përgjigjuni.3. Ndalohet leximi i mesazheve të të tjerëve.

239

Page 240: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

INTERNETI NË SHTËPI

Thuaja se çdo shkollë e shtëpi tani ka lidhje interneti. Edhe nxënësitështë e udhës ta shfrytëzojnë internetin. Aty mund të gjejnë të dhëna shumëtë rëndësishme e bashkëkohore për çdo lëndë mësimore dhe mund të komu-nikojnë drejtpërdrejt me të afërmit, shokët dhe miqtë e vet. Por, ka edhe disagjëra të cilat nuk janë të dobishme, por të dëmshme. Prandaj, për fëmijëtrekomandohet instalimi i disa filtrave të posaçëm.

Të lundrosh në rrjet është kaq joshëse, saqë mund të kalosh orë të tërapa e hetuar.

DETYRA

1. Në kabinetin e informatikës të demonstrohet përdorimi i internetit.2. Kërkoni materiale për gjuhën dhe letërsinë shqiptare.3. Nga materiali i gjetur, shkruani një temë që lidhet me gjuhën dhe

letërsinë shqiptare.

240

Page 241: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

PËRMBAJTJAPËRMBAJTJAGJUHË

VJETËRSIA E GJUHËS SHQIPE ........................................................................... 3KLASAT E FJALËVE ......................................................................................... 8EMRI ........................................................................................................ 11KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT ............................................................... 13 GJINIA E EMRIT ........................................................................................... 14 GJINIA ASNJANËSE ....................................................................................... 15NUMRI I EMRAVE ......................................................................................... 17TRAJTA E SHQUAR E EMRAVE NË SHUMËS ......................................................... 21RASAT ....................................................................................................... 23RASA EMËRORE ........................................................................................... 24RASA GJINORE ............................................................................................ 26RASA DHANORE ........................................................................................... 28RASA KALLËZORE ......................................................................................... 30RASA RRJEDHORE ........................................................................................ 32LAKIMI I EMRAVE ......................................................................................... 35PËRCAKTORËT E EMRIT ................................................................................ 41PËRCAKTORI ............................................................................................... 41VENDI I PËRCAKTORIT ................................................................................... 42RENDI I DY E MË SHUMË PËRCAKTORËVE TË NJË GJYMTYRE ................................. 43NDAJSHTIMI ............................................................................................... 45SHKALLA E MBIEMRIT DHE E NDAJFOLJES ....................................................... 47PËREMRI ................................................................................................... 49PËREMRI VETOR .......................................................................................... 50TRAJTAT E SHKURTRA TË PËREMRAVE VETORË ................................................... 53 TRAJTAT E SHKURTRA TË BASHKUARA ............................................................... 54PËREMRI VETVETOR ..................................................................................... 55PËREMRI DËFTOR ........................................................................................ 57PËREMRI PRONOR ........................................................................................ 59PËREMRI PYETËS ......................................................................................... 62PËREMRI LIDHOR ......................................................................................... 63PËREMRI I PACAKTUAR .................................................................................. 65FJALËT E PREJARDHURA DHE TË PËRBËRA ...................................................... 67PARASHTESAT DHE PRAPASHTESAT ................................................................... 67FJALËT E PËRBËRA ...................................................................................... 70FJALËT E PËRNGJITURA ................................................................................. 70FOLJA ....................................................................................................... 72FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE ............................................................. 73FORMA VEPRORE DHE JOVEPRORE E FOLJEVE .................................................... 74MËNYRAT E FOLJEVE .................................................................................... 74MËNYRAT E SHTJELLUARA TË FOLJES ............................................................... 74VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE ...................................................................... 75FOLJET NJËVETORE ..................................................................................... 75ZGJEDHIMI I FOLJEVE ................................................................................... 76KLASIFIKIMI I FOLJEVE NË ZGJEDHIME .............................................................. 76KOHËT E FOLJEVE ....................................................................................... 77KOHËT E MËNYRËS DËFTORE .......................................................................... 78KOHA E TASHME .......................................................................................... 80KOHA E SHKUAR .......................................................................................... 81

241

Page 242: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

KOHA E PAKRYER ........................................................................................ 82KOHA E KRYER E THJESHTË .......................................................................... 84KOHA E KRYER ........................................................................................... 86KOHA E ARDHME ......................................................................................... 89FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJEVE ......................................................... 91PJESORJA .................................................................................................. 91PASKAJORJA ............................................................................................... 92PËRCJELLORJA ............................................................................................ 94FJALIA E THJESHTË .................................................................................... 98SHNDËRRIME NË FJALINË E THJESHTË ............................................................. 99SHNDËRRIMI PËSOR .................................................................................... 101FUNKSIONET GRAMATIKORE TË FJALËVE NË FJALI .......................................... 103RRETHANORËT ......................................................................................... 106RRETHANORI I VENDIT ................................................................................. 107RRETHANORI I KOHËS ................................................................................. 107RRETHANORI I SHKAKUT .............................................................................. 108RRETHANORI I QËLLIMIT .............................................................................. 109RRETHANORI I MËNYRËS .............................................................................. 109RRETHANORI I SASISË ................................................................................. 110FJALITË POHORE DHE MOHORE ................................................................... 111FJALITË PYETËSE ....................................................................................... 112FJALITË NXITËSE ....................................................................................... 112FJALIA E PËRBËRË .................................................................................... 114FJALITË E PËRBËRA ME BASHKËRENDITJE ....................................................... 115FJALITË E PËRBËRA ME NËNRENDITJE ........................................................... 116STILI I LIGJËRIMIT .................................................................................... 118LIGJËRIMI I FOLUR ..................................................................................... 120LIGJËRIMI I SHKRUAR ................................................................................. 121STILET FUNKSIONALE NË GJUHËN SHQIPE ........................................................ 122STILI SHKENCOR ........................................................................................ 122STILI SHTETËROR-ADMINISTRATIV .................................................................. 122STILI POLITIKO-SHOQËROR ........................................................................... 123STILI I LETËRSISË ARTISTIKE ......................................................................... 124FJALORËT DHE LLOJET E FJALORËVE ........................................................... 126TË KËRKOJMË FJALË NË FJALOR ................................................................... 128

DREJTSHKRIMPËRDORIMI I NYJAVE TEK EMRI, MBIEMRI, NUMËRORI DHE PËREMRI ...................... 131PËRDORIMI I TRAJTAVE TË SHKURTRA TË BASHKUARA TË PËREMRAVE VETORË ........ 132 SHKRIMI I DATAVE ...................................................................................... 134

LEXIM LETRARLETËRSIA GOJORE DHE E SHKRUAR ................................................................ 136NJOHURI PËR LIRIKËN DHE EPIKËN ................................................................ 136LIRIKA POPULLORE .................................................................................... 137KËNGËT E DJEPIT ...................................................................................... 137KËNGËT E DASHURISË ................................................................................. 139KËNGËT E DASMËS ..................................................................................... 141STROFA, VARGU DHE RIMA ......................................................................... 144HIMNI ..................................................................................................... 150POEZIA SOCIALE ........................................................................................ 153

242

Page 243: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

ELEGJIA .................................................................................................. 153FIGURAT LETRARE .................................................................................... 158METAFORA ............................................................................................... 158PERSONIFIKIMI .......................................................................................... 159ALEGORIA ................................................................................................ 160HIPERBOLA ............................................................................................... 161PËRRALLA ............................................................................................... 163MITI ........................................................................................................ 164LEGJENDA OSE GOJËDHËNA ......................................................................... 166FJALËT E URTA ......................................................................................... 173ROMANI .................................................................................................. 176KOMPOZICIONI I VEPRËS EPIKE ..................................................................... 180PERSONAZHI ............................................................................................. 185FABULA, TEMA DHE IDEJA E VEPRËS EPIKE ..................................................... 188POEMA .................................................................................................... 193BALADA ................................................................................................... 197NJOHURI PËR DRAMATIKËN ......................................................................... 201DIALOGU DHE MONOLOGU ........................................................................... 201LLOJET E DRAMËS .................................................................................... 207TRAGJEDIA ............................................................................................... 207KOMEDIA ................................................................................................. 211DRAMA .................................................................................................... 213RADIODRAMA ............................................................................................ 218

TË SHPREHURIT DHE KRIJIMTARIADISKUTIMI ................................................................................................ 220TREGIMI .................................................................................................. 223RITREGIMI ................................................................................................ 226PËRSHKRIMI ............................................................................................. 229NJOFTIMI DHE LAJMI .................................................................................. 232

KULTURA E MEDIESMEDIET E SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE ......................................................... 234RADIOJA DHE TELEVIZIONI ........................................................................... 234BIBLIOTEKA .............................................................................................. 235BIBLIOTEKA E SHKOLLËS ............................................................................. 236MIRËMBAJTJA E LIBRIT ................................................................................ 237INTERNETI ................................................................................................ 238 PËRMBAJTJA ............................................................................................. 241

243

Page 244: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

244

Page 245: Liber Leximi i Gjuhes Shqipe[1]

245