24
Politika vijon të punojë për reformën zgjed- hore, por ende nuk ka një qartësi mbi draftin final që do të miratohet. Megjithatë duke se ka një koordinim në distancë mes opozitës jashtëparla- mentare dhe mazhorancës.Teksa... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Mërkurë 6 Nëntor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Fallxhorët e zhurmshëm që i gjejnë në sekondë atentatorët Nga Pirro PRIFTI A ka një dilemë Shqipëria: BE apo Unionin Euroaziatik (EAEU)? Rama-Basha drejt konsensusit, ja skema që do ndjekë PS për kushtin e qeverisë teknike, 6 muaj para zgjedhjeve ekzekutivi do izolohet Nis vetingu në polici, shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA rrezikon shkarkimin, nuk justifikon 1.4 milionë lekë Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, nis kalimi i pronësisë dhe kompensimi për 512 parcela ndërtimore, ndarja sipas qarqeve Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në vend për kompensimin e ish-pronarëve. Dje u publikua në Fletoren Zyrtare vendimi në fjalë, nga i cili do... Dje u zhvillua seanca e parë në vetingun e policisë. Shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA Oltion Shehu ishte zyrtari i parë që u përball me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, pasi u hetua për tri... Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Ardjan Ndoja ka përplasur në distancë politikën shqiptare. Pas atentatit, uniformat blu nisën hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve të përfshirë... Debatet për rrjetin 5G janë ndezur ditën e djeshme, qeveria është vënë menjëherë në lëvizje pas alarmit që ambasada amerikane dha për rrezi- kun kinez. Ambasada e SHBA-ve bëri dy ditë më parë një apel, teksa paralajmëronte... Atentati ndaj prokurorit përplas politikën, Rama premton luftë të ashpër ndaj krimit dhe “KÇK”, Basha akuza për lidhje me bandat Ndizen debatet për rrjetin 5G, qeveria vihet në lëvizje pas ultimatumit amerikan, ndryshime ligjore për të ndalur influencën kineze Ambasada Amerikane në Tiranë po tregon nga dita në ditë se Uashington e ka marrë seri- ozisht arrestimin e pushtetarëve të korruptuar. Teksa reforma në drejtësi po sulmohet dhe anate- mohet nga disa politikanë në vend... Ambasada e SHBA mban në ankth politikën: Të përkushtuar për shfarosjen e korrupsionit, kemi sjellë agjentë të posaçëm në Tiranë Kuvendi goditje Metës për Gjykatën Kushtetuese, emërimi i 2 anëtarëve të rinj bëhet javën e ardhshme, presidenti gati të shkelë sërish Kushtetutën Reforma zgjedhore, PD dhe LSI kërkojnë 100 për qind financim të partive nga shteti, PS përplaset me opozitën parlamentare në komision Zbardhet “sherri” në KLP për SPAK, emërimi i 8 prokurorëve mbyllet brenda 25 nëntorit, ja 2 rrugët që do ndiqen për kreun e Prokurorisë Speciale Zbardhet tjetër skandal i Ilir Metës, ja si u tentua shitja e 30 mijë ton nafte të Albpetrol dhe pazari për ndarjen e 1 milion dollarëve Faqe 4,5 Politikanët e korruptuar duket se kanë dështuar në tentativën e tyre për të frenuar ngritjen e SPAK dhe BKH. Pavarësisht sulmeve që po i bëhen reformës në drejtësi nga dita në ditë, brenda muajit nëntor Prokuroria Speciale Antikorrupsion do të jetë gati. Në mbledhjen e datës 25 tetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ven- dosi që SPAK të fillojë punë me 8 prokurorë, por pa dhënë shumë detaje. Gazeta ka... Faqe 9 Faqe 8 Faqe 6 Faqe 7 Faqe 2 Audituesit e rinj: Ambasadorë të inovacionit në KLSH Faqe 15 Nga Bujar LESKAJ Faqe 3 Faqe 11 Faqe 10

Kuvendi goditje Metës për Gjykatën Kushtetuese, emërimi i 2 ......kim Europian më i madh, që është në të njëjtën kohë më i aftë, më sovran dhe më demokratik, mund

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Politika vijon të punojë për reformën zgjed-hore, por ende nuk ka një qartësi mbi draftin final që do të miratohet. Megjithatë duke se ka një koordinim në distancë mes opozitës jashtëparla-mentare dhe mazhorancës. Teksa...

    CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

    E Mërkurë 6 Nëntor 2019

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Nga Bardhyl BEJKO

    Fallxhorët e zhurmshëm që i gjejnë në sekondë

    atentatorët

    Nga Pirro PRIFTI

    A ka një dilemë Shqipëria: BE apo Unionin

    Euroaziatik (EAEU)?

    Rama-Basha drejt konsensusit, ja skema që do ndjekë PS për kushtin e qeverisë teknike, 6 muaj para zgjedhjeve ekzekutivi do izolohet

    Nis vetingu në polici, shefi i sektorit të ankesave në

    SHÇBA rrezikon shkarkimin, nuk justifikon 1.4 milionë lekë

    Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, nis kalimi i pronësisë dhe

    kompensimi për 512 parcela ndërtimore, ndarja sipas qarqeve

    Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në vend për kompensimin e ish-pronarëve. Dje u publikua në Fletoren Zyrtare vendimi në fjalë, nga i cili do...

    Dje u zhvillua seanca e parë në vetingun e policisë. Shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA Oltion Shehu ishte zyrtari i parë që u përball me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, pasi u hetua për tri...

    Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Ardjan Ndoja ka përplasur në distancë politikën shqiptare. Pas atentatit, uniformat blu nisën hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve të përfshirë...

    Debatet për rrjetin 5G janë ndezur ditën e djeshme, qeveria është vënë menjëherë në lëvizje pas alarmit që ambasada amerikane dha për rrezi-kun kinez. Ambasada e SHBA-ve bëri dy ditë më parë një apel, teksa paralajmëronte...

    Atentati ndaj prokurorit përplas politikën, Rama

    premton luftë të ashpër ndaj krimit dhe “KÇK”, Basha

    akuza për lidhje me bandat

    Ndizen debatet për rrjetin 5G, qeveria vihet në lëvizje pas ultimatumit amerikan,

    ndryshime ligjore për të ndalur influencën kineze

    Ambasada Amerikane në Tiranë po tregon nga dita në ditë se Uashington e ka marrë seri-ozisht arrestimin e pushtetarëve të korruptuar. Teksa reforma në drejtësi po sulmohet dhe anate-mohet nga disa politikanë në vend...

    Ambasada e SHBA mban në ankth politikën: Të përkushtuar për shfarosjen e korrupsionit, kemi sjellë

    agjentë të posaçëm në Tiranë

    Kuvendi goditje Metës për GjykatënKushtetuese, emërimi i 2 anëtarëve të rinj bëhet javën e ardhshme, presidenti

    gati të shkelë sërish Kushtetutën Reforma zgjedhore, PD dhe LSI kërkojnë 100 për qind

    financim të partive nga shteti, PS përplaset me opozitën parlamentare në komision

    Zbardhet “sherri” në KLP për SPAK, emërimi i 8 prokurorëve mbyllet brenda 25 nëntorit, ja 2 rrugët që do ndiqen për kreun e Prokurorisë Speciale

    Zbardhet tjetër skandal i Ilir Metës, ja si u tentua shitja e 30 mijë ton nafte të Albpetrol dhe pazari për ndarjen e 1 milion dollarëve

    Faqe 4,5

    Politikanët e korruptuar duket se kanë dështuar në tentativën e tyre për të frenuar ngritjen e SPAK dhe BKH. Pavarësisht sulmeve

    që po i bëhen reformës në drejtësi nga dita në ditë, brenda muajit nëntor Prokuroria Speciale Antikorrupsion do të jetë gati. Në mbledhjen e

    datës 25 tetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ven-dosi që SPAK të fillojë punë me 8 prokurorë, por pa dhënë shumë detaje. Gazeta ka...

    Faqe 9

    Faqe 8

    Faqe 6

    Faqe 7

    Faqe 2

    Audituesit e rinj:

    Ambasadorë të inovacionit

    në KLSHFaqe 15Nga Bujar LESKAJ

    Faqe 3

    Faqe 11Faqe 10

  • GAZETA SOT2 E Mërkurë 6 Nëntor 2019

    5.6.9.11.12.13.14.18.19.20.21.24

    a k t u a l i t e t www.sot.com.al

    Ambasada e SHBA mban në ankth politikën: Të përkushtuar për shfarosjen e korrupsionit,

    kemi sjellë agjentë të posaçëm në Tiranë

    Ambasada: Mashtrimi me anë të dokumenteve kërcënon integritetin e vizave

    KPK nis “fuqishëm” seancat në nëntor, sot para trupës gjykuese dy gjyqtarë, pritet vendimi për prokurorin e Krimeve të Rënda

    Java e parë e nëntorit është shumë e ngarkuar për vetingun në drejtësi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vetëm ditën e sotme do të përballet me dy subjekte rivlerësimi, Artur Kalanë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Arjan Balliu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës, në seancë dëgjimore, ndërsa do japë vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri dhe për kryetar-in e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, seancat dëgjimore e të cilëve u zhvillua të hënën. Ndërsa, vetëm një ditë më pas, trupa

    gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kuali-fikimit, do të japë vendimin në orën 10:00, për Brunilda Malo, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë. Kjo e fundit e zhvilloi seancën dëgjimore të hënën e 4 nëntorit. Po në atë ditë, do të zhvillohet seanca dëgjimore për gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka, dhe për Hajrie Muçmata, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. Tre ditë më parë, prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri u përball me KPK, ku u konstatuan probleme në kriterin e pasurisë

    dhe të figurës. Relatorja e çështjes gjatë seancës bëri me dije se prokurori zotëron një apartament në Tiranë, blerë në 2006 për 6 mln e 500 mijë lekë, burim krijimi kredi bankare dhe kursime. Lidhur me këtë, KPK hetoi përmbushjen e kritereve ligjore të përfitimit të kredisë së butë. Rezultoi se kur ka aplikuar, subjekti nuk zotëronte ndonjë pasuri. Lidhur me shumën 500 000 lekë, rezulton se subjekti kishte mundësi të kursente këtë shumë. Ndërsa lidhur me kriterin e figurës, DSIK ka konstatuar se

    prokurori nuk është i përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ka informacione se ka kontakte të papërshtatshme me persona te përfshirë në krimin e organizuar. Ndërsa për kryetarin e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, janë konstatuar probleme në të tre kriteret e rivlerësimit. Sipas Komisionit, subjekti ka prona të krijuara me burime të pajustifikuara, rezulton një raport sekret që sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe një masë sigurie arrest me burg i paar-gumentuar.

    Ornela ÇELPICA

    Ambasada Amerikane në Tiranë po tregon nga dita në ditë se Uashington e ka marrë seriozisht ar-restimin e pushtetarëve të korrup-tuar. Teksa reforma në drejtësi po sulmohet dhe anatemohet nga disa politikanë në vend, Ambasada e SHBA çdo javë do të publikojë video informuese për të treguar se nuk do të ketë asnjë tërheqje në luftën ndaj të korruptuarve. Në videon e pub-likuar një ditë më parë, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka para-lajmëruar shkelësit e ligjit, të cilët mashtrojnë me dokumente false dhe sipas saj, zyrtarët që e lejojnë këtë shkeljen, se do të vihen para drejtë-sisë përmes agjentëve të posaçëm në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe res-pektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bash-këpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”, është shkruar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

    Lajmërimi i AmbasadësAmbasada Amerikane, në faqen

    zyrtare thekson se mashtrimi me anë të dokumenteve kërcënon in-tegritetin e vizave dhe pasaportave të SHBA-së. Ajo bëri me dije se ka sjellë agjentë të posaçëm në Tiranë. “Mashtrimi me anë të dokument-eve është një formë korrupsioni në Shqipëri që kërcënon integritetin e vizave dhe pasaportave të SHBA-së, si dhe lehtëson krimet monstruoze të kontrabandës dhe trafikimit të njerëzve. Shërbim i Sigurisë Diplo-matike DSS të SHBA-së është bërë vijë e parë të përpjekjeve për të ndaluar atë. DSS heton krimet që lidhen me mashtrimin me vizat dhe

    pasaportat kudo në botë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Agjentët dhe hetuesit e posaçëm dhe analistët e DSS punojnë në mbi 270 ambasada dhe konsullata të SHBA në mbi 170 vende”, shkruan ambasada. Ndërsa, lidhur me agjentët e posaçëm, Am-

    basada bën të ditur se ata punojnë për të gjurmuar mashtrimin dhe për të nxjerrë para drejtësisë personat e përfshirë. “Në ambasadën e SHBA në Tiranë agjentët punojnë për të gjur-muar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë

    Roth: Shqipëria plotësoi kushtet, refuzimi i BE

    gabim historikMinistri gjerman për Çështjet

    Europiane, Michael Roth tha dje se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Brukseli dhe ato i përkasin Europës, kështu që është fatale të lëmë hapësirën për aktorë të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia. Në një intervistë për gazetën ”Die Welt”, Roth tha se duhet të reformohet BE. ”Po, ne duhet të reformojmë BE. Por, thellimi i vonuar i BE-së nuk është në kontrast me zgjerimin e tij. Një Bash-kim Europian më i madh, që është në të njëjtën kohë më i aftë, më sovran dhe më demokratik, mund të krijojë më shumë siguri për njerëzit e tij. Prandaj, presidenti në largim i Komi-sionit të BE-së, Juncker, ka mjaft të drejtë kur thotë se “është një gabim historik që liderët e BE-së refuzuan më 18 tetor dritën jeshile për përf-shirjen e planifikuar të bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Roth.

    Witek: Polonia avokate e Ballkanit Perëndimor në BE

    Kryetarja e Dhomës së Ulët të parlamentit polak, Elzbieta Witek deklaroi dy ditë më parë në Buda-pest se Polonia është një avokate e fortë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Drejtuar Samitit të 9-të të krerëve të Parlamenteve të vendeve të Eu-ropës Juglindore, Witek nënvizoi se hapja e negociatave duhet për të siguruar paqe në Europë. “Polonia është një mbështetëse e fortë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne besojmë se një gjë e tillë duhet të bëhet për të siguruar paqe dhe stabilitet në Eu-ropë. Anëtarësimi në BE nuk mund të jetë një lojë, rregullat e së cilës vazhdimisht po ndryshohen nga njëra nga palët. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se mungesa e mar-rëveshjes së disa anëtarëve të BE-së për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një gabim, që mund të prodhojë pasoja serioze dhe nega-tive për rajonin”, tha Witek.

    Ambasada e SHBA në Tiranë, publikoi dje një video ku njofton se lufta kundër të korruptuarve do të forcohet. Ambasada nënvizon se me anë të agjentëve, do të jetë më e lehtë për të identifikuar zyrtarët e korruptuar. “Këto ndihmojnë për të identifikuar më mirë dokumente udhëtimi false, për të siguruar më

    mirë kufijtë e Shqipërisë, gjurmuar dhe zmbrapsur trafikun e klandestinëve si dhe kryer hetime për të identifikuar zyrtarët e korruptuar që i kanë lëshuar dhe kanë lejuar lëshimin e tyre. Viktimat e kontra-bandës dhe trafikimit paguajnë çmimin më të lartë", shkruan ambasada.

    AMBASADA: VIKTIMAT E KONTRABANDËS PAGUAJNË ÇMIMIN MË TË LARTË

    Pak kohë më parë Ambasada e SHBA-ve pub-likoi një video ku paralajmëronte se do të ketë bllokime vizash për në SHBA, për të gjithë zyrtarët e korruptuar. Ajo ka deklaruar se është e vendosur në financimin e programeve kundër korrupsionit teksa sjell rastin e një projekti me të rinjtë. “Qever-

    ia e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, deklaroi Am-basada e SHBA.

    PARALAJMËRIMI I SHBA PËR ZYRTARËT E KORRUPTUAR

    përpara drejtësisë kriminelët përg-jegjës për prodhimin përhapjen dhe blerjen e tyre. Agjentët e DSS kanë shkatërruar disa rrjete të dokument-eve të rreme duke çuar në arrestime dhe ndjekje penale të shumëfishta. Hetuesit e DSS kanë ekspozuar ko-rrupsion brenda forcave të policisë dhe aparatit të sigurisë së aeroportit. Këto hetime kanë çuar në arrestime, largim nga detyra të zyrtarëve të ko-rruptuar me autoritet si dhe vendime të tjera disiplinore kundër zyrtarëve të lartë policorë. Agjentët e DSS së bashku me zyrtarë nga Policia e Migracionit dhe Kufirit kanë kryer trajnime në 80% të pikave të kalimit në Shqipëri”, bën të ditur Ambasada.

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsion-it dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së

    Shteteve të Bashkuara në Tiranë...

  • 5.6.9.11.12.13.14.18.19.20.21.24GAZETA SOT E Mërkurë 6 Nëntor 2019 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Zbardhet “sherri” në KLP për SPAK, emërimi i 8 prokurorëve mbyllet brenda 25 nëntorit, ja 2 rrugët që do ndiqen për kreun e Prokurorisë Speciale

    Administrata e Krimeve të Rënda do të jetë në shërbim të SPAK

    Qeveria “hap thesin” për SPAK, ja sa do të jetë buxheti i institucionit që do hetojë zyrtarët e lartë për vitin 2020

    Qeveria është e vendosur për të mbështetur fi-nanciarisht reformën në drejtësi, e sidomos organet e reja të dala prej saj. Gazeta ka mësuar se Këshilli i Ministrave ka akorduar një fond të veçantë për dy organet kryesore që do të luftojnë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar, sikundër janë Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilat pritet të ngrihen së shpejti. Sipas informacioneve, mësohet se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet që për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or-ganizuar të jepet një fond prej 371 mln lekësh. Po

    ashtu, mësohet se qeveria ka përcaktuar rritje të in-vestimeve edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në projektbuxhet parashikohet që për KLP të jepen 3.4 mld lekë. Ndërkohë, shtesa do të ketë dhe për institucionet qendrore të shtetit. Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi parashikohet të përfitojnë më shumë para për vitin e ardhshëm. Megjithatë, Kryeministria duket se do të marrë pjesën më të madhe të tortës, pasi nga 637 mln për vitin e ardhshëm parashikohet që ky institucion të marrë një 1 mld lekë. Sakaq, pavarësisht diskutimeve për mbajtjen ose jo të zg-

    jedhjeve të parakohshme, në buxhetin e shtetit nuk parashikohet fond i veçantë për vitin 2020. Nga ana tjetër, drafti 2020 nuk parashikon asnjë rritje pagash për qytetarët, ndërsa për pensionistët parashikohet vetëm një fond prej 2.5 mld lekësh, çka mund të jetë vetëm për indeksimin, një detyrim ligjor ky i qeverisë për të kompensuar rritjen e çmimeve. Kujtojmë që, qeveria në mbledhjen e saj të zhvilluar në 31 korrik ka marrë vendimin për përcaktimin e buxhetit për vitin 2019, për strukturën e re që po ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi, SPAK-ut. Në vendimin e qeverisë thuhet se buxheti fillestar

    për vitin 2019 do të jetë njëqind e pesëdhjetë milionë lekë, për përballimin e shpenzimeve lidhur me ush-trimin e aktivitetit. “Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i përcaktohet për vitin 2019 buxheti fillestar prej 150 000 000 (një-qind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019. Ngarkohen Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

    Rigels SELIMAN

    Politikanët e korruptuar duket se kanë dështuar në tentativën e tyre për të frenuar ngritjen e SPAK dhe BKH. Pavarësisht sul-meve që po i bëhen reformës në drejtësi nga dita në ditë, brenda muajit nëntor Prokuroria Speciale Antikorrupsion do të jetë gati. Në mbledhjen e datës 25 tetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që SPAK të fillojë punë me 8 prokurorë, por pa dhënë shumë detaje. Gazeta ka sigu-ruar procesverbalin e kësaj mbledhje, ku bëhen të qarta procedurat për të shkuar tek lufta ndaj korrupsionit. Sipas planeve të KLP, emërimi i 8 prokurorëve të SPAK do të bëhet brenda 25 nëntorit. Detajet i ka dhënë vetë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në mbledhjen e datës 25 tetor. “Ne sot do të marrim një vendim që do të plotësojmë organikën me aq prokurorë që kemi në dispozicion. Në këtë kuptim ne si KLP i japim vetes atributin që të plotësojmë këtë organik për të cilën vendos dikush tjetër. Propozi-mi im, i cili ngjan me atë të zotit Balla është ky: Ne do të fillojmë me emërimin e 8 prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. E thënë ndryshe, është momenti që të fillojmë të mendojmë edhe për emërimin e drejtuesit të SPAK. Por nga ana tjetër duhet të themi se vendimi ynë i emërimit që do të merret sipas këtij kalendari të propozuar nga Komisioni në datën 25 nëntor. Pra, në datën 25 nëntor ne marrim vendim për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme. Thënë më shkurt në datën 25 nëntor kur ne emërojmë 8 prokurorët e SPAK, marrim edhe shprehjen e interesit për drejtuesin e SPAK, për të cilin do presim dy javë dhe javën e tretë e emërojmë”, deklaroi Ibrahimi. Pra, përmes kësaj lëviz-je KLP synon që brenda nëntorit ta ketë gati Prokurorinë Speciale Antikorrupsion. Por kjo mbledhje nuk ka kaluar pa debate. Mes anëtarëve, veçanërisht Bujar Sheshit dhe Nurihan Seitit ka pasur debate të forta sa i takon emërimit të anëtarëve të SPAK dhe kreut të Prokurorisë Speciale.

    Procedurat që do ndiqen për kryeprokurorin e SPAK

    Por interesant është fakti se pa-ralelisht me emërimin e 8 prokurorëve të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka diskutuar edhe procedurat që do të ndiqen për kreun e Prokurorisë Spe-ciale. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e 25 tetorit, kreu i KLP Gent Ibrahimi zbuloi

    se pas emërimit të 8 prokurorëve do të hapet edhe gara për kryeprokurorin e SPAK, ndërsa theksoi se koha deri në zgjedhjen e tij do të jetë 3 javë. Por duke qenë se kreu i SPAK do të zgjidhet mes tetë prokurorëve që janë emëruar në Prokurorinë Speciale, Këshilli i Larët i Prokurorisë, theksoi zoti Ibrahimi, do ta ketë më të lehtë për të verifikuar dosjet e kandidatëve që kanë shprehur interes dhe kjo sipas tij, do një javë kohë. “Pikërisht në datën 25 nëntor ne themi që ky vendim hyn në fuqi pas tre javësh. Gjatë këtyre 3 javëve ne jemi në gjendje ta konsumojmë procedurën e rregullt e emërimin e drejtuesit të SPAK. Sepse me ligjin për statusin u jepet dy javë kohë kandidatëve që garojnë për këtë pozicion për të sjellë shprehjen e interesit. Dhe pastaj jemi të detyruar të presim këto dy javë, ndërsa punën tonë mendojmë që mund ta kryejmë brenda javës. Ne si KLP nuk kemi për të diskutuar dhe shqyrtuar dosje, ne thjesht nga letra e motivimit që do të na sjellin kandidatët, do të përpiqem

    JA DEBATET NË MBLEDHJEN E KLP

    Bujar Sheshi: Kjo periudhë deri në datën që ne do të bëjmë emërimin e tetë prokurorëve të SPAK të shërbejë si periudhë nga prokurorët e zgjedhur për Proku-rorinë Speciale të bëjnë shprehjen e interesit.

    Nurihan Seiti: Nuk e kap ligji, pasi është ligj i veçantë ky.

    Bujar Sheshi: Baza ligjore është neni 59. Të lutem dëgjo përg-jigjen time, pastaj më kundërshto.

    Nurihan Seiti: Jo! Prokuroria e Posaçme ka ligj të posaçëm.

    Bujar Sheshi: Të lutem më dëgjo. Nëse e ke për të kundërsh-tuar, Ok. Por nëse e the për diçka dhe do një sqarim, unë po mundo-hem që t’ju sqaroj. Dhe po them që nga ne si Këshill, kemi parasysh dy alternativa. Alternativa e parë është kjo që propozuam dhe që ju po pyesni kush është baza ligjore. Ndërsa alternativa e dytë ishte që periudha e tranzicionit nga sot deri në momentin që ne do të mblid-hemi, të shërbejë për prokurorët që përbëjnë SPAK-un të shprehin interesin për t’u zgjedhur.

    Nurihan Seiti: Ma gjej një fjali në ligj se thuhet drejtues i përkohshëm.

    Bujar Sheshi: Të lutem, zonja Seiti mos reago kështu. Ky është një propozim që ne si anëtarë të Këshillit e kemi bërë. Ne nuk të detyrojmë që t’i të pajtohesh. Abso-lutisht që këto dy alternativat janë indicie për të të mbushur mendjen ty. Kështu që, baza ligjore zonja Seiti është nenin 59 për statusin.

    Nurihan Seiti: Jo, nuk pajto-hem, pasi ka ligj të posaçëm.

    Gent Ibrahimi: Mos ndërhyni zonja Seiti. Flisni kur të merrni fjalën.

    Bujar Sheshi: Nuk pres që të jepni mbështetjen. Por si anëtar komisioni po të sqaroj.

    Nurihan Seiti: Nuk e kam per-sonale, por për procedurë.

    Bujar Sheshi: Baza ligjore është neni 59, ku këshillit i jepet e drejta të caktojë prokurorë të posaçëm. Kështu që, ky nen nuk ka asnjë ndalesë.

    të kuptojmë nëse ata kanë eksperiencë në ndjekjen e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse kanë eksperiencë në organizim dhe drejtim, etj. Thënë më shkurt në datën 25 nëntor kur ne emërojmë 8 prokurorët e SPAK, marrim edhe shprehjen e interesit për drejtuesin e SPAK, për të cilin do presim dy javë dhe javën e tretë e emërojmë”, nënvizoi Ibrahimi. Pra, gjasat janë që edhe kryeprokurori i SPAK të zgjidhet më shpejt se parashikimi, pasi KLP po mendon që propozimin për drejtuesin

    e Prokurorisë së Posaçme ta bëjë para se të hapet gara. Thënë më troç, SPAK pritet të nisë punë fuqishëm në muajin dhjetor, duke nisur gjuetinë ndaj të ko-rruptuarve. Madje, ajo që e vërteton se SPAK nuk do të ketë asnjë lloj pengesë për të luftuar korrupsionin është fakti se gjithë administrata e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të jetë në shërbim të SPAK dhe se nuk ka asnjë problem në këtë periudhë tranzicioni, pasi qeveria ka marrë një vendim të kësaj natyre, duke i ardhur në ndihmë Prokurorisë Speciale.

    Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Proku-rorisë për të emëruar tetë prokurorët e parë të SPAK, shumë shpejt do të jetë gati edhe Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Kjo është bërë e ditur pak ditë më parë nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, e cila duke folur në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Nd-jekjen e Zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes

    së sistemit të drejtësisë”, zbuloi se Këshilli i Lartë Gjyqësor do t’i përgjigjet menjëherë ngritjes së SPAK-ut, duke ngritur strukturën e Gjykatës Speciale të Korrupsionit të Zyrtarëve të Lartë edhe me gjyqtarë të përkohshëm. “Me ndihmën e EURALIUS dhe OPDAT paketa e reformës në drejtësi ka parashikuar mekanizma zh-bllokuese, në mënyrë që të mos pengohet ngritja dhe funksionimi i SPAK”, deklaroi Llagami.

    LLAGAMI: JA KUR DO NGRIHET GJYKATA SPECIALE

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të mos lejuar kapjen e Strukturës së Posaçme An-tikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat do të luftojnë kor-rupsionin. Pak ditë më parë përmes një statusi të publikuar në faqen zyr-tare, Ambasada e SHBA në Tiranë ka theksuar edhe një herë tjetër se lufta kundër korrupsionit është prioritet i

    punës së saj dhe se nuk do të ndalet deri në instalimin e shtetit ligjor. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër kor-rupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, thuhet në reagimin e Am-basadës së SHBA.

    SHBA strategji për të mos lejuar kapjen e SPAK

  • GAZETA SOT4 E Mërkurë 6 Nëntor 2019

    5.6.9.11.12.13.14.18.19.20.21.24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kuvendi goditje Metës për Kushtetuesen, emërimi i 2 anëtarëve të rinj bëhet javën e ardhshme, presidenti gati të shkelë sërish Kushtetutën

    Kuvendi lë në baltë Metën, emrat e rinj zgjidhen pas skadimit të afateve për presidentin

    Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, Ulsi Manja: Emërimi i kandidatëve brenda afateve kohore të përcaktuara

    Ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kus-htetuese ka qenë një nga temat më të diskutuara gjatë ditëve të fundit. Një sërë çështjesh të cilat kanë mbetur pezull presin që të shqyrtohen. Por interesi publik për ngritjen e Kushtetueses është shumë i madh, për shkak se një nga temat më të “nxehta” që do gjykohet është shkarkimi i Ilir Metës nga posti i presidentit. Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh se ecuria e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese po vijon sipas afateve të paracaktuara. Gjatë një interviste, Manja

    deklaroi se kandidatët për në Kushtetuese zhvillu-an edhe një seancë dëgjimore në komision. “Kuven-dit të Shqipërisë i kanë ardhur dy lista nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Në zbatim të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe të rregullores së Kuvendit, Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar seancë dëgjimore me kandidatët për Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja. Më tej, kreu i Ligjeve deklaroi se Kuvendi do i përmbahet afatit ligjor dhe brenda 30 ditëve do zgjedhë dy emrat për

    vakancat e shpallura. “Nëse i referohemi datës se kur KED ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë listën me kandidatët për të dy vakancat që i takojnë Kuvendit, janë dorëzuar në datën 14 tetor, brenda 30 ditëve nga momenti që ka ardhur lista, Kuvendi duhet të përmbushë këtë detyrim kushtetues”, tha ai. Manja shtoi se Presidenca dhe Kuvendi duhet të plotësojë vakancat me anëtarët e tyre, në mënyrë që funksionimi i Kushtetueses të nisë sa më parë. “Gjykata Kushtetuese ka në përbërje 9 anëtarë, që sipas formulës kushtetuese, 3 i takojnë Kuvendit, 3

    Presidentit dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Aktualisht Kuvendi do të përmbushë detyrimin për dy vakan-cat që janë në proces, ndërsa për vakancën e tretë është mbyllur lista e aplikimeve dhe KED po vijon punën për të shqyrtuar kushtet dhe kriteret ligjore dhe për kandidatët e tjerë, që i takon njëri Kuvendit dhe tjetri Presidentit të Republikës. E thënë më qa-rtë, janë të gjitha premisat e duhura kushtetuese dhe ligjore që për tre vendet që i takojnë Kuvendit dhe Presidentit të plotësohen me numrin e anëtarëve të saj”, tha deputeti i PS, Ulsi Manja.

    Elisjeda KIKO

    Nuk ka dakordësi mes Ku-vendit dhe Presidencës për plotësimin e vakancave për në Gjykatën Kushtetuese. Prej disa ditësh ka nisur një konflikt mes dy institucioneve, pasi presidenti nuk po zgjedh anëtarin e dytë që i takon. Fillim-isht u emërua Besnik Muçi dhe teksa pritej emërimi i emrit tjetër, Presidenca ka dalë me mendimin se emri i dytë du-het të zgjidhet nga Kuvendi, pasi kështu e përcakton ligji. Meta ka afat deri në datën 8 nëntor të zgjedhë emrin e dytë, por pritet që ai mos e bëjë një gjë të tillë dhe të nisë një luftë të fortë me Kuvendin dhe KED. Dje u mblodh Komisioni i Ligjeve, ku miratoi me shumicë votash dy raportet për vakancat e shpallura nga Kuvendi për Gjykatën Kushtetuese në 12.02.2018 dhe 04.03.2019, pasi anëtarët u shkarkuan nga vetingu. Një javë më parë, kandidatët zhvilluan një seancë dëgjimore, ku paraqitën para deputetëve të komisionit arsyet pse po kandidonin për një post të tillë. Arta Vorpsi, Elsa Tos-ka, Fiona Papajorgji janë emrat që priten të votohen javën e ardhshme në seancën plenare, pasi Besnik Muçi u dekretua pak kohë më parë nga presidenti.

    Goditje MetësShtyrja e votimit javën që vjen është

    një goditje ndaj presidentit. Meta kërkoi nga Kuvendi që sëpaku një emër të zg-jidhej para datës 8 dhe kështu i jepte të drejtë atij të zgjidhte emrin e dytë. Ligji e përcakton se anëtari i parë zgjidhet nga presidenti, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Meta pretendon se është radha e Kuvendit të zgjedhë emrin e radhës, duke qenë se ai emëroi Muçin. Por mazhoranca e ka rrëzuar skemën me argumentin se Kuvendi ka afat deri më 16 nëntor dhe duke qenë se nuk ka kandidatë nga ana e Gjykatës së Lartë, atëherë radha nuk mund të ndiqet. Por Meta pretendon se nëse bën emërim para Kuvendit shkel Kushtetutën dhe pritet të bëjë një manovër, duke shkelur në një formë tjetër Kushtetutën. Gaze-ta tha dje se Meta pritet të anulojë vakancën e datës 4 mars. Pra pritet të nxjerrë një dekret që zhdekreton dekre-tin e parë. Por kjo do shtonte shkeljet e tij. Venecia e tha qartë se presidenti nuk ka kompetencë të zhdekretojë. Por duke qenë se mungon Kushtetuesja, Meta pritet të thellojë gamën e shkeljeve me të vetmin qëllim, shtyrjen e shkarkimit. Nëse shihen Kushtetuta dhe ligji për or-ganet e drejtësisë, në asnjë nen nuk i lind

    e drejta presidentit që të anulojë garën. Këtë Meta mund ta bënte pa dërguar emrat në KED, por tani është shkelje e pastër ligji e Kushtetute. Sipas ligjit, nëse Presidenti nuk zgjedh asnjë emër, KED emëron të parin në listë. Meta këtë do të shmangë dhe do shfrytëzojë historinë e zhdekreteve.

    Diskutimet të “Ligjet”Gjatë mbledhjes së Komisionit të

    Ligjeve, ku u miratuan dy raportet për vakancat në Gjykatën Kushtetuese,

    deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati u shpreh se KED ka paraqitur në komision dokumentacion të plotë dhe pa asnjë mungesë ligjore. Ferhati deklaroi se me miratimin e raporteve do i propozohet Kuvendit që të votojë një nga emrat e kandidatëve për secilën vakancë. “Në bazë të parashikimeve ligjore si Komisioni i Ligjeve dhe seanca plenare e Kuvendit ka më shumë rolin e noterit, sepse nuk i hyn thelbit të ven-dimmarrjes së KED-së. Nga shqyrtimi

    Kadilli: Aksioni i opozitës, fushata parazgjedhoreAnëtar i kryesisë së PD-së

    Fatbardh Kadilli, u shpreh ditën e djeshme se aksioni i opozitës është fushatë parazgjedhore. Gjatë një in-terviste televizive, ai tha se aksioni i Partisë Demokratike gjithë këto kohë ka qenë që Shqipërisë t’i japim një zgjidhje dhe jo thjesht të bëjmë zgjedhje të parakohshme. “Një lider si kryeministri i sotëm që ka ardhur në pushtet me krimin sundon me ndjeshmëri zero për qytetarin. Ne sot fillojmë turin, t’u prezantojmë shqiptarëve një zgjidhje ndryshe për të ardhmen. Aksionin tonë politik e kemi drejt zgjedhjeve. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje, nuk është çështja vetëm për një garë mes forcave politike, por për t’i kthyer Shqipërisë shpresën. Një opozitë vepron me instrumentet që janë të saj, proteston kur është e nevojshme dhe propozon për shtetin ekzistues. Vendi është në një krizë të thellë politike, sociale dhe ekonomike. Nëse ne do të rrinim dhe të shikonim fasadën në të cilin ishte përfshirë vendi ne do i jepnim shqiptarëve teatër”, tha ai.

    Komisioni i Integrimit miratoi një projektligjKomisioni për Integrimin Eu-

    ropian miratoi projektligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rino-vueshme, për transport”. Në dre-jtimin e kryetares Rudina Hajdari Komisioni për Integrimin Europian mori në shqyrtim projektligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rino-vueshme, për transport”. Të ftuar për të folur rreth projektligjit ishin Ilir Bejtja, zëvendës ministër i Infra-strukturës dhe Energjisë si dhe spe-cialistë të kësaj ministrie. Nga ana e tij, Bejtja referoi përpara komisionit se ligji në fjalë ka një histori prej 4 vitesh dhe tashmë është rënë dakord me të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit. Pas pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme nga anëtarët, komisioni miratoi në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

    Një javë më parë, para Komisionit të Ligjeve 3 kandi-datet, Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska zhvilluan një seancë dëgjimore, ku u shprehën se përvojat e tyre në punë do të ndihmojnë në funksionimin e drejt të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e një qëndrimi neutral ndaj debateve politike. Kandidatja Arta Vorpsi pohoi se përvoja e gjatë e saj do ta ndihmojë në punën për të çuar më tej të drejtën kushtetuese. Nuk ka qenë asnjëherë e angazhuar në ndonjë parti politike apo grupim politik. Kandidatja e dytë në seance dëgjimore, Elsa Toska u shpreh se eksperienca e

    saj është e fokusuar tek e drejta kushtetuese. “Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet neutralizuese e de-bateve kushtetuese politike. Objektivat sipas meje që duhet të ketë kjo gjykatë, do jenë në krijimin e një jurisprudence të re post-reformë”, tha ajo. Fiona Papajorgji, kandidatja e tretë, u shpreh e bindur se i plotëson kushtet për të qenë pjesë e Kushtetueses. “Mendoj se plotësoj kushtet për të qenë anëtare e gjykatës Kushtetuese. Ka ardhur koha që Kushtetuesja të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese”, tha ajo.

    JA DEKLARATAT E KANDIDATEVE NË SEANCË DËGJIMORE

    Një nga kushtet kryesore që duhet të plotësonin kandidatët ishte eksperienca prej 15 vitesh në sistemin e drejtësisë. Në lidhje me këtë kriter, deputeti socialist Bashkim Fino u shpreh se dy nga kandidatet kanë qenë ndihmës komisionere dhe spe-cialiste, ku theksoi se këto eksperienca nuk quhen nivel i lartë i nëpunësve.

    “Kandidati duhet të ketë 15 vite pune. Tani më rezulton se dy kandidatët, njëra ka qenë specialiste në mar-rëdhëniet me jashtë, tjetra ndihmës komisionere. Këto dy detyra quhen nëpunës të nivelit të lartë, që plotëso-jnë kriterin e 15 viteve. Sepse të punës ndihmës komisionere dhe specialiste nuk është niveli i lartë”, tha Fino.

    Vlerësimi i kandidatëve për në Kushtetuese

    i dokumenteve që ka paraqitur KED, dokumentacioni është i plotë nuk ka asnjë mungesë. Ne duhet të miratojmë raportet duke i propozuar Kuvendit votimin e njërit prej kandidatëve të secilit grup nëse nuk do të arrihet një shumicë e cilësuar, i pari në listë do të jetë anëtari i Gjykatës Kushtetuese”, tha Klotilda Ferhati. Ndërsa kreu i Komi-sionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh se ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për opinionin publik, por edhe për debatin politik. Por duket se ky ishte një mesazh i koduar për presidentin Ilir Meta, pasi për këtë të fundit mazhoran-ca ka nisur procedurat e shkarkimit nga detyra. “Me miratimin e raportit të dytë e mbyllim mbledhjen, raportet me dokumentet i përcillen Kuvendit për votim duke respektuar afatin 30-ditor të përcaktuar nga ligji për votimin për anëtarë të Kushtetueses. Gjykata Kus-htetuese është një nga institucionet që do të duhet të rifillojë së shpejti duke pasur në konsideratë numrin e çështjeve që presin të gjykohen kanë një rëndësi të madhe për opinionin publik dhe debatin politik”, tha Manja.

  • GAZETA SOT E Mërkurë 6 Nëntor 2019 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    “Nga analiza e plotë e provave që u administruan në seancë gjyqësore, por edhe të indiceve të shumta të cilat, ashtu siç përcakton neni 152/2 i K.Pr.Penale, janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën, prokurorët arrijnë në përfundimin se i pandehuri Ilir Meta e ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, atë të korrupsionit aktiv të funksionarëve

    të lartë shtetërorë. Prandaj, si përfundim, prokurorët kërkuan nga gjykata të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Meta për veprën penale të korrupsionit aktiv të funk-sionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim dhe 1 milion lekë gjobë”, thuhet në vendimin e prokurorisë.

    KËRKESA PËR 2 VITE BURG

    “Prokurorët u shprehen se gjykimi i kësaj çështje vërtetoi se dëshmitari Dritan Prifti është plotësisht i bes-ueshëm dhe thëniet e tij të sakta e të vërteta. Kjo rezulton nga analiza e plotë që ata parashtruan mbi vetë provat që u administruan në seancë gjyqësore, por edhe indicet e shumta, të cilat, ashtu siç përcakton neni 152/2 i K.Pr.Penale, janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën. I pandehuri Ilir Meta e ka kryer veprën

    penale për të cilën është akuzuar, atë të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Në kuptim e zbatim të ligjit material penal, rezultojnë të provuar të katër elementët e veprës penale, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal e që përbën akuzën e ngritur nga ana e prokurorisë dhe për të është sjellë në Gjykatën e Lartë kërkesa për gjykim ndaj të pandehurit Ilir Meta”, thuhet në vendimin e gjykatës.

    PROKURORËT VËRTETUAN DËSHMITË E PRIFTIT

    Ruçi: Politika e Shqipërisë për sigurinë në unison me NATO dhe BE, kemi kapacitete të ulëta vetëmbrojtjeje ndaj kërcënimeveKryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, për-

    shëndeti dje takimin vjetor të komisioneve parlamentare të mbrojtjes dhe sigurisë të Eu-ropës Juglindore, i cili zhvillohet në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, në datat 5-6 nëntor. “Është domethënëse që për promovimin e Politikës së Përbashkët Europiane të Sigurisë dhe Mbro-jtjes dhe lidhjen e saj me Konceptin Strategjik të NATO-s të diskutojmë këtu në Tiranë. Për një arsye të thjeshtë: Politika e jashtme dhe e sigurisë e Shqipërisë përputhet 100 për qind me atë të Bashkimit Europian. Qeverisja e sigurisë është një punë jo fort e lehtë në Europën Juglin-

    dore, për shkak të mbivendosjes së çështjeve të trashëguara nga historia, ekonomive të dobëta, sistemeve të pafuqishme të mirëqenies dhe shfaqjeve të etnocentrizmit dhe nacionalizmit”, tha Ruçi. Sipas tij, kërcënimet transnacionale, terrorizmi, armët e shkatërrimit në masë, trafiki-mi, krimi i organizuar dhe rreziqe të tjera globale bashkëjetojnë në rajonin tonë me demonët e trashëguar apo ata që rikrijojmë periodikisht ne vetë. “Për arsye që i dimë të gjithë, rajoni ynë duke qenë njësoj i rrezikuar, ka më pak imunitet mbrojtës nga rreziku kibernetik dhe rreziqet e tjera të avancimeve të vrullshme teknologjike

    të kohës sonë. Kapacitetet më të kufizuara vetëmbrojtëse kushtëzohen nga standardet më të ulëta teknologjike dhe informatike të ven-deve të rajonit tonë. Por do të ishte gjysma e të keqes nëse aftësitë tona më të pakta mbrojtëse ndaj rreziqeve kibernetike të lidheshin vetëm me teknologjinë dhe potencialet e kufizuara financiare. E them këtë sepse po konstatojmë që pjesa tjetër e kontinentit dhe qytetërimi perëndimor ka krijuar ose ushqen disa stere-otipe të rrezikshme ndaj Europës Juglindore, sidomos ndaj Ballkanit Perëndimor”, tha ai. Ruçi u shpreh se Ballkani Perëndimor po merr një

    tingëllim negativ. Sipas tij, ky negativizëm ten-ton të shndërrohet në qëndrime diskriminuese ndaj popujve që kanë një kontribut të spikatur për qytetërimin europian dhe që rrethanat his-torike i lanë prapa pjesës tjetër të kontinentit. “Ballkani Perëndimor nuk është një rajon fqinj i Europës, por pjesë integrale e saj. Pjesa tjetër e kontinentit, por sidomos ato vende të Bashkimit Europian, prej nga burojnë qëndrimet skeptike e përjashtuese, duhet të kuptojnë se tendenca e pandryshueshme e historisë është afrimi i kufi-jve politikë dhe kulturorë të Europës me kufijtë natyrorë të saj”, vijoi kreu i Kuvendit.

    Kliti TOPALLI

    Nuk kanë fund skandalet e presidenti Ilir Meta. Gjatë kohës që ai ishte në pushtet krah Sali Ber-ishës i plasi në dorë afera me Dritan Priftin, i cili falë një video solli he-time dhe më pas dërgimin për gjy-kim të Metës. Në kuadër të fakteve që gazeta po sjell prej disa ditësh nga vendimi i Gjykatës së Lartë që nxori të pafajshëm Ilir Metën, sot po tregojmë detaje të një tjetër afere. E teksa e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte përqendruar te 700 mijë eurot që do të fitoheshin nga ndrit-mi i HEC-eve Egnatia-Shushicë, në video flitet dhe për një pazar tjetër. Bëhet fjalë për shitjen e 30 mijë ton nafte të Albpetrol. Prokuroria grumbulloi prova dhe fakte, duke pretenduar se Meta po ndërhynte që kjo naftë të fitohej nga një kompani e caktuar dhe sipas dëshmisë së Dritan Priftit, do fitonte 1 milionë dollarë, të cilat do ndaheshin mes tyre. “Ky i fundit (Meta) i ka propozuar të favorizojë në garën koncesionare që zhvillohej për ndërtimin e hidrocen-traleve Egnatia-Shushicë, Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive... sh.p.k., për një investim me një vlerë rreth 65 milionë euro, duke i premtuar si shpërblim të kundërligjshëm shumën prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve, si dhe ndërhyrjen për të favorizuar Shoqërinë... sh.a. në ankandin për “Shitje të një sasie prej 30 mijë ton naftë bruto” të prodhuar nga Shoqëria “Albpetrol” sh.a. Për këtë të fundit, sipas dëshmitarit, nga i pandehuri Ilir Meta i është ofruar një përfitim i paligjshëm deri në 1.000.000 dollarë që do të ndaheshin mes tyre”, thuhet në argumentet e prokurorisë.

    Dëshmia Në dosjen e dorëzuar në gjykatë,

    prokurori Bujar Sheshi ka dorëzuar dhe një dëshmi të Dritan Priftit, i cili ka rrëfyer skandalin në fjalë. “Zoti Meta, gjatë takimit në zyrën time, më kujtoi që të zbatoja ato që kishim biseduar në lidhje me ankandin e naftës, në lidhje me fitimin e këtij ankandi nga miku i tij... Unë, me sa mbaj mend, sepse ai kërkonte an-ulimin e ankandit në atë periudhë,

    Shtyhet panairi “Shqipëria Punon Tokën”

    Panairi “Shqipëria Punon Tokën”, i parashikuar të zhvillohej këtë fund-javë, në datat 9 dhe 10 nëntor, do të shtyhet për fundjavën tjetër. Njoftimin e ka bërë Ministria e Bujqësisë, e cila thotë se shkak për shtyrjen janë bërë parashikimet për reshje shiu intensive gjatë kësaj fundjave. Ministria thotë gjithashtu se ky panair është më i rëndësishmi për bujqësinë dhe zh-villimin rural. “Ky panair është eventi vjetor më i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare dhe zhvillimin rural. Ne duam që ai të marrë të gjithë vëmend-jen e duhur nga fermerët, prodhuesit, agropërpunuesit dhe qytetarët që do të jenë në sheshin “Skënderbej”, prandaj vlerësuam se shtyrja me një javë e këtij organizimi është vendimi më i mirë. Parashikimet e sinoptikanëve thonë se gjasat për reshje shiu në datat 16 dhe 17 nëntor janë të pakta. Le të shpresojmë se do të ndodhë kështu. Ju mirëpresim fundjavën e ardhshme në sheshin “Skënderbej”, njoftoi ministria.

    Sherr masiv te Ekonomiku, reagon Dhori Kule

    Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Qytetin Studenti, e cila filloi nga auditorët ku po zhvillonin leksionet studentët e Ekonomikut. Dy persona jo studentë, kanë hyrë brenda në sallën e leksioneve dhe janë konflik-tuar me studentët e grupit që zhvillonte orën e mësimit. Më pas ata i kanë prit-ur jashtë dhe i kanë sulmuar studentët që mbrojtën shoqet e tyre të klasës. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe dekani i Fakultetit Ekonomik, i cili thekson se përplasja mes tyre ka ndodhur pasi ka mbaruar mësimi. Dekani tregoi detaje mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ripërsërit apelin për strukturat e pol-icisë që të zbardhin këtë akt vandal. “Pasdite dje gjatë zhvillimet të mësimit, një pedagoge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë. Pasi kanë mbaruar mësimin në ambientet e jashtme të godinës ka ndodhur një grindje”, tha Kule.

    sepse mendohej që zoti... nuk ishte i sigurt për fitoren e këtij ankandi dhe kërkonte shtyrjen e ankandit dhe unë për të mos qenë kundërshtues dhe për mos lënë hapësira që ai ta kuptonte që ishte duke u regjistruar, thashë, po do ta bëj, ai nguli këmbë, tha: Mbaroje pse nuk e mbaron? Anuloje, pse nuk e anulon? Për ankandin e naftës, gjatë bisedës në zyrën time, nuk kam pasur ndonjë ofertë prej zotit Meta, por dua të sqaroj që kjo bisedë mund të jetë

    bërë me dhjetëra herë dhe ofertën prej zotit Meta e kam pasur një herë në zyrën e tij në Ministrinë e Jashtme dhe një herë gjatë një dreke në Hotel Rogner. Është ofruar 1 milion dollarë për t’u ndarë në fakt mes meje dhe zotit Meta, jo drejtpërdrejt për mua nga kjo punë”, tha ai. Ashtu si me HEC-in edhe në këtë rast proku-roria ka arritur në përfundimin se dëshmia e Priftit është e saktë. Kjo bazohet në tabulatet telefonike ku Meta dhe biznesmeni që do fitonte

    Afera e videos Meta-Prifti, dalin në dritë të tjera detaje

    Zbardhet tjetër skandal i Ilir Metës, ja si u tentua shitja e 30 mijë ton nafte të Albpetrol dhe pazari për ndarjen e 1 milion dollarëve

    ankandin kanë folur me dhjetra herë. “Vërtetësinë e dëshmisë së Dritan Priftit, në lidhje me këtë moment të akuzës, e konfirmon edhe SMS-ja e dërguar me “forward” nga biznesme-ni atij vetë. Procesverbali i këqyrjes dhe marrjes si provë të kësaj SMS-je u administrua si e tillë nga gjykata. Jo vetëm përmbajtja e mesazhit, por edhe mohimi që i bëri këtij fakti biznesmeni...., tregon edhe një herë se sa pak e besueshme është dëshmia e tij”, ka thënë prokurori.

  • 6 GAZETA SOTE Mërkurë 6 Nëntor 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kryetari i Komisionit të reformës zgjedhore ka deklaruar në media se PD po e shikon si mundësi propozimin për ndryshimin e sistemit me lista të hapura, por sipas tij nëse kjo miratohet atëherë do të shkrihen edhe koalicionit. Kjo sipas Gjiknurit do të pengonte, përfitimin e partive nga partitë e tjera. “Por partitë opozitare vijnë me ide edhe ne do të bisedojmë. Jemi të gatshëm të sjellim sistem, por të

    bindemi pse ka organizim të mirë. Mund të pranojmë, por do negociojmë edhe ne. Personalisht mendoj se nëse ka propozim për lista të hapura kemi rastin e heqjes së koalicionit. Pra nëse pranohet sistemi me lista të hapura, ne do të propozojmë heqjen e koalicionit. Kjo ka shumë lidhje, që të mos përfitojë një parti nga një parti tjetër. Bujrum i themi drafteve të opozitës", ka thënë Damian Gjiknuri.

    Gjiknuri: Nëse duan lista të hapura, heqim koalicionet Reforma zgjedhore, Ndoka: Kemi një sistem

    monopartiakOpozita jashtëparlamentare

    nuk ka pranuar të marrë pjesë në tryezën e reformës zgjedhore, pasi e kanë cilësuar si jolegjitime. Dje ka qenë kreu i Partisë Demokristiane, i cili ka folur për reformën zgjedhore. I ftuar në një studio televizive, Ndoka është shprehur se reforma zgjedhore duhet të ketë peshën e vetë politike, që do të thotë se ka nevojë edhe për mazhorancën edhe opozitën, por sipas Ndokës komisioni është problematik në aspektin kushtetues. Ndoka theksoi se Kuvendi është monopartiak, pasi opozita e tanishme parlamentare nuk përfaqëson askënd. “Duhet të pranojmë që ne tani kemi një Kuvend monopartiak. Të gjithë ata deputetë aty janë të pavarur dhe nuk përfaqësojnë askënd, ata nuk përfaqësojnë asnjë forcë politike, pra janë individë që kanë dalë nga listat tona. Në këto kushte është përgjegjësia e opozitës së bashkuar që të paraqesë draftin e vetë, duke qenë se nuk ka një opozitë në Parlament”, u shpreh Ndoka.

    Vasili: Ja zgjidhja për reformën zgjedhore

    Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar dje se koha më e përshtatshme për të zgjidhur krizën politike është pranvera e vitit 2020, kohë kur mund të mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. "Zgjedhjet janë tek pragu i derës dhe unë besoj se pranvera e vitit 2020 do të ishte një kohë optimale për të ndalur krizën ekonomike dhe shoqërore që është në pragun e derës", u shpreh Vasili. Sipas kreut numër dy të LSI, produkti për reformën zgjedhore duhet të dalë nga opozita, parlamenti aktual dhe një ndërmjetësim ndërkombëtar. Vasili u shpreh se në Parlament do të bëhet një votim formal. “Duhet bërë sa më parë kjo nga ana e mazhorancës. Ne duhet ti japim patjetër provën që reformën zgjedhore e kryem menjëherë me integritet të lartë, sepse Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE/ODIHR. Një vend që kryesohet nga një qeveri që vjedh vota nuk mund të vëzhgojë dhe kryesojë këtë institucion”, tha ai.

    1. Financim i partive 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta

    2. Propozohet kriminalizimi i financimeve private

    3. KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qëllim

    matjen e shpenzimeve për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore

    4. Të përcaktohen kriteret e llogaritjes së financimit për mediat

    5. Kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit

    Propozimet e opozitës

    Reforma zgjedhore, Mesi: Bashkëpunim pa kushte. Kaso: Forum legjitim për adresimin e problematikave

    Mazhoranca dhe opozita, vazhdojnë të mos dakordësohen në qëndrimet e tyre, për sa i përket reformës zgjedhore. Ndërsa nga ana e saj mazhoranca apelon për bashkëpunim dhe dialog për reformën zgjedhore, opozita e konsideron të njëanshëm përpjekjen e mazhorancës dhe nuk e njeh komisionin për reformën zgjedhore. Por mazhoranca e ka vendosur dje para përgjegjësisë opozitën duke i kujtuar se reforma zgjedhore është kusht i vendosur nga Bundestagu dhe nuk mund ta neglizhojnë rëndësinë e kësaj reforme.

    Deputetja e PSsë, Senida Mesi tha dje për mediat se reforma zgjedhore nuk duhet të jetë proces për t’u ndarë, por për t’u bashkuar. “Reforma zgjedhore është një proces që palët nuk duhet të venë kushte njëratjetrës, por një proces ku palët duhet të ulen sëbashku për t’u dakordësuar për një reformë e cila është gjithëpërfshirëse”, deklaroi dje Mesi. Ndërkohë sa i përket platformës së opozitës jashtëparlamentare, Mesi tha se e sheh si zgjidhjen nga bashkëpunimi mes aktorëve politik. “Opozita jashtëparlamentare ka propozuar një platformë,

    ku edhe ndërkombëtarët nuk kanë qenë dakord. Personalisht, mendoj se fatin e shqiptarëve nuk e përcaktojnë ndërkombëtarët, as OSBE e as ODIHR dhe as përfaqësuesit e ambasadave, ata janë këtu për të na ndihmuar dhe suportuar në momentin që ne marrim vendime sëbashku, por vendimet duhet të jenë të shqiptarëve dhe të gjithë forcave politike”, tha Mesi. Ndërkohë sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso tha se opozita ka shprehur vullnetin politik për miratimin e reformës zgjed

    hore. Opozita ka ofruar si zgjidhje, paketën prej pesë pikash, ku një ndër pikat është asistenca e ndërkombëtarëve, OSBE/ODIHR dhe BE e SHBA. “Gjithë klasa politike tashmë është e bashkuar për ta parë reformën zgjedhore si një hap të rëndësishëm. Në këtë kuadër opozita e bashkuar në përgjithësi dhe PD është përkushtuar për një reformë zgjedhore që jo vetëm plotëson pritshmëritë e partnerëve tanë, por që jep dhe disa zgjidhje të vërteta për problemet më të mëdha të zgjedhjeve në vendin tonë”, deklaroi ai.

    Arbjona ÇIBUKU

    Politika vijon të punojë për reformën zgjedhore, por ende nuk ka një qartësi mbi draftin final që do të miratohet. Megjithatë duke se ka një koordinim në distancë mes opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës. Teksa në Kuvend u mblodhën komisioni për reformën zgjedhore, PD dhe LSI zhvilluan paralelisht diskutime për të njëjtën çështje. Ndërkohë opozita ka dalë sërish me propozime konkrete sa i përket reformës zgjedhore. Opozita ka propozuar financimin e partive 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta, pra kriminalizimin e financimeve private. Gjithashtu Partia Demokratike ka kërkuar që kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit. PD në draft kërkon uljen e mjeteve të propagandës në fushatën zgjedhore. Pas përfundimit të tryezës së opozitës, e cila erdhi pas dy tryezash të tjera që ka zhvilluar opozita, Oerd Bylykbashi sqaroi dje se çfarë është diskutuar dhe çfarë kërkon PDja. "Grupi i punës u mblodh për të vijuar diskutimet mbi qëndrimin për reformën zgjedhore. Qëndrimi ynë është i qartë reforma duhet të jetë e plotë. Kodi Zgjedhor është i mjaftueshëm për zgjedhje demokratike, por Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje demokratike. Propozimi është një qeveri kujdestare tranzitore që garanton ndëshkimin e atyre që blejnë votat. Opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, për të garantuar që zgjedhjet janë për zgjedhësit jo për partitë. Rama nuk garanton dhe e ka provuar që jo vetëm nuk garanton dot zgjedhje, por edhe vjedh vota”, ka deklaruar dje Bylykbashi. Ndër të tjera Bylykbashi bëri me dije se opozita ka sugjeruar një plan me 5 pika dhe pritet që të bëhet bashkë shumica e opozitës për një kod konsensual. “Kemi një kalendar dhe e rëndësishme është identifikimi i të gjitha çështjeve dhe më pas me një qëndrim të plotë të opozitës për të qenë ne që udhëheqim një proces në dobi të shqiptarëve. Reforma bëhet në

    Bylykbashi: Plani me 5 pika do të bëjë bashkë opozitën për një kod konsensual

    Reforma zgjedhore, PD dhe LSI kërkojnë 100 për qind financim të partive nga shteti, PS përplaset me opozitën parlamentare në komision

    mënyrë gjithëpërfshirëse. Reforma mund të jetë vetëm konsensuale për të qenë të besueshme zgjedhjet. Ne kemi sugjeruar me planin pesë pikësh vullnetin që do të bëjë bashkë shumicën dhe opozitën për një kod konsensual, i testuar në zgjedhje", tha ai. Ndërkohë Bylykbashi i pyetur nga gazetarët mbajti një qëndrim edhe për rezolutën që PS ka dorëzuar në Kuvend në lidhje me financimet e huaja në vend. Bylykbashi tha se ato nuk kanë lidhje

    me problemin në thelb. "Nuk kanë lidhje me thelbin e problemit. Ne duhet të garantojmë transparencë për burimet, fushata nuk mund të jetë diçka e shtrenjtë, transparenca e raportimeve dhe kontroll efikas", tha ai. Grupi i opozitës është ndarë në tre nën grupe, ndërsa dje është mbledhur grupi ligjor për çështjen e financimit të partive.

    Përplasjet në komisionNdërkohë ditën e djeshme

    është mbajtur komisioni i reformës

    zgjedhore, i cili u shoqërua me debate mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare. Ishte deputeti Kujtim Gjuzi. i cili është larguar nga mbledhja e Komisionit të reformës zgjedhore, ku kishte edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Gjuzi kërkoi të merrte fjalën, por kjo gjë u kundërshtua nga bashkëkryetari i kësaj reforme Damian Gjiknuri. Ndërkohë bashkëkryetarja e Komisionit për reformën zgjedhore tha se komisioni do shqyrtonte në mënyrë të plotë rekomandimet e OSBEODHIR. “Harrojeni që ky komision të konsiderojë në mënyrë të pjesshme rekomandimet e OSBEODHIR. Tre janë pikat ku ne duhet të bazohemi fort. Të vendosin qytetarët, hapja e partive politike, nxitja e alternativave të reja. Ne duhet të kemi më shumë hapësirë që t'i japim shqiptarëve alternativa të reja”, u shpreh Hajdari.

  • GAZETA SOT E Mërkurë 6 Nëntor 2019 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Vasili: LSI besimplotë se vitin tjetër do ketë zgjedhje

    Lëvizja Socialiste për Integrim është optimiste se vitin tjetër do të ketë zgjedhje të parakohshme. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklar-oi dje se koha më e përshtatshme për të zgjidhur krizën politike është pranvera e vitit 2020, kohë kur sipas tij, mund të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme. “Zgjedhjet janë tek pragu i derës dhe unë besoj se pranvera e vitit 2020 do ishte një kohë optimale për të ndalur krizën ekonomike dhe shoqërore që është në vend”, deklaroi ai. Më tej, numri dy i LSI dha formulën si mund të mirato-het reforma zgjedhore. Sipas tij, pro-dukti për reformën zgjedhore duhet të dalë nga opozita, Parlamenti aktual dhe një ndërmjetësim ndërkombëtar. Sipas tij, në Parlament do bëhet një votim formal. “Formula është shumë e qartë opozita politike, Parlamenti me mazhorancën dhe gjithçka ka brenda dhe një ndërmjetësim ndërkombëtar për ti dhënë kredibilitet këtij procesi”, nënvizoi Vasili.

    Kriminaliteti në vend, Noka akuza qeverisëIsh-ministri i Brendshëm, Flamur

    Noka ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar dje pas arrestimit të nipit të deputetit të Partisë Socialiste për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit. Në reagimin e tij, Noka bën fajtore qeverinë për kriminalitetin, ndërsa theksoi se të gjitha rrugët e krimit të çojnë te Rilindja. “Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovicë- thoshte Shvejku. Të gjitha rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja”. Edhe kur krimi përplaset brenda vetes edhe kur goditet një bande e “Rilindjes”, rrugët të çojnë te banda tjetër e saj. Edhe kur goditet një zyrtar i inkriminuar rilindas prapë rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja”. Pasi grabitën e hëngrën çdo qindarke e çdo pronë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, mesa duket janë turrur të hanë njeri-tjetrin tani. E keqja duhet shkulur me rrënjë. Rama Ik”, deklaroi Noka.

    Reforma zgjedhore, socialistët: Të shtohen mekanizmat që rrisin transparencën e financimit të partive politike

    Mazhoranca qeverisëse është e vendosur për të miratuar reformën zgjedhore. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, deputeti i Par-tisë Socialiste, Alket Hyseni foli për punimet e komisionit të reformës zgjedhore, ndërsa deklaroi se çdo qytetar i Shqipërisë është i interesuar për këtë proces. Sipas deputetit, prioritet i socialistëve për reformën zgjedhore mbeten rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. “Jemi në fazën që ne kemi deklaruar që këto rregulla loje ne nuk mund t’i bëjmë të vetëm në kuptimin as ne si mazhorancë, as me votat e gjithë Parlamentit, duke qenë se në lojë

    janë aktorë të tjerë që nuk janë në Parlament, duke qenë se janë të interesuar në gjykimin tonë, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë është i interesuar për këtë proces që ndikon tek vota. Edhe sot diskutimi ka qenë mbi një draft që është produkt i ekspertizës së OSBE/ODIHR. Ne e kemi shtrirë dorën ndaj opozitës jashtëparlamentare që të marrë pjesë në këtë komision, opozita ka zgjedhur që të shqyrtojë draftin, të ndërtojë draftet e veta e t’i nisi ato me interlekutorë të tjerë. E rëndësishme për ne është që të marrin pjesë të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë. Jam i bindur që opozita

    do ta gjejë kurajën politike për t’u bërë pjesë e këtij procesi. Ne nuk na shqetëson asnjë for-mulim, asnjë sistem i caktuar i cili është brenda kornizës së rekomanduar të OSBE/ODIHR. Ne kemi thënë që pranojmë çdo draft të shkru-ar e të miratuar nëpërmjet OSBE. Për ne të rëndësishme janë t’i adresojmë problemet”, deklaroi deputeti socialist, Alket Hyseni. Nga ana tjetër, reformën zgjedhore e komentoi edhe deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro. Kjo e fundit teksa dje ishte e ftuar në një stu-dio televizive deklaroi se reforma zgjedhore është e pashmangshme dhe sipas saj, duhet të

    shtohen mekanizmat që rrisin transparencën e financimit të partive politike. “PS i ka hapur dyert për të gjitha palët”, tha Kumbaro duke shtuar se opozita duhet të kuptojë që nuk bëhet dialogu në rrugë. “Në asnjë vend nuk di një rast që opozita të ketë braktisur institucionin dhe të shpresojmë që violenca ka marrë fund dhe fjala të ushtrohet në institucione. Për sa i përket financimit jemi në diskutim të të gjitha varianteve. Jemi për transparencë të partive dhe të shtohen mekanizmat që rrisin transpar-encën e financimit të partive politike”, deklaroi deputetja socialiste, Mirela Kumbaro.

    Rigels SELIMAN

    Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se janë më afër se kurrë sa i takon gjetjes së konsensusit. Opozita e kryesuar nga PD dogji mandatet rreth 9 muaj më parë, ndërsa bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kërkuar qeveri tranzitore, e cila sipas saj, do të ishte kujdestare e zgjedhjeve të parakohshme. Por këto pretendime të artikuluara nga opozita janë injoruar nga Partia Socialiste në mënyrë sistematike, e cila këmbëngul se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamen-tare dhe se zgjedhjet e radhës do të mbahen në vitin 2021. Mirëpo, duket se mazhoranca qeverisëse është tërhequr nga pozicioni i saj dhe se po lëshon pe, me qëllim gjetjen e një të mesme të përbashkët me opozitën joparlamentare. Sinjali është dhënë ditën e djeshme nga ministrit i Bu-jqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi. Teksa ishte i ftuar në një stu-dio televizive, Çuçi komentoi disa nga propozimet e opozitës jashtë parlamentare që duan të bëhen pjesë e reformës zgjedhore, mes të cilave dhe qeveri tranzitore 3 muaj përpara zgjedhjeve. Por ndryshe nga idetë e artikuluara nga demokratët, ministri Çuçi zbuloi se mazhoranca është duke shikuar mundësinë që 6 muaj para zgjedhjeve ekzekutivi të izolohet. “Kërkesat e opozitës nuk janë pjesë as e axhendës së reko-mandimeve të OSBE-ODIHR dhe as e pikave të Bundestagut. Në lidhje me qeverinë tranzitore nuk është se kemi ndonjë model të qartë që na vjen qoftë dhe nga rajoni. Gjithsesi ka vende që aplikojnë mekanizma të ngjashëm. Por ne do vendosim rregulla që në 6 muajt e fundit të qeverisjes, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria të jetë në hes-htje totale. Ky propozim mund të ketë ngjyra të një qeverie teknike, por kjo gjë duhet diskutuar në komisionin ad hoc”, deklaroi ai. Pra, kjo lëvizje strategjike e mazhorancës qeverisëse vjen në kushte kur kryedemokrati Lulzim Basha është tërhequr dhe kërkon vetëm garanci për zgjedhje,

    Çuçi: PD e lutur të sjellë propozimet e saj për reformën zgjedhore

    Rama-Basha drejt konsensusit, ja skema që do ndjekë PS për kushtin e qeverisë teknike, 6 muaj para zgjedhjeve ekzekutivi do të izolohet

    formës zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, ministrit i Bujqësisë dhe Zhvil-limit Rural, Blendi Çuçi u shpreh se mazhoranca i ka lënë të gjithë hapësirën pjesës së opozitës që është jashtë institucioneve që të kontribuojë me propozime brenda komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. “I vetmi instrument që mund ta çojë përpara reformën është komisioni ad hoc parlamen-tar i reformës zgjedhore. Opozita jashtë parlamentare e ka të gjithë

    mundësinë që të sjellë propozimet e veta dhe të jetë pjesë e produktit që do të dalë nga komisioni”, nënvizoi ministrit i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi. Kujtojmë që edhe sa i takon reformës zgjed-hore Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një marrëveshje fluide, pasi drafti që ka shkuar në Kuvend dhe që po diskutohet në komisionin e reformës zgjedhore është i mazhorancës, por që ka edhe bekimin e demokratëve.

    në mënyrë që vota të mos intimidohet dhe grabitet. Thënë më troç, përmes kësaj lëvizje Partia Socialiste synon që të bindë Partinë Demokratike, që të shkojnë drejt konsensusit.

    Reforma zgjedhore, PS fton PD Por përveç gjetjes së një të

    mesme të përbashkët, strategji kjo që do të ulte gjakrat mes opozitës joparlamentare dhe mazhorancës qeverisëse, kjo e fundit i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike edhe sa i takon re-

    “Detyra ime si kryetar i opozitës të garantoj që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të pandi-kuar nga krimi i organizuar. Të pafrikësuar se nesër ata apo kushërinjtë apo familjarët e tyre mund të humbin vendet e punës, nëse nuk votojnë për partinë në pushtet. Që të arrijnë në qendrat e votimit pa i ndaluar policia me postblloqe, siç ndodhi, siç e dëgjoi gjithë bota, në zgjedhjet e 2016-ës. Opozita e bashkuar ka një platformë për ta arritur këtë dhe pjesë e kësaj padyshim është vullneti politik. Ne kemi propozuar një zgjidhje, një qeveri tranzitore që garanton zbatimin e rregullave ekzistuese dhe çfarëdo rregullash shtesë mund të nevojiten sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR”, deklaroi pak ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha.

    ZGJEDHJET, BASHA: DUAM GARANCI QË TË MOS GRABITET VOTA

    Një mesazh për kundërshtarin politik artikuluar qartë, me një dorë të shtrirë u dha nga kryeministri Edi Rama. Nga mbledhjen e fundit të asamblesë së Partisë Socialiste, Rama theksoi se dora e tij mbetet e shtrirë për kundërshtarët dhe e gatshme për të shkruar, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshje politike. “Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo me karriget dhe duhet të bitiset për Shqipërinë dhe jo për karriget. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe me opozitën jo parlamentare, e cila ka edhe një vend të lirë bosh që e pret në komisionin e reformës ku është e mirëpritur të ulet”, deklaroi Rama.

    MARRËVESHJA ME BASHËN, RAMA: DORA IME ËSHTË E SHTRIRË

  • 8 GAZETA SOTE Mërkurë 6 Nëntor 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç shpreson që kompania kineze e teknologjisë Huawei të vendosë për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë. Gjatë një vizite zyrtare në Kinë Bërnabic u takua me përfaqësuesit e gjigantit aziatik. Ftesa serbe për t’i bërë vend Huaweit në zemër të Ball-kanit vjen në kohën kur gjiganti kinez po përballet me vështirësi në biznes, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku janë vendosur sanksione ndaj tij. Washingtoni e ka vënë në listën e zezë, pasi dyshon se kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze për të spiunuar. Por Huawei e ka mohuar akuzën.

    SERBIA I OFRON BAZË TË DHËNASH KINEZËVE TË HUAWEI

    Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka bërë thirrje jo vetëm qeverisë, por gjithë klasës politike që të jenë të kujdesshëm sa i përket cenimit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë si pasojë e futjes së internetit 5G në vend, duke pasur parasysh kërcënimin që vjen nga Kina. “Ambasada amerikane në Tiranë bën thirrje që partnerët që zgjidhen për 5G duhet të zgjidhen me kujdes. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe SHBA janë partneri ynë strategjik. Në mënyrë urgjente kjo çështje duhet të shtrohet për zgjidhje, nuk i takon një qeverie, por gjithë vendit dhe detyrimeve që kemi si vend anëtar i NATO-s për të përcaktuar këto marrëdhënie”, tha ai.

    MEDIU: RRJETI 5G NGA KINEZËT MUND TË PËRBËJË KËRCËNIM

    Plas debati për rrjetin 5G dhe sigurinë kombëtare, Fatos Klosi: Qeveria të njoftojë kompanitë, të dëgjojmë SHBA

    Ndërtimi i rrjetit 5G nga kompania kineze Huawei ka shkaktuar debate në opinionin publik në Shqipëri, po ashtu ka krijuar impakt te qytet-arët. Alarmi që dha ambasada e SHBA-ve ka bërë që të reagojë qeveria, por njëkohësisht ka krijuar dhe një farë frike tek qytetarët sa i përket sigurisë. Ish-Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar dje se paralajmërimet e aleatëve janë të rëndësishëm. Sipas Klosit e rëndësishme është që qeveria të njoftojë kom-panitë në lidhje me këtë çështje. Ish-kreu i SHISH

    Fatos Klosi ka vlerësuar çdo paralajmërim të bërë nga SHBA, në lidhje me kujdesin që duhet bërë në lidhje me kontraktimin e kompanisë kineze Huawei për ndërtimin e rrjetit 5G. Sipas Klosit është e rëndësishme që qeveria të njoftojë kompanitë, ndërsa thekson se 5G duhej të ishte ndërtuar nga amerikanët. “Çdo paralajmërim nuk është kurrë i tepërt. Është një këshillë që thotë bëj kujdes, por kaq. Pastaj po të isha unë qeveria do thosha që do bëj kujdes, do ti them dhe firmave që kanë operatorët në Shqipëri që

    dhe ato të bëjnë kujdes se na kanë thënë aleatët e mëdhenj. 5G duhet ta kishin bërë amerikanët, se 4 të parët i kanë bërë ata. Është krijuar ky problem, merre me mend tani në popull, çfarë do na vjedhin kinezët. Nuk është normale”, ka deklaruar dje Klosi. Ndërkohë ndërtimi i rrjetit 5G nga kompania kineze Huawei ka krijuar impakte negative te qytetarët. Kina ka nisur ndërtimin e rrjetit 5G në disa vendet të Europës, ndërkohë që ishte folur se do të ndërtohej edhe në Shqipëri në vitin 2020. Por dy ditë më parë

    ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëroi se mund të ketë rrezik për sigurinë kombëtare. Të njëjtën që amerikanët e kanë bërë edhe në vende të tjera, ku po ashtu kanë deklaruar se të gjitha vendet e Evropës që do të ndërtojnë rrjetin 5G, do të kenë për pasojë prishje të marrëdhënieve me SHBA-të. Një vend që ka shkaktuar debat në sferën e politikë së jashtme ka qenë Gjermania, e cila e ka pran-uar ndërtimin e rrjetit 5G duke i lënë hapësirë kështu gjigantit kinez Huawei.

    Arbjona ÇIBUKU

    Debatet për rrjetin 5G janë ndezur ditën e djeshme, qeveria është vënë men-jëherë në lëvizje pas alarmit që ambasada amerikane dha për rrezikun kinez. Ambasada e SHBA-ve bëri dy ditë më parë një apel, teksa paralajmëronte për rrezikun e rrjetit 5G dhe sigurinë kombëtare. Dje ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialistë i cili u bëri apel parlamenteve të Europës Juglindore se duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në takimin vjetor të për-faqësuesve të komisioneve të mbro-jtjes dhe sigurisë nga parlamentet e Evropës juglindore. Në fjalën e tij Balla i bëri thirrje parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore që kur bëhet fjalë për rrjetin 5 G duhet të dëgjojnë partnerët ameri-kanë. "Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund tu besojmë të dhënat tona personale. Ndonjë prej tyre mund ti për-dorë për qëllime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për t’i pamundësuar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona in-formatike", tha Balla. Sipas Ballës, krimi kibernetik duhet trajtuar me seriozitetin e duhur për shkak se prek drejtpërdrejt sovranitetin e një vendi. Ai po ashtu përmendi edhe rezolutën që ka dërguar pak ditë më parë, e cila kishte të bënte pikërisht me ndërhyrjet e huaja, ku theksi vendosej tek Kina dhe Rusia. Këtë herë është Kina ajo po lakohet dhe po konsiderohet si një rrezik për rritjen e influencës në Ballkanin Perëndimor. “Për këtë qëllim për shkak se siguria e informacionit është thelbësore, duhet të punojmë më shumë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të Internetit dhe rrit-jen e sigurisë në rrjetet shtetërore. Vetëm pak ditë më parë kam de-pozituar një Projekt-Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”. Në këtë Projekt- Rezolutë konsta-

    Balla apel parlamenteve të Europës Juglindore: Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë

    Ndizen debatet për rrjetin 5G, qeveria vihet në lëvizje pas ultimatumit amerikan, ndryshime

    ligjore për të ndalur influencën kineze

    në lëvizje sa i përket kompanisë Huawei dhe rrjetit 5G, duke i bërë apel partnerëve ndërkombëtarë për rrezikun kinez. Rrjeti 5G është kthyer në temë kyçe kudo dhe tani është duke prekur edhe Shqipërinë. Pak kohë më parë Sekretari Amer-ikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar vendet evropiane se përdorimi i teknologjisë nga Hua-wei mund të dëmtojë marrëdhëniet e tyre me SHBA. Duke folur në Hungari, Pompeo tha se SHBA ka detyrimin të paralajmërojë qeveritë e tjera për rreziqet e ndërtimit të rrjeteve me pajisje nga gjigandi

    kinez i telekomunikacionit. Qeveria amerikane prej kohësh ka dyshuar se Pekini mund të përdorë pajisjet e Huawei-t për spiunazh, por nuk ka dhënë prova për të mbështetur këto shqetësime. Uashingtoni po bën presion mbi vende të ndryshme të botës për ta mbajtur Huawein jashtë gjeneratës së re të rrjeteve “wireless”, të njohur si 5G. Ka veçanërisht shqetësim për sigurinë e rrjetit 5G sepse ai do të përdoret për të mbajtur një sasi të madhe të dhënash që mund të lidhë robotë, mjete autonome dhe mekanizma të tjera sensitive.

    Presidenti Makron vizitë në Shkup dhe TiranëPresidenti maqedonas Stevo

    Pendarovski pritet që të takohet javën e ardhshme me presidentin francez Macron. Mësohet se takimi do të realizohet gjatë Forumit të Paqes në Paris, që mbahet të martën dhe të mërkurën. Presidenti francez Emanuel Macron do të sqarojë gjatë vizitave të tij në Shkup dhe Tiranë reformën e metodologjisë së procesit negociues për anëtarësimin në BE. Por megjithatë ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete sesi do të duket ajo. Reforma që pritet të zgjasë me vite mund të diskutohet edhe në takimin që presidenti maqedonas Stevo Pendarovski pritet të zhvillojë javën e ardhshme me presidentin francez Macron. Takimet vijnë pas akuzave që i janë bërë Makron nga shumë vende të BE, pasi ai bllokoi procesin e negociatave për Ballka-nin Perëndimor, duke mos i dhënë një përgjigje pozitive Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Senatorja franceze Elen Konve-Mure, që vizitoi të hënën Shkupin, theksoi se Franca është duke punuar për metodologjinë.

    Hungari: Huawei do të ndërtojë rrjetin 5G për vendin

    Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto ka deklaru-ar se kompania kineze Huawei do të marrë pjesë në ndërtimin e gjeneratës së re të rrjetit pa tel 5G në vendin e tij. Szijjarto në Shangai theksoi se Hua-wei në këtë projekt do të marrë pjesë me Vodafone-in britanik dhe Deutsche Telekom-in gjerman. Ai shtoi se Hun-garia nuk bën diskriminim mbi kom-panitë në bazë të asaj se prej cilit vend janë, derisa respektojnë rregullat dhe ligjet hungareze. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur të bindin aleatët për të shmangur kompaninë Huawei, të cilën e konsideron rrezik sigurie. Në muajin prill, Szijjarto tha se bashkëpunimi i mirë i Hungarisë me Huawei, i cili ka një nga qendrat më të mëdha evropiane në Hungari, është në interesin e saj ekonomik dhe strategjik. Kjo temë kishte qenë një çështje kyçe gjatë një takimi të muajit shkurt në Budapest midis Szijjarto dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

    tojmë që Shqipëria është e predis-pozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe dezinformimin të cilat mund të ndikojnë në përbërjen e institucion-eve të vendit dhe demokracinë tonë. Për këtë qëllim ndërmarrja e masave nga autoritetet përkatëse është e nevojshme për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zg-jedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë”, deklaroi Balla.

    Apeli amerikanShtetet e Bashkuara të Amer-

    ikës kanë qenë të parat që janë vënë

  • GAZETA SOT E Mërkurë 6 Nëntor 2019 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Atentati ndaj prokurorit, reagon Adnor ShametiAtenati në Shkozet ku mbeti i

    plagosur prokurori Arjan Ndoja trazoi ujërat e klasës politike. Akuzat dhe kundër akuzat nga opozita dhe qeveria nuk munguan. Lidhur me këtë ngjarje deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Sha-meti gjatë një interviste televizive, i bëri thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që të punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. “Grupi i PS-së ka gjithë gatishmërinë ndaj organeve ligjzbat-uese për të vënë para drejtësisë grupet kriminale. Nxisim të gjitha organet ligjzbatuese, që të bëjnë detyrat e tyre procedurale dhe të vënë para drejtësisë autorët e kryerjes së kësaj vepre të rrezikshme”, tha Shameti. Sa i përket reformës zgjedhore, Shameti tha se ajo është në hapat e fundit të realizimit të saj, ndërsa theksoi se ka pasur edhe dëme kolaterale. “Jemi në hapat e fundit të realizimit 100% të kësaj reforme dhe nuk diskutohet që ka pasur edhe dëme kolaterale. Ka qenë i kondicionuar nga shumë faktorë”, tha ai.

    Berisha: Atentatorët zbatuan urdhrat e Ramës

    Arrestimi i Redjan Rrajës, si një prej të akuzuarve për atentatin e proku-rorit të Durrësit Ardjan Ndoja, solli re-agimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se atentatorët kanë zbatuar urdhrat e kryeministrit Rama, duke shtuar se shkak është Kepi i Rodonit. “Rraja i partisë zbatoi urdhrat e Edvin Mafisë! Miq, sot u arrestua një nga kriminelët, Redjan Rraja, anëtar i klanit famoz kriminal të partisë Rraja, i cili akuzo-het se kishte gishtin në shënjestrën e caktuar nga Edvin Mafia kundër prokurorit Ndoja. Për t’u njohur më mirë se cili është Redjani i partisë po ju rikujtoj bisedën, kërcënimin e tij të oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi sjelljen shtazore, sadiste të djalit të kreut të klanit mafioz Rraja, deputetit të Edvin Mafisë, Rexhep Rraja. Miq, ditën e atentatit nxora statusin se eliminimin prokurorit Ndoja e donte Edvin Mafia për shkak të Kepit të Rodonit. Rraja është vetëm njëri nga vrasësit e partisë që implikon Edvin Mafinë”, tha ai.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi pak ditë më parë atentatin ndaj prokurorit si një ngjarje të rëndë që duhet zbardhur dhe autorët të shkojnë para drejtësisë. “Atentati ndaj një prokurori është ng-jarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin.

    Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit. Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij”, tha ai.

    BASHA: TË ZBARDHET NGJARJA E PLOTË

    “Vetingu nuk është pushim nga puna, është pastrim i sistemit, krijimi i një sistemi ku gjykatës e prokurorë janë të verifikuar si të pastër e pastaj sistemi do t'i thërrasë do t’i vijë radha, hajde këtu, këto vilat e këto faturat e bix-hozit në Monte Carlo me ça i bërë zotrote. Tani ata janë qytetarë të lirë. Prokurori në Durrës që është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh

    nëpunësve të shtetit, mësoje që nuk arreston kryeministri dhe qeveria, por drejtësia dhe procesi i ndërtimit të një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë. Po të më kishit mua para 30 vjetësh do flisnit ndryshe, e do flasim ndryshe pas disa vjetësh kur të shikoni që këto që po ju them do jenë fakt”, tha kryeministri Edi Rama pak kohë më parë në foltoren e Kuvendit.

    JA DENONCIMI I RAMËS PËR ARDJAN NDOJËN

    PD i përgjigjet Ramës: Je kryetari i organizatës “KÇK”, të fortët i kanë dalë nga duart dhe po hanë kokat e njëri-tjetritAtentati ndaj prokurorit të Durrësit Ardjan

    Ndoja pak ditë më parë ka përplasur fort klasën politike. Nga njëra anë kryeministri Rama ngre akuza se shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë të lidhur me krimin, duke i cilësuar si organizata “KÇK”, ndërsa nga ana tjetër opozita akuzon qeverinë se ka ardhur në pushtet me lidhjet me krimin. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gaz-mend Bardhi iu përgjigj akuzave të Ramës, duke deklaruar se askush nuk e ndalon atë që tu nxjerrë “ujin e zi” pushtetarëve të PS, që sipas tij janë të lidhur me krimin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi tha se Rama erdhi në pushtet dhe po qëndron nga lidhjet që ka me krimin. “Kush e ka penguar Edi

    Ramën t’i nxjerrë ujët e zi, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut? Ai i mbrojti ata, edhe kur u faktua botërisht se ishin trafikantë, përdhunues, vrasës. Kush e ka penguar Edi Ramën t’i nxjerrë ujët e zi Tom Doshit e Vangjush Dakos, që janë në listën e zezë të SHBA, por sot, njërit i ka dorëzuar pushtetin në Shkodër, tjetrit në Durrës. Kush e pengoi Edi Ramën t’i nxjerrë ujët e zi Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut e Mark Babanit që i kandidoi në votimet e 30 qershorit dhe i mbrojti deri në fund?! Kush e detyroi Edi Ramën ta mbrojë Rrahman Rrajën dhe bandën e tij, që kërcënon, dhunon, vjedh, por për ta drejtësia nuk ekziston, sepse ata sigurojnë pushtetin e Edi Ramës. Edi Ramën e

    solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes”, tha Bardhi. Sekretari i përgjithshëm i PD shtoi më tej se kreu i organizatës KÇK është vetë kryeministri Edi Rama. “Edi Rama po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm. Që kriminelët të shkojnë pas hekurave, që korrup-sioni të mos gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi duhet të largohet Edi Rama dhe të japë llogari para drejtësisë. Kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama”, tha Bardhi. Por edhe ish-deputeti i PD Edi Paloka shpërtheu në akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social, Paloka tha se Ramës i kanë dalë të fortët nga duart, duke shtuar se

    ka ardhur koha të hanë njëri-tjetrin dhe shumë shpejt do shkojnë te koka e madhe. “Tani që ka plasur lufta mes bandave dhe i ka dalë jashtë du-arsh, Rama është i detyruar të mbajë krah e nuk e luan dot më rolin që i pëlqen më shumë se çdo rol tjetër, atë të bosit të plotfuqishëm mafioz që kontrollon gjithçka mes dhunës dhe “të fortëve”. Tani janë pikërisht “të fortët” që i kanë dalë nga duart. Të gjithë ata kërkojnë gjithnjë e më shumë sepse ashtu ju është premtuar kur bënin votat për Ramën. Tani ata , siç ka thënë Rama “po hanë kokat e njëri-tjetrit”. Po shpejt do shkojnë tek koka e madhe! Problemet e vërteta të “bosit” tani sapo kanë filluar dhe një ditë do ti hanë kokën, me kuptimin më të plotë të fjalës”, tha Paloka.

    Elisjeda KIKO

    Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Ardjan Ndoja ka përplasur në distancë poli-tikën shqiptare. Pas atentatit, uniformat blu nisën hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve të përfshirë. Pas gjetjes së një automjeti, policia ka identifikuar përmes ADN-së ka vënë në pranga shtetasin Redjan Rraja. Aksioni i policisë u përgëzua dhe u përshëndet nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka premtuar një luftë të ashpër ndaj krimit dhe gjykatësve dhe prokurorëve të ink-riminuar, ose siç i quan ai organizata “KÇK”. Shefi i qeverisë deklaroi se policia ka bërë punë të shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit, ndërsa shton se brenda muajit do të jetë gati ligji Spe-cial kundër personave të kriminalizuar brenda dhe jashtë vendit. “Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga vetingu deri në fund. Zero tolerancë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

    Akuzat e BashësPor arrestimi i Redjan Rrajës, i

    cili është kushëriri i deputetit socialist Rahman Rraja ka sjellë reagimin e kreut demokrat Lulzim Basha, i cili u shpreh se atentati kundër prokurorit Ardjan Ndoja poshtëron akoma më shumë Partinë Socialiste, ndërsa e cilësoi si një luftë mes bandave. Në një reagim për media, Basha tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e para-kohshme. "Fatkeqësisht është në vazh-dën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës

    Kreu demokrat: Atentati ndaj prokurorit, mafioz

    Atentati ndaj prokurorit përplas politikën, Edi Rama premton luftë të ashpër ndaj krimit dhe “KÇK”, Basha akuza për lidhje me bandat

    shtoi se sulmi është një “atentat mafioz”. Basha e cilësoi një lajm të rëndë që nuk i bën mirë gjendjes se depresionit ku sipas tij ndodhet vendi. “Unë po vij nga Tirana ku siç e keni ndjekur sot ka pasur një tjetër skandal, disa skandale, por njëri që vazhdon e vazhdon është zbuluar siç thamë edhe para 4 ditësh është zbuluar një nga autorët që beso-het se ka qenë pjesë e atentatit mafioz

    dhe nuk është askush i panjohur, është pjesë e pushtetit, pjesë e bandave të pushtetit. E gjitha është luftë bandash, bandat në pushtet që luftojnë me njëra-tjetrën për të grabitur më shumë. Natyrisht ky është një lajm i rëndë, i cili nuk i bën aspak mirë gjendjes së vendit që është një gjendje e depresuar, depresioni psikologjik, social, mbi të gjitha ekonomik”, deklaroi kreu i PD.

    për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të dre-jtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndry-shim. Në funksion të kësaj është edhe tu