163
Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse Në vend të parathënies Historia e Kishës së Krishterë është një histori tepër e çuditëshme. Kjo histori fillon me një njeri të thjeshtë( një marangoz) të cilin e kryqëzojnë.Pas kryqëzimit të tij pak persona, dishepuj të tij, të gjithë njerëz të thjeshtë e pa ndonjë arsimim vazhduan të predikojnë. Edhe ata, pothuaj të gjithë, ekzekutohen e megjithatë Krishterimi mbijetoi. Historia pothuaj 2000 vjeçare e kishës së krishterë ka episode nga më të habitshmit, nga më kundërthënësit. Në emrin e Krishtit dhe të Krishterimit janë kryer dhe vazhdojnë të kryen sakrificat më vetmohuese si dhe krimet më të shëmtuara. Personat që kanë pretenduar dhe pretendojnë me ngulm të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës. Historia na dëshmon për shumë raste kur në emrin e Jezu Krishtit e për hir të idealeve, që sejcili nga ana e tij i quante të krishtera, kanë vepruar si hetuesi e torturuesi ashtu dhe ai që nuk i përkulej hetimit e që nuk mposhtej nga torturat, si gjykatësi ashtu dhe ai që dënohej,si xhelati ashtu dhe viktima e tij. Deri sot jo të gjitha rastet janë sqaruar plotësisht. Ende ka mendime të ndryshme, interpretime kundërthënëse për ngjarje, data, emra. Ata që ngrihen lart e nderohen si shenjtorë e martirë nga njëri grup grupi tjetër iu ve emra të kundërt. Dhe për çudi të dyja palët që bëjnë vlerësime kaq të ndryshme vazhdojnë me insitim ta quajnë vetveten me të njëjtin emër: të krishterë.Prej shumë vitesh, shekujsh shtrohet pyetja: Ku qëndron sekreti? Ku qëndron vërtet kufiri ndarës? Cili është me të vërtetë i krishterë?

Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Kisha:Nënë e dhemshur apo

Njerkë vrasëse Në vend të parathënies

Historia e Kishës së Krishterë është një histori tepër e çuditëshme. Kjo

histori fillon me një njeri të thjeshtë( një marangoz) të cilin e

kryqëzojnë.Pas kryqëzimit të tij pak persona, dishepuj të tij, të gjithë njerëz

të thjeshtë e pa ndonjë arsimim vazhduan të predikojnë. Edhe ata, pothuaj

të gjithë, ekzekutohen e megjithatë Krishterimi mbijetoi.

Historia pothuaj 2000 vjeçare e kishës së krishterë ka episode nga më të

habitshmit, nga më kundërthënësit. Në emrin e Krishtit dhe të Krishterimit

janë kryer dhe vazhdojnë të kryen sakrificat më vetmohuese si dhe krimet

më të shëmtuara. Personat që kanë pretenduar dhe pretendojnë me ngulm

të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të

ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës.

Historia na dëshmon për shumë raste kur në emrin e Jezu Krishtit e për hir

të idealeve, që sejcili nga ana e tij i quante të krishtera, kanë vepruar si

hetuesi e torturuesi ashtu dhe ai që nuk i përkulej hetimit e që nuk

mposhtej nga torturat, si gjykatësi ashtu dhe ai që dënohej,si xhelati ashtu

dhe viktima e tij.

Deri sot jo të gjitha rastet janë sqaruar plotësisht. Ende ka mendime të

ndryshme, interpretime kundërthënëse për ngjarje, data, emra. Ata që

ngrihen lart e nderohen si shenjtorë e martirë nga njëri grup grupi tjetër iu

ve emra të kundërt. Dhe për çudi të dyja palët që bëjnë vlerësime kaq të

ndryshme vazhdojnë me insitim ta quajnë vetveten me të njëjtin emër: të

krishterë.Prej shumë vitesh, shekujsh shtrohet pyetja:

Ku qëndron sekreti? Ku qëndron vërtet kufiri ndarës? Cili është me të

vërtetë i krishterë?

Page 2: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Martirizimi i Apostujve Sipas logjikës farisenjtë dhe mësuesit e Ligjit duhet të ishin të parët ta

pranonin Jezu Krishtin meqë ata e njihnin fjalën dhe Ligjin e Zotit më mirë

se kushdo tjetër. Megjithatë çuditërisht ishin pikërisht farisenjtë,

saducenjtë dhe mësuesit e ligjit ata që e mohuan Jezu Krishtin dhe kërkuan

me çdo kusht ti qëndrojnë besnik Cezarit, dhe më vonë ishte pikërisht

Cezari që i shkatërroi ata vetë...Në vitn 70 Pas Krishtit Titius dhe babai i tij

Vespasiani shkatërruan Jerusalemin dhe gjithë Galilenë duke vrarë më

tepër se 1 100 000(njëmilion e njëqindmijë) e hebrenj kurse të mbijetuarit

u shitën si skllevër.

Dëshmohet se martiri i parë pas martirizimit të Jezu Krishtit ka qënë

Stefani. Kjo ka ndodhur sipas dëshmive në kohën e Pashkës (Passa) një vit

pas martirizimit të Jezu Krishtit. Lluka në Ungjillin e tij na dëshmon se

pas martirizimit të Stefanit u bë një përndjekje e madhe kundër kishës,

kundër të gjithë të krishterëve që ishin në Jeruzalem. Ata të gjithë u

shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë , me përjashtim të

apostujve. Nga burime të tjera ne mësojmë se rreth dy mijë të krishterë,

duke përfshirë dhe Nikanorin , një nga shtatë dhjakët ,u martirizuan gjatë

përndjekjes që nisi me Stefanin . "

Luka na dëshmon se martiri i dytë nga apostujt ishte ishte Jakobi, biri i

Zebedeut ,vëllai i madh i Gjonit , që ish një kushëri i Jezu Krishtit sepse

nëna e tij e quajtur Salome ishte kushërirë e Maries(heb. Miriam), nënës së

Jezusit (heb. Jeshua që do të thotë Zoti sjell shpëtim). Kjo duhet të ketë

ndodhur dhjetë vjet pas vdekjes së Stefanit pasi kjo është koha kur Herod

Agripa u emëruar guvernator i Judesë. Ai duke dashur të fitojë simpatinë e

përkrahjen e Judenjve ai filloi përndjekë të krishterët. Historiani Klemens

Alexandrinus na dëshmon se Jakobi qëndroi me dinjitet dhe qetësi para

akuzuesit dhe gjyqit që e dënoi me vdekje. Ky qëndrim i Jakobit e preku

thellë personin që e kish denoncuar dhe që kish dalë si dëshmitari kryesor

kundër tij. Denoncuesi pasi i kërkoi falje Jakobit, që tashmë e kish marrë

dënimin me vdekje, deklaroi para gjyqit se edhe ai vetë ish i krishterë dhe

në fakt besonte të njëjtën gjë si Jakobi që ata sapo dënuan.Kjo bëri që edhe

Page 3: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

ai të dënohet me vdekje.Atyre ua prenë kokat të dyve në të njëjtën ditë.

Timon dhe Parmenin u martirizuan pothuaj në njëjtën kohë ,njëri në Filipi

dhe të tjeri në Maqedoni . Këto ngjarje u zhvilluan në vitin 44 Pas Krishtit.

-Filipi lindi në Betsaida të Galilesë predikoi me zell në Azinë Epërme , dhe u

martirizua në Heliopolis , në Frigji . Atë e fshikulluan , burgosën, dhe më

pas kryqëzuan në vitin 54 pas Krishtit .

-Mateu, ish mbledhësi i taksave. Ai lindi në Nazaret dhe shkroi ungjillin në

gjuhën hebraike, ungjillin që njihet me emrin Ungjilli sipas Mateut. Ungjilli

i tij u përkëthye më vonë në greqisht. Ai predikoi në fillimisht në Parthia

dhe më vonë në Etiopi , vënd në të cilin dhe u martirizua , në qytetin e

Nadabah , në vitin 60 pas Krishtit.

-Jakobi, vëllai i Jezu Krishtit, ish mbikqyrës i të gjitha kishave të

Jerusalemit.Ai kurrë nuk piu verë e pije të tjera alkolike dhe i zbatonte të

gjitha ligjet e ”nazirit”. Si pasojë e influencës së tij të madhe priftërinjtë

kishin frikë se të gjithë do të ktheheshin në besimin e krishterë. Në ditën e

Pashkëve, në moshën 94 vjeçare, atë e hypën në çatinë e tempullit dhe i

thanë:Njeri i drejtë, na thuaj të vërtetën sepse gjithë populli po beson në

Jezusin nga Nazareti, në atë që kryqëzuan.

Jakobi u përgjigj: Përse po më pyesni për Jezusin, Birin e Njeriut ? Ai tani

është i ulur në anën e djathtë të Atit Qiellor, të Zotit më të Lartë dhe do të

kthehet në retë e qiellit.”

Kur dëgjuan këto fjalë turma u bind dhe filloi të bërtasë:”Hosana birit të

Davidit!” Farisenjtë e kuptuan që kishin bërë gabim ta lejonin Jakobin t’i

fliste popullit kështu filluan të thërresin:

Edhe ky qënka mashtruar dhe e hodhën poshtë nga çatia e tempullit.Por

Jakobi nuk vdiq. Ai u ul në gjunjë dhe filloi të lutet:

“O Zot fali se nuk dinë se ç’bëjnë.” Ndërkohë farisenjtë nxitnin njerëzit ta

godisnin me gurë.Në atë kohë doli njëri nga priftërinjtë dhe u tha: “Ç’po

bëni, mbani dorën! Ky njeri po lutet për ju.” Turma u ndal. Ndërkohë sulet

një person me një kopan dhe e godet Jakobin në kokë. Goditja shkaktoi

vdekjen e menjëherëshme.Atë e varrosën pikërisht në vendin ku gjeti

vdekjen.

Page 4: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

-Bartolomeu predikoi në Indi dhe përkëtheu ungjillin e shkruar nga Mateu

në gjuhën e tyre.Pas Indisë shkoi në Armeni. Atë e rrahën, kryqëzuan dhe i

prenë kokën në qytetin e Albibopolisit në Armeni.

-Luka, autori i Ungjillit sipas Lukës udhëtoi sëbashku me apostullin Pal në

shumë vende. U var nga priftërinjtë idhujtarë në Greqi, në një pemë ulliri.

-Marku, autor i Ungjillit sipas Markut. Ati dhe nëna e tij ishin që të dy

hebrenj nga fisi i Levit.Besohet se Marku ardhi në besimin e Jezu Krishtit

nëpërmjet apostullit Pjetër të cilit i shërbeu si shkrues dhe nën drejtimin e

të cilit ai shkroi edhe Ungjillin sipas Markut, ungjilli i parë i shkruar në

gjuhën greke. Marku gjeti vdekjen në qytetin e Alexandrisë. Atë e coptuan

në mënyrë të pamëshirëshme, duke e përdorur si ofertë njerëzore për nder

të përëndeshës së tyre Serapis.

-Simoni i mbiquajtur Zelota, na përshkruhet nga autorët e hershëm të

krishterë si një njeri i mbushur me Frymën e Shenjtë, me dhunti të shumta

shpirtërore të cilat ai i ka ushtruar me zell të madh dhe besnikëri .

Fillimisht dëshmohet se ai ka predikuar në Egjipt , Kirenë dhe Mauritani

dhe më pas shkoi në drejtim të lindjes. Shën Jeromi , Bede , Ado , dhe

Usuard shkruajnë se ai u martirizua në Persi , në një qytet që quhej

Suanir.(1)

-Gjoni, i mbiquajtur "Dishepulli i dashur," ishte vëllai i Jakobit .Kishat në

Smirnë, Pergam, Sardis, Filadelfia, Laodice, dhe Tiatirë, u themelua nga ai.

E arrestuan në Efes dhe e gjykuan në Romë, ku e hodhën brenda në një

kazan me vaj të valuar. Ai shpëtoi për mrekulli, pa asnjë lëndim. Perandori

Domitian e dënoi atë me burgim në ishullin Patmos, një burg për të

burgosurit politikë. Në këtë ishull apostulli Gjon shkroi “Librin e Zbulesës”.

Perandori Nerva, pasardhësi i Domitianit, e liroi Gjonin nga burgu . Ai i

ishte i vetmi apostull i cili i nuk vdiq nga një vdekje të dhunshme.(2)

Page 5: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

10 Persekutimet Masive kundër të Krishterëve

nga ana e Perandorisë Romake

Persekutimi i parë

Persekutimi i parë u organizua nga perandor Neroni emri i plotë në latinisht: Nero Claudius

Caesar Augustus Germanicus;lindur Dhjetor 37 – u ekzekutua në 9 qershor 68)Ish prandor i Romës nga viti 54 deri 68Pas

Krishtit. Neroni u adoptua nga xhaxhai i tij dhe u bë perandor pas vdekjes së Klaudit.

Për egërsinë e përmasat e këtij persekutimi na dëshmojnë historianë të

ndryshëm. Eusebius shkruan:

“Qytetet janë të mbushura plot me pirgje trupash njerëzorë. Trupa pleqsh

të hedhura e të ngatërruara me trupat e njomë të fëmijëve. Trupat e grave

flaken në mes të rrugës, krejt të zhveshur të masakruar e tmerrësisht të

shfytyruar, pa treguar as më të voglën mëshirë dhe as respektin që i takon

seksit të tyre.”

Shumë të krishterë atëherë kujtuan se Perandori Neron ishte Antikrishti

për arsye të mizorisë dhe të tmerreve që përjetuan në ato ditë.Gjatë kësaj

kohe u dënua me vdekje dhe apostulli Pjetër. Thuhet se Pjetri me nxitjen

dhe ndihmën e të krishterëve arriti të largohej nga zona e rrezikshme. Kur

Page 6: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

po dilte nga porta e qytetit ai pa Jezu Krishtin që po futej. Pjetri e pyeti:

“Zot ku po shkon?” Jezusi iu përgjigj: “Kam ardhur të kryqëzohem edhe një

herë në Romë.” Pjetri e kuptoi se ç’duhet të bënte dhe u kthye nga

rruga.Jeronimus na dëshmon se Pjetri insistoi që ta kryqëzonin me kokën

poshtë duke u thënë xhelatëve të tij se ai nuk ish i denjë të vdiste në të

njëjtën mënyrë si Zoti i tij Jezu Krisht. Xhelatët ia plotësuan dëshirën e tij

të fundit.

Gjatë kësaj kohe u ekzekutua edhe apostulli Pal. Dëshmohet se perandori

Neron dërgoi dy nga shqytarët e tij të quajtur Ferga dhe Parthemius për të

çuar Palin në vendin e ekzekutimit. Ata e gjetën Palin duke predikuar.Pali

iu lut ayre ta lejojnë ta mbarojë predikimin e tij të fundit.Ata pranuan. Në

fund që të dy:Ferga dhe Parthemiusi u bënë të krishterë dhe i kërkuan Palit

të lutej për ta.Pas lutjes ata e çuan Palin në vendin e ekzekutimit ku Pali, si

qytetar romak që ishte, nuk mund të kryqëzohej pasi ai lloj dënimi ish

vetëm për skllevërit dhe barbarët. Atij iu pre koka. Pas vdekjes së Palit,

Ferga dhe Parthemiusi shkuan dhe u pagëzuan.

Me ardhjen në fuqi të perandorit Vespasian persekutimi i të krishterëve u

ndërpre dhe të krishterët patëm një periudhë të shkurtër qetësie.(1)

Persekutimi i dytë

Persekutimi i dytë i madh kundër të krishterëve filloi në kohën e perandor

Domitianit. Latinisht: Titus Flavius Caesar Domitianus Augustus;24 tetor 51 – 18 shtator 96) qëndroi në postin e

perandorit nga viti 81 - 96. Të dhënat e sakta për përmasatDomitian janë vështirë të

përcaktohen. Shkrimtarët e krishterë të shekullit të 2 dhe 3 e përshkruajnë

Domitian si persekutues mizor të të krishterëve. Tertuliani, Eusebius i

Cezaresë dhe Lactantius e vendosin atë në një rang me Neronin.

Tertulliani e quan atë një "gjysëm Neron" Eusebiusi thotë se se Domitiani

ish një nga përndjeksit e persekutuesit më të këqinj ndaj të krishterëve të

cilin ai e quante si numurin dy, pas Neronit, Lactantius thotë po ashtu të

njëjtën gjë duke e quajtur Dominitanin një persekutues edhe më të egër

Page 7: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

ndaj të krishterëve edhe se perandorët e njohur për egërsinë e tyre sç ishin

Decius ose Dioklecian. Dihet me saktësi se ishte perandori Domitian që çoi

apostullin Gjon në ishullin e Patmosit.Pas vdekjes së Domitianit në vitin 97

pas Krishtit, Gjoni u lirua nga burgu dhe u lejua të kthehet në qytetin e

Efesit. Apostulli Gjon qëndroi në qytetin e Efesit deri në kohën kur ardhi në

pushtet perandor Trajani. Apostulli Gjon ish drejtuesi shpirtëror i kishave

në Azi. Ai shkroi dhe ungjillin që njihet me emrin Ungjilli sipas Gjonit. Ai e

arriti moshën 100 vjeçare.

Shtrohet pyetja: Përse persekutoheshin të krishterët nga perandorët dhe

senati Romak?

Së pari ata nuk e kuptonin se mbretëria për të cilën predikonin të krishterët

ish një mbretëri shpirtërore dhe ata trembeshin se mund të humbisnin

pushtetin nëse numuri i të krishterëve rritej.

Së dyti të krishterët nuk u përuleshin zotave paganë të Romës dhe sa herë

që ndodhte ndonjë fatkeqësi natyrore, binte epidemi, tërmet, luftë e

gjithshka tjetër e kësaj natyre gjithmonë fajësoheshin të Krishterët pasi ata

me sjelljen e tyre kishin ofenduar zotat e Romës.

Kur dënonin të krishterët kundërshtarët nuk mjaftoheshin thjesht vetëm

me vdekjen e tyre. Historianët dëshmojnë se kundër të krishterëve kryeshin

torurat dhe mizoritë më të mëdha që njihte koha. Kundër të krishterëve

përdorej kamzhiku special, u nxirreshin zorrët, sharroheshin në dysh,

vriteshin me gurë. Mbi trupat e tyre vendoseshin pllaka hekuri të skuqur,

ata mbyteshin, i çonin në arenat për tu shqyer nga luanët dhe leopardët,

vareshin në litar ose i vinin të dërmoheshin nga brirët e buajve të egër.Pas

ekzekutimit trupat e tyre mblidheshin në pirgje të mëdhenj dhe nuk

varroseshin por liheshin të dekompozojnë mbi tokë për të tmerruar të

tjerët.Megjithatë kisha, e themeluar në doktrinën e drejtë të apostujve, sa

vinte e forcohej, dhe numuri i besimtarëve sa vinte e rritej.(2)

Persekutimi i tretë

Ndodhi gjatë mbretëtimit të perandor Trajanit emri i plotë në Latinisht: Imperator Caesar

Nerva Traianus Divi Nervae filius Augustus; lindur në 18 Shtator 53 – në 9 gusht 117 AD) ish perandor i Romës

nga viti 98 pas Krishtit deri në ditën e vdekjes së tij. Gjatë valës së tretë të persekutimit të të krishterëve Plini i dytë i shkruante

Page 8: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

perandor Trajanit duke u ankuar se mijëra të krishterë po ekzekutoheshin

çdo ditë megjithse asnjëri prej tyre nuk kish kryrer ndonjë krim.

Gjatë persekutimit të tretë dëshmohet të jetë ekzekutuar dhe Ignatius, që

ish në atë kohë peshkop në kishën e Antiokut në Siri. Atij iu kërkua të

mohonte Jezu Krishtin dhe tu falej idhujve të perandorisë Romake. Kur ai

refuzoi e sollën nga Siria të shoqëruar me një numur të madh rojesh. Gjatë

gjithë rrugës ai predikonte Jezu Krishtin kudo që shkonin.Kur arriti në

Romë Ignatius u tha të krishterëve atje të mos përpiqeshin që ta shpëtonin

nga vdekja.

Trupi gjykues i dha edhe një herë mundësinë tu përulej zotave romakë dhe

ata do t’ia falnin jetën. Kur ai nuk pranoi të përulet e dënuan me vdekje: ta

shqyenin luanët. Ignatiusi tha:”Trupi im do të shkatërrohet nga dhëmbët e

luanëve ashtu si shpërbëhet fara që hidhet në tokë,por kjo do të prodhojë

bimën e përjetësisë.”(3)

Persekutimi i katërt

Persekutimi i katërt masiv i të krishterëve ndodhi gjatë mbretërimit të

Markus Aurelius Marcus Aurelius Latin: Marcus Aurelius Antoninus Augustus; (26 prill 121 pas Krishtit –

17 Mars 180 pas Krishtit) ish perandor i Romës nga161- 180. në vitin 161 Pas Krishtit. Në këtë

kohë u martirizua dhe Polikarpi peshkopi i nderuar i qytetit të Smirnës. Po

gjatë kësaj kohe dëshmohet për viktima në provincat romake që i takojnë

territorit të Francës së sotme.(4)

Page 9: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Persekutimi i pestë rreth vitit 200 Pas Krishtit

Për një kohë para dhe gjatë mbretërimit të perandorit Septimius Severus

(Latinisht: Lucius Septimius Severus Augustus; 11 prill 145 – 4 shkurt 211) të krishterët patën paqe, por kjo

nuk vazhdoi gjatë.Fillimisht në këtë kohë autoritetet nuk i kërkonin dhe

nuk bënin përpjekje ti zbulonin të krishterët, por kur dikush akuzohej para

autoriteteve se ish i krishterë atëhere gjykata kërkonte nga personi që

akuzohej që ai të mallkonte Jezu Krishtin dhe të bënte një ofertë kushtuar

zotave romakë. Ai që refuzonte, ekzekutohej.

Më vonë perandori Severius nxorri një ligj që ndalonte misionimin e

kthimin në fenë e krishterë si dhe në fenë e Judaizmit në gjithë territorin e

perandorisë së tij.

Pati guvernatorë dhe zyrtarë të lartë të provincave të ndryshme të

perandorisë të cilët kishin ligje shumë më të ashpra kundër të krishterëve

se sa ligjet qendrore që kish dekretuar perandori, por Severiusi nuk u

përpoq ta ndalonte këtë gjë.

Persekutimet më të ashpra në këtë periudhë dëshmohen të kenë qënë në

Egjipt dhe Theibad (Tebë). Një numër i madh martirësh të krishterë

regjistrohet në këtë kohë në qytetin e Aleksandrisë.

Persekutimi i të krishterëve ish tepër i rëndë edhe në provincat e

perandorisë romake që gjendeshin në kontinentin Afrikan. Në këtë kohë

kanë ndodhur persekutimet e masakrat kundër të krishterëve që njihen me

emrin martirët e Madaurës.Në këtë kohë u masakruan dhe martiret e

njohura Perpetua dhe Felicitas. Autori që përshkruan martirizimin e tyre ka

qënë dëshmitar okular, ka patur mundësi të bisedojë me Perpetuan në burg

dhe ka parë ekzekutimin e saj. Perpetua tregon:

Gjatë kohës që ishim në arrest, para se të na futnin në burg më ardhi

babai im dhe nga dashuria filloi të më këshillonte që të mohoj se jam e

krishterë.

Baba, i thashë, a e shikon këtë vazo këtu? Po , mu përgjigj ai. A mund ta

quajmë këtë vazo me një emër tjetër nga çështë emiri i saj i vërtetë? Jo,

mu përgjigj babai. Po ashtu dhe unë, jam e krishterë dhe nuk mund të

quhem ndryshe.

Babai im u zemëru aq shumë kur thashë se jam e krishterë saqë mu sul të

më nxirrte sytë, por para se të vinte tek unë u ndal dhe pastaj u largua

Page 10: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

duke folur e mallkuar sikur të ish djalli vetë.

Pak ditë më vonë na mbyllën në burg. Unë u tmerrova pasi kurrë

ndonjëherë nuk kish qënë në një vend kaq të errrët e të pistë.Qelia ish plot

sa nuk kishe ku të lëvizje, ish një vapë mbytëse dhe ushtarët roje ishin

shumë mizorë. Por mbi të gjitha më mundonte meraku që kisha për

foshnjën time.

Tertius dhe Pomponiusi, Zoti i bekoftë, u dhanë para ushtarëve roje të

burgut dhe ata na transeruan që aty në qeli të tjera.

Tani qelia ish e madhe dhe Perpetuan e lejuan të mbante me vete foshnjën

dhe ti jepte gji. Babai i saj ardhi tek ajo në burg ta bindte që ti ofronte një

sakrificë perandorit dhe asaj do ti falej jeta, por ajo refuzoi përsëri.

Kur ardhi dita e gjykimit ajo u nxorr para guvernator Hilarianus. Në atë

kohë babai i saj edhe një herë doli para saj duke mbajtur foshnjën e saj në

krahë dhe filloi ti lutet me lot në sy:”Ki mëshirë për foshnjën tënde, ki

mëshirë për mua dhe për gjithë familjen tënde pasi po u dënove ti të gjithë

ne do të vuajmë, të kam favorizuar gjithmonë më tepër se vëllezërit e tu, të

lutem mos na shkatërro të gjithëve.”

Në atë kohë Hiliariusi, guvernatori i tha:Ki mëshirë për flokët e thinjura të

atit tënd, ki mëshirë për foshnjën tënde që nuk do të mund të jetojë pas

vdekjes tënde. Ofro sakrificën për nder të perandorit dhe do të të falim.

Perpetua u përgjigj: Jo, nuk do ta bëj!

A e pranon që je e krishterë?

Po, e pranoj!

Kur babai i saj desh të ndërhynte përsëri guvernatori dha urdhër ta shtrijnë

përtokë dhe ta rrahin me shkopinj.

Perpetua dhe gjithë të tjerët u dënuan me vdekje, që të ekzekutohen në

anfiteatër në ditën që perandori kish ditëlindjen.

Gjatë kohës së qëndrimit në burg me anë të një vizioni Perpetuas iu zbulua

se armiku i vërtetë i tyre nuk ishin bishat që do ti shqyenin, por vetë

Satanai. Në ditën e caktuar kundër Perpetua dhe Felicitas lëshuan buajt e

egër, kurse kundër burrave lëshuan fillimisht derrat e egër, pastaj një ari

dhe së fundi një leopard.

Demat sulmuan dhe vranë Felicitsan por, nuk po sulmonin kundër

Perpetuas. Kur u bë e qartë që demat nuk po sulmonin atëhere kundër

Perpetuas dërguan gladiatorët. Kur pa që gladiatorit po i dridheshin duart

Page 11: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Perpetua e morri shpatën vetë me duart e saja dhe e drejtoi drejt qafës së

saj dhe i tha gladiatorit të ri ta ngulte. Kështu ajo vdiq dhe gladiatori i ri i

shpëtoi ekzekutimit,( pasi po të mos e vriste atë ai vetë do të

ekzekutohej.)(5)

Persekutimi i gjashtë viti 235 Pas Krishtit

Ky persekutim u organizua nga perandor Maximinus Maximinus Thrax (Latin: Gaius Julius

Verus Maximinus Augustus; also known as Maximinus I, ishs perandor i Romës nga viti 235 deri në vitin 238.

Perandori dha urdhër që të hetohet, të kërkohen të gjinden dhe të

ekzekutohen të gjithë të krishterët.Kjo filloi kur njëri nga ushtarët e tij

refuzi një kurorë dafine që atij i dhuroi perandori vetë. Kur u pyet ushtari

tha se nuk e nderonte perandorin si Zot sepse ish i krishterë. Ushtari u

arrestua, u torturua dhe u ekzekutua.

Pontianus, peshkop i Romës u internua në Sardenjë sepse ai kish predikuar

kundër idhujtarisë. Po në Sardenjë ai dhe u ekzekutua. Pasardhësi i tij,një

grek me emrin Anteros,filloi të mbledhë dëshmitë dhe të dhënat rreth

martirëve të krishterë.Edhe ai u arrestua dhe u ekzekutua vetë 40 ditë pasi

kish marrë postin e Peshkopit të Romës.

Pammchius, një senator romak u ekzekutua në të njëjtën ditë bashkë me 40

besimtarë të krishterë.Kokat e tyre u ngulën në hunj para portës së qytetit.

Kalepodius, një predikues i krishterë u tërhoq zvarrë gjatë rrugëve të qytetit

të Romës u çua në lumin e Tiberit dje e hodhën në lumë duke i varur një

gur mulliri në qafë.

Quiritus,një fisnik romak u torurua barbarisht, sëbashku me gjithë familjen

dhe shërbëtorët e tij, pas torturimit të gjithë u ekzekutuan. Në ato ditë

gjithashtu i prenë kokën Martinës, një gruaje të re me prejardhje

aristokratike. Pak më vonë ekzekutuan Hipolitusin duke e lidhur pas një

kali të egër që e tërhoqi nëpër fushat deri sa ai gjeti vdekjen.

Pas perandorit Maksinimus ardhi në pushtet perandori Gordian .Gjatë

kohës që ai ish në pushtet si dhe gjatë kohës së mbretërimit të pasardhësit

të tij pati qetësi për kishën e krishterë. Kjo periudhë vazhdoi rreth gjashtë

Page 12: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

vjet.(6)

Persekutimi i shtatë viti 249 Pas Krishtit

Në këtë kohë tempujt paganë në Romë pothuaj ishin boshatisur, ndërkohë

që kishat e Krishtera ishin plot. Perandori Decius Gaius Messius Quintus Decius

Augustus;lindur rreth vitit 201 – qershor 251),ish perandor i Romës nga249 - 251) mendoi se kish

ardhur koha ti shkatërronte të krishterët një herë e përgjithmonë. Nga të

parët që u bënë viktima të persekutimit tij ishte Fabiani, Peshkopi i kishës

së krishterë në Romë. Parardhësi i Decius, perandori Filip kish vendosur

gjithë thesarin e tij nën kujdestarinë e peshkopit Fabian. Deciusi kontrolloi

gjendjen e thesarit dhe tha se thesari kish mangësi.Me këtë akuzë ai e

arrestoi Fabianin dhe ia preu kokën.

Perandori Decius ndërtoi tempullin pagan në Efes dhe urdhëroi të gjithë

qytetarët tu bënin sakrifica idhujve të tij. Ky urdhër u kundërshtua, përveç

të tjerëve edhe nga shtatë prej ushtarëvet të tij. Emrat e tyre dihen

historikisht:

Maximianus,Martianus,Johannes,Malchius,Dionisus,Konstantinus dhe

Seraion. Perandori u dha atyre pak kohë të mendohen dhe u largua për një

udhëtim të shkurtër.Gjatë kohës që perandori u largua këta ushtarë u

arratisën nga Efesi dhe u fshehën në një shpellë. Kur u kthye perandori u vu

në kërkim të tyre. Kur e mësoi vendin ku ishin fshehur e mbylli hyrjen e

shpellës dhe i la aty të vdesin nga uria.

Në kronikat e persekutimeve lexojmë edhe për rastin e Teodorës, që na

thuhet se ish një vajzë e re dhe e bukur nga qyteti i Antiokut.Ajo nuk pranoi

të përulej dhe të bënte oferta para idhujve të perandorisë Romake dhe për

këtë arsye e futën në burg. I dashuri i saj,Didymus i cili ishte gjithashtu i

krishterë, u vesh me kostumin e një ushtari romak dhe kështu i maskuar u

fut në qelinë e saj. Ai e bindi atë të vishet me armaturën e ushtarit dhe të

arratiset na burgu. Teodora arriti të arratiset kurse Didymusi u çua para

guvernatorit i cili e dënoi atë me vdekje.Kur Teodora morri vesh se i

dashuri i saj u dënua me vdekje shkoi vetë te guvernatori dhe iu lut të falte

të dashurin e saj dhe ta dënonte atë me vdekje pasi ajo ishte fajtorja e

Page 13: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

vetme. Guvernatori i dënoi që të dy me vdekje. Atyre u prenë kokat kurse

trupat e tyre u dogjën në zjarr.

Po në këtë kohë na dëshmohet për Origenin, i cili ish një mësues dhe autor i

njohur në qytetin e Aleksandrisë. Ai u arrestua dhe pavarësisht se ish 64

vjeç e lidhën me zinxhira me këmbët e shtërnguara në drurin e torturave. Ai

u torturua me të gjitha llojet e torturave. Pavarësisht se Origeni ish i pasur

dhe i famshëm gjykatësi nuk tregoi asnjë mëshirë, përkundrazi dha urdhër

që koha e qëndrimit të tij në tortura të zgjatet. Gjatë kohës që Origeni

torturohej Perandor Decius vdiq. Pasuesi i tij filloi një luftë me Gotët dhe

nuk kish më interes të merrej me persekutimin e të Krishterëve. Në këtë

kohë Origeni u lirua.Ai shkoi në qytetin e Tiros ku jetoi në paqe deri arriti

moshën 69 vjeçare.(7)

Persekutimi i tetë viti 257 pas Krishtit

Ndodhi gjatë mbretërimit të perandorit Valerian (Latinisht: Publius Licinius Valerianus

Augustus; njihej dhe me emrin e Valerian i vjetri , ishte Perandori i Romës nga viti 253-259.

Kur perandori Valerian ardhi fillimisht në pushtet ai ish miqësor dhe

tolerant kundrejt të krishterëve, por me kalimin e kohës ai ra nën

influencën e një magjistari egjiptjan të quajtur Marcianus dhe kështu ai

urdhëroi të fillojë një valë e re persekutimi kundër të krishterëve,

persekutim masiv i cili vazhdoi për tre vjet e gjshtë muaj. Gjatë kësaj kohe i

prenë kokën Stefanit, kryepeshkopit të Romës. Saturniusi, peshkop i

Tuluzës u sulmua nga një turmë fanatikësh pasi ai kish kundërshtuar

orakujt e tempullit pagan në fjalimet e tyre publike. Turma fanatike ia lidhi

atij këmbët te bishti i një demi të cilin e shtynë të vrapojë poshtë shkallëve

të tempullit të tyre pagan duke e tërhequr zvarrë trupin e Saturniusit.

Persekutimi dhe kërcënimi ish aq i madh, saqë fillimisht asnjë nga të

krishterët nuk pati guximin të dilte për të marrë trupin e Saturniusit për ta

varrosur. Më në fund dolën dy gra të cilat e morrën trupin e tij dhe e

varosën.

Page 14: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Kronikat e kësaj kohe në Romë na dëshmojnë për Laurencin të cilin e sollën

para gjyqtarit pasi ai nuk ish vetëm një predikues,por ish edhe përgjegjës

për mbajtjen dhe shpërndarjen e thesarit të kishës. Kur i kërkuan të

dorëzonte gjithë thesarin e kishës Laurenci kërkoi tre ditë kohë për ta

mbledhur.Pas tre ditësh ai doli para gjyqtarit i shoqëruar me një grup të

krishterësh, persona shumë të varfër dhe i tha gjykatësit: Këta janë thesari

më i çmuar i kishës së krishterë. Ku ka thesar më të madh sesa personat në

të cilët vetë Jezu Krishti banon?

I tërbuar nga inati gjykatësi dhe urdhër që Laurenci të rrihet me kamzhik,

pastaj të torturohet me hekur të skuqur.Në fund atë e lidhën në një krevat

të hekurt të cilin e vendosën mbi zjarr deri sa Laurenci vdiq.

Martiri i parë i krishterë në Angli dëshmohet të jetë një person i quajtur

Alban. Ai kish ardhur në besimin e krishterë nëpërmjet një murgu të varfër

që shkonte i vetëm nga një vend në tjetrin dhe predikonte Krishtin. Albani e

strehoi murgun në shtëpinë e tij. Ndërkohë lajmi u përhap dhe gjyqtari

dërgoi rojet e burgut për ta arrestuar murgun që strehoej në shtëpinë e

Albanit.Albani u vesh me rrobat e murgut dhe shkoi me rojet në vendin e tij

duke i dhënë kështu murgut mundësinë të shpëtojë. Kur doli para gjyqit ata

e njohën Albanin. Duke dashur ti japin një mundësi të fundit Albanit i

thanë tu ofrojë idhujve, përndryshe do ta ekzekutonin.Albani

refuzoi.Atëhere atë e torturuan dhe i prenë kokën.(8)

Persekutimi i nëntë viti 270 pas Krishtit

Ky persekutim filloi në kohën e mbretërimit të perandorit Aurelian. ( Emri i plotë

në latinisht: Lucius Domitius Aurelianus Augustus;lindur në datën 9 shtator.Nuk dihet me saktësi nëse ishte viti 214 or 215 –

vdekja e tij duhet të ketë ndodhur në muajin shtator ose tetor të vitit 275), ish perandor i Romës nga viti 270 deri në vitin 275. Midis atyre që u dënuan gjatë këtij persekutimi masiv ishte dhe Peshkopi i

Romës, Feliksi të cilit iu pre koka.

Na dëshmohet se në këtë kohë u dënua edhe Agapeus, një romak i ri për të

cilin thuhet se kish shitur pronat e tij dhe gjithshka u a kish dhënë të

varfërve.Gjatë këtij persekutimi masiv atë e arrestuan nën akuzën se ish i

krishterë; e burgosën, e torturuan dhe çuan në Pranteste, një qytet i asaj

Page 15: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

kohe që gjendej afër Romës. Aty atij i prenë kokën. Nga ky persekutim kanë

mbetur të dokumentuar vetë emrat e këtyre dy martirëve.

Persekutimi i dhjetë viti 303 pas Krishtit

Persekutimi i dhjetë masiv i të krishterëve filloi në vitin e nëntë të

perandorit Dioclesian. Diokleciani (Latin: Gaius Aurelius Valerius Diocletianus Augustus 245-311) ishte perandor i

Romës nga viti 284-305 pas Krishtit.

Diokleciani kthye në Antioki në vjeshtën e vitit 302 . Ai urdhëroi që

Romanustit, Dhjakut të Cezaresë ti pritej gjuha sepse ai publikisht madje

dhe para trupit gjykues, kish deklaruar se për të nderuar Zotin e vërtetë

fillimisht duhet të ndërpriten sakrificat ndaj idhujve perandorakë.

Romanus iu pre gjuha dhe më pas u çua në burg , ku ai u ekzekutua më 17

nëntor 303 . Sipas historianit Lactantius , Diokleciani and Galeriusi hyrë

në një grimdje mbi politikën perandorak ndaj të krishterëve , ndërsa

dimëronin sëbashku në Nicomedia në vitin 302.

Diokleciani argumentonte se përjashtimi i të krishterëve nga aparati

shtetëror dhe nga rradhët e ushtërisë do të ishin masa të mjaftueshme për

të qetësuar perënditë , por Galeriusi insistonte me forcë për asgjësimin e

plotë të të krishterëve. Të dy burrat shkuan për të kërkuar këshillë në

shenjtëroren e Apollonit në Dodona . Disa thonë se orakulli u përgjigj se

pabesia në tokë e pengon aftësinë e Apollonit për të dhënë këshilla .

Eusebius regjistron orakullin të ketë thënë " prania e të drejtëve në Tokë e

pengon Apolionin të japë përgjigje..."

Pasi morri këtë përgjigjje nga orakulli Diokleciani u këshillua nga anëtarët e

gjykatës që të fillonte një persekutim të pëgjithshëm dhe total kundër të

krishterëve pasi vetëm ata mund të ishin pengesa që nuk e lejonte

Apollonin të jepte këshilla.Perandori Dioklecian e pranoi këshillën e tyre.

Më 23 shkurt 303 , Diokleciani urdhëroi që kisha ndërtuar rishtas në

Nicomedia të rrafshohet . Ai urdhëroi gjithashtu që Shkrimet e Shenjta të

të Krishterëve të digjen dhe të krishterëve dhe kishave të tyre tu

konfiskohet çdo pasuri e pronë.

Një ditë më vonë, në 24 shkurt 303 doli zyrtarisht ai që njhet në histori me

emrin " Dekreti kundër të krishterëve i perandor Dioklecianit. Ky dekret

Page 16: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

urdhëronte shkatërrimin e të gjithë Shkrimeve të Shenjta të krishtera,

urdhëronte shkatërrimin e të gjitha kishave si dhe çdo vend ardhurimi të

krishterë në gjithë territorin e perandorisë

Ky dekret ndalonte gjithashtu të krishterët grumbullohen në çfarëdo vendi

qoftë për adhurim apo për lutje.

Para fundit të shkurtit , një zjarr shkatërroi një pjesë të pallatit perandorak .

Galeriusi mundi ta bindë Dioklecianin se fajtorë ishin të krishterët : ata

kishin komplotuar në bashkëpunim me eunukët e pallatit . U organizua një

hetim por nuk u gjet asnjë provë që të vërtetonte akuzat. Pavarësisht nga

kjo dy eunukë të pallatit Dorotheus dhe Gorgonius u ekzekutuan. Një

person tjetër i quajtur Pjeter Cubicularius u arrestua i dyshuar si

bashkëpuntor në komplot. Atë e varën nga duart në një vend të lartë, e

zhveshën dhe rrahën me kamzhik, pastaj hodhën kripë dhe uthull në plagët

e tij. Kur panë që ai nuk mohoi besimim e tij e ekzekutuan duke e djegur në

zjarr të ngadalshëm.

Ekzekutimet vazhdouan të paktën deri në 24 prill 303 , kur dëshmohet të

jetë ekzekutuar edhe Anthimus i Romës ( ( Italisht Sant'Antimo ) i cili

nderohet sot si shenjtor i krishterë . Nga gojdhënat e traditës na thuhet se ai ka

lindur në Bitini. Meqë ish i krishterë u burgos në kohën e perandorëve Dioklecianit dhe

Maksimian .Në këtë kohë sëmuret rëndë guvernatori romak i provincës së Bitinisë ,

Pinianus. Gruaja guvernatorit Lucina ( Lycinia ) e cila ish vetë e krishterë ndihmonte

shumë të krishterët e burgosur. Në kohën që bashkëshorti i saj ish në prag të vdekjes

Lucina ( Lycinia ) e dëshpëruar shkon te Anthimus në burg dhe i kërkon që ai të lutet

për burrin e saj. Anthimus shkon te shtrati i tij e lutet dhe guvernatori u shërua . Si

shënjë mirënjohje , Pinianus jo vetëm liroi të gjithë të burgosurit e krishterë në

provincën e tij, por dhe lejoi Anthimusin të shkojë në Romë dhe të të fshihet në vilën e

guvernatorit e cila ish bosh në Via Salaria .

Tani me bazë në Itali , Anthimus konvertoi shumë qytetarë të Romës në besimin të

krishterë. Gojdhënat tregojnë se mrekulli të panumërta kanë ndodhur gjatë lujeve dhe

shërbesës së tij.Ndërmjet të tjerëve ai ktheu në besimin e krishterë edhe një prift të

perëndisë Silvanit sëbashku me gjithë familjen e tij. Në këtë kohë Anthimusin e

akuzojnë se ka shkatërruar një statuje të Silvanit , dhe e hedhin në lumin Tiber me një

gur mulliri të lidhur të rreth qafës së tij . Legjenda e tij thotë se ai u shpëtua

mrekullisht nga një engjëll , vazhdoi të predikonte derisa u arrestua më vonë dhe ia

prenë kokën me urdhër të konsullit Priscus . Të krishterët e varrosën atë në kishën ku ai

zakonisht lutej dhe predikonte.

Page 17: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Në pallatin perandorak ra një zjarr i dytë, 16 ditë mbas të parit. Galeriusi u

tremb dhe u largua nga qyteti për në Romë , duke deklaruar se Nicomedia

ish e pasigurt .Diokleciani ndoqi shembullin e tij jo shumë kohë më vonë.

Pas dekretit të parë dolën edhe dekrete të tjera të cilat kërkonin arrestimin

dënimin dhe konfiskimin si të pronave ashtu dhe të Shkrimeve të Shenjta të

të krishterëve, por këto dekrete nuk patën sukses. Shumica e të krishterëve

arriti të shpëtojë. Edhe shumica e atyre që nuk ishin të krishterë ishin

kundra persekutimit të të krishterëve. Nga ana tjetër vuajtja dhe qëndrsa e

martirëve të krishterë u forcoi besimin dhe u rriti kurajon të krishterëve të

tjerë për të vazhduar në rrugën e besimit. Gjithashtu Constantius dhe

Maksimian nuk i zbatuan pothuaj fare dekretet e mëvonshme kështu që të

krishterët në Perëndim patën vetëm pak dëme. Edhe vetë Galeriusi e njohu

disfatën e tij prandaj dhe e shfuqizoi vetë dekretin e tij kundër të

krishterëve në vitin 311 , duke deklaruar se persekutimi nuk arriti të sjellë

të krishterët në fenë tradicionale .

25 vjet pas daljes së dekretit të parë të perandorit Dioklecian kundër të

krishterëve perandori Konstandini morri pushtetin mbi të gjithë territorin

e perandorisë Romake. Ai anulloi gjitha dekretet kundra të krishterëve, u

ktheu atyre pronat e konfiskuara. Nën sundimin Kostandinit , Krishterimi

do të bëhet feja e preferuar të Perandorisë . (9)

Page 18: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Perandori Konstandin

Perandori Konstandin i njohur në botë me emrin Constantine the Great (Latinisht: Flavius Valerius Aurelius Constantinus Augustus njihet gjithashtu me emrin Konstandini i parë ose Shën Konstandini

(Constantine I or Saint Constantine)

Ai është padyshim jo vetëm më i shquari nga të gjithë perandorët ilirë që

janë ulur në fronin e Perandorisë Romake, por edhe një nga figurat më të

shquara dhe një nga personat të cilët kanë lënë gjurmë më të thella në

historinë botërore.Shumë historianë e cilësojnë si një person me talente të

jashtzakonshme, si një perandor i cili jo vetëm dinte të njihte e të

analizonte thellësisht kohën, kushtet dhe rrethanat ku ai jetonte, por

Page 19: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

gjithashtu ishte një vizionar i jashtzakonshëm i cili ish në gjendje të hapte

rrugë të reja krejt të panjohura edhe të pakonceptuara nga parardhësit.

Dëshmohet gjithashtu historikisht se në rrugën e tij jetësore, në situatën

më jetike ish vetë Zoti i cili e drejtoi në mënyrë hyjnore dhe i dha fitoren

mbi armiqtë të cilët ishin superiorë në numër.

Dimë se ditëlindja e tij, binte më 27 shkurt, por nuk dihet me saktësi viti se

kur ka lindur. Sipas historianëve ai u lind rreth vitit 280 pas Krishtit (282),

porse është hedhur edhe idea se mund të ketë lindur në vitin 272 ose

273.Vdiq në Ancyra (Ankara) më 22 maj 337.Ish në postin e Perandorit nga

viti 306 deri ne vitin 337.

Familja

Babai i Konstandinit të Madh ishte Konstanc I Klorus,

emri në latinisht Flavius Valerius Constantius, Constantius I. Emri i plotë në Latinisht: Marcus Flavius Valerius Constantius

Herculius Augustus;

lindur në 31 Mars 250 –vdekur në 25 korrik 306), njihej më shumë me

emri Konstanc Kloriusi parë (Constantius Chlorus I). Ai e kish origjinën

nga një trevë e njohur me emrin Dacia Ripernsis. Konstanci ishte një burrë

me karakter të forte, i paepur, i vrazhdë dhe me fytyrë kuqalashe. Nuk ish

prejardhja aristokratike por aftësitë e tija dhe vetëm ato që bënë të

mundur që ai të bëhej Perandori Konstanci I, (në fakt ai vinte nga një

familie e një rangu të ulët dhe e kish filluar karrierën e tij si ushtar i gardëas

perandorake)

Po ashtu edhe e ëma e tij Helena, e shpallur shejtore e cila njihet botërisht

Page 20: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

si Shën Helena, e filloi karrierën nga pozita modeste. Për të thuhet se kishte

qenë fillimisht një stabularia (bufetiere, zonjë e një taverne, a pronare e një

bujtine) (1)

Konstandini nga martesa e tij parë me Minervinën pati një djalë, Krispin;

ndërsa me gruan e dytë, Faustën, vajzën e Perandorit Maksimian, pati tre

djem: Konstandini II, Konstanci II dhe Konstanti I, si dhe dy vajza:

Konstandina dhe Helena.

Disa nga arritjet e jashtzakonshme

-Konstandini i madh ish Perandori i parë i cili i çliroi të Krishterët nga çdo

persekutim dhe më në fund u bë dhe vetë i krishterë. Kjo ish një reformë e

jashtzakonshme po të kemi parasysh faktin se vetëm pak vjet më parë kush

zbulohej se ish i krishterë ekzekutohej.

-Themeloi Konstandinopojën. Këtu duken aftësitë e tija si vizionar dhe

njëkohësisht si njeri me aftësi praktike.Brenda një kohe të shkurtër

Konstandinopoja u ngrit si një qytet me më shumë potencial se vetë Roma.

Qyteti mbajti emrin e Konstandinopojë për 1129 vjet. Deri te Konstandini

XI që u vra në luftë kundër osmanëve në muret e Konstandinopojës, të

gjithë perandorët e Perandorisë së Lindjes për 11 shekuj e kanë quajtur

veten pasardhës të Konstandinit të Madh.Edhe sot ky qytet është një nga

qytetet metropole më të rëndësishme.

-Konstandini ka bërë shumë ndërtime të mëdha të të gjitha llojeve.Ndër to

vend të rëndësishëm zenë kishat dhe katedralet kristiane.

-Konstandini e quante vetveten si një njeri i cili kish në tokë një mision

hyjnor, madje ai në një periudhë të caktuar të jetës së tij e quajti vetveten si

përfaqësues të Zotit mbi tokë dhe u mundua ti japë sundimit të tij tipare të

karakterit hyjnor. Ai morri mbi vete edhe funksionin e drejtuesit dhe

autoritetit më të lartë fetar në gjithë perandorinë, pra me fjalë të tjera mori

mbi vetvete gjithë pushtetin politik dhe shpirtëror.

-Perandori Konstandin njihet si shenjt nga kisha Katolike nga ajo

Ortodokse, si dhe nga kisha Anglikane; madje kisha Ortodokse e

konsideron Konstandinin si Shenjtin më të madh.

Page 21: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Rinia, fillimi i karrierës dhe thirrja hyjnore

Gjatë njërës prej fushatave në Lindje, gjenerali Konstanc u njoh me

Helenën, vajzën e një familje të thjeshtë. Nga martesa e tyre lindi

Konstandini. Kur Perandori Dioklecian vendosi ta shpallë Konstancin I

Çezar e mori Konstandinin pranë vetes në Nikomedi. Konstandini qëndroi

atje gjatë gjithë kohës, dhe pati si mësues disa prej dijetarëve më të shquar

të kohës.Në këtë kohë ai pati dhe mundësinë të njihej edhe me prapaskenat,

hipokrizinë, pabesinë e mizorinë që ishin gjithashtu pjesë e jetës së oborrit

perandorak të Romës. Qëndrimi i Konstandinit në oborrin e perandorit

Dioklecian kishte dy anë pasi në një farë mënyre ai ishte një peng, një peng

që mbahej nga ana e perandorit Dioklecianit për të garantuar besnikërinë e

Konstancit, të atit.

Gjatë studimeve Konstandini u shqua si një i ri me talent të rallë në artin

ushtarak, në politikë dhe arkitekturë.

Autorët antikë e përshkruajnë "me trup dhe mendje të hijeshuar prej Hyut,

shprehje të butë dhe pamje madhështore. Dukej i rezervuar dhe i

mëshirshëm në paqë dhe i vendosur e imponues në luftë. Gjeneral i madh

që dinte të frymëzonte të vetët me dashuri dhe armiqtë me terror".

Ende i ri në moshë, Konstandini u angazhua në luftëra në krah të

Perandorit Dioklecian kundër Achilens në Egjypt dhe Palestinë. Pastaj i'u

bashkua Perandorit Galerius në luftë kundër sarmantëve.

Konstandini e kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik pasi Galeriusi në fakt tani

atë e mbante si peng. Ish e domozdoshme për Konstandinin të shkonte tek

babai i tij në perëndim . Për këtë ai e njoftoi të atin.Në fund të pranverës

apo fillim të verës 305 , Konstantius kërkoi leje Galeriusit ta lejonte

Konstandinin, djalin e tij ta ndihmonte në një fushatë luftarake në Britani .

Kur ardhi lajmi Konstandini shkoi dhe piu së bashku me Galeriusin. Pasi

pinë sëbashku për shumë orë Galeriusi i dha lejë të largohet. Dëshmohet se

Konstandini u largua menjëherë që atë natë duke kalëruar me të shpejtë pa

pushim duke ndërruar kuajt nga një postë në tjetrën.Të nesërmen kur

Galeriusit i doli pija Konstandini ish larguar aq shumë saqë nuk mund të

kapej më.(2)

Page 22: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Konstandini u bashkua me babain e tij në Gali para fillimit të verës të vitit

305. Menjëherë ai u nis në luftë së bashku me të atin e tij kundër piktëve,

duke realizuar fitore të madhe. Sapo i vdiq babai, trupat e shpallën August

në Britani. Me këtë titull, Konstandini erdhi në kontinent dhe mundi

frankët, duke vrarë mbretërit e tyre: Ascaric dhe Merogaise. Pastaj fitoi

edhe një betejë tjetër me barbarët në Massilia (Marsejë).

Në vitin 312, Konstandini i përgjigjet një kërkese të drejtuar nga Senati për

çlirimin prej tiranisë së Maksencit, u nis për në Romë. Ndërsa po afronte

ora e betejës, Konstandinit i'u shfaq në qiell një kryq, mbi të cilin ishte

shkruar: "In hoc signo vinces" (Me këtë shenjë Ti do të fitosh). Ushtria e

Konstandinit kishte 70 mijë këmbësorë dhe 8 mijë kalorës, ndërsa ushtria

armike kish 170 mijë këmbësorë dhe 18 mijë kalorës. Megjithatë lufta

përfundoi me triumfin e plotë të Konstandinit . Beteja mbi urën Milvius

është parë nga autorët kristianë si shprehje e vullnetit hyjnor, për ta nxjerrë

krishterimin nga katakombet në dritën e diellit. Kjo betejë shënon pikë

kthese në proceset e zhvillimit historik, si njëra ndër ngjarjet që ndryshuan

krejt rrjedhën e historisë, pozitën dhe raportet midis forcave shoqërore dhe

politike.

Cilësi, tipare, arritje

Konstandini është padyshim burrë i përmasave të jashtëzakonshme. Ruajti

me nder titullin "Victor" (Fitimtar). Nuk pati asnjë humbje në jetën e Tij.

Rikthyes i paqës. Vendosi qetësinë që nuk njihej që nga sundimi i

Perandorit Antonin në vitet 138-161.

Shumë i aftë si ligjvënës dhe si reformator i strukturave shtetërore.

Ndryshimet dhe reformat e Konstandinit e ripërtërinë aparatin shtetëror

dhe legjislacionin e perandorisë Romake.

Ishte i pari që ndaloi plotësisht persekutimin e të krishterëve, u ktheu atyre

pronat e konfiskuara dhe i trajtoi si të barabartë me të tjerët.Për të ruajtur

unitetin e Perandorisë vetë u bë i krishterë vetëm në prag të vdekjes.

Konstandini qe një legjislator i madh. Falë Kodeve të Theodosit (438) dhe

Justinianit (529-534) kanë arritur deri tek ne 360 ligje të Konstandinit.

Page 23: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Rikonstruktoi eliten. Zmadhoi Senatin e Romës nga 600 që ishte në 2000

anëtarë, duke futur kriterin e meritokracisë si kusht për të qenë senator.

Në fushën monetare dhe fiskale plotësoi sipërmarrjen e Dioklecianit. Nën

sundimin e tij Bizanti i vogël u bë Roma e Re (Qyteti i Konstandinit).

Konstandini është ndërtuesi i shumë objekteve të mëdha të kultit të

krishterë: Katedralet e Shën Pjetrit, Shën Sofisë, Shën Gjonit. Në Vendet e

Shejta ndërtoi Kishën e Lindjes, të Kryqëzimit dhe të Ringjalljes së Krishtit.

“Perandori Konstandin, me të drejtë është quajtur perandori më i

rëndësishëm i antikitetit të vonë. Personaliteti i tij i fuqishëm hodhi

themelet post-klasike të qytetërimit evropian. Mbretëria e tij ishte plot

ngjarje shumë damatike. Fitorja e tij tek Ura e Milvanit, ishte ndër

momentet më vendimtare në historinë e botës, ndërsa legalizimi i tij për

mbështetjen e krishterimit dhe themelet e tij të një “Nevv Rome”, në

Rangun e Bizantit ndër vendimet më të rëndësishme të bëra ndonjëherë

nga një sundimtar evropian”, do të shtojë Arben Arifi.(3)

Page 24: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Koncili i Parë i Niceas

Në kohën e perandorit Konstandin nuk kish unitet dhe as një qendër të

vetme nga ku të drejtoheshin gjithë kishat e krishtera.Dikur në kohën e

apostujve qendra e kishës së krishterë ish Jerusalmi. Aty vendoseshin

standartet e përbashkëta, në Jerusalem zgjidheshin mosmarëveshjet

doktrinore etj. Kjo na dëshmohet midis të tjerave në librin e Veprave të

Apostujve kap.15. Aty na thuhet se pati një mospajtim rreth çështjes nëse

duhen rrethprerë dhe të urdhërohen të zbatojnë ligjin e Moisiut johebrenjtë

që vijnë në besimin e krishterë. Apostulli Pal shkoi në Jerusalem dhe aty u

zgjidh mosmarëveshja. Vendimi i marrë në Jerusalem u pranua nga të

gjithë si standart i përbashkët. Mirëpo tani kisha e Jerusalemit nuk

ekzistonte më dhe kish shumë kisha të cilat vepronin pak a shumë të

pavarura nga njëra-tjetra.

Perandori Konstandin dëshironte që të kish unitet dhe të gjitha kishat e

krishtera të drejtoheshin nga një qendër e vetme.Interesi i perandorisë e

kërkontë që të kish një fe unike. Modeli më i përshtatshëm,modeli që i

shërbente më tepër politikës perandorake ish feja e kohës së cezarëve, ku

perandori ish njëkohësisht edhe kreu i fesë, madje edhe zot, por kjo lloj feje

ky lloj besimi tani nuk mund të rikthehej më në formën e parë si pasojë e

ndikimit të Krishterimit. Tani perandori nuk mund të kish autoritetin që

kishin cezarët dikur, si atëhere kur ishin kreu i fesë perandorake, madje një

zot.Edhe perandorët para Konstandinit e kishin parë këtë fakt si një kufizim

madje si një kërcënim të pushtetit të tyre. Kjo ish dhe arsyeja kryesore e

persekutimit të të krishterëve.

Nga ana tjetër, po ti marrim si të vërteta dëshmitë e Eusebiusit të Cesaresë

si dhe të shumë historianëve të tjerë vijmë në përfundimin se perandori

Konstandin kish përjetuar aq shumë nga Krishterimi saqë nuk mund të

rikthehej përsëri në një perandor pagan. Duhet të kemi të qartë se periudha

historike që po analizojmë është një periudhë kur besimi nuk ishte diçka

abstraktre, teorike, nuk ishte diçka që ish një çështje e diskutimeve teorike

akademike, siç na e paraqit sot teologjia e ndërtuar sipas parimeve të

filozofisë.

Në kohën e perandorit Konstandin besimi ish diçka praktike. Lutja dhe

ofertat nuk ishin thjesht veprime rituale. Nëpërmjet tyre njerëzit

Page 25: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

shpresonin jo vetëm të kishin ndihmën e zotave, por edhe të kishin

orjentime e drejtim konkret se çfarë të bënin e si të vepronin në një situatë

të caktuar. Për këtë qëllim konsultoheshin orakujt dhe fallxhorët, për këtë

qëllim ofroheshin edhe flijimet. Eusebiusi na dëshmon se kur Konstandini

po pregatitej të luftonte kundër Licinius që të dy besonin më tepër në

fuqinë e Zotave të tyre se sa në fuqitë e ushtrive të tyre (gjë që ish e

zakonshme në atë kohë).

Linciusi u ofroi zotave të tij dhe mori këshillë nga fallxhorët kurse

Konstandini iu lut Jezu Krishtit. Eusebiusi dëshmon Jezu Krishti e kish

ndihmuar konkretisht perandorin Konstandin madje i kish treguar

momentin më të përshtatshëm se kur duhet të sulmonte.Perandori

Konstandin veproi sipas këtyre udhëzimeve dhe korri një fitore të

jashtzakonshme. Jo vetëm kaq, por Eusebiusi shkruan se perandori vetë i

kish treguar atij se asnjëri nga ata që mbanin të ngritura simbolet e

krishtera, që tani perandori Konstandin i kish bërë flamuj të ushtrisë së tij,

nuk morri asnjë plagë, megjithse armiqtë i kishin ata të parët në shënjestër

dhe lëshonin kundër tyre qindra shigjeta.Vetëm njëri, i cili u tremb dhe ia

dha flamurin e tij ta mbante një ushtari tjetër, vetëm ai që braktisi

flamurin, u godit nga një shigjetë dhe gjeti vdekjen, kurse tjetri që e morri

dhe e mbajti deri në fund nuk mori asnjë plagë.(4)

Mirëpo lufta mbaroi dhe tani duhej gjetur një zgjidhje politike.Krishterimi

Biblik nuk mund të shfrytëzohej si një fe në shërbim të interesave të

perandorisë.Konstandini kur ish në pozitat e luftëtarit e kish më të lehtë të

vendoste për krishterimin se sa kur ish në pozitat e politikanit.

Perandori Konstandin ish i qartë për rëndësinë dhe rolin e madh që do të

luante një fe unike.Shumica e studiuesve janë të mendimit se perandori

Konstandin ka patur si piksynim kryesor gjatë gjithë karrierës së tij politike

unifikimin, rikthimin e perandorisë në traditën e cezarëve kur perandori ish

kreu i gjithshkaje, edhe kreu i fesë perandorake. Volteri ka shkruar:

“Objektivi kryesor i Konstadinit qe të ishte zot në gjithçka”. (1)

Të njëjtin mendim shprehin dhe shumë historianë dhe studiues të tjerë.Të

gjitha reformat politike, shtetërore e sociale që ndërmorri perandori

Konstandin i shërbenin këtij synimi. Fakte të shumta na shtyjnë të

mendojmë se Koncili i parë i Niceas ish pjesë e këtyre reformave.

Madje përpjekjet për të krijuar një fe unike perandorake i shohim para se të

Page 26: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mblidhej Koncili i parë i Niceas.

Në vitin 321 , Konstandini udhëron me një dekret perandorak që të

krishterët dhe jo të krishterët duhet të shkojnë sëbashku dhe të ofrojnë për

nder të perëndisë pagane të djellit.Në fakt një dekret i tillë ish krejt në

kundërshtim me parimet e besimit të krishterë. Po të shohim në historinë e

krishterimit deri në atë kohë gjejmë fakte se shumë besimtarë të krishterë

janë martirizuar vetëm për arsyen se kishin refuzuar të bënin oferta për

nder të perëndisë diell dhe perëndive të tjera të perandorisë romake.Këtu

shohim qatë se perandorin Konstandin është i gatshëm të ofrojë parimet

biblike për të arrtur synime të caktuara politike.Po ashtu nuk na dëshmohet

të ketë ndonjë kundërshtim nga ana e peshkopëve në lidhje me dekretin e

vitit 321.

Edhe në ceremoninë e inagurimit të kryeqytetit të ri të Konstandinopojës,

qytet i cili u bë selia e krishterimit bizantin për një mijëvjeçar , nuk pati

simbole të krishtera. Vetë Konstandini morri pjesë në këtë ceremoni i

veshur me një diademë mbretërore djellore të sipas traditës apollonianë.

Po ti analizonim kishat e atyre viteve, para se të mbahej Koncili i parë i

Niceas, mund të dallonim tre grupime kryesore:

-Në grupin e parë futeshin kishat e krishtera të cilat i kishin qëndruar

krejtësisht besnike traditës apostolike. Këto grupime i qëndronin besnike

fjalës dhe parimeve të Shkrimeve të Shenjta. Këto grupime ishin të

mendimit që pavarësisht se hebrenjtë nuk ishin besimtarë duhej të mbahej

kalendari hebraik dhe për disa çështje datash e hollësish të tjera të besimit

të krishterë duhej marrë mendimi i rabinëve dhe të autoriteteve të fesë së

Judaizmit.(2)

-Grupim i dytë ishin ato kisha të cilat u qëndronin besnike parimeve dhe

deklaratave biblike për sa i përket natyrës dhe pozitës së Jezu Krishtit, ishin

besnikë në disa nga parimet biblike, por ata ishin për një shkëputje nga

tradita dhe kalendari, madje disa ishin për një shkëputje të plotë nga

rrënjët hebraike të besimit të krishterë dhe përpiqeshin ta bashkonin

besimin e krishterë me traditën pagane. Ky grupim ndiqte traditën e

koncilit të Cesaresë(viti 196 pas Krishtit) ku u vendos që festa e Pashkëve të

festohej jo në ditën e tretë të festës hebraike Passa, por të festohej në ditën

e perëndisë së pjellorisë Ishtar.(3)

Page 27: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Grupimi i tretë i cili përfaqësohej kryesisht nga delegatët Arius, Theonas,

dhe Sekundi, dhe që fillimisht kish dhe mbështetjen e pjesme të disa të

tjerëve, nuk pranonte të vërtetat themelore biblike rreth Jezu Krishtit.

Perandori Konstandin deklaroi se kish ardhur koha tu jepej fund këtyre

divergjencave dhe të arrihej në një marëveshje të përbashkët.Për këtë

qëllim u thirr dhe Koncili i parë i Niceas( sot Iznik).

Konstandini kishte ftuar të gjithë 1800 peshkopët e kishës së krishterë

(rreth 1000 që përfaqësonin kishat në lindje dhe 800 kishat në perëndim ) ,

por një numër më i vogël dhe i pasaktësuar plotësisht morri aktualisht pjesë

në këtë koncil. . Eusebius i Cezaresë shkruan se ishin delegatë 250 ,

Athanasi i Aleksandrisë thotë se numëri ish 318 , Eustathius i Antiokisë

vlerësonte të kishin ardhur rreth 270 përfaqësues " ( që të tre këta persona

ishin të pranishëm në këtë koncil ) . Më vonë Sokrati Scholasticus thotë se

ishin regjistruar më shumë se 300 delegatë pjesmarës në këtë koncil., kurse

Evagrius , Jerome, Dionis Exiguus dhe Rufinus dëshmojnë se si pjesmarrës

në këtë koncil ishin regjistruar 318 delegatë.

Eusebius e përshkruan ardhjen e Perandorit Konstantin me fjalët:

“Perandori Konstandin ardhi në kuvendi si një lajmëtar qiellor, si një

ëngjëll i qiellit.Gjatë gjithë kohës ai dukej si i rrethuar nga drita dhe

shkëlqimi hyjnor. Drita reflektohej dhe valvitej në pasqyrimin e saj gjatë

çdo lëvizjeje të robave të tija.Reflektonte me shkëlqim të mahnitshëm nga

manteli i tij i purputrt, mirrte nuanca edhe më të shkëlqyeshme e

xixëlluese kur buronte nga rrobat e tjera mbretërore të zbukuruara në

mënyrë maramendse me ar dhe arrinte kulmin kur vinte e reflektohej nga

brilantëtët, diamandët e gurët e tjerë shumëngjyrësh të cilët ishin të

shumtë e të vendosur sejcili në vendin e duhur ashtu si yjet në qiell në një

natë të mahnitshme.(4)

Koncili i parë i Niceas, i cili u organizua sipas të njëjtit model dhe sipas të

njëjtave rregulla si mbledhjet e senatit të prandorisë, vendosi themelin a

Kishës Institucionale të Perandorisë së Romës.

Në fjalimin e hapjes perandori ndërmjet të tjerave tha:

"Le të evitojmë debatet e zhurmëshme të cilat nuk na nderojnë dhe nuk i

sjellin lavdi Zotit, por edhe që ne nuk na sjellin asnjë dobi.Më mirë le ti

Page 28: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

nënështrohemi fjalës hyjnore të Shkrimit të Shenjtë, le të përulemi para

saj.Tek fjala e Zotit ta kërkojmë zgjidhjen e problemeve, asaj t’ia lemë

rolin dhe pozitën e gjykatësit.” (5)

Ky koncil morri disa vendime të rëndësishme doktrinore:

-U etablua si zyrtar dhe si standart i përbashkët koncepti dhe besimi në

Trininë e Shenjtë.

-U nxorr kredoja e përbashkët të besimit, kredo e cila ish e themeluar në të

vërtetat biblike. Koncili doli me deklaratën e përbashkët se Biri është

gjithashtu Zot, ka të njëjtën natyrë me Atin duke e argumentuar këtë

deklaratë e këtë qëndrim me citime nga Shkrimet e Shenjta si dhe me

dëshmi nga besimi tradicional dhënë nga Apostujt.

Nën ndikimin e Kostandinit ky besim është shprehur nga peshkopët në

Deklaratën e Nikeas.Deklarimi i kredos së besimit është një nga pikat

themelore të asaj që njihet historikisht me emrin Deklarata e Nikeas.Kjo

kredo me ndryshime të vogla qëndron në themelin e shumë kishave edhe

sot.

Perandori Konstandin luajti një rol vendimtar në aprovimin e kësaj kredoje.

Pasi u formulua kjo kredo perandori ftoi pjesmarrësit e koncilit të votojnë

në qoftë se janë të gatshëm ta pranojnë atë. Të gjithë delegatët me

përjashtim të delegatëve Arius, Theonas, dhe Sekundi e pranuan kredon e

përbashkët. Perandori u la refuzuesve kohë të mendohen, kur refuzuan

përfundimisht atëhere ai nxorri një dekret perandorak me anë të të cilit

Arius, Theonas, dhe Sekundi u shkishëruan dhe u internuan në Iliri.

Dekreti urdhëronte gjithashtu që veprat e çdo shkrim i Ariusit të

konfiskohet dhe të hidhet në zjarr.Kushdo që i fsheh dhe i mban në zotërim

këto shkrime do të ekzekutohet.

Të gjitha këto vendime e masa interpretohen dhe jepen nga disa studiues e

teologë si prova që vërtetojnë se perandori Konstandin me mbajtjen e këtij

koncili kish si synim të vetëm të ruante të pastër doktrinën e krishterë.Në

fakt një analizë e hollësishme na çon në konkluzionin e kundërt. Faktet

provojnë se Perandori Konstandin, pavarësisht nga retorika e tij, në

politikën e në marrëdhënien e tij me kishën e krishterë veproi jo si një

besimtar i krishterë, por si një politikan pragmatik, si një perandor romak.

Page 29: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Në fakt koncili i parë i Niceas krijoi një fe të re perandorake duke shpallur

si zyrtare një tendencë e cila kish filluar të shfaqej në disa kisha, por që

kundërshtohej me forcë nga disa të tjera. Kjo tendencë ish në thelbin e saj

një përpjekje për krijimin e një simbioze midis krishterimit dhe paganimit.

Këtu duhet të shtojmë se sipas parimeve biblike një simbiozë e tillë

është krejt e papranueshme.Duke injoruar parimet biblike perandori

Konstandin dhe koncili i organizuar prej tij e ndërmorën një hap të tillë të

motivuar nga synime politike.

Në këtë fe të re simbiozë fasada, kredoja e besimit, terminologjia ishin të

krishtera por ritualet, festat, simbolika, etj ishin në një masë të

konsiderueshme një përzjerje, e në disa raste një huazim i drejtpërdrejtë

nga paganizmi. Kjo fe e re mbështetej në themelin dhe rrënjët pagane, por

morri një veshje dhe një fasadë të krishterë. Festat pagane u emërtuan me

emra të krishterë, po ashtu në një masë të madhe idhujt ritualet pagane

vazhduan të festohen në të njëjtat data me të njëjtat rituale si më parë, por

tani të veshur me emra të krishterë.

Perandori Konstandin u mundua ta konpensonte simbiozën antibiblike që

krijonin masat e prozuara prej tij me mjete financiare, dhurata e ndere.

Historianët na dëshmojnë për bujarinë e madhe të perandorit Konstandin

ndaj kishave e institucioneve fetare. Eusebius na dëshmon se bujaria e

jashtzakonshme e perandorit ndaj kishave të krishtera u shfaq jo vetëm me

rikthimin e gjithshkaje që u ish konfiskuar, por edhe në ndërtimin e kishave

të reja. Po ashtu dëshmohet se perandori me bujari u dhuroi edhe

personalisht peshkopëve dhurata shumë të çmuara dhe i mbështeste ata

financiarisht.

Na dëshmohet se takimet e peshkopëve tani zhvilloheshin në pallatet

perandorke. Në këto takime atyre u plotësohet me bujari çdo nevojë,

trajtohen me nderim e respekt kudo që shkojnë, kurse në pallatet ku

zhvillohen takimet ushtarët e gardës perandorake vigjilojnë natë e ditë me

shpatat zhveshur.(6)

Kjo ish një përvojë krejt e re për peshkopët dhe besimtarët e krishterë të

cilët deri tani ishin përndjekur, keqtrajtuar. Ata, në shumicën e rasteve, nga

perandorët dhe sundimtarët kishin vuajtur vetëm pabesi, përndjekje,

tortura dhe ekzekutime kurse tani vjen një perandor i cili njeh Shkrimet e

Shenjta, lutet bashkë me ta dhe i trajton me nderim e respekt, me një

Page 30: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

nderim e respekt i cili deri në atë kohë u ish rezervuar vetëm guvernatorëve,

princave e mbretërve të perandorisë. A mund t’i kundërvihesh një

perandori të tillë?

Sido që të kenë rrjedhur ngjarjet, deri sot nuk ka dëshmi që të na tregojnë

se pati ndonjë kundërshtim nga ana e peshkopëve për masat e propozuara

nga perandori Konstandin.

Këtu po e theksojmë përsëri se sipas parimeve biblike krijimi i një simbioze

të tillë është krejt i papranueshëm, madje quhet krimi më i rëndë. Ky lloj

krimi sipas parimeve biblike sjell një mallkim në brezat pasues.(7)

Faktet na dëshmojnë qartë se Koncili i parë i Nikeas vuri themelin e një feje

të re perandorake e cila pavarësisht se fasadën dhe emrin e kish të

krishterë, në thelbin e saj shpirtëror dhe në rolin e saj politik ish e njëjtë

me fenë perandorake të Romës.

Kjo formë e re e Krishterimit bënte të mundur që Perandori të ishte

njëkohësisht dhe autoriteti më i lartë fetar dhe të kish në duart e tij gjithë

pushtetin, si atë shtetëror dhe administrativ ashtu edhe atë shpirtëror e

fetar.

Bibla dhe tradita e hershme e Apostujve thonë qartë se gjithë veprimtaria e

e Kishës së Krishterë duhet të drejtohet nga Shpirti i Shenjtë. Reformat e

Koncilit të Niceas e kaluan kishën nga varësia e drejtimi i Shpirtit të

Shenjtë në varësinë dhe drejtimin e sunduesve njerëzorë.

Kjo formë e re krishterimi mbeti e tillë për shekuj me radhë, në varësinë e

sunduesve politikë, pjesë dhe ndihmëse e sistemit të tyre të sundimit.

Page 31: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Festimi i ditëve të shënuara

Bibla si dhe tradita e hershme, na dëshmojnë se kremtimi i ritualeve dhe

respektimi i datave të caktuara nuk ishte pjesë qënësore e Krishterimit.

Shkrimet e Shenjta dhe tradita e hershme e krishterë nuk na dokumenton

madje as datën e saktë të lindjes së Jezu Krishtit.

Nuk na dëshmohet gjithashtu asnjë rast ku apostujt të jenë mbledhur për të

festuar sëbashku ditlindjen, ringjalljen apo ndonjë datë tjetër ashtu siç

bëhet sot, apo të japin ndonjë udhëzim e informatë për këto data ose rreth

ndonjë rituali të caktuar për festimin e tyre. Dokumentohet se festimi i

ditëve të shënuara filloi më vonë. Këto festime ishin sporadike dhe nuk

dëshmojnë për një fillesë të bazuar në një traditë të përbashkët. Nuk kemi

të dhëna që të na dëshmojnë se në festimet e para ishin unike, në datat apo

dhe në ritualet e zbatuara.Ka shumë arsye dhe dëshmi që na japin shkas të

mendojmë se festimi i ditëve të shënuara në krishterim ardhi më tepër si

një pasojë e ndikimit të jashtëm(të krishterët filluan të festonin ditë të

caktuara sepse dhe paganët rreth tyre bënin të njëjtën gjë).

Nga ana tjetër na dokumentohet fakti që Apostulli Pal kritikon kishën në

Galici pasi ata po festonin me kujdes disa ditë stina, muaj dhe vite duke e

quajtur ardhurimin e këtyre ditëve pjesë përbërëse të ardhurimit të

krishterë .Sipas apostullit Pal kjo ish një largim nga Perëndia dhe një

nënështrim ndaj elementëve të dobët dhe të varfër. Po në këtë letër

apostulli Pal shprehet se kjo ka ndodhur si pasojë e ndikimit të forcës së

magjisë dhe ka sjellë si rezultat të predikohet një lajm tjetër i mirë, një

Krisht tjetër me anën e një shpirti tjetër. Apostulli Pal u shkruan galateasve

se kushdo që predikon një lajm tjetër të mirë, kushdo që predikon një tjetër

Krisht tjetër dhe sjell një shpirt tjetër është i mallkuar.(shih letra e Palit drejtuar

Galateasve Kap.1-5) Nga ana tjetër,në fetë pagane ardhurimi bazohej kryesisht në kremtimin e

ditëve dhe në zbatimin e ritualeve.

Page 32: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Analizë e procesit të simbiozës dhe ikonografia

Ishte e natyrshme që ardhurimi në një krishterim ritual do të fillonte me

kremtimin e ritualit të ditëlindjes së Jezu Krishtit. Për këtë nuk u kujdes që

të gjindej data e saktë e lindjes së Jezu Krishtit(gjë që mund të bëhej lehtë

në atë kohë), pasi vetë të krishterët nuk kishin treguar deri atëhre ndonjë

interes të veçantë për kremtimin e kësaj date. Prandaj u kërkua një datë që

të kënaqte paganët. Dhe data u gjet: 25 dhjetori, data kur sipas kalendarit

pagan të perandorisë Romake festohej ditëlindja e perëndisë pagane të

diellit Dies Natalis Solis Invicti ("ditëlindja e diellit të pamposhtshëm).

Kjo datë u etablua përfundimisht për kishën Perëndimore (Katolike

Romake) në shekullin pestë. (1)

Po ashtu dhe rituali i festimit të kësaj date u huazua nga paganizmi dhe ish

një kombinim i ritualit të festimeve të Saturnaleve dhe festimit të Dies

Natalis Solis Invicti ("ditëlindja e diellit të pamposhtshëm).

Festimet e Saturnalieve në Romën e lashtë

Në Romën e lashtë festa e Saturnalieve fillonte të festohej në 17 dhjetor

dhe zgjaste shtatë ditë Kjo festë ish për të nderuar Saturnin , babain e

perëndive. Gjatë këtyre ditëve mund të thyheshin ligjet dhe rregullat

shtetërore dhe askush nuk dënohej. Zilia dhe grindjet liheshin mënjanë dhe

ndërpritej çdo veprimtari shtetërore, tregëtare:bizneset, gjykatat dhe

shkollat mbylleshin.Në ditën e Saturnaleve nuk duhej të shpallej luftë si

dhe luftërat që ishin në vazhdim, ndërpriteshin për ditët e festës. Ka

dëshmi që thonë se gjatë festës së Saturnaleve skllevërit trajtoheshin si

njerës të lirë, madje zotërinjtë u shërbenin skllevërve në tryeza.Kish dhe

rituale ku njerëzit dilnin me maska në mënyrë të ngjashme si në ditën e

Karnavaleve sot.Gjatë festës së Saturnaleve njerëzit i bënin dhurata njëri-

tjetrit, fëmijëve udhuroheshin lodra.Gjatë kësaj feste gjithashtu

dekoroheshin pemët. Përveç dhuratave personale dhuroheshin dhe

dhurata simbolike të cilat ishin pjesë e ritualit religjioz. Këto dhurata

simbolike religjioze ishin fruta ose imitime të tyre që simbolizonin

pjellorinë, kukulla që simbolizonin ritualet e zakonit të sakrificës njerëzore

dhe qirinj që simbolizonin zjarret rituale të cilat ishin pjesë e festimeve

pagane për solsticin. Në traditën e hershme gjatë kremtimit të

Page 33: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Saturnaleve zgjidhej një mbret i gjithë festës i cili në fund të festës

vritej..Kjo ndodhte për të kujtuar se njerëzit duhet të bënin skrifica

njerëzore për nder të perëndisë Saturn. Për këtë arsye mbreti i zgjedhur

ish zakonisht një skllav ose një kriminel i dënuar me vdekje.Gjatë ditëve të

festës mbretit i plotësohej çdo dëshirë, por në fund të festës ai vritej.

Dëshmohet që kjo traditë e hershme e cila e kish origjinën e saj në fenë e

Babilonisë nuk zbatohej në Romë në vitet e mëvonëshme.Festimi i

Saturnaleve ish një zbavitje e shfrenuar me imoralitet e gjatë së cilës

ndodhnin edhe shumë krime.(2)

Festimi i Krishtlindjeve në këtë datë dhe me këto rituale ish një vendim i

një politikani të zgjuar. Emri i festës kënaqte të krishterët, data e festimit

dhe ritualet që zbatoheshin kënaqnin paganët. Kjo fe e re kish të gjitha

premisat të pranohej nga shumica dhe të kryente atë rol që luante dikur feja

perandorake në perandorinë Romake.

Këtu duam të shtojmë se për sa i përket ritualit të festimit të festës së

Krishtlindjeve, si dhe të ditëve të tjera të shënuara të krishterimit ,porta

ndaj elementëve paganë mbeti gjithmonë e hapur.Historia na dëshmon se

në ritualin e festimit të Krishtlindjeve, me kalimin e kohës, janë shtuar

gjithmonë (vazhdojnë të shtohen edhe sot) elmente të ndryshme, qofshin

paganë ose komercialë sipas interesave dhe dëshirave qoftë të sunduesve

ashtu edhe të turmave.

Dihet gjithashtu se historikisht datat kalendarike të krishtlindjeve dhe të

festave të tjera kanë shërbyer si platformë e fjalimve dhe masve politike,

madje dhe si data kur kanë filluar masakra, pogrome e kryqëzata.

Perandori Konsandin ishte një politikan gjenial. Ai ishte në gjendje të

llogariste me saktësi dhe të parashikonte me qartësi pasojat që do të kishin

masa dhe reforma të caktuara politike. Ai ish gjithashtu një person i cili

kish jetuar në treva të ndryshme të perandorisë dhe njihte psikologjinë,

dëshirat e shumicës.

Në kohën e perandorit Konstandin paganizmi romak e kish humbur luftën

e tij kundra krishterimit.Galeriusi dhe Deokliciani, perandorët që ai i njihte

personalisht, ishin munduar me të gjitha forcat ta zhduknin krishterimin

dhe të rivendosin paganizmin, por kishin dështuar, ashtu siç kishin

dështuar dhe të tjerët para tyre për më tepër se 300 vjet.Viktimat ishin

kthyer në martirë dhe kishat shtohesin dhe forcoheshin. Konstandini tani e

Page 34: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

dinte se shumica ish e gatshme ta pranonte supremacinë e Krishterimit mbi

paganizmin. Kjo nuk do të sillte probleme, madje një perandor që do ta

shpallte krishterimin si fenë e tij do të miratohej nga shumica. Nga ana

tjetër duhet thënë se shumica në perandorinë Romake vazhdonin të ishin

paganë. Po të zyrtarizohej një fe që sipas parimeve biblike të ndalonte

krejtësisht idhujtarinë dhe ritualet me origjinë pagane, ashtu siç e kërkonin

parimet bilike, kjo me siguri do të binte ndesh me dëshirat dhe vullnetin e

shumicës.

Zgjidhja që gjeti Konstandini ish një krijimi i një feje të re që shpallej

zyrtarisht si e krishterë, por që kish në vetvete kremtimin e festave dhe

zbatimin e ritualeve që kënaqnin dëshirat e paganëve.

Për të bërë më të qartë shpjegimin tonë do të japim një shembull konkret.

Sipas kalendarit religjioz të Romës çdo muaj kish shumë ditë të shënuara të

cilat duheshin festuar dhe nderuar. Pra njerëzit, ishin mësuar të festonin

ditë të caktuara me rituale të caktuara. Le të marrim si shembull praktik

dhjetorin. Sipas kalendarit fetar të perandorisë Romake në muajin dhjetor

duhet të festoheshin 14 festa të ndryshme (3): 1 (Kalends): ceremonies at temples for Neptune and for Pietas

3: Bona Dea rites for women only

5 (Nones): a country festival for Faunus held by the pagi

8: festival for Tiberinus Pater and Gaia

11: Agonalia for Indiges; also the (probably unrelated) Septimontium

12: ceremonies at the Temple of Consus on the Aventine

13 (Ides): dies natalis of the Temple of Tellus, and associated lectisternium for Ceres

15: Consualia or Feriae for Consus, the second of the year

17–23: Saturnalia in honour of Saturn, with the public ritual on the 17th

19: Opalia in honour of Ops

21: Divalia in honour of Angerona; Hercules and Ceres also received a sacrifice

22: anniversary of the Temple of the Lares Permarini in the Porticus Minucia

23: Larentalia; commemorations for the temples of Diana and Juno Regina in the Circus Flaminius, and for the Tempestates;

Sigillaria, the last day of the Saturnalia, devoted to gift-giving

25: Dies Natalis Solis Invicti ("Birthday of the Unconquered Sun"); Brumalia (both Imperial)

Page 35: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Nuk duam të futemi në analiza të thella të kalendarit të festave pagane

romake, nuk besoj se kjo do të ish e nevojshme.Siç theksuam dhe më sipër

vetëm në muajin dhjetor duheshin festuar 14 festa të ndryshme. Njëra nga

festat, festa e saturnaleve vazhdonte për 7 ditë me rradhë; nga data 17-23

dhjetor. Ka muaj të tjerë që kanë dhe më shumë festa. Nuk ka asnjë muaj pa

festa. Çdo njeri,sado religjioz të jetë, lodhet dhe mërzitet nga një numur kaq

i madh festash, pa llogaritur shpenzimet dhe anët e tjera të pakëndshme.

Kushdo do të ish i lumtur nëse numuri i këtyre festave si dhe numuri i

tempujve që kërkonin sakrifica të zvogëlohej.

Ka autorë e studiues që janë të mendimit se në krijimin e Kalendarit

Religjioz Kristian u morr më shumë për bazë kalendari religjioz i Babilonisë

se sa kalendari religjioz i vetë Romës ,pasi në perandorinë romake kish

shumë popuj dhe fe të ndryshme dhe shumica e feve pagane, duke

përfshirë edhe fenë e Romës, bazoheshin në kremtimin e datave dhe

ritualeve të tyre tek kalendari e tradita babilonase.Studiuesit thonë se të

gjitha fetë dhe traditat pagane e kanë fillesën dhe themelin e tyre në fenë

dhe në traditën e hershme të fesë Babilonase. Edhe festmi i datës së 25

dhjetorit në kalendarin pagan të perandorisë Romake ish në fakt një

huazim nga feja e Nimrodit dhe Babilonisë.(4)

Ka disa versione legjendash por ne do ti përmbledhim ato

shkurtimisht:Nimrodi (i cili quhej edhe mbreti e perëndia diell), ish

martuar me Semiramisin e cila quhej si mbretëresha dhe perëndesha

hënë.Sipas legjendës Nimrodi u vra dhe trupi i tij u coptua, por

Semiramisi mbeti shtatzënë nga Nimrodi pasi ai kish vdekur dhe Nimrodi

lindi përsëri nga gruaja që tani u bë dhe nëna e tij.Fëmija i cili sipas

besimit babilonas ish Nimrodi i ri, perëndia diell i rilindur, njihet në

mitologjinë babilonase edhe me emrin e Tamuzit. Ditëlindja e Tamuzit

festohej në datën 25 dhjetor. Kjo festë babilonase përmbante në origjinën

e saj të hershme rituale e festime ku haej e pihej në mënyrë të shfrenuar,

shkonte madje në imoralitet të hapur në vendet publike e deri në sakrifica

njerëzore, sidomos sakrifikimin e fëmijëve duke i djegur ata në zjarr.Nga

Babilonia ajo u përhap pothuaj në të gjithë popujt dhe u bë baza e të gjitha feve

pagane të antikitetit.(4)

Page 36: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Kjo traditë babilonase u adoptua në fenë e perandorisë Romake me emrin

Dies Natalis Solis Invicti ("ditëlindja e diellit të pamposhtshëm).

Nuk janë të paktë historianët e studiuesit që shohin në shumë elemente të

kishës perandorake të Romës tradita e rituale të cilat janë në fakt një veshje

e krishterë e riteve dhe traditave pagane me origjinë nga Babilonia.

Le të marrim për shembull të ashtuquajturën pemë të Krishtlindjes.

Kushdo, po ta analizojë logjikisht, vjen në përfundimin se e ashtuquajtura

pemë e krishtlindjes nuk ka dhe as që mund të ketë asnjë lidhje me Jezu

Krishtin dhe lindjen e tij. Historanët dëshmojnë se zbukurimi i bredhave

ish një zakon pagan i cili zbatohej në Romë në kohën e Saturnaleve.

Pema e Krishtlindjeve në formën e saj moderne e ka origjinën e saj në

Gjermani . Por gjermanët morrën atë nga romakët , të cilët e morrën atë

nga Egjiptasit dhe ata e morrën nga Babilonasit :

" Një legjendë e vjetër e Shinarit(Babilonisë) tregon për një pemë me

gjelbërim të përjetshëm.Kjo pemë doli nga trungu i një peme të thatë.

Trungu i thatë në fenë babilonase simbolizonte Nimrodin, perëndinë e

diellit të vdekur.Pema e re me gjelbërim të përjetshëm simbolizonte se

Nimrodi kishte ardhur në jetë përsëri në Tamuzin.

Në fenë babilonase dhe egjiptiane pema e shenjtë ishte palma,druidët

(priftërinjtë keltë)quanin si pemë të shenjtë dushkun , kurse në Romë

pema e shenjtë ishte bredhi , i cili dekorohej gjatë festimit të Saturnaleve.

(5)

Procesi i simbiozës dëshmohet të ketë prekur edhe paraqitjen e rolit të

Maries dhe të marëdhënies së saj me Jezu Krishtin. Ka shumë studiues të

cilët argumentojnë se për të kënaqur dhe për të tërhequr paganët drejt

krishterimit u transformua roli, funksioni dhe pozita e Maries e cila filloi

të paraqitet jo ashtu si na e pasqyrojnë rolin dhe funksionin e saj Shkrimet

e Shenjta.

Për të tërhequr vëmendjen dhe aprovimin e paganëve Maria filloi të

transformohet nga kisha e re Zyrtare Perandorake në një kopje të

perënshesës babilonase Semiramis.

Në fenë babilonase Semiramisi quhet mbretëresha e qiellit dhe nëna e zotit. Sipas traditës babilonase Semiramisi ish rruga e vetme për të shkuar te

Zoti. Personi duhej ti lutej Semiramisës që ajo ta çonte te Zoti. Po me këto

tituj, kredenciale dhe funksione na është shpallur Maria nga shumë kisha

Page 37: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

gjatë historisë madje vazhdon të shpallet në të njëjtën mënyrë nga shumë

kisha edhe sot.Bibla nuk i jep Maries një rol dhe një funksion të tillë.Sipas

Biblës Maria nuk është rruga, nuk është personi që e çon njeriun te Jezu

Krishti, përkundrazi Bibla na dëshmon qartë se personi duhet të

shkojë vetë drejtpërdrejt te Jezu Krishti.

Jezu krishti thotë: “Unë jam rruga, e vërteta dhe Jeta”...

”Jezu Krishti thotë ejani tek unë...” Asnjëherë nuk na sugjerohet në

Bibël se tek Jezu Krishtit duhet shkuar nëpërmjet Maries, përkundrazi

Bibla na dëshmon qartë se besimtari duhet të shkojë tek Jezusi dhe

nëprmjet Jezu Krishtit tek Ati.

Çdo traditë, mësim teologjik që sugjeron që besimtari duhet të shkojë tek

Jezu Krishti nëpërmjet Maries nuk është mbështetur në themelin e

krishterë por është një kopje e fesë të Babilonisë.

Po ashtu u transformua edhe marrëdhënia e Maries me Jezu Kishtin sipas

modelit të marëdhënies të perëndeshës Semiramis me Tamuzini cili quhet

dhe shpallet në fetë pagane si zoti diell. Maria nuk paraqitet në Bibël si

Nëna e Zotit. Gjatë gjithë shërbesës së tij Jezu Krishti i drejtohet Maries

gjithmonë me termin grua, asnjëherë me fjalën nënë. Madje edhe në

momentin para se të vdiste, në kohën kur ishte kryqëzuar në kryq në mes të

dhimbjeve të jashtzakonshme, momente kur shumë njerëz do të thërrisnin:

O nëna ime! Edhe në këto momente dramatike të vuajtjes,Jezu Krishti nuk i

drejtohet Maries me fjalën nënë:Gjoni 19:25-27

25-“Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij,

Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.

26-Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i

tha nënës së tij: ``O grua, ja biri yt!``.

27-Pastaj i tha dishepullit: ``Ja nëna jote!``. Dhe që në atë moment ai e

mori në shtëpinë e vet.”

Një vëzhgim i vëmendshëm dhe një analizë e hollësishme na jep mjaft fakte

që vërtetojnë konkluzionin e studiuesve që thonë se:

Në shumë ikona, mozaikë etj.,Maria është trajtuar e paraqitur më shumë si

Nëna e Zotit sipas modelit pagan të marrëdhënies së Semiramisit me

Tamuzin sesa sipas modelit biblik të Maries së vërtetë. Po kështu në

Page 38: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

paraqitjen në ikona dhe afresket kishtare Jezu Krishti, Maria, etj, paraqiten

sipas modeleve të huazuara nga paganizmi e të shoqëruar me simbolikë të

qartë pagane.

Shënim sqarues: Adhurimi i nënës perëndeshë dhe i fëmijës së saj, zotit

diell u përhap nga Babilonia deri në skajet më të largëta të tokës, por ata

quhen me emra të ndryshëm sipas gjuhëve të vendeve të ndryshme.

Gjermanët e lashtë adhuronin Herthan e virgjër me fëmijën në krahët e

saj. Skandinavët e quanin Disa. Në Egjipt ,nëna quhej Isis fëmija i ulur në

prehërin e saj quhej Osiris ose Horus. Në Indi ,nëna quhej Dekvaki kurse

fëmija Krishna , kurse në disa zona të tjera po të Indisë quhen Isi dhe

Isvara, në këtë formë dhe me këto emra ata adhurohen edhe sot e kësaj

dite . Në Azi , ata ishin të njohur si Cybele dhe Deoius , në Romën pagane ,

si Fortuna dhe Jupiteri - Puer , ( djali Jupiter). Në Greqi na shfaqen në

formën e nënës së madhe Ceres e cila na paraqitet me një foshnjë në

gjirin e saj ose në formën perëndeshës së paqes Irenë e cila na paraqitet

me djalin e saj Plutus në krahë.

Kur shkuan në Tibet , Kinë, dhe Japoni , misionarët jezuitë u habitën pasi

dhe në ato vende ata gjetën homologen e shën Marias me fëmijën në

krahë..,Nëna e shenjtë në Kinë quhet Shing MOO dhe është portretizuar

me një fëmijë në krahë e rrethuar nga një kurorë lavdije.Semiramis

adhurohej në Efes në formën perëndeshës pagane pjellorisë Diana.

Legjenda thotë se pasi vdiq Semiramisi u ngjit në qiell dhe u kthye në tokë

brenda një veze të madhe e cila ra në lumin Eufrat . Veza u nxorr në breg

nga një pëllumb dhe ajo(Semiramisi) doli nga veza me emrin Astarte ose

Ishtar ( në anglisht , Easter, gjermanisht Oster,etj ) . Për të treguar

mirënjohjen e saj kundrejt pëllumbit që e nxorri nga lumi, ajo e shëndrroi

atë në një lepur që bën vezë -, të gjitha janë shenja e simbole të pjellorisë .

Një tjetër simbol i fesë Babilonase është obelisku që në fakt simbolizon

organin seksual mashkullor . Këto simbole gjenden në Egjipt , Romë dhe

Uashington DC . Obelisku në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan gjithashtu

është një huazim nga feja babilonase dhe simbolizon të njëjtën gjë.(6)

Faktet e sipërshënuara si dhe shumë të tjera na dëshmojnë se Koncili i

Niceas morri dhe sanksioni vendime të cilat hapën rrugën për shëndrrimin

e kishës së krishterë në një institucion perandorak sipas modelit të

institucioneve të perandorisë. U hap rruga që Kisha e krishterë të bëhej

Page 39: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

tani një institucion, një institucion në shërbim të pushtetit politik.

Më poshtë po japim pak shembuj ilustrues të cilët dokumentojnë praninë e

simbolikës dhe modeleve e klisheve pagane në ikonografinë e krishterë:

Mozaik romak në Tunizi që paraqit, Apollon

me kurorën tipike me 7 rreze të perëndisë

Koha:shek.2 pas Krishtit

Mozaik i cili e paraqit Jezu Krishtin në formën

pagane në të ciën pasqyrohej zoti pagan i diellit Christo Sole (Christ the

Sun) in Mausoleum M in the pre-fourth-century necropolis under St Peter's

Basilicain Rome. Kelly, Joseph F., The Origins of Christmas, Liturgical

Press, 2004, p. 67-69.

Page 40: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Nimrodi,Semiramisi e Tamuzi sipas mitologjisë babilonase.

Page 41: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Semiramis & Tamuz (Nimrod) Maria e Jezusi

Vini re ngjashmëritë midis mënyrës se si paraqitet shën Maria dhe si

paraqitej Semiramisa e ashtuquajtura “Mbretëresha e Qiellit”

Page 42: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Semiramisa e quajtur mbretëresha e qiellit dhe nëna e zotit

Page 43: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës
Page 44: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Perëndeshat pagane bashkë me fëmijët e tyre të quajtut zoti diell. Vini re

kurorat e dritës që i rrethon kokat e tyre dhe krahasojini ato me ikonat e

krishtera që paraqiti Jezu Krishtin dhe Marien

Page 45: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Perëndeshat pagane të diellit bashkë me fëmijët e tyre të quajtut zoti diell.

Vini re kurorat e dritës që i rrethon kokat e tyre dhe krahasojini ato me

ikonat e krishtera që paraqiti Jezu Krishtin dhe Marien

Perëndeshat Egyptiane Isis and Osiris/Horus fillimisht dhe si u evoluan në

traditën kristiane....

Page 46: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Perëndeshat Egyptiane Isis and Osiris/Horus fillimisht dhe si u evoluan në

traditën kristiane....

Page 47: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës
Page 48: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

1) Ankh Nes Meryre and Son Pepi. 2) Cyprus. 3)Madonna Guanyin, Goddess of mercy 4)

Matrika from Tanesara of India 5) Yasoda and Krishna. 6) Mother and son 2000-1850 B.C. 7)

Mexico, Jalisco 200 B.C.- 500 A.D. 8) Maya. 9) Mexico, Colima 200 B.C.- 500A.D. 10) Mykene,

Greece 11) Sun Goddess, Arinna. 12) Virgin Mary (this is not the real Virgin Mary)

Page 49: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Vini re praninë e simbolikës së ardhurimit të diellit në paraqitjen e Jezu

Krishtit dhe Maries.

Këtu po përsëritim se përzjerja e elementeve dhe simbolikës pagane me

simbolikën e krishterë, simbioza me to ish krejtësisht në kundërshtim me

parimet e krishterimit Biblik.

Sipas parimit të simbiozës u veprua edhe në lidhje me ditën e Pashkëve.

U vendos që kjo festë të mos festohet më në datën e saj të saktë historike,

ditën e tretë të Pashkës hebraike.Koncili i parë i Nikeas vendosi që festa e

Pashkëve të festohej në ditën kur sipas kalendarit pagan festohej festa e

perëndisë së pjellorisë Ishtarit.Më vonë në disa vende si Gjermani, Angli,

etj u ndryshua edhe emri. Nuk quhet më dita e pashkëve (nga fjala hebraike

Passa) por Easter, Oster, etj. Që nga ajo kohë pjesë e ritualit të festimit të

pashkëve u bënë vezët e ngjyrosura.Këto vezë të cilat nuk kanë asnjë lidhje

me Jezu Krishtin, e aq më pak me ringjalljen e tij, janë pjesë e ardhurimit të

perëndisë babilonase Ishtar. Ky kult ardhurimi i perëndshës së pjellorisë

është përhapur nga Babilonia, me ndryshime të vogla, në shumë fe pagane

me origjinë të mëvonëshme.

Page 50: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Me kalimin e kohës shohim që kjo përzjerje e Krishterimit me paganizmin

sa vinte dhe thellohej.

Koncli i Niceas konsolidoi gjithashtu dhe shkëputjen nga kalendari hebraik

dhe filloi zyrtarisht politikën e armiqësisë së Kishës Zyrtare të Perandorisë

Romake me rrënjët hebraike të krishterimit si dhe me vetë popullin hebre.

Si evoluoi Kisha Zyrtare Sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë shmangej kisha nga funksioni e

roli i saj hyjnor për tu shëndruar gjithmonë e më shumë në një institucion

tokësor me një natyrë krejt të kundërt nga natyra e kishës së krishterë në

kohën e apostujve. Ndryshimet në kohë sollën ndryshimet e tyre në

strukturat në emërtimet e në shumë elemente të tjerë, por këto ndryshime

gjithmonë ishin një largim nga pozita, roli e funksioni fillestar .Qëllimi i

Kishës Zyrtare nuk ish më të predikonte Ungjillin e Mbretërisë së

Perëndisë, as të punonte e të luftonte me armët shpirtërore që vullneti i

Zotit të bëhej si në qiell ashtu edhe në tokë ashtu siç mëson Bibla, parim që

i motivonte apostujt dhe kishën e hershme.

Tani Kisha Zyrtare ish një institucion që i shërbente interesave politike të

perandorive, të sunduesve dhe të institucionit të vetë kishës.

Krishterimi sa po vinte dhe po e ndryshohej nga një besim që përhapej me

anë të predikimeve dhe që bazohej në bindjen dhe sakrificat e vullnetëshme

të personit ,në një sistem religjioz që përhapej me anën e dekreteve dhe

fuqisë së aparatit shtetëror. Një sistem që imponohej dhe përhapej

kryesisht me forcën e aparatit shtetëror dhe të shpatës.

Parimi i krishterimit, që filloi me vetë Jezu Krishtin dhe u pasua nga

apostujt, ish që Krishti morri mbi veten e tij vuajtjet dhe vdekjen për tu

sjellë jetën dhe lirinë edhe atyre që e urrenin.Jezu Krishti predikonte

duajini armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju përndjekin, tani Kisha Zyrtare i

torturonte dhe vriste të gjithë ata që nuk i nënështroheshin.

Page 51: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Një nga faktet që na e dokumenton qartë se sa i ndryshëm ish Istitucioni i

Kishës Zyrtare nga Kisha e vërtetë e Krishterë që ish në kohën e Apostujve

na e vërteton qëndrimi i Kishës Zyrtare Institucionale ndaj Biblës, fjalës ës

Zotit.

Page 52: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Kisha Zyrtare dhe Bibla

Deri në vitin 400 pas Krishtit Bibla ish përkëthyer në rreth 500 gjuhë. Në

vitin 500 nga gjitha këto përkëthime kish mbetur vetëm një, të gjitha ishim

zhdukur nga vetë kisha zyrtare....

Papa filloi të vetëquhej si i vetmi instrument i Zotit për të drejtuar kishën.

Kush i kundërvihej Papës, sipas tyre, i kundërvihej Zotit vetë prandaj dhe

dënimi ish ose shkishërim ose vdekje.

Një botë që kish njohur lirinë e vërtetë në emrin e Jezu Krishtit tani po futej

në një skllavëri të re më të errët se e mëparshmja. Tragjedia më e madhe

ishte se emri i Jezu Krishtit dhe Kisha e Krishterë që kishin qënë për

pothuaj 400 vjet si instrument hyjnor që sillte dashurinë dhe lirinë qiellore

tani u transformuan krejt dhe u shëndruan në një nga intrumentet më

brutale të dhunës dhe skllavërisë në tokë. Kjo tragjedi vazhdoi për më

shumë se 1000 vjet. Edhe pas shkatërrimit të perandorisë Romake kisha

vazhdoi të funksionojë si një insticucion politik i cili e shtrembëronte të

vërtetën e Jezu Krishtit për ta keqpërdorur atë për qëllime politike e

sidomos për përfitime materiale për vetveten. Ata që akuzonin farisejtë e

kohës së Jezu Krishtit tani po ecnin vetë në të njëjtën rrugë madje i

tejkaluan ata shumëfish.Lajmi i Mirë dhe e vërteta e Biblës u errësuan dhe

u mbajtën në robëri nga kisha zyrtare që nga viti 400-1400, madje dhe më

gjatë.

Kjo solli me që kalimin e kohës që edhe vetë teksti i Biblës që përdorej nga

kisha zyrtare të ndryshohej vazhdimisht sipas interesave të kishës derisa u

transformua krejtësisht dhe kish shumë pak ngjashmëri me origjinalin.

Kjo periudhë emërtohet dhe njihet në histori me emrin Periudha e

Errët e Mesjetës. Gjatë kësaj kohe kisha zyrtare e zëvendësonte besnikërinë ndaj Zotit me

besnikëri ndaj kishës.

Institucioni i kishës zyrtare e quajti vetveten mbretëria e Zotit mbi tokë.

Kisha pretendonte të kish në dorën e saj çelësat e Parajsës dhe të Skëterrës.

Të vërtetat biblike rreth mëkatit, pendesës, pagëzimit në ujë dhe në

Shpirtin e Shenjtë, doktrinat e ringjalljes dhe të gjyqit të fundit u

transformuan krejt.

Në vend që të drejtonte besimtarët në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me

Page 53: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Atin me anë të Jezu Krishtit në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë kisha predikonte

ardhurimin e shenjtorëve të vdekur, relikteve, pelgrimazhet,

vetëndëshkimet etj.

Nga fantazia e teologëve, fantazi e ushqyer nga interesat vetiake materiale

dhe nga mitologjia pagane, pa asnjë bazë në Shkrimet e Shenjta, u krijua

teoria e Purgatorit i cili sipas kishës ish një vend ku vuanin personat që nuk

ishin shenjtorë dhe nuk e meritonin të shkonin drejtpërdrejt në Parajsë, por

meqë kishin qënë antarë të kishës nuk shkonin përjetësisht në Skëterrë.

Pas një kohe në zjarrin e Purgatorit( kohë që mund të zgjatte disa qindra

vjet, madje dhe më shumë) këta persona shkonin në Parajsë. Çelësat e

Purgatorit ishin në dorë të kishës. Në qoftë se dikush paguante, kisha kish

pushtetin të çlironte paraardhësit e personit nga Purgatori e ti çonte

drejtpërdrejt në Parajsë, por natyrisht shuma ish tepër e lartë.

Përveç çlirimit nga Purgatori kisha krijoi sistemin e indulgjencave të cilat

ishin dëshmi që mund të bliheshin në kisha e në institucione të tjera fetare.

Këto dëshmi, kundrejt pagesës, çlironin personat nga krimet e ndryshme që

kishin kryer. Personi i paisur me një dëshmi të tillë, kushdo që blinte një

copë letër indulgjence, sipas propagandës kishëtare falej përjetësisht nga të

gjitha krimet për të cilat ai kish paguar shumën e caktuar nga kisha dhe për

këtë arsye shkonte direkt në parajsë. Indulgjencat e shitura nga kisha

garantonin dhe faljen e çdo krimi e krimineli në jetën e tij tokësore.

Krimineli i paisur me një letër indulgjence nuk mund të dënohej më nga

gjykatat. Kjo u jepte dorë të lirë kriminelëve dhe paralizonte sistemin e

drejtësisë. Çdo vrasës mund të blinte një copë letër të tillë dhe shteti nuk

kish të drejtë ta dënonte.

Besimtarëve u kërkohej të gjunjëzoheshin para ndërtesave të kishës, tu

faleshin pikturave ndërtesave e objekteve të kultit të ndërtuar nga dora e

njeriut si dhe varreve të personave që kisha i kish shpallur si shenjtorë.Nga

ana tjetër duhet thënë se shumica e parave për ndërtimin e këtyre

ndërtesave dhe objekteve të kultit ishin siguruar në rrugët më të errta.

Papët filluan të falin dhe të shpallin shenjtorë njëri-tjetrin sipas dëshirave

dhe interesave të tyre. Psh Papa Julius shpalli një indulgjencë dhe fali

priftin që më vonë u bë Papa pasardhës dhe morri emrin Leo i 10të pasi ky

kish thyer betimin e celibatit, ish martuar dhe kish dy fëmijë.

U vendos një sistem tarifash për çmimin që duhej paguar për krimet e

Page 54: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

ndryshme . Ky sistem u vendos nga Papa Xhovani i 22të por u shpall

botërisht nga Papa Leo i 10të. Po e japim këtë listë duke e dhënë vleftat

monetare me ekuvalentin në dollarë:

-Të vjedhish një kishë -------------------------2,25 $

-Të djegish një shtëpi---------------------------2,75 $

-Të vrasish -----------------------------------1,75 $

-Të dhunosh një virgjëreshë---------------------2 $

-Të godasish një prift ---------------------------2,75 $

--Të vrasish vjerrin e vjerrën-------------------2 $

--Prifti mund të mbante një të dashur po të paguante -------2 $

-Falje apsolute nga të gjitha krimet-----------------------------12 $

Shën Agustini shpalli zyrtarisht se prostitucioni ish një e keqe e

domozdoshme. Të mbështetur në këtë deklaratë të hapur të këtij “ati të

kishës” kisha punësoi e financonte zyrtarisht 100 000 prostituta.

Papa Leo i 10të e shprehu hapur kredon e besimit të tij me fjalët: “Sa shumë

përfitime na ka sjellë ne historia e Jezu Krishtit. (1)

Institucioni i kishës perandorake u bë instrument i errësirës që luftonte

dhe i kundërvihej pothuaj çdo gjëje që ish e vërtetë si dhe të gjithëve atyre

që e përhapnin atë.Me një tërbim e egërsi të veçantë kisha zyrtare lufonte të

vërtetën e Biblës si dhe personat që e shpallnin dhe që e përhapnin atë.Po

ashtu kisha dhe Inkuiziconi i saj për shumë vite luftonin pa mëshirë dhe

shkencëtarët dhe përhapjen e të vërtetave të shkencës.

Page 55: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Herezia dhe heretikët

Një nga metodat më karakteristike të kishës institucionale ishte se teologët

e saj merrnin terma nga Shkrimet e Shenjta dhe i keqinterpretonin i

shtrembëronin dhe i shëndronin në instumenta për realizimin e synimeve

të tyre, i shëndronin në armë terrori të errësirës. Kështu u veprua me

termat herezi dhe heretik.

Fjala herezi vjen nga greqishtja αἵρεσις dhe kuptimi i saj në gjuhën

origjinale është " të zgjedhish " ose "diçka e zgjedhur". Në një farë mënyre

kjo fjalë na shpreh dhe tregon për diçka që është nxjerrë jashtë nga grupi,

nga konteksti ku bën pjesë. Kjo fjalë ndeshet tek letra e dytë e apostullit

Pjetër, kap 2:1

1- Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do

të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin

fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë

që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.

Këtu apostulli pjetër na paralajmëron se në mes të të krishterëve ka mësues

të rremë ashtu siç kish edhe profetë të rremë në radhët e popullit të Izraelit.

Këta mësues të rremë do të sjellin në Kishë heresi shkatërruese. Me termin

herezi shkatërruese nënkuptohen mësime dhe doktrina

Page 56: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

teologjike të cilat keqpërdorin e keqinterpretojnë fjalën e Zotit

për të arritur përfitime materiale. Këto lloj doktrinash quhen doktrina heretike sepse këta mësues të rremë

përzgjedhin nga shkrimi i Shenjtë citime e terma dhe i renditin sipas

përzgjedhjes së tyre, jo sipas kuptimit e renditjes së tyre të vërtetë.

Kjo lloj përzgjedhje e renditje e këtyre citimeve të Shkrimit të Shenjtë jo

sipas renditjes e kuptimit të vërtetë quhet herezi dhe këta lloj mësuesish të

rremë quhen heretikë.

Ka edhe mësues të tjerë të cilët për synime personale paraqitin doktrina të

reme teologjike, por që në doktrinat e tyre nuk përdorin citime nga Bibla,

por thjesht fjalët e tyre dhe dëshmi të traditës. Këta janë gjithashtu mësues

të remë, por nuk quhen heretikë. Doktrinat e tyre quhen mësime të reme

por jo herezi. Këto fakte na sqarohen nga vargjet pasardhës si dhe nga

citime të tjera nga Bibla: 2Pjetrit 2:2-22

2 Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre

dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.

3 Dhe në lakminë e tyre do t’ju shfrytëzojnë me fjalë të

shpifura, por ndëshkimi i tyre që moti nuk vonon dhe

shkatërrimi i tyre nuk po dremit.

4 Sepse, në qoftë se Perëndia nuk i kurseu ëngjëjt që mëkatuan, por i hodhi

në tartar të lidhur me pranga terri që të ruhen për gjyq;

5 dhe nuk kurseu botën e lashtë, por shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë

Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen mbi botën e të

pabesëve,

6 edhe dënoi me shkatërrim qytetet e Sodomës dhe të Gomorës, duke i bërë

hi, dhe i bëri shëmbull për ata që në të ardhmen do të jetonin pabesisht,

7 dhe e liroi të drejtin Lot, që helmohej nga sjellja imorale e këtyre të

çoroditurve

8 (sepse ky i drejtë banonte në mes tyre e mundonte për ditë shpirtin e tij të

drejtë duke shikuar dhe duke dëgjuar veprat e tyre të poshtra),

Page 57: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

9 Zoti di t’i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit dhe t’i ruajë të

padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjyqit,

10 sidomos ata që shkojnë pas mishit në lakminë e fëlliqësisë dhe

e përbuzin pushtetin. Ata janë të paturpshëm, arrogant dhe nuk

druajnë të blasfemojnë dinjitetet;

11 ndërsa engjëjt, që janë më të lartë për nga forca e nga fuqia, nuk sjellin

kundër atyre gjykime fyese përpara Zotit.

12 Por këta, si shtazë pa mend, të lindura nga natyra që të kapen

dhe të shkatërrohen, flasin keq për gjërat që nuk i dinë dhe do të

asgjësohen në prishjen e tyre, duke marrë kështu shpërblimin e

paudhësisë së tyre.

13 Ata e konsiderojnë kënaqësi ta çojnë ditën ndër qejfe; janë

njolla dhe fëlliqësi, dhe lëshohen pas mashtrimeve të tyre, kur

marrin pjesë në gostitë tuaja.

14 Sytë i kanë plot me kurorëshkelje dhe nuk pushojnë së

mëkatuari; mashtrojnë shpirtrat e paqëndrueshëm, kanë zemër

të stërvitur në lakmime, dhe janë bij mallkimi.

15 Ata, pasi e lanë udhën e drejtë, devijuan duke ndjekur udhën e

Balaamit, birit të Beorit, i cili e deshi pagën e paudhësisë,

16 por u qortua për shkeljen e tij: një kafshë barre pa gojë, duke folur me zë

njeriu, e ndaloi marrëzinë e profetit.

17 Këta janë burime pa ujë, re që shtyhen nga furtuna, të cilëve u rezervohet

errësira e territ përjetë.

18 Sepse duke mbajtur ligjërata jashtë mase të fryra dhe të kota

bëjnë për vete, me anë të pasioneve të mishit dhe të paturpësisë,

ata që me të vërtetë kishin shpëtuar nga ata që jetojnë në gabim;

19 ndërsa u premtojnë atyre liri, ata vetë janë skllevër të

prishjes, sepse një bëhet skllav i atij që e mundi.

Page 58: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

20 Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes

së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen

nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e

para.

21 Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e

drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t’ia kthejnë shpinën urdhërimit të

shenjtë që u qe dhënë.

22 Por atyre u ndodhi ç’ka thotë një fjalë e urtë e vërtetë: “Qeni u

kthye në të vjellat e veta,” dhe “dosa e larë u kthye të zhgërryhet

në llucë.”

Po të analizojmë këto vargje vemë re se janë një përshktim i saktë profetik i

asaj që ndodhi në kishat zyrtare gjatë përiudhës së Mesjetës si dhe atë që

ndodh edhe sot në shumë kisha. Për këtë temë flet dhe letra e apostullit

Judë.

Këtu duhet të sqarojmë dhe të saktësojmë faktin se herezitë, sipas kuptimit

origjinal janë një nga format e mësimit të remë. Sipas Biblës edhe format e

tjera të mësimeve të reme kanë po aq pasoja negative sa herezitë. Termi

herezi u parapëlqye pasi ish një term në gjuhën greke të cilin shumica e

popullit nuk e kuptonte. Ta quash një person ti je një heretik do të

thotë në fakt ta quash : Ti je një përzgjedhës, ti e interpreton

fjalën e Zotit sipas interesave të tua. Por ndërsa fjala përzgjedhës

nuk mund të përdorej si një akuzë monstruoze, një fjalë e huaj,krejt e

panjohur mund ta luante një rol të tillë. Kjo metodë (marrja e një fjale nga

një gjuhë e huaj dhe përdorja e saj si një akuzë vdekjeprurëse) është

përdorur nga çdo diktaturë. Le të marrim si shëmbull termat “kulak”,

“revizjonist”,etj që përdoreshin në kohën e komunizmit. Asnjë nga këta

terma nuk do të mund të përdorej me aq forcë si akuzë shkatërruese po të

përdorej fjala shqipe.

Kisha Perandorake nuk u kujdes që të sqaronte kuptimim e fjalës herezi

dhe të ndihmonte që njerëzit të mos binin në një gabim të tillë. Në vend të

sqarimit ajo terrorizonte këdo që akuzohej për herezi.Me kalimin e kohës

fjala herezi përfaqësonte në mentalitetin e popullit diçka monstruoze, një

diçka tepër të errët, një krim që meritonte ndëshkimin më mizor. Me

Page 59: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

kalimin e kohës u transformua krejt koncepti burimor të fjalës herezi.

Pati periudha të gjata historike kur në vende të ndryshme heretik mund të

shpallej praktikisht kushdo e në çdo kohë pasi përkufizimi zyrtar për termin

heresi e heretik ish shumë i papërcaktuar.

Në listën e atyre që janë përndjekur e dënuar si heretikë futen njerës të

thjeshtë të cilët janë akuzuar nga armiqtë e tyre personalë që kanë dashur ti

heqin qafe, futen shkencëtarë e filozofë, teologë eruditë e përkëthyes të

Shkrimeve të Shenjta, persona që u kanë mësuar fëmijëve të tyre pjesë nga

Bibla në gjuhën amtare, armiq politikë të kishës, armiq personalë të

personave në pushtet etj.

Në mesjetë të të akuzonin për herezi zakonisht kishte pasoja vdekjeprurëse;

shumë pak vetë i shpëtonin një akuze të tillë. Për shekuj me radhë akuzat

nuk analzoheshin e nuk verifikoheshin fare. Shpesh personi i akuzuar nuk

njoftohej se cili ishte denoncuesi e akuzuesi i tij. Me të vajtur akuza tek

personat përgjegjës ata zakonisht e torturonin personin e akuzuar derisa të

pranonte gjithshka. Pas ekzekutimit të heretikut pasuria e tij konfiskohej

dhe i kalonte Inkuizicionit, kështu që ish në interesin e Inkuizicionit të

kapeshin dhe të dënoheshin sa më shumë heretikë.

Page 60: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Martirët e Krishterë viktima të Kishës dhe Inkuizicionit të saj

Është e pamundur të jepet me saktësi të plotë numuri i viktimave si dhe të

përshkruhen vuajtjet e panumurta që kisha zyrtare u ka shkaktuar

besimtarëve të vërtetë të Jezu Krishtit. Fakt i pamohueshëm është se,që në

fillimet e saj, kisha institucionale i ka konsideruar besimtarët e vërtetë si

armiqtë e saj më të rezikshëm pasi këta ishin ata që vërtet mund të hidhnin

dritë mbi mashtrimet dhe ilegjitimitetin e saj. Për këtë arsye dhe Kisha

Institucionale Zyrtare ka përdorur dhe kundër besimtarëve të vërtetë

gjithë arsenalin e armëve të saj me një egërsi të pashëmbëllt. Po japim

vetëm pak shembuj ilustrues. John Foxe (1516-1587) në librin e tij të njohur

“ Christian Martyr’s of the World” dëshmon se në Conventry një grua e ve

me mbiemrin Smith u shpall heretike dhe u dogj në turrën e druve sepse u

kish mësuar në gjuhën angleze (jo në latinisht siç kërkonte kisha) lutjen Ati

ynë fëmijëve të saj. Dëshmohet se po në të njëjtën ditë u dogjën edhe

gjashtë burra të cilët ishin akuzuar për të njëjtin krim.

Përkëthimi i Biblës në gjuhët amtare quhej nga Kisha Zyrtare si një nga

krimet më të rënda. Personat që bënin këtë gjë, kushdo që përkëthente

Biblën dhe shpjegonte domethënien e Shkrimeve të Shenjta në gjuhën

amtare në mënyrë që populli ta kuptonte, quhej heretik dhe digjej në turrën

e druve.

Lind pyetja: Si e ku mundi të ruhet Bibla e paprekur për një kohë kaq të

gjatë, në një kohë kur errësira mbretëronte pothuaj në të gjithë kontinenrin

e Europës?

Një nga qendrat ish në Glastenbery të ishullit Iona që gjedet në veri të

Skocisë. Pikërisht në këtë vend sipas traditës na dëshmohet se ka shkuar

Jozefi nga Arimathea, personi që e varrosi trupin e Jezu Krishtit në varrin e

tij. Që nga ajo kohë në këtë qytet të vogël u krijua një qendër e krishterë e

cila mbeti e pastër deri në vitin 1380 kur Xhon Uiklif (John Wickliffe) me

ndihmën e bashkëpuntorëve të tij pjestarë të “Morning Star of the

Reformation”, grupit të reformatorëve të organizatës sekrete të quajtur

“Lëvizja Reformatore e Yllit të Mëngjezit”. Xhon Uiklif iu kundërvu dhe e

demaskoi hapur Papën dhe korrupsionin e tij.Në këtë kohë kish faktikisht

dy Papë: njëri në Romë dhe tjetri në Francë , Papa Leo i 6të dhe Klementi i

Page 61: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

7të. Sejcili pretendonte të ishte papa i vërtetë dhe e kërcënonte tjetrin se do

ta shkishëronte. Sejcili nga këta Papë ju bënte thirrje pasuesve të tij të

ngriheshin në luftë kundër Papës kundërshtar. Në këtë situatë Xhon Uklif

shkruante:

“Si guxon dikush të keqpërdorë emrin e Jezu Krishtit dhe sakrificën e Tij

në kryq si një instrument për të urdhëruar të krishterët për të vrarë njëri

tjetrin për hir të dy priftrinjve të korruptuar?!!” Më tutje ai vazhdon:

“Papa nuk e përfaqëson Zotin në tokë,Bibla është fjala e Zotit dhe vetëm

aty ne e njohim të vërtetën dhe vullnetin e Zotit. Papa mbase nuk është

fare në listën e atyre që do të trashëgojnë jetën e përjetëshme.”(1)

Xhon Uiklifi shkroi gjithashtu një artikull të titulluar “The Wicked” (“I Ligu”) ku midis të tjerave demaskohej dhe fakti që kisha katolike e kish transformuar marrjen e darkës së Zotit duke i dhënë asaj tiparet e një rituali kanibal, të ngjashëm me ritualet e feve pagane pasi Kisha Katolike propagandonte se gjatë marrjes së Darkës së Zotit buka dhe vera shëndroheshin vërtet në mishin dhe gjakun e Jezu Krishtit. Doktrina e Xhon Uiklifit mund të përmblidhet në këto pika: - Gjatë marrjes së Darkës së Zotit buka dhe vera nuk shëndrohen fizikisht në trupin dhe gjakun e Jezu Krishtit -Kisha e Romës nuk është më e rëndësishme se kishat e tjera dhe apostulli Pjetër nuk morri nga Jezu Krishti më tepër pushtet dhe autoritet se apostujt e tjerë. -Papa i Romës nuk ka më tepër pushtet dhe autoritet nga Zoti në krahasim me priftërinjtë e tjerë. -Për të marrë shpëtim mjafton Ungjilli, zakonet e traditat njerëzore nuk kanë asnjë vlerë. -As papa dhe asnjë zyrtar kishe ka të drejtë të gjykojë dhe të dënojë njerëzit për mëkatet e tyre (2)

Page 62: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

John Wycliffe

Kopjet e para të Biblës në anglisht u shkruan me dorë dhe u përfunduan në vitin 1380 Xhon Uiklif (John Wycliffe 1330–1384) ish profesor në Oxford . Ai ish një njohës i thellë i teologjisë dhe kish kulturë tepër të gjërë. Wycliffe, (shkruhet gjithashtu edhe “Wycliff” & “Wyclif”), u bë shumë i njohur në gjthë Europën për guximin dhe qartësinë e tij. Ai u bë shembull frymëzimi për shumë të tjerë. Nga ana tjetër Papët dhe kisha institucionale e Romës e urrente jashtë mase për kritikën dhe sidomos për përkëthimin e Biblës në Anglisht. Në vitin 1408 Kryepeshkopi i Jorkut e ndaloi publikisht përdorimin e Biblës të përkëthyer nga Xhon Uiklifi. Në vitin 1428, 44 vjet pas vdekjes të Xhon Uiklifit Kishës së Romës iu dha mundësia të hakmerret. Me urdhërin e Papës ata shkuan tek varri i tij ia zhvarrosën eshtrat dhe ja dërmuan.Pluhurin e tyre e hodhën në lumë.(3)

Jan Hus

Jan Hus i quajtur gjithashtu dhe a Johanes Huss ish teolog, predikues e reformator. Ai ish zv-Rektor në Universitetin Karls në Pragë. Jan Husi ishte një nga pasuesit më të vendosur të ideve të Xhon Uiklifit. Edhe Jan Husi kërkonte që të lejohej përkëthimi i Biblës në gjuhët amtare dhe të merte fund tiranie që ushtronte kisha institucionale. Në vitin 1414 Jan Husin ftuan të mirrte pjesë në koncilin e Konstancës. Një dekret mbretëror i dhënë nga mbreti Sigismund i garantonte Jan Husit ( salvus conductus) mbrojtje të plotë për vajtje dhe kthim si dhe gjatë kohës së qëndrimit në Konstancë. Megjithatë tre javë mbas mbritjes në Konstancë ai u arestua, u

Page 63: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

torurua dhe u dogj i gjallë në turrën e druve në 6 korrik 1415. Fjalët e fundit të Jan Husit ishin :”Pas 100 vjetësh Zoti do të nxjerë një njeri reformat e të cilit ju nuk do të mund ti ndaloni.”(4)

Ekzekutimi i Jan Husit në 1415

Në vitin, in 1517, pothuaj 100 vjet më vonë filloi reformacioni i Martin Luterit në Wittenberg. Profecia e Jan Husit u përmbush! Martin Luteri ishte i pari që mundi të botojë Biblën në gjuhë e folur të popullit të kohës së tij. Po në vitin 1517 në vitin kur në Gjermani filloi reformacioni në Angli kisha institucionale dogji të gjallë në turrën e druve shtatë vetë pasi u kishin mësuar fëmijëve të tyre lutjen Ati Ynë në anglisht dhe jo në latinisht.

Thomas Lincare

Thomas Lincare profesor në universitetin e Oxfordit, mjeku personal i mbretërve Henry the 7të and 8të. Në vitin 1490 Thomas Linacre vendosi të mësonte Greqishten e vjetër. Për këtë ai shkoi në Itali. Atje ai pati mundësinë të studionte ungjillin e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit në

Page 64: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

gjuhën e tyre origjinale, në greqisht. Pasi i krahasoi këto tekste me versionin zyrtar në latinisht që përdorte kisha Thomas Linacare u shqetësua shumë. Në këtë kohë ai shkruan në ditarin e tij : “Ka vetëm dy mundësi : “Ose këto tekste në greqisht nuk janë të sakta… ose ne nuk qënkemi fare të krishterë .” Në atë kohë teksti në latinisht që përdorte kisha zyrtare ish ndryshuar aq shumë saqë nuk i ngjante më aspak origjinalit.Kjo ish edhe arsyeja përse Papa dhe zyrtarët e lartë të kishës dënonin me vdekje të gjithë ata që përkëthenin Biblën nga versioni origjinal në gjuhët e tyre amtare..(5)

John Colet

Në vitin 1496, John Colet, profesor në Universitetin e Oxfordit biri i kryetarit të Bashkisë të Londrës, filloi të lexonte Dhjatën e Re në tekstet origjinale në greqisht dhe tia u përkëthente studentëve të tij. Ai e bëri këtë gjë fllimisht në Oksford pastaj, meqë numuri i dëgjuesve të interesuar u rrit jashtë mase,filloi të flasë në katedralen e Shën Palit në London. Interesi ishte aq i madh saqë katedralja e Shën Palit mbushej me 20 000 vetë dhe jashtë saj mblidheshin po kaq të tjerë.Hijerarkia kishtare ndërhyri dhe John Colet u ndalua rreptësisht të vazhdojë me përkëthimet dhe predikimet e tija. Pavarësisht se kish mbështetje nga persona me pushtet është megjithatë çudi se si ai nuk u ekzekutua.(5)

Në të njëjtën kohë një aktivitet të ngjashëm zhvillonte në Itali Girolamo Hieronymus Savonarola (* 21. Shtator 1452 në Ferrara, Itali; † 23. Maj 1498 në Florenz, Italien) një murg Dominikan. Ai filloi të lexonte të përkëthente tekstet origjinale të Dhjatës së Re dhe pastaj demaskonte mëkatin e hijerarkisë kishëtare dhe ju bënte atyre thirrje të pendohen dhe të jetojnë sipas standarteve që jep Zoti në Bibël. Në 23 maj 1498 atë e dogjën në turën e druve dhe hirin e trupit të tij e hodhën në lumë.(6)

Page 65: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Erasmus

Pas dëshmisë tronditëse të Linacre dhe pasi Colet dhe përkëthimet e tija në auditore e kisha nxorën domozdoshmërinë e përkëthimeve të sakta të Biblës.Studiuesi erudit Erasmus i njohur nga të gjithë me emërin Erasmusi i Roterdamit (Erasmus (Desiderius) von Rotterdam), e quante si një domozdshmëri jetike ripërkëthimin e saktë të Biblës. Fillimisht ai e filloi punën për përkëthimin e Biblës në Angli, por nuk e lejuan të vazhdojë. Atëhere ai shkoi në Basel të Zvicrës. Shumë vetë, zyrtarë të lartë të kishës u munduan ta pengojnë dhe a largojnë nga qëllimi i tij. Kundërshtarëve të tij Erasmusi iu përgjigj me fjalët: “Edhe unë kam qënë dikur në rradhët e atyre që kundërshtonin përkëthimin e Biblës në gjuhët amtare. Por sot dëshira ime më e zjarrtë është që edhe gruaja më e poshtër të jetë në gjendje të njohë ungjillin dhe të lexojë vetë letrat e apostullit Pal. O sa do të dëshiroja që edhe fshatari më i paditur të njohë Ungjillin e Krishtit. O sa do të dëshiroja ta dëgjoj të këdojë fjalët e Zotit kur është duke pluguar me qetë e tij .” Pavarësisht nga pengesat e shumta ai mundi që nga 1516 deri në vitin 1526 të botonte rreth 25 000- 30 000 kopje të Dhjatës së Re në origjinalin greqisht dhe në latinisht. Teksti jepej paralelisht, përkrah në të njëjtin libër. Teksti në latinisht nuk ish versioni zyrtar i kishës, por një përkëthim i saktë i origjinalit në greqisht. Ky botim i Dhjatës së Re ish një goditje e fortë kundër Kishës Zyrtare pasi vërtetonte se sa i korruptuar ish versioni zyrtar i Biblës që përdorte Kisha Katolike dhe njëkohësisht theksonte se sa e rëndësishme ishte që si themeli i gjithshkaje të merrej jo versioni zyrtar i nxjerrë nga kisha, por tekstet origjinale. Autoriteti i Erasmusit të Roterdamit si studiues ish i padikutueshëm. Ai ish personi i fundit në botë që kish studiuar dhe njihte me hollësi gjithshka rreth kulturës dhe shkencës në kohën e tij. Gjithashtu ai botoi për herë të parë një libër ku gjendeshin paralelisht si versioni i saktë i teksteve origjinale të Dhjatës së Re në greqisht ashtu edhe një përkëthim i saktë në latinisht. Ishte hera e parë në historinë njerëzore që një libër i tillë u botua

Page 66: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

në shumë kopje. Deri në atë kohë këto tekste ruheshin vetëm në formën e dorëshkrimeve dhe rjedhimisht kish shumë pak kopje prej tyre. Botimi i këtij libri nxorri dhe një herë në dritë nevojën e domozdoshme të përkëthimeve të sakta të Biblës në gjuhën e folur të popullit.Këto tekste u përdorën nga Martin Luteri për përkëthimin e tij të Biblës në gjermanisht.(7)

Johann Gutenberg

Johann Gutenberg dhe shpikja e shtypshkronjës bëri të mundur suksesin e reformacionit. Në vitinin 1450 Gutenbergu botoi librin e tij të parë: Biblën në latinisht.Kjo shpikje ndihmoi që tirania e Kishës Institucionale të shkojë drejt fundit të saj. Tani mund të shtypej një numër i madh librash në një kohë të shkurtër. Kisha zyrtare nuk kish më fuqi ta ndalonte këtë gjë. Po të vërejmë me kujdes zhvillimet historike shohim se lufta në fakt zhvillohet midis dy kampeve:Midis dritës dhe errësirrës. Faktet tregojnë se Kisha Zyrtare ishte në kampin e errësirrës dhe luftonte çdo përhapje të dritës:dritës së fjalës së Zotit dhe dritës së shkencës.Nuk ishin të paktë ata shkencëtarë që u shpallën si heretikë apo magjistarë dhe që u dogjën në turrat e druve. Nga ana tjetër është fakt interesant se përparimi teknologjik, përhapja e dritës së shkencës ndihmoi përhapjen e fjalës së Zotit.(8)

Page 67: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Martin Luter

Etapat kryesore të jetës Në 10.11.1483: Lind e Martin Luteri në Eisleben . Në 1505: Martin Luteri bëhet Murg në Erfurt Në 1517: Nxjerr publikisht Tezat e tija Në 1511: Dënohet nga und Papa dhe fshihet në Wartburg Në 1522: Kthehet në Wittenberg

Në 1525: Luther martohet me Katharina von Bora 18.02.1546: Luther vdes në Eisleben (1)

Fëmijëria e Martin Luterit (1483 - 1501)

Martin Luteri (fillimisht ai quhej Martin Luder, më vonë ai vetë e ndyshoi emrin e tij në Luther) Koha kur ai lindi,10.11.1483 ish një kohë me shumë lëvizje dhe ndryshime një kohë kur njerëzit e kishin kuptuar se reformat e ndryshimet ishin tepër të domozdoshme. I ati i Martin Luterit ishte biri i një fermeri dhe fillimisht jetonte nga punimi i tokës, por pothuaj menjëherë pas lindjes së Martinit, në vitin 1484 u largua nga ferma e tij në Eisleben dhe u vendos në Mansfeld ku filloi të bëhej aksionier e më vonë bashkëprnar e pronar i minierave të bakrit. Që në vitin 1491 familia e Martin Luterit ish një nga familjet më të pasura të qytetit të Mansfeldit. Nëna e Martin Luterit, Margarete Luder, ishte shumë e rreptë në metodat e edukimit të saj. Kjo diktohej pjesërisht edhe nga fakti se ajo kish shumë fëmijë.Në fëmijërinë e tij Martin Luterin (Luther) e çuan në shkollën e Gjuhës Latine në Mansfeld, një shkollë në të cilën metodat e mësimdhënies ishin edhe për atë kohë tepër të rrepta, metoda të cilat ne sot do ti konsideronim si metoda barbare. Mësuesit shkruajnë në karakteristikat e tyre se Martin Luteri ishte një nxënës i heshtur dhe i ndrojtur,por nga ana tjetër shumë i talentuar. Po ashtu edhe në vitet në vazhdim talenti e zgjuarsia e Martin Luterit dëshmohet në të gjitha shkollat që ai shkoi. Për këtë arsye i ati, i cili ishte i pasur, e dërgoi Martin Luterin të studionte në universitetin e Erfurtit. I ati, duke dashur që i biri të kish një profesion me të ardhme dhe që ti sillte shumë të ardhura e regjistroi në Fakultetin Juridik ku Martini stujoi me zell dhe me rezultate të mira deri në vitin 1505.

Martin Luteri bëhet murg (1505 - 1512)

Page 68: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Sipas një gojdhëne, në vitin 1505 Martin Luteri po udhëtonte një natë i vetëm. Papritmas fillon një stuhi e madhe dhe e veçanta ishte se rrufetë po e ndiqnin, po godisnin gjithmonë e më afër. Atëhere ai u ul në gjunjë dhe u lut:“O Zot shpëtomë sot,se po shpëtova unë do të ta përkushtoj jetën time ty,do të bëhem murg.“ Menjëherë pas lutjes stuhija pushoi dhe retë u shpërndanë. Pavarësisht se babai i tij nuk ish dakort, Martin Luteri e

mbajti betimin që i dha Zotit atë natë me stuhi. Në vitin 1505 ai shkoi dhe u fut në rradhët e murgjve Agustinianë në manastirin e Erfurtit. Në vitin 1506 ai bëri betimin dhe u bë pjestar i tyre. Jeta e murgjve në atë kohë ishte shumë e ashpër. Ata zgjoheshin në orën 3.00 të mëngjezit dhe e fillonin ditën me lutje. Motoja e jetës së murgut

jepej me dy fjalë ora e lavora (lutu dhe puno). Përveç lutjes dhe punës së

rëndë,pjesë e regjimit ditor ishim edhe argjërimet e gjata si dhe forma të ndryshme të vetëndëshkimeve. Si pasojë e zellit të tij në lutje, argjërime dhe vetëndëshkime në këtë kohë Martin Luteri për pak sa nuk humbi jetën. Ana pozitive e kësaj kohe ishte se,për herë të parë gjatë kohës që ai ishte murg, Martin Luteri pati mundësinë të studiojë Shkrimet e Shenjta. Në vitin 1507 Martin Luteri u emërua prift. Po në këtë vit ai filloi të studiojë teologji në Erfurt. Ai studjoi në këtë kohë skolastikë,por i krijohet edhe mundësia të njihet me Shkrimet e Shenjta dhe me idetë e reformatorëve paraardhës si dhe me thirrjet e tyre për të studjuar Shkrimet e Shenjta në burimet e tyre, në tekstet origjinale në hebraisht dhe greqisht.

Nxjerrja e Tezave dhe pasojat (1517 - 1519)

Periudha pregatitore Që nga viti 1514, Luteri nuk është vetëm një profesor i teologjisë në Universitetin e Wittenbergut , por edhe një predikues në kishën në Wittenberg . Kështu ai ish përgjegjës edhe për mirëqenien shpirtërore të komunitetit të tij .Në këtë kohë ai vuri re se shumë njerës nga Wittenbergu, në vend që të vinin në shërbesat e tij shkonin në Brandenburg ose në qytetet e Zerbstit ose Jüteborg dhe blenin atje indulgjenca.Praktika e blerjes të indulgjencave e diskreditonte krejtësisht besimin e vërtetë mbi sakrificën e Jezu Krishtit në kryq.Në vend të predikonte pendesë e besim,

Page 69: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

kisha po e keqpërdorte sakrificën e Jezu Krishtit në kryq për të nxjerë para për të financuar jetën e shthurur dhe projektet e saja ekstravagante. Kisha e kish shtuar jashtëzakonisht propagandën për shitjen e indulgjencave në atë kohë pasi kish rënë në vështirësi financiare. Në këtë kohë po rindërtohej edhe katedralja e shën Pjetrit në Romë gjë që kërkonte shpenzime të mëdha.Për shitjen e indulgjencave në atë kohë në Gjermani ish ngarkuar Peshkopi Albrecht i Brandenburgut i cili ish edhe vetë gjithashtu në vështirësi financiare . Nëpër sheshet e qyteteve indulgjencat reklamoheshin nga murgu domenikan Johan Tecel. Johan Tecel ishte një orator i zoti, sugjestionus dhe i paskrupullt. Ai nga njëra anë dinte të tmerronte popullin me ndëshkimin e skëterrën, por nga ana tjetër premtonte e garantonte me ton të sigurt se me anën e indulgjencave njerëzit mund të blinin jo vetëm faljen e mëkateve të tyre, por edhe falje për mëkatet e paraardhësve të tyre. Shprehja e Johan Tecelit :”Wenn das Geld im Kasten klingt, die Seele in den Himmel springt“ (Kur tingëllon monedha në arkën e kishës fluturon shpirti në Parajsë) e revoltoi jashtë mase Martin Luterin dhe ai u hodh në veprim. I mbështetur në Shkrimet e Shenjta duke cituar sidomos letrat e apostullit Pal, Martin Luteri argumentonte se falja e mëkateve nuk mund të mirrej nga njerëzit dhe institucionet njerëzore. Falja e mëkateve mund të vinte vetëm me anë të besimit të vetë personit në sakrificën e Jezu Krishtit në kryq. Asnjë prift apo Papë nuk mund ti jepte faljen një personi tjetër. Falja është një dhuratë e Zotit dhe mund të merret vetëm nga Ai. Asnjë papë apo instutucion njerëzor nuk mund ta kryejë këtë funksion.

Wittenbergu në kohën e Martin Luterit

Page 70: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Tezat e Reformacionit 31. tetor 1517

Edhe para kësaj date Martin Luteri kish mbajtur predikime dhe kish zhvilluar debate kundër shpërndarjes së indulgjencave por, në 31 tetor 1517 ai doli hapur me shkrim kundër tyre në formëm 95 tezave të shkruara të cilat, sipas disa dëshmitarëve i mbërtheu në derën e kishës së Vitenbergut (Wittenbergut) në mbrëmjen e datës 30 tetor 1517. Ka historianë të cilët nuk janë të bindur se vetë Martin Luteri shkoi dhe i mbërtheu këto teza në derën e kishës, të tjerë e pranojnë këtë fakt; sido qoftë 31 tetori i vitit 1517 pranohet nga të gjithë si data kur Martin Luteri shpalli botërisht tezat e tija të cilat sollën Reformacionin. Tezat e tija Martin Luteri ua dërgoi edhe peshkopëve dhe drejtuesive të hijerarkisë fetare si dhe disa miqve të tij të afërt.

Reagimet e para Shpallja e tezave pati një jehonë të madhe.Dëshmohet se po në vitin 1517 këto teza u shtypën dhe u shpërndanë në qytetet Leipzig, Nürnberg und Basel. Reagimet ishin të stuhishme. Pati reagime pozitive entuziaste nga disa studiues madje edhe nga disa persona me pushtet, nga ana tjetër pati kundërshtim të madh nga përfaqësues zyrtarë të kishës Katolike. Nuk ishin të paktë ata që e quajtën Martin Luterin si pasues të mësimeve heretike të Jan Husit dhe që kërkuan që Martin Luteri të digjej në turrën e druve. Peshkopët fillimisht reaguan me qetësi.Ata njoftuan Papën dhe pritën udhëzimet e tij. Peshkopët nuk deshin të shkaktojnë trazira dhe u munduan ta qetësojnë situatën dhe ta bindin Martin Luterin të heqë dorë vetë nga tezat e tij,ose ti formulojë ato në një formë që do të ish e parrezikshme për ta. Peshkopët e kishin të qartë se trazirat do të ishin të dëmshme dhe do të ndikonin më tepër në përhapjen e tezave se sa në luftimin e tyre. Madje, disa prej tyre, fillimisht thanë se ndofta kisha ka nevojë për reforma por, këto duhet të kryen me qetësi dhe urtësi.Pas një kohe, kur panë që Martin Luteri as nuk i tërhoqi dhe as nuk i ndyshoi tezat e tij sipas sugjerimeve të tyre, atëhere filloi lufta e hapur. Në 7 gusht 1518 Martin Luteri akuzohet zyrtarisht si heretik dhe kundër atij hapet një proces gjyqësor. Papa i kërkoi zyrtarisht Frederikut të tretë i mbiquajtur edhe Frederiku i Mënçur, Sundimtarit të Landit të Saksën që “ti dorëzonte Kishës së Shenjtë birin e paudhësisë Martin Luter”. Nga Roma u dërgua në Gjermani Kardinali Thomas Cajetan (shqiptohet Ca-'je-tan), i njohur gjithashtu me emrin Tommaso de Vio or Thomas de Vio (20 shkurt 1469 - 9 gusht 1534) Historikisht na dëshmohet se nga data 12-14 tetor pati tre takime midis Kardinalit Cajetan dhe Martin Luterit. Kardinali i kërkoi Luterit që të

Page 71: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mohonte pikpamjet e tija për sa i përkiste indulgjencave si dhe të pranonte zyrtarisht se Papa ish i pagabueshëm dhe gjithshka që ai thotë dhe kryen është e drejtë. Martin Luteri iu përgjigj: “Unë nuk mund të pranoj e të them se fjala e Papës është më e lartë e më autoritare se fjala e Shkrimit të Shenjtë.” Pasi nuk ariti ta nënështrojë Kardinali Cajetan i shkruan zyrtarisht Princit Frederik që ta burgoste Martin Luterin dhe ta çonte në Romë ose ta dëbonte nga territori i tij. Frederiku iu përgjegj se do t’ia plotësonte kërkesën kur ai të ish i bindur se akuzat për heresi ndaj Martin Luterit ishin të vërteta. Frederiku i shkroi Romës se ai “në asnjë mënyrë nuk do ta merte në mbrojtje një heretik ,por nga ana tjetër nuk do të quante askënd si të tillë pa u bazuar në fakte dhe në argumenta bindëse. Mendoj se Martin Luterit duhet ti jepet mundësia ti mbrojë pikpamjet e tija para studiuesve të ndonjë universiteti dhe këta le të vendosin nëse pikpamjet e tija janë të gabuara ose jo.” Vdekja e perandorit Maksimilian e shtyhu procesin kundër Martin Luterit pasi tani kisha duhet të gjinte një person të besuar që të zinte vendin e perandorit të vdekur. Në këtë mënyrë Martin Luteri fitoi kohë. Gjatë kësaj kohe sulmet kundër tij ardhën nga teologë të ndryshëm, besnikë të dogmës të kishës zyrtare një nga të cilët, madje ai më i zellshmi ishte Dr. Johann Maier von Eck (13 Nëntor 1486 – 13 shkurt 1543) një teolog Gjerman profesor i universitetit të Lajpcikut. Ky person ish dhe mbeti një nga mbështetësit më të zjarrtë të papës dhe një nga akuzuesit më të rezikshëm kundër Martin Luterit.(2) Dr. Johann Maier von Eck ish një mbrojtës i zjarrtë i teologjisë zyrtare, besnik i Romës.Ai ish njëkohësisht edhe një atisemit fanatik dhe ish gjithmonë i vëmendshëm, gjithmonë i gatshëm për të luftuar çdo tendencë kundër teologjisë zyrtare si dhe çdo artikull që botohej dhe që kish qoftë dhe deklaratat më minimale në favorin e hebrenjve. Në vitin 1541 Johann Eck botoi artikullin e tij të titulluar “Kundër mbrojtjes së Çifutëve.” (Gjermanisht: Ains Juden-büechlins Verlegung). Ky artikull kish si synim ti kundërvihej teologut reformator Andreas Osiander nga Nurembergu i cili në shkrimet e tij kërkonte të analizoheshin me drejtësi akuzat kundër hebrenjve. Andreas Osiander u kundërvihej me fakte akuzave të Kishës Zyrtare kundër hebrenjve, sidomos akuzave se hebrenjtë vrisnin fëmijë të krishterë për të përdorur gjakun e tyre në ritualet fetare të ditëve të tyre të shënuara.Andreas Osiander argumentonte gjithashtu se nuk ka asnjë të vërtetë edhe në akuzat e Kishës Katolike se Hebrenjtë në ritualet e tyre në ditët e shënuara keqpërdorin në mënyrë blasfemuese simbolet e

Page 72: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

krishterimit. Gjithashtu edhe akuza se hebrenjtë kanë helmuar puset e ujit në mënyrë që të shkatërrojnë krishterimin është krejt e pavërtetë. Johann Mayer von Eck pa u munduar shumë të sjellë argumente, fakte e prva bindëse, akuzon me fjalorin dhe tonin e Inkuizitorit. Andreas Osiander ai e akuzon se është një “Mbrojtës i Hebrenjve” dhe më vonë e quan madje “Atë të Hebrenjve”. Në të njëjtin artikull ai jo më pak se 19 herë i fyen hebrenjtë të cilët ndërmjet të tjerave i quan “Racë e mallkuar dhe blasfemuese”. Johann Maier von Eck shkruan i indinjuar se ish një turp i madh për gjithë krishterimin që një i Krishterë ngrihet dhe mundohet ti mbrojë hebrenjtë nga akuzat që Kisha e Shenjtë ngre kundër tyre.Kur Kisha i akuzon hebrenjtë se ata vrasin fëmijët për të përdorur gjakun e tyre për ritualet e fesë së judaizmit dhe se kanë helmuar puset e ujit, natyrisht që kjo ishte e vërtetë dhe nuk duhet hetuar. Në këtë artikull Johann Maier von Eck përsërit edhe një herë të gjitha akuzat e Kishës kundër hebrenjve duke i quajtur ata fajdexhinj të paskrupullt, ofendues dhe blasfemues të simboleve të shenjta të Kishës Katolike helmues të puseve të ujit. Në këtë artikull ai bën edhe disa akuza krejt të reja, akuza të cilat nuk i kish bërë askush më parë. Në këtë artikull Johann Maier von Eck i akuzon hebrenjtë se ata janë fajtorë për përçarjen e kishës së krishterë dhe se ata, hebrenjtë po mundohen të krijojnë një qeveri sekrete me anë të së cilës duan të sundojnë të gjithë botën. Historiani i njohur Wolfgang Bennz është i mendimit se Johann Maier von Eck ishte fabrikuesi i parë i akuzave që akuzojnë hebrenjtë për komplot për të sunduar botën. Që nga ky shkrim këto akuza janë përhapur në shumë drejtime. Johann Maier von Eck kërkonte që pushtetarët ti detyronin hebrenjtë të kishin një shënjë të veçantë që të dallohej nga larg në robat e tyre. Hebrenjtë nuk duhet të pranoheshin si dëshmitarë në proceset gjyqësore kundër të krishterëve. Herenjve nuk duhet tu jepej e drejta të merren me tregëti. Ata duhet të detyroheshin të dëgjonin regullisht predikimet e kishës. Shkrimet e tija, sidomos ato kundër hebrenjve janë cituar dhe përdorur deri në shekullin e 20 nga autorë të ndryshëm, sidomos nga propaganda Naziste. Këtë e shohim të ilustruar dhe në gazetën naziste të Julius Streicher me titull Stürmer . Një numur i veçantë i kësaj gazete bazohej në shkrimet e Johan Mayerit rreth temës së vrasjes së

Page 73: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

fëmijëve(nga ana ana e hebrenjve për të përdorur gjakun në ritualet e tyre.[4](Julius Streicher ish nazist i orëve të para, shumë i egër dhe shumë vulgar. Ai ish një nga 24 personat kryesorë të akuzuar nga gjyqi i Nurembergut. Në vitin 1946 ai u shpall fajtor dhe u ekzekutua me varje në litar.)

Page 74: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Pasi u zgjodh si perandor Karli i 5të lufta kundër Martin Luterit rifilloi përsëri Ndërkohë emri dhe tezat e Martin Luterit sa vinin dhe përhapeshin e ftonin gjithmonë e më shumë pasues.Që nga fillimet e debateve me Universitetin e Lajpcikut deri në vitin 1520 Martin Luteri botoi një sërë ligjërata e trakte si “Shërbesa e Veprave të mira”, “Institucioni i Papatit në Romë”, “Prelud rreth Skllavërisë Babilonisë që e ka pushtuar sot Kishën”, “Liria e të Krishterit”, etj. Sidomos trakti i tij” Prelud rreth Skllavëriasë Babilonisë që e ka pushtuar sot Kishën”,Titulli në latinisht:” De captivitate Babylonica ecclesiae, praeludium) ish një luftë e hapur kundër kishës zyrtare të Romës. Këto shkrime e acaruan shumë marëdhënien e tij me Romën, por nga ana tjetër bënë që emti i Martin Luterit të fitonte autoritet të madh dhe numuri i pasuesve të tij të shumfshohej.

Traktati i Papës që dënonte Martin Luterin

Në 15 qershor, 1520, Papa Leo X, e paralajmëronte Martin Luterin se do ta shkishëronte nëse ai Brenda 60 ditësh nuk ndryshonte 41 nga 95 tezat e tij. Në shkrimet e Romës Martin Luteri quhej “derri i egër që po shkatërronte vreshtin e Perëndisë”.Me urdhërin e Papës librat e Martin Luterit u dogjën publikisht në sheshin e Piazza Navona në Romë. Shkrimet e Papës aritën në Wittenberg tre muaj më vonë. Në atë kohë Martin Luteri i shkruante një miku të tij:“Këto shkrime nuk janë kundër meje,por kundër vetë Jezu Krishtit. Tani unë jam i bindur se Papa është Antikrishti.“

Në një nga shkrimet e tija të kësaj kohe Martin Luteri shkruan: „ Për mua do të ish më e lehtë të vdes 1000 herë sesa të mohoj qoftë dhe një fjalë nga ato shkrime që Roma i quan heretike. Ata më kanë shkishëruar mua duke më quajtur heretik, heretik sipas kritereve të tyre.

Page 75: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Unë nga ana ime e shkishëroj sot Papën dhe të gjithë ata që e pasojnë i mbështetur jo në kriteret e mia por në parimet e fjalës së Shenjtë të Zotit. Jezu Krishti do ta gjykojë se cili shkishërim është i drejtë.“ Në 10 dhjetor 1520 Martin Luteri i shoqëruar nga shumë pasues të tij organizoi një mting ceremonial tek porta Elster në Wittenberg. Atje ai dogji publikisht shumë libra e traktate që pasqyronin pikpamjet teologjike të Papës dhe të kishës zyrtare. Martin Luteri që para kësaj date i kish kërkuar Perandorit që të organizonte një takim midis teologëve të universiteteve më të njohura të kohës, me njerëzit e ditur e më me autoritet midis të krishterëve dhe ata të vendosnin se kush kish të drejtë. Dëshmohet se kur letra e Martin Luterit arriti në dorën e Perandorit Karl të pestë ai i zemëruar e mori, e grisi dhe copat e letrës i shkelte me këmbë. Megjithatë, një muaj më vonë, i detyruar nga presionet që bënin princat gjermanë, e pranoi kërkesën e Martin Luterit. Në 11 mars të vitit 1521 perandori i dërgon Martin Luterit një ftesë që ai të paraqitej në Worms ku do të zhvillohej (e cituar tekstualisht): „një diskutim rreth librave dhe leksioneve të tua.“ Perandori i premtonte Martin Luterit mbrojtje të plotë nëse ai do të paraqitej në Worms brenda 22 ditëve: „Askush nuk do të ushtrojë dhunë ndaj teje, askush nuk do të të ngrejë kurthe,“ e garantonte perandori. Martin Luteri vendosi të shkojë. Në një letër që ai i shkruan Princ Frederikut lexojmë :

“Do të shkoj megjithse jam aq i sëmurë saqë nuk qëndroj dot në këmbë.Këtë thirrje nga perandori e konsideroj si thirrje nga Zoti vetë. Në qoftë se ata nuk e mbajnë fjalën dhe do të përdorin dhunën unë e le veten, jetën time në dorën e Zotit.“(2)

Page 76: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Përballë Gjyqit Perandorak

Në datën 16 prill 1521 Martin Luteri bashkë me disa miq të tij arrti në Worms. Ai shkoi atje me një karrocë me dy rrota.Martini ish i lodhur nga rruga dhe aq i dobësuar nga sëmundja saqë mezi qëndronte në këmbë dhe i dridhej gjithë trupi. Gjithashtu ai ish nën një tension të madh psikologjik. Në mbrëmjen e datës 16 prill, kur karroca e vogël e Martin Luterit u fut në qytetin e Wormsit, ish mbledhur një turmë me më shumë se 2000 vetë të cilët e brohorisnin, inkurajonin dhe deshin ta ndihmonin të shkarkonte bagazhet.(1)

Në ora 4 mbas dite i dërguari i perandorit, që e kish shoqëruar Martin Luterin që nga nisja e tij nga Wittenbergu, erdhi në dhomën e hanit ku ai banonte. I dërguari e çoi Martin Luterin në sallën ku do të zhvillohej procesi. Kishin zgjedhur qëllimisht një sallë që gjendej në një vend të rrethuar me ndërtesa, pa hapësira boshe apo ndonjë shesh përpara në mënyrë që të mos mblidheshin turmat. Megjithatë njerëzit kishin gjetur mundësi të afroheshin deri në portat e sallës, pavarësisht nga paralajmërimet e rrepta të rojeve perandorake. Çatitë e shtëpive ishin plot

Page 77: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

me njerës të cilët deshin të shihnin Doktor Martin Luterin. Ndërsa po futej në sallë disa fisnikë i thanë: ”Qëndro i patundur, mos u tremb nga ata që mund të të vrasin trupin por që shpirtin nuk ta prekin dot.”Këto fjalë më dhanë fuqi dhe ma forcuan zemrën dëshmon Martin Luteri.(1) Në seancën e parë të gjykimit të tij Martin Luteri u ndesh me një situatë të papritur. Kryepeshkopi i Trier Johann Eck (jo profesori i Lajpzikut me të cilin Martin Luteri kish debatuar. Ka dëshmi që profesori i Lajpcikut ish i pranishëm dhe kish ndihmuar në formulimin e akuzave dhe të procesit, por ai nuk kish ndonjë funksion zyrtar në këtë gjyq) i thotë Martin Luterit:Perandori të ka thirrur vetëm që ti tu përgjigjesh dy pyetjeve të tij dhe të mos thuash asnjë fjalë më shumë: Pyetja e parë : A janë këto shkrime të tuat? (duke i treguar një tavolinë të mbushur me libra të shkruara nga Martin Luteri) Martin Luteri u përgjigj pasi i kotrolloi: Po të gjitha këto janë shkrimet e mia. Pyetja e dytë: A je i gatshëm tani ti mohosh të gjitha këto shkrime?! Martin Luteri: “Zotërinj këtu ka një keqkuptim, unë këtu jam thirrur për një diskutim me ...” Kryepeshkopi i Trierit Johann Eck përplas skeptrin në dysheme dhe thotë: Përgjigju pyetjes Martin Luter: A je gati ti mohosh këto shkrime apo jo?!” Përballë kësaj situate të papritur Martin Luteri përgjigjet: “Shkëlqesi, do të ish papjekuri nga ana ime ti përgjigjesha kësaj pyetje menjëherë tani, pa e medituar më parë. Kam frikë se duke u përgjigjur me nxitim do të sillja mbi veten time zemërimin tuaj dhe të këtij gjyqi të lartë, prandaj do tu lutesha të më jepnit kohë për përgjigjen time ndaj pyetjes tuaj të dytë.” Duke menduar se Martin Luteri ish trembur më në fund, atij iu dha një ditë kohë. Të nesërmen në orën 6 mbas dite Martini u fut në sallën e gjyqit e cila ish e mbushur plot e përplot me personat më të pushtetshëm të perandorisë. Kryepeshkopi i Trierit Johann Eck duke kujtuar se Martini tashmë ish thyer i drejtohet me fjalët: “Martin Luter a do ti mohoni këto shkrime apo jo!? Jepni shpjegime!” Kjo i dha Martin Luterit të drejtën të flasë më shumë se një po ose jo e thjeshtë

Martin Luteri: Jashtëzakonisht i shkëlqyeshmi zotëri Perandor , më të shquarit e gjithë Princave , Më të Hirshmit e gjithë Lordëve . . . Unë ju lutem që gjatë kësaj sence dëgjimore të kini mirësinë të më falni, nëse unë nga padija ime nuk ju nderoj si duhet duke iu përmendur ju të gjitha titujt tuaj të lavdishëm, sipas hijerarkisë gradës dhe fjalorit fisnik që e kërkon

Page 78: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

etika. Ju lutem të më falni dhe të mos zemëroheni me mua sepse, në asnjë mënyrë nuk do ta bënja një gjë të tillë qëllimisht. Çiltërsisht po pranoj para jush se nuk i njoh si duhet manierat,etikën, fjalorin e përshtatshëm dhe gjithshka që lidhet me oborret mbretërore. Kjo vjen se nuk e kam kaluar jetën time në këto oborre, por duke u lutur dhe studiuar në qelat e thjeshta të manastirit. Gjatë gjithë jetës time kam patur vetëm një ideal, vetëm një qëllim dhe piksynim : Të punoj e luftoj që të bëhet e dukshme lavdia e Zotit të Gjithfuqishëm. Deri këtë ditë unë kam menduar dhe shkruar në thjeshtësinë e zemrës , vetëm me këtë synim: që lavdia e Perëndisë të bëhet e dukshme dhe udhëzimet e pastra të Zotit të shkojnë të paprishura tek njerëzit besnikë të Krishtit . .

. . . Do ti lutesha përulësisht Madhërisë tuaj Perandorake ,do tju lutesha përulësisht ju më të shquarit e të gjithë princave, ju më të hirshmit e të gjithë sundimtarëve të shikonit faktin se librat e mia që qëndrojnë para jush nuk janë të gjitha njëlloj. Në disa prej tyre unë kam trajtuar me devotshmëri dhe thjeshtësi parimet themelore të besimit tonë të krishterë. Për këto libra edhe kundërshtarët e mi më të rreptë, edhe armiqtë e mi detyrohen të thonë se këto libra janë krejtësisht të padëmshëm dhe se leximi i tyre do ti sillte përfitim e bekim çdo të krishteri. Në qoftë se do ti mohoja këto libra, ashtu siç më bëhet thirrje, a nuk do të mohoja, a nuk do ti shpallja luftë të vërtetës hyjnore të Zotit? Në grupin e dytë të librave futen ato shkrime në të cilat unë flas kundër Papatit, doktrinave të tyre, si edhe kundër gjithë atyre që me doktrinat e tyre të poshtra po e shkretojnë Krishterimin duke dëmtuar kështu si shpirtrat ashtu dhe trupat e besimtarëve. Askush nuk mund ta mohojë apo të fshehë këtë fakt. Përvërvoja universale dhe ankesat në mbarë botën janë dëshmitarë të faktit se me anë të ligjeve të Papës, që janë mësime të bëra nga njerëz të korruptuar, janë ligje të stisura për interesa egoiste në kundërshtim me Ligjet dhe fjalën e Zotit. Me anën e këtyre ligjeve të korruptuara ndërgjegjja e më besnikëve ndër të krishterët është skllavëruar, trazuar dhe po vuan në mënyrën më tragjike.Gjithashtu edhe pasuritë e tyre po grabiten sistematikisht dhe në mënyrë krejt të padrejtë (sidomos pasuritë e njerzve fisnikë të kombit tonë të lavdishëm gjerman). Këto vjedhje dhe grabitje po vazhdojnë edhe sot. Kjo vjedhje bëhet me anë të ligjeve të Papës ligje të cila janë në kundërshtim me Fjalën e Zotit dhe kundra mësimeve të etërve. Me librat e mija unë e demaskoj këtë veprimtari. Sikur ti mohonja këto libra do të thotë thotë ti hapja rrugën

Page 79: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

tiranisë dhe tu forcoja duart tiranëve. Do të thotë të hapja jo vetëm një dritare, por ti hapja portën kryesore një blasfemie të tillë që të lëshonte rrënjë edhe më të thella dhe të vazhdonte të jepte frytet e saja të helmta edhe më tutje, më keq se çka bërë deri tani. Në grupin e tretë të librave futen ato libra të cilat unë i kam shkruar si përgjigje drejtuar kundra personave privatë, kundër atyre personave të cilët për të më frenuar mua dhe për ti ardhur në ndihmë tiranisë së Romës u munduan me fjalët dhe shkrimet e tyre të përmbysin të vërtetën që unë kam shpallur. Në këtë pikë pranoj, se ka patur raste kur unë kam qënë më i ashpër dhe më i vendosur nga ç’thuhet në rregullat dhe në ligjet e urdhërat e traditave tona fetare.Unë nuk pretendoj të jem ndonjë shenjt me sjellje të përsosur, por kjo tani nuk rëndësi, sepse unë nuk po luftoj për vetveten i mbështetur tek sjellja ime,por po luftoj për të vërtetën e Zotit duke u mbështetur në fjalën e tij.Pikërisht për këtë arsye nuk mund ti tërheq as këto libra, sepse po ti tërhiqja ato tani kjo do ti jepte liri veprimi tiranisë dhe blasfemisë kundër të cilës unë luftoj, do ti jepte mundësinë kësaj blasfemie e tiranie të skllavëronte personat për lirinë e të cilëve unë po luftoj; dhe unë e di se po u tërhoqa unë, kjo tirani do të vijë e do të pushtojë besnikët e Zotit me një zgjedhë edhe më të rëndë, edhe më blasfemuese se kurrë. Sido që të jetë unë jam njeri, nuk jam Zot dhe i mbroj shkrimet dhe mësimet, doktrinën time të krishterë në të njëjtën mënyrë siç e mbronte Zoti ynë Jezu Krishti doktrinën dhe mësimet e Tija. Zoti ynë Jezu Krisht kur doli para gjyqit të Kryepriftit , pasi u godit nga njëri prej shërbëtorëvet tha: “Në qoftë se fola gabim, më trego ku është gabimi. “ Kur vetë Zoti ynë Jezu Krisht që ish i pagabueshëm, ish i gatshëm të dëgjonte argumentat e kundërshtarëve të tij, sa më tepër i gatshëm duhet të jem unë të dëgjoj argumentat e kundërshtarëve të mi. Prandaj i bëj kërkesë madhërisë tuaj perandorake si dhe ju më të shkëlqyervet të të gjithë princave, më bujarët e të gjithë sundimtarëve që të lejoni të bëhet një diskutim i hapur midis meje dhe kundërshtarëve të mi. Në qoftë se ata më bindin me argumenta të vërteta, të bazuara në Shkrimin e Shenjtë se unë kam gabuar atëhere unë vetë do të jem i pari ti hedh me dorën time, shkrimet e mia në zjarr. .” Në këtë moment ndërhyri oratori që përfaqësonte akuzën dhe me një ton arrogant dhe akuzues tha se përgjigjja e Martin Luterit nuk ish e pranueshme dhe as që mund të merrej parasysh kërkesa e tij. Ajo që kërkohej nga Martin Luteri ish një përgjigjje e thjeshtë dhe e qartë, pa sofizma e pyetjes nëse ai do ti mohonte të gjitha veprat e tija apo jo. Atëhere Martin Luteri u përgjegj:

Page 80: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Meqë madhëria juaj perandorake, meqë ju më të shkëlqyerit e të gjithë princave, ju më bujarët e të gjithë sundimtarëve kërkoni një përgjigjje të thjeshtë ja dhe përgjigjja ime e thjeshtë, pa dredha dhe pa llustrim: Në qoftë se mua nuk më bindin me argumenta nga Shkrimi i Shenjtë se unë kam gabuar unë nuk tërheq asgjë.Besimi im qëndron vetëm në Shkrimin e Shenjtë, me Shkrimin e Shenjtë është e lidhur përjetësisht dhe ndërgjegjja ime. Unë nuk mund të pranoj si argument kundër Shkrimit të Shenjtë fjalët e një Pape apo të një këshilli njerëzish të cilët shpesh kanë gabuar, kanë kundërshtuar dhe hedhur poshtë, madje kanë luftuar njëri tjetrin. Këtu qëndroj unë, krejt i bindur nga Shkrimet e Shenjta se qëndroj në rrugën e drejtë. Ndërgjegjja ime nuk më lejon të tërheq asnjë fjalë nga ato që kam shkruar se ndërgjegjja ime është e njësuar dhe e lidhur përjetësisht me Shkrimin e Shenjtë. Dhe të veprosh kundër ndërgjegjjes nuk është as e këshillueshme dhe as e drejtë. Në këtë themel qëndroj unë dhe nuk tërheq asgjë. Unë nuk mund të veproj ndryshe. O Zot më ndihmo! Amen!”(3)

Pas këtij takimi pati edhe një përpjekje nga ana e Perandorit për ta bindur Martin Luterin të heqë dorë nga qëndrimi i tij por ai refuzoi kategorikisht dhe u largua nga Wormsi. Në rrugën e kthimit karroca me të cilën ai udhëtonte u sulmua nga një grup i madh kalorësish të cilët e rrëmbyen Martin Luterin dhe e çuan në një drejtim të paditur.Në fakt ky rrëmbim u inskenua nga Frederiku i mënçur, sundimtari i Saksonisë për ta mbrojtur nga rreziku i madh që i kanosej jetës së tij. Se sa e rrezikuar ish jeta e Martin Luterit u bë e qartë pak kohë më vonë kur doli dekreti perandorak kundër tij. Në datën 26 Maj 1521 Perandori Karl i pestë nënëshkroi atë që historikisht njihet si Dekreti i Wormsit. Ky dekret shpallte se Martin Luteri ish një heretik i rrezikshëm i cili (cituar tekstualisht) “po ringjallte herezitë e vjetra dhe po krijonte herezi të reja”. Ky dekret bënte thirrje që librat e tij të digjeshin publikisht kudo që ato të gjendeshin, bënte thirrje për konfiskimin e çdo pasurie që i takonte Martin Luterit. Martin Luteri shkishërohej dhe atij i ndalohej çfarëdo pjesmarrje në çfarëdo veprimtarie fetare. Ky dekret kërkonte që Martin Luteri të arrestohej. Kushdo që e fshihte dhe e strehonte do të përballej me pasojat më të rënda të gjykimit më të rreptë. Dekreti mbyllej me paralajmërimin: “Kushdo që i kundërvihet vendimeve të këtij dekreti, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kryen një krim të drejtpërdrejtë kundër madhërisë së tij, kundër vetë Perandorit dhe sjell

Page 81: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mbi vetveten indinjatën e tij më të rëndë si dhe ndëshkimin e madhërishëm perandorak.” Shumica e historianëve pranojnë se 4 maji i vitit 1521 është dita kur Martin Luteri u soll në kështjellën e Wartburgut pranë Eisenach. Sundimtari i fuqishëm Frederiku i Saksonisë shpresonte se duke qëndruar një kohë i fshehur Martin Luteri nuk do të ish më në qendrën e vëmendjes dhe armiqtë e tij do të kishin e do të merreshin me tema e probleme të tjera. Gjatë kohës së tij në Wartburg Martin Luteri jeton me emrin e rremë Junker Jorg (Junker ish një titull fisnikërie me të cilët zakonisht thirreshin të rinjtë e familjeve fisnike) Gjatë kësaj kohe Martin Luteri le mjekër dhe ka flokët e gjatë. Koha e qëndrimit në Kështjellën e Wartenburgut ish një kohë kur Martin Luteri kish shumë presione, kaloi sëmundje dhe në një rast siç dëshmon Marin Luteri vetë, Satanai vetë i ardhi në dhomë ta sulmonte. Gjithashtu gjatë kohës në Kështjellën e Wartenburgut Martin Luteri përkëtheu brenda një kohe rekord, prej vetëm 11 javësh, Dhjatën e Re. Ai përktheu nga teksti grek , duke përdorur si burim botimin e dytë të Dhajtës së Re të botuar nga Erasmus i Roterdamit. Martin Luteri synonte që përkëthimi i tij të ish sa më i afërt me gjuhën e popullit prandaj ai gjithmonë si gjatë përkëthimit, ashtu dhe gjatë përpunimit të tekstit shkonte në tregjet dhe dëgjonte me vëmendje fjalët dhe shprehjet që përdorte populli për ti përdorur ato në përkëthimin e tij. Këtë parim Martin Luteri e ndoqi gjithmonë, gjatë gjithë përkëthimeve të tij.Gjithmonë shkonte dhe merrte nga populli, nga gratë shtëpijake, nga fshatarët, fermerët,barinjtë fjalët e shprehjet që ata përdornin dhe i përdorte ato në përkëthimin e tij. Dëshmohet gjithashtu se në kohën që po përkëthente Dhjatën e Vjetër bleu kafshë të ndryshme dhe shkoi dhe i theri te kasapi duke e pyetur për çdo fjalë gjatë gjithë procesit dhe i mbajti shënim këto fjalë për ti përdorur në përkëthimin e tij të librit të Levitikut dhe për të përshkruar sakrifikimin e kafshëve sipas ligjit të Moisiut. Botimi i parë të Dhjatës së Re në gjermanisht u bë në shtator 1522 , gjashtë muaj pasi Martin Luteri ishte kthyer në Wittenberg . Sipas mendimit të teologut të shekullit të 19, historianit kishës Filip Schaff : “Përkëthimi i Dhjatës së Re në gjuhën gjermane ish fruti më i çmuar i kohës së Matin Luterit në kështjellën e Wartburgut dhe mbetet vepra më e rëndësishme e jetës së tij, sepse ai solli në jetën e përditshme të popullit gjerman ungjillin, mësimet e apostujve. Solli të gjallë mësimin dhe veprën e Jezu Krishtit, po solli vetë Jezu Krishtin... Martin Luteri bëri që Bibla të bëhej libri i njerzve të thjeshtë jo vetëm në kishë,por edhe në shkollë, dhe në shtëpi.” Bibla e përkëthyer nga Martin Luteri pati një jehonë të jashtëzakonshme.

Page 82: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Deri në atë kohë asnjë libër nuk kish patur një shpërndarje dhe një ndikim kaq të madh në botën e atëhershme. Bibla e përkëthyer nga Martin Luteri u bë arma më e fuqishme e lëvizjes së Reformacionit dhe u shpërnda në të gjitha vendet ku flitej gjuha gjermane. Pavarësisht se Duka Jeorgen i Saksonisë , Duka Wilhelm i Bavarisë , dhe Ferdinandi, Archduke i Austrisë nxorrën dekrete ku ndalonin rreptësisht shpërndarjen e Biblës së përkëthyer nga Martin Luteri në zotërimet e tyre nuk mundën ta frenonin dëshirën dhe entuziazmin e popullit të tyre për këtë Bibël. Dëshmohet se vetëm botuesi Hans Lufft nga Wittenbergu ka shtypura dhe ka shitur gjatë dyzet vjetëve ( nga 1534 deri në vitin 1574 ) rreth njëqind mijë kopje , - një numër i jashtzakonshëm për atë kohë , - dhe llogaritet që këto libra janë lexuar nga miliona njerëz . Nuk mund të llogaritet numuri i kopjeve të Biblave të prodhuar nga botime e nga ribotime nga qendra të tjera .

Johann Cochlaeus (Cochläus) (1479 – 10Janar, 1552)i cili quhej në atë kohë, madje dhe më vonë një “kampion i katolicizmit”, padashur me shkrimet e tija ka dokumentuar një nga të vërtetat që më vonë Kisha Katolike është munduar ta fshehë. Në një nga letrat e tij ai u ankohet me sinqeritet eprorëve të tij duke thënë se: " Dhiata e Re e Luterit po përhapet aq shumë saqë një kopje të saj sot ka çdo rrobaqepës dhe këpucar. Jo vetëm kaq, po më e keqja është se tani, edhe gratë shtëpijake, madje dhe ato gra që më parë nuk e hapnin fare gojën e tyre, si dhe personat më injorantë të qytetit, me ta marrë këtë Bibël në dorë, me atë pak shkrim e këndim që dinë e studjojnë me një etje të jashtzakonshme: sikur të pinin ujë nga një burim nga i cili mund të zbulonin çdo të vërtetë. Këta njerës e mbajnë këtë Bibël me vete kudo që shkojnë, mësojnë pjesë të tëra përmendësh. Në pak muaj po këta njerës, që më parë nuk guxonin të hapnin fare gojën, po edhe gratë më të drojtura dhe personat që dikur quheshin si më injorantët e qytetit, bëhen aq të guximshëm saqë nuk tremben të diskutojnë e tu kundërvihen si të barabartë jo vetëm priftërinjve të thjeshtë katolikë ,por edhe murgjve, madje dhe atyre që kanë titullin Doktor i teologjisë”(4)

Kisha Zyrtare e Romës mendoi se do të ish mirë që edhe ata të bënin përkëthimet e tyre në gjermanisht për të rivalizuar përkëthimine Martin Luterit. Në këtë kuadër u bënë përkëthimet nga Emser ( 1527 ), Dietenberger ( 1534 ), dhe Eck ( 1537 ) . Këto përkëthime morën si bazë

Page 83: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

tekstin në latinisht që përdorte Kisha Zyrtare.Që të gjitha këto përkëthime nuk patën sukses.Gjuha e tyre ishte e ashpër dhe e rëndë, e pakuptueshme për popullin, pavarësisht se disa pjesë të shkëputura janë përkëthyer më saktësisht se në versionin e Martin Luterit. Shpesh përkëthimet e Kishës Katolike kopjonin fraza dhe shprehje, madje dhe paragrafe të tëra nga versioni i Matin Luterit. Nuk ish pa baza komenti që ai u bën këtyre përkëthimeve: “ Përfaqësuesit e Papës marrin nga unë fjalët, shprehjet, paragrafe të tëra dhe pastaj në vend që të më falenderojnë, mundohen ti përdorin këto fjalë dhe shprehje dhe paragrafe të mia kundra meje.” Këto versione të përkëthimit të Biblës kanë kohë që janë jashtë përdorimit. Ato nuk përdoren më madje as nga kisha e Romës, ndërsa përkëthimi i Martin Luterit është i gjallë edhe sot.(5)

Martin Luteri u kthye në Wittenberg në 16 mars 1522. Që nga kjo kohë ai zhvillon një veprimtari të gjithanshme dhe shumë intensive. Përveç përkëthimit të Biblës ai është shumë i angazhar në predikime debate jo vetëm në Witemberg por madje edhe në Erfurt und Weimar. Popullariteti i Marin Luterit i shtyu sundimtarët që në takimin e tyre të dytë në Nurenberg të shpallin se masat kundër Martin Luterit ishin të pazbatueshme.Si pasojë e presionit nga Roma dhe Perandori u nxorr një dekret i ri kundër Martin Luterit në 1524 në takimin e tretë të Rechtagut në Nürnberg, por në këtë kohë Reformacioni kish përparuar aq shumë saqë arrestimi i Marin Luterit ish bërë praktikisht i pamundur. Pjesë e Reformacionit ish edhe mohimi i celibatit të priftërinjve, murgjve dhe murgeshave.Mësimet dhe predikimet e Martin Luterit futeshin edhe në manastiret e murgjve dhe të murgeshave, pavarësisht nga rreptësia e mbikqyrjes së tyre.

Page 84: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Katerina fon Bora

Natën e Pashkëve të vitit 1523 në manastirin e Nimshit ndodhi doçka diçka e pabesueshme: 12 Murgesha arratisen nga manastiri! Një gjë e tillë nuk kish ndodhur kurrë më parë. Çfarë i shtyn këto murgesha të arratisen nga jeta e sigurt e manastirit dhe të dalin krejt të pambrojtura në një botë që është krejt e panjohur, një botë të cilën ato ishin stërvitur që nga fëmijëria e tyre ta shohin si krejt pa vlerë, si krejt armiqësore? Një nga murgeshat e arratisura ishte dhe Katerina fon Bora. Rreziku që ato ndërmorën ishte shumë i madh. Po të kapeshin ato i priste si dënim burgim i përjetshëm, vetëm me bukë e ujë në bodrumet e lagështa të manastirit ndërsa pas vdekjes kisha propagandonte se ato i prisnin përjetësisht flakët e Skëterrës. Dr. Martin Trey (historian) komenton: ” Një murgeshë që arratisej nga manastiri në atë kohë nuk kish asnjë të drejtë. Ligjërisht kushdo që do ta ndihmonte e priste një ndëshkim i rëndë, deri në ekzekutim kurse për murgeshën vetë dënimi ish burgim i përjetshëm.” Cila ishte Katerina fon Bora? Për fëmijërinë e saj nuk dihet shumë: Lindur në vitin 1499 në Bora pranë Majsen. Babai i saj Johan fon Bora ishte pasardhës i një familjeje fisnikësh të varfëruar. Nga kjo familje sot si dëshmi ka mbetur vetëm emblema e saj e fisnikërisë:Një luan i kuq dhe një helmetë kalorsiake ngjyrë blu. Fisnikët e vegjël në Saksen në ato vite kalonin kohë të vështira. Shumë pak nga këto familie fisnike ishin në gjendje ti martonin bijat e tyre.Nuk kishin para të paguanin as shkollimin

Page 85: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

dhe as pajën e tyre. Pas vdekjes së nënës së saj babai e çon Katerinën në në manastirin benediktin në Brehna në 1504 , fillimisht si nxënëse. E ardhmja e saj pothuaj është vendosur: Për shumë vite me radhë ajo do të qëndrojë brenda mureve të manastirit, mbase për gjithë jetën. Babain e saj ajo nuk do ta shohë më kurrë. Kur mbush moshën 10 vjeçe atë e çojnë në Manastirin Marienthron në Nimpsh pranë Grenas. Nga ky manastir sot kanë mbetur vetëm disa rënoja si dhe një dokument që vërteton se Katherina von Bora ka qënë si murgeshë brenda këtij manastiri.Në vitin 1515 Katherina bëhet murgeshë. Ajo është tani 16 vjeç. Betimi i murgeshës kërkon që ajo ta kalojë kohën pa shijuar kënaqësitë e kësaj jete, të jetojë gjithmonë në varfëri dhe e martuar përjetësisht me Jezu Krishtin. A e mori në këtë kohë Katherina këtë vendim, vendim që në fakt e kishin marrë të tjerët për jetën e saj, me lehtësi apo e pati të vështirë? Nuk dihet. Jeta e manastirit është e vështirë.Në këtë manastir murgeshat bënin betimin e heshtjes, dhe përkushtoheshin tu nënështroheshin sprovave të ndryshme . Çdo kontakt me botën jashtë, madje dhe bisedat me njëra tjetrën për periudha të gjata, janë të ndaluara. Kështu kalojnë tani, njëra pas tjetrës ditët e jetës së saj, pothuaj të gjitha njësoj, pothuaj të gjitha rrjedhin sipas të njëjtave rregulla në monotoninë e viteve: -Lutje të përbashkëta, lexime të përditëshme nga Shkrimet e Shenjta gjithmonë në kohën e paracaktuar, sipas riteve të paracaktuara. Ato duhet të luteshin patjetër 7 herë në ditë, kishte dhe lutje edhe natën... Por në manastir murgeshave u jepej edhe arsimim:Ato mësojnë shkrim e këndim, mësojnë latinisht. Ky ish një privilegj i rallë, sidomos për gratë në atë kohë. Vitet kalojnë. Katerina e vogël tashmë është rritur, është bërë një grua e zgjuar dhe e arsimuar.Tani ajo ka njohuri të thella në menaxhimin e ekonomisë familjare, në kopshtari, bujqësi e në rritjen e bagëtive, njeh parimet e tregëtisë dhe vetitë shëruese të barishtave nga mund të prodhohen ilaçe. Natyrisht si çdo murgeshë ajo është njëkohësisht edhe e aftë të kujdeset për të sëmurët, në gjuhën e sipas konceptit të sotëm do të thoshim se ajo është edhe infermjere. Ndërkohë bota jashtë manastirit po tronditet. Deri brenda mureve të tij vijnë lajmet për një murg i cili po sulmon dhe po ve një pikëpyetje prapa shumë ligjeve dhe normave të cilat deri në atë kohë quheshin si të patundshme. Ky murg kish guximin tu kundërvihet njëkohësisht si Papës ashtu dhe Perandorit. Emri i tij është Martin Luter. Katerina dhe shoqet e saja lexojnë shkrimet e tija, megjithse futja në manastir dhe leximi i këtyre shkrimeve quhej krim i rëndë dhe të rënda ishin dhe pasojat për ato, në qoftë se do të kapeshin. Njëri nga shkrimet e Martin Luterit flet për

Page 86: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

martesën. Në këtë shkrim të titulluar”Jeta Bashkëshortore” ai e quan krejt të gabuar dhe në kundërshtim me vullnetin e Zotit celibatin dhe jetën e izoluar në manastir. Për këtë shkrim Prof. Dr. Ute Gause komenton: “Në këtë artikull të Martin Luterit gjenden disa thënie tepër të guximshme, madje dhe për një reformator të formatit të tij. Ai thotë midis të tjerave:”Një murgeshë që arratiset nga manastiri dhe pastaj gabon, mbetet shtatzënë dhe ka një fëmijë ilegjitim, është përsëri shumë më afër vullnetit të Zotit sesa ajo që me devotshmëri u nënështrohet rregullave të manastirit dhe qëndron në këtë skllavëri gjatë gjithë jetës së saj.” Ajo që i shqetëson këto gra të reja, besnike e të përkushtuara ndaj besimit të tyre, është fakti se argumentat që sjell Martin Luteri vijnë nga Shkrimi i Shenjtë, nga Bibla: ”Zoti i tha që në fillim njeriut: Jini të frutshëm e shtohuni!” Kjo është detyra e misioni hyjnor i një gruaje të bëhet nënë dhe jo të vegjetojë e skllavëruar dhe e burgosur brenda mureve të një manastiri.Shterpësia dhe izolimi janë mallkime dhe jo bekime.” Për herë të parë në mendjet e këtyre vajzave të reja ngrihet pyetja: “A mos vallë ajo që na kanë mësuar ne është e gabuar? A mos vallë martesa dhe të qënit nënë na qënka një bekim dhe jo një mallkim siç na mësojnë ne këtu? A mos vallë shterpësia, asketizmi dhe izolimi na qënka mallkim dhe jo bekim?!” Argumentat e Martin Luterit dalin më bindëse se gjithshka tjetër gjë që i çon këto vajza në një dëshpërim të thellë: Kot paska qënë gjithë ajo kohë e kaluar me lutje e argjerime, kot gjithë ato përpjekje për të luftuar si armiqësore të gjitha ato dëshira të brendshme të zemrës dhe të trupit që ne i kemi luftuar deri tani si mëkatare. Tani po na del se Zoti na i paska dhënë këto dëshira për të na drejtuar drejt jetës, drejt gëzimit drejt misionit të shenjtë që Ai vetë na ka caktuar në jetë. A do të ish vërtet vullneti i Zotit që ta thyenin betimin që kishin bërë sepse ky betim ish bërë mbi bazën e një mashtrimi, mashtrim ku ishin keqpërdorur e keqinterpretuar fjala e Zotit dhe vetë emri i Tij. Argumentat e Martin Luterit i bindin ato edhe në këtë pikë. Atëhere ato vendosin të bëjnë atë që deri në atë kohë nuk e kish imagjinuar askush. Ato vendosin të arratisen nga manastiri dhe me ndihmën e Martin Luterit ia dalin të arratisen! Çdo të thosh në atë kohë për një murgeshë të arratisej nga manastiri? Dr.Martin Trey komenton: “Një murgeshë ishte bërë e tillë sepse kish bërë një betim solemn. Ky betim quhej në atë kohë betimi më i shenjtë që ekziston. Në qoftë se ajo arratisej

Page 87: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

nga manastiri bëhej fajtore për thyerjen e betimit. Për këtë person do të thuhej: Kur ajo nuk ja mbajti besën Zotit vetë si do të mund tja u mbajë ajo besën njerëzve? Si do të mund ti kesh besim një njeriu të tillë? Kjo murgeshë nga ana tjetër nuk kish asnjë mjet jetese, asnjë mbështetje financiare, askush nuk do të kujdesej më për të. Vetë ajo duhej të kujdesej për vetë jetën e saj gjë që në Mesjetë ish praktikisht e pamundur.” Personat që i ndihmuan murgeshat të arratisen nga manastiri e njihnin Martin Luterin personalisht.Pas tre ditësh udhëtimi me karrocë më në fund ato mbrijnë në Wittenberg, në territorin e Princ Frederikut.Tani ato askush nuk mund ti arrestojë më. Këto murgesha nuk kishin me vete asgjë.Ato kishin vetëm rrobat e tyre të trupit, veshjet e manastirit, veshje të cilat nuk i mbanin dot më. Pra ato praktikisht nuk kishin asgjë.Menjëherë mbas mbritjes së tyre Martin Luteri u bën thirrje banorëve të qytetit të japin dhurata për këto vajza të reja, veshje dhe gjërat më të nevojshme. Në këtë kohë ai i shkruan njërit prej miqve të tij: ”Sapo erdhën tek unë disa murgesha që janë arratisur nga manastiri.Unë i shpërndava ato në shtëpitë e qytetarëve të nderuar të qytetit të Torgas.” Martin Luteri duhet të siguronte për të ardhmen e këtyre vajzave dhe praktikisht rruga e vetme ish që ato të gjenin një burrë dhe të martoheshin. Sipas të dhënave Katerina fon Bora dhe shoqja e saj Ave fon Shynefeld shkojnë dhe gjejnë strehë në shtëpinë e Lukas Kranah. Ai është një nga qytetarët më të nderuar të qytetit të Torgas, kryetari i bashkisë së qytetit, pronar i një farmacie të madhe si dhe piktor i njohur. Reformacioni kish reformuar deri në një farë mase edhe zakonet qytetare dhe familiare kështu që u bë e mundur që ish murgeshat nga jeta krejt e izoluar në manastir, tani kishin mundësinë të njihnin dhe të bisedonin lirshëm me djemtë e rinj, sidomos me studentët e universitetit. Pas një kohe të shkurtër të gjithë thoshin se Katerina fon Bora ish një person me një inteligjencë të jashtzakonshme.Martin Luterit në këtë kohë i tërheq vëmendjen sidomos shoqja e Katerinës, Ave fon Shynefeld kurse Katherina bie në dashuri me njërin nga studentët e Martin Luterit ,Jeronimus Baumgarten. Brenda një kohe të shkurtër ata u miqësuan dhe u afruan aq shumë me njëri tjetrin saqë quheshin pothuaj të fejuar. Në verën e vitit 1524 Jeronimus Baumgarten shkon te familja e tij në Nyrenberg për të marrë aprovimin e tyre për tu martuar me Katerinën. Familja me të marrë vesh qëllimet e tij jo vetëm që nuk pranoi, por e urdhëruan birin e tyre që menjëherë të ndërpresë studimet e tij dhe për ti prerë rrugën çdo rreziku, që atë vit e detyruan të martohet me një vajzë të zgjedhur prej tyre.Po ashtu edhe shoqja e Katerinës, Ave fon Shynefeld

Page 88: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

martohet po atë vit me një mjek, pasi Martin Luteri nuk kish patur ende guximin ti shprehte asaj ndjenjat e tij. Kur u mor vesh se Jeronimus Baumgarten ish martuar Martin Luteri i prezanton Katerinës një kandidat të ri për martesë, Pastorin Kaspar Glatz nga Orlamünde. Për çudinë e të gjithëve Katerina fon Bora i thotë jo kandidatit që i prezantuan. Martim Luteri dhe të gjithë të tjerët u zemëruan me këtë reagim të sajin dhe i bënë presion të martohet më në fund, pasi ndërkohë të gjitha shoqet e saja, të gjitha ish murgeshat që u arratisën me të nga manastiri, janë martuar por Katerina qëndron e patundur në vendimin e saj. Kur e pyesin për arsyen ajo thotë shkurt se kandidati në fjalë është: “Shumë plak e tepër kurnac!” Ndërkohë kur askush nuk ish në gjendje të gjente një zgjidhje për Katerinën zgjidhje e gjen vetë Katerina: Ajo e zgjedh vetë kandidatin e saj.Me guximin që e karakterizon ajo shkon dhe i propozon për martesë vetë Martin Luterit. Martin Luteri thotë se fillimisht ky ish një shok për të pastaj argumentoi se kjo do të ish ndofta zgjidhja më e mirë pasi ai gjithmonë ish në rrezik të vazhdueshëm dhe desh të krijonte një familie para se të vdiste gjithashtu dhe Katerina duhej siguruar. Në një nga letrat e tij ai shkruan: “Atëhere unë nuk e desha Katerinën pasi kujtonja se ish shumë krenare, mëndjemadhe dhe e pa nënështrueshme.” Katerina fon Bora citohet të ketë thënë kur morri vesh se lidhja e saj me Jeronimus Baumgarten u prish:”Meqë nuk u martova dot me Jeronimusin do të marr Martin Luterin!” Martin Luteri shkruan:”Me tu përhapur lajmi të gjithë miqtë e mi më të mirë thërritën me të madhe: “Jo këtë, jo këtë! Merr dikë tjetër!” Madje disa nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Martin Luterit si Philipp Melanchthon dhe disa të tjerë janë të mendimit se reformatorit nuk i takon të martohet.Edhe vetë Luteri e di se martesa e tij, sidomos martesa me Katerinën, u jep mundësi armiqve të tij ta sulmojnë atë vetë si dhe gjithë lëvizjen e Reformacionit, megjithatë ai i vendosur shkon drejt martesës me një grua që kish namin se ish kokëfortë dhe nuk i nënështrohej autoritetit të askujt.Në atë kohë këto ishin gjërat më të këqia që mund të thuheshin për një grua. Martesa u lidh në 13 qershor 1525.Ish një martesë që u organizua në mënyrë sekrete. Në ceremoninë e saj merrnin pjesë vetëm Pastori që drejtonte ceremoninë, Martini e Katerina si dhe 4 dëshmitarë, askush tjetër. Nga ana tjetër duhet thënë se Martin Luteri ish një njeri me të cilin një grua nuk e kish të lehtë të bashkëjetonte. Në publik ai njihej si një studiues

Page 89: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

erudit, profesor dinjitoz, orator i shkathët njeri tepër i nderuar etj, etj, por nga ana private Katerina gjeti një person që jetonte pak a shumë si atëhre kur ish murg në manastir. Ai kish vetëm një veladon priftëror, pak ndërresa dhe ato jo të një cilësie siç pritej nga një njeri i rangut të tij dhe për tu larë, nuk lahej dhe aq shpesh. Martini përdorte si dyshek një thes me kashtë, kashta e të cilit jo vetëm që ish mykur prej kohësh, por kish filluar dhe të kalbej. Këtë thes-dyshek të Martin Luterit Katerina e djeg publikisht që ditën e parë të martesës. Pastaj merr barishte të ndryshme dhe bimë mjeksore,që ajo i njihte mirë dhe duke i djegur ato nëpër dhomat e ndryshme filloi të luftonte lagështirën dhe erën e keqe që mbretëronte në to prej vitesh...

Në këtë kohë sulmet kundër Martin Luterit intensifikohen. Perandori e ripërtërin edhe një herë dekretin e tij kundër Martin Luterit dhe Papa gjithashtu ripërtërin e intensifikon akuzat,mallkimet shkishërimin,tani jo vetëm kundër Martin Luterit por edhe kundër gruas dhe gjithë fëmijëve që do të linden prej tyre. Në këtë kohë armiqtë e tyre botojnë artikujt më të paskrpull me akuza e fyerje vulgare e të neveritshme. Një nga këto është dhe pamfleti karrikaturë i titulluar”Martesa e Martin Luterit”ku jepen të pikturuara skena imorale midis njerzve, gjysëm njerzve dhe demonëve e përbindshave të formave më perverse e të llahtarshme, shpikje demoniake e fantazisë së një kishe të korruptuar. Martini quhet përveç të tjerave dhe vëllai i Luciferit, gjithashtu edhe epitetet me të cilat shoqërohet emri i Katerinës janë aq makabre, të pista, të ulta e pa dinjitet sa që do të ish krejt e padenjë ti citonim. Martin Luteri akuzohet midis të tjerave dhe si mashtrues dhe rrëmbyes i murgeshave. Kjo propagandë kundër tij dokumetohet të ketë vazhduar deri në shekullin e 18të. Ka dhe piktura gëdhendje e shkrime të shek të 18të ku thuhet se Martin Luteri mashtroi murgeshat, i rrëmbeu nga manastiri dhe ngriti me to një shtëpi publike në Wittenberg. Sulmet janë më intensive kundër Martin Luterit dhe pasojat psikologjike më të rënda i vuan ai. Armiqtë bërtisnin dhe përdornin çdo mjet propagandistik të kohës për të deklaruar se MartinLuteri dhe Katerina kanë thyer betimin që i kanë dhënë Jezu Krishtit, kanë ofenduar dhe ofendojnë Zotin me martesën e tyre. Martesa e tyre është imoralitet mëkat kundër qiellit dhe tokës prandaj dhe fëmijët që do të dalin prj tyre janë krijesa të mallkuara, pjellë e antikrishtit vetë...etj, etj. Këto sulme të rënda e të paskrupullta, sado që patën pasojat e tyre negative sollën një të mirë të madhe:Ato afruan dhe lidhën Martinin dhe Katerinën më fort se kurrë pasi ata shihnin se kishin përballë të dy të njëjtin armik të

Page 90: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

cilin duhet ta përballnin sëbashku, kështu që në lidhjen e tyre gjërat e dorës së dytë, të gjitha divergjencat që vinin nga arsye të dorës së dytë u kapërxyen shpejt dhe pa pasoja negative në marëdhënien e tyre bashkëshortore. Martin Luteri evoluon në pikpamjet e tija në lidhje me gratë dhe jetën familiare si pasojë e ndikimit të Katernës. Fillimisht Martin Luteri ka për gratë pikpamjet që janë të zakonshme për kohën e tij. Ai nuk beson shumë në aftësitë e talentet e grave. Shprehjet që ai përdorte shpesh në këtë kohë ishin : “Gruaja është inferiore ndaj burrit.”ose “Regjimenti, po u drejtua nga gratë, e ka marrë rrugën për në disfatë.”(Der vajba regiment, nemt zelten ajn gutes end.). Në këtë kohë Martin Luteri thotë se roli i grave është vetëm të lindin fëmijë. Ato duhet ta kryenin këtë funksion të tyre edhe sikur kjo tu kushtonte jetën: ”Në qoftë se gjatë procesit të lindjes gratë sëmuren ose vdesin, kjo nuk ka gjë. Po vdiqën le të vdesin, në fund të fundit për këtë janë gratë.” Në fillimet e martesës Martin Luteri ende nuk është çliruar nga idetë e murgjve të manastirit. Ai ende e quan dashurinë dhe kënaqësinë trupore midis burrit dhe gruas një mëkat. Më vonë pikpamjet e tij në këtë pikë si dhe në çdo paragjkim që ai kish ndaj grave gradualisht zhduket, sidomos si pasojë e ndikimit pozitiv të Katerinës. Disa vjet pas martesës ai i shkruan një mikut të tij: ”Ti nuk duhet të trembesh se mëkaton kur përqafon dhe dashuron gruan tënde.Në ato çaste duhet të mendosh:”Këtë grua mua ma ka dhuruar Zoti im Jezu Krisht. Atij i qoftë nder dhe lavdi.” Në qershor të vitit 1526 atyre u lind djali i tyre i parë Johanesi. Të gjithë janë të lumtur pasi asnjë nga mallkimet dhe profecitë makabre të armiqve nuk u realizua.Johanesi është një fëmijë i bukur, i zgjuar dhe i shëndetshëm, jo një përbindësh me dy koka dhe këmbë dhije siç mallkonin e profetizonin pasuesit e Papës.Po në këtë kohë shohim se kanë ndryshuar shumë dhe pikpamjet e tija ndaj grave, ndaj rolit dhe rëndësisë së tyre në familje. Në njërën nga letrat drejtuar një mikut të tij të afërt Martin Luteri shkruan rreth Katerinës: ”Ajo është, Lavdi Zotit, shumë mirë me shëndet dhe ajo që më çudit është fakti se më ka pushtuar zemrën time me një dashuri dhe një ëmbëlsi të tillë të cilën as nuk e kam njohur më parë dhe as nuk kam menduar dhe shpresuar se do të mund ta njoh dhe përjetoj ndonjëherë.” Por momentet e lumtura ndërpriteshin vazhdimisht nga sulme të të gjitha llojeve dhe që vinin nga të gjitha anët. Vetëm dy vjet pas martesës Martin Luteri sëmuret shumë rëndë aq sa ai vetë dhe shumë të tjerë menduan se do të vdesë. Në këtë kohë djali, Johannesi është vetëm një vjeç dhe Katerina është shtatzënë. Që në fillim të martesës së saj ajo përballet me rrezikun e

Page 91: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mundshëm të mbetet e ve, të mbetet vetëm me fëmijët e saj, pa asnjë burim të ardhurash.Katerina tregohet shumë kurajoze, edhe atëhere kur Martin Luteri mendon se çdo gjë ka mbaruar dhe vdekja nuk është larg. Dhe shpresa e Katerinës nuk zhgënjehet: Martin Luteri shërohet dhe e merr vehten plotësisht. Vepra më e rëndësishme e Martin Luterit, përkëthimi i plotë i Biblës u botua për herë të parë në vitin 1534. Në këtë botim përveç Martin Luterit kishin kontribuar edhe persona të tjerë si Johannes Bugenhagen, Justus Jonas, Caspar Creuziger, Philipp Melanchthon, Matthäus Aurogallus, and Georg Rörer. Matin Luteri vazhdoi të punonte për përmirësimin dhe saktësimin e këtij përkëthimi deri në fundin e jetës së tij. Aktivitetin si biznismene Katerina e fillon në mënyrë intensive në kohën kur ajo sapo mbushi 30 vjet. Ndërkohë ajo kish lindur tre fëmijë njëri prej të cilëve kish vdekur. Në këtë kohë në vend të tërhiqet në rolin e një nëne shtëpijake ajo fillon ta shëndërrojë manastirin që Princ Frederiku i kish dhuruar Martin Luterit, në një biznes fitimprurës të kombinuar me një banesë të rehatshme. Martini desh të mirrte diku me qira një banesë për familjen e tij, por Katerina mendon më larg. Ajo e rindërton manastirin dhe

aty hap një Borse(kështu quhej në atë kohë një konvikt studentësh ku studentëve u sigurohej fjetja ushqimi larja e rrobave dhe të gjitha nevojat e tjera) Natyrisht të jetonin së bashku me Martin Luterin, të hanin sëbashku me të në tryezën e tij, kjo ish ëndërra e çdo studenti dhe ata që ishin të pasur nuk kursenin të paguanin edhe çmimin, pavarësisht se ky ish disi i lartë. Që nga kjo kohë së bashku me Martin Luterin në tryezë ulen rreth 40 vetë për të cilët duhet siguruar gjithshka. Ndër ta ka studentë, miq e studiues që vijnë nga afër dhe nga larg, nipër, mbesa, kushërinj dhe shumë të tjerë.Nuk janë të ralla rastet kur në tryezë ulen princa dhe sundimtarë. Të plotësosh nevojat për një masë aq të madhe njerëzish, të organizosh edhe aktivitete të jashtzakonshme, jashtë radhës e rutinës së përditëshme, gjë që nuk ndodhte rallë, të gjitha këto kërkonin shumë punë dhe aftësi menaxhimi dhe për këtë gjithë barra binte mbi supet e Katerinës, barrë që ajo e mbajti me sukses për shumë vite duke e bërë shtëpinë e tyre një qendër ku mblidhej elita e intelektualëve të kohës, një qendër nga ku lindnin, piqeshin dhe shpërndaheshin idetë e Reformacionit. Prof. Dr. Ute Gause thekson se Katerina ish menaxheria e cila organizonte gjithshka.Pa ndihmën e saj Martin Luteri nuk do të kish patur mundësinë të ish aq produktiv në punën e tij, nuk do të kish patur qetësinë, mundësinë dhe privilegjin që në shtëpinë e tij të kish gjithmonë aq njerës të shquar, studentë miq e dashamirë që e mbështetnin, inkurajonin e ndihmonin dhe

Page 92: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

që ishin të gatshëm ti shpërndanin idetë e tij. Në këtë kohë Martin Luteri e quan Katerinën “Ylli i Mëngjezit të Wittenbergut” pasi ajo ngrihej çdo ditë shumë herët(zakonisht ora 4 e mëngjezit) për të filluar punën e saj. Katerina ishte një biznismene shumë e aftë. Ajo ishte gjithmonë tepër e vëmendshme për çmimet e tokave bujqësore si dhe të bagëtive. Blinte toka dhe me prodhimin e tyre plotësoheshin nevojat e shtëpisë dhe të Borsës kurse tepricat shiteshin në treg për të siguruar fitime.Për të gjitha këto asaj i duhet të marrë firmën e Martin Luterit pasi ajo si grua nuk kish të drejtë të bënte biznes.Martin Luteri ndodh që të ankohet, po për të nënëshkruar nënëshkruan gjithmonë. Në vitin 1536 ajo e rindërton edhe një herë shtëpinë, e bën të përshtatshme për të organizuar takime të mëdha me persona të rëndësishëm. Tani Martin Luteri mund ti organizojë takimet e rëndësishme edhe në shtëpinë e tij dhe kështu kursen kohë. Takimet e kësaj kohe, bisedat, diskutimet dhe idetë që dolën në to janë dokumentuar dhe mund të gjenden në vëllimin e titulluar “3000 biseda në tryezën e Martin Luterit”. Nga këto diskutime e biseda dalin idetë e reja mbi gabimet e kishës, marrëdhënia që duhet të ketë njeriu me Zotin etj. Këto ide shpërndahen që këtu në të gjitha anët dhe sjellin ndryshime rrënjësore. Në të gjitha bisedat që zhvillohen midis Martin Luterit dhe elitës intelektuale të kohës Katerina është gjithmonë e pranishme. Kjo është diçka e jashtzakonshme për atë kohë. Ky fakt tregon se koncepti i Martin Luterit për gratë ka ndryshuar rrënjësisht. Ai jo vetëm që tani e konsideron Katerinën si të barabartë, por edhe merr kurajon tu kundërvihet normave të kohës dhe nuk trembet të sfidojë hapur mentalitetin bashkëkohor duke e lejuar bashkëshorten e tij të jetë pjesmarrëse në takimet që ai ka me elitën intelektuale të kohës.Ky fakt ky shembull që jep Martini Luteri shkakton shumë irritime, edhe tek njerëzit e tij të afërt, por nga ana tjetër bëhet fillesa e një rruge dhe një tradite krejt të re. Martin Luteri bisedon dhe merr mendimin e Katerinës pothuaj për gjithshka. Ai nuk ka asnjë sekret përpara saj, edhe kur është fjala për çështje të rëndësishme politike. Edhe në biseda të tilla Katerina merr pjesë si bashkëbiseduese me të drejta të barabarta. Martin Luteri shkruan se lëvizja e Reformacionit nuk do të kish qënë aq e thellë pa pjesmarrjen energjike dhe të gjithanshme të Katerinës. Të gjitha këto aktivitete Katerina i kryen pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë që sjellin shtatzanitë, punët e përditëshme dhe kujdesi për fëmijët. Jeta bashkëshortore e families së Martin Luterit u bë shembull për familjet gjermane. Përveç gjashtë fëmijëve të tyre familja e Martin Luterit adoptoi

Page 93: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

dhe rriti dhe katër jetimë. Për të gjithë fëmijët e saj ajo ish fillimisht dhe mësuesja e parë, pastaj me kalimin e kohës djemtë kalonin në kujdestarinë e mësuesve privatë kurse vajzat vazhdonin të merrnin mësime vetëm prej saj. Martin Luteri ish shpesh në udhëtime dhe jo pak herë gjatë tyre u sëmur rëndë. Këto ngjarje ishin një presion i madh psikologjik për Katerinën. Frika se një ditë mund të mbetet e ve, pa burrin që i siguronte të ardhurat për familjen e shtyn Katerinën ta shtojë gjithmonë e më shumë pasurinë e saj që të krijojë sa më shumë kapital.Të ardhurat e familjes së Martin Luterit sa vijnë e shtohen. Përveç të ardhurave të rregullta atyre u vijnë edhe shumë dhurata si në të holla ashtu edhe në ushqime dhe sende materiale.Në atë kohë të ardhurat mesatare vjetore të një zanaçiu ishin 20 gulda në vit. Në vitet më të mira e ardhura vjetore e families së Martin Luterit arrinte deri në 800 gulda. Por nga ana tjetër edhe shpenzimet janë

shumë të mëdha. Vetëm shpenzimet vjetore të Borsës shkojnë më tepër se 600 gulda në vit.Pastaj duhet të paguhen edhe pagat e puntorëve që punojnë për ta, duhet të paguhen shpenzimet për rindërtimet, për blerjen e tokave,etj.Për gjithë këtë aktivitet ekonomik të familjes, si në shtëpi ashtu dhe në prona, Martin Luteri vinte vetëm firmën kurse të gjitha idetë dhe e gjithë puna ish në duart e Katerinës. Martin Luteri ish shumë i ngarkuar me punën e tij. Ai shkruante atikuj e leksione, punonte ripunonte në përkëthimin e Biblës, polemizonte, ish personi më produktiv i kohës së tij. Gjithashtu ai nuk mirrte para nga shkrimet e tij pasi ai synonte të përhapte të vërtetën e të luftonte mashtrimin e errësirrën dhe jo të nxirrte fitime materiale me shkrimet e tija.Ky ish parimi i tij. Në shtëpi ai sillte vetëm pagesën që mirrte si profesor dhe honoraret si dhe atë çka i dhuronin, por pjesa më e madhe e pasurisë së familjes sigurohej nga aftësitë si menaxhere të Katerinës. Me kalimin e kohës Martin Luteri ndryshoi, nga një murg i cili dikur i ish përkushtuar varfërisë në një njeri që i pëlqen lluksi dhe ha me shije, madje me tepri. Në tavolinën e tij mishi dhe peshku ishin pothuaj të përditshëm, gjë që e gjenje atëherë në shumë pak familje në Wittenberg. Po ashtu në shtëpinë e tyre kish një banjo të madhe si dhe paisjet higjeno sanitare ishin më modernet dhe më të shtrenjtat e kohës. Në vitin 1541 Katerina zbukuron hyrjen e shtëpisë së tyre me një portal të gurtë, shumë të kushtueshëm i cili gjendet pothuaj i padëmtuar edhe sot. Në këtë periudhë të jetës së tij ai është mbi peshë dhe ndryshon edhe në karakter.Nga një murg asket ai shëndrrohet në një person që i pëlqejnë lluksi dhe kënaqësitë e kësaj bote, kënaqësitë e tepërimet e mishit, siç i quante ai vetë dikur.Madje tek ai shfaqen qartë dhe në mënyrë kërcënuese

Page 94: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

siptomat e arrogancës dhe despotizmit.Tani në vend që ti kontrollojë me përulje pikpamjet e tij dhe ti korrigjojë ato me kujdes sipas Shkrimeve të Shenjta siç bënte dikur, tani në disa raste bën të kundërtën:Përdor Shkrimet e Shenjta për të argumentuar dhe për të nxjerrë konkluzone sipas dëshirave dhe interesave të tij. Kjo del qartë edhe nga një bisedë e tij me Katerinën, bisedë që e ka dokumentuar ai vetë. Martin Luteri thotë:”Do të vijë dita kur burrat të marrin më tepër se një grua. Katerina përgjigjet: “Vetëm Djalli e besoftë këtë fjalë!” Martini përgjigjet:Kati e dashur, arsyeja për këtë është thjesht biologjike pasi një grua mund të lindë vetëm një fëmijë në vit, kurse burri mund të ketë shumë” Katerina përgjigjet: “Apostulli Pal ka shkruar se çdo burrë duhet të ketë gruan e tij. Martin Luteri:”Po, vërtet Apostulli Pal thotë që çdo burrë duhet të ketë gruan e tij, por ai nuk thotë se çdo burrë duhet të ketë vetëm një grua. Martini vazhdoi të argumentojë për një kohë të gjatë.Kur mbaroi së foluri Katerina i përgjigjet: Asnjë nga këto argumenta nuk ti pranoj. Po ti kesh serjozisht këto mendime dije se ika dhe të lashë. Unë ik dhe futem përsëri në manastir e bëhem murgeshë. Atëhere kujdesu ti për vetveten si dhe për të katër fëmijët tanë!” Gjithashtu shohim se sa më shumë shtohet pasuria fama dhe pushteti personal i Martin Luterit ndryshon krejtësisht edhe qëndrimi i tij për sa i përket përdorimit të dhunës, aq më tepër theksohen tek ai siptomat e antisemitizmit, dhe të urrejtjes kundër personave të lindur me të meta fizike dhe mendore, etj. Në periudhën e parë, në fillimet karrierës së tij si reformimator , Luteri nuk e mbështeste dënimin me vdekje kundër mësuesve të rremë. Martin Luteri thotë rreth kësaj çështjeje në filimin e karrierës së tij: “ Si farisejtë ashtu dhe pasuesit e Papës kanë vrarë shumë njerës të drejtë duke i dënuar si heretikë, prandaj unë kam frikë se ne mund të bëjmë të njëjtin gabim”.(a) Në vitet që pasuan shohim se pikpamjet e tij rreth dënimit me vdekje ndryshuan në mënyrë dramatike. Këtë e shohim fillimisht në pikpamjet e qëndrimin e tij ndaj fshatarëve. Fillimisht Martin Luteri kish simpati për fshatarët, të cilëve u predikoi lirinë në Krishtin. Fshatarët e mbështetën Matin Luterin në përpjekjet e tija për tu çliruar nga tirania e kishës së Romës. Por kur fshatarët u përpoqën që sipas parimeve që Luteri predikonte të çliroheshin nga tirania e zotërinjve feudalë atëhere Matin Luteri u ngrit kundër tyre. Në këtë kohë ai

Page 95: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

shkruan: " Fshatarët nuk duan të binden, ata nuk duan të dëgjojnë, çfarëdo që tu thuash, mos u mundoni kot.Veshët e tyre janë bllokuar e duhen zhbllokuar me plumba. Bjeruni me plumba derisa kokat e tyre të këputen e të ndahen nga supet e tyre . ... Për fshatarin kokëfortë e të verbuar askujt të mos i vijë keq , le të mos i kursejë. Sekush të bëjë atë që ka mundësi: Le të vrasë me thikë, le të mbysë, le të qëllojë, le të veprojë ashtu siç veprohet kundër qenve të tërbuar, . . . . në mënyrë që paqja dhe siguria të mund të rivendoset “.( b) Në të gjitha shkrimet e Martin Luterit rreth revoltës fshatare gjejmë një fjalor fyes dhe kërcënime e sugjerime makabre si ato që sapo cituam. Pavarësisht nëse e konsideronte si të drejtë ose jo kauzën e kryengritësve fshatarë, pavarësisht nëse ish i zhgënjyer ose jo nga mënyra se si ata reagonin ose çfarë mjetesh dhe metodash kishin zgjedhur; mënyra se si shprehet Martin Luteri është krejt e papranueshme. Në vend që ai të luante rolin e një njeriu që sjell paqen, prdikon faljen dhe pajtimin me këto shkrime Martin Luteri u vu në rolin e një inkuizitori zjarrvënës. Dhe vërtet e pamëshirshme dhe makabre ishte dhe mënyra se si zotërinjtë protestantë e shtypën kryengritjen fshatare duke vrarë e masakruar mbi 100 000 vetë.

Page 96: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Qëndrimi i Martin Luterit e luteranëve kundrejt Anabaptistëve

Në këtë kohë anabaptistë quheshin disa reformatorë dhe pasuesit e tyre të cilët predikonin se pagëzimi i foshnjave nuk është në përputhje me parimet biblike. Argumentat që ata sillnin ishin citime nga Shkrimet e Shenjta të cilat thoshin se pagëzimi në ujë duhet të vijë pasi personi është penduar nga mëkatet dhe beson në Jezu Krishtin. Në fakt emrin anabaptistë atyre iu a vunë armiqtë e tyre.Fjala anabaptist vjen nga greqishtja dhe do të thotë:ata që pagëzohen për herë të dytë. Përfaqësuesit e këtij grupi u përgjigjeshin këtyre akuzave se ata asnjëherë nuk kishin predikuar anabaptizëm(pagëzim për herë të dytë, ose pagëzim të dyfishtë). Ne predikojmë një pagëzim, atë që bazohet në besim. Pagëzimi i foshnjave nuk është pagëzim pasi nuk bazohet në besimin e personit që pagëzohet, prandaj dhe është i pavlefshëm. Për arsye se mohonin dhe quanin të pavlefshëm pagëzimin e foshnjave të ashtuquajturit Anabaptistë përndiqeshin nga të gjithë të krishterët, si katolikë ashtu dhe nga të gjitha grupimet e protestantëve. Fillimisht Martin Luteri i përkrahu,madje kish treguar simpati të dukshme për Anabaptistët, por me kalimin e kohës kur nga lëvizja e tij u krijua një kishë institucionale Luteri filloi ti konsideronte Anabaptistët si armiq. Pagëzimi i foshnjave ish një ritual i cili sillte automatikisht çdo person nën pushtetin e autoritetin e kishës. Po të quhej i gabuar pagëzimi i foshnjave nuk dihej se çdo të ndodhte, nuk dihej se sa vetë do të pagëzoheshin dhe do ta pranonin vullnetarisht autoritetin e saj. Edhe sundimtarët e landeve i trembeshin pasojave që mund të sillte mospagëzimi i foshnjave. William McGrath komenton: “Është tragjik fakti që Luteri reagoi në këtë kohë në të njëjtën mënyrë të dhunshme kundër Anabaptistëve siç reagoi kundër fshatarëve kryengritës, të cilët ishin fajtorë vetëm për faktin se edhe ata kërkonin të njëjtën liri për të të cilën përpiqej e luftonte Martin Luteri vetë. Megjithse Luteri e dinte se Anabaptistët ishin një grup njerëzish fetarë, që nuk rrezikonin e nuk shtypnin askënd ai favorizoi politikën shfarrosëse kundër tyre. (c) Në vitin 1529, në atë që në histori ka hyrë me emrin Takimi i Spiers (Diet of Speyer) u sanksionua dënimi me vdekje kundër të gjitha Anabaptistëve. Në këtë koncil mirrnin pjesë princat që përfaqësonin landet dhe shtetet katolike dhe protestante. Këta princa dhe këto lande e urrenin njëri-tjetrin, ishin armiq, por megjithatë e organizuan këtë takim dhe morrën një

Page 97: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

vendim të përbashkët për të shkatërruar baptistët. Në këtë koncil shohim një fenomen që rallë ka ndodhur në histori. Dy grupe të krishtera që janë në armiqësi me njëri tjetrin bëjnë një marëveshje të përbashkët për të persekutuar dhe shkatërruar krejtësisht një grup tjetër të krishterë! Rezultat i kësaj marëveshje ish angazhimi nga ana e të dyja palëve i 400 policëve specialë që kishin si detyrë të zbulojnë Anabaptistët kudo që ata gjendeshin dhe ti ekzekutonin menjëherë.Në gjithë Evropën filluan arrestimet, torturat dhe djegjet në turrat e druve. Në vitin 1538 , sundimtari Lutheran i landit të Hesse në Gjermani i shkroi Mbretit Henry VIII të Anglisë një letër ku i kërkonte atij të përndiqte Anabaptistët. Midis të tjerave ai i shkruante: " Nuk ka sundimtar në Gjermani , qoftë katolik apo protestant që ti tolerojë këta persona. Fillimisht ne u japim mundësinë të pendohen dhe të kthehen në rrugën e drejtë, kur shohim se nuk ka shpresë që ata të ndryshojnë, i burgosim. Kur shohim se ata vazhdojnë të mbeten kokëfotë dënohen me vdekje.(d)

" Seckendorf gjithashtu na tregon , se avokatët Luterane të Wittenbergut dënuan me vdekje një peson të quajtur Pestelius , me akuzën se ai i takonte sektit Zuinglian.Ky vendim u morr edhe pse sundimtari i Saksonisë ish kundër tij. Po në këtë kohë na dëshmohet se disa Anabaptistë janë ekzekutuar nga Luteranët me akuzën se ata”me kokëfortësi po punonin në përhapjen e gabimeve të tyre”. (e) Urbanus Rhegulus ishte një udhëheqës Lutheran në Augsburg i cili ka përndjekur Baptistët .Ai botoi një libër kundër baptistëve në 1528 . Ilustrimi në kopertinën e librit të tij tregon qartë urrejtjen e Luteranëve kundër Baptistëve.Në kopertinën ish pasqyruar një lumë i cili futej në një det të zjarrtë.Anabaptistët pasqyrohen si persona që bëjnë lëvizje akrobatike në lumin i cili i ka marrë e vete dhe i çon direkt në detin e zjarrtë. Kjo do të thosh se pagëzimi sipas mësimeve të anabaptistëve ishte rruga për në Skëterrë.Ky ish mendimi dhe qëndrimi i Luteranëve, madje i gjithë protestantëve kundrejt Baptistëve. Rhegius ishte nxitësi kryesor i përndjekjeve kundër baptistëve në qytetin protestant të Augsburgut . Historiani Filip Schaff , i cili ishte një Lutheran vetë dhe me siguri nuk kishte asnjë paragjykim kundër protestantëve shkruan: " Rhegius nxitte disa sundimtarë kundër tyre " ( Schaff , Historia e Kishës së krishterë , VI . 578 ) .

Lista e disa Anabaptistëve të persekutuar nga kisha Luterane: Hans Koch dhe Leonard Meyster u vranë në 1524 .

Page 98: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Rhegius ishte shkaktari që Pastori anabaptist Hans Denk u dëbua nga qyteti në 1527.Ai ishte gjithashtu shkaktari që Pastori Langenmantel të arrestohen dhe të dëbohet në tetor të atij viti . Leonard Snyder u vra në 1527 . Shumë Anabaptistë të tjerë vdiqën në burg , duke përfshirë Hans Hut , trupi i të cilit është djegur në sheshin n; qendër të Augsburgut . Pastori Baptist Seebold u vra në prill 1528, dhe 12 të tjerë u vranë më vonë po gjatë atij viti .Shumë u torturuan dhe u damkosën me hekur të skuqur . Njërit iu pre gjuha sepse kish thënë publikisht se pagëzimi i foshnjave nuk është drejtë, nuk është sipas mësimeve të Biblës. Andreas Osiander reformator Lutheran në Nuremberg , Gjermani , ka persekutuar dhe kërcënuar për vdekje Anabaptistët në zonën e tij. Hans Denk , i cili më vonë u bë pastori i një kishe të madhe Anabaptiste në Strasburg , u emërua drejtor i shkollës luteriane të Shën Sebald në Nuremberg . Në atë kohë Denk sapo kish rënë në kontakt me pikpamjet e Anabaptistëve dhe pikpamjet e tija nuk ishin kristalizuar përfundimisht. Në janar 1525 , Denk u dëbua nga qyteti.Osiander e kërcënon dhe e palajmëron qartë se në qoftë se ai i afrohet Nurembergut edhe një herë , qoftë brenda një distance prej 10 miliesh, ai do të dënohet me vdekje . Denk u zhvendos në Augsburg , u pagëzua nga predikuesi Anabaptist Hubmaier , dhe u bë pastor i një kishe të fortë Anabaptiste të ati qyteti që numëronte mbi 1,100 vetë.Përfundimisht , lideri lartpërmendur Lutheran Urban Rhegius e dëboi Denk-un nga Augsburgu . Një tjetër lider i njohur Lutheran ishte Martin Bucer ( 1491-1551 ) . Ai ishte me ndikim në Augsburg , Gjermani.Edhe ai kërkoi që të bëjë për vete këshillin e qytetit për të përndjekur Anabaptistët .Sa herë që këshilli i qytetit nuk vepronte me shpejtësinë dhe me ashpërsinë që kërkonte Martin Bucher kundra Anabaptistëve ai i akuzonte pushtetarët se po bënin të njëjtin mëkat si senati romak në periudhën e fillimeve të krishterimit. Megjithatë këmbëngulja e Martin Bucher dha frytet e saja në rastin e Pilgram Marbeck si dhe në shumë raste të tjera. Marbeck ishte një inxhinier i ndërtimeve urbane i cili u detyrua të largohet nga Tiroli katolik për shkak të besimit të tij.Ai mbërriti në Augsburg vitin 1530 dhe predikonte me guxim jo vetëm kundër gabimeve të Romës , por edhe kundër atyre të reformatorëve protestantë . Kur ai botoi dy libra në të cilat mbronte pikëpamjet e tij në 1531 , këshilli i qytetit ndaloi shpërndarjen e tyre dhe thirri atë për të dhënë llogari .Bucer doli në rolin e akuzuesit dhe persekutuesit inkuizitor. Meqë Marbeck refuzoi të nënështrohet atë e detyruan të largohej nga qyteti i Augsburgut, në mes të dimrit megjithse ai dhe familja e tij nuk kishin asnjë vend ku të

Page 99: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mund të strehoheshin. Ky dekret mizor u zbatua më 18 dhjetor. Bucer ishtë një nga nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të këtij dekreti. Në vitin 1529, këshilli protestant i qytetit të Augsburg i nxitur nga peredikuesit luteranë burgosi predikuesit Anabaptistë Jakob Kantz dhe Reublin në qelitë më të errëta të burgut të Kështjellës, qeli të cilat ishin për kriminelët që kryenin krimet më të rënda. Arsyeja e këtij dënimi të ashpër ish fakti se Jakob Kantz në predikimet e tij i kish quajtur reformatorët luteranë " marangozë të pakualifikuar , të cilët të cilët kishin prishur e shkatërruar shumë , por tani nuk ishin në gjëndje të ndërtonin.” Në 1534 , Këshilli qytetit nxorri një dekret i cili urdhëronte që të gjithë anabaptistët të largohen nga qyteti brenda 8 ditëve. Në vitin 1535 këshilli i qytetit nxori një dekret i cili urdhëronte se të gjitha foshnjat duhet të pagëzoheshin. Prindrit të cilët nuk i pagëzonin foshnjat e tyre do të dënoheshin. Gjithashtu dekreti dënonte cilindo që iu jepte strehim apo ndonjë ndihmë çfarëdo Anabaptistëve. Në vitin 1538 u konstatua se në qytet vazhdonte të kish ende Anabaptistë, pasi ata që dëboheshin gjenin mënyra të ktheheshin përsëri.Për ta zgjidhur këtë problem këshilli drejtues i qytetit të Augsburgut nxorri një dekret sipas të cilit çdo Anabaptist që dëbohej dhe kthehej përsëri në qytet, atij fillimisht do ti pritej një gisht, po të kthehej për herë të dytë atij do ti vihej një damkë në faqe ose në qafë duke e djegur me hekur të skuqur. Po të kthehej për herë të tretë ai person do të ekzekutohej (do të mbytej). Këshilli i qytetit e justifikonte këtë dekret me fjalët: “Ne nuk i marrim këto masa për ti detyruar me forcë të tjerët të pranojnë besimin tonë. Këto masa merren thjesht për të ruajtur të paprekur unitetin e kishës sonë.” Shtrohej pyetja përse protestantët luteranë atëhere iu kundërvunë Papës i cili desh të bënte të njëjtën gjë, të ruante të paprekur unitetin e kishës së tij. Si pasojë e këtyre persekutimeve Anabaptistët u larguan nga Europa dhe u vendosën në kontinentin Amerikan. Pasadhës të tyre janë grupet e quajtura Amish, Menonitë, etj.

Epidemia e murtajës

Por ndërkohë vjen një kërcënim i ri.Në Evropë përhapet përsëri murtaja dhe rastet e para sapo janë shfaqur edhe në Wittenberg. Katerina dëshiron të largohet bashkë me gjithë familjen por Martin Luteri kundërshton me kokëfortësi. Ai është i bindur se Zoti do ta mbrojë dhe atë dhe familjen nuk do ta prekë asnjë e keqe. Murtaja ardhi me një intensitet të madh kësaj radhe në Wittenberg. Gjatë kësaj kohe shtëpia e gjithë manastiri ku banonte familja e Martin Luterit u shëndrua në spital. Katerina dhe një infermiere tjetër kujdeseshin për të

Page 100: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

sëmurët. Në vitin 1542 sëmuret rëndë dhe vajza 12 vjeçare e Martin Luterit, Magdalena. Megjith përpjekjet e mëdha të Katerinës, Magdalena vdes. Vdekja e saj i dëshpëron thellë që të dy. Në atë kohë Martin Luteri shkruan: ”Në shpirt unë jam shumë i gëzuar, por në mish jam i dëshpëruar, shumë i dëshpëruar. O sa do të desha të largohem nga kjo botë, të fluturoj lart, lart në qiell sepse e ndjej se po na afrohen kohë të këqia, shumë të këqia.” Fatkeqësisht pas kësaj tragjedie Martin Luteri nuk reagon sipas drejtimit të Shpirtit, por sipas mishit egos dhe traditës më të errët kishtare. Hidhërimi që shkakton vdekja e bijës së tij Magdalena kthehet në urrejtje, urrejtje kundër hebrenjve. Kjo ish një gjë e zakonshme në atë kohë: Sa herë që ndodhnin fatkeqësi natyrore, sa herë që binin epidemi sëmudje apo katastrofa të tjera të kësaj natyre kisha gjithmonë fajësonte hebrenjtë.Në këtë drejtim Katerina, e cila e kish ndihmuar të korigjonte pikpamjet e tija mesjetare në lidhje me gratë, nuk e ndihmonte dot pasi ajo pothuaj gjithë fëmijërinë dhe rininë e saj e kish kaluar në manastir ku kish dëgjuar vetëm fjalë të këqia kundër hebrenjve.As miku i afërt i Martin Luterit, Philipp Melanchthon, i cili nuk ish dakort me antisemitizmin e tij nuk pati fuqinë e kurajon ti kundërvihet Martin Luterit me forcën dhe vendosmërinë e duhur. Në Janar të vitit 1543 ai boton shkrimin e titulluar “Rreth Çifutëve dhe mashtrimeve të tyre”(Von den Juden und ihren Lügen). Me këtë shkrim filloi kryqëzata e tij kundër hebrenjve.Qëllimi i tij ishte i dyfishtë:Nga njëra anë ti bënte hebrenjtë krejt të papranueshëm për të krishterët në mënyrë që të mos mund të kish asnjë lloj komunikimi midis të krishterëve dhe hebrenjve, nga ana tjetër Martin Luteri synonte që ti bindte të gjithë princat e sundimtarët në vendet ku ish përhapur reformacioni që ti përzenin të gjithë hebrenjtë nga territorret e tyre. Për realizimin e këtyre dy synimeve Martin Luteri punoi me pasion deri në fundin e jetës së tij. Kjo veprimtari e tija zhvillohej edhe kundër të gjithë të krishterëve të cilët tregonin tendenca miqësore kundrejt hebrenjve.(Më me hollësi do të flasim rreth kësaj teme më tutje). Është një paradoks tragjik se ndërsa Martin Luteri punonte me pasion për përmirësimin e përkëthimit të Biblës dhe përhapjes të së vërtetës së Zotit me po aq pasion punonte ai kundër hebrenjve. Në Janar të viti 1546, pasi kish bërë korigjimet e fundit për një botim të ri të Biblës, Martin Luteri shkoi tek Konti Albrecht VII sundimtari i Mansfeld për ta bindur që të dëbonte të gjithë hebrenjtë nga territori i tij. Hebrenjtë ishin dëbuar nga qyteti i Magdeburgut në vitin 1493 dhe që në atë kohë ata kishin gjetur strehim në qytetin e Eisleben. Tani në familjen e Kontit kish mendime të ndryshme se si duhej vepruar me ta. Predikimin e fundit kundër hebrenjve Martin Luteri e mbajti në 15 Shkurt 1546, vetëm tre ditë

Page 101: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

para vdekjes së tij.Ky predikim si dhe letra e fundit që ai ka shkruar tregojnë se frika dhe urrejtja ndaj hebrenjve tek Martin Luteri ka marrë pëmasat e një manie dhe një fobie të vërtetë e cila as nuk korrigjohet dhe as nuk mund të frenohet më nga intelekti e forca e karakterit të tij. Martin Luteri vdiq në 18 Shkurt 1546. Trupin e tij e sjellin në Wittenberg tre ditë më vonë.Po në këtë vit botohet dhe versioni i Biblës që mban korrigjimet e fundit e bëra nga Martin Luteri. Pothuaj 6 muaj pas vdekjes së Martin Luterit, në vjeshtën e vitit 1546 ushtritë perandorake kërcënojnë Wittenbergun. Katerina dhe famija e saj janë në qendër të hakmarrjes së perandorit prandaj shkojnë në Magdenburg, pastaj kur ushtëritë perandorake afrohen edhe aty shkojnë dhe gjejnë strehë në oborrin mbretëror të Danimarkës. Kur qetësohet gjendja kthehen përsëri në Wittenberg. Atje të gjitha bagëtitë janë vjedhur, të gjitha tokat dhe pronat e tjera janë shkretuar. Ka mbetur vetëm manastiri që shërbente dikur edhe si shtëpi banimi për familjen. Katerina u shkruan letra dhe u lutet për ndihmë miqve të saj. Këto ndihma e mbajtën gjallë atë dhe familjen e saj në vitet që pasuan. Në verën e vitit 1552 në Wittenberg përhapet përsëri sëmundja e murtajës. Kësaj radhe Katerina vendos të largohet.Me nxitin i mbledh gjërat më të nevojshme dhe sëbashku me fëmijët e saj niset me një karrocë drejt qytetit të Torgas. Katerina e nget vetë karrocën. Pak para se të arrinte në portat e qytetit ndodh një aksident i rëndë, karroca përmbyset. Katerina duke dashur të mbrojë fëmijët dëmtohet vetë shumë rëndë (frakturë e eshtrave të legenit). Miqtë e marrin dhe e strehojnë familjen dhe kujdesen për Katerinën. Dy muajt e fundit të jetës së saj ajo i kalon me dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme. Pak para ardhjes së festës së Krishtlindjeve Katerina vdes në qytetin e Torgas. Martin Luteri ka shkruar:”Katerina ime e ka meritën, vetëm ndihma e saj më dha fuqi, prandaj dhe Satanai nuk më mposhti dot.” Këto thënie të Martin Luterit si dhe ndihma dhe roli i saj në lëvizjen e Reformacionit nuk përmenden në fjalimet e varrimit të saj. Në lidhje me familien e me rolin e gruas idetë e reformatorit nuk kishin arritur ende pasuesit e tij.Për Katerinën u tha se ish një bashkëshore besnike, u fol gjithashtu se ish një nënë e devotshme dhe se kish vuajtur shumë pas vdekjes së Martin Luterit dhe sidomos pas aksidentit, asgjë më tepër. Por megjithatë e nderuan duke e varosur në varrezat e kishës së Shën Mërisë, një vend ku varroseshin vetëm anëtarët e families së Princit.(2)

Page 102: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Martin Luteri, përvoja kontaktet e tij personale me hebrenjtë

Martin Luteri u lind, u rrit dhe u arsimua në një kohë dhe një medis ku fjala çifut (hebre) ish simbol i të gjitha të këqijave. Në atë në çdo festë e kremtim fetar predikuesit rregullisht shanin dhe mallkonin çifutët që ishin mohuesit dhe vrasësit e Zotit Jezu Krisht, kjo ndodhte sidomos në kohën e Pashkëve, por edhe gjatë festës së Krishtlindjeve si në ditët e tjera të kremtimeve të festave të Krishtera. Jo rrallë këto festa fillonin si një festë kremtimi për Jezu Krishtin dhe përfundonin si një masakër kundër hebrenjve. Qëndra nga shpërndahej urrejtja kundër hebrenjve ish kisha dhe institucionet e saj dhe si rrjedhim, sa më i lidhur të ish dikush me kishën dhe institucionet e saj aq më tepër ish ai i infektuar nga kjo urrejtje. Prandaj është krejt e natyrshme se edhe Martin Luteri i cili ish arsimuar që në fëmijëri në shkolla fetare dhe kish kaluar si murg shumë vite të jetës së tij,nuk mund të ish i lirë prej saj. Të dhënat historike dëshmojnë se Marin Luteri kurrë nuk arriti të çlirohet plotësisht nga paragjykimet kundër hebrenjve; megjithatë në periudhën fillestare të veprimtarisë së tij si pasojë e analizave të hollësishme të fakteve historike dhe mbështetjes në parimet biblike ai paraqitet si reformator i vërtetë edhe në mënyrën se si e trajton çështjen e hebrejve. Në vitin 1500 ka pasur në pjesën veriore të territorit të Perandorisë së Shenjtë Romake në veri të Alpeve (Kështu quhej në atë kohë Gjermania e sotme dhe disa territore reth saj) më pak se 40.000 hebrenjve ( 0.2 për qind të popullsisë së përgjithshme ). Ata jetonin kryesisht në qendrat e mëdha. Hebrejtë e kosideronin vetveten si pasardhësit e zgjedhur të Abrahamit dhe për këtë arsye si popull i beslidhjes të Zotit që ishin në pritje për ardhjen e Mesisë. Ata nuk pranonin se Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar dhe prisnin ardhjen e tij.Për hebrenjtë lidhja e tyre me Zotin kryhej me anë të librave të tyre të shenjtë Toras dhe Talmudit. Ata festonin festat e tyre sipas Kalendarit Hebraik zbatonin rethprerjen sipas traditës që merrte fill nga Abrahami dhe festonin festën e Shabatit. Në territorin e Saksonisë kanë jetuar shumë më pak hebrenj se sa në Berlin apo në Gjermaninë qëndrore dhe jugore prandaj edhe Luteri nuk ka patur shumë kontakte personale me ta.Fillimisht urrejtja e Martin Luterit kundër hebrenjve vinte vetëm nga mësimet e kishës dhe nga mentaliteti i shoqërisë ku ai u rrit e bënte pjesë.

Page 103: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Më vonë ndodhën disa incidente në jetën e tij personale të cilat e ushqyhen dhe i hodhën benzinë zjarrit të kësaj urrejtje. Në një letër që i shkruan Nikolaus von Amsdorf në vitin 1525 Martin Luteri thotë se një mjek hebre nga Polonia është munduar ta helmojë.Faktikisht Martin Luteri e akuzoi këtë person tek autoritetet e kohës. Dëshmohet se pasi u hetuan akuzat personi i akuzuar nga Martin Luteri u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga burgu.Ka shumë arsye të besohet se ky gjykim ish i drejtë pasi u krye nga pushtetarë që ishin pjesë e Reformacionit, pasues dhe admirues të Martin Luterit. Megjith vendimin gjyqësor dhe lirimin e personit nga ana e autoriteteve, si Martin Luteri ashtu dhe Katerina ishin dhe mbetën të bindur se mjeku hebre ish një vrasës i paguar, i cili vetëm për arsye të rrethanave nuk pati sukses në ndërmarrjen e tij.

Pikpamjet e shprehura nga Martin Luteri në lidhje me hebrentë

Viti 1519- Në predikimin e tij në ditën e të Premtes së Madhe (të Premtes së Zezë) ditën kur kujtohen vuajtjet dhe kryqëzimi i Jezu Krishtit, Martin Luteri kritikoi hapur dhe me forcë gabimin që ka bërë kisha gjatë historisë së saj duke fajësuar dhe duke nxjerrë vetëm hebrenjtë fajtorë për kryqëzimin e Jezu Krishtit. Ai shprehet: “Kryqëzimi i Jezu Krishtit na tregon pasojat vdekjeprurëse të mëkatit.Duke parë Jezu Krishtin të kryqëzuar ne duhet të trembemi dhe të largohemi nga mëkatet tona. Edhe Johebrenjtë janë po aq fajtorë sa hebrenjtë për kryqëzimin e Jezu Krishtit”. Në këtë predikim Martim Luteri i çliron hebrenjtë nga akuza se ata janë vrasësit e Zotit. Ai gjithashtu ndryshon tekstin e lutjes që kisha Katolike përdorte në këtë datë, tekst që akuzonte vetëm hebrenjtë si të vetmit fajtorë për kryqëzimin e Jezu Krishtit. Që nga ajo ditë Martin Luteri vendosi si tekst zyrtar për lutjen e të Premtes së Madhe (Të Premtes së Zezë) për të

Page 104: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

gjitha kishat Protestante Luterane tekstin e mëposhtëm: ”Ishte mëkati ynë i madh dhe shkeljet tona të rënda që e çuan Birin e Vetëm dhe të Vërtetë të Perëndisë në kryq.Prandaj ne nuk duhet të qortojmë Judenjtë, as ti ngarkojmë të gjitha fajet Izraelit. Edhe ne vetë jemi po aq fajtorë. Mëshiro o Zot”(Kyrieleison)

Në vitin 1521 në predikimin “Magnifikat” Martin Luteri komenton vargjet ku Maria i thur lavdi Zotit ( Luka 1:46-55 ) me fjalët: “Lindja e Jezu Krishtit si biri i një nënë judease , por pa patur një atë njerëzor, ish përmbushja e premtimit që Perëndia ka bërë te Zan 12:1-3 : Krishti ishte premtuar dhe ardhi në botë si pasardhës i Abrahamit . Ky premtim është baza e shpëtimit për të krishterët dhe të zbatohet deri në Ditën e Fundit . Kjo e vërtetë ka qenë të njohur dhe është shpallur nga të gjitha patriarkët biblike dhe profetët e Izraelit . Tora na është dhënë vetëm si një nxitje që ne të mund të shpresojnë për të ardhmen te Shpëtimtari i vërtetë. . Kjo ofertë për shpëtim u takon dhe u është bërë së pari hebrenjve, por ata ende nuk e kanë kuptuar drejt. Ata vazhdojnë të besojnë se do të jenë në gjendje të shpëtojnë vetveten duke përmbushur ligjin ... Megjithatë , ju të krishterët duhet t'i trajtoni ata(hebrenjtë) me mirësi dhe nuk duhet të përbuzni sepse sipas premtimit të vlefshëm në Abrahamit disa Judenj të mund të njohin Krishtin çdo ditë. Kush do të donte të bëhet i krishterë nëse ai është trajtuar në mënyrë çnjerëzore e jo sipas parimeve të krishtera nga vetë të krishterët ? Pra jo , të dashur të krishterë . Ju tregoni atyre të vërtetën në mënyrë miqësore .Në qoftë se ata nuk e pranojnë , le të shkojnë . Sa të krishterë nuk e respektojnë Krishtin , nuk i dëgjojnë dhe nuk i zbatojnë fjalët e Tij madje janë shumë më keq se paganët dhe hebrenjtë?” Me këto fjalë Martin Luteri bën thirrje të hapur kundër misionimit të dhunshëm të hebrenjve.

Në vitin 1523 Martin Luteri boton shkrimin e titulluar “ Le të mos harrojmë se edhe vetë Jezu Krishti ish hebre”(Dass Jesus Christus ein geborener Jude sei) Në ketë shkrim Martin Luteri kritikon e fajëson Papën dhe drejtuesit e tjerë të kishës, vetë kishën si institucion se i ka trajtuar shumë keq hebrenjtë.Ai shkruan: “Sjellja e keqe e Papës dhe e atyre që e pasojnë i ka armiqësuar dhe larguar hebrenjtë nga e vërteta e ungjillit. Papa dhe pasuesit e institucionet që ai kontrollon nuk u kanë dhuruar hebrenjve asnjë

Page 105: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

shkëndijë drite, aspak ngrohtësi. Në qoftë se ne do tu bëjmë të njohur hebrenjve dritën e artë të Ungjillit të Krishtit ka shpresa të forta se zemra e tyre do të hapet .” Ky shkrim i kundërvihet më shumë se çdo tjetër politikës dhe metodave të Kishës së Romës kundra hebrenjve: “Papa, peshkopët,teologët,murgjit të gjithë këta burra që mbahen për të mençur janë sjellë sikur të kishin inteligjencën e gomarit( tekstualisht njerëzit e mëdhenj e me pushtet po me kokë gomari). Ashtu si janë sjellë ata kundrejt hebrenjve, në vend që të bindnin hebrenjtë të bëhen të krishterë bindnin çdo të krishterë të ndershëm të marrë anën e judenjve dhe madje të shkojë deri në përqafimin e Judaizmit. Në qoftë se do të më kishin trajtuar mua personalisht ashtu si ka trajtuar Papa dhe pasuesit e tij hebrenjtë, unë do ta kisha më të lehtë të pranoj të më bëjnë derr sesa të më bëjnë të krishterë. (Päpste, Bischöfe, „Sophisten“ (Scholastiker) und Mönche, die „groben Eselsköpfe“, seien bisher mit ihnen so umgegangen, dass ein guter Christ Jude geworden wäre. Wäre er, Luther, Jude gewesen und hätte solche „Tölpel“ den Christenglauben regierend und lehrend erlebt, dann wäre er eher „eine Sau“ geworden als ein Christ.) Më tutje ai vazhdon: “Në qoftë se apostujt e parë të krishterimit, të cilët ishin të gjithë hebrenj,do të kishin përdorur të njëjtat metoda për përhapjen e krishterimit ndër johebrenjtë, siç përdor Papa sot kundrejt hebrenjve, nuk do të ish bërë askush i krishterë. Asnjë popull nuk është trajtuar kaq keq, me kaq armiqësi e urrejtje nga kisha sesa Judenjtë.Kundër tyre është përdorur gjithmonë dhunë, janë trajtuar jo si njerëz, por sikur të ishin qenër. Gjithmonë i kanë sharë dhe keqtrajtuar, i kanë vjedhur dhe zhveshur nga të drejtat më themelore. Le të mos harrojmë se hebrenjtë i takojnë popullit që vetë Zoti ka zgjedhur, le të mos harrojmë se ata janë familja dhe farefisi i Jezu Krishtit, sipas anës së tij njerëzore.Le të mos harrojmë se Zoti atyre dhe askujt tjetër ia besoi dhe u dha privilegjin të tansmetojnë dhe të sjellin në botë fjalën e Zotit, Biblën. Kur atyre u mohoet e drejta të jenë pronarë tokash, kur u mohoet e drejta të punojnë midis të krishterëve dhe sëbashku me ta, përse çuditemi se janë bërë sot fajdexhinj? Çfarë mundësie, çfarë mënyre tjetër u mbetet atyre për të jetuar? Për sa kohë që dhuna kundër tyre është e përhershme dhe pa asnjë shkak, për sa kohë që vazhdimisht dëgjojmë të thuhet për ta budallëqe të tilla si : “ata, hebrenjtë duhet ta lajnë vazhdimisht trupin e tyre me gjak të të krishterëve, përndryshe do të binin erë kërrmë”, si do të mund të presim

Page 106: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

një reagim pozitiv nga ana e tyre? Në qoftë se duam ti ndihmojmë me të vërtetë hebrenjtë atëhere ata nuk duhen trajtuar sipas ligjeve të Papës por duhen trajtuar sipas ligjeve të dashurisë së krishterë. Ne duhet ti pranojmë ata me miqësi, duhet ti lejojmë të punojnë dhe të banojnë së bashku me të krishterët, në mënyrë që ata të kenë mundësinë ta njohin nga afër mësimin tonë të krishterë, ta shohin praktikisht mënyrën tonë të krishterë të jetesës. Në qoftë se megjithatë disa prej tyre përsëri mbeten kokëfortë dhe vazhdojnë të mohojnë dhe nuk pranojnë asgjë, a mos do të ish kjo ndonjë gjë e jashtzakonshme?! A mos jemi ne vetë të gjithë të krishterë të vërtetë e të përsosur? “

Në vitin 1537 MartinLuteri boton traktin:Letër drejtuar Josel von Rosheim Në vitin 1536 Johann Friedrich I, nxorri një dekret i cili u mohonte hebrenjve të drejtën e banimit , punësimit dhe kalimit në territoret e sundimit të tij. Josel fon Rosheim i cili ish avokat mbrojtës i interesave të hebrenjve ardhi deri në kufirin e Landit Saksonisë dhe i dërgon Martin Luterit një letër ku i kërkon të takohet me të. Ai mendonte se Martin Luteri do të ish i gatshëm të ndërhynte tek Johann Frederiku i parë në favorin e hebrenjve në mënyrë që dekreti i nxjerrë kundër hebrenjve të shfuqizohej. Në 11 Qershor 1537 Martin Luteri e refuzon kërkesën që i drejtohet me fjalët:Që nga viti 1523 u kam shërbyer gjithmonë edhe më shumë të gjithë hebrenjve, por për shkak se ata e kanë abuzuar në mënyrë të turpshme shërbimin e tim madje dhe e kanë keqpërdorur atë për të kryer gjëra të padurueshme, për këtë arsye tani unë, Martin Luteri nuk jam më në gjendje të ndëhyj tek sundimtari në favor të tyre.Më tutje Matin Luteri vazhdon: Të njëjtën gjë ata, hebrenjtë bëjnë dhe me Jezu Krishtin. Edhe pse Jezusi ishte vetë një hebre dhe hebrenjve nuk u kish bërë asnjë të keqe, përsëri ata, hebrenjtë e kanë fyer dhe mallkuar Atë vazhdimisht....” Historiani Haiko A. Oberman thekson se kjo letër shënon dhe fillimin e këthesës në qëndrimin e Luterit ndaj hebrenjve.(2)

Në vitin 1538 në shkrimin e tij të titulluar “Wider die Sabbather”(Kundër atyre që festojnë Sabatin”), Martin Luteri akuzonte hebrenjtë se në qytetin e Mähren ata kishin konvertuar shumë të krishterë në Judaizëm. Këta të krishterë tani ishin rethprerë dhe besonin se Mesia ende nuk kish ardhur.Në këtë shkrim shohim sa Martin Luteri po futet edhe më thellë në rrugën e Antisemitizmit pasi ky shkrim përhap akuza të rreme kundër hebrenjve .Historiani Thomas Kaufmann thekson se këto të

Page 107: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

dhëna nuk ishin të sakta sepse të krishterët që quheshin Sabatistë nuk ishin bërë si të tillë si pasojë e ndikimit nga ana e hebrenjve. Martin Luteri e dinte këtë gjë prandaj historiani i sipërpërmendur thekson se qëllimi i vërtetë i akuzave të Martin Luterit është që të krijojë urrejtje ndaj tyre dhe të krijojë mundësinë që ata ti dëbojnë nga Mähren . Në janar të vitit 1543 Martin Luteri boton shkrimin me titull “Rreth Judenjve dhe Mashtrimeve të tyre”. (Von den Juden und ihren Lügen) Siç e theksuam më sipër ky shkrim u shkrua nga Martin Luteri në një kohë tepër të vështirë të jetës së tij. Pas shumë suksesesh të jashtzakonshme, pas disa viteve në të cilat edhe ëndërrat e tija më të guximshme ishin realizuar, zhgënjimet filluan të vinin njëri pas tjetrit. Seria e zhgënjimeve filloi me hebrenjtë. Martin Luteri mendonte se ata me siguri do ta pranonin versionin e tij të krishterimit pasi sipas Martin Luterit ky version ishte i përsosur. Por hebrenjtë nuk reaguan kështu. Në vitin 1542 murtaja kish shkaktuar dëme dhe tragjedi të mëdha në shumë nga qytetet ku ish përhapur Reformacioni, pavarësisht nga lutjet e reformatorëve. Martin Luteri kish qënë i sigurt se Zoti me siguri do ta mbronte atë dhe familjen e tij, prandaj dhe kur pa se po përhapej murtaja nuk u largua nga Wittenbergu siç e këshillonte Katerina, me besimin se Zoti do ta mbronte me siguri, por nuk ndodhi kështu: Edhe vajza e tyre Magdalena sëmuret dhe vdes. Magdalena, * 4. Maj 1529 in Wittenberg, † 20. Shtator 1542 in Wittenberg.Pak kohë pas vdekjes së saj Martin Luteri boton shkrimin që përmban akuzat më të rënda dhe që sugjeron masat më ekstreme kundër Judenjve. Shkrimi “Rreth Judenjve dhe Mashtrimeve të tyre”. (Von den Juden und ihren Lügen) është një shkrim i cili jo vetëm përmban dhe ripërtërin edhe një herë akuzat dhe paragjykimet më të errta kundër hebrenjve, në të gjendet edhe një plan konkret se si duhet të zhvillohej lufta kundër tyre. Martin Luteri shkruan në këtë shkrim se ai nuk do të përpiqej më të diskutonte me hebrenjtë pasi sipas tij “Është më e lehtë të bindish Djallin vetë se sa të këthesh hebrenjtë në besimin e krishterë.”(3)

Në këtë kohë ai u kundërvihej me forcë, si me fjalë ashtu dhe me shkrime të gjithë atyre të Krishterëve që tregonin tendenca miqësore kundrejt hebrenjve dhe është bërë dashur padashur aleat me ish armikun e tij më të rrezikshm, me personin që ju kundërvu Reformacionit dhe Matin Luterit vetë më tepër se kushdo tjetër, tani ai është bërë aleat dhe ka pëkpamje të njëjta me Dr. Johann Maier von Eck (13 Nëntor 1486 – 13 shkurt 1543) teologun Gjerman profesor i universitetit të Lajpcikut.Në shkrimin

Page 108: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

“Kundër hebrenjve dhe mashtrimeve të tyre” Martin Luteri përsërit akuzat e kishës, akuza që ai vetë i kish hedur poshtë në shkrimet dhe predikimet e mëparëshme: “Çifutët janë të etur për gjak, hakmarrës, populli më kurnac dhe më lakmitar pas parave. Në ta shihet qartë lakmia dhe kokfortësia e vetë djallit. Rabinat e tyre të ndyrë i joshin të rinjtë e krishterë të pranojnë mashtrimet e Judaizmit dhe i largojnë nga besimi i vërtetë. Jo më kot janë akuzuar çifutët se ata kanë helmuar puset e ujit, se rrëmbejnë fëmijët e krishterë, siç është e freskët akuza që ju drejtohet atyre se kanë rrëmbyer Simon e Trentit. Edhe në qoftë në këtë rast konkret ata janë të pafajshëm,dihet se ata po të kishin mundësinë do të ishin gjithmonë të gatshëm ta kryenin një gjë të tillë. Edhe kur kryejnë diçka të mirë, edhe në këto raste ata veprojnë të detyruar jo nga dashuria por nga interesi vetjak të detyruar nga fakti se ata duhet të bashkëjetojnë me të Krtishterët... Në fakt sot situata është e tillë dhe ka arritur deri aty sa që në atdheun tonë, ne jemi bërë shërbëtorët e çifutëve, po, po kështu është ne jemi shërbëtorët dhe ata janë zotërinjtë tanë.” Pas akuzave Martin Luteri parashtron dhe një plan në të cilin jepen 7 hapa të domozdoshëm që të krishterët duhet të ndërmarrin patjetër kundër Judenjve. Kjo ish sipas Martin Luterit ish një detyrë e ngutshme për Sundimtarët dhe të gjithë pushtetmbajtësit e krishterë. Ata duhet të : -Të djegin sinagogat -Të prishin të gjitha shtëpitë ku ata banojnë në mënyrë që hebrenjtë të detyrohen të jetojnë si romët nëpër çadra e shtalla. -Tu konfiskojnë të gjitha librat e lutjeve dhe Talmudin e tyre sepse këto libra mësojnë idhujtari. -Të shpallin dënimin me vdekje për çdo Rabin që guxon tu mësojë të rinjve Talmudin si gjithshka që lidhet me Judaizmin. -Të mos lejohen më të merren me tregëti, me biznesin e parasë (Të japin para me fajde). -Tu konfiskohen të gjitha paratë, stolitë. -Të detyrohen ta fitojnë jetesën e tyre duke bërë punë të rënda fizike. Pas paraqitjes së kësaj liste, Martin Luteri thotë se pavarësisht se ish dëshira e tij e zjarrtë që ti mbyste të gjithë çifutët me duart e tij, të krishterëve nuk ja u lejon feja e tyre ta bëjnë këtë gjë, madje ata nuk duhet as ti mallkojnë ata. Prandaj këto masa të mësipërme duhet ti zbatojnë Princat e Sundimtarët të cilët Zoti i ka vendosur në pushtet dhe u ka dhënë detyrën të luftojnë të keqen. Po qe se nuk është e mundur të zbatohen këto masa Sundimtarët duhet ti përzejnë të gjithë çifutët nga territori i tyre ashtu siç duhen përzënë qentë e tërbuar.”

Page 109: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Duhet thënë se ky shkrim nuk u pranua nga të gjithë pasuesit e tij, besnikë të lëvizjes së Reformacionit, pati dhe prej tyre që e kundërshtuan. Një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Martin Luterit, Philipp Melanchthon, shkruan se tonet e shkrimit “Rreth Judenjve dhe Mashtrimeve të tyre”. (Von den Juden und ihren Lügen) janë tepër të ashpra dhe ky shkrim duket sikur është shkruar nga dora e një inkuizitori. Megjithatë askush nuk ish në gjendje ta frenonte Martin Luterin. Karakteri i tij i vendosur dhe popullariteti i tij ishin një pengesë të cilën askush nga pasuesit e tij nuk guxoi ta sfidojë hapur. Që nga kjo kohë Martin Luteri do të përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet, do të verë të gjithë talentin e tij oratorik në shërbim të synimit që tashmë u kthye në një mani:Të bindte të gjithë sundimtarët që ishin bërë pjesë e Reformacionit të shkatërronin të gjithë bazën ekonomike të hebrenjve dhe të merrnin çdo masë që do ti detyronte ata të konvertohen.Martin Luteri i shkonte tani hebrenjtë si një instrument të Satanait për shkatërrimin e Krishterimit.Në ato vite ish i bindur se nëse ai nuk do ti kovertonte të gjithë hebrenjtë në fenë e krishterë do të shkatërrohej krejt lëvizja e Reformacionit dhe mbi të dhe gjithë pjestarët e kësaj lëvizjeje do të vinte ndëshkimi i Zotit komenton Prof. Dr. Dietrich Korsch (e perifrazuar). Në mars të vitit 1543 Martin Luteri boton shkrimin

“Vom Schem Hamphoras” Në këtë shkrim akuzat kundër hebrenjve shprehen me një gjuhë tepër të ulët dhe vulgare. Ai shprehet midis të tjerave: Çifutët këta djaj.Në këtë shkrim vihen në të njëjtin rang çifutët, Judas Iskarioti, ekskramentet, derrat dhe djalli.Këtu shohim të përdoren fjalët më banale dhe të ulëta që janë përorur ndonjëherë nga Martin Lutteri. Në këtë shkrim hebrenjtë akuzohen gjithashtu të jenë bashkëpuntorë me romët dhe tartarët. Sipas këtij shkrimi, të gjithë këta janë agjentë të armiqëve të krishterimit, armiq të cilët kanë ardhur për të mbledhin informata, për të vrarë princat dhe sundimtarët e krishterë, për të rrëmbyer fëmijë dhe për të helmuar puset e ujit me synimin ta shkatërrojnë krejt krishterimin. Në 15 shkurt 1546, vetëm tre ditë para vdekjes së tij Martin Luteri mban predikimin e tij të fundit të titulluar “Vermahnung wider die Juden” . Në Janar 1546 Martin Luteri shkoi te konti Albrecht VII sundimtar i Mansfeldit për ta bundur me argumente e predikime që ti dëbonte të gjithë hebrenjtë nga territoret e tija. për ta bindur që të dëbonte të gjithë hebrenjtë nga territori i tij. Hebrenjtë ishin dëbuar nga qyteti i Magdeburgut në vitin 1493 dhe që në atë kohë ata kishin gjetur strehim në qytetin e Eisleben. Tani në familjen e Kontit kish mendime të ndryshme se

Page 110: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

si duhej vepruar me ta. Predikimin e fundit kundër hebrenjve Martin Luteri e mbajti në 15 Shkurt 1546, vetëm tre ditë para vdekjes së tij ai tha: Hebrenjtë duhet të detyrohen të besojnë në Jezu Krishtin i cili në fund të fundit është dhe ai hebre, i përket dhe ai fisit të tyre. Më tutje ai vazhdon: “ Ata hebrenj që me të vërtetë e pranojnë Krishtin janë vëllezërit tanë, ata që nuk e pranojnë janë armiqtë tanë të papajtueshëm.”(4) Martin Luteri luftoi deri në fund që të gjithë hebrenjtë që nuk pagëzoheshin e bëheshin të krishterë të dëboheshin përfundimisht nga të gjitha territoret e sundimtarëve të besimit evangjelist. Arsyet e këtij zelli të jashtzakonshëm ishin se Martin Luteri në vitet e fundit të jetës së tij, ishte i mendimit se po jetonte në kohët e fundit dhe Jezu Krishti do të kthehej shumë shpejt. Për këtë arsye ai edhe e intensifikoi jashtë mase punën e tij për të pagëzuar me çdo kusht hebrenjtë. Sipas Martin Luterit Antikrishti dhe forcat që vepronin në anën e tij ishte Papa dhe kisha e Romës, Perandoria Otomane dhe hebrenjtë që refuzonin të pagëzohen. Martin Luteri u trembej shumë hebrenjve që nuk pagëzoheshin pasi i konsideronte ata si armiq të cilët mund ta shkatërronin nga brenda.(5)

Page 111: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Martin Luteri dhe Nazizmi

Pikpamja mbizotëruese midis historianëve është se retorika anti –hebraike e Martin Luterit ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e antisemitizmit në Gjermani , dhe në vitet 1930 dhe 1940 siguroi një bazë ideale për sulmet Partisë Naziste mbi hebrenjtë . Reinhold Lewin shkruan se " kushdo që ka shkruar në ato vite kundër Judejve për çfarëdo arsye qoftë, besonte se ai kishte të drejtë. Për të justifikuar veten të gjithë i referoheshin triumfalisht Luterit . Po ashtu sipas Michael çdo libër kundër hebrenjve që shtypej në Rajhun e Tretë përmbante referenca ilustrime dhe citate nga Martin Luteri.(1) Diarmaid MacCulloch argumenton se pamfleti i Martin Luterit titulluar “Për çifutët dhe gënjeshtrat e tyre” ishte një plan i parapregatitur i cili u vu në zbatim në nazistët në të ashtuquajturën “Kristallnacht”. Menjëherë pas djegjes të sinagogave, shkollave dhe shkatërrimeve të pronave të hebrenjve gjatë “Kristallnacht” , Martin Sasse , Peshkopi i Kishës Luterane në Thuringia botoi një përmbledhje të shkrimeve të Martin Luterit . Në parathënien e këtij libri Martin Sasse shkruan me entuziazëm për djegien e sinagogave. Ai thotë se nuk është rastësi që kjo ngjarje e shënuar ndodhi në datën 10 nëntor 1938, në ditëlindjen e Martin Luterit . Këtë koincidencë Martin Sasse e quan si një shënjë profetike që e paralajmëron popullin gjerman që ti marrin tepër seriozisht paralajmërimet e Martin Luterit kundër hebrenjve. Në vitin 1940 , Heinrich Himmler shkruante me admirim për shkrimet e Martin Luterit dhe sidomos për pamfletin e tij të titulluar “Për çifutët dhe gënjeshtrat e tyre”. Pikërisht ky pamflet, një ekzemplar nga botimet e para të tij, iu dhurua nga bashkia e qytetit të Nurenbergut nazistit famëkeq Julius Streicher, kryeredaktorit të gazetës naziste” Der Stürmer”, në ditëlindjen e tij në 1937 .Julius Streicher u entuziazmua nga ky pamflet. Menjëhrë botoi një artikull rreth tij në gazetë ku e quan pamfletin në fjalë si traktin më radikal antisemit të botuar ndonjëherë në historinë gjermane. Ekzemplarë të këtij pamfleti u vendosën në vitrinat kryesore të ekspozitave dhe citoheshin vazhdimisht. Këto citime janë përdorur shumë edhe nga autorët të cilët pretendonin të kishin zbukuar ligjet e origjinën e racës ariane, Dr. E.H Schulz dhe Dr. R. Frercks. Më 17 dhjetor 1941,të shtatë konfederatat rajonale të kishës Lutherane nxorrën një deklaratë të përbashkët në të cilën mbështetnin masën e qeverisë naziste e cila i detyronte hebrenjtë të kenë gjithmonë mbi rrobat e tyre simbolin e yllit të verdhë.Në këtë deklaratë të përbashkët thuhej: “Përvoja e hidhur e detyroi Martin Luterin që të na paralajmëronte të

Page 112: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mbrohemi nga hebrenjtë dhe ai na këshilloi se që në qoftë se duam të jetojmë në paqe duhet ti flakim të gjithë hebrenjtë jashtë territorit gjerman.. " Franklin Sherman , redaktor i vëllimit 47 të Edicionit Amerikan të Veprave të Luterit, vëllim i cili përmban edhe pamfletin “Mbi hebrenjtë dhe gënjeshtrat... “ komenton : " Antipatia e Luterit ndaj hebrenjve ishte fetare dhe jo racore megjithatë shkrimet e Luterit kundër Judenjve nuk janë thjesht pikpamje teologjike të shprehura me gjuhën e ftohtë e të qetë që karakterizon shkrimet e kësaj natyre. Pamfleti i tij është i mbushur me urrejtje dhe zemërim, urrejtje dhe zemërim i cili drejtohet jo kundër pikpamjeve dhe ideve të caktuara, por që drejtohet kundër një grupi të caktuar njerëzish kundër të cilëve ai del dhe me propozime e plane konkrete shkatërruese.. " Sherman argumenton se Luteri " nuk mund të distancohet tërësisht nga antisemitët moderne " . Lidhur me traktatin e Luterit , “Mbi hebrenjtë dhe gënjeshtrat e tyre” , filozofi gjerman Karl Jaspers shkruan : " Në këtë traktat ne kemi të skicuar qartë të gjithë programin nazist të shfarosjes.”(2) Dijetarë të tjerë argumentojnë se duhet marrë parasysh fakti se antisemitizmi i Martin Luterit ish një antisemitizëm teologjik krejtësisht i ndryshëm në natyrën e tij me antisemitizmin racor të nazistëve.Paul Halsall argumenton se pikëpamjet e Luterit kanë pjesën dhe rolin e tyre në hedhjen e bazave të antisemitizmit racial evropian të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por ato nuk janë e vetmja bazë dhe i vetmi burim. Ai shkruan se " edhe pse komentet e Luterit duket të jenë të proto - naziste , duhet konsideruar fakti se ato janë vetëm një pjesë e traditës mesjetare të antisemitizmit të krishterë . Ndërsa nuk ka dyshim se antisemitizmi i krishterë ka hedhur bazat sociale dhe kulturore për anti - semitizmin e ri racor të Nazizmit, por duhet thënë gjithashtu se baza më e fortë e antisemitizmit nazist nuk ishin argumentat teologjike, por argumentat pseudo – shkencore e nocionet e racës që nazistët dhe të ashtuquajturit shkencëtarë të tyre zhvilluan më vonë. Nazistët burgosën dhe vranë edhe ata hebrenj etnike që kishin konvertuar në fenë kristiane : . . Luteri do ti kishte mirëpritur konvertimet e tyre.(3) Pikpamjet dhe emri i Martin Luterit shfrytëzohen edhe sot nga Neonazistët. Për këtë po sjellim si shembull ilustrues disa citime nga faqja zyrtare e një grupimi nazist të cilët e quajnë vetveten Neoluteranë(4) Ndërmjet të tjerave në faqen zyrtare të tyre thuhet: Adolf Hitleri ka thënë:”Martin Luteri ka qënë një njeri shumë i madh, një gjigand.Me një goditje ai e çau errësirrën dhe pa çifutët në dritën e vërtetë, ashtu si sapo kemi filluat ti shohim edhe ne sot.”(5)

Page 113: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Të djegim shkollat dhe sinagogat e judenjve Martin Luteri:”Dua tu jap një këshillë shumë të vlefshme:verjauni zjarrin çdo shkolle e sinagoge të judenjve. Atë që zjarri nuk mund ta djegë dot ta mbuloni me dhe në mënyrë që asnjë gjurmë prej tyre të mos shihet më, përjetësisht.Të gjitha këto duhen bërë për ti dhënë lavdi Zotit tonë Jezu Krisht dhe për ta mbajtur me nder emrin e të krishterit, në mënyrë që Zoti vetë ta shohë se ne jemi të krishterë të vërtetë.” Adolf Hitleri e ka zbatuar këtë këshillë.Pikërisht në ditlindjen e Martin Luterit u vuri zjarrin sinagogave në Gjermani.

GESELLSCHAFT ZUR VERBREITUNG VON INFORMATIONEN

ÜBER DIE GLAUBENS- UND SITTENLEHREN MARTIN LUTHERS:

Die Neo-

Lutheraner

Online-Dokumentation

Luthers Kampf

gegen die Juden

Adolf Hitler: „Luther

war ein großer Mann, ein

Riese. Mit einem Ruck

durchbrach er die

Dämmerung, sah den

Juden, wie wir ihn erst

heute zu sehen beginnen.“

Quelle: Dietrich Eckart:

„Zwiegespräche zwischen Adolf Hitler

und mir“, München 1924, Seite 24

Luther: „Die Synagogen

oder Schulen der Juden

mit Feuer anstecken.“

Luther: „Ich will

Page 114: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

meinen treuen Rat geben“

„Erstens, dass man

ihre Synagogen oder

Schulen mit Feuer

anstecke und was nicht

brennen will, mit Erde

überhäufe und

beschütte, dass kein

Mensch einen Stein

oder Schlacken davon

sehe ewiglich. Und

solches soll man tun

unserem Herrn und der

Christenheit zu

Ehren, damit Gott

sehe, dass wir

Christen sind ...“

Adolf Hitler hat Luthers Rat

befolgt - in der Nacht zum

Geburtstag Luthers brannten

die Synagogen in

Deutschland. © 2000 »Die Neo-Lutheraner«

Gesellschaft für die Verbreitung von Informationen über die Glaubens-

und Sittenlehre Martin Luthers Hernsterstraße 26, 97892

Kreuzwertheim, Deutschland

Page 115: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Pikpamjet e Martin Luterit kundrejt fëmijëve të lindur me të meta

Në këtë çështje Martin Luteri pajtohej plotësisht me pikpamjet e kohës së tij. Në këtë kohë fëmijët e lindur me të meta quheshin “Wechselbälger” (Të shkëmbyerit). Në atë kohë besohej se të gjithë fëmijët lindeshin gjithmonë si fëmijë normalë. Sa herë që ish një fëmijë me të meta thuhej se fëmija lindi normal, por fëmijën e vërtetë ka ardhur dhe e ka rrëmbyer Satanai dhe në vendin e tij ka sjellë këtë fëmijë me të meta. Martin Luteri në përputhje me këtë pikpamje të kohës së tij, sa herë që përmend fëmijët e lindur me të meta, të gjithë këta fëmijë i konsoderonte si djaj. Një fëmijë i tillë, sipas pikpamjeve të atyre viteve, nuk ish i krijuar nga djalli, ai ish vetë një djall.Për këtë na dokumentohet tek përmbledhja e bisedave që titullohet “Bisedat rreth tryezës” (Nr. 4513 und 5207) Aty na dokumentohet një rast kur dy sundimtarë shkuan dhe e pyetën se si duhet të vepronin ata me fëmijën e tyre i cili kish lindur me të meta të rënda. Martin Luteri citohet tu jetë përgjigjur se një fëmijë i tillë ish thjesht një masë mishi(lat "massa carnis") dhe nuk ka një shpirt njerëzor. Tek këta fëmijë vetë djalli e ka zënë vendin që në fakt duhet të kish shpirti njerëzor. Prandaj ai i këshillonte sundimtarët ta hidhnin në lumë fëmijën. Këto pikpamje të Martin Luterit, këto shkrime të tij u shfrytëzuan nga Adolf Hitleri dhe shfrytëzohen edhe sot nga parti e grupime të ndryshme për të justifikuar krimet e tyre Në vitin 1940 Werner Catel (1894–1981), Profesor i Neurologjisë dhe Psihiatrisë në Universitetin e Leipzig, i cili ishte një nga tre mjekët që planifikuan dhe zbatuan atë që historikisht njihet me emrin Aksioni T4 "euthanasia" një program i drejtuar nga pushteti Nazist i Hitlerit program ku ishin pjestarë Carl Hans Heinze Sennhenn dheErnst Wentzler.

Gjatë këtij programi të„Euthanasie“u vranë në mjediset e spitaleve rreth 16.000 fëmijë me të meta. Këto vrasje masive Werner Catel i justifikonte me citime nga deklaratat e Martin Luterit: Këta fëmijë nuk kanë një personalitet të tyren, nuk kanë afësi të kenë një vullnet që ti mundësojë të marrin vendime të pavarura, janë thjesht një masë mishi(lat "massa carnis") dhe nuk kanë shpirt njerëzor.(1)

Page 116: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Zhvillimi i historik i ngjarjeve dhe evoluimi i kishës Luterane pas vdekjes së Martin Luterit

-Në 24 prill princi Johann Friedrich i Saksonisë( Sachsen) humbet një betejë vendimtare në Mühlberg pranë lumit të Elbes. Vetë Princi Johann bije rob në duart e perandorit Karl V. Perandori tani faktikisht ka pushtuar gjithë territorin e Gjermanisë por Papa Pal III nuk e shpall protestanizmin si fe heretike, dhe perandori vetë nuk ka mundësi ta bëjë këtë gjë. Kjo rrjdhë ngjarjesh bëri të mundur që Protestanizmi të vazhdojë edhe pse zonat protestante u pushtuan ushtarakisht.

-Danimarka dhe Norvegjia përqafojnë protestanizmin.

-25. Shtator 1555 nënëshkrohet në Augsburg traktati i marrëveshjes midis Ferdinand I, i cili përfaqësonte të vëllanë Perandorin Karl V. Dhe landeve protestante. Ky traktat garanton lirinë e praktikimit të protestantizmit. Traktati mbeti në fuqi për pothuaj 50 vjet. Pas kësaj kohe shtëpia mbretërore e Habsburger përpiqet edhe një herë ta vendosë me forcë Katolocizmim. Kjo bën që të fillojë lufta 30 vjeçare.Kjo luftë solli shumë shkatërrime e viktima. Në disa zona gjatë kësaj lufte humbën jetën 2/3 e popullsisë. Më në fund në vitin 1648 nënëshkrohen në takimet në Münster und Osnabrück traktatet që sollën paqen.Po ta analizojmë kohën që nga vdekja e Martin Luterit në vitin në 1546 deri në vitin 1648 kur u nënëshkrua paqja e Vestfales (Westfälischer Friede) vërejmë se kanë qënë kohë shumë të vështira, me shumë luftra, masakra, epidemi dhe zi buke. Siç theksuam dhe më sipër, në disa zona si pasojë e tyre humbi jetën 2/3 e popullsisë. Këto arsye, këto rrethana historike nuk e lejuan dritën dhe të vërtetën e fjalës së Zotit të përhapet.Këto vitë nuk i sollën më afër Katolikët dhe Protestantët, përkundrazi ndarja u bë edhe më e madhe dhe armiqësia më e thellë.Tani ata që e quanin veten të krishterë ishin të orjentuar më tepër te përkatësia e tyre fetare se sa tek fjala e Zotit. Protestanizmi, nga një lëvizje reformatore e cila kish si synim të çonte të gjithë besimtarët tek drita dhe e vërteta e fjalës së Zotit tani u konsolidua si një fe, si një doktrinë e një kishe institucionale e cila në thelbin e saj ish e njëjtë me kishën institucionale Katolike kundër së cilës ajo luftonte.

Page 117: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Në Angli

William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall; c. 1494–1536) William Tyndalle (Uilliam Tindell) e filloi karierën e tij fillimisht si student e pastaj si profesor në Universitetin e Oksfordit.Si pasojë e rezultateve të tija të larta në studime atij ju lejua të studionte teologji,por programi nuk i lejonte që studentët të studionin Shkrimet e Shenjta. Më vonë Tindelli shkruan: "Ata nuk lejojnë asnjë student të marrë në dorë Shkrimet e Shenjta.Para se dikujt ti lejohet të marrë në dorë një kopje të Shkrimit të Shenjtë duhet të kalojnë 9 ose 10 vjet. Gjatë këtyre viteve studentit i kërkohet të studjojë e të indoktrinohet me aq shumë mashtrime e parime të rema saqë kur ti japin në dorë Shkrimet e Shenjta mëndja e tij të jetë plotësisht e errësuar dhe krejtësisht e mbyllur ndaj të vërtetës.”(1) Uilliam Tindelli kish një dhunti të jashtzakonshme si gjuhëtar. Ai njhte me të njëjtën thellësi dhe fliste po aq rrjedhshëm frëngjisht, greqisht, hebraisht, gjermanisht, italisht, latinisht, dhe spanjisht njësoj si gjuhën e tij amtare, gjuhën angleze. Nga viti 1517 - 1521, ai shkoi në Universitetin e Kembrixhit.Aty u njoh dhe u bind edhe më fort nga idetë e Erasmusit të Rotërdamit. Në vitin 1521 filluan përplasjet e tija të para me drejtuesit e hijerarkisë kishëtare. Po në këtë vit ai u detyrua të paraqitej para John Bell, Kancelarit të Dioqezës së Worcester në atë kohë. Autori John Foxe përshkruan një konfrontim të ashpër të Uilliam Tindellit me një nga teologët më të pushtetshëm të zonës së tij. Gjatë debatit teologu tha: " Për ne ka më shumë përfitim e leverdi të njohim dhe të jetojmë sipas ligjeve të papës sesa të njohim dhe të jetojmë sipas ligjeve të Perëndisë. " Tyndale u përgjigj : " unë sot po sfidoj papën , dhe të gjitha ligjet e tij , dhe nëse Zoti e mbron jetën time , qoftë dhe pak vjet, unë do të bëj djali që nget parmendën në arë të njohë shumë më tepër nga Shkrimi i Shenjtë nga ç’njeh ti sot! " (2)

Page 118: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Tyndale u nis për në Londër në 1523 për të kërkuar leje për të përkthyer Biblën në anglisht . Ai kërkoi ndihmë nga Peshkopi Cuthbert Tunstall . Peshkopi i refuzoi çdo mbështetje, duke i thënë Uilliam Tindellit se nuk kishte vend për të në shtëpinë e tij. William Tyndalle (Ulliam Tindell) u largu nga Anglia më i vendosur se kurrë për të realizuar qëllimin e tij: Të përkthejë dhe të shtypë Dhiatën e Re në gjuhën angleze për herë të parë në histori. Në fillimim e vitit 1525 ai gjeti strehë tek Martin Luteri në Gjermani,dhe në fundin e po atij të viti ai përfundoi përkëthimin e Dhjatës së Re në anglisht. Në fundin e vitit 1525 dhe në fillimin e vitit 1526 u botua për herë të parë Dhjata e Re në gjuhën angleze.Botimi i dytë u krye në vitin 1530. Ky botim i dytë ishte një botim i ilustruar dhe përmbante shpjegime të detajuara. Këto Bibla futeshin ilegalisht në Angli dhe patën një jehonë të jashtëzakonshme. Autoritetet kishëtare reaguan shumë ashpër. William Tyndalle u shpall heretik. Përkëthimet e tija të Biblës u ndaluan me ligj. Të gjitha kopjet që binin në dorë të kishës digjeshin publikisht në sheshin e ekzekutimeve. Kjo nga ana tjetër shtoi dhe më shumë kurjozitetin dhe dëshirën e njerzve për të blerë një Bibël të tillë. Atëhere kryepeshkopi i Anglisë vendosi të blejë vetë sa më shumë kopje të Biblës, duke paguar shumën më të lartë të mundur me shpresën se do të mund ti mblidhte të gjitha kopjet e shtypura dhe do ti digjte publikisht. Këto para që paguante kryepeshkopi i Anglisë shkonin në duart e atyre që shtypnin Biblat dhe kështu, pa dashur, kryepeshkopi i Anglisë u bë një nga finacuesit kryesorë për botimin e shumë kopjeve të Dhjatës së Re në anglisht.Kur u mor vesh se Uilliam Tindell po punonte në përkëthimin e Dhjatës së Vjetër,kisha i shtoi përpjekjet për ta kapur prandaj dhe Uillim Tindelli ish gjithmonë në lëvizje. Një nga agjentët më të regjur të kishës ishte një person i quajtur Henri Filips. Henri ish njeri shumë dredharak dhe pas një kohe relativisht të shkurtër arriti të fitojë besimin e William Tindellit. Ai u bë një njerëzit e besuar të tij, një nga personat që hante në të njëjtën tryezë me Uilliam Tindellin, madje Tindelli i tregonte Henri Filipsit edhe dorëshkrimet e përkëthimeve të tij, një privilegj që e gëzonin vetëm shumë pak vetë. Një natë Henri Filips e ftoi Uilliam Tindellin të shkonin diku. Gjatë rrugës i kishin ngritur një pritë ku prisnin shumë agjentë të Inkuzicionit.Ai u arrestua atë natë dhe u çua në kështjellën e Vilvoorde ( Filford ) afër Brukselit në fillimin e vitit 1535. 500 ditët e fundit të jetës së tij Uilliam Tindell i kaloi në birucat e këtij burgu. Nga kjo kohë e jetës së tij është ruajtur vetëm një dokument historik.Është një letër që Uilliam Tindelli i dërgon komandantit të burgut:

Page 119: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

“ Fort i nderuar zotëri,

Në emrin e Jezu Krishtit i bëj thirje mirësisë dhe mëshirës të shpirtit tuaj, që në qoftë se është vendosur për mua të qëndroj këtu gjatë këtij dimri, të lejoni të më jepet nga rrobat e mia një kapelë më e ngrohtë ,pasi vuaj shumë nga dhimbjet e kokës që mi shkakton e ftohta. Kam gjithashtu shumë kohë që po vuaj nga dhimbjet dhe entja e fytit,gjithashtu si pasojë e të ftohtit. Lutem gjithashtu të të lejoni të më jepet edhe një pallto më e ngrohtë pasi kjo që kam tani është shumë e hollë; por mbi të gjitha ju lutem të kini mirësinë të më lejoni të marr Biblën time në gjuhën hebraishte, librin e gramatikës të gjuhës hebraishte si dhe fjalorin hebraisht që të mund ta kaloj kohën duke studiuar. Unë do të jem i durueshëm duke u qëndruar sprovave sipas vullnetit të Zotit duke patur besim në mëshirën e Zotit tim Jezu Krisht. Shpirti i Tij i Shenjtë mbushtë dhe drejtoftë gjithmonë zemrën tuaj. Amen”(3) A ia plotësoi komandanti i kështjellës Uilliam Tindellit këto kërkesa? Historikisht nuk dihet asgjë me saktësi. Në ditën e kzekutimit të tij në vitin 1536 (data nuk dihet me saktësi)Uilliam Tindellin e çuan në sheshin e madh të qyteit tek shtylla e ekzekutimeve. Tindellit i dhanë një rast të fundit të mohojë besimin dhe gjithë veprën e tij. Ai refuzoi. Atëhere i dhanë pak kohë për tu lutur. Kronika e ekzekutimit dëshmon se Uilliam Tindelli vdiq i qetë me një qëndrim stoik. Në momentin e lutjes Uilliam Tindelli thirri pa u trembur, plot me zjarr të shpirtit dhe pa iu dridhur zëri :”O Zot! Hapi sytë mbretit të Anglisë!” Zoti ia plotësoi Uilliam Tindellit lutjen e tij të fundit. Vetëm katër vjet pas vdekjes së tij mbreti Henri i 8të lejoi botimin e Biblës në gjuhën angleze.

Page 120: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Mbreti Henry VIII

Askush nuk e di se çfarë ndodhi vërtet, ne shpesh nuk jemi në gjendje të analizojmë zemrat tona, aq më pak të mundemi të themi me saktësi se ç’ka ndodhur me saktësi në zemrën e mbretit Henry VIII në lidhje me botimin e Biblës shekuj më parë. Megjithatë nga ana e jashtme ngjarjet historikisht ndodhën sipas kësaj kronologjie dhe dokumentohen si më poshtë. Mbreti Henry VIII dëshironte me çdo kusht të kish një bir që ta kish si trashëgimtar të fronit të Anglisë.Pas disa vjet martese ai bindet se gruaja e tij nuk do të ish në gjendje ti lindë një trashëgimtar.Për këtë arsye ai i kërkon Papës ta lejojë të ndahet nga gruaja e tij dhe ta lejojë të martohet me të dashurën e tij. Papa refuzoi. Atëhere mbreti i Anglisë Henry VIII e mohoi Katolicizmin, shkëputi Anglinë nga Roma dhe krijoi një kishë të re të pavarur nga Roma në krye të së cilës u vu ai vetë, duke deklaruar se mbreti ish njëkohësisht edhe kreu i kishës. Kisha Anglikane u krijua si një Kishë e re sipas modelit të një kishe Instuticionale mbretërore. Kjo kishë nuk ish as Katolike e as Protestante dhe u etablua me emrin Kisha Anglikane. Mbreti Henry VIII morri mbi vetvete pozitën dhe të drejtat që Papa kish në kishën Katolike. Një nga vendimet e tija të para në këtë funksion ish botimi i Biblës në anglisht.Ky botim u quajt Bibla e madhe e mbretit Henry. Kjo ndodhi në vitin 1539.(4) Në fakt Bibla e parë në gjuhën angleze ish botuar në 4 tetor të vitit 1535. Kjo Bibël bazohej në përkëthimet e Uilliam Tindelit dhe ish përpunuar e botuar nga Myles Coverdale .(5)

Page 121: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Myles Coverdale

Myles Coverdale (shkruhet gjithashtu Miles Coverdale) ( 1488 – 20 Janar 1569) dhe John Rogers (i njohur gjithashtu dhe me pseudonimin Thomas Matthew) ishin dishepuj dhe miqtë më besnikë të Uilliam Tindellit. Ata e vazhduan punën që kish filluar Uilliam Tindelli për përkëthimin e Biblës, plotësuan pjesët e pambaruara nga ai dhe madje shtuan dhe e plotësuan me punën dhe studimet e tyre. Një pllakë e vendosur në mur dëshmon se Myles Coverdale ka lindur rreth vitit 1488. Ai ka studiuar në Kembrixh ku dëshmohet të ketë marë bachelor në jurisprudencën e legjislaturës kishëtare në vitin 1513.Në vitin 1514 u bë prift në Norwich dhe u bë pjesëtar i konventës Agustiniane të Kembrixh e cila drejtohej nga Robert Barnes( Robert Barnes lindur në Lynn, Norfolk in 1495, arsimuar në Cambridge atje u bë dhe anëtar i Urdhërit të Murgjve Agustinianë. Në vitin 1523 merr titullin Doctor i Teologjisë dhe pothuaj menjëherë pa kësaj date bëhet drejtues i Urdhërit të Murgjve Agustinianë në Kembrixh) Këtu Miles Coverdale njihet dhe përqafon idetë e Reformacionit. Kur Barnes filloi të përndiqet si heretik Coverndale largohet dhe fshihet në kontinent. Barnes digjet në turrën e druve në 1540. (6) Coverndale plotëson punën e pambaruar të Uilliam Tindellit dhe në vitin 1535 shtyp për herë të parë Biblën në gjuhën angleze. Si burim origjinal për përkëthimet e tija ai shfrytëzon tekstet në latinisht si dhe përkëthimin e Martin Luterit. 4 tetori i vitit 1535 njihet historikisht data e botimit të

Page 122: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Biblës së parë në gjuhën angleze, përpunuar e botuar nga Myles Coverdale

Edward VI (12 Tetor 1537 – 6 Korrik 1553)

Eduardi VI (12 tetor 1537 - 6 korrik 1553) ishte mbret i Anglisë dhe Irlandës nga 28 janar 1547 deri në vdekjen e tij. Ai u kurorëzua më 20 shkurt në moshën nëntë vjeçare. Eduardi ish bir i Henry VIII dhe Jane Seymour. Edward ishte monarku i tretë i dinastisë Tudor dhe mbreti i parë i Anglisë i cili u edukua që në fëmijërinë e tij sipas parimeve të besimit protestant. Gjatë mbretërimit të Edwardit mbretëria është qeverisur nga një Këshill i Regjencës për shkak të moshës së tij të re. Këshilli kryesohej parë nga dajua i tij Edward Seymour, Duka i Somerset, (1547-1549), dhe pastaj nga John Dudley, Earl e Warwick, nga 1551 Duka i Northumberland. Gjatë gjithë kohës së mbretërimit të Edward VI, Thomas Cranmer ishte kryepeshkop i Kishës Anglikane. Gjatë kësaj kohe u bënë dhe reformat më të mëdha në këtë kishë, reformat të cilat i dhanë Kishës Anglikane profilin e saj individual.Në këtë kohë u botua Librit së Lutjes të Përbashkët , një liturgji e plotë për Kishën angleze.(7)

Page 123: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Mbretëresha Marie e parë (Mary I) e Anglisë ka lindur 18 shkurt 1516 . Ajo ishte bija e mbretit Henry VIII dhe e Katerinës së Aragonit . Maria ishte fëmija e vetëme e tyre. Ajo ish Mbretëresha e Anglisë nga 19 korriku i vitit 1553 deri në vdekjen e saj më 17 nëntor 1558 .

Vitet e hershme e Mbretëreshës Marie e parë ( Mary I)

Mbretëresha Marie ( Mary) ish mohuar nga i ati i saj, Mbretit Henry VIII , në kohën kur ai u divorcua nga nëna e saj. Divorcimi në atë kohë nuk ish ligjërisht i barasvlershëm me një divorc sot, në kohët moderne. Divorcimi i babait të saj nga nëna e saj do të thosh se martesa e tyre ish krejt e pavlefshme dhe fëmijët e dalë nga kjo martesë quheshin ilegjitimë dhe rjedhimisht Maria nuk mund të pretendonte të bëhej mbretëreshë. Ky fakt e shtoi urrejtjen e saj ndaj Protestantizmit dhe Kishës Protestante sepse Maria mendonte se në qoftë se i ati i saj, Mbreti Henry VIII , do të kishte qënduar brenda Kishës Katolike Romake , ai nuk do të ish ndarë nga nëna e saj dhe ajo nuk do të shihej si " jolegjitime”, kështu edhe e drejta e saj për tu bërë mbretëreshë nuk do të vihej në dyshim.

Maria e parë (Queen Mary I) bëhet mbretëreshë Maria e parë (Queen Mary I) fillon të mbretërojë pas vdekjes të vëllait të saj, Eduardit të gjashtë dhe pasi largoi nga pushteti kushërirën e saj Lady Jane Grey . Maria e parë (Queen Mary I) u kurorëzua zyrtarisht si mbretëreshë më 30 nëntor 1553 .Ndër viktimat e saja të para ishte kushërira e saj , Lady Jane Grey.Pas saj u ekzekutuan shumë të tjerë dhe kjo bëri që mbretëresha

Page 124: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Maria e parë (Queen Mary I) të njihet në histori me emrin Maria Gjakatare ( The Bloody Mary). Fillimisht, me të marë pushtetin Mbretëresha Mati deklaroj se ajo vetë ish Katolike, por ajo në asnjë mënyrë nuk do të detyronte askënd të ndryshonte besimin e tij. Nuk kaloi shumë kohë dhe faktet e përgënjeshtruan këtë deklaratë fillestare të mbretëreshës. Pasi gjeti personat e përshtatshëm për postet drejtuese dhe pasi krijoi bazën legjislative të nevojshme, doli qartë se synimi i vërtetë i mbretëreshës Maria e parë (Queen Mary I)ish të rikthete katolicizmin si fenë e vetme zyrtare në Angli. Për të realizuar këtë qëllim ajo ish e gatshme të përdorte çdo metodë dhe çdo mjet. I pari që u ekzekutua ishte John Rogers ( i njohur dhe me pseudonimin " Thomas Matthews " ) personi që kish botuar biblën e njohur me emrin Bibla " Matthews - Tyndale " . Ekzekutimi i tij u pasua nga shumë ekzekutime të tjera individuale dhe masive. Në këtë kohë mijëra anglezë u larguan nga atdheu i tyre duke braktisur gjithshka që kishin , pa patur shpresë se do të ktheheshin përsëri. Maria e parë (Queen Mary I) ekzekutonte këdo që i kundërvihej vullnetit të saj, qofshin këta njerëz të shquar e personalitete të lëvizjes së Protestantizmit, ose njerëz të thjeshtë të cilët thjesht lexonin e shpallnin fjalën e Zotit në gjuhën angleze.Shpesh në sheshin e ekzekutimit zhvilloheshin djegje masive të atyre që mbretëresha dhe pasuesit e saj i quanin heretikë. Si pasojë e numurit të madh të të dënuarve, sidomos kur koha ish me lagështirë dhe sasia e druve ish e pakët, ndodhte që të dënuarit të qëndronin në zjarr për orë të tëra para se të vdisnin. Nuk ishin të ralla rastet që pjestarët e families bënin çmos që të mund të vendosnin qese me barut në qafën e të dënuarve duke shpresuar që qesia e barutit të shpërthente dhe të afërmit e tyre të kishin një vdekje më të lehtë. Qindra besimtarë gjetën vdekjen gjatë kohës së mbretërimit të përgjakshëm të Maries së parë e cila është e mbiquajtur dhe Maria Gjakatare. Pavarësisht nga vendosmëria dhe egërsia me të cilën Maria e parë, Maria Gjakatare (TheBloody” Mary) deshi ti zbatonte reformat e saja këto reforma nuk patën sukses.Gjithashtu edhe e pasuksesshme ish edhe martesa e saj me Filipin II të Spanjës , në 1554 . Filipi kaloi shumë pak kohë me Marinë , sapo e kuptoi se ajo nuk ishte në gjendje të lindë fëmijë . Maria vdiq në moshën 42 vjeçare nga infeksioni i mitrës apo kanceri ovarian.(8)

Page 125: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

John Rogers

John Rogers

John Rogers boton një version të tijn të Biblës në anglisht në 1537. E veçanta e këtij përkëthimi është se ky përkëthim ka si burim origjinal tekstet origjinale në hebraisht dhe greqisht.John Rogers e bëri këtë botim nën pseudonimin Thomas Matthew, (këtë pseudonim e kish përdorur edhe Uilliam Tindelli më parë) Pjesa më e madhe e tekstit të kësaj Bible ish përkëthyer nga vetë Uilliam Tindelli. Kjo Bibël njihet nën emrin Matthew-Tyndale Bible. Ky version i Biblës u botua vetëm me pak ndryshime edhe një herë në vitin 1549.

Vitet e rinisë të John Rogers

John Rogers diplomua në vitin 1526 në Pembroke Hall të Universitetit të Cambridge.Pas gjashtë vjetësh ai u bë rektor i Holy Trinity, Queenhithe, London.Në vitin 1534 ai shkon në Antwerp(qytet port në Belgjikën e sotme) me detyrën e kapelanit në ndërmarjen angleze tregëtare të quajtur “Aventura Tregëtare”. Këtu ai takohet me Uilliam Tindellin (William Tyndale). Fjalët dhe predikimet e Uilliam Tindellit e bindin John Rogers të largohet nga katolicizmi.Ai martohet me Adrianën që ish nga Antwerpi. Atyre u lindin 10 fëmijë. Gjatë kohës së tij në mërgim, përveç punës për përkëthimin dhe botimin e Biblës ai bëhet pastor i një kishe protestante në Wittenberg detyrë që ai e ushtron për disa vjet. Në vitin 1548 ai kthehet në Angli.

Page 126: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Në vitin 1551 ai caktohet kapelan në Kishën e shën Palit dhe pas një kohe të shkurtër merr nga Dekani dhe këshilli drejtues të drejtën e predikimit. Predikimet e tija dallohen për guximin e tyre dhe për këtë arsye atij i duhet të dalë një herë edhe para gjyqit.

John Rogers predikon kundër Katolicizmit

Pas ardhjes në fron të mbretëreshës Mary John Rogers predikoi në katedralen e quajtur Kryqi i shën Palit duke thënë se " doktrina e vërtetë e krishterë predikohej në kohën e mbretit Edward “. Gjithashtu ai i paralajmëroi dëgjuesit të mbrohen kundër: “murrtajës që vjen nga Papa, të ruhen kundër idhujtarisë dhe supersticionit që vjen nga Kisha Katolike Romake.” Dhjetë ditë pas kësaj deklarate të guximshme publike , më 16 gusht, 1553, John Rogers u thirr para këshillit dhe fillimisht u dënua me arrest shtëpie. Në janar 1554 Bonner , peshkopi i ri i Londrës , e dërgoi atë në burgun Newgate , ku ai sëbashku me John Hooper , Laurence Saunders , John Bradford dhe të tjerë u mbajtën të burgosur për një vit, kohë gjatë së cilës u injoruan të gjitha ankesat e tyre për faktin se burgimi i tyre ish i paligjshëm. Në dhjetor 1554 Parlamenti i ri- miratoi ligje e kod të ri penal. Më 22 janar 1555 , dy ditë pasi këto ligje kanë hyrë në fuqi , Rogers me të dhjetë të tjerët i sollën para gjyqit në Gardiners House në Southwark , ku u shqyrtua çështja e tyre.Më 28 janar dhe 29 , ai u paraqit para komisionit të emëruar nga kardinali Polin komision i cili e dënoi me vdekje. Arsyeja e dënimit sipas akuzës ishte se John Rogers ish fajtor për herezi: Ai mohonte e karakterin të krishterë të Kishës së Romës dhe praninë fizike të trupit të Krishtit në sakramentin e kungimit .

Vdekja e John Rogers

Në vendin e ekzekutimit, në Smithfield , z Woodroofe , një nga sherifët i drejtohet të parit John Rogers dhe e pyeti nëse ai do të revokojë doktrinën e tij të neveritshme, nëse është gati të mohojë mendimin e tij të keq rreth Sakramentit të altarit. Rogers u përgjigj: "Atë që kam predikuar unë do ta vulos me gjakun tim." Atëherë Zoti Woodroofe tha , " Ti je një heretik !" Rogers u përgjigj "Kjo do të njihet në Ditën e Gjykimit! "

Page 127: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Z. Woodroofe shtoi , " Unë kurrë nuk do të lutet për ty! " Rogers u përgjigj " Kurse unë përkundrazi, do të lutem për ty. "

John Rogers shkoi drejt vdekjes në paqe e qetësi të plotë, madje dhe me gëzim, pavarësisht se ju mohua edhe dëshira e tij e fundit: ti thotë lamtumirë gruas së tij. Data 4 shkurt 1555 data e ekzekutimit të John Rogers shënon fillimin e një periudhe shumë të errët në historinë e Anglisë. John Rogers është martiri i parë që humbi jetën nga duart gjakatare të mbretëreshës që ka hyrë në histori me emrin " Bloody Mary " “Maria gjakatare“... Pas tij do të martirizohen qindëra të tjerë... Noailles , ambasadori francez , e përshkruan ekzekutimin e John Rogers me fjalët: ”Nuk pashë asnjë të trembur, asnjë të qajë. Madje dhe familja, fëmijët e tij i jepnin kurajo me gëzim e këngë, sikur ta përcillnin atin e tyre për në dasmë dhe jo në ekzekutim.”(1)

Thomas Cranmer

Thomas Cranmer

Në vitin 1539, Thomas Cranmer, Kryepeshkopi i of Canterbury, angazhon Myles Coverdale me autorizimin e mbretit King Henry VIII të punojë për botimin e asaj që më vonë u quajt Bibla e madhe e Mbretit Henry. Kjo ish

Page 128: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Bibla parë e botuar në mënyrë legale me autorizimin dhe e financuar nga pushteti mbretëror.Me urdhërin e mbretit dhe me financim nga thesari mbretëror u botuan 20 000 kopje të Biblës. Këto Bibla u shpërndanë në çdo kishë. Ato i gjinje të vendosura në çdo katedër kishe dhe kish persona të caktuar të cilët kishin detyrën të lexonin me zë të lartë në mënyrë që edhe ata që ishin analfabetë të mund të dëgjonin dhe të kuptonin fjalën e Zotit.Pra dëshira, lutja e fundit e Uilliam Tindellit u përmbush. Kjo Bibël quhej Bibla e Madhe për shkak të formatit të saj të madh. Kjo Bibël u botua shtatë herë në periudhën kohore nga prilli i vitit 1539 deri në dhjetor të vitit 1541. Thomas Cranmer ( 2 korrik 1489 - 21 mars 1556 ) ishte drejtuesi kryesor i Reformacionit në Angli dhe Arqipeshkvi i Canterbury-t gjatë mbretërimit të Henry VIII , dhe Edward VI .

Ai themeloi strukturat doktrinore dhe liturgjike të Kishës Reformuar të Anglisë . Nën sundimin e mbretit Henry , Cranmer nuk ka mundur të bëjë shumë ndryshime radikale në Kishë , për shkak të kundërshtimeve të forcave konservatore. Kur erdhi në fron mbreti Edward VI, Thomas Cranmer ishte në gjendje për të promovuar reforma të mëdha . Ai ka shkruar dhe hartuar dy botimet e para të Librit së Lutjes të Përbashkët , një liturgji të plotë për Kishën angleze . Me ndihmën e disa reformatorëve të ardhur nga kontinti, pesonave që ai u dha strehë , ai ka zhvilluar standarde të reja doktrinore në shumë fusha. Pas ardhjes në fon të mbretëreshës Mary I,Thomas Cranmer u akuzua dhe gjykua për tradhti dhe herezi . Gjatë kohës së burgimit, e cila zgjati më shumë se dy vjet, nën presionin e madh të autoriteteve ai bëri disa deklarata dhe nënëshkroi disa dokumente në të cilat pranonte dokrtinën dhe autoritetin e Kishës Katolike Romake. Duke kujtuar se Thomas Cranmer ish thyer dhe ish bindur plotësisht për vërtetësinë e doktrinës së Kishës Katolike Romake atij iu lejua të mbajë një fjalim publik para se ta ekzekutonin. Ky fjalim si dhe ekzekutimi i tij janë regjistrusr në librin “Libri e Dëshmorëve të Krishterë” të autorit John Foxe:

Fjalimi i fundit i Thomas Cranmerit (Mars 21, 1556)

“Mbretëresha Mary nuk ish e kënaqur thjesht me vdekjen e Thomas Cranmerit, edhe fakti që ai kish nënëshkruar të gjitha dokumentet që ajo dëshironte, përsëri nuk ish mjaft. Mbretëresha desh ta diskretitonte edhe

Page 129: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

një herë Protestantizmin duke kërkuar që Thomas Cranmeri të mbante një fjalim publik para ekzekutimit të tij, fjalim në të cilin të deklaronte me gojë të gjitha ato që kish nënëshkruar. Për këtë ajo dërgoi Dr. Pole për tu siguruar se plani i saj mund të realizohej. Së bashku e në drejtimin e mbikqyrjen e Dr Pole, Thomas Cranmer pregatit predikimin e tij të fundit. Në datën 21 mars rreth orës nëntë të mëngjezit Thomas Cranmer e sollën në Katedralen e Shën Marisë, Oxford. Ai ish i veshur me rroba të pista dhe të grisura, me rrobat që kish patur gjatë burgimit. Nuk i kishin dhënë mundës të lahet, për ta paraqitur para publikut me një pamje sa më mjerane e të neveritshme që të ish e mundur. Atë e vendosën në një vend të lartë, përballë vendit ku zakonisht rri predikuesi. Kisha ishte mbushur plot. Kish persona të të dy besimeve: Katolikë që gëzoheshin e ndjeheshin triumfues dhe protestantë të cilët ishin jashtëzakonisht të dëshpëruar. Dr. Pole, predikuesi besnik i mbretëreshës e filloi shërbesën me fjalët:Thomas Cranmer është fajtor! Ai ka kryer krimin më të rëndë, krimin më monstruoz nga të gjitha krimet!” Por ai i tha atij të mos trembet nga vdekja, Zoti do ta ndihmojë atë sepse kisha Katolike do të organizojë të mbahen shërbesa fetare për të në gjithë Oksfordin ku do të luten për shpirtin e tij. Pasi mbaroi fjalën e tij Dr. Pole i dha Thomas Cranmer të drejtën të flasë. Ai u ngrit dhe së pari kërkoi nga të pranishmit të luten për të pasi ai kish kryer shumë mëkate të rënda, por mbi të gjitha njëri prej tyre i rëndonte thellë në ndërgjegjjen e tij dhe për atë do të fliste sot veçanërisht. Autori John Foxe e përshkruan kështu këtë skenë:

Para se të fillonte predikimin e tij Cranmer qau me lotë të hidhur.Fillimisht ai i ngriti duart dhe sytë drejt qiellit, por pas pak çastesh heshtjeje i drojtur i uli duart dhe sytë që i kish të mbushura me lot, si të një njeriu i cili nuk është i denjë për të jetuar. Ai u ul në gjunjë dhe duke shikuar përdhe filloi të artikulojë dhimbjen e tij me fjalë: " O Atë i Shenjtë Qiellor ! O Bir i Perëndisë , Shpëtimtari i botës ! O Fryma e Shenjtë , tre persona të gjithë një Perëndi, o Zot ki mëshirë për mua mëkatarin më të mjeruar me të poshtër e më fatkeq . Kam mëkatuar kam ofenduar edhe kundër Qiellit dhe kundër tokës , më shumë se ime gjuha të mund ta shprehë . Ku mund të shkoj , , ose ku do të mund të fshihem ? Drejt Qiellit kam turp të ngre sytë dhe në tokë nuk gjej asnjë vend strehimi, asnjë ndihmë... Prandaj o Zot po vij po vrapoj drejt teje dhe po të them:”O Zot, Perëndia im mëkatet e mia janë tepër të mëdha, tepër të rënda e megjithatë unë përulem para Teje dhe të them : Ki mëshirë për mua! Ki mëshirë për hir të

Page 130: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mirësisë sate të madhe. Ti o Zot nuk e dërgove Birin Tënd Jezu Krisht në tokë të vdesë në kryq vetëm për mëkatet e vogla, por edhe për mëkatet e mëdha, po për të gjitha mëkatet më të mëdha të botës , në mënyrë që edhe një që ka mëkatuar kaq rëndë si jam unë sot, të mund të kthehet te ty megjithzemër dhe të mund të marrë mëshirë. Prandaj të lutem ty o Zot, Perëndi i mirësisë dhe i mëshirës ki mëshirë për mua mëkatarin e padenjë për hir të Birit Tënd të Dashur pasi unë nuk paraqitem para teje duke besuar tek meritat dhe veprat e mia, por duke besuar dhe patur para syve të mi vetëm sakrificën e Birit Tënd të Shenjtë,Jezu Krisht.U lavdëroftë e u shenjtëroftë përjetë emri yt dhe vepra jote o Atë Qiellor! Pas lutjes ai e filloi predikimin e tij me fjalët: Bashkatdhetarë të dashur, njerës të mirë! Çdo njeri që gjendet para vdekjes dëshiron që fjalët e tija të fundit të jenë fjalë të mira, fjalë të cilat të jenë të denja për tu kujtuar me nderim, fjalë të cilat të inkurajojnë dhe të drejtojnë të tjerët në rrugën e drejtë.Prandaj i lutem Zotit të më japë mëshirë që në këto momente të fundit, para se të largohem nga kjo jetë, në mënyrë që të mund të flas fjalë të cilat i japin lavdi Zotit të Gjithfuqishëm dhe t’ju ndihmojnë edhe ju që i dëgjoni të ndërtoni jetën tuaj dhe të zgjidhni rrugën e drejtë.

Së pari dua tu them se më rëndon shumë në zemrën time të shoh se sa shumë njerëz janë të ndezur e digjen në dashurinë për këtë bote të rreme, dhe kujdesen shumë pak ose aspak për dashurinë e Perëndisë, për përjetësinë për botën e përjetëshme që do të vijë. Për këtë arsye kjo do të ish dhe këshilla ime e parë: Mos u mashtroni nga shkëlqimi kalimtar i kësaj bote të rreme, por drejtohini sytë dhe zemrat tuaja drejt Zotit, drejt botës së përjetëshme që do të vijë. Mos harroni fjalët e shën Gjonit: Dashuria e lakmia për këtë botë të çon në urrejtje kundër Perëndisë...

Dhe tani, duke qenë se unë jam duke ardhur në momentet e fundit të jetës sime tokësore, momente në të cilat varet dhe vlerësohet gjithë e kaluara ime , dhe njëkohësisht vendoset për mua gjithë përjetësia. Tani që vendoset për mua nëse do të jetoj përjetësisht me Zotin tim Jezu Krishtin përgjithmonë në gëzim, ose nëse do ta kaloj përjetësinë time në dhimbje për gjithnjë me të pabesët në ferr. Aktualisht unë e shoh vetveten tani para një udhëkryqi të përjetshëm: Shoh para meje qiellin i cili nuk është i gatshëm të më pranojë, shoh dhe ferrin që është i etur dhe që ka të drejtë të më përpijë. Tani për mua nuk ka më kohë për fjalë të tepërta, nuk ka më vend tek unë hipokrizia.Tani ka

Page 131: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

ardhur koha të flas me sinqeritet për ato që kam folur, për ato që kam shkruar, për ato që besoj me të vërtetë:

Së pari po ju them se unë Besoj në Perëndi, Atin e gjithpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, Birin e tij të vetëm, Zotin tonë. I cili u zu për virtyt të Shpirtit të Shenjtë. U lind prej Virgjërës Mari. Vuajti nën Poncin Pilat. U kryqëzua, vdiq e u varros. Zbriti në ferr. Ditën e tretë u ringjall nga vdekja. U ngrit në qiell. Rri në anë të djathtë të Perëndisë, Atit të gjithpushtetshëm. Prej andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin e Shenjtë i cili është Zot së bashku me Atin dhe Birin. Besoj në një Kishë të shenjtë në gjithë botën, në bashkësinë e të shenjtëruarve, në faljen e mëkateve, ringjalljen e trupit e në jetën e pasosur. Amen(Ashtu qoftë).

Po ju deklaroj solemnisht se unë besoj në çdo thënie deklaratë e doktrinë të Kishës Katolike e cila bazohet në fjalët dhe mësimet e Zotit Jezu Krisht, në mësimet dhe letrat e apostujve, në fjalët e profetëve qoftë të Dhjatës së Vjetër ose Dhjatës së Re. Dhe tani do të flas për të gjënë më të madhe për atë që e mundon aq shumë ndërgjegjen time : Gjatë kohës së burgimit tim kam nënëshkruar dokumenta e deklarata të cilat ishin kundërshtim me të vërtetën. Nga të gjitha këto deklarata që kam nënëshkruar, distancohem dhe refuzoj gjithshka që kam nënëshkruar me dorën time gjatë kohës së burgimit tim. Deklaroj solemnisht se të gjitha këto nënëshkrime i kam dhënë në kundërshtim me atë kisha njohur dhe pranuar në zemrën time si të vërtetë. Këto nënëshkrime i kam hedhur nga frika e vdekjes për të shpëtuar jetën time. Këto nënëshkrime i kam hedhur kur isha në një gjendje të degraduar, i kam hedhur kundër të vërtetës. I ka nënëshkruar dora ime në kundërshtim me besimin e zemrës sime, prandaj dora ime do të jetë e para që do të dënohet, kur të më çojnë në zjarr ajo duhet të digjet e para.

Dhe për sa i përket Papës, unë refuzoj atë si armik të Krishtit, si një Antikrisht, refuzoj krejt Papën me gjithë doktrinën e tij të rreme... "

Page 132: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Në përfundim të kësaj deklarate të papritur mund të shihej qartë habia dhe admirimi tek disa si dhe indinjata dhe zhgënjimi te disa të tjerë. Mbretëresha dhe pasuesit e saj ishin krejtësisht të disiluzionuar pasi Cranmeri, si Samsoni, solli një shkatërrim më të madh mbi armiqtë e tij në orën e vdekjes, nga ç’mundi të bëjë gjatë gjithë jetës së tij. Cranmer do të kish vazhduar të fliste, por armiqtë e tij filluan të bërtasin, pastaj urdhëruan rojet ta marrin me forcë dhe ta çojnë në vendin e ekzekutimit.Gjatë gjithë rrugës ai shkoi i heshtur, si një qinjgj në thertore, duke injoruar me kokën lart të gjitha britmat dhe fjalët fyerse që bërtisnin kundër tij priftërinjtë dhe murgjit fanatikë. Shikimi, qëndrimi gjithshka në personin e tij tregonte se ai tani qëndronte shumë më lart se më parë, qëndronte aty ku nuk mund ta arrinin më kërcënimet boshe të njeriut. Duke ecur kështu, me kokën lart dhe i buzëqeshur arriti në vendin ku jo shumë kohë më parë ish derdhur gjaku i Ridleyt dhe Latimer. Atje ai u gjunjëzua për një kohë të shkurtër për të bërë lutjen e tij të fundit, pastaj u ngrit të zhvishet dhe të bëhet gati për ekzekutim. Në këtë moment i afrohen dy priftërinj, dy persona të njohur, pikërisht ata që e kishin detyruar të nënëshkruante dokumentat kundër besimit të tij.Ata u përpoqën dhe një herë ta largojnë nga e vërteta, por si nuk patën sukses u larguan dhe e lanë në duart e xhelatit. Atë e lidhën fort me zinxhir rreth shtyllës së ekzekutimit dhe pastaj i vunë zjarrin turrës së druve. Menjëherë flakët filluan të ngjiten me shpejtësi. Në këto momente u shfaq shpirti i martirit: Thomas Cranmeri drejtoi dorën e tij të djathtë drejt flakëve duke thirrur: Digju o dorë e padenjë! Të gjithë të pranishmit e panë se si ai nuk e tërhoqi dorën e tij nga vendi ku flaka e zjarrit ishte më e fortë derisa ajo u dogj krejtësisht, u dogj para se flakët e zjarrit ti pushtonin trupin, ndërsa ai thërriste vazhdimisht: Digju o dorë e padenjë! Ndërkohë flakët e zjarrit iu afruan dhe i përfshinë gjithë trupin. Me fuqitë e fundit ai griti sytë drejt qiellit mes flakëve që e kishin përfshirë të tërin dhe e mbylli jetën me fjalët e Stefanit: Zot Jezu Krisht, pranoje shpirtin tim! (Fundi i citimit nga autori John Foxe)

Page 133: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Myles Coverdale ish ndër të paktët që mundi të shpëtojë nga dora gjakatare e mbretëreshës Mary. Bashkë me pak të tjerë ai mundi të arratiset për në kontinent vetëm disa orë para se të vinin për ta arrestuar dhe gjeti strehë në Gjenevë të Zvicrës. Ai sëbashku me dijetarë të tjerë protestantë që mundën të largohen nga Anglia në Gjenevë , Zvicër, gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Mary I të Anglisë ( 1553-58 ) vendosën të punojnë për një përkëthim të ri të Biblës në Anglisht. Në këtë grup përveç tij gjendeshin figura të njohura si John Calvin, Theodore Beza ,William Whittingham, Christopher Goodman , Thomas Sampson dhe William Cole. Whittingham ishte drejtpërdrejt përgjegjës për Dhjatën e Re , ndërsa Gilby mbikqyrite përkëthimin e Dhiatës së Vjetër.

Edicioni i parë i plotë i kësj Bible që përmbante një version të ripunuar të Dhiatës së Re që doli së pari në 1560 në Zvicër, kurse në Angli ky version i Biblës doli në 1575 vetëm Dhjata e Re dhe 1576 u botua Bibla e plotë e versionit të Gjenevës.

Bibla e Gjenevës është botuar mbi 150 herë. Ajo u botua për herë të fundit në vitin 1644. Bibla e Gjenevës ishte Bibla që u shtyp për herë të parë edhe në Skoci, madje në vitin 1579 në Skoci u miratua një ligj sipas të cilit urdhërohej çdo shtëpi që kish të ardhura të mjaftueshme të blinte një kopje të kësaj Bible.. Bibla e Gjenevës është një nga botimet më të rëndësishme të Biblës në gjuhën angleze, është Bibla që u përdor më tepër nga Protestantët në shek. e 16. Nga ky version i Biblës gjejmë rreth 5000 citime në veprat e Uilliam Shekspirit ( William Shakespeare). Kjo Bibël është përdorur nga Oliver Cromwell, John Knox, John Donne, and John Bunyan. Kjo Bibël shkoi në Amerikë me pjestarët e lëvizjes Mayflower, ishte Bibla që përdorej nga ushtarët e Oliver Cromwellt gjatë luftës civile në Angli. Ky botim ish i pari ku teksti jepet i ndarë në vargje dhe është një version ku jepen edhe shpjegime. Disa e përshkruajnë këtë version të Biblës si një shkollë biblike brenda vëllimit të Biblës.Këto shënime shpjeguese luajtën një rol të rëndësishëm për sqarimin e saktësimin e koncepteve biblike. Ky version i Biblës për herë të parë u botua me formate të ndryshme, u botua dhe në formatin e Biblës së xhepit për ti mundësuar personat të mbanin gjithmonë me vete. Pas vdekjes së mbretëreshës Mari në fron ardhi e motra e saj Elisabeta e parë. Ajo ndryshoi ligjet gjakatare të së motrës dhe Kisha Anglikane u bë përsëri kisha zyrtare e Anglisë.Në këtë kohë mundën të kthehen në Angli edhe ata që ishin larguar nga frika e terrorit të mbretëreshës Mari e parë.

Page 134: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Elizabeta ish një mbretëreshë e cila ish shumë më e interesuar për konsolidimin e pushtetit të saj politik sesa për të dhënë një liri të plotë besimi popullit të saj. Elisabeta me gjysëmzemre lejoi edhe botimin dhe shpërndarjen e Biblës së Gjenevës në Angli, por nuk lejoi që kjo të bëhej Bibla që përdorej zyrtarisht në Kishat anglikanë. Prandaj ajo urdhëroi të botohej një version tjetër i Biblës version i cili u quajt Bibla e Peshkopëve. Ky version u botua për herë të parë në vitin 1568. Pavarësisht se pati 19 botime të këtij versioni nga viti 1568 -1606 kjo Bibël nuk fitoi mbështetje dhe nuk mundi të konkuronte Biblën e Gjenevës.

Princi James VI i Skocisë,Mbreti James I (Xhejms) i Anglisë

Me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta I , Princi James VI i Skocisë u bë Mbreti James I (Xhejms) i Anglisë . Kleri protestant iu afrua mbretit të ri në vitin 1604 dhe njoftoi dëshirën e tyre për një përkthim të ri për të zëvendësuar Biblën e Peshkopëve botim i vitit 1568 . Ata e dinin se Bibla e Gjenevës kishte fituar zemrat e njerëzve për shkak të cilësisë së tij të shkëlqyer, saktësinë , dhe komente të shumta . Megjithatë, ata si institucion zyrtar protestant nuk deshin ta përdorin këtë version të Biblës për shkak se në të gjendeshin shumë shënime të cilat ishin në kundërshtim të papajtueshëm me kishën Katolike ( atje thuhej se bisha që dilte nga Skëterra ishte Papa, se Papa ish një Anti - Krisht , etj ). Mbreti Xhejms ra dakort me kushtin se versioni i ri i Biblës të mos përmbante asnjë koment shpjegues, të kish vetëm shënimet që shënonin referencat paralele të shkrimeve.Mbreti mblodhi rreth 50 njerës eruditë të cilët njihnin mirë gjuhët hebraisht dhe greqisht. Ata u ndanë në gjashtë grupe të cilët ndanë midis tyre tekstin e Biblës (duke përfshirë dhe Apokrifat). Studiuesit shfrytëzuan tekstet ekzistuese duke përfshirë tekstin e përkëthyer nga Uilliam Tindelli, Biblën e Gjenevës, Biblën e Peshkopëve. Ata i analizuan dhe i krahasuan këto tekste të përkëthyera me tekstet në gjuhët origjinale

Page 135: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

hebraisht dhe greqisht. Për pothuaj gjashtë vjet ata punuan për të nxjerrë një tekst të saktë të thjeshtë në një formë që të mbahej mend lehtë. Në vitin kur puna u mbarua dhe materiali ish gati për shtyp u vu re se rreth 90 përqind e fjalëve dhe termave të përdorura nga Uilliam Tindelli ishin rimarë në tekstin e ri.Në vitin 1611 dolën nga shtypi kopjet e para të Biblës së mbretit Xhejms. Bibla e Gjenevës mbeti versioni më i preferuar i Biblës në gjuhën angleze për dekada të tëra, edhe pas botimit të Biblës së Mbretit Xhejms. Megjithatë me kalimin e viteve Bibla e përkëthyer në kohën e mbretit Xhejms u bë Bibla më e njohur më e preferuar në gjuhën angleze për shkak të saktësisë të përkëthimit dhe të qartësisë dhe të thjeshtësisë të gjuhës dhe terminologjisë që gjendet në tekstin e saj.Bibla e mbretit Xhejms mbetet një nga versionet më të preferuara të Biblës në gjuhën angleze deri në ditët tona.

John Bunyan

Një nga ironitë më të mëdha të historisë , është se shumë kisha të krishtera protestante sot përqafojnë King James Bible ekskluzivisht si "të vetëmin përkëthim legjitime në gjuhën angleze “... Këto kisha që nuk njohin historinë duhet të dinë se përkëthimi i Mbretit Xhejms ish në fakt një projekt i filluar dhe organizuar nga një kishë institucionale e cila dëshironte të nxirrte një version të Biblës që të zëvendësonte Biblën e Gjenevës, sepse në këtë version kish disa shënime të cilat dëmtonin interesat politike të kishës institucionale dhe të monarkisë. Ndërkohë që Protestantët janë tepër të shpejtë për të kujtuar fakte historike dhe për të fajësuar Kishën Katolike të Romës për krimet e saja ndaj besimtarëve si dhe ndaj atyre që predikonin Krishtin dhe Lajmin e Mirë, Protestantët harojnë të përmendin faktet se edhe pas vitit 1500, pasi kisha në Angli ish shkëputur krejt nga Katolicizmi dhe Roma dhe ish një institucion i pavarur, përsëri Institucioni i Kishës Anglikane vazhdoi të persekutojë, të burgosë dhe madje të vrasë ata që predikonin Jezu Krishtin dhe Ungjillin e Tij gjatë gjithë viteve 1600. Një nga shembujt më të njohur,

Page 136: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

një nga faktet që e ilustron më qartë këtë të vërtetë është shembulli i John Bunyan , i cili u fut shpesh në burg për vite të tëra se ish fajtor për veprën penale të predikimit të Ungjillint. Po në burg ai ka shkruar një nga librat më të mëdhenj në historinë e librit të Krishterë ,” Pilgrim’s Progress”. Po ashtu ish persekutimi i Institucionit të Kishës Protestante që i detyroi Puritanët dhe shumë grupime të tjera të largohen nga Anglia, të kapërxejnë oqeanin Atlantik për të shkuar në një vend ku të kishin mundësi të ushtronin lirisht besimin e tyre.(3)

Page 137: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Kisha Anglikane në rolin e persekutuesit

Kundër Katolikëve

Ka shumë autorë që e akuzojnë kishën Anglikane se ka persekutuar besimtarët katolikë për hir të besimit të tyre. I pari që akuzohet se ka persekutuar besimtarët katolikë për hir të besimit të tyre është mbreti Henry i tetë, themeluesi i kishës Anglikane.Në listën e viktimave të tij futen dhe John Fisher ish peshkopi katolik i Roçesterit, avokati Thomas More ish këshilltar i afët i mbretit. Të dy u ekzekutuan nga mbreti Henry i tetë si tradhëtarë e si kundërshtarë të reformacionit të tij pasi ata refuzuan ta pranojnë mbretin Henri si kreun e kishës së Anglisë. Kisha Katolike i quan këta persona shenjtorë e martirë. Papa Pius XI shpalli në vitin 1935 Thomas More si një martir i skizmës që ndau kishën e Anglisë nga Roma; Papa Gjon Pali II në vitin 2000 deklaroi se Thomas More ish "Patron qiellor i shtetit dhe i politikës" [1]

Mbretërsha Elisabet riktheu kishën anglikane si kishën legjitime të Angisë. Thuhet se fillimisht mbretëresha Elisabet nuk kish asnjë armiqësi as kundër katolikëve e as kundër katolicizmit.Ajo ish e gatshme tu jepte çdo liri besimi për sa kohë që katolikët nuk kërcënonin pushtetin e saj. Në vitin 1559 mbretëresha Elisabet u shpall autoriteti suprem mbi kishën në Angli. Në vitin 1569 filloi rebelimi që u quajt rebelimi i Earls. Kjo revoltë u drejtua nga Thomas Earl i Northumberland and Charles Earl Westmoreland . Që të dy ishin katolikë dhe që të dy ishin betuar që ti qëndronin besnikë mbretëreshës. Mosbesimi dhe armiqësia e mbretëreshës ndaj Papës dhe katolikëve u rrit edhe më shumë në vitin 1570 kur Papa nxorri një dekret në të cilin deklarohej se mbretëresha Elisabet ish shkishëruar. Në këtë dekret thuhej se mbretëresha Elisabet ishte ilegjitime. Ajo quhej uzurparore e fronit mbretëror. Ky dekret gjithashtu u bënte thirrje të gjithë katolikëve të ngriheshin dhe ta rrëzonin nga froni mbretëreshën uzrpatore e ilegjitime Elisabet. Është e qartë se ky dekret do të sillte armiqësi. Përveç kësaj menjëherë pas daljes së këtij dekreti Papa dërgoi në Angli shumë Jezuitë për të misionuar vendin me shpresë se do të këthenin shumë vetë nga protestatizmi në katolicizëm. Shumë nga këta jezuitë u përballën me masa të rrepta nga ana e pushtetit mbretëror. Në dhjetor 1583, Elizabeta i shkruante ambasadorit francez: "Ka më shumë se dyqind burra të të gjitha moshave të cilët, me nxitjen e jezuitëve, komplotojnë për të më vrarë." Në vitin 1588, kur Armada Spanjolle sulmoi Anglinë, katolikët në Angli

Page 138: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

përjetuan armiqësinë dhe persekutimet më të mëdha pasi fjala katolik pothuajse u barazua me fjalën armik dhe tradhëtar. Për një periudhe prej 30 vjetësh qëndrimi ndaj katolikëve ndryshoi në mënyrë drastike. Mbretëresha Elisabetë e cila ish tolerante në vitin 1558 nuk ish më e gatshme të toleronte një grup njerëzish të cilët jo vetëm ishin një kërcënim i vazhdueshëm nga brenda, por dhe tërhiqnin gjithmonë valë të reja këcënimesh e ushtrish armike nga jashtë.(2)

Politika e armiqësisë midis katolikëve dhe protestantëve vazhdoi edhe në kohën e mbretërimit të mbretit James armiqësi e cila u stimulua edhe nga ai që quhet komploti i barutit( The Gunpowder Plot) në vitin 1605, komplot i cili u quajt dhe komploti i barutit të tradhëtisë së Jezuitëve (Gunpowder Treason Plot or the Jesuit Treason). Ky komplot kish si synim të hidhte në erë ndërtesën e parlamentit gjatë kohës që mbreti dhe anëtarët e parlamentit gjendeshin aty. Komploti ish organizuar nga një grup katolikësh anglezë të drejtua nga Robert Catesby.(3) Armiqësia midis katolikëve dhe protestantëve vazhdoi gjatë dhe vetëm pas luftës së dytë botërore ka patur një përmirësimtë vërtetë në marëdhëniet midis katolikëve dhe protestantëve në Angli.Megjithatë gjurmë të kësaj armiqësie shekullore gjenden edhe sot. Vendi ku këto gjurmë duken më qartë se kudo është Irlanda e Veriut.

Kundër Puritanëve Puritanët ishin një grupim i madh brenda lëvizjes të reformacionit në Angli. Ata ishin të mendimit se reformat e protestantizmit në Kishën Anglikane nuk kishin ishin çuar deri në fund dhe se kisha Anglikane kish ende shumë elemente katolike nga të cilat ajo duhej të pastrohej.Pjesa më e madhe e puritanëve ishin ata protestantë të cilët ishin arratisur nga Anglia si pasojë e persekutimit të mbretëreshës Mari(the Bloody Mary).Këta mërgimtarë u kthyen në Angli pas vdekjes së Marisë dhe kishin si synim kryesor të pastronin Kishën Anglikane nga ndikimet negative të kishës katolike. (nga vjen dhe emri Puritanë) Puritanët ishin kundër veshjeve tradicionale klerikale, nuk pranonin liturgjinë e ngurtë të kishës, dhe deshin të ndryshonin formën e funksionin e hierarkisë kishëtare. Ata besonin në "priftërinë e të gjithë besimtarëve" dmth që çdo besimtar mund të arrijë me lutjet e tija tek Zoti nëpërmjet Jezu Krishtit, pa patur nevojën e ndihmën e priftit. Puritanët kërkonin gjithashtu të ndryshonin sistemin e hijerarkisë së Kishës Anglikane, sistem hierarkie i cili ish pak a shumë i njëjtë me atë të kishës Katolike. Në vend të peshkopëve, mbidhjakëve e priftërinjve ata

Page 139: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

kërkonin të vendoseshin pleqtë dhe pastorët e zgjedhur nga asambleja. Persekutim e burgosje kundër puritanëve ka parur që në kohën e mbretërimit të mbretëreshës Elisabet e parë e cila i konsideronte puritanët si kërcënimin më të madh, pas katolikëve. Disa nga puritanët duke ndjekur shembullin e Robert Browne u tërhoqën nga Kisha e Anglisë. Elisabeta e parë i quajti këta persona separatistë dhe morri kundër tyre masa të rrepta. Dëshmohet se një numër i këtyre separatistëve u arrestuan në pyllin pranë Islington në vitin 1593. Në këtë kohë puritanët John Greenwood dhe Henry Barrowe u ekzekutuan për krimin e separatizmit nga kisha mbretërore. Shumë nga pasuesit e Greenwood dhe Barrowe u larguan nga Anglia dhe u strehuan në Holandë. Këta puritanë më vonë u bënë baza për ata që do të arratiseshin ose dëboheshin gjatë persekutimeve të mëvonshme. Pikërisht ky kontingjent do të bëhet dhe baza që do të krijojë më vonë koloninë e Plymouthit . Po në vitin 1593 parlamenti i Anglisë nxorri një dekret kundër të gjithë atyre të krishterëve të cilët kryejnë aktivitete fetare jashtë kishës mbretërore të Anglisë. Kushdo që zhvillonte çfarëdo aktiviteti fetar jashtë kishës mbretërore të Elisabetës, kushdo që nuk betohej për besnikëri ndaj saj kishin vetëm tre muaj kohë për t’iu nënshtruar autoritetit të kishës mbretërore. Kushdo që nuk vepronte sipas këtij urdhëri do ti konfiskoheshin të gjitha pronat madje mund të dënohej edhe me vdekje. Pavarësisht se këto ligje ishin të drejtuara kryesisht kundër katolikëve, pavarësisht se nuk ka dëshmi që të ketë puritanë që të jenë dënuar në bazë të këtyre ligjeve në kohën e mbretërimit të Elisabetës, vetë e ekzistenca e dekreteve dhe ligjeve të tilla ishin një kërcënim i vazhdushëm për puritanët dhe një pengesë që nuk lejonte që ata të ngriheshin e të kundërshtonin në çfarëdo mënyre masat dhe rregullat e kishës Anglikane në fuqi.(1)

Gjatë mbretërimit të mbretit James pati konfrontime midis puritanëve dhe grupimeve të tjera religjioze që ishin krijuar brenda Kishës Anglikane por mbreti ish në gjendje të ruante alancën midis tyre duke pranuar disa kërkesa nga njëra dhe disa kërkesa nga pala tjetër. Mbreti James ndërsa u tregua tolerant madje pranoi disa nga kërkesat e puritanëve (fillimin e punës për një përkëthim të ri të Biblës në anglisht) kundërshtoi me forcë të madhe disa nga propozimet tyre, sidomos kërkesën për të ndryshuar formën e hijerarkisë fetare, për të hequr peshkopët e priftërinjtë dhe për ti zëvendësuar ata me pastorë e pleq të zgjedhur nga asambleja. Në lidhje me këtë pikë ai kundërshtoi me fjalët po nuk pati peshkopë nuk mund të ketë as mbretër ("No bishop, no king!") (2)

Page 140: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Në vitin 1625 James I vdiq dhe u pasua nga djali i tij , Charles I. Ashtu si babai i tij , Charles i parë mbështeste Kishën Anglikane dhe ish kundër puritanëve . Në këtë kohë, parlamenti pati një përplasje me mbretin në lidhje me disa çështje tatimore. Nga ngritja e taksave dëmtoheshin më shumë banorët e zotërinjtë e zonave rurale, zona në të cilat shumica ishin puritanë.Mbreti Charles besonte se mbretërit kanë prejardhje dhe të drejta hyjnore dhe si rrjedhim ata janë të pagabueshëm, prandaj ai përçmoi dhe e injoroi krejt parlamentin dhe vendosi taksat e reja megjithse ato ishin krejtësisht në kundërshtim me ligjin.Njëkohësisht ai mbështeste dhe reformat e William Laud, Arqipeshkvit të Canterburyt , i cili desh ta reformonte dhe ta afronte Kishën Anglikane duke e afruar atë më shumë me Katolicizmin. Si pasojë e persekutimit me të cilin lidheshin këto ndryshime duke filluar nga viti 1628,brenda një kohe të shkurtër 20 000 puritanë u larguan nga Anglia dhe emigruan në kontinentin Amerikan ku krijuan dhe koloninë New England . Insistimi i mbretit Charles në rritjen e vazhdueshme të taksave, arroganca dhe verbëria e tij politike bëri që të fillonte lufta civile. Puritanët luajtën një rol vendimtar në këtë luftë. Gjithashtu Oliver Kromelli (Oliver Cromwell) Lord Protektori i Komonuelthit Britanik ish një njeri me bindje puritane. Megjithatë edhe në këtë kohë u ruajt pothuaj e paprekur struktura e kishës Anglikane. E veçanta e kësaj kohe ishte se paralelisht me kishën Anglikane u lejuan të ekzistojnë edhe disa kisha të pavarura, por të gjitha këto kisha të pavarura duhet të njihnin autoritetin superior të kishës Anglikane dhe ti paguanin asaj taksa. Tipar i ri i kësaj kohe ishte se rregullat morale u forcuan, u ndalua disa festa e disa rituale të cilat u quajtën si ndikime të Kishës Katolike. Në këtë kohë u ndalua festimi i Krishtlindjeve me të ngrëna të tepruara e me dehje. Dita e djelë u quajt si ditë që duhej ti përkushtohej krejtësisht Zotit dhe u ndaluan aktivitetet e tjera gjatë kësaj dite, etj.Edhe gjatë kësaj kohe puritanët nuk mundën ta realizonin objektivin e tyre për ta pastruakr krejtësisht Kishën Anglikane nga elementet pagane e Katolike. Pas rivendosjes së monarkisë të gjitha këto ndryshime u quajtën të paligjshme. (3)

Page 141: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Puritanët në rolin e persekutuesit Puritanët të cilët ishin larguar nga Anglia pasi ishin persekutuar pët hir të besimit të tyre u vendosën në kontinentin amerikan. Ata krijuan koloni të ndryshme si në Boston, Virginia etj. Në këto vende pushteti ishte në duart e Puritanëve. Është një e vërtetë tragjike se me të ardhur në pushtet Puritanët të cilët ishin persekutuar dhe martirizuar për hir të besimit të tyre tani në pozitat e një grupi fetar që ka pushtetin filluan të persekutojnë këdo që nuk u nënështrohej diktatit të tyre. Një nga grupimet fetare që u persekutuan më shumë nga puritanët në ato vite ishin Religious Society of Friends (Shoqata fetare e të miqësuarve të cilët quheshin ndryshe dhe Kuejkers [Quakers]) . Në ato vite predikuesi John Norton nga Bostoni deklatonte në fjalimet e tija publike:Unë do të marr në njëtën dorë garrotën (Instrument torturash në Mesjetë) kurse në tjetrën pishtarin e zjarrit dhe do të djeg të gjithë Quakers(Kuejkers) që ka bota. Persekutimi kundër Quakers nuk ish vetëm verbal.Na dëshmohet se duke filluar në vitin 1656, anëtarët e grupit të sapoformuar të quajtur Shoqata Fetare e Miqve (Quakers) filloi të mbërrijë në koloninë e Massachusetts me anije nga Anglia. Quakers që erdhën në portin e Bostonit u kërkuan autoriteteve lokale që ti lejonin të jetojnë në Massachusetts dhe të praktikojnë fenë e tyre lirisht. Autoritetet vendore reagonin kundër tyre me ashpërsi. Shpesh ata i detyronin të gjithë emigrantët që deklaronin se ishin Kuejkers të ktheheshin përsëri në Angli me anijen me të cilën kishin ardhur. Kundër atyre që ishin etabluar dhe deklaroheshin si Kuejkers zbatoheshin dënime nga më të ndryshmet si gjoba e konfiskime të pasurisë, rrahje me kamzhik. Në qoftë se dhe pas këtyre masave ata vazhdonin të qëndronin në besimin e tyre, atëhere u priteshin fillimisht njëri vesh, në qoftë se vazhdonin u pritej dhe veshi tjetër dhe po të vazhdonin edhe pas kësaj, u shpohej gjuha me hekur të skuqur. Kundër anëtarëve të Shoqatës Fetare të Miqve (Quakers) është praktikuar edhe dënimi me varje.

Page 142: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Kronikë e disa ekzekutimeve Ishte enjte ( dita kur zakonisht kisha e Bostonit zhvillonte takimet e saja të lutjes) data 27 tetor 1659. Trekëmshi ish ngritur në Boston Common . Të dënuarit deshin ti flasin turmës që kish mbushur anët e rrugës që të çonte në vendin e ekzekutimit por, sapo ata filluan të flasin ushtarët që i shoqëronin fillua tu binin fort daulleve dhe zhurma e tyre e mbyti zërin e të dënuarve. Pasi shkëmbyen fjalët e fundit me njëri-tjetrin , William Robinson i parë u ngjit në shkallët e trekëmbshit .Pa iu dridhur zëri ai i tha popullit se ai kish jetuar në dritën e Jezu Krishtit dhe po vdiste për të përhapur këtë dritë.Të vërtetën e dritën e Jezu Krishtit po e nënëshkruaj me gjakun tim” qenë fjalët e tij të fundit. Në këtë kohë një nga predikuesit puritanë i bërtiti: "Hesht, ti po vdes me një gënjeshtër në gojën tënde . " Ndërkohë litari iu vu në qafë. Fjalët e fundit të William Robinsonit ishin:”Për Krishtin kam jetuar, për Krishtin po vdes!” Tani i kish ardhur radha Marmaduke Stephenson. Pasi ngjiti shkallët, kur arriti në platformën e ekzekutimit ku mund të shihej nga të gjithë ai tha: " Ta dini të gjithë se sot ne nuk po dënohemi se kemi kryer ndonjë krim. Po na dënojnë vetëm se besojmë në Krishtin.”Ndërkohë xhelati i vuri lakun në fyt dhe hoqi fronin ku qëndronin këmbët e tij.Me frymën e fundit Stephenson tha: " Po shkoj në përjetësi me Krishtin.” Ndërkohë Mary Dyer kish ngjitur shkallët i kishin mbuluar fytyrën dhe i kishin vënë lakun në qafë. Vetëm pak çaste para se xhelati ti jepte shtytjen e vdekjeprurëse gjëmoi një thirrje: “Ndal !Kjo paska fat! " Në momentin e fundit dënim i saj ish ndryshuar nga dënim me vdekje në dënim me internim. Ajo u dëbua nga Bostoni, por u kthye përsëri aty në maj 1660 për të ndihmuar një bashkëbesimtar që e kishin burgosur. Atë e arrestuan dhe e ekzekutuan. Një miku i saj i afërt, William Leddra nga Barbados , u ekzekutua më 14 mars 1661 . (1)

Page 143: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Mary Dyer çohet për tu ekzekutuar Boston in 1660

Emri i vajzërisë Mary (Marie) Barrett

Lindur në vitin. 1611

Vdiq Qershor 1, 1660

Boston, Massachusetts Bay Colony

Shkaku i vdekjes Varje në litar

Kombësia Angleze

Sot quhet Martire e besimit

Përkatësia e besimit Quaker

Emri i bashkëshortit William Dyer (Dier, Dyre) atyre u lindën 8 fëmijë

Page 144: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Përfundim

Këtij libri do të na duhej ti shtonim dhe shumë faqe po të donim të përmendnim të gjitha faktet historike që na dëshmojnë për kisha, grupime madje dhe persona të caktuar të cilët e kanë filluar veprimtarinë e tyre si besimtarë të sinqertë të Jezu Krishtit, që janë persekutuar për hir të tij dhe pastaj të jenë shëndruar në persekutues. Ky fenomen shihet qartë edhe sot në persona predikues e shërbesa të cilat kanë filluar në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë por , me kalimin e kohës, kthehen në institucione të cilat pavarësisht se fasadën vazhdojnë ta mbajnë të krishterë janë kthyer në fakt në biznese fitimprurëse të cilat kanë si synim kryesor dhe në qendër të gjithshkaje vetveten. Kushdo që njeh nga afër shërbesat (ministries) e ndryshme , kushdo që ka bashkëpunuar e bashkëpunon me to sot është në gjëndje të japë shembuj ku vepron manipulimi në vend të sinqeritetit, shembuj ku personat lajkatarë e të pandershëm vlerësohen e vendosen në pozita drejtuese vetëm se kanë aftësinë të shkruajnë newsletters sipas oreksit të drejtuesve por që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën, kurse personat e ndershëm të cilët thonë të vërtetën injorohen, vendosen në pozitat më të ulëta dhe persekutohen në format më të ndryshme. Dikush mund të thotë: Po këto janë gjëra të vogla, nuk kanë krahasim me persekutimet që kishat tradicionale u kanë bërë besimtarëve të vërtetë. A mund të krahasohet persekutimet e padrejtësitë që ndodhin sot me inkuizicionin apo me ekzekutimet, masakrimet dhe internimet e dikurshme? Para se të mundohemi ti japim përgjigjjen kësaj pyetjeje do të citonim disa pjesë nga Shkrimi i Shenjtë:

Veprat e Apostujve 5:1-11

1 Kurse një farë burri, me emër Anania, me gruan e vet Safira, shiti një arë,

2 por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve.

Page 145: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

3 Por Pjetri i tha: “Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës?

4 Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!.”

5 Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe i zuri të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra.

6 Atëherë u ngritën disa të rinj, e mbështollën, e mbartën jashtë dhe e varrosën.

7 Dhe afërsisht tre orë më vonë hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ç’kishte ndodhur.

8 Dhe Pjetri i drejtoi fjalën, duke thënë: “Më thuaj, a e shitët arën për kaq?.” Dhe ajo u përgjigj: “Po, për aq.”

9 Atëherë Pjetri i tha: “Pse u morët vesh që ta tundoni Frymën e Zotit? Ja, këmbët e atyre që e varrosën burrin tënd janë në prag të derës dhe do të të mbartin jashtë edhe ty!.”

10 Në moment ajo ra te këmbët e tij dhe dha shpirt. Dhe të rinjtë, si hynë, e gjetën të vdekur, e mbartën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj.

11 Kështu një frikë e madhe e zuri gjithë kishën dhe gjithë ata që i dëgjonin këto gjëra.

3 Gjonit 1-12 1 Plaku, Gajit shumë të dashur, të cilin unë e dua në të vërtetë.

2 Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.

3 Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.

Page 146: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

4 Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.

5 Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.

6 Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të kujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,

7 sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.

8 Ne e kemi për detyrë, pra, t’i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.

9 I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.

10 Prandaj, po të vij, do t’i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t’i presin e i përjashton nga kisha.

11 Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.

12 Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.

Në librin e Zbulesës na jepen dy figura: Nusja dhe Kurva. Shumë mësues të

Biblës na thonë se si Nusja ashtu dhe Kurva na pasqyrojnë dy grupime

shpirtërore: Nusja na simbolizon kishën e vërtetë, besnike ndaj Jezu

Krishtit, Kurva na pasqyron kishën e rreme e cila i përket Antikrishtit.

Kisha e rreme është frymëzuar dhe fuqizuar nga demonët dhe është

bashkuar me shpirtin satanik të Babilonisë shpirtërore.

Kisha e vërtetë na pasqyrohet tek Zbulesa 21:9-14

9 Pastaj erdhi drejt meje një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat plot me shtatë plagët e fundit, dhe foli me mua, duke thënë: “Eja, do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit.”

Page 147: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

10 Dhe më çoi në Frymë mbi një mal të madh dhe të lartë, dhe më tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjtë, që zbriste nga qielli, nga Perëndia,

11 duke pasur lavdinë e Perëndisë. Dhe shkëlqimi i saj i ngjante me një gur shumë të çmuar, si gur diaspri kristalor.

12 Ai kishte një mur të madh dhe të lartë me dymbëdhjetë porta, dhe te portat dymbëdhjetë engjëj, dhe emra të shkruar mbi to, të cilat janë emrat e të dymbëdhjetë fiseve të bijve të Izraelit.

13 Nga lindja ishin tri porta, nga veriu tri porta, nga jugu tri porta dhe nga perëndimi tri porta.

14 Dhe muri i qytetit kishte dymbëdhjetë themele dhe mbi to ishin emrat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit.

Kishën e rreme e gjejmë tek Zbulesa 17:1-7

1 “Dhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: “Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta, 2 më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj.” 3 Dhe më çoi në Frymë në një shkretëtirë, dhe pashë një grua që rrinte mbi një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie dhe që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë.

4 Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me të kuq të ndezur, e stolisur me ar, gurë të çmuar dhe me margaritarë; kishte në dorë një kupë ari plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.

5 Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: “Misteri, Babilona e madhe, nëna e lavirave dhe e neverive të dheut.”

6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe, kur e pashë, u çudita me çudi të madhe.”

Bibla na jep shembuj ku Zoti e dënon menjëherë poshtërsinë, si në rastin e Ananias dhe të Safiras, gjithashtu na jep edhe shembuj ku poshtërsisë i jepet liri e madhe veprimi. Na jepet gjithashtu qartë fakti se ka raste kur në planin tokësor duket sikur poshtërsia ka triumfuar dhe e vërteta është

Page 148: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mposhtur. Gruaja, Lavirja, Babilonia dehet me gjakun e martirëve dhe duket sikur fundi e ndëshkimi i saj nuk do të vijë kurrë, madje duket sikur ajo sapo vjen rritet e forcohet më shumë.Megjithatë ky është vetëm një iluzion. Do të vijë dita kur sejcili do të marrë nga Zoti shpërblim ose dënim të përjetshëm. Jezu Krishti u thosh dishepujve të tij të mos gëzohen për faktin se ju binden demonët, por të gëzohen për faktin se emrat e tyre janë shkruar në Librin e Jetës. tek Zbulesa 20:14,15 lexojmë

14 Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e

dytë.

15 Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak

në liqenin e zjarrit

Bibla na e bën të qartë se në fund të fundit për çdo njëri ka rëndësi vetëm

një fakt: Nëse emri i tij është shkruar në Librin e Jetës apo jo.Nëse ai

shpirtërisht është pjesë e Nuses apo i Kurvës. Gjithshka tjetër është e

përkohëshme dhe e dorës së dytë.

Nga Koncili i parë i Niceas deri mbas Holokaustit

Nga ky vëzhgim dhe nga kjo analizë e fakteve historike nxjerrin si përfundim se ndryshimet dhe normat që u sanksionuan fillimisht me Koncilin e parë të Niceas ishin një gabim fatal. Në fak ky Kocil mori vendime dhe i hapi rrugën një tradite e cila është krejt në kundërshtim me parimet biblike. Ky Koncil bëri të kundërtën e asaj që këshillon apostulli Pal tek letra dërguar romakëve kapitulli i 11të. Në vend që të kujdeseshin që degët e ullirit të egër të shartoheshin në trungun e ullirit të butë, ata u rikthyen në rrënjët e helmta të traditës pagane. Perandori Konstandin, ky njeri me aftësi të jashtzakonshme, ra në të njëjtin gabim si ra edhe mbreti Saul (1Samuelit kap.15) dhe bëri një mëkat të ngjashëm me mëkatin e Jerobamit birit të Nabatit.1Mbretërve 12:25-33;13:33-34;14:7-16;15:34-16:1-3;16:18-20;16:25,26;16:29-31.

Page 149: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Bibla na dëshmon qartë për pasojat që solli mëkati i Saulit: Zoti e mohoi si mbret,humbi e luftën kundër armiqve të tij dhe shumica bijve e tij u vranë nga armiku. Si pasojë e mëkatit të Jerobamit birit të Nabatit gjithë familja e tij u shfaros, Izraeli u mposht nga armiku dhe gjithë popullsia u detyrua të largohej nga territori i Izraelit në internim. Historia na dëshmon qartë për pasojat e mëkatit të kishës së krishterë, mëkatit që filloi të saksionohet zyrtarisht në Koncilin e parë të Niceas: Kryqëzatat, Pogromet, Inkuizicioni e deri tek Holokausti janë dëshmi të qarta të këtij gabimi. Historia na dëshmon se si Tempulli i Zotit në Jerusalem , ashtu edhe Kisha e Krishterë sa herë që janë kthyer në institucione të cilat kanë si aktivitet kryesor politikën, biznesin e komercializmin si dhe gjërat e tjera të kësaj bote janë bërë njëkohësisisht edhe institucione që e luftojnë në vend që ta mbështesin si besimin, ashtu dhe besimtarët e vërtetë të krishterë. Këtë fenomen ne e vemë re fillimisht në vetë historinë e Jezu Krishtit. Ishin në fakt farisejtë e saducejtë, prftërinjtë, mësuesit e Ligjit të Zotit dhe në fund të fundit vetë kryeprifti i Tempullit të Jerusalemit ata që iu kundërvunë Jezu Krishtit me një armiqësi të papajtueshme, deri në vdekje. Për shekuj me radhë tradita e Krishterë fajëson për këtë krim farisejtë e saducejtë, priftërinjtë e kryepriftin madje gjithë popullin hebre. Sipas këtyre akuzave ishin cilësitë e karakterit, poshtërsia personale dhe madje poshtërsia kolektive e gjithë popullit të Izraelit që çuan në në qëndrim të tillë.Historia 2000 vjeçare e Krishterimit na jep fakte me shumicë që na provojnë të kundërtën. Pikërisht Kisha Katolike, e cila qortonte hebrenjtë se e kishin kthyer tempullin e perëndisë në një shpellë kusarësh(citim i fjalëve të Jezu Krishtit) krijoi sistemin e indulgjencave. Kjo kishë që i cilësonte hebrenjtë si vrasës organizoi Kryqëzatat, djegjet e heretikëve, Inkuizicionin... Shohim gjithashtu edhe shembuj si ai i Martin Luterit dhe të tjerë të cilët e filluan karrierën e tyre si predikues të Ungjilit të Krishtit, si persona të persekutuar për hir të së vërtetës së Zotit, por pasi u etabluan dhe u bënë personalitete me pushtet dhe figura që drejtonin institucione, persona me influencë në fushën politike, përfunduan të bëhen njësoj si persekutuesit e tyre. Shohim protestantët të martirizohen për hir të së vërtetës, por vite më vonë shohim që kisha që u krijua prej tyre të bëjë të njëjtën gjë kundër ayre që predikojnë po këtë të vërtetë, të vërtetën e Jezu Krishtit. Të njëjtën gjë do të mund ta argumentonim me fakte historike për shumë kisha të tjera sot.

Page 150: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Jezu Krishti tha në gjykimin e tij para Pilatit tha “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote.”.Gjoni 18:36 Faktet historike që analizuam na tregojnë se në momentin historik kur kisha e krishterë u shëndrua në një institucion të kësaj bote( fillimisht me koncilin e parë të Niceas) pikërisht në atë kohë ajo u hapi dyert jo vetëm elementëve të kësaj bote, por bëri simbiozë me paganizmin dhe fenë Babilonase. Që nga ai moment kisha u shëndrua edhe vetë në një instrument vrasës të errësirës. Historia na dëshmon qartë se Institucioni i Kishave Zyrtare, i cili u krijua fillimisht me synimin që të përhapte të vërtetën e Zotit, pikërisht kisha vetë u bë pengesa më e madhe për hapjen e kësaj të vërtete. Siç përmendëm dhe më sipër, në librin e Zbulesës na paraqitet kisha që quhet e krishterë e parë dhe e zbuluar nga nga prespektiva qiellore. Aty na përshkruhen dy grupime krejt të ndryshme, krejt armiqësore e kundërthënëse me njëra- tjetrën. Njëri quhet Nusja kurse tjetri quhet Lavira(Kurva). Siç e shohim dhe nga vetë emrat, ndërsa në tokë dhe nga prespektiva tokësore gjërat mund të jenë të paqarta, nga prespektiva qiellore kufiri ndarës madje edhe emërtimi që iu ve qielli është i qartë. Në tokë ky kufi nuk është gjithmonë i qartë në çdo kohë e në çdo vend. Megjithatë edhe në tokë vjen koha e sprovës, vjen koha dhe shfaqen frytet dhe atëhere qartësohet çdo gjë. Jezu Krishti morri kamzhikun kundër atyre që tempullin e Zotit nga një shtëpi lutjeje e kishin shëndruar një qendër biznesi. Te Libri i Zbulesës lexojmë: Zbulesa 18:1-4

1 Edhe pas këtyre pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh; dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij.

2 Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: “Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.

3 Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar.”

4 Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli, duke thënë: “Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë të mëkateve të saj, dhe të

Page 151: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

mos merrni nga plagët e saj.

Në tokë Nusja dhe Lavira gjenden mjaft afër njëra tjetrës, shpesh pothuaj të ndërthurura. Duket sikur çdo ditë sejcili prej nesh i ngjan atij nëpunësit që del herët në mëngjez për të shkuar në punë.Tek stacioni i trenit ka dy mundësi.Mund të hipë në trenin e Babilonisë ose në trenin e Nuses. Është më lehtë të hipish në trenin e Babilonisë.Nuk është gjithmonë e lehtë të hipish në trenin e Nuses. Por treni në të cilin kemi hipur dhe jo fuqija jonë do të vendosë se në cilin destinacion do të arrijmë.Dhe destinacioni përfundimtar është i qartë: Të bëhesh pjesë e Nuses ose pjesë e Kurvës. Bibla na mëson se kush është pjesë e Nuses ka jetën e përjetëshme, kush është pjesë e Kurvës bëhet pjestar i dënimit të përjetshëm sëbashku me Satananë, ëngjëjt rebelë dhe demonët. Natyrisht që ka vlerësime e gjykime edhe në tokë, në planin tokësor dhe historik. Për këto gjykime dhe vlerësime edhe mund të diskutohet dhe të debatohet; por Bibla na mëson se këto vlerësime lavdërime e gjykime janë të përkohëshme dhe kalimtare. Shkrimi i Shenjtë na mëson gjithashtu se ka edhe një gjykim qiellor të përjetshëm vlerësimet dhe vendimet e të cilit do të mbeten përjetësisht.

Lutje

O Zot e Ati ynë i Shenjtë që je në qiell. Pasi ne lexojmë gjithë këto rradhë, analizojmë gjithë këto fakte kuptojmë një të vërtetë të hidhur, tepër të hidhur: Shpesh në emrin tënd në vend të të vërtetës na ka ardhur mashtrimi, në vend të bekimit na ka ardhur mallkimi, në vend të shërimit sëmundja, në vend të jetës vdekja. Shpesh persona, institucone që na vinin në emrin e Jezu Krishtit na sillnin antikrishtin, në vend të na sillnin Frymën e Shenjtë të së vërtetës na sillnin frymën e gabimit e demonët dhe si rrjedhim pasonin sëmundjet vuajtjet, zhgënjimet dhe vdekja. Që në fëmijërinë tonë na kanë futur nëpër pagëzime sipas një tradite të rreme, që në fëmijërinë tonë, bashkë me qumshtin e nënës, na kanë mësuar të ndjejmë gëzim dhe të duam një taditë që përzjen fjalën dhe të vërtetën e jetës me ritualet demoniake.Prandaj ne jemi lutur dhe nuk kemi marrë kemi trokitur, por portat e qiellit kanë mbetur të mbyllyra, kemi kërkuar me zell e dëshpërim por nuk kemi gjetur... Tani ne o Zot e ati ynë i drejtojmë sytë tanë drejt qiellit, drejt selisë tënde të

Page 152: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

shenjtë pasi vetëm aty tek ty gjendet e vërteta e pastër. Ne të lutemi dhe të përgjërohemi në emrin e Birit tënd Jezu Krisht, Zotit tonë. Të lutemi o Zot të ndërhysh nga qielli dhe të ndash dritën nga errësirra, Krishtin e vërtetë nga antikrishti, kishën e vërtetë nga kisha e rreme. Të lutemi o Zot të na pastrosh ashtu siç thuhet në Psalmin 26: 2 2- “Më heto O Zot dhe më ver në provë; pastro me zjarr trupin dhe mendjen time” Të lutemi o Zot dhe Ati ynë që ti të shtrish dorën tënde dhe të vërtetosh fjalën e atyre që janë të ndershëm e të drejtë duke shëruar, duke kryer shënja e mrekulli në emrin e Birit tënd të shenjtë Jezu Krishtit, por nga ana tjetër të lutemi që me fuqinë e Frymës së Shenjtë të zbulosh e të demaskosh çdo mashtrim e çdo mashtrues. Në emrin e Jezu Krishtit Amin!

Pasqyra e lëndës

-Në vend të parathënies

-Martirizimi i Apostujve

-10 Persekutimet Masive kundër të Krishterëve nga ana e

Perandorisë Romake Persekutimi i parë

Persekutimi i dytë

Page 153: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Persekutimi i tretë

Persekutimi i katërt

Persekutimi i pestë

Persekutimi i gjashtë

Persekutimi i shtatë

Persekutimi i tetë

Persekutimi i nëntë

Persekutimi i dhjetë

-Perandori Konstandin Familja

Rinia, fillimi i karrierës dhe thirrja hyjnore

Disa nga arritjet e jashtzakonshme

-Koncili i Parë i Niceas Festimi i ditëve të shënuara

Analizë e procesit të simbiozës dhe ikonografia

-Si evoluoi Kisha Zyrtare

-Kisha Zyrtare dhe Bibla

-Herezia dhe heretikët

-Martirët e Krishterë viktima të Kishës dhe Inkuizicionit të

saj Xhon Uiklif (John Wycliffe 1330–1384)

Jan Hus

Thomas Lincare John Colet

Hieronymus Savonarola

Martin Luter -Përballë Gjyqit Perandorak

-Katharina von Bora

-Qëndrimi i Martin Luterit e luteranëve kundrejt Anabaptistëve

Epidemia e murtajës

-Martin Luteri, përvoja kontaktet e tij personale me hebrenjtë

Page 154: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

-Pikpamjet e shprehura nga Martin Luteri në lidhje me hebrentë

-Martin Luteri dhe Nazizmi

Pikpamjet e Martin Luterit kundrejt fëmijëve të lindur me të meta

-Në Angli

-William Tyndalle

Mbreti Henry VIII Eduardi VI

Maria e parë (Queen Mary I

-John Rogers -Thomas Cranmer Princi James VI i Skocisë,Mbreti James I (Xhejms) i Anglisë

-Kisha Anglikane në rolin e persekutuesit Kundër Katolikëve

Kundër Puritanëve

-Puritanët në rolin e persekutuesit

Kronikë e disa ekzekutimeve

Përfundim

-Nga Koncili i parë i Niceas deri mbas Holokaustit

-Biblografia

Biblografia

-Martirizimi i Apostujve

John Foxe “Christian Martyrs of the World”

1-Vol. III of "The Lives or the Fathers, Martyrs and Other Principal Saints" by the Rev.

Alban Butler.)

2-Materiali është nxjerrë nga nga http://en.wikipedia.org/wiki/John_the_Apostle

John Foxe në librin e tij të njohur “Fox'sBook of Matyrs”

Page 155: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

-10 Persekutimet Masive kundër të Krishterëve nga ana e

Perandorisë Romake

1-Material i nxjerrë nga http://de.wikipedia.org/wiki/Nero John Foxe “Fox'sBook of Matyrs”

2-John Foxe “Fox'sBook of Matyrs”, Tertullian, Apologetikum 5.; Eusebius,

Kirchengeschichte 3, 17.; Laktanz, Über die Todesarten der Verfolger 4.

http://en.wikipedia.org/wiki/Domitian

3 -John Foxe “Fox'sBook of Matyrs” http://en.wikipedia.org/wiki/Trajan

4- http://en.wikipedia.org/wiki/Marcus_Aurelius ,John Foxe “Fox'sBook of Matyrs

5- http://en.wikipedia.org/wiki/Septimius_Severus

http://www.pbs.org/wgbh/pages/frontline/shows/religion/maps/primary/perpetua.ht

ml

http://en.wikipedia.org/wiki/Perpetua

6-John Foxe “Fox'sBook of Matyrs http://en.wikipedia.org/wiki/Maximinus_Thrax

7- http://de.wikipedia.org/wiki/Decius_(Kaiser)

8-John Foxe “Fox'sBook of Matyrs, http://en.wikipedia.org/wiki/Valerian_(emperor)

9-http://en.wikipedia.org/wiki/Diocletian

http://en.wikipedia.org/wiki/Anthimus_of_Rome

-Perandori Konstandin

1-Prof. Dr. Nebi Dervishi Konstandini i Madh – nga Dardania e Ilirisë (272-337)

2- Dëshmohet në Barnes, Constantine and Eusebius, 27; Elliott, Christianity of

Constantine, 39–40; Lenski, "Reign of Constantine" (CC), 61; MacMullen, Constantine,

32; Odahl, 77; Pohlsander,Emperor Constantine, 15–16; Potter, 344–5; Southern, 169–

70, 341. MacMullen, Constantine, 32. Barnes, Constantine and Eusebius, 27; Elliott

Christianity of Constantine, 39–40; Lenski, "Reign of Constantine" (CC), 61; Odahl, 77;

Pohlsander, Emperor Constantine, 15–16; Potter, 344–45; Southern, 169–70, 341.

3- prof. Dr. Nebi Dervishi Konstandini i Madh – nga Dardania e Ilirisë (272-337)

4- Eusebius, The Life of the Blessed Emperor Constantine,Libri 2 Kap.4-12

Page 156: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

http://de.wikipedia.org/wiki/Konstantin_der_Gro%C3%9Fe

http://en.wikipedia.org/wiki/Constantine_the_Great

Timothy Barnes: Constantine: Dynasty, Religion and Power in the Later Roman Empire.

Chichester 2011

Averil Cameron, Stuart Hall (Hrsg.): Eusebius. Life of Constantine. Oxford 1999

http://ukcatalogue.oup.com/product/9780198149248.do

Jochen Bleicken: Constantin der Große und die Christen. München 1992.

-Koncili i Parë i Niceas

1- prof. Dr. Nebi Dervishi Konstandini i Madh – nga Dardania e Ilirisë (272-337)

2- Eusebius of Caesarea

The Life of the Blessed Emperor Constantine Kap.5

3- Sid Roth “The Incomplete Church” f66

4- Eusebius, The Life of the Blessed Emperor Constantine, Libri 3, kap.10.

5- Theodoret, Ecclesiastical History, Bk 1, Ch 6 Eusebius of Caesarea

The Life of the Blessed Emperor Constantine

6- Eusebius of Caesarea “The Life of the Blessed Emperor Constantine” Libri i parë Kap

XLII, XLIII. Libri i tretë kap. XV, XVI.

7-1Mbretërve 12-2Mbretërve 10: 29;2 Mbretërve 14:24; 15:18; 15:28;2Mbretërve 17:7-23

Eusebius, The Life of the Blessed Emperor Constantine

http://www.fordham.edu/halsall/basis/vita-constantine.asp

http://en.wikipedia.org/wiki/Eusebius

http://www.fordham.edu/halsall/source/conv-const.asp

-Analizë e procesit të simbiozës

1-Në shek. e 5të kisha perëndimore(Katolike Romake) urdhëroi që (Krishtlindjet) quote

to be celebrated forever on the day of the old Roman fest of the birth of the Sol(sun) The

Encyclopedia Americana, 1942 Edition,vol.6, 623.

2-http://www.timeanddate.com/calendar/december-solstice-customs.html

http://en.wikipedia.org/wiki/Saturnalia

Page 157: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

3-http://en.wikipedia.org/wiki/Roman_festivals

http://en.wikipedia.org/wiki/Religion_in_ancient_Rome

4-5- The True Origin of Christmas by David C. Pack

6-http://amazingdiscoveries.org/S-deception_end-time_paganism_Catholic_Mary

Ecclesiastical History :Theodoret, Ecclesiastical History, Bk 1, Ch 6

Anonymus Valesianus 3.

Martin Wallraff: Christus verus Sol. Sonnenverehrung und Christentum in der

Spätantike. Münster 2001. http://hsozkult.geschichte.hu-berlin.de/rezensionen/AG-

2002-007

Jochen Bleicken: Constantin der Große und die Christen. München 1992.

http://books.google.de/books?id=KYKmS_pmQeAC&pg=PA235&lpg=PA235&dq=Joch

en+Bleicken:+Constantin+der+Gro%C3%9Fe+und+die+Christen.+M%C3%BCnchen+1

992.&s

http://en.wikipedia.org/wiki/Edict_of_Thessalonica

http://www.newadvent.org/fathers/27021.htm

http://en.wikipedia.org/wiki/Saturnalia

http://www.timeanddate.com/calendar/december-solstice-customs.html.

http://www.fossilizedcustoms.com/christmastree.html

http://www.goodnewsaboutgod.com/studies/holidays2.htm

http://www.jewishencyclopedia.com/articles/2285-babylon

http://en.wikipedia.org/wiki/Babylonian_religion

http://en.wikipedia.org/wiki/Queen_of_Heaven

http://en.wikipedia.org/wiki/Queen_of_heaven_(antiquity)

http://aletheia.consultronix.com/7.html

http://www.remnantofgod.org/evilqueen.htm

http://amazingdiscoveries.org/S-deception_end-time_paganism_Catholic_Mary

http://ministeriomisionerodepoderenjesus.blogspot.de/2010/11/semiramis-priests-

nimrod-tammuz-and-his.html

Page 158: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

https://www.google.com/search?q=the+egyptian+goddess+isis&rlz=1C1ASUT_

The sun form icon http://www.flickr.com/photos/zug55/6180940393/

Istanbul: Chora Church Mosaic of Mary and Child Christ inside a medallion in the north dome of the

endonarthex (inner narthex = inner porch or

http://en.wikipedia.org/wiki/Maest%C3%A0

http://en.wikipedia.org/wiki/Mary_(mother_of_Jesus)

http://en.wikipedia.org/wiki/Mother_of_God

http://www.openbible.info/topics/mary_the_mother_of_jesus

http://en.wikipedia.org/wiki/Semiramis

http://en.wikibooks.org/wiki/Hebrew_Roots/Neglected_Commandments/Idolatry/Ea

ster

-Kisha Zyrtare dhe Bibla

1-“The Forbiden Book” The History of the English Bible

http://de.wikipedia.org/wiki/Leo_X.

-Martirët e Krishterë viktima të Kishës dhe Inkuizicionit të saj

John Foxe “Christian Martyrs of the World”

http://de.wikipedia.org/wiki/Inquisition

http://www.greatsite.com/timeline-english-bible-history

1-“The Forbiden Book” The History of the English Bible

2- http://en.wikipedia.org/wiki/John_Wycliffe

3- http://www.greatsite.com/timeline-english-bible-history

4- http://en.wikipedia.org/wiki/Jan_Hus

5- http://www.greatsite.com/timeline-english-bible-history

6- http://de.wikipedia.org/wiki/Girolamo_Savonarola

7- http://www.greatsite.com/timeline-english-bible-history

Page 159: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

http://en.wikipedia.org/wiki/Desiderius_Erasmus

8-. http://www.greatsite.com/timeline-english-bible-history

Martin Luter

1 - http://de.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther

2-http://en.wikipedia.org/wiki/Johann_Eck

3- http://de.wikipedia.org/wiki/Julius_Streicher

Përballë Gjyqit Perandorak

1 - http://de.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther

2-http://law2.umkc.edu/faculty/projects/ftrials/luther/lutheraccount.html

3 Fjalimi i M.Luterit http://www.bartleby.com/268/7/8.html

4- Philip Schaff, History of the Christian Church (New York: Charles Scribner's Sons,

1910), 6

http://en.wikipedia.org/wiki/Luther_Bible

5- The Forbiden Book” The History of the English Bible

Katharina von Bora

1-http://de.wikipedia.org/wiki/Katharina_von_Bora

2-http://www.youtube.com/watch?v=iXrrMw15WB0 .

a- JJ Stockdale , Historia e inkuizicionit , 1810, fq xxvii , XXVIII

b- Martin Luther , Werke , botim Erlangen , vol . 24 , p . 294 , vol.15 , f . 276

c- "(William McGrath, Anabaptists: As Katolike as protestante,

http://www.pbministries org / History / William% 20R.%

20McGrath/the_anabaptists_part1.htm).

d- Evans , Evans, The Early English Baptists , kapitulli 2

e- JJ Stockdale , Historia e inkuizicionit , 1810, p . XXVIII

f- http://www.wayoflife.org/database/protestantpersecutions.html

Page 160: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Pikpamjet e shprehura nga Martin Luteri në lidhje me hebrentë

1- http://en.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther_and_antisemitism

http://de.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther_und_die_Juden

2-Heiko A. Oberman: Luther: Mensch zwischen Gott und Teufel. 2. Auflage. Siedler,

1991, ISBN 3-88680-044-X, S. 293

3-http://en.wikipedia.org/wiki/On_the_Jews_and_Their_Lies

4-http://en.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther_and_antisemitism

5- Heiko Oberman, The Roots of Anti-Semitism in the Age of Renaissance and

Reformation (Philadelphia: Fortress Press, 1984), p.46.

Martin Luteri dhe Nazizmi

1, -Michael, Robert, "Christian racism, part 2", H-Net Discussions Networks, 2 Mar

2000.cituar në Franklin Sherman, Faith Transformed: Christian Encounters with Jews and Judaism, edited by John C Merkle, (Collegeville, Minnesota: Liturgical Press, 2003), 63-64. 2- cituar në Franklin Sherman, Faith Transformed: Christian Encounters with Jews and Judaism, edited by John C Merkle, (Collegeville, Minnesota: Liturgical Press, 2003), 63-64. 3-Paul Halsall's introduction of excerpts of On the Jews and Their Lies 4- http://www.neo-lutheraner.de/juden.html

5-Citim i nxjerrë nga Quelle: Dietrich Eckart: „Zwiegespräche zwischen Adolf Hitler und mir“, München 1924, Seite 24

http://en.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther_and_antisemitism

Pikpamjet e Martin Luterit kundrejt fëmijëve të lindur me të meta

1-Mareriali është nxjerrë nga http://de.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther dhe nga

Alexander Mayer (2001). Eine Geschichte der Behinderten, Jubiläums-Dokumentation

40 Jahre Lebenshilfe Fürth. Lebenshilfe Fürth: Eigenverlag. S. 6-27.

http://de.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther#Behinderte

Materiali tjetër është nxjerrë nga :

Page 161: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

http://en.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther

http://en.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther_and_antisemitism

http://en.wikipedia.org/wiki/Katharina_von_Bora

http://www.youtube.com/watch?v=iXrrMw15WB0

http://law2.umkc.edu/faculty/projects/ftrials/luther/lutheraccount.html

http://www.youtube.com/watch?v=iXrrMw15WB0

http://www.greatsite.com/timeline-english-bible-history/martin-luther.html

Në Angli

1-3-Materiali është nxjerrë nga “The Forbiden Book” the History of the English Bible

http://en.wikipedia.org/wiki/William_Tyndale

4-http://en.wikipedia.org/wiki/Henry_VIII_of_England

5-http://www.bible-researcher.com/1911-coverdale.html

6-http://en.wikipedia.org/wiki/Robert_Barnes_(martyr)

7-Edward VI (12 Tetor 1537 – 6 Korrik 1553)

http://en.wikipedia.org/wiki/Edward_VI_of_England

8- http://en.wikipedia.org/wiki/Mary_I_of_England

John Rogers

1-http://en.wikipedia.org/wiki/John_Rogers_(Bible_editor_and_martyr) John Foxe “The Christian Martyrs of the World” http://www.greatsite.com/timeline-english-bible-history/john-rogers.html

http://de.wikipedia.org/wiki/Maria_I._(England)

Thomas Cranmer

1-http://en.wikipedia.org/wiki/Thomas_Cranmer

John Fox “ Christian Martirs of the World”

http://www.luminarium.org/renlit/cranmerspeech.htm

2-Princi James VI i Skocisë,Mbreti James I (Xhejms) i Anglisë

http://en.wikipedia.org/wiki/James_VI_and_I WWW.GREATSITE.COM

3-Citim i nxjerrë nga“WWW.GREATSITE.COM

Page 162: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

Kisha Anglikane në rolin e persekutuesit

1- http://en.wikipedia.org/wiki/Thomas_More

http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_people_executed_by_the_Tudors

Apostolic letter issued motu proprio proclaiming Saint Thomas More Patron of

Statesmen and Politicians, 31 October 2000 Vatican.va

2- http://www.historylearningsite.co.uk/elizabeth_catholic_church.htm

http://www.elizabethfiles.com/plots-against-elizabeth-i/3509/

http://en.wikipedia.org/wiki/Spanish_Armada

http://www.elizabethfiles.com/plots-against-elizabeth-i/3509/#ixzz2rzp2yPk4

3- http://en.wikipedia.org/wiki/Gunpowder_Plot

Puritanët

1- http://en.wikipedia.org/wiki/History_of_the_Puritans_under_Elizabeth_I

Page 163: Kisha:Nënë e dhemshur apo Njerkë vrasëse · të jenë të krishterë i përkasin një spektri jashtzakonisht të gjërë, shumë të ndryshëm e shpesh tejet kundërthënës

2-http://en.wikipedia.org/wiki/History_of_the_Puritans_under_James_I

https://suite101.com/a/puritans-under-james-i-and-charles-i-a125393

3- http://en.wikipedia.org/wiki/Commonwealth_of_England

Puritanët në rolin e persekutuesit 1- http://en.wikipedia.org/wiki/Boston_martyrs

http://nvdatabase.swarthmore.edu/content/quakers-fight-religious-freedom-

puritan-massachusetts-1656-1661

Notable american women: a biographical dictionary", Edward T. James, Janet

Wilson James. Harvard University Press, 1974. ISBN 0-674-62734-2, ISBN 978-

0-674-62734-5. p. 536

http://en.wikipedia.org/wiki/Mary_Dyer