10

KIMIA - Media Print

  • Upload
    volien

  • View
    349

  • Download
    12

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KIMIA - Media Print
Page 2: KIMIA - Media Print

K I M I A 9për klasën e nëntë të arsimit bazë 9-vjeçar

Jalldyz Xhemalaj Veronika Haxhistasa

Page 3: KIMIA - Media Print

Kimia 92fa

qe

©

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

[email protected] [email protected] [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mediaprint” sh.p.k.

S H T Ë P I A B O T U E S E

Tel.: 04 4500605

Titulli: Kimia 9

Autore:

Redaktore: Rudina Rrapollari

Shtypi: Media-print

ISBN: 978-99956-93-79-4

Botimi i parë: 2011

Veronika Haxhistasa, Jalldyz Xhemalaj

, 2008

Page 4: KIMIA - Media Print

Kimia 9 3 fa

qe

1.1 ENERGJIA. BARAZIMET TERMOKIMIKE

Energjia është një madhësi fizike. Fjala energji vjen nga greqishtja, që do të thotë “en” - në (ose brenda) dhe “ergo” që do të thotë punë. Energji zotëron çdo trup, që ka mundësi të kryejë punë.

Energjia klasifikohet në energji potenciale dhe energji kinetike. Energjia potenciale është energjia që lidhet me pozicionin që ka një trup i dhënë në krahasim me trupat e tjerë.

Energjia kinetike është energjia që zotëron lënda në sajë të lëvizjes dhe masës që ajo mund të ketë.

Nuk është e thënë që energjia të shndërrohet patjetër në punë. Ajo mund të shndërrohet nga një formë në një tjetër. P.sh., një alpinist gjatë ngjitjes në mal kryen punë për mposhtjen e forcës së rëndesës. Këtë punë ai e kryen në sajë të energjisë që zotëron. Kjo energji sigurohet nëpërmjet ushqimeve, të cilat përpunohen në qelizë me anë të reaksioneve të ndryshme kimike, që shoqërohen me thithje, ose çlirim energjie. Në sajë të energjisë kinetike (të lëvizjes) alpinisti ngjitet në mal. Në majë të malit alpi-nisti zotëron energji potenciale (ose energji të lartësisë). Në këtë rast energjia kinetike (e lëvizjes) shndërrohet në energji potenciale. Pra, energjia asnjëherë nuk humbet, por ajo shndërrohet nga një formë e saj, në një tjetër. Ky është ligji i ruajtjes së energjisë.

Natyra ka burime të pashtershme energjie: 1. - Energjia diellore që është burimi i vetëm i ener-

gjive të tjera në Tokë. Pa këtë burim energjie, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Në qoftë se do të mungonte energjia diellore, temperatura në pla-netin tonë do të ishte –240oC.

- Energjia e lëndëve të djegshme të depozituara në Tokë.

- Energjia e lumenjve, erërave. - Energjia në botën e gjallë. 2. Energjia në brendësinë e çdo trupi me masë çfarëdo. 3. Energjia bërthamore.

ENERGJIA. BARAZIMET TERMOKIMIKE11

©

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

[email protected] [email protected] [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mediaprint” sh.p.k.

S H T Ë P I A B O T U E S E

Tel.: 04 4500605

Titulli: Kimia 9

Autore:

Redaktore: Rudina Rrapollari

Shtypi: Media-print

ISBN: 978-99956-93-79-4

Botimi i parë: 2011

Veronika Haxhistasa, Jalldyz Xhemalaj

, 2008

Page 5: KIMIA - Media Print

Kimia 94fa

qe

Reaksionet kimike që zhvillohen ndërmjet substancave në përgjithësi shoqërohen me efekte energjetike, pra me çlirim ose thithje nxehtësie.

Termokimia është ajo pjesë e kimisë që studion nxeh-tësinë (energjinë termike) që thithet ose çlirohet gjatë zhvillimit të reaksioneve kimike.

Barazimet kimike që shoqërohen me thithje ose çlirim nxehtësie quhen barazime termokimike.

Ligji i ruajtjes së energjisë: Energjia nuk zhduket, por shndërrohet nga një formë në një tjetër.

Energjia klasifiko-het në energji po-tenciale dhe energji kinetike

Termokimia trajton efektet termike të reaksioneve kimike.

Mbani mend

Pyetje dhe ushtrime1. Ç’kuptoni me energji?2. Si klasifikohet energjia?3. Kur jeni duke ecur, çfarë energjie zotëroni?4. A ndryshon masa dhe energjia e substancave në një reaksion kimik?5. Analizoni shndërrimin e energjisë gjatë rënies së një sfere në një

rrafsh të pjerrët.

REAKSIONET EKZOTERMIKE DHE REAKSIONET ENDOTERMIKE

Gjatë djegies së substancave të ndryshme si karbon C, squfur S, hidrogjen H, natrium Na etj. çlirohet nxehtësi. Ndërsa shumë reaksione të tjera si shpërbërja e gurit gëlqeror CaCO3, klorurit të amonit NH4Cl etj., kryhen me thithje nxehtësie. Pra këto reaksione shoqërohen me efekte ener-gjetike (∆H ose entalpi reaksioni).

S + O2 = SO2 ∆H = – 270 kJ

NH4Cl = NH3 + HCl ∆H = – 314.4 kJ

Si quhen këto barazime?Meqenëse në barazimet e mësipërme krahas sub-

stancave nistore dhe përfundimtare shkruhen edhe efek-tet energjetike, këto quhen barazime termokimike. Ato klasifikohen në:

a) Reaksione ekzotermike, b) Reaksione endotermike.

Efekt energjetik quhet sasia e nxehtësisë që thithet ose çlirohet gjatë një reaksioni. Njësia matëse e efektit termik është kJ. Sasia e nxehtësisë që çlirohet ose thithet është në përpjestim të drejtë me sasinë e substancave që hyjnë në reaksion.

Shpërbërja e CaCO3

1.2

Page 6: KIMIA - Media Print

Kimia 9 5 fa

qe

Gjatë djegies së 1 moli S (64g S) çlirohen 270 kJ energji. Ndërsa nëse digjen 32 g S sasia e energjisë së çliruar është 135 kJ.

Sasia e energjisë së thithur ose të çliruar varet dhe nga gjendja fizike e lëndës. Në barazimet termokimike mund të përdorim dhe koeficientët thyesorë:

H2 (g) + O2 (g) = H2O (g) ∆H = – 242 kJ

H2 (g) + O2 (g) = H2O (l) ∆H = – 286 kJ

Reaksionet ekzotermike shoqërohen me çlirim nxehtësie (ekzo - jashtë). Efekti energjetik (∆H) ka vlerë negative, sepse ulet energjia e sistemit. Energjia kalon nga sistemi në mjedis.

Reaksionet ekzotermike janë reaksionet e djegies, reak-sionet e sintezës. Energjia e substancave nistore në reak-sionet ekzotermike është më e madhe se energjia e sub-stancave përfundimtare.

Reaksionet endotermike shoqërohen me thithje nxehtësie (endo - brenda). Efekti energjetik ka vlerë pozitive, sepse rritet energjia e sistemit. Reaksionet endotermike janë reak-sionet e shpërbërjes. Energjia e substancave nistore në reak-sionet endotermike është më e vogël se energjia e sub-stancave përfundimtare.

Pyetje dhe ushtrime1. Nga se ndryshojnë barazimet kimike nga reaksionet termokimike?2. Nga se ndryshojnë barazimet ekzotermike nga barazimet endo-

termike?3. Gjatë djegies së 12 gr karbon çlirohet 393,5 kJ nxehtësi. Shkruani

barazimin termokimik për djegien e 6 gr karbon.4. Sinteza e amoniakut ndodh sipas barazimit termokimik: N2 + 3H2 = 2NH3 ∆H = – 46 kJ Sa është sasia e nxehtësisë së çliruar kur në reaksion hyjnë 2 mole azot?5. Në reaksionin:

H2 (g) + O2 (g) = H2O (l) ∆H = – 286 KJ,

Sa është sasia e hidrogjenit që duhet djegur, kur sasia e nxehtësisë së çliruar është 71,5 kJ?

Energjia që thithet ose çlirohet gjatë një reaksioni kimik quhet efekt termik.

Sasia e nxehtësisë së një reaksioni varet nga:

a) sasia e substancave, b) gjendja fizike.

Reaksionet termokimike klasifikohen në:

a) reaksionet ekzotermike,b) reaksionet endotermike.

Mbani mend

Djegia e squfurit

Page 7: KIMIA - Media Print

Kimia 96fa

qe

Pajisje dhe substanca: gotë kimike, termometër, provëz, kapëse druri, thupër qelqi, oksid kalciumi CaO, klorur amoni NH4Cl, letër lakmuesi.

Eksperimenti 1: Shuarja e gëlqeres CaO

Në një gotë kimike hidhni ujë deri në e vëllimit. Matni temperaturën e tij dhe hidhni një copë oksid kalciumi CaO (gëlqere të pashuar).

Ç’vëreni? Matni temperaturën, pastaj provoni me letrën e lakmuesit mjedisin. Ç’ngjyrë merr letra e lakmuesit?

Shkruani barazimin e reaksionit që ndodh. Ç’tip reak-sioni është ky?

Eksperimenti 2: Shpërbërja e klorurit të amonit

Në një provëz hidhni kristale të klorurit të amonit NH4Cl

deri në e vëllimit. Ngroheni provëzën me anë të llambës

me alkool. Ç’vini re? Pas pak ndihet era e amoniakut të çliruar. Cila është substanca tjetër e gaztë që çlirohet? Shkruani

barazimin e reaksionit. Ç’tip reaksioni është ky?

Një burim i ardhshëm i energjisë?Megjithëse shumicës prej nesh fjala ”Esherichia coli” na sjell ndërmend helmimin nga

ushqimet, në vizionin e shkencëtarëve kjo bakterie është vetëm një burim i energjisë. Duke modifikuar gjenetikisht bakterien është “krijuar” një racë e E. coli e cila prodhon sasi të mëdha të hidrogjenit deri në 140 herë më shumë se sa në procesin natyror. Megjithëse duhet të paktën një dekadë që këto zhvillime të marrin karakter tregtar e të përdoren nga të gjithë. Shumica mendon se kjo është e ardhmja e ekonomisë së bazuar në hidrogjen si burim i energjisë. Sot, shumica e hidrogjenit të prodhuar në botë bëhet nëpërmjet një procesi të njohur si “zbërthimi i ujit” nëpërmjet të cilit hidrogjeni ndahet nga oksigjeni, por ruajtja dhe përdorimi i hidrogjenit është problematik në vetvete. Në fakt përdorimi i E. colit në shkencë nuk është e ri nëse sjellim ndërmend prodhimin e insulinës për njeriun dhe zhvillimin e vaksinave. Duke “fshirë” gjashtë gjene specifike në AND-në e E. coli-t, e cila normalisht prodhon hidrogjen nëpërmjet procesit të fermentimit, është zhvilluar shumë procesi natyror i shndërrimit të glukozës, gjë e cila bën që “makina” hidrogjenprodhuese E.coli të përdorë si lëndë të parë për këtë… sheqerin.

DETYRË EKSPERIMENTALE “EFEKTI TERMIK NË REAKSIONET KIMIKE”

31

41

1.3

Page 8: KIMIA - Media Print

Kimia 9 7 fa

qe

Analizojmë edhe një herë lidhjen midis atomeve në molekulat diatomike H2, HCl, KCl.

Në cilën molekulë çifti elektronik i përbashkët i formuar ndërmjet atomeve është i baraslarguar nga bërthamat e atomeve? Në cilën molekulë është zhvendosur pjesërisht, apo plotësisht? Pse? Kjo përcaktohet nga elektronegati-viteti (EN) i elementeve.

Në molekulën e hidrogjenit çifti elektronik i përbashkët është i baraslarguar nga dy bërthamat e atomeve të hidro-gjenit. Pse? EN i atomeve të hidrogjenit është e barabartë.

Në molekulën e klorurit të hidrogjenit HCl, çifti elektro-nik i përbashkët zhvendoset pjesërisht në drejtim të klorit. Kjo ndodh sepse elektronegativiteti i klorit Cl është më i madh se elekronegativiteti i hidrogjenit H.

Ndërsa në molekulën e klorurit të kaliumit çifti elektro-nik i përbashkët zhvendoset plotësisht në drejtim të klorit, duke formuar jonin klorur Cl–. elekronegativiteti i klorit është shumë i madh në krahasim me elekronegativiteti e kaliumit K.

Elektronegativiteti i një elementi është vetia e atomit të atij elementi për të tërhequr çiftin elektronik të përbashkët që ai formon me një atom tjetër në një molekulë.

Vlerat e elekronegativiteti EN janë të ndryshme për elemente të ndryshme. Në sistemin periodik EN rritet kur kalojmë nga e majta në të djathtë brenda periodës, ndërsa në grup nga lart poshtë EN zvogëlohet.

Vlerat e EN të disa elementeve jepen në tabelë:

REAKSIONET E OKSIDO – REDUKTIMIT22

Molekula e KCl

Molekula e H2

Molekula e HCl

KUPTIMI MBI NUMRIN E OKSIDIMIT2.1

Page 9: KIMIA - Media Print

Kimia 98fa

qe

Në atomet e molekulave të mësipërme shfaqen ngarkesa të pjesshme ose të plota si rezultat i zhvendosjes (të pjesshme ose të plotë) të çiftit elektronik të përbashkët.

Numër oksidimi quhet ngarkesa e pjesshme (në molekulat me lidhje kovalente polare), ose ngarkesa e plotë në molekulat me lidhje jonike), që lind nga zhvendosja e çiftit elektronik të përbashkët pjesërisht ose plotësisht nga elementi më elektronegativ në një molekulë.

Numri i oksidimit shkurt shprehet me n.o. Vlera e n.o. shkruhet nga e djathta sipër simbolit të

elementit, me shifër arabe, me vlerë algjebrike para. Ngarkesa e joneve shprehet po me shifër arabe, por vlera

algjebrike shkruhet prapa, ndësa valenca është shkruar sipër simbolit me shifër romake pa vlerë algjebrike. P.sh. në molekulën e H+1Br–1 (bromur hidrogjeni) n.o. e elementit hidrogjen është (+1) ndërsa n.o. e bromit (–1). Nuk duhet ngatërruar kuptimi mbi valencën dhe n.o. Analizojmë molekulat:

O2 H2O OF2

Tek molekula e oksigjenit O2 midis atomeve oksigjen formohen dy çifte elektronike të përbashkëta. Pra valenca është 2 (OII) çiftet elektronike janë të baraslarguara, pra n.o. është zero.

Në molekulën H2O, atomi i oksigjenit formon nga një çift elektronik të përbashkët me secilin nga atomet hidro-gjen. Valenca e oksigjenit është dy.

Çiftet elektronike zhvendosen në drejtim të oksigjenit, pra n.o. i oksigjenit është –2.

Në molekulën OF2, oksigjeni përsëri është dyvalent, sepse formon dy çifte elektronike. Oksigjeni, meqenëse është më pak elektronegativ se fluori, shfaq n.o. +2.

Aftësia e bërthamës së një atomi për të tërhequr çiftin elek-tronik të për-bashkët quhet ele-ktronega-tivitet.

N.o. shpreh ngarke-sën që l ind nga zhvendosja e çiftit elektronik drejt ele-mentit më elektro-negativ.

Në sistemin periodik vlerat e elektronega-tivitetit nga e majta në të djathtë rriten, ndërsa brenda gru-pit nga lart poshtë zvogëlohen.

Nuk duhet ngatë-rruar kuptimi mbi valencën dhe num-rin e oksidimit n.o.

Mbani mend

Pyetje dhe ushtrime1. Ç’quajmë n.o.? Po EN?2. Ç’kanë të përbashkët n.o., valenca dhe ngarkesa e elementit?3. Si ndryshon EN në sistemin periodik? Jepni shembuj.4. Përcaktoni valencën dhe n.o. për secilin element në molekulat N2,

NH3, NF3.5. Duke u bazuar në vlerat e EN të elementeve, shënoni me një shigjetë

mbi simbol drejtimin e zhvendosjes së çiftit elektronik për: CO, MgCl2, Na2S, CaO, SO2, KF.

Page 10: KIMIA - Media Print