37
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

  • Upload
    others

  • View
    20

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1

GUIDA STUDENTORE

VITI AKADEMIK 2019-2020

Page 2: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 2

Përmbajtja Fjala e Presidentit të KUB .................................................................................................................... 4

Pse duhet të zgjidhni KUB ................................................................................................................... 5

Historiku ............................................................................................................................................... 6

Misioni & Vizioni ................................................................................................................................. 7

Licencime & Akreditime ...................................................................................................................... 9

Organigrama ...................................................................................................................................... 11

Fakultetet dhe Programet e Studimit ............................................................................................... 12

Rregullore & Etika ............................................................................................................................. 14

Si mund të njihem me institucionin përpara se të vij për regjistrim .............................................. 15

Ku mund të konsultohem përpara regjistrimit të programit të studimit ...................................... 16

Procesi i regjistrimit ........................................................................................................................... 17

Si mund t'i transferoj studimet në institucion ................................................................................. 19

Si mbrohen të dhënat e mia në institucion ...................................................................................... 20

Cilat janë zyrat që ofrojnë shërbim ndaj studentit .......................................................................... 20

Si do të komunikojë institucioni me mua ........................................................................................ 22

A më duhet dhe ku mund t'i blej librat për studimet e mia ........................................................... 23

A mund ta ndryshoj programin e studimit gjatë viteve të studimit .............................................. 23

Çfarë ndodh nëse mungoj vazhdimisht ........................................................................................... 23

Si bëhet vlerësimi nga ana e pedagogut ........................................................................................... 24

A mund ta ankimoj rezultatin pas provimit .................................................................................... 24

A kam të drejtë të përmirësimit të lëndëve në vjeshtë .................................................................... 24

Çfarë duhet të kem me vete gjatë provimit ..................................................................................... 25

Si informohem për periudhën e provimeve .................................................................................... 25

A mund t'i pezulloj studimet ............................................................................................................ 25

A mund të tërhiqem dhe çregjistrohem nga programi i regjistruar .............................................. 26

Si mund ta përdor infrastrukturën kompjuterike në institucion ................................................... 26

Si mund t'i përdor facilitetet në institucion ..................................................................................... 26

Tarifat e studimit dhe mënyra e pagesës ......................................................................................... 27

Cilat janë kuotat e programeve në KUB........................................................................................ ........28

Bursat e studimit ................................................................................................................................ 29

Page 3: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 3

Kërkimi Shkencor .............................................................................................................................. 29

Punësimi i studentëve ....................................................................................................................... 30

Revista studentore #KUBMag .......................................................................................................... 32

Këshilli Studentor .............................................................................................................................. 32

Aktivitetet studentore ....................................................................................................................... 32

A lejohet konsumimi i duhanit dhe alkoolit në institucion ............................................................ 33

Ku zhvillohen praktikat profesionale .............................................................................................. 33

Çfarë rregullash duhet të ndjek për procesin e diplomimit ........................................................... 34

A mund të vijoj studimet jashtë vendit pas përfundimit të një programi studimi në KUB? ...... 34

Alumni ................................................................................................................................................ 35

Vendndodhja & Kontaktet ................................................................................................................ 35

Page 4: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 4

Fjala e Presidentit të Kolegjit

Universitar të Biznesit

Të dashur studentë,

Periudha e kalimit në Universitet është

sa e bukur po aq dhe e vështirë, pasi

zgjedhja juaj përcakton profesionin tuaj

në të ardhme. Por në ditët e sotme ju keni të gjithë informacionin e nevojshëm për të

vlerësuar dhe bërë zgjedhjen tuaj. Ndaj dëshiroj t'ju kujtoj të gjithëve, që studenti nuk

është një qenie e predispozuar gjenetikisht për t'u bërë x apo y, as origjina dhe as

kushtet familjare nuk vendosin kush do të bëhet ai në të nesërmen.

Kolegji Universitar i Biznesit gjatë gjithë historisë së tij ka ofruar mbi 550 bursa studimi

për të gjithë studentët me rezultate të larta, studentë aktiv, studentë me kushte të

vështira ekonomike, etj.

Ndaj ju, pa përjashtuar askënd i keni të gjitha mundësitë, kushtet dhe mbështetjen tonë

për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe të arritur sukses në jetë.

Kolegji Universitar i Biznesi është gjithmonë partner dhe mbështetës i studentëve edhe

pas përfundimit të studimeve, duke ju mundësuar atyre mundësi këshillimi karriere,

trajnime dhe mbi të gjitha punësim.

Suksese në jetën e bukur dhe plot sfida të dijes!

President i KUB

Prof. Ass. Dr. Ylber BEZO

Page 5: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 5

Pse duhet të zgjidhni Kolegjin Universitar të Biznesit?

10 arsye pse duhet të zgjidhni Kolegjin Universitar të Biznesit

Në ditët e sotme fatmirësisht mundësitë për arsimim janë të shumta dhe nga më të

shumëllojshmet.

Por ja 10 arsye të forta pse duhet të zgjidhni Kolegjin Universitar të Biznesit:

1. Stafi akademik i kualifikuar;

2. Ofrojmë bursa për studentët ekselentë dhe studentët aktiv;

3. Mbi 90% e studentëve të diplomuar janë të punësuar në profesion;

4. Partner me universitetet europiane;

5. Mbështesim dhe financojmë iniciativat studentore;

6. Programe mësimore atraktive;

7. Përgatitje praktike dhe punësim të studentëve;

8. Mjedise dhe infrastrukturë bashkëkohore;

9. Kampusi një qytezë e vërtetë;

10. Këtu do të gjeni shumë miq me të cilët do t'u lidhin interesat.

Page 6: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 6

Historiku

Kolegji Universitar i Biznesit si institucion i arsimit të lartë jopublik, i cili i shënon fillesat e veprimtarisë së tij në sistemin e arsimit të lartë shqiptar në vitin akademik 2011-2012. KUB lindi si një iniciativë e sipërmarrjes së lirë, mbështetur në filozofinë e një edukimi cilësor, me standarde bashkëkohore dhe me synimin e qartë për të kontribuar me seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj si dhe për të kontribuar në rritjen e prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit në vendin tonë.

KUB është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë dhe funksionon bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Kolegji Universitar i Biznesit si Institucion i Arsimit të lartë”. Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës ky institucion është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e saj akademike qysh në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë).

Në vitin 2018, KUB mori licencën dhe për programet profesionale duke krijuar njësinë Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale.

Page 7: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 7

Misioni & Vizioni

Misioni

KUB ka për mision të:

1. formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend.

2. krijojë, zhvillojë, përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, veprimtarive inovative e profesionale për fushën e Ekonomisë dhe Drejtësisë.

3. ofrojë mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;

4. integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor; 5. nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë; 6. krijojë dhe mbështesë standardet më të larta në fushën e mësimdhënies dhe

kërkimit shkencor në përputhje me Standardet e Hapësirës Europiane të Arsimit të Lartë (HEAL), duke reflektuar objektivat e procesit të Bolonjës;

7. të përgatis specialistë të lartë të fushave profesionale në përputhje me ligjin e

arsimit të lartë në RSH dhe nevojat e tregut.

KUB karakterizohet nga përgjegjshmëria dhe përkushtimi për arritje cilësore, duke pasur si synim që të jemi konkurrues dinjitozë në cilësinë e përgatitjes së specialistëve të fushës së ekonomisë dhe të fushës së drejtësisë. KUB ka zhvilluar projektin e vet

strategjik në larminë e veprimtarisë kombëtare në arsim, për zgjerimin e demokratizimit dhe reformës institucionale me vështrim ndaj modernizimit dhe integrimit europian. Programet e studimit në “KUB” janë të hartuara duke iu përshtatur kërkesave të Kartës së Bolonjës, të cilat mundësojnë transferimin e krediteve dhe nxitin lëvizshmërinë akademike edhe te partnerët tanë jashtë vendit.

Vizioni

Vizioni i KUB është: Të konsolidojë profilin e tij në tregun e Arsimit të Lartë, si një institucion i Arsimit të Lartë që konkurron në këtë treg përmes vlerave që ofron, me standarde të mirëpërcaktuara akademike dhe identitetin e një stafi të dalluar në fushën

e arsimit dhe shkencës, kryesisht në fushat e ekonomisë dhe të jurisprudencës.

Vizioni i KUB-it fokusohet te shndërrimi i këtij institucioni të arsimit të lartë në një IAL të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht dhe kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit.

Page 8: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 8

Vizioni ynë është:

Të forcojmë trashëgiminë dhe reputacionin akademik e shkencor për të krijuar

një model të arsimit të lartë që kombinon standardet akademike me aplikimet më bashkëkohore;

Të jemi një institucion proaktiv me vështrim nga e ardhmja, që u përgjigjet shpresave për ndryshim, modeleve të mësimdhënies dhe mundësive për shkëmbimin e dijes në frymë bashkëpunimi;

Të përdorim njohuritë bashkëkohore për të ndryshuar perspektivat e jetës së brezave të studentëve, duke kontribuar kështu për formësimin e një gjenerate të re dhe të një shoqërie produktive të begatë;

Të mundësojmë një ofertë akademike elastike, duke krijuar një përvojë aktive te studentët, kërkim shkencor të aplikuar me njohje të përditësuara, shërbime me vështrim ndaj biznesit dhe sipërmarrjes, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesin lidhjet ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Page 9: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 9

Licencime & Akreditime

Licencimi i institucionit

KUB është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë dhe funksionon bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Kolegji Universitar i Biznesit si Institucion i Arsimit të lartë”. Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës ky institucion është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e saj akademike qysh në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë).

Licensimi i programeve të studimit

Programet e studimit Bachelor & Master në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë janë licensuar bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011.

Programet e studimit në Kolegjin e Studimeve të Larta Profesionale janë licensuar bazuar në Urdhrin Nr. 139, datë 23.03.2018

Programi i studimit Bachelor në "Informatikë Biznesi" është licensuar bazuar në Urdhrin Nr. 392, datë 10.07.2018

Programi i studimit Master në "Komunikimi Multikanal" është licensuar bazuar në Urdhrin Nr. 635, datë 05.10.2018

Programi i studimit Master në "Shërbimet Inteligjente dhe Policimi në Demokraci" është licensuar bazuar në Urdhrin Nr. 657, datë 11.10.2018

Akreditimi Institucional

Akreditimi institucional i IAL “Kolegji Universitar i Biznesit” është bërë me Urdhër të Ministrit Arsimit dhe Shkencës Nr. 557 datë 16.11.2012, “Për akreditimin institucional të Kolegjit Universitar të Biznesit”.

Gjithashtu gjatë vitit 2017 institucioni kreu akreditimin periodik nga agjencia shqiptare ASCAL dhe agjencia britanike QAA, ku në bazë të vendimit nr. 100, datë 10.11.2017 u akreditua me 4 vite akademike.

Akreditimi i programeve të studimit

Akreditimi i programeve Bachelor në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 500 datë 18.10.2012 dhe riakreditimi periodik në Urdhrin Nr. 74, datë 27.10.2018

Page 10: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 10

Akreditmi i Programeve Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë bazohet në Urdhrin Nr. 545, datë 13.11.2012 dhe riakreditmi në Urdhrin Nr. 75, datë 27.10.2018, programi "Drejtësi" dhe Urdhrin Nr. 76, datë 27.10.2018, programi "E Drejtë Biznesi".

Akreditimi i programeve Master Profesional në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 500 datë 18.10.2012

Akreditimi i programeve Master i Shkencave në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 553 datë 23.11.2016 dhe Urdhrin Nr. 562, datë 30.11.2016

Akreditimi i programeve Master i Shkencave në Drejtësi bazohet në Urdhrin Nr. 545, datë 13.11.2012 dhe riakreditmi periodik Urdhrin Nr. 77, datë 27.10.2018, programi "E Drejtë Civile & Tregtare" dhe Urdhrin Nr. 78, datë 27.10.2018, programi "E Drejtë Penale".

Page 11: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 11

Organigrama

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT përbëhet nga 3 njësi kryesore, 8 departamente mësimore dhe struktura të tjera funksionale që i shërbejnë drejtimit të Institucionit dhe fakulteteve të tij.

Page 12: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 12

Fakultetet dhe Programet e Studimit

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Ekonomisë është i përbërë nga 3 departamente:

1. Departamenti i Financë dhe Kontabilitetit 2. Departamenti i Menaxhimit 3. Departamenti i Ekonomiksit & Informatikës

Fakulteti i Ekonomisë ofron studime në ciklin Bachelor (3 vite akademike me 180 kredite/ECTS) në 4 programe:

1. Financë Kontabilitet 2. Administrim Biznesi 3. Banka dhe Institucione Financiare 4. Informatikë Biznesi

Fakulteti i Ekonomisë ofron studime në ciklin Master Profesional dhe Masterin e Shkencave në këto programe:

Master Profesional (1 & 2 vite akademike me 60 & 120 kredite/ECTS):

1. Kontabilitet Financë 2. Menaxhim Biznesi 3. Komunikim Multikanal

Master i Shkencave (2 vite akademike me 120 kredite/ECTS):

1. Kontabilitet Financë 2. Kontabilitet Auditim 3. Menaxhim Biznesi

4. Menaxhim në Marketing 5. Administrim Publik

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë është i përbërë nga 3 departamente:

1. Departamenti i të Drejtës Publike 2. Departamenti i të Drejtës Civile 3. Departamenti i të Drejtës Penale

Page 13: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 13

Fakulteti i Drejtësisë ofron studime në ciklin Bachelor/Integruar (3 vite akademike me 180 kredite/ECTS ) në 2 programe:

1. Drejtësi 2. E Drejtë Biznesi

Fakulteti i Drejtësisë ofron studime në ciklin Master i Shkencave (2 vite akademike me 120 kredite/ECTS) në 3 programe:

1. E Drejtë Civile & Tregtare 2. E Drejtë Penale 3. Shërbimet Inteligjente dhe Policimi në Demokraci

Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale

Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale ofron studime në 2 programe me nga 3 profile studimi:

Programi i Studimeve të Larta“Administrative" me 3 profile:

Asistent i Lartë Administrativ Asistent i Lartë Kontabël Asistent i Lartë Ligjor

Programi i Studimeve të Larta "Teknike" me 3 profile:

Teknik i Lartë Sistemesh Kompjuterike Teknik i Lartë Sistemesh Elektrike Teknik i Lartë Sistemesh Motorike

Page 14: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 14

Rregullore & Etika

Rregullat e brendshme akademike

Rregullat dhe udhëzimet e brendshme akademike shërbejnë për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e

standardeve akademike në KUB. Rregulloret përmbajnë informacione dhe të dhëna mbi procesin

e studimit, provimet, bursat, vlerësimet, proceset e disiplinës, këshillit studentor, etj.

Çdo student i KUB duhet t'i respektoj me rigorozitet rregulloret e institucionit. Gjatë procesit të

regjistrimit ju njiheni paraprakisht me kushtet dhe detyrimet që ju lindin nga mjedisi i

përbashkët. Për çdo student i cili i thyen këto rregullore merren masa për paralajmërimin deri në

përjashtimin e tij në rast se shkelja përsëritet.

Për më tepër informacion të detajuar rreth rregulloreve të institucionit do të njiheni dhe në vijim

të guidës, mund t'i gjeni të afishuara në hollin e institucionit si dhe faqen web të institucionit

www.kub.edu.al

Etika

Gjatë periudhës së studimeve tuaja në mjediset e KUB do të jeni vazhdimisht në marrëdhënie me

stafin akademik, administrativ, drejtuesit, kolegë si dhe punonjës të tjerë të institucionit, ndaj

kërkohen me rigorozitet vlerat më të larta qytetare.

Ne si institucion kërkojmë zbatimin e rregulloreve të brendshme, respektimin e kolegëve në

auditor, respektimin e profesorëve, respektimin e stafit administrativ, respektimin dhe

mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, shmangien e debateve që gjenerojnë konflikte brenda

në institucion, pirjen e duhanit dhe alkoolit në mjediset e institucionit etj.

Për çdo student i cili i nuk përdor etikën gjatë komunikimit dhe sjelljes me këta faktor merren

masa të menjëhershme për paralajmërimin deri në përjashtimin e tij.

Page 15: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 15

Si mund të njihem me institucioni paraprakisht?

Social Media & Web

Jetojmë në epokën e internetit dhe teknologjisë së avancuar, ndaj mjafton një kërkim i lehtë dhe ne jemi fare pranë jush duke ju ofruar të gjithë informacion e nevojshëm. KUB ka disa platforma online të cilat ju shërbejnë studentëve por jo vetëm për njohjen e institucionit, pasqyrimin e punës dhe aktiviteteve, dhënien e njoftimeve, etj. Tashmë KUB-in mund ta gjeni në këto platforma sociale: facebook, twitter, instagram, linkedin, youtube dhe web

Broshura

Përveç informacionit online, KUB kujdeset çdo vit që nëpërmjet broshurave të tij informacioni të jetë i qartë dhe i arritshëm nga të gjitha shtresat dhe grupmoshat e popullsisë.

Këshillim Karriere & Promovim

Në bashkëpunim me MASR dhe DAR-et, KUB ofron këshillim karriere dhe promovim të institucionit dhe ofertës akademike në çdo cep të Shqipërisë.

Panaire

Falë bashkëpunimit që KUB ka me partner të tjerë, vazhdimisht merr pjesë në panairet kombëtare të arsimit të lartë në vend, duke ofruar gjithë informacionin e nevojshëm për studentët e interesuar.

Reklamat TV & Radio

KUB vazhdimisht investon në spote publicitare dhe reklama të ndryshme çdo vit për t'ju sjellë me shumë informacion pavarësisht vendndodhjes tuaj.

KUB 3D

KUB 3D është risia fundit që KUB ka sjellë për të gjithë studentët e rinj të cilët nuk kanë mundësinë ta vizitojnë nga afër institucionin. KUB 3D ju jep mundësinë që nëpërmjet një platforme 3D ju të njiheni me mjediset e institucionit live pa qenë nevoja të

shpenzoni të ardhurat tuaja. KUB 3D mund ta ndiqni nga kompjuteri ose smartphone juaj.

Page 16: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 16

Ku mund të konsultohem përpara përzgjedhjes përfundimtare të programit të studimit?

Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës

Në KUB ju do të gjeni Zyrën e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, e cila udhëhiqet nga profesor dhe staf i kualifikuar, të cilët do t'ju njohin me programet, përfitimet, punën dhe perspektivat që mund të kini në të ardhmen.

Zyra e Pranimeve

Përveç zyrës së këshillimit të karrierës në KUB do të gjeni dhe zyrën e pranimeve, e cila ju njeh dhe ju jep të gjithë informacionin e nevojshëm për programin e studimit, kushtet, dokumentet, tarifat, etj.

Social Media & Web

Mjafton një kërkim i lehtë dhe ne jemi fare pranë jush duke ju ofruar të gjithë informacion e nevojshëm. KUB ka disa platforma online të cilat ju shërbejnë studentëve por jo vetëm për njohjen e institucionit, pasqyrimin e punës dhe aktiviteteve, dhënien e informacioneve dhe njoftimeve, etj. Tashmë KUB-in mund ta gjeni në këto platforma sociale: facebook, instagram, twitter, linkedin, youtube dhe web në të cilat KUB është vazhdimisht online për t'ju sjellë në kohë reale informacioni si dhe t'ju përgjigjen pyetjeve tuaja.

Page 17: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 17

Procesi i Regjistrimit

Procesi i regjistrimit në ciklin Bachelor

Procesi i regjistrimit bëhet çdo vit bazuar në udhëzime të veçanta të nxjerra nga MASR. Procesi i regjistrimit për studentët e ciklit Bachelor nis që nga aplikimi nëpërmjet portalit U-Albania, ku studenti përzgjedh fakultetin dhe programin e studimit ku dëshiron të studiojë. Institucioni nga ana tjetër duke marrë parasysh kriteret e vendosura çdo fillim viti, kapacitetet, etj., shpall fitues studentin, i cili në data të përcaktuara nga MASR paraqitet personalisht në KUB.

Për procesin e regjistrimit janë te nevojshme këto dokumente:

1. Kopje të noterizuar të diplomës së gjimnazit 2. Fotokopje të mjetit të identifikimit 3. Dy fotografi 4. Dokumentet e tjera si kontrata, formular aplikim, etj., për plotësim jepen nga

institucioni.

Gjatë procesit të regjistrimit të studentëve në ciklin Bachelor merret gjithmonë në

konsideratë VKM për notën mesatare Nr. 295, datë 10.5.2019

Procesi i regjistrimit në ciklin Master

Procesi i regjistrimit bëhet çdo vit bazuar në udhëzime të veçanta të nxjerra nga MASR. Për regjistrimin në ciklin Master studentët duhet të paraqiten në institucion për të bërë aplikimin. Pas aplikimit procesi i përzgjedhjes dhe regjistrimit bëhet në një datë të përcaktuar nga udhëzimet e MASR-së.

Për procesin e regjistrimit janë te nevojshme këto dokumente:

1. Kopje të noterizuar të diplomës së ciklit Bachelor 2. Kopje të noterizuar të diplomës së gjimnazit 3. Fotokopje të mjetit të identifikimit 4. Dy fotografi 5. Dokumenti që vërteton mbrojtjen e 1/5 gjuhët e huaja të përcaktuara nga MASR 6. Dokumentet e tjera si kontrata, formular aplikim, etj., për plotësim jepen nga

institucioni.

Page 18: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 18

Procesi i regjistrimit në ciklin e studimeve profesionale

Procesi i regjistrimit bëhet çdo vit bazuar në udhëzime të veçanta të nxjerra nga MASR. Procesi i regjistrimit për studentët e ciklit Profesionale nis që nga aplikimi nëpërmjet portalit U-Albania, ku studenti përzgjedh fakultetin dhe programin e studimit ku dëshiron të studiojë. Institucioni nga ana tjetër duke marrë parasysh kriteret e vendosura çdo fillim viti, kapacitetet, etj., shpall fitues studentin, i cili në data të përcaktuara nga MASR paraqitet personalisht në KUB.

Për procesin e regjistrimit janë te nevojshme këto dokumente:

1. Kopje të noterizuar të diplomës së gjimnazit 2. Fotokopje të mjetit të identifikimit 3. Dy fotografi 4. Dokumentet e tjera si kontrata, formular aplikim, etj., për plotësim jepen nga

institucioni.

Shënim: Nota mesatare nuk është kusht pranimi në programet profesionale.

Page 19: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 19

Si mund t'i transferoj studimet në KUB

Mbështetur në LAL nr 80/2015 si edhe Udhëzimet përkatëse të MASR-së, në fillim të çdo viti akademik KUB kujdeset edhe mbi ofrimin e mundësisë së transferimit të studimeve në programet e studimit që ai ofron duke i njohur studentit periudhën e studimit dhe njëhësuar atij lëndët e shlyera në Institucione të tjera të vendit ose te haja. Transferimi kryhet brenda të njëjtit cikël studimi në një program studimi të njëjtë osë të ngjashëm.

Procesi

Studenti paraqitet në Institucion së bashku me Vërtetimin e listës së notave lëshuar nga Institucioni i arsimit të lartë ku është aktualisht i regjistruar.

Pranë Zyrës së Pranimeve në KUB ai depoziton: (i) kërkesën me shkrim drejtuar KUB (si Institucioni pritës ku dëshiron të transferojë studimet) dhe (ii) listën e notave.

Ky dokumentacion i përcillet Komisionit të Ekuivalentimit të secilit Fakultet në KUB i cili pas rishqyrtimit të të gjitha kërkesave tw ardhura nga Zyra e Pranimeve fillon me vlerësimin e njëhësimit të lëndëve në përputhje me kurrikulat e Programeve të studimit që studenti ka zgjedhur të vijojë studimet. Më pas harton dhe shpall Vendimet e Ekulivalentimit me numrin e lendeve të njohura dhe totalin e krediteve të akumuluara për çdo kërkesë studenti. Pjesë e rëndësishme e Vendimit është dhe përcaktimi i vitit të regjistrimit të studentit për mundësinë e vijimit të studimeve të tij pranë Kolegjit Universitar të Biznesit.

Me dakortësimin e studentit, procedura vijon duke plotësuar dosjen e tij me të gjitha dokumentet e nevojshme për të kryer procesin e regjistrimit.

Dokumentet

Për transferimin e studimeve në një nga programet e KUB ju nevojiten këto dokumente:

1. Kopje të noterizuar të diplomës së gjimnazit 2. Fotokopje të mjetit të identifikimit 3. Dy fotografi 4. Vërtetim çregjistrimi 5. Vërtetim të listës së lëndëve të shlyera (me nota dhe kreditet) 6. Syllabuset e lëndëve e kaluese nga Institucioni ku që kërkon të transferojë

studimet; 7. Dokumentet e tjera si kontrata, formular aplikim, etj., për plotësim jepen nga

institucioni.

Page 20: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 20

Shënim: Gjatë procesit të transferimit të studimeve në ciklin Bachelor merret në

konsideratë VKM për notën mesatare Nr. 295, datë 10.5.2019

Si mbrohen të dhënat e mia?

Nga momenti i regjistrimit në institucion krijohet dosja juaj me të dhënat dhe dokumentet përkatëse. Informacioni i dosjes është konfidencial dhe ruhet vazhdimisht në vende të sigurta ku nuk ka akses përveç sekretarisë së fakultetit dhe drejtueseve të institucionit.

Si mund t'i përditësoj të dhënat e mia?

Shpesh ndodh që studentët ndryshojnë adresën apo numrin e celularit, ndaj për çdo ndryshim/përditësim është e nevojshme paraqitja pranë sekretarisë dhe përditësimi i të dhënave.

Cilat janë zyrat që ofrojnë shërbimin ndaj studentit?

Në mjediset e KUB ju do të keni mundësinë të gjeni zyra të ndryshme të cilat ju ofrojnë asistencën dhe ju japin informacionin e duhur. Konkretisht në KUB funksionojnë këto zyra:

Sekretaria e Fakultetit

Pranë sekretarisë së fakultetit ju mund të merrni të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me procesin mësimor përgjatë gjithë vitit akademik por jo vetëm. Studenti për çdo informacion do të duhet të drejtohet pranë sekretarive duke bërë kërkesë me shkrim për çfarëdo arsye që paraqitet. Të tilla kërkesa mund të jenë: vërtetim, kërkesë për rishikim note, kërkesë për të marrë pjesë në provimet e sezoneve ekstra, etj.

Në KUB funksionojnë 3 sekretari:

Sekretaria e Fakultetit të Ekonomisë: Gjendet në godinën A të institucionit. Për çdo pyetje, kërkesë apo informacion mund t'i drejtoheni në [email protected]

Sekretaria e Fakultetit të Drejtësisë: Gjendet në godinën A të institucionit. Për çdo pyetje, kërkesë apo informacion mund t'i drejtoheni në [email protected]

Page 21: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 21

Sekretaria e Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale: Gjendet në godinën B të institucionit. Për çdo pyetje, kërkesë apo informacion mund t'i drejtoheni në [email protected]

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

Kjo zyrë i shërben studentëve për njohjen aktiviteteve, eventeve, njoftimeve dhe gjithçka tjetër ndodh në KUB. Zyra e MP informon në kohë reale studentët rreth aktiviteteve brenda institucionit po ashtu dhe jashtë tij. Njoftimet e zyrës së MP mund t'i gjeni vazhdimisht të përditësuara në rrjetet sociale, web dhe portalin e studentit në KUB. Për çdo pyetje, kërkesë apo informacion mund t'i drejtoheni në [email protected]

Libraria & Fotokopja

Libraria dhe fotokopja është një zyrë tjetër e rëndësishme në institucion për sa i përket ofrimit të informacionit dhe faciliteteve të studentëve në KUB. Në librari do të keni mundësinë të gjeni librat dhe informacionet e nevojshme për çdo lëndë që ju zhvilloni. Libraria ju ofron studentëve facilitete për gjetjen e librave në mënyrë që ata t'i gjejnë në institucion dhe mos humbasin kohën dhe mësimin duke kërkuar se ku t'i blejnë librat. Ndërsa fotokopja po ashtu ka funksionin e krijimit të faciliteteve për studentët siç janë shumëfishimet e leksioneve të lëna nga pedagogët përkatës, fotokopjimin e detyrave të kursit dhe gjithçka tjetër që studentit i nevojitet. Kostoja për këtë shërbim është modeste dhe e përshtatshme për studentët. Libraria & Fotokopja gjenden në të dyja godinat e KUB dhe janë të hapura me orare të caktuar gjatë ditëve të mësimit.

Biblioteka

Biblioteka është një tjetër facilitet shumë i çmuar për studentët, e cila u shërben atyre për zgjerimin e njohurive dhe krijimin e mundësive për studim dhe realizim të detyrave të tyre. Në KUB ju do të gjeni ambientet e përshtatshme për një studim cilësor. Përveç sallës së bibliotekës, KUB ofron dhe bibliotekë të dedikuar online të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë duke punuar nga shtëpia apo ambiente të tjera. KUB ofron dy biblioteka të dedikuara me mbi 83.000 libra dhe 10 milion artikuj për secilin nga fakultetet.

Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës

Pjesë e rëndësishme e KUB është Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, e cila ju ofron studentëve vazhdimisht informacione rreth mundësive të ndryshme që institucioni në bashkëpunim me partnerët ofron, siç janë: trajnimet, aktivitete të

Page 22: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 22

ndryshme, internshipe, praktika profesionale dhe punësim i studentëve. Kjo zyrë ka një rubrikë të dedikuar në web si dhe një fanpage në rrjetin social facebook ku shpërndan vazhdimisht informacione për studentët.

Zyra e Financës

Zyra e Financës është një tjetër facilitet për studentët duke ju dhënë mundësi të shmangin radhët e gjata dhe ta bëjnë pagesën pranë institucionit. Gjithashtu financa shërben dhe si një pasqyrë për gjendjen e studentëve të cilët mund të verifikojnë herë pas herë detyrimet ndaj institucionit.

Si do të komunikoj institucioni me mua?

Gjatë periudhës së regjistrimit në KUB ju plotësoni një formular me të dhënat dhe kontaktet e tuaja, kontakte të cilat administrohen vetëm nga sekretaria e institucionit. Në rast se gjatë periudhës së studimeve studenti ndryshon adresë, kontakte, etj., është i detyruar të paraqitet në sekretari për përditësimin e të dhënave. Gjatë periudhës së studimeve institucioni krijon adresa personale emaili, të cilat përdoren nga studenti për t'u loguar në portal, marrë informacion, etj. Por kanalet e komunikimit mes institucionit dhe studentëve në ditët e sotme janë të pafundme. Komunikimi midis studentit dhe institucionit bëhet nëpërmjet kontakteve:

Zyra e Informacionit: Cel. 069 88 99 999 / E-mail: [email protected]

Sekretaria e FE-së: Cel. 067 40 08 880 / E-mail: [email protected]

Sekretaria e FD-së: Cel. 067 40 08 881 / E-mail: [email protected]

Sekretaria KSLP-së: Cel. 069 20 93 939 / E-mail: [email protected]

KUB zotëron websit-in www.kub.edu.al / Portalin e studentit, gjithashtu dhe platformat sociale online:

Facebook: https://www.facebook.com/www.kub.edu.al/

Instagram: https://www.instagram.com/kolegji_universitar_i_biznesit/

Linkedin: https://www.linkedin.com/in/universitetiibiznesit/

Twitter: https://twitter.com/APB_2011

Ndaj komunikimi me studentin është lehtësisht i arritshëm dhe për më tepër në kohë reale.

Page 23: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 23

A më duhet t'i blej librat që më nevojiten dhe ku?

KUB që në fillimet e veta në fokusin e tij ka krijimin e faciliteteve për studentët për t'ju dhënë atyre të gjitha mundësitë të kenë një shkollim të suksesshëm. Të gjithë librat që i nevojiten një studenti gjatë vitit akademik mund t'i gjej në KUB. Librat gjenden pranë librarisë & fotokopjes dhe mund të blihen ose fotokopjohen kur profesori ka të drejtën e autorit të librit. Gjithashtu, në rastet kur leksionet janë të krijuara nga vet pedagogu i lëndës atëherë përdoret mënyra e dërgimit me email ose fotokopjimi pranë fotokopjes me një kosto simbolike studentore.

A mund ta ndryshoj programin e studimit gjatë viteve të studimit?

Po, çdo student ka të drejtën e ndryshimit të programit në programe të përafërta brenda institucionit brenda vitit të dytë vetëm në fillim të vitit akademik. Pra, ju mund të ndryshoni programin nga Administrim Biznesi në Financë Kontabilitet. Por kujdes; nuk lejohet ndryshimi i programit të studimit nga programet profesionale në ato Bachelor ose nga Master Profesional në atë Shkencor.

Çfarë ndodh nëse mungoj?

Bazuar në rregulloren e brendshme të institucionit në rast se studenti ka nevojë për leje ose mungon duhet të paraqes një kërkesë me shkrim pranë sekretarisë së fakultetit dhe sekretaria e përcjell në instancat më të larta. Në rast se studenti ka probleme shëndetësore, atëherë duhet të sjellë raport mjekësor për të vërtetuar dhe justifikuar mungesën e tij. Për studentët të cilët nuk i zbatojnë kushtet e mësipërme, merren masa administrative për paralajmërim për përjashtim, mos lejimi në provime dhe deri tek përsëritja e vitit akademik.

Page 24: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 24

Si bëhet vlerësimi nga ana e pedagogut?

Sistemi vlerësimit në KUB është i ndarë në këtë mënyrë:

Kriteri I: Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive – 20 pikë

Kriteri II: Testim mes-semestral/ Punim Ese/D.Kursi – 20 pikë

Kriteri III: Provimi përfundimtar – 60 pikë

Vlerësimi me pikë (përfshire pikët e vlerësimit gjatë vitit) do te jetë: 100 pikë.

Vlerësimi në pikë Nota përfundimtare

91-100 10 (dhjetë)

81-90 9 (nëntë)

71-80 8 (tetë)

61-70 7 (shtatë)

51-60 6 (gjashtë)

41-50 5 (pesë)

Me shkrim dhe ose me gojë

A mund ta ankimoj rezultatin pas provimit?

Mbështetur në rregulloret e brendshme të institucionit, studenti ka të drejtën e apelimit në rast se rezultati i arritur nuk është ai që priste. Studenti sapo i komunikohet nota nga sekretaria, ka të drejtën e depozitimit të kërkesës me shkrim pranë sekretarisë. Pas këtij momenti lihet një takim me profesorin e lëndës ku rishikohet provimi. Pas rishikimit të provimit, në rast se studenti është i kënaqur me notën që ka marr e mbyll këtu procesin, në të kundërt e ankimon dhe kërkon mbledhje të komisionit të vlerësimit ku përballet me profesorin e lëndës.

A kam të drejtën e përmirësimit të lëndëve në vjeshtë?

Në rastet kur studenti nuk ka marrë rezultatin e pritur gjatë provimit, atëherë i lind e drejta e përmirësimit të lëndës gjatë sezonit të vjeshtës. Gjatë sezonit të vjeshtës studenti ka të drejtën e përmirësimit të 2 lëndëve mësimore të vitit aktual akademik pa kosto financiare shtesë. Nëse studenti nuk e jep lëndën për përmirësim gjatë sezonit të përcaktuar, atëherë i humb përfundimisht e drejta e dhënies më pas. Gjatë dhënies së lëndës për përmirësim, bazuar në rregulloret e institucionit, studenti mund të mbajë notën (rezultatin) më të lartë të arritur.

Page 25: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 25

Çfarë duhet të kem me vete gjatë provimit?

Studentët gjatë procesit të provimeve duhet të kenë me vete këto elementë: mjet identifikimi, stilolaps, makinë llogaritëse dhe të gjithë mjetet logjistik të nevojshëm për provim. Studentët të cilët kapen me materiale, kopje dhe celular përjashtohen nga provimi dhe merren masa administrative.

Si informohem për periudhën e provimeve?

Gjatë vitit akademik sezonet e rregullta të provimeve janë gjatë muajve shkurt, qershor dhe shtator. Ndërsa mini sezonet për studentët të cilët kanë ardhur me transferim ka një mini sezon në muajin prill. Gjatë periudhës së provimeve studentët kanë mundësi të marrin informacion rreth kalendarit të provimeve në hollin e institucionit ku janë të afishuara njoftimet, pranë sekretarisë si dhe në web, portal dhe rrjetet sociale. Pra çdo informacion/njoftim që publikohet afishohet qoftë në mjediset tona dhe qoftë në rrjetet tona sociale, web, etj. Pra studenti ka një sërë kanalesh komunikimi nga të cilat mund të marr informacionin e nevojshëm.

A mund t'i pezulloj studimet në KUB?

Për arsye të ndryshme që nuk varen gjithmonë nga studentët ndodh që studenti mos të ketë mundësi për të ndjekur studimet në vitin kur është regjistruar. Në të tilla raste studenti duhet të paraqes një kërkesë me shkrim pranë sekretarisë për pezullimin e studimeve për një periudhë të caktuar. Vlefshmëria ose aktivizimi i studimeve nga studenti duhet të bëhet brenda periudhës kohore sa dyfishi i periudhës së studimeve. Për shembull: Në programet e studimit studenti duhet t'i riaktivizoj studimet brenda 6 (3 vite x 2) viteve. Në programet Master ose programet profesionale brenda 4 (2 vite x 2) viteve.

Page 26: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 26

A mund të tërhiqem dhe çregjistrohem nga programi i regjistruar në KUB?

Bazuar në ligjin e arsimit të lartë dhe rregulloret e brendshme të institucionit, studentit i lind e drejta e çregjistrimit nga programi dhe IAL-ja ku është regjistruar. Procesi i çregjistrimit të studentëve bëhet duke iu drejtuar sekretarisë me një kërkesë për tërheqjen nga studimet. Për të tërhequr dokumentet studenti duhet të paguaj dhe një tarifë për procedurat administrative.

Si mund ta përdor infrastrukturën kompjuterike në institucion?

Infrastruktura kompjuterike është prioritet në KUB. Në KUB do të keni mundësi për të përdorur infrastrukturën kompjuterike në sallën e bibliotekës, laboratorët kompjuterikë si internet kafenë. Gjithashtu të gjitha ambientet e KUB janë të mbuluara me internet wireless.

Si mund t'i përdor facilitetet në institucion?

KUB vazhdimisht punon për krijimin dhe përmirësimin e faciliteteve të studentëve me qëllim ofrimin e kushteve me standardet më të larta në procesin e mësimit por jo vetëm. Në KUB do të gjeni një sërë facilitete, të tilla si:

Trajnime & Workshop-e; KUB vazhdimisht nëpërmjet stafit, zyrës së këshillimit të studentit dhe të ftuarve ofrojnë trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e softskills-eve siç është komunikimi, promovimi i vetes, aplikimi për punë,

intervista pune, etj., të cilat i shërbejnë studentit për të pasuruar CV dhe për më tepër për tregun e punës.

Praktika & Vizita Studimore; Fal bashkëpunimit që KUB ka me institucione dhe kompani private u mundëson studentëve praktika të ndryshme dhe vizita studimore në mjediset e këtyre kompanive.

Mjediset; KUB ofron mjedise me gjelbërim, çlodhëse, internet kafe për realizimin

e detyrave, parkim, etj.

Biblioteka; Është një tjetër facilitet shumë i çmuar për studentët, e cila u shërben atyre për zgjerimin e njohurive dhe krijimin e mundësive për studim dhe realizim të detyrave të tyre. Në KUB ju do të gjeni ambientet e përshtatshme për një studim cilësor. Përveç sallës së bibliotekës, KUB ofron dhe bibliotekë të dedikuar online të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë duke punuar nga shtëpia apo ambiente të tjera. KUB ofron dy biblioteka të dedikuara me mbi 83.000 libra dhe 10 milion artikuj për secilin nga fakultetet.

Libraria & Fotokopje; Libraria dhe fotokopja është një zyrë tjetër e rëndësishme në institucion për sa i përket ofrimit të informacionit dhe faciliteteve të studentëve në KUB. Në librari do të keni mundësinë të gjeni të gjitha librat dhe informacionet e

Page 27: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 27

nevojshme për çdo lëndë që ju zhvilloni. Libraria ju ofron studentëve facilitete për gjetjen e librave në mënyrë që ata t'i gjejnë në institucion dhe mos humbasin kohën dhe mësimin duke kërkuar se ku t'i blejnë librat. Ndërsa fotokopja po ashtu ka funksionin e krijimit të faciliteteve për studentët siç janë shumëfishimet e leksioneve të lëna nga pedagogët përkatës, fotokopjimin e detyrave të kursit dhe gjithçka tjetër që studentit i nevojitet. Kostoja për këtë shërbim është modeste dhe ideuar dhe e përshtatshme për studentët. Libraria & Fotokopja gjenden në të dyja godinat e KUB dhe janë të hapura me orare të caktuar gjatë ditëve të mësimit.

Laboratorët; Në KUB ju do të gjeni laboratorë të dedikuar për çdo program studimi. Programet e studimit që kanë praktika gjatë procesit mësimore mund t'i kryejnë ato në laboratorët e informatikës, mekanikës, elektrikë, etj.

Tarifat e studimit dhe mënyra e pagesës

Tarifat në programet e studimit në KUB janë tarifat më konkurruese në tregun e arsimit të lartë jo publik. Tarifat e studimit në ciklin e studimeve Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë janë përkatësisht 1600 euro viti akademik për çdo program studimi Bachelor. Tarifat e studimit në ciklin e studimeve Master në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë janë përkatësisht 1600 euro viti akademik për çdo program studimi Master Profesional apo Master i Shekncave. Tarifat e studimit në ciklin e studimeve Profesionale në Kolegjin e Studimeve të Larta

Profesionale janë përkatësisht 1600 euro viti akademik për çdo program studimi.

Mënyrat e pagesës janë:

Kategoria I

70% e tarifës në momentin e regjistrimit;

30% e tarifës brenda sezonit të parë të provimeve (brenda muajit Janar).

Kushtet dhe mënyra e pagesës është fleksible në varësi të kushteve ekonomike të studentit. Tarifa mund të ndahet dhe me 3 këste nëse bihet dakord me zyrën e pranimeve.

Page 28: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 28

Kuotat e programeve të studimit në KUB për vitin akademik 2019-2020

Kuotat e pranimit për vitin akademik 2019-2020 në Kolegjin Universitar të Biznesit janë:

Fakulteti i Ekonomisë:

Bachelor Kuotat

Financë Kontabilitet 120 vende

Administrim Biznesi 120 vende

Banka dhe Institucione Financiare 40 vende

Informatikë Biznesi 40 vende Master Profesional Kuotat

Kontabilitet Financë 1-vjeçar 20 vende

Menaxhim Biznesi 1-vjeçar 20 vende

Kontabilitet Financë 2-vjeçar 22 vende

Menaxhim Biznesi 2-vjeçar 22 vende

Komunikim Multikanal 54 vende Master i Shkencave Kuotat

Kontabilitet Financë 85 vende

Kontabilitet Auditim 54 vende

Menaxhim Biznesi 40 vende

Menaxhim në Marketing 50 vende

Administrim Publik 53 vende

Fakulteti i Drejtësisë:

Bachelor Kuotat

Drejtësi 95 vende

E Drejtë Biznesi 85 vende Master i Shkencave Kuotat

E Drejtë Penale 50 vende

E Drejtë Civile & Tregtare 65 vende

Shërbimet Inteligjente dhe Policimi në Demokraci 55 vende

Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale:

Programe Profesionale Kuotat

Asistent i Lartë Administrativ 121 vende

Asistent i Lartë Kontabël 65 vende

Asistent i Lartë Ligjor 120 vende

Teknik i Lartë Sistemesh Kompjuterike 108 vende

Teknik i Lartë Sistemesh Elektrike 108 vende

Teknik i Lartë Sistemesh Motorike 108 vende

Page 29: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 29

Bursat

KUB në të gjithë veprimtarinë dhe pritshmërinë e tij, synon të renditet në top-listën e

universiteteve dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë më cilësor në vend. Për këtë arsye, përveç

përzgjedhjes së stafit akademik shumë cilësor dhe shumë profesional, me tituj dhe grada

shkencore, që procesi mësimor të realizohet me efektivitetin më të lartë, KUB ndjek një politikë

speciale edhe për sa i takon pranimeve të studentëve. Me qëllim që në auditorët tonë të ketë

studentë të përgatitur dhe cilësor, KUB ofron mundësi dhe mbështetje për të gjithë studentët

aktiv dhe me mesatare të lartë.

Studentët me mesatare nga 9-9.5 përfitojnë gjysmë bursë!

Studentët me mesatare mbi 9.5 përfitojnë bursë të plotë!

KUJDES: Kriter për përfitimin e bursës është që studentët duhet të aplikojnë gjatë raundit të

parë të aplikimeve me Formularin A2 duke përzgjedhur KUB, ndryshe raundet e tjera ju humbet

e drejta e përfitimit.

Gjithashtu, KUB ofron bursa studimi dhe për talente!

Veç kësaj për kategoritë e tjera të studentëve në nevojë ekonomike, u ofrohet mundësia që

studentët, të marrin kredi lehtësuese sipas marrëveshjeve që KUB ka realizuar me bankat

tregtare në vend. Një tjetër mundësi për të vazhduar studimet pranë KUB-it është edhe pagesa e

tarifës me këste, sipas kushteve ekonomike të studentit.

Që nga krijimi i tij Kolegji Universitar i Biznesit ka dhënë mbi 550 bursa për studentët me

mesatare të larta, talente dhe studentë me nevoja ekonomike dhe sociale.

Kërkimi Shkencor

Për sa i përket politikave të kërkimit shkencor, KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT ka në

organikën e tij 8 departamente për të dy fakultetet respektive si dhe një njësi për studime të larta

profesionale, me qëllim realizimin e disa objektivave:

Koordinimin e veprimtarisë mësimore dhe kërkimore në respekt të autoritetit dhe

integritetit personal dhe profesional të stafit akademik;

Inkurajimin e të gjitha nismave kërkimore dhe shkencore të stafit akademik në funksion

të zhvillimit të profilit të institucionit;

Krijimin e një sinergjie të gjallë aktive me organizata të specializuara kërkimore, brenda

dhe jashtë vendit;

Materializimin e përpjekjeve për bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor në nivel

ndërkombëtar;

Evoluimin e kërkimit shkencor, duke qenë në linjat e kërkesave të kohës;

Përcaktimin e përparësive në fushën e kërkimit shkencor dhe duke garantuar të ardhmen

e kërkimit;

Nxitjen e stafit, në kuadër të kualifikimit të vazhdueshëm, për të marrë pjesë në

konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Page 30: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 30

Gjithashtu, stafi akademik i KUB është vazhdimisht i angazhuar për të ndjekur shkallët e

kualifikimit shkencor, për t'u përfshirë në punën kërkimore shkencore në funksion të procesit

mësimor dhe në të mirë të ekonomisë së vendit. Disa prej tyre janë pjesë e disa projekteve

kërkimore në shkallë kombëtaret të financuara nga organizma ndërkombëtare si USAID, UNDP,

Banka Botërore, etj. Përveçse kësaj, ata janë të angazhuar edhe me punën shkencore nëpërmjet

kërkimit dhe botimeve si:

Botime në Revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit;

Konferencat shkencore të organizuara nga KUB apo institucione të tjera brenda dhe

jashtë vendit;

Botime tekstesh mësimore dhe shkencore.

KUB është e përkushtuar që të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e kërkimit

shkencor, duke përfshirë këtu përgatitjen e infrastrukturës dhe trajnimin e stafit akademik. Për të

arritur këtë objektiv, KUB ka investuar dhe është në investim të vazhdueshëm në disa drejtime

si:

Trajnimi i stafit dhe i burimeve njerëzore të nevojshme nëpërmjet investimit për

kualifikimin e vazhdueshëm profesional dhe pedagogjik. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet

angazhimit të stafit në konferenca, trajnime, studime pasuniversitare dhe doktoraturë,

specializime brenda dhe jashtë vendit;

Ngritja e infrastrukturës shkencore ku mund të zhvillohet kërkimi shkencor.

Aktualisht, KUB ka një bibliotekë me një numër të konsiderueshëm vëllimesh, tekstesh

akademike dhe shkencore të botuara nga shtëpi botuese prestigjioze si dhe revista

shkencore ndërkombëtare.

Punësimi i studentëve

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT në përmbushje të misionit dhe vizionit të saj

strategjik lidhur me pikëtakimin e ofertës akademike me kërkesën e tregut të punës jo vetëm që

u mundëson studentëve kryerjen e praktikave profesionale, por pas diplomimit u mundëson

hedhjen e hapave të para drejt punësimit dhe zhvillimit të karrierës së tyre profesionale.

Kjo mundësohet falë bashkëpunimeve dhe partneriteteve që KUB ka me shoqatat e kategorive

profesionale sipas programeve të studimit që ajo ofron, zyrat kontabël, studiot ligjore si dhe

sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha, brenda dhe jashtë vendit. KUB ka një rol ndëraktiv

me aktorët e biznesit, vendas dhe të huaj, në kuadër të këmbimit të informacionit, zhvillimit

të praktikave profesionale, transferimit të njohurive duke qenë kështu një vlerë e shtuar midis

aktorëve të arsimit të lartë shqiptar.

Suksesi në punësim është ballafaqim dhe finalizim i punës së stafit drejtues të institucionit tonë

dhe në këtë kontekst institucioni është thellësisht i interesuar për të ndjekur politika lidhur me

punësimin dhe zhvillimin e karrierës të studentëve të saj. Gjatë muajit Korrik

2019, Zyra e Studentit dhe Karrierës në KUB kreu një studim në lidhje me punësimin e

Page 31: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 31

studentëve të diplomuar në KUB për periudhën kohore 2012-2019 (pa përfshirë diplomimet e

sezonit të vjeshtës).

Ky studim doli me disa rezultate të matshme lidhur me statusin e punësimit të studentëve si

në vijim:

Punësimi në rang Institucioni ndër vite është si më poshtë:

Viti akademik 2012-2013;

Nga anketimet e studentëve të diplomuar në KUB gjatë vitit 2012-2013 rezulton se 88% e tyre

janë të punësuar;

Viti akademik 2013-2014;

Nga anketimet e studentëve të diplomuar në KUB gjatë vitit 2013-2014 rezulton se 96% e tyre

janë të punësuar;

Viti akademik 2014-2015;

Nga anketimet e studentëve të diplomuar në KUB gjatë vitit 2014-2015 rezulton se 89% e tyre

janë të punësuar;

Viti akademik 2015-2016;

Nga anketimet e studentëve të diplomuar në KUB gjatë vitit 2015-2016 rezulton se 91% e tyre

janë të punësuar;

Viti akademik 2016-2017;

Nga anketimet e studentëve të diplomuar në KUB gjatë vitit 2016-2017 rezulton se 93% e tyre

janë të punësuar;

Viti akademik 2017-2018;

Nga anketimet e studentëve të diplomuar në KUB gjatë vitit 2017-2018 rezulton se 94% e tyre

janë të punësuar;

Viti akademik 2018-2019;

Nga anketimet e studentëve të diplomuar në KUB gjatë vitit 2018-2019 rezulton se 92% e tyre

janë të punësuar;

Viti akademik 2012-2019;

Page 32: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 32

Nga anketimet e studentëve të diplomuar në KUB gjatë periudhës 2012-2019 rezulton se

mbi 90% e studentëve të diplomuar janë të të punësuar;

Shënim: Rreth 11% studentët janë të vetëpunësuar.

Ndërsa mbi 84% e studentëve të diplomuar punojnë në profesion.

Shënim: Këto statistika janë bazuar në të dhënat e deklaruar nga vetë studentët e diplomuar në

KUB.

Revista Studentore #KUBMag

#KUBMag është një revistë studentore online, e cila publikohet në mënyrë periodike 2 herë në

vit në web dhe rrjetet sociale të Kolegjit Universitar të Biznesit.

Në #KUBMag ju do të keni mundësinë të njiheni me eventet më të rëndësishme që realizohen në

KUB, punime të ndryshme studentore gjatë konferencave, kërkime shkencore, përkthime,

artikuj, etj.

#KUBMag është një revistë e cila realizohet falë kontributit vullnetar të studentëve dhe Qeverisë

Studentore si dhe mbështetjes së KUB.

Këshilli Studentor

Këshilli Studentor është organi i cili përfaqëson dhe mbron interesat studentore. Këshilli

Studentor zgjidhet çdo dy vjet në mënyrë demokratike nga vet studentët si dhe me mbikëqyrjen

e një grupi të posaçëm pedagogësh.

Qëllimet e Këshillit Studentor janë:

Përfshirja në mënyrë të vazhdueshme e studentëve ne aktivitete të ndryshme;

Nxitja dhe përfshirja e studentëve në kompeticione jashtë institucionit;

Hartimi dhe krijimi i projekt propozimeve të ndryshme;

Organizimi i takimeve këshilluese dhe orientuese për studentët;

Përfshirja në diskutime të ndryshme, etj.

Aktivitetet Studentore

KUB i jep një fokus dhe rëndësi të veçantë aktiviteteve dhe nismave studentore. Përveç procesit

mësimore KUB falë bashkëpunimit të ngushtë që ka me Këshillin Studentor, organizojnë

vazhdimisht aktivitete studentore me qëllim krijimin e një klime me qytetari aktive.

KUB ofron për studentët:

konferenca studentore;

Page 33: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 33

leksione të hapura;

trajnime;

workshop-e;

gjyq stimulues;

vizita studimore;

veprimtari kulturore dhe sportive;

financon nismat studentore, etj.

Falë gamës së gjerë të aktiviteteve, studentët e gjejnë veten në aktivitete të ndryshme dhe bëhen

pjesë aktive e nismave të tjera në vijim.

A lejohet konsumimi i duhanit dhe alkooli në mjediset e institucionit?

Në mjediset e KUB ndalohet rreptësisht përdorimi i pijeve alkoolike dhe cigares gjatë orëve të

mësimit si dhe në mjediset e brendshme të institucionit.

Në lokalin e institucionit i cili shërben si internet kafe, nuk shërbehet alkool deri në përfundimin

e orarit mësimor.

Për studentët që kapen duke konsumuar duhan dhe alkool në mjediset e brendshme të

institucionit, merren masa me gjobë financiare dhe deri në paralajmërim për përjashtim nga

KUB.

Ku zhvillohen praktikat profesionale?

Falë bashkëpunimit që Kolegji Universitar i Biznesit ka me aktorë vendas dhe të huaj nga fusha e

drejtësisë dhe ekonomisë, bëhet e mundur realizimi i shumë vizitave studimore dhe praktikave

të ndryshme profesionale. Gjatë zhvillimit të këtyre vizitave studimore, studentët kanë

mundësinë të njihen me disa element të të cilët ata i studiojnë nga ana teorike, të tillë element

janë:

Njohja me kompaninë;

Njohja me procesin e prodhimit;

Njohja me procesin e menaxhimit;

Njohja me procesin e ambalazhimit dhe marketingut;

Njohja me procesin e shitjeve;

Njoha me financën;

Njohja me procesin e mbajtjes së llogarive;

Njohja me proceduat ligjore;

Njohja me procedurat administrative;

Njohje me praktikën e punës në servise të ndryshme, në kompani e ndërmarrje të IT

dhe ato elektrike.

Page 34: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 34

Ndërthurja e teorisë me praktikën është një sukses i garantuar për studentët e së nesërmes në

tregun e punës. Studentët e KUB-it të cilët kanë qenë pjesë e këtyre vizitave studimore,

praktikave profesionale si dhe intershipeve të ndryshme, sot janë të punësuar në pozicione kyçe

në administratën publike si dhe biznese lider në Shqipëri.

Disa nga bizneset dhe institucionet ku studentët e KUB-it kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë dhe

të kryejnë praktika si dhe internshipe, janë:

Antea Cement, Titan Group;

Coca Cola;

Dogana e Rinasit;

Dogana e Durrësit;

Kryeministria;

Zyra e Mbrojtjes nga Diskriminimi;

Gjykata Administrative;

Gjykata e Shkallës së Lartë;

Prokuroria;

Raiffeisen Bank;

First Investment Bank;

Instituti i Sigurimeve Shoqërore;

Mercedez Benz Albania, etj.

Gjithashtu, KUB ofron dhe laboratorë të dedikuar për programet profesionale.

Çfarë procedurash duhet të ndjekë për procesin e diplomimit?

Pas përmbylljes me sukses të të gjitha provimeve si dhe mbrojtjes së praktikës profesionale,

studenti ka të drejtë të futet në procesin e mbrojtjes së diplomës.

Bazuar në rregulloret e brendshme të institucionit studenti njihet me udhëzimet dhe procedurat

lidhur me temën e diplomës dhe profesorin që duhet të zgjedh për udhëheqje. Pas këtij momenti

studenti njihet nga profesori udhëheqës me udhëzimet e nevojshme për të vazhduar më tej me

procesin e kërkimit dhe realizimit të temës. Pas përfundimit të temës studenti duhet ta dorëzoj

në 2 kopje fizike dhe në disk sipas standardeve dhe formateve të përcaktuara nga institucioni. Pas

këtij momenti atij i lind e drejta për ta mbrojtur përpara një komisioni të posaçëm të përcaktuar

nga KUB.

A mund t'i vazhdoj studimet jashtë vendit pas mbarimit një programi studimi

në KUB?

KUB është një institucion i arsimit të lartë jo publik i licencuar dhe akredituar sipas ligjeve

përkatëse shqiptare, dhe funksionon sipas Kartës së Bolonjës, që do të thotë njohja e diplomës

tuaj bëhet në bazë të krediteve të grumbulluara gjatë studimeve. Diplomat e KUB njihen

ndërkombëtarisht në të gjithë botën. Pas përfundimit të studimeve Bachelor ose Master ju mund

të aplikoni për një program tjetër studimi jashtë vendit pa problem. Që prej 7 vitesh nga KUB

Page 35: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 35

është një numër i konsiderueshëm studentësh që kanë vazhduar studimet në Itali, Francë,

Norvegji dhe SHBA.

Alumni dhe Punësimi

Studentët e diplomuar pranë Kolegjit Universitar të Biznesit vazhdojnë të jenë pjesë e

rëndësishme e komunitetit tonë edhe pas diplomimit të tyre. Ndërmjet një shumëllojshmërie

shërbimesh ne kemi për qëllim mbështetjen, këshillimin dhe orientimin e studentëve tanë drejt

tregut të punës.

Të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme, miqësi e përjetshme, interesa të përbashkëta, lidhje të

përbashkëta, etj., e bëjnë komunitetin tonë alumni një vlerë të shtuar të

institucionit dhe diplomës së tij.

Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucione, biznese dhe partner ne ju kemi mundësuar

studentëve mundësi reale punësimi në sektor të ndryshëm të ekonomisë.

Komuniteti jonë alumni përbëhet nga mbi 1000 studentë të diplomuar ndër vite, prej të cilëve

mbi 90% e tyre janë të punësuar në sektor të ndryshëm të ekonomisë dhe drejtësisë.

Page 36: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 36

Vendndodhja dhe Kontakte

Kolegji Universitar i Biznesit gjendet pranë sheshit "Shqiponja", Rr. Vangjel Noti, Nr. 25,

Laprakë, Tiranë

Kontaktet e institucionit janë:

Tel. +355 42 45 48 93

Cel. +355 69 88 99 999

Cel. +355 69 20 46 75 7

Cel. +355 67 40 63 042

E-mail: [email protected]

Web: www.kub.edu.al

Kontakte të tjera:

Rektori: [email protected]

Presidenti: [email protected]

Dekani i FE-së: [email protected]

Dekani i FD-së: [email protected]

Drejtori KSLP-së: [email protected]

Page 37: GUIDA STUDENTOREKolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 1 GUIDA STUDENTORE VITI AKADEMIK 2019-2020

Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2019-2020 37

Zyra e Burimeve Njerëzore: [email protected]

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun: [email protected]