53
Microsoft PowerPoint 2007 Tutorial Gjatë punës me PowerPoint 2007 ju do të vëreni se ka shumë ngjashmëri midis këtij varianti dhe atij të mëparshmit. Ju do të vëreni githashtu se versioni i 2007 ka më shumë funksione dhe utilitete. Tre janë elementët më të rëndësishëm të PowerPoint 2007: Butoni i Microsoft Office, Toolbari i nisjes së shpejtë si dhe shufra e ikonave. Funksionet e tyre do të sqarohen më poshtë. Prezantimet Një prezantim është një koleksion të dhënash dhe informacionesh që do t’i shpërndahet një publiku të caktuar. Një prezantim PowerPoint është një bashkësi slidesh elektronik, të cilët mund të përmbajnë tekst, piktura, grafikë, tabela, tinguj dhe video. Slajdet mund të ekzekutohen automatikisht ose mund të komandohen nga prezantuesi.

Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Microsoft PowerPoint 2007 TutorialGjatë punës me PowerPoint 2007 ju do të vëreni se ka shumë ngjashmëri midis këtij varianti dhe atij të mëparshmit. Ju do të vëreni githashtu se versioni i 2007 ka më shumë funksione dhe utilitete.

Tre janë elementët më të rëndësishëm të PowerPoint 2007:  Butoni i Microsoft Office, Toolbari i nisjes së shpejtë si dhe shufra e ikonave.  Funksionet e tyre do të sqarohen më poshtë.

PrezantimetNjë prezantim është një koleksion të dhënash dhe informacionesh që do t’i shpërndahet një publiku të caktuar.  Një prezantim PowerPoint është një bashkësi slidesh elektronik, të cilët mund të përmbajnë tekst, piktura, grafikë, tabela, tinguj dhe video. Slajdet mund të ekzekutohen automatikisht ose mund të komandohen nga prezantuesi.

Butini i Microsoft Office Butoni i Microsoft Office ekzekuton pjesën më të madhe të kamandave që nodheshin në menunë File të versionit të vjetër. Ky buton ju lejon të krijoni një prezantim, të hapni një prezantim ekzistues, të ruani një prezantim të ri apo të ruani ndryshimet e bëra në një prezantim të krijuar më parë, etj.

Page 2: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Shufra e ikonave (ribbon)Shufra e ikonave është paneli që ndodhet në krye të dritares së programit. Kjo shufër është e përbërë nga shtatë “nën shufra/panele”: Home, Insert, Design, Animations, Slide Show, Review dhe View.  Secila nën shufër është e ndarë në grupe. Këto grupe ndahen në bazë të funksionit që kryejnë butonat që e përbëjnë grupin.. 

Por në shufër janë vendosur komandat më të përdorura. Për të parë të gjithë komandat e grupit duhet të klikoni tek butoni që tregohet me shigjetë në figurën më poshtë.

Më poshtë po ju paraqesim grupet e butonave që përmban ç’do nën panel:

Home:  Clipboard, Slides, Font, Paragraph, Drawing, dhe EditingInsert: Tables, Illustrations, Links, Text, dhe Media ClipsDesign: Page Setup, Themes, BackgroundAnimations: Preview, Animations, Transition to this SlideSlide Show:  Start Slide Show, Set Up, MonitorsReview:  Proofing, Comments, ProtectView: Presentation Views, Show/Hide, Zoom, Window, Macros

Toolbar-i i nisjes së shpejtëToolbar-i i nisjes së shpejtë është një shufër veglash e ndryshueshme nga vetë përdoruesi, kjo do të thotë se është ai që përcakton komandat që do të shfaqen në të. Ju mund ta vendosni toobarin e nisjes së shpejtë në krah ose mbi shufrën e ikonave. Për të ndryshuar vendndodhjen e tij klikoni

Page 3: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

tek shigjeta me kokën poshtë në krah dhe tek menuja zgjidhni komandën Show Below the Ribbon (siç tregohet në figurë).

Ju mund të shtoni butona sipas dëshirës në këtë toolbar. Për të bërë këtë mjafton të klikoni me të djathtën mbi butonat në butonin Office apo në shufrën e ikonave dhe tek menuja përzgjidhni kamandën “Add to Quick Access Toolbar”.

Mini ToolbariNjë risi në Office 2007 është pikërisht Mini Toolbari.  Ky është një toolbar “i lëvizshëm” i cili shfaqet vetëm kur ju selektoni tekst. Ky toolbar përmban butonat standard të formatimit si: Bold (nxirjen), Italic (pjerrëzimin), Font (llojin e shkrimit), Font Size (madhësinë e shkrimit) dhe Font Color (ngjyrën e shkrimit).

Page 4: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Paneli i drejtimit (navigation panel)Lëvizja nëpër slajde mund të realizohet nëpërmjet panelit të drejtimit, i cili ndodhet në të majtë të dritares. Për të kaluar nga slajdi në slajd mjafton të bëjmë klik tek kuadrati përkatës në këtë panel.

Paraqitjet e slajdevePrezantimet mund të paraqiten në mënyra të ndryshme. Në nën panelin View ju mund të

Page 5: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

përzgjidhni një nga mënyrat e paraqitjes: Normal, Slide Sorter, Notes Page, Slide Show, Slide Master, Handout Master, dhe Notes Master.

PowerPoint 2007 ofron një sërë opsionesh që mund të personalizohen për ta bërë PowerPoint-in të punojë më mirë për ju. Për t’i personalizuar këto opsione duhet të:

Klikoni butonin Office Klik tek butoni PowerPoint Options

Opsionet Popular (të zakonshme)Këto opsione ju lejojnë të personalizoni punën tuaj me mini toolbar (toolbarin e vogël), color schemes (skemën e ngjyrave), personalizimin e emrit të përdoruesit, etj.

Page 6: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Opsionet ProofingKëto opsione ju lejojnë të personalizoni autokorigjimin e tekstit. Autokorigjimi ka të bëjë me korigjimin automatik të gabimeve të paracaktuara në listën e gabimeve.

Opsionet SaveKëto opsione ju lejojnë të personalizoni mënyrën e ruajtjes së skedarit. Ju mund të specifikoni sa shpesh doni që të bëhet ruatja automatike e skedarit.

Page 7: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Opsionet AdvancedKëtu ju lejohet të specifikoni opsione në lidhje me editimin, kopjimin, ngjitjen, printimin, shfaqjen e slideve, dhe opsione të tjera të përgjithshme.

Page 8: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Opsionet Customize (opsionet e personalizimit)Opsionet e personalizimit ju lejojnë të shtoni ikona në shufrën e nisjes së shpejtë. Nqs ka komanda që ju i përdorni shpesh atëherë do të ishte më mirë po t’i shtonit ikonat përkatëse në toolbarin e nisjes së shpejtë.

Nisja e një prezantimi të ri

Ju mund të filloni një prezantim të ri duke u nisur nga një slajd bosh, nga një templejt (Template, model i gatshëm), apo nga një prezantim ekzistues. Për të krijuar një prezantim të ri nga një slide bosh ju duhet të:

Klikoni butonin Microsoft Office Klikoni New

Klikoni Blank Presentation

Page 9: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të krijuar një prezantim të ri nga një template:

Klikoni mbi butonin Microsoft Office Klikoni New

Klik tek Installed Templates ose Browse through Microsoft Office Online Templates

Klikoni mbi modelin që zgjodhët

Page 10: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të krijuar një prezantim të ri nga një prezantim ekzistues:

Klikoni mbi butonin Microsoft Office Klik New

Klik New from Existing

Në dritaren që hapet përzgjidhni prezantimin që doni.

Ruajtja e një prezantimiKur doni të ruani një prezantim, ju keni dy mënyra për të vepruar: Save ose Save As.Për të ruajtur një dokument:

Page 11: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Klik mbi butonin Microsoft Office Klik Save

Ju duhet të përdorni Save As nqs doni që prezantimin t’a ruani nën një emër tjetër, apo me një version tjetër. Mbani mend se versionet më të vjetra të PowerPoint nuk janë në gjendie të hapin një material të punuar me PowerPoint 2007, për të zgjidhur këtë ju duhet ta ruani prezantimin nën formatin e PowerPoint 97-2003. Për të bërë këtë duhet të përdorni komandën Save As:

Klik mbi butonin Microsoft Office Klik Save As

Shpypni emrin e prezantimit në fushën File Name

Në fushën Save as Type, përzgjidhni PowerPoint 97-2003 Presentation

Page 12: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Shtimi i slajdeveJu mund të përdorni mënyra të ndryshme për shtimin e slajdeve në prezantim: Office Themes, Slidet e dublikuara, ose Slidet e ripërdorura.Për të krijuar një slide nga Office Themes:

Selektoni slajdin PAS të cilit doni të shtoni një slide të ri Klikoni butonin New Slide në nën panelin Home

Klikoni mbi slajdin që përshtatet me materialin tuaj

Page 13: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të krijuar një slajd si një dublikat:

Selektoni slajdin që do të dublikohet (kopjohet) Klikoni butonin New Slide në nën panelin Home

Klik Duplicate Selected Slides

Page 14: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të krijuar një slajd nga një prezantim tjetër:

Selektoni slajdin PAS të cilit doni të shtoni një slide të ri Klikoni butonin New Slide në nën panelin Home

Klik Reuse Slides

Klik Browse

Klik Browse File

Pozicionohu në slide show dhe klikoni mbi slajdin që doni të importoni

Page 15: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Përcaktimi i temës (Themes)Tema është një model i gatshëm, e cila mund të aplikohet tek i gjithë prezantimi. Për të vendosur një temë duhet të:

Klik mbi nën panelin Design Zgjidhni një nga modelet që tregohen në listën Themes ose klikoni tek butoni Galleries

Për të ndryshuar ngjyrat e një teme, duhet të:

Klikoni tek fusha Colors Aty përzgjidhni një ngjyrë që ju pëlqen ose klikoni tek Create new theme colors…

Page 16: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të ndryshuar stilin e sfondit të një teme duhet të:

Klikoni mbi butonin Background Styles që ndodhet në nën panelin Design

Page 17: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Shtimi i tekstit

Për të shtuar tekst duhet të:

Përzgjidhni slajdin ku do të shtoni tekstin Klikoni mbi Textbox (kutinë e tekstit) për t’a shtuar atë

Për të shtuar një text box (kuti teksti):

Përzgjidhni slajdin ku doni të shtoni text box-in Në nën panelin Insert, klikoni tek Text Box

Klikoni në slajd në vendin ku doni kutinë dhe rrëshqisni shënjuesin për t’a krijuar atë

Shtypni brenda kutisë tekstin

Përzgjedhja e tekstitPër të përzgjedhur tekstin duhet të:

Page 18: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Theksojeni tekstin

Copy dhe Paste (kopjimi dhe ngjitja)Për të kopjuar dhe ngjitur të dhëna, veprohet në këtë mënyrë:

Përzgjidhni çështjet të cilat doni t’i kopjoni Në grupin e komandave Clipboard në nën panelin Home, klikoni tek Copy

Përcaktoni, me anë të kursorit, vendin se ku doni të vendosni informacionin

Në grupin e komandave Clipboard në nën panelin Home, klikoni tek Paste

Cut dhe Paste (prerja dhe ngjitja)Për të prerë dhe ngjitur të dhëna duhet të:

Përzgjidhni çështjet të cilat doni t’i prisni Në grupin e komandave Clipboard në nën panelin Home, klikoni tek Cut

Përcaktoni, me anë të kursorit, vendin se ku doni të vendosni informacionin

Në grupin e komandave Clipboard në nën panelin Home, klikoni tek Paste

Page 19: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Undo dhe Redo (Anullo veprimin dhe ribëj veprimin e anulluar)Për të anulluar apo ribërë veprimet e fundit që keni kryer, ju duhet të:

Klikoni në shufrën e nisjes së shpejtë (Quick Access Toolbar) Klikoni mbi Undo ose Redo

Korigjimi i shkrimit (Spell Check)Për të kontrolluar dhe korigjuar shkrimin e prezantimit, duhet të:

Klik mbi nën panelin Review Klikoni mb butonin Spelling

(Ky korigjim vlen vetëm për fjalët e shkruara në gjuhën angleze)

Ndryshimi i llojit dhe madhësisë së shkrimitPër të ndryshuar llojin e shkrimit, duhet të:

Klikoni mbi shigjetën në krah të fushës së emrit të shkrimit, dhe aty të përzgjidhni një lloj shkrimi. 

Për të parë paraprakisht llojin e shkrimit mjafton të poziciononi shënjuesin mbi emrin e shkrimit përkatës dhe automatikisht do të ndryshojë edhe teksti i selektuar, nqs shkrimi i zgjedhur nuk ju pëlqen mjafton të poziconoheni mbi një lloj tjetër.

Page 20: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të ndryshuar madhësinë e shkrimit, duhet të:

Klikoni mbi shigjetën në krah të fushës së madhësisë së shkrimit dhe aty të përzgjidhni madhësinë që doni, ose

Klikoni mbi butonat e rritjes dhe zvogëlimit të shkrimit.

Stilet dhe efektet e shkrimit (Font Styles and Effects)Stilet e shkrimit janë opsione të paracaktuara formatimi që shërbejnë për të theksuar një pjesë të veçantë teksti. Ato përfshijnë: Bold (nxirjen), Italic (pjerrëzimin), dhe Underline (nënvijëzimin).  Për t’i aplikuar këto duhet të:

Selektoni tekstin dhe të klikoni tek stili përkatës, i cili ndodhet në grupin e komandave të shkrimit, në nën panelin Home ose

Selektoni tekstin dhe më pas klikoni me të djathtën për të shfaqur opsionet e shkrimit

Page 21: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Ndryshimi i ngjyrës së shkrimitPër të ndryshuar ngjyrën e shkrimit, duhet të:

Selektoni tekstin dhe të klikoni tek Butoni i ndryshimit të ngjyrës (siç tregohet në figurë), i cili ndodhet në grupin e komandave të shkrimit, në nën panelin Home ose

Selektoni tekstin, klikoni me të djathtën dhe aty përzgjidhni opsionet e ngjyrimit. 

Selektoni ngjyrën që dëshironi duke klikuar tek shigjeta me kokën poshtë në krah të butonit të ngjyrimit.

Shkrimi Artistik (WordArt)WordArt-et janë stile të ndryshme shkrimi që mund të aplikohen në tekst për të krijuar një efekt vizual. Për të krijuar një Word Art, duhet të:

Selektoni tekstin Klikoni mbi nën panelin Insert

Klikoni mbi butonin WordArt

Përzgjidhni modelin që ju pëlqen nga WordArt-et që afishohen atje

Page 22: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të modifikuar stilin e një WordArt-i

Përzgjidhni WordArt-in Klikoni mbi nën panelin Format për opsionet e vizatimit (Drawing Tools)

Klikoni mbi butonin WordArt Fill, WordArt Outline, ose Text Effects

Ndryshimi i linjëzimit (drejtimit) të paragrafitLinjëzimi apo drejtimi i paragrafit ju lejon të përcaktoni mënyrën e paraqitjes së tekstit. Për të ndryshuar drejtimin e tekstit, duhet të:

Klikoni mbi nën panelin Home

Page 23: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Përzgjidhni butonin me drejtimin më të përshtatshëm në grupin e butonave të paragrafit (Paragraph)

o Align Left:  Pozicionon tekstin në të majtë të kufirit të faqes

o Center:  Pozicionon tekstin në qëndër të faqes së punës

o Align Right:  Pozicionon tekstin në të djathtë të kufirit të faqes

o Justify:  Barazon gjatësitë e rreshtave.

Kryerradhët (Indent Paragraphs)Për të rregulluar spostimet e kryerradhëve ju duhet të:

Klikoni mbi butonat Indent.  Klikoni mbi butonat Indent vazhdimisht për të rritur apo zvogëluar spostimin.

Drejtimi itekstit (Text Direction)Për të ndryshuar drejtimin e tekstit, duhet të:

Selektoni tekstin Klikoni mbi butonin Text Direction në nën panelin Home

Përzgjidhni alternativën që ju pëlqen

Ripërmasimi i në Textbox-iPër të ripërmasuar një kuti teksti, duhet të:

Klikoni mbi textbox Klikoni në cepat e konturit dhe rrëshqisni shënjuesin deri në madhësinë e dëshiruar

Page 24: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Listat Bulleted dhe Numbered Listat Bulleted përdorin simbole të ndryshme për të numëruar elementiët e listës, listar numbered përdorin numrat, ndërsa listat e çrregullta përdorin kombinime të të dyjave.Për të shtuar një listë në një tekst ekzistues, duhet të:

Selektoni tekstin që doni t’a shndërroni në listë Klikoni mbi butonin Bulleted ose Numbered Lists

Për të krijuar një listë të re:

Poziciononi kursorin aty ku doni të shfaqni listën Klikoni mbi butonin Bulleted ose Numbered Lists

Filloni të shtypni

Listat e ndërfutura (Nested Lists)Një listë e ndërfutur është një listë me nivele të ndryshme spostimi. Për të krijuar një listë të ndërfutur, duhet të:

Krijoni listën sipas instruksioneve që dhamë pak më lart Klikoni mbi butonin Increase ose Decrease Indent

Formatimi i listësFormati i imazhit të numërimit mund të ndryshohet duke përdorur dritaren dialoguese Bullets ose Numbering.

Selektoni të gjithë listën, për të ndryshuar bullets apo numbers, osepoziciononi kursorin në atë element të listës që doni të ndryshoni (nqs doni të ndryshoni vetëm njërin prej tyre).

Page 25: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Klikoni mbi shigjetën në krah të butonit bulleted ose numbered list dhe përzgjidhni aty stilin e numërimit.

Shtimi i një videoNë një prezantim mund të shtojmë edhe video clipe, për t’a bërë këtë duhet të:

Klikoni në butonin Movie në nën panelin Insert Përzgjidhni Movie from File ose Movie from Clip Organizer

Për të edituar (ndryshuar) videon, duhet të:

Klikoni mbi ikonën e videos Klikoni mbi nën panelin Format

Page 26: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Shtimi i i një AudioKlipet Audio mund të shtohen në një prazantim, duke:

Klikuar mbi butonin Audio në nën panelin Insert Përzgjidhni Sound from File, Sound from Clip Organizer, Play CD Audio Track, ose

Record Sound

Për të ndryshuar opsionet e audios:

Klikoni mbi ikonën e audios Klikoni në nën panelin Format

Shtimi i pikturave (Picture)Për të shtuar një pikturë, duhet të:

Klikoni në nën panelin Insert Klikoni në butonin Picture

Përzgjidhni një foto nga ato që keni të ruajtuara në kompjuterin tuaj

Klikoni mbi emrin e fotos

Klik mbi Insert

Për të spostuar objektin, mjafton t’a tërhiqni atë ku të dëshironi.

Page 27: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Shtimi i një Clip Art-i (vizatimi)Për të shtuar një Clip Art, duhet të:

Klikoni në nën panelin Insert Klikoni mbi butonin Clip Art

Kërkoni për vizatimin që doni duke përdorur dritaren dialoguese (dialog box) Clip Art

Klikoni mbi clip art

Për të spostuar objektin, mjafton t’a tërhiqni atë ku të dëshironi

Page 28: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Editimi i pikturave dhe Clip ArteveKur ju shtoni një objekt grafik në prezantimin tuaj, automatikisht në shufrën e nën paneleve, shtohen nën panele përgjegjës për ndryshime të këtyre objekteve. Psh nën paneli Format, ju lejon të formatoni pikturat. Ky nën panel është i përbër nga katëg grupe komandash:

Adjust: Kontrollon ndriçimin, kontrastet dhe ngjyrat e pikturësPicture Style: Ju lejon të vendosni një skelet apo kontur rreth pikturës, si dhe vendos efekteArrange:  Kontrollon drejtimin dhe këndin e pikturësSize:  Përmason dhe pret pikturën

Shtimi i një forme (Shape)Për të shtuar forma të gatshme ne prezantim, duhet të:

Klikoni në nën paneli Insert Klikoni mbi butonin Shapes

Klikoni mbi formën që ju pëlqen

Page 29: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Klikoni mbi Slide Shtypni butonin e majtë të mausit dhe duke mbajtur shtypur rreshqisni për të zgjeruar

formën

Për të formatuar një formë të gatshme:

Klikoni mbi formë Klikoni mbi nën panelin Format

Page 30: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Shtimi i SmartArtSmartArt-et janë një risi e Office 2007, të cilat ju lejojnë të zgjidhni në mes të një game grafiqesh, të cilat përfshijnë: diagramat bllokskemë, listë, ciklike, etj. Për të shtuar një SmartArt:

Kikoni mbi nën panelin Insert Klikoni mbi butonin SmartArt

Përzgjidhni SmartArt-in

Klik mbi SmartArt Terhiqeni atë vendin e dëshiruar në slajd

Formatimi i SmartArt-eve:

Klikoni mbi SmartArt Klikoni në nën panelin Design ose Format

Klikoni mbi SmartArt për të shtuar tekst dhe piktura në të.

Page 31: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Shtimi i një albumi fotografikAlbumi fotografik është një risi e PowerPoint 2007, që ju lejon të krijon lehtësisht një album. Për të bërë këtë, duhet të:

Klikoni butonin Photo Album në nën panelin Insert Klikoni New Photo Album

Klikoni mbi butonin File/Disk për të shtuar fotot e albumit

Ndryshoni rradhen e fotove duke klikuar tek butonat up/down

Krijimi i një tabelePër të krijuar një tabelë:

Poziciononi kursorin e faqen ku doni të krijoni tabelën e re Klikoni mbi nën panelin Insert

Klkioni mbi butoni Tables në grupin e butonave Tables.  Ju mund të krijoni tabela me njërën nga mënyrat e mëposhtëme:

o Theksoni numrin e kolonave dhe të rreshtave

o Klikoni Insert Table dhe shtypni numrin e kolonave dhe të rreshtave

o Klikoni mbi Draw Table, krijoni tabelën duke klikuar dhe shtuar kolonat dhe rreshtat

o Klik Excel Spreadsheet dhe hidhni të dhënat

Page 32: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Futja e të dhënave në një tabelëPoziciononi kursorin në qelizën ku doni të shtoni informacionin dhe më pas filloni të shtypni.

Modifikimi i strukturës së tabelës dhe formatimi i sajPër të modifikuar strukturën e një tabele:

Klikoni mbi tabelë dhe vini re dy nën panelet që shtohen:  Design dhe Layout. 

Në nën panelin Design, ju mund të zgjidhni:

Table Style Options (opsione të stilit të tabelës) Table Styles (stilin e tabelës)

Draw Borders (vizatimin e kontureve)

Page 33: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të formatuar një tabelë, klikoni mbi tabelë dhe më pas klikoni mbi nën panelin Layout.  Ky nën panel ju lejon të:

Shikoni vijat ndarëse (Gridlines) dhe karakteristikat e tabelës (Properties) Shtoni rreshta dhe kolona (Insert Rows/Columns)

Fshini tabelën, rreshtat apo kolonat (Delete Table, Rows, Columns)

Shkrini apo bashkoni qelizat (Merge ose Split Cells)

Rrisi (Increase) apo zvogëloni (decrease) madhësinë e qelizave (cell size)

Poziciononi dhe drejtoni tekstin (Align text dhe text directions)

Shtimi i një tabele nga Word ose Excel

Hapni dokumentin e Word-it ose Librin e punës së Excel-it Përzgjidhni tabelën

Klikoni mbi komandën Copy në nën panelin Home

Shkoni në prezantimi e PowerPoint, aty ku doni të vendosni tabëlen

Klikoni mbi komandën Paste në nën panelin Home

Page 34: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Krijimi i një grafiku (Chart)Për të krijuar një grafik, duhet të:

Klikoni mbi nën panelin Insert Klikoni mbi tipin e grafikut që ju pëlqen

Shtoni të dhënat (Data) dhe etiketat (Labels)

Editimi (korigjimi) i të dhënave të grafikut (Chart Data)Për të edituar të dhënat e grafikut, duhet të:

Klikoni mbi grafik

Page 35: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Klikoni mbi Butonin Edit Data në nën panelin Design

Ndryshoni të dhënat në çarçafin përkatës

Modifikimi i një grafikuPasi keni krijuar një grafik, ju mund të bëni gjëra të ndryshme për ta modifikuar atë. 

Për të modifikuar një grafik, duhet të:

Klikoni mbi grafik dhe t’a rrëshqisni atë mbi një tjetër slajd, ose Kopjojeni (Copy) atë në një slajd tjetër

Përzgjidhni vendndodhjen e dëshiruar dhe klikoni mbi Paste

Page 36: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të modifikuar madhësinë e grafikut, duhet të:

Klikoni mbi grafik Klikoni mbi ç’do njërin prej cepave të konturit duke tërhequr

Për të modifikuar etiketat dhe titujt, duhet të:

Klikoni mbi grafik Klikoni në nën panelin Layout

Përzgjidhni etiketën që doni të ndryshoni

Page 37: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Chart ToolsNën paneli Chart Tools shfaqet kur ju klikoni mbi grafik. Opsionet e grafikut janë të përqëndruara në tre nën panele:  Design, Layout, dhe Format. 

Nëpërmjet nën panelit Design ju mund të kontrolloni tipin e grafikut, stilin dhe vendndodhjen.

Nëpërmjet nën panelit Layout ju mund të kontrolloni shtimin e pikturave, kutive të tekstit, formave, stondeve, etj.

Nëpërmjet nën panelit Format ju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles).

Marrja e një grafiku prej Excel-it

Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni grafikun

Klikoni mbi butonin Copy në nën panelin Home

Hapni prezantimin e PowerPoint në vendin ku doni të poziciononi grafikun

Klikoni mbi butonin Paste në nën panelin Home

Page 38: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Tranzicioni i slajdeve (Slide Transitions)Tranzicionet janë efekte që përcaktojnë mënyrën e lëvizjes nga slajdi në slajd. Për të shtuar një tranzicion, duhet të:

Përzgjidhni slajdin ku doni të vendosni tranzicion Klikoni mbi nën panelin Animations

Zgjidhni lëvizjen që ju pëlqen ose klikoni në dritaren dialoguese Transition

Rregullimi i tranzicionit:

Shtimi i një tingulli bëhet duke klikuar tek shigjeta në krah të Transition Sound

Page 39: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Modifikimi shpejtësisë së tranzicionit bëhet duke klikuar tek shigjeta në krah të Transition Speed

Për të aplikuar tranzicionin tek të gjithë slajdet njësoj, duhet të:

Klikoni mbi butonin Apply to All në nën panelin Animations

Për të përcaktuar mënyrën e avancimit të slajdeve (advance a slide):

Përzgjidhni tek seksioni Advance, On Mouse Click, nqs doni që kalimi të bëhet i komanduar nga përdoruesi, ose

Automatically after, nqs doni që kalimi të bëhet automatikisht. Mos harroni që këtu të përcaktoni sekondat për ç’do slajd

Animimi i slajdeve (Slide Animation)Animimet janë efekte që përcaktojnë mënyrën e lëvizjeve brenda për brenda slajdit. Për të vendosur një efekt animacioni, duhet të:

Përzgjidhni objektin Klikoni mbi nën panelin Animations

Klikoni Custom Animation

Klikoni Add Effect

Përzgjidhni efektin më të përshtatshëm

Page 40: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Pamja paraprake e animimit (Animation Preview)Për të parë paraprakisht animacionin e një slajdi:

Klikoni mbi butonin Preview në nën panelin Animations

Opsionet e shfaqjes së slajdeve (Slide Show Options)Nën paneli Slide Show përmban shumë opione për paraqitjen e shfaqjes së slajdeve. Këto opsione përfshijnë:

Pamja paraprake e shfaqjes që prej fillimit Pamja paraprake e shfaqjes që prej slajdit ku ndodhemi

Strukturimi i shfaqjes së slajdeve

Strukturimi i shfaqjes së slajdeve

Ky opsion ju lejon të përcaktoni preferencat tuaja mbi mënyrën e paraqitjes së shfaqjes. Këtu përfshihen:

Page 41: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Kalimi automatik i slajdeve ose komandimi nga prezantuesi Opsionet e kapërcimit (The looping options)

Opsionet e narracionit (Narration options)

Rezolucioni i monitorit (Monitor resolutions)

Regjistrimi i narracionit (Record Narration)Kur doni të regjistroni narracionin për slajdet, duhet të:

Klikoni mbi butoni Record Narration Klikoni mbi Set Microphone Level, për të kontrolluar nivelin e volumit të mikrofonit

Klikoni mbi OK për të filluar regjistrimin

Page 42: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Krijimi i shënimeve të prezantuesit (Speaker Notes)Shënimet e prezantuesit përdoren për të sqaruar më tepër informacionin që përmbajnë slajdet.   Për të shtuar një shënim, duhet të:

Përzgjidhni slajdin ku doni të shtoni një sqarim Klikoni mbi nën panelin View

Klikoni mbi butonin Note Pages

Klikoni në seksionin Click to add Notes, në fund të ekranit

Shtypni shënimin e slajdit përkatës

Page 43: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Printimi i një prezantimiKa shumë opsione për printimin e prezantimit, si:

Slides: printon një slajd për faqe. Handouts: ju lejon të printoni 1, 2, 3, 4, 6 ose 9 slajde per faqe.

Notes Page: printon slajde së bashku me shënimet e prezantuesit.

Outline View: printon vetëm outlinet e prezantimit, dmth vetëm tekstin (pa përfshitë dizenjon apo sfondin)

Për të përcaktuar opsionet e printimit:

Klikoni mbi butonin Microsoft Office Klikoni Print

Në dritaren dialoguese Print, klikon mbi shigjetën në krah të Print what

Përzgjidhni atë që doni të printoni dhe klikoni OK për të filluar printimin

Page 44: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të patur pamjen paraprake të printimit:

Klikoni mbi butonin Microsoft Office Vendosen kursorin mbi komandën Print

Klikoni mbi Print Preview

Klikoni mbi shigjetën në krah të Print What për të përcaktuar atë që doni të shihni

Për të printuar që prej Print Preview-së, klikoni mbi butonin Print

Page 45: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Për të dalë nga Print Preview:

Klikoni mbi butonin Close Print Preview

“Paketimi” i prezantimitNdodh shpesh herë që të na duhet të “paketojmë” (përmbledhim) të gjithë prezantimin dhe skedarët shtesë, të bashkëngjitur me të, për t’i hedhur në një CD. Për të bërë këtë duhet të:

Klikoni mbi butonin Microsoft Office Klikoni Publish

Klikoni Package for CD

Shtypni emrin që do të marrë CD-ja

Klikoni Copy to CD ose Copy to Folder

Page 46: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Çështje për t’u mbajtur mend në lidhje me dizenjon

Slajdet duhet të kenë të njejtin lloj dizenjoje në të gjithë prezantimin Përdorni grafiqe dhe piktura, aty ku është e mundur

Eleminoni informacionin dhe ilustrimet e panevojshme

Ngjurat e sfondit dhe të tekstit duhet të jenë në kontrast me njëra-tjetrën

Mos përdorni më shumë se 3 lloje shkrimi në prezantim, përndryshe publiku do të lodhej.

Çështje për t’u mbajtur mend në lidhje me prezantimin

Identifikoni informacionin kritik të przantimit Përdorni jo më shumë se 6 çështje për faqe

Çështjet duhet të përmbajnë ide të shkurtra, jo fjali të plota (pasi këto të fundit do t’i përdorni si çështje diskutimi)

Për të nisur shfaqjen e slajdeve, klikoni mbi Slide Show në grupin e komandave Presentation Views, në nën panelin View

Përdorni shigjetat në tastierë për të lëvizur nëpër slajde

Shtypni butonin Escape (Esc/largohu) për t’i dhënë fund prezantimit

Sigurohuni të provoni paraprakisht paraqitjen e prezantimin në projektor, nqs do t’a përdorni një të tillë. Kjo pasi mund të ndodhë që gërmat që janë pranë kufirit të ekranit të mos shfaqen.

Page 47: Getting Started · Web viewju mund të rregulloni ngjyrën e mbushjes dhe stilin e fjalëve (Word Styles). Marrja e një grafiku prej Excel-it Hapni librin e punës së Excelit Përzgjidhni

Kontrolli i drejtëshkrimit (Spell Check)Për të kontrolluar drejtëshkrimin e fjalëve në prezantim (ky opsion mund të përdoret vetëm nqs po shkruajmë në anglisht), duhet të:

Klikoni mbi butonin Spelling, në grupin e butonave Proofing, në nën panelin Review