228
libri Arkivi i blogut 2009

E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

  • Upload
    elton

  • View
    2.150

  • Download
    9

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Arkivi i vitit 2009 i blogut Enigma e gjuhes shqipe, i permbledhur ne e-book.

Citation preview

Page 1: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

libri

Arkivi i blogut 2009

Page 2: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

Enigma e gjuhës

shqipe

Libri

Arkivi i blogut 2009

Page 3: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

3

Ky e-book i përket blogut: Enigma e gjuhës shqipe Enigma e gjuhës shqipe Enigma e gjuhës shqipe Enigma e gjuhës shqipe

(http://www.eltonvarfishqip.blogspot.com).

Përkthimet nga gjuha italiane janë kryer nga Elton Varfi.

Artikujt : Është me origjinë ilire guna antike sardenjase!,

Origjina Ilirike e Oristanos, Buburreci i Sardenjës me

ngjyrime Ballkanike, Kur në Oliena flitej shqip, Një gjarpër

me të vërtet ilirik në qendër të Sardenjës, janë përkthyer

nga Brunilda Ternova.

©-2010-Enigma e gjuhës shqipe

Page 4: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

4

Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit , të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq, dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij ; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshencë kombëtare. Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintom të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare.

Eugenio Vaina De Pava ,"Albania che Nasce", Catania , 1914

Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s'fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q'është m'ë e vjetërë nga ato, ësht'e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet.

Sami Frashëri "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" Bukuresht 1899

Page 5: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

5

Besa

Nga Adele Pellitteri

Kur flasim me dikë që nuk e njohim mirë dëgjojmë me

vëmëndje atë që thotë, por fjalët e tij nuk na mjaftojnë. Kështu

që pak nga pak fillojmë të studiojmë lëvizjet e muskujve të

fytyrës duke kërkuar të kuptojmë se sa është e vërtetë ajo që po

na thotë e në qoftë se ja vlen që të kemi besim tek ai njeri. Në

këto raste është interesante si fjala nuk është e mjaftueshme për

të vendosur që të besojmë.

Në qoftë se mundohet të zbërthehet kuptimi i “fjalë” gjenden

shprehje që e bëjnë të vështirë mundësinë e një konkluzioni

përfundimtar.

Për shëmbull shprehja “kërkohen fakte jo fjalë” sugjeron një

fjalë që është në kontrast me të vërtetën, me atë, që mund të

bëhet. Fjala bëhet një barrikadë dhe nuk vërteton absolutisht

Page 6: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

6

vërtetësinë e asaj që them. Domethënia e “fjalë” në fjalorin De

Mauro e konfermon këtë aspekt, në veçanti pika 3 në të cilën

lexohet “sidomos në numrin shumës…ajo që thuhet në

kundërshtim me atë që bëhet”.

Por duke reflektuar edhe pak më shumë të vjen në mëndje

shprehja “të jap fjalën” që përdoret për të vërtetësuar që ajo që

them i korrespondon të vërtetës. Kjo shprehje duket komplet

ndryshe nga shprehja e parë sepse kjo është një fjalë që

garanton, confermo dhe tutelon. Por nuk është aspak kështu.

Fjala nuk është e vërtetë ose false në vetvete, por është

neutrale. Gjithshka varet se si e përdor. Asgjë nuk garanton

vërtetësinë e asaj që them përveç faktit që jam unë që e them.

Edhe sepse me anë të fjalëve ne japim kuptimin e shumë

gjërave, në gjuhën italiane nuk ka një term që të vërtetojë që

një fjalë është padyshim e vërtetë. Në gjuhën shqipe egziston

Page 7: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

7

një fjalë që vërteton pa kurrë farë dyshimi që ajo që po themi

është absolutisht e vërtetë: besa.

Besa është parimi themelor i Kanunit. Ky i fundit është një

bashkësi ligjesh i trasmetuar gojarisht në Shqipërinë e veriut.

Në Kanun besa është “autoriteti” më i rëndësishëm, dhe është i

lidhur ngushtë me konceptin e nderit. Besa në veçanti, dhe

Kanuni, më në përgjithësi, janë produkt i historisë së

Shqipërisë. Në të gjejmë parimet themeluese të fituara përmes

kontaktit me realitetin specifiko- kulturor dhe historik.

Megjithatë në këto parime shikohet një përpjekje për të

përcaktuar identitetin e shqiptarëve. Kështu, ndërsa disa nga

parimet bazë të Kishës Katolike është e lehtë që ti gjesh në mes

të ideve të Kanunit, nga ana tjetër nëpërmjet këtij kodi

Shqipëria kërkon krijimin e identitetit të sajë për të përballuar

sulmet që po përgatiteshin ndaj saj. Kjo çështje është trajtuar

me mjeshtëri në librin e shkëlqyer të shkrimtarit të madh

Page 8: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

8

shqiptar Ismail Kadare Kush e solli Doruntinën. Doruntina

mbas martesës së sajë është e detyruar të trasferohet në një

qytet të Europës qëndrore, larg nga nëna dhe vëllezërit. Nëna e

Doruntinës nuk është dakord me martesën aq larg të bijës së

sajë, pranon vetën mbas besës që i biri Kostantini i jep duke i

thënë që do ta sjelli në shtëpi Doruntinën sa here që ajo ta

dëshirojë. Për fat të keq Kostantini vdes nga një epidemic.

Megjithatë mbas tre vjetësh Doruntina arrin të kthehet në

shtëpi e shoqëruar nga një kalorës misterioz. Kapiteni Stres

është përgjegjës për hetimin e çështjes. Konkluzionet finale të

tija mbi këtë çështje janë shumë të papërshtatëshme për

shumicën, por sugjestive dhe tërheqëse per të tjerë.

“… unë them dhe e përsëris që Doruntinën

nuk e sollën njërëz të tjerë por vëllai i saj

Kostantini në virtyt të fjalës së dhënë,

besës. Ai udhëtim nuk është shpjeguar,

Page 9: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

9

dhe as nuk mund të shpjegohet ndryshe.

Nuk është aspak e rëndësishmë nëse

Kostantini doli apo jo nga varri për të

kryer misionin e tij, nuk ka rëndësi që të

dime se kush ishte kalorësi që u nis atë

natë të errët, dhe cilin kalë shaloi, cilat

duar mbajtën frerët, cilat këmbë u

mbështetën mbi yzengjitë, të kujt ishin

flokët e mbuluar nga pluhuri i rrugës.

Secili nga ne ka pjesën e tijë në këtë

udhëtim, sepse besa e Kostantinit, ai i

cili solli Doruntinën, ka lulëzuar këtu

mes nesh. Dhe për të qënë akoma më

preçiz mund të thuhet që jemi të gjithë ne,

ju, unë, të vdekurit tanë që prehen në

varrezat pranë kishës që sollëm

Doruntinën (…) Zotërinj të nderuar ende

nuk kam mbaruar së foluri. Doja që t’ju

thoshja sidomos të ftuarve nga vëndet e

Page 10: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

10

largëta – se ç’far është kjo force sublime

në gradë që të sfidoj ligjet e vdekjes (…)

Çdo popull, përpara rreziqeve mpreh

shpatën për tu mbrojtur. Vetëm po të jemi

dritë shkurtër nuk mund të kuptojmë që

Shqipëria ndodhet përpara një drame të

madhe. Pra bëhet pyetja: në këto kushte të

reja të përkeqësimit te përgjithshëm të

botës mbarë, në këtë epokë sfidash, dhe

krimesh të urryeshme, kush do të jetë

fytyra e Shqipërisë?

Do të pajtohet me të keqen apo do ta

kundërshtojë?me pak fjalë do të ndryshoj

fytyrën për tu përshtatur maskave të

epokës, për të siguruar mbijetesën e saj,

apo do të mbajë fytyrën e sajë pa e

ndryshuar aspak duke tërhequr zemërimin

e kohes mbi të? Për Shqipërinë po afrohet

ora e së vëtetës. Dhe nëse populli shqiptar

Page 11: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

11

ka filluar të zhvilloj brënda tijë një

organizën kaq sublim siç është besa, kjo

do të thotë që Shqipëria është gati për të

bërë zgjedhjen e sajë. Dhe pikërisht për të

sjellë këtë mesazh Shqipërisë dhe botës

mbarë që Kostantini doli nga varri .”

Kapiteni në fjalimin e fundit të tijë, i bën thirrje të gjithë

shqiptarëve që të njihen si aktorë kryesor në ngjarjet që kanë

përfshirë familjen fisnike të Vranajve. Bëhet fjalë për një

impegnim që “do të kërkojë sakrifica të rënda brezave të

ardhshëm” por ky është angazhimi i një kombi që njihet në një

koncept prëçiz, në të cilin besa bëhet elementi kryesor.

Besa nuk është një premtim, është shumë më tepër është

garanci se ajo që unë them është e vërtetë. Kjo mështë një

përpjekjë e jashtëzakonshme për të shpëtuar paqartësinë e

gjuhës. Nëpërmjet gjuhës mund të komunikojmë gjithshka, nuk

Page 12: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

12

ka rëndësi nëse është e vërtetë apo jo. Nëpërmjet besës them

vetëm të vërtetën, diçka që duhet që ta çoj në fund me çdo

kusht, gjallë apo vdekur.

Page 13: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

13

Ururi dhe Arbëreshët: rëndësia e dialogut multikulturor

Nga Adele Pellitteri

Studimi mbi historinë e popullit në të cilin bën pjesë, mbi

traditat dhe gjuhën që flet, është shumë stimulues por shumë

pak i praktikuar. Deri sa një individ ndodhet brënda comunitetit

dhe kulturës së tijë, nuk arrin të perceptoj kuptimin e thellë të

identitetit etnik të tij.

Çdo pikëpamje ndryshon mbas një fenomeni migrazioni.

Zbulimi i një shoqërie të ndryshme, ku e ndryshme është

historia, traditat dhe kultura, bëhet katalizator i zbulimit të

rrënjëve dhe orgjinës së dikujt; është pikërisht në këtë moment

që ndjenja e indentitetit forcohet dhe zbulohet një energji e re

që na shtyn në një dëshirë të shfrenuar për tu zbuluar pjestar të

Page 14: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

14

një komuniteti që ka si qëllim kryesor identitetin hisoriko-

kulturor.

Brënda këtij kuadri kaq sugjestiv zbulimi dhe eksplorimi, bëjnë

pjesë nismat e institutit teknik “Gravino” të Ururit në

provincën e Kampobasos, këto nisma janë të lidhura me

dëshirën e mirë për të vlerësuar dhe zhvilluar gjuhën dhe

kulturën e komunitetit arbëreshë.

Ururi është një fshat me origjinë shqiptare, dhe komuniteti i

këtij vëndi ka kërkuar gjithmonë që të ruajë të pa prekur

indentitetin etnik të tijë; por është i vetëdijshëm për rreziqet që

ky pasazh në brezat e rinjë bëhet gojarisht. Emigrimi drejt

Italisë i shumë shqiptarëve, ka bërë që të rritet nevoja për

projekte kë kanë si qëllim ndërgjegjësimin e identitetit të tyre.

Pra është bërë e nevojshme një reflektim mbi temën e

indentitetit arbëreshë. Në veçanti një nga aktivitetet e projektit

Page 15: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

15

është ndarë në dy faza; e para është e projektuar mbi historinë

dhe më saktësisht mbi kulturën historike, ndërsa faza e dytë

është e përqëndruar mbi gjuhën.

Vlen të kujtohet që arbëreshët janë shqiptarë të detyruar të

shpërngulen nga atdheu i tyre sepse vendosën që të mos i

nënshtroheshin pushtimit turk. Pjesa më e madhe ishin të pasur

që nuk donin të ndërronin fenë e tyre kristiane. Emri i tyre

rrjedh nga fakti që përpara se ata të largoheshin, vëndi i tyre

quhej Arbëria, dhe vetëm mbas pushtimit turk vëndi mori

emrin Shqipëri.

Projekti i shkollës së Ururit është i rëndësishëm jo vetëm për

faktin që respekton një komunitet me identitet kompleks, por

sepse realizohet nëpërmjet kontaktit me traditën. Disa nga

nxënësve që marrin pjesë në projekt, i është kërkuar të bëjnë

intervista me njërëz të moshuar, të dëgjojnë historitë e tyre,dhe

Page 16: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

16

të fotografojnë objekte tipike të së shkuarës. Në këtë mënyrë

kjo shkollë i inkurajon nxënësit e sajë që të hetojnë mbi të

kaluarën e tyre dhe të shokëve të tyre duke bërë kështu dy hapa

pozivitve: në rradhë të parë i lejon fëmijës arbëreshë që të

krijojë një identitet etnik të dyfishtë dhe të punojë mbi

përkatësinë e të dyja kulturave (italiane dhe arbëreshe) ; dhe në

rradhë të dytë i lejon fëmijës italian të vlerësojë privilegjin e

dialogut multikulturor si gjenerues njërëzish të gatshëm të

kuptojnë vlerën e diversitetit.

Page 17: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

17

Dy emra bimësh që na lidhin me Shqiptarët1

Nga Alberto Areddu

Në fushën e agrikulturës dhe sidomos nga terminologia e

emrave të bimëve mund të hasim në surpriza për sa i përket

orgjinës ilire të qytetërimit në Sardenjë. Megjithatë është një

1 Ky artikull është shkruar nga profesor Alberto Areddu posaçërisht për blogun enigma e gjuhës shqipe

Page 18: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

18

gjë e natyrshme, sepse megjithëse ka një mori emrash që

shpjegohen me anë të latinishtes, shumë emra të tjerë nuk kanë

të bëjnë aspak me latinishten dhe kjo e fundit nuk arrin që ti

shpjegojë. Studimi i regjistrave leksikor dhe studimi i emrave

të bimëve, na japin emrat e dy luleve për të cilat që në kohën e

Wagner është dyshuar për substraktin e tyre. Duke shkruar këtu

për këto dy lule më jepet rasti për të rishikuar etimologjinë e

tyre e cila është trajtuar më parë nga unë në librin tim dhe nga

të tjerë studiues. Bimët janë rethi/retti/rettiu dredhë (clematis

vitalba) dhe carcuri/craccuri/curcuri/curcuriu kallam

(ampelodesma mauritanica) (që të dyja këto bimë përdoren më

së shumti për të bërë lidhëse dhe litarë)

Sipas studiuesit Paulis, që në fillimin e viteve ’90 ka përgatitur

një fjalor etimologjik për shumllojshmërinë e emrave të bimëve

të Sardenjës, në një rast ka të bëjë me një formë të shkurtuar të

latinishtes RETIOLUm “rrjetë e vogël” dhe në një rast të dytë

Page 19: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

19

me foljen latine CALCARE “shtyp” që ka ndërhyrë nuk dihet

mirë se si dhe në çfarë mënyre mbi ndonjë formë prelatine. Siç

e thamë më pare të dyja këto bimë (kërcelli dhe gjethet)

shërbejnë për të lidhur, mbledhur dhe rrethuar objekte të

përdorimit të përditshëm; bazamente karrigesh, këpucë,

kapana, dhe siç e kemi thënë edhe në një tjetër studim, në atë

për gjarprin e ujit, gjuha shqipe ka prapashtesat - çi – thi e cila

ndan prapashtesën zvogëluese mashkullore.

Këto prapashtesa janë karakteristikë e komuniteteve italo–

shqiptare, që janë më së shumti me origjinë toske dhe që kanë

ruajtur një trjajtë arakaike të shqipes mesjetare. Kështu unë

gjej në fjalorin e Giordano format rripthi e rrypi dredhë dhe

rrjedhin nga emri rip, dhe ky nga folja rrjep.

Kjo folje vjen (citoj për të gjithë Oriel) nga një proto shqipe

*repa, që lidhet me rrënjën ie *rep- “rrjep”, nga e cila

rrjedhin në greqisht ereptomai “gris”, në latinisht rapere

Page 20: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

20

“rrëmbim” dhe lit. ap-repti “fassen, ergreifen, begreifen”.

Është evidente që forma që kemi në gjuhën sarde rrjedh nga

ilirishtja *rep-thi “lidhëse e vogël” (dredhë) në të cilin lidhja -

pt- në kalimin nga latinishtja e gjuhën Sardenjës është

asimiluar në -tt- (sette < SEPTEm; rettulia < REPTILEm) me

ruajtjen e gërmës -th- në zonat qëndrore (si është barabaçino

thiu “xhaxha” në gjoksin e logudorezit tiu, nga greco-latino

THIUm), dhe asimilimin e -tt- në zonën logudoreze.

Kjo hiptezë e prejardhjes ilire të *repthi dredhë është më e

përshtatëshme nga hipoteza që unë kam shkruar në librin tim

mbi ndikimin e emrit rethi mbi rip-thi.

Page 21: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

21

Dhe tani le të vimë në një tjetër emër bime: cacuri për të cilin

unë jam shprehur që ka lidhje me fjalën shqipe kërcuri , por në

realitet ka disa probleme si nga ana fonetike si nga ana

kuptimore. Tani mendoj që me fjalën qark mund të gjehet një

zgjidhje e pranueshme.

Këtë emër studiues të ndryshëm e lidhin me latinishten

CIRCUm si huazim, edhe pse në fakt Orel pranon që fonetika

Page 22: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

22

nuk është e qartë (nga CIRCUm mund të arrijmë në *kirke, ose

*kjërke). Në fakt mund të jetë një emër i zonës që ka lidhje me

gjuhën greke arkus “hark, rreth” me shumllojshmëri

interpretimesh (Pokorny e vendos mbi dy baza të ndryshme

*ar- e *arqu), duke i shtuar parashtesën -kë- “ky” të gjuhës

shqipe, shumë produktive në formimin e elementëve leksikal

dhe mbiemrave (i referohem Camaj edhe për qiellzoren K -

fillestare për shëmbull kem, qem në një *ke anem; por mund të

ipotizohet një metatezë të–i- në rrokje të parë nga *karki-os,

dhe më qiellzor të mëvonshëm; ose akoma: duke parë emrin e

popullit Ilir të Japidëve na paraqitet me formën alternative

Apudi/Apuli, mund të mendojmë që kishte një tendencë që në

kohët antike, që si në gjuhët sllave të qiellzoet zanorja

fillestare, nga kjo mund të dyshojmë një formë *kë jarkos

origjinale). E gjithë kjo mund të ketë ndikuar në origjinë që të

thoshin “ky rreth, ky hark”. Mund të themi në këtë rast se

Page 23: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

23

forma sarde carcuri , me -a- të sajë fillestare justifikon

praninë e fjalës shqipe qark , ndërsa mbaresa sarde -uri- që

nuk është aspak latine gjen shpjegim në gjuhën shqipe ku

mundësisht ka vlejtur si mbiemër për të cilin “ai i rrethit, ai që

rrethon, ai që rrotullohet” është bërë në gjuhën e fshatarëve

saracchio (që është një bimë tipike e tokave të thata).

Në përfundim mund të shtojmë një tjetër vëzhgim: disa bimë të

tjera të Sardenjës që përfundojnë në -i- paraqesin edhe formën

me -u- të shtuar: kështu kemi eni/eniu; retti/rettiu;

carcuri/curcuriu. Sipas meje është i njëjti fenomen që në shqip

dallon njeri dhe njeri-u , dhe për këtë fenomen kam shkruar në

librin tim.

Biblografia e përdorur

Areddu A.G., Le origini albanesi della civiltà in Sardegna,

Napoli 2007

Camaj M., Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1964

Page 24: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

24

Giordano E., Fjalor e arbëreshvet t'Italise, Bari 1965

Landi A., Gli elementi latini nella lingua albanese, Napoli 1989

Orel V., Albanian etymological dictionary, Leiden-Boston-

Köln, 1998

Paulis G., I nomi popolari delle piante in Sardegna, Sassari

1992

Pokorny J., Indogermanisches etymologisches Wörterbuch,

Heidelberg 1959

Wagner M.L., Dizionario etimologico sardo, iii volumi 1960-

62

Page 25: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

25

Origjina Ilirike e Oristanos

Nga Alberto Areddu

Poleonimi 1 i Oristanit paraqitej në antikitet (Aristianis limne,

sipas gjeografit bizantin Giorgio Ciprio), në të njëjtën formë që

ka edhe sot në dialektin e zakonshëm: Aristanis; deformimi në

formën Oristano ka ndodhur më pas (duke nisur me gjeografët

e toskanës të shek. të XII)

Interpretimi që i eshtë bërë si një toponim afrikanizues nga –

an (TERRACINI), ashtu si ai që tenton ta nxjerr si një emër jo të

demostrueshëm të një pronesie që zë fill nga Aristius (DE

Page 26: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

26

FELICE; PITTAU) janë pa baza; prapashtesa –anis rishfaqet në

substrat (krahaso psh. Lesanis).

Shpirti i vendit (Spiritus loci 2 ) duhet të na dëftojë ose të na

japë një rrënjë të përshtatëshme me karakteristikat, mjaft të

veçanta, të territorit.

Oristani ndodhet pak km. nga bregdeti në brendësi të të njëjtit

gji që maban të njëjtin emër, në afërsi të kënetës S. Giusta, por

emërtimi “portu” (port) në mesjetë të lë të mendosh se ishte

me pamje nga bregdeti.

Interpretimi ynë i parë mund të na shtyjë të shohim në format e

risjella nga gjeografët toskanë Arestagno, Aristanno një

gjurmë të një vazhdimësi të qëndrueshme nga latinishtja

stagnum (krahaso SPANO mbi përcaktimin e ‘stagno’). Por

nëse interpretimi ështe i përligjur topografikisht, nuk është i

përligjur në aspektin gjuhësor: nga latinishtja stagnum do të

kemi në gjuhën sarde *stannu, dhe duke mos parë ndonjë

Page 27: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

27

arsye për humbjen e dyzimit akoma më pak kuptohet një Ari-

fillestar letrar.

Ndërsa çelësi ilirik i zbërthimit na ofron më shumë përgjigje;

edhe këtu ashtu si në gjuhën Kelte egziston një parashtesë ar-

“pranë” (Kelte are-, ari- “pranë”; krahaso në gjuhën Umbre

ar- për ad-) e cila për më tepër gjendet në toponime të tjera

sarde; pra, “pranë” kujt? Përgjigja më e përshtatëshme është

një “hyrje/grykë”: krahaso gjuhën antike indiane ustha-

“buzë, gojë”, po kështu kemi në gjuhën avestane (perse antike)

aošta-, aoštra- (<*əus), latinisht ōstium “hyrje, grykë e lumit”

(= sllavisht *ustьje); sllavishte antike usta “hyrjet/gojët”;

sllavisht *ustьje “hyrje/gryk”; sllavishte antike ustьna,

sllovenisht ûstna “buzë” (nga e njëjta bazë mund të krahasoni

qytetet thrake të Ostaphos, Ostudizos).

Page 28: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

28

I njëjti diskutim solidal besoj duhet kryer edhe për zonën

turistike Olbieze të Porto Ìstana (i quajtur kështu në shek.

XIV, nga Portus Istani Stationem, PANEDDA).

Edhe këtu sipas gjasave gjejmë një *usta “hyrje/grykë”, që

fillimisht duhet të jetë paraqitur e izoluar si *Ust-ana “vënd i

hyrjes/grykës” -> “port”, i ripërsëritur tautologjikisht3 me

përcaktimin Port.

Page 29: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

29

Sipas studjuesit SPANO, një tjetër Aristani/Aristanno është

gjetur në zonën e Olbias (ndofta Astaina perceptohet si

Aristana që eshtë tashmë shumë mirë i dokumentuar).

Pra, ashtu si Oristano “që ndodhet pranë nje porti” edhe

Porto Istana dëshmojnë që forma *Ùstana dëfton “portin e

madh” në gjuhën nuragike (krahaso në letonishten uosts m.,

uōsta f. “port”).

Shqiptimi i<u ndërthuret me përshtatshmëritë fonetike të “u”

ekzotike, sipas gjasave [ü], të latinitetit me huazime, dhe

ndërthuret edhe në kalimin e mëvonshëm të segmentit fillestar

us- që është pak i përdorshëm në gjuhën Logudoreze is- (: i-

stare, i-schire).

Page 30: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

30

Në lidhje me -is, që shfaqet në pamje të parë si formë latine,

specifikoj se paraqet toponime sigurisht pre-latine si psh.

Kalaris/Karalis, Lesanis, Etis, Seunis, Sipontis për të cilat

kam gjetur ndërlidhje të forta ilirike.

Për momentin nuk kam gjetur akoma gjurmë të *usta në zonën

ilirike, por nuk është e thënë se mund te ketë; fonetikisht i

përshtatet zonës së Shtanë (forma antike Stana), e regjistruar

në hartat shqiptare, por që nuk është një zonë detare.

Toponomastika e sotëme shqiptare ka pësuar ndryshime të

shumta nga ajo sllave (në të kaluarën shqiptarët ishin barinj që

migronin vazhdimisht nëpër Ballkan), dhe të shumta janë sot

diskutimet mbi aspektet e huazuara dhe origjinale të saj

Page 31: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

31

1) Poleonim: emëri i një qëndre të banuar.

2) Spiritus loci: fjale Latine e përdorur në traditat antike

pagane dhe që nënkupton një qënie shpirtërore që banon në një

zonë të caktuar gjeografike. Disa shkrimtarë/studjues

bashkëkohor e interpretojnë si “vëndi ku shpirti manifeston

vet-veten” i cili njihet ndryshe në latinisht si locus spiritus.

3) Tautologjikisht: që ka lidhje me tautologjin; ripërsëritje e

një koncepti me fjalë të tjera.

Bibliografia e Përdorur:

De Felice E., Le coste della Sardegna, Cagliari 1964

Panedda D., I toponimi dell'agro olbiese, Sassari 1991

Pittau M., I nomi di paesi città regioni monti fiumi della

Sardegna. Significato e origine, Cagliari 1997

Spano G., Vocabolario sardo geografico patronimico ed

etimologico, Cagliari 1872

Page 32: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

32

Terracini B., Pagine e appunti di linguistica storica, Firenze

1957

përkthimi dhe shënimet nga Brunilda Ternova

Page 33: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

33

Kur në Oliena flitej shqip Nga Alberto Areddu

Vëzhgoni periferinë e Sardenjës qëndrore që shihni këtu të

fotografuar, e famëshme për verën e saj, për djathërat e saj, për

eskursionet malore, për aktivitetet e saja kulturore dhe për

faktin e të qënit vëndlindja e futbollistit sardenjas më të njohur

në botë. Besoj e keni kuptuar edhe vet (sepse e thot edhe vet

titulli), në të kundërt ua them unë: kjo qelizë e vogël sardenjase

është Oliena, ose ashtu si shqipërohet në ditët e sotëme

Page 34: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

34

Ulìana. Ashtu gati si të gjitha qëndrat e Sardenjës, mban një

emër i cili i shpëton hetimeve të kryera shkencërisht, e dikush

mendon se ka të bëje me vajin meqënëse zona është e mbushur

me pemë ullinjsh (por ato i kanë sjell Pizanezët kur emri Olian

egzistonte prej kohësh). Po në zonat e Sardenjës ku nuk

egzistojnë? Të tjerëve u ka ardhur në mend Iliens-ët (bijt e

…Ilio, nga ku thonë se rrjedhin një pjesë e sardenjasve

Nuragic). Hetimi im, që nis pikërisht këtu përpiqet të vëjë në

dukje se si prapashtesa –ena, -ana është shumë e dendur në

toponimet e substratit pre-romak; dhe pikërisht këtu shkolla

mediterraneiste ka kundërshtuar: “punë afrikanësh”, ndërkohë

hipoteza orientalizuese, e mbrojtur në Sardenjë vetëm nga

Pittau përgjigjet : “punë etruskësh”. Por le të shohim temën

(pjesën e fillimit), e cila është Oli- dhe për momentin le të

ndalemi këtu. Duket sikur parardhësit tanë të largët, kanë

dashur të na lënë qëllimisht aty këtu ndonjë gjurmë të kalimit

Page 35: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

35

të tyre mbi tokë, pasi duke gërmuar në nëntokën e Olienës në

mesin e tetëqindës (shek. 19-të) arkeologu Giovanni Spano

nxori në dritë një statujëz të epokës romake, e cila pas

ribashkimit të pjesëve të thyera, u përcaktua në fillim se i

përkiste Belzebù-s, mbretit të mizave të traditës semite

(meqënse dukej i mbuluar nga mizat). Pastaj u përcaktua se i

përkiste një figure, për të cilën deri në atë moment dyshohej

nëpërmjet burimeve greke, se i përkiste Sardenjës prehistorike:

asaj të Aristeo-s, prurës mitik i teknikave të reja në bujqësi, në

vreshtari dhe sidomos në bletari, i ardhur, kushedi se kur nga

Tebe në Boeci (klasikja dritë e lindjes “ex oriente lux” 1).

Bletët e skalitura mbi gjoks tregojnë se bëhej fjalë për një

statujëz kushtuar këtij shpikësi lindor; Jo vetëm kaq, por edhe

vëndi ku u gjet statujza fliste qartë: lokaliteti Su medde (ose

“sa 'idda de su Medde”), është një variant lokal i gjuhës sarde

“su mele” (mjalti) (dysor i latinishtes “Mel(l)e”). Por ajo për të

Page 36: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

36

cilën askush nuk u thellua në studime ishte fakti se statujza

ishte gërmuar brenda në një fushë (salto 2) e njohur ndryshe:

Dule (edhe sot njihet kështu). Kjo fjalë nuk ka asnjë zbërthim

të përshtatshëm në latinisht, ndërsa lexuesi shqipfolës e di që

ajo bashkëtingëllon në mënyrë perfekte me shqipen: dyllë (që

eshte fjalë origjinale shqiptare dhe nuk ështe huazim as latin, as

turk dhe as sllav). Atëherë, kjo mund të jetë nje rastësi, bota

ështe e mbushur me ngjashmëri të rastësishme: ngjashmëria e

famshme anglosaksone me atë persiane e fjalës “bad” që ka të

njëjtin kuptim “i keq ”, por që origjinën etimologjike e ka të

ndryshme. Pra mund edhe të jetë rastësi. Por në librin tim

gjënden edhe rrethana të tjera rastësore si këto. Madje, nëse

nga një gjurmë e vogël duhet patjetër të nxirret një element

deduktiv përfundimtar, unë rikthehem sërisht në Oliena për të

bër një pyetje retorike: “ Një territor i cili na sjell që nga

periudha e lashtesisë një statujëz kushtuar hyjnisë së bletarisë,

Page 37: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

37

a mund të ketë në thelb ndonjë arësye për tu përcaktuar si

“vend i huallive të mjaltit”? Përgjigja ime është po, pasi lexuesi

shqiptar e njeh mirë, sidomos e njeh mirë edhe ai Arbëresh

(shqiptarët e Italisë), të cilët kanë ruajtur një variant akoma më

të pastër të fjalës “huall” që në gjuhën e tyre tingëllon: hol-i !!!

Edhe kjo fjalë (ashtu si mendojnë studjuesit Meyer, Çabej,

Demiraj dhe Orel) është indoeuropjane, e përafërt me

latinishten alveus, me greqishten aulos, e mbi të gjitha me

sllavishten ulьjь dhe lituanishten aulys që nënkuptojnë ”huall

bletësh”. Unë e di që në këtë pikë lexuesit skeptik do

shtrembërojnë fytyrën, pasi natyrisht është e vështirë të

bindesh; dhe kanë të drejtë duhet më tepër: toponomastika ka

qënë gjithmon një argument i squllët me të cilën rezikon të

rrëshqasësh dhe të mos ngrihesh më në këmbë. Dakord o

mosbesues, ja ku e keni të servirur. Atëherë, në territorin e

dëftuar (Oliena, Orgosolo dhe Ogliastra), ekziston një fjalë që

Page 38: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

38

prej dhjetra vjetësh ka çmendur në fillim Wagner (kontrollo të

famëshmen DES në faqe 489), dhe më pas të gjithë gjuhëtarët:

“eni”, “enis” ose “eniu”. Me këtë fjalë misterioze në këtë

krahinë të Sardenjës dëftohet pema e Bërshenjës (klasifikuar,

dhe ështe e rastit ta themi, me emrin taxus bacchata). Dikush

mendonte se kishte lidhje me gjuhën Baske, e dikush tjetër ka

thënë: nuk e di. Është e kotë që ta them unë, shqipja e njeh

tashmë: pasi për të njëjtën bimë përdor emërtimin enjë (që

tingëllon si emëri i një këngëtareje irlandeze), e cila është një

fjalë misterioze edhe për shqipen, dhe në librin tim kam

kërkuar ta interpretoj (me anë të zbërthimit indoeuropjan).

I dashur lexues, nëse deri këtu nuk kam mundur të të bind

atëherë vijo të më ndjekësh: kjo ështe vetëm kopertina, faqe të

tjera do vijnë, e kush e di, ndofta përgjatë rrugës për në

Damastion 3 do konvertohesh edhe ti në ilirizëm!!!

Page 39: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

39

1) ex oriente lux, është një frazë që përdoret për të treguar se

kultura njerëzore e ka patur origjinën e saj në lindje.

2) salto, ështe një term sardo-latin me të cilin nënkuptohej

një territor jashtë territorit qytetar.

3) Damastion, ishte një qytet antik në rrethinat e liqenit Ohër i

banuar nga iliro-dardanët në të cilin mbreteronte në shek. e 4-ët

para erës sonë mbreti ilir Bardhyli.

Bibliografia e përdorur:

Angiolillo S., “Aristeo in Sardegna” in Bollettino di

Archeologia 5/61(1990), 1-9

CASTIA S., "Aristeo il protos euretes" in La Sardegna e i miti

classici, Olbia 1996, 19-22

Çabej E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë

1982

Page 40: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

40

Demiraj B., Albanische Etymologien, Amsterdam-Atlanta

1997

Meyer G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen

Sprache, Strassburg 1891

Orel V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-

Köln 1998

Pianu G., “Il mito di Aristeo in Sardegna” in Zucca 2004, 96-

98

Pittau M., I nomi di paesi città regioni monti fiumi della

Sardegna significato origine, Cagliari 1997

Sanna S., “La figura di Aristeo in Sardegna”, in Zucca 2004,

99-111

Spano G., “Statuetta d’Aristeo in bronzo” in Bullettino

Archeologico Sardo I (1855) 65-71 [testo in

http://www.comune.oliena.nu.it/conosci_secondo.php?mpos=5

0&id=20&bar=arch]

Page 41: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

41

Spiggia S., Le api nella tradizione popolare della Sardegna,

Sassari, 1997

Wolf H. J, Toponomastica barbaricina, Nuoro (1998)

“ “ “La toponomastica preromana in Sardegna”, in Max

Leopold Wagner. Lingua e cultura sarda, Atti Conv. Int. di

ling. sarda (a cura di D. Turchi), Oliena 23-3 2003, 49-58

(2004)

Zucca R, (a cura di) LOGOS PERI THS SARDOUS. Le fonti

classiche e la Sardegna, Roma 2004.

Page 42: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

42

Është me origjinë ilire guna antike sardenjase!

Nga Alberto Areddu

Guna antike sardanjase

Kryem një kërkim të gjatë në internet për të gjetur një imazh të

kohëve të fundit që të mbështeste esktraktin që po paraqesim

Page 43: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

43

këtu, por gjetëm shumë pak imazhe burrash me kostumin e

vjetër popullor, i cili, kushtëzuar ndofta nga një ndienjë turpi,

përdoret në raste të ndryshme maskaradash dhe karnevalesh.

Guna/ Struga1 ose ndryshe “mastruga” sipas fjalës antike që

nuk është shumë popullore kohët e fundit, eshtë kthyer nga

Sardët për komoditet në sinonimin “best'e pedde” “veshje

lëkure”, që është një veshje tipike në një shoqëri barinjsh të

cilët jetojnë në pjesën më të madhe të vitit nëpër male, dhe

ashtu si veshjet moderne në mikrofibër është e përdorshme

dimër e verë. Kjo veshje iu duk Rromakëve si një trajtë

specifike përbërese e një shoqërie të “prapambetur”, edhe pse,

në kohën e Ptolemeut shiheshin Sardenjas me peliçe (Sardi

Pelliti 2) edhe në qytetin Cornus (që nuk ishte një qytet malor).

Por le të merremi me fjalën, ku të dhënat e “sarditetit” në këtë

drejtim na duken të sakta. Prandaj pikërisht le të shohim

Page 44: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

44

burimet, duke e anashkaluar si diçka të njohur tashmë, që

thonë se Sardenjasit visheshin përgjithsisht me guna/strugë:

“ Nëse nuk e joshi e purpurta mbretërore, ndofta ishte guna

(mastruca) e sardëve që e transformoi? “(Cicerone, Pro Scauro

xxi)

“Ciceroni, në aktin tallës (kundër Sardenjasve), përdori fjalën

“mastruca”. (Quintiliano, I, 5-8).

Kemi gjithmon sërisht Ciceronin i cili u drejtohej “mastrucatis

latrunculis” (hajdutëve të veshur me lëkurë) të Sardenjës në

“De prov.cons.15”.

“Mastruca quhet zhguni priftëror (saio) në gjuhen Sardenjase;

megalie quhen shtëpitë në gjuhen e Afri; cateia quhet rrufeja

në gjuhën Persiane “(P. Mauro, 284)

“Cilitdo komb i përket një lloj veshje që reflekton një

karakteristikë të veçantë të tyren;… Sardenjasve u përket guna

(mastruche)” (Isidori i Seviljes, XIX, 23-1)

Page 45: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

45

“Guna (Mastruca) ështe një veshje gjermanike e krijuar nga

lëkura të vogla kafshësh: këte e lexojmë në librin e

ndryshimeve” (Codice Bernese, 83)

Deri tani në lidhje me origjinën e fjalës - që ashtu si e

përmendëm më lart në gjuhën e sotëme sarde edhe pse e

regjistruar në fjalorë, nuk është një fjalë shumë popullore –

ishin krijuar shumë hipoteza. Dikush ishte i prirur ta

konsideronte si një fjalë autentike dhe autoktone sarde

(Terracini e Bertoldi), bazuar tek prapashtesa –UCA e gjykuar

nga pikëpamja e shkollës mediterraneiste si “afrikanizuese”.

Dikush tjetër e konsideronte si një fjalë me origjinë semite

(fjalori i njohur latin i Ernout e del Meillet); e dikush tjetër

anonte nga origjina Galeze ose Gjermanike (Dottin).

Fjala konsiderohet sërisht një semitizëm i mundëshëm

meqënëse shfaqja e saj e parë mastruga, në komedinë

“Poenulus” e Titus Maccius Plautus shoqërohet me një tjetër

Page 46: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

46

fjalë semite që i drejtohet si fyerje kartagjenasit Annon, sipas

studjuesit MARTINO (i cili nuk parashtron asnjë lloj forme

mbi të cilat të diskutohet).

Por kërkimi im vazhdon edhe në vënde të tjera. Ne fakt, vura re

se në Shqipëri dhe Mal të Zi egziston një veshje që në formën

dialektale të shqipes quhet strugë/a “mbulesë prej leshi që

përdoret si pelerinë”; pelerinë prej leshi të bardhë e mbajtur

nga barinjtë në zonat e Shqipërisë së Veriut; kemi gjithashtu

strokë “xhaketë” në arbërishte. Por nuk arrita të gjej fjalën e

përmendur në fjalorët etimologjik që kisha në dispozicion.

MEYER, sjell vetëm fjalën struk “maskoj/ fsheh/ struk”, që

tingellon i dyshimtë nese nuk ështe me italishten stuccarsi

(strukoj); OREL përmënd shkarazi një lloj shtrosë “lëkurë

dhie e përdorur si jastëk/shilte” që rrjedh nga folja shtroj.

Është interesante dhe për tu konsideruar fakti se në gjuhët

gjermanike gjejmë mbiemrin strūga (nga islandezja antike) “

Page 47: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

47

leshator, i kërleshur” , dhe sot kemi në gjuhën hollandeze

struik “i kërleshur”, të lidhura ngusht me anglishten to

struggle “të luftosh” (sipas të mirënjohurit Pokorny).

Për pjesën fillestare të fjalës nuk mund të mos tërheqim

vëmendjen mbi bazën indoeuropjane: *moiso-s/maiso-s “dele,

lëkurë, shakull lëkure deleje, thes/trastë” nga ku rrjedhin

bullgarja antike mĕchъ “shakull”, rusishtja mĕch “lëkurë,

shakull, trastë”.

Guna jonë sipas gjasave ka një sintagmë të qartë emërore

indoeuropjane: *maisa struga “lëkurë e kërleshur, peliçe e

kërleshur “.

Por a mund të ketë qëne me të vërtet një fjalë autoktone sarde?

Mund të ketë qenë një gjermanizëm të cilin autorët latinë e

kanë përdorur edhe për sardët e veshur me peliçe? Kësaj

hipoteze i kundërvihen dy fakte: në epokën e Plautos,

gjermanët nuk ishin akoma dhe aq të mirënjohur, ashtu si do të

Page 48: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

48

ndodhte më pas (psh. gjate epokës së Marios); dhe nga ana

tjetër riferimet e Plautos në lidhje me Punikët janë të qarta,

shenjë e qartë kjo që nga rrugët e Sardenjës - ndofta për një

penetrim të fjalës në punikun lokal - fjala duhet të jetë përhapur

edhe në gjuhën latine.

Duke kërkuar ndër gjuhët gjermanike nuk kam gjetur asgjë mbi

një substantivim të fjalës struga.

Del si përfundim dhe ka të ngjarë që fjala në formë mbiemri,

të ketë hyrë e huazuar nga proto-gjermanishtja (çfarë lëkurash

përdornin gjermanët për tu mbuluar) në ilirishte, por që më

pas u emërzua, duke u krijuar në një rrjedhëz dhe sintagmë

me *masio, me një origjinale *masa struga “lëkurë/ peliçe e

kërleshur” (< maisa struga, me -ai- > a të ilirishtes kundrejt

lituanishtes máišas, máiše) për aplologji3: *mas(ë) struga

mbërriti në Egje dhe nga këtu në Sardenjë duke i dhënë emrin

veshjes së përdorur nga indigjenët e shpellave, të cilët ua lanë

Page 49: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

49

në trashëgimi Ilirëve (duke pare edhe efektet mirëbërëse: e

freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër), si nemezis4 historike

ose ndofta për të qënë të sakte prehistorike. Është për tu

theksuar se elitat ushtarake të përfiguruara në statujzat nuragice

nuk mbajnë kurrë të veshur në trup këte lloj veshje, por

mbajnë vetëm një pelerinë.

1) Strugë: në Malësinë e Veriut mbulesë e leshtë që mbartin

barinjtë në vend të xhaketës ose pelerinës.

2) Sardi Pelliti: sardenjas të veshur me rroba të prodhuara me

lëkurë kafshësh. Fraza është përdorur nga Tito Livio për të

dëftuar një grup të caktuar sardësh.

3) Aplologji: në gjuhësi është fenomeni i modifikimit të një

fjale egzistuese ose të krijimit të një fjale të re me anë të

zhdukjes së një rrokje gjatë proçesit të shpërngjashmimit, që

Page 50: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

50

ndodh midis dy rrokjeve të ngashme dhe të përafërta, për shkak

të kakofonisë ose të veshtirësisë në shiptitm.

4) Nemezis: fjala ka kuptimin e “drejtësisë kompensuese” ose

“ drejtësisë hynore”si një akt i drejtësisë së dhënë nga fati.

Bibliografia e Përdorur:

GIORDANO E., Fjalor i arbëreshvet t’Italisë, Bari 1963

LEKA F.-SIMONI Z., Dizionario albanese italiano. Fjalor

shqip italisht, Tiranë 1996-1998

DOTTIN G., La langue gauloise. Grammaire, textes et

glossaire, Paris 1918

ERNOUT A. - A. MEILLET, Dictionnaire étymologique de la

langue latine, Paris 1967

BERTOLDI V. “Sardo-punica” in La Parola del Passato ii

(1947)

Page 51: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

51

MEYER G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen

Sprache, Strassburg 1891

PERRA M., ΣΑΡ∆Ω Sardinia Sardegna, III voll. Oristano

1997

MARTINO P., “Il problema dei semitismi antichi nel latino” in

L’Italia e il mondo antico. Atti del Conv. della SIG (a cura di

A. Landi) Pisa 1995

NEWMARK L., Albanian English Dictionary, Oxford 1999

OREL V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-

Köln, 1998

POKORNY J., Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch,

1959

HUBSCHMID J., Schläuche und Fasser, Bern 1955 (RH, vol.

54)

GAMKRELIDZE TH. V. - IVANOV Vj- V., Indo-European

and the Indo-Europeans, Berlin- New York 1995, II voll.

Page 52: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

52

Buburreci i Sardenjës me ngjyrime Ballkanike

Nga Alberto Areddu

Ndoshta ju ka qëlluar rasti të shkelni nëpër shtëpi, në guzhinë

ose në kantinë ndonjë buburrec, mirë pra (keq, pajisuni

menjëherë me DDT), është mëse e sigurtë se duke e shkelur

keni ndier një farë kënaqsie të ngazëllyer kur keni dëgjuar

zhumën posht këmbes suaj dhe kushedi sa herë keni lëshuar

thirrmën e parespektueshme në drejtim të insektit të ngordhur:

"creba, malaitta sasaja" (ngordh buburrec i mallkuar), (ose në

bazë të zonës ku ndodheni: sisaja, sesaja, babbasaja,

mashkullore babbusau).

Page 53: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

53

Dijeni se duke vepruar në këtë mënyrë për gjenerata me radhë

për të vrarë atë kafshë të neveritshme, kemi shpëtuar një fjale

antike (falë zotit që buburrecat nuk u shfarrosën, edhe sepse sot

nuk do ta kishim të ruajtur këtë fjalë).

Nëse egzaminojmë Enciklopedinë Rubattu do të shohim se

kemi shumë mënyra për të emëruar buburrecin:

scarafaggio(it) buburrec (sh)

nj.m. zool. (Blatta orientalis)

[cockroach, blatte,

cucaracha, Schabe] carrabusu

(lat. CARRUM + piem. büsa),

babbasau, babbajotzedda f.,

babbasaju, babbasaja,

babborottu, cadalanu,

caddalanu, cadalana f.,

blapo (gigante) nj.m. zool.

(Blaps mortisaga) [bug, blatte,

blata, Schabe] sasja f., sasàgia

f., sesàgia f., sesaja f., sisàgia f.,

sisaja f., sisaza f. (prerom.),

babbasau, cadalana f., cadelana

f., cagalanu, grìglia f., melaghe

(L), sisaja f., sasaja f., pretta f.

(sp. prieto), brattedda f.,

Page 54: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

54

cadelana f., cadenale,

carraffazu, catalana f.,

iscortone, paulina f., terriolu,

pabasale, noeddu de

Frantziscu mannu (L),

babbarrottu, babbarrotzu,

bobborrottu, sisaja f., bisasa f.,

babbaluccu, carraffone,

scarraffone, iscrapione,

scarfone, garrappiu (N), pretta

f., prettedda f., scarfajoni,

scraffajoni, scraffioni,

scraffaioi, scarafàcciu,

carrabusu (C), caddarana f.,

sasàia f. (S), babbasàiu,

sulafigu, candulittu (N),

babbaiotzedda f., babballotti,

brabetta f., cadelanu, curri-curri,

mùsulu, perta f., perta pùdiga f.,

pettedda f., prattedda f., pretta f.,

prettedda f., sulafigu (C),

caddarana f., sasàia f. (S),

babbasàiu, mangoi (G).

Page 55: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

55

carrabusu, mangoni (G) //

tintirriolu (L) “një specie

buburreci me krahë”

Është interesante të theksohet fakti i përdorimit të fjalës

cadalana për të nxjerr në pah se parardhësit tanë nuk kishin

dhe aq simpati për Katalanët (për arrogancën dhe fisnikërine

fallse të shpirtit të tyre), dhe se si përkufizuan buburrecin me

emërimin paulina “kafshëz e llumit të kënetave”

Në mes të gjith kësaj kemi emërimin sasaja, sisaja, sesaja,

origjina e të cilit ka ngelur në mënyrë misterioze akoma e

Page 56: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

56

pazbuluar (në fakt Wagner ne DES thotë se: “ndofta pre-

latine”).

Midis formave të ndryshme të risjella gjejmë edhe formën

Logudoreze melaghe, e cila është çelësi për të kuptuar fjalën

sasaja. Fjala melaghe rrjedh nga greqishtja melas që do te

thote “e zezë” . Në lidhje me prezencën e këtij gjreqizmi

(gjetur në Oschiri) në gjuhën sarde, egzistojnë opinoione të

ndryshme:

- sipas studjuesve Wagner dhe Pittau fjala është një

huazim antik nga greqishtja (bëhet fjale për greket e

Focea të cilët ndofta kanë kaluar në Gallura në shekujt

VI-V para erës sonë);

- ndërsa sipas mendimit tim kemi të bëjmë me një fjalë

me origjinë greko-italike e sjellë nga ushtitë romake të

Page 57: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

57

cilat ishin të përbëra në pjesën më të madhe nga ushtarë

italik;

- sipas studjuesit fetar Paulis ka mbërritur me anë të

mistikëve fetar bizantin (të cilët në Condaghes ndanin

midis tyre skllevërit, po aq katolik sa edhe ata , për tu

punuar tokën).

Atëherë, kjo fjalë na ofron çelësin semantik, pasi nëse kemi

një formë sarde që frymëzohet nga ngjyra e zezë (është e

zaknshme për buburrecin bumballë, pasi ka edhe buburreca të

tjerë në ngjyrë kafe ose jeshile), mund të hipotizojmë se kanë

lindur edhe emërtime të tjera të frymëzuara nga kjo trajtë.

Pra misteri mund të zgjidhet: shqipja përdor për të treguar

ngjyrën e zezë fjalën “zi” , që në femërore bën zeza/zezë (lexo:

sesa, “Z” e shqipes është si –S- jonë sarde e "caso" (rast), ose

Page 58: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

58

"kasu"; shkronja “ë” është si “e” e napoletanëve quannë –

“quando” – “kur”).

Fjala është antike: në onomastikën e emrave thrakë gjenden

shumë Sis, Zis që studjuesi Georgiev i cili shquhet në këtë

fushë, i interpretonte si tregues të të “zezës”.

Prapashtesa -aja në gjuhën ilire haset shumë shpesh, ndërsa

tek ne shfaqet vetëm në pak fjalë (e kam fjalën për gjuhën

sarde në përgjithsi, pasi në Logudoro eshtë edhe refleks i

shqiptimit të një tingulli qiellzor të latinishtes -ACULA), që

janë në pjesën më të madhe misterioze.

Në shqip –ja dëfton formën femërore të specifikuar (për

prapavendosje, tipike në gjuhën shqipe dhe rumene): “zeza –

ja” (pra “e zezja”) e kundërvënë fjalës “zeza/zezë”.

Page 59: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

59

Pra një mbiemër kaq tipik shqiptar, duhet të jetë antik edhe tek

ne, por nuk e dimë sesa. Duke u bazar tek fakti se në Sardenjë

bashkë me Italikët erdhën edhe Mesapët (që i bie të jenë

Salentinët e sotëm), të cilët ishin pasardhës antik të Ilirëve të

ardhur në gadishullin Italik në Mijëvjeçarin e parë, në studimin

tim kam prezantuar idenë se fjala mund të ketë mbërritur në

epokën romake falë rrjedhjes gjuhësore të fjalëve të tyre në

latinishten krahinore të Pulias.

Por mund të jetë me të vërtet antike, që në rrethana të tjera do

na lidhte ngushtë me këtë popull të jashtëzakonshëm që banon

në Ballkan dhe që quhen Shqipëtar (i vjen apo jo mirë dikujt).

Pikërisht për këtë arsye fjala “sasaja” nuk është gjë tjetër

veçse "zezakja, zezakja e pistë, e mallkuara".

përkthimi nga Brunilda Ternova

Page 60: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

60

Një gjarpër me të vërtet ilirik në qendër të Sardenjës

Nga Alberto Areddu

Sidomos në Qendër të Sardenjës (Barbagia dhe Ogliastra) janë

ruajtur nga vjetërimi i kohës, disa emërtime që shpesh e kanë

zanafillën në epoka shumë të largëta; dhe jo vetëm në disa

shprehi latine dukshmërisht të qarta, por edhe në disa që i kanë

paraprirë ushtrive romake. Këto fjalë, ndryshe nga ato të

toponimeve që janë të heshtura e si rjedhojë lehtësisht të

Page 61: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

61

nënshtruara arbitrimt të lirë dhe interpretimit personal, mund të

na thonë nëse mund të hidhet një hipotezë në mbështetje të

iliricitetit origjinal te Sardëve Nuragici. Një trashëgimi

sigurisht jo-latine është shprehja për të dëftuar “bollën e ujit”

ose gjarpërin e ujit (tropinodotus natrix), një zvarranik i

dimensioneve të vogla, jo helmues (si të gjith ata që gjenden në

Sardenjë) dhe që ka si mjedis natyral flukset e ujrave të

ngadalshëm dhe të pasur me bimë, terrenet pyjore ose anët e

rrugëve. Atëhere, në fshatin Gavoi thuhet: “lircis”, në Nuoro:

“lirtzis”, në Ollolai: “lortzis”, në Olzai me sa duket ka një

kuptim të dyfisht: “lurzi” dhe “sulurtzi”, në disa vënde

barbaricine: “thulurtzis” ndërsa në fund në fshatin Ottana kemi:

“silurtzis” (të dhëna nga Pittau).

Kush ështe marrë me këto toponime është shprehur kështu:

- për Wagner (që risjell në DES vetëm versionin “lircis”) fjala

është misterioze;

Page 62: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

62

- për studjuesin katalan E. Blasco i Ferrer është një formë

greko-bizantine nga një sintagmë emërore: Thiu Leoutis “xha

Leuzzi” (kam kaluar një natë të tërë pa gjumë duke pyetur vet-

veten se kush ishte ky Leuzzi);

- per sardin M. Pittau: ai nuk e di nga mund të vijë por atij i

kujton toponimet iberike si psh. “Ilurci”, kështu sa për të thënë

një shembull tërheqës.

Pra siç shihet, ashtu siç do shpreheshin edhe hetuesit, jemi

duke ecur në një terr të dendur. E megjithate uji në të cilin

gjarpëri noton nuk është kaq i turbullt sa duket.

Rikthehemi për një moment tek titulli: “një gjarpër vërtet

ilirik…etj. etj”. Ilirik: ishte ndofta sugjestionues stili kursiv

për këtë fjalë? … Shumë persona ndofta nuk e dine, prandaj po

ua themi ne, se shpesh popujt primitive marrin një emërtim

ethnosi me funksionin e saktë që të trembin fqinjët dhe armiqtë

Page 63: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

63

e tyre ose për t’ju kushtuar ndonjë kafshe të shenjtë brenda fisit

të tyre; e gjitha kjo quhet : totemizëm.

Piçenët antik kishin si kafshë të shenjtë qukapikun, laraskën:

picus në gjuhën latine, nga ku kemi emërtimin: Piçen, Hirpinët

kishin ujkun, nga hirpus “lupo”(ujk). Ilirët është e mundur që

në fillim të jetonin afër ndonjë lumi ose liqeni, ashtu si edhe

fisi ilir i Enkeleive “ngjalat” (nga έγχελυς ), që sipas një

hipoteze të arsyeshëme të përpiluar nga i madhi Anton Mayer e

merrnin emrin (ajo që gjuhëtarët quajnë eponim), nga një

parardhës-gjarpër të quajtur Illuriòs “gjarpër” (i biri i Kadmit të

famshëm). Shume shpejt për Ilirët, sidomos për ata të jugut,

gjarpëri do te bëhej kafsha e nëndheshme personifikuese, e

lidhur ngushtë me kultin e të parëve dhe me kompleksin magjik

fetar të pjellorisë së tokës dhe të gruas, duke u shfaqur shpesh i

Page 64: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

64

përfiguruar në basorelievë, bizhuteri dhe skulpturat e basheve

të anijeve.

Besimet e forta në gjarperinj dhe dragonjë me sa duket kanë

qëne shkas i pengimit te përhapjes së krishtërimit, ashtu siç del

edhe nga jeta e Shën Ilarionit e shkruar nga iliri shën Jeronimi;

Ilarionit ju desh të eliminonte të tëmerrshmin Boas që

shkatërronte Epidauron duke përlarë kafshë dhe njerëz , për të

bindur paganët që të konvertoheshin.

Pas gjith kësaj që tham deri tani, le të vëzhgojmë formën

gjuhësore.

Page 65: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

65

Rrënja *il – (nga indo-europiania ụel) që e gjejmë edhe në

gjuhë të tjera indo-europiane si greqishtja ku kemi “përdredh,

mbështjell, shtrydh”: illòs “i vëngër”, dhe nuk është nevoja që

tua them unë pasi është tipike e gjarprit që të lëvizë në atë

mënyrë.' Rrënjës *il- iu shtua prapashtesa -ur, që në zonën

ilirike (siç ështe në librin tim edhe në atë paleosarde) ështe

goxha e përhapur; do të kemi kështu: ilur-, dhe deri këtu gjerat

qartësohen në sasi të konsiderueshme. Mungon pjesa finale –ci,

-tzi: që për ta shpjeguar kam përdorur gjuhën shqipe e cila na

ofron një prapashtesë - çi – thi për të na treguar prapashtesën

zvogëluese.

Zgjidhja që unë ofroj sidoqoftë është një formë e mundëshme:

* ilurci dëfton “gjarpërushin” dhe si i tillë ka hyrë në

latinishten popullore të Sardenjës, e ndryshuar shpesh herë nga

takimi me nyjen letrare “il, lo” (me anë të mekanizmit të

bashkëngjitjes/ ndarjes ashtu siç ndodh në rastet e tjera të

Page 66: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

66

treguara hollësisht nga Wagner në librin Historische Lautlehre

des Sardischen)

Pra gjarpëri i ujit të Sardenjes ka si në thelb ashtu dhe

formalisht një rrënjë ilire.

Bibliografia e përdorur:

M.L. Wagner, Fjalori Etimologjik i Sardenjës, Heidelberg

1960-64 (M.L. Wagner, Dizionario Etimologico Sardo,

Heidelberg 1960-64)

M. Alinei, Nga toteizmi në krishtërimin popullor, Alessandria

1984 (M. Alinei, Dal totemismo al Cristianesimo popolare,

Alessandria 1984)

M. Pittau, Fjalori i gjuhës Sarde I-II, Cagliari 2000-2002 (M.

Pittau, Dizionario della lingua Sarda I-II, Cagliari 2000-2002)

A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, Wien 1959

Page 67: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

67

A.Stipcevic, “Simbolizmi ilir dhe simbolizmi shqiptar” në Iliria

5, 1976 (A.Stipcevic, "Simbolismo illirico e simbolismo

albanese" in Iliria 5, 1976)

M. Camaj, Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1966

J. Pokorny, Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch,

D. Srejovic, Iliret dhe Thrakët, Milano 1996 (D. Srejovic, Illiri

e Traci, Milano 1996)

J. Wilkes, Ilirët midis identitetit dhe integrimit, Genova 1994

(J. Wilkes, Gli Illiri tra identità e integrazione, Genova 1994)

E. Blasco i Ferrer, “Etimologjia dhe etnogjuha: emra zoologjik

të perafërt dhe totemizëm në Sardenjë” në Fletore të

Semantikës xxii, 2001 (E. Blasco i Ferrer,“Etimologia ed

etnolinguistica: zoonimi parentelari e totemismo in Sardegna”

in Quaderni di Semantica xxii, 2001)

përkthimi është kryer nga Brunilda Ternova

Page 68: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

68

Etimologjia e emrit kombëtar “Pellazg”

Nga Aristidh Kola

Do të përmend versionet kryesore për prejardhjen e emrit

kombëtar “Pellazg”.

Sipas një varianti, fjala “Pellazg”, vjen nga fjala Plasin dhe

Pelago. Mitropoliti bizantin Evstathio, quan banorët e Azisë së

Vogël si pellazgë, dhe nxjerr emrin nga Pelas Jis që do të thotë

Tokë e afërt, dhe si të tillë mendon Azinë e Vogël. Por dhe

sikur ky version të ishte i saktë , përse Evstathio sheh si tokë të

afërt Azinë e Vogël , dhe jo Italinë dhe akoma më pranë

Ilirinë?

Gjeografi i madh i lashtësisë Straboni, nxjerr fjalën “Pellazg”

nga pelarg, por që është emri i dytë i tyre që u kanë dhënë

helenët dhe më saktë athinejtë.

Page 69: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

69

Myler e nxjerr prejardhjen nga fjala Pelin dhe Argo ku fjala

argo është pellazge dhe do të thotë fushë dhe i gjithë

togfjalëshi ka kuptimin e atij që jeton nëpër fusha.

Homeri e quan Tesalinë argo pellazg që do të thotë fushë

pellazge. Në Greqi ekziston fusha (Argo) e Thesprotisë e

Peloponezit, etj. Shqipja ruan rrënjën e fjalës argo (ar - ) dhe e

përdor si arë që do të thotë fushë mbjellur.

Profesor Saqelariu e gjykon etimologjinë e fjalës nga rrënjët

indoeuropiane Bhel – çel dhe Osqho – degë, bisk. Është një

version që u formua në vitin 1958, dhe me ndryshime a me

modifikime të gërmave nxjerr përfundimin se pellazg do të

thotë degë e çelur. Sigurisht që nuk ka se ku mbështet, por

autori e arsyeton me faktin se pellazgët lidhen me përhapjen e

ushqimit ne tokë. Por unë nuk shoh ndonjë lidhje të degës së

çelur me pellazgët.

Kush është versioni më i saktë etimologjik?

Page 70: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

70

Personalisht mendoj se shpjegimi i Strabon – Myler është më i

saktë, sepse mbulon si nga ana gjuhësore, ashtu dhe nga ana

kuptimore fjalën Pellazg. D.m.th. Straboni dhe Myleri kanë të

njëjtën ide me atë të athinejve të lashtë. Ata e nxjerrin

prejardhjen e pellazgut nga pelargu që në shqip do të thotë

lejlek. Fjala pelarg del nga pelin dhe arg, dhe mund të themi

që me të vërtetë lejlekut i pëlqejnë zonat fushore.

Lejleku ka dhe ngjashmëri të tjera me pellazgët. Jeton në toka

fushore dhe moçalore.Një veçori tjetër e ngjashme midis

pellazgëve dhe lejlekëve është emigrimi. Aristofani në një

komedi thotë se pellazgët emigrojnë ashtu si dhe lejlekët.

Një veti tjetër është dhe mbrojtja deri në sakrificë e prindërve

të tyre. Aristoteli na tregon (historia e kafshëve 2,9,13.) se

lejlekët e rinj i marrin më të moshuarit në shpatulla me qëllim

që të emigrojnë. Kjo dashuri, detyrim madje dhe respekt i

dekretuar ndaj prindërve të tyre është një nga elementët bazë te

Page 71: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

71

pellazgëve të lashtë. E theksoj se në Greqi dashuria dhe

respekti për prindërit ishte i caktuar me ligje që quheshin

“ligjet e lejlekut” (ligjet pelarge). Pra ekzistojnë shumë fakte

mbi etimologjinë e fjalës pellazg nga fjalët pelin dhe argo nga

të cilat formohet pelargu. Fakti që helenët i quanin pellazgët

pelarge e vërteton këtë fakt.

P.S. Në këtë blog është diskutuar çështja e etimologjisë së

emrit pellazg me një temë të autorit Robert d’Angely

Page 72: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

72

Origjina e fjalëve: një krahasim interesant

Nga Aristidh Kola

Mjafton të shikojmë një listë të vogël fjalësh shqipe, greke dhe

helene të lashta dhe nga krahasimi i tyre i drejtpërdrejtë

vërtetohet se shqipja është krejtësishtë e njëjtë me greqishten

homerike, gjë që nuk ndodh me greqishten e re, d.m.th.

vërtetohet një lidhje më e madhe e shqipes me dialektin

homerik sesa me atë të greqishtes së re, dhe megjithëse kjo

duket e çuditshme dhe e pabesueshme, është e vërtetë.

Në fjalët shqip janë marrë parasysh jo vetëm fjalët e gjuhës

letrare por edhe disa dialektore dhe arbëreshe. Të mbahet

parasysh se në gqeqisht mungon tingulli y që kthehet në i, sh

që kthehet në s . gjithashtu d shqipe në greqishten e lashtë

homerike ka kaluar në dh.

Page 73: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

73

SHQIPE HOMERIKE NEOGREKE

dor – ë, dor - a ekedeka – dor - o màti

lesh lasios qheri

mi, miu mis malå

heq, (hekl =

tërheq)

elko pondåqi

marr (mar) mar - pto perno

edhe, dhe idhe, te Qe

arë, ara arura horàfi

qas, kias qio, kio simono

punë (puna) ponos dhulià

kalë, kali kelis - tos àlogo

krye (krie) kridhen qefali

re, retë rea (perëndia e reve) sinefo

Page 74: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

74

vesh, vishem ves – this - vesnimi forào

anda (ënda) andha - no efkharistisi

lepur leporis lagæs

qen, qeni qion sqilos

rronjë (rroj, jetoj) ronio, ronimi Zo, akmazo

ruaj, rojtar rio, ritor filàso

iki, ike iko fevgo

lig lig – ios, lig - æs adhinatos

ethe (kam ethe) ethir, ethæ piretos

rrah rahso, raso piretos

mjeshtër mistor dherno, htipæ

ne (neve) noi emis

rri (qëndroj) e – ri - dhome kathome

vend (ved) ved – os, vedh - os edhafos, topos

mend, mendoj mendohem medhome

Page 75: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

75

errët (errësirë) ere - vos sokotos

thërres (thrres,

thrras)

threo, throos fonazo

para (përpara) paros mbrostà

për ty par ti Ja sena

ai që nëm neme – sis, neme -

sao

katara

van (shkuan) van pigan

hedh heo rihno, tinazo, sio

dhe, dheu (tokë) jea, dhor, dha Ji

nuk ni uk dhen

udhë, udha udhos dhromos

verë (stina e

verës)

vear kaloqeri

shkop skipon, skiptro ravdhi

Page 76: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

76

torrë tornoo jiro

korr kiro thiro

mëri (mëni,

dialekti verior)

minis thimos

marrë (i marrë) margos trelæs

nisem nisome kseqinæ

flas flio, fliaræ milao, omilæ

lehem (lind) leho, lohia jenieme

fryma (frima,

dialekt i jugut)

frimao fisima

shkel skel - os patao

deti theti - s thalasa

krua, kroi krunos vrisi

dru dris, drimos, driti ksilo

lutem litome parakalæ

Page 77: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

77

muse nisos, nios nifi

ter (thaj) ter - so stegnæno

vesa - versa versi dhrosos

dera thira porta

kall (djeg) kileo qeo

zien zei vrazi

mjet mitos nima hondræ

tata, ati, i jati tata, ata, jetas pateras

Për fjalët homerike që parashtrohen këtu shiko “Iliada” (A 35,

105, 189. 115, 67, 570). Tek “Odisea” (A 409, E 152, 457 etj).

Page 78: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

78

Olimpi froni i Zeusit

Nga Aristidh Kola

A e keni pyetur ndonjëherë veten përse konkretisht në Olimp të

vendoset froni i Zeusit dhe banesa e perëndive? Vazhdimin

llogjik të çështjes sonë e shpjegojnë priftërinjtë e majave të

Ballkanit veriperëndimor, e më konkretisht rrethinat e Dodonit,

prej nga ku ata vështronin të lindte dielli i adhuruar – Diaw;

nuk nevojitet të ngjitemi në majat e këtyre maleve që të

konstatojmë një gjë të tillë. Një vështrim i thjeshtë në hartë do

të na bindë se këta priftërinj të lasht e shikonin Diaw – Dia –

Diell të lindë nga majat e Olimpit!

Gjeologët do të na vërtetojnë se Olimpi në një kohë të shkuar

ka pësuar një vithisje të fortë, dhe nga një majë shumë e lartë,

arriti të krijojë dy majat kryerore që ne njohim sot. Një ditë

sytë e çuditur të priftërinjëve të Epirit dalluan fenomenin e

Page 79: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

79

vithisjes së tmerrëshme dhe do të kenë thënë me mijra herë në

kallëzimet e tyre – ç’farë tjetër? – se ky mal u ul, u bë më i

shkurtër. Dhe kjo gjë në gjuhën e tyre thuhet; “Ulj u bë”

d.m.th. shqiptohej “Uljumb” – plus mbaresa e mëvonëshme os

i dha formën përfundimtare “Uljubes” > Ulimbos > Olimbos.

Nga ana tjetër sigurisht që nuk ka nevojë qe ndonjë gjeolog të

na vërtetojë vidhisjen që përmëndëm. Kush ngjitet në këtë mal

të shkelur nga perënditë, që nga fshati Lihotor do ta kuptojë

menjëherë dhe do të mendohet thellë se sa të vërteta fshehin

këtu përleshjet midis gjigandëve dh titanëve që përshkruan

Hesiodi. Po gjithësesi, gjeologët na duhen për të vërtetuar

epokën kur është bërë ky ndryshim gjeologjik në Olimp, në

mënyrë që të shohim sa larg shkon historia e popullit tonë dhe

gjuha e perëndive, ajo gjuhë arvanitase që disa janë përpjekur

aq shumë që ta zhdukin nga hapësira greke, edhe atëherë kur

Page 80: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

80

ishte aq i freskët dhe qe pikërisht gjuha e heronjve kombëtar të

1821 – it.

Page 81: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

81

Faraoni Pasamitikos dha fjala “bek” Nga Aristidh Kola

Faraoni Egjyptian Pasamitikos duke dashur të konkludonte se

kush ishte populli më i vjetër në tokë veproi si më poshtë:

Mori rastësisht dy fëmijë të porsalindur dhe ia dha një çobani

t’i rriste me porosi që të mos thoshte asnjë fjalë në prani të tyre.

Pas dy vjetësh, kur çobani u çoi ushqim, dëgjoi fëmijët të

thoshin fjalën bekos. Atëhere faraoni pyeti njerëz të ditur dhe

mori vesh se bekos i thonë bukës në gjuhën frigjane, gjë që

tregonte se Frigasit ishin më të vjetër nga Egjyptianët.

HEREDOTI , Historitë II, 1.

Kjo gjë nuk mund të merret si kotësi e Egjyptianëve, që

influencoi madje gjer në një pikë edhe Herodotin. Pamvarësisht

nëse mënyra e faraonit ishte ideale apo jo ne, kemi një të dhënë

se në gjuhën frigjane buka quhej bekos

Page 82: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

82

Dhe nga kjo rrjedhin disa gjëra interesante:

Fjalor, bekos shqipëtohet bek. Mbaresa os vjenë nga gegëzimi i

fjalës frigjane bek. Shohim pra se kjo fjalë ka kuptimin dhe

tingëllimin e njëjtë me fjalën shqipe buk.

Page 83: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

83

Amazonat Nga Aristidh Kola

Miti i amazonave thotë se ekzistonte një popull luftarak, me

lidhje direkte fqinjësore me akejt, midis të cilëve luftonin edhe

gratë njësoj si burrat (siç thotë edhe Homeri). Nuk do të

analizojmë kombësinë e amazonave, megjithëse kanë shumë

gjëra të përbashkëta me gratë shqiptare që luftonin pranë

burrave (Bubulia, Xhavelena, shkodranet etj). Grekët e lashtë e

nxirrnin etimologjinë e fjalës nga Mazos – gjiri sepse thonë që

digjnin njërin gji që të hynte harku, Louis Benloew kapet pas

një fjale hebraike Amah dhe kaldaike Azen , që të dyja këto

fjalë përkthehen armë ose po nga hebraikja Az do të thotë i

fuqishëm. Karolidhi e formon fjalën nga armenishtja Amaduni

që do të thotë i huaj, apo nga persishtja Amadem etj.

Page 84: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

84

Askush prej tyre nuk e nxjer prejardhjen e fjalës nga gjuha e

popullit pellazg. Pra le të përpiqemi ta shpjegojmë këtë fjalë

sigurisht me të gjithë rezervat, pamvarsisht se mund të kemi

ndonjë gabim.

Në shqip ekziston fjala zonjë e cila është edhe në formë titulli.

Zonja pra, e para e shtëpisë, e jetës, dhe e ekzistencës së burrit.

Dhe kështu arrijmë në përdorimin e shprehjes Zonja ime ose

Ime zonjë që në greqishten e lashtë ime bën emi dhe si rrjedhim

kemi Emizonjë – Amazonë.

Page 85: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

85

Influenca e shqipes tek gjuha sanskritishte

Nga Elena Kocaqi

Ka shumë fjalë që sanskritishtja ndan me shqipen, dhe që në

shqip ato përdoren edhe sot. Madje fjalë që shkojnë deri në

Himalaje ku një popullësi atje i thotë numrat si në shqip, p.sh

shtatës i thotë shtatë. Po paraqesim një listë të fjalëve në

sanskritisht, të cilat janë të njëjta me ato në shqip.

SANSKRITISHT SHQIP

name emri (nga nami që e ka

edhe shqipja)

nata nata

Page 86: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

86

çlath çlith (pra lëshoj)

da dha

varga varg

viçesa viç

bahra barra

giri guri

arita arrita

vartitum vërtita

peja pija

ulka yllka

pa pa

trapa trup

krimi krimbi

arja ari

krija kryeja

Page 87: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

87

ka kë

lipsu lipës

lap llap

ratha reth

prer prer, prej

paka pjek

vrana e vrame

vali val

trut tret

tiras thërras

tila thela

vasu vash

val vall

vas vesh

kleça kleçka

Page 88: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

88

suni çuni

nusa nusja

ramja i ramë

vasa vise

supa supa

fal fal

man mand, mendoj

gata gota

tata tata

gatita gatita

bhuta bota

pura para (pra që është përpara)

anu anë

Page 89: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

89

Për gjetjen e shqipes në këtë gjuhë ka dy shpjegime të

arsyeshme.

Së pari këto fjalë janë futur në këtë gjuhë nga popullësia

pellazgo ilire që sundoi këto territore për mijra vjet. Nga

përdorimi që i bëri klasa e lartë, këto fjalë mbetën në gjuhën e

shkruar siç ishte sansktitishtja, pasi shkrimi ishte privilegj i

klasës sunduese dhe të diturve.

Së dyti teoria që po zë vënd kohët e fundit nga gjuhëtarët është

fakti se gjuha shqipe mund të jetë nëna e gjuhëve indo-

europiane.

Megjithatë nuk ka rracë indo-europiane dhe as gjuhë indo-

europiane. Gabimisht fjalët shqipe që gjenden tek sanskritishtja

i kanë edhe shumë gjuhë indo-europiane, dhe është kjo aryeja

që thuhet se ka një gjuhë të përbashkët indo-europiane. Nëse

studiuesit e gjuhëve do të njihnin më mirë shqipen nuk do ta

bënin një gabim të tillë.

Page 90: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

90

Një popull pellazgo – ilir: trojanët

Nga Elena Kocaqi

Troja dardane ka një emër shqip pa i hequr asnjë gërmë, që do

të thotë Trojë, vënd ku ndërtohen shtëpi banimi, ndërtesa të

çdo lloji. Ky emër kështu përdoret edhe sot. Kur kërkon të

ndërtosh të duhen troje që të ngresh ndërtesa mbi të. Këtë emër

Troja e ka pasur sepse ajo ishte një vënd i ngritur, që ka

shërbyer për ndërtimin e banesave.

Një fakt interesant është se trojanët kanë pasur si simbol të tyre

shqiponjën, e cila ka qënë simbol i Aleksandrit të Madh, i

Pirros, i perandorëve ilirë të Romës, Ptolemenjve, Skënderbeut.

Sot populli shqipëtar është i vetmi që shqiponjën e ka në

flamurin e kombit dhe veten e quan shqipëtarë.

Page 91: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

91

Një tjetër fakt i rëndësishëm që tregon etnicitetin albanë të

Trojanëve dhe aleatëve të tyre, është vetë Iliada. Homeri jep

emrat e vëndeve, njerëzve dhe perëndive të asaj kohe. Emra që

janë shqip. Këto emërtime nuk kanë nevojë për shpjegim, sepse

vijnë në një variant të pastër të shqipes së sotme.

Festi, ishte një luftëtar i zoti nga Lidia që i përgjigjet fjalës në

shqip fest.

Arna Menesti, nga Beocia, quhej kështu se luftonte me vegla

të vjetra që i përgjigjen fjalës shqip arna gjë e vjetës dhe e

arnuar.

Alkatos, emër trojan që është përdorur edhe në Epir, përdoret

edhe sot tek vajzat dhe djemtë.

Page 92: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

92

Kliti, emër trojan që është përdorur edhe në Iliri e Maqedoni.

Këtë emër e ka pasur edhe mbreti ilir që luftoi me Aleksandrin

e Madh në Pelion. Ky emër i bukur përdoret edhe sot.

Perifati, është në shqip shumë pastër, pra perri – fati, pra fat

të mirë, të bukur si perri. Edhe sot tek ne përdoret në disa

krahina, dhe nuk thuhet mirë por bukur, p.sh. bukur mirë që

ka kuptimin shumë mirë, por bukur është e njëjta gjë si perri,

poe kjo e fundit është një shkallë më e lartë se e bukur.

Aise, perëndi që sheh veprimet e njëriut gjatë gjithë ditës, që në

shqip do të thotë Ai-se, pra Ai-she. Sheh se çfarë bën njëriu

gjithë ditën.

Aretyre, vend i zhvilluar që në shqip i përgjigjet fjalës aretyre

që do të thotë arë-tyre, pra ara e tyre.

Page 93: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

93

Erinjet, është perëndi që mbron jetën, që i përgjigjet shqip

funksionit të saj. Ajo do të thotë erinjet që është e-rin-jetë, pra

e rin, e përtërin jetën.

Hypokanti, që është nga Thaka, në shqip hy-po-kan-ti pra që

je si hy i bukur.

Hypodon, është emër trojan që në shqip do të thotë hy-po-don

pra të jesh si hy.

Jadet, quhej perëndesha e shirave që është shqipja ja-det pra

që është det me ujë.

Menti, nga Qipro që në shqip mendi ose menti pra një person

i mençur, që ka mend. Gjithashtu ka emër trojan të tillë si

Mentor ka mend, i ditur.

Page 94: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

94

Pra siç shihet këto emra dhe pothuaj se të gjiitha emërtimet që

jepen në Iliadë janë shqip.

Pra popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qënë e njëjta

popullsi nga etniciteti me atë që ka banuar në Iliri, për aq kohë

sa fiset trojane quhen trojane dhe ilire në të njëjtën kohë.

Page 95: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

95

Krishti u ngjall

Nga Elton Varfi

Disa kohë më parë më ra në dorë një kopje e një reviste për

promovimin e turismit në Siçili. Kjo revistë quhet “ciao Sicilia

what’s on…” Kjo kopje është e muajit prill të vitit 1987. Duke

shfletuar këtë revistë ndesha në një poezi në gjuhën arbëresh.

Poezia titullohet “Stosanesi” që është një shtembërim i fjalës

greke “Christòs Anèsti”, dhe do të thotë Krishti u ngjall. Është

një poezi e shkruar nga Strollaku që është pseudonimi i

Antonino Cuccia me origjinë nga Contessa Entellina. Kjo poezi

është shkruar plot 92 vjet më parë, dhe është shkruar për të

kujtuar vizitën e Kishës greko ortodokse, Kishës Latine me

rastin e Pashëkve. Strollaku është një shtrëmbërim i fjalës

“astrologu”. Këtu poshtë po ju jap këtë poezi si në gjuhën

arbëresh si në gjuhën e sotme shqipe, duke para thënë që

Page 96: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

96

përkthimi në gjuhën shqipe është aprosimativ. Do të ishte me

interes të madh që ndonjë studiues i gjuhës arbëreshe te lexonte

këtë poezi për të kuptuar nëse gjuha arbëreshe ka evoluar në

këta gati 100 vjetët e fundit apo jo.

Arbëresh

Me paqe e me harè te kjò bukurëditë Çë ka klënëçelur sa ke çë isht jetë, qi i madh gëzim vjen një herë në vit: kush rron e sheh pametë; kush vdes mbëllin sytë, kundet vete jep te jetëra Jetë, se In Zot, vdekur rrijti tre ditë, me kaqë harè na u ngjall si sot. Luftarët e rruajn me gjak te sytë Kur tundej dheu e luajnë ajo botë, se si vdiqi In Zot ngë u pa më dritë (dritë) luftarët u llavtin me atë tirrimot, rran te dheu e zbëllijtin sytë: njohtin se aì çë vran ish e vërteta In Zot, Shën Mëria Virgjërë rrij vënë më lip, klajti të birin tre ditë me sot, u kallaritin engjulitë e erdhi ajo dritë an’e t’i than Shën Mërisë se u ngjall In Zot.

Page 97: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

97

Shën Mëria Virgjërë rriodhi, fshijti vat’e barcarti t’In Zot e pa se te gjiri kish një firitë: atë helm i madhë ndiejt Shën Mëria kur vdiq’In Zot. Mbi dyzet ditat te Parraisi u hip, me flamën te dora u ngjall In Zot. Priftèria na i mbëson këtë i madh shërbes Se për tre ditë hipet me atë “Stosanes” E Litirit vete t’ja thot kini harè se u ngjall In Zot. Këtë rrimë e bëri Strollaku e u jam’e ju i thom sot: me kaqë harè u ngjall In Zot. Antonino Cuccia detto STROLLAKU.

Shqip

Me paqe dhe gëzim te kjo ditë e bukur Që është festuar që kur bota është krijuar Ky gëzim i madh vjen një herë në vit Kush rron e sheh gjithmonë Kush vdes sytë i mbyll Dhe në botën e përtejme hesapet i lan Se Zoti Ynë, i vdekur ndënji tre ditë Ma kaq hare u ngjall ai sot Ushtarët me sy të përgjakur e ruajnë Ndërsa dheu dridhej e toka tundej Sepse kur Zoti Ynë vdiq

Page 98: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

98

Më dritë nuk kishte Ushtarët u tmerruan nga tërmeti Ranë në gjunjë dhe ju hapën sytë Kuptuan që ai që vranë ishte me të vërtetë Zoti Shën Mëria e Virgjër po lutej Qau të birin tre ditë deri me sot Erdhën ëngjëjt Dhe erdhi drita Dhe i thanë Shën Mërisë Se u ngjall Zoti Shën Mëria e Virgjër vrapoi dhe sytë i fshihu Dhe përqafoi Zotin Dhe pa se në gji kish ai një plagë Shumë dhimbje provoi Shën Mëria e Virgjër Kur Zoti Ynë vdiq Mbas dyzet ditësh në parajsë u ngjit Me flamur në dorë Zoti u ngjall Kisha na e mëson këtë gjë të mbrekullueshme Dhe për tre ditë ngjitet me “Stosanesi” Dhe kishës Latine vetë ja thot Gëzohuni se u ngjall Zoti Ynë Këtë rimë e bëri Strollaku Dhe ju thot sot Ma kaq gëzim u ngjall Zoti Ynë.

Page 99: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

99

Mozaiku i Mesaplikut i shekullit të VI është në gjuhën shqipe

Nga Elton Varfi

Në Muzeun Historik Kombëtar është ekspozuar një mozaik i

çuditshëm dhe mjeshtëror, i marrë nga një bazilikë e Antikitetit

të Vonë nga fshati Mesaplik i rrethit të Vlorës. Mozaiku që

daton rreth shekullit V-VI mbas Krishtit, ka qenë dyshemor

dhe ka përmasat 230 cm x 349 cm. Nga pozicioni horizontal i

dikurshëm tani është fiksuar në vertikalitetin e murit të Muzeut.

Ky mozaik është botuar disa herë i riprodhuar nga fotografi të

ndryshme. Ka tëhequr vëmendjen e studjuesve, shqiptar dhe të

huaj që kanë shkruar për historinë e Pellazgëve dhe Ilirëve. por

nuk është shpjeguar. Në Mozaik tregohet fytyra profile e një

mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy

kordhele nga mbrapa. Në kohërat e lashta këtë lloj kapele e

Page 100: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

100

mbanin profesorët dhe filozofët e mëdhenj. Përreth figurës së

këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq.

Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e

shkruar me shkronja të mëdha ,”A PAK KE T’AÇ”.Këto

shkronja janë të alfabetit latin përveç shkronjës së dytë që është

P e alfabetit grek.

Shumë studiues kanë mendime të ndryshme për kuptimin e

kësaj fjalie. Ndër ta do të përmendim dr. Moikom Zeqon i cili

shkruan për fjalinë në gazetën Koha Jonë 29/06/2001. “Kështu

një mozaik polikrom i shekullit V me origjinë nga Mesapliku i

Vlorës paraqet kokën në profil të një burri të ri me

ikonografinë e një hermesi, me kapele në koke dhe me një

mbishkrim "Aparkeas", emër i kouptuar i hyjnisë Abrakas, i

hyut monoteist të sektit heretik të baziliteve, që ka konkuruar

krishtërimin në cakun kohor. Mozaiku me figurën gnostike të

Aparkeas Abrakasit është i rrallë në rrafsh evropian. Ky

Page 101: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

101

mozaik mbyll kështu një epoke të historisë së Ilirëve për të

hapur epokën e historisë së shqiptareve”. Natyrisht profesor

Zeqo mendon që shkrimi i mozaikut është në gjuhën greke.

(një riprodhim i mozaikut të Mesaplikut)

Por të tjerë studjues të gjuhës shqipe janë të mendimit që

shkrimi i këtij mozaiku është shqip. Në qoftë se ky zbulim do

të vërtetohet me prova shkencore atëherë historia e shqipes së

shkruar do të zhvendosej nga shekulli i XV në shekullin e V

Page 102: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

102

ose të VI mbas Kristit. Pra do të ishte një zbulim sensacional.

Studiuesi Arben Llalla e lexon kështu frazën e mozaikut “A

ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC), dhe jep disa konkluzione të

cilat janë

1- Arbëreshët e Italisë kanë një fjalë të urtë popullore ,”Ha për

drekë, po lë për darkë”, po kështu një fjalë të këtij kuptimi e

kanë edhe në qytetin e Skraparit në Shqipëri që thonë” ,”Ha

sot, po mejto edhe për nesër”, edhe në Jug të Shqipërisë

përdorin një fjalë popullore ,”Ha për drekë, por lër dhe për

darkë”. Këto thënie popullore i gjejmë në librin “FJALË TË

URTA SHQIPE”, botim i dytë I rilindjes, Prishtinë 1987 faqe

193. Prandaj nuk është e rastësishme që Jugu i Shqipërisë, zonë

ku është gjetur Mozaiku i Mesaplikut të përdorin fjalën e urtë

“Ha pak, që të kesh”. Si duket kjo fjalë e urtë popullore ka po

të njëjtin kuptim me fjalinë që gjendet e shkruar në Mozaikun e

Page 103: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

103

Mesaplikut dhe është e logjikshme duke marrë parasysh

evolimin e gjuhës shqipe të ketë pësuar ndryshim.

2- Shkronjat e fjalisë në Mozaik nuk janë të gjitha të alfabetit

grek, por janë të alfabetit latin. Vetëm shkronja e parë e rreshtit

të dytë është P, por me shkronja të alfabetit grek. Ndërsa

shkronja e tretë, rreshti i dytë është RR e alfabetit

Pellazgjik(shqip) sipas studiuesit gjerman J.G. Von Hahn në

librin e tij “Shënime përmbi shkrimin e vjetër Pellazgjik”.

3- Mendimi i prof. Moikom Zeqos nuk përputhet me shkronjës

e fundit të rreshtit të fundit që në të vërtetë është C dhe jo S siç

pretendon prof. Zeqo. Shkronja S në greqisht është Σ dhe

shkronja ΤΣ në greqisht shqiptohet C.

4- Forma e shkrimit është një formë e veçantë e shkruar nga

lart poshtë duke ruajtur të gjitha rregullat e drejtshkrimit që

bëhet fjalë jo për një fjalë të vetme, por për katër fjalë sa dhe

rreshta janë shkruar.

Page 104: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

104

5- Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një

kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa.

Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me

fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar

tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha “A ΠΑR ΚΕ ΑC”

(A PAR KE AC). Logjika e thjeshtë na shpie në mendimin se

bëhet fjalë për diçka që ka lidhje me ushqimin dhe njeriun.

Ndoshta ka të bëjë me fjalën e urtë “HA PAK KE TË HASH”.

Studiuesi grek me origjinë shqiptare Niko Stylos së bashku me

zotin Ilir Mati nuk kanë dyshime se fjalia është në gjuhën

shqipe në kuptimin ,”A PAK KE T’AÇ” (Ha pak, ke të hash).

Pra ata nuk kanë asnjë dyshim që mozaiku i shekullit të VI flet

shqip. Këta dy studiues japin sipas mendimit tim fakte bindëse

dhe të pakundërshtueshme. Ilir Mati kundërshton Tezën e dr.

Moikom Zeqos , dhe pikën e dytë të profesor Llallës që gërmën

e tretë të rrjeshtit të dytë e lexojnë R, ndërsa për Matin është K.

Page 105: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

105

Për të vërtetuar këtë teori Ilir Mati mbështetet në një vazo

antike greke ku janë të rafiguruar Patrokli, Akili dhe nëna e tijë

Theti. Pikërisht në gërmën e gjashtë të emrit e Patroklos

gjendet e njëjta gërmë e rrjeshtit të dytë dhe është gërma K.

(shiko fotografinë këtu poshtë)

Një tjetër fakt interesant është ngjashmëria e kapeles që mban

në kokë burri i mozaikut me qeleshen.

Page 106: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

106

(shiko fotografinë këtu poshtë)

Tani na takon vetëm ne shqipëtarëve që të bindemi që gjuha jonë ka një histori shumë më të lashtë se sa historia kërkon të na e tregoj. Në këtë mënyrë kërkimet në këtë fushë do të bëhen më me entuziazëm dhe nga një dëshirë e fortë për te kërkuar të vëtetën.

Page 107: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

107

Stela e Lemnosit

Nga Elton Varfi

Mbishkrimi është gjetur më 1886 në fshatin e Kaminias të

ishullit Lemnos, nga dy anëtarë të shkollës Arkeologjike

Franceze të Athinës, dhe u botua po atë vit në buletinin e kësaj

shkolle (G. Cousin dhe F. Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec

inscriptions. Bull . d. corr. Hellën. 1886, 1).

Që nga kjo datë është shkruar shumë për deshifrimin dhe

gjuhën e këtij mbishkrimi. Studiues të ndryshëm kanë

mendimin që ky është shkrim etrusk.

Stela është gur varri mbi të cilin kanë vizatuar profilin e kokës

të një luftëtari me ushtë. Rreth e qark figurës së luftëtarit si

Page 108: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

108

edhe anash pllakës është shkruar me alfabet, të cilin dijetarët e

kanë përcaktuar si të shekullit të VII p. K.

Stela e Lemnosit

Ka disa dhjetëvjeçarë që dijetarët merren me deshifrimin e këtij

shkrimi. Ata i janë afruar epigramit bazuar në gjuhët e lashta si

latinishtja dhe greqishtja e vjetër, por pa ndonjë rezultat bindës.

Në këtë shkrim ne do të marrim në analizë disa studiues që janë

Page 109: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

109

përpjekur të deshifrojnë mbishkrimin e stelës së Lemnos me

anë të gjuhës shqipe.

Studiuesi francez Zaharia Majani , në librin e tij “Fundi i

misterit etrusk, Tiranë 1973” shkrimin mbi stelë e lexon në

këtë mënyrë:

1. holaiez naphoth, 2. maras mav, 3. sialXveiz, aviz, 4.

evisth zeronaith, 5. zivai, 6. aker tavarzio, 7.vanalasial

zeronai morinaial.

“Holaiez, nip i Ziazi, ka qënë maru gjatë 39 vjetëve. Gjatë tërë

jetës së tijë pranë Zerona të këtij lokaliteti, ka qënë kryeprift i

tempullit të Zeronës të Mirianës”.

Holaiez thotë autori është emri i heroit. Zerona është

perëndeshë që adhurohej në Lemnos, kurse Miriana është emër

qyteti.

Nermin Vlora Falaschi, në librin e saj “L’etrusco lingua viva,

Roma 1989” shkrimin mbi stelën e Lemnos e lexon kështu (

Page 110: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

110

me shkronja të mëdha është transkiptimi i epigramës, kurse në

kllapa korrespondimi në shqip sipar autores):

ZI A ZI (zi a zi), MARAZ (maraz), MAF (maf = vello e

zezë), ZI APKH (zi ape), FEIS A FEIS (fisve a fis), E FIS

TH, H (e fis, th, h), ZER O NAI TH (zer, oh nai,th, zer = me

kap), SI FAI? (si faj?), AKER (acër = gropë) , TAF (taft =

fron), AR (ar), ZI, TH( zi, th), FAMA (fama), PA (pa), ZI

AP (zi u hap), ZER,O (kap është), NAI (për ne), MORI

(mori), NA IP (na hip), HOPAIE (hopthi), ZI MATH H,

TH (zi math, h, th), SI FAI? (si faj?).

Zonja Falaschi në librin e sajë vetëm i rrjeshton fjalët që ka

lexuar mbi stelë, duke vënë për bri fjalët korresponduese

shqipe me përkthimin italisht dhe anglisht pa dhënë shpjegimin

përfundimtar, se me çfarë kuptimi del sipas saj në tërësi

shkrimi.

Page 111: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

111

Robert D’Angely në librin e pestë “Sekreti i epitafeve” të

veprës së tijë “Enigma, Tiranë 1998” , mbishkrimin e stelës e

cilëson si mbishkrim pellazg. Ky studiues e lexon kështu

epigramin:

Epigrami i traskiptuar nga studiuesi Robert d’Angely

I

1) O LLAJ QË NJEF ZIT’ E TUA, 2) MARAS MAJ;

3) SIALLI KU QË AVIS 4) VISET E TU: SHËRON AITH

5) SIVA 6) LA MALA SIELL, SHËRON AI MORINASIT

7) AHERE O TAVARAZ.

Page 112: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

112

II

1) O LLAUZ (KUR) SI PHOKJA SOLI (U SUL):

SHPËTONTE AITH VISTHIN E TI

2) DHE TË NDERONTE, RRO ME, O HARALI, SIFAJ (rro)

3) EPTE ZI, U ARRATIS PHOKJA, SIVAJ;

4) AVIS, U SUL KY QË, MARAZI IM, AVIS; AH, UMBI

AU.

Në mbishkrimin e parë thotë autori i vdekuri TAVARZI

HARALI nga MYRNIA, qytet i ishullit të Lemnosit,

lavdërohet sepse ka shpëtuar atdheun nga pushtimi i fqinjëve

që banonin né gadishullin e Trakës. Në mbishkrimin e dytë

thuhet se heroi ka shpëtuar atdheun nga pushtimi i foceasve,

ndonëse u vra para se të mbaronte beteja. Dhe gdhëndësi e

njofton të vrarin se fitorja u arrit nga bashkëatdhetarët e tij.

Page 113: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

113

Megjithatë fatkeqësia nuk u shmang, sepse armiku i parë, fqinji

i Trakës, arriti përsëri ta fuste atdheun né skllavëri. Kështu

heroit i bëhet thirrje, që të ringjallet, dhe të dalë sërisht për të

shpëtuar atdheun.

Studiuesi Ilir Mati në librin e tijë “Një shqiptar në botën e

etruskëve, Tiranë 2000” e lexon kështu shkrimin mbi stelën e

Lemnos:

HOPIAE : S : NA FOTH SIASI

MARAS : MAF SIAPYFEIS . AVIS E FIST:

SERONAITHSIVAI

VAN APA SIAP : SERON AI MO RINAIP AKER:

TAVARSITH

Fjalët e theksuara me vizë poshtë autorit i ngjajnë me fjalët

shqipe :

Page 114: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

114

HOP AI E, NA, ZI, A(ËSHTË), MARAZ, SE RON AI ZIVAI,

TU VAR ZITH.

Kuptimi do të ishte kështu:

Hop ai e zë na thotë zia është zi.

Hidhërim të madh si jap né fis, nga fisi né fis se ron ai zivaj.

Van ? si jap se ron ai megjithëse ri ai pak te varri i zi.

Sipas studiuesit Ilir Mati ky interpretim del më i thjeshtë se

shumë të tjerë të bërë nga studiuesit që ne përmendëm më

sipër.

Megjithatë shkrimi i stelës së Lemnosit ka mbetur ende një

enigmë. Në qoftë se një ditë këtë enigmë do të mund ta

zgjidhim me anë të gjuhës shqipe, atëherë do të kemi edhe

provën e pakundërshteshme që gjuha pellazgo shqipe është

shkruar që në shekullin e VII p. K. dhe mbi të gjitha në një

territor që të gjithë e quajnë grek.

Page 115: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

115

Theti, nëna e Akilit pellazg

Nga Elton Varfi

Sapo të lexojnë titullin e këtij artikulli do të jenë plot ata që do

të rrudhin buzët. Sidomos grekërit, sepse për ta çdo gjë që në

lashtësi ishte legjendare ishte me doemos greke. Ishin grekë

heronjtë e luftës së Trojës, edhe pse Homeri asnjëherë nuk e

quan greke ose helene ushtrinë që luftonte kundër Trojës.

Homeri i quan akej. Robert d’Angely etimologjinë e fjalës akej

e gjen në gjuhën shqipe aq i bukur, aq i hijshëm, që u pëlqen të

gjithëve. Një tjetër “grek” i famshëm? Aleksandri i madh. Të

mos çuditet aspak lexuesi kur të lexoj që grekët e sotëm edhe

Aleksandrin e madh e bëjnë grek. Por le të shohim së bashku se

sa ishte grek Aleksandri i madh. Filipi i II-të i Maqedonisë u

martua për here të dytë me Olimbinë (emri i vërtetë ishte

Poliksenë) dhe duke qënë se ishte e bija e mbretit të Mollosëve,

Page 116: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

116

ishte pasardhëse e Akilit. Ishte e bija e Neotolemit dhe

Andromakës pra mbesa e Akilit. Kjo formoi edhe pretendimin

e Aleksandrit të madh që e quante veten si Akilin i ri. Sipas

këtyre fakteve nëna e Aleksandrit të madh ishte epiriote d.m.th.

shqipëtare. Tani në qoftë se do ti besojmë Georgiu Fineley (unë

personalisht i besoj) kur shkruan tek “Historia e revolucionit

grek” që Aleksandri i madh kur fliste me gjeneralët e tijë fliste

në gjuhën e nënës, atëherë ne bëjme pyetjen , në ç’farë gjuhe

fliste Leka i madh? Dhe a ishte gjuhë greke? Përse historianët

antikë që kanë shkruar për Filipin e II – të Maqedonisë kanë

thënë që ai ishte barbar domethënë jo grek? Një tjetër fakt i

rëndësishëm. Heroi kombëtar i shqipërisë, i ashtëquajturi

“ushtar i Krishtit” Gjergj Kastrioti u quajt nga turqit

Skëndërbe që do të thotë “princi Aleksandër”. Mos vallë

turqit e quajtën kështu për nder të stërgjyshit të tijë shqiptar

Aleksandrit të madh?

Page 117: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

117

Por unë jam i bindur që më shumë se grekët ata që do të

rrudhin buzët do të jenë shqipëtarët. Sepse jemi ne kombi

shqipëtar që vuajmë nga një kompleks inferioriteti i pa

justifikuar ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me të shkuarën tonë.

Por kjo është një histori e vjetër dhe ne nuk do ta trajtojmë në

ketë shkrim.

Le të vimë tani tek tema kryesore e shkrimit tonë. Ninfa Theti

ishte më e bukura midis pesëdhjetë ninfave që ishin vajazat e

Nereut dhe Doridës. Poseidoni dhe Zeusi donin që të

martoheshin me këtë ninfë por meqë ishte profetizuar që djali

që do të linde nga Theti do të bëhej më i famshëm se i ati,

atëherë Zeusi urdhëroi Thetin që të martohej me Peleun. Ky i

fundit nuk e pati të lehtë që të merrte nuse Thetin por më në

fund ia arriti qëllimit. Mbas martese Theti kërkoi që të bënte të

pavdekshëm të gjashtë fëmijët e sajë që pati nga martesa me

Peleun duke vënë tupin e tyre në zjarr, por Peleu arriti që të

Page 118: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

118

hiqte nga zjarri djalin e fundit që ishte Akili. Edhe pse Peleu

arriti që ta hiqte nga zjarri, Akilit i ishte djegur thembra.

Kështu Peleu i kërkoi ndihmë çentaurit Kiron që ishte mjek që

të shëronte thembrën e Akilit. Le të ndalemi një çast tek emri i

çentaurit. Siç shkruajtëm më lartë ai quhej Kiron dhe ishte

mjek. Mjeku shëron pacientët e tijë. Në shqip kemi fjalën

shëron. Emri i çentaurit Kiron me fjalën shqip shëron ngjajnë

në një mënyrë të habitëshme.

Pra siç thamë mbasi Peleu i kërkoi ndihmë Kironit ky i fundit

zëvëndësoi thembrën e dëmtuar të Akilit me thembrën e

gjigantit Damas i cili kur ishte gjallë asnjë kurrë nuk e kishte

mundur në vrapim. Kjo shpjegon pse Akili ishte i njohur edhe

si vrapues i shkëlqyer.

Në greqisht emri i Akilit shkruhet Aχιλλευς (Achilleus).

Robert d’Angely etimologjinë e këtij emri e shpjegon me anë të

gjuhës shqipe; Aq-i-lehti.

Page 119: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

119

Një tjetër legjendë na thotë që Theti zhyti Akilin në lumin

Stirgë dhe jo në zjarr. Ajo mbante të birin nga thembra dhe për

këtë arsye i mbeti e thatë domethënë ishte pika e dobët e tijë.

Mbas luftës së Trojës dhe vdekjes së Akilit, Theti shkoi në

vendi ku ishte takuar për herë të parë me Peleun dhe i kërkoi

atij që të shkonin në thellësi ku aty do të arrinte që ta bënte të

pavdekshëm. Por Peleu e braktisi dhe shkoi në kërkim të djalit

të Akilit, Neotolemit që kishte shkuar në tokën e Mollosëve,

duke humbur për gjithmonë mundësinë për tu bërë i

pavdekshëm. Thetin e gjejmë edhe në disa legjenda të

mëvonëshme. Ndimoi Argonautët me anijen e tyre “Argo”,

ndihmoi Dionisin duke e fshehur në shpellën e sajë nënujore,

ndimoi edhe Teseun që ishte hedhur në det për të gjetur unazën

që vërtetonte që ishte djali i Poseidonit. Në fund ndihmoi edhe

vet Zeusin.

Page 120: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

120

Mbasi treguam në mënyrë të shkurtër historinë e ninfës Theti le

të vijmë tek etimologia e emrit të sajë. Në greqisht Thëtis , në

latinisht Thetis , ose Thelis , Thetidis Nga kërkimet që kemi

bëre nuk kemi gjetur asnjë shpjegim për emrin e sajë, po të

përjashojmë shpjegimin që jep Bürkert për emrin e titanes Teti

ose Tetide (greqisht Τηθύς) që është gruaja e Oqeanit dhe

gjyshja Thetit nënës së Akilit. Bürkert thotë që ky emër është

një transformim i akadikes tiamtu o tâmtu që do të thotë det.

Por Bürkert po të njihte gjuhën shqipe nuk do të kishte nevojë

që të shkonte shumë larg për të shpjeguar këtë emër. Fjala

shqipe deti është shumë e ngjashme me emrin e titanes Teti.

Por në qoftë se ky shpjegim shkon mirë për emrin e titanes,

sipas mendimit tonë nuk shkon për emrin e Thetit. Theti ishte

një ninfë, dhe ninfat e kalojnë më të shumtën e kohës nën ujë

domethënë në thellësi. Ne mendojmë se pikërisht emri i ninfës

Theti shjegohet me fjalën shqipe Thellë.

Page 121: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

121

Tani grekë e shqipëtarë do të thërrasin që është një skandal, një

budallalëk me brirë, por ne me durim dhe kurajo jemi këtu për

të pritur çdo lloj kritike.

Page 122: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

122

Fjalë në mbishkrimet etruske

Nga Ilir Mati

Zemla

Në një pasqyrë etruske kemi të vizatuar një skenë dashurie në

të cilën si personazhe kemi perëndinë Apollon, që është duke

vështruar puthjen e perëndisë etruske të qejfit Fuflun me një

femër të re me emër të shënuar pranë saj: Zemla.

Pyetje: mos fjala Zemla ka mbërritur deri më sot me anë të

shqipes në formën Zemër?

Shënim: Nëse përqasja e fjalës Zemla me Zemër është e

vërtetë, ashtu si edhe shumë fjalë të tjera etruske, mendoj se ato

janë dëshmi të sigurta jo vetëm për raportet që gjuha shqipe që

flasim, ka pasur dikur me kulturën etruske, por edhe të

mbërritjes së këtyre dëshmive në kohët moderne.

Page 123: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

123

(në foto pasqyra etruske ku është shkruar fjala zemla)

Tin, Ita

Perëndia më e lartë e etruskëve ishte Tin ose Tinia, të cilën

romakët e quajtën Giove.

Në një vazo të gjetur në Dodonë, e cila ruhet në muzeun e

Luvrit shkruhet: THEOZOTO.

Theo në greqisht është Zot, pra kemi: Zot Zoto.

Page 124: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

124

Te Buzuku kemi: Tin Zot.

Te etruskët kemi: Tin, Tinia.

Në etruskologji perëndia Tin mban në dorë tri rrufe, me të

parën lajmëron (bubullin), me të dytën shfaqet (vetëtin) dhe me

të tretën qëllon (shkreptin).

Në fjalët shqip: Vetë-tin, Shkrep-tin, Bubull-in mos vallë

kemi edhe emrin e perëndisë Tin simbol i të cilit ishte rrufeja?

Perëndi tjetër e etruskëve është edhe Ita. Vendin në të cilin kjo

perëndi ka lerë shqipëtarët e thërrasin Tale ose edhe Itale.

Në necropolin e Durrësit është gjetur emri EITALIA, datuar

në shekullin IV – III p.K.

Cutu : Kutu

Në revistën italiane “Atlante”, prill 1984, etruskologët italianë

dhanë lajmin se kishin gjetur dhe zbritur në varrin e familjes

Cutu. Këtë emërtim etruskologët e dhanë sepse në shumë varre

prej guri dhe në urnat e varrit të përgjithshëm gjetën të

Page 125: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

125

gdhendur fjalën Cutu. Fjalët e gdhendura në gur, sipas

italianëve, ishin kuptime të zakonëshme të emrave të të

vdekurve (emrin personal, emrin e familjes, emrin e babait dhe

emrin e nënës në rastin e fjalive me katër fjalë). Në bazë të

këtyre shkrimeve në “Atlante”, jepet lajmi se etruskologët

kanë ndërtuar dhe pemën familjare (gjeanologjike), që lidhte të

vdekurit.

Shënimi mbi varr është:

ARNO CAIS CUTU FELUSA

(ARTH KAIS KUTU FELUSA)

Në një tjetër varr është shënuar:

AU CUTU FIPIAL

Page 126: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

126

Në këtë rast, sipas studiesve italianë, kemi heqjen e fjalës CAI,

për të mos treguar orgjinën prej shërbëtori që shpreh kjo fjalë,

duke lënë vetëm mbiemrin CUTU të familjes CAI = KAI, në

shqip kuptohet edhe si Qaj.

Sigurisht shqyrtimi më me kujdes i gjithë materialit epigrafik,

mund të dëshmojë nëse CUTU është mbiemri i familjes, ose

është fjala CUTU , fjalë e zakonshme që vendoset në varr me

kuptimin KËTU siç i thonë çamët KUTU.

Haron

Në fjalorin e gjuhës etruske të D’Aversa thuhet:

“Harun, Karon-ni i cili në ikonografinë etruske nuk është ai që

përcjell të vdekurit në botën tjetër, por është dëshmitari dhe

ekzekutuesi i vdekjes”

Në bazë të këtij shpjegimi që japin vetë autorët antikë mund të

themi se:

Harun, Haron mund të jetë Ha Ron,

Page 127: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

127

Ron, Rnoj në shqip ka kuptimin Jetoj

Ron, Rnon ka kuptimin Jetë

Ha në shqip ka kuptimin e foljes Ha

Në mitologji kemi edhe Hades, bota e nëndheshme, vendi i të

vdekurve.

Pra del si rastësi interesante:

1- Haron = Ha Ron = Ha Jetë

2- Hades = Havdes = Ha të vdekurit

Fjala RNO mund të na çojë në një A RNO me kuptimin ashtë

jetë. Shkrimi Arno me format e tjera Arnth, Arnthi, Arnthial

haset shumë shpesh në epigrafinë etruske.

Page 128: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

128

Varri Golini I

Nga Ilir Mati

Më 1865 në Umbria zbulohen dy varre etruske të pikturuara.

Këto varre njihen me emrin e atij që i zbuloi: Golini. Më

1951shumë të dëmtuara pikturat u vendosën në muzeun

arkeologjik të Firences. Në magazinat e këtij muzeu ndodhet

një kopje me madhësi natyrore e pikturave të varrit Golini I.

Ky varr ka formë katrore me përmasa 5,35 x 5,20m. Sipas

studiuesve italianë, pikturat në varrin Golini I, paraqesin pamje

të një banketi mortor, që kryhet në botën e përtej varrit për nder

të zotave dhe të një banori të ri të sapoardhur. Pikturat ndahen

në tri pjesë. Pjesa e përgatitjes së festës, ku punët duket se i

bëjnë skllevërit, pjesa e personave të shquar për të cilët

shtrohet banketi, dhe pjesa e mbërritjes së të sapoardhurit.

Çdo personazh i pjesës së parë ka të shënuar pranë me ngjyrë të

zezë dy fjalë. Etruskologu Paolino sugjeron “se këto shkrime

Page 129: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

129

tregojnë më tepër detyrat ose funksionet e skllevërve, sesa

emrat e tyre të përveçëm”, por pa kuptuar se për çfarë detyre

ose funksioni bëhet fjalë.

Ajo që më bëri përshtypje të madhe, sapo pashë këto vizatime,

ishte skena e parë, aty paraqitet përgatitja e mishit për banketin.

Mbi një tra kasapi duken të varur një ka i therur, një dhi, një

lepur dhe disa shpendë. Pranë tyre vihet re kasapi që me

hanxhar në dorë, ngritur mbi kokë qëllon mbi një trung mishi.

Page 130: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

130

Mbi figurën e kasapit është shkruhet: THAR..:KAO.

Tek të dy fjalët mungon ndonjë shkronjë, por edhe kaq sa janë

të bëjnë të kuptosh : THER KAUN (mund të ishte p.sh.

THARNA KAON)

Mbas kasapit është figura e një femre shërbyese, e cila duket se

del nga vendi ku theret mishi. Ajo mban me kujdes në dorën e

majtë një gotë të mbushur, ndërsa në dorën e djathtë mban

diçka tjetër. Pranë kësaj figure është shkruar : THARMA

ML.RUNS, ku në fjalën e dytë mungon shkronja e tretë. Mua

më duket se vajza mban në dorën e majtë tharmin e banketit të

mbledhur në gotë. Ky tharm mund të jetë gjaku i kaut të

therur. Në dorën e djathtë vajza mban shenjën e sakrifices të

bërë, p.sh. mëlçinë e kaut të therur.

Pra : THARMA ML.RUNS mund të ketë kuptimin :

THARMA MBLEDHUN.

Page 131: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

131

Më tej dy figura që paraqiten duke punuar dhe rregulluar

tavolinat e banketit dhe pas këtyre vjen një figurë që është duke

i rënë një cyle dyjare. Këta personazhe shoqërohen me shkrime

që unë nuk i kuptoj. Figura e gjashtë sipas radhës (nga kasapi)

është një djalë që po bluan një havan të veçantë. Djali nuk

bluan me të goditur, por duke thërrmuar me të shtypur.

Vizatimi shoqërohet me këtë shënim: PAZU MULUANE.

PAZU MULUANE

Page 132: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

132

Mua më duket se këtu kemi formën pa zu bukën, pa zu kosin,

pa zu djathin pra pa zu mbluanë. Po të ishte shkruar paza

muluane do ti shkonte më shumë tipit të havanit që djali po

bluan, pa zhurmë, pa zë. Më tej faqeve të mureve ka edhe

shumë shkrime të tjera në mes të të cilave unë dallova fjalë të

cilat më lanë të kuptoj se në banketin e pikturuar kishte çdo gjë

që duhet: pjestarët e ceremonisë, shërbyes, muzikantë, qënie

mitologjike, një i sapo ardhur i lartë, një lajmëtar madje edhe

qënie të mposhtura të botës së përtejme si KRANKRU, i cili

jep idenë se mund të jetë një kafshë që bren, kruan krenat,

kafkat. Kemi edhe një qënie tjetër mitologjike KURPU , I cili

mund të jetëpersonifikimi i KURPË – s. Të dyja këto qënie

janë nën divan, pra të mposhtura nga banorët e varrit të

përbashkët.

Page 133: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

133

Secili prej banorëve të varrit të përbashkët bën lutjen e tij.

Secili I drejtohet të lart – it (larth), i luten t’i fali (felinies,

felth) sepse me fis (me fis) ose me fëmi (me fmi) klajnë (klan)

duke kërkuar shumë falje (felusum). Ceremonia e lutjeve është

e përjetëshme. Ajo është e njëjtë për çdo banor të varrit,

pavarsisht nga koha kur ka mbërritur aty. Ata që e ndërtuan

banesën e përbashkët, zgjodhën pikturimin me temë të

përjetshëme të mureve, sesa pikturimin çdo here të tyre, të

kushtëzuar nga ardhja e një banori të ri.

Page 134: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

134

Akili

Nga Mathieu Aref

Emri Eperios, Epeiros, shpjegohet nga shqipja: Epëri do të

thotë “diçka që është sipër, lart, përtej” (Greqisë). Homeri

njihte vetëm emrin Thesproti, emër që zëvëndësoi atë të

Pellazgjisë (Heredoti II 56). Në të vërtetë sipas disa autorëve të

lashtë, Epiri bashkë me Pelasgiotidën ishte Argosi pellazg i

Homerit (Thesalia) dhe Arkadia, një nga zotërimet më të

rëndësishëme të pellazgëve. Pikërisht në Dodonë të

Thesprotisë, këta të fundit zotëronin vendin e shenjtë dhe të

famshëm të tyre kushtuar “Zeusit dodonas dhe pellazg”. Ja

lutja që Akili i drejton Zeusit (Iliada XVI, 236 – 237):

“Zeus mbret dodonas, perëndi e kaherëshme, Pellazge që

mbretëron në Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve,

profetët e tu me këmbë të palara kurrë, të cilët flejnë përdhe!

Page 135: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

135

Ti nuk ke refuzuar të mi përmbushësh dëshirat e mia dhe ti

dërrmosh Akenët për të më nderuar”.

Ky paragraf, një nga më të rëndësishmit dhe më të qartët e

poemave homerike (paragraf i kaluar pa u vënë re, apo në

heshtje nga pjesa e madhe e autorëve) është dyfish domethënës.

Para së gjithash Homeri vetvetiu e njihte zanafillën pellazge të

Akilit, të cilin Zeusi perëndi e Pellazgëve e mbron kundër

Akenëve. Pastaj Homeri shpreh qartë zanafillën Pellazge të

fesë, e cila me disa përjashtime do të behet e grekëve. Edhe

emri i vetë Akilit shpjegohet falë shqipes së sotme. Shpjegimi i

emrit epiriot të Akilit shpjegohet me fjalën Aspeitos , fjalë që

rrjedh nga rrënja A’shpeit që do të thotë i shpejti në gjuhën e

Pellazgëve dhe kësisoj në gjuhën shqipe. Grekët e shpjegojnë

emrin e tijë me i papërshkrueshmi i madh (cf Plutarku Pyrrhos

I, 3 – Aristoteli fr 566 R) . Ky interpretim grek nuk përkon

aspak me epitetet e përdorura nga Homeri për të cilësuar

Page 136: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

136

Akilin. E njëjta gjë është edhe për një emër tjetër grek të Akilit

Akileus ka kuptimin si pa buzë në greqisht. Ky emër

shpjegohet gjithashtu në shqip Aq i lehtë. Sido që të rrotullohet

problemi, gjuha shqipe është e pagabueshme.

Gjithashtu falë gjuhës shqipe shpjegohet edhe emri Uliksi

(Odhisseus) që do të thotë udhëtari në gjuhën shqipe (Udhësi)

. Si rrjedhojë emrat e dy heronjve më të shquar të poemave

homerike, Akili për Iliadën dhe Uliksi për Odisenë, shpjegohen

falë gjuhës shqipe.

Në dy poemat e Homerit (Iliada dhe Odisea) kam zbuluar 58

citime përsa i takon Akilit, ndër të cilat 18 kanë lidhje me

nocionin e shpejtësisë (Akil i shpejti , Akili me këmbë të lehta,

të palodhura apo të shkathëta), nocioni i hyjnorit gjithsej 11

herë, pastaj 25 përsa i përket fisit të tij (Easidi, Peleidi, bir i

Peleut) dhe më në fund 4 citime për epitete të tjera të

ndryshme. Është e qartë se Easidi është jo vetëm i shpejtë por

Page 137: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

137

edhe hyjnor. Kjo vërteton krejt zanafillën e tij pellazge: emri i

tij, feja e tij dhe vendi në hierarkinë e hyjnore ( bir i

perëndeshës Tetis, emri i së cilës, gjithashtu emër pellazg do të

thotë det, oqean). Megjithatë ja ç’farë na thotë Plutarku (jeta e

Pirros 1/3):

“Prej aty [vendi i shenjtë i Dodonës në viset e Molosëve,

mbretëria e birit të tij Neoptoleme] Akili u prit me ndere

hyjnore në Epir , ku ai quhej në gjuhën e vendit, Aspetos”.

Plutarku e dinte mirë se banorët e vendit të Molosëve apo të

Thersprotëve apo kësisoj banorë të Dodonës flisnin një gjuhë

ndryshe nga greqishtja, flisnin gjuhën e vendit na thotë ai.

Page 138: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

138

Pirro II

Nga Mathieu Aref

Pirro II (319 – 272 para Krishtit) mbretëroi në Epir nga 295

deri më 272 para Krishtit.

Ky mbret epiriot (me zanafillë thrako-ilire, ashtu si Aleksandri

i Madh) donte të ripërtërinte bëmat e Aleksandrit të Madh. Ai

fillimisht sulmoi romakët, të cilët i mundi në Herakle në vitin

280 para Krishtit dhe në Asculum në vitin 279 para Krishtit.

Fitorja e fundit u arrit me shumë vështirësi dhe është zanafilla e

shprehjes “fitore si e Pirros”. Pas shpartallimit të tij nga

romakët në Benevento Në vitin 275 para Krishtit, ai u sul për

pushtimin e Greqisë. Gjatë një prej ekspeditave të tij ai gjeti

vdekjen, siç na thotë legjenda nga një tullë që i ra mbi kokë.

Shënojmë kalimthi se përkrenarja e famshme kelte me brirë

(cjapi apo dashi) që mbante Pirro II ishte e ngjashme me atë të

Page 139: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

139

Aleksandrit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante heroi

kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skëndërbeu

(1405 – 1468). Kjo emblemë mbretërore u bë edhe emblema e

mbretit Zog I i Shqipërisë (1895 – 1961). Aleksandri i Madh

është cituar shumë herë në Kuran me emërtimin “Aleksandri

me dy brirë (Al Iskandar Z’ul Karnain). Kjo vërteton më së

miri zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët,

në veçanti nga ata me zanafillë thako-ilire.

Ja disa shembuj të tjerë që vërtetojnë përkatësinë e epiriotëve

dhe në veçanti të Mollosëve me etninë pellazge. Para së

gjithash dhe së pari, emri Mollosë në shqip do të thotë

malësorë . Në të vërtetë fjala malësor, malësi apo malës

rrjedh nga rrënja parahelene dhe aq më tepër pellazge Mal, e

cila kuptohet mjaft mirë në gjuhën shqipe. Shënojmë se

malësorët me zanafillë thako-ilire ishin shtatlartë (ashtu si në

Page 140: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

140

kohët e sotme shqiptarët e veriut) në raport me grekët të cilët

ishin më trupvegjël.

Më tej dhe së dyti, emri Pirro (Pirrohs) që do të thotë burri

në gjuhën shqipe, rrjeth nga pellazgo-shqipja burrë, që do të

thotë trim i mirë dhe burrë kreshnik. Nëse fjalës burrë i

shtohet prapashtesa greke os kjo na jep burros (burrë-os) e

shëndruar nga grekët në Pirrohs. A nuk është kjo një nga

cilësitë e Akilit? Për ti mbushur me lavdi elitat, fisnikëria apo

njërëzit e shquar të Epirit, shpesh ata i quanin fëmijët e tyre

Pirrohs apo Neoptoleme. Së fundmi siç kemi vërejtur më

sipër, një nga mbretërit e fundit të Epirit quhej Pirro II.

Luftëtarët e këtij të fundit e quanin atë Shqiponjë. Si rrjedhojë

ata do të bëhen fëmijët e shqiponjës. Qysh nga kjo epokë

shqiptarët vazhdojnë të quhen bijtë e shqipes, d.m.th. në

gjuhën e tyre Shqiptar. Sot janë të huajt që i quajnë ata

Albanias, Albanian, Albani, Albanese.

Page 141: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

141

Ja disa shembuj kuptimplotë ( listë jo e plotë ) e disa futjeve të panevojshme dhe jo të përshtatshme në fjalorin shqip

Nga Mathieu Aref

arrestoj; arrestim

Ndërkohë që në gjuhën shqipe ekziston fjala

shqip “kap” që duket se është endur nëpër

Europë sepse ne e gjejmë në latinisht ( capere),

në anglisht ( keep) ose në frëngjisht (

capturer)…

marshim, marshoj, marshon

Nuk kuptoj përse është krijuar ky neologjizëm

ndërkohë që gjuha shqipe ka fjalët e saj “ ecje,

eci, ecim, ecën”. Mund të përdorej, në fund të

Page 142: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

142

fundit, kjo fjalë për të emëruer në lëmin

muzikor, një marsh ushtarak ( “ marshim

ushtarak”) shprehje e shpikur nga të huajt.

sukses

Gjithashtu shqipja zotëron shumë fjalë ndër të

cilat “mbarëvajtje, mbarësi, mbrodhësi, ose

arritje”.

audience

Shqipja ka gjithashtu fjalët: vëmendje, pritje,

mbledhje…

aplikim, aplikacion

Fjalë të shumta në shqip: vendosje, vënie,

zbatim, përdorim.

Page 143: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

143

tendencë

Shqipja ka fjalën e saj: prirje.

procedim

Edhe për këtë shqipja është e pasur: mënyrë

veprimi, sjellje, mënyrë e sjelljes

protestoj

Në shqip ekziston një fjale në përdorim të

perditshëm: kundërshtoj

abuzim

Gjithashtu shqipes nuk i mungojnë fjalët:

shpërdorim, teprim, tepri,

egzistoj

Page 144: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

144

Edhe për këtë, për një fjalë parësore dhe kaq të

rëndësishme shkohet dhe kërkohet në një gjuhë

romane relativisht të vonë “ frëngjisht”!

ndërkohë që gjuha shqipe zotëron një nga fjalët

më zanafillore dhe më të lashtat: jetoj në

kuptimin që egzistoj dhe në rastet pavetore ka

sëbashku me kuptimin “ vazhdon, vazhdon

ende” ( ose hala) ose dhe jam gjallë.

injorant

Shqipja zotëron “i pa ditur, i paditun, nuk di

gjë, ose nuk di gja “.

indipendence

Ekziston një fjalë shqipe e shkëlqyer : pavarësi,

mëvetësi.

Page 145: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

145

inteligjent

Edhe për këtë fjalë kaq të rëndesishme gjendet

mënyra për të përdorur një fjalë të huaj

nderkohë që gjuha shqipe ka shumë sinonime: i

zgjuar, i mençëm, i ditur…

civilizua,civilizuar

Në shqip ekziston një fjalë e lashtë “ qytetërua,

qytetëruar” ( që rrjedh nga qytet), fjalë e

trashëguar nga latinët ( nëpërmjet Etruskëve)

nën formën e civica (qytet), e cila ka krijuar

fjalën italisht citta (qytet) dhe atë franceze citè

(qytet). Është kulmi që shqiptarët përdorin një

fjlë të të parëve të tyre të shtrembëruar nga

latinishja dhe të riformuar nga frëngjishtja.

Page 146: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

146

plazh

Edhe për këtë, për tu bërë modernë apo për të

folur si njerëz të qytetëruar, në këtë rast si

francezë, është perdorur fjala plazh ndërkohë që

ekzistojnë fjalë tepër të vjetra: “ ranishtë”, e cila

rrjedh nga fjala “ranë” (dialekti geg) dhe “rërë”

(dialekti toske) si dhe “buzë deti; por dhe më të

vjetra që kanë kuptimin e njëjtësi “ ranë” dhe

“kum, e cila është zanafilla e emrave “cumes,

cumae”, qytet bregdetar i Italisë jugore (

Kampania, provincë etruske në këtë periudhë)

dhe ishte qyteti i parë i marrë etruskëve dhe i

pushtuar nga Helenët e parë që mbërritën në

Itali

Page 147: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

147

Thot / Hermes Trismegisti

Nga Mathieu Aref

Folja “them”, në shqip do të thotë edhe tregoj, mendoj, gjykoj.

“Thotë” pra nënkupton ai që tregon, mendon, gjykon.Nëse i

studiojmë më nga afër atributet e perëndisë egjiptiane Thot,

vërejmë një ngjashmëri turbulluese me fjalën shqipe “thotë”.

Në të vërtetë perëndia Thot ishte perëndia e dijenisë dhe e të

shkruajturit. Ajo paraqitej me një kokë të Ibis-it dhe shpesh

shoqërohej nga Anubis (perëndia me kokë çakalli që dërgonte

të vdekurit në botën tjetër). Të dy përpara Osiris-it duhet të

shyrtonin drejtësinë përpara peshores (peshimi i zemrës së të

vdekurit, të cilit sapo vdiste, kopja e tij krahasohej përpara

Osirisit që ndihmphej nga dyzet e dy gjykatës). Thot në epokën

greko-romake krahasohej me Hermesin Trismegisti (Mërkuri i

Page 148: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

148

Romakëve). Çuditërisht kjo perëndia e fundit, në mitologjinë e

ashtuquajtur greke, shpiegohet falë gjuhës shqipe ( shiko këtë

emër te “përputhje gjuhësore”). Me pak fjalë Hermes

shpjegohet nga “Err mes”, në dialektin geg të Shqipërisë së

Veriut, që do të thotë “ Unë vras terrin” apo ai që vret ose

sfidon terrin. Një nga funksionet zanafillore përpara mbërritjes

së Grekëve ishe ai i drejtuesit të shpirti të të vdekurve drejt

banesës së fundit të tyre, d.m.th. “ bota e përtejme” (terri).

Fjala “ Trismegiste” shpiegohet gjithashtu falë gjuhës shqipe.

Kjo fjalë, të cilën Grekët e shpjegojnë “ nga ana fonetike”

nëpërmjet “tri herë më i madh”, shpesh shoqërohej me

Hermesin. Gjiithsesi legjenda tregon se Hermesi e krijoi “lirën”

falë zhguallit të breshkës, të cilën e përdorin si kuti rezonance

dhe zorrët si tela e saj. Pellazgët e asaj kohe e cilësonin atë me

“ Err mys- Kris me gishta” d.m.th. “ermesi që i bie me gishtat e

tij”. Ky instrument, si pasojë e një këmbimi u bë “lira” e

Page 149: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

149

Apollonit. Kjo është kuptimplotë! Përsa i takon perëndisë

egjyptiane Thot të përdorur në titullin e librit “Thotë fliste

shqip” të Xhuzepe Katapanos ( botuar në Romë në vitin 1984)

dhe analiza që ai bënë në onomatikën pellazgo-shqip

Page 150: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

150

Muzeu arkeologjik i Viterbos

Nga Nermin Vlora Falaschi

Edhe muzeu arkeologjik i Viterbos është i pasur me reperte me

vlera të mbëdha, dhe me mesazhe epigrafike me përmbajtje

filozofike të konsiderueshme.

Në hyrje, në murin e djathtë duket një sarkofag shumë

origjinal, me një figurë njeriu të shtrirë mbi kapak. Në

korrespondencë ku gjenden këmbët, vërejmë një mbishkrim të

shkurtër:

Ky epigraf shumë konçiz, kërkon një shpjegim të thellë, sepse

mbyll në vetvete një koncept të rëndësishëm: CAE-I mund të

ketë kuptimin “Kij mëshirë për të o Zot”

Page 151: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

151

Në të vërtetë CAE në gjuhën shqipe do të thotë thjesht qaje ,

por kuptimi më i thellë është shumë më i rëndësishëm. Jo lot

dhe vajtim i kërkojnë Zotit, por dhëmshuri, mëshirë, mirësi.

Këtë e kuptojmë nga I–ja e vetmuar që ndjek fjalën CAE, dhe

do të thotë Zot.

Në Komedinë Hyjnore (Parajsa, XXVI, 133 – 134) Dante na

konfirmon mendimin tonë.

Pria ch’io scendessi all’infernale ambascia,

“I” s’appellava in terra il Sommo Bene…

Që do të thotë “përpara që unë të bëja këtë udhëtim, Zoti quhej

I”.

Jacopo della Lana një letrar bolonjez i shekullit të XIV, ishte i

pari që komentoi Komedinë Hyjnore, shkruan;

Page 152: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

152

…çoè in soa vita Deo s’appellava “I”. Il primo nome per lo

quale Adamo nominò Iddio fu “I”.

Domethënë, “Zoti quhej I. Emri i parë që Adami përdori për të

quajtur Zotin ishte I”

Është interesante që në gjuhën turke, dhe si në atë japonese e

koreane, dhe ndoshta në të tjera gjuhë orientale I do të thotë e

mirë.

Në gjuhën turke i adam përkthehet njëri i mirë.

Prandaj është mirë që të kërkojmë që të analizojmë epigrafet

duke inkuadruar kuptimin që i jepnin fjalëve në epokën që janë

përdorur, dhe të evitojmë të ndalemi në kuptimin që ne i japin

sot, ose më keq akoma të bëjmë gabime siç është bërë me këtë

mbishkrim duke i dhënë kuptimin e emrit të përveçëm romak

“Caius”.

Page 153: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

153

Varret “Vend-Kahrun” të Tarquinisë Nga Nermin Vlora Falaschi

Në Tarkuini midis gjelbërimit të livadheve dhe kodrave që

bëhen edhe më shumë sugjestive nga pemët e ullinjve shekullor

dhe luleve shumë ngjyrëshe, gjenden shumë varre etruske.

Thuhet “i heshtur si një varr”. Por ato varre “flasin” shumë ,

dhe jo vetëm aty ku mendimi është i fiksuar me një koment

epigrafik, por edhe në ato varre ku një emblemë zëvendëson

fjalët. Një lule, një vizatim gjeometrik, një qiell me yje, një

kafshë, shprehin një simbol që prezanton idenë dhe stimulon

mendimin.

Një nga varret më interesante të Tarkuinisë, për sa i përket

paleografisë së pasur të sajë, por edhe për një bashkësi

emblemash floreale , është varri VANTH (në shqip vend quhet

atdheu).

Page 154: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

154

Për të filluar, lexojmë dhe përpiqemi të interpretojmë këtë

mbishkrim interesant:

Pellazgo-Ertusk Shqip

FEL Fal

ANI Ana

NAS Nash (neve)

FE Me fe

LUS Lus

CLAN Klaneve (familjarëve)

AI Ai

Page 155: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

155

I AFRS I afërt

IU RU Iu ru (u ruajt)

XXII 22? (vjeç?)

Dy karakteristika dallojnë këtë përkushtim të dashurit të tyre të

vdekur.

(ME) RU në gjuhën shqipe do të thotë për të ruajtur. RUNE

janë gjëra të “ruajtura mirë” , dhe është e ditur që rune janë

mbishkrime të gdhendura në dru kryesisht në Gjermani,

Norvegji, Islandë, Suedi, Skoci, Danimark, Rumani, Bosnje

dhe vende të tjera me karaktere të ngjashme me ato të

Etruskëve. Pak kopje kanë mbetur për shkas të prishjes së

drurit si material. Për rune ka shkruar edhe historiani romak

Publio Cornelio Tacito në veprën e tijë “Germania”.

Një tipar i veçantë i këtij varri të jashtzakonshëm është se

pranë perëndeshës me krahë Vend (VANTH) e cila kishte një

Page 156: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

156

rëndësi të madhe tek etruskët për misionin e sajë si shoqëruese

e të vdekurve që meritonin parajsën e heronjve, gjejmë edhe

perëndinë me krah Kahrun (KHARUN) Që shpjegohet kah = i

drejtuar nga, run = ruan, që do të thotë, i drejtuar drejt

pafundësisë, përjetësisë.

Gjithashtu në varrin Vend-Kahrun, përballë hyrjes ka një

mbishkrim përmbi mur zbukuruar me një zbukurim të dyfishtë,

ku dafina ndërthuret me një shirit të kuqe të errët: bashkësia e

kësaj pikture materializohet në numrin 8 horizontal. Në fillim

8-ta është i madh, pastaj shkon duke u zvogëluar për të

përfunduar me një degë që shkon lart. Siç dihet, numri 8 ka

qënë gjithmonë simboli i infinitit, dhe kjo pikturë mund të

simbolizojë rrugën që i vdekuri duhet që të ndjekë, për arritur

nga “infinite” të vegjël e deri në fundin e Gjithë Universit.

Page 157: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

157

Pelasgo-Etrusco Albanese

ANI Ana

NAS Nash (neve)

ARNO Arno

CE që

LUS Lus

THANKHEI Thanje

(gojore)

LUS Lus

ATI Ati

Page 158: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

158

A â (që ka)

LA La (lënë)

FILS Fisin

XXXIX 39? (vjeç?)

Në këtë mbishkrim fjala ARNO meriton një analizë të veçantë.

Në të shkuarën ARNO do të thoshte KRIJUES dhe ndoshta për

këtë arsye i ka dhënë emrin lumit rreth të cilit janë krijuar

qytetërime të mbëdhaja siç është Firence. ARNO në gjuhën

shqipe ka humbur kuptimin fillestar të saj dhe sot do të thotë

thjesht restauroj.

Page 159: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

159

Disa hyjni e hyjnesha te Olimpit

Nga Robert d’Angely

Zeusi:

Në shkallen e pare te hyjnive pellazget vinin Zeusin, te cilin

latinet e quanin Jupiter. per ta shpjeguar etimologjine e termit

Ζευς (Zeus) do te kujtojme se te lashtet e cilesonin hyjnine

“bubullues”, sepse midis te tjerash ai ishte perendia e gjemimit.

Kuptimi bubullues jepet plotesisht nga pellazgjishtja : Zë – ës,

ne greqishten φωνεις (phōneis) dhe qe ka epersine se i

pergjigjet plotesisht Ζευς = Zëës. Pra nuk ka asnje dyshim qe:

Ζευς (Zeus) eshte nje shtremberim i vogel ose me mire nje

evoluim i pellazgjishtes : Zëës : gjemues.

Per shpjegimin e termit latin : Jupiter ai po ashtu jepet nga

gjuha e pellazgeve , tirreneve ose etruskeve. Jupiteri do te

thoshte ati yne: ju(ni) piter, ashtu si Junon shenohet nga:

Page 160: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

160

ju(na)nân: nana jone ashtu si Іονι – ον Πελαγος (Ioni – on

pelagos) ka kuptimin e famshem: mare nostrum = deti yne latin

i cili ne te vertete eshte pellazg ose etrusk, sepse keta te fundit

e kane quajtur deti jone = mare nostrum = deti yne = ιονιον

πελαγος (ionion pelagos). Se fundi Іω – ες (Io – es) qe do te

thote jonet = tanet.

Kulti i Zeusit ose i Jupiterit, qe nga solemniteti ia kalonte kultit

te çdo perendie tjeter, ishte i perhapur ne te gjithe Azine e

vogel, ne Greqi, Itali dhe ne gjithe shtrirjen e pafund te botes

pellazge. I kushtohej dushku . Atribute te tije ishin skeptri,

shqiponja dhe rrufeja.

Demetra ose Ceres:

Demetra eshte nje nga hyjneshat me te medha te Olimpit. Emri

i saje (ne dorishten ∆αµατηρ (Damatēr) , sipas nje etimologjie

qe atehere shume te lashte, vjen jo nga greqishtja γη (gē) =

Page 161: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

161

toke por nga pellazgjishtja dhe = δη (dē) = δα (da) = tokë ;

dhe po ashtu motër = mater = µητηρ (mētēr) = nënë. Kuptimi

qe i jepnin pellazget e lashte fjales motër nuk eshte aspak ai i

nënës por pikerish ai qe i japin ende sot shqipetaret myslimane

bektashij te Shqiperise se Jugut, kryesisht te Permetit, kur i

drejtohen me respektin me te madh, çdo femre, jo doemos te re

por edhe jo fare plake. Pak a shume i pergjigjet – por ne rastin

tone mungon ideja e memesise – fjales frange: ma soeur kur u

drejtohemi fetareve. Kjo ide e veçante, qe ne ia atribuojme

fjales soeur ne rastin e cituar me siper, na shpjegon evoluimin

qe ka pesuar kuptimi i fjales motër ne shqipen, e cila nga

kuptimi nënë qe kishte ashtu si µητηρ (mētēr) dhe mater ka

ndryshuar ne ate te soeur. Ne te dy rastet ne fjale evoluimi ka

qene pra i kundert.

Fakti qe Demetra e kishte prejardhjen e kultit te vet nga

popullesite primitive te Thesalise, shume kohe perpara se te

Page 162: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

162

behej shperngulja e fiseve greke ne Greqi, tregon se ky kult

shkon prapa te besimet natyraliste te pellazgeve te lashte.

Natyra e dukshme pellazge e ketij kulti provohet nga legjenda e

Lykosit i biri i mbretit Pandion te Athines, qe emigroi ne

vendin e trameleve, te cileve u dha emrin Likias pasi kishte

hedhur qe me pare ne Meseni nje shkelqim te ri mbi misteret e

Andanise.

Apolloni ose Febusi :

Forma me e lashte e emrit Apollon eshte forma pellazge

Aπελλων (Apellōn), prej nga rrjedhin Aπολουν (Apoloun) dhe

Aπλων (Aplōn) po ashtu pellazge. Formes se prejardhur te pare

Aπλουν (Aploun) i afrohet emri etrusk : Aplu ose Apulu dhe

forma Aπελλων (Apellōn), eshte me e afert e formes oske

Apellun me gjithe emrat e vjeter greke : Aπελλας (Apellas),

Aπελλης (Appellēs), Aπελλις (Apellis), Aπελλικος

(Apellikos) etj. Duke u mbeshtetur ne format etruske Aplu dhe

Page 163: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

163

Apulu e ne oskishten Apellun ne muntemi nga ana jone qe me

ndimen e shqipeste japim etimologi shume te pranueshme , se

ato te dhena nga Platoni ne Kratilin e tij e deri te të dhenat e

ndryshme te shumta te dijetareve te sotem, qe duket se nuk

kane bashkuar gjithe mendimet e paaneshme. Etimologjite qe

ne propozojme, pra mbi bazen a Aplu, Apulu, Apellun dhe

Aπελλων (Apellōn), kane kuptimin : që bën të lindë ylli , pa

dyshim qe eshte fjala per yllin e mirefillte, Diellin; që bën të

agojë ylli, ose me mire akoma; ap udhën = që hap rrugën ose

dielli paraardhës. Per kete arsye pa dyshim greket e shenonin

Delosin ku ishte tempulli më me emer i Apollonit si “ishulli i

diellit lindës”. Fakti qe ishte hyjnia Diell, hyjnia i drites, i

sillte atij ne fakt kete cilesi si Paraardhes ose Προδροµος

(Prodromos), sepse ne te vertete dhe praktikishte ai qe sjell

driten dhe me më shume arsye, ai qe e krijon vete eshte

“ndriçon” , ai qe u hap rrugen, gjithe te tjereve, ne te gjitha

Page 164: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

164

degezimet e veprimtarise njerezore, artet, letrat, muzika etj. Qe

ketej fare mire mund te paraqitet hipoteza se Apullen per

Apudhën do te thote etimologjikisht pikerisht: udhëndriçues:

ai që hap rrugën, paraardhesi, bartes i drites. Per me teper a

nuk paraqitet ai duke drejtuar nje koçi katershe, me rreze drite

mbi koke dhe me Auroren perpara, bijen e tij?

Page 165: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

165

διοι Πελασγοι = Pellazgët e ditur

Nga Robert d’Angely

Gjatë periudhës midis fundosjes së Atlantidës dhe epokës së

Ekspeditës I të pellazgeve ose ARG-ëve drejt Indisë, përveç

kontaktit me atlantët që mbetën përfundimisht në Europë, ata

patën kontakte të ndryshme që u bënë si pasojë e shpërguljeve

të shumta të popullësive, që u përkisnin grupeve pak a shumë

të rëndësishme të po asaj race pellazgjike, të bardhë. Këto

kontakte sollën edhe një herë që të njëtrajtësohet gjuha

pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë kohë. Ne madje

jemi të sigurtë që në sajë të famës botërore që pellazgët ose

ARG-ët duhej të kishin fituar nga fitoret e tyre mbi Atlantët,

ata patën mundësinë të përhapnin me urtësinë e tyre

“legjendare” , përdorimin e gjuhës së tyre në dialektin që ata

vetë flisnin në qendër të Greqisë, kryesishtë në Athinë dhe në

Itali. Ne e nënvizuam mbiemrin tonë legjendar i cili cilëson

Page 166: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

166

emrin urtësi , për të vënë në dukje rastin që na jep që të ndreqet

një gabim tjetër mijravjeçar, konkretisht ai që vazhdimisht e

përkthen fjalën: διοι (dioi), që cilëson Πελάσγοι (Pelasgoi) si

“hyjnore” sikur kjo διοι (dioi) të kishte ndonjë lidhje çfarëdo

me mbiemrin θειος (theios) , i cili vetë vjen prej emrit θεος

(theos) që do të thotë “Perëndi” dhe prej nga vjen mbiemri

θειος (theios) i cili përgjigjet “hyjnor”. Në fakt fjala διοι

(dioi) që është ngatërruar nga padija në këtë mënyrë, nuk është

gje tjeter veçse mbiemri prejfoljor i shqipes ose i pellazgjishtes

: di-ës , që vjen nga folja di , me kuptimin: kam dije. ∆ιος

(dios): atëhere është e njëjta fjalë me pellasgjishten di-ës që

do të thotë, i ditur, ai që di ; dhe përkthimi i vërtetë i: διοι

Πελάσγοι (dioi pelasgoi) si rrjedhim do të ishte : “Pellazgët e

ditur” ose “Pellazgët e urtë”, dhe jo “Pellazgët hyjnore” ,

siç e kanë përkthyer gjithnjë gabimisht ose nga padituria.

Page 167: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

167

Para nisjes së ekspeditës drejt Indise termi Pelarg ose Piellarg,

që shënonte gjithë popullesitë e racës së bardhë është

thjeshtësuar , duke hequr gjymtyrën e parë Pel ose Piell që do

të thotë “lind” dhe ruajti vetëm gjymtyrën e dytë , që është

ARG ose në greqishten ΑΡΓ (arg) dhe që ka kuptimin “i

bardhë”. Ky term i dytë , i cili ka patur fat të madh , nëse

mund të shprehemi kështu, dhe është në origjinë të fjalës

mesopotamase: ARYA dhe të fjalës greke: ΑΡΓΕΙΟΣ

(argeios) mjaft të shpeshtë në këtë gjuhë të fundit, ky term pra

zuri vendin e fjalës: ΠΕΛΑΡΓΟΣ (pelargos) ose ΠΕΛΑΣΓΟΣ

(pelasgos), megjithatë pa arritur që ta zhdukë tërësisht. Sido që

të jetë, ajo që duhet shmangur , siç e kemi vënë re tashmë,

është ngatërrimi me termin grek: ΑΡΓΕІΟΣ (argeios) , i cili

shkruhet saktësisht në të njëjtën mënyrë , por që e ka theksin në

rrokjen para parafundores, dhe që do të thotë “banor ose

qytetar i qytetit të Argosit”

Page 168: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

168

Etimologjia e saktë e YTI dhe βαρβαρ – ος (barbar– os)

Nga Robert d’Angely

Fjala që ka më shumë rëndësi për pikëpamjen tonë nga Odisea

, është emri që Uliksi i dha Polifemit, që u përdor për të thirrur

atë, pra : ουτις (outis) . Që në vështrimin e parë, ne e kemi parë

se ashtu siç ështe shkruar ουτις (outis) , ose siç kanë dashur ta

shkruajnë më vonë, nuk ështe një fjale greke, sepse do të duhej

të ishte : ουδεις (oudeis) që mund të kishte kuptimin

“askushi” . Ου τις (ou tis) që gjithashtu do të thote “askush”

shkruhet në dy fjalë te veçanta siç e gjejme kudo tek Iliada dhe

Odisea. Ουτις (outis) nuk ka qënë konsideruar si një fjalë që

shënon askushin për më tepër si transkriptim i YTI : yti

pellazgjike. Nëse në fillim kjo YTI = yti shqipëtohej në

mënyrë te përshtateshme, sipas pellazgjishtes dhe kuptohej fare

mirë nga i gjithë auditori, shumë më vonë kur në epokën e

Page 169: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

169

Pisistratit rapsodite u përkthyen në greqisht, YTI nuk u

përkthye por thjesht u transkriptua me ουτι (outi). Në fillimet e

transkriptimit te kësaj fjale në greqishten megjithate

shqiptohej me saktesi: YTI dhe auditori vijonte

automatikisht t’i jepte domethënien e vërtete: YTI. Por më

vonë kur tekstet krahasuese pellazge nisën te bëheshin gjithnjë

e më te rradha dhe përfunduan më pas duke u zhdukur fare, u

harrua shqipëtimi i vërtete dhe humbi gjithashtu kuptimi i

sakte: ουτις (outis) që nuk ishte përkthyer dhe i dhanë

kuptimin Askushi.

Kjo YTI pellazge, shumë e përdorur edhe sot, pikërisht po me

ate kuptim që e ka përdorur Odisea, pa dyshim i bëri t’ua

mbathnin te gjithë ciklopët njëri pas tjetrit, që vinin para

shpellës së Polifemit për ndihmë, për arsyen e thjështë se në

pellazgjishten ose shqipen YTI gjithnjë do te thote: yti (yt+i)

dhe jepet si përgjigje për pyetje te tilla si:

Page 170: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

170

Kush ta qit synë i pari ? YTI

Kush te shtyn i pari te biesh në rripë ? YTI

Kush ta ben te ligën më te madhe ? YTI

Kush te vjedh më mirë ? YTI

etj., etj.

YTI ështe kudo me kuptimin: farefisi yt më i afërt, miku,

shërbëtori, i punësuari ose çdo përson që ështe i lidhur ose

pranë jush dhe që përgjigjet ose i përgjigjet pyetjes që i bëhet.

Për te shpjeguar rastin e ciklopëve që iu drejtuan Polifemit

gjërat do te kenë ndodhur kështu:

- Ciklopi i parë, pa dyshim ai më afër ka rendur tek ai dhe e

ka pyetur: cili bari të ka goditur? – Sapo Polifemi i është

përgjigjur yti, tjetri pa pritur fjalët e tjera është kthyer për te

Page 171: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

171

të vetët dhe është ndalur për të shmangur ngaterresa të

tjera, sidomos me ciclopët e tjerë.

- Ciklopi i parë është nisur te të vetet dhe atehere menjëhere

ka rendur ciklopi i dytë dhe dialogu ka filluar pak a shumë:

Cili bari të ka goditur? ose cili të ka plagosur? Polifemi

përsëri i është përgjigjur: yti . Edhe ky ciklop i dytë po

njësoj për të shmangur çdo diskutim me ciklopët e tjerë

është kthyer po me aq shpejtësi dhe ka ndalur te të vetët.

E po kështu i treti, i katërti, i pesti dhe gjithë ciklopët e tjerë,

deri tek i fundit; për shkak të kësaj fjale magjike ;Yti ose me

kuptimin pellazg që Uliksi e ka vënë në gojën e Polifemit, ata

të gjithë ua mbathën pa kërkuar shpjegime, duke besuar se

kështu nuk do të ngatërroheshin në një histori, që e kishte

shkaktuar bariu i tyre me Polifemin.

Duke i dhënë ουτις (outis) jo më kuptimin grek askushi që nuk

mund të kishte nga vetë forma por kuptimin pellazg yti që i

Page 172: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

172

përshtatet shumë më mirë, gjithë vargjet greke përkatese bien

vetvetiu sepse duket që jane futur duke përdorur dhunë dhe nuk

përbejnë një trup me tekstin që e rëndojnë…

Një fjalë tjetër, e cila provon se gjuha pellazge ka qënë gjuhë e

vatres për gjithe antikitetin dhe që me këtë ciliesi jo vetëm ka

ndikuar mbi greqishten, por i ka shërbyer për t’i dhënë ose

siguruar lëndë, është fjala: βαρβαρ – ος (barbar – os) . Grekët

në lashtësi duke respektuar kuptimin etimologjik të kësaj fjale

nuk e përdornin përveçse kur dëshironin të cilësonin një gjuhë

tjetër të ndryshme nga greqishtja, dhe asnjëhere kur flisnin për

racën, kombin , për qytetërimin , ose për një temë tjetër

analoge. Vetëm më vonë dhe sidomos nga latinët fjala: barbari

u përdor për të cilësuar popujt e paqytetëruar dhe në veçanti ata

që pushtuan perandorinë deri në shkatërrimin e sajë

përfundimtar, dhe pastaj i mbeti ky kuptim. Sa për grekët që e

huazuan këtë fjalë nga gjuha pellazge, i dhanë kuptimin që

Page 173: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

173

kishte në këtë gjuhe, domethëne : që flet belbër ; ose që flet si

femijë në menyrë të pashkoqitur. Në fakt duke u mbështëtur

mbi gjuhën pellazgjike aktuale, domethëne shqipen , mund të

jepen dy shpjegime etimologjike të përsosura kësaj fjale: i pari

është ideja ose domethënia e llafazanërise, të flasesh mbarë e

mbrapsht ose të flasësh vazhdimisht që jepen në shqip: flet

bërbër, si byth e turtullit; dhe shpjegimi i dyte është të

shtrembërosh kuptimin e fjalëve ose t’i hash rrokjet, duke i

shqiptuar ndryshe nga mënyra e drejtë e përgjithshme, si për

shembull thuthuqi, që jepet shqip flet belbër si foshnjat

domethëne belbëzon. Në të dyja rastet, si flet bërbër si flet

belbër gjuha shtrembërohet aq shumë sa bëhet e

pakuptueshme edhe për një shqipëtar. Kjo ka qënë e njëjta gjë

me grekët e lashtë, të cilët flisnin të gjithë gjuhën pellazge, si

ata që e flasin ende sot shqipen, kur ne mardhëniet me të huajt,

krijuan gjuhën greke, liturgjike, diplomatike, zyrëtare dhe

Page 174: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

174

ndërkombëtare (për tu marrë vesh me jo pellazgët) nga fjala e

tyre bër bër onomatope, po ashtu si në shqipen e sotme bërbër

ose belbër krijuan fjalën: βαρβαρ – ος (barbar – os). Dhe ky

cilësor u përdor nga të lashtët si për ata që flisnin një gjuhë të

ndryshme nga grekët dhe që ishin si rrjedhim të huaj, edhe për

ata që ishin helen , por që shqipëtonin keq gjuhën greke, duke

shtrembëruar dhe duke bërë të pakuptueshme, apo e flisnin

shpejt dhe me gabime, duke e bërë njësoj të pakuptueshme…

Përfundimisht cilësori βαρβαρος (barbaros) përdorej nga

helenët vetëm për menyrën për të folur dhe aspak për racen e

dikujt; gjë që i bënte pellazgët – me përjashtim të atyre që e

dinin e flisnin dhe e shkruanin greqishten – të konsideroheshin

si barbarë, po ashtu si të huajt për racën pellazge, me

përjashtim të atyre që dinin mirë greqishten dhe njësoj

konsideroheshin se ishin helen. Për të saktësuar kuptimin që

mori më pas fjala βαρβαρος (barbaros) do të citojmë këtu një

Page 175: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

175

farë aksiome që ata të cilët quheshin helen e kanë krijuar për

t’u shërbyer si kriter i lehtë që të dallonin helenët dhe jo

helenët: Πασ µη Ελλην βαρβαρος (pas mē Ellēn barbaros)

domethëne Ti jo helen (je) barbar, thoshin ata; duke e përdorur

këtë frazë si bazë për një silogjizëm, Demosteni ka thenë, po e

citojmë: çdo jo helen është barbar; tani, Filipi babai i

Aleksandrit të madh nuk është helen (atëhere mund të

pyesim, përse helenet e sotëm predendojnë për Filipin,

Aleksandrin, maqedonasit, epiriotet etj se jane helenë?),

ateherë Filipi është barbar . Për ta përforcuar këtë silogjizëm

mund të vërehet se helenët i trajtonin helenët e tjerë si barbarë

vetëm e vetëm sepse nuk kuptonin dallimet dialektore të

greqishtes që flisnin.

Page 176: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

176

δουριος ιππ – ος (dourios ipp – os) = Hipje druri, Oδυσσεια (Odusseia) = Udhe s’shêu

Nga Robert d’Angely

Dihet se gjuhet njerrokeshe jane me te lashta se gjuhet e

zhvilluara, domethene ato kane po ato rrenje, por me te

zgjatura. Keshtu sipas kesaj menyre arsyetimi, cila eshte me e

lashte: kjaj, klaj apo κλαι – ω (klai – ō) qe do te thote une

qaj? Hepem apo εποµ – αι (epom – ai) qe do te thote:

perkulem, ndjek dike apo eci ne drejtim te tije : jam apo

ειµι (eimi) = une jam (e tashme deftore, veta e pare e foljes

me qene), kam apo εχω (echō) = une kam, miel apo µελγ– ω

(melg-ō) qe do te thote miel, bretkues apo βατρα – χος (batra

– chos) = bretkose, dru apo δρυ– ς (dru - s) dru dhe pyll, nje

trup apo αν – θρωπ – ος (an – thrōp – os) qe do te thote: nje

Page 177: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

177

trup, nje individ: der- ë apo θυρ – α (thur – a) = porte:

dhalle apo γαλα (gala) qe do te thote qumesht etj., etj.

Cia eshte me e lashte ιππ – ος (ipp – os) ne greqisht per kalin

ose hipjen ne kale apo hip = shaloj ne shqip? Dhe perse jo

ξυλιν – ος (zulin – os) = prej druri por δουριος (dourios) =

druri ne poemat homerike? Se pari sepse ξυλιν – ος (zulin –

os) me siguri nuk ishte formuar ne greqishten ne epoken e

luftes se Trojes dhe perdornin fjalen δουρι - ος (douri - os) =

njesoj prej druri nga pellazgjishtja dru – ri = dru = δουρ

(dour) = δουριος (dourios), me pas, sepse si pas kesaj lufte dhe

shume shekuj me vone e kane kenduar subjektin ose lenden e

poemave homerike shqip dhe kane thene hipje druri qe e kane

perkthyer greqisht me: δουριος ιππ – ος (dourios ipp – os).

Cila eshte me e lashte: Πηνελοπη (Pēnelopē) orgjina e se ciles

nuk shkon me pertej se 700 para Krishtit, apo perifrasa

pellazge qe ka lindur pen’e lypi qe sherbeu qe sherbeu si emer

Page 178: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

178

i perveçem. Le te citojme edhe kete absurditet, qe te nesermen

e marrjes se Trojes, zgjatja e kthimit te Uliksit ne atdhe i dha

shkas krijimit te poemes epike, se ciles iu dha emri Oδυσσεια

(Odusseia), nga nofka qe iu dha protagonistit ne gjuhen

pellazge. Ne fakt titulli i poemes Oδυσσεια (Odusseia) nuk

eshte nje fjale e prejardhur nga emri i vertete i protagonistit,

por nje llagap qe iu dha pas endjeve te tij gjate dhjete vjeteve

neper Mesdhe para se te kthehej ne atdhe ne ishullin e Itakes.

Ne nuk e njohim e emrin e tije te vertete, po keshtu ndodh me

pjesen me te madhe te krereve te tjere te ekspedites kunder

Trojes, ne nga ana tjeter jemi perpjekur te rindertojme

domethenien e llagapit qe iu eshte dhene. Sa per ate te Uliksit i

vetmi qe i pershtatat me mire ne gjuhes pellazge, sepse kjo

eshte e vetmja gjuhe qe i perkthen me mire keto nofka, eshte ai

i Udhe s’shêu qe eshte transkiptuar – mjaft shekuj me pas -

ne greqishten Oδυσσευς (Odusseus) pa u perpjekur per ta

Page 179: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

179

perkthyer siç eshte bere per te tjeret. Domethenia e Udhe

s’shêu u pergjigjet me mire ndodhive qe e karakterizuan

Uliksin ne kete rast dhe perkthehet me : qe nuk e shihte

rrugen e vet. Uliksi ka pasur gjithashtu edhe nje nofke tjeter

pellazge , por kete ne nuk e njohim aspak , sepse ne vend qe te

transkriprohej si Oδυσσευς (Odusseus) eshte perkthyer

Πλυµηχαν – ος (Plumēchan – os) mendjeholle qe na ben te

mos mund ta gjejme termin pellazg, perkthimi i te cilit ka

dhene: Πλυµηχανος (Plumēchanos). Pas gjithe ketyre

shpjegimeve, do te themi tani ku eshte absurditeti i Fjalori

Homerik i Pandazides (ed i Athines) te fjala Oδυσσευς

(Odusseus) thote se ai eshte quajtur ashtu nga folja

oδυσσευoµαι (odussenomai) qe do te thote zemerohem(?) .

Kurse ne themi se Oδυσσευς (Odusseus) eshte transkriptimi i

nofkes se tije ne gjuhes pellazge. Neve nuk na mungojne

konfirmimet per kete, eshte njesoj sikur ne te themi qe e kane

Page 180: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

180

quajtur Galipaux sepse bente "galipete" Mac Adam nga

"macadam", Pasteur nga "pasteuriser" etj.

Page 181: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

181

Etimologjia e emrit Athina

Nga Robert d’Angely

Etimologjia e emrit te saj ka mbetur deri me sot mjaft e

dyshimte. Sipas Max Müller, qe ne kundershtim me pohimet

dhe figurine e gjithe autoreve te lashtesise, ka pretenduar se

pellazget nuk kane ekzistuar asnjehere, pretendon kete radhe qe

ΑΘΙΝΑ (Athina) eshte nje fjale greke (?), nje evoluim i

sanskritishtes: ahâna , qe do te thote : qe flakeron, qe digjet ,

por ai nuk jep asnje shpjegim qe te vendose nje raport çfaredo

ndermjet ΑΘΙΝΑ (Athina) dhe ahâna. Sipas Schwartz dhe

gjuhetareve te tjere Athina eshte hyjnesha e vetetimes qe

perseri vjen nga sanskritishtja. Se fundi, sipas nje grupi te trete

, Athina vjen nga rrenja: αιθ (aith), prej nga vjen gjithashtu

αιθηρ (aithēr) = eter ose me mire rrenja αθ (ath) prej nga vjen

fjala ανθος (anthos) ose αθηρ (athēr) = lule. Nga ana tjeter ka

gjuhetare qe e marrin tipin Aθηναια (athēnaia) ose Aθηναιη

Page 182: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

182

(athēnaiē) jo si emer por si nje epitet te Παλλας (pallas) dhe e

perkthejne shprehjen e Homerit: Παλλας Αθηναι (pallas

athēnai) me: Pallas Athinase. Megjithate ne do te shohim me

poshte qe ky mendim eshte i gabuar dhe se Aθηναια

(athēnaia), pamvaresisht nga mbaresa e saj qe mund ta beje te

merret kjo fjale si mbiemer, duke u mbeshtetur ne

pellazgjishten ose shqipen ajo perseri klasifikohet me emrat si:

beteja, kalaja (fjale shqipe ose pellazge dhe aspak turke ose

arabe. Nga pellazgjishtja kjo fjale ashtu si shume te tjera

ka hyre ne perdorim ne gjuhen arabe dhe me pas ne

turqishten dhe ne te gjitha gjuhet e tjera te Europes

juglindore) murtaja, Athinaja etj. Sido qofshin te gjitha keto

shpjegime e prekin fjalen Athēna vetem shume larg, dhe nuk

japin asnje shpjegim emitologjik te pershtateshem te termit.

Megjithate keto jane vetem fjale qe jane kerkuar me mundim,

me qellim qe ata te cilet i kane krijuar, te mund te thone diçka

Page 183: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

183

pamvaresisht nga fakti qe ajo çka thone vlen apo nuk vlen

diçka, kenaq apo nuk kenaq nje mendim. Nga ana jone ne do te

japim shpjegimet e meposhteme etimologjike, duke u

mbeshtetur si zakonisht ne pellazgjishten ose shqipen. Do te

themi qe ne fillim se nga dialektet shume te lashta greke ne

kemi forma te ndryshme te emrit Athēna: sipas Homerit kemi

Athēni, Athēnaia dhe ne jonishten Athēnaiē, sipas poeteve

epike dhe ne dialektin jon, jane po ato forma si te Homeri me

siper. Ne te gjitha mbishkrimet atikase pas Euklidit forma

Athēna(i)a = Athēnaa ka dhene formen e shkurtuar dhe

perfundimetare Athēna, qe mbizoteroi nder te gjithe atikasit

dhe ne greqishten e perbashket qe quhet κοινη (koinē).

Pikerishte kjo forme e fundit e Αθηνα (athēna) ose Αθηνας

(athēnas) u be emri i zakoneshem i hyjneshes ne Athine, qyteti

qe ishte nen mbrojtjen e veçante te saj: po ashtu eshte forma e

pare e pashkurtuar Αθηνα (athēna) domethene Αθηνα (ι) α

Page 184: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

184

(athēna (i) a) = Athinaja qe eshte ne perdorim ne gjuhen e

sotme shqipe : sot ne Shiperi thuhet Athinaja ose fare shkurt

Thina. Me tej ne kemi ne dialektin dor dhe ne dialektin eol

formen Αθιναα (Athinaa) (Alc. 9; Teokr. 28. 1) ne dorishten

Αθηναια (Athēnaia) (Tekor. 15,80) dhe se fundi Αθανα

(Athana) te atikasit .

I kemi cituar gjithe ato forma me lart, - por ka edhe te tjera –

per te dale me mire ngjashmeria ose me mire identiteti

ndermjet emrit te hyjneshes Athina ne dialektet greke dhe

perkthimi i saje ne pellazgjishten ose shqipen: E THËNA ;

duke ditur se e ose ë pellazge i pergjigjen ne greqishten dhe

latinishten tre zanoreve te ndryshme : e dhe ë = α ; e dhe ë =

e ose ε dhe e dhe ë = η , eshte bere evoluimi nga E THËNA te

ATHËNA, ΑΘANA, etj, ne menyren qe Αθανα (Athana) do te

thote si edhe E THËNA: ajo qe duhet ose eshte e

paracaktuar te linde, te behet, te prodhohet sipas fatit, ose e

Page 185: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

185

destinuar. Dhe ky perkthim na çon pa gabim te nje tjeter, jo

me pak i goditur, qe i permbys te gjithe ata qe kane dashur te

gjejne nje shpjegim te vlefshem, cilido qofte ai, dhe qe nuk e

kane arritur dot. Ne fakt njihen mire gjithe perrallat, legjendat

ose gjithe mitet perkatese lidhur me lindjen e Athines. Ato jane

shume ne numur por me e lashta prej tyre, e cila madje ka sjelle

lindjen e gjithe te tjerave dhe qe na njoftojne Hesiodi (theog,

886), Stesihori, Pindari (OL . 235), Homeri (te Himni per

Athinen; XXVIII, 4 dhe 55) dhe mjaft autore te mevonshem

eshte kjo qe vijon:

“Zeusi perpiu gruan e tij te pare Μητις qe ishte personifikimi i

urtesise, qe ishte shtatezane. I pari i hyjnive e mori kete mase

te rende sepse mori vesh qe pas vajzes e cila do te linde nga kjo

barre e pare Μητις do te bente nje djale, me te forte e me te

fuqishem se i ati, domethene se vet Zeusi, qe do ta rrezonte nga

froni dhe do ta bente ta pranonte ne vend te tij si kryetar te

Page 186: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

186

qiellit . Kur erdhi koha per lindjen normale te femijes se zene

nga Μητις , Zeusi ndjeu ne koken e tije dhimbje aq te

padurueshme sa Vullkani ose Hφραιστος duke marre nje sopate

e goditi kaq fort ne koke Zeusin sa doli Athina krejt e veshur

dhe e armatosur duke leshuar britma te forta gezimi” dhe ja

perse eshte thene gjithmone se kjo hyjneshe ka lindur nga koka

e Jupiterit. Homeri , ne Himnin per Athinen na e paraqet kete

mit me mjeshteri te persosur dhe na e pershkruan me imtesi

pershtypjen qe u beri te pavdekshemeve te Olimpit. Ne tekstin

origjinal ne greqisht ka nje epitet te shpeshte per Athinen:

τριτογενης (tritogenēs). Per kuptimin e saje kane marre per

τριτο (trito) si pjese e pare te fjales se perbere ate te τριτων

(tritōn) ose te τριτω (tritō). Mirepo del se asnjeri nga

shpjegimet e dhena per keto dy fjale nuk e kenaq me saktesi

perkthimin e dy epiteteve te Athines. Keshtu fjalori i M. A.

BAILLY me te drejte shkruan: ka te ngjare “e lindur nga

Page 187: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

187

deti”, ose sipas te lashteve “e lindur prane liqenit”. Mirepo ky

shpjegim i fundit, i te lashteve nuk duhet te lidhet aspak, siç e

thote fjalori i mesiperm me Athinen, sepse te lashtet nuk e

benin kete gabim pasi ata e dinin gjuhes pellazge, - me

perjashtim te disa te huajve, domethene jo greke, te cilet te

arsimuar dhe te rritur me greqishten, e kane shkruar dhe e kane

botuar ne kete gjuhe. Mirepo Tριτο (trito) e Tριτογενης

(tritogenēs) dhe τριτογενεια (tritogeneia) nuk ka asnje lidhje

me: τριτων (tritōn), τριτωνις tritōnis) etj., sepse kjo eshte fjala

pellazge: “trute” , qe do te thote “truri” dhe prandaj

kompozita τριτογενης (tritogenēs) do te perkthehet si: “e

lindur nga truri” nje shprehje kjo qe perputhet me kuptimin e

deshiruar. Sa per fjalen Παλλας – αδος (Pallas – ados) edhe

ajo gjithashtu vjen nga pellazgjishtja : “pall – ës” = shpikes,

me imagjinate, qe koncepton, qe ka ide… e prejardhur nga

folja pall konceptoj. Ende sot ne shqipen ndeshet shprehja e

Page 188: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

188

zakonshme : te palli tani? = e kuptove? te ra ndermend

tani? Asnje nofke tjeter nuk i shkon me mire Athinase.

Louis Benloew jep nje konfirmim te paster per etimologjine

tone te Παλλας (Pallas), kur thote (La Grèce avant les Grecs,

bot. i Maisonneuve, Paris 1877, f. 177-78) ,

“[…] greket kane nderthurur dhe shkrire ne nje vend tipare

kaq te ndryshme per Athinen dhe traditat, te hazuara nga raca

te huaja qe lidhen me te dhe kane perfituar tipin e adhuruar te

qendrueshmerise, kurajes, te aftesise shpikese e prodhuese

dhe te pastertise virgjine, per te cilat hyjnesha e Athines eshte

shprehja e gjalle ose simbol[…]”.

Page 189: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

189

Domethenia e vertete etimologjike e termit Пελαργος (pelargos) ose Пελασγος (pelasgos) ose Argo ose Arya

Nga Robert d’Angely

Perpara se te flasim siç duhet per etrusket, per te cilet eshte

bere kaq fjale kohet e fundit, per shkak te veshtiresise qe ndesh

deshifrimi ose me teper perkthimi i gjuhes se tyre, eshte e

nevojshme te flitet se pari per prejardhjen e gjuhes dhe te

qyteterimit te Pellazgeve; pasi termat : pellazge, arias, etruske,

arbereshe etj., jane sinonime dhe shenojne ne fakt po ate

element rrenje me cilesime te ndryshme. Ne te vertete nuk

eshte puna per nje popull ose nje komb, por per nje grup te

madh popujsh, qe vijne po nga ajo race, e gjere primitive e cila

qe nga prejardhja e vete njeriut mbi toke e deri ne kohet

historike zinte dhe ze deri me sot, me gjithe Europen, nje pjese

gjithashtu te Perendimit aziatik dhe te Veriut te Afrikes. Me

Page 190: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

190

gjithe kete shtrirje dhe rendesi te madhe te pellazgeve ne

lashtesi, siç del vete nga shkrimet e te lashteve, dijetaret tane te

sotem , ngaqe gjithmone kane injoruar deri dhe domethenien e

perpikte etimologjike te fjales pellazge, nuk u kane dhene atyre

as rendesine, as shtrirjen qe u kane dhene njerezit e antikitetit.

Dijetari i njohur Max Müller madje ka e shtyre çeshtjen teper

larg sepse ka guxuar te shprehe mendimin fantastik se:

“egsistenca e Pellazgeve ka qene nje mit i antikitetit” . Per te

qene kaq i prere dhe kategorik Max Müller pretendon se ka

dashur te shohe me qarte atje ku te lashtet , te gjithe te lashtet

paperjashtim, sipas tij kane gabuar, kur kane shkruar se gjithe

popujt e njohur qe ne antikitetit dhe qe ishin te races se bardhe

kane qene pellazge. Por te lashtet duke e njohur vete shume

mire kete kuptim etimologjik, nuk kane bere te njejtin gabim

dhe i kane konsideruar, e quajtur se ishin pellazge te gjithe

rrenjesit e Europes, qofshin te njohur si banoret rreth mesdheut,

Page 191: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

191

qofshin te panjohur si banoret ne thellesi te veriut te kontinentit

ose ήπειρος (ēpeiros) po njesoj te races te bardhe. Keshtu

Pellazg, Пελαργος (pelargos) ose Пελασγος (pelasgos), ne

kundershtim me te gjitha shpjegimet etimologjike qe kane

dashur t’i japin deri me sot, duke u mbeshtetur mbi Spelunca =

shkemb, dhe ne shqipen “banoret e shkembit”, mbi Пελαγος

(pelagos) = det i brendeshem, mbi Пελ (pel) dhe αγος (agos)

etj… shpjegohet vetem me ane te gjuhes shqipe dhe do te

thote “i lindur i bardhe”ose nga race e bardhe. Nuk ka asnje

hije dyshimi se Пελαργος (pelargos) eshte nje term i perbere

pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shume me

vone. Duke e zberthyer vijme me lehtesi te forma e tije

primitive originale, mjafton qe te ndjekim nje metode me

etapa:

nga Пελαργος (pelargos) ne fillim heqim mbaresen greke ος.

Ajo qe mbetet: Пελαργ (pelarg), eshte transkriptimi grek i

Page 192: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

192

pellazgjishtes ose i shqipes “Piellarg” primitive qe, ne gjuhes e

evoluar ose ne shqipen e sotme na jep :piell(b)ardh(ë), duke

qene b nje epenteme; ë nje mbarese toske , qe ne gegerishten

mund te bjere dhe g = dh e anasjelltas dh = g ose γ = δ (g = d)

duke patur gjithnje domethenien: i lindur i bardhe ose pinjoll

i bardhe.

Eshte si rregull qe IE dhe JE pellazge ose shqipe te beheshin

ne greqishten E dhe ne latinishten E; per shembull: PJEPER

ose PJEPUR = ΠΕΠΟΝ (pepon) po me ate kuptim PIERTH

= ΠΕΡ∆ (perd), po me ate kuptim; MIEL = ΜΕΛΓ – ω

(melg), une mjel; DHJES = ΧΕΖ – ω (chez) po me ate kuptim;

PJEK = ΠΕΚ – ω (pek) po me ate kuptim; PJERGULLE – A

: PERGOLA: etj… dhe PIELL = πελ (pel), une pjell, nxjerr

ne drite, prodhoj (fryte) duke folur per pemet frutore; dielh =

∆ήλος ( delos) dhe αδελιος (adelios), αγελιος (agelios) ose

ήλιος (ēlios) = diell.

Page 193: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

193

Forma primitive pellazgjike ose shqipe: PIELLARG ka

evoluar dhe ka dhene (kur greqishtja nisi te formohej mbi

bazen e fondit pellazg ose shqip, te plotesuar me ane te

shtesave te tjera te huaja) fjalen greke: Пελαργος (pelargos)

e cila me vone u be: Пελασγος (pelasgos) duke ndryshuar ρ (r)

ne σ (s) , ashtu si te θαρρος (tharros) = kuraje, guxim; αρρήν

(arrēn) = mashkull ,τυρρήνος (turrēnos) = tirrenas ; πυρρος

(purros) = i zjarrit etj… qe jane bere: θαρσος (tharsos) e

θρασος (thrasos) ; αρσήν (arsēn) τυρσήνος (tursēnos) πυρσος

(pursos) etj…

Page 194: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

194

Gjuha pellazge, një gjuhë universale e gjithë racës së bardhë

Nga Robert d’Angely

Duhet mbajtur parasysh se gjuha qe flitej ne antikitet, zakonisht

kudo ne boten e njohur ishte gjuha pellazge nje gjuhe

universale e gjithe races se bardhe. Kur themi kudo ne boten e

njohur kemi parasysh nga Kostandinopoli ne Kerson, nga

Greqia, deri ne brigjet e Frances, nga Shqiperia ne Egjipt, nga

Danubi ne Rome dhe deri ne Sicili, e nga kolonat e Herkulit

(ngushtica e Gjiblartarit) deri ne Kaukaz. Te gjitha keto

perbejne nje te kaluar te madhe. Gjithe bota pertej saj perdorte

pellazgjishten ne mardheniet publike. Klasa sunduese, elita dhe

gjithe te shkolluarit ose me thjesht ata qe dinin te lexonin e te

shkruanin ishin dygjuhesh; ata dilin te flisnin pellazgjishten

dhe te lexonin e te shkruanin greqisht, popullesite me

prejardhje te vertete pellazge dhe te huajt e asimiluar, qe nuk

Page 195: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

195

dinin shkrim ose pa arsim, dinin vetem pellazgjishten, si per te

folur, si per te shkruar, dhe shume kohe para se te formohej

greqishtja, mbasi te lashtet na bejne te njohur , se para

shkronjave kadmeje kishte qe prej shume kohesh Πελασγικα

γραµµατα (Pelasgika grammata) shkronja pellazgjike; dhe se

fundi te huajt e vertete ata qe nuk ishin me prejardhje pellazge

dhe qe nuk kishin shume kohe ne Azine e Vogel, ne Greqi dhe

ne Itali, ishin dygjuhesh e madje trigjuhesh, nese nuk ishin te

asimiliuar e te perthithur nga masa pellazge; sipas kombesise

se tyre, ne familje, ne vatrat e tyre ata flisnin egjiptishten,

arabishten, aramaishten, persishten, armenishten, sanskritishten

– hindustani ose prakrite, etj. Me vone aramaishtja e dialektit

siriak ishte gjithashtu gjuha e çifuteve te Palestines, te cilet pas

kthimit te tyre nga roberia ne Babiloni e kishin zevendesuar per

hebraishten, gjuha e tyre e vertete kombetare, te cilen po e

ringjallin sot ne Izrael. Te gjithe keta te huaj ishin te detyruar

Page 196: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

196

te dinin gjithashtu ne te njejten kohe bashke me gjuhen e vet

kombetare perkatese edhe pellazgjishten per te cilen kishin

nevose per mardheniet e perditeshme publike; dhe sa per ata qe

donin te arsimoheshin, ata mesonin atehere greqishten si gjuhe

te trete. Po te mos kishte rene zjarri ne epoken e kalifit Omar

qe dogji bibloteken e famshme te Aleksandrise me sasine e

pamate te veprave te shkruara ne shume gjuhe, kryesisht ne

pellazgjishten, po te mos kishte ndodhur fshirja sistematike (

gjate shekujve VI, VII, VIII, IX, X dhe XI te eres sone,

periudhe e veçante e krizes se mprehte te papairusit) nga te

gjitha anet e shkrimeve pellazge ose etruske dhe shume te

tjerave greqisht, latinisht, sepse keshtu siguronin fletet qe u

nevojiteshin dhe u mungonin autorete te rinj, eshte e sigurte qe

sot nuk do te na mungonin dokumente te te gjitha llojeve ne

gjuhes pellazge ose etruske dhe nuk do te kishte vend per

ekzistencen e enigmave gjuhesore qe na shtrohen sot perpara.

Page 197: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

197

Sido qe te kete qene ne perseri mund te quhemi me fat

sepse, me gjithe mungesen e ketyre dokumenteve te

shkruara, kemi te pakten kenaqesine qe mund te studiojme

kete gjuhe shume te lashte universale, ne trajten me te

gjalle qe na eshte transmetuar e perpikte dhe e plote ne

formen e gjuhes se sotme shqipe.

Bota e sotme e diturise, ashtu siç kane bere paraardhesit dhe siç

do te bejne pa dyshim pasardhesit, ka adhuruar me te drejte

gjuhen greke per gjithçka qe lidhet me morfologjine e

formimin e tipave te saj, te fjaleve te prejardhura e te pabera.

Ne do te benim gabim ta kundershtonim e aq me keq ta

luftonim nje ndjenje te tille spontane, te shkaktuar pa dyshim

nga nje mendim i perligjur lidhur me cilesite e greqishtes se

lashte. Megjithate rrethanat nuk na lene qe ta humbim rastin e

pershtateshem, qe na paraqitet per te cituar me te drejte

proverbin ose thenien greke : “Ω ουτος κυαµους εφαγες,

Page 198: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

198

κυαµους µαρτυρεις !” qe ne do ta perkthejme ne menyre te

lire per lexuesit; “Por zoteri i dashur, ai qe ha fasule, fasule

flet !” domethene te gjithe dijetaret, qe deri me sot kane pasur

perpara vetem greqishten dhe cilesite e saj. Por do te shtonim

ne, po te kishin ditur shqipen po aq mire atehere, ata do te

kishin mundur te krahasonin kopjen, domethene

greqishten, me shqipen qe eshte origjinali ose modeli. Dhe

gjithe bota e di se ne parim modeli e kapercen kopjen. Qe ketej

del se rregullsia gramatikore : eufonia, renia, kontraktimi,

ndryshimi i bashketingelloreve, zevedesimi, aferezat ose

sinkopat, lakimet dy gjinite reale ne vend te tri, mashkullore e

femerore njejes, asnjanes ne shumes, rrokjet çift e tek, nje

larmi e perligjur e sintakses se emrit me mbiemrin, ngjashmeria

e zgjedhimit pellazg me te greqishtes, perdorimi i se shkuares

se caktuar dhe te pacaktuar jo njesoj (si ne anglishten),

ekzistenca e ευκτικη (euktikē) dhe e koheve te paparashikuara,

Page 199: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

199

mungesa e foljeve me drejtim ose me kundrine te drejte ne

gjinore qe eshte me logjike etj., etj, prejardhja pellazge eshte

kopjuar nga greqishtja. Sa per fjalet e perbera pellazge, ato i

lene pas kompozitat e ngjashme greke, jane me te shumta ne

numer dhe formimi i tyre eshte me i goditur.

Page 200: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

200

Albanologët austriakë zbulojnë një libër shqip para Buzukut Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga

Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një

dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku

shkruhet një shqipe me gërma latine. Dy profesorët në studimin

e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si

latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve

të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me

shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet

fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më

të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe

Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë

arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë

shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma

Page 201: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

201

latine.Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe

në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy

profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një

pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e

madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të

gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes

gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë. Dy

profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që

dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të

XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti,

atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se "Meshari"

i cili daton në mes të shekullit të XVI.

Zbulimi

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë

shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të

Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë

Page 202: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

202

për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV. Përcaktimi më i saktë

i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse "Meshari" i Gjon

Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund

gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë

këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht

dhe në shqip.

"Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene.

Të paretë tanë print", që kuptohet. "Ligjërta e VI. Si e

krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë".

Në gjurmët e Joklit

Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe

dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber

Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga

nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu

përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-

evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të

Page 203: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

203

veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare

mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave "Studime mbi

etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes" dhe "Kërkime

gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes".

Dokumentet e hershme të shqipes

Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të

shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të

jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e

dëshmon këtë është "Formula e pagëzimit", e shkruar nga

kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në

dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është

fjalori i Von Harfit, i vitit 1497. Dokumenti që përmban një

numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman

gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së

njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe "Perikopeja e Ungjillit

të Pashkës". Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet

Page 204: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

204

se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky

dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën

shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV.

Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet

"Meshari" i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe.

"Meshari" i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një

mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme. Këtë e

dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard,

që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit

1332, ai shkruan: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të

ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në

tërë librat e tyre shkronjën latine". Një gjë mund të thuhet me

siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre

mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt.

Formula e Pagëzimit 1462

Page 205: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

205

Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor

1462. Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli,

gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në

ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku

lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip.

Formula është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e

t'shpirtit shenjt" shqip .

Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)

Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe

100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një

rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari

dokument i shprehjeve dhe numrave. Fjalori është zbuluar në

vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin.

"Meshari" i Buzukut 1555

Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot.

"Meshari" përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i

Page 206: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

206

librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është

kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë.

Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e

Vatikanit.

Marrë nga Gazeta Tirana Observer

Page 207: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

207

Fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, përpara 29 shekujve

Nga Moikom Zeqo

Filologët dhe studjuesit e ndryshëm kanë treguar se në tekstet

më të vjetra të njerëzimit mund të gjesh thërrmija filologjike

prej ari të gjuhës shqipe. Një tronditje e madhe në botën

shkencore qe zbërthimi i shkrimit linear B të Kretës nga M.

Ventris, në disa tabela bronxi të para 37 shekujve ku

gjëndeshin dhe emra ilirë që korespondonin me antroponiminë

ilire si emra të tillë “Dasi”, ”Gent” etj. Këto emra ilirë janë

ngjallur më vonë por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e

pazbërthyer. Në veprat madhështore të Homerit sidomos tek

“Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), përmëndet edhe një

dyfjalësh si: “Gyraien Petren”, që zbërthehet si “Gurin e

gurtë”. Në eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas

rënies së Trojës udhëtonte në det dhe arriti tek një ishull i

Page 208: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

208

quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni

e goditi me trifurk, një pjesë e ishullit u zhyt nga goditja, duke

marrë me vete në thellësi edhe udhëtarin e kobshëm. Në fakt ky

subjekt lidhet me një ishull të kultizuar mes detit me emrin

“Guras Petras”,që do të thotë “Guri gur” është një emërtim i

dyfishtë . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondës, emri i

mëparshëm i ishullit ka qënë “Gur”, një emër përpara grekërve

të vjetër, kështu më pas detarët grekë të vjetër e kanë quajtur

ishullin “Guras Petras” duke bërë kështu një tautologji dhe

ky emërtim i stërlashtë helenik ruan përjetësishtë emrin shumë

më të stërvjetër ilir “Gur”,që është shumë përpara epeve të

Homerit si emërtim. Në se pranojmë që Homeri ka ekzistuar në

shekullin e VII para erës sonë atëhere duhet të themi se fjala

“Gur” përdorur nga pellazgët, nga ilirët dhe që është akoma

edhe sot një fjalë esenciale e gjuhës shqipe, dokumentohet si

fjala më e herëshme e gjuhës sonë në një monumënt letrar

Page 209: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

209

madhështor të njërëzimit siç është krijimtaria homerike. Edhe

më vonë autorë të tjerë si poeti i madh grek Arkiloku

përmëndet dyfjalëshi tautologjik iliro-grek në formën “Gurai

petras”. Në 1920 në gërmimet arkeologjike të bëra në Dodonë

u zbulua dhe një tabelë bronxi me emër njëriu Guras. Ky emër

ilir gjendet si toponim edhe në Kretë, në Kylkadë dhe Tesali.

Historiani antik Arriani, në librin e tijë kushtuar Aleksandrit të

madh (4,23) thotë se:”Aleksandri marshoi nëpërmjet një

vëndi të quajtur “Guraioi”, ku kishte dhe një lumë me të

njëjtin emër”, gjatë fushatës së Aleksandrit të madh në Indi.

Duke studiuar me kujdes Biblën e Shenjtë, kemi gjetur papritur

një dëshmi unike gati dy shekuj më të vjetër se sa tekstet e

Homerit ku përmendet fjala ilire shqipe “Gur”. Vendëndodhja

e kësajë dëshmie është në:”Libri i dytë i Mbretërve” (9,27).

Aty tregohet episodi sesi Jehu bëri kryengritje dhe vrau

Akzarin, duke u bërë vetë mbret i Judesë dhe Izraelit. Unë

Page 210: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

210

konsultova disa tekste të botimeve të Biblës së Shenjtë në

gjuhën shqipe. Në Biblën e Shenjtë (Diodadi i ri) përkthim i

vitit 1991, 1994 shtypur në Brindisi në vitin 1995 në faqen 424

thuhet: “Dhe e gjuajtën (Akazian) në të përpjetën e Gurit që

është afër Iblehamit“. Në versionin e Biblës së Shenjtë

shtypur në Jongloed, viti 1993 në faqen 398, përkthimi shqip

është : “pranë vëndit ku rruga është drejt Gurit e kthen për

në drejtim të Jiblamit”. Në versionin e Biblës së Shenjtë në

shqip botuar nga nga “The Albanian Bible Society” Firence

1995 faqe 722 thuhet: ”E gjuajtën në të përpjetën e Gurit që

është afër Iblemit”. Të tërheq vëmëndjen se ndërsa për

toponimin Ibleam shqipërohët edhe në formën Jiblam, osë

Iblami, në të gjitha rastet e mësiperme, toponimi i vëndit i

quajtur “Guri” jepet korrekt. Për ta konkretizuar vërtetësinë e

toponimit “Gur” pashë variantët e Biblave në greqisht dhe

latinisht, kur në të dy rastet ky toponim është në formën

Page 211: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

211

“Gur”. Në “Holy Bible”, në “International version“, botuar

nga “International Bible Society”, në 1984 në faqen 267

pasazhi “on the way up to Gur near Ibleam” Në “La Bible”,

“Nouvelle edition revue” Paris, (përkthim nga origjinali

hebraisht dhe greqisht)në faqën 440 thuhet : “à la montée de

Gour près Yivleim”. Pra del qartë se në variantet e dy

gjuhëve kryesore të njërëzimit të Biblave të autorizuara në

anglisht dhe frëngjisht toponinimi quhet konkretisht “Gur”.

Vërtetohet kështu që fjala shqipe gur është përcjellë si toponom

dhe ka mbëtur e fiksuar në :”Librin e dytë të mbretërve” që

dihet është shkruar në shekullin e IX përpara Krishtit. Madje

saktësia e përmendjes së toponimit “Gur” mund të arrihet deri

në kronologjinë e vitit kur ka ndodhur ngjarja e rebelimit të

Jehut, i cili vrau Akazin. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 841

përpara Krishtit. Mbas kësaj vrasje Jehu u bë mbret i Judesë

dhe Izraelit në vitet 841- 814 përpara Krishtit. Duke parë

Page 212: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

212

përkthimin madhështor në gjuhën shqipe “Besëlidhja e vjetër

dhe Besëlidhja e re“ nga Dom Simon Filipaj, botuar më 1994,

në Ferizaj që është kryevepër filologjike e shqipërimeve shqipe

në të gjitha kohërat, në faqën 448 në postshënimin nr 27 jepet

një shpjegim gjeografik i vëndit ku Jehu vrau Akazian. Kështu

Ibleami quhet sot Tel Belame dhe është në jug të Jeninit, gati

dhjetë km në jug të Jezrahelit në rrugën drejt Jeruzalemit. Kjo

do të thotë që edhe vëndi i quajtur “Gur” nuk është shumë larg

Qytetit të shenjtë Jeruzalem. Do të ishte një kërkim i frytëshëm

për të parë nëse ka mbijetuar toponimi “Gur” apo është

ndryshuar. Ajo që është esencialisht e rëndësishme për ne

shqipëtarët është se fjala shqipe “Gur” dokumentohet në

tekstet biblike në një lashtësi marramendëse, përpara 29

shekujvë pra perpara 2900 vjetëve. Kjo është dëshmia më e

vjetër e një fjale në gjuhën shqipe deri më sot. Nuk është aspak

një zbulim i thjeshtë dhe për të nuk mund të këtë më asnjë lloj

Page 213: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

213

skepticismi. Miku im Petro Zheji në librin e tijë “Shqipja Dhe

Sanskritishtja” botuar më 1996 flet gjerësisht për fjalën

“Gur” dhe e quan një nga fjalët më të lashta të njërëzimit, një

fjalë operatore që ka ndikuar në shumë gjuhë të botës, që

gjendët në sanskrishten në formën “Giri” apo në latinishtën

“Gravis” (i rëndë) në sllavisht “Gora” (mal) “Granica”

(kufi),apo në gjermanishten “Gral” (guri i shenjtë), në

greqishten “Aguridhe” (rrush i pabërë, i fortë si gur). Madje

Petro Zheji krijon ekuacione etimologjike që kanë në thelb

fjalën “Gur”, edhe tek emri i Gorgonës (shikimi i të cilës

kthën gjithçka në gur), madje ka zbuluar se varri i Timurlenit

në Samarkandë quhet “Gur – i - mirë”. Sipas Zhejit fjala

“Gur” shtrihet që nga India e vjetër dhe e largët deri në skajet

më veriorë të europës. Kjo është një fjalë që e kanë patur

pellazgët që e kanë trashëguar ilirët dhe që është akoma një

fjalë e gjallë vetëm tek një popull në botë, vetëm tek ne

Page 214: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

214

shqipëtarët. Madje fjala “Gur”, fjalë njërrokëshe hyn tek fjalët

e para të njërëzimit dhe me konceptin e gurit lidhet dhe

subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe të gruas së tijë

Pyrras që mbijetuan mbas një katastrofe dhe për të krijuar

njërëzimin hodhën pas shpine eshtrat e tokës, që janë gurët.

Nga gurët që hodhi burri lindën burra, dhe nga gurët që hodhi

gruaja lindën gra. Ky koncept që jeta del nga guri ka mbijetuar

tek miti i hyjnisë Mithra , që gjoja ka dalë nga brëndësia e një

shkëmbi (Petra Genetri).

Interesante është që në kryeveprën poetike të poetit të madh

romak Lukani (shek.I-rë pas Krishtit) të quajtur “Farsala” libri i

VI po tregohet beteja historike në qytetin e Durrësit midis

Cesarit dhe Pompeut, përmendet në një varg edhe emri i

shkëmbit të madh i quajtur sot “shkëmbi i Kavajës” . Lukani

thotë shprehimisht që “banori taulant e quan Petra”. Në fakt

“Petra” është greqëzimi i toponimit “Gur”. Kaq e vërtetë

Page 215: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

215

është kjo sa që në dokumentet mesjetare përmendet kisha e

Shën Kollit (Nikollës) e “Gurit” që më vonë në gojën e

shqipëtarëve ka vënë emrin e fshatit “Shkallnur” (Shën Kolli i

gurit = Shkallnur). Kjo do të thotë që emri “Gur” i këtij

shkëmbi në jug të qytetit të stërlashtë të Durrësit ka mbijetuar

në të gjitha kohërat pamvarësishtë nga kronikanët latinë apo

grekë që kanë përdorur fjalë të ndryshme ose emra të tjerë për

këtë shkëmb të madh, është trashëguar emri fillestar nga

thellësitë e kohërave. Madje edhe emri i ishullit të Sazanit

pranë Karaburunit lidhet me latinishtën vulgare “Saso” , që do

të thotë “Gur”. Kjo do të thotë që në herëshmëri ishulli i

Sazanit është quajtur ishulli “Gur”. Ky fakt ndërlidh ishullin e

Shqipërisë me atë subjektin homerik të “Guras Petras”, që

kemi folur më sipër. Është e njejta llogjikë emërtimi ku për

parësi ka emri i stërvjetër “Gur” . Siç u shpreha më sipër fjala

Page 216: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

216

shqipe “Gur” është emblema më e vjetër gjuhësore e gjuhës

shqipe në të gjitha kohërat.

Page 217: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

217

Idealet kombëtare dhe linguistika: rindërtimi i gjuhës shqipe

Një rast interesant është relacioni që lidh studimet gjuhësore të

autorëve italo shqiptar dhe formimeve të idealeve kombëtare.

Në veçanti ngjashmëria e gjuhës së pellazgëve të lashtë me

gjuhën greke dhe latine është përdorur nga autorët arbëreshë

për të vërtetuar autonominë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.

Midis autorëve kryesorë që bënë skemën interpretuese të

historisë së gjuhësisë dhe kulturës së shqipëtarëve dhe

frymëzoi intelektualët e rilindjes kombëtare është Nicolò

Chetta (1741-1803) që në librin e tij: Tesoro di notizie su dè

macedoni rindërton historinë e indentitetit të shqiptarëve

nëpërmjet krahasimit midis dokeve dhe zakoneve dhe gjuhës së

shqiptarëve me popullësi të tjera (maqedonasit) dhe i

konsideronte si paraardhësit e këtyre popujve. Për sa i përket

gjuhës provat dhe elementët që egzaminohen, synojnë të

Page 218: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

218

rindërtojnë origjinën e gjuhës shqipe si një gjuhë komplet e

ndarë nga gjuha greke dhe latine. Implikime të forta

ideologjike dalin edhe nga shkrimet e studiozëve italo shqiptarë

të shekullit XIX, në të cilët idealet kombëtare influencojnë në

mënyrë deçizive trajtimin dhe interpretimin e fakteve

gjuhësore. Në fakt këta autorë synojnë të japin një identitet

historik dhe gjuhësor shqipes dhe të demonstrojnë

indipendencën dhe rëndesinë fillestare dhe të vërtetojnë

nëpëmjet provave gjuhësore veçantinë dhe lashtësinë e gjuhës

dhe si rrjedhojë të popullit shqiptar. Edhe një çështje praktike

siç është ajo e shkrimit (grafisë) është bërë në funksion të

nevojave të një politike gjuhësore kombëtare. Autorët

arbëreshë vazhduan të përdornin mënyra analizimi të teorive që

i përkasin traditës iluministe, siç është raporti midis gjenisë dhe

gjuhës, dhe sidomos gjenisë kombëtare. Për shembull

Vincenzo Dorsa (1823 –1855) i referohet jo vetëm leteraturës

Page 219: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

219

shkencore për gjuhën shqipe ( janë cituar Hahn, Bopp,

Fallemayer, Stier etj) por edhe trazhgimisë së Giambattista

Vico (1668 -1744) si dhe autorëve të tjerë të shekullit të XVIII.

[…] të vihet në qëndër të vëmëndjes lashtësia para Homerike e

gjuhës shqipe duke e krahasuar me gjuhën greke dhe latine.

Autoritetet më në zë të kësaj fushe sidomos Malte-Brun, Court

de Gèbelin, Mazocchi, do të jenë një ndihmë për ne për të

ndjekur në disa pika ngjashmërinë me gjuhë e tjera

indoeuropjane e semite që rrjedhin në origjinë nga një gjuhë e

përbashkët. Do të ndjekim zhvillimin e fjalëve të udhëhequr

nga të njëjtata ligje nga të cilat zhvillohen idetë duke i bërë

thirrje mësimeve të mjeshtrit Vico[…] doshta kemi rastin të

bëjmë historinë ideale të gjuhës shqipe. […] (faqe.8-10)

Duke marrë në analizë teorinë që gjuha shqipe është vazhdimi i

gjuhë së pellazgëve të lashtë, Dorsa kërkon të provoj një lidhje

Page 220: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

220

gjeanologjike të veçantë të gjuhës shqipe me greqishten e

vjetër dhe gjuhët e italisë. Edhe autorë të tjerë italo shqiptar e

mbështetën këtë lidhje, në veçanti Jeronim De Rada. Ideja që

gjuha pellazge ishte një gjuhë që kishte influencuar gjuhët

antike të Greqisë dhe kishte një lidhje me gjuhën persiane e

ndeshim edhe tek veprat Carlo Cattaneo. I njëjti kuadër

karakterizon Saggio di grammatologia comparata sulla lingua

albanese i autorit Demetrio Camarda. Tek Camarda aseti i

krahasimit konfermohet nga njohja e letteraturës gjermane mbi

këtë çështje (Bopp, Shleicher, Curtius) e cila kërkon të

demonstrojë një mardhënie ngjashmërie midis greqishtes së

vjetër dhe shqipes qoftë me krahasimin gramatikal qoftë me

rikostruimin etimologjik të fjalëve.

Page 221: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

221

Fjalë që rrjedhin nga pellazgjiko – shqipja.

Në vitin 1975 instituti i gjuhëve të Suedisë botoi librin

Webster's New Twentieth Century Dictionary, Unabridged

Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World

Publishing Co., Inc. Në këtë libër është paraqitur pema e

gjuhëve indo-europiane. Sipas kësaj peme gjuha shqipe është

gjuha më e vjetër. Në vijim po japim disa fjalë të cilat rrjedhin

nga gjuha pellasgjiko – shqipe.

Page 222: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

222

Gjuha pellazge

Shqip

Afërdita Afër dita

Agora Asht gur

Page 223: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

223

Athina A thina /

thena

Bylis Pylli

Dea Dhea (Dheja,

Dheu)

Demetër Dhe motër

Efesi Është veshi

Eskili E shkeli

Hera Era

Itaka I thaka

Cassandra Qes andërr

Lisus Lis

Page 224: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

224

Mallakastra

Mal kashtër

Menelau Me ne leu

Mikena Mik kena

Pegas Pe gja (gjë)

Penelope pen’e lypi

Persefoni Përse vonë

Perseu Përse

Pirro Pi rro(j)

Poseidon Po, se i don

Priam Prij jam / I

Page 225: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

225

parë jam

Salamis Sa lamë

Detis Deti

Thesalia Thesa li-ni

Tiranët Të rëndët

Page 226: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

226

Page 227: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe
Page 228: E-book_enigma e Gjuhes Shqipe

Arkivi i blogut 2009