3
Lënda: Matematikë Data: 26.01.2015 Klasa: III 2 Tema: Këndi, fq. 50, 51, (Fletore pune), Zhvillim Mjetet e punës: Teksti,lapsat dhe shkumësat me ngjyrë,vizoret,pllakëzat gjeometrike(spatulat nga druri), letër A4 Përdorimi i teknologjisë informative: Kompjuter, projektor, internet Lidhja me lëndët e tjera: Art figurativ, Punëdore Fjalët kyçe: Kënd, llojet e këndeve, trekëndësh, katërkëkëndësh dhe drejtkëndësh Rezultatet e të nxënit (çka pritet të ndryshojnë njohuritë, shkathtësitë, sjelljet dhe qëndrimet e nxënësve si rezultat i orës mësimore) Në fund të orës mësimore nxënësit do të jenë në gjendje të: - Vizatojnë këndet(i ngushtë, i drejtë, i gjerë) - Dallojnë këndet(i ngushtë, i drejtë, i gjerë) në trekëndësh, katërkëkëndësh dhe drejtkëndëshi - Zgjidhin detyra të ndryshme në lidhje me këndet (i ngushtë, i drejtë, i gjerë) dhe dallimi i tyre në trekëndësh, katërkëkëndësh dhe drejtkëndësh. Kriteret e suksesit (si do ta dini dhe nxënësit se janë arritur rezultatet e të nxënit): 1. Gjejmë elemtet e këndit(kulmin, krahun këndin) 2. Emërtojmë kulmin, brinjët, këndet 3. Emërtojmë llojet e këndeve 4. Formojë shumëkëndësha me këndet e mësuara Pjesa hyrëse – përafërsisht 5 min - Stuhi mendimesh (Brainstorming) Pas kontrollimit të detyrave të shtëpisë dhe përsëritjes së njësisë që është mësuar orën e kaluar, vazhdojmë më tej te arritja e njësisë që do të zhvillohet në këtë orë. Pyes nxënësit: 1. Çka quajmë drejtëz? 2. Çka quajmë gjysmëdrejtëz? 3. Çka quajmë segment? 4. Nëse bashkojmë dy gjysmëdrejtëza në një pikë, çka fitojmë? 5. Cilat shumëkëndësha i kemi mësuar ? Pas marrjes së përgjigjeve të dëshiruar,shkruaj titullin në tabelë ku titulli u gjet së bashku me nxënësit. Përsëritet nga 2 - 3 nxënës ajo që po mësohet, me pas vazhdohet duke u hapur librat në faqe 50, 51. Punuar nga mësuesja: Agime Rukovci

Dallojn Zgjidhin detyra - agimerukovci.weebly.comagimerukovci.weebly.com/uploads/.../01_plani_mesimor_matematikë_… · Lënda: Matematikë Data: 26.01.2015. Klasa: III2

  • Upload
    phambao

  • View
    235

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dallojn Zgjidhin detyra - agimerukovci.weebly.comagimerukovci.weebly.com/uploads/.../01_plani_mesimor_matematikë_… · Lënda: Matematikë Data: 26.01.2015. Klasa: III2

Lënda: Matematikë Data: 26.01.2015 Klasa: III2

Tema: Këndi, fq. 50, 51, (Fletore pune), Zhvillim Mjetet e punës: Teksti,lapsat dhe shkumësat me ngjyrë,vizoret,pllakëzat gjeometrike(spatulat nga druri), letër A4 Përdorimi i teknologjisë informative: Kompjuter, projektor, internet Lidhja me lëndët e tjera: Art figurativ, Punëdore Fjalët kyçe: Kënd, llojet e këndeve, trekëndësh, katërkëkëndësh dhe drejtkëndësh Rezultatet e të nxënit (çka pritet të ndryshojnë njohuritë, shkathtësitë, sjelljet dhe qëndrimet e nxënësve si rezultat i orës mësimore) Në fund të orës mësimore nxënësit do të jenë në gjendje të:

- Vizatojnë këndet(i ngushtë, i drejtë, i gjerë) - Dallojnë këndet(i ngushtë, i drejtë, i gjerë) në trekëndësh, katërkëkëndësh dhe

drejtkëndëshi - Zgjidhin detyra të ndryshme në lidhje me këndet (i ngushtë, i drejtë, i gjerë) dhe dallimi i

tyre në trekëndësh, katërkëkëndësh dhe drejtkëndësh. Kriteret e suksesit (si do ta dini dhe nxënësit se janë arritur rezultatet e të nxënit):

1. Gjejmë elemtet e këndit(kulmin, krahun këndin) 2. Emërtojmë kulmin, brinjët, këndet 3. Emërtojmë llojet e këndeve 4. Formojë shumëkëndësha me këndet e mësuara

Pjesa hyrëse – përafërsisht 5 min - Stuhi mendimesh (Brainstorming) Pas kontrollimit të detyrave të shtëpisë dhe përsëritjes së njësisë që është mësuar orën e kaluar, vazhdojmë më tej te arritja e njësisë që do të zhvillohet në këtë orë. Pyes nxënësit:

1. Çka quajmë drejtëz?

2. Çka quajmë gjysmëdrejtëz?

3. Çka quajmë segment?

4. Nëse bashkojmë dy gjysmëdrejtëza në një pikë, çka fitojmë?

5. Cilat shumëkëndësha i kemi mësuar ?

Pas marrjes së përgjigjeve të dëshiruar,shkruaj titullin në tabelë ku titulli u gjet së bashku me nxënësit. Përsëritet nga 2 - 3 nxënës ajo që po mësohet, me pas vazhdohet duke u hapur librat në faqe 50, 51.

Punuar nga mësuesja: Agime Rukovci

Page 2: Dallojn Zgjidhin detyra - agimerukovci.weebly.comagimerukovci.weebly.com/uploads/.../01_plani_mesimor_matematikë_… · Lënda: Matematikë Data: 26.01.2015. Klasa: III2

Pjesa kryesore - përafërsisht 30 min - Të lexuarit në Fletore pune Përshkrim i aktiviteteve: Pas hapjes së librave nxënësit në dyshe diskutojnë, Detyrën 1 (fq. 50). Vizatoni këndet aOb, ashtu që pika A t’i takojë krahut Oa dhe aOb, ashtu që pika B t’i takojë krahut Ob. Ndërkohë mësuesja vizaton dy segmente dhe nga një pikë(A dhe B) jashtë segmentit në tabelë. Më pas nxënësit plotësojnë paralelisht, Detyrën 1 (fq. 50). Njëri nga nxënësit në tabelë, të tjerët në libra. Emërtojnë, kulmin, O, pikat A dhe B, si dhe gjysmëdrejtëzat me a dhe b. Njëjtë vazhdohet edhe me Detyrat 2 dhe 3, (fq. 50).

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit 5 min (a janë arritur rezultatet e të nxënit) Stuhi mendimesh – Aktiviteti (Pllakëzat gjeometrike) Në fund të kësaj ore nxënësit do të reflektojnë atë që kanë kuptuar gjatë kësaj ore dhe dy - tri orëve paraprake, me ndihmën e aktivitet “Pllakëzat gjeometrike”, nxënësit në grupe do të formojnë shumëkëndësha me spatula druri. Për të ditur se si do të veprojnë, demonstroj se si do të punohet. Pasi që të përfundojnë, aktivitetin prezantojnë punimin e tyre para grupeve tjera. Njëri nga nxënësit na i tregon kulmet, krahët dhe këndet e shumëkëndëshave. Tjetri nxënës na tregon për disa shumëkëndësh sa kënde ka, sa brinjë dhe sa kulme. Detyrë shtëpie: Të punohen Detyrat 4, 5, 6, 7 (fq. 51), Fletore pune.

Aktiviteti me “Pllakëzat gjeometrike” gjatë orës së matematikës

Punuar nga mësuesja: Agime Rukovci

Page 3: Dallojn Zgjidhin detyra - agimerukovci.weebly.comagimerukovci.weebly.com/uploads/.../01_plani_mesimor_matematikë_… · Lënda: Matematikë Data: 26.01.2015. Klasa: III2

Aktiviteti “Tangram” gjatë orës së Punëdorës

Punuar nga mësuesja: Agime Rukovci