3
Zanafilla | Dëshmi Personale Zanafilla | Dëshmi Personale Arbëresha Zhuja Çeka Prishtinë www.zanafilla.com | [email protected]

Arbëresha Zhuja Çeka: Dëshmi Personale

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Dëshmia personale e Arbëreshës në lidhje me besimin e saj në Zotin, dhe shpëtimin e saj përmes Jezus Krishtit.

Citation preview

Page 1: Arbëresha Zhuja Çeka: Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Arbëresha Zhuja Çeka Prishtinë

www.zanafilla.com | [email protected]

Page 2: Arbëresha Zhuja Çeka: Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Le të Gëzohet Zemra Jote Jam Arbëresha nga Gjakova, studente në Universitetin e Prishtinës. Unë së bashku me familjen time në vitin 1997 takuam një besimtare adventiste e cila erdhi tek shtëpia jonë dhe e ndau ungjillin me ne. Ne filluam të shkonim tek bashkësia adventiste në Gjakovë ku edhe për herë të parë e pranuam Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar në jetën tonë. Zoti nga ajo kohë ka qenë shumë besnik me ne, gjithashtu edhe gjatë luftës ishte mbrojtësi ynë dhe nuk na la asnjëherë, për asnjë moment nuk na braktisi.

Pastaj pas luftës ne filluam të shkonim në Bashkësinë Ungjillore "Nxënësit e Jezusit" aty unë fillova të shërbeja në takimin e fëmijëve dhe në grupin e adhurimit. Isha shumë e re diku në moshën 12 vjeçe kur unë fillova të merresha me këto aktivitete.

Kështu isha deri në moshën 16 vjeçe, në këtë moshë unë fillova të largohesha pak nga pak nga kisha derisa e ndërpreva krejt, pastaj fillova të shkoj kundër besimit tim, fillova të mos bindesha ndaj prindërve, fillova të lakmoj gjëra jo të mira të botës, fillova të kaloj shumë kohë me shoqëri jo të krishterë dhe kjo gjë me tërhiqte më shumë se sa të shkoja në kishë dhe të kaloj kohë me motrat dhe vëllezërit e mi në Krishtin.

Kjo gjë vazhdoi deri në moshën 19 vjeçare dhe gjatë gjithë këtyre viteve ishte vetëm një person që u mundonte të më ndihmonte përmes Fjalës së Zotit. Ky person më jepte çdo ditë së paku një varg nga Bibla që mendonte se do më

Page 3: Arbëresha Zhuja Çeka: Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

ndihmonte për jetën që po e bëja. Por krenaria ime dhe sjellja ime jo e mirë e injoronte çdoherë e më shumë këtë gjë, dhe erdha deri tek pika që i thashë të mos fliste më me mua. Ky person ishte motra ime Shkaba, e cila në fund më tha: ”ky do të jetë vargu i fundit që unë do të jap” dhe ai varg ishte tek Predikuesit 11:9 që thotë “Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate, ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq”.

Kjo do të thotë se ishte ky varg që më bëri të shkoj te dhoma ime dhe të gjunjëzohesha e të qaja e ta pyesja Zotin se çfarë Ai do nga unë? Çfarë mendon Ai që unë duhet të bëj? Dhe përgjigja e tij ishte shumë e thjeshtë – “lëri të gjitha dhe më ndiq Mua. Asgjë s’dua nga ti më shumë. Vetëm që të heqësh dorë nga gjitha gjërat që ti bën dhe të vish pas Meje!”

Kjo gjë më shtyri që unë të filloja të shkoja prapë tek bashkësia dhe t’i kthehesha përsëri rrugës së Zotit Jezus Krisht dhe të hiqja dorë nga gjërat e botës e për t’u marrë me gjërat qiellore.

Arbëresha Zhuja Çeka Prishtinë

www. kishaprotestante-bum.com