4
Amfora Botim i Albaqeramika Ediconi numër 1 Mars 2014 Së bashku me të dy djemtë dhe me përkrah- jen e familjes, këtu e gati 21 vjet më parë, me shumë mund dhe përkushtim, me shumë energji dhe entuziazëm, ia filluam një veprim- tarie ambicioze - themelimit të një kompanie. Teksa po i shkruaj këto fjalë, me mburrje mund të them se, po, ia dolëm. Natyrisht, asnjëherë nuk ka qenë as e lehtë e as e thjeshtë. Kemi kaluar shumë çaste të këndshme, por edhe shumë të vështira, bashkë me situata që kanë kërkuar hapa të vendosur. Por, asnjëherë nuk e humbnim besimin në klientët tanë, të cilët na e kthyen në mënyrë të njëjtë. Me besim. Kjo, kombinuar edhe me stafin gjithnjë e më profesional, partnerëve të brendshëm dhe të jashtëm, bëri që ne të flasim vetëm për suksese. Suksesi është ajo që ne, në ALBA Qeramika, po vazhdojmë ta kërkojmë edhe sot dhe do ta kërko- jmë edhe në të ardhmen. Mirëpo, për ta arritur suksesin, duhet bazuar në vlera. Vlera është bazë matëse për suksesin. Ne duam të jemi kompani e vlerave, pasi ato duhet të jenë të përhershme. Në këtë frymë, ne kemi ndërtuar edhe politikën afariste të kompanisë, duke ndër- marrë hapa të rëndësishëm në zhvillim dhe përparim, në mënyrë që të arrijmë vazhdimësi në suksese dhe imponim të vlerave. Njëri nga këta hapa është edhe periodikja “Amfora”, të cilën ju sot po e lexoni. Vazoja më e njohur dhe më e vjetër në botë e qeramikës, Amfora, është simboli më i mirë që flet se si vlera, pavarësisht kalimit të kohës, gjithnjë mbetet vlerë. Ashtu, siç është edhe qëllimi ynë - sukses mbi themelet e vlerave. Ju faleminderit për besimin! Lexim të këndshëm. Amfora, vlerë dhe sukses Nga Sejfullah Deçani Vazoja më e njohur dhe më e vjetër në botë e qeramikës, Amfora, është simboli më i mirë që flet se si vlera, pavarësisht kalimit të kohës, gjithnjë mbetet vlerë. a

albaqeramika - Amfora Newsletter (Edicioni 1)

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: albaqeramika - Amfora Newsletter (Edicioni 1)

AmforaBotim i AlbaqeramikaEdiconi numër 1Mars 2014

Së bashku me të dy djemtë dhe me përkrah-jen e familjes, këtu e gati 21 vjet më parë, me shumë mund dhe përkushtim, me shumë energji dhe entuziazëm, ia filluam një veprim-tarie ambicioze - themelimit të një kompanie.

Teksa po i shkruaj këto fjalë, me mburrje mund të them se, po, ia dolëm.

Natyrisht, asnjëherë nuk ka qenë as e lehtë e as e thjeshtë. Kemi kaluar shumë çaste të këndshme, por edhe shumë të vështira, bashkë me situata që kanë kërkuar hapa të vendosur.

Por, asnjëherë nuk e humbnim besimin në klientët tanë, të cilët na e kthyen në mënyrë të njëjtë. Me besim.

Kjo, kombinuar edhe me stafin gjithnjë e më profesional, partnerëve të brendshëm dhe të jashtëm, bëri që ne të flasim vetëm për suksese.

Suksesi është ajo që ne, në ALBA Qeramika, po vazhdojmë ta kërkojmë edhe sot dhe do ta kërko-jmë edhe në të ardhmen.

Mirëpo, për ta arritur suksesin, duhet bazuar në vlera. Vlera është bazë matëse për suksesin. Ne duam të jemi kompani e vlerave, pasi ato duhet të jenë të përhershme.

Në këtë frymë, ne kemi ndërtuar edhe politikën afariste të kompanisë, duke ndër-marrë hapa të rëndësishëm në zhvillim dhe përparim, në mënyrë që të arrijmë vazhdimësi në suksese dhe imponim të vlerave.

Njëri nga këta hapa është edhe periodikja “Amfora”, të cilën ju sot po e lexoni.

Vazoja më e njohur dhe më e vjetër në botë e qeramikës, Amfora, është simboli më i mirë që flet se si vlera, pavarësisht kalimit të kohës, gjithnjë mbetet vlerë.

Ashtu, siç është edhe qëllimi ynë - sukses mbi themelet e vlerave.

Ju faleminderit për besimin!Lexim të këndshëm.

Amfora, vlerë dhe sukses

NgaSejfullahDeçani

Vazoja më e njohur dhe më e vjetër në botë e qeramikës, Amfora, është simboli më i mirë që flet se si vlera, pavarësisht kalimit të kohës, gjithnjë mbetet vlerë.

a

Page 2: albaqeramika - Amfora Newsletter (Edicioni 1)

2 n ALBAQERAMIKA

Nuk thuhet kot se banjot Kolpa san janë vendi real ku lindin yjet. Kjo, vetëm si rezultat i komoditetit që ofrojnë produktet e kompanisë Kolpa

Mbi supet e saja mban mbi 20 vite, që e bënë pothuajse kompaninë më të vjetër në këtë sektor në tregun kosovar. Ndonëse është ndër me të vjetrat në treg, ajo ndjek hapat e zhvillimit dhe çdo ditë në treg sjelle produktet më të reja me cilësinë e përmbaruar në fushën e sanitarisë.

Kjo është, pra, ALBA Qeramika, që së fundi është edhe përfaqësuese e autorizuar për shitjen në tregun e Kosovës të produk-

teve Kolpa san, të kompanisë sllovene me renome botërore Kolpa.

Kolpa është njëri ndër prodhuesit liderë të produkteve të banjës në Evropën Qendrore dhe atë Juglindore.

Cilësia e lartë e produkteve Kolpa san, ka bërë që këto produkte të pushtojnë jo vetëm tregun e Evropës Juglindore por edhe me gjerë në Evropë, Azi dhe Amerikë. Forma, cilësia, dizajni i bënë këto pro-dukte të jenë të pranishme në thuaja çdo rezidencë dhe familje.

Në përbërje të tyre është një material i çmuar polimerik, i cili krijon një ndjesi të papërshkrueshme në prekje. Po ashtu, të kenë shkëlqim të lartë... të jenë rezistente ndaj acidit, dezinfektuesve dhe zbard-huesve të ndryshëm..., si dhe shumë lehtë të riparueshme.

Andaj nuk thuhet kot se banjot Kolpa san janë vendi real ku lindin yjet.

Kjo, vetëm si rezultat i rahatisë dhe ko-moditetit që ofrojnë produktet e kompa-nisë Kolpa.

Të gjitha këto produkte tash se fundi mund t’i gjeni edhe në vendin tonë. Këtë gjë e bën të mundur kompania, ALBA Qeramika. Produktet e kompanisë sllo-vene, Kolpa, Kolpa san, mund t’i gjeni në të gjitha pikat e shitjes së kompanisë, në Prishtinë, Pejë e Prizren.

Vizitoni këto sallone bashkëkohore çdo ditë pune.

Merrni informatat nga agjentët e spr-ovuar të shitjes dhe ekspertët e produkteve për banjo. Si dhe, mos harroni, prekini dhe ndjeni nga afër cilësinë e produkteve Kolpa san.

ALBA Qeramika sjell në Kosovë produktet Kolpa san

FOTO NORIK UKA

Page 3: albaqeramika - Amfora Newsletter (Edicioni 1)

AMFORA n 3

Salloni ALBA Qeramika në Prizren. Ndër hapat e fundit të mëdhenj të kompa-nisë ALBA Qeramika është hapja e sallonit luksoz në qytetin e lashtë të Prizrenit.

Ky është hapi i radhës i realizimit të vizionit të themeluesve të kompanisë, i bazuar në vlera dhe përparim.

Pas simotrave në Pejë dhe Prishtinë, salloni prej 2.000 metrash katrorë në hyrje të Prizrenit, gërsheton vlerat që ALBA Qeramika synon t’i ruajë me xhelozi me ofertën e produkteve dhe me hapësirën

ekspozuese. Me një disejn mjeshtëror dhe harmoni të ambientit, në Prizren krijohet ndjesia e veçantë e përzgjedhjes së produk-teve ekskluzive të qeramikës dhe sanitarisë nga kompanitë më prestigjoze ndërkom-bëtare, e krahasueshme me soditjen e një ekspozite të çmuar veprash artistike në galeri.

Zaten, ky është edhe synimi, që arti i banjos të shijohet në mënyrën më të mirë nga të gjithë. Me shërbimin më të mirë dhe më cilësor. Na vizitoni – dhe binduni.

Një vlerë e re në qytetin e vjetër

Të gjitha këto produkte tash se fundi mund t’i gjeni edhe në vendin tonë. Këtë gjë e bën të mundur kompania, ALBA Qeramika. Produktet e kompanisë sllovene, Kolpa, Kolpa san, mund t’i gjeni në të gjitha pikat e shitjes së kompanisë, në Prishtinë, Pejë e Prizren. Vizitoni këto sallone bashkëkohore çdo ditë pune. Merrni informatat nga agjentët e sprovuar të shitjes dhe ekspertët e produkteve.

Prizren | Arbanë (magj. Prizren-Gjakovë) 20000; Prizren, Kosovë; Tel: + 386 49 20 80 80; email: [email protected]

Flamenco 180x80Flamenco 180,170,160,Flamen-co180/O,170/O,160/OGjatësia: 180 cmGjerësia: 80 cmThellësia: 3,5 (15,5) cm

Levanto 1200 3f Levanto 2000 5f 5.1 Carol 170x80 Allegro 140x140 Othello 185 / BOX

Bebop 90x90Gjatësia: 90 cmGjerësia: 90 cmThellësia: 9,5(21,5) cm

Duro 100x100Duro 100, 90 (dush i mermer, me një fund të cektë nga kromi Ø52),Duro 100, 90/OGjatësia: 100 cmGjerësia: 100 cmThellësia: 2,8 cm

Terra TKP 90Dush kabina me dyer gjysme rrethoreGjatësia: 88 cm

Terra TV/S 90 - LGjatësia: 88 cmGjerësia: 90 cm

DUSH KABINAVASKË DUSHI

VASKË PËR ME TË VJETRITTUSH KABINA ME MASAZHE

Page 4: albaqeramika - Amfora Newsletter (Edicioni 1)

4 n ALBAQERAMIKA

Edhe këtë vit, përfaqësues të kompanisë ALBA Qeramika morën pjesë në panai-rin CEVISAMA, i cili mbahet çdo vit në Valencia të Spanjës.

Ky panair mbledhë kompanitë dhe brendet më të njohura botërore, të cilat prezantojnë produktet më të reja të indus-trisë së qeramikës, si dhe shpalosin trendët e fundit të kësaj industrie.

“Pjesëmarrja jonë në evenimente të til-la është bërë tanimë një traditë, sepse është një mundësi e mirë për të identifikuar produktet dhe trendët më të reja në indus-

trinë e qeramikës në nivel botëror. ALBA Qeramika shquhet për inovacion dhe mbajtje të hapit me trendët botërore, dhe në këtë mënyrë ne mundohemi të sjellim sa më afër konsumatorit tonë produktet që mbizotërojnë në tregjet botërore”, thotë Fisnik Deçani, drejtor gjeneral i ALBA Qeramika.

CEVISAMA është një ndër panairet më të mëdhenj në industrinë e qeramikës në botë.

Sivjet këtë panair e kanë vizituar mbi 120 mijë vizitorë nga mbarë bota.

ALBA Qeramika në panairin CEVISAMA të Spanjës

Tatimi mbivlerën e shtuar

Henkel Ceresitvizitojnë ALBA-n.ALBA Qeramika gjatë muajit prill do të sjellë në Kosovë ekspertë nga Gjer-mania, të cilët do të ofrojnë prezantime të kompanisë Henkel Ceresit. Këta ekspertë, mes tjerash, do të ofrojnë informata rreth risive që sjell kjo kompani me renome botërore në industrinë e pllakave të qeramikës. Ekspertët nga Gjermania do të ofrojnë praktikat më të reja të kësaj industrie dhe ky prezantim do të ofrohet për montues pllakash, fillimisht në tri qen-drat kryesore ku operon ALBA Qeramika, por edhe në qytetet tjera të Kosovës, ku produktet e ALBA-s zënë vend udhëheqës në treg. Të interesuarit do të njoftohen me kohë lidhur me hollësitë e tjera rreth këtij prezantimi.

FO

TO

NO

RIK

UK

A

TVSH-ja është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili përfshin aplikimin e tatimit të përgjith-shëm në konsum për mallra dhe shërbime, që është saktësisht proporcional me çmimin e mallrave dhe shërbimeve. TVSH llogaritet në këtë çmim sipas normës së aplikueshme, ngarkohet në fazat e ndryshme të prodhimit, shpërndarjes dhe ciklit jetësor të tregtisë së mallrave dhe shër-bimeve dhe krejt në fund bartet te konsuma-tori i fundit. Nga përkufizimet kuptojmë se TVSH është një tatim mbi konsumin.

TVSH-në e paguan konsumatori në momen-tin e blerjes së mallrave dhe shërbimeve nga personi i tatueshëm (subjekte të regjistruara si deklarues të TVSH-së). Nga ky parim, gjithashtu TVSH-ja është Tatim indirekt që do të thotë se nuk i ngarkohet biznesit, por biznesi është ndërmjet konsumatorit dhe ATK-së në rolin e agjentit, i cili e transferon vlerën që e grumbullon nga konsumatori.

TVSH-ja aplikohet me shkallën standard prej 16% (gjashtëmbëdhjetë për qind) dhe me shkallën 0% (zero për qind), e cila aplikohet në eksporte, transportin ndër-kombëtar të udhëtarëve, ujitje dhe inpute të caktuara bujqësore, derisa janë të liruara furnizimet e tjera të caktuara.

alba për biznes

alba news

Tatimi. TVSH-në e paguan konsumatori në momentin e blerjes së mallrave dhe shërbimeve.

16%

Implementuar ngaAlba Qeramika, km IV, magjistralja Prishtinë-Ferizaj 10000 Prishtinë[email protected]