33
MODELET- FORMULARE TE VENDIMEVE GJYQESORE NGA KODI I RI I PERKOHSHEM I PROCEDURES PENALE HAKI LECAJ 251

4.1 haki lecaj

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 4.1 haki lecaj

MODELET- FORMULARE TE VENDIMEVE GJYQESORE NGA KODI IRI I PERKOHSHEM I PROCEDURES PENALE

HAKI LECAJ

251

Page 2: 4.1 haki lecaj

Duke u nisur nga fakti se Kodi i ri i perkohëshem i Procedures penale do te hyjë ne fuqi me datë06.04.2004, dhe se me kete Kod janë parapar risi të shumta , ashtu që tani për tani nuk ka për-vojë të mjaftueshme lidhur me modelet dhe format e vendimeve gjyqësore me Kodin e ri tëpërkohëshëm të procedurës penale dhe se kjo përvojë dhe praktikë duhet të krijohët pas hyrjes sëKodit të përkohëshëm penal dhe Kodit të përkohëshëm të procedurës penale në fuqi . Unë mekontributin tim modest në këtë rast do të përpiqem që para se të hyjn këto kode në fuqi, t’i japdisa modele - formulare të vendimeve gjyqësore , i bindur se këto modele-formularë dhe nuk dotë jenë të përsosura, dhe se do ti nënshtrohen ndryshimeve që do të krijohen pas hyrjes së tyrenë fuqi.

Para se ti jap disa shembuj të modeleve-formulareve të vendimeve gjyqësore sipas Kodittë ri të procedures penale do t’i jap disa sqarime lidhur me shkurtesat që do ti përdor në formula-rët e vendimeve gjyqësore në procedurën penale.

Kështu psh.:

Kodi i përkohëshëm penal i Kosoves do të kete shkurtesen KPPK,

Kodi i përkohëshëm i procedures penale të Kosovës KPPPK.

Por mund të përdoren dhe shkurtesat:

Kodi i përkohshëm penal i Kosovës KPK.

Kodi i përkoshëm i procedurës penale të Kosovës KPPK.

KAPITULLI XXV

FILLIMI DHE KOHËZGJATJA E HETIMIT

Neni 221 të KPPPK.

Hetimi fillohet me aktvendim të Prokurorit publik.

Aktvendimi përcakton personin kundër të cilit kryhet hetimi ,kohën e fillimit të hetimit ,përshrkimin e vepres që tregon elementet e vepres penale, emërtimin ligjor të veprës penale ,rrethanat dhe faktet që e justifikojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale dhe provat meinformacionet e mbledhura deri në atë moment.

Një kopje e aktvendimit të hetimit i dërgohet pa vonesë gjyqtarit të procedurës paraprake.

Pra, me dispozitën e nenit 221 par.1 të KPPPK, është përcaktuar forma dhe përmbajtja eaktvendimit e Prokurorit Publik me të cilin e fillon hetimin.

252

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 3: 4.1 haki lecaj

PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALE(QARKUT)Hep.nr.1/2004Data ......../.....

P r ish t i n ë

Prokuroria Publike Komunale (Qarkut) në Prishtinë, prokurori publik Z.A. me pjesmar-rjen e procesmbajtëses E.P., puntore e kësaj prokurorie, në proceduren hetimore kundër të pande-hurit A.S., nga F......, rr.”Nënë Tereza” nr.14, për shkak të dyshimit të arsyeshëm (bazuar) se kakryer vepren penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën paragrafi 1 të KPPK-së, me datën................, morri këtë:

A K T V E N D I M PËR FILLIMINE HETIMEVE

Kundër të pandehurit A.S., i biri D., dhe nënës R., e gjinisë K., i lindur me 25.02.1974, në F........,ku edhe jeton rru.”Nënë Tereza” nr.14 me numer personal........, shqiptar, shtetas i Kosoves, meprofesion puntor, i martuar, baba i 2 fëmijëve, din shkrim dhe lexim, ka të kryer shkollen emesme, i punësuar , nuk zhvillohet procedurë tjetër penale,

S e p s e :

Ekziston dyshimi i arsyeshëm( i bazuar) se me qellim që me përvetësimin e sendeve tëhuaja të luajtëshme vedit ti sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, me datën 06.04.2004, rethores 23,00 në F......, në rrugën :T.B.:, me përdorimin e forces , me daltë dhe kaqavid ka thye derene minimarketit (Color) pronë e të dëmtuarit E.S., ka hyrë brenda dhe nga aty ka marrur dy kom-pjutera në vler prej 1.400 Euro dhe pasi që është larguar 100 metra largë , hetohet nga pronaridhe policia dhe aty për aty arrestohet nga policia,

- me këtë kishte për të kryer vepren penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën paragrafi 1 tëKPPK.

Hetimi kundër të pandehurit sipas këtij aktvendimi fillon prej datës .___________..

A r s y e t im

Policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës, me datën________.kanë ushtruar kallz-imin penale kundër të pandehurit A.S., nga F.....për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprenpenale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën paragrafi 1 të KPPK-së, në kohën ,vendin dhemënyrën e përshkruar në dispozitiv të këtij aktvendimi.

253

E drejta e procedurës penale

Page 4: 4.1 haki lecaj

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të të dhënave nga kallëzimi penal dhe të provave tëbashkangjitura kallëzimit penal konsideroj se ndaj të pandehurit A.S., nga F...., duhet të fillojë het-imi, pasi që nga këto prova rrjedh dyshimi i bazur (arsyeshëm ) se ka kryer vepren penale të vjed-hjes së rëndë nga neni 253 par.1 nën- paragrafi 1 të KPPK, dhe me qëllim që në procedurën heti-more të mblidhen provat në bazë të të cilave do të vendoset se a do të ngritet aktakuza apo heti-mi do të pushojë.

Nga se u tha dhe në bazë të nenit 221 të KPPPK, u vendos si në dispozitiv të këtijaktvendimi.

PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALE (QARKU) PRISHTINË

Hep.nr.1/2004, të dt._______

Procesmbajtësja, Prokurori publik,E.P. Z.A.

Komenti lidhur me aktvendimin mbi fillimin e hetimit.

Siç po shihet nga formulari i dhënë , në aktvendim nuk ka këshillë juridike për arsye se sipasdispozitës së nenit 221 , aktvendimi i prokurorit për fillimin e hetimit i dërgohet vetëm gjyqtarit tëprocedures paraprake e jo edhe të pandehurit andaj, nga kjo mund të konkludohet se kundëraktvendimit të Prokurorit për fillimin e hetimit i pandehuri nuk ka të drejtë ankese.

254

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 5: 4.1 haki lecaj

PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALE PRIZRENHep.nr.2/2004Me dt...........P r i z r e n

Prokuroria Publike Komunale në Prizren, prokurori publik H.B., me pjesmarrjen e pro-cesmbajtëses S.T., puntore e kësaj prokurorie, në proceduren hetimore kundër të pandehurit G.T.,nga Prizreni, për shkak të vepres penale vjedhje nga neni 252 par.1 të KPPK-së, duke vendosursipas detyres zrtare konform nenit 223 par.1 të KPPPK-së, me datën ......morri këtë:

A K T V E N D I MPËR PEZULLIMIN E HETIMEVE

Kundër të pandehurit G.T. nga Prizreni rr.S.Bekteshi: nr.20, për shkak të vepres penale vjedhjenga neni 252 par.1 KPPK-së, PEZULLOHET hetimi, për shkak të çrregullimit të përkohëshëmmendor.

Pezullimi i hetimit fillon prej datës .........., dhe do të zgjasë deri sa të pushojnë rrethanat tëcilat e kanë shkaktuar pezullimin.

A r s y e t i m i

Me aktvendimin e kësaj Prokurorie Hep.nr.2/2004, të datës ......, ka filluar hetimi kundër tëpandehurit G.T., nga Prizreni, rr. “S.Bekteshi” nr.20, për shkak të vepres penale vjedhje nga neni252 par.1 të KPPK-së.

Gjatë fazës së hetimit , prokurori ka siguruar mendimin dhe konkludimin e KlinikesNeuropsikiatrike në Prishtinë nr......, të datës......,nga i cili vërtetohet se ke i pandehuri , pas kryer-jes së veprës penale është paraqitur një çrregullim i përkohëshëm mendor me diagnozë -............

Pra, me qenëse i pandehuri vuan nga një çrregullim i përkohshëm mendor, dhe se ndaj tijnuk mund të zbatohen hetimet për aq kohë sa do të zgjasë çrregullimi i përkohshëm mendor, kjorrethanë e pengon ndjekjen me sukses të pandehurit, andaj me këtë është plotësuar kushtiligjorë për pezullimin e hetimit, deri sa të eliminohet kjo rrethanë .

Nga se u tha e në bazë të nenit 223 par.1 të KPPPK-së, u vendos si në dispozitiv të këtijaktvendimi.

PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALE NË PRIZREN,Hep.nr.2/2004, të datës ........

Procesmbajtësja, Prokurori publik,S.T. H.B.

255

E drejta e procedurës penale

Page 6: 4.1 haki lecaj

PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALEHep.nr.11/2004Me dt..............Gj i l a n

PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALE NË GJILAN, prokurori publik H.P., me pjesmarrjen eprocesmbajtëses K.R., punëtore e kësaj prokurorie, në çështjen penale kundër të pandehures Z.T., ngaGjilani rr.F.V., nr.5, për shkak të vepres penale vrasja e foshnjes gjatë lindjes nga neni 150 KPPK-së, dukevendosur sipas detyres zyrtare konform nenit 224 par.1 të KPPPK-së, me datë ......, mori këtë:

A K T V E N D I M

PUSHON hetimi kundër të pandehures Z.T., nga Gjilani, për shkak të vepres penale vrasja e foshnjesgjatë lindjes nga neni 150 KPPK-së, për shkak se nuk ka prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se kakryer vepren penale.

A r s y e t i m i

PPK në Gjilan me aktvendimin Hep.nr.11/2004, të datës .........,ka filluar hetimin kundër të pande-hures Z.T., nga Gjilani për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer vepren penale vrasja e foshnjes gjatëlindjes nga neni 150 të KPPK-së.

Pas vlerësimit të provave të mbledhura gjatë hetimit , prokurori gjeti se nuk ka prova për dyshimin earsyeshëm se e pandehura Z.T., ka kryer vepren penale vrasja e foshnjes gjatë lindjes nga neni 150 tëKPPK-së, për të cilen kanë filluar hetimet.

E pandehura në mbrojtjen e vet të dhënë para prokurorit me datë..............., ka deklaruar se fëmiu kalindur i vdekur, ashtu që foshnjën e posalindur e të vdekur e ka lënë në një kontenjer. Në autopsi të bërënga Instituti i Mjekësisë Ligjore nr....... të dt.........për foshnjën e gjetur , është vërtetuar se foshnja në fjalëka lindur e vdekur.

Nga këto arsye prokurori gjeti se nuk ka prova për dyshim të arsyeshëm se e pandehura ka kryervepren penale të vrasjes së foshnjes gjatë lindjes nga neni 150 të KPPK-së.

Nga se u tha më lartë a në bazë të nenit 224 par.1 nën paragrafi 1 të KPPPK-së u vendos si në dis-pozitiv të këtij aktvendimi.

PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALE NË GJILAN,Hep.nr11/2004, të datës ..............

Procesmbajtësja, Prokurori publik,K.R. H.P.

Koment i shkurtër:

Sipas dispozitës së nenit 224 par.2 të KPPPK-së, prokurori publik brenda 8 ditësh pas pushimit tëhetimit e lajmron të dëmtuarin për këtë fakt dhe arsyen për këtë (neni 62 I KPPPK-së). Prokurori publikpa vones e njofton gjyqtarin e procedures paraprake për pushimin e hetimit.

256

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 7: 4.1 haki lecaj

KAPITULLI XXX

MASAT PËR SIGURIMIN E PRANISë SË TË PANDEHURIT ,PENGIMI E RIKRYERJESSË VEPRES PENALE DHE SIGURIMIN E SUKSESSHËM TË ZHVILLIMIT TË PROCE-DURES PENALE

Neni 268 të KPPPK-së.

Masat të cilat mund të përdoren për të siguruar pranin e të pandehurit për pengimin e rikry-erjes së vepres penale dhe zbatimin e sukseshëm të procedures penale janë:

1.Thirrja,2.Urdhërarresti,3.Premtimi i të pandehurit se nuk do të braktis vendqëndrimin,4.Ndalimi për ti u afruar vendit ose personit të caktuar,5.Paraqitja në stacionin policor,6.Dorëzania,7.Arresti shtëpiak, dhe8.Paraburgimi.

Neni 282 par.1 të KPPPK-së.

Paraburgimin e cakton gjyqtari i procedures paraprake i gjykatës kompetente në bazë tëkërkesës me shkrim të prokurorit publik pas seances së dëgjimit.

Neni 283 par.1 KPPPK-së.

Paraburgimi caktohet me aktvendim me shkrim.

Neni 284 par.1 KPPPK-së.

I paraburgosuri mund të mbahet në paraburgim më së shumti një muaj nga dita e arrestimitnë bazë të aktvendimit të parë.

257

E drejta e procedurës penale

Page 8: 4.1 haki lecaj

Gjykata e Qarkut në Gjilan, gjyqtari i procedures paraprake K.P., me pjesmarrjen e procesmbajtësesI.A. , punëtore e kësaj gjykate në qështjen penale kundër të pandehurit B.G., nga V....,për shkak të veprespenale vrasje në tentativ nga neni 146 par.1 lidhur me nenin 20 të KPPK-së, duke vendosur sipas kërkesëssë PPQ T.T. në Gjilan, Pp.nr....... të datës......., për caktimin e paraburgimit , pas mbajtjes së seances sëdëgjimit me datën .....,në pranin e PPQ-së, të akuzurit B.G. dhe mbrojtësit të tij avokatit G.G.,morri këtë:

A K T V E N D I MPËR CAKTIMIN E PARABURGIMIT

Kundër të pandehurit B.G.,i biri S. dhe nënës O.gjinisë e lindur E.,i lindur me datën 25.06.1972, nëV....., ku edhe jeton, rruga N.T., nr.50, i pamartuar, shqiptar, shtetas i Kosovës, i gjendjes së varfurekonomike, din shkrim dhe lexim, gjindet në arrest prej datës........,

CAKTOHET PARABURGIMI

Në kohëzgjatje prej një (1)muaj.Paraburgimi sipas këtij aktvendimi llogaritet prej datës ....................I pandehuri është arrestuar me datën ................ në oren 17,00.I pandehuri është sjellur te gjyqtari i procedures paraprake me datën ..............., në ora 10,00, dhe ështëmarr në pyetje në oren 10,30.I pandehuri dyshohet për kryerjen e vepres penale të vrasjes në tentativ nga neni 146 par.1 lidhur menenin 20 të KPPK-së.Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 281 par.1 nënparagrafi 1 dhe 2 pika i,ii dhe iii të KPPPK-së.

A r s y e t i m i

Prokuroria Publike e Qarkut në Gjilan, pranë kësaj gjykate ka parashtruar kërkesën PP.nr........., tëdatës ..........., për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit B.G., nga V....., për shkak se ekziston dyshimi ibazuar se ka kryer vepren penale të vrasjes në tentativ nga neni 146 par.1 lidhur me nenin 20 të KPPK-së.

Gjyqtari i procedures paraprake ka caktuar seancen e dëgjimit konform nenit 282 par.3 të KPPPK-së,në të cilen janë ftuar PPQ në Gjilan T.T., i akuzuri B.G. , dhe mbrojtësi I tij av. G.G. nga Gjilani.

Në seancen e dëgjimit PPQ në Gjilan T.T., ka deklaruar se nga raporti i policisë Rp.nr..........., të datës............, dhe kallzimi penal , rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri B.G., nga V., me datën ..........., ka kryervepren penale të vrasjes në tentativ nga neni 146 par.1 lidhur me nenin 20 të KPPK-së, dhe se pas kryerjessë vepres penale ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në fshatin C., në komunen tjetër, duke ten-tuar që të ikë , ku dhe është zënë dhe është arrestuar, dhe se në këtë qështje penale duhet të ndëgjohen idëmtuari P.P., dëshmitaret okular J.J., dhe K.K., dhe se ekziston rreziku se i pandehuri mund të përfundojvepren e filluar nga se pas kryerjes së vepres penale në vendin e ngjarjes ka bërtitur “këtë herë nuk e për-fundova, por do ta përfundoj”. Prandaj, konsideroj se janë përmbushur kushtet ligjore nga neni 281 par.1nën paragrafi1dhe 2 pika i,ii dhe iii të KPPPK-së dhe kërkoj nga gjykata që të pandehurit B.G., tia caktojparaburgimin.

I akuzuri B.G. dhe mbrojtësi i tijë a. G.G., në seancen e dëgjimit kanë deklaruar se nuk ka prova se iakuzuari B.G., ka kryer vepren penale dhe se nuk ka dyshim të bazuar, andaj, dhe nuk janë përmbushurkushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe kanë propozuar që kërkesa e prokurorit për caktimin eparaburgimit të refuzohet dhe i akuzuari të lirohet nga arresti.

Gjyqtari i procedures paraprake e vlerësoj deklaraten e PPQ në Gjilan,deklaraten e të akuzuarit B.G.,

258

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 9: 4.1 haki lecaj

dhe mbrojtësit të tij av. G.G., dhe pas vlerësimit të shkresave të bashkangjitura në kërkesë të prokurorit gjetise:

Kërkesa e PPQ për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedures paraprake , nga raporti i policisë së UNMIK-ut dheShërbimit Policor të Kosovës Rp.nr........ të datës.........., rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri B.G., nga V.,ka kryer vepren penale vrasje në tentativ nga neni 146 par.1 lidhur me nenin 20 të KPPK-së.

Nga deklarata e Prokurorit Publik e si dhe nga raporti i policisë vërtetohet se i pandehuri B.G., paskryerjes së vepres penale ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në fshatin C., Komuna P., ku dheështë arrestuar nga plicia.Poashtu, nga raporti i policisë dhe deklarata e prokurorit vërtetohet se në fazen ehetimeve duhet të dëgjohen i dëmtuari P.P. dhe dëshmitaret okular J.J. dhe K.K., dhe se ekziston rreziku se ipandehuri mund të përfundoj vepren e filluar , duke i marrur përbazë fjalet e tija të kërrcnimit në vendin engjarjes.

Pra, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedures paraprake kërkesa e Prokurorit pulbik të Qarkut përcaktimin e paraburgimit është e bazuar, për arsye se po që se i pandehuri lirohet , ekziston rreziku që të ikë,se do të pengoj rrjedhen e procedures penale duke ndikuar në dëshmitaret okular J.J. dhe K.K., dhe dukevlerësuar kërrcnimin e tij se do të përfundoj vepren e filluar, rrjedh se ekziston reziku se i pandehuri B.G.,mund të përsëris apo të përfundojë vepren e penale të mbetur në tentativë..

Nga këto arsye gjyqtari i procedures paraprake gjeti se janë përmbushur kushtet ligjore nga neni 281par.1 nën paragrafi1 dhe 2 pika i, ii dhe iii të KPPPK-së, për caktimin e paraburgimit, andaj, dhe të pande-hurit ia caktoj paraburgimin në kohëzgjatje prej një muaji.

Nga se u tha a në bazë të nenit 282 dhe 284 të KPPPK-së, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendi-mi.

GJYKATA E QARKUT NË GJILAN,....................të datës .................

Procesmbajtësja, Gjyqtari i procedures paraprake,I.A. K.P.

KËSHILLA JURIDIKE:Kundër këtij aktvendimi pala e paknaqurka të drejtë ankese në afat prej 24 orë, nga momenti i dorëzimit të aktvendimit,kolegjit të kësaj gjykate.

Koment i shkurt:Në aktvendim nuk ka shenjë të cilen do ta mban aktvendimi ,meqëse kjo është qështje e cila do të

rregullohet në administraten gjyqësore ku do të mbahet dhe regjistri për vendimet e gjyqtarit të proceduresparaprake, andaj , në këtë moment kur po ipet ky model nuk dihet se qfarë shenjë do të mban aktvendimimbi caktimin e paraburgimit të gjyqtarit të procedures paraparake.

259

E drejta e procedurës penale

Page 10: 4.1 haki lecaj

PROKURORIA PUBLIKE E QARKUTPP.nr.15/2004Me datë...............P r i sh t i n ë

Në bazë të nenit 305 të KPPPK-së, ushtroj këtë:

A K T A K U Z Ë

Kundër të akuzuarit B..........T............, i biri i O.......dhe nënës SH........., e gjinisë Q.........., i lin-dur me 03.05.1982, në fshatin T........,KK Prishtinë, ku edhe jeton, shqiptar, shtetas i Kosovës, igjendjes së dobët ekonomike, i pamartuar, din shkrim dhe lexim, më parë i pagjykuar, gjindet nëparaburgim prej datës .......04.2004,

S E P S E

Me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vedit ti sjellë përfitimpasuror të kundërligjshëm , me datën 11.04.2004, rreth ores 24,00, ka shkuar te pompa e benzinës(Kosova Petroll) në fshatin T....., pronë e tani të dëmtuarit S........B......., dhe duke ia vënë thiken nëqafë të dëmtuarit iu ëshgtë kërrcnuar se do ta vras nëse ky nuk ia jep të hollat, ashtu që i dëmtu-ari S......B...., nga friga ia ka dhënë 1.700 Euro të cilat i ka patur në xhep, dhe i akuzuri pastaj meveturen e markes “Opell Kadet”, ngjyrë të kuqe është larguar nga vendi i ngjarjes,

-me këtë ka kryer vepren penale të grabitjes nga neni 255 par.3 lidhur me par.1 të KPPK-së,

Andaj:

P R O P O Z O J

Që ajo gjykatë të caktoj shqyrtimin gjyqësor në të cilin do të ftoj:

Prokurorin Publik të Qarkut në Prishtinë,Të akuzuarin B.T., nga Burgu i Qarkut në Prishtinë,Të dëmtuarin S.B., nga fshatin T. Komuna e Prishtinës,Dëshmitarin N.Q., puntor i pompës së benzinës (Kosova Petroll).

Në shqyrtimin gjyqësor të bëhet shiqimi i fotodokumentacionit të vendit të ngjarjes,vërtetimit mbi marrjen e sendit-thikes, fotografitë e veturës së markes “Opell Kadet” dhe vëte-timit mbi marrjen e të hollave në shumë prej 1.700 Euro të datës..........

Pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor publik dhe procedimit të provave i akuzuri të shpalletfajtor dhe të gjykohet sipas kodit penal.

260

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 11: 4.1 haki lecaj

A r s y e t i m i

Kundër të pandehurit B......T....., nga fshati T..... KK Prishtinë, kjo prokurori ka filluar dhedhe ka zbatuar hetimet, për shkak të vepres penale të grabitjes nga neni 255 par.3 lidhur mepar.1 të KPPK-së.

I pandehuri B.T., në deklaraten e vet të dhënë para prokurorit me datën ............, ka mohuarkryerjen e vepres penale duke u mbrojtur se nuk e njef të dëmtuarin S.B., dhe nuk ka qenë tepompa e benzinës “Kosova Petroll”, natën kritike por ka qenë në shtëpi, andaj , nuk di asgjë lid-hur me ngjarjen e cila i ka ndodhur të dëmtuarit S.B.

Nga deklarata e të dëmtuarit S.B., vërtetohet se natën kritike me datën ............., rreth ores24,00 pasi ka dal nga zra me qellim që të shkon te pompa, për të kontrolluar gjendjen e benzinësnë pompë, nga mbrapa -nga shpina e ka kapur një person dhe ia ka vënë thiken në qafë duke iukërrcnuar dhe duke kërkuar nga ai që t’ia jep të hollat , duke i thënë se nëse nuk i jep të hollat dotë vras. Në atë moment i ka nxjerrur të hollat nga xhepi dhe duke ia dhënë të hollat, përsoni i cilii ka marrur të hollat këtë e ka shtyer , dhe kur është kthyer e ka pa të akuzuarin B.T., duke hyrë nëvetur të markes “Opell Kadet” ngjyrë të kuqe. Të akuzuarin e ka njoft se ai është bashkëfshatar itij. Ngjarjen e ka përcjellur puntori i tij në pompë të benzinës N.Q., i cili nuk ka mundur ti ndih-moj për shkak të thikës të cilen e ka përdorur i akuzuari. Pas ngjarjes me telefonin mobil e kaftuar policin e cila në vendin e ngjarjes ka mbrri për një kohë të shkurtër dhe pasi që e ka bërëshiqimin në vendin e ngjarjes, pasi që ju ka treguar se kush e ka bërë këtë , policia ka shkuar dhepas dy ore e ka sjellur të akuzuarin së bashku me veturen e tij të markes “Opell Kadet” ngjyrë tëkuqe, në vendin e ngjarjes.

Nga deklarata e dëshmitarit N.Q., vërtetohet se ai naten kritike ka qenë brenda në lokalet epompes së benzinës së bashku me pronarin e pompes S.B., dhe kur pronari në një moment kadalur jashtë lokalit , e ka pa të akuzuarin B.T., të cilin e njeh mirë, i cili e ka kapur pronarin epompës, nga mbrapa duke ja vënë thiken në qafë. Nuk ka ndëgjuar se çka kanë folur por e kaparë pronarin duke i nxjerrur të hollat nga xhepi i pantollonave të cilat të holla ia dha të akuzuariti cili pastaj e shtyri pronarin dhe u largua , duke vrapuar 7-8 metra dhe hyri ne veturen e markes“Opell Kadet”, ngjyrë të kuqe. Pastaj pronari hyri brenda në pompë dhe tha a e pa se çka bëriB.T., mi morri të hollat duke mu kërrcnuar me thikë se do të më vras.Pastaj pronari i pompës metelefonin mobil e thirri policin e cila arriti pas pak kohe dhe pasi që iu treguan për ngjarjen e cilaka ndodhur, policia e bëri një shiqim të shkurtër dhe pasi që pronari ju tregoj se kush e bëri këtë ,shkuan dhe pas një kohe e sjellen të akuzuarin B.T., së bashku me veturen e tij të markes “OpellKadet”.

Poashtu nga provat materiale , vërtetimi mbi marrjen e thikës nr...., të datës........., vërtetimitmbi marrjen dhe kthimin e të hollave të datës........, dhe identifikimin e vetures në mënyrë tëpadyshimtë vërtetohet se i akuzuari B.T., ka kryer vepren penale për të cilen akuzohet.

Nga kjo që u tha më lartë rezulton se në veprimet e të akuzuarit qëndrojnë të gjitha ele-mentet e vepres penale për të cilen ngarkohet , andaj, konsideroj se aktakuza është e provuar dhee bazuar në ligj.

Prokurori publik,D.D.

261

E drejta e procedurës penale

Page 12: 4.1 haki lecaj

P.nr.3/2004

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA KOMUNALE NË PODUJEVË, në trupin gjykues të përbërë nga gjyqtari P.A.,kryetar dhe gjyqtarëve porot R.I, dhe S.S., anëtarë të kolegjit , me pjesmarrjen e procesmbajtësesZ.N., punëtore e kësaj gjykate, në qështjen penale kundër të akuzuarit D.D., nga Podujeva, përshkak të vepres penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën paragrafi 1 të KPPK-së, sipasaktakuzes së PPK në Prishtinë Pp.nr.24/2004, të datës ............, pas mbajtjes së shqyrtimit publikgjyqësor me dt.......... , në pranin e PPK në Prishtinë E.F., të dëmtuarit S.K. të akuzuarit D.D., dhemrojtësit të tij av. P.N., morri dhe publikisht shpalli:

A K T GJ Y K I M

Kundër të akuzuarit D.D., nga Podujeva, i biri i V...... dhe nënës S.....e gjinisë M........, i lindurme 23.07.1955, në Podujevë, ku edhe jeton, rruga T.K. Nr.40, shqiptar, Kosovar,i martuar , baba i3 fëmijëve, i gjendjes së mesme ekonomike din shkrim dhe lexim , ka të kryer shkollen e mesme, ipadenuar, mbrohet në liri,

REFUZOHET AKUZA

Se me datën ..............,rreth ores 11,00, me qellim që me përvetësimin e sendeve të huaja tëluajtshme vedit ti sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, në Podujevë, në afërsi të tregut të gjel-bërt, ka marrur veturen e markes “Golf ” ngjyrë të bardhë, me tabela të regjistrimit 101 KS 000,pron e të dëmtuarit S.K. nga Prishtina, në atëmënyrë që posa e ka vrejtur veturen e parkuar , memjet të përshtatshëm duke përdorur forcen ka thyer cilindrin e braves së derës së djathtë, cilin ederës së bagazhit të vetures, ka hyrë brenda dhe me anë të telave të kontaktit e ka vënë në lëvizjeveturen dhe është larguar nga vendi i ngjajres, mirëpo, të njejtën ditë rreth ores 14,00, në afërsi tëfshatit Luzhan, është zënë nga ana e policisë,

-për shkak se paditësi PPK është tërhjequr nga akuza në shqyrtimin gjyqësor.

Shpenzimet e procedures penale bien në barrë të mjeteve bugjetore të gjykatës.

262

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 13: 4.1 haki lecaj

A r s y e t i m i

PPK në Prishtinë me aktakuzen PP.nr....... të datës........, ka akuzuar të akuzuarin D.D., ngaPodujeva, për shkak të vepres penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nënparagrafi 1 tëKPPK-së.

Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur me datë ........., në fjalen përfundimtare PPK në PrishtinëE. F. , ka deklaruar se konform nenit 52 të KPPPK-së, tërhiqet nga ndjekja kundër të akuzuaritD.D.

I dëmtuari S.K., i cili ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ka deklaruar se nuk dëshirontë ndërmerr ndjekje penale dhe se nuk parashtron kërkesë pasuroro-juridike.

Pasi që paditësi PPK në Prishtinë është tërhequr nga akuza kundër të akuzuarit D.D., gjykatanë bazë të nenit 389 par.1 nën paragrafi 1 të KPPPK-së, u vendos si në dispozitiv të këtij akt-gjykimi.

Vendimi mbi shpenzimet e procedures penale është marrur konform nenit 103 par.1 tëKPPPK-së.

Gjykata Komunale në PodujevëP.nr.3/2004, të datës .............

Procesmbajtësja, Kryetari i trupit gjykues,Z.N. P.A.

KËSHILLA JURIDIKE:Kundër këtij aktgjykimi lejohet ankesanë afat prej 15 ditësh nga dita e pranimittë aktgjykimit, Gjykatës së Qarkut në Prishtinë,nëpërmes kësaj gjykate.

Koment lidhur me aktgjykimin:Sipas dispopzitës së nenit 395 par.2 të KPPPK-së, aktgjykimin e nenëshkruajnë kryetari i trupitgjykues dhe procesmbajtësja. Kur trupi gjykues përbëhet nga dy gjyqtarë profesionist dhe tregjyqtar laik, gjyqtari i dytë i trupit gjykues gjithashtu e nënshkruan aktgjykimin.

263

E drejta e procedurës penale

Page 14: 4.1 haki lecaj

P.nr.17/2004

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA KOMUNALE NË GJAKOVË, gjyqëtari i vetëm M.M., me pjesmarrjen e pro-cesmajtëses, L.K, puntore e kësaj gjykate, në qështjen penale kundër të akuzuarit T.N., ngaGjakova, për shkak të vepres penale rrezikimi i trafikimit publik nga neni 297 par.3 lidhur mepar.1 të KPPK-së, duke vendosur sipas propozim akuzes së PPK në Gjakovë, Pp.nr.25/2004, tëdatës............., pas mbajtjes së shqyrtimit publik gjyqësor,me daten......., në pranin e PPK nëGjakovë, M.T.,të dëmtuaritS.T të pandehurit T.N., dhe mbrojtësit të tij av. H.K., të njejtën ditëmorri dhe publikisht shpalli këtë:

A K T GJ Y K I M

I akuzuari T.N. nga Gjakova, i biri i N., dhe nënës R., i lindur me datën 19.05.1965, nëGjakovë, ku edhe jeton, rruga B.T., nr.16, shqiptar, Kosovar, i martuar, baba i dy fëmijëve, dinshkrim dhe lexim, shofer, ma parë i padenuar,

Konform nenit 390 par.1 nën paragrafi 3 të KPPPK-së,

LIROHET NGA AKUZA

Se me daten 07.04.2004, rreth ores 14,00 në Gjakovë, duke e drejtuar veturen e markes“Opell Kadet” me regjistrim 000-KS-000, ka rrezikuar trafikun publik dhe jeten e njerëzve, nëatëmënyrë që shpejtësin e lëvizjes nuk ja ka përshtatur kushteve të trafikut publik dhe duke iuafruar vendkalimit të këmbësorëve nuk e ka zvogëluar shpejtësin e lëvizjes, por ka lëvizur me njëshpejtësi prej 55 kilometra në orë, dhe në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën J.T., afër mini-marketit “Lira”, ka goditur këmbësorin S.T., duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në formëtë ndrydhjeve dhe gërvishjeve të përshkruara në qertifikaten mjekësore nr......., të datës........,

Me çka kishte për të kryer vepren penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 297 par.3 lidhurme par.1 të KPPK-së.

I dëmtuari S.T., për realizimin e kërkesës pasuroro-juridike udhëzohet në kontestin civil.

Shpenzimet e procedures penale bien në barrë të mjeteve bugjetore të gjykatës.

264

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 15: 4.1 haki lecaj

A r s y e t i m i

PPK në Gjakovë me propozim akuzen PP.nr.25/2004, të datës .........,ka akuzuar të akuzuar-in T.N., nga Gjakova, për vepren penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 297 par.3 lidhur mepar.1 të KPPK-së.

Në shqyrtimin gjyqësor të datës............, PPK në Gjakovë, M.T., në fjalën përfundimtare kambetur pranë propozim akuzes të ushtruar me shkrim dhe i ka propozuar gjykatës që të akuzuar-in ta shpall fajtor për vepren e për të cilen është akuzuar dhe ta denoj sipas ligjit.

I dëmtuari në fjalën përfundimtare është bashkangjitur ndjekjes penale dhe ka parashtruarkërkesën pasurore-juridike pa e precizur bazën dhe lartësin e saj.

Me provat e proceduara në shqyrtimin publik gjyqësor dhe vlerësimin e tyre veq e veq dhenë lidhje me provat tjera konform nenit 387 par.2 të KPPPK-së, gjeti se nuk u provua se I pande-huri T.N. ka kryerka prova se i vepren penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 297 par.3 lidhurme par.1 të KPPK-së.

Gjykata i ka proceduar provat e propozuara duke marrur në pyetje të dëmtuarin S.T., dësh-mitaret S.I., M.D., Z.R., dhe S.S., ka lexuar mendimin dhe konstatimin e ekspertit të komunika-cionit P.ZH., të datës .........., ka bërë shiqimin e fotodokumentacionit të vendit të ngjarjes dhe kalexuar qertifikaten mjekësore nr........., të datës............, për lëndimet që i ka pësuar i dëmtuari.

Pas vlerësimit të këtyre provave gjykata gjeti se i akuzuari T.N.,të dëmtuarin S.T., nuk e kagoditur në vendkalimin e këmbësorëve , por në një largësi prej 100 metra prej vendkalimit dukeshiquar në drejtim të lëvizjes së automjetit , dhe se shpejtësia e lëvizjes së vetures në momentin ekontaktit me të dëmtuarin- këmbësorin, ka qenë 24 kilometra në orë.

Këtë gjendje faktike gjykata e ka vërtetuar në bazë të dëklaratave të dëshmitarëve S.I., M.D.,Z.R., dhe S.S., të cilit kanë deklaruar se i dëmtuari S.T., nuk e ka trupuar rrugën në vendkalimin ekëmbësorëve por diku rreth 60-70 metra largë vendkalimit dhe ate duke dalur në rrugë para kom-bit i cili aty ka qenë i ndalur ashtu që i akuzuri nuk ka mundur me e vrejt të dëmtuarin para kon-taktit me te. Nga fotodokumentacioni i vendit të ngjarjes vërtetohet se vendi i kontaktit në mes tëvetures dhe këmbësorit nuk është në vendkalimin e këmbësorëve, dhe se në vendin e ngjarjesshifet këpuca e mbetur e të dëmtuarit.

Nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit të komunikacionitR.T. të dt.... është vërtetuar seshpejtësia e levizjes së vetures në momentin e kontaktit ka qenë rreth 24 kilometra në orë, seshpejtësia e lejushme është 40 kilometra në orë, dhe se kontakti nuk ka ndodhur në vendkalimin ekëmbësoreve por në një largësi prej 100 metra prej vendkalimit , dhe se deri te rrezikimi i trafikutpublik ka ardhur për shkak të lëshimeve të dëmtuarit S.T., i cili rrugen e ka trupuar jashtëvend-kalimit të këmbësorëve me një pakujdesi të madhe.

Pra, nga provat e lartëcekura , në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar se i akuzuari T.N.,nuk e ka rrezikuar trafikun publik , duke lëvizur me shpejtësi të palejushme dhe të papërshtat-shme, për arsye se nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit është vërtetuar se ka lëvizur me një

265

E drejta e procedurës penale

Page 16: 4.1 haki lecaj

shpejtësi prej 24 kilometra në orë, shpejtësi e cila sipas vlerësimit të gjykatës është shpejtësi elejushme dhe shpejtësi e përshtatur kushteve të trafikut publik, dhe se në rastin konkret të dëm-tuarin nuk e ka goditur në vendkalimin e këmbësorëve , siq është akuzuar.

Andaj, nga këto arsye gjyakata e aprovoj mbrojtjen e të akuzuarit T.N., i cili është mbrojturse në momentin kritik ka lëvizur me një shpejtësi rreth 28 kilometra në orë dhe se këmbësorinnuk e ka lënduar në vendkalimin e këmbësorëve, por jashtvendkalimit diku rreth 70-100 metralargë vendkalimit, në atëmënyrë që këmbësorin fare nuk e ka parë, nga se ky ka dalur para njëkombi të ndalur , befas ashtu që nuk ka patur mundësi ti ik kontaktit me këmbësorin , ashtu qëme pjesen e përparme të djathtë e ka goditur në këmbën e majtë dhe pas 2-3 metra është ndalur ,ka dalur nga vetura dhe këmbësorit ia ka dhënë ndihmen , duke ndalur veturen tjetër, e ka futurnë vetur të dëmtuarin e cila pastaj të dëmtuarin e ka dërguar në spital.

Deklarates së të dëmtuarit se i akuzuri T.N., me vetur e ka goditur në vendkalimin e këmbë-sorëve dhe se i akuzuri ka vozitur me një shpejtësi të madhe , gjykata nuk ja fali besimin , përarsye se nga provat e lartëcekura , në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar se deklarata e të dëm-tuarit është në kundërshtim me të gjitha provat e proceduara në shqyrtimin gjyqësor.

Pra, me qenëse nuk është provuar se deri te rrezikimi i trafikut publik ka ardhur me fajin etë akuzuarit , por është vërtetuar se deri te rrezikimi i trafikut publik ka ardhur për shkak tëlëshimeve të të dëmtuarit, gjykata të akuzurin T.N., e liroj nga akuza , në bazë të nenit 390 par.1nën paragrafi 3 të KPPPK-së.

Vendimi lidhur me kërkesën psuroro-juridike është marrur në bazë të nenit 112 par.3 tëKPPPK-së.

Vendimi lidhur me shpenzimet e procedures penale është marrur në bazë të nenit 103 par.1të KPPPK-së.

GJYKATA KOMUNALE NË GJAKOVË,P.nr.17/2004, të datës ..........

Procesmbajtësja, Gjyqtari,L.K. M.M.

KËSHILLA JURIDIKE:Kundër këtij aktgjykimi pala e paknaqur ka të drejtë ankese në afat prej 8 ditë nga dita e pra-

nimit të aktgjykimit, Gjykatës së Qarkut......., nëpërmjet të kësaj gjykate.

Koment:Sipas nenit 395 par.3 të KPPPK-së, të akuzuarit , të dëmtuarit,paditësit privat dhe paditësit

subsidiar së bashku me aktygjakim u dërgohet dhe udhëzimi për të drejten në ankesë.

266

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 17: 4.1 haki lecaj

P.nr.88/2004

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA KOMUNALE NË PRISHTINË, në trupin gjykues të përbërë nga gjyqtari H.V.,dhe gjyqtarëve porot G.SH., dhe T.F., anëtarë, me pjesmarrjen e procesmbajtëses H.M., puntore ekësaj gjykate, në qështjen penale kundër të akuzuarit Gj.V., nga Fushë Kosova, për shkak tëvepres penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën par.1 të KPPK-së, sipas aktakuzes së PPK-së në Prishtinë PP.nr..........., të datës.............,në shqyrtimin gjyqësor publik të mbajtur me datën.........,në pranin e PPK-së në Prishtinë S.L., të akuzuarit Gj.V., mbrojtësit të tij av. S.M., dhe tëdëmtuarit E.H., morri dhe të njejtën ditë publikisht shpalli këtë:

A K T GJ Y K I M

I akuzuari Gj.V., i biri G. dhe nënës H., e gjinisë K., i lindur me datën 15.08.1979, në FushëKosovë, ku edhe jeton rr. B.B., nr.23 , shqiptar, Kosovar, i papunë, i pamartuar, ka të kryershkollen e mesme, më parë i pagjykuar, nuk zhvillohet procedurë tjetër penale,

ËSHTË FAJTOR

Sepse me datën 25.04.2004, rreth ores 20,00 në zyren e ndërmarrjes Private “Besi-Com”,pronë e të dëmtuarit E.H., e cila gjindet ne rr. “Ramis Sadiku” në Prishtinë nr.15, ku ishte i punë-suar si rojtar , me qellim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vedit ti sjellë përfitimpasuror të kundërligjshëm , me forcë e hapi fioken e tavolines së punës në atë mënyrë që mekaqavid e dëmtoj braven e fiokes dhe pastaj nga fioka i morri të hollat në shumë prej 1.500 Euro,të cilat kanë qenë të holla nga pazari ditor,

-me qka kreu vepren penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën paragrafi 1 të KPPK-së,

-andaj, gjykata në bazë të nenit 3 , 34, 38 dhe 64 të KPPPK-së dhe nenit 391 të KPPPK-së,e

GJ Y K O N

Me denim me burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti.

I akuzuari obligohet që ti paguaj të gjitha shpenzimet e procedures penale sa të bëhen sipasllogarisë, ndërsa në emer të paushallit gjyqësor shumen prej 80 Euro, në afat prej 15 ditësh ngadita e plotfuqishmëris së aktgjykimit.

I dëmtuari E.H., për realizimin e kërkesës psuroro-juridike udhëzohet në kontest civil.

267

E drejta e procedurës penale

Page 18: 4.1 haki lecaj

A r s y e t i m i

PPK në Prishtinë, me aktakuzën PP.nr........, të datës............,ka akuzuar Gj.V., nga FushëKosova, për vepren penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën par.1 të KPPK-së.

Në shqyrtimin publik gjyqësor të datës .........., PPK në Prishtinë S.L., ka mbetur pranëaktakuzes së ushruar me shkrim dhe i ka propozur gjykatës që të akuzarin Gj.V., ta shpall fajtorpër vepren penale për të cilen është akuzuar, dhe ta gjykoj sipas kodit penal.

I dëmtuari E.H., në fjalën e vet ka deklaruar se i bashkangjitet ndjekjes penale dhe eparshtron kërkesën pasuroro-juridike në shumë prej 250 Euro, për tavolinen e dëmtuar, nga seshuma e vjedhur ju është kthyer.

Pas procedimit të provave në shqyrtimin gjyqësor dhe vlerësimit të tyre një nga një dhe nëlidhje me provat tjera konform nenit 387 par.2 të KPPPK-së, gjykata vërtetoj këtë gjendje faktike.

-Se i akuzuri Gj.V. me datën 25.04.2004, në zyren e Ndërmarrjes Private “Besi Com” pronëe të dëmtuarit E.H., e cila gjindet në Prishtinë në rrugën “Ramiz Sadiku” , nr.15, ku ishte i punë-suar si rojtar , rreth ores 20,00, ka hyrë në zyren e pronarit të ndërmarrjes , dhe me kaqavid e kadëmtuar braven e fiokes së tavolines së punes , e ka hapur fioken dhe nga aty ka marrur shumenprej 1.500 Euro, të cilat kanë qenë të hollat nga pazari ditor.

Këtë gjendje faktike gjykata e vërtetoj në bazë të dëshmis së të dëmtuarit E.H., dëshmis sëdëshmitares K.K., dhe vërtetimit të mbi marrjen e sendeve nr........ të datës .............., të stacionitpolicor në Prishtinë , të datës............., dhe fotodokumentacionit të vendit të ngjarjes.

I dëmtuari E.H., në shqyrtimin gjyqësor ka deklaruar se me datën 26.04.2004, kur ka ardhurnë mëngjes në punë dhe kur ka hyrë në zyren e tij , ka vrejtur se fioka e tavolines së punës është edëmtuar, me qenëse ishte e dëmtuar brava e saj dhe është qelur me forcë, dhe se ka konstatuar sei mungojnë 1.500 Euro, të pazarit ditor. Në atë moment e ka ftuar dëshmitaren-pastruesen K.K.,e cila e pastron zyren e tij dhe e ka pyetur se kush e ka thyer braven e fiokes e tavolines së tij dhese kjo i ka thënë se e ka parë rojtarin Gj.V., i cili me kaqavid e hapte fioken e tavolines, dhe se nukka guxuar ti thot se qka po bënë, dhe se pastaj e ka ftuar policin e cila pas pak kohe ka ardhurdhe e ka fotografuar tavolinen e punës së tij.Ndërkohë kanë shkuar në shtëpi të akuzurit Gj.V., tëcilin e kanë sjellur në zyren e tij dhe pas pyetjes se kush e ka thyer braven e fiokes së tavolines injejti ka deklaruar se nuk e din kush e ka bërë ate. Dëshmitarja K.K. ka deklaruar se me datën25.04.2004, si qdo ditë rreth ores 19,00 ka ardhur në lokalet e ndërmarrjes “Besi Com” ku punonsi pastruese dhe pasi që ka filluar pastrimin e zyreve , rreth ores 20,00 kur është afruar te zyrja epronarit të ndërmarrjes e ka vrejtur rojtarin Gj.V., i cili ishte në zyre dhe është afruar te tavolina epronarit dhe me një kaqavid e hapte fioken e tavolines së pronarit, dhe se ajo në atëmoment nukka guxuar që ti thot diqka rojtarit-të akuzuarit Gj.V. dhe pa e pastruar zyren e pronarit është kthy-er në shtëpi. Të nesërmen e ka ftuar pronari i firmes dhe e ka pyetur se kush e ka hapur fioken etavolines së tij dhe se pronarit i ka treguar se qka ka ndodhur një natë më parë kur ishte duke ipastruar zyret, se e ka par rojtarin -të akuzuarin Gj.V. duke e hapur fioken e tavolines së tij. Ngafotodokumentacioni i vendit të ngjarjes vërtetohet se brava e fiokes së tavolines është e dëmtuar ,

268

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 19: 4.1 haki lecaj

dhe se fioka është hapur në mënyrë të dhunshme.Nga vërtetimi mbi marrjen e sendeve nr........, tëdatës .........., vërtetohet se nga i akuzuari është marrur një kaqavid dhe të hollat në shumë prej1.500 Euro.

Nga këto prova gjykata gjeti se në veprimet e të akuzuarit qëndrojnë të gjitha tiparet evepres penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën pragrafi 1 të KPPK-së, përarsye se ngaprovat e lartëcekura në mënyrë të padyshimtë vërtetohet se i akuzuri Gj.V., vepren penale e kakryer me dashje , me qellim që vedit ti sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, në atëmënyrë qëme thyerje - duke e hapur fioken me forcë, ka marrë 1.500 Euro,andaj , gjykata gjeti se i akuzuriGj.V. është penalisht përgjegjës , me qenëse nuk ka rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinpenale.

I akuzuari Gj.V., në seancën e konfirmimit të akuzes e poashtu edhe në shqyrtimin gjyqësorka mohuar kryerjen e vepres penale, duke deklaruar se nuk e din se kush e ka thyer fioken e tavo-lines dhe kush i ka marrur të hollat në shumë prej 1.500 Euro.

Mirëpo, siq u tha edhe më parë, gjykata pas vlerësimit të provave gjeti se mbrojtja e tëakuzuarit Gj.V., është e pabazuar për arsye se nga deklarata e dëshmitares K.K., në mënyrë tëpadyshimtë u vërtetua se i akuzuri Gj.V., fioken e tavolines së pronarit të ndërmarrjes “BesiCom” e ka thyer me kaqavid dhe nga ajo i ka marrur 1.500 Euro, andaj, sipas vlerësimit tëgjykatës mbrojtja e të akuzuarit është e drejtuar me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale.

Me rastin e matjes dhe shqiptimit të denimit , gjykata i vlerësoj të gjitha rrethanat të cilatkonform nenit 64 të KPPK-së, ndikojnë në llojin dhe lartësin e denimit, ashtu që si rrethanalehtësuese për të akuzuarin gjeti se më parë nuk ka qenë i gjykuar, dhe se ndaj tij nuk zhvillohetprocedurë tjetër penale, ndërsa si rrethanë rënduese gjykata gjeti se i akuzuari e ka keqpërdorurbesimin që ju është dhënë (ruajtja e objektit dhe sendeve në objekt) , andaj gjykata të akuzuarin egjykoj me denim burgimi në kohëzgjatje prej 1(një) viti, duke gjetur se ky denim është denimadekuat me shkallën e rrezikshmërisë së vepres peanle dhe shkallën e përgjegjësisë penale të tëakuzuarit dhe se me këtë denim ndaj tij do të arihet qëllimi i denimit nga neni 34 të KPPK-së.

Vendimi mbi shpenzimet e procedurës penale dhe paushallit gjyqësor është marrur konformnenit 102 të KPPPK-së.

I dëmtuari E.H., për realizimin e kërkesës pasuroro-juridike u udhëzua në kontest civil, kon-form nenit 112 par.1 KPPPK-së, me qenëse gjykatës nuk i paraqiti prova të mjaftueshme për tëvendosur lidhur me kërkesën pasuroro-juridike.

GJYKATA KOMUNALE NË PRISHTINË,P.nr.88/2004, të datës.............

Procesmbajtësja, Kryetari i trupit gjykues,H.M. H.V.

269

E drejta e procedurës penale

Page 20: 4.1 haki lecaj

KËSHILLA JURIDIKE:Kundër këtij aktgjykimi pala e paknaqur ka të drejtëankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit , Gjykatës së Qarkut në..............,nëpërmjet të kësaj gjykate.

Sipas kodit të ri të procedures penale të Kosovës, sipas nenit 402 të KPPPK-së, ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë për këto arsye:

1.Për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedures penale,2.Shkeljes së kodit penal,3.Vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike,4.Vendimit lidhur me sanksionet penale,5.Konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepren penale ,shpenzimeve të procedures

penale, kërkesave pasuroro-juridike si dhe për shkak të vendimit mbi publikimin e aktgjykimit.

Ndaj akgjykimit nuk mund të ushtrohet ankesë për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jotë plotë të gjendjes faktike kur i akuzuari ka pranuar fajsin për të gjitha pikat e aktakuzës dhe trupigjykues është pajtuar me pohimin e tij (neni 402 par.2 KPPPK-së).

Në këtë rast unë do të jap një shembull të ankesës lidhur me një shkelje esenciale të dispozi-tave të procedures penale e cila me ligjin e vjetër të procedures penale nuk ka ekzistuar, është fjalapër shkeljen esenciale nga neni 403 par.1 nën par.9 të KPPPK-së.

270

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 21: 4.1 haki lecaj

P.nr.52/2004

GJYKATËS SË QARKUT

P R I Z R E N

P Ë R

GJYAKTËN SUPREME TË KOSOVËS

P R I SH T I N Ë

Kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prizëren P.nr.52/2004, të datës ..........., simbrojtës i të akuzuarit B.S., nga Prizreni , në afatin ligjor ushtroj këtë:

A N K E S Ë

Për shkak të :

-Shkeljes esenciale të dispozitave të procedures penale nga neni 403 par.1 nën paragrafi.9 tëKPPPK-së,

P R O P O Z I M

Që Gjykata Supreme e Kosovës , aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren P.nr.52/2004,të datës ............, të anulojë , dhe qështjen t’ia kthej të njejtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

Konform nenit 410 par.1 të KPPPK-së, kërkoj që unë si mbrojtës dhe i akuzuari B.S., tënjoftohemi për seancen e kolegjit të gjykatës së shkallës së dytë.

A r s y e t i m i

Me aktgjykimin e kundërshtuar të Gjykatës së Qarkut në Prizren P.nr.52/2004, të datës..........., i akuzuari B.S., nga Prizreni, është shpallur fajtor për vepren penale të vrasjes nga neni 146par.1 të KPPK-së, dhe është gjykuar me denim me burg në kohëzgjatje prej 12 vitesh, në të cilindenim duhet ti llogaritet dhe koha e kaluar në praburgim prej datës 17.07.2004, deri sa aktgjykimite bëhet i plotfuqishëm.

271

E drejta e procedurës penale

Page 22: 4.1 haki lecaj

I akuzuri është obliguar që ti paguaj të gjitha shpenzimet e procedures penale sa të bëhensipas llogarisë së gjykatës, kurse në emër të paushallit gjyqësor shumen prej 300 Euro. I dëmtuariS.S., për realizimin e kërkesës pasuroro-juridike është udhëzur në kontest civil.

Aktgjykimi i kundërshtuar përmbanë shkeljen esenciale të dispozitae të procedurës penalenga neni 403 par.1 nën paragrafi 9 të KPPPK-së.

Shkelja esenciale nga neni 403 par.1 nën paragrafi 9 të KPPPK-së, konsiston në ate se iakuzuari B.S. në shqyrtimin gjyqësor të datës .........,i thirrur të deklarohet mbi fajësinë , nuk e kapranur fajsinë e ngarkuar lidhur me aktakuze, dhe pastaj është marrur në pyetje para prezentimittë provave.

Kshtu nga procesverbali i shqyrtimit gjyqësor i datës........., vërtetohet se sipas nenit 357 tëKPPPK-së, shqyrtimi kryesor ka filluar me leximin e aktakuzes , dhe sipas nenit 358 të KPPPK-së, kryetari i trupit gjykues ia ka dhënë mundësin të akuzuarit që të pranoj ose mos të pranoj fajs-inë dhe i akuzuari ka deklaruar se nuk e pranon fajsinë , dhe pastaj është vazhduar me marrjen nëpyetje të akuzurit lidhur me akuzen.

Mirëpo, sipas dispozitës së nenit 371 par.1 të KPPPK-së , i akuzuari i cili nuk e ka pranuarfajësinë ose për të cilin nuk zbatohet neni 358 par.4 të këtij kodi , merret në pyetje pas marrjes nëpyetje të dëshmitarëve , ekspertëve dhe prezentimit të provave materiale .

Me qenëse i akuzuari B.S., është marrur në pyetje në kundërshtim me nenin 371 par.1 tëKPPPK-së, me këtë gjykata e shkallës së parë e bëri shkeljen esenciale të dispozitave të proce-dures penale nga neni 403 par.1 nën par. 9 të KPPPK-së, shkelje e cila ndikoj në nxjerrjen eligjshme të aktgjykimit.

Pra, me qenëse aktgjykimi i kundërshtuar përmbanë shkelje esenciale të dispozitave të pro-cedurës penale nga neni 403 par.1 nën par.9 të KPPPK-së, e cila aktgjykimin e kundërshtuar ebënë të kundërligjshëm, Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë i propozoj si në dispozitiv tëkësaj ankese.

Prizren,me datën.

Mbrojtësi i të akuzuarit,av. T.T.nga Prizreni

rr.P.M.nr.2___________________

272

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 23: 4.1 haki lecaj

Ap.nr.77/2004

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA E QAARKUT NË PRISHTINË,në kolegjin e përbërë nga gjyqtarët A.R., si kryetarkolegjit T.H. dhe H.E., anëtarë të kolegjit, me pjesmarrjen e bashkëpuntores profesionale S.H.,në qështjen penale kundër të akuzuarit A.B., nga fsh. B........, KK Prishtinë, për shkak të veprespenale lëndim I lehtë trupor nga neni 153 par.2 lidhur me par.1 nën paragrafi 1 të KPPK-së,duke vendosur sipas ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit A.B.-av. R.A., të ushtruar kundër akt-gjykimit të Gjykatës Komunale ne Prishtinë P.nr........., të datës ..........., në seancen e kolegjit tëmbajtur me datën ............, morri këtë:

A K T GJ Y K I M

REFUZOHET si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit A.B.-av.R.A., dhe aktgjykimii Gjykatës Komunale në Prishtinë P.nr......., të datës ...........,VËRTETOHET.

A r s y e t i m i

Me aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë P.nr........të datës............., i akuzuari B.A.,është shpallur fajtor për vepren penale lendim i lehtë trupor nga neni 153 par.2 lidhur me par.1nën paragrafi 1 të KPPK-së dhe është gjykuar me denim burgimi në kohëzgjatje prej 4 muaj.

I akuzuri është i obliguar të paguaj të gjitha shpenzimet e procedures penale aq sa të bëhensipas llogaris së gjykatës, ndërsa në emër të paushallit gjyqësor shumen prej 70 Euro, në afat prej15 ditësh nga dita e plotëfuqishmëris së këtij aktgjykimi.

I dëmtuari S.K., për realizimin e kërkesës pasuroro-juridike është udhëzur në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi në afatin ligjor ka ushtruar ankesë mbrojtësi i të akuzurit , av. R.A.,për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedures penale , vërtetimit të gabuar dhe jo tëplotë të gjendjes faktike , shkeljes së kodit penale dhe vendimit mbi sanksionin penal, mepropozim që Gjykata e qarkut të aprovoj (miratoj) ankesën dhe aktgjykimin e kundërshtuar tëprish dhe lëndën tia kthejë të njejtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje, ose të ndryshoj sa i përketsanksionit penal dhe të akuzurit tia shqiptoj denimin me kusht.

273

E drejta e procedurës penale

Page 24: 4.1 haki lecaj

PPQ në Prishtinë me shkresen PPA.nr......... të datës ............., ka propozur që ankesa e mbrojtësit etë akuzurit të refuzohet si e pabazuar.

Gjykata e qarkut i shqyrtoi shkresat e lëndës dhe pas vlerësimit të pretendimeve ankimore gjeti se:

Ankesa është e pabazuar.

Gjykata e qarkut duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare konform nenit 415 të KPPPK-së,gjeti se aktgjykimi i kundërshtuar nuk përmbanë shkelje esenciale të dispozitave të procedurëspenale për të cilat kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare.

Duke i vlerësuar pretendimet ankimore të mbrojtësit të të akuzurit av. R.A., se aktgjykimi ikundërshtuar përmbanë shkeljen esenciale nga neni 403 par.1 nën paragrafi 12 të KPPPK-së, ngase dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm , kundërdhënës me arsyet , Gjykata e qarkutgjeti se ky pretendim ankimor është i pabazuar.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së qarkut dispozitivi i aktgjykimit të kundërshtuar është I qartëdhe i kuptueshëm, dhe se arsyetimi i aktgjykimit përmbanë arsyera mbi faktet vendimtare nëkëtë qështje penale.Kështu nga dispozitivi i aktgjykimit të kundërshtuar kuptohet vendi dhe kohae kryerjes së vepres penale, mjeti me të cilin është shkaktuar lendimi trupor dhe motivi i tëakuzuarit, ndërsa arsyetimi i aktgjykimit përmbanë arsyera mbi këto fakte vendimtare, që akt-gjykimin e bëjnë të qartë dhe të kuptueshëm.

Edhe pretendimi ankimor se me aktgjykimin e kundërshtuar gjendja faktike nuk është vërte-tuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, sipas vlerësimit të Gjykatës ë qarkut është i pabazur.

Gjykata e shkallës së parë në bazë të deklaratës së të dëmtuarit S.K., dëshmitarëve T.T dheJ.S., në mënyrë të padyshimtë ka vërtetuar se i akuzuri av. A.B., ditën kritike pas një fjalosje tëshkurtër lidhur me një mosmarrvjeshje të mëparshme , e ka nxjerur një shufer metalike të gjatë-sisë rreth 40 cm, me të cilin e ka goditur të dëmtuarin në pjesën e majtë të kokës dhe qafes , dukei shkaktuar lendim të lehtë trupor , lendim i cili është vërtetuar dhe konstatuar dhe në qertifikat-en mjekësore të Qendres Klinike Univerzitare(QKU) në Prishtinë, nr.........., të datës.........

Nga këto arsye gjykata e qarkut gjeti se me aktgjykimin e kundërshtuar gjendja faktike ështëvërtetuara në mënyrë të drejtë dhe të plotë andaj dhe pretendimi ankimor në këtë drejtim është ipabazuar.

Sipas vlerësimit të gjykatës së qarkut, gjykata e shkallës së parë drejtë e ka aplikuar dhekodin penal,sepse me provat e administruara në mënyrë të padushimt ka vërtetuar se i akuzuarivepren penale e ka kryer me mjet të përshtatshëm për shkaktimin e lendimit të rëndë trupor tëcilin lëndim dhe e ka shkaktuar, andaj , pretendimi ankimor i mbrojtësit të të akuzurit se me akt-gjykimin e kundërshtuar është bërë shkelja e kodit penal, është i pabazuar.

Duke vlerësuar vendimin mbi sanksionin penal dhe pretendimin ankimor se denimi me

274

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 25: 4.1 haki lecaj

burgim në kohëzgjatje prej 4 muaj është denim i ashpër , gjykata e qarkut gjeti se edhe ky pre-tendim ankimor është i pabazuar.

Kjo nga shkaku se sipas vlerësimit të gjykatës së qarkut, gjykata e shkallës së parë me rastine matjes së denimit , drejtë i ka vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese konformnenit 64 të KPPK-së, të cilat ndikojnë në llojin dhe lartësin e denimit, të cilat rrethana i aprovondhe gjykata e Qarkut dhe gjen se denimi me burgim në kohëzgjatje prej 4 muaj nuk është denim iashpër, por përkundrazi dhe sipas vlerësimit të kësaj gjykate , është denim adekuat me shkallën errezikshmërisë së vepres penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit A.B. , dhe seme denimin me burgim të shqiptuar ndaj tij do të arrihet qellimi i denimit nga neni 34 të KPPK-së.

Nga se u tha më lartë a në bazë të nenit 423 të KPPPK-së u vendos si në dispozitiv të këtijaktgjykimi.

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË,Ap.nr.77/2004, të datës...........

Procesmbajtësja, Kryetari i kolegjitgjyqtari,S.H. A.R.

Anëtarët e kolegjit-gjyqtarët,

1.__________________

2.__________________

Sipas kodit të ri të përkohëshëm të procedures penale, neni 420 par.3 , vendimin e Gjykatëssë shkallës së dytë e nënshkruajnë të gjithë gjyqtarët e kolegjit , përveq vendimit të marr sipasnenit 421 pse 422 të KPPPK-së(është fjala për vendimin e gjykatës së shkallës së dytë kur ehudhë ankesen si të paafatshme ose të palejushme.

275

E drejta e procedurës penale

Page 26: 4.1 haki lecaj

Ap.nr.15/2004

GJYKATA E QARKUT NË MITROVICË, kolegji i përbërë nga gjyqtarët S.H, si kryetarkolegjit , H.M.dhe N.M., anëtarë të kolegjit, me pjesmarrjen e bashkëpuntores profesionale T.Z.,në qështjen penale kundër të akuzuarit G.P., nga Mitrovica, për shkak të vepres penale lendimi irëndë trupor nga neni 154 par.1 nën paragrafi 2 të KPPK-së, duke vendosur sipas ankesës sëmbrojtësit të të akuzurit av. H.ZH., nga Mitrovica, të ushtruar kundër aktgjykimit të GjykatësKomunale në Mitrovicë P.nr........, të datës ..........., në seancen e kolegjit të mbajtur me datën20.09.2004, morri këtë:

A K T V E N D I M

APROVOHET(MIRATOHET) ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit G.P.-av.H.ZH., ngaMitrovica dhe aktgjykimi i Gjykatës komunale në Mitrovicë P.nr.........., të datës ............, ANULO-HET dhe qështja i kthehet të njejtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

A r s y e t i m i

Me aktgjykimin e Gjykatës komunale në Mitrovicë P.nr..........të datës ............, i akuzuari G.P.,nga Mitrovica, është shpallur fajtor për vepren penale lendim i rëndë trupor nga neni 154 par.1nën paragrafi 2 të KPPK-së dhe është gjykuar me denim burgimi në kohëzgjatje prej 1(një) viti. Iakuzuari është obliguar që ti paguaj të gjitha shpenzimet e procedures penale sa të bëhen sipasllogarisë së gjykatës, ndërsa në emër të paushallit gjyqësor shumen prej 120 Euro.

I dëmtuari R.B., nga Mitrovica, për realizimin e kërkesës pasuroro-juridike është udhëzuarnë kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi në afatin ligjor ka ushtruar ankesë mbrojtësi i të akuzuarit G.P.-av.H.ZH., për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedures penale , vërtetimit tëgabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike , shkeljes së kodit penal , vendimit mbi sanskonin penal,me propozim që aktgjykimi i kundërshtuar të anulohet dhe qështja ti kthehet të njejtës gjykatënë rigjykim dhe rivendosje, ose të ndryshohet sa i përket vendimit mbi denim, dhe ti shqiptohetdenimi me kusht.Njëherit ka kërkuar që ky dhe i akuzuari , konform nenit 410 par.1 të KPPPK-së, të njoftohen për seancen e kolegjit të gjykatës së shkallës së dytë.

Gjykata e qarkut e caktoj seancen e kolegjit , konform nenit 410 par.1 të KPPPK-së, në tëcilën janë ftuara PPQ në Mitrovicë, I akuzuari G.P., dhe mbrojtësi i tij av. H.ZH., nga Mitrovica.

Në seancë të kolegjit kanë ardhur i akuzuari G.P. dhe mbrojtësi i tij av. H.ZH., të cilët nëfjalën e vet kanë mbetur pranë pretendimeve dhe propozimeve të bëra në ankesë.

276

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 27: 4.1 haki lecaj

Në seancë të kolegjit nuk ka ardhur PPQ nga Mitrovica edhe pse është ftuar në mënyrë tërregullt, mirëpo me shkresen PPA.nr........ të datës......., ka propozuar që ankesa e mrojtësit të tëakuzurit av. H.ZH., të refuzohet si e pabazuar.

Gjykata e qarkut i shqyrtoi shkresat e lëndës dhe pas vlerësimit të pretendimeve ankimoregjeti se :

Ankesa është e bazuar.

Duke vlersuar pretendimin ankimor të mrojtësit të të akuzuarit , av. H.Zh., se aktgjykimi ikundërshtuar përmbanë shkelje esenciale nga neni 403 par.1 nën paragrafi 12 të KPPPK-së, e cilakonsiston në ate se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm dhe se arsyetimi i aktgjykimitnuk përmbanë arsyera mbi faktet vendimtare sepse nga përshkrimi faktik nuk mund të kuptohetse në qfarë mjeti është shkaktuara lëndimi trupor, dhe cili lendim trupor është shkaktuar , Gjykatae qarkut gjeti se ky pretendim ankimor është i bazuar.

Dhe sipas vlerësimit të Gjykatës së Qarkut dispozitivi i till i aktgjykimit të kundërshtuarështë i paqartë dhe I pakuptueshëm nga këto arsye:

Në përshkrimin faktik të vepres penale , në dispozitiv të aktgjykimit thuhet se i akuzuariG.P., me datën 5.05.2004, rreth ores 12,00 në Mitrovicë , në rrugën e UQK-së te shtepia nr.59,pas një grindjeje të shkurtër me të dëmtuarin R.B., ka kapur një mjet të rrezikshëm me të cilin eka goditur të dëmtuarin në doren e majtë nën bryl, duke i shkaktuar lendime të rënda trupore tëpërshkruar në qertifikaten mjekësore të Qendres Klinike Univerzitare ne Prishtinë nr......... tëdatës.........

Nga ky përshkrim faktik nuk mund të kuptohet se qfarë mjeti është përdorur për kryerjen evepres penale dhe me qfarë mjeti është shkaktuar lendimi trupor, cili është ai mjet i rrezikshëmme të cilin është shkaktuar lendimi trupor i përshkruar në qertifikat, dhe qfarë lendimi I rëndëtrupor iu është shkaktuar të dëmtuarit R.B.

Kjo aktgjykimin e kundërshtuar e bënë të paqartë dhe të pakuptueshëm.

Poashtu, i bazuar është dhe pretendimi ankimor se arsyetimi i aktgjykimit nuk përmbanëarsyera mbi faktet vendimtare lidhur me mjetin me të cilin është shkaktuara lendimi trupor, dheqfar lendim të rendë trupor ka pësuar i dëmtuari R.B.

Kështu në arsyetim të aktgjykimit të kundërshtuar, gjykata e shkallës së parë thot se ngaprovat e proceduara, ka gjetur se i akuzuari G.P., të dëmtuarit R.B., i ka shkaktuar lendim të rëndëtrupor të përshkruar në qertifikaten mjekësore të Qendres Klinike Univerzitare në Prishtinë nr......të datës ............., dhe se këtë gjendje faktike e ka vërtetuara në bazë të deklaratës-dëshmis ë tëdëmtuarit R.B., dhe qertifikatës mjekësore të lartëpërmendur.

Në arsyetim të aktgjykimit të kundërshtuar nuk thuhet se qka ka vërtetuar gjykata ngadeklarata e të dëmtuarit dhe qka nga qertifikata mjekësore, dhe fare nuk ka vlerësim të këtyre

277

E drejta e procedurës penale

Page 28: 4.1 haki lecaj

provave konform nenit 387 par.2 të KPPPK-së, kështu që arsyetimi nuk ka arsyera mbi faktetvendimtare në këtë qështje penale.

Mungesa e arsyerave mbi faktet vendimtare , aktgjykimin e kundërshtuar e bënë të paqartëdhe të pakuptueshëm, ashtu që aktgjykimi i kundërshtuar është dashtë të anulohet dhe qështja tikthehet gjykatës së shkallës së parë dhe rigjykim dhe rivendosje, me qellim që gjykata e shkallëssë parë pas administrimit të sërishëm të provave dhe vlerësimit të tyre, të eliminon shkeljen esen-ciale të lartëcekur, në atëmënyrë që gjykata e shkallës së parë sërish do të ndëgjon të dëmtuarinR.B., në rrethanën se me qfarë mjeti të rrezikshëm është goditur nga i akuzuari, pastaj do tëangazhon ekspertin e mjekësisë ligjore i cili do ta jep mendimin dhe konkludimin lidhur me ate seqfarë lendimi trupor ka psuar i dëmtuari R.B., dhe me qfarë mjeti është shkaktuar lendimi trupor,dhe pas procedimit dhe vlerësimit të këtyre provave konform nenit 387 par.2 të KPPPK-së, do tënxjerr vendim të drejtë dhe të ligjshëm.

Nga se u tha më lartë a në bazë të nenit 424 par.1 të KPPPK-së u vendos si në dispozitiv tëkëtij aktvendimi.

GJYKATA E QARKUT NË MITROVICË,Ap.nr15/2004 të datës 20.09.2004

Procesmbajtësja, Kryetari i kolegjit-gjyqtari,T.Z. S.H.

Anëtarët e kolegjit-gjyqtarët,

1. H.M.

2.N.M.

278

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 29: 4.1 haki lecaj

Ap.nr.33/2004

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË, kolegji i përbërë nga gjyqtarët R.B., kryetarkolegjit dhe H.L. dhe E.H. anëtarë të kolegjit me pjesmarrjen e bashkëpuntores profesionaleK.A., në qështjen penale kundër të akuzuarit T.T., nga Prishtina, për shkak të vepres penale vjed-hje nga neni 251 par.1 të KPPK-së, duke vendosur sipas ankesës së mbrojtësit e të akuzuarit av.A.A., nga Prishtina, të ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Komunale në PrishtinëP.nr.22/2004, të datës 15.05.2004, në seancën e kolegjit të mbajtur me datën 30.08.2004, morrikëtë:

A K T GJ Y K I M

Me aprovimin e pjesërishëm të ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit T.T.-av.A.A, ngaPrishtina, NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë P.nr.22/2004, të datës15.05.2004, vetëm përkitazi me vendimin mbi denim , ashtu që Gjykata e qarkut të akuzuarin T.T.,nga Prishtina për vepren penale për të cilën është shpallur fajtor, e gjykon me denim burgimi nëkohëzgjatje prej 4 muaj.

Në pjesën tjetër aktgjykimi mbetet i pandryshuar.

A r s y e t i m i

Me aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë P.nr.22/2004, të datës 15.05.2004, iakuzuari T.T., nga Prishtina është shpallur fajtor për vepren penale vjedhje nga neni 252 par.1 tëKPPK-së, dhe është gjykuar me denim me burgim në kohëzgjatje prej 8(tetë) muaj. Është oblig-uar ti paguaj të gjitha shpenzimet e procedurës penale sa të bëhen sipas llogarisë së gjykatës dhenë emër të paushallit gjyqësor shumen prej 70 Euro. I dëmtuari L.D.n ga Prishtina , për realiz-imin e kërkesës pasuroro-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi në afatin ligjor ka ushtruar ankesë mbrojtësi i të akuzuarit av. A.A.,nga Prishtina, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedures penale , vërtetimit tëgabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së kodit penal dhe vendimit mbi sanksioninpenal, me propozim që aktgjykimi i kundërshtuar të anulohet dhe qështja ti kthehet të njejtësgjykatë në rigjykim dhe rivendosje ose të ndryshohet sa i përket vendimit mbi denim dhe tëakuzuarit ti shqiptohet një denim ma i butë.

279

E drejta e procedurës penale

Page 30: 4.1 haki lecaj

PPQ në Prishtinë me shkresen PPA.nr........... të datës .........., ka propozuar që ankesa e mro-jtësit të të akuzuarit T.T.-av.A.A., nga Prishtina, të refuzohet si e pabazuar.

Gjykata e qarkut i shqyrtoi shkresat e lëndës dhe pas vlerësimit të pretendimeve ankimoregjeti se:

Ankesa është pjesërisht e bazuar.

Gjykata e qarkut , duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare konform nenit 415 të KPPPK-së,gjeti se aktgjykimi i kundërshtuar nuk përmbanë shkelje esenciale të dispozitave të procedurëspenale, për të cilat kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare, e as shkelje tjera të procedurës penalepër të cilat nuk kujdeset sipas detyrës zyrtare.

Duke vlerësuar pretendimin ankimor të mbrojtësit të të akuzuarit-av.A.A., se aktgjykimi ikundërshtuar përmbanë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pa i cekur shkeljetesenciale , Gjykata e qarakut gjeti se ky pretendim ankimor është i pabazuar, për arsye se sipasvlerësimit të Gjykatës së Qarakut aktgjykimi i kundërshtuar nuk përmbanë shkelje esenciale.

Duke vlerësuar gjendjen faktike të vërtetuar me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parëdhe pretendimin ankimor se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë , për arsye se i akuzuarisendet i ka marrur si sende të braktisura dhe se nuk dihet pronari i tyre, Gjykata e qarkut gjeti sedhe ky pretendim ankimor është i pabazuar.

Kjo nga shkaku se sipas vlerësimit të Gjykatës së Qarkut, gjykata e shkallës së parë në bazëtë deklaratës së dëshmitarit R.K. dhe deklaratës së të dëmtuarit L.D., ka vërtetuar se ditën kritikei akuzauri T.T., nga Prishtina , në Lagjen Ulpiana nga garazha e të dëmtuarit i ka marrur disasende të automobilit “Golf ” dhe atë akumulatorin, disa pjesë të motorrit dhe një komplet tëveglave në atë mënyrë që e ka shfrytëzuar rastin kur i dëmtuari ka dalur nga garazha së bashku medëshmitarin, duke shkuar në një shitore në afërsi të garazhës e cila ka mbetur e hapur, dhe kurështë kthyer e ka vrejtur se i mungon akumulatori, disa pjesë të motorrit të vetures dhe një kom-plet vegla. Në atë moment ka ardhur një fqi i cili i ka treguar se kush i ka marrur sendet , ashtuqë e ka lajmruar policin e cila ka ardhur , iu ka treguar emrin e personit i cili i ka marrur sendetnga garazha , ashtu që policia pas 2 oresh është kthyer së bashku me të akuzuarin dhe sendet tëcilat i kanë gjetur te i akuzuari.

Pra, drejtë ka vepruar gjykata e shkallës së parë kur në bazë të këtyre provave ka gjetur senë veprimet e të akuzuarit T.T. qëndrojnë të gjitha elementet e qenjes së vepres penale të vjedhjesnga neni 252 par.1 të KPPK-së, ashtu që dhe pretendimi ankimor i mbrojtësit të të akuzuarit segjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe se me aktgjykimin e kundërshtuar është bërë shkeljae kodit penal janë të pabazura.

Duke vlerësuar vendimin mbi denimin dhe pretendimin ankimor se denimi me burgim nëkohëzgjatje prej 8 muaj është denim i ashpër, për arsye se gjykata e shkallës së parë me rastin ematjes dhe shqiptimit të denimit , nuk i ka vlerësuar drejtë dhe në mënyrë të plotë rethanat tëcilat konform nenit 64 par.1 të KPPK-së, ndikojnë në llojin dhe lartësin e denimit , Gjykata eqarkut gjeti se ky pretendim ankimor është i bazuar.

280

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 31: 4.1 haki lecaj

Dhe sipas vlerësimit të Gjykatës së qarkut, denimi me burgim në kohëzgjatje prej 8 muaj,është denim i ashpër , duke i patur parasysh rrethanat lehtësuese të cilat i ka gjetur gjykata eshkallës së parë dhe ate se i akuzuari ma parë nuk ka qenë i denuar, se nuk zhvillohet procedureëtjetër penale, se është relativisht i ri , se sendet e vjedhura janë kthyer të dëmtuarit , pendimin etij dhe premtimin se nuk do të përsëris një gja të tillë, ndërsa rrethana rënduese gjykata e shkallëssë parë nuk ka gjetur, rrethana të cilat i aprovon dhe Gjykata e qarkut dhe gjen se gjykata eshkallës së parë me rastin e matjes dhe shqiptimit të denimit, këto rrethana nuk i ka vlersuar nëmënyrë të drejtë dhe të plotë, ashtu që Gjykata e qarkut gjen se këto rrethana lehtësuese e justi-fikojnë shqiptimin e një denimi ma të butë, dhe Gjykata e qarkut duke aprovuar ankesën , endryshoj aktgjykimin sa i përket vendimit mbi denim dhe të akuzuarin T.T., për vepren penalepër të cilën është shpallur fajtor e gjykoj me denim me burg në kohëzgjatje prej 4 muaj, duke gje-tur se ky denim është denim adekuat me shkallën e rezikshmërisë së vepres penale dhe shkallën epërgjegjsisë penale të të akuzuarit dhe se me këtë denim ndaj tij do të arihet qëllimi i denimit nganeni 34 të KPPK-së.

Nga se u tha më lartë a në bazë të nenit 426 të KPPPK-së u vendos si në dispozitiv të këtijaktgjykimi.

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË,Ap.nr.33/2004, të datës 30.08.2004

Procesmbajtësja, Kryetari i kolegjit-gjyqtari,K.A R.B.

Anëtarët e kolegjit-gjyqtarët,1. H.L.

2. E.H.

281

E drejta e procedurës penale

Page 32: 4.1 haki lecaj

PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALEPP.nr.........../04Me dt. ...............F E R I Z A J

Në bazë të nenit 462 të KPPPK-së ushtoj këtë:

PROPOZIM AKUZE

Kundë të pandehurit U.T., nga babai R. dhe nëna SH, e lindur B., i lindur me 24.03.1980,në Ferizaj rr. V.G.” nr.14, ku edhe jeton , shiqptar, Kosovar, i pamartuar, më parë i padenuar ,mbrohet nga liria.

S E P S E

Me daten........., ne Ferizaj ne rrugen P.P. nr.40, në mëyre të kundërligjshme ka marrurautomjetin e markes “Opell Askona” me regjistrim 001 KS 000, pronë e te demtuarit SH.K. ngaFerizaji, me qellim të ngasjes dhe pas kater oresh të vozitjes , veturen e ka lene në afersi tëKuvendit Komunal në Ferizaj,

- me ketë ka kryer vepren penale marrja e pasurise së luajtshme nga neni 258 par.1 tëKPPK-së.

Andaj

P R O P O Z O J

Qe ajo gjykate të caktoj shqyrtimin gjyqesor ne të cilin do të ftoj:

-Prokurorin Publik Komunal në Ferizaj,-Të pandehurin U.T., ne adresen e lartecekur,-Të demtuarin Sh.K. nga Ferizaji rr. Skenderbeut nr.1,-Deshmitarin P.R., nga Ferizaji rr. UQK nr.2,-Deshmitarin J.K. , nga Ferizaji rr. Kasollave nr.3.

Ne shqyrtimin kryesor te behet shiqimi i fotodokumentacionit të veturës.

282

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Page 33: 4.1 haki lecaj

A r s y e t i m i

I pandehuri U.T. në deklaraten e vet të dhene në polici në Ferizaj, ka deklaruar se është evertet se me daten ........., së bashku me dy shok të vet P.R. dhe J.K. nga Ferizaji, kane marrurautomjetin e markes “Opell Askona” me regjistrim 001 KS 000 dhe pas nje vozitjeje prej kateroresh, veturen e ka lene ne afersi te Kuvendit Komunal te Ferizajit.

Nga deklaratat e deshmitareve te dhena ne polici poashtu vertetohet se i pandehuri U.T., juka thene se vetura është e tij dhe se pas nje vozitje prej kater oresh , veturen i pandehuri e ka lenenë afersi te Kuvendit Komunal në Ferizaj dhe ne ketë moment ju ka thenë se vetura nuk është eti, por e ka marrur nga nje shok me qellim qe te shetisin.

Nga fotodokumentacioni i vetures vertetohet se vetura eshte e demtuar në anën e majt tëdera (është hapur në mënur të dhunshme)..

Nga se u tha me larte rezulton se ne veprimet e te pandehurit U.T., qendrojnë te gjitha ele-mentet e vepres penale marrja e pasurisë se luajtshme nga neni 258 par.1 te KPPK-se, per te cilenngarkohet andaj, konsideroj se propozim akuza eshte e provuar dhe bazuar ne ligj dhe i propozojgjykatës që ta shpall fajtor dhe ta denoj sipas ligjit.

PROKRORI PUBLIK,SH.E.

283

E drejta e procedurës penale