68
2009

2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

2009NATIONAL CENTER FOR SOCIAL STUDIES - NCSS

QENDRA KOMBЁTARE PЁR STUDIME SOCIALE - QKSS

Page 2: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim
Page 3: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime

“Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim botёn nga gjysma e iluzioneve”

– Rene Dekart1

1 René Descartes filozof, matematicient dhe fizicient francez

Page 4: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

4

Page 5: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

5

PARAFJALЁ E AUTORES

Nё Kosovё koncepti i çёshtjeve gjinore si dhe terminologjia qё ndёrlidhet me tё ёshtё sferё akoma e panjohur pёr shumё individё.

Gjatё angazhimeve profesionale, kam hasur nё fjalё dhe shprehje tё terminologjisё gjinore, tё huazuara nga gjuhёt e huaja, tё cilat shpeshёherё edhe mё krijuan huti.

Kjo huti mund tё ndikojё edhe nё keqkuptimet e koncepteve tё çёshtjeve dhe tё barazisё gjinore.

Edhepse nuk jam gjuhёtare me profesion, me kёtё doracak modest, shpresoj tё ofrojё mundёsi tё hapjes sё diskutimeve profesionale tё gjuhetarёve, juristёve, ekonomistёve, sociologёve, studjuesёve dhe aktivistёve qё tё pasurojmё edhe mё tutje gjuhёn tonё.

Ky doracak/fjalorth synon tё nxisё lexuesit/et dhe pёrdoruesit/et qё tё ndihmojnё me sugjerime dhe komente nё mёnyrё qё tё pёrmirёsohet cilёsia nё botimet e ardhshme.

Visare Gorani-GashiDrejtore e Qendrёs pёr Studime Sociale

Prishtinё, Tetor 2009

Page 6: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

6

Page 7: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

7

1 Pasqyrё e shkurtё e feminizmit dhe studimeve pёr gruan2

“Feministe janё ato gra tё cilat nuk duan qё tё trajtohen si ndytёsirё”3

Sju, nje grua australiane e intervistuar pёr DYI Feminism me 1996

Feminism - Feminizmi

Ekzistojnё variacione nё definimin pёr feminizmin, qё nё mes tjerash njё definicion thotё se “feminizmi ёshtё doktrinё qё avokon pёr tё drejta tё barabarta pёr gratё4.

Mirёpo feminizmi shpjegohet edhe si “filozofi qё pёrfshinё ekonominё, politikёn, letёrsinё por edhe secilin aspekt tё shkencave humanistike, tё cilat kёrkojnё tё pozicionimin e grave nё pozitё tё barabartё me burrat; dhe si e tillё shpjegohet se si historikisht burrat e kanё etabluar dhe forcuar dominimin e tyre”5.

Feminizmi shpjegohet edhe si 1) teori politike, ekonomike dhe sociale pёr barazinё e sekseve, dhe 2) aktivitete tё organizuara pёr tё drejtate grave dhe interesat e tyre6.

Feminizmi ёshtё “besimi pёr tё drejtat e gruas-besimi ose zotimi qё gratё duhet tё kanё tё drejta dhe mundёsi tё barabarta sikurse edhe burrat” si dhe “levizje pёr tё drejtat e grave- lёvizje qё zotohet qё gratё tё kanё tё drejta dhe mbrojtje pёr mundёsi tё barabarta sikurse edhe burrat”. 7

2 Burimi http://en.wikipedia.org/womenStudies3 “[Feminists are] just women who don’t want to be treated like shit.” Su, an Australian woman

interviewed for the 1996 anthology DIY Feminism burimi:http://www.feminist.com/resources/artspeech/genwom/whatisfem.htm

4 wordnetweb.princeton.edu/perl/webwn5 www.members.fortunecity.com6 http://www.merriam-webster.com/dictionary/feminism7 http://encarta.msn.com/dictionary_1861610952/feminism.html

Page 8: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

8

2 Feminism - Feminizmi

Feminizmi trajton dhe lufton formimin e paragjykimeve gjinore nё strukturat shoqёrore dhe kulturore.

Feminizmi ёshtё lёvizje qё punon nё mёnyrё tё arrije qёllimet specifike. Kёto qёllime janё ndryshimet politike dhe shoqёrore-duke implikuar se8:

• Duhet angazhim me qeveritё dhe legjislacionin, • Duhet angazhim me praktikat shoqёrore dhe bindjet, • Duhet angazhim pёr qasje nё informata nё mёnyre qё gratё

tё kenё mundesi tё bejnё zgjedhje tё pёrgjegjeshmeFeminizmi si diskurs politik ka pёr qёllim ngritjen e nivelit

tё mbrojtjes ligjore tё tё drejtave tё gruas. Kjo pёrfshin lёvizje tё ndryshme si dhe teori politike e sociologjike me anё tё tё cilave avokohet pёr shumё tё drejta gjinore pёr grate dhe interesat e tyre.

3 History of feminism - Historia e feminizmit

Sipas disa studjuesёve tё feminizmit si Megi Ham dhe Rebeka Voker, historia e feminizmit mund tё ndahet nё tri valё/etapa.

First wave of feminism - Vala e parё e feminizmit - ёshtё paraqitur gjatё shekullit tё 19, ka zgjatur deri nё fillim tё shekullit 20 dhe i referohet “lёvizjes syfrazhete” e cila ishte e pёrqendruar nё tё drejtёn e gruas pёr tё votuar.

8 http://www.feminist.com/resources/artspeech/genwom/whatisfem.htm

Page 9: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

9

Second wave of feminism - Vala e dytё e feminizmit - paraqitet pёrgjatё viteve 1960 dhe 1970; kjo i referohet ideve dhe aksioneve tё ndёrlidhura me lёvizjet liberale tё fillimviteve 1960 ku organizoheshin fushata pёr barazinё e gruas nё sferёn sociale dhe tё legjislacionit.

Third wave of feminism - Vala e tretё e feminizmit - paraqitet nё vitet 1990 dhe zgjat deri nё ditёt e sotme, trajtohet si vazhdimёsi por edhe si reagim ndaj dёshtimeve tё etapёs sё dytё tё feminizmit.

4 Women’s suffrage9 –syfrazhetizmi i grave

Ёshtё realisht e drejta e gruas pёr tё votuar, dhe historikisht pёrfshin tё gjitha lёvizjet reformuese ekonomike dhe politike. Origjina bashkohore e syfrazhetizmit lindi nё Francё nё shekullin e XVIII.

E drejta e gruas pёr tё votuar, nё tё drejtёn ndёrkombёtare ёshtё paraparё edhe nё Deklaratёn Universale tё tё Drejtave tё Njeriut tё OKB tё vitit 1948, ku neni 21. cit.: “(1) çdo kush ka tё drejtё tё merr pjesё nё qeverinё e vendit tё vet, drejtpёrdrejtё ose nёpёrmes pёrfaqёsueseve tё zgjedhur”

(3) Vullneti i qeverisё duhet tё bazohet nё vullnetin e popullit, kjo do tё shprehet nё zgjedhjet periodike dhe tё drejta, nё tё cilat do tё votohet nё mёnyrё tё barabartё dhe universale, votimet do tё jenё tё fshehta ose do tё kenё procedurё ekuivalente”

E drejta e gruas pёr votim, nё mёnyrё eksplicite ёshtё e paraparё si e drejtё, nё Konventёn e OKB - CEDAW e adoptuar me 1979.

9 http://en.wikipedia.org/wiki/women%27s_suffrage

Page 10: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

10

Beteja pёr tё drejtёn e gruas pёr tё votuar (women suffrage) paraqet njё ndёr betejat mё fundamentale tё grave, sepse mohimi i tё drejtёs sё grave pёr pёrfaqёsimin e tyre nё institucionet legjislative, nё mёnyrё eksplicite ёshtё treguesi dhe porosia e qartё pёr trajtimin e grave si qytetare tё rendit tё dytё. Pёr 250 vitet e fundit, historikisht, asnjё fushatё nuk ёshtё ngulitur aq shumё nё kujtesёn popullore si lёvizja e grave syfrazhete.

5 Women’s Studies10 - Studimet pёr gruan

Studimet pёr gruan filluan si disciplinё akademike nga fundi i viteve 70, tё ndikuara nga vala e dytё e feminizmit dhe duke ushtruar ndikim politik nё qarqet akademike nёpёrmjet studentёve dhe aktivizmit.

Studimet pёr gruan, janё modeluar pёr gjatё Studimeve Amerikane dhe Etnike, si psh Studimet Afro-Amerikane, Studimet Chikano (hispanike) tё cilat filluan mё parё. Studimet pёr gruan nё ShBA u themeluan mё 1970 nё Kolegjin San Diego, pas organizimit intenziv tё aktiviteteve tё ndёrgjegjёsimit pёr gruan, organizimit tё tribunave, diskutimeve, peticioneve dhe duke pёrgaditur ligjёrime dhe prezentime eksperimentale para kёshillave dhe komiteteve tё ndryshme.

Objektivat e studimeve pёr gruan pёrfshijnё:• Njohjet pёr gruan duke pranuar pёrcepcionet dhe pёrvojat e

grave si reale dhe tё rёndёsishme • Duke korrigjuar paragjykimet pёr gratё dhe duke identifikuar

mёnyrat dhe metodologjitё me tё cilat mund tё ndryshojnё njohuritё tradicionale pёr gratё10 http://en.wikipedia.org/wiki/women’s_studies

Page 11: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

11

• Teoritё pёr rolin e gruas nё shoqёri, • Ekzaminimin e llojllojshmёrisё sё pёrvojёs sё gruas • Teorite se si pёrkatёsia gjinore ndёrlidhet me klasёn, racёn,

orientimin seksual etj.Edhe pse studimet pёr gruan janё pikёnisje pёr tё zbuluar

mёnyrat me anё tё tё cilave paragjykimet kulturore dhe shoqёrore ndikojnё nё kuptimin e çёshtjeve gjinore, studimet pёr gruan gjithashtu trajtojnё edhe rrethinёn ku jetojnё dhe veprojnё si burrat edhe gratё.

Studimet pёr gratё janё tё ndёrlidhura pothuajse me çdo lёmi akademike, andaj studimet pёr gratё zhvillojne teori dhe metodologji me tё cilat synohet kuptimi dhe njohja e çёshtjeve tё ndryshme tё cilat ndikojnё nё formёsimin kulturor, social dhe ekonomik tё shoqёrisё.

6Women’s Empowerment 11 – Fuqizimi i gruas

Koncepti i fuqizimit tё gruas i referohet barazisë ginore por dallon nga ai. Thelbi i fuqizimit qёndron nё aftёsinё e gruas pёr tё kontrolluar fatin e saj. Kjo kёrkon qё gratё e fuqizuara pёrvec qё kanё aftёsi tё barabarta (arsimim dhe shёndet), qasje tё barabartё nё burime dhe mundёsi (qasje nё tokё dhe nё punёsim), gratё duhet tё kenё edhe agjenci me anё tё cilёs do t’i shfrytёzonin kёto tё drejta, aftёsi, burime dhe mundёsi qё tё bёjnё zgjedhje dhe vendime strategjike (tё cilat ofrohen nёpёrmjёt mundёsive pёr udhёheqje

11 Burimi http://www.undp.ro/download/files/Gender/RBEC/Gender/Equality/Strategy/2008-2011-EUROPE/and/CIS.pdf Document prepared by the Secretariat of the United Nations. Inter-agency task force on the implementation of the ICPD Programme of Action. http://www.un.org/popin/unfpa/taskforce/guide/iatfwemp.gdl.html

Page 12: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

12

si dhe pjesёmarrje nё institucionet politike). Mirёpo pёr t’i arritur kёto, gratё duhet tё jetojnё pa frikё nga kёrcnimet apo dhuna.”

Fuqizimi i gruas ka pesё komponenta: “1. Ndjenjёn e gruas pёr vetё-vlerёsim; 2. Tё drejtat e gruas pёr tё pёrcaktuar zgjedhjen e saj; 3. Tё drejtat e gruas pёr tё pasur qasje nё mundёsi dhe burime; 4. Tё drejtat e gruas pёr tё kontrolluar jetёn e saj – si nё shtёpi apo jasht saj; 5. Afёsinё e saj tё ndikojё nё ndryshimet shoqёrore pёr tё krijuar njё shoqёri me rend mё tё drejtё socio-ekonomik si nё sferёn vendore por edhe nё atё ndёrkombёtare”.

7Empowerment Framework and Women’s Equality Korniza e fuqizimit dhe barazia gruas12

Kur kёto komponenta shikohen me rradhё shofim se ka njё rradhitje hijerarkike, qё do tё thotё kur aranzhimet rangohen njёra sipёr tjetrёs, e qё ajo qё ёshtё mё sipёr tregon rёndesinё mё tё madhe tё asaj ndёr tё.

Hijerarkia e elementeve nё kornizёn e fuqizimit dhe tё barazisё sё gruas ёshtё sa vijon:

• Control – Kontrolli • Participation - Pjesёmarrja • Counssiousnes – Ndёrgjegjёsimi • Access - Qasja • Welfare - MirёqeniaÇdo projekt zhvillimor, duhet tё pёrmbajnё kёto pesё nivele,

dhe projektet zhvillimore duhet tё adresojnё çёshtjet gjinore nё mёnyrё parimore, nёse dёshirojmё qё zhvillimi i gruas tё avancojё.

12 Burimi http://www.bigpond.com.kh/users/gad/glossary/gender.htm

Page 13: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

13

8Welfare – Mirёqenia

Mirёqёnjia ёshtё niveli bazё dhe pёrdoret nё mёnyrё tё veçantё nё Kornizёn e fuqizimit dhe barazisё sё gruas, duke i u referuar zbrastirave/dallimeve zhvillimore (gender gap) nё mes tё burrave dhe grave nё mirёqenjen e tyre materiale.

Nёse projekti ёshtё i kufizuar nё procesin e zhvillimit tё grave vetёm nё ngritjen e nivelit tё mirёqenies, do tё thotё se gratё do tё jenё vetёm pranuese pasive tё pёrfitimeve nga projektet. Pёrderisa gratё nuk janё tё kyçyra nё nivelet mё tё larta tё fuqizimit, nё tё cilat do tё kanё rol mё aktiv nё proceset zhvillimore, gratё mund tё mbesin vetёm pranuese pasive tё pёrfitimeve, por jo edhe aktere tё barabarta nё proceset zhvillimore. Mirёpo, niveli i barabartё i mirёqenies mes grave dhe burrave ёshtё imperativ, andaj, mirёqenia e gruas duhet tё jetё objektivi parёsor nё procesin e zhvillimit dhe tё fuqizimit tё grave.

9Access - Qasja

Paraqet mёnyrёn ose tё drejtёn e shfrytёzimit tё shёrbimeve, produkteve ose tё tё mirave tjera.

Korniza e fuqizimit tё barazisё sё grave, e identifikon “qasjen” si njё nga pesё nivelet e barazisё tё cilat janё tё rёndёsishme nё procesin zhvillimor tё grave. Zbrastirat/dallimet gjinore nё qasjen nё burime si dhe nё shёrbime, ёshtё njё nga format mё tё shpeshta tё pengesave tё zhvillimit tё gruas.

Page 14: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

14

Barazia e grave nё qasjen nё burime dhe nё shёrbime, mund tё shihet si objektiv nё vete, por nё tё njejtёn kohё ёshtё edhe mjet pёr mobilizimin e veprimit tё gruas pёr barazi gjinore.

10 Counssiousnes - Ndёrgjegjёsimi

Eshtё proces i vetёdijёsimit, andaj nё proceset zhvillimore, ndёrgjegjёsimi ёshtё momenti kyç me tё cilin gratё dhe burrat bashkarisht analizojnё dhe e luftojnё diskriminimin e mundshёm gjinor.

Kjo paraqet bazёn pёr tejkalimin e pengesave pёr arritjen e barazisё gjinore. Nё kornizёn e fuqizimit tё grave, ndёrgjegjёsimi i grave dhe burrave shihet si hap kryesor nё procesin e zhvillimit nё pёrgjithёsi. Nёpёrmjet ndёrgjegjёsimit gjinor, burrat dhe gratё sё bashku e kuptojnё natyrёn e pengesave me tё cilat ballafaqohen, si dhe nevojёn pёr mobilizim pёr veprim tё pёrbashkёt.

Procesi i diskutimit dhe i kuptimit tё problemeve tё pёrbashkёta ёshtё fazё kritike qё motivon burrat dhe gratё tё lёvizin nga roli pasiv i pranuesёve tё pёrfituesёve tё shёrbimeve deri tё akterёt aktiv nё proceset zhvillimore.

Ndёrgjegjёsimi gjinor pra shёrben pёr identifikimin e pabarazive si dhe analizimin e shkaqeve tё tyre.

Page 15: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

15

11Participation - Pjesёmarrja

Nё kuptimin e gjёrё do tё thotё tё jesh pjesё e ndonjё procesi, ngjarje apo projekti.

Korniza e fuqizimit dhe barazisё sё gravё shёrbehet me kёtё fjalё si simbol i vendimarrjes. Nё kёtё mёnyrё shprehja “pjesёmarrje” definon mёnyrёn dhe rrjedhёn e ngjarjeve, si dhe mvnyrёn e shpёrndarjes sё burimeve. Barazia gjinore nё vendim-marrje ёshtё thelbёsore nё proceset zhvillimore.

12 Control - Kontrolli

Tregon aftёsinё pёr drejtimin ose ndikimin nё ngjarjet nё atё mёnyrё qё interesat pёrkatёse tё mbrohen.

Korniza e fuqizimit dhe barazisё sё gruas e sheh barazinё e gruas dhe tё burrit nё aspektin e kontrollit, si aspektin mё tё lartё nё zhvillimin e gruas - ku gratё sigurojnё se shpёrndarja e burimeve dhe pёrfitimeve do tё jetё e barabartё.

Pёrderisa ndёrgjegjёsimi dhe pjesemarrja janё thelbёsore nё procesin e fuqizimit tё gruas, barazia gjinore nё kontroll ёshtё e vetmja mёnyrё qё prodhon rezultate konkrete

Page 16: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

16

13Principle concepts of gender13 - Konceptet parimore tё gjinisё

Fjala gjini i “referohet atribuimev shoqёrore tё lidhura mё tё qenit femёr apo mashkull, tё raporteve mes burrave dhe grave, raporteve mes djemve dhe vajzave si dhe raporteve nё mes grave si dhe raporteve nё mes burrave.

Kёto atribuime, raporte dhe mundёsi janё tё ndёrtuara nga shoqёria si dhe mёsohen nёpёrmjet proceseve tё shoqёrorizimit. Kёto raporte janё specifike nё kontekst kohor, vendor dhe janё tё ndryshueshme. Gjinia pёrcakton se çka pritet, çka ёshtё e lejuar si dhe çka ёshtё e vlerёsuar pёr njё burrё apo grua nё kontekstet e sipёrpёrmendura.

Nё shumicёn e shoqёrive ka dallime dhe pabarazi nё mes burrave dhe grave nё pёrgjegjёsitё e tyre, aktivitet, qasjen nё dhe kontrollin e burimeve si dhe mundёsive pёr vendimarrje. Gjinia ёshtё pjesё e kontekstit mё tё gjёrё socio-kulturor. Kriteret e e tjera tё rёndёsishme pёrfshijnё analizat e klasёs, racёs, nivelit tё varfёrisё, etnisё si dhe tё moshёs14”.

Fjala gjini nёnkupton pra atribuimet ekonomike, politike dhe kulturore tё lidhura me tё qenit femёr apo mashkull.

Çka do tё thotё tё jesh mashkull apo femёr, ndryshon nё kultura dhe pёrgjatё periudhave tё ndryshme kohore.

Koncepti gjini i referohet marreveshjeve sociale tё

13 Burimi: http://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PNADL089.pdf Sources: Moser, C. (1993) Gender Planning and Development: Theory, Practice, and Training. Routledge: London, UK. www.bigpond.com.kh/users/gad/glossary/gender.htm global.finland.fi/julkaisut/taustat/nav_gender/glossary.htm www.un-instraw.org

14 Burimi: http://www.undp.ro/download/files/Gender/RBEC/Gender/Equality/Strategy/2008-2011-EUROPE/and/CIS.pdfGender Mainstreaming: Strategy for Promoting Gender Equality Document” - August 2001 –Office of Special Advisor on Gender Issues and Advancement of Women.

Page 17: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

17

konstruktimit tё roleve, raporteve, qёndrimeve individuale, sjelljeve, vlerave si dhe raporteve nё pushtet dhe projekcioneve qё shoqёria ndёrton pёr tё dyja sekset, mbi baza tё ndryshme.

Gjinia ёshtё identitet i cili mёsohet, ndryshon pёrgjatё kohёs dhe ndryshon nё dhe pёrmes kulturave. Gjinia nuk i referohet thjesht burrit apo gruas, por raporteve nё mes tyre.

14Gender Roles - Rolet gjinore

Komunitetet dhe shoqeritё krijojnё norma shoqёrore tё sjelljeve, vlerave, qёndrimeve pёr tё cilat mendohet se janё tё pёrshtatshme pёr gratё dhe burrat si dhe pёr raportet nё mes tyre.

Kёto role janё tё caktuara sipas kritereve shoqёrore, e jo sipas kritereve biologjike. Shtatёzёnia ёshtё karakteristikё biologjike e gruas dhe jo e burrit, por kjo nuk do tё thotё se kujdesin pёr fёmijet nuk duhet tё kenё tё dy palёt, mirёpo nё shumё kultura dhe shoqёri nёnkuptohet se gruaja e ka pёr detyrё pёrkujdesjen e fёmijeve.

Page 18: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

18

15Gender – Gjinia

Shprehja gjini tejkalon shpjegimin gramatikor tё klasifikimit tё gjinisё, nё gjini mashkullore, femёrore dhe asnjajёse.

Gjinia nuk pёrshkruan karakteristikat biologjike dhe seksuale me anё tё cilave identifikohen burrat dhe gratё, por shёrben si shpjegim pёr definimin e roleve shoqёrore, tё qёndrimeve dhe vlerave tё cilat bashkёsia shoqёrore i paraqet si tё duhura dhe tё pёrshtatshme pёr njerin apo tjetrin seks.

16Gender studies – Studimet gjinore15

Janё fushё ndёrdiciplinore e cila analizon fenomenin e gjinisё. Studimet gjinore shpesh herё ndёrlidhen me studimet pёr klasat, racёn, etninё, seksualitetin si dhe kanё lidhje me lokacionin apo vendndodhjen.

15 http://en.wikipedia.org/wiki/Gender_studies

Page 19: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

19

17Gender difference – diferencё gjinore16

Diferencё gjinore janё dallimet biologjike/ose psikologjike qё karakterizojnё femrat dhe meshkujt nё pёrgjithёsi.

Nё studimet socio-politike, shpesh herё ngriten çёshtjet se a rezultojnё diferencat gjinisё e nga biologjia e seksit ?

Shembull, burrat mesatarisht janё mё tё gjatё se gratё, mirёpo, individualisht nje grua mund tё jetё mё e gjatё se njё burrё.

Duke u nisur nga definicioni i dallimeve nё seks (qё janё dallimet biologjike mes meshkujve dhe femrave) dhe tё dallimeve gjinore (rolet e definuara shoqёrore mes burrave dhe grave), atёherё kёto dallime i referohen vetёm atributeve dhe dallimeve biologjike17.

18Gender Social Relations - Raportet shoqёrore gjinore

Nё aspektin mё specifik, shprehja “raportet shoqёrore gjinore” shpjegon asimetritё nё raportet burra-gra, me theks tё veçantё nё rolin e sekseve nё ushtrimin dhe kontrollin e pushtetit, vendimarrje, ndarjen e punёve ё shtёpi por edhe nё shoqёri.

Kjo fjali ngrit vёmendjen tonё pёr tё kёrkuar nё proceset e shoqёrore, identifikimin individual dhe kolektiv, ndjesinё tonё pёr rolet, vlerat si dhe sjelljet e pёrshtatshme, por mbi tё gjitha nxit interesimin pёr interaksionin dhe raportet nё mes tё burrave dhe grave.16 http://en.wikipedia.org/wiki/Gender_differences17 http://www.med.monash.edu.au/gendermed/difference.html

Page 20: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

20

19Gender Roles - Rolet gjinore

Rolet gjinore tё ndara sipas seksit janё klasifikim shoqёror dhe jo biologjik.

Pёr shembull, nёse pёrkujdesja pёr fёmijёt klasifikohet si rol i gruas, atёherё kemi tё bёjmё me rol shoqёror dhe jo tё pёrcaktuar nё bazё tё seksit biologjik, sepse pёrkujdesjen e fёmijeve mund tё bejnё edhe gratё edhe burrat.

20Sex Roles - Rolet seksuale

Rolet seksuale i referohen funksionit biologjik pёr tё cilin ёshtё i nevojshёm kualifikimi i pёrkatёsisё sё caktuar seksuale. Pёr shembull shtatёzёnia ёshtё rol i gruas, sepse vetem seksi femёr mund tё jetё shtatёzёnё.

21Women’s Rights – Të drejtat e gruas

Tё drejtat njerёzore tё gruas dhe tё fёmijёve-vajza janё pjesё e pandarё, e pandryshueshme dhe integrale e tё drejtave universale tё njeriut.

Pjesёmarrja e plotё dhe e barabartё e grave nё jetёn politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore, nё nivel vendor,

Page 21: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

21

regjional apo ndёrkombёtar, si dhe zhdukja e tё gjitha formave tё diskriminimit nё bazё tё seksit janё objektiv prioritar i bashkёsisё ndёrkombёtare18”

22Stereotypes of Gender Roles - Stereotipet e roleve gjinore

Ështё portretizim konstant nё media dhe publikime, ku grate dhe burrat kanё rolet shoqёrore tё pёrcaktuara nё bazё tё ndarjes tradiconale tё roleve dhe tё punёve nё njё shoqёri tё caktuar.

Kёto role gjinore stereotipizojnё punёt dhe angazhimet duke forcuar edhe mё tej ndarjen gjinore tё punёs dhe duke i portretizuar nё ndarje “normale” dhe “natyrore” tё punёve.

23Cultural stereotypes – Stereotipet kulturore

Stereotipet kulturore janё tё skalitura si te burrat edhe te gratё. Gratё tradicionalisht shihen si mё tё ndjeshme dhe mё tё kujdesshme, dhe qё janё tё formёsuara pёr punё dhe pёr profesione tё cilat kёrkojnё kёto shkathtёsi.

Kёto shkathtёsi nё mёnyrё tipike janё tё ndёrlidhura me punёt shtёpiake, andaj kёto profesionё vlerёsohen lartё nё aspektin kulturor, por janё tё nёnvlerёsuara nё aspektin ekonomik.

Burrat, tradicionalisht shihen si punёtorё qё fitojnё bukёn, andaj punёt apo profesionet qё burrat tradicionalisht ushtrojnё, 18 Vienna Declaration and Programme of Action, 12 July 1993. A/CONF.157/23. Paragraph 17

http://www.unhchr.ch/huridocda/huridoca.nsf/(Symbol)/A.CONF.15

Page 22: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

22

shihen si punё ekonomikisht mё tё vlerёsuara, dhe vazhdojnё tё jenё mё tё vlerёsuara dhe mё mirё tё paguara.

Kёto stereotipe janё shpjegim i mundshёm pёr pabarazi gjinore qё rezultojnё nё pabarazi tё pagёs mes burrave dhe grave.

24Gender Blind - Verbёria gjinore

Verbёri gjinore ёshtё shprehja qё pёrshkruan aktivitetet apo shёrbimet qё ofrohen pa konsideratё pёr gjininё e pjesёmarrёsёve.

Pra, verbёri gjinore, nё kontekst negativ, mes tjerash do tё thotё se kur personi, politikat ose institucionet nuk marrin parasysh dhe i injorojnё çёshtjet dhe barazinё gjinore, si pёrcaktues themelor gjatё hartimit tё politikave, programeve dhe projekteve tё ndryshme.

25Gender Parity19 - Pariteti Gjinor

“Pariteti gjinor ёshtё numri i barabartё i burrave dhe grave nё tё gjitha nivelet e organizatёs apo institucionit.

Kjo duhet tё pёrfshijё pjesёmarrje tё dukshme e tё barabartё veçanёrisht nё pozita udhёheqёse, tё burrave dhe tё grave, Pariteti gjinor ёshtё njёri ndёr mekanizmat mё efektiv pёr tё pёrmirёsuar performancёn e organizatёs apo institucionit”.

19 Burimi: http://www.undp.ro/download/files/Gender/RBEC/Gender/Equality/Strategy/2008-2011-EUROPE/and/CIS.pdf - UNDP Gender Parity Action Plan 2007

Page 23: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

23

26Sexism - Seksizmi

Seksizmi i referohet bindjes apo qёndrimit se njёra gjini apo seks ёshtё mё inferiore, mё pak kompetente ose mё pak i vlefshme se gjinia apo seksi tjetёr.

Seksizёm quhet edhe urrejtja pёr, ose paragjykimi negativ ndaj burrave respektivisht grave.

Seksizmi gjithashtu mund tё quhet edhe shovinizёm mashkullor, ose shovinizёm femёror. Historikisht, nё shumё kultura seksizmi rezulton nё pozitёn e nёnshtruar tё gruas ndaj burrit.

27Benevolent sexism - Seksizmi miqёsor

Seksizmi miqёsor ёshtё momenti kur gratё shihen si persona qё kanё nivel mё tё ulёt tё integritetit personal dhe tё kompetencave profesionale, por kanё nivel mё tё lartё tё ngrohtёsisё apo ndjeshmёrisё emocionale.

Kjo formё e seksizmit ka efekte negative sepse si nocion pёrfshin idenё se gratё janё tё dobёta dhe kanё nevojё pёr mbrojtjen e burrit.

Ky stereotip i atribuohet grave tё cilat pranojnё kёtё stereotipizim, ndёrsa gratё qё nuk e ndajnё dhe nuk e pranojnё kёtё qasje, akoma diskriminohen dhe shikohen si tё padёshirueshme dhe agresive.

Edhepse kjo ёshtё formё e stereotipi pozitiv pёr gratё, kjo akoma vazhdon tё kontribuojё nё pabarazinё gjinore.

Page 24: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

24

28Hostile sexism - Seksizmi armiqёsor

Seksizёm armiqёsor ёshtё kur gratё shihen si persona qё kanё nivel tё lartё tё integritetit personal dhe tё kompetencave profesionale, por kanё nivel tё ulёt tё ngrohtёsise dhe ndeshmёrisё emocionale.

Kjo formё e seksizmit ёshtё armiqёsor ndaj gruas, shikohet nga prizmi i frikёs se gratё mund tё jenё mё superiore ndaj burrave. Seksizmi armiqёsor dhe ndodh edhe nё rastet kur gratё akuzohen dhe karakterizohen si tentuese tё kontrollojnё dhe t’i nёnshtrojnё burrat.

29Gender Division of Labor - Ndarja gjinore e punёs

Do tё thotё shembuj-modele shoqёrore ku grave i u ёshtё pёrcaktuar njё set e roleve gjinore, ndёrsa burrave njё set tjetёr.

Ndarja e pabarabartё e punёs gjithashtu i referohet edhe shpёrblimit tё pabarabartё pёr punё. Diskriminimi ndaj grave nё kёtё kuptim, nё disa vende, do tё thotё se gratё mbajnё barrёn e punёs sё papaguar, ndёrsa burrat marrin pjesёn mё tё madhe tё tё ardhurave dhe tё shpёrblimeve si rezultat i punёs sё tyre.

Nё disa shoqёri, kjo shpjegohet me shembujt klasik tё ndarjes gjinore tё punёs, ku gratё nё shumicёn e rasteve punojnё punё tё papaguar shtёpiake si dhe punё tё papaguar nё bujqёsi, pemtari e blegtori, ndёrsa burrat nё shumicёn e kёtyre rasteve pёrfitojnё dhe kontrollojnё pёrfitimet nё formё financiare nga shitja e kёtyre produkteve ushqimore.

Page 25: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

25

30Gender Equality - Barazia gjinore

Barazi gjinore do tё thotё se nuk ka diskriminin nё bazё tё seksit tё ndonjё personi nё shpёrndarjen e burimeve dhe tё pёrfitimeve ose nё qasje nё shёrbime.

Barazia gjinore mund tё matet nёse ka barazi tё mundёsive (shanseve) si dhe barazi tё rezultateve.

Konventa e OKB CEDAW kundёr tё gjitha formave tё diskriminimit ndaj grave, mund tё kuptohet si deklaratё nё bazё me anё tё tё cilёs parimet e shanseve tё barabarta duhet tё shёrbejnё nё jetёn praktike si dhe nё tё gjitha sferat e ekonomisё.

31Gender Equity – Barazi mes gjinive

Tenton tё sigurojё qё gratё tё kenё pjesё tё barabartё nё pёrfitime, si dhe nё pёrgjegjёsitё shoqёrore, trajtim tё barabartё para ligjit, qasje tё barabartё nё shёrbimet sociale, arsimim, barazi nё pagё nё raport me vlerёn e punёs.

Barazia mes gjinive, si qёllim, kёrkon qё masat specifike, programet, politikat si dhe projektet e implementuara tё monitorohen nё mёnyrё qё tё sigurojnё qё mos tё lejne gratё nё pozitё mё tё pafavorshme nё raport me burrat.

Page 26: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

26

32Structural inequality - Pabarazi e strukturuar gjinore

Do tё thotё kur diskriminimi gjinor ushtrohet nё mёnyrё sistematike nё institucione publike ose shoqёrore.

Nёse legjislacioni nuk ёshtё nё funksion tё barazisё gjinore, atёherё pabarazia sistematike gjinore ka efekt mё tё madh se zakonet dhe traditat e njё shoqёrie.

33Gender Discrimination - Diskriminim gjinor

Do tё thotё trajtim i ndryshёm i individёve bazuar nё gjininё e tyre.

Nё shumё shoqёri, kjo pёrfshin diskriminin strukturor dhe sistematik ndaj gruas nё aspektin e shpёrndarjes sё tё ardhurave, qasjes nё burime si dhe pjesёmarjes nё vendim-marrje. Diskriminim gjinor, i njohur edhe me emёrtimin diskriminim mbi baza tё seksit, ndodh edhe nё rastet kur njё personi vetёm se i takon seksit tjetёr, i mohohet e drejta pёr punё, pёrparim nё vendin e punёs apo qё tё ketё mundёsi pёr pёrfitime tjera. Ky lloj diskriminimi mund tё prekё njёlloj si burrat edhe gratё.

Page 27: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

27

34Gender Sensitivity - Ndjeshmёri gjinore

Ёshtё aftёsia e njohjes dhe identifikimit tё çёshtjeve gjinore, veçanёrisht aftёsia tё njihen pёrcepcionet dhe interesat e ndryshme tё gruas qё lindin si pasojё e rrethanave shoqёrore si dhe ndarjes sё roleve gjinore.

Ndjeshmёria gjinore shpesh pёrdoret edhe si vetёdijёsim gjinor, edhepse vetёdijesimi gjinor mund tё thotё aftёsi shtesё pёr njohjen e çёshtjeve gjinore tё cilat janё tё “fshehura”.

Ndjeshmёria gjinore ёshtё stadi fillestar i vetёdijesimit gjinor i cili ёshtё mё analitik dhe mё kritik ndaj pabarazisё gjinore.

35Gender Awareness - Vetёdijёsimi gjinor

Do tё thotё aftёsia e njohjes dhe tё identifikimit tё problemeve qё lindin si pasojё e pabarazisё dhe diskriminimit, edhe kur ato janё tё fshehura dhe nuk janё nё siperfaqe, qё do tё thotё qё nё shikim tё parё nuk vёrehet se ku qёndron problemi.

Me fjalё tё tjera, vetёdijesimi gjinor, do tё thotё nivel mё i lartё dhe mё i sofistikuar i ndёrgjegjёsimit gjinor.

Page 28: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

28

36Gender Issues - çёshtjet gjinore

Janё çёshtje qё lindin kur pabarazia gjinore shikohet si e padrejtё dhe e padёshiruar. Ka tri aspekte tё vёshtrimit tё çёshtjeve gjinore:

a) Zbrastitё/diferencat gjinore (gender gap)b) Diskriminimi gjinorc) Trysnia (dhuna) ndaj grave

37Gender Analysis - Analizat gjinore

Analizё gjinore ёshtё ekzaminimi i situatёs ose i problemit nё mёnyrё qё tё identifikohen çёshtjet gjinore. Analizat gjinore tё programeve zhvillimore pёrfshijnё identifikimin e problemeve tё cilat pengojnё adresimin e drejtё tё çёshtjeve gjinore, dhe tё cilat nё njё mёnyrё do tё ndihmonin nё zgjedhjen e drejtё tё intervenimeve gjatё implementimit tё projektit.

38Practical Needs - Nevojat praktike

Maksin Molino studjuese e Studimeve pёr Gratё, definon dy tipe tё “interesit tё grave”, kёto janё interesat praktike dhe strategjike.

Page 29: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

29

Shprehja nevojё pёrdoret gjithashtu nё vend tё shprehjes interes.

Nevojat praktike janё ato tё cilat nuk e sfidojnё strukturёn e pabarabartё tё raporteve gjinore, ndarjen e punёs ose balansin tradicional tё pushtetit, por janё tё lidhura me sferёn e pёrgjёgjesive primare tё gruas.

Nevojat praktike tё grave mund tё dallojnё nё bazё tё klasёs sociale qё gratё i takojnё, moshёs, situatёs apo vendit ku jetojnё.

Gratё mund tё kenё nevojё pёr tё ardhura pёr tё shkolluar femijёt e deri te nevoja pёr mjete pёr ujitje etj.

39Strategic Needs - Nevojat strategjike

Pёrkundёr nevojave praktike, nevojat strategjike lindin nga kuptimi dhe analiza e situatёs sё shoqёri (ndёrgjegjёsimi).

Nevojat strategjike tё grave janё veprime strategjike tё cilat janё tё nevojshme qё tё fuqizojnё dhe tё sjellin ndryshime strukturore nё shoqёri.

Nevojat strategjike mund tё shprehen nё mёnyra tё ndryshme si: nevoja pёr reformё politike dhe legjislative ku Kushtetuta do tё garantonte barazinё gjinore, tё drejtat e reprodukimit, artikulimit politik, veprimet kundёr dhunёs ndaj gruas etj.

Page 30: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

30

40Transformatory Potential - Potenciali pёr ndryshime

Koncepti i potencialit pёr ndryshime shpien diskutimet e nevojave praktike dhe strategjike tё grave njё hap pёrpara.

Kjo do tё thotё se intervenimet nё proceset zhvillimore por edhe gjatё proceseve tё hartimit tё ligjeve, duhet tё studjohen nё mёnyrё qё tё pёrzgjedhet forma e intervenimit e cila ka potencialin me tё madh qё tё ndryshojё nё aspektin cilёsor jetёn e grave.

Kёshtu, potenciali pёr ndryshime mund tё pёrdoret si mjet pune qё adreson veprimet dhe intervenimet pёr pёrmirёsimin e jetёs ё grave duke u nё bazuar nё kёto kritere: A do tё shёrbejnё grupeve tё interesit (grave) kёto veprime dhe intervenime? A do tё shёrbejnё pёr fuqizimin personal dhe ekonomik? A do tё ngritet kapaciteti pёr vendimarrje? çfarё programe ose aktivitete duhet shtuar nё mёnyrё qё tё ndihmohet ky transformim?

Shprehje tjera nga “perspektiva gjinore”qёndёrlidhen me proceset zhvillimore20

41Gender Mainstreaming21 - Integrimi gjinor

Integrimi gjinor ёshtё menaxhim strategjik, i cili bazohet nё parimin “nga lartё- poshtё”. Nё fakt, implementimi i integrimeve gjinore, ёshtё proces i cili ndryshon organizatёn apo institucionin nga menaxhmenti/drejtuesit e deri tek ekzekutuesit.

20 Burimi http://www.bigpond.com.kh/users/gad/glossary/gender.htm 21 http://genderatwork.popupgem.at/cms/1088/

Page 31: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

31

Integrimi gjinor ёshtё proces sistematik i planifikuar qё nga vendosja e objektivave pёr analizim, zhvillimin e veprimeve, zbatimin e gjer tek vlerёsimi, qё paragjykon njohjen e materialit tё shёnimeve dhe fakteve relevante, si dhe ekspertizёn pёr analizimin dhe interpretimin e kёtyre materialeve, shёnimeve dhe fakteve.

Integrimi gjinor nuk ёshtё objektiv, nuk ёshtё pёrmbajtje, por ёshtё strategji pёr arritjen e barazisё mes burrave dhe grave.

Integrimi gjinor nuk vё nё pyetje objektivat strategjike tё organizatёs/institucionit, por pёrfshin barazinё e grave dhe burrave gjatё hartimit tё strategjive, pёrfshirja e barabartё nё strategjite ekzistuese si dhe aritjen e qёllimeve tё organizatёs/institucionit.

42Gender Expertise – Ekspertizё gjinore

Qё tё optimalizojmё procesin e barazisё nё mes burrave dhe grave, aktorёt e implementimit tё proceseve tё integrimeve gjinore dhe vendimarrёsit duhet tё dijnё se si tё arrijnё kёtё. Duhet tё dijnё se cka do tё thotё Integrimi Gjinor, si tё hartohet procesi i planifikimit, pёrse ёshtё e nevojshme tё punohet “nga lartё – poshtё” si tё analizohet situata aktuale nё njё institucion apo organizatё, si tё formulohen qёllimet, dhe cilat janё hapat e nevojshme qё tё arrihen kёto qёllime.

Page 32: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

32

43Development - Zhvillimi

Kёtu pёrdoret si pёrmirёsim i mirёqenjes sё njerёzve dhe si proces me anё tё tё cilit kjo mirёqenje ёshtё arritur.

Koncepti i zhvillimit gjithashtu pёrfshin elemente tё barazisё - qё pёrfitimet materiale tё dala nga proceset zhvillimore duhet tё shpёrndahen nё mёnyrё qё ato grupe qё kanё mё sё shumti nevojё si grupet nё pozitё tё pavolitshme dhe tё varfёrit, tё perfitojnё veçanёrisht.

Pasi qё shumica e grave bёjnё pjesё nё kёto grupe, atёherё rrjedh interesi i veçant pёr nevojat e grave nё proceset zhvillimore.

44Empowerment - Fuqizimi

Ёshtё element i rёndёsishёm nё proceset zhvillimore, me anё tё tё cilit njerёzit kontrollojnё veprimet nё mёnyrё qё tё tejkalojnё pengesat.

Fuqizimi nё veçanti e ka kuptimin e veprimeve tё pёrbashkёta tё grupeve nё pozitё tё pavolitshme ose tё margjinalizuara nё mёnyrё qё tё tejkalohet pabarazia strukturore, e cila edhe kanё qenё shkaktare e situatёs sё pavolitshme tё kёtyre grupeve.

Korniza e fuqizimit dhe e barazisё sё grave e sheh fuqizimin si qёllim dhe si proces esencial pёr pёrparimin e pozitёs sё gruas.

Pёrgjatё kёtij procesi mё anё tё tё cilit gratё mobilizohen tё kuptojnё, identifikojnё dhe tejkalojn diskriminimin gjinor nё mёnyrё tё arrijnё barazi nё mirёqenje dhe qasje tё barabartё nё burime.

Page 33: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

33

45Self-reliance - vetё-mbёshtetja

Ёshtё aftёsia e njerёzve tё pёrmirёsojnё pozitёn e tyrё me anё tё burimeve tё tyre dhe me forca vetanake.

Por kёtu shprehjes vetё-mbёshtetje i ёshtё dhёnё kuptim i veçantё por edhe i thjeshtё, duke nёnkuptuar pёrparimin e njerёzve me forcat dhe me punёn e vet nё strukturat ekzistuese shoqёrore.

Vetё-mbeshtetja ёshtё pasojё e aftёsive dhe e punёs vetanake.Ky definicion na mundёson tё kuptojmё dallimin nё mes “vetё-

mbёshtetjes” dhe tё “fuqizimit”, ku fuqizim do tё thotё aftёsi pёr marrje pjesё nё pushtet - nё planin individual dhe shoqёror.

Ёshtё jo-adekuate tё flasim pёr zhvillimin e grave dhe pёr tejkalim tё sistemit potencialisht diskriminues shoqёror vetёm mё anё tё vetё-mbёshtetjes.

Pёr zhvillimin e mirёfilltё tё grave, duhet tё diskutohen dhe hartohen edhe strategjitё dhe veprimet pёr fuqizim dhe aftёsim mё tё madh tё grave.

46Equal Opportunities - Mundesitё e barabarta

Do tё thotё qё secili/a ka shanse tё barabarta, vecanёrisht nё qasje tё barabartё.

Me fjalё tё tjera, barazia e mundёsive nёnkupton mungesёn e diskriminimit tё strukturuar qё pengon individin ose grupin shoqёror tё jetё i/e barabartё nё shoqёri. Mundёsi tё barabarta pёr gratё do tё thotё zhdukja e çdo formё tё diskriminimit gjinor.

Page 34: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

34

47Gender Maimnstreaming Development - Zhvillimi i integrimit tё çёshtjeve gjinore

Parasheh adresimin dhe inkorporimin e çёshtjeve gjinore nё tё gjitha projektet dhe programet, pavarёsisht nga sektori apo lloji i projektit.

Integrimi gjinor ёshtё plotёsisht nё kundёrshtim me strategjitё pёr ndarjen apo diferencimin nё çёshtjeve gjinore nё “projekte tё grave”

Shprehja “integrim gjinor” pёrdoret kryesisht nё dy mёnyra, varёsisht nga perspektiva qё shikohet zhvillimi i grave

i) Nёse zhvillimin e grave e shohim vetёm si pёrmirёsim tё pozitёs sё grave nё qasjen nё burime dhe nё produktivitet, atёherё strategjia integrimit gjinor konsiderohet vetёm si objektiv shtesё nё programet ekzistuese.

Ky ёshtё adaptim e jo transformim i proceseve zhvillimore.ii) Mirёpo kur integrimi i çёshtjeve gjinore nё kuptim tё

gjёrё kёrkon qё gratё tё jenё mё tё fuqizuara nё mёnyrё qё tё jenё pjesёmarrёse tё drejtpёrdrejta nё tё gjitha proceset e adresimit tё çёshtjeve tё pabarazisё gjinore, atёherё kemi tё bёjmё me qasje gjithёpёrfshirёse tё integrimit gjinor.

Prandaj integrimi i çёshtjeve ginore kёrkon edhe transformim tё politikave zhvillimore.

Page 35: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

35

48Oppression – Trysnia/dhuna

Do tё thotё pёrdorimi i pushtetit dhe dominimit politik qё tё mbajё sistem tё padrejtё dhe shtypёs nё dobi tё sunduesёve.

Ky lloj i trysnisё mund tё ekzistojё nё nivel shtetёror, tё qytetit/fshatit apo edhe nё nivel tё familjes.

Kёsisoji trysnia ndaj gruas i referohet dominimit tё burrit nё mёnyrё qё gruaja tё jetё e nёnshtuar.

49Matriarchy/gynecocracy22 – Matriarkat ose gynokraci

Ështё formё e rregullimit shoqёror qё i referohet rolit udhёheqёs tё gruas nё komunitet, vecanёrisht tё nёnёs.

Fjala matriarkat rrjedh nga dy fjalё greke “mater”- nёnё dhe “archo” - tё sundosh.

50Androcentrism - Androcentrizёm

Rrjedh nga fjalёt greke “andro”- qё do tё thotё mashkull/burrё dhe “centric” - qendёr, qё do tё thotё tё vendosёsh burrin/ mashkullin respektivisht idetё apo veten e tij nё qendёr tё vёmendjes si tregues apo vlerё nё kulturё dhe histori.

22 http://en.wikipedia.org/wiki/Gynocentrism#Terminology

Page 36: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

36

51Patriarchal - Patriarkal

Ёshtё dominimi i burrit nё pronё dhe kontroll nё tё gjitha nivelet e shoqёrisё e cila mbron sistemin e diskriminimit mbi baza gjinore.

Ky system i kontrollit arsyetohet me shprehjen ideologji patriarkale - sistem i bazuar nё idenё e superioritetit mashkullor dhe pohimin se ndarja gjinore e punёs bazohet nё suprioritet tё prejardhjes biologjike.

52Patriarchal resistance - Rezistencё patriarkale

Nё kёtё kontekst do tё thotё mёnyra qё qeveria partiarkale ose autoritetet mundohen tё ndalojnё veprimet e pёrbashkёta tё grave pёr pjesёmarrje tё barabartё nё vendim-marrje dhe nё kontoll tё barabartё nё ndarjen e burimeve.

53Male and female education – arsimimi mashkullor dhe femёror

Nё tё kaluaren ishte e pritshme qё burrat tё kenё arsimim tё lartё se gratё.

Gratё dhe vajzat ishin me pak se burrat respektivisht djemtё, nё gjendje tё shkruajnё dhe tё lexojnё

Nё disa vende kjo ende ёshtё e vёrtetё, prandaj ende ka rrezik qё “opinioni i arsimuar” tё jetё androcentrik apo opinion i burrave.

Page 37: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

37

Nё vendet e industrializuara, gratё kanё qasje shumё mё tё mirё nё arsimim, andaj edhe “opinioni i arsimuar” nuk ёshtё mё karakteristikё e burrave, dhe mundёson barazinё mes grave dhe burrave dhe lirinё e shprehjes tё argumentimit dhe tё artikulimit tё kёrkesave.

54Programme - Programi

Program do tё thotё njё shumёsi e projekteve me qёllime mё tё mёdha zhvillimore se projektet individuale.

55Project - Projekt

Do tё thotё organizimi i caktuar i njerёzeve dhe burimeve qё tё bёjnё ndyshime tё planifikuara dhe tё paracaktuara, nё dobi tё grupit tё caktuar.

Projekti pёrmban intervenime tё planifikuara zhvillimore nё mёnyrё qё tё pёrmbush nevojat, ose tё tejkalojё ndonjё problem.

Projekti qё identifikon çёshtjet dhe problemet gjinore dhe pёrdor intervenime tё caktuara zhvillimore pёr zgjidhjen e kёtyre problemeve ёshtё projekt integrues gjinor.

Page 38: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

38

56Gender Plan - Planifikimi gjinor

Do tё thotё tё merren nё konsideratё dhe tё planifikohen çёshtjet gjinore. Nё planet zhvillimore kur çёshtjet gjinore identifikohen atёherё konsiderohen dhe adresohen si pjesё e objektivave tё programeve zhvillimore.

57Gender Training - Trajnimet gjinore

Ofrojnё individёve ose grupeve mёsime dhe eksperiencё formale pёr çёshtjet gjinore nё mёnyrё tё ngritjes sё vetёdijes gjinore. Nё shumё raste, qёllimi i pёrgjithshёm i kёtyre trajnimeve ёshtё tё ofrojnё njohuri dhe shkathtёsi tё domosdoshme tё kuptohen dhe tё adresohen çёshtjet gjinore nё proceset e planifikimit tё programeve.

58Women in development (WiD) - Gratё nё Zhvillim

Viti 1975 i shpallur si Viti Ndёrkombёtar i OKB per Gruan, parashikoi themelimin e Ministrive pёr Gruan si dhe adoptimin e qasjes WiD si mёnyrё e pёrshtatshme pёr agjensionet, qeveritё, donatoret por edhe OJQ.

Qёllimi i WiD ishte integrimi i grave nё projektet ekonomike

Page 39: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

39

duke u fokusuar nё projekte tё gjenerimit tё tё ardhurave. Nё disa raste nёnkuptohej pjesёmarrja e grave nё projektet ekzistuese si dhe pёrfitimet e tyre nga ato projekte.

Kjo qasje anashkalonte qasjen dhe kontributin e pёrgjithshёm tё grave nё hartimin, implementimin dhe pёrfitimin nga projekti i caktuar.

Pak nga kёto projekte arritёn sukses, sepse fokusi i tyre nuk ishte nё shkaktarёt kryesor tё pabarazisё gjinore si psh. pronёsinё e tokёs/pronёs, qasjes nё tregje, kredi dhe informata.

59Gender and Development (GAD) - Gjinia dhe Zhvillimi

GAD ka origjinёn nё mes hulumtueseve dhe zbatueseve nё mesin e viteve 1970 dhe ka fokusin nё efektin qё zhvillimi ka nё mardhёnjet mes burrave dhe grave.

Kjo qasje bёn diferencimin nё mes tё nevojave praktike dhe nevojave strategjike tё grave.

Qasja GAD ndёrron fokusin nga gratё si njё grup, nё raporte tё pёrcaktuara shoqёrore nё mes tё grave dhe burrave. Qasja GAD fokusohet nё mёnyrёn e pjesёmarrjes sё burrave dhe grave si forca ekonomike, politike dhe kulturore, nё pjesёmarrjen nё pёrfitimet nga projektet si dhe nё kontrollimin e burimeve tё projekteve nё mёnyra adekuate.

Page 40: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

40

60Gender Sensitive Indicators23 - Treguesit e ndjeshёm gjinor

Treguesit e ndjeshёm gjinor mbёshtesin zhvillimin dhe vlerёsimin e politikave dhe programeve tё hartuara, nё mёnyrё qё tё arrihet barazi mё e madhe gjinore nё kontekstin e analizave dhe tё iniciativave pёr integrimin gjinor nё politika/programe dhe buxhete.

“Treguesit gjinor mundёsojne tё vleresojmё se ku qendrojmё, pёr ku jemi nisur, duke respektuar vlerat dhe qёllimet si dhe tё vlerёsojmё programet specifike dhe qёllimet e tyre. Dobishmёria e indikatoreve/tregueseve qёndron nё aftёsinё e tyre qё piketojnё ndryshimet pёr pozitёn dhe rolin e gruas pёrgjatё periudhave tё caktuara kohore, prandaj edhe tё matet nёse barazia gjinore ёshtё arritur”

(Canadian International Development Agency (CIDA) 1997)

61Defining Gender sensitive indicators - Pёrcaktimi i treguesёve tё ndjeshёm gjinor

Treguesit e ndjeshёm gjinor janё tregues tё dallimeve tё raporteve ndёr-gjinore nё njё shoqёri ose ndryshimeve ndёr-gjinore pёrgjatё kohёs. Nё mёnyrё qё tё hartojmё njё tregues, fillimisht duhet tё pёrcaktojmё dallimin ose ndryshimin qё na intereson, dhe tё pёrcaktohen normat ose standardet e krahasueshme.

Do tё ishte ideale nёse treguesit e ndjeshёm gjinor do tё bazoheshin nё tё dhёna ku dallimet nё mes tё burrave dhe grave do tё ishin tё regjistruara pёrgjatё gjitha etapave tё mbledhjes, tabelimit, shprёrndarjes si dhe nё procesin e analizimit tё tё dhёnave.

23 http://www.aisr.adelaide.edu.au/gio/genderindicators/

Page 41: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

41

62Rёndёsia e tregueseve tё ndjeshёm gjinor

“Politikat tё cilat nuk e njohin pozitёn e ndryshme dhe tё pabarabartё tё gruas nё shoqёri, tentojnё tё pёrkeqёsojnё dhe tё mundёsojnё pabarazinё gjinore.Statistikat gjinore dhe treguesit kanё rol themelor nё eliminimin e verbёrisё gjinore nё formulimin e politikave. Statistikat dhe treguesit pёr pozitёn e gruas dhe tё burrit nё tё gjitha sferat e shoqёrisё janё mjet shumё i rёndёsishёm pёr promovimin e barazisё.

Statistikat gjinore ngrisin ndёrgjegjshmёrinё dhe japin njё nxitje pёr ndryshim, japin bazё pёr hartimin e politikave, programeve dhe projekteve si dhe janё mjet pёr monitorimin dhe pёr vlerёsimin e kёtyre politikave dhe masave”24.

63Treguesit e ndjeshёm gjinor si masё e matjes sё ndyshimeve shoqёrore

Treguesit e ndjeshёm gjinor si masё e matjes sё ndryshimeve shoqёrore, tё pёrformancёs dhe tё efektivitetit tё politikave qeveritare, mund tё pёrshkruhen si:

(1) Si rezultat i cilёsisё qё duhet arritur(2) Si rezultat i sasisё qё duhet aritur (3) Matje tё pёrfitimeve qё grupi i synuar do t’I ketё nga

programi ose projekti (4) Kornizё kohore e paraparё pёr arritjen e objektivave

24 http://www.aisr.adelaide.edu.au/gio/genderindicators/ Hedman, Perucci dhe Sundström 1996: 9

Page 42: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

42

64Gender Analysis - Analizat gjinore

Analizat gjinore janё metodё sistematike qё pёrdoret gjatё planifikimit tё politikave pёr tё siguruar sё çёshtjet gjinore janё pjesё e kёtij planifikimi.

Qёllimi i analizave gjinore ёshtё mё i gjёrё se koncepti i mundёsive tё barabarta, qё kanё pёr qёllim ngritjen e numrit tё grave pjesёmarrёse nё ato vende ku janё mё pak tё pёrfaqёsuara.

Analizat gjinore tentojnё tё ngrisin vёmendjen pёr mёnyrat se si duhet hartuar politikat integruese gjinore. Analizat gjinore janё thelbёsore pёr hartimin efektiv tё treguesёve gjinor. Analizat gjinore ndihmojnё tё strukturohen politikat kyçe pёr rolin e burrave dhe grave si dhe raporteve nё mes tyre.

65Gender Mainstreaming - Specific Actions25 - Integrimi gjinor-veprimet specifike

Strategjia e integrimit gjinor do tё thotё pёrfshirje e perspektivёs gjinore nё çdo fazё tё procesit tё hartimit tё politikave, duke filluar nga formulimi, zbatimi, monitorimi dhe vlerёsimi, me qёllim tё promovimit tё barazisё nё mes burrave dhe grave.

Barazia gjinore nuk ёshtё qёllim pёr vete, por ёshtё mёnyrё pёr arritjen e barazisё. Barazia gjinore nuk ёshtё e orientuar vetёm nga dhe pёr gratё, por pёr raportet mes burrave dhe grave dhe pёr perfitimin e tyre.Veprimet specifike janё tё domosdoshme nё mёnyrё tё largimit tё pabarazive tё identifikuara nё mes burrave dhe grave.25 http://ec.europa.eu/employment_social/spsi/docs/social_inclusion/2008/manual_mainstream-

ing_gender_guidance_en.pdf

Page 43: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

43

66Application of the Gender Mainstreaming Policies26 - Aplikimi i politikave integruese

gjinor

Nё aplikimin e politikave integruese gjinore janё tё rёndёsishёm identifikimi I hapave tё nevojshёm, e kёto janё:

1) Organizimi2) Mёsimi3) Vlerёsimi 4) RidisenjimiHapi i parё nё integrimin e çёshtjevё gjinore ёshtё organizimi,

ngritja e vetёdijes, si dhe themelimi i bazёs sё strukturuar ekonomike, shoqёrore, politike dhe kulturore pёr mundёsi tё barabarta. Kjo pёrfshin formulimin e objektivave dhe tё qёllimeve, buxhetimin si dhe tё definimit tё pёrgjegjёsive dhe tё llogaridhёnjes pёr tё gjithё aktorёt e pёrfshirё. Qasja nё burimet e duhura financiare gjithashtu duhet tё konsiderohet me seriozitet.

Hapi i dytё ёshtё mёsimi pёr dallimet gjinore. Nё mёnyrё tё vёrtetohet se politikat janё politika relevante gjinore dhe se ato do tё ndikojnё nё cilёsinё nё jetёs sё njerёzёve nё fushat specifike, ky hap kёrkon:

1) Informata statistikore si dhe tregues tё ndarё pёr sekset 2)Analizat e kёtyre informative nё mёnyrё tё identifikimit tё trendeve dhe tё zbrazёtive/dallimeve gjinore Hapi i tretё ёshtё organizimi i vlerёsimit tё efektit tё politikave

integruese gjinore nё mёnyrё qё tё vёrtetohet se a janё nё tё vёrtetё politika relevante gjinore, dhe qё tё shmangim pasojat e padashura negative, por edhe tё pёrmirёsojmё kualitetin dhe eficencёn e propozimit.

26 A guide to gender impact assessment. Office for Official Publications of the European Communi-ties, 1998. Available at http://ec.europa.eu/employment_social/gender_equality/docs/gender/gender_en.pdf.

Page 44: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

44

Kjo do tё thotё krahasimet dhe vlerёsimet e situatёs sё tashme si dhe tё trendeve. Qёllimi i vlerёsimit tё efektit tё politikave integruese gjinore ёshtё tё identifikojnё efektin potencial se si situata respektive do tё ndikojё nё burrat dhe gratё, dhe tё sigurojё se kёto politika do tё kontribuojnё nё krijimin e barazisё dhe eliminimin e pabarazive gjinore.

Hapi i katёrt nё integrimin e çёshtjeve gjinore ёshtё ridisenjimi i politikave, qё ёshtё e nevojshme aty ku dallimet gjinore janё tё mёdha. Nёse tregohet se politikat e caktuara, mund tё japin efekte negative nё barazinё gjinore, ose nё pёrgjithёsi janё neutrale karshi çёshtjeve gjinore, atёherё, kёto politika duhet tё ridisenjohen nё mёnyrё qё tё promovohet barazia gjinore.

67Gender Mainstreaming into Projects - Integrimi i çёshtjeve gjinore nё projekte

Nё çdo fazё tё projektit qё nga formulimi, zbatimi, monitorimi dhe vlerёsimi, nё intervale tё rregullta duhet tё ndёrmerren analiza nё mёnyrё qё tё sigurohemi se çёshtjet gjinore janё adresuar nё mёnyre korrekte. Korniza e cilesisё sё projekteve ka tri atribute kryesore:

• Tё jenё relevante- tё tregon se çёshtjet gjinore janё prioritet dhe janё nё pёrputhshmёri me politikat dhe objektivat zhvillimore tё shtetit

• Tё jenё realisht tё arritshme – qё formulimi nё aspektin teknik, social dhe ekonomik tё jetё nё pёrputhje me qёllimet e grupeve tё synuara

• Efektive dhe mirё tё menaxhuara- tё aftё pёr tё sjellё pёrfitime tё qёndrueshme.

Page 45: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

45

68Gender mainstreaming into sector programmes27 - Integrimi i çёshtjeve gjinore

nё programe sektorale

Integrimi i çёshtjeve gjinore nё programe sektorale bazohet nё analiza tё hollёsishme tё situatёs politike, legjislative, ekonomike dhe sociale - tё cilat mund tё nxisin pabarazinё (gjinore apo tjetёr) si dhe produktivitet mё tё ulёt.

Nё kёtё mёnyrё qasja ndaj integrimit tё çёshtjeve tё barazisё gjinore nё programe sektorale qё ofron avantazhe tё caktuara nё nivelin makro, mezzo dhe mikro.

• Nё nivelin makro - studimi i ambientit dhe i rregullativёs legjislative qё tё kuptohet se si ndikojnё kёto nё tё drejtat qytetare tё grave, nё qasjen e grave nё pronёsi/tokё, nё kredi si dhe nё burime materiale, nё qasje nё kontrata, si dhe nё mbrojtje tё tjera ligjore tё sistemit, si liria e lёvizjes etj

Gjithashtu nё makro nivel nevojiten studime pёr buxhetin e qeverisё qё tё shifet se si shpёrndarja e buxhetit ndikon te burrat dhe gratё (analiza gjinore e buxhetit)

• Nё nivelin e mesёm (mezzo) shembujt e punёs sё paguar dhe tё papaguar tё grave dhe burrave dhe si ndikon kjo nё qasjen e tyre nё punёsim.

Gjithashu nё nivelin e mesёm, se si strukturat e shёrbimeve shoqёrore (vend-ndodhja e spitaleve, shkollave, pjesёmarrja e grave nё ofruesit e shёrbimeve dhe nё vendim-marrje), ndikojnё te gratё dhe te burrat nё qasjen dhe shfrytёzimin e kёtyre shёrbimeve

• Nё nivelin mikro tregon se çfarё implikime ka integrimi i çёshtjeve gjinore nё qasjen nё burime dhe nё shёrbime tё anёtarёve tё familjes, duke marrё parasysh natyrёn e ndarjes tipike gjinore tё punёve nё ekonomitё familjare/shtёpiake nё mes tё burrave dhe grave.

27 Toolkit on Mainstreaming Gender Equality In EC Development Cooperation; section 1. Handbook on concepts and methods for mainstreaming gender equality; pg 59

Page 46: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

46

69A pink-collar worker – punёtor/e me “kollare rozё”

Shprehje joformale qё i referohet punёve qё tradicionalisht dhe kryesisht konsiderohen punё qё i kryejnё gratё si psh mёsuese, sekretare, telefoniste, parukiere, motёr medicinale etj.

Mirёpo, ky klasifikim i referohet gjysmёs sё pare tё shekullit 20, dhe ёshtё karakteristikё e fazёs sё hershme tё revolucionit industrial.

70White-collar worker - Punёtor/e me “kollare tё bardhё”

Kjo shprehje i referohet profesionistёve qё punojnё me rrogё, ose qё janё punёtorё tё shkolluar dhe qё punojnё punё gjysёm profesionale si nё nёpunёs nё zyrё, administratё dhe nё shitje.

71Blue collar worker – Punёtor/e me “kollare tё kaltёrt”

E kundёrta e punёtorёve me kollare tё bardhё, dhe rozё, punёtorёt me kollare tё kaltёrt punojnё punё fizike. Janё punёtorё kryesisht tё pakualifikuar dhe shpesherё paguhen nё formё tё mёditjes. Gjithashtu, kjo ёshtё shprehje joformale.

Page 47: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

47

72Dress code – Kodi i veshjes

Veshja si njё aspekt i paraqitjes fizike tё njeriut, ka karakteristikat e veta shoqёrore. Tё gjitha shoqёrite kanё kodin e veshjes, shumica e tё cilave janё tё pashkruara, por janё tё kuptueshme nga shumica e pjestarёve tё shoqerisё.

Mёnyra e veshjes mund tё indikojё nё pёrkatёsine e klasёs shoqёrore, tё tё ardhurave, profesionit, pёrkatёsisё etnike dhe religjioze, statusin martesor etj. Veshja pёrçon mesazhe sociale pёr identitetin personal dhe kulturor.

73Dress Code and work place – Veshja dhe vendi i punёs

Vendi i punёs i “kollares sё bardhё”, ka ndryshuar nё vitet e fundit. Gjatё viteve 1950 veshja ka qenё e standardizuar dhe ishte shumё qartё e definuar se çka ishte e pёrshtatshme apo e papёrshtatshme pёr burrat dhe gratё.

Nё zyra, veshja pёr mashkuj duhej tё ishte e pastёr dhe formale, si kollare, kёmishё si dhe kostum pёr gratё.

Sot, veshja ёshtё çёshtje individuale, por varёsisht nga vendi i punёs, kompanitё apo institucionet kёrkojnё qё punёtorёt dhe nёnpunёsit e tyre tё ndjekin kode specifike tё veshjes. Ligji kundёr-diskriminim paraqet instrument tё rёndёsishёm pёr ruajtjen e integritetit dhe individualitetit tё punёtorёve.

Page 48: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

48

74Poverty – Varfёria

Varfёria ёshtё mungesё e nevojave bazike njerёzore, siç janё ushqimi, uji i pastёr, kujdesi shёndetёsor, veshja, dhe strehimi. Varfёria relative ёshtё gjendje kur individi ka pak burime ose mё pak tё ardhura nё krahasim me pjesёtarёt e tjerё tё shoqёrisё, ose nё krahasim me mesataren nё botё.

Definicioni I varfёrisё sipas dokumenteve tё Bashkimit Evropian28 ёshtё:

“Personat, familjet dhe grupet e personave burimet e tё cilёve (burimet materiale, kulturore dhe sociale) janё aq tё kufizuara sa qё janё tё pёrjashtuar nga minimumi i mёnyrёs sё pranueshme tё jetesёs nё Shtetet Anёtare tё cilit ata i takojnё”.

Ky ёshtё definicioni mё i shpesht qё pёrdoret pёr varfёrinё. Kjo tregon se varfёria nuk ёshtё vetёm çёshtje e tё ardhurave, por ёshtё edhe çёshtje e pёrjashtimit efektiv tё njerёzve qё jetojnё nё varfёri, nga format e rёndomta tё jetesёs, zakoneve dhe aktiviteteve tё pёrditshme tё shoqёrisё nё tё cilёn ata jetojnё.

28 http://www.childreninwales.org.uk/areasofwork/childpoverty/endchildpovertynetwork/2156/pov-ertyqanda/index.html

Page 49: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

49

75Feminization of Poverty – Feminizimi i varfёrisё

Ёshtё besim dhe bindje se varfёria e grave ёshtё mё e pёrhapur se varfёria e burrave. Mirёpo ёshtё e vёshtirё tё matet diferenca nё mes tё varfёrisё sё burrave dhe tё grave, sepse zakonisht matjet e mirёqenjes sё amvisёrive bёhen nё bazё tё konsumit familjar (shportёs sё konsumit) e jo tё konsumit individual. Alternativё e krahasimit tё indikatorёve tё varfёrisё mes burrave dhe grave janё niveli i arsimimit, shёndetit, gjendja e tё ushqyerit, mundёsitё e punёsimit si dhe shfrytёzimi i kohёs sё lirё.

Mirёpo feminizimi i varfёrisё paraqet ndryshimin nё mes niveleve tё varfёrisё, karshi grave ose tё amvisёrive tё udhёhequra nga gratё. Nё mёnyrё mё specifike, ёshtё njё ngritje e diferencёs sё nivelit tё varfёrisё nё mes tё grave dhe burrave, ose nё mes tё amvisёrive tё udhёhequra nga gratё, dhe tё amvisёrive tё udhёhequra nga çiftet. Gjithashtu nё feminizimin e varfёrisё, pabarazitё gjinore janё njё ndёr pёrcaktuesit themelor tё shkallёs sё varfёrisё. Kjo karakterizon shkaqet e feminizimit tё varfёrisё.

Definicioni i saktё varet nga definimi i varfёrisё dhe i feminizimit tё varfёrisё. Varfёria pra ёshtё privimi apo mungesa e burimeve, ndёrsa feminizimi i varfёrisё i jap aspekt gjinor. Varfёria femёrore zakonisht pёrshkruan varfёri mё tё shpeshtё dhe mё intenzive nё mes grave apo tё amvisёrive tё udhёhequra nga gratё.

Page 50: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

50

76PSIA - Poverty and social impact analysis29 - Varfёria dhe analiza e ndikimeve

Varfёria dhe analiza e ndikimeve tё varfёrisё ndihmon qeveritё tё kuptojnё ndikimet e politikave tё tyre te njerёzit e varfёr. Me kёtё njohuri, qeverite mund tё jenё mё tё pёrgaditura qё tё zbusin pasojat negative tё varfёrisё. Nё tё njёjtёn kohё, vafrёria dhe analiza e ndikimeve tё varfёrisё mund tё trajtohet para, gjatё ose pasi qё politikat tё jenё vendosura nё mёnyrё qё tё gjenden mёnyra adekuate pёr zbutjen si dhe eliminimin e saj.

77 Feminization of Poverty and High Poverty - Feminizimi i varfёrisё dhe varfёria e lartё

Edhe pse janё tё ngjajshmё feminizimi i varfёrisё dhe varfёria e lartё, nuk guxojnё tё pёrzihen. Feminizmimi i varfёrisё ёshtё proces, ndёrsa varfёria e lartё ёshtё gjendje.

Feminizmi i varfёrisё mund tё shkaktohet nga ndryshimet nё:• Pёrbёrjen e famijes - Prishjen e bashkёsive martesore• Organizimin e familjes - Ndarja gjinore e punёs dhe e

konsumit nё amvisёri, rregullimi i qasjes nё burime tё amvisёrisё sipas roleve tё pёrcaktuara gjinore

• Pabarazia nё qasje nё shёrbimet publike ose nё cilёsinё e tyre - pengesat e arsimimit tё vajzave, mungesё e pёrkujdesjes shёndetёsore pёr gratё

• Pabarazia nё mbrojtjen sociale - Sistemi i pabarabartё i kontributeve pensionale qё reflekton pabarazitё e mёrparshme nё tregun e punёs,

29 http://www.undp.org/poverty/topics2_social_impact_assessment.shtml

Page 51: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

51

• Pabarazitё nё tregun e punёs - Ndarjet nё profesione, lёvizshmёria dhe pёrparimi nё karijerё, niveli diferencues i punёs sё paguar etj.

• Pengesat ligjore ose kulturore pёr jetёn publike – pengimi i gёzimit tё drejtёs nё pronё dhe trashёgim, diskriminimi i sistemit gjyqёsor, pengesat pёr hyrje nё jetёn politike etj.

78Poverty threshold30 – Pragu e varfёrisё

Pragu i varfёrisё ёshtё minimumi i nivelit tё tё ardhurave dhe tё burimeve tё nevojshme qё tё arrihet nje standard i pranueshёm i jetesёs nё njё vend.

79Absolute poverty – Varfёri absolute

Sipas Deklaratёs sё OKB qё rezultoi nga Samiti Botёror pёr Zhvillimin Social tё mbajtur nё Kopenhagё mё 1995, Varfёria absolute ёshtё “gjendje e karakterizuar me mungesё tё ashpёr tё nevojave bazike njerёzore, pёrfshirё ushqimin, ujin e pijshёm, nyjet/objektet sanitare, shёndetin, arsimimin dhe informatat. “Varfёria absolute pra nuk varet vetёm nga tё ardhurat po edhe nga qasja nё burime dhe shёrbime”.

30 http://en.wikipedia.org/wiki/Absolute_poverty#Absolute_poverty

Page 52: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

52

80Gender dissagregated data31 - Tё dhёnat e ndara mbi baza gjinore

Pёrdorimi i tё dhёnave tё ndara mbi baza gjinore, zhvillimi i masave dhe treguesёve tё matjes sё pabarazive gjinore, janё tё rёndёsishme sepse ato formёsojne tё dhёnat, tё shёrbejnё si udhёzues pёr politikat publike dhe shёrbejnё si masё e matjes sё progresit apo tё zhvillimit tё njё vendi.

81Human Development Index (HDI) – Indeksi i Zhvillimit Njerёzor (IZhNj)

Indeksi i Zhvillimit Njerёzor shikohet si proces gjatёs cilit arrihet nje nivel optimal i mirёqenies. Kjo pёrfshin komponentat fizike, biologjike, mendore, emocionale, sociale, arsimore,ekonomike dhe kulturore. Vetёm disa nga kёto komponenta janё tё shprehura nё Indeksin e Zhvillimit Njerёzor; e ato janё: pritja e jetёgjatёsisё nё lindje, vitet e arsimimit tё rriturve, dhe tё ardhurat e matura me BPSh pёr kokё banori. Zhvillimit Njerёzor - IZhNj, ёshtё tregues referent qё pёrdoret nё rangimin e vendeve me anё tё matjes se nivelit tё “zhvillimit njerёzor”. Ky indeks zakonisht tregon se vendet e caktuara a bejnё pjesё nё vendet e zhvilluara, nё zhvillim apo tё pazhvilluara.

Indeksi i Zhvillimit Njerёzor kombinon pra, matjen e jetёgjatёsisё, arsimimit tё fituar si dhe GDP/BPSh (Bruto Produkti Shoqeror). Njohja e nivelit tё IzhNj zgjeron mundёsitё pёr fokusim mё specifik pёr mё shumё arsimim, pёrkujdesje shёndetёsore, tё ardhura mё tё larta, punёsim etj. Indeksi i Zhvillimit Njerёzor tenton tё masё nivelin e zhvillimit tё njё shteti.

31 http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/2006/wp06232.pdf

Page 53: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

53

UNDP ka hartuar tregues bazё tё cilёt pёrfshijnё dallimet e nivelit tё Indeksit tё Zhvillimit Njerёzor (Human Development Index - HDI), nё nivel vendi.

IZhNj pёrbёhet nga tri komponenta kryesore:1. Tё ardhurat si dhe PPP (pariteti i fuqisё blerёse - purchasing

power parity),2. Arsimimi - aftёsia e shkrim-leximit pёr tё rriturit si dhe vitet e

shkollimit3. JetёgjatёsiaKomponenta e parё jap gjasat pёr mirёqenie, e dyta janё

gjasat pёr matjen e kapitalit njerёzor, dhe e treta e matё statusin shёndetёsor.

82Purchasing power – Fuqia blerёse

Ёshtё numri i tё mirave materiale/shёrbimeve qё mund tё blihen me njё valutё.

83Gender Parity Index (GPI)32 – Indeksi i paritetit gjinor –(IPGj)

Indeksi i paritetit gjinor, ёshtё njё tregues socio-ekonomik i disenjuar tё matё qasjen relative nё arsimim tё burrave dhe grave. Nё formёn mё tё thjeshtё, ёshtё i llogaritur numri i burrave (djemёve) dhe grave (vajzave) tё regjistruar nё sistemin shkollor fillor, tё mesёm etj. Indeksi i paritetit gjinor, mes tjerash matё progresin nё zhvillimin e vendit.

32 Burimi: http://mdgs.un.org/unsd/mdg/Metadata.aspx?IndicatorId=9

Page 54: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

54

84Gender Development Index – Indeksi i Zhvillimit Gjinor

Indeksi i zhvillimit gjinor ёshtё njё ndёr treguesit tё standardit tё jetёs sё grave nё raport me burrat nё njё shtet; indeksi i zhvillimit gjinor ёshtё zhvilluar nga UNDP dhe pёrdoret nё publikimet e tyre vjetore Raporti i Zhvillimit Njerёzor

Ky tregues pёrdoret pёr matjen e (pa) barazive nё mes tё burave dhe grave nё fushёn e jetёgjatёsisё sё shёndoshё, arsimim, dhe standard mё tё mirё tё jetёs.

Indeksi i zhvillimit gjinor pёrdor tё njejtat komponenta si Indeksi i Zhvillimit Njerёzor, si jetёgjatёsinё, nivelin e arsimimit dhe nivelin e tё ardhurave per capita por gjithashtu ekzaminon zbrastirat/diferencat nё mes tё zhvillimit tё burrave dhe grave nё secilёn prej kёtyre komponentave.

85Gender Empowerment Measure (GEM) – Masat e Fuqizimit Gjinor

Njё indeks tjetёr i cili ёshtё i konceptuar nё mёnyrё tё ngjajshme si edhe indeksi i zhvillimit gjinor, por ka mё shumё konotacione tё barazisё politike quhet Masat e fuqizimit gjinor. Masat e fuqizimit gjinor ekzaminojnё aftёsinё pёr pjesёmarje nё jetёn politike dhe ekonomike. Ky indeks pёrdor treguesit e bazuar nё tё ardhurat per capita apo tё ardhurat pёr kokё banori, ndarjen nё mes burrave dhe grave nё pozitat vendimarrёse, nё punё sipas klasifikimeve nё punё profesionale dhe punё teknike, administrative dhe menaxheriale, si dhe numrin e grave dhe burrave nё Parlament.

Page 55: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

55

86Gender responsive budgeting – Buxhet i pёrgjegjshёm gjinor

Buxhetimi i pёrgjegjshёm gjinor (BPGj) ёshtё bёrё i rёndёsishёm viteve tё fundit, duke iu falёnderuar Konferencёs sё Katёrt Botёrore te Gruas e mbajtur nё Pekin mё 1995, qё i dha rёndёsinё e merituar. Nё kёtё Konference, u bё thirrje pёr integrim tё perspektivёs gjinore nё politikat dhe programet buxhetore.

BPGj promovon transaparencё dhe pёrgjegjshmёri mё tё madhe pёr tё avancimin e tё drejtave tё grave, duke analizuar ndikimin e shpenzimeve qeveritare pёr promovimin e çёshtjeve gjinore.

87Gender Budgeting – Buxhetimi gjinor

Buxhetimi gjinor synon integrimin e analizave tё çёshtjeve gjinore nё politikat qeveritare, promovon zotimet e qeverive nё avancimin e barazisё gjinore, si dhe tё ndikohet nё politikat buxhetore tё qeverisё. Buxhetimi gjinor nuk ka pёr synim tё analizoje vetёm programet specifike qё kanё synim specifik gratё, dhe qe zakonisht quhen dhe trajtohen si Buxhete pёr gratё, por buxhetimi gjinor mё shumё ka pёr synim ekzaminimin e politikave dhe programeve qeveritare dhe efektet qё ato prodhojnё nё avancimin e barazisё gjinore.

Page 56: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

56

88Analysis of Gender Budgeting - Analiza gjinore e buxhetit33

Analiza gjinore e buxhetit specifikon proporcionet e buxhetit vendor i cili shfrytёzohet pёr pёrfitime tё burave dhe grave duke analizuar buxhetin - shpenzimet dhe tё ardhurat nё sektorё tё vecantё apo tё pёrgjithshёm. Buxhetimi gjinor ёshtё shprehje qё identifikon kёto raporte ndёr-gjinore duke bёrё analizen gjinore tё buxhetit.

Nё pёrgjithёsi, nё shumicёn e vendeve rreth 90% e buxhetit shtetёror shkon pёr shpenzimet themelore si mallёra dhe shёrbime, tё dedikuara pёr gjithё komunitetin, prandaj konsidrohen si shpenzime neutrale gjinore. Mirёpo, sipas disa analizave gjinore, del se djemtё dhe burrat janё pёrfitues mё tё mёdhenj tё shёrbimeve nё krahasim me vajzat dhe gratё. Mirёpo, ka edhe shpenzime tё cilat janё tё dedikuara pёr grupe specifike, nё mёnyrё qё tё pёrmbushin kёrkesa prioritare ose tё promovojnё mundёsi tё barabarta.

Pjesёmarrёsit e analizёs gjinore tё buxhetit mund tё jenё pёrfaqёsues tё Qeverive – tё Ministrisё sё Financave, agjensi tё pavarura, anёtarё tё Kuvendit, pёrfaqёsues tё OJQ etj. Mirёpo, qeveritё mund tё bёjnё edhe nё mёnyrё tё pavarur analizёn gjinore tё buxhetit.

Analiza gjinore e buxhetit ёshtё instrument relativisht i ri ne integrimin e cёshtjeve gjinore nё politikat makroekonomike, nё shpenzimet kombёtare por edhe nё strukturat administrative tё organizatave zhvillimore. Me procesin e decentralizimit, analiza gjinore e buxhetit ёshtё instrument i rёndesishёm pёr cilёsinё e qeverisjes nё nivelin lokal.

33 Toolkit on Mainstreaming Gender Equality In EC Development Cooperation; section 1. Handbook on concepts and methods for mainstreaming gender equality; pg 61

Page 57: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

57

89The Evaluation of Gender mainstreaming34 - Vlerёsimi i integrimit gjinor

Komisioni Europian vlerёson zbatimin e integrimit gjinor nё bёshkёpunimin zhvillimor duke adresuar:

a) Sinergjinё nё mes tё qёllimeve tё bashkepunimit zhvillimor dhe gjinisё

b) Operacionalizimin e zotimeve tё politikave pёr arritjen e barazisё gjinore

c) Integrimin e politikave gjinore nё procedurat dhe instrumentet gjatё hartimit tё Dokumenteve Strategjike tё Shtetit

d) Kontributin e Komisionit Evropian nё intervenimet pёr reduktimin e pabarazive gjinore

90CEDAW35

The Convention on the Elimination of All Forms of Discrimination Against Women

Konventa Pёr Eliminimin e tё Gjitha Formave tё Diskriminimit ndaj Gruas

Koventa pёr Eliminimin e tё Gjitha Formave tё Diskriminimit ndaj Gruas ёshtё adoptuar mё 1979 dhe ёshtё marrёveshja ndёrkombёtare mё e detajuar pёr tё drejtat e gruas. CEDAW parasheh tё drejtat e gruas, qё mё parё janё konsideruar si çёshtje

34 http//europa.eu.int/comm./europeaid/evaluation/program/escrorrep.htm35 Toolkit on Mainstreaming Gender Equality In EC Development Cooperation; section 1. Handbook

on concepts and methods for mainstreaming gender equality; pg 25

Page 58: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

58

qё i pёrkasin familjes dhe qё janё private. CEDAW veçanёrisht i referohet mbrojtjes sё drejtave tё grave pёr re-produkim dhe tё drejtave specifike tё grave nё zonat rurale36.

Pёrmbajtja e shkurtёr e CEDAW - parimet themelore

1. Principle of Equality - Parimi i barazisё

• Gratё duhet tё kenё mundёsi dhe trajtim tё barabartё• Gratё duhet tё kenё tё drejta tё barabarta nё qasje nё

burimet natyrore• Gratё nuk duhet tё kenё barazi formale para ligjit, por

ligjet duhet tё ndryshohen dhe tё zbatohen nё mёnyrё qё rezultatet tё jenё tё dukshme.

2. Principle of Non-Discrimination - parimi i jo-diskriminimit

• Diskriminimi ёshtё konstrukt social, pёrjashtues dhe nuk kontribuon interaksionit gjinor

• Diskriminimi i drejtpёrdrejtё (i qёllimshёm) dhe jo-i drejtpёrdrejtё (i pa- qёllimshёm) duhet tё rishikohet dhe tё adresohet nё mёnyrё tё drejtё

• Masat e pёrkohshme korrektuese (veprimet specifike) duhet tё zbatohen nё mёnyre qё pabarazite gjinore tё korrigjohen

• Diskriminimi nё sferёn private duhet tё adresohet njejtё si edhe diskriminimi nё sferёn publike

36 Toolkit on Mainstreaming Gender Equality in EC Development Cooperation; section 1. Handbook on concepts and methods for mainstreaming gender equality; pg 26

Page 59: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

59

3. Principle of State Obligations - Parimi i obligimeve tё Shtetit

Kur njё shtet ratifikon CEDAW, atёherё ligjёrisht obligohet tё eliminojё diskriminimin ndaj gruas. Shteti ratifikues e ka obligim dhe pёrgjёgjёsi pёr pёrmbushjen e normave dhe standardeve tё CEDAW.

Shteti ka pёr detyre dhe obligim tё sigurojё mirёqenie pёr gratё e shtetit tё vet, prandaj pritet qё shteti tё mbrojё tё drejtat e gruas dhe tё korrigjojё çdo pabarazi gjinore

91The Bejing Declaration and Platform for Action37 – Platform

Platforma dhe Deklarata e Pekinit pёr Veprim

Mё 1995 nё Pekin u mbajt Konferenca qё hapi rrugёn pёr integrimin e çёshtjeve gjinore nё bashkёpunim zhvillimor, tё njohur si GAD. Shumё shtete, pastaj filluan formulimet e Planeve Nacionale tё Veprimit, ku parashiheshin hartimi i strategjive dhe programeve pёr zbatimin e zotimeve tё Konferencёs sё Pekinit.

Planet Nacionale tё Veprimit pёrmbajnё shumё tё dhёna dhe shёrbejnё si bazё e hartimit tё politikave dhe programeve.

Shumё shtete formuan komitete, kёshilla speciale qё tё koordinojnё çёshtjet gjinore tё grave. Kёto instrumente njihen me emrin Makineria Kombёtare e Grave - (MKG). MKG zakonisht formohen nga pёrfqёsues tё organizatave qeveritare dhe joqeveritare.

37 Toolkit on Mainstreaming Gender Equality in EC Development Cooperationsection 1. Handbook on concepts and methods for mainstreaming gender equality; pg 29 Teksti i plote i Deklarates gjendet ne http//www.un.org.womenwatch/.

Page 60: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

60

92The content of the Bejing Platform – Pёrmbajtje e Platformёs sё Pekinit

pёr Veprim

1. Pesha e vazhdueshme dhe nё rritje e varfёrisё pёr gratё2. Pabarazitё nё qasje nё edukim dhe nё trajnime3. Pabarazitё nё mbrojtje shёndetёsore dhe nё shёrbime

pёrkatёse4. Dhuna ndaj gruas5. Efektetet e konflikteve tё armatosura nё gratё, perfshirё

edhe ato qё jetojnё nёn okupim6. Pabarazia nё strukturat politike dhe ekonomike, nё format

e prodhimit dhe nё qasjen nё burime7. Pabarazia nё mes tё burrave dhe grave nё pjesёmarrjen nё

pushtetit nё tё gjitha nivelet e vendimarrjes8. Mekanizma tё pamjaftueshёm pёr promovimin dhe

avansimin e pozitёs sё gruas9. Tё drejtat e njerёzore tё grave10. Stereotipizimi i portetizimit tё grave nё media11. Pabarazite gjinore nё menaxhimin e burimeve natyrore

dhe hapsinore12. Diskriminimi i vazhdueshёm dhe dhuna ndaj fёmijёve-

vajza

Page 61: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

61

93Millenuim Declaration - Milenium Development Goals

Deklarata e Mijevjёcarit - Objektivat Zhvillimore tё Mijёvjecarit (MDG)

Nё Samitin e lidёrve botёror qё u mbajt nё vitin 2000 nё OKB nё Nju Jork, u hartua Deklarata qё fokusoi tetë qëllime zhvillimore të cilat janë: Çrrënjosja e varfërisë ekstreme dhe urisë, arsimi fillor për të gjithë, promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i gruas, zvogëlimi i vdekshmërisë së fëmijëve dhe përmirësimi i shëndetit të nënave, luftimi HIV/AIDS, malaries dhe sëmundjeve të tjera, qëndrueshmëria e ambientit dhe e partneritetit global për zhvillim.

Këto zotime janë dëshmi e lidhjes së ngushtë dhe ndërvarëse midis rritjes ekonomike, zbutjes së varfërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe parashihen tё arrihen deri mё vitin 2015. Këto zotime kërkojnë që zhvillimi të bazohet në qeverisje të mirë, transparente dhe demokratike, sundim të ligjit dhe respektim të drejtave të njeriut.

94Pёrmbajtja e OZhM

1. Zhdukja e varfёrisё2. Arsimimi fillor universal3. Promovimi i barazisё dhe i fuqizimit te gruas4. Zvogёlimit te vdekshmёrisv sё foshnjave5. Pёrmirёsimi i shёndetit tё nёnave6. Luftimi i HIV/AIDS, i malaries dhe I sёmundjeve tjera7. Sigurimin e qёndrueshmёrisё ambientit8. Zhvillimi i partneritet global pёr tregti dhe ndihmё

Page 62: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

62

95Gender Based Violence Against Women38 - Dhuna gjinore kundёr grave

Dhuna ndaj gruas ёshtё problem i vjetёr dhe universal qё ndodh nё çdo kulturё dhe grup shoqёror.

Pabarazitё nё pushtet nё mes tё burrave dhe grave si dhe kultura maskiliste ёshtё burimi kryesor i dhunёs. Nё mёnyrё qё tё ndalohet dhuna kundёr gruas, fokusi duhet tё pёrqёndrohet tё burrat.

Mё 1993 Asambleja e Pёrgjithshme e OKB adaptoi Deklaratёn pёr eliminimin e dhunёs kundёr gruas dhe shprehimisht definoi dhunёn kundёr gruas: Neni 1. “Çdo akt i dhunёs mbi baza gjinore qё rezulton, ose mund tё rezultojё nё lёndime fizike, seksuale, psikologjike ose e bёn gruan tё vuajё, duke pёrfshirё kёrcnimin mё kёto akte, privim nga liria pa marrё parasysh a ndodh nё jetёn publike ose private” (Kёshilli Ekonomik dhe Social 1992).

Kjo pёrfshin dhunёn fizike, seksuale dhe psikologjike; djegie ose lёndim me acide; abuzime seksuale pёrfshirё dhunimin ose incestin; sakatosje tё organeve gjenitale tё femrave, mbytje/vrasje e vajzave foshja tё posalindura; shtatёzani e dhunshme, dhunё pёr pajё; vrasje pёr nder; skllavёri seksuale, dhunё nё konflikte tё armatosura si psh vrasje; abuzim emocional si ofendime apo gjuhё abuzive/ofenduese.

Marrja me dhunё e vajzave dhe grave pёr ushtrim tё prostitucionit, martesa me dhunё janё shembuj shtesё tё dhunёs kundёr gruas. Kjo lloj dhune nuk ndodh vetёm nё familje apo nё komunitete, por ndonjёherё ndodh qё shteti me anё tё mekanizmave tё vet, por edhe me politikat ose veprimet e saj si policia, ushtria ose autoritetet imigruese, (qё kryesisht pёrbehёn nga burrat), tё ushtrojё dhunё kundёr gruas.

Tё gjitha kёto forma tё dhunёs paraqiten nё forma tё

38 http://www.unifem-eseasia.org/resources/factsheets/UNIFEMSheet5.pdf

Page 63: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

63

pabarazisё sё ushtrimit tё pushtetit nё mes tё burrave dhe grave, fёmijeve dhe kujdestarёve tё tyre, por paraqitet edhe si pasojё e pabarazisё, ekonomike dhe sociale nё mes tё vendeve tё ndryshme.

Sidoqё tё jetё, pabarazia nё mes burrave dhe grave ёshtё shkaktari kryesor i dhunёs mbi baza gjinore.

96Gender Based Violence39 - Dhuna mbi baza gjinore

“Dhunё qё pёrfshin burrat dhe gratё, ku gratё janё zakonisht viktima, dhe qё lind si pasojё e pabarazisё tё raporteve nё pushtet nё mes tё grave dhe burrave”

Dhuna ndaj grave dhe vajzave, shpesh herё referohet si “dhunё mbi baza gjinore” sepse lind si pasojё e pozitёs sё nёnshtruar tё gruas nё shoqёri. Nё shumicёn e kulturave, besimet tradicionale, normat dhe institucionet shoqёrore e legjitimojnё dhe prandaj e nxisin dhunёn kundёr gruas.

Pёrdorimi i shprehjes ”dhunё mbi baza gjinore” jep njё kontekst nga i cili ekzaminohet dhe kuptohet fenomeni i dhunёs kundёr gruas.

Ky kontekst ndёrron fokusin nga gruaja si viktimё, nё raportet nё mes burrave dhe grave tё cilat formohen dhe forcohen me anё tё stereotopeve gjinore dhe pabarazinё nё pushtet.

Dhuna mbi baza gjinore – “ёshtё formё e diskriminimit e cila seriozisht e pengon aftёsinё e gruas tё gёzojё tё drejtat dhe liritё mbi baza tё barazisё me burrat”… “Dhuna mbi baza gjinore e dobёson ose shkatёron aftёsinё e grave pёr gёzimin e tё drejtave dhe lirive fundamentale tё njeriut, tё parapara nё tё drejtёn ndёrkombёtare si dhe me konventat pёr tё drejta tё 39 http://www.unifem-eseasia.org/resources/factsheets/UNIFEMSheet5.pdf

Page 64: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

64

njeriut, prandaj ёshtё diskriminim” siç e parasheh neni 1. i Konventёs pёr eliminimin e tё gjitha formave tё diskriminimit kundёr gruas – CEDAW.

Dhuna mbi baza gjinore40 ёshtё “çdo akt lёndues i ndёrmarrё kundёr dёshirёs sё personit dhe i cili ёshtё i bazuar nё diferencat shoqёrore nё mes burrave dhe grave”. Si e tillё dhuna mbi baza gjinore e mbёshtetur nё diferencat e pёrshkruara shoqёrore qё pёrfshin, por nuk kufizohet nё dhunё seksuale.

Pёrderisa gratё dhe vajzat tё tё gjitha moshave pёrbёjnё shumicёn e viktimave, edhe burrat dhe djemtё mund tё janё viktima - ndonjёherё (jo) tё drejtpёrdrejta. Ёshtё e qartё se efektet e kёsaj dhune janё fizike por edhe psikologjike, dhe lёjnё pasoja tё dёmshme dhe afatgjata si pёr pёrjetuesit e dhunёs edhe pёr komunitetit ku ata jetojnё.”

40 http://www.undp.ro/download/files/Gender/RBEC/Gender/Equality/Strategy/2008-2011-EUROPE/and/CIS.pdf

ECOSOC Humanitarian Affairs Segment 2006. “Addressing Gender-based violence in Humanitarian Emergencies” “Gender –based violence and the role of the UN and its Member States” www.un.org/docs/ecosoc/meetings/2006/docs/Presentation%20Mr.%20Michel.pdf

Page 65: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

65

97Hegemonic masculinity41 - Hegjemonizmi mashkullor

Nё studimet gjinore, hegjemonizmi mashkullor i referohet idesё se normё kulturore e sjelljes sё mashkullit ideal ёshtё garantimi i pozitёs dominante tё mashkullit, si dhe tё nёnshtrimit tё gruas.

Nё shumё e kultura njerёzit fuqishёm mbёshtesin pozicionin se burri duhet tё ketё kёto karakteristika si: agresiviteti, fuqia, ambicia pёr pushtet dhe vetё-mbёshtetja (pavarёsia ekonomike-financiare); nё tё njejtёn kohё gjykojnё ashpёr gratё kur kanё kёto karakteristika.

98The “Culture of Silence” – “Kultura e heshtjes”

Dhuna mbi baza gjinore ёshtё univerzale, dallojnё vёtem mёnyrat nga njё shoqёri nё tjetrёn.

Kjo dhunё e ushtruar nga baballarёt, vёllezёrit apo kushёrinjёt meshkuj, mё sё shumti godet vajzat e reja dhe gratё. Shtёpia mund tё jetё njё ndёr vendet mё tё rrezikshme pёr gratё.

Dhuna nё familje manifestohet me “kulturёn e heshtjes” apo tё mohimit tё dhunёs gati nё cdo nivel tё shoqёrisё. Fakti qё dhuna nё familje ёshtё konsideruar si “çёshtje private”, kjo ka kontribuar nё zbrazёtirat gjatё hartimit tё politikave tё shёndetit publik si dhe hartimit tё programeve tё pёrshtatshme pёr luftimin e kёsaj dukurie.

41 http://en.wikipedia.org/wiki/Hegemonic_masculinity

Page 66: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

66

99Misogyny – Mizogyni

Do tё thotё urrejtje pёr gratё apo vajzat. Fjala mizogyni rrjedh nga dy fjalё greke misos – “urrejtje’ dhe fjala gyno-”grua”.

100Misandry - Mizandri

Ёshtё paralele e fjalёs mizogyni, dhe do tё thotё urrejtje pёr burrat apo djemtё.

101Affirmative action – masat afirmative

I referohen politikave tё cilat promovojnё mundёsi tё barabarta. Fokusi i kёtyre politikave duhet tё jenё mes tjerash politikat e punёsimit dhe tё arsimimit, nё mёnyrё tё krijimit tё kushteve mё tё favorshme pёr grupet e caktuara shoqёrore tё rrezikuara dhe tё margjinalizuara.

Page 67: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

67

102Trafficking in Human Beings – Trafikimi me qenje njerёzore

Trafikimi me qenje njerëzore, është pjesë e krimit të organizuar. Ky krim përfshin individë të cilët luajnë role të ndryshme brenda territorit të një vendi ose vendeve të ndryshme. Viktimat e trafikimit, zakonisht lëvizin në mënyrë ilegale ndërmjet kufijve por mund të trafikohen edhe brenda vendit.

Trafikimi me qenje njerёzore kategorizohet si krim dhe vepёr penale.

Nisur nga llojet e trafikimit konkludohet se grupet sociale mё të rrezikuara pёr trafikim me qenie njerëzore janë fёmijet mirёpo edhe të rriturit e vafrёr42.

Viktimat detyrohen të migrojnë si rezultat i nivelit të lartë të varfërisë në vendet e origjinës, duke u joshur nga premtimet për një jetë më të mirë dhe punë të ligjshme. Sipas instrumenteve ndёrkombёtare legjiislative, “trafikimi i personave pёrkufizohet si rekrutim, transferim, strehim ose pranim tё personave, pёrmes kёrcenimit ose pёrdorimit tё forcёs ose fomave tё tjera tё detyrimit, tё abuzimit, tё mashtrimit, tё genjimit, ose abuzimit tё pushtetit, ose pozitёs sё vёshtirё, ose pёrbёrjen apo pranimin e pagesave apo pёrfitimeve tё tjera pёr tё marrё pёlqimin e personit qё ka kontroll mbi njё person tjetёr, me qёllim tё shfrytёzimit”.

42 http://www.mpb-ks.org/repository/docs/strategjia_nacionale_dhe_plani_i_veprimit.pdf

Page 68: 2009 - wmcks.comwmcks.com/wp-content/uploads/2012/11/DORACAK-DHE-FJALOR... · Doracak dhe fjalorth gjinor me shpjegime “Po tu’a pёrcaktojmё fjalёve domethёnjёn, do tё xhveshim

2009NATIONAL CENTER FOR SOCIAL STUDIES - NCSS

QENDRA KOMBЁTARE PЁR STUDIME SOCIALE - QKSS