18
UJI

Uji

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Uji

UJI

Page 2: Uji

CFARE ESHTE UJI?Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë.Pa te ne Toke nuk do te kishte jete. Ai eshte burimi kryesor I saj.

Page 3: Uji

Si do te ishte Toka pa uje?

Page 4: Uji
Page 5: Uji

SI NDIKON UJI TEK NJEREZIT?

•Roli i ujit në organizmin tonë Konsumimi i ujit është i vazhdueshëm. Kërkesat për cilësinë e ujit të pijshëm, janë të dukshme. Gjithashtu është element tepër i rëndesishëm në reaksionet kimike trupore, si: tretja dhe metabolizmi. Pa ujë të mjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Trupi i një njeriu të zakonshem ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza. Gjaku është 83% ujë.•Pasojat e dehidratimit Nëse nuk pini sasinë e nevojshme të ujit për të I plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të këni këto pasoja: Probleme në tretjeje Lëkurë të thatë Ngadalsim të organeve trupore Probleme me mbajtjen e ujit Dhimbje muskujsh Rritje të tokësinave (helmeve) në trup Metabolizëm të dobët të yndyrave të trupit Dhjamë të tepërt dhe Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore.

Page 6: Uji

VETITE FIZIKE DHE KIMIKE TE UJITVetitë kimike dhe fizike.Uji ka formulen H2O, që domethënë se një molekulë uji përbehet nga dy atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidorgjen (H+ ) i lidhur me grupin hidroksid (OH− ). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të thartë acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetinNë shkencë uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.

Page 7: Uji

BURIMET E UJITBurimet e ujit ¾ e sipërfaqes së botës është e mbuluar nga uji. Por, vetem 1% e tij është I një cilësie të duhur për t’u pirë. Burimet ujore mund të jenë ripërtëritëse dhe jo ripërtëritëse. Ajo pjesë e ujit që sillet në ciklin hidrologjik: toka-uji-avulli, avulli-retë-shiu- toka është burim ujor ripërtëritëse. Por një pjesë e ujërave, posaqerisht ujërat nëntokësore nuk janë ripërtëritëse.

Page 8: Uji

UJERAT NENTOKESOR & SIPERFAQESOR

Ujërat nëntokësore dhe sipërfaqsore Ujërat nëntokësore janë burim shumë i rëndësishëm në të gjithë botën, pasi e përbëjnë një burim shumë të rëndesishëm për furnizimin me ujë të popullsisë, agrokultures dhe insdustrisë. Për më tepër, ato kanë një rol esencial në mbështetjen e rrjedhave të ujit në përrenj e lumenj. Burimet kryesore të ndotjës së ujerave sipërfaqsore janë shkarkimet e ujërave urbane të papërpunuara i ujërave të patrajtuara të aktiviteteve të ndryshme tregtare dhe industriale si depozitimi i mbetjeve të ngurta urbane.

Page 9: Uji

HIDROLOGJIA

• Hidrologjia Hidrologjia (rrjedh nga gjuha greke: hidro -ujë, logos –shkencë; shkenca mbi ujin) është shkenca që studion ujrat, vetitë fizike të tij dhe paraqitjen e tij në natyrë. Pra hidrologjia studjon së bashku ciklin hidrologjik dhe pasuritë ujore.• Hulumtimet hidrologjike janë të rëndësishme jo vetëm se na ndihmojn që më mirë të njohim botën ku jetojmë, por edhe dukshëm iu ndihmon shkencave të tjera të cilat merren me mjedisin jetësor.

Page 10: Uji

VETITE TRETESE TE UJIT• Vetitë tretëse - Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje substancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë mike të ujit.Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike mund të themi se kanë frikë nga uji. Anomalia e ujit - Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë lineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën + 4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit.

Page 11: Uji

TRAJTIMI DHE NDOTJA E UJIT•Trajtimi dhe ndotja e ujërave Ujërat natyrorë përmbajnë shumë substanca

të tretura, të cilat marrin pjesë në përberjen biologjike të sistemeve ujore, llojeve të shtazëve, bimëve dhe janë faktorë në shumë procese, të cilat kryhen në organizmat e gjallë. Uji gjatë përdorimit në amvisni ose industri, ndotët më materie të ndryshme inorganike, organike e ndotës të tjerë dhe si ujë i ndotur kthehet në mjedisin tonë. Shfrytzimi i ujit të këtillë para se të pastrohet, është rrezik për arsye se mund të përmbajë materie helmuese dhe mikroorganizma që zhvillohen në ujërat e ndotura, që shkaktojnë shumë sëmundje të rënda siç janë : ethet, tifoja, kolera dhe virusi i hepatit.•Përveç ujërave të ndotura urbane nga industria, ujërat ndoten edhe nga përdorimi i preparateve bujqësore (pesticidet) në tokat bujqësore dhe industriale. Këto ujëra të ndotura para se të shkarkohen në ekosistem natyror nuk pastrohen dhe paraqesin rrezik për botën bimore dhe shtazore që jetojnë në ato ujëra. Përveç kësaj, veprimi toksik rrjedh edhe për shkak të ujërave, që përmbajnë përqendrime minimale të substancave, që vështirë eliminohen nga organizmi. Pra veprojnë si helme kumulative p.sh. As, Pb, Hg etj.

Page 12: Uji

Shetitorja buze lumit Buna ka dy vite qe nuk frekuentohet me nga banoret e qytetit te Shkodres. Shkak eshte bere era e rende e ujerave te lumit Buna, pasi aty derdhen ujerat e zeza te qytetit te Shkodres. Me perpara ujerat e zeza te qytetit derdheshin ne ujerat e lumit Drin, ne pjesen hyrese te qytetit, pas ures se Bahçallekut. Disa vite me pare derdhja e ketyre ujerave u zhvendos pergjate molos se ures se Bunes. Kjo zhvendosje solli kthimin e ujit te paster buze molos shetitore, ne nje vend grumbullimi ujerash te zeza te qytetit. Ka rreth 25 vite qe lumi Buna nuk ka ndjere asnjehere nderhyrjen per pastrimin apo thellimin e shtratit, duke e renduar se tepermi situaten ne kete ligatine teper te rendesishme per Shkodren, por ne te ardhmen dhe per rajonin. Perveç eres se rende dhe rrezikut qe sjellin papastertite pergjate molos, ujerat e zeza qe derdhen ne lumin Buna, duke u shperndare dhe ne ujerat e Liqenit te Shkodres, jane duke ndotur ndjeshem edhe kete liqen, ndotje kjo qe shkakton dhe largimin dhe demtimin e resurseve peshkore. Me situaten e krijuar, aktualisht nje siperfaqe e konsiderueshme qe laget nga ujerat e lumit Buna eshte kthyer ne nje moçal te vertete, ku gjen gjithçka ndotese. Ndotja e lumit Buna ka sjelle per pasoje dhe ngushtimin e shtratit te ketij lumi, nderkohe qe priten projekte per ta kthyer zonen ne fjale ne nje port te Shkodres. 

Lumi Buna,I NDOTUR

Page 13: Uji

NDOTJA E LUMIT DRIN

Page 14: Uji

NDOTJA E LUMIT TE TIRANES

Ujërat e Lumit të Tiranës jane tejet të ndotura si pasojë e derdhjeve të ujrave të zeza të Babrrusë, Paskuqanit, gjithë pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës, mbetjeve të ngurta e të lengshme, si dhe nga gërryerja e zhavorrit nga shtrati i Lumit të Tiranës. Sipas një studimi të ndërmarrë nga Instituti i Politikave Mjedisore, në ujërat e Lumit të Tiranës, vlerat e nitriteve në të janë nga 4 deri në 32 herë më të larta sesa vlerat e direktivës së BE-së për peshqit 44(2006), ndërsa vlerat e koliformeve të quajtura ndryshe fekale të cilat kanë mbuluar ujërat e lumit të Tiranës janë 13 herë më të larta se sa standardet e BE-së. Shkaterrimi i ekosistemit të Lumit të Tiranës është thelluar më tej nga shkarkimet e mbetjeve të ngurta drejt e në lumë, duke ngushtuar dhe shkatërruar brigjet dhe shtratin e lumit, dhe duke e kthyer lumin në një kanal të thjeshtë të ujrave të zeza.[Brigjet e mbushuar me mbetje të ngurta janë shfrytëzuar për ndërtime të ndryshme pa leje, të cilat kanë zënë gjitha rrugët për të shkuar drejt lumit dhe kanë shkatërruar rrjedhen elumit. Si pasojë e ndotjes, shumëllojshmëria biologjike e lumit është ulur shumë, duke eliminuar peshqit, jorruazorët, dhe gjallesat e tjera ujore. Të vetmet gjallesa që mbijetojnë tani në rrjedhen e poshtme të lumit të Tiranës janë algat dhe minjtë e kanaleve.

Page 15: Uji

NDOTJA E LUMIT ZEZE NE KRUJE

Derdhja e mbetjeve urbane, inerteve dhe plehrave në brigjet e lumit Zezë, në Fushë Krujë, vazhdon të rrisë nivelin e ndotjes së këtij lumi. Përtej Urës së Gjolës, pothuajse përgjatë të gjithë lumit Zezë, ka mbetje të shumta urbane, të cilat derdhen e depozitohen aty prej vitesh, duke shkaktuar probleme jo vetëm për banorët e zonës. Ujërat e tij derdhen në det, duke rritur ndjeshëm nivelin e ndotjes.Autoritetet lokale shprehen të pafuqishme për të disiplinuar situatën, pasi shumica e derdhjeve kryhen në orët e vona të natës dhe kjo gjë vështirëson, sipas tyre, gjetjen e subjekteve, që në mënyrë abuzive dëmtojnë mjedisin, duke rrezikuar ndjeshëm shëndetin e qytetarëve.Këmbanat e alarmit vazhdojnë të bien, po marrja e masave në mënyrë të vazhdueshme, jo thjesht me aksione sporadike, mungon. Kjo gjendje e mjerueshme vazhdon prej vitesh të tëra dhe thellohet pothuajse çdo ditë. Pavarësisht shqetësimeve të banorëve, askush nuk është duke reaguar për të ndalur masakrën, që po ndodh me këtë lumë.

Page 16: Uji

FOTO

Page 17: Uji
Page 18: Uji

PUNUAN:

RINA LUSHI ALBINA LUSHI