6
Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me 25.09.2013 mori Vendim për shpalljen e KONKURSIT Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve postdiplomike-master për vitin akademik 2013-2014 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për studimet postdiplomike-master, për vitin akademik 2013-14 do të regjistrojë 2473 studentë. KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT Në studimet postdiplomike-master në Universitetin e Prishtinës, mund të pranohen kandidatët të cilët në studimet Bachelor apo në ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lart. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve për pranim në studimet Master deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve . Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues. Përjashtim nga kjo rregull do të bëhet për Departamentin e Psikologjisë në Fakultetin Filozofik dhe për Programin Përkthim dhe Interpretim Profesional në Fakultetin e Filologjisë, për të cilat do të organizohet provimi pranues për të gjithë kandidatët. Kriteret dhe kushtet e provimit pranues i përcaktojnë fakultetet. Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të: 1. Notës mesatare gjatë studimeve dhe 2. Rezultateve të provimit pranues për ata që hyjnë në provimin pranues. Provimi pranues organizohet në fakultete dhe mbahet nga lëndët të cilat i përcaktojnë vetë fakultetet, por jo më tepër se tri lëndë. Numri maksimal i pikëve të arritura në provimin pranues është 100. Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në programe studimi në njësi tjera akademike (jo në njësinë në të cilën aplikojnë), mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet Master. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësise akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë/ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Senati i Universitetit të Prishtinës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta. Nëse nuk plotësohet numri i parapararë i vendeve për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë kryer studimet paraprake në kolegjet private në Republikën e Kosovës në programe të akredituara (statusi i këtyre programeve duhet të konfirmohet nga MASHT dhe Agjensioni Kosovar për Akreditim). Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërise/ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e

Konkursi Per Master 2013 14 (1)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Konkursi Per Master 2013 14 (1)

Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me 25.09.2013 mori Vendim për

shpalljen e

KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve postdiplomike-master për vitin akademik 2013-2014

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për studimet postdiplomike-master, për vitin akademik 2013-14 do të regjistrojë 2473 studentë.

KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT

Në studimet postdiplomike-master në Universitetin e Prishtinës, mund të pranohen kandidatët të cilët në

studimet Bachelor apo në ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lart. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve për pranim në studimet Master deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve . Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues. Përjashtim nga kjo rregull do të bëhet për Departamentin e Psikologjisë në Fakultetin Filozofik dhe për Programin Përkthim dhe Interpretim Profesional në Fakultetin e Filologjisë, për të cilat do të organizohet provimi pranues për të gjithë kandidatët. Kriteret dhe kushtet e provimit pranues i përcaktojnë fakultetet. Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të:

1. Notës mesatare gjatë studimeve dhe 2. Rezultateve të provimit pranues për ata që hyjnë në provimin pranues.

Provimi pranues organizohet në fakultete dhe mbahet nga lëndët të cilat i përcaktojnë vetë fakultetet, por jo më tepër se tri lëndë. Numri maksimal i pikëve të arritura në provimin pranues është 100.

Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në programe studimi në njësi tjera akademike (jo në njësinë në të cilën aplikojnë), mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet Master. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësise akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë/ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Senati i Universitetit të Prishtinës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

Nëse nuk plotësohet numri i parapararë i vendeve për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë kryer studimet paraprake në kolegjet private në Republikën e Kosovës në programe të akredituara (statusi i këtyre programeve duhet të konfirmohet nga MASHT dhe Agjensioni Kosovar për Akreditim). Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërise/ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e

Page 2: Konkursi Per Master 2013 14 (1)

provimeve të tilla ratifikohen nga Senati i Universitetit të Prishtinës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

Nëse nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në Institucione të Arsimit të Lartë jashtë Republikës së Kosovës. Në raste të tilla, duhet të ndiqet procedura e njohjes me qëllim vazhdimi të studimeve e përshkruar në Statutin e Universitetit të Prishtinës. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë / ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit.

Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Senati i Universitetit të Prishtinës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve postdiplomike-master mund të ankohen kundër vendimit brenda tri ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjes. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni për ankesa i cili emërohet nga rektori.

AFATET KONKURSIT Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve oraret do të jenë si në vijim:

1. Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 26.09.2013 deri më 11.10.2013 në ora 16.00 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës).

Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente: - Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për aplikim Online përmes Internetit është: http://apliko.uni-pr.edu

- certifikatën e datëlindjes me numër personal - diplomën-certifikatën e kryerjes së fakultetit - pasqyrën e provimeve të dhëna me notë mesatare.

Kandidatët me rastin e paraqitjes paguajnë 5 euro(fletëpagesa shkarkohet nga interneti me rastin e aplikimit) Provimi pranues do të mbahet më 14.10.2013 nga ora 9:00, përveç në disa fakultete ku orari i mbajtjes së provimit pranues është si vijon:

- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë në orën 12:00

Shpallja e rezultateve të provimit pranues bëhet më 17.10.2013.

E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve master mund të ankohen kundër vendimit brenda tri ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjes, përkatësisht me datë 18, 21 dhe 22.10.2013. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni prej 5 anëtarësh, i kryesuar nga prorektori për mësim dhe çështje të studentëve dhe i përbërë nga anëtarë të tjerë të emëruar nga rektori. Me 25.10.2013 shpallen rezultatet në bazë të vendimit të komisionit të ankesave.

AFATI I REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE TË PRANUAR

Regjistrimin e kandidatëve të pranuar do ta bëjë Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës, sipas këtij orari: Fakulteti Filozofik dhe Fakulteti i Arteve, më 28.10.2013 prej orës 10-15 në Fakultetin Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore dhe Fakulteti i Filologjisë më 28.10.2013 prej orës 10-15 në -Fakultetin e Filologjisë. Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë dhe Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë më 28.10.2013 prej orës 10-14 në fakultetet përkatëse. Fakulteti Juridik më 29.10.2013 prej orës 10-15 në Fakultetin Juridik, Fakulteti Ekonomik më 29.10.2013 prej orës 10-15 në Fakultetin Ekonomik. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Mjekësisë më 30.10.2013 prej orës 10-15 në Fakultetet teknike.

Page 3: Konkursi Per Master 2013 14 (1)

Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Bujqësisë dhe Fakulteti i Shkencave Sportive me 30.10.2013 prej orës 10-15 në Fakultetin e Edukimit. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj më 30.10.2013 prej orës 10-14 në Fakultetin përkatës.

Kandidatet e pranuar për regjistrim paraqesin: - Fletëregjistrimin e plotësuar( i cili merret në Administratën Qendrore të UP-es, aty ku bëhet regjistrimi) - Dy fotografi formati 6x4 cm - Fletëpagesën(e cila shkarkohet nga interneti) në shumën prej 300 € për një semestër. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste . Për informata të tjera të nevojshme, kandidatët mund t`i drejtohen fakultetit gjegjës ose ta hapin faqen

e internetit www.uni-pr.edu .

FAKULTETI FILOZOFIK-PRISHTINË Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 250 studentë dhe atë:

Departamenti Mësimdhënie e Filozofisë 40

Departamenti Histori 70

Departamenti Sociologji 60

Departamenti Psikologji 80

Programi Psikologji klinike dhe shëndeti 40

Programi Psikologji shkollore dhe këshillim 40

Në Programin Sociologji kusht për pranim është edhe njohja e një gjuhe të huaj, për të cilën organizohet provim. Për Programin Histori e Kohës së Re përparësi kanë kandidatët të cilët e njohin një gjuhë të huaj për të cilën do të organizohet provimi, nga i cili mund ti fitojnë deri në 30 pikë. Nga studimet Bachelor mund ti fitojnë deri në 70 pikë. Kandidatët që posedojnë certifikata ndërkombëtarisht të pranuara për njohje të gjuhës së huaj(TOEFL, IELTS, DAAD etj) nuk i nënshtrohen provimit. Në Departamentin e Psikologjisë të gjithë kandidatët do ti nënshtrohen provimit pranues nga: 1. Njohurit e përgjithshme (të marra nga studimet e mëhershme) nga fusha fundamentale e psikologjisë, 2. Njohuritë e gjuhës angleze dhe kriteri i tretë do të jetë nota mesatare nga studimet e nivelit bachelor.

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE-PRISHTINË

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 145 studentë dhe atë: Departamenti Matematikë 30 Programi Matematikë 30 Departamenti Fizikë 20 Programi Fizikë 20 Departamenti Kimi 45 Programi Kimi organike 15 Programi Kimi Analitike dhe Mjedisore 15 Programi Kimi Fizike dhe Kimi Inorganike 15 Departamenti Biologji 30 Programi Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit 30 Departamenti Gjeografi 20 Programi Gjeografi 20

FAKULTETI I FILOLOGJISË-PRISHTINË

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 190 studentë dhe atë: Programi Gjuhë shqipe 30 Programi Letërsi shqipe 30 Programi Gjuhë dhe letërsi angleze 50 Programi Gjuhë dhe letërsi frenge 20 Programi Gazetari 30 Programi Përkthim dhe Interpretim Profesional 30

Page 4: Konkursi Per Master 2013 14 (1)

Në programin Master Përkthim dhe Interpretim Profesional në Fakultetin e Filologjisë të UP-ës mund të pranohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor në çfarëdo drejtimi. Studimet në këtë program zgjasin 4 (katër) semestra.

Ky program është interdisiplinar dhe e përfshinë përkthimin dhe interpretimin nga 3 gjuhë të huaja botërore në gjuhën shqipe dhe anasjelltas: (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).

Testimi i kandidatëve do të organizohet me shkrim dhe me gojë në fushë të përkthimit dhe interpretimit, varësisht nga gjuha që ata zgjedhin si gjuhë të përkthimit, nga shqipja dhe anasjelltas.

FAKULTETI JURIDIK-PRISHTINË

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 420 studentë dhe atë: Programi Kushtetues dhe administrativ 70 Programi Civil 70 Programi Penal 70 Programi Ndërkombëtar 70 Programi Financiar 70 Programi Kontrata dhe e drejta komerciale 70

Kandidatët do t’i nënshtrohen provimit pranues nga gjuha e huaj.

FAKULTETI EKONOMIK - PRISHTINË Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 600 studentë dhe atë:

Departamenti Financa, banka dhe kontabilitet 200 Departamenti Menaxhment dhe informatikë 160 Departamenti Marketing 100 Departamenti Ekonomiks 100 Departamenti Ndërmarësi dhe zhvillim ekonomik lokal 40

FAKULTETI I NDERTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS - PRISHTINË

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 20 studentë dhe atë:

Departamenti Arkitekturë 20

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE - PRISHTINË Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 180 studentë dhe atë:

Departamenti Kompjuterikë 30 Departamenti Telekomunikacion 30 Departamenti Elektronikë 30 Departamenti Automatikë 30 Departamenti Sistemet Elektroenergjetike 30 Departamenti Elektroenergjetikë Industriale 30

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE - PRISHTINË

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 120 studentë të rregullt dhe atë: Programi Prodhimtari dhe Automatizim 20 Programi Termoenergjetikë dhe Termoteknikë 20 Programi Konstruksion dhe Mekanizim 20 Programi Komunikacion 40 Programi Mekatronikë 20

FAKULTETI I MJEKËSSISË

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 30 studentë dhe atë Programi Menaxhment Shëndetësor 30

Page 5: Konkursi Per Master 2013 14 (1)

FAKULTETI I ARTEVE - PRISHTINË Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 143 studentë dhe atë:

Dega Arti Figurativ 65 Programi Pikturë 30 Programi Skulpturë 10 Programi Grafikë 10 Programi Dizajn Grafik (Modulet komunikim vizual, Intermedia) 15 Dega Arti Muzikor 48 Programi Instrumentet harkore(Modulet:Koncertal,Orkestral,Pedagogjik) 9 Programi Solo Këndim(Modulet: Koncertal, Orkestral, Pedagogjik) 4 Programi Instrumentet Frymore(Modulet: Koncertal, Orkestral, Pedagogjik) 9 Programi Piano (Modulet: Koncertal, Korepetim, Pedagogji e pianos) 4 Programi Dirigjim 1 Programi Kompozim 1 Programi Edukim Muzikor(Moduli: Pedagogji e Përgjithshme Muzikore) 20 Dega Arti Dramatik 30 Programi Dramaturgji (Modulet:Dramaturgji,skenar) 6 Programi Regji teatri (Modulet:Teatri Modern,Teatri performativ,Teatri eksperimental) 8 Programi Aktrim(Modulet:Film,Teatër dhe performancë) 10 Programi Dizajn skene(Skenografi) (Modulet Teatër,film) 6

FAKULTETI I BUJQËSISË DHE VETERINARISË

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 60 studentë dhe atë në programet si në vijim: Programi Ekonomia e bujqësisë dhe ushqimit 20 Programi Shkencat e aplikuara në zootekni 10 Programi Lavërtari me Perimtari 10 Programi Pemëtari-Vreshtari me Hortikulturë 10 Programi Mbrojtja e bimëve 10

FAKULTETI I GJEOSHKENCAVE DHE TEKNOLOGJISË - MITROVICË

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 90 studentë dhe atë në programet si në vijim: Programi Xehetari 10 Programi Vendburimet e lëndëve të para minerale 10 Programi Hidrogjeologji me Gjeologji inxhinierike 10 Programi Inxhinieri ushqimore 30 Programi Inxhinieri e mbrojtjes së mjedisit-Drejtim i ri 10 Programi Materiale 10 Programi Metalurgji 10

FAKULTETI I SHKENCAVE SPORTIVE

Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 40 studentë femra dhe meshkuj

Programi Edukata Fizike dhe Sporti 40

FAKULTETI I EDUKIMIT Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 60 studentë dhe atë në programet si në vijim:

Programi Mësimdhënia dhe kurrikula 30 Programi Udhëheqje në arsim 30

Kandidatët që konkurrojnë për Programet Master në Fakultetin e Edukimit duhet të kenë të përfunduar studimet themelore 240 ECTS dhe të dëshmojnë se kanë një vit përvojë pune në arsim.

Page 6: Konkursi Per Master 2013 14 (1)

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKAURA – MITROVICË Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 65 studentë dhe atë:

Departamenti Teknologjia Prodhuese 30 Programi Profili i prerjes 15 Programi Profili i deformimit 15 Departamenti Inxhinieri Informatike 35

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKAURA – FERIZAJ Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 60 studentë dhe atë:

Programi Menaxhment dhe Teknologji 60 Specializim në Menaxhment Industrial 20 Specializim në Dizajnin e Drurit 20 Specializim në Dizajnin e Plastikës 20